Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183

    Nje Guide e Sarandes

    Ju lutem mos te sillni argumente negative (si shkak te lenies pas dore e qeverive & punimeve te palejshme) qe shkaterrojne Bukurine e Sarandes! Dhe kerkoj te falur per ndonje gabim ortografik apo drejtshkrimor.

    -Intro-
    Kalon Qafen e Gjashtes kur befas perpara syve shpaloset hapesira a kalter a detit Jon. Veshtrimi vetiu ndjek perkundjen e valeve, rreshqet ngadale drejt brigjeve dhe ndalet papritur ne pamjen mahnitese te nje amfiteatri madheshtor, i cili ngjitet shkalle-shkalle neper pjerresine e kodrave: me grruge, lulishte, palma, bukovila, shtepi e vila dykteshe dhe pallate shumengjyresh. Ja ku eshte Saranda!

    Eshte qyteti-port me jugor i vendit, Perla e Jugut, Margaritari i Rivieres, Zambaku i Jonit, E Preferuara e turisteve, Muaji i Mjaltit i te sapomartuareve.... nje bukuri e paperseriteshme mesdhetare, per te cilen kane punuar se bashku ne mirekuptim bujaria e natyres dhe dora e njeriut. pertej ketyre epiteteve Saranda eshte qyteti i dashur i banoreve te vete, njerez te thjeshte, punetore bujare, me temperament mesdhetar a plot humor, trashegues te nje mikpritjeje tradicionale te cilen e takon kudo ne qytet.

    Pas rinise e bukurise se vete, qyteti piktoresk ruan ne gjirin e tij prej mijra vjetesh thesare te nje kulture e qyteterimi te lashte, gjurme te te cilit kane arritur deri ne ditet tona. Sot Saranda eshte kryeqendra e skajit me jugor, treve e larmishme dhe e begate, me male e fusha pjellore, lumenj e liqene, burime e bregdete te rralle, me masive te agrumeve, ullenjeve e vreshtave, me kullota a pyje, me rezervate te begata te peshkut e te midhjes, me vende te lakmueshme gjuetie, nje treve e dores se pare per zhvillimin e turizmit.

    [vazhdohet ne teme tjeter...]
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  2. #2
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    Nje Veshtrim Historik
    Saranda shtrihet brenda nje treve me qyteterim te dendur ne antikitekt. E ndodhur prane Butrintit, Finiqit, Kalivose, stacionit te Xarres, Cukes se Aitoit, etj., ajo ka mbetur relativisht anash fokusit te studimevee germimeve, ndoneseato nuk kane munguar ne gjysmen e dyte te shekullit XX.

    Onhezmi
    Ky eshte emri i lashte i Sarandes. Onhezmi u lind dhe u zhvillua ne treven ku jetonte fisi i Kaoneve. Historiante deshmojne se zona e Kaonise ishte nje nga krahinat me te populluara Ilire, me nje dendesi te theksuar vendbanimesh e qendrash qytetare, gje per te cilen ndihmonin kushtet klimaterike, pasurite natyrore dhe afersia me detin Jon. Njoftimet per qytetin Onhezm na vine me vone se ato per Butrintin, Finiqin e disa vendbanime te tjera. Konsulli romak Ciceroni deshmon se Onhezmi ishte nje liman i zakonshem por i volitshem per lundrimin nga Epiri drejt gadishullit Italian. Ai thote se per kete lundrim ndihmonte nje ere juglindore, qe vendasit e therrisnin "Onhezmites". Prej saj qyteti mori emrin Onhezmi.

    Te tjere qe kane folur per Onhezmin jane gjeografi grek Straboni, Klaud Ptolemeu, Hierokli, dhe Dionisi i Halikarnasit, etj... Onhezmi apo edhe Anchiazmi vazhdone te permenden ne mjaft dokumenta dhe akte kishtare te shekujve V dhe VI pas Krishtit. Ngritja e ksihes se 40 shenjtoreve ne Qafen e Gjashtes aty nga shekulli X pas Krishtit, tregon se vendbanimi ishte zhvendosur aty. Shkaqet duhet te kene qene sulmet nga deti, sepse ne shekullin XI pas Krishtit vendbanimi zhvendoset perseri, kesaj rradhe ne kodren e Lekursit, ku sigurohej nje mbrojtje me e sigurte. Ne kohen e sundimit turk qyteti pothuajse nuk permendet fare, deri sa nga shekulli i XIX nis te zbrese ne vendin e meparshem vendbanimi i shperngulur. Qyteti ishte vetem nje skele me nje garnizon ushtarak, dogane e pak ndertime. Madje deri nga vitet 20 te shekullti XX ai thirrej Skele nga banoret vendas ndonese ka filluar te perdoret edhe emri Saranda (ne Greqisht eshte 40) ne emer te 40 Shenjtoreve dhe kishes se tyre.

    Edhe pse pa rendesi, por fale bukurive natyrore sulltan Abdyl Hamiti e shpalli Saranden prone private. Mbreti Ahmet Zogu e mori dhurate nga parlamenti is asaj kohe, kurse Benitto Musolini e quajti Porto Eda per hir te vajzes se tij.
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  3. #3
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Punė e bukur Nik!!
    Mė pėlqyen, faktet e sjella nga ti,nė kėtė temė.
    Ke votėn time ,pėr kėtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *DJ-ALDO* : 23-01-2004 mė 01:17

  4. #4
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    faleminderit Aldo.
    Kam me shume per te shtuar ne tema te tjera rreth Sarandes
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  5. #5
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    Mozaiket

    Mozaiket jane zbuluar ne 6 pika te ndryshme te qytetit te Onhezmit. Vetem ne nje rast ato jane gjetur brenda murit rrethues te keshtjelles. Eshte dyshemeja e nje kishe bazilike e shekullit te VI - VII pas Krishtit, e shtruar me mozaike te zbukuruar me ornamente floreale me ngjyra dhe ndodhet perballe kinoteatrit.

    Mozaiket e tjere jashte mureve te keshtjelles i gjejme prane molos se vjeter, te kendi i lojrave me dore, tek PT (posta) e vjeter, apo tek ish Turizmi i vjeter. Kjo shtrirje perputhet me shtrirjen e vete qytetit, kurse cilesia e tyre deshmon per shkallen e zhvillimit e lulezimit te qytetit kryesisht ne shekujt II-III pas Krishtit.

    Mozaiku me i plote e me i ruajtur eshte ai qe ndodhet ne muzeun arkeologjik tek ndertesa e ish PT (posta). Dyshemeja e shtruar me kete mozaik ka nje siperfaqe 11 x 8 metra por qe vazhdon ne dyshemete e dhomave te tjera te pagermuara. Mozaiku kufizohet me mure te trashe rreth 60 cm, lartesia me e madhe e te cileve nuk kaon mbi 30 cm. Ne qender te mozaikut duket emblema e kompozuar me motive gjeometrike rrethore. Ne mes te emblemes eshte vizatuar figura e nje Delfini ne pozicionin e zhytjes ne uje. Rreth emblemes hapet fusha e mozaikut, formuar me rrathe me figura te ndryshme gjeometrike, e ne breza motivesh zbukuruese. Ne kendin juglindor te mozaikut brenda nje katrori me sfond te bardhe, duket figura e nje Palloi, i cili pi uje ne nje gote. Figura e palloit rrethohet nga nje brez i ndare me kuadrate te vegjel, ne fushen e te cileve jane vizatuar shpende te ndryshem. Ne nje fushe ne forme trapezi me gure te bardha ruhen gjurmet e nje mbishkrimi ne greqisht, qe ze tre rreshta. Ky mbishkrim flet per ndertuesin ose perdoruesin e godines, te cilin e quajn Presbiter.

    Mozaiku te kendi i lojrave me dore perfshin dy mjedise qe zene qe zene nje siperfaqe prej 21 x 6.2 metra. Ne mjedisin e pare paraqitet nje kompozim i nderlikuar figurash gjeometrike dhe perbehet nga tre fusha katroresh dhe kater fusha katerkendesh kenddrejte, te gjithe te anashkaluar nga nje bordure me intervale motivesh te ndryshem. Tek mozaiku i mjedisit te dyte motivet ornamentale kapen vetem ne anen lindore e veriore. Ornamenti i ketyre skenave jep idene e kurrizit te peshkut, kurse pjesa tjeter plotesohet me rrather te mbushur me kubike te bardhe qe nderpresin njeri-tjetrin. Bordura anesore perserit rregullisht motive harqesh te mbushur me guricka ne ngjyre te gjelber.

    Ne Turizmin e vjeter mozaiket ndodhen midis muresh ne dyshemene e nje korridori te gjere 2.20 metra dhe permbajne nje fragment shumengjyresh me figura gjeometrike shume te demtuara. Ne krye te korridorit eshte gjetur nje cope mozaik me motive lulesh, fragmente tullash, bazamenti i nje shtylle jonike si dhe dy monedha bronxi te shekullit II - III pas Krishtit. Pothuajse gjithe mozaiket e Onhezmit i perkasin kesaj periudhe te lulezimit te vete qytetit.
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Urime per pershkrimin e mrekullueshem..

    Vazhdo..

  7. #7
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183
    Klima

    Klima e Sarandes eshte tipike mesdhetare. Tiparet e saj jane dimri i bute me lageshti, kurse vera e thate dhe e nxehte. Temperatura mesatare vjetore eshte 16-18 Celsius. Ne muajt me te ftohte temperatura mesatare shenon 8-10 Celsius, ndersa ne muajt me te nxehte 25-26 Celsius. Temperaturat me te uleta lekunden nga 0 deri ne -2 Celsius. Ne qytetin e Sarandes numri i diteve verore me temperature deri 25 Celsius arrin rreth 105; i diteve te nxehta me 30 Celsius arrin rreth 36 dhe diteve teper te nxehta deri ne 1.3. Numri i pergjithshem i diteve me diell leviz nga 270 deri ne 300 ne vit. Sasia mesatare e rreshjeve shkon nga 1600 ne 1800 mm ne vit, pjesa me e madhe ne vjeshte e ne dimer. Temperaturat e pershtatshme per banja uji e dielli fillojne nga Maji deri ne Nentor.
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

Tema tė Ngjashme

  1. Saranda 2004
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2009, 06:41
  2. Debati mbi natyrėn e autoqefalisė sė Ortodoksėve tė Shqipėrisė
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36
  3. Nė kėrkim tė hebrenjve tė vjetėr tė Sarandės
    Nga Hyllien nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  4. Nikolas Gejxh, plan minoritarėve pėr greqizimin e Sarandės
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-04-2004, 08:09
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •