Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Perpjekja e Bushatllinjve 1756-1831

    Centauer2000
    (9/5/00 9:11:18 pm)
    Perpjekja e Bushatllinjve 1756-1831
    --------------------------------------------------------------------------------
    Mbas treqind vjetesh nen sundimin otoman shume shqiptare ariten te zinin njesere postesh me rendesi ne administraten e Portes se Larte.Nje prej ketyre shqiptareve eshte edhe Mehmet Pashe Bushatlliu.Ky me dekret te Sulltanit emerohet Vezir ne pashallekun e Shkodres me te drejte trashegimi.
    Dinastia e Bushatllinjve zgjati 75 vjet duke u percjelle ne tre breza.
    Perpjekja e Kara Mahmut Pashes.
    Kara Mahmuti ishte i biri i Mehmet Pashe Bushatlliut qe permendem me larte.Ne vitin 1787,mbreti i Austrise Zefi i II
    i premton Kara Mahmutit ta njohe mbret te Shqiperise nese ky do te cohej kunder Sulltanit dhe do te pranonte fene e krishtere.Kara Mahmuti e pranon kete propozim dhe Zefi i II
    i dergon si dhurate nje kryq te madh argjendi.Gjithashtu republika e Raguzes dergon ne oborin e Kara Mahmutit nje ambasador per ta felenderuar per vendimin e mare.Vetem republika e venetikut nuk u degjua,dhe vetem para dy vjetesh e kish shtyre Sulltanin te dergonte nje ushtri kunder Kara Mahmutit.Me kete ushtri Ai ishte ndeshur ne Fushe-kosove duke e shpartalluar ushtrine turke.
    Sulltani kur mer vesh planet e Kara Mahmutit dhe marveshjen qe ai kish lidhur me Zefin e Austrise dergon nje ushtri tjeter per ta nenshtruar.Ne kete ushtri ndodheshin edhe disa pashallare Shqiptare mes se cileve edhe Ali Pashe Tepelena
    i cili i jep ndihme Kara Mahmutit duke e futur ne kurth ushtrine turke dhe per ta shkatruar ate dhe floten e saj ne afersi te Bunes.Nje vit me vone Austria se bashku me Rusine hyjne ne lufte me Turqine dhe i kerkojne ndime Kara Mahmutit
    i cili nuk u ze bese.Arsyet lidheshin me nje mareveshje mes Rusise e Malit te Zi,ku Rusia i premtonte Pashallekun e Shkodres qe arinte deri ne lumin Shkumbin.
    Nje ndihme mjaft te madhe Kara Mahmutit i dhane edhe malsite reth Shkodres e me gjere pasi ky u dha njefare autonomie veteqeverisese.
    Duke u perpjekur te ngrinte nje Mbreteri Shqiptare te pavarur nga Porta e Larte Kara Mahmuti vendos qe te ndeshkoi fillimisht Malin e Zi,pasi e shikonte si nje rezik mbas shpine.Ne vitin 1796 ai derdhet me ushtrine e vet kunder Malit te Zi,por gjen vdekjen duke mos realizuar endren e tij.
    perpjekja e Mustafa Pashes.
    Vendin e Kara Mahmutit e zuri i biri i tij,Mustafa Pasha.Ky e mbajti kete post nga 1796-1828.Mustafa Pasha ishte i kenaqur me Pashallekun e Shkodres dhe nuk beri lufte per zgjerimin e pashallekut.Ne vitin 1828,kur Rusia hyri ne lufte me Turqine i premton Mustafa Pashes se do e njohi
    mbret te Shqiprise.Pashait i pelqeu kjo dhe ju dha shanci te bente ate qe i ati i tij nuk e beri dot.Pasi mblodhi ushtrine e drejtua kunder pashait te Rumelise,Mehmet Reshid Pashes,por ne vend te perparonte drejt Manastirit qendroi ne
    Perlep.Kjo i dha mundesi Pashait te Rumelise te mbledhe ushtri,te ngreje ne kembe maqedonas e greke kunder Shqiptareve.Beteja u be ne Babune dhe Mehmet Pashe Bushatlliu e humbet betejen dhe terhiqet deri ne Shkoder,ne Keshtjellen e Rozafes de i kerkon falje Sulltanit.Me von Sulltani e mori ne Anadoll dhe qe nga ajo dite pashalleku i Shkodres doli nga duart e Shqiptarve duke vonuar per me teper se nje shekull mundesine e Shqiptareve per Pavarsi.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Bushatllinjte



    Kane qene nje familje feudalesh ne Shkoder. Emri lidhet me fshatin Bushat. Prej luftes 20-vjecare ndermjet dy rivaleve te medhenj te Shkodres (Begollajve dhe Caushollajve), perfitoi Mehmet bej Bushtalliu. Keshtu nisi jeten Pashalleku i Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve, me themelues Mehmet Bushtalliun. Ai shuajti konfliktet dhe vuri qetesi ne pashallek. Perfitoi nga Lufta e I ruso-turke (1768-1774) dhe ushtroi autoritet mbi Shqiperine Lindore (perfshi Kosoven Qendrore e deri ne Oher).
    Djali i pare i tij, Mustafai, i paafte, s'i mbrojtji dot kufijte e zgjeruar; ra ne gracken e sulltanit dhe shkoi ne More, ne shtypje te kryengritjes greke, ku dhe u helmua me 1778.
    Padishau dergoi ne Shkoder Kystendilin si vezir, por shkodranet e refuzuan. Atehere, biri i dyte, Mahmuti ose Karamahmuti (1749-1796), u shpall sundimtar.
    I treti, Ibrahimi (1796-1809) vijoi mbrojtjen e interesave te vendit e te kufijve nga agresiviteti bonapartist; u detyrua te bashkepunonte me Stambollin, por ne thelb qe po aq i pabindur, sikurse Karamahmuti (i vellai).

    "E krahasoj me nje Makabe dhe me te shkelqyerin Kastriot"

    Nga Bushtallinjte, Karamahmuti ka qene sundimtari me i shquar, me energjik dhe me i ndergjegjshem ne politiken autonomiste. Percarja e shpresuar nga Turqia u menjanua sepse Mustafai ia la vete te vellait ofiqin e sundimtarit. Karamahmuti filloi te kryesoje shtetpashallekun, gjoja ne mirekuptim me pushtetin qendror. Por ne thelb ai iu kundervu. Ai iu permajt vijes se te atit dhe vazhdoi rrugen e te vellait. Karamahmuti beri nje veteqeverisje dinjitoze permes mobilizimit total te burimeve e te rezervave ne hapesiren e shtetit te tij; ai beri mobilizim e pergatitje ushtarake dhe krijoi aleanca antiosmane me prijesit e brendshem dhe fuqite e huaja.
    Si reformator progresist, Karamahmuti respektoi te drejtat e forcave te ndyshme shoqerore, nxiti perparimin ekonomik, ndihmoi bashkejetesen myslimane e katolike dhe te qytetareve e malesoreve. Ai organizoi nje ushtri te kohes dhe formuloi nje strategji ushtarake origjinale. Brenda nje viti pashallekun e rimekembi ne kufijte, ne fuqishmerine dhe ne autoritetin e trasheguar. Shkodra, kryeqendra, arriti kulmin e madheshtise, si nje nyje strategjike e lidhjes me Rumeline veri-perendimore, me shtetet e Evropes, te Italise e te Raguzes. Qellimi final i Karamahmutit ishte bashkimi politik-ushtarak i trojeve shqiptare ne nje shtet te pavarur.

    Novator ne artin ushtarak

    Karamahmuti, me vizionin ushtarak te nje strategu, fale shkolles, pervojes dhe konsiderates qe kishte per keshilltaret profesioniste, krijoi nje ushtri te rregullt. Organizimi, pajisja, stervitja dhe vete format e luftes pesuan ndryshime e permiresime. Megjithese ndikimi ushtarak oriental ishte i pashmangshem, novacioni i Karamahmutit qendron ne perberjen e ushtrise. Elementi i saj vetem me shqiptare ishte burim i kompaktesise,
    i disiplines, i qendrueshmerise e i fuqise vepruese te asaj force te armatosur. Ushtria funksiononte me dy lloj forcash (tokesore e detare), kishte kembesori, artileri (me disa topa fushore) dhe vepronin ne ushtrine e Karamahmutit edhe disa lloj sherbimesh si zbulim, nderlidhje, xhenio,
    transport, prapavije etj. si dhe ishte e bazuar ne kriterin e mercenarizmit dhe te mobilizimit sipas sherbimit te detyrueshem duke numeruar nje ushtri prej rreth 60 mije burrash.
    Karamahmuti e organizoi ushtrine me tre kategori: nga pronat e veta dhe malesoret shqiptare (ajka e ushtrise si cilesi); nga ushtaret e krereve (numri me i madh qe mblidhej ne fushatat mesymese); nga ushtria e korporatave (si numer me i vogel, aftesisht i fundit). Gjithashtu, ne historine ushtarake te Shqiperise, divizioni u duk per here te pare te Karamahmut Bushatlliu me 1786, gjate ekspedites kunder Malit te Zi, kur forcat prej 23. 000 vetash, ai i ndau ne tre grupime e secilin e quajti divizion. Karamahmuti si dhe reformatoret e Evropes, ngriti prane komandantit te divizionit nje keshill (me krere e oficere profesioniste), i cili luante rolin e shtabit.
    Karamahmuti mund te konsiderohet, pas Skenderbeut, nder te rrallet udheheqes ushtarake shqiptare qe per 21 vjet qendroi ne lufte. Ai i shtriu veprimet luftarake ne nje hapesire pertej kufijve te pashallekut: ne Mal te Zi, ne Bosnje, ne Serbi, ne Maqedoni e deri thelle ne More.
    Si strateg i holle, e beri zakon te perhapte lajme se do t'i binte nje vendi, kur ai drejtohej kunder nje tjetri. Keshtu per ekspediten e pare ne Mal te Zi (1785), hapi fjale se do te sulmonte Kurt Pashen e Beratit, prej nga pershkoi me rradhe qytetet juglindore, deri ne Kosove. Kjo fitore pati rendesi si i forcoi pozitat dhe i rriti autoritetin, sodomos jashte.
    Terheqja e thelle me luftime e ne pengesa natyrore, deri ne portat e kryeqendres se tij dhe mbrojtja e gjate ne rrethim, nen nje gershetim veprimesh, qe nga keshtjella me veprimet ne shpine e deri brenda dispozitivit armik, perbejne dy tipare interesante te Karamahmutit.

    Ushtarak me vizion strategjik nderballkanik

    Dy caste kulmore te artit, te ushtrise dhe te udheheqjes se luftes nga Karamahmuti evidencohen me 1787 e 1793. Ato njihen si rrethimi Ie ai i II i Shkodres. Por ne te vertete ato jane operacione te medha. Na kujtojne dy rrethimet e shek. XV. Karamahmuti krijoi nje lidhje (Konfederata Ilirike me kryetar ate), duke bashkuar forcat ushtarake te pashallekut te tij te madh, te Malit te Zi, te Bosnjes, te Hercegovines e me gjere. (ne mars te 1876 ishte zhvilluar gjithashtu Kuvendi i Podgorices nga Karamahmuti).
    Kur filloi lufta ruso-turke (vere, 1787) Karamahmuti shqiptar gjeti rastin e pershtatshem per te konkretizuar objektivat e Kuvendit. Ai kryesoi ushtrine shqiptaro-malazeze, marshoi ne Kosove ku dhe vendosi administrimin e tij. Sulltani, ndonese i zene me frontin e Danubit, ekspeditoi me 40 mije trupa per rrethimin e Shkodres nga toka e deti. Karamahmuti projektoi nje ide gjeniale per ndarjen dhe veprimin e forcave ne tre drejtime frontale:
    ne lindje trupat e Mustafa pashe Ajdosit i ndalin mbi Drin; ne veri, me trupat malesore, i mbyllin rrugen valiut te Bosnjes. Marrja e Tivarit dhe Ulqinit nga forcat separatiste proturke i rrezikonte shpinen. U terhoq ne kala me 200 ushtare, ne pritje te ndihmave qe s'erdhen nga anetaret e Konfederates dhe aty e vazhdoi qendresen 80 dite ne rrethim. Goditjeve te artilerise, tri sulmeve te fuqishme, shkretimeve osmane sipas stilit aziatik etj nje komandant gjakftohte, i durueshem e largveshtrues, i kundervuri nje taktike te gershetuar me mjaft zgjuaresi.
    Ndersa mbrohej, hidhte mbi lume trupa te ngarkuar me pishe te ndezur, qe perplaseshin e pengonin anijet turke. Hyri ne marreveshje sekrete dhe organizoi nje veprim te pergjithshem mbi rrethuesin. Nga jashte sulmuan malesoret, nga brenda ngriten krye Terzite e Tabaket dhe vete doli e sulmoi nga kalaja. Valiu i Bosnjes dhe kapedan-pasha i flotes, sipas bisedes, nuk u perzien ne perleshje. Te vene mes tre zjarresh, repartet turke u shpartalluan dhe u terhoqen, duke zene edhe 16 topa etj. Fitorja jehoi ne Shqiperi, ne Ballkan e ne Evrope. Ne kete beteje u vra edhe Causholliu (pashai i dyte), te cilin Oborri e kishte emeruar pasardhes te tij ne qeverisjen e Shkodres. Karamahmuti, i pavarur e i fuqizuar drejt arritjes se qellimeve strategjike, ndermori ne pranveren e vitit 1792 dy ekspedita te tjera mbi Malin e Zi. Sulmi cenonte Traktatin e Sistovos. Po Bushtalliu dinte se c'duhej bere. I shkeputur perkohesisht nga qendresa malazeze, i shpernguli veprimet ne Shqiperine e Mesme, ku disa krere donin shkeputjen.
    Ne mbarim te fushates gjithe Gegeria, qe nga kufijte e Malit te Zi e deri ne lumin Shkumbin, hyri ne sundimin e plote te Karamahmutit. Ne kete situate Turqia dhe Austria, reaguan ashper. Shpallja per here te trete "Fermanli", shkarkimi si vezir dhe denimi me vdekje i Karamahmutit, ishin domethenese. Karamahmuti duhej t'i bente balle nderhyrjes tjeter ushtarake te Sulltan Selimit III. Ushtria 30-mijeshe e Ebubeqir Pashes, e ndihmuar nga pashallare e bejlere te lekundur e te joshur, hyri ne Shqiperi. Karamahmuti u doli ne kufi, por ne pamundesi per t'i ndaluar e zmbrapsur qe ketu, ai realizoi nje manover strategjike dhe u fut, me nje force te vogel, ne mbrojtje te keshtjelles se Shkodres. Perseritej koncepti e skema e luftes se 1787-tes me disa nuanca dalluese. Ne nentor te vitit 1793 perkrahesit e tij te Shkodres, te Lezhes e te fshatrave perreth, u hodhen ne revolte, nderkohe qe ushtaret me Karamahmutin ne balle dolen nga gjendja e mbrojtjes ne rrethim dhe sulmuan. Keshtu u bllokuan rruget e qytetit dhe trupat turke, te strehuara ne shtepite e qytetareve, mbeten te izoluara. Taktika e dyfishte e sulmit nga dispozitivi i pushtuesit me kundersulmin nga rrethimi, shkaktuan pershtjellim, aq sa mareshalli turk, me mbeturinat e 30-mijeshit, cau e u largua nga fushebeteja. Ebubeqiri ndeshi edhe ne prita nga Lezha deri ne Elbasan, qe ia thelluan disfaten. Suksesi i dyte strategjik rriti me tej ambicjet. Ne ndekje te armikut (qershor 1795), mori Dibren e duke shfrytezuar turbulline ushtarake ne Evrope, te shkaktuar nga fushata e Bonapartit, ai synoi Dalmacine e Venedikut.
    Pengese qendronte Mali i Zi, aleati i Austrise. Shihet se Karamahmuti zoteronte nje vizion strategjik dhe enderronte njelloj si strateget e medhenj te Kontinentit. Ishte tjeter gje se c'madhesira siperfaqesore , njerezore e materiale dispononte ai, qe te kapte objektivat e largeta.
    Ne keto ndermarrje dhe veprime ushtarake Karamahmut Pasha vritet pabesisht (ne pusi) me 23. 9. 1796.

    Diplomat edhe ne fushen ushtarake

    Edhe ne kete plan personaliteti i Karamahmutit tipizohet nga tri karakteristika: sheshoi kundershtimet e brendshsme, zgjodhi per aleanca fuqi te medha (Rusine, Francen, Austrine, madje edhe vete Turqine); u prezantua si barabarte, pa u bere bisht i strategjive ekspansioniste. Keshtu, ai me Austrine hyri ne nje marreveshje ushtarake antiturke (qershor 1788). Forcat e perbashketa austriake, shqiptare e malazeze duhej te sulmonin ushtrine osmane ne lumin Sava dhe si kompensim do t'i njihej Karamahmutit froni i sundimtarit te Shqiperise. Mirepo strategu diplomat zbuloi lojen e dyfishte qe behej, sepse Vjena e Austrise te njejtin premtim ia beri mbretit te Napolit kundrejt nje ndihme prej 30 mije forcash kunder Turqise. Atehere kush do te shpallej mbret i Shqiperise. Nderkohe, Vjena 10- vjet me pare (1774), me nje traktat u njihte malazezeve territoret nga Zeta e Siperme deri ne gryken e Bunes, nese serbet cliroheshin nga serbet. Po Bushatlliut c'i mbetej?Perballe kaq intrigave, Karamahmuti u prish me Austrine. Vrasja ende e pasqaruar e delegateve te Vjenes gjate kthimit neper Bune, sherbeu per qetesimin e qarqeve shqiptare proturke dhe per largimin e dyshimeve te Portes se Larte.
    Prijesi i asaj kohe i shtetit shqiptar u fut ne lidhje edhe me carin e Rusise. Por kushti i rende qe i vuri se ai do te mbrohej e perkrahej ushtarakisht prej Rusise ne qofte se hiqte dore nga lidhjet me Austrine, nuk e genjeu Bushtalliun e madh. Madje, sic rezultonte ne disa luftime, Rusia rrinte kurdohere prapa Malit te Zi, kunder tij. Atehere, ku duhej drejtuar?Austria mbetej nje alternative, por nga Perendimi ishte afruar Franca Republikane,
    rivale e Austrise, Rusise e Turqise. Pra, ai gjeti nje aleat potencial e me influence sic ishte Bonaparti. Marreveshja u nenshkrua (1795) kur gjeneral Napoleoni operonte ne Itali. Ai furnizoi ushtrine shqiptare, e cila pasi mposhtete Malin e Zi (nen ndikimin e Austrise e te Rusise), do te marshonte neper Bosnje, per t'u takuar me ushtrine frenge, qe vinte nga Trieste duke kaluar neper Slloveni. Ky bashkerendim strategjik me interesa te ndersjellta, deshmonte dimensionet e nje Karamahmuti te zgjuar e te fuqishem.
    Boshtin e bashkepunimit ne fushen e diplomacise ushtarake e pershkonte vetem atiosmanizmi, si armiku kryesor. Karamahmuti ishte mjaft i zhdervjellte e nuhates. Ai ndeshej ku e lejonin konjukturat. Keshtu, kur situata e brendshme dhe interesi i veprimeve jashte kufijve donte nje shpine te lire, te ngrohte, ai i zbuste perkohesisht raportet dhe acarimet me Stambollin. Gjithsesi, ai mbeti nje armik i betuar i sulltanit dhe nje fuqi ushtarake e pathyeshme.
    Ne analize te fundit politika, strategjia, organizimi ushtarak dhe udheheqja e nje strategu si Karamahmut Bushatlliu, simbolizohen ne domethenien se ai njohu, kontaktoi e u ndesh me ushtri e stratege te medhenj te kohes dhe me shume fitoi sesa humbi. Historia e Evropes e ka skalitur si nje ushtarak me personalitet, qe la gjurme te thella ne histori. Per te eshte folur e shkruar gjate ne Shqiperi e ne Evrope gjate viteve qe jetoi e pas vdekjes se tij.
    Rreth figures se ketij njeriu te madh jane afruar gjithnje penat e historianeve, te studiuesve dhe shkrimtareve. Midis tyre nje vend te rendesishem zene edhe kronikat e Dajcit, i cili ne ate kohe, do te shkruante: "Megjithese Mahmut Pasha qe i besimit mysliman, po guxoj-per kurajon e tij, per zellin ne punet ushtarake, per fitoret e famshme e te shumta qe pati, edhe pse pa rezultat dhe te lodhshme, dhe per drejtesin e ligjes civile-po guxoj te them e ta krahasoj me nje Makabe dhe me te shkelqyerin Kastriot"




    pikture: Karamhmud Pasha Bushatlliu



Tema tė Ngjashme

  1. Pėrpjekja juaj mė e lodhshme?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 21-12-2023, 14:46
  2. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Nexhat Daci formon parti tė re
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 08:38
  4. Ne Liban
    Nga D@mian nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  5. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •