Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261

    Instalimi i Apache, Php, MySql, phpMyAdmin

    Meqe gjuha PHP eshte gjuha kontemporane per programimin e websites tani desha te hape kete teme qe te postohen ketu tutoriale dhe kode te dobishme qe mund tu vlejne anetareve.

    Fillimi!

    A ka mundesi te na shkruani se si mund te fillojme programimin ne PHP!
    E kam fjalen cilat jane softwares qe na nevojiten per te programuar ne PHP dhe si mund ti veme ne pune keto softwares deri sa te shkruajme programin e pare "Hello world".

    (Kam programuar ne JavaScript dhe HTML tani kisha deshire te filloja me PHP por hasa veshitersi ne instalimin e serverit dhe publikimin e dokumentit te pare "Hello world". )


    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Miremengjes : 19-03-2004 mė 14:39
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Miremengjes,

    Do shpjegoj ketu menyren qe ndoqa une vete per te instaluar Apache 2.0.49, PHP 4.3.4, MySQL 4.0.18 , phpMyAdmin 2.5.6
    Ka pak pune me konfigurimin por cdo gje punon shkelqyer.

    Si fillim shko tek start > settings > control panel > add/remove programs dhe hiqi te gjitha programet me lart nqs i ke instaluar me pare. Gjithashtu fshiji te gjitha dosjet qe kane krijuar keto programe.

    Tani shkarko keta skedare ne kompjuterin tend.

    Apache 2.0.49
    http://www.ibiblio.org/pub/mirrors/a...x86-no_ssl.msi

    PHP 4.3.4
    http://www.php.net/get/php-4.3.4-Win.../from/a/mirror

    MySQL 4.0.18
    http://www.mysql.com/get/Downloads/M....zip/from/pick
    Mos e mbush formularin, por zgjidh vendin qe eshte me afer.

    phpMyAdmin 2.5.6
    http://prdownloads.sourceforge.net/p...6.zip?download

    Te gjithe keta skedare se bashku jane mbi 30MB prandaj eshte mire te kesh lidhje te shpejte me internetin. Me modem 56K do te duhen nja dy-tre ore ti marresh te gjitha.

    Ky eshte hapi i pare.

    Do vazhdoj neser me instalimin e Apache, pastaj PHP, pastaj MySQL, pastaj phpMyAdmin. Ne fund do shkruajme edhe programin e pare ne PHP per te testuar serverin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-03-2004 mė 04:28
    Edi

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Instalimi i Apache

    Kliko dy here mbi skedarin apache_2.0.49-win32-x86-no_ssl.msi per te filluar instalimi.

    Instalimi - Setup
    Shtyp butonin "next"

    Marreveshja e Lishences - Licence Agreement
    Zgjidh "I accept the terms in the licence agreement" per te pranuar rregullat e programit dhe vazhdo tek hapi tjeter duke shtypur "next"

    Lexo kete me pare - Read this first
    Vazhdo perseri "next"

    Informacioni i Serverit - Server Information
    Tek dritarja "server information" duhet te fusim emrin e rrjetit tone. Psh: Nqs serveri do ishte per forumin shqiptar, atehere ketu do perdornin forumishqiptar.com. Ne rastin tone serveri do jete vetem per te bere eksperimente ne kompjuterin tone dhe nuk eshte nevoja qe te kemi nje adrese ne internet. Prandaj do perdorim localhost ose adresa 127.0.0.1. Qe te dyja referojne te njejtin objekt, kompjuterin ku jane instaluar.

    Domain: localhost
    Server Name: localhost
    Administrator's email address: adresen e emailit.
    Une kam perdorur edspace@comcast.net

    Kjo adrese eshte e nevojshme per njoftimet qe ben serveri automatikisht tek administratori. psh: Nqs serveri ngarkohet tejmase dhe faqet nuk hapen, apache i dergon emaili administratorit qe te marre masat e nevojshme.

    Nga dy opsionet ne fund te faqes nuk ka rendesi se cilen zgjedh. E para "all users" lejon te gjithe personat qe perdorin kompjuterin tuaj te hapin apache. E dyta "only for current user" te lejon vetem ty ta perdoresh. Ne rastin tone eshte me e lehte qe serveri te filloje automatikisht sa here qe hapet kompjuteri, prandaj do zgjedhim variantin e pare. Pra zgjidh "For all users, on port 80, as a service". Vazhdojme me tej me butonin "next".

    Tipi i Instalimit - Setup Type
    Si fillestar qe jemi nuk eshte nevoja qe te ndryshojme asgje prandaj do vazhdojme me "typical". Ky eshte edhe opsioni me i mire per te testuar faqet dhe na siguron qe edhe kur te perdorim nje server te vertete ne internet, faqet do punojne njesoj sic punojne ne kompjuterin tone. Vazhdoj me tej me "next"

    Dosja e Instalimit - Destination Folder
    Kete mund ta ndryshosh sipas deshires duke shtypur butonin "Browse" por per ta bere me te thjeshte kete guide, po e leme atje ku eshte tek C:\Program Files\Apache Group\
    Vazhdojme "next".

    Gati per te instaluar programin - Ready to install the program
    Shtypim butonin "install" dhe presim

    Duke instaluar serverin HTTP Apache - Installing Apache HTTP server
    Mos bej asgje tek kjo dritare dhe prit sa te kopjohen te gjithe skedaret e nevojshem ne vendin e duhur. Gjate kesaj kohe mund te shikosh dhe disa dritare te zeza qe do hapen dhe do mbyllen automatikisht. Mos bej asgje gjate kesaj kohe.

    Instalimi mbaroi me sukses - Installation wizard completed
    Kjo eshte dritarja e fundit dhe tregon se cdo gje mbaroi me sukses. Shtyp butonin "Finish".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-03-2004 mė 23:46
    Edi

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Gjeja e pare qe do vesh re pas instalimit do jete nje ikone e re tek qoshja e djathte e ekranit, ku eshte ora. Ikona eshte nje pende e kuqe, dhe mbi ate ka nje reth te bardhe me nje trekendesh jeshil. Trekendeshi jeshil tregon qe sherbimi (service) eshte ne pune. Kur sherbimi nuk eshte ne pune, trekendeshi jeshil do kthehet ne nje katror te kuq.

    Per ta vertetuar kete, hap internet explorer dhe shtyp adresen http://localhost/ ose http://127.0.0.1/
    Nqs hapet faqja me simbolin e apache, cdo gje eshte ne rregull dhe ne jemi gati te perdorim serverin per faqet html.

    Nqs nuk e shikon ikonen e Apache tek ora, mund te shkosh tek menuja start > programs > Apache HTTP server > Control Apache
    server > Monitor Apache servers.

    Tek e njejta menu mund te hapesh (start), mbyllesh (stop), rifillosh (restart) apachen. Gjithashtu tek start > programs > Apache HTTP server > ... mund te provojme konfiguracionin (test configuration), shikojme gabimet (error logs), si dhe te lexojme manualin ne disa gjuhe (apache docs).

    Sherbimi i apachet do hapet sa here qe ti hap kompjuterin. Nqs ke kompjuter te ngadalte ose nuk ke nevoje per apachen gjate gjithe kohes, mund ta ndryshosh konfigurimin duke klikuar dy here mbi "apache server monitor" ne fund te ekranit dhe shtyp butonin services. Tek dritarja e re kliko me butonin e djathte mbi "Apache2" dhe zgjidh "properties". Tek "start up type" ndryshoje nga "automatic" ne "manual". Shtyp butonin "apply", "ok" dhe mbylle dritaren e sherbimeve.
    Dritaren e sherbimeve mund ta hapesh edhe duke shkuar tek start > run > services.msc

    Apachen mund ta hapesh duke shkuar tek start > run > dhe te shtypesh komanden net start apache2. Per ta mbyllur shtyp komanden net stop apache2.

    Faqja e hapjes kur ti shkon tek http://localhost/ gjendet tek dosja ku ne instaluam apache: C:\Program Files\Apache Group\Apache2\htdocs

    Aty mund te zevendesosh index.html me nje faqen tende.
    Kodi:
    
        
           Faqe Shqiptare
        
        
             

    Mireserdhe ne faqen time!

    Se shpejti do gjeni edhe me shume informacion.

    Tani qe Apache eshte ne rregull, e ka radhen PHP.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 21-03-2004 mė 01:08
    Edi

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ketu ke nje fotografi ku theksohen disa nga hapat qe kam pershkruar me lart.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 24-03-2004 mė 22:46
    Edi

  6. #6
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Miremengjes, varet se cfare Sistemi Operativ perdor. Nese po perdor Windows atehere duhet ta instalosh vete. Ne disa te tjera si Mac OS X apo Unix Serverin dhe PHP i ke gati.

    Edspace i ka pershkruar shume mire instalimet ne Windows . Shqip dhe hap pas hapi. Megjithate une do te ve nje adrese ketu te cilen e kam perdorur qe kur i kam instaluar ne Windows Apache, Perl, PHP dhe My Sql, lidhja me sa mbaj mend ben vetem per Windows 2000 dhe XP. Eshte sqaruar shume mire, dhe eshte mire sidomos tu vesh emrat direktorive sic rekomandon autori.
    http://www.mattjacob.org/server/page1.html
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    169
    Une do te sugjeroja nje menyre me te thjeshte.
    Ekzistoje paketa instalimi qe instalone automatikisht APACHE + PHP + mYSQL madje + PERL etj.
    p.sh. shko ne kete faqe http://www.apachefriends.org/xampp-en.html dhe shkarko njeren nga paketat.
    Pastaj do ta kesh shume te thjeshte te instalosh ato qe thashe me lart pasi instalohen dhe konfigurohen automatikisht. kjo eshte perfekte per testimin ne kompjuterin tend te scripteve te ndryshme php.
    Keto paketa kane nje readme qe shpjegon ne pak fjale se si ta vesh ne pune dhe te siguroj qe eshte mjaft e thjeshte.

    Per "PHP Bundles" Te tjere mund te shikosh ketu
    http://www.hotscripts.com/PHP/Softw...Kits/index.html

  8. #8
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261
    Lum forumi qe ju ka Edspace flm shume per ndihmen.
    E instalova Apache server ashtu sic e kisha spjeguar ti dhe punoi per mrekulli.
    Kaq ishte tutoriali apo do te vazhdosh me tej deri sa ta nxjerrim ne drite programin e pare " Pershendetje Bote!"?
    Flm edhe cunave te tjere qe na ofruan ndihme!

    Gjithe te mirat!
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  9. #9
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261
    Hajde cune aktivizohuni edhe ju deri sa te na vini ne hapat e para te programimit ne gjuhen e php pasi instalova serverin dhe e testova cfare duhet te bej?
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Do ta vazhdoj guiden por kam qene pak i zene keto dite me forumin e ri. Brenda dites sot, do shkruaj edhe instalimin e PHP dhe MySQL. Mos ndrysho gje tek apache deri sa te mbarojme, qe te kemi version identik ne te dy kompjuterat.
    Edi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Instalimi i Apache + PHP + MySQL + phpMyAdmin nė Suse 9.X
    Nga altiX nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-10-2007, 12:58
  2. Konflikte me Apache, easyPHP, ASP.net
    Nga code nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 21:40
  3. Apache 2.2
    Nga reni00 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 08:26
  4. Instalimi i programeve nga Cd
    Nga rachi nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-11-2004, 06:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •