Flet ish-ambasadori Lisien Bashkurti, drejtor i Drejtorisė sė Analizė-Prognozės nė Ministrinė e Jashtme
Bashkurti, i njohur nė vitet e fundit tė komunizmit si drejtues i lartė i rinisė shqiptare, me mendime dhe pikėpamje pėrparimtare qė herėt, pas pėrmbysjes sė sitemit tė dėshtuar, iu fut politikės nė tė cilėn duket se nuk e gjeti veten, ndaj dhe vendosi tė largohet nga Parlamenti i konfrontimeve tė mėdha nė vitin 1992 e me kėrkesėn e tij shkoi si ambasador nė Hungari. Mė pas kontributi i tij do tė ishte tepėr i vlefshėm nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
Keni mbaruar sė shkruari historinė e diplomacisė shqiptare. Ēfarė ju ka shtyrė tė realizoni njė projekt tė tillė?
Nxitja pėr projekte qė i shėrbejnė historisė sė popullit vjen nga obligimi qytetar profesional, qė ēdo njeri ka pėr vendin e vet. Nė mėnyrė tė veēantė, duke qenė aktiv pėr njė periudhė mė shumė se 25vjeēare nė politikė dhe nė diplomaci, obligimi pėr mua ka qenė i dyfishtė. Nga vetė pėrvoja jetėsore, nga kontaktet qė kam pasur me disa gjenerata politikanėsh, breza diplomatėsh, sistemesh politike, shkolla tė diplomacisė, eksperienca kombėtare dhe ndarkomabėtare, e bėnin pėr mua mė tė mundshme iniciativėn pėr realizimin e njė projekti tė tillė. Nė tėrėsi ajo qė mė ka shqetėsuar mė shumė dhe qė ndodhta ka qenė motivi kryesor i nxitjes ėshtė eksperienca qė kam parė nė dhjetėra e dhjetėra biblioteka diplomatike nė tė gjithė botėn. Kėshtu, nga eksperienca qė pas diplomatike nė Hungari, gjatė vizitės qė bėra nė bibliotekėn e Institutit tė Diasporės nė Budapest, u trishtova pėr faktin se pėr Shqipėrinė ishte njė numėr shumė i vogėl, pra i pakonsiderueshėm librash. Ishte paradoks qė njė vend kaq i vjetėr, kaq i lashtė, kaq aktiv nė marrėdhėniet me popujt e tjerė, vendet e tjera, shpesh herė kaq determinant pėr fatet e Ballkanit, tė ishte kaq i mangėt nė historinė e shkruar. Natyrisht, pėr kėtė nuk ke kė fajėson, sepse gjithėsecili ka pėrgjegjėsitė e veta, merr pėrsipėr barrėt e veta pėr ta pėrballuar kėtė. Nxitje tjetėr, e veēantė, ka qenė fakti qė nuk ėshtė mirė qė ta kalojmė jetėn dhe veprimtarinė vetėm duke kritikuar, vetėm duke sharė ose vetėm duke mohuar tė kaluarėn, apo vetėm duke kėrkuar pėrgjegjėsitė te tė tjerėt qofshin kėta individė, grupe, gjenerata, apo parti politike tė ndryshme. Ėshtė mirė qė gjithėsecili ta fillojė nga vetja, pra kontributi qė ai jep. Nė kėtė sens kisha menduar dhe mendoja gjithnjė se ēdo qytetar nė Shqipėri, intelektual, njeri aktiv nė fusha tė ndryshme, ka mundėsi pėr tė kontribuar. E kam gjykuar se historia e diplomacisė shqiptare ėshtė nga mė tė pasurat, pėr vetė specifikat e vendit tonė. E them sinqerisht se ky projekt, tashmė i realizuar, nuk nisi thjesht nga kurioziteti. Gjithashtu, nuk ėshtė njė projekt qė synon thjesht tė mbyllė njė kapitull tė historisė sė popullit shqiptar. Projekti udhėhiqet para sė gjithash nga ambicia qė tėrė shkollat diplomatike shqiptare me tė gjitha zikzaket e veta, tė arrijnė nė disa konkluzione themelore, pėrmes tė cilave gjeneratat e diplomacisė bashkėkohore dhe ato qė do tė vijnė mė pas, tė mund tė orientohen mė mirė pėr ta vendosur interesin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė komunitetin e popujve tė botės.
Nuk ka njė datė fikse, pra tė pėrcaktuar se kur ka nisur ky projekt, por them se kjo ka tė bėjė me pėrpjekjet e mia shumė tė hershme pėr tė studiuar historinė e Shqipėrisė, historinė e politikės shqiptare, historinė e diplomacisė, tė personaliteteve tė shquara tė historisė. Kjo ka tė bėjė gjithashtu edhe me dėshirėn time pėr tu njohur me historinė e popujve tė Ballkanit, kulturat e tyre, mentalitetet, psikologjitė.
Ideja e kėtij projekti ka lindur nė atė moment kur ėshtė rritur interesi pėr njohjen e historisė botėrore, marrėdhėnieve ndėrkombėtare determinante tė diplomacisė botėrore, tė sistemeve tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, pėr ngjarjet qė kanė ndikuar mė shumė nė fatet e zhvillimit botėror, evropian, ballkanik dhe shqiptar. Momenti mund tė thuhet ėshtė mjaft i shtrirė nė kohė dhe lidhet thjesht me dėshirat dhe interesat e mia pėr tė studiuar dhe pėr tu pėrgatitur gjerėsisht pėr njė iniciativė tė tillė. Shpesh herė ndėrmarrja e projekteve tė tilla nuk datohet, sepse ato nxiten nga shumė faktorė, rrethana, koniunktura dhe tė tjera. Unė mund tė them se, sė paku, nga vitet 1980 - 1981 i pata vėnė vetės qėllimin qė ti pėrkushtohem gjerėsisht studimeve nė atė fushė.
Cilat kanė qenė vėshtirėsitė qė hasėt nė shkrimin e historisė sė diplomacisė?
Vėshtirėsitė kanė qenė shumė tė mėdha. Ndoshta arsyeja qė ky projekt ėshtė shtrirė nė njė periudhė gati prej dy dekadash nė punėn time kėrkimore, lidhet pikėrisht me vėshtirėsitė qė janė hasur. Mungesa e diplomacisė sė shkruar ėshtė ndoshta njė nga sėmundjet mė tė rėnda, mė tipike pėr veprimin dhe teorinė diplomatike shqiptare. Fakti qė autorėt, aktorėt, protagonistėt, personalitet, brezat, gjeneratat e diplomatėve shqiptarė nuk e kanė lėnė tė shkruar veprimtarinė e tyre. Para pak kohėsh isha nė Akademinė Diplomatike tė Moskės, njė nga mė tė vjetrat nė botė, dhe mė bėri pėrshtypje fakti qė nė tė ishin me qindra libra tė shkruar nga personalitetet kryesore tė diplomacisė sė atij vendi. Kjo do tė thotė se njė nga obligimet tė mėdha tė diplomatėve nė tėrėsi, tė niveleve tė ndryshme, ėshtė se nė pėrmbylljen e karrierės sė tyre ata gjithēka nga eksperiencat e tyre duhet ta lėnė tė shkruar. Mungesa e diplomacisė sė shkruar, mungesa e dokumenteve tė shkruara, mungesa e pėrvojave tė profilizuara janė vėshtirėsia e parė. Vėshtirėsia e dytė lidhet me faktin se edhe veprimtaria diplomatike nė tėrėsinė e saj ėshtė marrėdhėnie me tė tjerėt. Kjo ka tė bėjė me atė qė ne jo nė ēdo kohė na jepet mundėsia qė tė shkojmė dhe tė marrim material dhe nga burime tė tjera alternative, nga arkivat e ndryshme, pėr tė mėsuar se cilat kanė qenė mendimet, veprimet, aksionet e tė tjerėve nė marrėdhėnie me Shqipėrinė. Burimet nga arkivat e tjera ndėrkomėtare mbeten hallka mė e dobėt nė pėrgjithėsi nė studimet tona. Kjo do tė vazhdojė tė jetė pėr shumė kohė.
Vėshtirėsi tjetėr e konsiderueshme ėshtė se ne me vėshtirėsi mbledhim botimet dhe studimet ndėrkombėtare, nė tė cilat ėshtė shkruar edhe pėr Shqipėrinė. Ndonėse vitet e fundit ka mė shumė botime tė huaja, pėrsėri mund tė themi se mendimi ndėrkombėtar pėr vendin tonė ėshtė relativisht i kufizuar. Unė kam pėrfituar nga rasti i marrėdhėnieve tė mia me 55 akademi dhe institute diplomatike ndėrkombėtare, qė tė mund tė pėrfitoj nga botimet qė ata kanė bėrė nė mėnyrė tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejtė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Vėshtirėsi tjetėr ėshtė fakti se ne jemi, duam apo sduam, produkte tė njė mendėsie, mendimi, tė njė metode apo botėkuptimi mikst dhe mangėsitė nė formimin tonė vazhdojnė tė mbeten pengesė e barrierė e vėshtirė pėr tu kapėrcyer. Duhet tė kapėrcejmė vetveten qė tė modernizohemi nė filozofinė, nė metodologjinė, nė teknikat e pėrpunimit tė studimeve moderne dhe bashkėkohore, e kjo ėshtė njė luftė me vetveten.
Njė tjetėr vėshtirėsi ėshtė ajo qė diplomacia ėshtė njė organizėm i gjallė, pavarėsisht se projekti im ka karakter historik, nė tė asgjė nuk shihet e konservuar, por shihet si organizėm i gjallė nė tė cilin ndikimet, impaktet, efektet e historisė sė diplomacisė shpesh herė ngjajnė me patate tė nxehta qė preken drejtpėrsėdrejti edhe nė situatat, koniunkturat dhe problemet bashkėkohore. Me kėtė them se gjatė gjithė kohės duhet tė jemi tė kujdesshėm se nuk duhet qė me studimet dhe botimet tona tė ndikojmė pėr keq nė proceset e gjalla me tė cilat ballafaqohet diplomacia jonė. E fundit nga ato qė mund tė quhen vėshtirėsi ėshtė se shpesh herė personazhet e librave qė unė kam shkruar janė tė gjallė, janė aktivė, ndikues influencialė dhe ngadonjėherė ata i shikojnė dhe gjykojnė nė mėnyrė subjektive.
Natyrisht qė, pėrveē vėshtirėsive kam pasur edhe mbėshtetje nė realizimin e tri vėllimeve tė shkruara tė historisė sė diplomacisė shqiptare. Mbėshtetja ka qenė morale dhe kjo mė ka ardhur e pakyrsyer nga tė gjithė kolegėt, miqtė dhe bashkėpunėtorėt e mi, tė cilėve vite mė parė ua kam bėrė me dije se po punoja pėr realizimin e Historisė sė Diplomacisė Shqiptare. Mbėshtetja e dytė ka qenė ajo intelektuale. Unė e kam ndjerė kėtė jo aq brenda gjeneratės sė diplomatėve, se sa brenda njė rrethi mė tė gjerė intelektualėsh dhe personalitetesh tė shquara nė fushėn e shkencave historike, gjeografike, filozofike, ekonomike, politike, e tė tjera. Roli dhe kontributi i tė cilėve ėshtė brenda tri vėllimeve qė unė kam shkruar. Kam pasur mbėshtetje publike dhe konkrete nga breza diplomatėsh me eksperiencė dhe kontribut tė shquar nė fushėn e diplomacisė, kam pasur konsultime tė vazhdueshme me njė nga diplomatėt mė tė mirė shqiptarė, Behar Shtyllėn, kam pasur konsulent pėr njė kohė tė gjatė ish-ministrin e Punėve tė Jashtme, Reiz Malilen, kam komunikuar me ish-ministin e Jashtėm, Muhamet Kapllanin, kam pasur ndihmėn e njė diplomati me karrierė tė gjatė nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, dr. Sokrat Plakės, kam qenė nė kontakt profesional me ambasadorin Dashnor Dervishi, me kolegėt qė punoj nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, si Roland Bimo, e tė tjerė si Kujtim Hysenaj, Maxhun Peka, Besnik Koēi, por edhe me studiues dhe kontribues tė rinj nė fushėn e studimeve ndėrkombėtare si Albert Rakipi, por edhe gazetarė tė kėsaj fushe si Arben Ēejku, Astrit Memia e tė tjerė.
Nė vija tė pėrgjithshme, si do ta pėrvijonit historinė e diplomacisė shqiptare nga pikėpamja e perodizimit?
Them se tė tri vėllimet janė njė fokus subjekti nė vetvete, por pėr arsye studimore e kam konfiguruar nė tri periudha. Etapa e parė fillon nga veprimet e para diplomatike tė shqiptarėve nė rajon, qė zė fill nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i shekullit XIII. Ėshtė interesant fakti se janė krejt paralele veprimet diplomatike tė shqiptarėve me ato tė hungarezėve, serbėve, malazezėve, venedikasve, raguziotėve, me Vatikanin, Kostandinopojėn, qendrat mė tė mėdha politike tė kohės. Shqiptarėt janė pėrmendur nė tė tėra referimet historike dhe diplomatike tė asaj periudhe, nė mėnyrė tė veēantė nė periudhėn e anzhuinėve, nė shtetin e Muzakėve qė njihet si Regnum Albani, kėtu kemi marrėdhėniet e para intensive diplomatike tė shqiptarėve nė kėtė periudhė. Mė pas vazhdon shekulli XV qė ėshtė periudha nga Humanizmi Shqiptar deri te Rilindja Shqiptare, ku kemi tė bėjmė me veprimin diplomatik tė faktorit shqiptar herė si popull, principata tė veēanta, apo nė formėn e pashallėqeve, qė ishin pjesė e Perandorisė Otomane, iniciativave tė mėdha individuale tė personaliteteve tė shquara, e herė nė formėn e organizatave politike mbarėshqiptare, siē ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Pra vijmė nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar nga iniciativat e njė populli qė mbijeton nė intitucionalizimin e tij, deri nė shpalljen e Pavarėsisė. Kjo ėshtė njė fazė shumė interesante nė vetvete qė tregon se shqiptarėt, kur kanė dhe skanė dashur tė tjerėt, kanė qenė aktivė nė marrėdhėniet me ta dhe e kanė parė lojėn diplomatike si njė prej instrumentave tė mbijetesės dhe tė intergrimit tė vlerave dhe tė identitetit tė tyre. Nė fazėn e dytė shumė e rėndėsishme ėshtė diplomacia zyrtare, qė fillon qė me shpalljen e Pavarėsisė nė vitin 1912, e cila ėshtė shumė intensive, pasi kemi dy luftėra ballkanike, kemi Luftėn e Parė Botėrore. Kjo periudhė mund tė quhet ndoshta nga mė tė pasurat nė veprimtarinė e diplomacisė sonė, sepse kalojmė nga njė vend pa identitetin e njohur ndėrkombėtarisht nė njė subjekt ndėrkombėtar tė njohur, nga njė vend pa kurfarė institucionesh nė njė shtet me institucionet e veta. Nė kėtė kohė filloi shėrbimi diplomatik profesional shqiptar, ku vendi ynė ngriti konsullatat dhe ambasadat e veta nė njė sėrė vendesh tė botės, dhe kėta tė fundit i ngritėn institucionet e kėtij lloji nė Shqipėri, qė bėhet mė pas anėtare e Lidhjes sė Kombeve, vendos marrėdhėnie me shumė vende tė tjera tė fuqishme tė botės, nxjerr personalitete me vlerė si Konica, Fico, figura qė edhe sot pėrbėjnė njė vlerė nė panteonin diplomatik shqiptar. Natyrisht, deri nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore, kemi njė fazė ku sikundėr edhe vendet e tjera tė Ballkanit, edhe Shqipėria ėshtė nė fazėn e konsolidimit tė institucioneve tė saj. Njė fazė tjetėr e rėndėsishme ėshtė ajo qė fillon pas Konferencės sė Jaltės nė vitin 1945, qė njihet si periudha e Luftės sė Ftohtė, sė cilės i kam kushtuar dy vėllime. Vėllimi i parė trajton problemet e diplomacisė shqiptare qė nga viti 1945 deri nė vitin 1961 dhe e kam quajtur Diplomacia shqiptare nė fillimet e Luftės sė Ftohtė, ndėrsa vėllimi i dytė ka tė bėjė me historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nga viti 1961 e deri nė vitin 1989.
I keni kushtuar periudhės sė Luftės sė Ftohtė dy vėllime, pėrse ka ndodhur kėshtu?
Nė fakt periudha e Luftės sė Ftohtė ėshtė njė nga periudhat mė interesante nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Lufta e Ftohtė ėshtė sitemi mė i komplikuar qė trashėgon historia e diplomacisė botėrore. Nė sitemin e Luftės sė Ftohtė u mbartėn tė gjitha karakteristikat e sitemeve paraardhėse. Nga ana e vet, ky sistem gjeneroi pėrvoja, vlera dhe eksperienca, tė cilat do tė vazhdonin tė ishin prezente edhe pas rėnies sė Murit tė Berlinit dhe pas mbylljes sė kėtij sistemi nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Sistemi i Luftės sė Ftohtė pėrbėnte gjithashtu njė eksperiencė tė re, qė u diktua kryesisht nga pasojat dhe dimensionet katastrofale tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ajo ishte produkti i nevojės pėr njė botė tė re, pėr njė rend tė ri ndėrkombėtar. Fakti qė unė i kam kushtuar dy vėllime lidhet edhe me atė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore historia shqiptare merr njė trajtė mė tė plotė. Shteti shqiptar zė njė vend mė tė rėndėsishėm. Kjo ėshtė njė periudhė gjysmė shekullore, e parė nė kohė, dhe nga pikėpamja e diplomacisė ajo ėshtė shumė mozaikale, me shumė luhatje, dukuri pozitive, tė cilat mė parė nuk i kishim pasur, por edhe me dukuri mikste, tė pėrziera me impakte dhe pasoja negative, dėshmirtarė tė tė cilave jemi ne vetė, sepse po i jetojmė. Periudha e Luftės sė Ftohtė ende nuk ėshtė ezauruar nė studime, pasi njė pjesė e madhe e fakteve, dokumenteve, arkivave vazhdojnė tė jenė tė mbyllura, tė interpretuara e keq interpretuara, kontradiktore, e kjo ėshtė tipike edhe pėr historinė e diplomacisė sonė nė kėtė periudhė. Ėshtė momenti qė ne me pėrgjegjėsi, por edhe me kurajo shkencore tė hedhim dritė mbi faktet, dukuritė, fenomenet qė kanė karakterizuar diplomacinė tonė nė atė periudhė. Kjo ėshtė periudha e historisė moderne tė Shqipėrisė. Me interes ėshtė edhe fakti qė kjo periudhė pėrbėn njė sfidė tė kohės, qoftė vlerat qė kemi arritur tė krijojmė atėherė, qoftė pėr zikzaket qė kemi kaluar, por edhe pėr eksperiencat negative. Tiparet dhe pasojat negative tė asaj periudhe vazhdojnė tė ndihen akoma edhe nė politikat moderne dhe nė diplomacinė e kohės sė sotme. Ėshtė e domosdoshme qė kjo periudhė tė vazhdojė tė thellohet edhe me studime tė tjera, sepse eksperienca e saj ka vlera edhe pėr tė ardhmen e diplomaisė sonė.
Vėllimin e dytė, qė i kushtohet kėsaj periudhe, ju e keni quajtur Diplomacia e vetizolimit, njė titull sa intrigues, aq edhe real. Ju vetė ēfarė patėt parasysh, nga u nisėt qė ta quanit kėshtu kėtė libėr?
Nė fakt, kėtė titull nuk e kam paracaktuar, por ai erdhi natyrshėm, pasi e kisha pėrfunduar librin. Pėr ta quajtur kėshtu u nisa nga ato qė kisha hasur gjatė studimit tė materialeve, ku gjeta njė trajektore qė kalonte nė tri faza. Kėshtu, nga vitet 1961 62 e deri nė vitet 70, vėrehej pėrpjekja e Shqipėrisė pėr neutralitet, domethėnė dalja jashtė blloqeve dhe njė model jo krejt i ngjashėm me atė jugosllav, por i pėrafėrt nga pikėpamja e mosangazhimit ndėrkombėtar nė tė dyja blloqet e Luftės sė Ftohtė. Neutraliteti ishte faza e parė qė tregonte se Shqipėria merrte pėrsipėr qė tė mos ishte mė e angazhuar nė blloqet politiko-ushtarake, tė mos lejonte baza ushtarake, tė jepte garanci se nga kėtu nuk do tė kishte sulme qė tė preknin tė tjerėt, tė rrinte e baraslarguar e barasdistancuar nga tė dy blloqet. Neutraliteti mund tė ishte njė fazė qė mund tė pėrdorej pėr mirė, siē e pėrdorėn Jugosllavia, Austria, Finlanda, tė cilat efektivisht u orientuan gradualisht. Jugosllavia drejt bashkėpunimit ekonomik me botėn, ndrėsa Austria dhe Finlanda e shfrytėzuan neutralitetin e tyre pėr tė firmosur marrėveshjet e tyre me Komunitetin Ekonomik Evropian. Pra neutralitetin ato e shfrytėzuan pėr tu ingranuar nė blloqet perėndimore. Ndėrsa, neutraliteti i Shqipėrisė as i pati benificet e Jugosllavisė, nė pikėpamje ekonomike dhe tė suportit politik ndėrkombėtar, dhe as qė nuk u pėrdor koniunkturalisht si njė hallkė qė do ta ēonte Shqipėrinė nė mėnyrė tė lirė pa obligime nga palėt drejt njė orjentimi me perspektivė perėndimore. Nga neutraliteti faza e Shqipėrisė kalon nė etapėn e dytė tė rrugės drejt izolimit qė ėshtė parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta. Ky parim nuk ishte ndonjė gjė e re e Enver Hoxhės, pasi ai ka zėnė vend herėt nė historinė botėrore. Atė e kanė pėrdorur shtete si SHBA-ja, qė e kanė pasur njė parim tė madh qė ne do tė mbėshtetimi nė forcat tona dhe do ta shndėrrojmė Amerikėn nė njė kėshtjellė tė mbyllur, jashtė interesave dhe aktiviteteve ndėrkombėtare. Tė njėjtėn politikė ka ndjekur edhe Kina nė vitet 60, gjatė periudhės para dhe pas Revolucionit Kulturor. Kjo politikė i shtonte asaj neutralitetet dhe faktin qė pėrgjithėsisht angazhohet pėr ngritjen e kapaciteteve mbrojtėse tė vendit dhe pėr ndėrtimin e njė sistemi ekonomik tė vetin, reduktonte ndihmat dhe kreditė nga jashtė, duke menduar se gjithēka do tė zgjidhej nėpėrmjet qarkullimit tė resurseve tė veta ekonomike, jashtė sistemeve tė hapura ekonomike botėrore. Politika e mbėshtetjes nė forcat e veta u konsolidua tamam nė vendin tonė, kur Shqipėria e sanksionoi me Kushtetutė kėtė parim, duke e shpallur atė ligj socialist. Pra, neutralitetit tashmė iu shtua edhe principi qė ne do tė ndėrtonim njė Shqipėri autarkike krejt tė mbyllur, pa marrėdhėnie ekonomike ndėrkombėtare, pa lėvizje tė lirė tė njerėzve. Nė kėtė mėnyrė Shqipėria u bė njė vend jotėrheqės, dhe, si tė thuash, parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta ėshtė parimi i vetėharresės ndėrkombėtare. Nė vitet 80 nga parimi i mbėshtetjes nė forcat e veta Shqipėria kaloi nė atė qė quhet vetizolimi i plotė i saj nga bota. Ėshtė krejt e natyrshme qė ai parim tė ēonte nė njė vetizolim. Kėtė eksperiencė e kanė pėrjetuar disa vende si Japonia, Amerika, Kina, por nė tė gjitha rastet ai ka qenė i diktuar nga faktorė gjeografikė, vėshtirėsi tė mėdha pėr tė komunikuar. Rasti i Shqipėrisė ėshtė njė rast tipik, sepse ne nuk kishim asnjė arsye politike, historike, gjeografike e tė tjera qė tė pėrjetonim njė izolim tė tillė. Prandaj ky ishte drejtpėrsėdrejti njė proces vetizolimi. Njė proces qė u diktua nga brenda, nga doktrinat qė aplikonte regjimi komunist nė Shqipėri, nė dekadėn e fundit tė ekzistencės sė tij. Thuhet se diplomacia e vetizolimit ka lėnė tri pasoja, tė meta tė mėdha pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. Pasoja e parė ka qenė varfėria ekonomike, qė solli njė rrėnim total tė resurseve ekonomike tė vendit. Pasoja e dytė ėshtė shtypja e madhe njerėzore dhe izolimi mental, psikologjik e kulturor i shqiptarėve. Izolim qė do tė kėrkojė shumė kohė pėr ta kapėrcyer. Pasoja e tretė ėshtė mbyllja dhe konservimi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, qė pėrbėn ende vėshtirėsi pėr ta ēarė atė izolim dhe pėr ta vendosur Shqipėrinė nė komunitetion e vendeve dhe tė popujve tė hapur.
Krijoni Kontakt