Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Historia e Brigades 7 s.

    gazeta shqiptare
    ------------------------


    DOSSIER

    Historia e panjohur e kuadrove dhe partizanėve tė Brigadės sė Shtatė sulmuese tė komanduar nga Gjin Marku, Kadri Hoxha, Adil Ēarēani, Myqerem Fuga, Ramiz Alia e Aqif Ylli

    Si u eliminuan drejtuesit e Brigadės sė Ramiz Alisė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Hysni DAJA*


    Njė muaj para se tė formohej Brigada e VII-tė Sulmuese nė Vlushė tė Skraparit, nė Panarit, u organizua njė mbledhje e kuadrove politikė, qė e drejtonte vetė Enver Hoxha. Nė fotografi dallojmė Myqerem Fugėn, Adil Ēarēanin, Ramiz Alinė, Sadik Bocajn, Mihal Bishėn, Zihni Sakon, Behar Shtyllėn dhe pranė titullarit Shpresa Hoxhėn (Fugėn). Fotografi tė tilla origjinale vuajnė nga sėmundja e retushimit, sepse nė to janė fshirė disa titullarė. 60 vjetori i krijimit tė Brigadės sė VII-tė na kujton disa nga kuadrot qė pėrmendėm mė lart, tė cilėt pėrbėjnė bėrthamėn e kuadrove politikė si Adil Ēarēani, Myqerem Fuga, Niazi Demi, Tajar Grepcka, Ramiz Alia, Nexhmedin Ballka etj. Mė vonė dolėn kuadro drejtuese tė kompanive tė kėsaj Brigade, komunistė qė ashtu si e nėnvizon Myqerem Fuga, u bėnė promotori i celulave tė kompanive dhe dhanė njė kontribut tė madh nė forcėn goditėse tė Brigadės, si Foto Ēami, Koli Myzeqari, (dėshmor), Skėnder Libohova (dėshmor), Guēe Stropani etj.


    Roli i Gjin Markut
    Me tė marrė urdhėrin, Gjin Marku iu vu punės organizuese tė kėsaj Brigade. Nė shtėpinė e Kahreman Yllit, nė prani tė Myqerem Fugės u bė organizimi i Brigadės ashtu si ėshtė dhėnė nė historik. Batalioni i Parė u formua kryesisht me partizanė tė Qarkut tė Beratit me njė kompani nga Devolli, Batalioni i Dytė kryesisht me partizanė tė grupit tė Skraparit, ndėrsa Batalioni i Tretė u formua nga partizanė tė Qarkut tė Gjirokastrės, me nė krye Gani Nivicėn (dėshmor), me njė kompani nga Batalioni i Dėshnicės. Ceremonia u zhvillua mė 17 mars 1944 nė fshatin Vlushė tė Skraparit, nė atė fshat, ku dy muaj mė parė nazistėt gjermanė vranė 114 skraparllinj, duke pėrfshirė edhe ata tė fshatrave Krushovė, Kapinovė e Turbehovė. I njėqindepesėmbėdhjeti, Veseli, rrojti, jetoi, pėr t'u treguar ditėve tė pasēlirimit tmerret e luftės dhe vuajtjet e atij populli liridashės. "Vlusha vlon", "Stalini sulmon". Kėto ishin parrulla e kundėrparrulla tė natės sė parė, drejt aksionit, drejt Beratit. Nė garnizonin e Beratit e kryesisht nė Kuēovė kishte pak gjermanė, kryesisht kishte forca tė Ballit Kombėtar dhe tė Gjindarmėrisė. Mbrojtja ishte organizuar kryesisht me pikėmbėshtetje tė forta. Mund tė pėrmendim Kalanė, Shėndėllinė, Lisin e Beēit dhe vetė kazermat ushtarake. Kuēova, vetė fusha e Otllakut dhe Ura Vajgurore kishin tė tjerė garnizone mbrojtje. Kėto objekte, tė lidhura me copa transhe dhe hendeklidhje pėrbėnin njė mbrojtje tė fuqishme, me tė cilat do tė pėrballej Brigada e VII-tė. Sekreti i armikut qėndronte nė shumėllojshmėrinė e pozicioneve tė zjarrit. Disa nga kėto ishin tė pushtuara dhe disa jo. Tanket nuk qėndronin nė qytet. Ato afroheshin pranė kazermave vetėm kur partizanėt e Brigadės sė VII-tė e rrezikonin qytetin. Pas urdhėrit tė Komandantit vinin urdhėra tė tjerė, tė nėnshkruara nga Spiro Moisiu pėr ēlirimin e Beratit, pėr pėrballimin e Operacionit tė Qershorit, pėr ēlirimin e Kuēovės etj. Pėr ēlirimin e Beratit dhanė ndihmesėn e tyre vetė beratasit. Qysh nė goditjen e parė mbi harkun e parė mbrojtės ra partizani Thoma Shqina, njė nga tė rinjtė e zjarrtė tė kėtij qyteti. Po atė ditė ra Rahmi Stropani nga treva atdhetare e Devollit. Nuk mund tė numėrohen aktet heroike tė partizanėve nga Zona e Skraparit dhe e Dėshnicės.

    Dėshmitė e Myqerem Fugės
    Nė Mirditė ra Firdes Beqari dhe nė Malin e Zi ra Zyrako Xhako. Nė faqet e historisė sė Brigadės sė VII-tė Sulmuese radhiten shumė partizanė e kuadro qė ranė nė ballė tė luftės. Po pėrmendim disa nga kuadrot drejtuese politikė: Koli Myzeqarin, Skėnder Libohova, komandant batalioni, Haxhi Dokon, Fahri Zaimin, Mehdi Vilėn, Loni Odriēanin, Thimi Tanin, Naim Gurin, komisar kompanie. Lidhur me kėto, nė kujtimet e tij, Myqerem Fuga kujton: "Ngritėn kėshillat apo u rizgjodhėn kėshillat nacionalēlirimtarė nė zonėn e nahijes sė Beratit, nė Sulovė, nė zonėn e Shpriagut, nė zonėn e Tėrpanit dhe deri nė zonat e thella tė Roskovecit, tė Myzeqesė e tė Dumresė". Myqerem Fuga, njė ndėr luftėtarėt e vjetėr tė kėsaj krahine, me punėn e tij kėmbėngulėse, harmonizoi veprimet e partizanėve qytetarė me atė tė fshatrave tė Skraparit. Pėrkrah Brigadės sė VII-tė vepronte edhe Grupi i Skraparit. Veprimet luftarake i kordinonte Komandanti i Brigadės, Gjin Marku me Komandantin e Grupit tė Skraparit, Njazi Ēepanin. Njė punė tė mirė kuadrot e kėsaj Brigade bėnė edhe me organizatėn e rinisė. Nė krye tė tė rinjve qėndronte Ramiz Alia. Batalioni i dytė u kthye nėpėr fshatrat e Komunės sė Potomit dhe asaj tė Ēepanit, ku me dhjetra partizanė tė rinj shtuan radhėt e Brigadės. Goditjet e njėpasnjėshme tė batalioneve tė Brigadės kanė qenė tė furishme tė cilat arritėn deri nė Mollas tė Sulovės, kurse nga krahu i majtė deri nė afėrsi tė Fierit. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur punėn e shoqes Shpresa Hoxha (Fuga) nė Skrapar, nė Berat e deri nė Fier e Dumre. Nė punėn organizuese nė Qarkun e Beratit u dalluan mjaft kuadro, sa ėshtė e vėshtirė t'i rradhisim tė gjithė. Veprimet luftarake tė Brigadės nė pėrballimin e Operacionit tė Qershorit qenė tė tilla qė i detyruan qysh nė fillim forcat gjermane tė tėrhiqeshin nė Berat. Meqėnėse disfata e kėtyre forcave deformonte planet pėr tė dalė nė bregdetin shqiptar, filloi pėrsėri sulmi drejt Paraspuarit e Qafė-Shkozės dhe takimi i kėtyre forcave do tė bėhej nė Kreshtat jugore tė Skraparit. Tre kuadrot kryesore Gjini, Kadriu dhe Neshati ishin nė Kongres tė Pėrmetit. Iu deshėn Adil Ēarēanit, Ramiz Alisė dhe Njazi Demit t'i viheshin kundėrveprimit tė forcave armike-tregon Myqerem Fuga. "… Pritni armikut rrugėn qė tė ēon nė Pėrmet. Mundohuni tė fyteni pykė nė rrjeshtat e tij; njoftoni si u zhvilluan luftimet sot". Kėshtu thuhej nė njė nga radiogramet e Shtabit. Ndėrsa nė njė radiogram tė Gjindarmėrisė thuhej:"Janė 9 tė vrarė, 27 tė plagosur dhe 15 tė humbur! Humbjet e forcave gjermane nuk na janė njoftuar". Eshtė i njohur dokumenti nr.8523, (sekret) ku nė mes tė tjerash thuhej: "Nė perėndim tė Korēės, u shpartallua Brigada e 4-tė e Kuqe dhe u zhvillua me sukses sulmi kundėr njė armiku tė fortė (Brigadės sė VII-tė tė kuqe), e cila humbi 200 tė vrarė, tė konstatuar, dhe mė poshtė vazhdon: Eshtė e vėrtetė kjo? Grupi luftarak "Burgemeister" nuk arriti pikėsynimin e vet pėr shkak tė rezistencės.." Mė poshtė tregon pėr bisedime telefonike midis Komandės sė Divizionit. 100 dhe 297 nazist. Luftimet nė Paraspuar-Qafė-Shkozė-Vokopolė dhe nė thellėsi, janė tė mahnitshme. Situata ishte e vėshtirė. Shumė kuadro dhe partizanė u kacafytėn me forcat hitleriane dhe me ato reaksionare. Nė Qafė-Shkozė u vra komandanti i Batalionit tė tretė, Gani Nivica e dhjetra partizanė. Me dhjetra tė tjerė u plagosėn dhe ishte rrezik tė kapeshin tė gjallė. Edhe pse shokėt e komandės erdhėn nga Kongresi i Pėrmetit, ishte rrezik qė forcat kryesore tė Brigadės tė pėrplaseshin midis forcave tė Divizionit 100 malor dhe forcave tė Div. 297. Lufta vazhdoi.

    Betejat heroike kundėr gjermanėve
    Nė Arkivin Qėndror tė Ushtrisė ėshtė njė copė radiogram qė udhėzon forcat partizane nė rast shpartallimi, tė pėrqėndrohen tek stanet e Sinan Leshnjes nė Turbohovė dhe te shtėpitė e Feim Gėrmenjit, tek mullinjtė, me parrullėn dhe kundėrparrullėn "Lufta-Liria". Po ku i dinin kėto vende kaq tė fshehta?! Kjo ndodhte sepse vetė komandanti i kishte shkelur me kohė kėto vende. Jo pa qėllim e dėrgonin atė radiogram Myqerem Fuga dhe Aqif Ylli qė komandonte detashmentin e ruajtjes sė Shtabit. Por ajo qė ngjalli habinė e partizanėve tė Brigadės dhe tė tė gjithė ushtrisė partizane qė forcat e kėsaj Brigade kryen natėn atė manovėr tė guximshme, do tė mbetet historike. Ndėrsa gjermanėt u hodhėn pėrtej Osumit e Ēorovodės, forcat e Brigadės kaluan nė marenė e Kakrukės, nė anėn tjetėr tė Osumit, por kjo kėrkonte guxim, fshehtėsi e disiplinė. Kėta ishin partizanėt trima tė Brigadės sė VII-tė Sulmuese. Mė 10 qershor u grumbulluan tek Stanet e Babait, rrėzė malit Tomorr. Pas analizės kaluan nė lojra tė bukura dhe festuan fitoren pėr ēlirimin e Beratit. Ditėn e fundit u vra partizani Thoma Arbėri. Para se tė niseshim pėr nė Veri tė Shqipėrisė u grumbulluam nė Mollas tė Sulovės. Na u shtua efektivi me 150 partizanė tė rinj nga qyteti i ēliruar i Beratit. Kush ndihmoi mė tepėr pėr organizimin e tyre? Tė gjithė kuadrot, beratas por veēanėrisht Myqerem Fuga e Luan Qafėzezi. Marshimi i gjatė na lodhi, por mė 19 tetor 1944 u ndodhėm pėrpara Shėnpalit e Gėziqit tė Mirditės dhe pėrpara urės sė Fanit. Ajo qė tėrhoqi vėmendjen e partizanėve dhe tė popullit tė kėtyre anėve ishte kalimi nė befasi i batalionit tė II-tė dhe tė Batalionit tė IV-tė me nė krye Komandantin e Brigadės para se tė sulmohej Shėnpali dhe kjo qe njė veēori e lavdishme. Pasi u morr Shėnpali filloi ajo luftė qė do tė mbahet nė histori. Gjermanėt u munduan me ēdo kusht qė ta mbanin tė hapur kėtė rrugė, kurse partizanėt kurrsesi nuk i lejonin. Nė krah tė Brigadės sė VII-tė arriti Brigada e VI-tė dhe nė krah tė majtė Brigada e XXII-tė. Nuk do tė flasim pėr heroizmin e Brigadės, sepse ajo shkruhet qartė nė historikun e saj. Pėr 6 ditė e netė jehoi ajo luftė e paparė ku dhanė jetėn 35 partizanė dhe u plagosėn 40 tė tjerė. Do tė ndalem pak nė veprimet e Batalionit tė III-tė, qė pėr shkak tė dėmtimit tė kuadrove kryesorė e mbulonte Myqerem Fuga. Pasi pushtoi Rubikun, u qep lart nė malin e Melungut, tek sheshi i Shpardhės; rrethoi dhe shtiu nė dorė kėtė bazė tė rėndėsishme me 24 anglezė. Abaz Kupi kishte dy ditė qė ishte larguar pėr nė Itali. Kur u bė mbledhja e popullit nė Rubik, Myqerem Fuga i tha kapitenit anglez: "Foli popullit!". "Nuk jam politikan,- tha anglezi, "por u thoni: Ndihmoni ata qė luftojnė fashizmin". Nė kėtė vend tė vogėl tė Shqipėrisė ndodhnin ngjarje tė mėdha. Ja, kėtu, nė shtėpinė e Gjon Fushės, nė shtator tė vitit 1944 u bė njė nga mbledhjet mė tė mėdha, qė ėshtė mirė ta dijė populli, partizanėt dhe armiqtė. Nė mbledhje ishin: Mitat Frashėri, Gjon Markagjoni, Ali Kėlcyra, Patėr Anton Arapi, Luigj Mikeli, Abaz Kupi (gjithė paria shqiptare). Midis tyre ishte dhe njė misionar anglez. Nė mledhje u ngritėn zėra tė fuqishėm: "Ka ardhė koha t'i kthejmė pushkėn gjermanit". Po tė ndodhte kjo, partizanėt nuk do ta kishin tė vėshtirė. Ky ėshtė mendimi im si ushtarak, por falė Gjon Markagjinit, qė vuri veton, u kujtoi "besėn shqiptare" dhe mbledhja u prish; nuk do t'u kthehej pushka nazistėve. Nė shkallėn mė tė lartė, majori anglez Nil, i lutej Komandės Gjermane qė tė rezistonin nė Shqipėri derisa forcat e tyre tė zbarkonin nė Gjirin e Shėngjinit e mandej forcat gjermane do tė ishin tė lira tė ktheheshin nė Gjermani. Kėto gjėra nė luftė ndodhin. Kėtė e vėrteton kapiteni Helmut Muat, i kapur rob nga partizanėt. Kėto duhet t'i njohė populli, bile edhe partizanėt. Lufta vazhdoi nga ura e Matit deri nė Shėngjin, ku ngeli si lapidar partizani Bektash Guri. Me kėto luftime qė zhvilloi kryesisht Batalioni i III-tė thuhet se u vranė 100 gjermanė dhe u dėmtuan 40 automjete, por ēfarė thonė dokumentet e vetė gjermanėve? Divizioni i ushtrisė gjermane pėr kėtė rajon vėrteton se u vranė 111 gjermanė dhe u dogjėn 12 automjete. Kjo ėshtė pėrgjigja pėr ata qė kanė tendenca tė nėnfleftėsojnė luftėn partizane. Pėr shkak tė kufizimit tė materialit nuk mund tė vėmė emrat e atyre qė u vranė nė kėtė luftė, por do tė pėrmendim ēlirimin e Shkodrės mė 29 nėntor 10\944. Nė ditarin gjerman kjo jepet qartė nė njė tekst me rėnien e Kotorit!

    Luftimet nė Mal tė Zi
    Nuk mund tė lė pa pėrmendur luftėn nė Malin e Zi, sakrificat qė bėnė partizanėt Veip Ēepani (Goga) dhe Pero Nepravishta, tė cilėt mbetėn invalidė tė pėrjetshėm. Tė gjithė jemi dėshmimtarė se Perua nuk mori pjesė nė festat e fitores tė ēdo viti, madje ajo u deklarua e "vrarė" dhe kėshtu rezulton nė listat e vjetra, por vitet e fundit ajo zbriti nė Vlorė nga njė fshat i thellė, si njė klloēkė me fėmijė dhe ne, me tė drejtė, shikonim njėri-tjetrin. Por ja qė ndodh edhe kėshtu. Po i referohem edhe njė ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme: Nė gjithė shkrimet e mia nuk kam vlerėsuar sa duhet luftėn e anglezėve. Nė fitoren qė patėm nė Zejmen dhe Grykė-Manati, gjatė rrugės dy aleatė anglezė na ndihmuan shumė pėr tė minuar rrugėn. Gjithashtu na ndihmuan edhe nė Grykėn e Moraēės nė Malin e Zi. Zbuluesit tanė e kaluan lumin Drinos. Tek partizanėt tanė ishte ngulitur thellė dėshira pėr tė vazhduar luftėn deri nė Berlin. Por pa pritur vjen urdhėri "Divizioni i VI-tė tė kėpusė kontaktin me armikun dhe tė kthehet nė Shqipėri!". Komandanti i Divizionit e lexoi kėtė urdhėr nė tė gjithė efektivat dhe proteston: Falė kėsaj proteste vjen urdhėri nr.3: "Divizoni tė niset pėr nė Kosovė". Me rastin e 60 vjetorit tė Brigadės dua t'u kujtoj tė gjithė ata qė i dhanė kėsaj lufte dhe nuk jetojnė mė, si: Adil Ēarēanin, Gjin Markun, Kadri Hoxhėn, Muharrem Fugėn, Njazi Demin, Myzafer Trebe-shinėn, Irfan Peshtanin, Luan Qafėzezin, Mustafa Beqon, Ismail Gjerbėsin, Tajar Grepckėn, Novruz Gjerbėsin, Kajmak Qerimin (Kaloēin), Novruz Malindin, Adil Prishtėn, Xhavit Strugėn, Habib Seitllarin, Foto Pukėn, Mark Ēukun, Miti Teneqexhiun, Rushit Dervishin e shumė tė tjerė.

    (*kolonel nė pension, historian)

    --------nga gaz shqiptare ----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pak fjale per "solidaritetin" e partizaneve shqiptare..



    Komandanti i Brigades 7 sulmuese partizane mirditori Gjin Marku, Hero i luftes nac ional Clirimtare.. vdiq ne burgjet e Enver Ramiz Hoxh Alise..
    Familja e tije ( gruaja, dhe ajo ish partizane dhe femijet e Gjinit) nuk pane nje dite te bardhe gjat pushtetit envero-muqeremo-fugo-ramizo-carcanas..
    Sigurimi terbaciot Kexhibist i ndoqi me urdher te Enver m-utit 40 vjet rresht duke ja nxire jeten..

    U desh te dilnin ca djem maloke si azem Hajdari qe te ndrronte ftyra e Shqiperise e qe Myqo Fugat te guxonin mbas 60 vitesh te permendin Komandantin e tyre partizan Gjin Markun e mjere..

    U desh PD-ja qe erdhi ne pushtet qe e bija Gjinit mbas 40 vjet ne Kazem te punonte ne nje pune ku ti zinte mullaqja karrike..

    Ramiz servilo dallkauku nuk bzajti kurre te thosh di llafe per Gjin Markun..

    U desh te behej Alfred Moisiu president e ta nderonte Gjin Markun atje ne festen e Brigades ne Skrapar e ti cudiste skraparllinjte qe ishin ambjentuar 50 vjet duke ja u perdhosur Partia e Enverave, Sulove e Brahove clirimtarin e zones Gjinin e Mirdites si " Armik populli " e skishin guxuar te ndihen..rrup sup..

    "Solidariteti partizan "..faqja me e turpshme e Historise.. dhe faqja me e ndritur e pa-burrerise..

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •