Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    U gjet varri i Gjergj Arianitit

    GJIROKASTER

    Eshtrat e Gjergj Aranit Komnenit nė Gjirokastėr? Tė paktėn kėshtu mendohet. Pas 600 vjetėsh, banorė tė fshatit Golem tė Gjirokastrės kanė trazuar nė kujtesėn e tyre njė emėr varri qė ndodhet nė njė prej kodrinave tė kėtij fshati dhe qė ata e lidhin me emrin e bashkėluftėtarit tė njohur tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėndėrbeut. Deri pak muaj mė parė askujt nuk i kishte shkuar nėpėrmend se varri i "Gjergjit" (kėshtu ėshtė quajtur brez pas brezi), i cili ndodhet nė fshatin malor (35 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės) ėshtė i njė prej princave mė tė njohur tė Shqipėrisė dhe pikėrisht i Gjergj Aranitit. Dėshmitė e mė tė moshuarve tė kėtij fshati si dhe dėshmia e njė prej pasardhėsve tė Komnenėve, ka nxitur kureshtjen pėr tė gėrmuar nė varrin e "Gjergjit", me shpresėn se aty prehen eshtrat e vjehrrit tė Skėndėrbeut. Iniciativa pėr evidentimin e saktė tė kėtij fakti, ēka edhe do tė pėrbėnte njė zbulim me rėndėsi ėshtė ndėrmarrė nga mjeku i fshatit Golem, Dilaver Stroka. Pas mbledhjes sė dokumentacionit dhe bisedave me tė moshuarit nė fshat, Stroka ka nisur hulumtimin nė lidhje me kėtė figurė historike. Nisur nga tė dhėnat e mbledhura, mjeku Stroka ka kontaktuar me ekspeditėn arkeologjike tė Butrintit pėr tė gėrmuar nė varrin e "Gjergjit". "Kur ishim tė vegjėl prindėrit na porositnin: "Kujdes, mos shkelni mbi varrin e Gjergjit". Ajo qė mė ngacmoi mė shumė ishte dėshmia e nipit tė Ēaush Komnenit, pasardhėsit tė Komneneve, i cili mė ka thėnė se, sipas tė parėve tė tij, nė kėtė vend ka qenė varrosur Gjergj Arianit Komneni. Nuk u mjaftova me kaq, por kėrkova nė internet. Aty gjeta disa vargje tė njė kėnge qė tregojnė se Gjergj Araniti prehet nė njė mal, nė njė breg nė Sopot (bėhet fjalė nė Elbasan, por qė nuk ėshtė e vėrtetė). Referuar njė studiusi francez, rezulton se luftime me turqit ku ka marrė pjesė Araniti janė zhvilluar nė jug tė Shqipėrisė (nė zonėn e Janinės)", thotė Dilaver Stroka. Ky i fundit sqaron se ka marrė OK e arkeologėve dhe se gėrmimet nė varrin ku dyshohet se prehen eshtrat e prijėsit tė njohur shqiptar do tė bėhen nė mesin e muajit maj. Nė ekspeditė do tė marrin pjesė dhe arkeologė amerikanė qė do tė pėrcaktojnė moshėn e eshtrave tė varrit tė "Gjergjit" nė Golem.

    Gazeta Shqiptare 27/04/04

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bravo doktor Dilaveri i gjeti dhe heshtrat e Gjergjit.

    Kush e nje doktor Dilaverin si duket cudi qe pasi gjeti gjithe ato semundje gjeti dhe heshtrat e Gjergjit.

    Uroj qe golemasit me kete rast ti bejne nje kenge nga ato qe ata i dine.


    Lumsi une e lumsi ti
    Lumsi ne per kete parti

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    Dear coleagues,

    my name is mihail ionescu and I am a researcher in history from Romania. I have a question and I wonder if you can answer me (I know only English as foreign language). I research about a family wicj moved from Albania to Wallachia in XVI century and their traditional name is Hranite\Aranite. I made some search on the net and I have found that in Albania their is a national hero named Gjergj Aranit Komneni. I found about hime only data in Albanian. I wonder if you can give me some links to some serious information about him in English, because I want to find if their is a connection between him and the Araniti from Wallachia (anything will help).
    Thank you in advance
    mihail

    p.s. I have posted also in another place because I need an urgent answer. sorry for the inconvenience

  4. #4
    Go Pistons Maska e ledio
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    mihail75
    What do you want to know about Gjergj Arianitit?
    I searched too but i can only find Albanian links.
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    I am interested in Aranitis genealogy. I have found that his daughters married one Skanderber, another Stefan Brankovic (if it is the same guy, I am not sure).
    anything will help
    m75

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mihail:

    Your thorough background in history and career defense may have given you incomparable intrinsic knowledge in deciphering old names and family symbols. What is the meaning of the Calmius (river)? It appears to be a rather Roman/Latin name.

    Perhaps, it may turn into a lead.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    unfortunatelly, I am not a specialist in ethymology and I don't know the origin of the name "Calmius". About Araniti, I have found in a chronicle by Chalcocondil that he rebeled against turks and that his daughter married Skanderbeg. That's all I know so far.
    m75

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Mihail, a medieval lord of Albania, John Musachi, mentions the Arianites frequently in his writing (translated in english). Check out this link. The words Arianiti and Musachi are highlighted. Hope it helps.

    http://64.233.161.104/search?q=cache...ient=firefox-a

    see the following link for the little known genealogy of the Arianites

    http://www.sardimpex.com/files/ARIANITI%20COMNENO.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 26-07-2005 mė 12:52

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    Dear K Gentius, first link helped a lot. Thank you, I will use this chronicle.
    It is interesting that I have found a new Hranitul (Romanian name for Aranite) in the XV century; the historical sources mention him as a member of the prince familly, so it is possible that members of the Aranite familly arrived in Wallachia soon after the otoman conquest of Albania. Interesting, isn't it?
    m75

    p.s. he lived between 1376 to 1470? (according to this http://www.geocities.com/big_albania...a_komneni.html)! it is accurate?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mihail75 : 26-07-2005 mė 14:17

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    The only thing I remember is in the old albanian movie on Skanderbeg, it portrays Arianiti as a very old man at the time of the League of Alessio of 1444.

    I did not know specifically that members of the Arianites moved to Wallachia; I know that the albanian nobility used to intermarry with serbs greeks italians french and even hungarian nobility.

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    There is some commendable etymology involved in linking Hranite to Arianiti.

    Anyway, there is a certain Hranite Greek clan, which settled into the riverbanks of Calmius in Ukraine around 1700. Hranite’s coat of arms displays a silver sheep and river. The symbols and topology in earlier/ latter clan’s settlements resemble.

    A similar settlement in Greece is not known. Perhaps, the founders of the house of Bizant lived in Greece before the Noes flood.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    My base in linking Hranite with Aranite is a work by a great Romanian ethymologist (N. A. Constantinescu). I think that he wrotte corectlly because I have found a boyar named Hranite in the Romanian documents and Aranitul in the Slavonian one. The Romanians can't pronounce well Aranit, so that's why it became Hranite/Hranitul.
    But Styx your information about a Hranite greek clan in Ukraine is important, because the Hranite familly from Wallachia used Greek writting and also there were some Hranite in Moldavia too (one step to Ukraine). What do you know about them? Where did you find this info (any study, book)? Is there something on the net?
    Thank you in advance
    m75

  13. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    What does Calmius stand for? Is that Greek?

  14. #14
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    GJIROKASTER

    Eshtrat e Gjergj Aranit Komnenit nė Gjirokastėr? Tė paktėn kėshtu mendohet. Pas 600 vjetėsh, banorė tė fshatit Golem tė Gjirokastrės kanė trazuar nė kujtesėn e tyre njė emėr varri qė ndodhet nė njė prej kodrinave tė kėtij fshati dhe qė ata e lidhin me emrin e bashkėluftėtarit tė njohur tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėndėrbeut. Deri pak muaj mė parė askujt nuk i kishte shkuar nėpėrmend se varri i "Gjergjit" (kėshtu ėshtė quajtur brez pas brezi), i cili ndodhet nė fshatin malor (35 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės) ėshtė i njė prej princave mė tė njohur tė Shqipėrisė dhe pikėrisht i Gjergj Aranitit. Dėshmitė e mė tė moshuarve tė kėtij fshati si dhe dėshmia e njė prej pasardhėsve tė Komnenėve, ka nxitur kureshtjen pėr tė gėrmuar nė varrin e "Gjergjit", me shpresėn se aty prehen eshtrat e vjehrrit tė Skėndėrbeut. Iniciativa pėr evidentimin e saktė tė kėtij fakti, ēka edhe do tė pėrbėnte njė zbulim me rėndėsi ėshtė ndėrmarrė nga mjeku i fshatit Golem, Dilaver Stroka. Pas mbledhjes sė dokumentacionit dhe bisedave me tė moshuarit nė fshat, Stroka ka nisur hulumtimin nė lidhje me kėtė figurė historike. Nisur nga tė dhėnat e mbledhura, mjeku Stroka ka kontaktuar me ekspeditėn arkeologjike tė Butrintit pėr tė gėrmuar nė varrin e "Gjergjit". "Kur ishim tė vegjėl prindėrit na porositnin: "Kujdes, mos shkelni mbi varrin e Gjergjit". Ajo qė mė ngacmoi mė shumė ishte dėshmia e nipit tė Ēaush Komnenit, pasardhėsit tė Komneneve, i cili mė ka thėnė se, sipas tė parėve tė tij, nė kėtė vend ka qenė varrosur Gjergj Arianit Komneni. Nuk u mjaftova me kaq, por kėrkova nė internet. Aty gjeta disa vargje tė njė kėnge qė tregojnė se Gjergj Araniti prehet nė njė mal, nė njė breg nė Sopot (bėhet fjalė nė Elbasan, por qė nuk ėshtė e vėrtetė). Referuar njė studiusi francez, rezulton se luftime me turqit ku ka marrė pjesė Araniti janė zhvilluar nė jug tė Shqipėrisė (nė zonėn e Janinės)", thotė Dilaver Stroka. Ky i fundit sqaron se ka marrė OK e arkeologėve dhe se gėrmimet nė varrin ku dyshohet se prehen eshtrat e prijėsit tė njohur shqiptar do tė bėhen nė mesin e muajit maj. Nė ekspeditė do tė marrin pjesė dhe arkeologė amerikanė qė do tė pėrcaktojnė moshėn e eshtrave tė varrit tė "Gjergjit" nė Golem.

    Gazeta Shqiptare 27/04/04
    Me eshte dhene rasti te lexoj per kodiket e Beratit.Sigurisht ata jane shume te rendesishem, jo vetem si materiale fetare, por edhe historike.
    Ka zera qe thone se gjate periudhes, Shek VI- Shek IX, Bizanti drejtohej nga perandore ilire (Komnenet)???,me qender ne Berat.NQSe kjo eshte e vertete, shpjegohet lehte pse kodiket u gjenden ne Berat.problemi im eshte se para 1990 dhe ndoshta edhe me vone nuk eshte folur, ose eshte folur pak, per kodiket.Si mund te me qartesosh per kete teme?Mendoj qe eshte e rendesishme periudha para sllave...dhe kodiket perkojne me keto vite.
    Th Y
    sereno

  15. #15
    JARANI I PITES Maska e andi podvorica
    Anėtarėsuar
    24-05-2004
    Vendndodhja
    FREELANDUSA
    Postime
    50
    Kete qe po e shkruaj eshte jashte teme . Ne qofte se njeri nga ju eshte i afte te diskutoj gjerat ne gjuhen angleze,eshte nje web faqe qe quhet SKYSCRAPERCITY.COM ,futuni aty se serbet jane duke bere propaganda antishqiptare se kinse ne nuk kemi prejardhjen nga iliret kurse ata po.Kerkoj falje per nderhyrje!

  16. #16
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Gjergj Arianiti

    Elbasani ne kohen e Gjergj Arianitit, princi sovran para Skenderbeut

    Ndonese Skenderbeu njihet si Heroi yne Kombetar, pak te dhena jane publikuar deri tani, per princin feudal qe sundoi pese shekuj ne Arberi. Mosmarreveshjet e forta mes Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit dhe paqja pasi i pari, mori per grua, vajzen e te dytit, Doniken.

    Gjergj Kastrioti, Heroi yne Kombetar eshte vazhdues i vepres se Gjergj Arianitit, princit feudal te lugines se Shkumbinit i cili ishte i pari qe organizoi kryengritjen dhe korri fitore te njepasnjeshme ndaj hordhive turke. Per 3 vjet me rradhe, (1432-1435), ai mban te paprekura pronat e tij dhe krijon marreveshje te drejtperdrejta me kancelarite Perendimore. Ne vitin 1444 kishte 200 kalores dhe 5 bombarda me shume se Skenderbeu. Per kete arsye pati edhe ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Ftohjet moren fund kur Skenderbeu mori per grua, vajzen e Gjergj Arianitit, Doniken.


    Arianitasit, sundim 5 shekuj ne Arberi

    Sipas prof. dr. Kujtim Bevapi, ish drejtor i Bibliotekes Publike Elbasan dhe Kryetar i "Elbasani-Enciklopedi", arianitasit konsiderohen si dera feudale me e lashte dhe me e qendrueshme ne trojet Shqiptare. Prejardhje e tyre nis qe ne Bizant rreth vitit 1000 me emrin e David Arianitit, patrik i Bizantit i njohur per lufterat qe kreu nga Skrapari deri ne Shkup te Maqedonise. Mburreshin se kishin gjak Perandorak. Gjenealogjia e familjes ruhet brez pas brezi e shekull pas shekulli. Deri ne shekullin e XII nuk ka te dhena te qarta per familjen Feudale. Ne shekullin e XIII Arianitasit njihen per lidhjet e krushqise qe kishin me princat e Arberit. Ne Shekullin e XV ata krijuan lidhje familjare me Zahariajt, Muzakajt dhe Topiajt. Ne shekullin e 15 emri i familjes zgjerohet me miqesite dhe krushqite qe kishin me Kastriotet, Dukagjinet, Cernejovicet e Malit te Zi, Brasikovicet e Serbise deri tek familjet e medha Italine te Morese. Famen dhe kulmin e tyre Arianitasit e arriten me lufterat kunder pushtimit turk nen udheheqjen e Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti lindi midis viteve 1380-1390 dhe vdiq me 1459. Gjergji ishte bir i Komnenit dhe kishte edhe dy vellezer te tjere, Muzken dhe Vladanin. Gjergj Arianiti ishte i martuar me nje vajze nga dera e Muzakajve me te cilen pati plot 8 vajza. Por Gjergj Arianiti, kishte nevoje per pasardhes princer, ndaj per kete arsye u martua serish, duke i dhuruar familjes edhe dy vajza dhe tre djem te tjere. Ai ishte baba i 13 femijeve.



    Pronat e familjes feudale Arianiti

    Fortesa e Arianitasve ndodhej ne Moker disa kilometra larg Librazhdit te sotem. Zoterimet e tyre shtriheshin kryesisht ne te dy ane te e lumit Shkumbin dhe perfshinin Mokren, Cermeniken, Berzeshten, Shpatin, Polisin, Dumrene, Dibren etj. Megjithate mendohet se Valmi (Elbasani i sotem) dhe disa rrethina te Vlores kane qene territore te arianitasve. Duke qene se zoterimet e tyre, ndodheshin pergjate lugines se lumit Shkumbin, Arianitasve iu desh te perballeshin me dhjetra beteja te pergjakshme me hordhite turke, te cilat, per te depertuar per ne Arberi, udhetonin detyrimisht neper kete lugine. Disa nga betejat e pergjakshme, permenden beteja e Mokres 1445, lufta e Otentes 1446, beteja e Oronikut 1448, e Modrices se Ohrit 1462, Vajkalit 1465 etj. Ne te gjitha keto beteja komandante ishin caktuar nipat e Gjergj Arianitit si Gjergj Moisiu e Muzaka i Angjelines.



    Fundi i epopese se lavdishme

    Pas epopese se lavdishme qe lane ne histori vjen koha kur Arianitasit nisen t'i humbin gradualisht zoterimet e tyre. Djali i madh i Gjergjit, Thoma Arianiti 1448-1484 u emerua Kapedan i Republikes se Venedikut ne tokat shqiptare. Djali i dyte, Konstandini qe jetoi deri ne vitin 1531 u martua me nje markeze italiane dhe u be guvernator i qyteteve Fano e Montefiore. Djali i trete i Gjergj Arianitit, Arianit Arianiti pas prishjes se aleances me Venedikun u kthye ne Mysliman i njohur me emrin Mahmud. U vra ne vitin 1486 nga kryengritesit himariote ku ai kryente funksionin e myteselimit. Histori e familjes mbyllet me djalin e Kostandin Arianitit, Arianit Arianiti i cili vdes ne vitin 1551. Pas kesaj periudhe, arianitasit humbin krejtesisht trojet por jo emrin dhe historine.

    Duke qene komandant i nje ushtrie te pavarur dhe te madhe ne numer, duke qene sovran ne trojet e tij dhe duke lidhur marreveshje te drejtperdrejta me Boten, Gjergj Arianiti pati disa ftohje te perkohshme me Gjergj Kastriotin. Por ftohja nuk zgjati shume pasi me 1451, Gjergj Kastrioti u martua me te bijen e Gjergj Arianitit, Doniken. Gjergj Arianiti vdiq me 1459. Ne vitin 1465 edhe pse shqiptaret fituan me Ballaban Pashen, ne fushen e betejes mbeten te vrare 3 nipat e Arianitit, Moisiu, Muzaka e Gjurica.

  17. #17
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Shteti i Arianitėve
    Arianitėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Zotėrimet e tyre shtriheshin pėrgjatė luginės sė Shkumbinit e Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe nė lindje arrinin sė paku deri nė afėrsi tė Manastirit.
    Nė burimet historike emri i familjes fisnike tė Arianitėve haset pėr herė tė parė nė shek. XI nė veprėn e Gjergj Kedrenit Pėrmbledhje Historish. Ai tregon se nė fillim tė shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emėroi patricin David Arianitin si strateg tė Selanikut dhe, mė pas, si strateg tė Shkupit. Ai luftoi kundėr bullgarėve nė Strumicė e nė Shkup. Edhe djali i tij, Konstandini, pėrmendet nė vitet 1049-1050 si ushtarak nė shėrbim tė Perandorisė Bizantine. Nė njė marrėveshje qė Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikė shqiptarė, nė fund tė shek. XIII (1274), pėrmendet ndėr kėta edhe sebast Aleks Arianiti. Emri i Arianitėve do tė vazhdonte tė ishte i pranishėm edhe mė shumė nėpėr dokumente tė shek. XIV. Nė dy dokumente tė vitit 1304 tė princit tė Tarentit, Filipit, dhe tė mbretit tė Sicilisė, Karlit II, ndėr emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, qė u njiheshin privilegjet e mėparshme, ėshtė shėnuar edhe emri i Arianitėve. Nė njė letėr tė vitit 1319, qė papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikėve shqiptarė, ėshtė shėnuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Nė Epitafin e Glavinicės, tė qėndisur nė vitin 1373, gjendet edhe emri i qėndistarit Gjergj Arianiti.
    Pėr kėto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund tė krijohet njė lidhje e sigurt dhe tė pohohet se domosdo ata i pėrkisnin tė njėjtit trung familjar. Sidoqoftė, nėpėrmjet tyre del qartė sė Arianitėt ishin njė familje fisnike e vjetėr e Shqipėrisė Qendrore, nga mė tė njohurat dhe me ndikim tė veēantė nė jetėn politike tė vendit. Rol pozitiv nė kėtė drejtim kishte zotėrimi e kontrolli prej Arianitėve i segmenteve tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) nėpėr tė cilėn lėviznin karvane tė shumta pėr tregtimin e drithit, tė kripės e tė mallrave tė tjera. Pėr zotėrimin e kėsaj rruge tregtare shumė tė rėndėsishme, Arianitėt duhet tė kenė bashkėpunuar me Pavėl Kurtikun, zotėrimet e tė cilit gjendeshin nė krahinat pėrgjatė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropėn, sundimtarin e qytetit tė Ohrit. Pozicioni mbizotėrues i kėshtjellės sė Ohrit, mbi tėrė rajonin e njė liqeni shumė tė pasur me peshk tė cilėsisė sė lartė, kishte bėrė qė zotėrimi i tij tė ishte nė qendėr tė aksioneve politike e ushtarake tė zotėrve tė rajoneve pranė tij.
    Veprimtaria politike e Arianitėve do tė pasqyrohet mė mirė nė dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbėn rajonet e pasura lindore dhe filluan tė ndiqnin njė politikė mė aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e mė pas, kur Gjergj Arianiti korri njė varg fitoresh kundėr ushtrive osmane.
    Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike pėrmendet nė burimet historike edhe me emra tė tjerė familjarė, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Ēermenika, si dhe me disa tituj fisnikėrie. Titujt ishin tė trashėguar dhe dėshmonin pėr lidhjet krushqore qė kishin krijuar Arianitėt me familjet e tjera fisnike, duke pėrfshirė edhe atė perandorake tė Bizantit, siē e tregon mbiemri Komneni. Si familje sundimtare Arianitėt kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte nė stemėn e tyre. Nė njė dokument tė kohės tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur nė Raguzė qė tė thurej flamuri i tij.
    Pema gjenealogjike e Arianitėve nuk mund tė ndėrtohet saktėsisht, qė nga periudhat mė tė hershme, kur ata pėrmenden pėr herė tė parė. Sipas autorėve tė vjetėr shqiptarė, Marin Barlecit e Gjon Muzakės, i ati i Gjergj Arianitit ka qenė Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzėn e Nikollė Sakatit, qė kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port tė Buduas. Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakėn dhe Vladanin), si dhe njė vajzė qė u martua me Pal Dukagjinin.
    Muzakė Arianiti kishte vetėm njė djalė, Moisiun, bashkėluftėtarin e njohur tė Skėnderbeut, qė njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Ky u martua me Zafinė Muzakėn, ish-gruan e Muzakė Topisė, i cili u rimartua me tė motrėn e Skėnderbeut, Mamicėn.
    Vėllai i vogėl i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzėn e Gjon Kastriotit, Angjelinėn, shumė kohė pėrpara se Skėnderbeu tė dilte nė krye tė luftės antiosmane tė shqiptarėve. Djali i tyre Muzaka (i cilėsuar si Muzaka i Angjelinės, pėr t`u dalluar nga i ungji) do tė ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės tė vitit 1444.
    Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit tė madh tė Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare tė Arianitėve emėr e peshė tė veēantė nė jetėn politike tė Shqipėrisė.
    Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakėn, me tė cilėn pati tetė vajza. Vdekja e saj bėri qė, mė pas, Gjergji tė martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzė e guvernatorit tė qytetit Leēe tė Mbretėrisė sė Napolit. Me tė Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanė, Kostandinin dhe Arianitin) dhe njė vajzė.
    Zotėrimet e Arianitėve, ashtu si dhe ato tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė, gjatė periudhave tė ndryshme kanė njohur zgjerime e ngushtime. Pavarėsisht nga kėto, duke zotėruar segmente tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe tė degėzimeve tė ndryshme tė saj, Arianitėt kanė gėzuar njė pozitė tė veēantė nė jetėn ekonomike e politike tė Shqipėrisė dhe nė marrėdhėniet e lidhjet qė mund tė krijoheshin midis rajoneve tė ndryshme tė vendit dhe forcave politike tė tyre. Dėshmi e kėsaj janė edhe lidhjet e shumta martesore tė Arianitėve me zotėrit e tjerė tė viseve shqiptare, qė ishin kufitare me ato tė Arianitėve, si Muzakajt e Kastriotėt, apo edhe mė tė largėta si Dukagjinėt e deri me despotin serb, Stefan Brankoviēin, kur ky, pas pushtimit tė Despotatit tė Rashės prej osmanėve, u vendos nė vitin 1459 nė Krujė, ku qėndroi pėr disa vjet pranė Skėnderbeut dhe u martua me njė vajzė tė Gjergj Arianitit.
    Pėr rėndėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit tė Gjergj Arianitit dėshmon mė sė miri martesa e dytė e tij me vajzėn e guvernatorit tė qytetit tė Leēes nė Italinė e Jugut, qė ishte porti mė jugor i krahinės sė Puljes dhe, nė rrugė detare, mė i afėrti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikė nė Shqipėri e kanė shtyrė guvernatorin e Leēes tė martonte vajzėn larg vendit tė tij e pėrtej detit Adriatik, sė pari nė Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin nė Shqipėri, qė ka qenė eksportuese e rėndėsishme drithėrash. Shtrirja lindore e shtetit tė Gjergj Arianitit ka qenė e thellė. Ajo i ka pėrfshirė, ose sė paku ka qenė kufitare me fushat e Manastirit e tė Follorinės, qė ishin rajone tė prodhimit tė bollshėm tė drithėrave, ku ēmimi i shitjes sė tij ka qenė mė i ulėti se nė rajonet e tjera tė prodhimit tė tij nė Shqipėri dhe shumė mė i ulėt se ēmimi i shitjes nė Itali. Gjithashtu nėn zotėrimin e Arianitėve ka qenė, nė mos tėrėsisht, pjesėrisht, rajoni i liqenit tė Ohrit, prej tė cilit siguroheshin tė ardhura shumė tė mėdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerė i peshkut tė thatė tė cilėsisė sė lartė, artikull ushqimor ky qė ishte shumė i parapėlqyer nga banorėt e rajoneve tė tjera.
    Nėn zotėrimin e Arianitėve mund tė kenė qenė pėr njė kohė edhe qytetet e Manastirit e tė Follorinės, para se tė binin nėn pushtimin osman. Nė kėtė rajon Arianitėt kanė zotėruar kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradi), qė osmanėt e ripagėzuan me emrin Demir Hisar, kėshtjellė nė njė pozicion kyē, nga mund tė kontrolloheshin disa rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Si kufij natyrorė jugorė tė shtetit tė Gjergj Arianitit kanė qenė lumi Devoll dhe zotėrimet e Muzakajve, kurse nė veri shteti i Kastriotėve. Nė perėndim Arianitėt kanė pasur dalje tė gjerė nė detin Adriatik nė jug tė Durrėsit dhe nė rajonin e Myzeqesė. Gjergj Arianiti kėrkonte tė kishte nėn zotėrimin e tij edhe Vlorėn e Kaninėn bashkė me rrethinat e tyre, qė formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, nė rrugė detare, ishte mė afėr bregdetit italian. Kėto synime tė Gjergj Arianitit kanė zėnė vend nė aktet zyrtare tė marrėdhėnieve tė tij me Mbretėrinė e Napolit. Gjurmė tė tyre mbetėn edhe pas vdekjes sė Gjergjit. Njė djalė dhe njė nip i tij ushtruan detyrėn e funksionarėve tė lartė osmanė nė rajonin e Vlorės. Nė njė dokument tė fundit tė shek. XV, ky rajon ėshtė shėnuar si pjesė e “Arbėrisė sė Arianitit”, emėrtim i pėrdorur krahas “Arbėrisė sė Skėnderbeut”.

    marre nga
    SHQIPĖRIA GJATĖ SHEKUJVE TĖ MESJETĖS

    disa fakte qe kan gjetur historianet thone se se dhe Ismail Qemali eshte brez i familjes se Arianitėve

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2005
    Postime
    6
    could anyone translate me (at least in short) what lionesse and tirana wrotte? thank you
    mihail75@yahoo.com

  19. #19
    mihail75 can i have your contact.i can give u some good informations.

    Familja e Vlorajve eshte , sic i themi ne shqipetaret , nip tek Arianitet.
    Nje nga stergjyshet e I.Qemalit ishte vajza e nje nipi te Vladin Arianit Komnenit.
    Pigmenti i bardh qe karakterizon mjekren e I.Qemalit ka p[rejardhje nga Arianitet.
    Nje nga dajot e Vlorajve ( nga Arianitet , qe ne kete kohe mbanin akoma Mbiemrin Arianiti, kishte floket e bardhe(nuk di si quhet sindroma) dhe ishte i ligesht nga shendeti. Emri i tij qe Bardh dhe qe prift. Bardhi ne kete kohe nderton nje kishe pas kodrave te Kanines dhe ajo kishe u quajt Qishe e Bardhit, qe me kalimin e kohes evoloi ne Qishebardhi. Kuptohet qe kishat ishin qendra te zhvillimit ne ate kohe, por pushtimi turk beri te veten.sot e kesaj dite ne te njejtin vend nuk ka kishe por fshati aty qyhet Qishebardh( rreth 6km nga Vlora, gjeog. pas kodrave te Kanines.)

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Eneid Hamzaj
    mihail75 can i have your contact.i can give u some good informations
    KY mihail75 me duket se eshte nje studiues i huaj o bullgar o rumun .qe meret me albanologji .... dhe nuk di shqip,

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •