Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Histori nga e shkuara ...

    Jonuz Mersini: Unė, i dėrguari i Enverit, qė ftova Nolin tė jetonte nė Shqipėri.

    Flet 82-vjeēari, kėshilltari i misionit shqiptar nė OKB, qė realizoi takimin sekret me Fan Nolin nė kishėn e Nju Jorkut, nė vitin 1958.

    Jonuz Mersini, sot ėshtė plot 82 vjeē, ndėrsa tregon mė pak. Me kapele republike dhe i veshur shik, ai tė kujton zyrtarin e dikurshėm model. I kursyer nė fjalė, por me kujtesė tė mirė, Mersini, rrėfen historitė interesante tė jetės sė tij.

    Ish-komisari i ēetės partizane “Sali Murati” tė Vranishtit, mori pjesė nė shumė aksione tė rėndėsishme. Mė pas me krijimin e Brigadės sė 5-tė Sulmuese, Jonuz Mersini, njė nga kuadrot e saj, u pėrfshi nė tė gjitha luftimet qė ndėrmori kjo njėsi, brenda territorit tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė e Jugosllavi. Bėmat e tij nuk i ndali as plumbi edhe pse ai e mori dy herė nė beteja me pushtuesit. Njė karrierė e gjatė nė strukturat e shėrbimit tė fshehtė shqiptar, fillimisht nė Tropojė e mė pas nė Nju Jork e vende tė tjera. Njeriu qė shėrbeu pėr mė shumė se 40 vjet nė struktura tė rėndėsishme tė Sigurimit tė Shtetit e tė diplomacisė, si zbulues i kamufluar, rrėfen pėr gazetėn “Panorama”, ngjarje qė i sjell si tė kenė ndodhur sot. 82-vjeēari nga Vranishti i Vlorės, nuk ngurron tė shprehet se si ai ish-zyrtari i qeverisė komuniste tė Tiranės, takoi nė vitin 1958, Fan Nolin. Nga i mori porositė pėr kėtė takim tė fshehtė dhe pėrse udhėheqja e lartė insistonte qė t“i transmetonte propozimin Nolit, qė tė kthehej dhe tė jetonte pėrgjithmonė nė Shqipėri. Si reagoi Fan Stilian Noli ndaj kėsaj kėrkese dhe pėrse e refuzoi atė. Ēfarė tha Noli nė atė bisedė disaorėshe nė kishėn e Nju Jorkut. Cilat ishin reagimet e FBI-sė amerikane pas takimit tė Mersinit dhe Nolit. Kush e quajti atė “Peshkop i Kuq”. Mė pas jeta profesionale e Mersinit vijon me tė tjera episode, ku mė i dėgjuari ėshtė ai i “rrėmbimit” nga Polonia i Kazhimir Mihalskit, ish-sekretar i Partisė Komuniste Polake, dhe sjellja e tij nė mėnyrė ilegale nė Shqipėri, pasi ndiqej nga qeveria polake. Dėshmia e Mersinit, vazhdon me veprimtarinė e tij diplomatike nė sallonet e mbretėrve dhe tė princėrve tė disa vendeve tė Azisė Juglindore, apo dhe me takimet me emigrantėt shqiptarė nė Argjentinė dhe SHBA. Jonuz Mersini pohon se gjatė gjithė veprimtarisė sė tij nė shėrbim tė atdheut, ka pasur synim ruajtjen e sovranitetit dhe dinjitetit tė vendit.


    Si e nisėt punėn nė organet e Sigurimit tė Shtetit dhe cilat kanė qenė impresionet e para tė punės suaj si drejtues i kėtij shėrbimi nė rrethin e Tropojės?
    Shkova pėr tė drejtuar seksionin e Sigurimit tė Shtetit nė Tropojė nė vitin 1948, menjėherė pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė. Them se mė dėrguan pėr tė vendosur rregull, pasi ekzistonte kaos total dhe se Tropoja ishte njė rreth i izoluar nga pjesa tjetėr e vendit, pasi nuk kishte lidhje me rrugė automobilistike. Tropoja lidhej me rrugė automobilistike me Kukėsin, nėpėrmjet Kosovės.
    E njoha kėtė rreth qė gjatė Luftės Nacionalēlirimtare, por njėkohėsisht kisha dėgjuar edhe pėr tė kaluarėn historike dhe patriotizmin qė njerėzit e kėsaj treve kishin treguar nė luftėrat e njėpasnjėshme kundėr pushtuesve turq e atyre serbė.
    Mė kujtohet se, atėherė disa kuadro tė rrethit, mes tė cilėve isha edhe unė, na thirrėn nė Tiranė dhe na pyetėn se nga duhet tė kalonte rruga pėr tė shkuar nė Tropojė, pa kaluar nga Kosova. Nė kėtė takim u porositėm qė tė mblidhnim banorėt dhe ta bisedonim me ta kėtė problem dhe tė tjerė qė kishte ai rreth. Populli i asaj zone na mbėshteti pa rezerva nė kėtė sipėrmarrje dhe po ashtu nė tė gjithė veprimtarinė tonė atje, e sidomos nė luftėn me UDB-nė, Shėrbimin e Fshehtė Jugosllav. Gjatė gati tri vjetėve qė shėrbeva nė atė rreth, punova nė kushte shumė tė vėshtira. Jeta ime atje i ngjante asaj partizane qė kisha bėrė gjatė luftės. Megjithatė e them sinqerisht se populli i asaj zone mė ndihmonte duke ma lehtėsuar punėn. Ruaj kujtime tė mira nga aktiviteti im nė atė zonė dhe e them pa rezerva se u lidha shpirtėrisht me ta.
    Fitova besim te tropojanėt, qė po tė tė jepnin besėn “nuk e bėnin fjalėn dy”. Mė kujtohet se nė dy-tri raste na u arratisėn nga burgu disa tė burgosur ordinerė dhe me anė tė lidhjeve familjare tė tyre, shkova nė mirėbesim nė pyjet ku qėndronin tė fshehur. I binda qė tė dorėzoheshin, duke rėnė dakord qė njė natė tė shkonin e tė qėndronin pranė familjeve tė tyre. Tė nesėrmen, ata erdhėn vetė nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Ndėrsa nė dy raste tė tjerė, qė lidhen me dy agjentė jugosllavė, tė cilėt ishin futur ilegalisht nė vendin tonė, me ndihmėn e popullit arritėm qė t“i kapim dhe t“i vėmė nė shėrbimin tonė.


    Si pėrfaqėsues i shtetit komunist shqiptar a e keni takuar Fan Nolin nė vitin 1958 apo jo?

    Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Por dihet qė Fan Noli edhe mė parė ishte takuar me diplomatė shqiptarė nė Amerikė. Kėshtu dua tė theksoj se ai qėndroi pėr rreth njė muaj me delegacionin shqiptar qė shkoi nė Shtetet Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1946. Ai e ndihmoi kėtė delegacion si patriot dhe si shqiptar. Kjo, natyrisht kishte rėnė nė sy, pėr mirė, tė qeverisė sė Tiranės.


    Ku u bė biseda me Fan Nolin?

    Bisedėn me Nolin e bėra nė rrethana jo tė natyrshme, natėn nė kishė dhe jo nė misionin tonė diplomatik, apo nė ndonjė lokal. Kjo u bė me kėrkesėn e tij. Pra, pasi ai do tė kalonte pėr nė Rezidencėn e pėrhershme nė Florida, me anėn e priftit Belba nga Korēa, i cili administronte kishėn e Nju Jorkut, Noli kėrkoi qė me kėtė rast tė takonte ndonjė nga funksionarėt e misionit tė Republikės sė Shqipėrisė nė OKB. Nga Tirana mė caktuan mua tė merrja pjesė nė kėtė takim. E takova natėn vonė nė njė ditė tė vitit 1958, nė njė nga dhomat e kėsaj kishe. Ai kishte disa kėrkesa e porosi pėr Qeverinė tonė dhe fillimisht tregoi se pse po qėndronte akoma nė SHBA, nė atė moshė kur “i qante shpirti pėr t“u kthyer nė atdhe. Sipas tij, arsyeja ishte e thjeshtė, pasi kisha greke dhe kisha ruse mezi prisnin qė ai tė ikte nga SHBA dhe tė kthehej nė Shqipėri, dhe tė merrnin nė dorė drejtimin e Kishės Ortodokse Shqiptare tė Amerikės. Noli mė tha gjithashtu se po tė ikte kisha shqiptare, do tė ikte edhe Kolonia Shqiptare e Amerikės, sepse kisha e mbante tė bashkuar e nė pozita patriotike atė koloni. “Kėshtu bir, mė tha ai, edhe unė edhe ju duhet tė ruhemi se na ndjekin kėta tė kundėrzbulimit tė SHBA-sė”. Kėtu Noli mė tregoi se si nė vitin 1946, sapo ishte larguar delegacioni shqiptar, atė e kishin thirrur nė organet e FBI-sė, Zyra Federale e Hetimeve e SHBA-sė, dhe e kishin pyetur se ēfarė kishte biseduar gjatė njė muaji me delegacionin. Pėrgjigjja e tij kishte qenė: “Unė jam shqiptar dhe njeri qė merrem me problemet e fesė dhe nuk hyj nė kėsi punėsh”. Pra, qė nga ajo kohė, Nolit i vunė nofkėn “Peshkopi i kuq”, megjithėse nuk kishin asnjė fakt qė ai tė kishte shkelur gjėkund interesat apo ligjet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Qė nga viti 1946, kur shėrbimi amerikan i vuri nofkėn “Peshkopi i kuq”, Noli nuk mori mė asnjė kontakt me shqiptarė tė ardhur nga Shqipėria. Edhe takimin me mua 12 vjet mė vonė, natėn nė kishė, ai e justifikoi me faktin se, “kėtu flitet pėr demokraci, por duhet t’i shtrish kėmbėt sa ke jorganin se pėrndryshe t’i presin”.


    Ēfarė tjetėr ju tha Noli nė atė takim?

    Pas shumė orė bisedime, pėr problemet e kishės, Noli kėrkoi nga qeveria jonė, qė kisha Autoqefale e Shqipėrisė t’i dėrgonte kishės shqiptare nė Amerikė sa mė shumė materiale e tė dhėna, sepse ai kishte ndėrmend tė shkruante historinė e kishės sonė atje nė Amerikė. Ai mė tha shprehimisht: “Mbas vdekjes time ka rrezik qė kisha jonė nė Amerikė tė bjerė nė dorė tė grekėve dhe po tė ndodh kjo edhe koloni shqiptare nuk do tė kėtė”. Prandaj, ai kėrkoi me insistim qė qeveria tė dėrgonte para vdekjes sė tij njė peshkop dhe dy priftėrinj patriotė. Noli kėrkoi qė kėto veprime tė bėheshin sa ai ishte ende gjallė, sepse pas vdekjes sė tij zor se mund t“i pranonin nė SHBA. Noli ishte shumė entuziast pėr ēeljen e tė parit Universitet nė Tiranė. “Kjo, tha ai, do tė krijojė inteligjencėn e vendit, qė do ta rendiste Shqipėrinė krahas vendeve tė pėrparuara tė botes”. Ai rekomandoi tė mblidheshin dokumente tė shumta, ndėr ta dhe folklori i pasur qė ndodhej te shqiptarėt e Greqisė dhe Turqisė. Noli ishte i mendimit se Instituti i Historisė duhet tė mblidhte studimet e shumta tė Talocit, Jiricekut dhe Shufllait.
    Me udhėzim tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, i kėrkova Nolit nėse mund tė merrte pėrsipėr pėrkthimin nė gjuhėn shqipe tė “Komedisė Hyjnore” tė Dantes dhe “Ringjalljen” e Tolstoit. Ai m“u pėrgjigj se kėtė tė fundit e merrte pėrsipėr, ndėrsa “Komedinė Hyjnore” jo, sepse ishte e vėshtirė dhe donte shumė kohė. Fan Noli mė kėrkoi edhe disa botime qė ishin bėrė nė vendin tonė nė atė kohė dhe qė i mungonin bibliotekės personale.
    Mbas disa ditėsh ia gjeta kėto libra nė bibliotekėn e Misionit tonė nė Nju Jork dhe ia dėrgova.
    Fan Noli mė porositi gjithashtu t“i raportoja qeverisė sonė se nė Stamboll dhe nė Beograd gjendeshin dokumente shumė tė vjetra e me vlerė tė madhe pėr Historinė e Shqipėrisė, e qė duheshin gjetur rrugėt pėr t“i marrė nga arkivat e tyre, pasi do tė ndihmonin pėr tė shkruar tė plotė historinė e vendit tonė.
    Shėnimet e bisedės me Nolin i pata hedhur qė ato ditė nė letėr dhe tė gjitha ia dėrgova me njė relacion tė veēantė Ministrisė sonė tė Jashtme. Nuk dyshoj se dhe sot kėto shėnime gjenden nė arkivėn e kėsaj ministrie.


    I kėrkuat Nolit tė kthehej nė Shqipėri?

    E thashė edhe mė lart se Nolit ia bėra kėtė kėrkesė, se kėshtu isha porositur, por njėkohėsisht ai m’u pėrgjigj negativisht pėr kėtė, jo se nuk kishte dėshirė, pasi atij i digjej zemra pėr atdheun, por duhet tė ishte nė Amerikė qė kisha shqiptare atje tė mos binte nė duar tė grekėve. Prandaj edhe kundėr dėshirės sė tij duhej tė qėndronte nė Amerikė. Kėtė mendim Noli ma shprehu disa herė. Noli po tė kthehej nė Shqipėri, pa asnjė dyshim qė ai do tė pritej, le ta themi si njė hero nga shqiptarėt.


    Ēfarė pėrshtypje ju la figura e Nolit?

    Gjatė gjithė bisedės prej disa orėsh qė pata me Nolin, megjithėse ai kishte bėrė njė udhėtim tė gjatė me tren drejt Jugut tė SHBA-sė dhe nė kohėn qė e takova ishte 76 vjeē, mė la pėrshtypjen e njė njeriu fizikisht tė zhvilluar e tė kthjellėt mendėrisht. Kjo u duk nė problemet qė ai ngriti si pėr hallet e kolonisė shqiptare tė Amerikės, ashtu edhe pėr problemet qė preokuponin Shqipėrinė. Dihet qė Noli ishte njė njeri i ditur dhe nė shumė fusha.



    - Aksioni sekret qė solli nė Shqipėri Kazhimir Mihalskin -


    Keni drejtuar njė grup zbuluesish me qendėr nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Cilat ishin detyrat e kėtij grupi?

    Nė vitin 1966, i cili u quajt viti i luftės kundėr burokratizmit nė administratėn tonė, u bėnė shumė shkurtime e ndryshime. Drejtoria e Zbulimit Politik, e cila ishte nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe qė drejtohej nga Zoi Themeli, u shkri duke krijuar dy grupe zbuluesish tė reduktuar nė numėr. Unė u vura nė krye tė grupit tė zbuluesve qė u dislokuan nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ndėrsa grupi tjetėr, mė i madh nė numėr, qėndroi nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Zbuluesit e grupit qė qėndroi nė MPB merreshin me veprime agjenturore nėpėrmjet kufirit me Greqinė dhe Jugosllavinė. Grupi ynė, i cili ishte shumė i vogėl nė numėr, u vendos nė MPJ pėr t“u kamufluar dhe drejtonte rezidencat tona nė pėrfaqėsitė diplomatike.


    Ju ėshtė dashur qė misionin e zbuluesit ta kryenit nėn petkun e diplomatit. Ėshtė e vėrtetė kjo?

    Detyrat e zbulimit kryhen gjithmonė nėn kamuflimin diplomatik se ndryshe nuk tė lejon njeri tė bėsh punė zbuluese jashtė, pa kėtė funksion. Kjo ėshtė njė praktikė botėrore. Natyrisht, qė tė jesh njė zbulues i mirė duhet tė jesh edhe njė diplomat i pėrgatitur qė nė ēdo bisedė qė bėn me njerėzit, synon qė t“i vėsh ata nė shėrbimin tėnd. Fillimisht, ky qėllim nuk duhet tė kuptohet, se pėrndryshe, nėse personi arrin tė kuptojė qėllimin tėnd dhe, po tė jetė provokator, shkon dhe tė denoncon menjėherė nė organet pėrkatėse tė vendit tė tij dhe tė thurin kurthe. Pėr tė tilla gjėra shkon deri nė burg ose tė paktėn, tė shpallin “Person non grata”.


    Si zbulues, a e keni ndjerė veten tė rrezikuar?

    Jeta e zbuluesit jashtė shtetit ėshtė gjithmonė nė rrezik, sepse tė gjitha veprimet bėhen nėn gjurmimin e Sigurimit tė Shtetit; vepron dhe nuk ke asnjė mbrojtje, veē pasaportės diplomatike. Kur njė zbulues jashtė shtetit kontakton me njė agjent, ai pėr gjithė kohėn deri sa agjenti tė japė provat e nevojshme, ndodhet nėn kėrcėnimin e provokatorit. Fjala ėshtė sidomos pėr agjentė qė punojnė jo mbi baza vullnetare e patriotike, por mbi baza interesi monetar, pra pėr para. Unė e kam ndjerė shumė herė veten tė rrezikuar. Ēdo kontakt me njė agjent ėshtė gjithmonė me rreziqe. Por, mė ngushtė e kam ndjerė veten nė vitin 1966 kur shkova me mision nė Gdansk tė Polonisė pėr tė marrė ilegalisht, me ēdo kusht, njė farė Kazimir Mihalski, i cili e quante veten sekretar tė parė tė Partisė Komuniste Marksiste-Leniniste tė Polonisė. Nxjerrja e tij ilegalisht nga Polonia do tė bėhej duke e futur nė njė vend tė fshehtė, tė sajuar posaēėrisht pėr tė nė anijen “Skėnderbeu”, e cila ishte njė anije e flotės sonė tregtare dhe shkonte shpesh nė Portin e Gdanskut pėr tėrheqje mallrash qė importonim nga Polonia, nė bazė tė marrėveshjes bilaterale pėr shkėmbime tregtare midis dy vendeve. Unė shoqėrohesha nga Kleanth Andoni(nga Vunoi), me tė cilin punonim sė bashku. Me vete kishim edhe armatimin e nevojshėm, automatikė e granata. Nė Komitetin Qendror na porositėn qė nėse diktoheshim nga polakėt kur ta merrnim atė nė anije apo kur tė ishin nė ujėrat e Balltikut, duhej tė luftonim me polakėt dhe tė mos e dorėzonim. Qėndruam nė Poloni 15 ditė. Ishte dimėr. Bėmė disa prova se si mund ta fusnim nė anije nė grumbullin e marinarėve, duke i dhėnė rojes ēdo herė nga njė shishe konjak “Skėnderbeu”. Nė fund na njoftuan nga Tirana se ai kishte mbėrritur nė Shqipėri me njė pasaportė tė falsifikuar, pėrgatitur nga ambasada jonė atje.


    Ju keni qenė ambasador i Shqipėrisė nė disa vende tė largėta. Sa do t“i shėrbenin kėto lidhje vendit tonė?

    Pėr mėse tre vjet, nga viti 1979 deri nė vitin 1982, kam qenė ambasador i Shqipėrisė nė Kinė, Nepal, Birmani, Bangladesh, Tailandė, Ceilon (Srilanka) e Pakistan, me qėndrim nė Pekin. Duke pėrjashtuar Kinėn, me tė cilėn kemi pasur marrėdhėnie tė rregullta, me vendet e tjera kishim vendosur me kohė formalisht marrėdhėnie diplomatike. Qėllimi ynė ishte tė bėnim tė njohur nė ato vende politikėn e vendit tonė. Nė pėrgjithėsi, ato ishin vende myslimane dhe, sado pak, ishin dakord me politikėn tonė, pėr aq sa e njihnin. Nė disa nga kėto vende u tregua interes edhe pėr shkėmbime tregtare, sidomos pėr pambuk e prodhime bujqėsore. Nė disa nga kėto vende kishte dhe shoqata tė miqėsisė me Shqipėrinė. Atje ku ekzistonin kėto shoqata dhe ku ato ishin aktive, kishte njė farė njohurie pėr vendin tonė, megjithėse jo tė plota. Atje ku nuk kishte shoqata, populli nuk dinte asgjė pėr vendin tonė, pėrveē faktit qė ishte “vend vėlla mysliman nė Evropė”.


    Cilat janė kujtimet tuaja mbresėlėnėse nė jetėn si diplomat e zbulues?

    Nė jetėn time si diplomat jam ndeshur shpesh me tė papritura dhe befasi, herė tė kėndshme e herė tė hidhura. Kur isha nė Argjentinė, papritur u sėmura rėndė. Shqiptarėt me tė cilėt u takova m“u ndodhėn pranė si vėllezėr. Mė shtruan nė njė klinikė private ku ishte kirurg njė shqiptar nga Kalabria. Tek e dėgjoja qė fliste shqip, mendoja se isha me fat qė kisha rėnė nė dorė tė tij. Ishte specialist i mirė dhe duart i kishte tė arta. Mė operoi urgjentisht nga apandesiti. Edhe pse kish vite qė kish emigruar nė Argjentinė, gjuhėn e nėnės e fliste mirė, madje, shqipen ua mėsonte edhe fėmijėve qė kishin lindur nė Argjentinė.

    Njė fakt i tillė, kur je larg mėmėdheut, tė emocionon e tė bėn tė besosh qė shqiptarėt, sidomos kur janė larg Shqipėrisė, bėjnė shumė pėr njėri-tjetrin. Doemos, qė ata ma lehtėsuan edhe detyrėn qė kisha. Po atje takova edhe njė tjetėr shqiptar, pėr ca mė tepėr, nga vendlindja ime, Vlora. Sadik Bleta quhej. Para shumė vitesh, sė bashku me tė shoqen, Sarbatenė, ishte shpėrngulur nga Vermiku i Vlorės dhe kishte pėrfunduar nė Argjentinė. Ata, burrė e grua, qenė edhe nga anėtarėt mė aktivė tė kolonisė shqiptare “Skėnderbej”. Sarbateja ishte njė grua e veēantė. Nė shtėpinė e saj ajo donte qė tė flitej vetėm nė gjuhėn shqipe. Kur ndonjė nga fėmijėt e saj, pėr lehtėsi pėrdorte ndonjė fjalė nė gjuhėn spanjolle, ajo rrėmbente mashanin dhe, duke e tundur atė nė ajėr si shkop, u drejtohej fėmijėve: “Flisni shqip, u ēaftė derri u ēaftė! Flisni shqip se, e shikoni mashanin? Ua theva kėrcinjtė!” Ėshtė interesante sesi i theksonte me forcė fjalėt ”mashan” dhe “kėrcinj”, qė t“i shqiptonte qartė fjalėt e gjuhės shqipe.


    Ju keni qenė i pranishėm nė oborre mbretėrore tė shteteve tė shumta nė Azinė Juglindore, por keni parė dhe vende qė ndryshojnė shumė nga Shqipėria si nga natyra ashtu dhe nga njerėzit. A ruani mbresa e kujtime tė veēanta?

    Kur isha ambasador nė Republikėn e Kinės, siē e kam thėnė, qeveria shqiptare mė kishte akredituar edhe nė disa shtete tė tjera tė Azisė Juglindore. Kam shkuar shpesh nė kėto vende, fillimisht pėr tė paraqitur letėr kredencialet, por edhe pėr punė tė ndryshme nė kohė tė ndryshme. Nepali, Pakistani, Birmania, Ceiloni, Bangladeshi etj., kanė qenė pėrvojė e re pune, qė mė kanė lėnė mbresa tė pashlyeshme. Kudo ka, e mund tė bėsh miq. Po pėrmend njė rast: Nepali ėshtė njė vend me gjelbėrim e bukuri mahnitėse, por njerėzit ishin tė varfėr. Megjithatė, u kish shkuar ndėrmend se ka njė vend si Shqipėria e pėr kėtė, kishin krijuar Shoqatėn e Miqėsisė Shqiptaro-Nepaleze. Vendi me bukuri tė rralla, shtrirė nė kėmbėt e Himalajeve, ishte i pamposhtur, por banorėt ishin shumė tė dashur, njerėzorė e tė mirė. Merreshin, veēanėrisht me artizanat dhe me pėrpunimin e bakrit e tė bronxit. Tregtonin stolisje e dhurata me kėto punime. Njė dhuratė tė tillė, njė pjatė tė bukur metali, e ruaj ende edhe sot. Atė ma dhuroi qė ta kisha kujtim, Shoqata e Miqėsisė Shqiptaro-Nepaleze. Njerėzit ishin kureshtarė tė na dėgjonin, por mė kureshtar u bėra unė kur pashė sjelljen e tyre ndaj lopės. Ata e ēmonin dhe e vlerėsonin atė si njė qenie hyjnore, nuk e thernin as nuk e milnin. Njė ditė, duke ecur nė rrugėt e Katmandusė, vura re se ishte bllokuar qarkullimi i automjeteve. Nepalezi qė mė shoqėronte mė tha se diku, nė mes tė rrugės kryesore, kishte ndaluar pėr tė pushuar njė lopė. E pyeta se pėrse nuk e pėrzinin nga rruga. “A,jo,jo! Lopa ėshtė e shenjtė. Qetėsinė e saj nuk mund ta prishė askush, as polici. Ajo do tė ngrihet dhe do tė lėvizė kur t“i thotė mendja; edhe sikur kjo tė zgjasė disa orė”, tha shoqėruesi vendas. Nepalezi me buzėqeshjen e tij e me fjalėt qė mė tha mė ēuditi, por siē themi ne “fshat e zanat”. Befasitė s“kishin tė mbaruar. Nė mbarim tė ceremonisė sė paraqitjes sė letrave kredenciale, mbreti i Nepalit, Birendra, mė tha se duhet tė nxirrja shaminė nga xhepi. Edhe pse i habitur dhe me droje, bėra ashtu siē mė tha ai. Pra, nxorra shaminė nga xhepi. “Hape pėrgjysmė dhe mbaje nė pėllėmbė tė dorės”, mė porositi mbreti, i ēelur nė fytyrė. Mbi shaminė time mbreti lėshoi nga njė shishe disa pika tė njė lėngu tė veēantė. Shamia, kėshtu ishte parfumuar duke lėshuar njė aromė tė kėndshme. Pas kėsaj, unė duhet ta fusja atė nė xhep. Vetėm pas kėtij veprimi, ceremonia nė pallatin mbretėror quhej e pėrfunduar. Por, pėrshtypje tė veēantė mė ka bėrė Bangladeshi me Dakėn, “kryeqytetin e laraskave”. Laraskat, nė tufa tė mėdha fluturonin afėr e kėrr-kėrrja e tyre s’tė linte ta bėje gjumin tė qetė. Pastaj, ato provat me togė gardistėsh e orkestėr frymore, pėrpara se tė paraqiteshe te mbreti pėr ceremoninė e kredencialeve, ishte njė stėrmundim e bezdi e madhe. Gjithēka e pėrgatitur sipas njė skenari me vendin ku duhet tė qėndroja unė si ambasador, nė mes tė rojes sė nderit tė Gardės, shoqėruar nga dy oficerė dhe shefi i Protokollit. Kėshtu, ndėr tingujt e bandės do tė pėrshkonim disa herė rrugėn qė tė ēonte deri te Pallati Mbretėror, gjersa tė ēmohej se prova paraprake kishte sukses. Nė kėtė kohė, kėto vende konsideroheshin si vende tė botės sė tretė e pėr ata dhe liderėt e tyre, flitej shumė.


    Keni zhvilluar biseda politike tė kėtij karakteri me drejtuesit e kėtyre vendeve?

    Po ju tregoj njė ndodhi. Kur isha nė Ceilon, ndryshe nga vendet e tjera, pėr nė Pallatin Presidencial mė shoqėroi ministri i Jashtėm. Edhe ai ishte i pranishėm nė bisedė. Pas fjalėve pėrshėndetėse, ēuditėrisht vetė presidenti mė bėri njė pyetje qė unė nuk e prisja: ”Si mendoni ju shqiptarėt, a do tė qėndrojė nė kėmbė Federata Jugosllave pas vdekjes sė Titos?”. Mendimi ynė zyrtar dihej. Ai ishte shpallur, jo vetėm nėpėrmjet kanaleve diplomatike, por edhe pėrmes propagandės qė bėhej edhe nė vendet e Botės sė Tretė. Kėshtu qė pyetja e presidentit tė atij vendi m“u duk thjesht njė kėrshėri e tij. Kėshtu nisa tė flas nė bazė tė orientimeve tona zyrtare, duke thėnė shkurt sesi ishte krijuar Federata Jugosllave, duke lėnė tė kuptohej se ishte drejt shpėrbėrjes. Por, vura re se presidenti dukej i vėmendshėm; ministri i Jashtėm mė pak, ndoshta sepse ai ishte mirinformuar pėr qėndrimin tonė. “Ju thoni se Federata Jugosllave do tė shpėrbėhet?”, pyeti pėrsėri presidenti i Ceilonit. I thashė se kjo federatė, pas vdekjes sė Titos s“e kishte tė gjatė dhe se nuk mund tė ekzistonte e nisa t“i shpjegoja arsyet se pėrse mendoja nė kėtė mėnyrė. I thashė se nė radhė tė parė, nė kėtė federatė bėnin pjesė popuj qė jo vetėm nuk kishin qenė historikisht miq me njėri-tjetrin, por pėrkundrazi, kėta popuj kishin qenė armiq tė betuar dhe kjo armiqėsi ishte e dukshme. I tregova se kėshtu kishte ndodhur midis serbėve e kroatėve, serbėve e shqiptarėve, serbėve e boshnjakėve e tė tjerė. Presidentit, edhe pse nuk i erdhi mirė pėr parashikimin tim, pėrsėri nuk kundėrshtoi. Mė pas mėsova se presidenti i Siri Lankės kishte qenė njė nga iniciatorėt e krijimit tė termit Botė e Tretė dhe kėtė e kishte bėrė sė bashku me Titon, Nehrunė, Sukarnon dhe Naserin. Pra, ai nuk kishte se si ta pranonte shkatėrrimin e grehinės jugosllave, edhe pse e ndjente fundin e saj, njė fund qė ndodhi realisht disa vite mė pas.


    Cili ėshtė mendimi juaj pėr rolin e dilomatit nė ditėt tona?

    Dua tė theksoj se detyra e diplomatit ėshtė tė ngrejė lart emrin, dinjitetin e pėrgjithėsisht, imazhin e vendit tė tij. Sot, pėr hir tė sė vėrtetės, dilomati nuk ėshtė ai qė kėrkohet tė jetė nė kushtet e reja qė u krijuan nė kuadrin e demokracisė brenda familjes evropiane. Diplomati duhet tė punojė pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tė gjithanshme tė vendit tė tij me vendin ku ėshtė akredituar si i tillė, si dhe tė zbulojė me kohė veprime tė qėllimshme armiqėsore kundėr sovranitetit tė vendit tė tij e, veēanėrisht tė qarqeve, tė cilėt tradicionalisht kanė pasur dhe mund tė kenė pretendime territoriale apo politike ndaj vendit tonė. Mė duket se duhet bėrė mė shumė nė kėtė drejtim dhe diplomacia duhet tė jetė mė aktive nė mbrojtje tė interesave kombėtare dhe sidomos, tė tė drejtave tė qytetarėve shqiptarė emigrantė, tė cilėve e them me bindje qė nė shumė raste u mohohen tė drejtat nė shtetet ku ata kanė emigruar, sidomos nė vendet fqinje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 14-05-2004 mė 10:54
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Karriera diplomatike mė shumė se 30-vjeēare e vlonjatit tė paqes, Lik Seiti

    Si u vendosėn marrėdhėniet me fqinjin jugor dhe kush ishte diplomati shqiptar, qė fitoi zemat e politikės greke ...
    Atena Seiti,motra e Lik Seitit, diplomatit nga mė tė suksesshmit e Shqipėrisė nė Ballkan nė vitet “71-“81, tregon marrėdhėniet me tė vėllanė e saj. Rrėfen pėr kohėn kur Lika, vėllai i madh i tre motrave, pėrkujdesej pėr to, ndėrkohė qė gjermanėt i vranė babanė dhe dogjėn shtėpinė e tyre. Sipas motrės sė ambasadorit, kjo dramė familjare i ra mbi supe vėllait, Likės, qė do tė zinte edhe vendin e kryefamiljarit.

    Lik Seiti, pa mbushur ende tė 30-tat, nis tė shkėlqejė nė diplomaci. Ai do tė kryente dertyrat e ambasadorit nė Turqi, Jugosllavi dhe Greqi. Motra e tij nuk harron edhe vlerėsimin qė i kanė bėrė personalitete tė diplomacisė shqiptare dhe mjaft figura tė njohura, ndėr tė cilėt ėshtė edhe ish-ministri i Jashtėm pėr njė periudhė tė gjatė i shtetit shqiptar, Reiz Malile, i cili thotė: “… Lik Seiti nuk e mori lehtė detyrėn nė diplomaci, pėrkundrazi e ndjente pėrgjegjėsinė qė pėrfaqėsonte dhe rolin e rėndėsishėm qė do tė luante nė zbutjen e marrėdhėnieve, afrimin e diplomacisė shqiptare me interesat e popullit shqiptar. Kėshtu, Lik Seiti u shfaq njė diplomat i konsoliduar dhe u bė njė simbol i marrėdhėnieve sidomos me Greqinė, Turqinė dhe Jugo-sllavinė”.

    Si e pėrjetuat nisjen e shėrbimit diplomatik tė vėllait tuaj dhe ndarjen me tė?
    Viti 1958 shėnon edhe tre momente tė rėndėsishme tė jetės sime. E para u martova dhe tashmė do tė nisja jetėn nė familjen time. Martesa mori edhe bekimin e vėllait tim, Likės, tė cilin natyrisht e doja, e ēmoja, e respektopja, e kisha idhull, si mė tė madhin ndėr ne dhe tė vetėm, ndaj dėshiroja ta gėzoja me zgjedhjen time. Dhe ashtu ndodhi, bashkėshorti im iu bė vėlla pas kėsaj. Gėzimi i dytė, as muaji nuk na ndan, ishte kur Lika u transferua nė Tiranė, me punė nė Ministrinė e Jashtme. I treti, stabilizimi im nė punė si arsimtare. Isha vetėm 18 vjeēe kur vendosa kurorė. Vėllai kishte disa vjet qė kishte krijuar familje dhe jetonte nė Vlorė me nėnėn, bashkėshorten dhe djemtė.

    Ēfarė keni ndjerė pėr karrierėn e suksesshme tė tij?
    Sapo u nis me shėrbim si diplomat nė Turqi, nė vitin 1959, po “shpėrbėhej” familja e tij. Pikėsėpari Lika e la shtėpinė ku banonte nė Vlorė, dhe ngaqė nuk kishte vėlla dhe unė jetoja nė Tiranė, solli tė jetonte me ne nėnėn, sepse rregullat e donin nė atė kohė qė fėmijėt e rritur pėr shkollė dhe tė moshuarit, prindėrit, nuk merreshin me vete nė shtetet ku shėrbenin. Emocionin mė tė madh nuk e pata nė kėtė moment pėr ato qė thashė mė lart, por e kam ndjerė kur im vėlla mė dėrgoi tashmė edhe djalin e madh tė tij, Kastriotin, pėr tė filluar shkollėn. Ardhja e nipit mė solli dhe mė plotėsoi deri-diku dashurinė qė kisha pėr vėllanė. E jo vetėm kaq, por edhe pėrkushtimin qė duhet tė kisha karshi djalit tė Likės, qė tė shpėrbleja deri-diku jetėn e mirė qė ai na kishte falur. Ndėrsa vėllai vazhdonte tė kryente detyrėn si diplomat nė Turqi, tre vjet mė pas dėrgoi edhe djalin e dytė, Astritin, shtatė vjeē, qė tė niste mėsimet nė klasėn e parė. Nė Turqi, dy-tre vjetėt e fundit tė shėrbimit, im vėlla dhe e shoqja, Faireja, kishin me vete vetėm djalin e tretė, Gencin, tė cilin nė vitin 1966, pėr ēudinė e tij, shkolla fillonte nė moshėn gjashtė vjeēare. Kėshtu, kur vėllai sapo u kthye nga Turqia dhe u nis pėr nė Beograd, po pėr shėrbim, la nė Shqipėri edhe tė voglin djalė, Gencin.

    Sa herė takoheshit ju dhe fėmijėt me vėllanė diplomat?
    Kur Lika shėrbente si diplomat nė Turqi, vend qė konsiderohej si mė larg nė krahasim me shtetet e tjera tė Ballkanit, vinte tė ēmallej me ne njė herė nė dy apo tre vjet. Ai qėndronte nė Shqipėri vetėm 10-15 ditė. Pėr fėmijėt, qė ishin nė shkollė nė Tiranė, i vetmi favor ishte qė shkonin atje nė pushimet e verės, pra pas shkolle, vetėm derisa ishin nė klasė tė katėrt. Mė pas ata nuk lejoheshin ta bėnin njė gjė tė tillė, pra nuk shkonin mė tė takoheshin me prindėrit. Mbaj mend se njė herė, ndėrsa i thosha nipit tim, Kastriotit, kur ai ishte nė klasė tė dytė fillore, qė tė dilte pėrjashta dhe tė luante me shokėt mė ēuditi pėrgjigjja e tij, e cila edhe sot mė ka mbetur e fiksuar nė kujtesė. Kastrioti mė tha shprehimisht: “Tė keqen moj hallė, nuk i lė detyrat se pėr kėtė shkollė jam ndarė nga prindėrit”. Tė tre djemtė e Likės i mbaruan tė gjitha ciklet e shkollės me rezultate tė shkėlqyera dhe tė tre i mbajtėn si pedagogė nė fakultetet e universiteteve ku ata studiuan. Kastrioti mbaroi Universitetin e Tiranės, nė degėn e fizikės, Astriti studioi pėr mjeksi, ndėrsa Genci gjuhėt e huaja.

    Lika u transferua nga Turqia nė Jugosllavi, Beograd. Ē“ndjetė nė kėtė largim tė dytė tė tij?
    Tashmė pėr mua transferimi i tim vėllai pas gjashtė vjetėsh nga Turqia nė Jugosllavi ishte edhe mė emocional. Nuk mė harrohet ēasti kur ata do tė ndaheshin nga ne, do tė largoheshin nga Tirana nė Beograd. Qėndronim tė gjithė nė kėmbė, nė kuzhinė, pranė njėri-tjetrit dhe nuk e merrte asnjėri guximin qė tė thoshim mirupafshim. Kjo ndodhte sepse nė kėtė moment nuk do tė mund tė merrte me vete as djalin e vogėl gjashtėvjeēar, Gencin, i cili do tė fillonte shkollėn. Nė kėtė moment, kur edhe makina ishte duke pritur poshtė pallatit, kurajon tė dy prindėrve tė tij, Likės dhe Fairesė, ua dha Genci kur u tha: “Ne e dimė qė ju do tė ndaheni me ne pėr detyrėn qė kini”. U pėrqafuam me mall dhe u ndamė me lotė nė sy. Im vėlla e bashkėshortja e tij morėn valixhet, zbritėn shkallėt dhe hynė nė makinė tepėr tė prekur nga ndarja me fėmijėt dhe ne. Njė tjetėr merak yni ishte se Lika po shkonte tė kryente detyrėn si diplomat nė njė shtet si Jugoallavia, ku probelemet e punės ishin mė tė vėshtira se nė Turqi. Duhet tė sqaroj se jemi nė vitet kur dallgėt e luftės sė ftohtė pėrplaseshin nė Ballkan dhe veēanėrisht mė tė forta ishin pėrplasjet e tyre pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Unė, si motėr, kisha besim se Lika me virtyte tė tilla tė karakterit tė tij si; menēurinė, pjekurinė, urtėsinė, patriotizmin, dashurinė pėr atdheun dhe eksperiencėn qė kishte fituar nga shėrbimi nė Turqi, do ta kryente me sukses edhe kėtė detyrė nė shtetin e dytė, nė Jugosllavi. Largimi i tij ishte njė tjetėr obligim shpirtėror dhe pėrkujdesje pėr fėmijėt, niprit e mi, qė Lika tė ishte i qetė, tė mos kishte merak, pėr jetėn dhe shėndetin e tyre.

    Ke pasur probleme nė pėrkujdesjen e fėmijėve tė vėllait gjatė kėtyre viteve?
    Dy gjėra tė mrekullueshme puqeshin te fėmijėt e tim vėllai. Qė ishin tė mbarė nga tė gjitha anėt. Shkonin mirė me shėndet, silleshin shumė mirė, nė shkollė kishin rezultate tė shkėlqyera. Gjithashtu kisha edhe pėrkujdesjen e Ministrisė sė Jashtme dhe meqė ra fjala “vėllai i dytė” nė Shqipėri m“u bė Reiz Malile, qė ishte ministėr i Jashtėm. Pėr ēdo problem qė mund tė mė dilte, Reizi tregohej i gatshėm dhe jepte ndihmėn e domosdoshme tė momentit. Kur fėmijėt ishin tė vegjėl, qė duhet tė shkonin tė takonin prindėrit, formalitetet zyrtare, mjetet e udhėtimit dhe tė tjera si kėto na i siguronte Ministria e Jashtme, nėn kujdesin e ngrohtė dhe tė pakursyer tė Reiz Maliles. Ndihma e ish-ministrit Reiz Malile nuk do tė mė mungonte pėr 40 vjet me radhė, deri edhe nė ceremoninė pėrkujtimore tė vėllait tij, 75-vjetorin e lindjes sė tij, ku ai mė ka dhėnė kurajo tė madhe dhe mė ka nxitur ta realizoj atė. Edhe pse ishte i sėmurė rėndė, dhe nuk mori pjesė nė aktivitet, hapja e kėtij tė fundit u bė me fjalimin e shkruar prej tij, ku shkruante: “Tė dashur tė afėrm, kolegė, miq e shokė tė Lik Seitit! Tė dashur pjesėmarrės nė kėtė aktivitet! Pėr arsye shėndetėsore nuk munda qė tė jem aty midis jush, pėr tė kujtuar bashkarisht jetėn dhe veprėn e Lik Seitit, sidomos atė diplomatike…. Ju organizatorė tė jeni krenarė qė kujtoni dhe nderoni kėtė figurė tė shquar nė diplomacinė shqiptare, nė 75-vjetorin e Lik Seitit, tė cilin po e sillni nė atė sallė, para atij auditori, si njė figurė tė gjallė. Ashtu siē ishte, njė kolos me trup tė bukur e simpatik. Bukuria e tij e dyfishtė ishte brenda shpirtit tė tij, brenda botės shpirtėrore dhe intelektuale. Kėshtu do tė mbetet pėrjetė te ne qė kemi bashkėpunuar njė jetė nė diplomacinė shqiptare”.

    Pėr sa kohė shėrbeu nė Jugosllavi?
    Shėrbimi diplomatik i Likės nė Jugosllavi ka qenė mbi dymbėdhjetė vjet, tė ndarė kėta nė gjashtė e nė gjashtė. Pėr herė tė parė, ai ka shėrbyer atje brenda viteve “60-“70-tė. Kurse rivajtja edhe pėr gjashtė vjet tė tjera nė Beograd ishte brenda viteve “80-“90-tė. Nė tė dy kėto periudha, problemet e diplomacisė pėr tė dhe nė pėrgjithėsi pėr Ballkanin kuptohet qė kanė qenė shumė tė vėshtira. Dua t“i referohem njė thėnie tė Reiz Maliles, ku shprehet: “Kur ishte ambasador nė Jugosllavi, ai kishte merak Kosovėn. Pikėrisht nė kėtė periudhė tė vėshtirė, Lik Seiti diti tė manovrojė me mprehtėsi dhe urtėsi. Ai gjithmonė sygjeronte mendime tė pjekura pėr problemet qė dilnin, akute ose nė vazhdimėsi. Kėtu Lika ishte tepėr vigjilent, se nuk ishte e lehtė. Duhej ndjekur situata hap pas hapi, pėr tė mos rėnė nė kurthin e kundėrshtarit”.

    Pjesė e karrierės sė Lik Seitit ėshtė edhe shėrbimi si ambasador i Shqipėrisė nė Greqi. Apo jo?
    Po. Bile nga emėrimi i tij si ambasador nė Greqi atėherė pėrbėnte shumė sensacion. Sepse, ashtu siē dihej, me Greqinė, me fqinjin mė tė afėrt, me tė cilėt duhet tė ishin edhe vėllezėr, ishin nė gjendje lufte. Ministria e Jashtme duke parė karrierėn e suksesshme nė shėrbimet e mėparshme, Turqi dhe Jugosllavi dhe tė dhėnat e karakterit tė Likės, mendoi qė ai tė na pėrfaqėsonte nė lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike me Greqinė, apo si ambasador i Shqipėrisė nė Athinė. Pėr koiēidencė, unė dhe familja ime jetonim nė Sarandė, tė transferuar, si ushtarakė. Prej tre vjetėsh dhe pikėrisht nė vitin 1971 u kthyem nė Tiranė. Punoja si inspektore e arsimit nė kėtė rreth dhe ndodhesha pėr inspektim nė fshatin Piqeras. Ishte pranverė e vitit 1971. Gazeta “Zėri i Popullit”, qė erdhi me postėn e Vlorės, njoftonte vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Greqinė. Pėr nėnshkrimin e kėtyre marrėdhenieve ishte caktuar Lika, i cili ishte ende ambasador nė Beograd. Nė kėto momente, duke qenė pikėrisht kjo situatė me kuriozitet dhe e mirėprituar nga populli, pasi po vendoseshin marrėdhėniet me fqinjėt jugorė, njerėzit diskutonin se kush ishte Lik Seiti, qė ishte caktuar pėr tė hapur marrėdhėniet dhe emėruar ambasador nė Greqi. Ky ishte ambasadori i parė i shtetit tonė nė Greqi. Aty mėsova bashkė me tė tjerėt se im vėlla ishte ai qė do tė na pėrfaqėsonte nė vendosjen e kėtyre marrėdhėnieve, pėr herė tė parė me Greqinė. Vėrtet ndjeva kėnaqėsi, pasi ky ishte njė vlerėsim qė i bėhej tim vėllai dhe punės sė tij si diplomat.

    Kur takoheshit me vėllanė, a ju ka thėnė ndonjėherė se ku ėshtė ndier mė mirė nė shėrbimin si diplomat?
    Di qė kur doli pėr herė tė parė jashtė shtetit me shėrbim si diplomat, pra nė Turqi, Lika u pėrshtat shpejt, pasi atje kishte shumė shqiptarė. Megjithatė, ai kishte mall pėr Shqipėrinė. Ja seē shkruan nė njė letėr qė na dėrgon nga atje: “E dashur motėr. Hidhuni nga Vlora dhe nga fshati se mė ka marrė malli shumė edhe pėr gurėt. Fillojani qė nga shtėpia e parė e fshatit e deri poshtė nė Dautaj, te dajot se jemi tė gjithė vėllezėr”. Ndodhte qė kur Lika vinte nė Shqipėri, sikur edhe vetėm disa ditė, ai do tė shkonte patjetėr nė Vlorė, qoftė edhe pesė ditė. Madje, ai shkonte patjetėr edhe nė fshat. Dua tė sqaroj se Lika mė ka thėnė se moti nė Jugosllavi ishte i ftohtė, ndaj dhe u pėrshtat pak me vonesė, megjithatė nuk ishte sėmurė asnjėherė. Por, midis kėtyre shteteve mė ngrohtė im vėlla ėshtė ndjerė nė Greqi. Kjo u duk dhe nga kohėzgjatja e shėrbimit tė tij si ambasador 10 vjet dhe si dekan i trupit diplomatik nė Greqi. Kuptohej qė ishin nė rrugė tė mbarė marrėdhėniet tona me Greqinė, dhe kjo pėrforcohej nga viti nė vit nga shkėmbimet mes dy kulturave, me ansamble dhe ato tregtare. Fakt ėshtė qė pėr herė tė parė nė Shqipėri vjen kėngėtarja e madhe greke Marinela dhe tė tjerė artistė apo kėngėtarė tė vendit fqinj. Po kėshtu, edhe ansambli ynė shkoi nė njė turne nė Greqi. Lika i ēmonte shumė artistėt e kėtij ansambli dhe iu thoshte se ishin ambasadorė tė kulturės shqiptare. Mė vjen mirė qė im vėlla, respektohej shumė jo vetėm nga qarqet e larta politike, por edhe nga populli i thjeshtė. Pėr kėtė disponoj qė nga vitet e para tė emigracionit njė revistė greke tė dhuruar nga njė familje, qė e mbanin si kujtim pėr ambasadorin shqiptar nė Greqi. Nė kėtė revistė ka mjaft foto nga aktivitetet diplomatike tė Likės me personalitete tė larta tė shtetit dhe politikės greke tė asaj kohe. Pėr kėtė mė vjen akoma mė mirė.



    - Karriera e diplomatit shqiptar -

    U lind nė Sevaster tė Vlorės, nė shkurt tė vitit 1928. Shkollėn unike dhe tė mesme i kreu nė qytetin e Vlorės. Studimet e larta i ka mbaruar pėr filozofi. Fliste disa gjuhė tė huaja, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim tri gjuhėt e shteteve tė Ballkanit, ku shėrbeu si ambasador dhe gjuhėn frėnge. Deri nė vitin 1958, punoi nė administratėn e lartė publike tė qarkut Vlorė. Po kėtė vit transferohet me punė nė administratėn e lartė shtetėrore nė Tiranė, ku shėrbeu nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, detyrė tė cilėn do ta kryente pėr 40 vjet me radhė. Lik Seiti ėshtė njė nga figurat tė shquara tė kombit shqiptar me njė aktivitet dhe kuntribut tė madh prej 50 vjetėsh qė nga viti 1942-43 deri nė vitin 1992-93 pėr shoqėrinė shqiptare si brenda dhe jashtė saj. Nga viti 1942-1945, Seiti ishte pjesėmarrės nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare si drejtues dhe organizator i rinisė antifashiste nė Sevaster dhe krahinat pėrreth. Nga viti 1945 deri nė vitin 1950, ai ishte drejtues i rinisė sė Qarkut tė Vlorės. Pėr mėse tetė vjet, Lika punoi nė administratėn e lartė tė Qarkut tė Vlorės, duke qenė njėkohėsisht njė nga drejtuesit kryesorė nė kėtė detyrė. Nė vitin 1958, pėr merita tė tij transferohet me punė nė Ministrinė e Jashtme, nė diplomacinė shqiptare. Nga viti 1959 deri nė vitin 1966 shėrbeu si diplomat nė Turqi, nė Ankara. Sapo u kthye prej andej, deri nė vitin 1971 dėrgohet si ambasador nė Jugosllavi, nė Beograd. Lik Seiti, njė ambasador i suksesshėm nė kėto dy shtete tė Ballkanit me shumė probleme nė atė kohė, tashmė caktohet ambasador nė Greqi, shtet me tė cilin hapeshin pėr herė tė parė marrėdhėniet diplomatike. Seiti do ta kryente kėtė detyrė nė njė hark kohor prej dhjetė vjetėsh. Tashmė, ai ishte njė diplomat i konsoliduar dhe ambasador shumė i suksesshėm. Pėr merita tė tij, ai zgjidhet dhe dekan i Trupit Diplomatik nė Greqi, detyrė tė cilėn e kreu me nder dhe me pėrkushtim. Nga viti 1981 deri nė vitin 1988 caktohet ambasador pėr herė tė dytė nė Beograd. Qė nga kthimi i tij nga shėrbimi nė Jugosllavi deri nė vitin 1993, ai kreu detyra tė rėndėsishme nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, pėr problemet e shteteve tė Ballkanit, pasi Lik Seiti pati njė karrierė tė gjatė, tė suksesshme dhe i njihte shumė kėto shtete me shumė probleme. Jeta e diplomatit tė shquar Seiti mbyllet para kohe, nė moshėn 68-vjeēare nė shkurt tė vitit 1996.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Nesti Kėrenxhi: “ Enveri mė urdhėroi tė kontrolloj xhepat e kufomės sė Nako Spirut.

    Nesti Kėrenxhi
    U lind nė Korēė, mė 5 shtator tė vitit 1920, familja e tij ėshtė me origjinė nga Vithkuqi, kurse babai i tij, Pilo Kėrenxhi, ka qenė shok me Mihal Gramenon dhe Spiro Bellkamenin dhe sė bashku me ta ka luftuar pėr pavarėsinė e vendit. Arsimin fillor, plotor dhe liceun francez i ka kryer nė vendlindje. Me lėvizjen komuniste ėshtė lidhur qė nė vitin 1936-1937, kur zhvillohej Lufta e Spanjės. Nė Grupin Komunist tė Korēės ėshtė lidhur qė nė muajin qershor-korrik tė vitit 1939. Ka marrė pjesė nė tė gjitha demostratat GKK kundėr pushtimit fashist. Qė me themelimin e PKSH ėshtė anėtar i saj. Me krijimin e qarkorit tė partise dhe atij tė rinisė ka qenė anėtar i tyre. Nė vitin 1942 u zgjodh sekretar politik i Komitetit Qarkor tė Rinisė. Nė Konferencėn e Parė tė vendit tė PKSH nė mars 1943 ėshtė njė nga 6 delegatėt e Qarkorit tė Korēės. Mė pas nė mbledhjen kombėtare tė rinisė zgjidhet anėtar i KQ tė RKSH. Me krijimin e brigadės sė 4-t sulmuese caktohet pėrgjegjės i sektorit politik tė brigadės. Me hapjen e kurseve tė kuadrove politikė tė ushtrisė nė Panarit tė Korēės u caktua pėrgjegjės i shkollės sė parė tė partisė. Prej kėtej niset pėr tė shkuar si pėrfaqėsues i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė shqiptare pranė Shtabit tė Pėr-gjithshėm jugosllav dhe mareshalit Tito. Nė plenumin e 2 tė KQ tė PKSH rizgjidhet anėtar i KQ tė PKSH. Pas ēlirimit caktohet nė detyrėn e zėvendėsdrejtorit tė Mrojtjes sė Popullit (Sigurimit tė Shtetit), ku drejtor ishte Koēi Xoxe, me unifikimin e Ministrisė sė Brendshme, mi-nistėr u emėrua gjeneral-lejtnant Koēe Xoxe dhe kolonel Nesti Kerenxhi. Mė vonė emėrohet ministėr i Bre-ndshėm dhe anėtar i Byrose Politike. Pas Kongresit tė Parė, ai dhe gruaja e tij, e cila ishte ministre e Arsimit dhe anėtare e KQ tė PKSH u pėrjashtuan nga tė gjitha funksionet qeveritare dhe partiake dhe filloi kalvari i gjatė i persekucionit enverist.


    “Ndoshta dy vjet mė parė, megjithėse kjo nuk ka edhe ndonjė rėndėsi tė veēantė pėr ēka do tė shkruhet me poshtė, nė manifestime tė ndryshme masive, qė zhvilloheshin nė vende tė ndryshme tė Evropės Lindore, me kėrkesat pėr mė shumė liri e demokraci, shpalosej madhėshtore edhe njė parullė impresionante: “Proletarė tė tė gjithė vendeve na falni! ”Doemos, lajmet e dhėna nė ato vite ishin shpresėdhėnėse, tronditėse, veē tė tjerash, pėr kėtė parullė tė re, tronditėse do tė thoja, mė bėri shumė pėrshtypje, e them se pėr kushtet dhe gjendjen time, ky sllogan i ri, mė bėri mė shumė kureshtar se ēdo lajm tjetėr i atyre viteve pėr anėn e veēantė tė tij. Mė shumė se vetė lajmi pėr rrėzimin e Murit tė Berlinit, dhe kjo, jo sepse Muri i Berlinit ishte nė moshė mė tė re se parulla e famshme e shkruar nė mbyllje tė Mansifestit Komunist; as sepse Muri i Berlinit, ky simbol i shtypjes, i diktaturės, i krimit, i gėnjeshtrės dhe i mashtrimit diktatorial nuk ka se si krahasohet me bashkimin e proletariatit, me qėllimet e kėtij bashkimi, duke lėnė mėnjanė tė pėrbashkėtėn e tyre, ideologjinė; as edhe pse rreth 143 vjet mbas Marksit dhe Engelsit, gazeta “Zėri i Popullit”, organi qendror i PPSH, mban ende nė ballė po atė parullė, ashtu si gjatė gjithė ekzistencės sė saj, sepse nė kuadrin e vazhdimėsisė dhe tė rinovimit, ky organ, njė mėngjes tė bukur, do tė dalė me tė njėjtin emėr, por pa parullėn-thirrėse, tė njohur si kushtrim tė proletariatit botėror. E pra, pėrshtypja ėshtė mė e madhe, sepse mė pėrforcoi bindjen se jo vetėm nė vende tė tjera, por edhe te ne ishte imperative kėrkesa drejtuar popullit qė tė na falė: “Shqiptarė tė tė gjitha viseve, na falni!” A nuk do tė tingėllonte shumė fisnike kjo thirrje-kėrkesė e re! Dhe tė na falė, jo vetėm ne iniciatorėt e krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, qė kemi mbetur ende gjallė nga tė “200 petritat” zemėrplasur e sakatosur, syrgjynosur e burgosur (pėrjashto ata tė paktė bashkėpunėtorė tė ndėrtimit tė Shqipėrisė sė re socialiste, sipas mėsimeve tė “arkitektit tė ndritur” Enver Hoxha, por tė gjithė tė zhgėnjyerit e tjerė). Unė, patjetėr, ashtu si shumė shokė tė mi, faljen e kam kėrkuar heshturazi, nė zemėr tė pėrsėritur ashtu si rrahjet e saj sa herė mė dalin parsysh pasojat e rėnda tė asaj kohe qė Enver Hoxha e ka quajtur me mburrje “Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė Re” dhe qė duhet quajtur: kur ēeleshin konturet e greminės sė re, kur ne, me atė sinqeritetin e kohės, moshės dhe zemrėn e ēiltėr ishim tė bindur se punonim e luftonim pėr lirinė, demokracinė, mirėqenien e, siē thoshim atėherė: pėr bukė, paqe e liri. Thirrja “Proletarė tė tė gjithė vendeve na falni!” i shtoi dhe po i shton radhėt e tė zhgėnjyerve. Me mijėra komunistė e anėtarė partie dorėzojnė sot teserat e Partisė, shumė tė tjerė, punėtorė, fshatarė, intelektualė nuk besojnė mė nė ideologjinė gėnjeshtare tė PPSH, nė demagogjinė e paskrupull tė saj, nė mashtrimet dhe gėnjeshtrat e Enver Hoxhės dhe sahanlėpirėsve tė tij bashkėfajtorė. Fushata pėr rinovimin e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, e filluar para Kongresit tė saj tė 10-tė, synonte tė ndalonte hemorragjinė e saj tė brendshme, shthurjen e saj, por pa dobi. Parapėrgatitja ose mė mirė pėrpunimi i opinionit tė brendshėm dhe tė jashtėm pėr orientimin e Kongresit tė 10-tė tė PPSH, lidhur me kėrkesėn pėr falje popullit pėr bėmat e “ndritura” (Intervista e Spiro Dedes) synonte tė shpėtohej ēka mund tė shpėtohej nga ajo qė tashmė e ka marrė tė tatėpjetėn. Nuk mund tė merret si njė pėrpjekje e pastėr, e tė pranohet si falje, njohja nė atė masė tė tė metave, gabimeve, krahas tė ashtuquajturit qėndrim kritik tė mbajtur ndaj figurės sė Enver Hoxhės. Jo! Kurrėsesi, jo! Pėrkundrazi, kėtu kemi tė bėjmė thjesht e vetėm me njė mashtrim. Me pėrpjekjen pėr vazhdimėsi tė PPSH enveriste, pa Enver Hoxhėn, por me Sekretar tė Pėrgjithshėm tė PPSH, Ramiz Alinė. Askush mė mirė se Kongresi i 10-tė i PPSH, nuk mund t’i drejtohej popullit dhe partisė pėr falje, pėr ndjesė, pėr njė rėnie mė gjunjė si fėmija miturak pėrpara nėnės. Vetėm ai i kish tė gjitha mundėsitė dhe atributet e plota, madje kishte nė dispozicion arkivin e KQ tė PKSH dhe PPSH, qoftė edhe atė pjesė tė pa zhdukur apo tė pa pėrpunuar (siē thuhet) pėr tė goditur drejtpėrsėdrejti, punėn shkatėrrimtare 47- vjeēare tė sistemit diktatorial stalinisto-enverian, pėr tė pėrcaktuar rolin e figurės sė Enver Hoxhės nė kėtė gjysmė shekulli tė sundimit tė perandorisė sė tij e tė lakejve tė tij: tė gėnjeshtrės, mashtrimit, frikės, tmerrit, shtypjes, krimit, dhunimit, zhdukjes sė njerėzve dhe tė debatit e tė sė drejtės sė fjalės e tė shtypit tė lirė, tė shkatėrrimit sistematik tė personalitetit tė njeriut e shpėrfytyrimit tė shoqėrisė etj. Por le tė mos keqkuptohemi, askush prej shqiptarėve nuk duhet dhe nuk ėshtė pėr njė pėrgjegjėsi kolektive me diktatorin Enver Hoxha, ashtu siē mund ta konceptojnė ose ta dėshirojnė pasonjėsit e tij. Vetėm ish-sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, Ramiz Alija, i cili zakonisht i lėkundur nė shumė ēėshtje, duket se pėrsėri ashtu i lėkundur, kėrkon rrugėdalje pa u lagur dhe kujton se po e gjen atė, me lėnien e pėrcaktimit tė figurės sė Enver Hoxhės nė dorė tė historisė. Me tė drejtė pyes: tė cilės histori? Tė asaj historie qė bėn populli me punėn, guximin dhe gjakun e tij, apo tė historisė qė mundohen tė bėjnė liderat, pseudoliderat, udhėheqėsit, pseudoudhėheqėsit, diktatorėt, mikrodiktatorėt, diktatorucėt, tė cilėt duhen quajtur, pa ngurruar, me emrin e tyre. Ndaj populli, i cili vuajti, vuan dhe do tė vuajė edhe pėr njė farė kohe nga bėmat e mbrapshta tė Enver Hoxhės, ka ende tė gjalla shumė kujtime qė nuk po ia lė historisė t’i gėrmojė dhe interpretojė, pėrkundrazi, me ēdo mjet po i denoncon sheshit, pėr ditė nėpėr sheshe. Sa kujtime kemi ne qė e kemi njohur Enver Hoxhėn pak si shumė nga afėr, kur atė ende nuk e njihte vetė e shoqja dhe bashkėfajtorja e tij, Nexhmija. Por a do tė mundemi ne vallė, t’i japim me njė herė, notėn qė i takon, vendin e merituar nė histori, t’i bėjmė tė njohura vetėm me vėrtetėsi, pa ndikime, fėrkime, frikėsime e imponime publike nga njerėz ordinerė qė do tė shfaqen e do tė na shiten si martirė tė diktaturės, si “demokratė” tė kulluar, si njerėzit mė tė pėrgjėruar pėr tė vėrtetėn. Besoj se jo. Do tė na duhet edhe shumė kohė ta presim kėtė ēast. Sepse nuk ka autoritete, personalitete, institucione, nuk ka dėshirė e guxim qė tė mund ta kryejnė kėtė aksion tepėr tė vėshtirė. Gjithsesi, do tė pėrpiqem tė pėrmend me vėrtetėsi shumė fakte pėr ēka ėshtė shkruar nė tė kaluarėn dhe tė vėrtetoj edhe njė herė me shumė sinqeritet se kush ėshtė Enver Hoxha, cila ėshtė fytyra dhe karakteri i tij tinzar”.

    Si u ngrit nė krye tė komunistėve shqiptar Enver Hoxha
    “E kam njohur Enver Hoxhėn qė nė Korēė, kur jepte mėsim nė Liceun Francez me orė tė reduktuara, si pedagog i jashtėm. E kam njohur edhe mė luftė, kur ndodhej nė Qarkun e Korēės. Kam qenė i pranishėm nė servilizmat patologjike tė tij ndaj Svetozar Vukmanoviē Tempos nė Kucakė, si dhe ndaj Miladin Popoviēit e Dushan Mugoshės nė Kucakė e nė Vithkuq. E kam parė nė Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH, nė Labinot, kur me gjithė kėmbėnguljen e madhe tė Miladin Popoviēit pėr ta zgjedhur Enver Hoxhėn Sekretar tė Pėrgjithshėm, delegatėt e Konferencės e kontestuan propozimin e Miladinit pėr zgjedhjen e tij si Sekretar tė Pėrgjithshėm dhe kėrkuan qė nė vend tė tij tė zgjidhej Koēi Xoxja, megjithse ai nuk ishte i pranishėm, sepse ndodhej i burgosur nė Burgu e Ri nė Tiranė, ku ishte dėnuar me vdekje dhe nga ku ai dhe 27 tė burgosur tė tjerė u arratisėn nga tuneli i nėndheshėm i hapur nga vetė tė burgosurit politikė tė drejtuar nga Koēi Xoxja. Nė kėtė kohė, atdhetari i madh Enver Hoxha, i cili nuk kishte asnjė aktivitet tė shquar luftarak personal, ēka nė kohė lufte ky fakt ishte shumė i rėndėsishėm, propozoi sho-kun J.B.Tito pėr Sekretar tė Pėrgjithshėm tė PKSH, duke lėnė gojė hapur tė gjithė delegatėt me menēurinė dhe nė tė njėjtėn kohė me servilizmin e tij. A nuk flet ky fakt pėr atė qė Enver Hoxha nuk kishte asnjė lloj ndjenje atdhetarie. E kam parė nė Panarit, nė dimrin e 1943-1944, kur i kishin rėnė puplat dhe ngrehosja e vetėkėnaqėsisė karakteristike tė tij, kur Grupi operativ i Shtabit tė Pergjithshėm, jo vetėm pa drejtimin e tij nxorėn tė pa prekura nga rrethimi i madh asgjėsues gjerman i Operacionit Armik tė Dimrit, kur ai u kthye i turpėruar nga inkursioni “Triumfator i Martaneshit” dhe ku kryesisht pėr faj tė tij, Shtabi i Pėrgjithshėm i UANĒ i shkėputi tė gjitha lidhjet me forcat kryesore tė ushtrisė dhe me zor kaloi lumin Shkumbin, nė njė kohė kur nė zonėn e Martaneshit, Shpiragut, Arbanės, Shėn-gjergjit e Pezės kishte dy brigada sulmuese, Grupin e Elbasanit dhe Grupin e Pezės dhe nuk mundi tė lidhej me to e me ndihmėn e tyre tė siguronte kalimin nė Jug tė vendit, por gati sa nuk u asgjėsua efektivi kryesore i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Kam pasur fatin e madh ta shoh nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH tė Beratit kur raporti politik i pėrgatitur nga Sejfulla Maleshova ia bėnte kurrizin mė tė butė se barkun, por askush nuk kishte synim ta izolonte Enver Hoxhėn, pėrkundrazi, ai pas Beratit, me miratimin e KQ tė PKSH u shpall Kryeministėr, Gjeneral-kolonel, Komandant Suprem, Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH e plot ofiqe tė tjera. Pa shikoni ju lutem se ēfarė kameleoni tregohet Enver Hoxha thuajse nė tė gjitha rastet kur ai pėrgatitet pėr tė ngritur kurthe apo komplote makabre pa kursyer askėnd.

    Propozimi nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė PKSH, qė Tito tė njihej si Sekretar i Parė
    Unė, edhe sot e kėsaj dite, nuk arrij ta konceptoj qartė nė logjikėn time qėndrimin politik, ideologjik, atdhetar, partiak e moral tė Enver Hoxhės, si dhe propozimin e shfaqur rishtaz nga ana e tij nė Plenumin e 8-tė tė KQ tė PKSH, qė shokun J.B.Tito, ne duhej ta konstutionim si Sekretar tė Pėrgjithshėm tė KQ Partisė Komuniste Shqiptare, ndėrsa atė (Enver Hoxhėn) si zėvendės tė tij nė Shqipėri! Marrėzi dhe poshtėrsi mė tė madhe unė nuk kam dėgjuar kurrė nga goja e ndonjė politikani shqiptar i ēfarėdo spektri politik qoftė! Kjo ėshtė e shkruar siē thotė populli, e zezė mbi tė bardhėn, nė proces–verbalin e mbledhjes sė Plenumit tė KQ tė PKSH, nė qoftė se nuk mė ka lėnė kujtesa, e kam mbajtur unė personalisht, veē nė qoftė se nuk e kanė zhdukur ose falsifikuar. Dua tė theksoj dhe tė pyes me kėtė rast pėr dokumentet themelore tė historisė tė PKSH, PPSH, Historisė sė Shqipėrisė, ku janė dokumentet si: proces-verbali i Mbledhjes Themeluese tė PKSH? Do tė thoni ju, e ka sekuestruar policia sekrete italiane gjatė njė aksioni “blic”. Bukur! Po pse nuk ėshtė kėrkuar nė arkivat italiane? Ku ndodhen materialet origjinale tė Konferencės sė Parė tė Vendit, ku kontestohet zgjedhja e Enver Hoxhės si Sekretar i Pėrgjithshėm dhe propozohet pėr kėtė post Koēi Xoxe? Pse nuk botohen origjinalet e tyre apo pėr tė fshehur gjurmėt e punės sė dobėt tė Enver Hoxhės, Miladinit dhe Dushanit? Ku ėshtė? Pse nuk gjendet pas kaq vitesh, raporti politik i mbajtur nga Sejfulla Maleshova nė Plenumin e Dytė tė KQ tė PKSH tė Beratit? Apo mos vallė se ky ėshtė raporti mė analitik pėr veprimtarinė negative, fajet dhe gabimet nė vijėn politike tė Enver Hoxhės gjatė luftės? Ku janė materialet e Plenumit tė 8-tė tė KQ tė PKSH? Pse nuk janė pėrfshirė nė veprat e Enver Hoxhės tė plota, pse janė manipuluar deri nė atė farė feje. Mos vallė pėr tė fshehur gjurmėt e servilizmit tė tij, krupėndjellės? Shembuj tė tjerė tė kėsaj natyre besoj se nuk ėshtė nevoja tė rendis tė tjerė se ka me dhjetėra.

    “Vetėvrasja” e Nako Spirut dhe roli i Hoxhės
    Njėri nga problemet shumė seriozė dhe qė ka mbetur i mbėshtjellė me tymnajėn e spekullimit politik ėshtė vrasja, vetėvrasja apo eliminimi fizik i shokut tonė tė mrekullueshėm Nako Spiru. Kush e vrau Nako Spirun? Veli i mjegullės vazhdon ta mbulojė kėtė ēėshtje mjaft tė rėndėsishme. Nuk e di me saktėsi nėse deri mė sot, jurisprudenca, pra shkenca e drejtėsisė, a ka mundur ta pėrcaktojė ndarazi teorinė e saj, lidhur me vrasjen dhe vetėvrasjen e detyruar. Sigurisht qė ka mundur. Nėse e ka pėrcaktuar drejt raportin apo masėn e njėsimit apo tė barazimit midis vrasjes “proprement dite” (e thėnė pastėr) siē thotė frėngu dhe vrasjes me vetėvrasje tė detyruar!? Nako Spiru vrau veten se e detyruan, kjo tashmė dihet mirėfilli dhe ėshtė e vėrtetuar qartė, si njė e njė qė bėjnė dy. Atė, Nakon pra, e detyroi udhėheqja e Partisė, Byroja Politike e KQ tė PKSH (ashtu si funksiononte ajo nė atė kohė, e plotė dhe jo, me mbledhje tė planifikuara e tė paralajmėruara ose jo, me rend-dite tė caktuar ose tė rastit). A ėshtė rasti kėtu pėr ta mbyllur ēėshtjen, duke pėrcaktuar vetėm pėrgjegjėsinė kolektive, apo ka vend tė nxirret krahas saj dhe pėrgjegjėsia personale? Unė them po. Ka vend. Pėrgjegjėsia personale duhet kėrkuar vetėm te personi Enver Hoxha, sepse ai ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė, Kryeministėr i padiskutueshėm dhe arsyetimet e mėvonshme tė tij, pėr rolin e Koēi Xoxes nė drejtimin e punėve tė Partisė, nuk pijnė ujė. Logjika e ftohtė e sendeve thotė: ēėshtja e Nakos, akuzat kundėr tij janė thjesht ekonomike. Ē“ka tė bėjė Koēi Xoxe kėtu? Nėse Byroja Politike e KQ tė PKSH nuk luante rolin e saj qė i takonte, siē pretendohet, pėrsėri faji nuk ėshtė i Koēi Xoxes, por ėshtė i tij, i Enver Hoxhės, i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KQ tė PKSH. Sekretar i Pėrgjithshėm i KQ tė PKSH nuk do tė thotė paprekshmėri, do tė thotė pėrgjegjėsi, do tė thotė pėrgjegjėsi nė shkallėn mė superiore. Pėrgjegjėsia e tij del qoftė edhe duke gjykuar mbi vetė paraqitjen e ēėshtjes nga ai personalisht, duke arsyetuar mbi bazamentin e ēėshtjes tė pėrgatitur nga dora vetė. Po ashtu, nga ky shkrim, del edhe ndonjė vlerėsim apo pėrshtypje e veēantė e imja, qė ka tė bėjė me metodat e ushtrimit tė presionit, me koordinimin e masave qė nga refuzimi i dhėnies sė afatit tė kėrkuar nga vetė Nako Spiru pėr shqyrtimin e ēėshtjes sė tij deri edhe nė dhėnien e urdhrit pėr vėzhgimin e Nakos nga organet e posaēme tė Sigurimit tė Shtetit. Si mund tė shpjegohet ardhja e vetė Enver Hoxhės bashkė me Koēi Xoxen nė sallėn e spitalit, ku bėheshin pėrpjekjet intensive pėr mjekimin e shpėtimin e tij. Sipas porosisė sė Enver Hoxhės, unė qėndrova nė spital deri nė fund tė mjekimit tė pasuksesshėm dhe pas vdekjes sė Nako Spirut, kontrollova xhepat e tij, ku gjeta vetėm teserėn e Partisė, letėr njoftimin dhe njė shami, tė cilat ja dorėzova tė gjitha Enver Hoxhės. Ja, pra, ky ėshtė Enver Hoxha. Tė detyron tė vetėvritesh e pastaj jep urdhėr tė kontrollohet edhe i vetėvrari dhe pastaj mblidhuni o burra ta qajmė. Pastaj ta zhvarrosim e ta pėshtyjmė. Pastaj ta rivarrosim e tė tjera. Pyes mė insistim, po kėto varrime e zhvarrime Koēi Xoxja i ka bėrė, vepėr e tij janė kėto? Po represioni i dhjetėfishuar ndaj komunistėve dhe masės sė gjerė tė kuadrove pas pushkatimit tė Koēi Xoxes vepėr e kujt janė? A nuk janė tė Enver Hoxhės me shokė?...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    « Sa shumė ėshtė folur pėr dėnimin dhe faljen e veprimtarisė sė Koēi Xoxes. Fushatė mė tė egėr pėr nga presioni policesk, madje brenda partisė; mė tė gjatė pėr nga shtrirja kohore gati 56- vjeēare; mė diskreditonjėse me mashtrime, shpifje e falsifikime; mė diskriminonjėse me tė pavėrteta monstruoze, me tė vėrteta qė nuk i takonin atij, por Enver Hoxhės, por edhe me gėnjeshtra, mashtrime, shpifje, akuza nga mė djallėzoret etj. Kryqėzatė tė tillė tė egėr nuk ka pasur kurrė asgjėkund. E shtrirė nė kohė, ajo mund tė quhet njė fushatė e tejzgjatur dhe e pambarim gjysmė shekullore, duke djegur heretikėt nė zjarrin e inkuizicionit enverist. Jo vetėm politikanėt, propagandistėt e KQ tė PPSH, por edhe shkrimtarėt si psh., Ismail Kadareja qė u ruhet shumė pasaktėsive historike e nxjerr Koēin Xoxen «dy thika tė kryqėzuara», tash sė fundi me origjinė tė dyshimtė sllavo-maqedonase?! Kur dihet mirėfilli se ai ėshtė nga lokaliteti i Negovanit, i cili ėshtė i banuar nga shqiptarė tė mirėfilltė e tė pastėr etnikisht, ai ėshtė nga vendi dhe fis i afėrt i Papa Kristo Negovanit i therur nga grekėt pėr shqiptarizėm tė pastėr. Nė Negovan, ku ka qenė mėsues i shkollės sė fshatit Petro Nini Luarasi e mė pas gjyshi i Koēit, Sotir Xoxe, i cili, veē tė tjerash, ka qenė drejtor i shkollės, kryeplak i fshatit, anėtar i kėshillit tė pleqėsisė tė fshatit etj. Petro Nini Luarasi dhe Sotir Xoxja kanė qenė delegatė nė tė dy Kongreset e Manastirit, ēka flet pėr influencėn e tij nė bashkėsinė e shqiptarėve qė banonin nė kėtė rajon tė Greqisė. Ndoshta burimi i pėrcaktimit tė pavėrtetė qė jep Ismail Kadareja pėr origjinėn e Koēi Xoxes nė atė variant tė librit tė vet, merr shkas nga takimi i dytė i Enver Hoxhės me Stalinin nė Moskė? Pėr ēudi, kėtė variant tė gėnjeshtėrt tė origjinės sllavo-maqedone tė familjes Xoxe e pėrmed diku qėllimshėm edhe Nexhmije Hoxha, e cila vetė ka lindur nė qytetin e Manastirit sllavo-maqedon, ēka nuk do tė thotė kurrėsesi se ajo ėshtė me origjinė sllavo-maqedone!? Atėherė pse Koēi Xoxja duhet tė jetė sllavo-maqedon? Pėrse ta ketė bėrė N. Hoxha kėtė deklarim, i cili nė vetvete nuk e ngarkon kurrėsesi me pėrgjegjėsi politike Koēi Xoxen? Arsyeja e vetme e kėsaj shpifjeje tė qėllimshme ėshtė qė Koēi Xoxe tė paraqitet jo si shqiptar! Tė paraqitet si i huaj! Veē kėtyre manipulimeve tė qėllimshme denigruese pėr kėtė figurė tė rėndėsishme tė lėvizjes komuniste e punėtore nė Shqipėri, pėr Koēi Xoxen fliten lloj-lloj shpifjesh si njeri pa vlera kulturore, teneqexhi i rėndomtė, kriminel e tė tjera, ēka nuk i pėrgjigjen nė asnjė mėnyrė realitetit. Sė pari, ai ishte njeri babaxhan e aspak kriminel.

    Formimi dhe karriera komuniste e Xoxes
    Grupi Komunist i Korēės e zgjodhi pa ngurrim kryetar tė tij dhe tashmė dihet se GKK nuk e kishte nė asnjė periudhė tė veprimtarisė sė vet, nė praktikėn e tij terrorin dhe krimin. Kjo praktikė u zbatua kur nė krye tė PKSH ishte Enver Hoxha e kur Koēi ndodhej nė burg. Gjatė luftės nuk ka asnjė rast tė vetėm qė tė jetė dėnuar kush me vdekje, apo qė tė jetė eliminuar pas shpine me urdhėr tė Koēi Xoxes, si nė ato raste qė urdhėrontė Enver Hoxha me Miladin Popoviēin e Dushan Mugoshėn. Pas Ēlirimit tė vendit nga okupatorėt nazi-fashistė, kurrėsesi nuk ėshtė bėrė asnjė veprim, arrestim, pushkatim, dėnim, sekuestrim e kėshtu me radhė, pa lejėn e Byrosė Politike dhe platformės sė saj, si dhe pa dijeninė e Enver Hoxhės. Ēdo deklarim i kundėrt me kėto qė po them unė janė shpifje apo mashtrime tė qėllimshme. Koēi Xoxe nuk ishte injorant, pėrkundrazi, ai njihte disa gjuhė tė huaja, ēka i kishte dhėnė kėtė mundėsi rajoni shumė gjuhėfolės, ku ishte lindur e rritur ai deri nė moshėn 18-19-vjeēare. Ai ishte njė nxėnės studioz i shkėlqyer, ēka vėrtetohet nga regjistrat shkollore e shumė dokumente tė tjera arkivore tė kohės. Ai ishte sportist i mrekullueshėm. I qeshur, i dashur dhe i shkueshėm me shokėt e tė gjitha shtresave; studionte pa u lodhur literaturė marksiste e pėrparimtare, perfeksionohej nė mėsimin e gjuhėve tė huaja e sidomos tė asaj frėnge ēka vėrtetohet edhe nga praktika zyrtare e korrespondencės me vendet e huaja kur ishte ministėr i Brendshėm apo Sekretar Organizativ i PKSH si dhe tė tjera fakte si kėto i dimė shumė mė mirė ne qė e kemi njohur nė rini e jetuam me tė nė luftė, nė burgje dhe pas lufte nė funksione shumė tė larta partie dhe qeveritare. Por, po i largohem kėtij fakti se do tė duket sikur unė po bėj biografinė e Koēi Xoxes, ndėrsa qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė krejt tjetėr, por nė funksion edhe tė kėtyre shtrembėrimeve banale tė Enver Hoxhės dhe shumė shokėve dhe shoqeve tė tij.

    Figura e Enver Hoxhės pėrballė asaj tė Koēi Xoxes
    Nė kėto kushte, dėnimi i Koēi Xoxes nuk duhet tė merret i shkėputur nga dėnimet e shumta qė u dhanė nė vendet e Evropės Lindore, pėrkundrazi. Nėse kėshtu, dėnimet qė iu dhanė atij, duhet tė ishin kufizuar vetėm me ato masa qė u vendosėn nė Plenumin e Xl-tė tė KQ tė PPSH pra: pėrjashtimi i tij nga Byroja Politike, shkarkimi nga detyra e zv.kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme dhe caktimi si ministėr i Industrisė e lėnia si anėtar i KQ tė PKSH. Pėrse dhe si u hodhėn poshtė kėto masa? Si u kalua dhe pėrse nė masa tė tjera darstike, tejmase tė rėnda nė Kongresin e I-rė tė PKSH, nė kundėrshtim me atė qė kishte vendosur Plenumi? Pse iu bėnė PKSH mashtrime tė tilla rrugaēėrore? Gjithsesi kėto janė ēėshtje mė vete e shumė tė rėndėsishme dhe pėr sqarimin e tyre, mendoj se ka ende njerėz tė interesuar dhe dokumente autentike qė mund tė ndihmojnė nė zbardhjen e tyre. Unė mendoj, gjithashtu, se pėrcaktimi i saktė i figurės komplekse tepėr negative tė Enver Hoxhės, do tė pėrcaktojė dhe shumė tipare tė tjera pozitive tė figurės interesante tė Koēi Xoxes. Po iu pėrmend njė fakt tepėr domethėnės. Atė ditė qė u arrestua Koēi Xoxe, mė mori nė telefon Enver Hoxha dhe me zė shumė tė qetė mė tha: «Dėgjo Nesti, sot kemi arrestuar Koēi Xoxen, po ti mos u shqetėso se kjo nuk ka lidhje me ty». Ky lajm doemos mua mė befasoi e mė tronditi, ndaj nuk mund tė mos i thoja Enver Hoxhės: «Shoku Enver, po unė kam qenė zėvendėsi i tij dhe nuk di gjė pėr kėtė, pastaj ju po thoni tė mos shqetėsohem...». Masat e rėnda pėr mua dhe gruan time do tė vijonin mė vonė, por unė nuk e kam fjalėn atje. Pėrfytyroni, unė isha ministėr i Punėve tė Brendshme dhe nuk dija asgjė pėr kėtė arrestim kaq tė bujshėm! Domethėnė, Enver Hoxha ishte njė diktator, i cili me metoda mesjetare diktonte pėr ēdo gjė. Ai kishte policinė e vet tė padukshme dhe me anėn e saj godiste befasishėm kur deshte dhe kė person, ose grup personash tė deshte. Me gjithė presionet e vazhdueshme dhe pėrndjekjet e egra, gjithsesi, ka pasur komunistė tė ndershėm, tė cilėt nė ato kushte tė rėnda pėr PPSH dhe vendin tonė, kanė shprehur mendime ndryshe rymės sė shfrenuar tė fushatės kundėr Koēi Xoxes, si faktet qė pėrmenda pak mė sipėr dhe kjo dihet mė mirė se unė nga shumė shokė tė tjerė militantė tė partisė e idealistė tė saj. Por le tė kthehemi te dėnimi dhe eliminimi fizik i tij, i cili nuk mund tė merret kurrsesi i shkėputur nga dėnimet analoge, qė u dhanė me urdhėr tė Stalinit, nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore.

    Tito guxoi kundėr «zeusit» Stalin
    Titizmi u godit si rymė «regresive antimarksiste e trockiste» kudo, sepse nuk mund tė mos goditej. Sė pari, sepse Tito ishte ai qė guxoi i pari t’i bėjė autopsinė personit tė Stalinit, e kjo ishte kryesorja, dhe sė dyti, sepse ky ishte urdhri, kėshtu urdhėronte, jo shoku Stalin, por Stalini i Madh. Pse? Sepse J.B.Titoja ishte i pari qė guxoi nga tufa e bindur e vasalėve komunistė kominternistė, qė nuk mendonin kurrė me kokėn e tyre, por sipas shkopit tė dirigjentit, tė thyente tabunė e hekurt tė autokratizmit e autoritarizmit stalinist. Ishte ndėr tė parėt, qė guxoi tė sulmonte kultin prej Zeusi tė individit tė Stalinit. Nė ato vite, kjo lėvizje, kjo rymė e re e shumė e guximshme e Titos, i ngjau njė shpėrthimi tė madh kozmik, njė tėrmeti tė vėrtetė me pėrmasa kontinentale dhe botėrore. Menjėherė pas kėtij «tmerri» tė jashtėzakonshėm, qė ndodhi me denigrimin e figurės «sė udhėheqėsit tė madh tė proletariatit botėror», duheshin marrė masa tė tilla tmerri qė jo vetėm tė llahtariseshin drejtuesit e bindur tė Kampit tė Socializmit, por edhe ēdo anėtar partie i thjeshtė. Pėr tė vėnė nė jetė kėtė kryqėzatė anti-Tito kokat e turkut u gjetėn shumė shpejt, ēka nuk ishte e vėshtirė tė gjendeshin disa tė tilla, nė pėrbėrjen e qeverive autokratike dhe autoritariste ose nė gjirin e partive tė majta tipike vasale tė vendeve tė Evropės Lindore. Fatkeqėt nė kėtė rast, i caktonte kryeregjisori Stalin me ndihmėn e KGB-sė e do tė ishin medoemos, ministrat e Punėve tė Brendshme tė tė gjitha vendeve tė Evropės Lindore pa pėrjashtim, si dhe represioni ndaj njė sasie marramendėse kuadrosh tė devotshėm e besnikėsh tė komunizmit, tė cilėt pėrfunduan nė plumb. Lind pyetja, a pati njė urdhėr tė tillė madhor apo jo? Logjika e sendeve dhe fenomeneve tė kohės, ajo e veprimtarisė udhėheqėse dhe e diktatit tė Stalinit, praktikisht e pakufizuar edhe jashtė Bashkimit Sovjetik, tė dikton tė pranosh pa u lėkundur: Po! Pėr kėtė “po”, nė vendet Perėndimore ka mė shumė se njė gjysmė shekulli qė po hetohet, gėrmohet, studiohet nė arkiva tė hapura e sekrete. Kėrkohet vėrtetimi absolut i kėsaj “PO” deri mė sot dhe njė pėrgjigje tė saktė askush nuk e ka gjetur.

    Letra sekrete e njė vendi Perėndimor qė Enveri ja dorėzoi sovjetikėve
    Nė atė kohė pra, nė vitin 1948, Sigurimi i Shtetit Shqiptar, me anėn e njė njeriu tonė tepėr tė besuar, shtiu nė dorė njė letėr, njė dokument shumė tė rėndėsishėm qė Ministria e Punėve tė Jashtme e njė shteti Perėndimor ia dėrgonte legatės sė vet nė kryeqytetin bullgar nė Sofje. Nė atė letėr sekrete, kėrkohej qė tė hetohej intensivisht, nėse edhe nė Bullgari po punohej e po hetohej pėr zbulimin e lidhjeve agjenturore tė ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Bullgarisė me Jugosllavinė, duke vėnė nė dukje se njė aktivitet i tillė tashmė po ndodhte me ministrin e Punėve tė Brendshėm tė Hungarisė, i cili ishte vėnė nė pėrpunim. Kopjen e kėsaj letre, ia dorėzova menjėherė Enver Hoxhės. Tė nesėrmen, kėshilltari sovjetik nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Brendshme mė kėrkon urgjentisht njė takim pune si dhe njė kopje tė kėtij dokumenti, madje ai ishte mbushur gjithė zemėrim e pakėnaqėsi ndaj nesh, sepse kėtė njoftim kaq tė rėndėsishėm e kish marrė e para, nėpėrmjet rrugėve agjenturore, Ministria e jonė e Punėve tė Brendshme dhe menjėherė Enver Hoxha, i cili ja paraqiti tė gatshme kėtė tė dhėnė ministrit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė sovjetik nė Tiranė, dmth., po merrte njoftim pėr pėrmbajtjen e kėtij dokumenti me vlera tė mėdha e shumė tė rėndėsishme nga Shqipėria, mė parė Ministria e Punėve tė Jashtme sovjetike e mė pas KGB-ja, ky organ fuqiplotė, i heshtur e impresionant me reputacion tė padiskutueshėm botėror. Pėrfundimisht, si rezultat i gėrmimeve intensive nėpėr analet e fėlliqura tė shėrbimeve inteligjente tė shumė vendeve tė Botės e trillimeve tė paskrupullta tė KGB sovjetike, Lazlo Raiku nė Hungari e mė parė se ai, Trajēo Kostovi nė Bullgari, Rudolf Slanski nė Ēekosllavaki, Koēi Xoxe nė Shqipėri u gjykua e u pushkatua i pari sipas radhės, nė kėtė proces trullosės si tė ishte njė reaksion zinxhir bėrthamor, nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore. Sigurisht, pa gjė nuk do tė kenė kaluar edhe vendet e tjerė tė ashtuquajtura tė Demokracive Popullore si: Lukreciu Patrashkanu e tė tjerė nė Rumani, Berndt Shtainberger e tė tjerė nė Republikėn Demokratike Gjermane e kėshtu me radhė. Vetėm Vladislav Gomulka pati fatin tė mbetet pa u eliminuar fizikisht, sepse mė 5 mars 1953 “regjisori i madh” i kėtyre skenarėve makabėr, mė nė fund vdiq nė Moskė, nė kryeqytetin e vendit tė vet tė madh"...


    Rehabilitimi i Koēi Xoxes, gjithashtu lidhet logjikisht e krejt natyrshėm me rehabilitimin e tė gjithė personave tė represuar nė vendet e Evropės Lindore. Raiku, Kostovi e Slanski, Patrashkanu, Shtajnbergeri e tė tjerė, u rihabilituan mbas analizave dhe rivlerėsimeve tė figurave qė u bėnė nė kėto vende, lidhur me direktivat e Kongresit tė XX-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik e luftės kundėr kultit tė individit. Kurse Koēi Xoxe jo.

    Ai nuk u rehabilitua! Natyrshėm, lind pyetja: Pse Koēi Xoxe nuk u rehabilitua? Sepse nė Shqipėri, diktatura e Enver Hoxhės nuk u pėrmbys kurrė. Nė njė farė mėnyre, ideologjia e tij jeton ende edhe sot! Nėse normaliteti i zbatimit tė ligjshmėrisė do tė ishte respektuar nė Shqipėri pas eleminimit tė “grupit tė K.Xoxes”, ēdo gjė do tė ishte e justifikuar, por meqenėse ai vazhdoi edhe mė i amplifikuar se mė parė, do tė thotė se autori i raprezaljeve ishte po ai. Ja, ky ishte pėrbindėshi Enver Hoxha! Me sa dihet mirėfilli, nga pėshpėritjet vesh mė vesh nga tmerri i shtypjes diktatorile dhe nga dokumentet zyrtare, presion jo i vogėl ėshtė ushtruar edhe mbi udhėheqjen e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nga ana e udhėheqjes sovjetike, pėr rihabilitimin e Koēi Xoxes e shokėve tė tjerė. Veēse, i sigurt ėshtė fakti se Nikita Hrushovi, duke rihabilituar plotėsisht personalitetin e Titos, punonte qė ky rihabilitim tė njihej, tė legalizohej kudo, nė ēdo vend ku ai ishte goditur padrejtėsisht si rymė ideologjike e si praktikė shtetėrore. Rehabilitimi i figurės sė Titos, donte tė thoshte, hedhja poshtė e gjitha akuzave qė i ngarkoheshin, doemos midis tyre edhe akuzat qė ēuan nė pushkatimin e ministrave tė Punėve tė Brendshme tė vendeve tė Kampit Socialist.

    Kundėrshtimi qė i bėri kėrkesės sė rusėve Enver Hoxha
    Enver Hoxha, pėr tė mbrojtur veten dhe bashkėpunėtorėt e tij, nuk mund t’i pranonte ato kėshilla qė jepte udhėheqja e lartė sovjetike, ashtu siē nuk pranoi dhe e kundėrshtoi me forcė tė pėrbindshme kėtė lėvizje, duke shtuar nė maksimum terrorin dhe represionin, shantazhin dhe mashtrimin brenda vendit dhe manovrat me ndėrkombėtarėt. Kėshtu, ėshtė i kuptueshėm edhe qėndrimi i guximshėm i Tuk Jakovės, lidhur me rishikimin e historisė sė Shqipėrisė, PKSH-sė dhe PPSH-sė qė u analizua nė Plenumin e V-tė tė KQ tė PPSH nė vitin 1955, qė e ēoi tė mrekullueshmin Tuk Jaskova, nė dėnimin e padrejtė politik me 20 vjet burg, bashkė me guximtarin e pashembullt Bedri Spahiu. Sa e sa komunistė tė tjerė tė ndershėm e guximtarė, hodhėn nė Konferencėn e Partisė tė Tiranės nė vitin 1956, mbi tavolinėn e diskutimeve, problemin e rehabilitimit tė Koēi Xoxes me shokė? Po diskutime nuk pati, pas Konferencės pati vetėm arrestime. Po ashtu, i kuptueshėm ėshtė edhe qėndrimi brilant i Bedri Spahiut nė gjyq pėr kėtė rehabilitim tė domosdoshėm. Rehabilitimin e K. Xoxes, atėhere dhe tani e kėrkon koha, sepse ai nė fakt, ėshtė “Nyja Gordiane” e historisė tė PKSH, PPSH dhe Shqipėrisė pėr kaq vite tė lodhshme. Politologjia, historiografia, sociologjia, diplomacia e tė tjera fusha tė ndryshme tė jetės shqiptare, janė tė lidhura drejtpėrsėdrejti me zgjidhjen e drejtė tė kėtij problemi juridik tė kancerizuar. Ai,lidhet me forcimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve midis vendeve fqinjė, rritjen e besimit midis tyre nė bazėn e koncepteve tė reja. Ashtu si edhe nė vendet e tjera, ēėshtja e rehabilitimit u bė problem qė kėrkonte zgjidhje edhe tek ne nė Shqipėri, por nė tė kundėrt, u hodh poshtė nėn goditjet e pamėshirshme e tė egra tė proceseve tė reja gjyqėsore tė regjimit tė Enver Hoxhės, i cili pėr tė mbajtur pushtetin e tij personal, nuk ndalte pėrpara asgjėje. Dua unė apo jo, duan apo nuk duan tė zhgėnjyerit, duan apo nuk duan demokratėt, socialistėt apo militantėt e ēdo rryme politike, duan apo jo enveristėt, duan apo jo ekstremistėt e djeshėm dhe tė sotėm, probleme tė tilla qė nuk kanė mbetur pak, si peng i sė kaluarės dhe i tė sotmes; shpejt ose vonė, kėto probleme do tė analizohen e do tė gjejmė zgjidhjen e saktė juridike, morale dhe qytetare medoemos. Historia do ta bėjė edhe kėtė detyrė madhore tė saj.

    Vizita e Hoxhės nė Jugosllavi
    Kam qenė anėtar i delegacionit qeveritar tė kryesuar nga Enver Hoxha me cilėsinė e Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitin 1946. Po ashtu, si shumė tė tjerė anėtarė tė delegacionit, edhe unė kam qenė nė delegacion sa pėr emėr e numėr, ashtu si edhe gjeneral-major Myslim Peza, kolonel Kristo Themelko, Manush Myftiu, Manol Konomi e shumė shoqėrues tė tjerė si gazetarė, specialistė tė ndryshėm, ekonomistė, financierė, inxhinierė, personalitete tė artit e tė kulturės, historianė, pedagogė etj. Gjithnjė mė ka ardhur pėshtirė e mė vjen krupė edhe sot kur e kujtoj, mė falni pėr fjalėn jo gazetareske dhe pa etikė qė po pėrdor, por s’kam ē’bėj, nuk gjej dot fjalė tjetėr ekuivalente, kur mė vijnė nė kujtesė tė ashtuquajturat tregime, ose mė mirė tė them mashtrime tė Enver Hoxhės mbi atė vizitė zyrtare tė nivelit tė lartė. Vizita qe e gjatė nė kohė dhe me shtrirje territoriale tė gjerė, deri nė Kroaci, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Beograd etj. Vetėm kohė pėr tė vizituar Kosovėn, Enver Hoxha nuk gjeti, sepse plani i detajuar i vizitės nė Jugosllavi, ishte pėrgatitur muaj mė parė nė Tiranė e Beograd dhe nga servilizmi ndaj Titos se mos ai, mbetej qejfprishur pėr ndonjė send, nuk kėrkoi pėr tė shkuar tė vizitonte bashkatdhetarėt e vet. Pra, e shiti Kosovėn pėr dy grosh qejf tė Titos. Po njė delegacion tė madh tė kosovarėve pse nuk kėrkoi ta priste nė Beograd a kudo? Po njė telegram tė madh pėrshėndetės pse nuk ua dėrgoi “kryeprijėsi” i shtetit amė, apo nga frika se mos transmetohej nė radio apo botohej nė gazetė? Ne, anėtarėve tė delegacionit, doemos qė na bėri pėrshtypje shumė tė madhe mospėrfillja e Kosovės dhe kosovarėve, po a varej gjė nga ne?! Vetėm pėshpėrisnim. Pėrmasat e gėnjeshtrės, mashtrimit e tė qėllimit tė mbrapshtė pėr t’i fshehur popullit tonė gjithēka mbi atė vizitė, janė tė pakonceptueshme dhe ē“ka e bėjnė kėtė tregimtar shumė qesharak nė sytė e ndėrkombėtarėve, e sidomos tė fqinjėve, tė cilėt e ndiqnin ecurinė e vizitės me shumė interes. Pritjet pompoze dhe lajkat ishin aq tė mėdha, sa ne, anėtarėve tė delegacionit, na bėri pėrshtypje tė jashtėzakonshme, thua se po bėnim ndonjė vizitė nė perandorinė e Shahin Shahut tė Persisė. Gjithsesi, ne ishim tė prirur tė prisnim rezultatet e vizitės “madhėshtore”. Kur, aty pėr aty, pa pritur e pakujtuar, sė bashku me Nako Spirun dhe Hysni Kapon, pa njoftimin apo konsultimin mė tė vogėl e mė formal me specialistėt dhe anėtarėt e tjerė tė delegacionit, madje pa miratimin paraprak tė Byrosė Politike e tė Kėshillit tė Ministrave, Enver Hoxha nėnshkroi vetė tė gjitha marrėveshjet, qė nga marrėveshja mė madhore politiko-juridike, ajo e bashkėpunimit dhe ndihmės reciproke, e deri te marrėveshja pėr bashkimin doganor, marrėveshja e paritetit skandaloz monetar, marrėveshja e shoqėrive tė pėrbashkėta etj. Mė thoni, ju lutem, ē’i mungonte tjetėr kėtij vasaliteti total politik e ekonomik? Asgjė! Kurse shpifjet, pėr tė ashtuquajturėn Republikė tė 7-tė tė Federatės jugosllave, janė vetėm trillime tė Enver Hoxhės, sepse arkitekti i vėrtetė i kėtyre federatave (sepse ishte parashikuar strukturimi i disa federatave tė mėdha sllave) ishte dhe mbeti i madhi Stalin nė Moskė. Por, realizimi i kėtyre fantazive tė shfrenuara, pėr rikompozimin e kufijve tė Evropės, pas gjithė atyre sakrificave kolosale aq tė mėdha, qė bėri bota antifashiste dhe derdhi oqeanė tė tėrė gjaku, nuk e lejonin kurrsesi dokumentet, qė rregullonin ndėrtimin e botės sė pas Luftės sė Dytė Botėrore si: Karta e Atlantikut dhe Dokumentet e Konferencės sė Jaltės, si dhe aktet e tjera finale tė pėrfundimit tė Luftės. Pra, pas firmosjes tė gjithė atyre akteve zyrtare nė Beograd, personalisht nga Enver Hoxha, mungonte vetėm firmosja e akteve finale-formale, shpallja e datės sė bashkimit “vllazėror” tė Shqipėrisė me Federatėn e sllavėve tė jugut. Ky ishte mentaliteti oriental prej vasali i Enver Hoxhės. Por, shtetet, tė vegjėl apo tė dobėt qofshin, nuk mund tė gėlltiten ashtu si i tha Stalini pėr Shqipėrinė Milovan Gjilasit. Pra, kėto janė gjurmėt qė e kanė “preokupuar” dhe tmerruar vazhdimisht, komandantin tonė bukurosh Enver Hoxha dhe jo ujku, pra, jo marrėveshjet qė kish gatuar e nėnshkruar ai vetė me J.B.Titon qysh nė vitin 1946, por kolltuku i kreut tė vendit. Nėse do t’i kishte bėrė tjetėrkush kėto akt-marrėveshje, ai do ta kishte cilėsuar, patjetėr, jo vetėm agjent, por kryeagjent, superagjent e njė kosh plot me epitete tė kėsaj natyre, por me siguri, do ta priste edhe asgjėsimi fizik, ēka pėr Enver Hoxhėn tashmė ishte gjėja mė pa rėndėsi, gjėja mė e rėndomtė. Ai, eleminimet fizike i mėsoi qysh gjatė LANĒ, ustallarėt e tij ballkanikė, i kishte mjeshtra tė pėrsosur.

    Bisedat me Titon pėr vetėvendosjen e Kosovės
    Ėshtė e turpshme qė ēėshtjen e vetėvendosjes sė Kosovės, ajo ėndėrr aq e pėrkėdhelur me njė dashuri pėrvėlonjėse pėr tė gjithė popullin shqiptar gjatė LANĒ nė Shqipėrinė mėmė e nė Kosovė, e shtroi nė bisedime i pari Titoja dhe jo Enver Hoxha. Kjo ėshtė e vėrteta. Enver Hoxha, nuk guxonte tė bėnte njė “gabim” tė tillė pėrpara mareshallit J.B.Tito. Doemos, Enver Hoxha ishte i parapėrgatitur me kohė pėr atė qėndrim qė mbajti nė Beograd lidhur me ēėshtjen e tė drejtės pėr vetėvendosje tė Kosovės, qė nė kohėn e marrėveshjes sė Mukjes. Por, sidomos kur divizionet tona derdhnin gjakun nė Kosovė, Mal tė Zi, Sanxhak e nė Bosnje, sipas urdhėrit tė tij si Komandant Suprem. Duhet thėnė se pėr dėrgimin e dy divizioneve tona, me moton e ndihmės internacionaliste, nuk ka ndonjė vendim tė posaēėm tė KQ tė Partisė apo Qeverisė, por vetėm njė kėrkesė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė jugosllave tė firmosur nga Tito. Siē duket, pėr shokun Komandant, dėrgimi i forcave tė armatosura jashtė territoreve tė shtetit, nuk ishte ndonjė ēėshtje e rėndėsishme pėr ta shtruar nė Byronė Politike tė PKSH ose nė Qeverinė e RPDSH. Nė kėtė fushė, historisė bashkėkohore tė Kombit shqiptar, i del njė punė e madhe pėr sqarimin e qėndrimit tė Enver Hoxhės, duke u mbėshtetur veē tė tjerash edhe nė materiale e fakte zyrtare tė vlefshme e tė pavlefshme, qė na ka lėnė ai vetė nė “veprat” e tij tė ndritura, letra sekrete e njė vendi Perėndimor, qė kundėrzbulimi shqiptar shtiu nė dorė nė Sofje pėrpara KGB-sė dhe si Enver Hoxha ja dorėzoi ministrit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė sovjetik nė Tiranė.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Sikur Hollivudi Te Bente Filma Me Histori Shqiptare.
    Nga nikas nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 03:15
  2. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  3. E vėrtetė ėshtė vetėm e shkuara
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 23:40
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •