Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tregon e Bija gjeneralit

    panorama
    ------

    Intervista

    Natalia Aleksandrova, vajza e vogėl e gjeneralit tė famshėm sovjetik, dy herė Hero i BS, rrėfen veprimtarinė e babait nė Shqipėri

    Ju tregoj jetėn e babait tim, gjeneral-kolonel Radimcev, si kėshilltar i Beqir Ballukut

    Prof.As.Dr. Gjergj P.Titani

    Pėr herė tė fundit, gjenerali Radimcev, ish-kėshilltar i Beqir Ballukut, ka qenė nė Shqipėri nė verėn e vitit 1959. Ai udhėtonte me vaporin turistik “Bjello Ostrov”. Po me kėtė vapor, ktheheshim pėr nė Shqipėri pas studimeve nė Bashkimin Sovjetik, edhe ne, njė grup oficerėsh shqiptarė. Pikėrisht, aty patėm fatin e madh tė njiheshim me gjeneral-kolonelin A.I.Radimcev, dy herė “Hero i BS”, i cili na tregoi pėrshtypje tė mrekullueshme pėr jetėn nė ushtri, kujtimet pėr luftėn e Spanjės, Stalingradin, pėr takimin me ushtritė aleate nė lumin Oder, ēlirimin e Pragės etj. Nė atė kohė, gjenerali ishte 55 vjeē. Para pak kohėsh, u riktheva nė Moskė pėr disa kėrkime arkivore e studime shkencore. Duke e ditur se gjenerali dhe bashkėshortja e tij, kishin vdekur para shumė vitesh, vendosa t’ju bėj njė vizitė dy vajzave: Irinės, drejtoreshė e muzeumeve me famė botėrore “Kremlini i Moskės”, Natashės, kandidate e shkencave filozofike dhe djalit tė tij Ilia, kandidat i shkencave teknike. Tė tre, tė martuar e me fėmijė.

    Nė nderim tė kujtimit tė gjeneral-kolonelit Radimcev, kėtij njeriu tė jashtėzakonshėm, kėtij ushtari tė madh, kėtij heroi tė madh tė Luftės sė Spanjės dhe betejės sė Stalingradit tė pamposhtur, qė kishte lėnė aq shumė mbresa tė mira midis ushtarakėve dhe njerėzve tė thjeshtė tė popullit shqiptar, lindi ideja, pėr tė intervistuar ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama” vajzėn e vogėl tė gjeneralit Natashėn, e cila kishte qenė disa herė te ne nė Shqipėri.

    Natalia Aleksandrovna, dua t’ju pyes, a mbani mend diēka nga vendi ynė, ndonėse ka kaluar gjysmė shekulli nga koha kur ju, kini qenė pėr tė fundit herė nė Shqipėri?
    Po, sigurisht. Mua mė kujtohen shumė vende turistike tė Shqipėrisė. Plazhi i bukur i Durrėsit e sidomos riviera e papėrsėritshme e Vlorės me gjirin e saj tė mahnitshėm dhe Sazanin e Karaburunin karshi. A mund tė harrohet dielli dhe deti juaj me kaltėrsinė e tij tė mrekullueshme? Unė, sigurisht, duke pėrfituar edhe nga specifika e punės sė babait, si atashe ushtarak i BS qė duhej tė lėvizte shumė, kam vizituar kalanė e Krujės, tė Lezhės, Shkodrės, Gjirokastrės etj. Nuk e haroj dot kurrė, kalin e bukur me gjak tė pastėr arab tė shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare, gjeneralit energjik Petrit Dume, me tė cilin kam kalėruar shumė herė. Mbaj mend se mė kanė bėrė pėrshtypje tė madhe Manastiri i Ardenicės, ku mė duket se atje ėshtė bėrė dasma e Skėnderbeut, Heroit Kombėtar tė Shqipėrisė. Apolonia dhe Butrinti mė kanė lėnė pėrshtypje tė pashlyeshme dhe nuk mund t’i harroj as sot. Deri nė atė kohė, unė nuk kisha parė nė jetėn time aq shumė male shkėmbore, tė thepisur, aq shumė rrugė malore. Mos harroni, unė vija nga njė vend i madh, qė shtrihet nė dy kontinente, qė ka shumė fusha tė pamata, pyje pafund, tajga e mahnitshme siberiane, rrugė tė drejta, dimri siberian me temperatura tė ulėta minus 40. Pra, kontrasti ishte kolosal, por ne atėherė ishim edukuar me njė frymė krejt tjetėr nga kjo e sotmja. Me tjetėr dashuri pėr vendin, pėr njerėzit e ku ta di unė se ēfarė. Besoj se kėshtu ėshtė edhe tani edhe nė vendin tuaj, apo jo?

    Diēka mė konkrete nga jeta juaj nė Shqipėri…
    Mė falni se u shmanga pak nga pyetja juaj. Nė atė kohė, unė isha fare e re, rreth 14-15 vjeēare, nxėnėse shkolle, por kujtimet pėr vendin tuaj tė bukur, nuk mė janė shlyer nga mendja. Tani qė pas kaq vitesh i shpreha nė njė farė mėnyre impresionet e mia pėr vendin tuaj, dua t’ju them disa fjalė pėr kohėn kur babai u caktua tė vinte si kryekėshilltar ushtarak i forcave tė armatosura shqiptare e njėkohėsisht edhe atashe ushtarak. Nė atė kohė, kur babai u emėrua pėr tė ardhur nė Tiranė, kryente funksionin e zėvendėskomandantit tė Qarkut Ushtarak tė Siberisė Lindore. Pikėrisht, nė atė kohė komandant nė Irkutsk, ishte mareshali legjendar G.K.Zhukovi.., i cili nė atė kohė ishte i dėnuar dhe i mėnjanuar nga Stalini fare padrejtėsisht, nė kėtė Qark Ushtarak tė largėt nga Moska. Ne vazhdonim shkollėn dhe jetėn e bukur nė Siberinė e largėt, kur babait i erdhi urdhri tė bėhej gati pėr transferimin e ri jashtė shtetit. Fillimisht i komunikuan se do tė shkonte nė dispozicion tė trupave sovjetike tė pushtimit nė Gjermani. Ky fakt e irritoi jashtė mase. Ndaj, kur urdhri u anulua dhe e njoftuan se do tė shkonte nė Shqipėri, gėzimi i tij ishte krejt i natyrshėm. Tani mė thoni sinqerisht ju lutem, a mund tė mburrem se pas 50 vjetėsh, mbaj mend diēka apo shumėēka nga Shqipėria juaj?

    Po me familjen, me ju fėmijėt e gjeneralit, ēfarė ndodhi nė pragun e transferimit tė babait tuaj nė Shqipėri?
    Kishte hyrė viti 1953. Muaji mars solli njė ndryshim tė jashtėzakonshėm nė vendin tonė. Kishte vdekur Stalini. Nė kėto kushte, ne Radimcevėt, familjarisht ndodheshim larg Moskės, ndaj dhe kjo ngjarje e madhe u pėrjetua prej nesh familjarisht jo aq fort si nė kryeqytet. Menjėherė filluan ndryshime tė mėdha. Lėvizjet e njerėzve, tė kuadrove sidomos tė ushtarakėve ishin tė mėdha, tė menjėhershme. Ne u kthyem nė Moskė. Babai, siē thashė, priste me padurim emėrimin e ri. Si rezultat i pritjes pasive tremujore dhe mungesa e aktivitetit, babai bėhej shpesh nervoz dhe doemos shqetėsohej. Por sė fundi, emėrimi erdhi dhe ankthi negativ mori fund. Filloi njė ankth i ri, i bukur, ankth i kėndshėm, ai i mosnjohjes. Pėr Shqipėrinė ne dinim shumė pak. Dinim qė vetė shqiptarėt, pėr veten e tyre thonin njė fjalė tė urtė: “ …Kur Zoti krijoi botėn, i tepėruan shumė male, ndaj kėto male ai i hodhi pa kursim mbi vendin tuaj tė quajtur Shqipėri…”. Dhe pėr kėtė thėnie tė menēur, tė shpikur ndoshta nga vetė shqiptarėt, unė u binda shumė shpejt kur vizitova Shqipėrinė.

    Ju kini shkruar njė libėr shumė tė bukur me njė titull tepėr domethėnės: “Babai im, gjenerali Radimcev”. Ēfarė u shtyu ta bėnit kėtė veprim?
    Sė pari, dashuria dhe respekti pėr jetėn heroike dhe tepėr tė thjeshtė tė babait tim. Sė dyti, doja medoemos qė nė kėtė libėr modest, tė pėrfshihej njė kapitull sado i vogėl pėr Shqipėrinė, Adriatikun, pėr njerėzit e saj tė mirė, pėr tė njohurit e babait tim, sidomos pėr ministrin e Mbrojtjes tė Shqipėrisė, gjeneralin Beqir Balluku dhe familjen e tij, pėr shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, gjeneralin Petrit Dume, pėr shumė drejtorė drejtorish tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė RPSH, pėr shumė punonjės tė ambasadės sovjetike nė Tiranė dhe pėr dhjetėra e dhjetėra njerėz tė mrekullueshėm, qė njohu babai im nė vendin e shqiponjave, siē thoni rėndom ju shqiptarėt. Unė ja u kam dhuruar me gjithė shpirt kėtė libėr me tė drejtėn tė bėni me tė ēfarė tė doni: ta pėrktheni, ta interpretoni, ta botoni pjesė-pjesė, me njė fjalė bėni ēfarė tė doni, sepse jam e bindur qė gjenerali A.I.Radimcev e meriton njė nder tė tillė, sidomos pėr stalingradasit, spanjollėt dhe shqiptarėt. Nė kėtė libėr, unė kam botuar disa fotografi historike nga albumi shumė i pasur dhe arkivi fotodokumentar i babait tim. Gjithsesi, mė vjen shumė keq qė koha kalon kaq shpejt dhe babai im nuk jeton mė. Jam e bindur se ai, do tė ndante me ju pėrshtypjet e tij pėr atė vend qė e donte aq shumė. Ai e donte pamasė Shqipėrinė tuaj, pikėrisht siē e quani ju: “Skipėria” si njė vend i vogėl, por me histori tė madhe, siē thoshte babai, por edhe siē ėshtė nė tė vėrtetė realiteti.

    Pse e keni quajtur kapitullin e tretė tė librit tuaj, pėr tė cilin po bisedojmė: “Nga Bajkali deri nė Adriatik”?
    Shpjegimi ėshtė i thjeshtė. Brendia e kapitullit fillon nga Irkutsku, ku shėrbente babai nė ato vite, pra nga brigjet e Bajkalit nė brigjet e Adriatikut, ēka nėnkupton Shqipėrinė.

    Babai me mamanė, ashtu siē ishte rregulli nė atė kohė, u nisėn me vapor pėr nė Shqipėri, sepse rruga ajrore Tiranė-Moskė, e cila kalonte mbi qiejt e Jugosllavisė, ende nuk ishte hapur. Marrėdhėniet midis BS, Jugosllavisė dhe Shqipėrisė ende ishin tepėr tė acaruara. Rruga nga Odesa pėr nė Durrės zgjaste rreth 5-6 ditė. Nė vendin e ri tė punės si kryekėshilltar i instruktorėve sovjetikė nė ushtrinė shqiptare, ēka duhet tė themi tė vėrtetėn nuk ishin pak, e nė tė njėjtėn kohė dhe atashe ushtarak pranė ministrit tė Mbrojtjes tė Shqipėrisė, gjeneralit Beqir Balluku, i cili, pėr hir tė sė vėrtetės, ishte njeri babaxhan dhe shumė i dashur me ne. Babai duhej tė udhėtonte shumė nėpėr Shqipėri. Thuajse nė ēdo qytet ku kishte reparte ushtarake shqiptare tė kėmbėsorisė, artilerisė, tankeve, aviacionit, marinės etj., dhe kishte kėshilltarė sovjetikė. Ndaj, ēdo verė, kur unė kisha pushimet e shkollės, vija nė Shqipėri dhe udhėtoja me makinėn e babait nėpėr qytete tė ndryshmė tė Shqipėrisė. Mė kujtohet se njė vit, kur unė isha nė Tiranė, mbėrritėn katerat e parė silurues tė flotės luftarake detare shqiptare. Ishin 6 copė dhe u dorėzuan me njė ceremoni tė bukur nė Durrės. Me kėtė rast, mbaj mend se babai me Beqir Ballukun, bėnė njė fotografi shumė tė bukur mbi kater silurues, qė ėshtė ruajtur nė fotoarkivin e babait. Dua tė theksoj se babai e donte dhe e respektonte shumė Beqir Ballukun, por edhe ai e donte vėllazėrisht babanė. Ndaj unė, kam arritur nė njė pėrfundim logjik tė tillė: ministrit tė forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė i eci fati qė kishte si kryekėshilltar tė tij, njėrin prej gjeneralėve mė me pėrvojė qė kishte BRSS, ēka Beqir Balluku nuk e fshihte dhe e shprehte hapur dhe sinqerisht gėzimin e tij, se ishte shumė i kėnaqur qė kishte njė ndihmės dhe njė mik tė madh, siē ishte nė tė vėrtetė babai im. Ai u lidh shumė ngushtė me babanė si me njė mik tė vėrtetė, si njeriu qė fati deshi tė punonin sė bashku pėr tre vjet me shumė sukses dhe rezultate. Ne shkonim shumė shpesh nė familjen e tij pėr dreka e darka. Aq mikpritėse ishte familja Balluku, sa ne na propozoheshin nga 7 a 8 lloje gjellėrash, mė vonė kur ne mėsuam fatkeqėsinė qė ra mbi kėtė njeri tė mrekullueshėm. Atėherė, unė mendova: “Nė Shqipėri po pėrsėritet e njėjta situatė si nė procesin e Tukaēevskit, mjer ushtria shqiptare…”.



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė gjeneral-kolonel Aleksandėr I. Radimcev

    Gjenerali A.I.Radimcev, lindi nė fshatin Sharllik, tė krahinės sė Orenburgut mė 8.3.1905 dhe vdiq mė 18 prill tė vitit 1975. Nė vitin 1927 thirret nėn armė dhe nė vitin 1929, e lidh jetėn e tij pėrfundimisht me ushtrinė. Nė vitin 1932, pėrfundon me rezultate tė “Shkėlqyera” arsimin e mesėm ushtarak dhe pesė vjet mė vonė, mė 1936 niset me vullnetarėt e parė pėr nė Luftėn e Spanjės, me pseudonimin PAVLITO. Nė vitin 1937, gjenerali i ardhshėm kthehet nė Moskė. Mė 22 tetor tė atij viti, dekorohet me urdhrin e “Leninit”, i jepet titulli i lartė “Hero i BS” dhe dy urdhra tė “Flamurit tė Kuq”. Me gradėn major, Radimcevi regjistrohet nė akademinė ushtarake “Frunze” dhe nė vitin 1939, e pėrfundon atė me rezultate tė “Shkėlqyera”. Po kėtė vit, merr pjesė nė ngjarjet e tensionuara nė frontin e Bjellorusisė Perėndimore. Pas kthimit nė Moskė, Radimcevi caktohet tė ndjekė kurset njėvjeēare tė trupave desanto-ajrore, pranė Akademisė Ushtarake tė forcave ushtarako-ajrore “Zhukovski”, tė cilat, sipas pėrvojės mė tė pėrparuar tė kohės, ishin hapur pėr herė tė parė nė botė nė BS. Nė prill tė vitit 1941, emėrohet komandant i brigadės sė 5-tė desanto-ajrore. Lufta e Dytė Botėrore e gjeti nė Ukrainė. Mė shumė se 8000 km rrugė luftarake pėrshkuan gardistėt e Radimcevit, duke luftuar heroikish nga rajonet perėndimore tė Bjellorusisė, nė Stalingrad e deri nė Oder e Elbė. Operacioni i fundit, ishte ēlirimin e Pragės mė 11 maj 1945. Gjenerali ishte 40 vjeē, kur mori fund Lufta e Dytė Botėrore nė Evropė. Pas Luftės sė Madhe Patriotike tė BRSS, kthehet pėrsėri nė shkollė, A.I.Radimcevi pėrfundoi kursin e lartė pranė Akademisė sė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Ai shėrbeu nė detyra tė larta: si komandant korpusi, komandant armate, zėvendėskomandant Qarku Ushtarak dhe sė fundi, inspektor i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Mbrojtjes tė BS. Zgjidhet deputet i Sovjetit Suprem tė BRSS, i Sovjetit Suprem tė Federatės Ruse si dhe i Republikės Sovjetike tė Ukrainės. Fundi i Luftės e gjen Radimcevin me dy tituj “Hero i BS” dhe nė gjoksin e tij hijeshonin edhe 16 urdhra tė BRSS, 16 medalje tė BRSS dhe 15 urdhra dhe medalje tė shteteve tė huaja. Gjeneralin Radimcev, pėr merita tė veēanta gjatė shėrbimit nė vendi tonė, Kuvendi Popullor i RPSH, e ka dekoruar me urdhrin e “Skėnderbeut tė Klasit tė Parė”. Nga viti 1953 deri nė vitin 1956, gjenerali Radimcev ishte kryekėshilltari ushtarak i ushtrisė shqiptare, pranė ministrit tė Mbrojtjes e njėkohėsisht dhe atashe ushtarak i BRSS nė Shqipėri.

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Ceremonia e dekorimit tė gjeneralit A.I.Radimcev me urdhėrin e Skėnderbeut tė Klasit tė Parė pėr meritat e tij gjatė shėrbimit nė Shqipėri.
    Vizita e familjes Radimcev nė Shqipėri nė vitin 1958. Takimet me Enver Hoxhėn, Hysni Kapon, Beqir Ballukun e Rrapo Dervishin nė Vlorė.
    Udhėtimi i fundit pėr nė Shqipėri me vaporin turistik “Bjello Ostrov” dhe biseda me njė grup tė madh oficerėsh shqiptarė tė sapo diplomuar nė verėn e vitit 1959.
    Telefonata enigmatike e Beqir Ballukut pėr Radimcevin nė Moskė dhe si i pėrjetoi ai, proceset gjyqėsore tė ushtarakėve nė Shqipėri tė Ballukut, Pertit Dumes, Hito Ēakos, Rahman Parllakut, Andon Shetit, Muhamet Prodanit, Vaskė Gjinos etj.

    -----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista II

    Natasha Radimcev, e bija e gjeneral Radimcev, rrėfen pėr telefonatėn enigmatike tė Beqir Ballukut nė shtėpinė e saj pak ditė para arrestimit dhe si e njihte Enverin dhe Hysni Kapon

    “Babai mė tregonte si grricej Enver Hoxha me Hrushovin, pasi ishte afruar me Mao Ce Dunin”

    Prof.As.Dr. Gjergj P.Titani

    vijon nga numri i kaluar

    Nė vijim tė intervistės ekskluzive pėr “Panorama”, Natasha Radimcev, vajza e gjeneralit tė famshėm sovjetik tė Luftės sė Dytė Botėrore, Aleksandėr Radimcev, tregon se si ka njohur Enver Hoxhėn gjatė pushimeve qė bėnte me familjen nė Vlorė. Gjithashtu, ajo zbardh fakte interesante qė ja ka rrėfyer babai pėr vizitat e Enver Hoxhė nė Moskė dhe lojėrat e sofistikuara politike qė bėnte ai mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinės.

    Tregon pėr telefonatėn misterioze tė Beqir Ballukut, bėrė babait tė saj vetėm pak kohė pėrpara se ministri i Mbrojtjes tė arrestohej dhe si i pėrjetoi gjenerali i fuqishėm i BS, spastrimet dhe pushkatimet e ushtarakėve tė lartė shqiptarė nga Enver Hoxha. Kėto fakte historike dhe pėrjetime tė tjera nga jeta e saj nė Shqipėri, “mbushin” intervistėn e Natasha Radimcev.

    A ju fliste gjenerali pėr marrėdhėniet e udhėheqjes sė lartė tė Bashkimit Sovjetik me atė shqiptare pėrpara “divorcit”.
    Babai mė thoshte shpesh: “Entuziazmi fillestar i udhėheqjes shqiptare, pėr vijėn e re dhe luftėn kundėr kultit tė individit ishte taktikė, dredhi e Enver Hoxhės. Ky njeri enigmatik dhe i pakuptueshėm, pėr ne sovjetikėt, pasi i kolaudoi mirė e mirė tė gjitha lėvizjet e ndėrlikuara qė do tė bėnte, si tė ishte njė mjeshtėr i pėrsosur shahu, pasi llogariti tė gjitha humbjet e pėrfitimet dhe si u sigurua pėr mbėshtetjen e plotė tė kinezėve e sidomos pėr mbėshtetjen e vetė Mao Ce Dunit. Sigurisht, kėto veprime bėheshin pėr interesat e tij tė pushtetmbajtjes. Pikėrisht nė kėtė kohė, Enver Hoxha ia filloi gėr-mėreve me BS e nisi tė gricej me N.S.Hru-shovin. Nė ēdo takim pune, por sidomos nė mbledhjet e forumeve masive tė 42, 56 apo 81 Partive Komuniste dhe Punėtore “motra” tė tė gjitha vendeve tė Botės, e them kėtė sepse Enver Hoxha, nė takimet tek e tek me N.S.Hrushovin apo dikė tjetėr ndihej mė i dobėt, mė inferior, filloi tė grindej, filloi tė cėnonte “unitetin e pathyeshėm komunist”, ēka pėr botėkuptimin e atėhershėm ishte diēka e tmerrshme, sepse jepej njė shembull i keq pėr tė tjerėt. Pra, Enver Hoxha filloi lojėn e lagu s’e lagu dhe tė themi tė vėrtetėn nė kėtė drejtim ai ishte njė lojtar i papėrsėritshėm, ndonėse vizita zyrtare e Nikita Sergejeviē Hrushovit nė Shqipėri, nė verėn e vitit 1959, nė cilėsinė e Kryetarit tė delegacionit zyrtar tė Qeverisė sovjetike dhe Partisė tė BS, falė dashurisė tė popullit shqiptar, por edhe propagandės sė pėrsosur tė KQ tė PPSH, ishte nė pamjen e parė shumė rezultative, jashtėzakonisht e suksesshme dhe gati-gati marramendėse. Por, le tė vazhdojmė fillin e mendimeve tė bisedės sonė. Pra, ftesa na ishte bėrė zyrtarisht pėr tė kaluar pushimet verore nė Shqipėri. Sepse ftesat, nė radhė tė parė, duhej tė ishin zyrtare, nga ai qė tė ftonte, pra nė rastin konkret ne ishim ftuar nga miku ynė i vjetėr, Beqir Balluku. Paraprakisht, ne bisedonim nė familje se ku ishin mundėsitė pėr t’i kaluar pushimet sa mė mirė dhe kush do tė na ftonte. Ne na pėlqente qė t’i kalonim pushimet verore familjarisht, vetėm nė Shqipėri. Arsyet besoj se nuk ka nevojė t’jua shpjegoj. Ndonėse mundėsitė ishin pėr t’i kaluar pu-shimet verore edhe nė Ēekosllovaki, ku babai kishte shumė miq ushtarakė dhe personalitete politike, nė Bullgari gjithashtu ose nė ndonjė vend tjetėr, kryesisht tė Demokracive Popullore, por ne, gjithsesi, preferonim Tiranėn, Durrėsin, Vlorėn, detin Adriatik.

    Po pėr ceremoninė e dekorimit tė babait tuaj me urdhrin e “Skėnderbeut tė Klasit tė Parė“, ē’mund tė na thoni?
    Unė nuk kam qenė nė ceremoninė e dorėzimit tė kėtij urdhri tė lartė. Por, di nga tregimet e mamasė se ky rast, ndonėse babai im kishte marrė 46 urdhra dhe medalje tė BS dhe nga vendet e huaja midis tė cilave dy urdhra tė “Heroit tė BS”, gjithsesi dekorimi nė Shqipėri ishte njė rast i veēantė dhe babai im ju ishte shumė mirėnjohės: Popullit shqiptar, Ushtrisė shqiptare, Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe Qeverisė tė RPSH pėr nderin e madh qė i kishin akorduar urdhrin e lartė “Skėnderbeu i Klasit tė Parė”, me njė motivacionin: pėr merita tė veēanta gjatė shėrbimit trevjeēar 1953-1956 nė RPSH… etj. Nė ceremoninė e dorėzimit tė kėsaj dekorate merrnin pjesė anėtarėt e Presidiumut tė Kuvendit Popullor, Byrosė Politike, Qeverisė sė RPSH, Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, punonjės tė ambasadės tė BRSS e tė tjerė. Me kėtė rast, Ministria e Mbrojtjes organizoi njė pritje madhėshtore nė Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė. Nė kėto dy festime tė bukura, nė Presidium dhe nė Shtėpinė Qendrore, doemos pėrshėndeti me fjalė zemre dhe shumė i emocionuar edhe Aleksandėr Iljiēi.

    Si i pėrjetoi babai juaj proceset gjyqėsore ndaj Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Gjin Markut, Hito Ēakos, Rahman Parllakut, Vaskė Gjinos, Andon Shetit, Arif Haskos, Muhamet Prodanit e miqve tė tij ushtarakė shqiptarė?
    Ai u pikėllua tejmase, kur mėsoi pėr tragjedinė qė po ndodhte nė Shqipėri. Ai kishte mendimin se kėto procese ishin njė kopje e shėmtuar e atyre qė kishin ndodhur te ne nė BS me proceset dramatike kundėr ushtarakėve sovjetikė nė vitet 1936-1937. Por, para se t’ju flas pėr tronditjen qė pėsoi babai, kur mėsoi pėr ekzekutimin e gjeneralėve mė tė mirė shqiptarė dhe goditjen masive tė kuadrove ushtarakė shqiptarė nė mesin e shekullit tė XX-tė, ēka e tronditi sė tepėrmi, dua t’ju tregoj njė episod tė veēantė, qė ka ndodhur nė familjen tonė e qė lidhet direkt me Beqir Ballukun. Mė kujtohet ky rast i veēantė si sot. Ishin vite tė vėshtira e tė tensionuara pėr marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike. Marrėdhėniet midis dy partive, qeverive e vendeve tona, po pėrkeqėsoheshin ēdo ditė e mė shumė. Episodi qė do t’ju tregoj ka lidhje me njė udhėtim tranzit tė B.Ballukut pėr nė Kinė. Gjithsesi, nė atė kohė punonte ende regullisht linja ajrore Tiranė-Budapest-Moskė-Irkutsk-Pekin e anasjelltas. Tė gjitha delegacionet shqiptare, nga mė tė rėndomtėt e deri te mė tė rėndėsishmit si dhe udhėtimet e shumta tė qytetarėve, diplomatėve, sportistėve, punonjėsve tė tregtisė, studentėve, ushtarakėve tė veshur me uniforma civile, specialistėve tė ndryshėm tė tė dy vendeve etj., pėr shumė arsye tė ndryshme qė nėnkuptohen, preferonin tė shfytėzonin kėtė linjė ajrore. Pra, tė gjitha udhėtimet ajrore nga Shqipėria nė Kinė dhe anasjelltas nga Kina nė Shqipėri, kryeshin nėpėrmjet Moskės. Por nuk ishte e thėnė jetėgjatėsia e kėsaj linje. Shumė shpejt, pėr njėmijenjė arsye, tė qena e tė paqena, do tė mbyllej, pėr tė mos u hapur kurrė, deri sot. Qė tė mos zgjatem, po shpjegoj rastin konkret. Njė ditė tė bukur, papritur e pakujtuar, bie zilja e telefonit tė babait. Njė zė i ngrohtė dhe shumė i njohur, kėrkonte mundėsisht tė fliste nė telefon me «Sashėn» pra me babanė. Nuk kishte asnjė dyshim, se ky ishte akcenti i tė folmes karakteristike shqiptare tė Beqir Ballukut. Me sa duket, ministri shqiptar i Mbrojtjes, udhėtonte nė krye tė ndonjė shėrbimi qeveritar pėr nė Kinė. Nė telefon, ai tha me rusishten e tij tė pastėr, se dėshironte ngutshėm tė fliste me babanė. Gypin e telefonit e ngriti motra e madhe, Irina. Beqiri, pa u prezantuar se kush ishte, pyeti nėse “Sasha” ishte nė shtėpi. Kur mėsoi, se babai nuk ndodhej pėr momentin nė shtėpi, e mbylli telefonin dhe nuk u lidh mė me ne. Irina ishte e sigurt dhe e kuptoi mirė nga intonacionin i zėrit se kush ishte bashkėbiseduesi. Irina, babai dhe ne tė tjerėt kishim folur me kėtė zė tė njohur dhe tė dashur pėr ne, me qindra herė direkt nė telefon, madje edhe nė radio. Ne, nė familje nuk na ėshtė shqitur kurrė nga mendja ky rast. Vallė, ēfarė donte t’i thoshte babait, gjeneral-kolonelit A.I.Radimcev, miku i tij i vjetėr, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Dhe kur? Nė ato kohė, tepėr tė rrezikshme kur marrėdhėniet politike e shtetėrore shqiptaro-sovjetike ishin akulluar, thuajse, krejt? Me siguri Beqiri ka gjetur mundėsinė ekstreme pėr tė folur me babanė. Mos harroni se ai ishte ministėr dhe nė ēdo moment shoqėrohej nga personeli i tij i posaēėm. Pra, do tė thoja se domethėnien e asaj telefonate enigmatike, vetėm Beqir Balluku e dinte dhe Zoti i madh lart nė qiell! Vite pas kėsaj rastėsie telefonike unikale, ne mėsuam me dhembje tė madhe se Beqir Balluku dhe lulja mė e ndritur e gjeneralitetit shqiptar ishte masakruar nė mėnyrė tė pamėshirshme. Mė kujtohe qartė se Aleksandėr Iljiēi, babai im, pra pėr pushkatimin e Beqir Ballukut me shokė, ato ditė tha disa fjalė profetike, tė cilat fatkeqėsisht, shumė shpejt do tė vėrtetoheshin: “… Qoftė me kaq, por nuk besoj se do tė mbetet me kaq, sepse unė i njoh mirė sundimtarėt, diktatorėt dhe sidomos frankistėt spanjollė dhe shqiptarėt…”. Dy vjet pas kėsaj batėrdie qė ndodhi nė Shqipėri, babai jonė, nė moshėn 72-vjeēare, u nda pėrgjithmonė nga kjo botė, i qetė sepse detyrėn ndaj Atdheut dhe popullit tė vet e kreu me nder, ndaj dhe e pėrcollėn me nderime, respekt dhe dhembje nė zemėr: Shteti, Qeveria dhe Kombi i tij i madh dhe i nderuar. Shokėt e armėve, tė vuajtjeve, tė fronteve tė Luftės sė Spanjės, tė Luftės sė Madhe Patriotike tė BRSS, tė fitoreve tė mėdha ishin aty, nė Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė Sovjetike kur e pėrcollėn pėr nė varrezat e Moskės “Novo Djeviēie”. Por le tė vazhdojmė mė tej bisedėn tonė.

    Po udhėheqės tė tjerė shqiptarė a keni takuar kur ishit me pushime nė Shqipėri?
    Unė mbaj mend psh., qė nė verėn e vitit 1958, nė Vlorė, kemi kaluar pushimet kur atje ndodhej gjithashtu me pushime Enver Hoxha, Hysni Kapua, Beqir Balluku, Rapo Dervishi e shumė udhėheqės tė tjerė shqiptarė, ēka ishte diēka shumė e kėndshme. Nuk mund tė harroj atė vit kalėrimet e mia tė vazhdueshme, udhėtimet me kater turistik nė gjiun e bukur tė Vlorės, ku dukeshin shumė anije luftarake dhe nėndetse. Ishte 1958-ta, viti i parafundit qė ne do tė vinim me pushime nė Shqipėri. Enver Hoxha, mė duket atėhere ishte 50 vjeē dhe kishte njė pamje shumė elegante, madje ishte i bukur. Mua mė kujtohet se babai im ishte tre-kater vjet mė i moshuar se Enver Hoxha. Hysni Kapua, gjithashtu, dukej shumė i ri, ose ashtu mė dukej mua, sepse udhė-heqėsit tanė ishin mė tė moshuar. Pėr Beqir Ballukun nuk do t’ju flas, sepse ai te ne dhe ne tek ai ishim njė lloj si nė shtėpinė tonė. Ne nuk e thėrisnim dot sipas zakonit tonė rus “djadja” dmth., xhaxhi, sepse ishte shumė mė i ri se babai ynė. Rrapo Dervishi, njė mesoburrė i shkathėt dhe shumė i gjendur, mė kishte bėrė gjithashtu pėrshtypje. Nuk e di se ēfarė funksioni kryente, por ishte i pranishėm thuajse ēdo ditė, mund tė ishte pėrgjegjėsi i partisė pėr Vlorėn, ose anėtar i Byrosė Politike nėse nuk gabohem.



    Udhėtimi i gjeneralit me oficerėt shqiptarė

    Vapori “Bjello Ostrov”, i mbushur me oficerė shqiptar qė sapo ishin diplomuar nė BS, u nis nga porti i Odesės mė 24 korrik tė vitit 1959 dhe mbėrriti pas katėr ditėsh nė portin e Durrėsit. Bashkė me ata udhėtonte edhe gjeneral Radimcev. Edhe pse ai nuk e dinte se ky do tė ishte udhėtimi i tij i fundit pėr nė vendin tonė. Sipas oficerėve qė morėn pjesė nė kėtė udhėtim Radimcev, ju tregoi pėr peripecitė e tij nė luftra tė famshme, ku kishte marrė pjesė si nė Spanjė, Stalingrad dhe ēlirimin e Pragės nga ushtria naziste gjermane. Pėr luftėn e Spanjės, kujtonte se edhe luftėtarėt vullnetarė shqiptarė kanė luftuar heroikisht nė brigadat internacionaliste nė Spanjė si shkrimtari Petro Marko, Mehmet Shehu, profesor Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Teni Konomi, Zef Prela, Veli Dedi, Mane Nishova e shumė tė tjerė. Sipas bisedės, Radimcevi e kishte filluar jetėn luftarake nė Spanjė si kapiten i thjeshtė, duke qenė instruktor direkt nė front, nė transhe, ose duke luftuar nė qytet, shtėpi mė shtėpi, e rrugė mė rrugė. Kur oficerėt e rinj shqiptar e pyetėn gjeneralin, si shpjegohet qė divizioni juaj, megjithse kishte njė numur ters e tė pa fat, pra numėr 13, pati vetėm suksese, Radimcevi buzėqeshi dhe tha: “… e po, me sa duket, nė rastin e divizionit tim tė gardės, kemi tė bėjmė me njė pėrjashtim nga rregulli…”. Koha, nė ato ditė tė largėta tė gushtit 1959 (kujtojnė protagonistėt e atij udhėtimi), ishte e bukur, qielli i pastėr dhe deti i qetė. Gjenerali lexonte ulur nė shezllon, ose bisedonte me tė njohurit e shumtė. Pėrgjegjėsi i grupit tė oficerėve shqiptar ishte nėnkoloneli Qamil Poda, njė njeri shumė i dashur dhe dashamir i oficerėve tė rinj dhe ndihmės i tij ose «komisari» siē e quanin me shaka, ishte kryetari i Gjykatės sė Korēės, Ibrahim Xhuli. Qamil Poda i lajmėroi tė gjithėve qė tė bėheshim gati pėr njė fotografi miqėsore me gjeneralin A.I.Radimcev. Oficerėt shqiptarė qė takuan gjeneralin ishin Gjergj Titani, Halit Zhupa, Lutfi Shehu, Turhan Dervishaj, Rustem Peēi, Petraq Kita, Fuat Berdaj, Cane Matohiti, Ismet Demishaj, Fadil Zeqiri, Memo Pazaj, Rexhep Myftiu, Enver Bujari, Kamber Dinollari, Jaho Stepa etj. Prej andej, vapori udhėtoi nėpėr grykėn e Bosforit, nė detin Marmara, nėpėr Dardanele e Ēanakkale, nė portin kryesor tė Pireut tė Greqisė. Pas njė qėndrimi disa orėsh nė Pire, u nisėn pėr nė Durrės, nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr, kanalit tė Korinthit. Sapo vapori u bregua nė port, gjeneralin Radimcev po e priste miku i tij i ngushtė, ministri i Mbrojtjes i RPSH, gjenerali Beqir Balluku.



    Nesėr do tė lexoni

    Nesėr nė faqet speciale tė gazetės “Panorama” botohet pjesa e parė e intervistės ekskluzive tė vajzės sė mareshalit Zhukov, Margarita. Ēfarė i ka treguar babai pėr vizitėn e tij nė Shqipėri vetėm pak ditė pėrpara se ta shkarkonin nga funksionet e larta nė parti dhe ushtri. Pėrjetimet e tij kur asistoi nė stėrvitjen e madhe tė ushtrisė shqiptare nė Voskopojė dhe cilat janė dokumentacionet e saj pėr vizitat e mareshalit (katėr herė “Hero i Bashkimit Sovjetik”) nė Shqipėri.

    -------

Tema tė Ngjashme

  1. Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet
    Nga drini_nė_TR nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-09-2013, 13:47
  2. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12
  5. Kali i Gjeneralit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2004, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •