Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Post Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:

    perSHENDETje
    Kur degjojme te flitet per popuj te Lashtesise ose te Mesjetes si psh. Greket, Romaket, Mongolet, Gjermanet, Arabet etj. te gjithe fillojme te pikturojme karakteristikat e ketyre popujve ne mendjen tone. Por kur degjojme te flitet per Bizantinet shumica nuk pikturojme asgje ne trurin tone. Kjo nuk eshte pasoje e mospatjes se Bizantineve te nje vendi te rendesishem ne Historine Mesjetare por e mungeses se njohurise reth ketij populli- banues i nje perandorie. Gjithashtu nuk para ekzistojne filma hollivudian per Historine Bizantine nderkohe qe ekzistojne shume filma per popuj te tjere (Egjyptian, Romak, Hebrej etj.). Konkluzioni qe mund te nxjerrim eshte se bota nuk i ka dhene rendesine qe duhet Historise Bizantine perkundrazi e ka lidhur kete histori me temat kishtare, me muziken etj. E verteta eshte se Perandoria Bizantine ka luajtur rolin e superfuqise ne nje faze te caktuar te historise boterore. Te dhenat per kete Perandori jane me te shumta se sa te dhenat per cdo perandori tjeter te Mesjetes sepse Bizanti padyshim do ngelet nje nga "thesaret e dijes dhe te kultures" te epokes Mesjetare, te epokes kur Lindja ishte qendra e botes kurse Perendimi ishte periferia.
    Historia Bizantine eshte nje histori e gjate e cila mbulon te gjithe periudhen e Mesjetes, biles per shume Historiane, Mesjeta fillon me lindjen e Bizantit dhe mbaron me vdekjen e tij.
    Perandoria Bizantine ka fituar shume emra nga Historianet, midis ketyre: "Perandoria Romake e Lindjes", "Perandoria Kristiane e Lindjes", "Perandoria Greke e Mesjetes" etj. Vet fjala Bizantin perben nje term te ri, te shpikur nga Historianet, vet banoret e perandorise se dikurshme e quanin veten e tyre "romak", ngase besonin se ishin pas'ardhesit e Romakeve. Bizantin ne ate kohe quhej vetem banori i kryeqytetit, Konstandinopoje, per shkaqe qe do sqaroje me poshte.
    Nje problem qe lind ne Historine Bizantine eshte qartesimi i kohes ne te cilen fillon Historia Bizantine dhe kur mbaron ajo, dmth. kur lindi dhe kur u shkatrua Perandoria Bizantine. Sipas shume Historianeve shenohet si vit i fillimit te kesaj historie viti 284 e.s, vit ne te cilin erdhi ne fuqi perandori illir* Deokliciani i cili duke e kthyer rolin e perandorit ne rol monarku- me perpara Roma u qeveriste nga me shume se nje perandor kurse Deokliciani e shkriu kete kanun, dhe e kthehu rolin e perandorit ne rolin e nje udheheqesi te pakufizuar- dhe duke lejuar besimin e krishter (Deokliciani ishte pagan por e ndaloi perndjekjen e te Krishtereve) hapi rrugen per bemat e mevonshme te Konstandinit te Madh. Si vit krijimi i Perandorise Bizantine shenohet viti 324, viti 330 ose dhe viti 395 e.s., shiko me poshte. Pergjithesisht Historine Bizantine e ndajme ne tre periudha:1) Periudha e Hershme 284-717 e.s., me hypjen e Isaureve ne fuqi. 2) Periudha e Mesme, 717- 1025 me vdekjen e Vasilit II "Bullgarevrasesi" dhe 3) Periudha e Vonshme (renimi)1025- 1453 me renjen e Konstandinopojese ne duart e Muhamedit II "Qytetrethuesi". sipas disa Historianeve te tjere Historia Bizantine nuk mbaron ne 1453 por ne 1461 kur do pushtohen Despotati i Morese (ish Despotati i Epirit qe tani ishte ngushtuar vetem ne Peloponez) dhe Perandoria e Trapezuntes, per shkak se keto dy mbreteri u udheheqnin nga dy dinasti bizantine (Engjejt dhe Komnenet, anasjelltas).

    Ne kete teme do i jepet vemendje veprimtarise te Perandoreve me te famshem te kesaj perandorie, qe ishin Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh etj., do referohem te disa ceshtje te vecanta sic eshte kalimi nga Roma ne Bizant, kultura dhe drejtesia dhe mund te pershkruaj pak vitet e periudhes se vonshme dhe shkaqet qe cuan ne renjen e kesaj perandorie.
    Gjithashtu do shkruaj shkurtimisht te gjitha ngjarjet e rendesishme te Mesjetes, (284-1453), duke i vendosur sipas radhes vjetore. Ne fund do mundohem ta pasuroje kete teme me lende fotografike.

    I lutem lexuesve mos te nderhyjne ne kete teme deri sa ta kem mbaruar perfundimisht. Gjithashtu i lutem moderatotereve qe mos te lejojne qe kjo teme te humbi qellimin e saj- i cili eshte pershkrimi historik i ngjarjeve.
    Me shprese te Zoti do mundohem t'i'a nxjerre fundin kesaj teme!

    * ne shekullin e 2te dhe te 3te e.s. (por dhe me par ose me vone) shume nga ushtareket dhe perandoret romak u njihnin si Illire. Midis ketyre ishin edhe Deokliciani si edhe dy perandoret me te medhenje te Bizantit, Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh. Shkaku qe keta u referonin si Illire ne shkrimet e lashta ishte se familjet e tyre kishin prej'ardhje nga provinca illire e Perandorise Romake por ne zakonet e tyre ishin Romak, flisnin latinisht besonin te Roma, ose te Bizanti me vone, dhe vepronin vetem per te.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Hyrje- Lindja e nje perandorie te re:

    Nese do u mundonim te venim nje fillim ne pershkrimin e Historise se Bizantit viti me i rendesishem do ishte sigurisht 330a e.s. Eshte viti gjate te cilit perandori Konstandin I vendosi qe te levizi kryeqytetin e Perandorise nga Lacio, ku gjendej Roma, ne nje qytet me gjeografi te vogel por me pozite strategjike, ky qytet ishte Bizanti. Bizanti lidhte Europen me Azine dhe Mesdheun me Detin e Zi. Kuptojme nga kjo se ndryshimi i kryeqytetit u be per shkaqe praktike. Gjithashu Bizanti kercenohej me pak nga dyndjet barbare- qe tani sapo ishin shfaqur- sesa kryeqyteti i vjeter, Roma.
    Kur Konstandini ndertoi kryeqytetin e tij ne Vospor qellimi i tij ishte krijimi i nje Rome te dyte. U krijua Senati, u ndertuan godina dhe gjithe personeli i burokracise perandorake u shperngul ne kryeqytetin e ri. Pa u shperngulur nuk mbeten as skuadrat sportive te arenes romake. Politika qe u ndoq ishte krijimi i nje kopjoje te ngjashme me kryeqytetin e vjeter. Keshtu qytetet e pasura te Sirise dhe Azise se Vogel, ishujt e Egjeut, Athina por edhe vet Roma u cveshen nga zbukurimet, sic ishin idhujt, punimet prej ari etj. per te zbukuruar kryqytetin e ri. Nga kendej e tutje qyteti do e humbi emrin e vjeter te tij, Bizant qe lidhej me heroin mitologjik Biza ose "Byzas" i cili ne shek. e 7 p.e.s. kishte ndertuar qytetin, dhe do quhet Konstandinopoje (qyteti i Konstandinit) per nder te ndertuesit te ri te tij, Konstandinit.
    Ndrimi i kryeqytetit do sjelli edhe ndrimin e vet struktures se Perandorise. Mbas qeverisjes se Deoklicianit (284-305), dhe me Konstandinin me vone, karakteristika te udheheqjes se re do behen: monarkia centralizuese, ndarja e udheheqjes politike nga ajo ushtarake dhe ulja e fuqise qe kishte ne duart e saj elita.
    Ne ndryshimet e mesiperme do shtohet edhe ndryshimi fetar. Konstandinopoja ishte shkeputur nga kanunet paganiste qe dominonin ne Rome dhe ishte bere mbrojtese e Krishterimit. Gjate qeverisjes se Teodosit te Madh (I) shteti romak ishte kthyer edhe zyrtarisht ne "shtetin krishter". Perandori kishte hyre tashme ne rethin hyjnor, udheheqja kishte mare karakter fetar (dominus el deus) dhe cdo gje qe lidhej me Perandorin merte parashtesat "hyjnor" ose i "shenjte" (divus, sacer) si psh. "Pallati i shenjte", "Senati i shenjte", "thesaret e shenjta" etj.
    Vit te rendeishem te Historise Bizantine perben edhe viti 395, kur Teodosi I do ndaje Perandorine ne Lindore edhe Perendimore, midis dy bijve te tij. Kjo gje kishte si pasoje te humbas pergjithmone bashkimi qe ekzistonte ne Mesdhe, nen pushtetin romak. Pjesa lindore dhe perendimore e Perandorise nuk do bashkohen me (po te menjanojme pushtimet e Justinianit) dhe ndryshimet midis tyre do riten vashdimisht. Traditat e lashta greke, qe mbizoteronin ne zone, do lujane rol te vecante jo vetem ne formimin e shtetit por edhe ne formimin e shtreses shpirterore-kulturore te Perandorise Romake te Lindjes. Nga ana tjeter Perandoria Romake e Perendimit nuk do na shfaqi ndonje gje te vecante ne kete periudhe. Roma e vjeter u be shinjester e Barbareve qe kishin etje per lavdi dhe pushtime. Ne vitin 476 Roma do bjer perfundimisht ne duart e Barbareve dhe Perandoria Romake e Perendimit do zevendesohet nga Mbreteria e Ostrogoteve, me mbret Teodorikun. Por pushtimet barbare nuk do mbarojne vetem ne Itali, do vashdojne me pushtimin e Galatise (sot France), te Gadishullit Iberik dhe me Afriken e Veriut. Keshtu "trashgimtar i ligjshem" i Romes do ngelet vetem Bizanti.
    Sipas shumices se Historianeve, elementet kryesore qe karakterizojne Perandorine Bizantine jane: 1)ai romak (persa i perket struktures politike, organizimit shteteror, ligjeve, kanuneve ekzekutive dhe gjuhes zyrtare gjate Periudhes se Hershme). 2) ai grek (persa i perket rethit shoqeror-kombetar, kultures dhe gjuhes qe flitej me shume nepopullsi) dhe 3) elementi krishter (persa i perket adhurimit, filozofise teologjike dhe menyres se jeteses). Gjithashtu shume jane ata qe besojne se Bizanti lindi nga perplasja i Romes perandorake me Greqine kristiane. Midis karakteristikave te tjera te Bizantit do mundeshim te permendnim dhe larmine dogmatike, gjuhesore dhe nacionale (dmth. ekzistonin shume kombe, shume gjuhe dhe shume besime).
    Megjithato qe permenda periudha shnderuese gjate se ciles Perandoria do fitoi personalitetin e vet dhe do shkeputet nga ndikimi perendimor eshte e gjate. Vashdon nga Konstandini i Madhe deri te perandori Herakliu (610-640) kur Perandoria do pushoi se qenuri "romake" dhe do kthehet ne "greke", megjithese banoret e saj do vashdojne te vetquhen Romakė. Hera e fundit qe nje perandor "puro romak", Latin ne gjuhe edhe ne mendim, do qeverisi Bizantin do jet gjate mbreterise se Justinianit te Madh (527-565).

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kerkoje falje per gabimin me siper, ku shkruajta se "Deokliciani e lejoi fene e krishtere". Deokliciani ishte nje nga ndjekesit me te medhenj te Krishtereve. Feja e krishtere u be e lejuar ne vitin 311, kur Galerio i cili kishte kerkuar ndjese nga popullsia per makabrat e tij ndaj monoteisteve thirri ne Sardeke (afer Sofies), pak para vdekjes se tij, dy augustet e tjere Konstandinin dhe Likinion dhe nenshkruan "Mareveshjen e heqjes se fese". Sipas kesaj mareveshje Perandoria nuk kishte me asnje fe zyrtare dhe keshtu qytetaret romak ishin te lire tashme te besonin ku te donin.
    Kerkoje dhe nje here falje per gabimin, sepse ngatrova datat kujtova se ne vitin 311 ishte akoma Deokliciani ne fuqi por Deokliciani kishte vdekur qe ne 305.
    I lutem moderatoreve nese munden t'a fshijne ate fraze!

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Veprimtaria e Konstandinit te Madh (324-337):

    Sipas bizantinologut Eusevio, i cili na ka lene mjaft te dhena per vepren e Konstandinit I, ne vitin 311 me i forti nga 7 augustet-cezar* te asaj kohe, perandori illir, Galerio qe kishte nen kontrollin e tij Ballkanin dhe nje pjese te Azise te Vogel, me qender Selanikun, pas nje semurje te rende vendosi qe te ndaloj ndjekjet e te Krishtereve qe tani perbenin pjese te madhe te banoreve dhe per kete gje ftoi ne Sardeke (sot Sofie) dy augustet e tjere Konstandinin (august i Britanise qe nga viti 306) dhe Likinion (august i Azise se Vogel dhe Lindjes se Mesme). Pas takimit te tre augusteve, nderkohe qe mungonin 4 augustet e tjere, nenshkruan traktatin e "heqjes se fese zyrtare", keshtu ndaluan perndjekjet e te Krishtereve. Likinio ishte paganist por ishte i detyruar te neshkruante mareveshjen sepse ne tokat e tij Krishteret perbenin shumicen ne kete kohe.
    Nje vit me vone, ne 312 pasi Galerio kishte vdekur, Konstandini i I ndermori nje sulm ne perendim te Perandorise dhe hyri ne Itali. Mbasi kaloi Alpet ushtria e tij u takua me ushtrine madheshtore te augustit Maksent, 2 km jashte Romes. Megjithese me fuqi me te vogel Konstandini ariti te mposht Maksentin, dhe me kete menyre u be udheheqes i vetem i provincave perendimore te Perandorise. Kete fitore Konstandini e lidhi me shfaqen e nje shenjeje ne formen e kryqit ne qiell, dhe qe atehere Konstandini u be mbrojtes i Krishtereve te Perandorise. Kjo politike i dha Konstandinit mbeshtetje nga qarqet e krishtere ne provincat lindore, ku qeveriste Likinio. Keshtu ne vitin 324 Konstandini me ndihmen e Krishtereve do mposhti edhe paganistin Likinio, dhe do behet udheheqes i vetem i perandorise, duke bashkuar nen fuqine e tij provincat lindore dhe perendimore.
    Qe nga ky moment Konstandini I do ngelet ne Histori si Konstandini i Madh, sepse ajo qe beri ai i afrohej shume bemave te Aleksandrit te Madh, te Oktavianit etj. te cilet se bashku do behen shembull per shume udheheqes qe do pasojne nga cdo ane e botes. Qe ne momementet e para qe hypi ne fron, augusti filloi te ndihmoj me menyra te ndryshme dhe me ligje Krishteret e Perandorise por nga ana tjeter nuk u hodh ne shkatrimin e tempujve paganist ose ne perndjekjen e mesuesve idhujtar, ne kundershtim me pasuesit e tij. Kjo tregon se Konstandini ishte politikan teper i zgjuar qe diti te terheq popullin pas vete. Ka shume Historian qe besojne se Konstandini i mbeshteti fillimisht te Krishteret per shkak se e kishte kuptuar rolin qe ata kishin zene tani ne Parandori dhe sepse pikerisht donte te gjente mbeshtetje ne Lindje ku synonte te vendoste qendren e tij. Perkundrasi Deokliciani, megjithese ishte njeriu qe me politiken e tij i hapi rrugen Konstandinit- Deokliciani ishte perandori qe e hodhi intersin e perandorise drejt Lindjes, duke bere qender Nikomiden ne Azine e Vogel dhe duke adoptuar kanune lindore te ne udheheqje e kulture- me politiken e tij antikrishtere shkaktoi pakenaqesi te madhe tek banoret e Perandorise.
    Ne vitin 330 Konstandinopoja u be edhe zyrtarisht kryeqytet i Parandorise. Fillimisht Konstandini e quajti "Florea" (shqip. 'e lulezuar"), por pastaj ngeli e njohur si Konstandinopol (qyteti Konstandinit). Per me shume se 1100 vjet Konstandinopoja do ngelet si qender ekonomike, politike etj. dhe do jet lende frymezimi per perparimin kulturor te Mesdheut, te Europes Jug-Lindore (Ballkanit), te Europes Veri-Perendimore (Rusia) por ndikimi i saj do jet i ndjeshem ne te gjithe boten e njohur te asaj kohe por edhe ne boten e sotme. Flitet qe ne shekullin e 4 ne Konstandinopoje jetonin reth 250 mije banore kurse gjate kohes se Justinianit (shek. 6) qyteti numronte mbi 500 mije banore.
    Politiken te cilen e kishte filluar Deokliciani- per te cilen kam folur ne shkrimin e pare- Konstandini e ndroqi me kete menyre(vec te tjerave):
    1) Vuri ligje, qe kesaj radhe ndikoheshin nga Krishterimi.
    2)Fuqizoi forcat kufitare te Perandorise ne nje periudhe kur vershimet barbare ishin bere fenomen i rrezikshem. Keshtu u krijuan tre frontet qe do ngelen te njohura ne histori: fronti perendimor ne lumin Ren, fronti verior ne lumin Danub, dhe fronti jugor ne Eufrat.
    3)Vendosi monedhen e re "solidus" e cila permbante me shume ar (flori) se te kaluarat. Kjo monedhe do ket fuqi ne tregun boteror deri sa te bjer Perandoria nga Osmanet.
    4) Vendosi nje sėr kanunesh administrative, e riti kapacitetin administrativ (burokracine). U vendosen nje sėr institucionesh dhe rolesh (psh. " 4 prefketet e medhenj", "12 deri 14 drejtuesit e provincave" etj.)
    5) Ngriti nje sėr tempujsh edhe ndertesash ne gjithe Perandorine. Si psh. Tempulli i Ringjalljes, mo Golgotha (Jerusalem) etj.
    Gjithashtu nder veprat e tij duhet te numrojme perzierjen e tij ne temat kishtare ne nje periudhe kur kemi edhe shfaqen e herezive.
    Herezia me e rendesishme ne kete kohe eshte Arianizmi (nga peshkopi Ario). Arianizmi do fitoj shume mbeshtetes, sidomos ne fiset barbare-gjermane. Pasuesi i Arios, Ulfili do predikoj Arianizmin te Gotet dhe do perkthej biblen ne gjuhen e tyre (duke perdorur shkronja latine dhe greke) dhe keshtu Arianizmi do hapet te fiset gjermane. Arianet, po dhe heretike te tjere, do i shkaktojne shume probleme Perandorise dhe perandoret mbas Konstandinit do bejne luftra te pergjakshme me ta.
    Ne vitin 325, me nje here pas hypjes ne fuqi, Konstandini do organizoje bashke me peshkopet e asaj kohe Sinodin e Pare Ikumenik (boteror) ku do denohet Arianizmi. Por sipas shume Historianeve me kalimin e kohes edhe vet Konstandini do ndikohet nga kjo herezi (marin parasysh mosmareveshjen e Konstandinit me peshkopin ortodoks te Konstandinopjes ne temat kishtare), qe mbron mendimin se Jezusi e nuk eshte bir ose pjese e Zotit.
    Duhet te shtoj gjithashtu se per Konstandinin e madh pervec fakteve qe e tregojne njeri me mendje te mprehte ekzistojne edhe fakte qe e tregojne se ishte teper nevrik, ne keto fakte permblidhen edhe tezat qe e akuzojne per vrasjen e te birit tij Krispos dhe te gruas se tij te dyte Faustas- prandaj keta Historiane nuk bien ndakort me shenjterimin e Konstandinit nga Kisha.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Juliani (Kundravajtesi):

    perSHENDETje
    Fillimisht do doja ti kerkoj te falur lexuesve te temes (nese ekzistojne) per kete nderprerje mese gjashtemujore te abonimit ne kete teme! Tani besoj se me ne fund kam gjetur kohen edhe kurajon per te cuar kete teme deri ne fund!

    Rendesia qe i jepet Julianit si perandor lidhet me shume me shembullin e tij historik, pikerisht ne fazen kur bota e lashte paganiste perben dicka te kaluar. Perpjekja e Julianit "per te kthyer mbrapsht akrepat e ores qe quhet Histori" perben edhe driten e fundit te adhurimit paganist greko-romak (qe per shume Historiane ishte bazuar ne mbeturinat paganiste pellasge). Juliani ishte nip i perandorit Konstandio, nga familja e Konstandinit te Madh, dhe ishte dalluar si strateg i shquar ne Galati ku kishte perballuar me sukses sulmet alemane (fis barbaro-gjerman). Qe ne rini kishte treguar interes te madh per literaturen e lashte dhe besimin paganist, biles ishte ndikuar se tepermi nga besimi ne perendine perse Mithr (Diell) qe perfaqesonte luften e perjetshme midis te keqes dhe te mires. Keshtu menjehere pas hypjes se tij ne front (reth viteve 350 e.s.) u mundua te zevendesoj Krishterimin me Paganizmin (nderthurje e pantheut grekoromak me paganizmin persian). Pothuajse te gjitha postet kryesore perandorake tashme u zune nga Etniket (Kombtaristet- ata qe besonin ne perendite e lashta). Veprimtaria e rendesishme e Julianit nuk e riti aspak dashamiresine e popullsise ndaj tij. Perpjekja e Julianit per te kthyer Perandorine Romake nga paganizmi do ngelet utopike per vet shkakun se nuk gjente perkrahje nga popullsite romake. Juliani gjithashtu u mundua te rikthej veprimtarine e shume tempujve dhe shkollave paganiste qe kishin rene ne harrese. E gjithe politika e tij u bazua ne nje numer te vogel Etnikesh te cilet nuk mund te krahasoheshin me shumicen e popullsise qe tashme kishte adoptuar Krishterimin. Pavarsisht se sot Juliani njihet ne Histori si nje "perandor intelektual" (per shkak te lidhjes se ngushte te tij me boten e letrave- kan mbijetuar edhe libra te Julianit) ai do ngelej i urryer nga Kisha dhe populli bizantin/romak dhe i percmuar me titullin "Kundravajtes" (per shkak se doli kundra fese).
    Me Julianin gjithashtu do filloj nje epoke e re per Perandorine Bizantine/Romake, ajo e luftrave me Sasanidet pers. Kjo epoke do karakterizohet nga luftera te pergjakshme per zgjerim te kufinjve midis dy perandorive dhe do zgjasi deri ne luften Yarmuk 637, kur perandoria e Sasanideve do pushtohet teresisht nga Muslimanet Arabe, atehere vendin e Perseve do e zejne Arabet. Ne vitin 361 Juliani mblodhi nje ushtri te madhe jashte Antiokes per te filluar pushtimin e Persise sasanide. Fillimisht operacionet shkonin ne favor te Romakeve. Juliani ndertoi nje flote te madhe te cilen e kaloi nga Suezi (atehere nuk ekzistonte kanali por shume ushtri e kalonin ate duke terhequr anijet e tyre mbi toke) ne Detin e Kuq dhe pastaj duke e sjellur floten reth gadishullit arab arriti ne zemer te perandorise perse, ne Gjirin Persik. Juliani per ti mbushur mendjen ushtareve te tij se "nuk ka kthim pa fitore" beri gabimin historik dhe dogji te gjitha anijet. Keshtu pasi ushtria e tij po humbte betejat nga perandori i famshem sasanid Shapuri i Dyte (310-379), Bizantinet filluan te lejne frontin pers duke ikur pa organizim. Gjate terheqjes te trupave bizantine/romake Juliani u gjend i vrare me thike prapa shpine (363). Sipas te dhenave te asaj kohe besohet se dora qe e vrau nuk ishte dore perse por dore kristiane e futur nga kryepeshkopi i Konstandinopojes. Tashme kishte filluar armiqesia bizanto-perse. Deshtimi i Julianit ishte e barabarte me triumfin e Krishterimit, paganizmi perbente histori te kaluar per Perandorine.
    falemiNDERit

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Teodosi i Madh dhe ndarja e Perandorise:

    Pothuajse ne cdo analizim qe i behet Historise se Mesjetes eshte e pamundur te mos referohet roli i fese (cdolloj feje). Keshtu edhe ne rastin e Teodosit titulli "i madh" fsheh me shume shkaqe fetare. Ne Perandorine Bizantine tre ishine Perandoret "e medhenje", keta ishin : Konstandini i Madh, Teodosi i Madh si dhe Justiniani i Madh. Sic e theksova edhe me siper shkaku qe Teodosi u quajt "i madh" ishte politika e tij fetare. Teodosi kishte prej'ardhjen nga gadishulli Iberik (Spanje), veprimtaria e tij ushtarake u bazua ne luften e tij ne Ballkan kundra barbareve Sarmate dhe ne zgjidhjen e ceashtjes got'the. Nderkohe qe Sarmatet i perballoi me luftera te ashperta azgjesuese ne rastin e Got'theve preferoi zgjidhjen e bashkejeteses ne harmoni. Keshtu ne kohen e Teodosit ne tokat trakase u vendosen nje numer i madh Got'thesh te cilet nga njera ane sherbyen si ndihme ne fuqi ushtarake per Bizantin kurse nga ana tjeter sherbyen si pike e dobet e parendorise, duke i sjellur probleme perandorise dhe duke zene poste kyce ne ushtrine romake- gje qe do sjelli pakenaqesi ne popull dhe mosmareveshje ne trupat ushtarake deri edhe ne beteja te brendeshme te pergjakshme. Pra me Teodosin do filloj edhe problemi got'thik i perandorise (te permendim ketu se deri ne fillim te shekullit te 5 Got'thet -Visigot'thet- do arijne te pushtojne gadishullin Illirik dhe do realizojne pushtimin e Italise, gjithashtu Got'thet do jen autoret e vrasjes te perandorit lindor Arkad).
    Persa i perket politikes fetare, e cila e beri "te madh", Teodosi shpallte se "Krishtere te drejte quhen vetem ata qe ndjekin rrugen te cilen e tregonte apostoli Pjeter". Ne vitin 390 Teodosi therri 7000 njerez ne Selanik, pas nje perleshje te tyre me ushtaraket perandorak qe donin te arestonin nje person te famshem i cili akuzohej se ishte homoseksual. Por me vone perandori kerkoi pa sukses falje per vepren e tij nga peshkopi i Midielanit (Milano) Ambrosio. Me vendimet e Teodosit u bene prone e shtetit pasurite e tempujve paganist, u ndaluan lutjet dhe traditat pagane dhe u mbyllen shkollat e filozofeve pagane. Gjithashtu Teodosi do ngelet ne Histori si njeriu qe i dha fund Lojrave Olimpike (lajmit me te madh sportiv te Lashtesise qe nga viti 776 p.e.s.- lojrat olimpike do rikthehen ne arene vetem 15 shekuj me vone, ne vitin 1896 me Olimpiaden e Athines). Ne veprat e Teodosit mblidhen edhe mbyllja e tempujve te famshem te Dodonit, Dhelfeve dhe Elefsines. Gjithashtu me urdher te tij (pas kembenguljes te patriarkut te Aleksandrise Teofil) u shemb idhulli i famshem i Serapit ne Aleksandri (me duket se ishte ndertuar kur krijoi Aleksandri i Madh qytetin) dhe u dogjen shume libra me "permbajtje paganiste" (pothuajse te gjithe Historianet qe jane referuar te tema pohojne se eshte rasti i vetem kur nje perandor bizantin ka djegur biblioteke, ndersa teza se biblioteka e madhe e Aleksandrise u dogj nga Arabet nuk njeh asnje baze historike). Ligjet antipagane te Teodosit nuk njihnin asnje lehtesim as per njerezit e afert te tij. Duhet te shenojme ketu se Teodosi u tregua teper bujar me Hebrejte te cilet i mbrojti nga perndjekjet kristiane, por kjo nuk do te thoshte fundin e problemeve per Hebrejte. Menjehere pas vdekjes te Teodosit sulmet ndaj Hebrejve, te organizuara nga shteti ose jo, do rriten dhe do arijne ne kulm gjate udheheqjes se Justinianit. Fryma antijudaike shtyhu shume Hebrej te bashkpunojne me Arabet Muslimane kur keta te fundit i shkeputen Perandorise zonen e Lindjes se Mesme.
    Shkaku tjeter qe i dha nje vend Teodosit ne Historine Boterore ishte se ai do mbetet si Perandori qe e ndau Romen/Bizantin ne dysh. Ne vitin 395, para vdekjes, Teodosi i dha trashgimi te birit te tij Onorit pjesen e Perandorise qe shtrihej pertej Adriatikut deri ne Gjilblatar (Perendim) kurse Arkadit i dha zonen qe shtrihej nga Illiria e deri ne Egjypt e tutje (Lindje). Bijte e tij u treguan te pafuqishem per te mbrojtur tokat romake nga dyndjet barbare, biles pjesa perendimore ra teresisht ne duart e barbareve gjermane ne vitin 476. Keshtu Roma tashme mbeti vetem ne diametrin e saj lindor, bizantin. Kurse Perandoria Lindore do humbi nje pjese te madhe tokash si shkak i pushtimeve sasanide-perse dhe i pushtimit te Afrikes se Veriut nga Vandalet. Duhet te vinte perseri nje perandor "illir", Justiniani, qe Perandoria Romake te njihte pak dite nga triumfi i lashte. Por keto dite nuk zgjaten shume sepse Bizantit i kanosej nje rrezik tjeter, diku atje ne oaset e Shkretetires Arabe.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Lufta me te cilen Arabet pushtuan Persine Sasanide quhej Al-Kadissija, per shkak te emrit te lumit ku u takuan dy ushtrite. Mbi luften e Jermukut do referohem me poshte. FLM

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Faleminderit per keto informacione,
    po i lexojme me vemendje,

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplaku ke bo pune te mire

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Justiniani i Madh:

    perSHENDETje

    Justiniani i Madh ishte nip i Justinit te Pare dhe kishte prej’ardhje nga fshatare Illire (nga Nikja e Dardanise). Xhaxhai I tij Justin u tregua udheheqes i paafte dhe ne shume shkrime bizantine u referonte si analfabet. Keshtu Justiniani ishte personi qe udhehiqte Perandorine akoma edhe para se te kurorezohej ai vet si perandor (527-565). Qellim kryesor I politikes se Justinianit ishte ndertimi I nje politike e cila do e kthente pushtetin perandorak ne nje pushtet te vetem dhe total. Justiniani hypi ne front ne moshen 40vjecare dhe vetem 5 vhet pas kurorezimit te tij si perandor pushteti I tij po I afrohej renjes per shkak te nje komploti midis grupeve te “Venecianeve” dhe te “Jeshileve”* nen udherrefimin e nje fare Ipati, i cili kishte ngritur publikun e arenes (ku beheshin lojrat romake) dhe u be prijes i nje kryengritjeje mbrapa te ciles fshihej edhe gishti i Senatit. I trembur Justininani u be gati te braktiste pallatin perandorak por ne momentin e fundit gruaja e tij e dashur Teodora (nga e cila Justiniani merte cdo frymezim) e bindi qe te qendroj ne Pallat dhe te luftoje si mbret. Atehere kolegu i tij i ngushte ushtaraku i prej’ardhjes trakase Belisar, me ndihmen e ushtarakut i prej’ardhjes armene Narsi, gjeti rastin qe kryengritesit ishin akoma te mbyllur ne arenen e Konstandinopojes dhe me ushtaret e tij hyri brenda duke shkaktuar vrasjen e 30 000 personave dhe te vet Ipatit. Kjo ngjarje ngeli ne Histori si Kryengritja e Nikes dhe me te vertet rrjedhojat ishin shkaterruese – mbi 30 mije te vdekur dhe djegje e kryeqytetit per gjashte dite me radhe, midis renojave ishte edhe katedralja e Shen Sofise- por ishte ngjarja qe i la rrugen te lire Justinianit qe te behet i Madh. Per shume Historian Justiniani do ngelet si perandori i fundit romak (per shkaqe qe do sqaroj me poshte) kurse per mendimin tim Justiniani ishte perandori me i madh qe nxorri Perandoria Romake. Tre ishin shkaqet kryesore qe i lane Justinianit nje vend midis te “medhenjeve” te Romes: 1) Veprat e medhaja te artit dhe infrastuktures qe u ndertuan gjate udheheqjes se tij, 2) kodizimi i drejtesise romake/bizantine dhe 3) politika e tij ushtarake. Le ti anlizojme keto veprimtari me vete nga njera tjetra:

    NDERTIMET E MEDHA:
    Duket se ne kohen e Justinianit perandoria kishte njohur nje zhvillim ekonomik dhe kulturor, por gjithashtu shpenzimet e medhaja per ngritjen e e ketyre veprave na bejne te qarte se as ne kohen e Justinianit banoret e Bizantit nuk munden ti shmangen gjobave dermuese qe shqetesonin popullsine gjate gjithe periudhes jetesore te kesaj perandorie. Sidoqofte nga aspekti historik duhet te biejme ndakort se cdo gje qe mundi te nxjerre ne pah kjo perandori –nga Konstandini i Pare deri te Konstandini i Fundit- pasqyrohet me mire ne kohen e Justinianit, dmth. veprat e ngelura nga koha e Justinianit te Madh kalojne ne sasi dhe madheshti pothuajse te gjitha mbeturinat e dinastive te tjera bizantine. Midis ketyre veprave te permendim katedralet e Shen Sofise (rindertim madheshtor nga Antemi dhe Isidori mbas Kryengritjes se Nikes), Shen Irinit, Shen Apostujt, Shen Sergio etj. qe zbukurojne deri me sot Stambollin. Gjithashtu me urdher te Justinianit u ndertuan manastiri i famshem i Shen Katerines ne Sina te Egjyptit dhe tempulli i Shen Vitalit ne Ravene. Nga epoka e Justinianit kan shpetuar edhe shume rruge, tubacione, ujesjellesa, spitale per ata qe vuajne nga Lepra, banjo publike (hamame), gjykata etj. Madheshtore ishte edhe veprimtaria e Justinianit mbi ndertimin e mureve mbrojtese ne zonat kufitare veriore – Danub-, zonat kufitare lindore (Biminak deri ne Detin e Zi) dhe zonat juglindore (Eufrat). Te gjitha keto mure ishin te pajisura me burgje dhe posta kufitare.


    KODIZIMI i DREJTESISE ROMAKE:
    Para epokes te Justinianit Drejtesia Romake perballonte probleme serioze per vet shkakun se ekzistonin shume burime juridike midis te cilave gjykatesit duhet te zgjidhnin se kush ligj ishte i drejte per rastin dhe kush jo. Porblemi i drejtesise kishte shqetesuar edhe Konstandinin e Madh por pa mundur ta zgjidhi. Kurse Teodosi i Dyte dhe Valentiani i Trete kishin dhene nje zgjdhje problematike sipas te ciles gjykatesit duhet te drejtoheshin te nje trup prej pese gjykatesish te cilet jepnin mendimin e tyre. Kjo menyre e ndarjes se drejtesise ishte aq problematike sa qe detyroi Justinianin te mbledhi te gjitha ligjet ne nje trup te perbashket ligjor I cili do percaktonte me qartesi cdo kundravajtje si dhe ndeshkimin qe ekzistonte per te. Per t’i’a aritur qellimit, me vendim te tij (13 Shkurt 528) Justiniani ndertoi nje grup prej 10 keshilltaresh juridik me kryetar Tribonianin. Detyre e ketij grupi ishte qe te mblidhte cdo ligj juridik qe nga ligjvenesit e pare romake (si psh. Gaius, Adriani etj.), te pastronte keqkuptimet, te gjente per cdo aspekt ndeshkimin e caktuar dhe ti mblidhnin te gjitha te dhenat ne nje trup ku krimet do ndaheshin ne kapituj qe kishin tituj. Vepra perfundoi pas nje viti dhe hyri ne fuqi me nje here, ngeli e njohur si Codex Justinianus. Codex Justinianus perbehej nga 12 libra te ndare ne kapituj te shkruar ne gjuhen latine, disa vite me vone u be ribotim i vepres. Pervec ligjeve te vjetra, ekzistonin edhe vendime te Justinianit per tema te cilat nuk ishin prekur nga ligvnesit e meparshem. Bashke me Kodin dolen ne qarkullim edhe « pesedhjet pergjigje » (Quinquangita Desiciones). Menjeher pas mbarimit te Codex Justiniani vuri Tribonianin me 15 keshilltare te tjere qe te krijojne nje veper ku do mblidheshin te gjitha ligjet e ligjvenesve te kaluar. Vepra mbaroi pas tre vjetesh dhe aty ishin mbledhur pothuajse mbi 2000 libra juridike te vjetra, nderkohe qe perandori nuk i lejoi grupit te Tribonianit te shkruajne konkluzionet e tyre brenda. Pas ketyre Justiniani vashdoi ne krijimin e Hyrjeve (instituta) dhe te Rejave (Neare). Te Rejat (Neare) u shkruajten ne gjuhen greke, gjuha zyrtare e Perandorise ishte deri atehere Latinishtja por Justiniani kishte kuptuar rendesine e perdorimit te Greqishtes per shkak se popullsia e Bizantit fliste me shume Greqishten (vet Justiniani nuk fliste Greqisht, por pas’ardhesit e tij do e zevendesojne edhe zyrtarisht Latinishten me Greqishten, prandaj per shume Historiane Justiniani quhet perandori i fundit romak per vet shkakun se mbas udheheqjes se tij Bizanti do filloj ngadale-ngadale te humbi karakteristikat romake/latine dhe do filloj te kthehet ne nje perandori greke, problemi eshte se kur Bizanti te jet kthyer « ne prone greke » shume Historiane do e vejne ne dyshim karaketrin e tij perandorak dhe do e quajne me shume mbreteri per shkak se e ka humbur madheshtine e se kaluares). Vepra me rendesi te madhe historike/boterore e ligjevenesve te Justinianit do ngelet si baza e drejtesise romake qe do zbatohet ne Bizant deri ne momentin e fundit (1453). Gjithashtu me punen e Justinianit (Corpus Juris Civilis) drejtesia romake u be me « njerezore » - ishte hera e pare ku parashikohej qe gruaja mund te ndante burrin, parashikohej qe grate mund te mernin pjese ne trashgimi, njiheshin te drejta te femijet e jashteligshem etj.- por nga ana tjeter u be edhe me fetare. Ne historine e njerezimit ishte hera e pare ku ligjeve njerezore i jepej prej’ardhje te Zoti dhe ku ndarja e drejtesise quhej si nje veper e shenjte. Drejtesia romake ashtu sic u kodizua nga Justiniani mbetet deri me sot baza e drejtesise se Europes kontinetntale dhe te Skocise, baze juridike e shume shteteve te Afrikes dhe Amerikes latine, baze e Kebekut si dhe e Luizianes te SHBAs (shtetet e tjera kan per baze sistemin anglosakson).


    VEPRIMTARIA USHTARAKE:
    Dukuri karakteristike e Mesjetes se Hershme (shek. 3-7) eshte dyndja e nje ser fisesh barbare- kryesisht teutonike dhe altaike/turanike- ne veri te Perandorise Romake te cilat kaluan kufinjte dhe u vendosen ne tokat e Perandorise. Fillimisht keto dyndje u bene ne menyre paqesore ose me mire do ishte nese thosha se ne fillim keto fise nuk munden t’i shkaktonin deme Romes por me kalimin e kohes sa me shume u ritnin dyndjet dhe numri i fiseve barbare aq me egersi tregonin ndaj Romes dhe ne fund treguan edhe fuqine e tyre. Kete armiqesi te Romes me fiset barbare e trasheguan Perandoria Perendimore dhe ajo Lindore Romake. Perandoria Perendimore ishte ne rrezik me te madh dhe ne fund u be preh e barbareve kurse Perandoria Lindore (Bizanti) kishte zgjedhur si kryeqytet nje qytet ne nje vend teper strategjik, aty ku lidhet Europa me Azine, dhe megjithese ishte mbase qyteti me shume here i rethuar i Historise Boterore ariti per me shume se nje mije vjet te qendroj i pamposhtur. Sidoqofte ajo qe duhet shenuar eshte se keta “barbaret” ariten te mposhtin pax romana dhe e kthyen Europen dhe Mesdheun nga nje toke te bashkuar nen sundimin romak ne nje mozaik mbreterishe. Fillimisht Unet i shkeputen Romes pjesen me te madhe te Ballkanit, pastaj Visigothet pushtuan vet Romen duke e leshuar pastaj ne duart e Ostrogot’theve, Franget pushtuan Galatine, Vandalet me Alanet pushtuan gadishullin Iberik duke i’a lene me mbrapa Visigot’theve, Alanet u asimiluan kurse Vandalet kaluan Gjiblatarin dhe u vendosen ne Afriken e Veriut me qender Kartagjenen (sot Tunizi) dhe nga aty ushtronin terror ne gjithe Mesdheun duke u kthyer ne nje superfuqi detare e cila kontrollonte Mesdheun per nje shekull te tere (mesi i shek. te 5 deri ne mesin e shek. te 6) dha ariten te plackisin edhe vet Romen. Por duket se problemet e Bizantit nuk kishin te mjaftuar me trazirat qe shkaktonin barbaret ne Perendim, keshtu u shtua edhe problemi i dyndjeve nga Veriu. Kesaj radhe fise te reja barbare po aq te rrezikshme sa te kaluarat do bejne debutin e tyre ne Veri te Bizantit, ne Ballkan. Behet fjale per fiset slave-Sklavinet- qe sapo shfaqen gjate periudhes te Justinianit dhe per fiset altaike/turanike/turkefolese sic ishin Bullgaret Onogure(te cilet u sllavezuan), Kutriguret, Utiguret, Antet, Komanet dhe Abaret te cilet me ndihmen e Sklavineve ariten te rethojne vet Konstandinopojen pas vdekjes se Justinianit. Pra sic kuptohet me kaq shume armiq ne Veri e ne Perendim dhe nje fuqi sasanide mbrapa shpatullave puna e Justinianit nuk ishte aspak e lehte. Megjithate perandori bizantin me prej’ardhje illire beri te pamunduren te mundur duke treguar zgjuaresi dhe kembengulje dhe duke pasur mbeshtetese/shtytese te forte te tij nje grua teper ambicioze, Teodoren, por gjithmone duke zgjedhur personat e duhur ne postin e duhur. I madhi Justinian duke pasur si qellim te vetem kthimin e tokave te humbura romake nen stemen e tij (Reconquista) fillimisht deshi qe te lehtesoje frontin verior dhe lindor duke pasur keshtu te lira duart me frontin perendimor. Ne frontin verior Justiniani u mundua qe te afroje fiset barbare dhe te forcoje kufirin e Danubit duke I ulur keshtu mundesite qe te goditet Bizanti nga ana veriore. Ne frontin lindor Justiniani erdhi ne lufte me Persine nga e cila mundi te shkepuse Armenine e cila behej gjithmon shkak perleshjeje midis Bizantit dhe Persise dhe detyroi perandorin Horsoj ti paguaj flori Konstandinopojes e cila do i siguronte paqen. Ne frontin perendimor Justiniani ishte i paluhatshem, tokat e pushtuara nga barbaret duhej t’i ktheheshin Perandorise. Justiniani enderonte rikthimin e triumfit te lashte romak, rikthimin e nje pax romana qe tani do kishte formen e nje pax cristiana ne zone dhe ia ariti. Fillimisht u kthye kundra fuqise flotare te Vandaleve. Vrasja e mbretit vandal Hilderik, aleat i Bizantineve, nga Gelimeri i dha sebepin Konstandinopojes qe t’i hapi lufte Kartagjenes. Kete operacion Justiniani e la nen udheheqjen e ushtarakut trakas Belisar. Belisari me floten e tij u zbarkua ne Siceli, me lejen e Ostrogot’theve, dhe nga aty kaloi ne anen afrikane duke sulmuar Kartagjenen (533/4). Belisari poshteroi Vandalet dhe pushtoi te gjitha tokat deri ne Gjiblatar, gjthashtu nen pushtimin bizantin kaluan ishujte Korsike, Valearidet dhe Sardenja. Gilmeri u zu peng dhe u dergua ne Konstandinopoje ku ushtria bizantine parakalonte me prehun e luftes, roberit si dhe me pasurite te cilat i kishte mare Ginzeriku Romes kur e pushtoi ate ne 455 (per me teper shiko te historia boterore temen e hapur nga Kryeplaku, « Vandalizem, shtremberimi i historise »). Pra bukurite e Romes i’u kthyen Konstandinopojes pasi kishin zbukuruar Kartagjenen vandale. Sic e thash me siper Ostrogot’thet kishin bere gabimin historik dhe i kishin lene Belisarit Siceline per te sulmuar Vandalet, por Bizantinet kur « pastruan duart » me Vandalet iu kthyen Ostrogot’theve. Lufta me Ostrogot’thet zgjati gati 20 vjet dhe mbaroi me pushtimin e dyte te Romes nga Narsi (Narsi ishte i tredhur dhe kishte prej’ardhje armene). Ne fund Bizantinet perdoren luftrat e brendeshme te Iberikut per tu vendosur vet ne Jug te Gadishullit. Justniani kishte aritur ate qe nuk kishte bere asnje perandor tjeter romak, kishte pushtuar pothuajse te gjithe zonen e Mesdheut qe shtrihet pertej Lindjes se Mesme (e cila ishte vet bizantine) gjate brigjeve europiane dhe afrikane. Dukej se Perandoria kishte fituar perseri pothuajse kufinjte e kohes se Oktavianit, vetem se keto kufinje nuk u perfituan nga shume perandore qe trashegonin njeri tjetrin por nga nje perandor i vetem, nga Justiniani i Madh. Bizanti ishte kthyer ne superfqi te vetme te Mesdheut, ne shekullin e gjashte ne Mesdhe mbizoteronte pax bizantina. Justniani ia kishte aritur qellimit te tij, rikthimin e trumfit romak (reconquista) por pasardhesit e tij nuk u duken se ishin te afte ta ruajne kete fuqi. Pavaresisht nga fitoret e Herakliut kundra Persise dukej se Bizanti ishte i denuar qe ta mblidhte fuqine e tij ne Azine e Vogel (sot Turqi) dhe ne zonat greke te Ballkanit. Lindja e nje feje te re ne Mesdhe, Islamit, dhe ndarja e Krishtereve ne grupacione, Kisha dhe sekte u ben shkak qe te behet nje rindarje e fuqive ne Mesdhe dhe ne Europe. Megjithese veprimtaria e Justinianit ne aspektin ushtarak nuk kishte rezultate afatgjate vepra e tij ne drejtesi,ne teknologjine artistike, kulturen dhe fene i ka lene shenjat e veta deri ne ditet e sotme.
    Fund, kontributi i Justinianit ishte teper i rendesishem edhe ne ceshtjet kishtare por per shkaqe praktike nuk do referohem me gjere.


    *ne Konstandinopoje qytetaret ishin te ndare ne “demo”, te cilat perkrhanin edhe grupet e ndryshme sportive qe aktivizoheshin ne arenen e qytetit. Megjithese fillimisht veprimtaria e ketyre grupeve (demo) u dukte vetem si sportive me kalimin e kohes filluan te shprehin edhe mendim politik e fetar. Demot me te shquara ishin Venecianet (Ortodokse, aristokrate) dhe Jeshilet (monofisite, besonin se Jezusi ishte vetem zot), pastaj vinin te Bardhet qe ishin aleate te Venecianeve dhe te Kuqet, aleate te Jeshileve.
    falemiNDERit

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Arbėria, nė "Bashkimin Evropian" tė mesjetės
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2006, 08:59
  5. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •