Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Thumbs up E ashtuquajtura "Republike e Mirdites"

    Mbas vdekjes se Kapidanit te Mirdites Prenk Bib Doda, duke qene se ai nuk kishte lene trashegimtar, vendin e tij e zuri me dallavere Marka Gjoni i cili deri atehere jetonte si i arratusur ne Prizren duke u veshur e mbathur me gjithe banden e tij qe e shoqeronte nga shteti jugosllav.
    Duke perfituar nga situata e atehershme ne Shqiperi, qeveria jugosllave duke akuzuar qeverine e atehershme shqiptare per politike antikristiane mobilizoi agjentin e saj, Gjon Markun i cili shpalli "Republiken e pavarur te Mirdites" ne Prizren.
    Qeverija jugosllave e mbeshteti kete veprim duke e argumentuar me te drejten e vetvendosjes se popujve, cka don te thote se per jugosllavet, Mirditoret ishin popull me vehte dmth nuk ishin shqiptare.
    Sigurisht qe kjo mund te ishte e vlefshme vetem per Gjon Markun dhe banden e tij dhe jo per popullin e genjyer te Mirdites. Ne zhvillimin e ketyre ngjarjeve nje rol (negativ) te rendesishem luajti FONDAMENTALIZMI fetar i disa krereve te krahines te cilet u munduan ta ndikonin keshtu edhe popullin e kesaj krahine. Per fat te keq jo krejt pa sukses.
    Ne tetor 1921 perfaqsuesi jugosllav ne Lidhjen e Kombeve akuzoi Shqiperine dhe qeverine e saj haptazi dhe boterisht per ndjekjen e nje Politike myslimane dhe perndjekjen dhe perpjekjet per asgjesimin e te krishtereve.
    Kjo akuze e perfaqesuesit jugosllav u perkrah edhe nga perfaqesuesi i shtetit grek.
    Per te vendosur lidhjen e kombeve perpara fakteve te kryera, ushtria jugosllave sulmon Shqiperine duke pushtuar edhe Mirditen dhe vendos Marka Gjonin si kryetar i "Rep. se Pavarur te Mirdites".

    Reagimi i atehershem i nderkombetareve pershkruhet nga historiani T.Zavalani si me poshte vijon:

    "Te gjitha kto prova, - thoshte Lord Fisher ne raportin e tij, - i japin aresye qeveris britanike me perfundue se eksiston nje plan jugosllav per me ckepute Shqipnin e veriut nga qeverija e Tiranes, tue INKURAJUE DISA KRENE TE MIRDITES te rebelohen dhe te shpallin "Republiken e Mirdites". Nje prove tjeter qi forconte tezen e Lord Fisher ishte se SULMI kunder tokes shqiptare filloi prej zones se okupueme nga trupat jugosllave, dhe armet e perdoruna nga kryengritesit mirditas ishin prej origjine jugosllave."

    (Zavalani,Tajar: Histori e Shqipnis,shtepia e librit Phonix, 1998 Tirane, Faqe265)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Andre Radoviē, ish kryeministri i Malit e Zi, duke spekulluar me Fondamentalizmin fetar dhe duke perfituar nga rasti qe ky Fondamentalizem kishte gjetur perkrahje tek disa krere te Mirdites me Gjon Markun ne krye, i konsideronte Mirditoret si Serbe ose Boshnjake.

    "[...]indeed, he thought well of the Albanians [...] "The worst of it is," he continued, "the fact that many of them [Serbs] are our blood brothers. Take the Mirdites, for instance, that infamous Albanian clan; they are really Serbs or Bosniaks who flinched and fled to the highlands while we held our ground against the Turks."


    (Marre nga: Bonsal,Stephen: Suitors and Suppliants: The Little Nations at Versailles, Chapter 5: King Nicholas of Montenegro and Essad Pasha of Albania: The Black Mountain Folk vs. the Sons of the Eagle)

  3. #3
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Mirditen Se Gjunjezoj Asnje Pushtues

    Mirditen nder shekuj se ka gjunjezuar asnje pushtues.
    Ajo ruajti te pastra me gjakun e bijeve te vet,gjuhen,traditen,kulturen,fene e qdo gje Shqiptare.
    Dashakeqij e armiq te Mirdites nder shekuj kan qen shum,pore jo vetem qe s arriten kurre ta gjunjezonin,por i shtuan namin e zanin ne gjith europen.
    Ne mirdite s ashte fol kurre Serbisht,Turqisht,Greqisht,Arabisht etj,pore vetem gjuha e paster e nanes Shqipni,qe na lan amanet te paret.
    Askush nuk mund te mohoje e perbuze apo tjetersoje luften 500 vjeēare te popullit te Mirdites kunder pushtuesve osmanllinje.
    Askushe s mund te mohoje luften patriotike te trimave mirditore kunder sistemit totalitare,Rus-komunist ne Shqiperi,per 25 vjet me radhe.
    Me historine e popullit te Merdites duhet te krenohet gjith Shqiperia,se eshte nje pjese e mire e historise se Shqiperise qe sistemi komunist u mundua me qdo kusht ta gropose.

    KUSHE DO TE DIJ ME TEPER PER HISTORIN E MIRDITES,LE TE VIZITOJE TEMEN,,Mirdita nje vater e qendreses anti-osmane,,
    PERSHENDETJE

  4. #4
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Kongresi Nderkombetar I Berlinit Njeh Mirditen Principate Autonome

    Me 18/06/1878 u mblodhen ne mirdite rreth 56 krene ,bajraktare,prijesa e luftetare te Mirdites i derguan kongresit te Berlinit kerkesen per tu njohur ne Europe si principate Autonome,nen drejtimin e Preng Bibe Dodes.
    Ai forum nderkombetare,me kembengulien e Austrise dhe te Frances,ne nenin 113 te protokollit Nr.13 date 05/07/1878, E NJOHU MIRDITEN KRAHIN TE PAVARUN E AUTONOME.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Jamarber
    Me 18/06/1878 u mblodhen ne mirdite rreth 56 krene ,bajraktare,prijesa e luftetare te Mirdites i derguan kongresit te Berlinit kerkesen per tu njohur ne Europe si principate Autonome,nen drejtimin e Preng Bibe Dodes.
    Ai forum nderkombetare,me kembengulien e Austrise dhe te Frances,ne nenin 113 te protokollit Nr.13 date 05/07/1878, E NJOHU MIRDITEN KRAHIN TE PAVARUN E AUTONOME.
    Cili Forum nderkombetar???
    Apo mos e ke fjalen per ftesen e Austro-Hungarise per shpernguljen e Mirditoreve si katolike qe ishin(Te qenit shqiptar shtetet europiane e injoronin komplet mbasi simbas tyre "Shqiptaret jane Turqit e maleve"; Bismark) ne Hungari???
    Pastaj krahine autonome prej kujt??
    Se nje autonomi te pergjithshme nga Turqia shqipatret e kishin arritur edhe de jure, se de fakto e kane patur gjithmone.
    Mos valle autonomi prej "Turqve te maleve"???
    Kush ishte qellimi i asaj autonomie imagjinare qe zotrote me krenari prej bashibozuku na prallis ketu , percarja e shqiptareve?????
    Per te tilla autonomi imagjinare kane nevoje vetem FONDAMENTALISTAT FETARE dhe PANAGJERIKE si puna jote por jo mirditoret si shqipetare te vertete qe nen udheheqjen ePreng Bibe Dodes iu bashkuan Lidhjes Shqiptare te Prizrenit per te mbrojtur teresine territoriale nga lakmia e fqinjeve dhe politika kolonialiste e Europes dhe Rusise.

    Viti 1878 eshte viti i Lidhjes shqiptare te Prizrenit qe me arme ne dore kerkonte te mbronte teresine e trojeve shqiptare dhe shkeputjen e Shqiperise se bashkuar nga Turqia. Forcat e armatosura te Lidhjes se Prizrenit te udhehequra nga kreret e shume krahinave shqiptare te cilet PA DALLIM FEJE APO KRAHINE "vrapuen ne Prizren per te organizue rezistencen kunder Malit te Zi dhe kunder EVROPES qe e perkrahte[...] Me 15 Qershor 1878 Lidhja e Prizrenit i drejtoi Kongresit te Berlinit nje rezolute ku shpallej se: JEMI GATI TE LUFTOJME TE GJITH KRAH PER KRAH SI SHQIPTARE PA DALLIM FEJE AS BESIMI."(Zavalani,173)
    Se cilet ishin keta krere shqiptar qe u organizuan ne Lidhjen e Prizrenit per shpetimin e Shqiperise pa dallim krahinor apo fetar, na e jep i madhi Gjergj Fishta tek "Lahuta e Malsise".

    "Fort ka qeshe Ora me vedi,
    fort ka qeshe e kshtu ka thane:
    se ata Akejte, besa, nuk jane,
    s'jane Akej as s'jane Dardaj,
    as vigaj, as katallaj;
    Por jane Krenet e Shqiptarise,
    Krenet e Gegeve e t'Toskenise,
    qi kane dalun ne kete dhe
    me lidhe bese me lidhun fe,
    dhe n'arme keta me u shtrengue,
    Europes fjalen m'ia poshtrue

    qi me Mbret paska pleqnue
    me i dhane dore Malit te Zi,
    t'a coptoj t'mjeren Shqipni.
    Sa p'r ate trimin n'krye te vendit,
    qi po t'dan ne log te kuvendit
    porsi t'isht nje rode dragonit
    e qi i gjaka Agamemnonit
    ai nuk asht mori lum Vasha,
    tjeter kush vec Ali Pasha,
    qi per t'drejtat t'Shqiptarise
    vete ia nep zjarrmin shtepise,
    e s'i dhimbsen nane as djale:
    per to jeten vete e fale.
    E njaj tjetri, ma pertej,
    me ata dy mustake te medhenj,
    me i preke n'shoq qi ka bri vedi
    ai nuk asht, jo, Diomedi,
    por asht Bajraktari i Shkrelit:
    si njaj pyrgu n'balle t'kesgtjellit,
    qe s'e trande as topi as shpata
    e ia thone emrin Marash Vata.
    Jo qi ka aty burra te tjere,
    Bajraktare, Krere e Beglere,
    qi per fjale e per urti,
    per trimni, per bujari
    nuk ia leshojne vendin kerekuje
    as n'Shqipni, as nder te hueje.
    A e sheh'i here njate burre zeshkan,
    me kollcike e me fistan,
    qi ma ka synin si sh'geta,
    qi m'i bajne t'gjith tungjatjeta,
    e qi folka ashtu pa u ze,
    here tuj mate, mandej tuj pre:
    qi prandaj njate fjale qi e flet,
    Mbreti as Krajli nuk e shkelet:
    pse dhe dera e tij bujare
    large permende asht n'toke shqiptare
    per kah pup'la e per kah dija,
    pa te cilin s'rron Shqipnija!
    Ai asht trimi Frasher Begu,
    qi gjithkund, ku e qiti shtegu,
    i la name ai Toskenise
    faqe t'bardhe i la Shqipnise.
    Mandej vjen nji Qefali,
    Prenge Bibe Doda, djale zotni:
    per kah mosha mjaft i ri,
    por i vjeter per pleqni,
    kur te dueje me fole urti:
    ai asht, Zane, njaj Kapitani,
    Kapitani prej Mirditet,
    per te cilin larg perflitet,
    larg perflitet, larg kallxohet,
    zi e bardh per te shartohet.
    Atehere vjen ne rend Toptani,
    qi edhe ketij larg i vojt' zani,
    per shka mire e zi qi bani,
    perse i forti si din vete,
    mire e zi punon n'kete jete,
    kur ti marre mendja perpjete.
    Perbri tij vjen prape Zogolli,
    Gjete Gege Shllaku dhe Begolli:
    vjen Cun Mula e vjen Mar'Lula,
    njani Hoti e tjetri Shale,
    t'forte per pushke e t'urte per fjale;
    si ai Dode Preci prej Kastratit,
    me ate Vrionin e Beratit,

    edhe trimi n'za Deralla,
    qi po i kishin fjalet e rralla
    [...]
    Por pertej, m'ate tjeter ane,
    ai asht Zane, nji burre shkodrane:
    asht Shan Deda i Dede Jakupit,

    qi si Letinit si Halldupit
    rrumbullak fjalen ua flet;
    psa asht dere pushke gjet me gjet
    [...]
    Ai asht Zane Abdullah Dreni
    [...]

    (Fishta, IX, 131/235)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 08-04-2004 mė 06:19

  6. #6
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    O Kastriot
    Aq i vogel je ...
    Pse shan perse nevrikosesh,perse humb llogjiken,te tjeret qe te lexojn,e kuptojn se perse,u bere gazi i forumit,nuk do ti fshi as kthej pergjigje shkrimeve tuaja se keshtu do ta kuptojn dhe te tjeret sa te vlen lekura
    Gjergj Fishta ishte Mirditore ,a harrove
    Gjergj Fishta ishte patriot jo tradhetare
    Gjergj Fishta ishte klerik kristian e jo ...
    Gjergj Fishta ishte politikan e shkrimtare i madh,e ja detikoj jeten e tij qeshtjes komtare,pore partia jote nuk ja permendi emrin per 50 vjet.
    Ik ne muzeun e Berlinit e merri te Dhenat per Mirditen,mose4 derdellis se na turperove neve qe jemi Shqiptare te vertete,patriot te vertete.
    Historia e Mirdites nuk mund te tjetersohet e te nxihet nga te huaj e meturinat e tyre,sepse ajo eshte nje pjese e madhe dhe e rendesishme e historise se Shqiperise

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Jamarber
    O Kastriot
    ...Gjergj Fishta ishte Mirditore ,a harrove
    Gjergj Fishta ishte patriot jo tradhetare
    Gjergj Fishta ishte klerik kristian e jo ...
    Gjergj Fishta ishte politikan e shkrimtare i madh,e ja detikoj jeten e tij qeshtjes komtare,pore partia jote nuk ja permendi emrin per 50 vjet.
    ...

    Gjergj Fishta perpara se te ishte Mirditor, Katolik, Shkrimtar etj. ishte SHQIPTAR i vertete dhe jo FONDAMENTALIST FETAR ose PANAGJERIK si ti dhe ata qe vijne mbas tejet.

    Gjergj Fishta nuk i kendoi ndonje "Republike Mirdite" te shpallur me ndihmen e serbeve dhe malazezeve por i kendoi Shqiperise dhe shqiptarizmit.

    Prandaj ty si mbeshtetes dhe sherbetor i politikes serbe dhe malazeze per percarjen e shqiptarve mbi baza krahinore dhe fetare, nuk te takon ta permendesh Gjergj Fishten.

    Gjergj Fishta kendoi bemat dhe patriotizmin e shqiptarve pa dallim nga perkatesia e tyre fetare. Ndersa Tema qe ti ke hapur dmth trajtimi i kesaj teme nga ana jote bie ere Fondamentalizmi dhe Panagjerizmi Fetar me qellim percarjen e shqiptarve.

    Dhe mos u mundo ketu gjoja nen flamurin antikomunist te tregohesh si patriot sepse edhe qorri e sheh jo veten Fondamentalizmin tend Fetar por edhe rolin tend si sherbetor i politikes antishqiptare te Beogradit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Nuk ben mire qe flet ne ate gjuhe !!!

    O Kastriot ! Nuk e kuptoj kete reagimin tend . Per cfare arsye qenka Jamarber sherbetor i politikes Serbe , cfare shkoi ai aty qe ndihmoi Serbin , nuk te kuptoj .
    A ka mundesi ta dim se cfare ideollogjie ke ti ? Ai ka treguar historin e Mirdites sibas gojdhenave te gjysherve dhe te stergjysheve te tij . Pse ai ka shkruar kete histori , duhet ti ta ofendosh dhe ti thuash "Sherbetor i Serbit ". Kjo eshte nje ofendim i rende per nje shqiptar .
    Nuk ben mire qe ul te tjeret me ate gjuhe , dhe hap tema provokuse , si kjo qe ke hapur ketu .

    Ju lutem moderatoreve kjo teme te mbyllet pasi eshte vetem nje teme provokuse , qe provokon antaret e respektuar te ketij forumi . Tema e Mirdites eshte hapur njehere , dhe aty mund te vazhdoj .
    Historia tregohet dhe nuk debatohet ,prandaj dhe quhet histori .
    Ju lutem mos e shtremoni Historin e Shqiperise per hater te ideollogjive tuaja .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Kastriot
    Serbet,Greket e Turqit kan qen armiqte me te rand e te veshtire per popullin Shqiptare,pore tradhetaret si puna jote e veglat e tyne jan armiqte me te ndyre qe te presin mas shpine me masken e patriotizmit.
    Shqiperin,Mirditen si ka lidhur historikisht asgja as me Turqit ,ase me Serbet, as me Greket.
    Ashtu si edhe mua dhe familjen time historikisht nuk na ka lidhur asgja me ta.
    Un jam nje njeri i perkushtuare mbas qeshtjes se madhe kombetare,dhe njerez si puna juaj ase me zmrapsin ,as me mposhtin as me trmbin ,perkundrazi me bejn me puntor ,me te perkushtuar mas kauzes time .
    Vete tema provokuese qe ke hapur tregon qarte kush jeni,sharjet ofendimet,jan mesazhi juaj i nje njeriu te deshtuar ne idealet e tij,nderroni kurs sa s eshte von,mund te jet dikush gabim pore kure te gjith te bejn thirrje tenderrosh duhet te reflektosh ne qofte se tek ju ka sadopak ndergjegje.
    Perse nuk merreni me historin e krahines tuaj,ose na trego nga jeni se kemi ne plot materiale historike,per gjith Shqiperin,e mund te shkruajm e lartesojm me teper krahinen tuaj,sepse un e kam nis me krahinen time se jam biri i Mirdites pore kam materiale te pa puplikuara per gjith krahinat e Shqiperis e te gjitha do ti shkruaj e botoj.
    Nuk kam menduar ase nuk do te mendoj kurre ,te provokoj ,apo sajoj gjera te paqena per te ulur historin e nje krahine apo edhe nje katundi a qyteti ,se kjo cenon rend historin e kombit,dhe hedh tek koshi i plehrave kedo qe e mendon dhe e ben
    Jam krenare me historin e shkelqyer te krahines sime ,ashtu siq jam krenare me historin e shkelqyer te kombit tim

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Gjuha shqype

    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli fllad i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhe ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubimit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.

    Nė gjuhė shqype nanat tona
    shi prej djepit na kanė thįnun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.


    Shqyp na vete, po pik' mį para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,

    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mį s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kenė ndera e trimnive.


    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,

    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr té gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    N'per gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.

    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!


    Dallimi midis Gjergj Fishtes dhe sllavofileve kudo qe jane eshte fakti i pakundershtuar se ndersa Fishta i kendon Shqiperise, gjuhes shqipe dhe shqiptarve PA DALLIM FEJE, sllavofilet mundohen ne shkrimet e tyre te vene ne dukje ndasite fetare dhe te interpretojne historine e Shqiperise, por edhe te krahinave te ndryshme si psh.Mirdita mbi baza fetare.
    Mirditoret kane qene dhe jane shqiptare, jo per faktin qe ata nuk u konvertuan ne mase ne fene Muhamedane por per faktin se ata luftuan ne cdo kohe per Shqiperine perkrah vellezerve te tyre muslimane.
    Momentet e vecanta si psh ajo e shpalljes se "Rep. te Mirdites" dhe ngjarjet qe pasuan faktojne me se miri se mirditoret megjithse u tradhetuan nga disa krere te tyre si Marka Gjoni te cilet ishin bere jo vetem Fondamentalista fetare por njekohesisht edhe vegla te serbeve ne dem te Shqiperise e gjeten me se shpejti rrugen e vertete dhe e ndaluan Marka Gjonin dhe te tjere mbas tij te vazhdonin duke i sherbyer Serbise dhe Malit te zi ne dem te Shqiperise.


    Perpjekja e ndyre per te prezantuar edhe Preg Biben me ngjyrat e sllavofile Marka Gjone vertetoi me se miri qellimin e ketij historiani te vetshpallur
    Jamarber.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 09-04-2004 mė 08:46

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    O Kastriot ! Nuk e kuptoj kete reagimin tend ...A ka mundesi ta dim se cfare ideollogjie ke ti ? ...
    Alba

    Ideollogjia ime eshte Shqiperia dhe Shqiptarizmi.
    Ti ndoshta mund ta kesh te veshtire ta kuptosh......

  12. #12
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar mė parė nga kastriot
    Ideollogjia ime eshte Shqiperia dhe Shqiptarizmi.
    Ti ndoshta mund ta kesh te veshtire ta kuptosh......

    Na bajate o kastriot, boze u bane!
    Asht ma mire me pa nji funeral sesa me te degju ty!(aq interesant je)
    A s'ke me qa me u marr, mos nuk ta var kush ne tema te tjera????
    Ta jap une ni teme nese ke oreks..........temen do ta quajme
    ...Hajde e flitni perqart, se kut i plasi......
    Ergo cogito, ergo sum!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga qerosi
    Na bajate o kastriot, boze u bane!
    Asht ma mire me pa nji funeral sesa me te degju ty!(aq interesant je)
    ....

  14. #14
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    MIRDITA KISHTE VITE QE KISHTE HY NE LEVIZJET ANTI-OSMANE,JO SI NAHI ,PORE SI NJE LIDHJE E FUQISHME LUFTARAKE.aJO JO VETEM MORI PJESE DHE DERGOJ KRERET E SAJ NE KRYE TE DELEGACIONIT TE SHQIPTAREVE NE ROME,PORE ISHTE DHE ORGANIZATORIA E KUVENDIT TE NDERFANES NE VITIN 1594

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Citim Postuar mė parė nga Jamarber
    MIRDITA KISHTE VITE QE KISHTE HY NE LEVIZJET ANTI-OSMANE,JO SI NAHI ,PORE SI NJE LIDHJE E FUQISHME LUFTARAKE.aJO JO VETEM MORI PJESE DHE DERGOJ KRERET E SAJ NE KRYE TE DELEGACIONIT TE SHQIPTAREVE NE ROME,PORE ISHTE DHE ORGANIZATORIA E KUVENDIT TE NDERFANES NE VITIN 1594

    Grij, grij sallate sa te duash, se vete ke per ta ngrene...!

  16. #16
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anėtarėsuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79

    Exclamation

    Grij, grij sallate sa te duash, se vete ke per ta ngrene...!

    O kastriot cfare perfitimi ke qe kerkon te njollosesh fytyren e bardhe te Mirdites?
    Pse e ben kete?
    Kerkon te na tregosh se i di mire konjukturat politike te asaj kohe ?!

    E ashtuquajtura "Republike e Mirdites" ka treguar se mirditoret ne ate kohe ishin pak me perpara se pjesa tjeter e Shqiperise qe kishte ngelur mbrapa per shkak te pushtimit osman,mirditoret kishin nje ide per te formuar shtet,veteadministroheshin,vete vendosnin,vete gjykonin...

    Ky lloj organizimi eshte akoma ne studim nga te huajt si nje lloj vete qeverisje shume interesante dhe e vecante.Ato kishin nje statut te vetin(kanunin)ku e zbatonin me perpikmeri.Natyrisht si cdo veteqeverisje kishte te mirat dhe te keqijat e veta,por neve duke mos pasur jetuar ne ate kohe nuk mund te dallojme cilat ishin te mirat dhe te keqijat,pasi ne i gjykojme me mentalitetin e sotem(qe besoj se ka ndryshuar per shume motive qe nga ajo kohe...).

    Ne ate kohe nuk kishim nje Qeveri te pavarur Shqiptare keshtu qe,kjo levizje e Mirdites nuk mund te ishte antishqiptare,fondamentaliste dhe panargjikdskhjj (u ngaterrova se keto jane fjale te denja per Kryeministrin tone...)

    Pastaj te lutem mos na perfshi At Gjergj Fishten(emer ky,qe sa here ta permendesh te perulesh ne gjunj...).

    Do ju lutesha moderatoreve qe ta fshijne kete teme pasi ne si Mirditore mund te ndjehemi te fyer nga deklaratat e papergjeshme te nje fare kastrioti(me siguri i ka lexuar tek ndonje reviste ekstremiste antishqiptare...)
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

  17. #17
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390

    Mirdita Ne Krye Te Kuvendit Nderballkanik

    Mirdita 12 vjet me vone nga kuvendi i Dukagjinit,perfaqesohet ne kuvendin nderballkanik tev kuqit me 8 shtatot te vitit 1614 nga Gjergj Bardhi i cili u zgjodh edhe ne keshillin drejtues te atij kuvendi,tuj zan vendin e katert ne gjashtesen drejtuese te tij.
    Ne kuvendin e kuqit u perfaqesuan komunitetet krahinore te cilat permblidhnin teritore relativisht te medha dhe kishin tregue vendosmeri e kishin derdhur shum gjak ne luften kundra pushtuesve osmane.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Jamarber,

    Jam plotesisht dakort me ty qe Mirdita, eshte plotesisht shqiptare ashtu sic e tregon edhe emri i saj. Do te doja te dija sa a nuk do ishte me mire qe Mirdita te krenohej me ndonje Universitet te Mirdites, meqe ka pasur fatin e madh te jete ne thellesi te Shqiperise (si me thene, ne prapavije te frontit), dhe si rrjedhoje jo ne perplasje te drejteperdrejte me pushtuesit e te gjitha kohrave (greke-sllave-turq-etj)?

  19. #19
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Mirdita edhe si pozicion gjeografik,edhe si rendesi historike,ka qen ne qender te Shqiperise etnike.
    Nuk e kuptoj se qfare hyn universiteti tek kjo tem,apo ne si shtet kemi universitete tashe 800 vjet....
    Mendoni para se te flisni.

  20. #20
    Agjitacion e Propagande Maska e FRANTIC
    Anėtarėsuar
    16-02-2004
    Vendndodhja
    Ne anen e erret te henes
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga harmonies
    Jamarber,

    Mirdita te gjitheve...

    Jam plotesisht dakort me ty qe Mirdita, eshte plotesisht shqiptare ashtu sic e tregon edhe emri i saj. Do te doja te dija sa a nuk do ishte me mire qe Mirdita te krenohej me ndonje Universitet te Mirdites, meqe ka pasur fatin e madh te jete ne thellesi te Shqiperise (si me thene, ne prapavije te frontit), dhe si rrjedhoje jo ne perplasje te drejteperdrejte me pushtuesit e te gjitha kohrave (greke-sllave-turq-etj)?
    Mire thote Jamarber...Sikur kemi universitete tash 800 vjet,ne si shtet...Leje pastaj te kete Mirdita...

    Ta them une se pse Mirdita nuk ka nje universitet...Pasi sistemi i jone i degjeneruar komunist per 50 vjete e la ne harrese Mirditen si krahine sepse ajo ishte:

    1-Patriotike,madje do thoja nacionaliste...Dhe dihet se komunizmi nuk shkon shum mire me nacionalizmin...
    2-Antikomuniste e deklaruar...
    3-Dhe e fundit por jo me pak e rendesishme- Mirdita i/eshte 99.99% katolike...Enveri ishte i "Pa fe" dhe e kishte kapur keq me Fene ne pergjithesi dhe me Krishterimin ne vecanti...

    Gjeja me e bukur vjen tani ne vitet e demokracise...pasi keto zogj te Enverit po zbatojne te njejten politike te tij...

    Keshtu qe Mirdita do vazhdoje te ngele e izoluar perderisa te jene ne PUSHTet keto politikane te "nderuar".Por dij nje gje ti dhe gjithe te tjeret qe e paskeni kap me Mirditen:

    Per aq kohe sa Mirditoret te kene gjak Mirditori,MIRDITA do qendroje kryelarte,dhe heret a vone ato qe nuk e kane marre vesh do ta kuptojne se sa e rendesishme ka qene ajo per SHQIPERINE !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FRANTIC : 15-04-2004 mė 19:09
    ... dhe Drejtesi per te gjithe

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •