Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zonja Hoxha reagon..

    Shekulli

    -------------
    Nis dėshmia ekskluzive e Nexhmije Hoxhės pėr marrėdhėniet e Enver Hoxhės me Mehmet Shehun. Do tė botohet pėr herė tė parė nė gazetėn “Shekulli” duke filluar nga nesėr pėr marrėdhėniet e E. Hoxhės me M.Shehun gjatė Luftės

    Nexhmije Hoxha: Unė, Mehmeti dhe Enveri


    Belina Budini

    TIRANĖ – Miq dhe rivalė. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Pėr herė tė parė pėr marėdhėnien mes tyre dėshmon e veja e ish-udhėheqėsit komunist, Nexhmije Hoxha. Me anė dokumentesh dhe letrash tė pabotuara e tė panjohura mė parė ajo ka ndėrtuar “monografinė” e rivalit tė burrit tė saj. “Miqėsi e tradhtuar” ėshtė titulli i dorėshkrimit tė sapopėrfunduar nga Nexhmije Hoxha, dėshmitė mė tė rėndėsishme tė tė cilit do tė botohen nė mėnyrė integrale nė rubrikėn “Historia” tė gazetės “Shekulli” ēdo ditė duke filluar nga nesėr. “Takimi i parė i Enver Hoxhės me Mehmet Shehun. Marrėdhėniet midis Enver Hoxhės e Mehmet Shehut gjatė Luftės. Tri letra tė Mehmet Shehut tė pabotuara mė parė. Ngjitjet e para tė Mehmet Shehut nė pushtet. Qėndrimet e tij kontradiktore. Familja e Mehmet Shehut. Fiqret Sanxhaktari (Shehu). Mehmeti dhe Fiqreti bėnin jetė tė mėnjanuar. Si i pėrjetoi Mehmet Shehu analizat nė organet e Punėve tė Brendshme dhe akuzat e Sokrat Bufit (1953)? M. Shehu nė vorbullėn e kontradiktave tė mėdha tė lėvizjes komuniste ndėrkombėtare. Mehmet Shehu “lan duart” dhe kėrcėnon gjeneralėt e ushtrisė pėr tradhti. Ē’ndodhi mė vonė? Mehmet Shehu s’ka qenė dashamirės ndaj ushtarakėve gjatė Luftės e mė pas. Mehmet Shehu nė udhėkryq. Fejesa e djalit tė Mehmet Shehut dhe prapaskenat e saj. Katėr takimet me Mehmetin pas kėsaj ngjarje. Qėndrimet e Mehmet Shehut para dhe gjatė Kongresit tė 8-tė tė PPSH. Mehmet Shehu para njė prove tė rėndė. Autokritika e tij nė Byronė Politike (17 dhjetor 1981). Si e pėrjetoi E. Hoxha letrėn qė i la Mehmet Shehu para vetėvrasjes. Kur u njohėn anėt sekrete tė Mehmet Shehut. Ku kanė pėrfunduar dokumentet sekrete dhe familjare tė M. Shehut? Pse M. Shehu e denoncoi K. Hazbiun si armik nė letrėn qė la pėr Enverin? Shqetėsimi i madh i Enverit: se mos Mehmeti u kishte dhėnė jugosllavėve planet operative tė ushtrisė sonė. Pėrjetim me emocione i vetėfajėsimit dhe i fundit dramatik tė familjes Shehu. Reagimi i Enver Hoxhės nė mbledhjen e Byrosė Politike - (18 dhjetor 1981). Si dhe letra e Mehmet Shehut shkruar pėr Enver Hoxhėn para se tė vriste veten”. Ky ėshtė thelbi i pėrmbajtjes sė dėshmive tė Nexhmije Hoxhės, qė do tė botohen pėr herė tė parė nė gazetėn “Shekulli”. “Nė pėrgjithėsi, kėto ēėshtje janė tė njohura, por unė do tė pėrpiqem t’i parashtroj ato nė dritėn e fakteve e tė dokumenteve tė pabotuara, si dhe nė bazė tė njohjeve tė mia personale, me qėllim qė tė njihet mė mirė kush ishte Mehmet Shehu dhe cilat kanė qenė nė tė vėrtetė marrėdhėniet e Enver Hoxhės me tė, pėr tė cilat po spekulohet aq shumė, me shpifje e trillime kėto vitet e fundit, tė ashtuquajtura tė demokracisė”, - shprehet Nexhmije Hoxha.

    Dokumente tė panjohura
    Ky ėshtė vetėm njė fragment nga njė letėr e herėt, e pabotuar e Mehmet Shehut, plot me akuza pėr Partinė dhe komunizmin nė Shqipėri: “E unė them nėn pėrgjegjėsinė time qė njė nga plagėt mė tė rrezikshme pėr Partinė tonė ėshtė MUNGESA E NJĖ POLITIKE TĖ DREJTĖ KUADRI. (Tė gjitha fjalitė me gėrma tė mėdha janė tė origjinalit. - N.H.) Kjo plagė ka qenė, ėshtė akoma dhe ėshtė rrezik tė bėhet gangrenė. 5-6 muaj mė parė Partia ishte bėrė njė fantazmė kėrcėnuese pėr shumė kuadro: disa anėtarė tė Partisė e kanė paguar me jetėn e tyre, sepse nuk kishin marrėdhėnie tė mira me KLIKĖN e KQ. Unė isha i persekutuar sistematikisht nga Liri Gega, mė poshtėronin, mė kėrcėnonin... Nė disa momente jam gjendur ngushtė.... tri herė kam nxjerrė pistoletėn pėr tė vrarė veten!...” (nėnvizimi im: N. H.)”.
    Megjithatė sipas opinionit tė sotėm tė Nexhmije Hoxhės, “Mehmet Shehu ishte ushtarak i mirė, trim e luftarak e kjo nuk i ėshtė mohuar nga askush, as nga Partia, as nga shokėt qė kanė luftuar e punuar bashkė me tė, por qė shpesh “s’ishte aspak politik”, qė s’kishte ekuilibėr, as sensin e masės nė qėndrimet e tij politike, kjo ėshtė vėrtetuar gjatė gjithė jetės sė tij nė udhėheqjen e Partisė e tė shtetit. Asnjė kuadėr i udhėheqjes sė lartė tė Partisė nuk ėshtė bėrė aq herė “ēėshtje” e objekt diskutimi nė Byronė Politike, nė Plenumet e KQ-sė tė Partisė sa Mehmet Shehu”.

    Mehmet Shehu nė shenjestėr
    “Nė kundėrshtim me politikėn e Partisė, M. Shehu, nė dokumentet qė ka formuluar nė atė kohė, kėrkonte me kėmbėngulje ēarmatosjen e popullit. Parulla e tij ishte: “armėn ose shpirtin” dhe propozonte masa tė rrepta deri nė “pushkatim nė vend, pa gjyq” pėr ata qė nuk zbatonin urdhrat. Nė tė njėjtėn kohė ai propozonte tė bėheshin arrestime dhe internime nė masė tė fshatarėve qė ai i quante reaksionarė. Madje, kėrkonte qė dezertorėve t’u digjeshin shtėpitė dhe t’u internoheshin tė gjithė pjesėtarėt e familjes”.
    Mė tej Nexhmije Hoxha shkruan se Mehmet Shehu udhėhiqej nga koniunkturat e rastit dhe nga interesat e veta personale. Prandaj herė e gjen sektar, herė liberal. “Po ndalem vetėm nė rastin mė tė rėndė kur shqetėsimi i M. Shehut arriti kulmin. Nga mesi i vitit 1953 nė Moskė u arrestua Lavrenti Beria, ministri i Brendshėm i BRSS-sė dhe po nė kėtė kohė KQ tė PPSH i erdhi njė letėr nga Sokrat Bufi, njė kuadėr i vjetėr partie, qė ndiqte studimet nė Shkollėn e Lartė tė Partisė, i cili akuzonte Mehmet Shehun si provokator dhe karrierist, qė do t’i zėrė vendin shokut Enver…”

    Fejesa dhe vetėvrasja
    “Ajo fejesė u shndėrrua nė tragjedi pėr Mehmet Shehun dhe familjen e tij, qė i shkaktoi shumė shqetėsime Enverit, pėr tė cilat do tė flas nė radhėn e zhvillimit tė ngjarjeve… Ėshtė shkruar e spekuluar shumė pėr vizitėn e urimit qė i bėmė Mehmetit me rastin e fejesės sė djalit tė tij, Skėnderit. Kjo ishte fare normale. Ky ishte njė rast mė tepėr pėr tė bėrė vizitėn e zakonshme qė bėnim te njėri-tjetri nė mbyllje tė pushimeve, ose vinin ata, ose shkonim ne... Po pse Enver Hoxha, qysh tė nesėrmen, bėri njė kthesė 180 gradė dhe e trajtoi aq ashpėr aktin e Mehmet Shehut lidhur me fejesėn e djalit tė tij? Do tė mundohem tė shėnoj si rrodhėn ngjarjet, si i pėrjetova unė, si i kujtoj ato dhe ē’mund tė dėshmoj pas kaq viteve, kur nė shtypin e sotėm po shkruhet mbarė e mbrapsht pėr kėtė”, - shprehet ajo. Pjesa e parė e plotė e kėsaj dėshmie, “Marrėdhėnia e Enver Hoxhės me Mehmet Shehun gjatė luftės” dhe letra e pabotuar e Mehmet Shehut ku akuzon Partinė Komuniste Shqiptare dhe klikėn e saj, do tė botohet nesėr.



    19/03/2004


    --------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Takimi i parė i Enver Hoxhės me Mehmet Shehun. Marrėdhėniet midis Enver Hoxhės e Mehmet Shehut gjatė Luftės. Mehmet Shehu kundėrshton urdhrin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr kalimin e Brigadės I nė Veri Dy letra tė Mehmet Shehut gjatė Luftės drejtuar Dushan Mugoshės dhe majorit sovjetik Ivanov

    Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu gjatė luftės


    Nga Nexhmije Hoxha

    Mehmet Shehu vjen nė Vlorė, nė gusht a shtator tė vitit 1942, ku merr lidhje me organizatėn e Partisė Komuniste. I njohur si vendas dhe si luftėtar i Spanjės, shpejt u ngrit nė pėrgjegjėsi, u zgjodh Sekretar Organizativ i Komitetit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės, ku Sekretar Politik ishte Hysni Kapo.
    Nė Vlorė kishte shkuar njėri nga pėrfaqėsuesit e PK tė Jugosllavisė, Dushan Mugosha dhe, si e deleguar e KQ Provizor tė PKSH, Liri Gega. Tė dy kėta kishin gjetur njėri-tjetrin, tė dy sektarė, ultramajtistė. Dushan Mugosha, ashtu si Vukmanoviē Tempo, ishin pėr parti proletare, pėr brigada proletare. Me ta e gjeti shpejt fjalėn edhe Mehmet Shehu. Ky vinte nga Spanja, i frymėzuar nga rrymat ultramajtiste, deri diku dhe anarkiste, qė karakterizuan jetėn e tij aktive gjatė gjithė periudhės sė Luftės Nacionalēlirimtare.
    Po tė nisemi nga logjika e autobiografisė sė tij, ku shpesh pėr zgjidhje tė problemeve tė veta u ėshtė drejtuar ministrave tė Zogut a ministrave e funksionarėve tė lartė tė pushtuesve fashistė, apo nga programi social-demokrat, qė kishte sjellė nga kampi, kur u kthye nė atdhe mė 1942, Mehmet Shehu duhej tė ndiqte njė vijė veprimi tė moderuar. Pėrkundrazi, gjatė gjithė periudhės sė Luftės Nacionalēlirimtare jeta e tij aktive u karakterizua nga ekstremizma tė majta. Si mund tė shpjegohet kjo? Mos ngaqė vinte nga Spanja, i tėrhequr atje nga rrymat ultramajtiste dhe anarkiste? Ngaqė nė Vlorė gjeti Dushan Mugoshėn? Apo majtizmi i tij me tepri, sipas prirjeve ekstremiste tė Dushan Mugoshės e Liri Gegės, i shėrbente pėr t’i hapur rrugėn vetes drejt niveleve tė larta tė partisė?

    Takimi i parė i Enverit me Mehmetin
    Enveri e kishte njohur Mehmetin nėpėrmjet korrespondencės sė Partisė dhe raporteve tė shokėve..Takimi i parė i Enverit me Mehmet Shehun u bė nė Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH, qė u mblodh nė Labinot, nė mars tė vitit 1943. Edhe unė aty e kam njohur pėr herė tė parė Mehmet Shehun. Nuk mė ka mbetur ndonjė pėrshtypje nga ai jashtė mbledhjes, por nė mbledhje ai e mori fjalėn 5 herė, u tregua aktiv nė debat, ku ndihej njėfarė sigurie e tepruar nė vetvete pėr tezat qė mbronte, duke i lidhur kėto me teorinė marksiste-leniniste dhe me pėrvojėn qė ai kishte fituar nė Spanjė. Ai mbrojti pikėpamjen qė nė Shqipėri nuk ka pasur proletariat, gjė qė Konferenca e hodhi poshtė. Ai shfaqi mendim tė gabuar lidhur edhe me fshatarėsinė. Pėr kėtė ai kundėrshtoi Enverin, kur ky, duke folur pėr rolin e fshatarėsisė nė Luftėn Nacionalēlirimtare, pėr rėndėsinė vendimtare qė kishte pėr fitoren e kėsaj lufte pjesėmarrja e fshatarėsisė, e cila pėrbėnte shumicėn dėrrmuese tė popullit tonė. Unė nuk mbaj mend se si u shpreh tekstualisht Enveri, por nė procesverbalin e Konferencės lexohet: “M. Shehu nuk ėshtė dakord me shokun Taras se fshatarėsia ėshtė ajo qė dėshiron lirinė mė tepėr se kurrkush”. Nė Rezolucionin e Konferencės janė pėrfshirė tė gjitha tezat e Enverit. Kjo Konferencė, siē dihet, kishte rėndėsinė e njė Kongresi tė Parė pėr Partinė, se vinin delegatė tė zgjedhur nga baza dhe zgjidhej Komiteti Qendror i ri nė vend tė atij Provizor. Nė Komitetin Qendror u zgjodhėn 12 anėtarė dhe 5 kandidatė. Enver Hoxha u zgjodh Sekretar Politik, kurse Mehmet Shehu u zgjodh kandidat i KQ. Si duket, ky kishte synime mė tė larta pėr veten e tij, prandaj zgjedhja si kandidat e jo anėtar i la njė shije tė hidhur, pėr tė cilėn bėn fjalė nė letrat e tij tė mėvonshme.

    Marrėdhėniet midis Enveri e Mehmetit gjatė Luftės

    Gjatė gjithė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare, Enveri ėshtė takuar me Mehmetin vetėm tri herė, herėn e parė nė Labinot, nė Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH, pastaj nė Vithkuq, kur u pėrurua Brigada e Parė e Ushtrisė Nacionalēlirimtare, dhe nė Pėrmet, nė Kongresin Antifashist Nacionalēlirimtar.
    Nė tė dyja mbledhjet historike, nė atė tė Partisė, nė Labinot dhe nė atė tė Pėrmetit, ku po hidheshin themelet e pushtetit tė ri, Mehmet Shehu parashtroi e mbajti qėndrime nė kundėrshtim me ato tė Enverit, dhe nė kėto mbledhje, nė rezolutat e vendimet e tyre, ato nuk u morėn parasysh. (...) Njė nga vendimet mė tė rėndėsishme tė Konferencės sė Parė tė PKSH ishte organizimi i forcave partizane nė njėsi mė tė mėdha tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim, mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Frontit Antifashist Nacionalēlirimtar, mė 10 korrik 1943 zgjodhi Shtabin e Pėrgjithshėm tė UNĒSH, me 12 anėtarė. Siē dihet, Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm u zgjodh oficeri i karrierės, majori Spiro Moisiu, dhe Komisar i Ushtrisė, Enver Hoxha. Anėtarė u zgjodhėn: Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Ramadan Ēitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malėshova, Bedri Spahiu. Nė listė nuk figuronte Mehmeti. Kėtė s’mund ta pranonte ky qė kishte bėrė njė shkollė ushtarake, qė kishte marrė pjesė nė Luftėn Antifashiste nė Spanjė..! Por Enveri shikonte mė gjerė: Partia Komuniste kishte marrė pėrsipėr tė udhėhiqte luftėn e popullit pėr ēlirimin kombėtar dhe pėr kėtė punonte sinqerisht. Zgjedhja e ēdo anėtari tė Shtabit tė Pėrgjithshėm kishte kėtė synim. Ēdonjėri nga ata ishte njė figurė politike ose ushtarake, me njė njohje tė mirė nė rrafsh krahinor e kombėtar.
    Pėrveē kėtyre kritereve nė pėrbėrjen e Shtabit tė Pėrgjithshėm, Enveri nuk e propozoi Mehmet Shehun, sepse kishte parasysh gabimet qė ky kishte bėrė nė Vlorė, jo vetėm lidhur me problemet organizative tė Partisė, por edhe me konceptet qė kishte pėr luftėn partizane. Megjithatė, kur Shtabi i Pėrgjithshėm vendosi tė krijohen formacione tė mėdha tė UNĒSH, Enveri caktoi Mehmet Shehun si komandant tė Brigadės sė Parė. Dhe kjo zgjedhje nuk qe e rastit ose vetėm pėr t’i dhėnė njė sadisfaksion Mehmetit, por sepse Enveri vlerėsonte tek ai guximin, trimėrinė, njeriun e aksionit dhe cilėsitė e organizatorit e tė disiplinės ushtarake. Rruga e lavdishme e Brigadės sė Parė, pa dyshim, ka qenė e lidhur me udhėheqjen e njė komandanti si Mehmet Shehu. Kėtė e ka vėnė nė dukje mėse njė herė Enveri nė fjalimet e tij, publike e shoqėrore. Por kėtė vlerėsim, Enveri nuk e ndante nga luftėtarėt qė pėrbėnin Brigadėn e Parė dhe kuadrot udhėheqėse tė saj. Janė tė botuara letrat e Enverit drejtuar gjithė njėsive partizane, ku rekomandon e kėrkon qė tė zgjidhen njė pėr njė partizanėt mė trima e tė vendosur pėr njėsinė e parė tė madhe tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare, qė tė bėhej shembull pėr brigadat e tjera qė do ta pasonin. Pėrveē kėsaj, Enver Hoxha, duke pasur parasysh karakterin e vrazhdė dhe tė papėrmbajtur tė Mehmetit, zgjodhi si komisar tė Brigadės Tuk Jakovėn, jo vetėm sepse ishte nga Shkodra, si simbol i pjesėmarrjes sė Veriut tė Shqipėrisė nė kėtė njėsi luftarake dhe si punėtor e themelues i Partisė, por edhe sepse Tuku ishte njė njeri me humor, i qeshur dhe i shoqėrueshėm me njerėzit. Gjithashtu, mendoj, se zgjedhja e Fiqret Sanxhaktarit si zėvendėskomisare nuk u bė pa qėllim nga ana e Enverit. Sė pari, pas Themelimit tė Partisė ai e njohu Fiqretin nga afėr, kur ajo u aktivizua pėr shtypjen e dokumenteve tė para tė Partisė, Rezolucionin, Thirrjen etj. dhe, mė vonė, kur qe pėr disa kohė anėtare e komitetit tė Partisė pėr Tiranėn. Fiqreti ishte punėtore dhe fjalėpak. Ndoshta Enverit i kishte folur pėr tė edhe Qemal Stafa, pėr formimin e saj tė mirė pėr kohėn e grupeve, gjė qė do tė ndihmonte nė ngritjen e luftėtarėve partizanė, shumica e tė cilėve vinin nga fshati. Gjithashtu, edhe unė i kisha folur pėr Fiqretin, pėr shoqėrinė tonė gjatė kohės sė grupeve. Duke caktuar Fiqretin nė Brigadėn e Parė, ndoshta, Enveri mendoi se njė shoqe e pjekur pranė Mehmetit do tė ndihmonte nė zbutjen e karakterit tė tij tė vrazhdė ...
    Por as Tuk Jakova, as Fiqret Sanxhaktari nuk mundėn tė ndryshojnė karakterin e komandantit tė Brigadės sė tyre. Mehmet Shehu vazhdoi tė vendosė e tė veprojė me kokėn e vet, pa u kėshilluar me shokėt e komandės e tė reparteve, pa marrė miratimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, madje, duke mos zbatuar ose kundėrshtuar vendimet e tij. Kėshtu, pėr shembull, nė fund tė muajit tetor 1943, kur pushtuesit gjermanė pėrgatitnin operacionin kundėr forcave partizane nė zonėn e Pezės dhe tė Ēermenikės, Shtabi i Pėrgjithshėm, me qėllim qė t’u vinte nė ndihmė njėsive partizane qė ndodheshin nė zonėn ku do tė kryhej operacioni, urdhėroi vendosjen e forcave tė Brigadės I nė rajonin e Dumresė e Darsisė. Komanda e Brigadės I, pas disa ditė aksionesh qė bėri nė rajonin e Peqinit dhe tė Lushnjės e boshatisi rajonin e Dumresė pa dijeninė dhe pa informuar Shtabin e Pėrgjithshėm dhe mė 1 nėntor 1943 u pėrqendrua nė qytetin e lirė tė Beratit. Nė kėtė mėnyrė, ajo u largua 70-80 kilometra nga zona ku do tė zhvillohej operacioni kundėr Pezės dhe kthimi i shpejtė i Brigadės nė atė zonė ishte bėrė i pamundur. Nė kėtė kohė gjermanėt pėrgatitnin pushtimin e Beratit. Mehmet Shehu, nė vend qė tė qėndronte nė Berat e urdhėron Brigadėn tė shkojė nė Mallakastėr dhe pėr mbrojtjen e Beratit la 150 italianė tė sapobashkuar me forcat e Ushtrisė Nacionalēlirimtare. Kėshtu, ai mėnjanoi Brigadėn e Parė nga zona aktive e luftimeve, siē ishin Peza, Ēermenika dhe Berati.
    Nga dokumentet e Luftės del se Mehmet Shehu ka zbatuar me vonesa tė mėdha urdhrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Mė 11 shtator 1943 Shtabi i Pėrgjithshėm urdhėron komandėn e Brigadės I tė nisej nga Pogradeci pėr nė Labinot. Por ajo arriti aty pas gjashtė ditėve! Mė 18 shtator 1943 Shtabi i Pėrgjithshėm, gjithashtu, urdhėron Brigadėn I tė priste komunikacionin e rrugės Elbasan-Tiranė, ndėrsa komanda e Brigadės e fillon zbatimin e kėtij urdhri mė 23 shtator! Vonesa tė mėdha nė zbatimin e urdhrave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm ka pasur edhe nė raste tė tjera, por mė flagrante nė kėtė drejtim ėshtė i ashtuquajturi “Inkursioni i Brigadės I pėr tė shpėtuar Shtabin e Pėrgjithshėm”.


    Dy letra tė pabotuara tė Mehmet Shehut gjatė Luftės, dėrguar miqve tė tij, me akuza tė rėnda kundėr Enver Hoxhės dhe Partisė Komuniste Shqiptare. Pohon se ka tentuar tri herė tė vrasė veten, pasi persekutohej e kėrcėnohej sistematikisht

    Mehmet Shehu: Partia Komuniste, njė
    klikė e monopolizuar nga Enver Hoxha

    Enveri gjatė Luftės ka patur korrespondencė tė dendur me shokėt qė vepronin nė qytete ose nė njėsitė luftarake, si me Nako Spirun, Gogo Nushin, Hysni Kapon, Ramadan Ēitakun e tė tjerė, ku jepte opinione, porosi pėr punėn e tyre dhe pėr luftėn, ku nuk mungonin edhe kritikat. I ka drejtuar letra edhe Mehmet Shehut ose forumeve tė Partisė e tė Ushtrisė pėr Mehmet Shehun, porosi e kritika. Por, ndėrsa gjithė bashkėpunėtorėt qė pėrmenda mė lart e tė tjerė i shkruanin Enverit, e informonin, pranonin ose jo kritikat e sugjerimet e tij, duke dhėnė edhe mendimet e tyre, Mehmet Shehu nuk i ėshtė drejtuar drejtpėrdrejt Enver Hoxhės pothuaj asnjėherė me letėr, as personalisht, as si Sekretari Politik, as si Komisar ose Komandant i Ushtrisė. Pėrkundrazi, nga Mehmet Shehu kanė mbetur letra qė ua dėrgonte shokėve tė tjerė, ku shfrente herė pėr Shtabin e Pėrgjithshėm, herė pėr Frontin Nacionalēlirimtar etj. Por ato qė tregojnė karakterin e vėrtetė tė Mehmet Shehut janė letrat qė ai u ka dėrguar jugosllavit Dushan Mugosha, majorit sovjetik Ivanov dhe Koēi Xoxes, nė prag tė Ēlirimit tė vendit.

    “Tri herė kam dashur tė vras veten”
    Letėr Dushan Mugoshės/ Nė letrėn e 29 janarit 1944 qė Mehmet Shehu i drejton Dushan Mugoshės, ndėr tė tjera, i shkruan: “Desha t’ju thoshja dhe tė arsyetonja me juve, se nuk jam dakord me formimin e Shtabit tė pėrbashkėt qė do tė drejtojė tė tria brigadat pėrnjėherė edhe pėr disa sektorė. Nuk jam dakord pėrsa i pėrket personave tė Islamit (Radovicka) dhe Bedriut (Spahiu). Nga ana tjetėr, jam plotėsisht dakord me pjesėmarrjen e Bacės nė shtab...”. Pėr tė evituar dyshimin qė mund tė krijohej pėr tė, mė poshtė i shkruan: “Mund tė interpretoni edhe keq: mund tė mejtoni se unė kundėrshtoj kėshtu se kam ambicjen qė tė ishja vetė nė krye e t’i komandoja tė tria brigadat. Unė ja ku ja u them: Unė kam shumė tė meta borgjeze, po ambicjen s’e kam dhe as qė e kam patur, kam luftuar gjashtė muaj nė vijė tė parė nė Spanjė si ushtar i thjeshtė dhe kurdoherė i kėnaqur, pastaj m’u besua pėrgjegjėsia. Nuk jam bėrė komandant brigade pa kaluar njė herė, shumė herė nėpėr vrimė tė gjilpėrės si ushtar, si partizan i thjeshtė”. Siē del nga disa letra e fakte, Mehmet Shehu nuk bėnte asgjė pa marrė mendimin e Dushan Mugoshės. Ai qė ndaj shokėve tė tij, madje, edhe ndaj anėtarėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm vriste shumė lart, duke u treguar fodull e mendjemadh deri nė brutalitet, ndaj Dushan Mugoshės tregonte njė pėrulje, njė servilizėm tė ēuditshėm. Nė njė nga letrat e tij, ndėr tė tjera i shkruan: “... mė trondit fraza qė ke pėrdorur nė letrėn qė mė dėrgonje, “sepse dyshon qė do tė tė kuptojnė keq...”. “Mė trondit, Sali (Dushan), se unė kurrė s’kam dyshuar nė ty e nė Halimin (M. Popoviēi). E nė kė tė dyshoj, nė Partinė? Pse s’ mė ha mortja mua nė rast se dyshoj...”. (...) “Mehmeti i Brigadės I Sulmuese”

    Akuzat kundėr Enver Hoxhės dhe Partisė Komuniste
    Letėr majorit sovjektik, Ivanov/ Nė gusht 1944 erdhi nė Shqipėri, pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Misioni aleat sovjetik, me nė krye majorin Ivanov. Mehmet Shehu, pėr tė fituar hiret e partisė e tė shtetit tė madh qė pėrfaqėsonte ky Ivanov, i bėri njė raport tė gjatė mbi gjendjen nė Parti, ku del qartė ē’mendonte ai pėr Enver Hoxhėn e shokėt e tij qė e mbėshtetnin, qė nė Shqipėri nuk kishte njė komunist tė aftė si Titoja nė Jugosllavi, qė duhej njė ndihmė direkte e imediate nga I. K. (Internacionalja Komuniste) ose nga PK Jugosllave... e kjo duhet shpejt. “Informatori vullnetar” nuk mungon t’i qahet kryetarit tė Misionit ushtarak sovjetik pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė atij nga Partia dhe pėr gjendjen e tij shpirtėrore. Mė poshtė po japim disa fragmente nga kjo letėr:
    “... unė e ndjej si njė detyrė, tė them mendimin tim mbi ato qė shoh e tė shpreh ato qė mendoj. E di mirė qė ky veprim im, nė kėtė rast, ėshtė nė kundėrshtim me rregullat e vijės organizative tė Partisė tonė, por duke patur besim ne ty, ... duke qenė i sigurt qė ti nuk do tė spekulosh, unė marr pėrgjegjėsinė tė tė referohem direkt ty. Konferenca... (e ka fjalėn pėr Konferencėn e Parė tė Vendit tė PKSH - Labinot, mars 1943. - shėnimi im: N. H.) e gjithė ishte skematike e qė predominonte vendosja e opinionit tė disa elementėve “Kapo” me nxitjen e Miladinit e Dushanit. Bile, mė bėri pėrshtypje Miladini, i cili mė tėrhoqi vėmendjen sepse unė insistova nė njė ndėrhyrje nė diskutimet mbi raportin organizativ qė “meqenėse pėrbėrja shoqėrore e Partisė sonė duke iu drejtuar me shumė kujdes shtresave mė tė varfėra e tek proletariati kryesisht, duam tė proletarizohemi”. Miladini e kishte marrė shėnim kėtė dhe mė tha, nė veēanti “ti nuk duhet tė insistosh tepėr mbi kėtė”. Pėrgjigjja ime ishte pikėrisht: “Kėshtu kam mėsuar nė Spanjė”. Gjithė puna fillon e monopolizohet nė duart e vetėm pak personave si Enveri, Liria, Baca. Filloi njė farė tiranie brenda Partisė, mjerė ai qė guxonte t’u kundėrvihej Miladinit e Dushanit(!) ose tė favorizuarve tė tyre!... Pjesa mė e madhe e kuadrove u mbuluan nga konformizmi e me kėtė metodė napoleoniane tė tė pranuarit, Partia filloi tė lundrojė si qorri drejt “fateve tė saj tė panjohura”... E unė them nėn pėrgjegjėsinė time qė njė nga plagėt mė tė rrezikshme pėr Partinė tonė ėshtė MUNGESA E NJĖ POLITIKE TĖ DREJTĖ KUADRI. (Tė gjitha fjalitė me germa tė mėdha janė tė origjinalit. - N.H.) Kjo plagė ka qenė, ėshtė akoma dhe ėshtė rrezik tė bėhet kangrenė. 5-6 muaj mė parė Partia ishte bėrė njė fantazmė kėrcėnuese pėr shumė kuadro: disa anėtarė tė Partisė e kanė paguar me jetėn e tyre, sepse nuk kishin marrėdhėnie tė mira me KLIKĖN e KQ. Unė isha i persekutuar sistematikisht nga Liri Gega, mė poshtėronin, mė kėrcėnonin... Nė disa momente jam gjendur ngushtė.... tri herė kam nxjerrė pistoletėn pėr tė vrarė veten!...” (nėnvizimi im: N. H.). Pasi bėn biografinė e vet, shkruan: “Vetėm njė shpresė mė ka shpėtuar: E gjithė kjo ėshtė vetėm njė pengesė e pėrkohshme, rrota e shoqėrisė, zhvillimi i historisė do tė ēojė nė mėnyrė tė paevitueshme tek FITORJA PĖRFUNDIMTARE E KOMUNIZMIT NDĖR-KOMBĖTAR. E jetoj gjithnjė me kėtė shpresė, e nė saje tė kėsaj perspektive ia kam thėnė vetes sime “Pėr njė komunist vetėvrasja don tė thotė TĖ TRADHTOSH Komunizmin”. E unė jam kandidat pėr nė KQ tė Partisė... E ēuditshme, nuk tė duket?! Por ėshtė realitet kėtu nė Shqipėri... Nė verėn e vitit 1943 u formua Shtabi i Pėrgjithshėm pėr drejtimin e operacioneve ushtarake nė Shqipėri. Si u bė kjo unė akoma nuk e di. Komandant i kėtij Shtabi u emėrua njė ish-major i ushtrisė fashiste, (i cili tashti ėshtė Kryetar i Shtatmadhorisė dhe anėtar Partie) (e ka fjalėn pėr Spiro Moisiun - shėnimi im- N. H.). Si Komisar u vu sh. Enver Hoxha dhe anėtarėt e tjerė u caktuan nga Miladini. Pjesa mė e madhe e kėtyre anėtarėve nuk kishin shkrepur (asnjėherė) kundėr armikut. Ky shtab nuk ka funksionuar kurrė deri nė ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė. E nė qoftė se operacionet tona kanė shkuar mirė gjithnjė, ėshtė meritė e komandave inferiore, tė cilat fatmirėsisht gjendeshin larg Shtabit tė Pėrgjithshėm e kishin eksperiencė tė luftės sė armatosur...… Kongresi (i Pėrmetit) u karakterizua nga artificialiteti i ushqyer nga Miladini dhe u vu besnikėrisht nė praktikė nga anėtarė tė KQ, veēanėrisht nga Enveri e Liria. Nė Kongres nuk mund tė viheshin nė diskutim formulat e Miladinit tė recituara me mjeshtri nga Enveri e mbėshtetur nga ai rreth i ngushtė qė unė e quaj KLIKĖ. U emėruan ministra, komandantė e pėrgjegjės nė mėnyrė mekanike. Miladini ka dashur tė kopjojė skemėn organizative shtetėrore tė Jugosllavisė sė Titos. Kjo skemė u hartua nė letėr e nuk ėshtė adoptuar objektivisht. Kushtet e Jugosllavisė kanė ndryshim tė madh me ato tė Shqipėrisė: para sė gjithash se nė Jugosllavi gjendet njė Parti Komuniste, nga e cila neve jemi tepėr larg; e dyta se Jugosllavia ka njė Tito, jo vetėm tė aftė tė udhėheqė Jugosllavinė, por ėshtė edhe njė kokė me vlerė NDĖRKOMBĖTARE. Enver Hoxha nuk ėshtė akoma as njė Tito i vogėl. E treta, se Jugosllavia ka kuadro tė pėrgatitur mirė, ndėrsa ne nuk kemi kuadro tė aftė qė t’u besohet shumė pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsia tek ne duhet tė shpėrndahet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė aplikohet centralizmi pėr kontrollin mbi tė gjithė. Nė Kongres kishte shumė fryrje artificiale, popullarizim i fryrė i disa shokėve pėrgjegjės. Ky popullaritet artificial ėshtė nė kundėrshtim me principet tona. Tito ėshtė popullarizuar nėpėrmjet punės sė tij konkrete e pozitive, sepse ai ka formuar njė Parti Komuniste tė tipit stalinian nė Jugosllavi e influenca e tij ndjehet nė tė gjithė Botėn Antifashiste, ai i ka imponuar respektin edhe armiqve tanė. Kėshtu edhe Stalini e kryetarėt e tjerė tė Partisė sonė. Kėshtu shoku i ynė Enver duhet tė popullarizohet jo nė mėnyrė artificiale, por nėpėrmjet punės sė tij, duke ndjekur rrugėn e Titos. Tė gjithė kėrkojnė t’i ikin pėrgjegjėsisė, e tė gjithė ia lėnė pėrgjegjėsinė e tėrė Miladinit e Dushanit. Veēanėrisht pėrgjegjėsia bie mbi tė gjithė anėtarėt e KQ e kryesisht mbi Miladinin e Dushanin me Enverin, Lirinė e Bacėn qė nuk mund tė jenė tė ndarė nga ata nė pėrgjegjėsinė. Shiko kontradiktat midis meje e shokėve tė tjerė... Kthesa nė Berat nuk ka qenė bėrė dhe do tė jetė e vėshtirė qė tė bėhet ajo nė qoftė se KQ vazhdon nė rrugėn e sotme. Pėr mua, qė tė bėhet kthesa, ėshtė nevoja e njė “revolucioni total” nė Partinė tonė. Shokėt tanė pėr kthesė tė Partisė kuptojnė pėrjashtimin e dy-tre anėtarėve nga KQ, t’i japin ndonjė pėrgjegjėsi ndonjėrit qė ėshtė i pakėnaqur pėr ta qetėsuar, nė formėn e lėmoshės,... e kėshtu me radhė... Me llafe nuk bėhet kthesa. “Me lėmoshė nuk zgjidhet problemi i urisė”. Jemi treguar tė dobėt e mė mirė tė thuash oportunistė ndaj reaksionit; nuk ėshtė patur parasysh drejt forca e reaksionit, reaksionarėt jetojnė akoma nga duart tona. Nė Frontin e aleatėve (anglo-amerikanė) jemi treguar tė dobėt e, nė tė njėjtėn kohė, arrogantė. Shoku Velo (Velimir Stojniē - shef i Misionit jugosllav - shėnimi. N.H.) ėshtė duke bėrė tė gjitha ato qė mund tė bėjė. Unė kam folur me tė mbi kėto probleme. Ai ndėrhyn. Sigurisht duhet njė proces pėr t’i vėnė gjėrat nė vend.
    KONKLUZIONE: MIDIS NEVE KOMUNISTĖVE SHQIPTARĖ NUK GJENDET ASNJĖ I AFTĖ, SI TITUA NĖ JUGOSLLAVI, TĖ DREJTOJĖ PA NDIHMĖ. SOT PĖR SOT JEMI SHUMĖ TĖ DOBĖT POLITIKISHT DHE ORGANIZATIVISHT. JEMI NJĖ PARTI KOMUNISTE “SHQIPTARE” E JO “E SHQIPĖRISĖ”. PĖRBĖRJA JONĖ SHOQĖRORE NUK ĖSHTĖ PROLETARE, DUHET MBAJTUR PARASYSH KJO. PĖR TĖ ECUR MIRĖ, PĖR T’U NDIHMUAR, ĖSHTĖ E NEVOJSHME NJĖ NDIHMĖ DIREKTE E IMEDIATE NGA I.K., OSE NGA PKJ, E KJO DUHET SHPEJT, SEPSE SITUATA KA NXJERRĖ PĖRPARA PROBLEME SHUMĖ TĖ RĖNDĖSISHME. (Germat e mėdha janė tė vetė tekstit origjinal.




    20/03/2004

Tema tė Ngjashme

  1. Maqedonia reagon ashpėr ndaj brohoritjeve nacionaliste greke
    Nga titi-a nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 11:21
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 03:13
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 01:02
  4. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 17:16
  5. Komuniteti shqiptar i Helsinkit reagon ndaj raportit te "Freedom House"
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 15:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •