Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nga Ferit Lamaj

    ARIU E DHELPRA

    " E pandehur, te kane pare
    drejt kotecit duke ngare
    nje kerriç e nje gomar.
    me nje fjale , dy deshmitare...
    Ç'ke te thuash me ne fund?"
    dhe ariu putren tund.

    "S'e mohoj , eshte e vertete
    qe me pane ata dy vete.
    Mirepo une , ne me latë,
    do te sillja ne gjykate
    nja dyqind qe s'me kane pare...
    Apo jo , zoti gjyqtar? "



    E zgjuar , hëë ???
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    KETRI DHE IRIQI

    Foli ketri dhëmbëbrisk:
    "Do të bëhem okulist,
    t'i fitoj paratë me thasë!..."

    Një iriq seç u gajas:
    "Ç'do të bëhesh okulist?

    S'ka më mirë se dentist.
    Kafshët kanë dy sy, o t-rap,
    kurse dhëmbët pa hesap..."
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    TERBIMI

    Jep te zbrese , s'e zbret kali...
    tashme tigrin e zu halli

    turravrap e ne perrua
    kaleziu t'u terbua,

    mor, nuk la kafshe gjalle
    sa me dhembe, sa me palle
    preu shqeu permbi kale

    asnje çast me nuk zbriti,
    teksa kalin shaloi tigri.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    NJEREZIA DHE KANDARI


    Eshtë një trastë plot me rrush.
    Sa rrush ka ? Kush e gjen ? Kush?

    Nja tri kile do të ketë.

    Jo , jo! Katër e përpjetë.
    Njëri: Pesë.
    Gjashtë, tjetri.

    Fjalën merr dhe më i vjetri:
    Jo kështu s'bëhet pazari!
    Sa rrush ka , e gjen kandari...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Fabula me e preferuar e imja. Sidomos me Shqiptaret... ku harrojne ata??

    GABIMI I QUKAPIKUT
    Astrit Cerma 1984

    Ne provimin e zoologjise,
    Qukapiku
    (Sa turp)
    Ngaterroi,
    Bleten me nje mize.
    Per kete, s'do mend,
    U denua rende.
    Ne vend te notes 10,
    I vuren noten 8.
    Edhe ne deftese
    Ia shenuan kete ngaterrese.
    Mbasi mbaroi shkollen,
    E filloi pune ne nje uzine,
    Gjeti belan per kategorine,
    7 here nuk ia dhane,
    Shoket e drejtorise
    Sepse, dikur,
    (Sa turp)...
    Kish ngaterruar bleten me nje mize...
    ... Dhe ja, nje dite,
    Si gjithe shoket e tij,
    Me nje zocke
    Ra ne dashuri.
    Kur e kerkoi me nenen e baban,
    Gjeti belan.
    Me zor u binden pala e krushqise,
    Sepse, dikur,
    (Sa turp)...
    Dhenderri, kish ngaterruar,
    Bleten, me nje... mizeeeee...
    ... Djali i tij, me qe kish talent,
    U pa me vend
    Per timpan te konkuroj,
    Por dot nuk fitoi,
    Sepse, disa nga shoket e jurise,
    Kishin mendimin, se, dikur...
    (Sa turp...)
    I ati... kish ngaterruar,
    Bleten... me nje... mizeeee...
    ... Ben te sajen jeta...
    Qukapiku, u nda nje dite,
    Nga bota e shpreserise.
    Ne gurin e varrit,
    Dikush,
    I gdhendi nje blete
    Qe...
    (Sa turp...)
    Ngjante me nje... mizeee...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    Fabula nga Ferrit Lamaj

    Nepotizem

    Eshte pare s’eshte pare
    Vune minister nje gomar

    Gjindja tha: Goxha minister
    Me samar e me kapister

    C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
    Eh, gomar, c’te polli halli!

    Dhe kerrici prêt nje qoshe
    Tok me pelen kuqaloshe…

    Por nje cep kerkon dhe mushka
    Ndryshe zemerohet krushka

    Ne katund plasi debati:
    More, s’ngeli soj veshgjati!

    Flet me plak i muhabetit:
    Le t’i rrojne, me nder qytetit!

    Se katundi pa gje s’ngeli
    Boll jane: lopa, qeni, gjeli…


    Dy majmunet dhe derrkuci

    Ishin c’ishin, dy majmune
    Me nje sharre benin pune
    “Sh, sh, sh” sharronin drune

    Nje derrkuc flinte aty
    U hodh njeri nga te dy:
    Uu, c’djerse paska ky!

    Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
    Eh, vertet po na cudit
    Ne punojme e ky djersit!…


    Njeriu-mine dhe mina me sahat

    Nje njeri me shpirtin sterre
    Qe gjithekund sajonte sherr

    Hasi minen me sahat
    “Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

    Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
    -Shpejt te iki, se pas pak…

    Porse mina ia kthen paq:
    Une nje here bej “bum” dhe aq…

    Eh, kjo bote qenka cudi!
    (Per cka them, qysh tash ve bast):

    Ka ca njerez, ja si ti
    Qe shperthejne ore e cast…


    Syri, mendja, hunda

    Ish nje sy, nje sy, per dreq
    Qe kish marre huq te keq:

    S’shihte fare aty prane
    Por matane, tej matene

    I tha mendja: More sy
    Bej cudi, cudi me ty

    Shih me pare c’ke perqark
    Me pastaj bridh tutje, larg-

    Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
    Ngjitur ti ke motren hunde!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Fabula nga autorë shqiptarë

    Ndre Mjeda

    Gomari e kali

    Po pse, po pse,
    Ankohej nji gomar,-
    Ty njerzit t'bajnë kaq nde
    E t'shame, mua po m'falin?
    Se i bari vetë mbi shpinë
    Si ti, a thua, s'e dinë?

    E kali i thotë kadal':
    "Në mos gabosha, ty t'përbuzin njerzit,
    Pse si gomar ti i ban e vetë si kal".
    -Ma fort se puna vetë me të qitun në za
    Shumë herë a mënyra se si je tuj e ba.
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gruni e egjra

    Egjra që rritej
    Grunit përbri,
    Nji dit' i foli
    Si me kreni:

    "Pa kurrfarë mundit,
    Pa nji kujdes,
    Un' kallx e kokraa
    Bri tejet qes.

    Ty me djersë t'ballit
    T'vin' rreth puntortë,
    E me m'mbërri mue
    I ngjiat kaq t'ortë".

    Ia priti gruni:
    "Mos u kreno,
    Se gjaja e keqe
    Rritet sido."
    wrong verb

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Miltiadh Davidhi

    LIRIA
    (gomari, i zoti dhe mushka)

    U mërzit në kasolle gomari,
    ndaj një ditë këputi litarin:

    Boll më, tha ,me dru dhe punë,
    do fitoj lirinë dhe unë!

    Po kur i zoti e gjeti në pazar
    e ngarkoi mirë me mall.

    I foli një mushkë aty pranë:
    Liria nuk është për gomarë!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dritëro Agolli

    Dijetari dhe gomari

    Vështrimet racionale dijetarit
    I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

    Përpiqej në mendime, bëhej copë:
    Si mund të kishte hipur lart një lopë

    T'ia bënte bajgën trarit të plevicës
    Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

    Tek fantazonte mënçëm dijetari,
    U ndodh praktiku tokësor gomari

    Dhe tha: "Ky Tra një vit e ca më parë
    Oborrit ishte hedhur për t'u tharë.

    Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
    Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

    Me bajgën trarin në tavan e vunë,
    Që dijetarëve t'u hapnin punë,

    Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
    Si hipi lopa lart të bënte bajgë..."

    U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
    Me sy nga bajga mbeti dijetari.
    wrong verb

  11. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ferit Lamaj

    MIZA DHE GOMARI

    E dhjerë , por krenare!
    Kjo miza qenka fare:

    u shkri i tërë fshati.
    e bajgu nga inati;
    Por një ...i dha veshgjati,

    nën bisht e mbi kurriz.
    gomarin gudulis
    i duket vetja Miss,

    Një mizë , goxha mizë,
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dritëro Agolli

    Njeriu në garë me gomarë

    Një ditëz të diel
    Njeriu me gomarë
    u futën në garë:

    Gomari në diell
    Filloi të pëllasë,
    Njeriu të bërtasë.

    Gjykonte juria:
    Kush bënte më shumë
    Potere dhe zhurmë.

    Dhe tha Perëndia:
    "Njeriu nga kjo garë
    Fiton mbi gomarë."
    wrong verb

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    M.D.

    GOMARI DHE QENI

    Një herë na u "lajthit" një gomar:
    -Që sot e tutje tha s'do ha më bar.

    Pse ç'kanë ujku, qeni...më shumë,
    Si ata mish e kocka do ha dhe unë!

    Përpara na i doli një goxha kockë,
    Donte ta hante, po s'e përtypte dot.

    I tha qeni: - Ç'bën kështu o gomar,
    Dhëmbët e tua janë vetëm për bar!

    P.S. ...A ka më për gomerë?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    Diabolis
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mbase më e përkitura për Shqipërinë nga Dritëroi:

    Kalonin në një shteg të ngushtë mali
    Gomari para e mbrapa tij kali...

    por nuk e kam dhe nuk e mbaj mend saktë.
    wrong verb

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Dritëro Agolli

    KALI DHE GOMARI

    Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
    gomari para ,pas gomarit kali.
    Të dy ngarkuar me thasë mirë,
    nga vapa të munduar e djersirë.

    Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
    ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
    Por kali më në fund durimin humbi,
    e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

    Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
    ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
    E nga të vete s'di fare unë i ngrati,
    kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

    Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
    dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
    Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
    Përpara nxjerrin veç gomarë.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    (Fabula nga Jorgo S. Telo)
    VERE DHE UTHULL

    1) HESHTJA E REVOLTUAR
    Heshtja – heshtur e dremitur
    na u ngrit duke bërtitur:

    “Ububu, moj, ububu,
    e zeza ç’është kështu?

    Pa u shkëputur nga turma,
    iu vërvit skërrmitur zhurma:

    “Ç’ke, moj hesthje, vallë, ç’pate?
    Pse e hap gojën çorape?

    “Si, bre, ç’pata? Ç’faj kam unë?
    Erdhën t’më mbytnin në gjumë.

    (Me tallaz heshja u zgjua
    dhe u sul porsi fajkua…)


    2) “LEZETI” Ì KOHËS
    Mledhur në kopshtije:
    fruta, zarzavate.
    Nën diell a hije;
    sherr gjer mbasmesnate.

    Me radhë e pa radhë
    flasin që të tëra.
    Njëra: “S’kam të sharë.”
    Tjetra: “Shih, si u bëra…!”

    Disa – fletëmëdha,
    Disa – kërcellgjata.
    Disa – kryetlart
    e ca nga ndënbalta…

    Strukur midis tyre
    si një dhi mes delesh
    një fjalërrëmbyer
    me tjetërsoj gjethesh…

    “Unë në kthesë ua marr.
    (Foli me potere)
    Zë vendin e parë
    në kohët moderne.
    Sa më vlen lëkura ,
    ju s’e gjeni dot.
    Mos, se u përzura
    nga bahçet qysh sot!

    Ju s’ma dini emrin.
    Mbaj emër latin.
    Më mbajnë në zemër,
    se jap zjarr…guxim…

    Ndodh dhe që pas vrullit,
    afshit që sjell unë;
    disa bien, humbin;
    këputen në gjumë…

    Jam lezeti ì kohës.
    E shtrenjtë, e re.
    Ca më bien kokës.
    Botën pa mend le…

    xxx

    Ca fasule strukur
    tek thasët me stiva
    britën: “Nga është futur
    CANABIS SATTIVA…?!


    3) BILBILI JASHTË MODE…U lodh korbi, krrakarriti.
    Në gjuhë pështyma iu tha.
    Gurmazin pak e gërvishi.
    Mnë në fund mendimin dha:

    “Ja, kështu, more bilbil,
    jashtë mode mbete ti!
    Zerin fëminor e ke.
    Je për kohën demode.
    Këna do kënduar fort.
    Britma…grrrrr…ja hop, ja top;
    me sa ze te kesh ne koke.
    Veç kështu të do kjo botë.
    Kollotumba cep më cep,
    sa të rrjedhë gjak në sqep.
    Dhe ulërima… jo pak.
    Melodia?
    Eeeh,
    U plak.

    Bilbili qetas dëgjoi.
    Dhe.. ashtu me këngë në gojë
    rrahu krahët,
    fluturoi.


    4) MBURRJA
    Mburrja shkoi duke gjëmuar
    mbi një kalë kalëruar.

    Shkoi… po ku shkonte, vallë?
    Apo s’kish një kalë me shalë!

    Mburrja mbi kalë hazdisej.
    Sa dhe kalin e bezdiste.

    Hundën lart – si rrufepritëse.
    Uiski, shampanjë rrufiste.

    Dhe thosh mburrja: “Unë jam.
    Cilindo ndën vete e kam.

    SDhtonte mburrja: “Unë s’gaboj.
    Me të thjeshtët jam njëlloj.

    Ja, e shihni… në kuvend
    fjala ime peshon rëndë…
    Ja, e shihni… çdo hendek;
    pa hiç ndihmë e hedh vetë.

    Këto fjalë, a ì tha,
    hop-pëlltuq nga kali ra.

    Thjeshtësia ballëdjersitur
    iu afrua për ta ndihur.

    “Ç’të gjeti, mburrje, kjo gjëmë?
    Erdhe hipur si kadënë.
    Tani do kthehesh në lëmbë…!”


    5)DASHURIA DHE XHELOZIA
    Dashuria dhe xhelozia
    po ecnin krah për krah.
    Spitulloheshin të dyja;
    kush t’ngjitej la më la.

    Një zemër e stërdjegur
    Ashtu me zë të çjerrë
    Tërë mllef, tejet e shkrehur
    dufin sapo kish nxjerrë:

    “Për dashurinë s’kam ç’them.
    Me xhan e ngrë kalanë.
    E dashuria kalanë e shemb.
    Saka e bën gërmadhë.


    6)GISHTRINJTË
    Si gardh – të pestë brenda dorës
    meditojnë herë-herë gishtrinjtë.
    Kujtojnë, si u bindën nëpër kohë…
    Pa fshehur gjë… ashtu të dëlirë…

    Nëpër kohë të ndryshme të pestë:
    Përherë shërbëtorë të trurit…
    Ashtu siç kthente truri “fletë”
    Nën urdhra gishtrinjtë ì vuri.

    Dikur ndërej dora lart.
    Gishtrinjtë krehër shtrirë lkrejt.
    SDipas trurit goja thirrte; “Hajt!”
    Për FYHRER, Duçe… apo dreq…

    Një goxha kohë thyhej krahu
    si “Z” mbi bark a mbi zemër.
    Ashtu e donte “Dera” a “Allahu”,
    të shquhej kush qe dhe me ç’emër…

    Më pas për gati pesëdhket’ vjet
    të pestë gishtrinjtë u mblodhën grusht.
    Tregonin, ndoshta, bashkim apo besë.
    Apo “topuz”, kur nuk bindej ndokush…

    Tek vendi ì shqipeve ndërruan stinët.
    Dy gishtat përpjetë si flamur
    për fitoren… (Liri-demokracinë);
    Apo këmbët në “bigë” si dikur!?

    Sot shpesh dora ngrihet kuturu.
    Gishtrinjt’ sikur lozin “tra-la-la”.
    Gjoja si pa ideal e pa tru…
    Gjasme “përshëndetje” bëjnë ata.


    7)LIRIA E MARRËZISË
    Diku në një cep
    jetonin të dyja:
    Arsyeja fatkeqe
    edhe marrëzia.

    Arsyeja siç ish
    me zemër të çelë;
    Prit e përcill miq.
    E urtë përherë.

    Marrëzia kokën
    kish në vend të lig…
    Po t’ì jepje dorën,
    të hidhej në fyt.

    Në qafë arsyes
    ì binte pa shkak.
    Ndier e pa ndier
    ia ngritte një lak…

    Përbalë marrëzisë
    Arsyeja,( sa herë)
    ësht’ gjendur e trishtë.
    Rrugën ia ka çelë.

    Dhe ì thosh arsyeja:
    “Pse po më godit?
    Me plot mizorira
    pse po më drobit?

    Marrëzia thoshte:
    “Se dua liri.
    Iku koh’ e moçme.
    Ësht’ Demokraci.”

    Tjetra që ia njihte
    horrllëqet pa fund;
    me vetveten fliste:
    “Nuk po ta dal dot… s’mund.”


    8)ABIMI DHE FAJI
    Si në një livadh
    u grindën të dy.
    - Kush ësht’ më ì madh
    unë apo ti?

    Dhe ì çorrën hundët,
    grisën nga një vesh.
    Gjak ì bënë buzët;
    Në kok’ s’lanë lesh.

    Papo u rrokullisën,
    por livadh nuk qe.
    Mbi beton e zift;
    Bamb e bumb – përdhe.

    Kur ì zoti vet’
    pa atë rrëmujë,
    zërin çoi për[pjetë:
    “Pritni, ua them unë!

    Për nga ligësia
    më ì madh është faji.
    Ka aq të këqia,
    sa s’ì ngrë kandari.

    Ndërsa për nga mosha,
    më ì madh është gabimi.
    E di gjithë botsa,
    mbarë Rruzullimi.

    Kur bëja gabime
    askush nuk më foli.
    Faji nxori krye;
    në burg më përcolli…”


    9)KUR PIQEJ RRUSHI
    Fillimshtatori a fundgushti;
    nisi e po piqej rrushi.
    Kokëvogël e bishtgjat’
    dhelpra shkoi në monopat.

    Rrushi shpej e vuri re:
    - Eja, kumbarë, si je?

    - E ç’të jem, o mik, - tha dhelpra. –
    Jo dhe keq, kur paska vreshta…

    - Mirë e ke, moj e uruar.
    Veç një gjë s’ta kam kuptuar:
    Shumë e shumë kohë më parë
    çoç më ke përbuzur, sharë.

    - Ah, o rrush, s’ësht’ e vërtetë.
    EZOPI shpifur do ketë…
    Mbaje vesh, do vijë një ditë,
    Plakushin do hedh në gjyq.

    - Moj, po mblidh fiqirin vetë,
    mos llap poshtë e përpjetë!
    Po të jetë për gjyq e ligj,
    sot duhen harxhe dhe… miq.

    ……………………………..
    ……………………………..

    Me dëshirë për t’u pajtuar,
    fliste rrushi shtruar-shtruar.
    Dhe ì dha bistakë të pjekur:
    - Po të fal për çka ke pleksur!


    10)GRENZA
    Edhe unë jam
    Mizë.
    Si gjithë të tjerat –
    Mizë.
    Emrin?
    Grenzë.
    Kam emër të mrekullueshëm,
    të kumbueshëm.
    Apo s’jam kinge!
    Emrin – si zile.

    Jam lindur të jem e lirë.
    Të bëj ç’të dua.
    Bizzz - e lirë.

    Kush?
    Unë e mërsitshme?
    Unë – e neveritshme?
    Kurrë.
    Po jua them troç:
    Punë e urhra më bezdisen.
    Dua
    Li berta…
    Mos dashki të punoj si bleta
    Mendjelehta?
    Bizzz – bizzz1
    Ha-ha-ha!

    Lëre, por edhe më sulmojnë,
    pse merrem me pickime.
    Seç bëj unë,
    është puna ime…

    Duke folur tundu-shkundu
    gjithë vickla e bujë,
    mendtë iu morën grenzës.
    Ra në legenin plot ujë.


    11)DELET PAS KËMBORËS
    Kokëulur delet
    në nj rresht të gjatë.
    Ecnin si me nge
    në një monopat.

    Diku në një pllajë
    panë jeshillëk.
    Tha njëra; “Në majë
    do vemi dhe fët.

    Dhe shkonin vargan,
    por pakëz me zor.
    Ai monopat
    ishte krejt zhavorr.

    Zhvorri rrëshqiste.
    Vendi ish rrëpirë.
    Kur një dele shkiste,
    Merrte rrokppinë.

    Në krye qe dashi.
    Hajde, ç’dash përçor!
    Osh hiqte ngtati
    një goxha këmborë.

    Këmbora dhe brirët
    qenë lezeti ì rij.
    Vetë qe ì mpirë.
    Nuk qe kushedi…

    Mandej buzë një honi,
    pa vajt tek livadhi,
    këmbët seç iu morën
    Kryedash qyqarit.

    Këmbora e madhe
    ì varej nëpër këmbë.
    Rrapa-dap përplasej
    honit duke rënë.

    Veç delet e urta,
    panë gjë a s’panë;
    (Gat gjithë tufa)
    drejt hmnerës ranë…

    Tha derri: “Bubu!
    Ç’janë këto qorre?
    Turre kuturu
    prapa një këmbore.


    12)KREKOSJA E SYVE
    Krekosen sytë karshi trurit.
    Ngrënë përpjetë
    krifat e qerpikëve.
    “Mjer ti, zoti tru,
    Si duron
    ì mbyllur kështu?
    Do ishte errësirë fare,
    të mos ishim ne
    dritare.
    Pa dritën tonë
    gjumë do flije
    gjithëmonë.
    Ne shohim botë,
    jo shaka.
    Ha-ha-ha!

    Dhe s’reshtin sytë së qeshuri
    si të taposur
    prej të dehuri.

    Nje perde gishtrinjsh
    pamjen syve ua zuri.
    “Ç’bëhet kështu? – platiteshin sytë.
    “Ku dimë gjë ne, - folën gishtrinjtë.
    Na komandon truri….


    13)Ç’TË TË THEM, MOJ SORRË?!
    Një mbasdite pranvere
    u takuan si rastësisht
    dallëndyshja e porsakthyer,
    sorra në të zeza ngjyer
    prej kokësë në bisht.

    Lëkundte kokën sorra:
    “U rraskapitët, moj të mjera,
    duke çarë qiejt
    drejt vendesh të tjera.
    Më pas të penduara
    ktheheni përsëri.
    Nuk çlodheni fare
    S’njihni qetësi.

    …U shkon jeta kot.
    U rrëshqetçdo ditë.
    Çerdhe ngritni qyt-e-bot,
    ushqeni fëmijtë.
    Pa shihnani neve,
    kudo tufa-tufa.
    Herë midis reve,
    herë nëpër gufa.
    Herë nëpër pyje,
    herë nëpër shkrepa.
    Ja – bota!
    Ja – jeta!

    “Ç’të të them, moj sorrë?!
    Jeta ka plot shtigje…
    Ca me punë e shkojnë,
    disa me mitingje.


    14) KËRRIÇI
    Një kërriç gomari
    pranë gomaricës
    brente aty pari
    kokrrat e gorricës.

    Pak më tytje vërejti
    një goxha gomar.
    Çalonte ì shkreti.
    Gozhda sa një tra.

    Nga një gjemb gorrice
    veshin shpoi kërriçi.
    Çalë këmbët hidhte.
    Gomerët çuditi.


    15) RRËFIMI Ì GJELIT
    Mbi një bisht dhiqeli*
    Një rë të tërë.
    U rrëfye gjeli:
    Ç’kish e ç’nuk kish bërë…

    Për këngët e agimit,
    Për këngët reklamë,
    Në t’thella nuk hyri.
    Pa pyetur s’e lanë.

    “Ç’të bëj unë? – tha gjeli.
    Pulat vijnë vetë…
    Pa mua s’nxjerrin
    zoçka koqevete.

    “Je ì ligjëruar, -
    dihati gomari.
    Ne jemi mallkuar…
    Na pengon samari.


    16) GJUMI & ËNDRRAT
    Tok me natën gjumi
    hyri pa trokitur.
    E në një botë ëndrrash
    u struk ì dremitur.

    Sakaqher’ qepallat
    ç’ì mbylli ashtu?
    Mbretëri e gjumit
    u nder gjer në tru.

    Triuri kryeneç
    zgjuar donte t’ish.
    Ì dha urdhër trupit:
    “Tundu, more mish!”

    Por trupi ì lodhur,
    Dërmuar sa s’ka;
    ì tha trurit: “S’mundem,
    s’duroj dot, s’ma mba.

    U dorëzua truri.
    Veç..për siguri,
    ca qeliza –rojë
    la gatishmëri…

    Dhe qelizat – rojë,
    sa të rrinin kot;
    Thirrën ëndrrat forrë:
    “Futuni në kokë!

    Hynë ëndrrat, hynë
    pa dert e pa radhë.
    Gjumit terezinë
    ia prishën.. Pse, vallë?

    Se kur hyjnë ëndrrat
    me lule, me këngë;
    Trupi mirë çlodhet,
    Gjumi mbahet rëndë.

    Le kur janë ëndrrat
    me dufe rinore!
    Buzët dhe në gjumë
    çelin lule bore.

    Eh, ku ndonjë ëndërr
    hynte e hazdisur;
    Trupi dridhej rëndë,
    gjumi ish gremisur.

    Mori vendim gjumi,
    ëndrrat t’ì thërriste:
    “Boll e lodhëm trupin,
    mjaft me gaunisje!

    Do hyjnë në shtrat,
    në shtratin e ngrohtë
    veç ëndrrat me leje,
    vizë e pasaportë…

    17) Ì ZGJEDHURI PËR GARË
    Përbri një luani krifëtumbë
    Gati për garë bualli ì murrmë.

    Me bisht të syrit luani e pa:
    O buall, ç’kërkon, o budalla?!

    Dy hapa më tej ndërhyri dreri:
    “Buallin për garë e solli trajneri.


    18) BUSHTRA
    Seç lindi bushtra këlyshë.
    S’mbante mend, se ku e sa.
    Tund e përtund atë bisht.
    Lë vocrrakët posht’ e la.

    S’pjell këlysh’ sidokudo.
    Tërë ngjyrat lloje-lloje.
    Sa herë pjell? Nuk dihet, jo.
    Ndërron qoshka, ndërron troje.

    Eh, ç’dreq vesi paska bushtra!
    Nuk don të sillet si nënë.
    Nuk mësoi pak nga klloçka.
    Mban e rrit zogjtë ndën pëndë.
    Heu, bushtra, sa larg qëllon!
    Synon t’jet’ e re përherë.
    Kuturu fëmijë lëshon.
    Mbaron jë qëne pa vlerë.


    19) DASHURI, APO…!?
    Një kulpër dredhareshë
    u kacavjerr mbi trëndafil
    Pyet bilbili bilbileshën:
    “Të jetë dashuri apo dëshirë?


    20) ÇERDHJA E ARËZAVE
    Arushit të vogël
    çerdhja e arëzave
    ì n gjau si hojëz mjalti.
    Dhe fët putrën
    Dhe fët thonjtë
    drejt saj ì zgjati.

    Nuk pati fat.
    Ia mbathi me vrap.

    Ashtu lemerisur,
    turinjshoshë tha:
    “Pakëz mjaltë të gjeja, nuk do ishte keq.
    Pakez mjaltë të haja,
    ia vlente ky dajak.
    Por kjo çerdhja e tyre, për dreq
    Qenkërka një bunker ì thatë…


    21) VERË DHE UTHULL
    Kishim një verë të ëmbël;
    verë për kokë të verës.
    Merakshëm ia gjetëm vendë
    diku në terr prapa derës.

    Vizitorë të shumtë
    tepër na e lavdëronin.
    Ne rritëm besimibn,
    harruam kontrollin.

    Nga çdo lëvdatë,
    vera pispillosej:
    “Më kanë gjë të paktë.”
    Zuri e kilikosej…

    Duke u vetëmburrur
    na vuri në gjume.
    Hopa – mbi kapak.
    Hundën qiti lart.

    Deshëm verë për t pirë.
    Vrap te fuçia të babëzitur.
    E gjetëm verën thartirë.
    Madje uthull të prishur.


    22) AKREPI
    Kur gjendet në siklet,
    ngrë bishtin, veten pickon.
    JAo se është guximtar.
    Fundjin ndien si mëkatar.

    23)SHPËRBLIMI
    Pran një burimi
    nëpër drurë e gurë;
    Tfa shpendësh pylli
    brofën si moskurrë.

    Në skenën verore
    u çel festivali.
    Me sherr pas njëore
    u hap festivali.

    Nisi kanarina
    me një harabel.
    Në grup – disa mjellme,
    Një zog kaçurel.

    Dhe dy kukuvajka
    në duet ia thanë.
    Hop – ca sorra plaka…
    u grinë dhe u çanë…

    Mandej një thëllëzë,
    një fazan jeshil,
    Pastaj – n jë thëllëzë
    edhe një bilbil.

    Prisnin shpesëria,
    ç’do merrnin shpërblim.
    Ndaj dhe brohoria
    kriste pa pushim.

    Një patok gushrëndë
    s’ngjitej dot në skenë.
    Tundi-shkundi pendët:
    “Dëgjoni, o shpendë!

    Për kostum e valle –
    ì pari fazani.
    Për këngë plot vaze,
    bilbili ì pari.

    Dhe… kush del ì pari,
    si shpërblim do marri
    një libër me përralla
    shkruar nga Gjinkalla.


    24)VESI
    Gërryese tatëpjetë
    u varën rrëketë.
    Ujëturbulluar
    drejt e në përrua.

    Ligjëroi përroi,
    sa kish çelë mëngjesi:
    “Po ju mbaj nga zori.
    Jam ì tëri vesi…

    25)SEKRETI
    Në një szyrë, tek një qoshkë
    Qyt- e-bot një kasafortë.


    Me të zotin merr e jep:
    “Ç’m’ì lë shresat poshtë-përpjëetë?

    Sekreti sekret mos qoftë,
    bëhet zog, hyn në çdo portë.

    Ksaforta rri në qoshe.
    Brenda – ca lëvozhga boshe…


    26)KROKODILI MYSAFIR
    Nuk e di, se nga e si
    një goixhakrokodi,
    tek një liqen krapësh
    u gjend nysafir.

    Krapër ì përgëzoi sa s’ka.
    Bëri premtime… jo shaka…

    S’ia priste mendja krikodilit,
    të pritej me aq reveranca.
    Boll thirrje: “Urra!”,
    Brohoritje të mëdha.

    Mendoi Krokodili:
    “Ku qenkërkam unë?!
    Në vendin tim
    s’jam brohoritur kurrë.


    27)PËRROI DHE LUMI
    Përroi ujëshkumëzuar
    tatëpjetë u lëshua.
    Përfundoi drejt në lumë.
    Syndërsy kuvendin zunë…

    “Je ì tmerrshëm, - lumi tha.
    Shumëzon e tremb gjithçka.
    Frikëson ti çdo gjallesë.

    Shtoi përroi: “Jam me besë.
    Atë ç’kam, e them açik,
    ndaj më ruhet, kush ndjen frikë.

    “Qetësia jote, lumë,
    gjallesat ì vë në gjumë.
    Të futen me patëkeq.
    Kë merr ti… kushedi ç’heq!

    Fët-e-fët ì zhduk pa gjurmë.
    A s’je mëkatar, o lumë?


    28)DUKE PARË RETË
    Duke parë retë që bridhnin në qiell,
    Duke mos përfillur babaxhanin diell,

    Gjallesat e pyllit mendjen bënë top:
    “Ujë për në verë do të kemi plot.”

    Nuk ì ndreqen pellgjet, s’pastruan kanale.
    Me kënga vrisnin kohëm, me fgosti e valle.

    Dërgoi zë thëllëza, tek rrinte mbi shlrepa:
    “Lëvizni, moj, vendit! Retë janë shterpa.


    29)OREKSI Ì DHELPRËS
    Vuri kujen dhelpra.
    U mblodh soji ì saj.
    “Ç’pate? – ì tha motra
    “Ç’ke? – ì tha vëllai.

    “Korba, m’u tha zorra;
    m’u hollua mesi!
    Sa ha dy-tre pula.
    Më pritet oreksi…!


    30)NJË LIBËR
    Një libër dhe aq
    në raftin e gjerë,
    zuri vend paq
    mes librash të tjerë.

    Nhriti libri tonin:
    “Sa peshoj mbi tokë?
    Ja, pra, e shikoni,
    kë kam miq e shokë!


    31)NJËSOJ?!
    Një parmendë (me një plor),
    hapì fjalë me një traktor.
    Dhe ì thosh:

    “Me sa shoh, me dsa kuptoj,
    unë e ti lërojmë njësoj.”

    Hop traktori:

    “Ose unë, o ti, moj xhan,
    s’do t’ì kemi sytë tamam…


    32)DY QENTË
    Dy qenër shtëpie
    Një natë u takuan.
    Për dertet e tyre
    folën shtruar-shtruar.

    “Detyran, - tha Xhufi-
    e kryej me zell.
    Nuk bredh asgjëkundi,
    siç zotrote del.

    “S’kam faj, - Xheku tha.
    Kam më se një vit;
    Sa filloj “ham-ham!”,
    më vërsulen: “Tyt!”


    33)REPORTAZH Ì PAFILLUAR
    E panë një ditë vere iriqin në plazh.
    U sulën një tufë rosash , t’ì bënin reportazh.

    Dhe prisnin iriqin, të zhytej në ujë.
    Të hiqtegëzofgjëmbaçin… Sa do bënte bujë!

    … E prit… e hiç. Më pas ì dhanë karar:
    “Fanatik tërë jetën, mbete, mor qyqar!”

    “Prisni, - tha iriqi, - këtu s’erdha vetë.
    Pas shiut të djeshëm më sollën rrëketë.”


    34)GOSTIA
    U shtruan në një gosti
    insektet krahëlehtë.
    Në fund, si për habi,
    u thirr vetëm një bletë.

    Zhurmonte krejt trapeza
    nga hymnet e lëvdatat
    për arëzat trupverdha,
    për grenzat thumbgjata.

    Dhe shihte bleta, shihte,
    strukur në një skaj:
    Gostinë plot me shije
    me mjaltin-ar të saj!


    35)VETËKËNAQËSI

    Mbi një fletëz gruri
    ra një pikëz uji.
    Ara u llastua:
    “Sa shi ra mbi mua!”


    36)NJË LLOJ MESATARI
    Flladitej lejleku lart, majë një peme.
    Cinxamiu cinxo – teposhtë mik ferre.

    Trumcajk fluturaku zuri vend në mes.
    Nëpër cixërima cicërin serbes:

    “Nuk zbres as më poshtë, s’ngjitem as më lart.
    Mes degësh rri fort. Këtu ndiej rehat…”


    37)HISTORIA E PALLMËS SË GOMARIT
    Iu drejtuan gomarit qëmoti:
    “S’mbeti gomaricë në dynja!”
    Dhe vuri kujen veshgjati:
    “Ai-aaaaaaaaaaaaaa, ai-aaaa!

    Ndërhyri mes kujes një pulë:
    Ì dha qaramanit një letër me vulë.
    Manej ì kukuriti në vesh:
    “Moos qaj, mosulëri;
    Kambetur një gomaricë për ty!

    Hej, sa u gëzua veshgjati!
    Dhe pallmën delirante me tej e zgjati,
    duke kaluar në vetëkënaqësi
    me kolpot pallmore: “Aiii-aiii-iii-iii!...


    38)ANKESË
    Udha zhavorrishte
    ankohej pa cak:
    “Trupin ma drobitën
    Këpucët… rrak-shtrak!

    Këpucët e ngrëna
    folën plot habi:
    “Ty të sjellim plagë,
    apo neve ti?!”

    39)DIALOG UJRASH
    Pellgu
    poshtë një shelgu
    Një burimi ì bëzajti
    sipër te bregu:

    “E she, tek unë vinë mysafirë!
    Bretkosa, gafore,
    Larva e krimba
    Lloje-lloje…

    Buzëpastri burim
    ligjëroi me gurgullimë:
    “Unë njoh
    mysafir
    vetëm
    njerinë.


    40)DIÇKA LA PA THËNË
    Kaau (tek po ì perëndonte syri)
    Bujkut ì tha një ditë prilli:


    “Çudi!
    Tani s’po më haet as trifili!
    Mos më janë tharë
    zorrët
    nga dimri?

    Ì punës, besa, kam qenë!
    Por…

    (Diçka la pa thënë
    dhe ra përmbi parmendë…)


    41)KRITIZERI
    Është një iriq.
    Nuk pyet
    Ç’janë të mirë,
    ç’janë të ligj.

    E rrokulliset
    Hop-hop.
    Mbi një mollë
    A mbi një zog.

    Rokulliset…
    Aspak nuk vë merak;
    ç’plagëc plot dhimbje
    të pafajshmve u hap…


    42)SHKARKIMI Ì FAJIT
    Sa herë që ish dehur,
    Sa herë hepohej,
    Nje tip ì tejnxehur
    me duart hakërrohej:

    “Kaq herë u kam thënë;
    pa leje nga unë,
    drejt pijesh alkoolike
    mos u zgjatni kurrë!”


    43)DERR ËNDËRRIMTARI
    Kërkoi derri ta zgjidhnin kryetar.
    Në një korie. U ça dhe u nda…

    Se sa ì madh do të ishte qari
    e dinte vetëm derr ëndërrimtari…

    E pyetën: “Gjer tani ç,bëje në korie?
    Shullepsesh në diell, duke bërë hije.
    Nuk të zgjedhim dot, derr, për kryetar.
    Rri më mirë siç je, se na bën zarar!


    44)HAJDUTI DHE HËNA
    Mbrëmë, hënëz, ç’na gatove?
    Me hajdutin bëre plan…
    Deshe vet’ a u rekrutove?!
    Hodhe dritë mbi bostan.

    Sa e mbushi thesin plot,
    ti e ndriçove serbes.
    Kur doli roja në qoshk,
    ti u fshehe midis resh.

    Jo, nuk e prisnim aspak;
    Të na bije në ujdi
    me një vjedhës lepurak
    të ndjekur nga dhjetra sy…


    45)DY FUÇITË
    Në mesnatë
    Në qetësi.
    Keq u pleksën
    dy fuçi…

    Sehirxhinjtë,
    çoroditur,
    ndiqnin zënkën
    krejt habitur.

    Një fuçi
    që s’fliste dot,
    Me vaj ishte
    Plotpërplot.

    Tjetra
    me gojën kamare
    qe teneqe
    pa gjë fare.

    46)DHUNITA DHE VESI
    Bukuria, trimëria
    nevojë nuk kanë për furça.
    As për pispillosje
    dhe as për reklamë.
    Hapur dalin açik
    Në çdo sheshmejdan…

    Shëmtia e shpirtit,
    Frika e ligësia
    maskohen
    e zhyten në lojëra.
    Të mos njihen,
    fshihen nën petka
    veshin parruke
    e lyhen me bojra.

    Dhuntia dhe vesi
    nuk mundet të rrinë tok.
    S’mundet të rrinë
    as përbri
    kurrsesi.


    47)PAS KËSHILLËS
    Shkoi tek ari putërmadhi.
    U qa dhe u ankua gomari.

    Foli e foli, duke u mbllaçitur:
    - Filan gomar më ka bezdisur.

    Duke folur po ì nxinte nuri:
    - Imzot më mban lidhur për huri.

    Gomari ngacmues vicklat s’mbante dot.
    Lëshuar kullste e hidhej hop-hop.

    “Dëgjoni, - tha putërmadhi ari-
    Mos arrini në vetëgjyqësi!

    Ndonëse këshulla syndërsy u dha,
    Vendi përreth me gjak seç u la…


    48)TOPI POLITIK
    Shaj të shajmë, hidh e prit.
    Fryu-shfryu ditë për ditë
    Eh, ky topi
    Politik…!

    E bredh fushën cep më cep.
    Një godet e tjetri pret.
    Rrallë, rrallë
    shkon në rrjetë…

    Rehat s’gjen; nuk e mban vendi.
    Penallti…Goditje këndi…
    Ndizet sherr
    Merr “zjarr” Kuvendi…

    E tha mirë një njëherë:
    “Po këta idiot’ trajnerë,
    ç’ì ndërsejnë
    për një top?
    Pse s’u japin
    një për kokë?!


    49)RRËKEZA
    Rrëkeza ujit
    U end sa u end.
    Mbi udhë e nën udhë
    Dot nuk zuri vend.

    Thoshte: “S’më mban vendi.
    Thirrte; ‘S’më mban mali.
    Iu përplas një shkëmbi.
    Vrullin seç e ndali.

    Por nga ana tjetër
    Shkëmbi qenkish thikë.
    Mija tatëpjetë
    Rrëshqiti me frikë.

    Tepër e trishtuar,
    Tek po zbriste zvarrë;
    Shpejt u pikëzua.
    Thirri: “Jam UJVARË!”
    Kaloj Eldoradon,
    MBI Viktorian jam.
    Kushdo e kupton,
    ç’lasrtësi që kam.
    Kërkoj me plot gojën
    të quhem Ujvarë.
    Më takon në botë
    mua vendi ì parë.

    Gjithë kataraktet
    plot ujë e ylberë
    Përdridhnin mustaqet
    Shkumë duke nxjerrë.

    Rëkeza e shpatit
    u gradua vet’.
    Bërë si bisht kali,
    tha me zë të zbeht’:

    “Në hartën e botës
    më shënoni mua!
    Dhe… (por më kot)
    Ishte avulluar…





    50)TRYEZA E RRUMBULLAKTË
    (Kuvendi ì furçave)
    Që të ndreqej puna,
    T’shkonte çdo gjë saktë,
    Frrap na thirrën furçat
    Tryez’ të rrumbullaktë.

    Rreth e rreth tryezës –
    të gjitha barabar.
    Një furçë qimezezë
    zgjodhën për të parë.

    Kush u mblodhën, vallë,
    në atë tryezë?
    Ca me “kryq” në ballë
    dhe ca të hilesë…

    Disa fshijnë teshat
    e disa këpucët.
    Ca tëpkën si fshesa,
    ca si liliputët.

    Njëra për të rruar
    faqet përkëdhel.
    Dhe për t’pikturuar –
    ca furça – penel.

    Për të kruar ca
    pllakat, dyshemetë
    Ndonjë bishtin naa:
    vetëm për tapetë.

    Dhe ca gjembiriqër
    Edhe qimebuta…
    Pra, Kuvendi nisi.
    Sikur plasi lufta…

    Njëra mburrte veten:
    - Unë jam e sojme.
    Tjetra me të qeshte:
    - Uj, moj, nga na dole!?”

    Pa filloi kërleshja.
    Keq u pleksën qimet..
    U harrua mbledhja.
    Plasën kërcëllimet.

    U hodh kryetari:
    - A do bëjmë ligje?
    S’erdhëm për të ndarë
    frone e çifligje.

    Me ç’po broçkullisni
    ka veç katrahurë.
    Veten telendisni.
    Shtet nuk bëhet kurrë.

    Një furçë e padukshme
    Kish bërë kërkesë:
    Mes furçave të dukshme
    të kish dhe ajo pjesë…

    Gjithë drejtësia
    u fut ne telash.
    Mos, vallë, prapësia
    pëlciste më pas?

    Shpejt e mori “viston”
    e padukshmja furçë.
    Siç e kishte guston,
    në Kuvend u fut.

    - Cila je, s’të shohim? –
    pyetën në një zë
    Tri furça që donin
    t’ishin mbi çdo gjë.

    Një zë u dëgjua.
    Ì ëmbël, ì butë.
    Salla u hutua,
    Zhurma u këput.

    - Se kush qenkam unë.
    të gjithë e dini…
    Ju më keni pullë
    kudo që të jni…

    S’flas për procedurë;
    Me ju kam replikë.
    Kë furços më shumë,
    merr frenat pa frikë.

    U tundën, u shkundën
    gjithë furçëria…
    Disa qimet shkulën.
    Krisi zallahia.

    Ca e kishin qejf.
    U shkonte për shtat.
    Të tjerat tërë mllef
    U mbushën inat…

    U ngjit në podium
    një furç’ arkeologësh:
    - Mos u mbani shum’
    si ì mbyturi pas flokësh!”

    Këtë zë tam-tam
    Unë e njoh me rrënjë.
    Të lyen e të lan;
    Kë s’do, e bën kërmë…

    Kryetari shkundet.
    Thekson fjalëpakë:
    - Furça e padukshme
    emrin e ka LAJKË.
    Siç tha parafolsja,
    S’i duhet besuar.
    Ndryshe na ha mortja;
    Ligj pa miratuar…

    (Botuar si vëllim më vete me të njëjtin titull nga shoqata “ÇAJUPI”
    Red. – Dr. Vasil BICI (filolog)
    Faqe : 90
    Gjirokastër: 1999)

  17. #17
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Ferit Lamaj

    Kanarina

    Bukuroshja kanarine
    ne kafaz rri e trishtuar ,
    sheh nje ujk qe ulerin ...
    ulerin si i terbuar ...

    Ahh moj bote ..bote e prapshte
    ke mbyll brenda dhe ke len jashte .


    Kravata

    Ai burre ka shkalluar
    e lidh gruan kembe e duar .
    Por kravaten burre ziu
    se lidh vet ja lidh komshiu .


    Ujku

    Ujku killer i vertete ..
    i ka vrare nja 7-8 vete
    Nje dite ujku veten vrau
    me nje pushke pau pau .

    Ja pret dhelpra : s´eshte i marre
    kushedi se sa ka marre ...
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  18. #18
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Jani Duri

    Macoku

    Nje macok nje narkoman
    merr cdo dite mariuane .
    Mjau mjau ne spital
    analizat si kane dale?
    I thot mjekut ky macok
    -O doktor mos kam ndopak sipadashur droge ne gjak
    ja kthen mjeku: - Ti macok ke mjerisht pak gjak ne droge.



    Avokati

    Ne nje avokature hyri nje burre
    qe donte te ndahej nga gruaja e pare .
    C´fare - i tha avokati te cilit i qahej
    A nuk ishe ti qe me cmende
    duke me thene qe gatuante si plaka tende
    prandaj e doje , tani c´te hipi
    Nje fjale goje:- tha i pacipi
    kam hall se dua nje tjeter grua
    jo per gatim , por qe te dije edhe te pije si plaku im .



    Pyka

    Kjo pune me sa duket na ishte keshtu ....
    Na ishte nje pyke qe cante nje dru
    na ish dhe varreja qe i binte ne koke
    por trungu nuk cahej , kjo ishte e kote
    Ka thirrur kjo pyka sa eshte alarmuar
    ka pare sa thelle sa brenda ka shkuar
    -Po mjaft o varre , kam frike u cmenda
    keshtu si shtyn ti ,rrezik mbetem brenda.
    Pushoi varreja e la per pak dhunen
    Psheretiu trungu se e dinte punen .
    - Po mua pse te dy me dhunuat
    e fundi i fundit cfare gjeje fituat?
    E humbet me kot kte alamet pyke
    se une kaq fort e kam kapur per gryke
    sa se leshoj per qamet
    dhe presion te me beni te me jepni ryshfet.
    Kjo pyke do te dale kur te kalbem une
    at´her kjo juve s´ju hyn me ne pune .
    Se burgu ku e futet e rraset ju vete
    ka nje te mire , por ka nje te mete
    Ke futni ne burg e beni hero
    dhe fajin ja lini nje trungu cfaredo
    Pastaj me kot beni sikur e shpetoni
    sepse lani duart dhe shpejt e harroni ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga elsaa : 08-04-2008 më 00:57 Arsyeja: e korrigjova xhuxhu ;) thx
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Jani Duri, Elsa, korigjoje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Fabula nga Ferrit Lamaj

    Nepotizem

    Eshte pare s’eshte pare
    Vune minister nje gomar

    Gjindja tha: Goxha minister
    Me samar e me kapister

    C’iu qep mezi, c’iu qep kali…
    Eh, gomar, c’te polli halli!

    Dhe kerrici prêt nje qoshe
    Tok me pelen kuqaloshe…

    Por nje cep kerkon dhe mushka
    Ndryshe zemerohet krushka

    Ne katund plasi debati:
    More, s’ngeli soj veshgjati!

    Flet me plak i muhabetit:
    Le t’i rrojne, me nder qytetit!

    Se katundi pa gje s’ngeli
    Boll jane: lopa, qeni, gjeli…


    Dy majmunet dhe derrkuci

    Ishin c’ishin, dy majmune
    Me nje sharre benin pune
    “Sh, sh, sh” sharronin drune

    Nje derrkuc flinte aty
    U hodh njeri nga te dy:
    Uu, c’djerse paska ky!

    Ja dhe tjetri shpejt u ngrit:
    Eh, vertet po na cudit
    Ne punojme e ky djersit!…


    Njeriu-mine dhe mina me sahat

    Nje njeri me shpirtin sterre
    Qe gjithekund sajonte sherr

    Hasi minen me sahat
    “Uuu” rrenqethet thelle ne shtat.

    Ajo ben: “tik-tak, tik-tak…”
    -Shpejt te iki, se pas pak…

    Porse mina ia kthen paq:
    Une nje here bej “bum” dhe aq…

    Eh, kjo bote qenka cudi!
    (Per cka them, qysh tash ve bast):

    Ka ca njerez, ja si ti
    Qe shperthejne ore e cast…


    Syri, mendja, hunda

    Ish nje sy, nje sy, per dreq
    Qe kish marre huq te keq:

    S’shihte fare aty prane
    Por matane, tej matene

    I tha mendja: More sy
    Bej cudi, cudi me ty

    Shih me pare c’ke perqark
    Me pastaj bridh tutje, larg-

    Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
    Ngjitur ti ke motren hunde!
    Opinione te shpejta nga Jorgo Telo per fabulat e z. Ferit LAMAJ:
    Prej vitesh kam lexuar ne vijueshmeri botimet e ketij autori te mirenjohur vecanerisht ne gjinine e fabules. Se pari kam konstatuar dhe vijoj ta kem kete mendim se fabulisti famoz eshte bere pike referimi e frymezimi per te tjere fabuliste tepelenas (miq te mi), duke nisur me Izet Cullin, Kastriot Haderin e me radhe... Eshte kuptimplote fakti i kesaj pelqese e pikerisht stili i zhdervjellte e kumbues i vargut, larushia e temave, qe rrjedhin nga njohja e realitetit shqiptar dhe e shpirtit njerezor gjer ne honestrat me te padukshme... Gjithashtu ne nivelin e larte artistik e tematiken e pasur te krejt fabulave te Feritit ndikon thellesia e fantazise dhe njohja e mire e artit te fjales.
    Padyshim ndikon (sipas mendimit tim) pervoja shumevjecare e angazhimit te tij ne shtypin e dikurshem e bashkekohes deri te entet botuese...
    Pa metuar per te hyre ne analitike konkrete poezish, falenderoj fabulistin per kenaqesine qe i krijon lexuesit e, sic mund ta shihni pak me poshte ne kete faqe jam perpjekur dhe une t'u krijoj lexuesve dashamires ndonjefare ndjesie...
    Pershendetje, zoti Ferit! Te paste begati pena e shkathet ne vazhdimesi te pamate!
    Me respekt per mendjen cilesore,
    Jorgo S. Telo
    GJIROKASTER

    E-mail: www.jorgo.telo@gmail.com
    Mobil: 0692430034
    Fiks: 08467338
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jorgo Telo : 08-04-2008 më 12:33

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •