panorama


........

Intervista

Avni Agolli, 73-vjeēari nga Dibra, tregon historinė e rrallė nė shtėpinė e tij, me oficerin amerikan qė kėrkohej nga gjermanėt dhe si e dorėzuan tek Abaz Kupi nė Krujė

"Si shpėtuam dhe strehuam pėr tre muaj parashutistin amerikan nė vitin 1944"

Luan Kondi

Avni Agolli, dibrani 73-vjeēar, tregon njė histori tė jetuar, nė familjen e tij. Bėhet fjalė pėr strehimin e njė parashutisti amerikan nė vitin 1944. Sipas Avniut, ishte maji i atij viti, kur disa parashuta u hapėn menjėherė pas kalimit tė rreth 30 avionėve luftarakė tė forcave aleate, kur ata ktheheshin nga goditja e disa objekteve nė Rumani, ish-anėtare e Boshtit. Nė rrėfimin e tij, ai nuk harron tė thotė se atėherė ishte 14 vjeē dhe e mban mend fare mirė se si dolėn tė gjithė fėmijėt e fshatit tė shihnin “spektaklin” e parashutistėve, qė u detyruan tė lėnė avionin, qė po merrte flakė ngaqė ishte goditur nė njė pjesė tė trupit tė tij nga kundėrajrorėt rumunė. Pesė parashuta, era i “dėrgoi” mbi Maqedoni, ndėrsa dy prej tyre ranė nė territorin shqiptar, madje njėra tre-katėr kilometėr nė afėrsi tė fshatit tė tij. Gjermanėt arritėn tė kapin njė prej parashutistėve, ndėrsa tjetri bie nė dorė tė njerėzve tė armatosur tė babait tė Avniut, Ali Agollit, i cili kishte dhėnė porosi qė, pasi ta gjenin, ta sillnin nė shtėpinė e tij.

Dibrani 73-vjeēar, tregon se pėr tri muaj, amerikani ndėnji nė shtėpinė e tyre dhe kontaktet i mbante me tė. Ai thotė se me vete kishte vetėm paguren e ujit dhe dy harta, njė nė shqip dhe tjetrėn nė gjuhėn e tij. Familja Agolli e ka marrė me vete, pėr nė Tiranė, amerikanin, pasi partizanėt e Brigadės sė Pestė Sulmuese, ia dogjėn shtėpinė, pse ishin nacionalistė. Dy ditė mė pas, njerėzit e babait tė Avniut e ēuan parashutistin nė shtabin e Abaz Kupit, dhe prej andej kėta tė fundit e nisėn drejt Italisė, nė Brindizi, ku gjendej komanda e forcave aleate. Ndėrkohė nė fund tė muajit nėntor 2003, njė oficer amerikan, nė pension, shpėrndan nė internet njė letėr, ku tregon historinė e tij gjatė njė misioni nė Shqipėri. Quhet James W. Hudson, i cili ėshtė i vetmi amerikan i shpėtuar nga shqiptarėt pas incidentit tė ndodhur me avionin zbulues amerikan nė vitin 1944. Pėr mė tepėr hollės nga kjo ngjarje e jetuar dhe dėshmi reale lexoni intervistėn e Avni Agollit.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishit 14 vjeē. A ju kujtohet ndonjė histori e rrallė e atyre viteve?
Sigurisht. Mė kujtohen shumė ndodhi tė atyre viteve, tė cilat jam nė gjendje t“i tregoj ashtu siē kanė ndodhur. Megjithatė, ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje, ėshtė historia e amerikanėve, qė u hodhėn me parashutė nga avioni i tyre luftarak, qė ishte goditur gjatė njė misioni luftarak nė Rumani. Ishte maji i vitit 1944, njė re avionėsh luftarakė tė aleatėve, 30-40 mundet, po vinin nga Jugosllavia drejt kufirit tonė. Si fėmijė, atėherė isha 14 vjeē, dolėm tė shihnim se ēfarė po ndodhte. Papritur, pamė qė njėri prej avionėve ngeli pas tė tjerėve. Ai kishte marrė flakė dhe prej andej u duk se u “mbollėn” nė hapėsirė shtatė parashuta. Avioni kishte kaluar malin e Kėrēinit. Njėri prej parashutistėve zbriti mbi Banisht, ndėrsa i dyti mbi Hame, njė fshat pranė kėtij tė parit. Pesė parashutat e tjera, era i mori dhe i “dėrgoi” mbi Dibėr tė Madhe. Zhurma kundėrajrori u dėgjuan nė ato momente. Dukej se garnizoni gjerman nisi tė hapte zjarr mbi parashutistėt. Pesė parashutistėt qė patėn fatin e keq qė ranė nė Dibėr tė Madhe, siē e mėsuam mė vonė, patėn fatin e keq, tė kapen menjėherė nga gjermanėt. Kėta tė fundit i ndoqėn edhe dy parashutistėt e tjerė, qė ranė nė territorin shqiptar. Aeroplani u pėrplas me malin e Gollobordės dhe atje mori flakė plotėsisht. Nė Banisht, pra, mbėrritėn gjermanėt dhe pasi gjetėn parashutėn dhe tė gjitha materialet e parashutistit amerikan nisėn kėrkimin e tij. Megjithatė, amerikani, duke shfrytėzuar terrenin, sidomos pyllin, arrin t“u shpėtojė atyre. Ndėrsa parashutisti tjetėr kishte lėvizur nė drejtim tė gabuar dhe ishte kapur nga gjermanėt, sepse ishte nisur drejt Maqedonisė. Mė kujtohet se, nė vendin ku kishte rėnė amerikani, shkova edhe unė me disa shokė. Atje kishin mbėrritur gjermanėt dhe i pamė ata tė vėzhgonin para-shutėn dhe tė gjitha materialet e tjera tė amerikanit, automatikun dhe municionin. Ai i kishte lėnė tė gjitha atje, nė vendin qė kishte zbritur. Gjermanėt e krehėn zonėn, pėr mė shumė se njė orė, por nuk mundėn ta gjenin parashutistin e aleatėve.

Ēfarė ndodhi me amerikanin, qė u shpėtoi gjermanėve?
Ai ndenji pėr disa orė nė pyll. Im at, Aliu, vendosi njerėzit e tij qė ta kėrkonin dhe ta gjenin parashutistin qė ua kishte hedhur gjermanėve. Mė kujtohet, se ai i porositi ata qė me ta gjetur duhet ta sillnin menjėherė nė shtėpinė tonė. Kėshtu, pas disa orėve, ai doli dhe ra “nė pritėn” e njerėzve tė babait, ndėrsa po u drejtohej staneve, ku ne kishim bagėtinė. Ata mė treguan se pyetja e vetme qė u kishte bėrė atyre ishte: “Partizanė?”. Ata ishin pėrgjigjur me tė njėjtėn fjalė, pra se ishin partizanė. Kėshtu, me amerikanin me vete njerėzit e babait erdhėn nė shtėpinė tonė. E vendosėm nė njė dhomė tė shtėpisė, qė e quanim dhoma e grave. Shtėpia e kishte tė gjithė komoditetin mė tė mirė tė kohės. Jetonim mirė dhe kishim edhe pasuri. Nė shtėpinė tonė nuk kishte ditė tė mos vinin miq, e tė gjithė i prisnim me tė gjitha tė mirat. Shtėpia jonė ka qenė deri nė kapitullimin e italianėve bazė e Luftės Nacional-ēlirimtare. Aty kanė hyrė dhe kanė dalė atėherė Ramadan Ēitaku, Zoi Themeli, Sotir Vullkani, kur kanė ardhur pas themelimit tė partisė nė dhjetor tė vitit 1941. Mė kujtohet se Sotir Vullkani, ėshtė instaluar nė Sllovė. Me ta kanė qenė edhe shtatė burra tė tjerė, tė cilėt tashmė nuk mė kujtohen. Le tė kthehemi te historia jonė. Nė shtėpinė tonė, dhomėn ku kishim vendosur amerikanin, nuk hynte askush, pėrveē meje. I ēoja ushqimin dhe kuptoheshim me shenja. Nuk dija asnjė fjalė anglisht dhe pėr kėtė mė vinte keq. Kur hyra pėr herė tė parė nė dhomėn e tij, mė pyeti edhe mua nė isha partizan. Unė e pohova atė qė mė pyeste ai. Mė bėnte pėrshtypje se amerikanėt kishin informacion se luftonin nazifashistėt vetėm partizanėt. Ishte mėngjes dhe shkovan me tabaka nė dorė. Atje nėna kishte vendosur ushqim pėr tė; njė broke me qumėsht, vezė tė ziera, gjalp, djath. Amerikani, mė kujtohet si tani, ishte shtrirė nė krevat dhe mbante duart tė kryqėzuara prapa kokės. U ēua dhe u afrua tek ushqimi dhe nuk po hante, por i shikonte tė gjitha me radhė. E kuptova se nuk kishte besim, se nuk na njihte, dhe kishte frikė se mos e helmonim. Mėnjėherė pas kėsaj mora brokėn me qumėsht dhe piva pak prej atje dhe mė pas ai nisi tė hante. E vetmja fjalė qė thoshte shpesh ishte Marku, Marku. Mė kujtohet kjo fjalė, pasi ngjante me emrin shqiptar Mark dhe nuk e harroj. Nga sa mė shpjegonte nėpėrmjet shenjave, mėsova se ai ishte shoku i tij qė kishte rėnė nė fshatin Hame dhe siē dukej duhet ta kishte pasur shok tė ngushtė. Fati i Markut u mėsua shpejt. Ai kishte rėnė nga mosnjohja e terrenit nė dorė tė gjermanėve dhe pėr kėtė mė vinte keq. Pėr mė shumė se njė javė, i thosha me shenja se ne ishim nė kėrkim tė tij dhe mė pas i rrėfeva tė vėrtetėn se e kishin kapur nazistėt. Ai u mėrzit shumė pėr kėtė.

Ē“moshė kishte amerikani?
Ishte tepėr i ri. Mua mė bėhet se nuk ishte mė shumė se 23-24 vjeē. Ishte i gjatė, i bukur, bjond dhe me fizik tė mirė. Ai e kalonte kohėn duke lexuar libra, tė cilat ia siguronte babai.

Ju kujtohen imtėsira dhe bisedat qė bėnte ai?
Po. Ai me vete kishte marrė vetėm njė pagure plastike uji dhe dy harta tė terrenit, njė nė gjuhen shqipe dhe tjetra nė gjuhėn e vendit tė tij. Me shenja mė thoshte se donte tė dinte vendin ku kishte zbarkuar, dhe unė i tregoja me gisht emrin e fshatit fqinjė dhe se tani ndodhej nė Kėshisht. Shpesh herė pėrmendte nė ishim partizanė dhe e kishte fiksuar se ishim vėrtet tė tillė. Strehimi i tij ishte bėrė nė mėnyrė tepėr sekrete, pasi e ruanim mirė amerikanin nga gjermanėt, qė ndodheshin vetėm gjashtė kilometėr larg fshatit tonė. Ata nuk tė falnin dhe, nėse do ta kishin marrė informacionin se strehonim nė shtėpinė tonė njė amerikan, pasojat do tė ishin tepėr tė rėnda pėr ne dhe pėr fshatin.

Sa kohė ndenji amerikani nė shtėpinė tuaj?
Ai qėndroi bashkė me ne deri nė fund tė korrikut tė vitit 1944, madje ai ishte dėshmitar kur forcat partizane tė Brigadės sė Pestė Sulmuese dogjėn bashkė me shtėpitė e tjera tė nacionalistėve edhe shtėpinė tonė. Amerikani, bėri habi se si ne partizanėve, po na e digjnin shtėpinė partizanėt. Atėherė babai nisi t“i shpjegonte se ai i pėrkiste krahut tjetėr, por kjo nuk e rrezikonte aspak jetėn e tij. Pas djegies sė shtėpisė u detyruam tė niseshim drejt Tiranės. Mė kujtohet se amerikani ishte nė tė njėjtėn makinė qė ishim edhe ne fėmijėt. Atė e paraqisnim te tė tjerėt si njė nga djemtė e Cen Elezit. Dihet qė Ceni kishte 15 djem me dy gra dhe nė Dibėr nuk i njihte njeri djemtė e tij. Pastaj ata ishin edhe tė arsimuar, pra intelektualė, tė gjithė kishin qenė nėpėr shkolla nė Itali e vende tė tjera. Babai kishte vėnė nė dispozicion tė tij edhe dy nga njerėzit e vet pėr ta ruajtur se mos e njihnin tė tjerėt.

Ku ndenjėt nė Tiranė?
Nė shtėpinė e njė mikut tė babait sė bashku me familjen e Fiqiri Dines. Me sa mė kujtohet, dy ditė me ne nė Tiranė ndenji edhe parashutisti amerikan. Babai, ndėrkohė, i kishte ēuar fjalė Abaz Kupit, tė cilin e kishte mik, se do t“i shpinte atje amerikanin qė e kishim strehuar. Pas dy ditėsh, babai me disa nga pėrkrahėsit e tij e shoqėruan amerikanin deri nė shtabin e forcave nacionaliste tė drejtuara nga Kupi, ku ishte vendosur edhe shtabi anglez, Julian Ameryn, Devid Smailin. Abaz Kupi, me sa mėsuam mė vonė, e kishte pėrcjellė nga Shėngjini drejt Italisė, parashutistin amerikan qė kishim strehuar. Nga andej, ai ishte evakuuar pėr nė Amerikė.

A kishit mė pas ndonjė lajm pėr amerikanin?
Jo. Ne i humbėm lidhjet me tė. Mė kujtohet se, kur ai po largohej, iu lut tim eti qė tė mė linte edhe mua tė shkoja me tė nė Itali e mė pas nė Amerikė, por kjo nuk u realizua, pasi nuk pranoi gjyshja ime, me tė cilėn isha shumė i lidhur. Pas viteve nėntėdhjetė, u lidha nė-pėrmjet njė mikut tim, Shaqir Trimi, ish- pėrkthyesit tė misionit anglez pranė shtabit tė forcave nacionaliste, David Smajli. I kėrkova atij tė mė thoshte se ēfarė ndodhi me amerikanin, qė kishim dorėzuar te nacionalistėt. Ai e kujton fare mirė se kishte ardhur atėherė nė malet e Krujės, te forcat e Abaz Kupit njė amerikan, i cili mė pas ishte dėrguar nga kėta tė fundit nė Itali, e prej andej ishte dėrguar nė Amerikė, por nuk e kujtonte saktė emrin e tij. Nė pėrgjigjen e kolonelit David thuhet se emri i tij mund tė ishte Consertino, por nuk ishte i sigurtė pėr kėtė.

A kishit pasojė nga pushteti i Enver Hoxhės pėr faktin qė strehuat njė amerikan?
Po. Me sa mė kujtohet, nė vitin 1945, kur u arrestua im at, Aliu, nė gjyq atij iu lexua nė akuzė se ishte edhe spiun i amglo-amerikanėve. Pėr anglezėt dakord, se ishte nacionalist dhe nė shtėpinė tonė kishin ardhur edhe pėrfaqėsuesit anglezė pranė shtabit tė Abaz Kupit, por me amerikanėt nuk dinim se kishte ndonjė arsye tjetėr pėr t“u akuzuar, pasi vetėm njė e kishim strehuar pėr tri muaj me radhė, parashutistin historinė e tė cilit e tregova. Si antikomunist, nacionalist dhe kundėrshtar i Enver Hoxhės, babai u dėnua me vdekje, vendim ky qė nuk u ekzekutua, por u konvertua nė burgim tė gjatė pėr tė. Megjithatė, nė vitet “60-tė, babai ekzekutohet brenda nė burg, pas shpine.



Kush ėshtė Avni Agolli

Ėshtė lindur mė 20 janar tė vitit 1931, nė fshatin Kėshishtė, tė Qarkut tė Dibrės. Avniu rrjedh nga familja Agolli (Maliqi), tepėr e dėgjuar dhe nacionaliste nė zonėn e Dibrės. I ati i tij, Ali Maliq Agolli, ishte kundėrshtar i regjimit tė Enver Hoxhės, i cili ia mori jetėn, duke e ekzekutuar nė vitet “60-tė. Familja Agolli kishte lidhje tė afėrta me fiset e dėgjuara nė Dibėr; Ndreu, Kaloshi dhe Lleshi. Shkollėn fillore e ka kryer nė fshatin e lindjes, ndėrsa atė unike e mė pas pedagogjiken e ka bėrė nė qytetin e Peshkopisė, nė vitin 1949. Mė 7 maj tė kėtij viti, arrestohet nėn akuzėn e pjesėmarrjes, gjoja nė njė grup, qė do tė pėrmbyste pushtetin e Enver Hoxhės. Pas rreth pesė muajsh hetuesi, pasi nuk pranoi asgjė nga ato qė akuzohej, internohet familjarisht nė Tepelenė, Porto Palermo e kampe tė tjera pune tė sistemit tė kaluar. Lirohet prej andej nė qershor tė vitit 1956 dhe dy muaj mė pas arratiset nė Maqedoni, sė bashku me 2 vėllezėrit dhe 2 motrat e tij mė tė vegjėl. Pas 10 ditėsh qėndrimi nė Shkup, qeveria jugosllave i riatdhesoi. Nė pikėn kufitare tė Bllatės, pjesėtarėt e famljes Agolli i priti Kadri Hazbiu. Mė 4 tetor tė vitit 1956, Avni Agolloi doli nė gjyq dhe dėnohet me 15 vjet heqje lirie, ndėrsa do tė bėnte vetėm 8 prej tyre, pasi pėrfitoi nga tri amnisti. Vitet e dėnimit i kaloi nė kampet e punės nė Bulqizė, Tiranė, Krujė etj. Pas kryerjes sė dėnimit, kthehet nė Peshkopi, ku punoi si punėtor nė ndėrmarrjen e ndėrtimit deri nė vitin 1990. Tri vjet pas pėrmbysjes sė komunizmit kthehet nė Tiranė, ku jeton sė bashku me familjen e tij.



Letra e amerikanit James W.Hudson
Si mė shpėtuan shqiptarėt nga gjermanėt nė vitin 1944

“Unė isha oficer ndėrlidhės i “OSS Secret Intelligence” qė punoja para linjave gjermane nė atė vend gjatė shumicės sė vitit 1944. Unė vazhdova tė ekzistoj vetėm nė saj tė popullsisė vendase, e cila mė mbrojti dhe mė ushqeu. Ata mund tė merrnin fare mirė njė shpėrblim tė majmė nga SS apo Gestapo, tė cilin ata mund ta vinin pėr tė gjetur vendin e fshehtė ku unė fshihesha. Nė ato male tė egra, nuk do kisha as edhe njė shpresė pėr t’u shpėtuar gjermanėve. Por shqiptarėt nuk e treguan kurrė vendin ku fshihesha unė. Qindra shqiptarė tė asaj kohe, ekstremisht tė varfėr e dinin se ku fshihesha, por nuk i thanė gjermanėve nė asnjė rrethanė dhe nuk u joshėn nga asnjė ofertė. Armata e V amerikane, e cila sapo kishte mundur gjermanėt ndodhej vetėm 45 milje larg, nė Itali. Disa kompani mund tė lėviznin drejt Shqipėrisė, kur gjermanėt po tėrhiqeshin prej andej-nuk do tė kishte pasur rezistencė, por ata s’e bėnė kėtė gjė. Tė gjithė miqtė e mi shqiptarė u ekzekutuan nga partizanėt dhe komunistėt, tė cilėt po lėviznin nė drejtim tė Tiranės, kryeqytetit, dhe morėn mė pas kontrollin e vendit. Pra, vendimi i tyre i parė ishte tė vrisnin ēdo shqiptar qė kishte bashkėpunuar me aleatėt. Miqtė e mi shqiptarė u vranė tė gjithė, si dhe familjet e tyre. Sot kjo gjė kanė frikė se do t’u ndodhė edhe irakenėve-pra qė ne mė pas do tė largohemi dhe se ata do tė vriten mė pas nga Sadami apo ndjekėsit e tij. Kėtė mund ta bėjė edhe ndonjė bandė tjetėr kriminelėsh, qė mund tė vijė nga kushedi se ku nga brendėsitė e vendit, pėr tė marrė pushtetin. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur pse ata kanė frikė tė bashkėpunojnė hapur me ne. Ne kemi njė nam tė madh si luftėtarė, por njė nam tė keq si pushtues. Ne duhet tė qėndrojmė nė Irak, derisa tė vijė ēasti i volitshėm pėr t’u larguar, dhe do ta bėjmė. Epo ju lutem, mos kėrkoni afate! Dhe as presion politik nga shtypi amerikan, ose nga partitė e opozitės, pėr tė tėrhequr trupat. Nėse do tė ndodhte njė tėrheqje e shpejtė ka shumė mundėsi qė nė Irak tė ndodhė njė kasaphanė e re”.



Gazeta Panorama


...


Ta lexonte Xhefri me Linon kte histori nuk do ish keq..