Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Sami Frashėri

    Sami Frasheri ka lindur ne 1 Qershor 1850, ne Frasher te Permetit. Ai ka qene ideologu kryesor i levizjes kombetare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Sami Frasheri ishte zoterues i disa gjuheve te huaja si turqisht, italisht, frengjisht, latinisht, greqishten e re dhe te vjeter, arabisht dhe persisht. Sami Frasheri drejtoi disa nga revistat e para ne gjuhen shqip “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll 1884 – 1885) ku shkroi nje varg artikujsh. Hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia 1888). Ai ka shkruar “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” botuar me 1889 ne Bukuresht. Sami Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare.
    Eshte autor i fjalorit normative te gjuhes turke (Kamus-i turki, 1901) I cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne ditet e sotme. Fjalori “Kamus-i turki” permban mbi 40 mije fjale e shprehje gjuhesore. Samiu eshte gjithashtu edhe autor i disa fjaloreve dy-gjuhesh frengjisht-turqisht, turqisht-frengjisht dhe arabisht – turqisht.
    Sami Frasheri ka shkruar edhe drama e romane ne gjuhen turke. Vepra me e rendesishme eshte “Besa”, botuar ne 1875, dhe vene ne skene ne teatrin perandorak ne Stamboll.
    Sami Frasheri ka dhene kontributin e tij edhe ne fushen e gazetarise. Ai ka bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor ne disa gazeta “Sabah” (Mengjesi 1876) dhe “Hafta” (Java).
    Ne punen krijuese te tij, zene vend edhe perkthimet, e kryesisht ato nga frengjishtja. Bibloteka e tij personale kishte 20 mije vellime. Sami Frasheri vdiq ne Stamboll ne 1904, duke lene me doreshkrim 11 vepra, krysisht nga fusha e gjuhesise dhe letersise.

    Me poshte jane disa fjale te urta nga Sami Frasheri

    • Po te bjere ne det nje pike uje, nuk thahet

    • Mejtimet me te larta gjenden ne fjalet me te shkurtra


    • Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato

    • Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen


    • Nuk ka gje me te lige se perqeshja, sepse prek te miret me shume se te liqte

    • Njollat qe na ngjiten ne trup, lahen me uje, njollat e shpirtit s’ka gje t’i pastroje


    • Mos shkruaj gje kur je me nerva, sepse, ndersa plaga e gjuhes eshte me e keqe se e shpates, mendo ē’ka mund te jete ajo e pendes

    • Kot perpiqet mendja, kur nuk mund te arrije graden e larte te ndjenjave te zemres


    • Per ndryshimin e dickaje nuk ka asgje me te afte se koha
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan shigjeta pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    • Goja kalon kufirin, demin e paguan mendja.

    • Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.

    • Hipokrizia eshte helmi me i rrezikshem.

    • Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet te kesh frike nga levdata e armikut.

    • Peri i ngateruar, nuk zgjidhet duke u ngutur.

    • Genjeshtra s’mund ta mund kurre, te verteten. Rruga e ngushte rrotullohet e rrotullohet e perseri ne rruge te madhe del.

    • Zemra eshte nje astrolog qe nuk gabon asnjehere ne zbulimet qe ben.

    • Fjala e keqdashesit eshte si qymyri: edhe kur nuk djeg sendin qe e prek, e nxin ate

    • Vlera e zjarrit kuptohet ne ditet e dimrit, dhe ajo e bores ne ditet e veres.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:


  5. #3
    ..silent.. Maska e velsa
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Postime
    58

    fjale te urta

    - Nese eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.

    - Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij.

    - Biseda linde nga mendimi, biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte grindje.

    - S'ka gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te kqinjet.

    - Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.

    - Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.

    - Per te dashurin s'ka gje me te embel, se lotet e syve qe fshihen me doren e se dashures.

    - Arma me e mire per te mposhtur armikun eshte zemra.
    Silence is the perfectest herald of joy: I were but little happy, if I could say how much. W. Shakespeare

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar velsa pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Sami Frasheri

    Sami Frasheri

    Hyrje

    Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
    Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
    Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
    Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
    Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe„(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe„(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė bėhet

    Ėshtė njė nga veprat madhore tė Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua nė Bukuresht mė 1899, nė prag tė ngjarjevetė mėdha do tė ēonin nė fitoren e pavarėsisė. Pėr kėtė, shqiptarėt duhet tė ishin tė pregatitur, tė kishin programin e luftės dhe tė ndėrtimit tė shtetit tė ri. Duke pėrgjithsuar pėrvojėn e gjerathershme tė lėvizjes kombėtare, kjo vepėr e plotėsonte mė sė miri kėtė mision.
    Siē tregon titulli, vepra pėrbėhet nga tri pjesė.

    Pjesa e parė i kushtohet historisė sė kaluar tė Shqipėrisė. Qėllimi i autorit ėshtė tė provojė se populli shqiptar ėshtė nga popujt mė tė vjetėr tė Evropės, me njė gjuhė nga mė tė vjetrat e mė tė bukurat, me kulturė e tradita tė pasura, qė ka tė drejtė tė jetojė i lirė nė mes tė popujve tė tjerė dhe kombeve tė qytetėruara. Si shumė rilindės tė tjerė, Samiu mbron origjinėn pelazgjike tė popullit shqiptar.
    Njė vend me rėndėsi i jep nė kėtė pjesė figurės sė Skėnderbeut dhe epokės sė tij. Skėnderbeun e cilėson si njė burrė qė i ka shokėt e rrallė nė histori, kurse pėr epokėn e tj shkruan se "ėshtė m'ė bukur e m'ė bekuar e gjithė kohėrave pėr vendin tėnė„, se atėherė i gjithė kombi ishte i bashkuar dhe u nderua nė gjithė botėn. Kjo ėshtė njė nga synimet kryesore tė veprės; tė forcojė te shqiptarėt ndėrgjegjjen dhe krenarinė kombėtare.

    Pjesa e dytė jep me nota tronditėse njė tablo realiste tė Shqipėrisė pas Tanzimatit. "Qysh janė sot shqiptarėt?„-pyet Samiu me shqetėsim dhe tregon se gjendja e vendit ėshtė e mjeruar nga ēdo pikpamje. Burimin e kėtij mjerimi ai e sheh nė rradhė tė parė te zgjedha e huaj, qė e ka lėnė vendin nė varfėri, padituri, dhe errėsirė. "Shqiptarėt, - shkruan Samiu, - janė robėr tė poshtuar(poshtėruar) e t'unjurė, tė shkelur e tė ēpėrnderė(turpėruar).
    Pėrshkrimi ėshtė edhe mė i gjallė nė kontrast me tė kaluarėn, tė cilėn nė pėrgjithėsi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bėhet mė zemėrak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundėr shtypjes kombėtare. Ata shqiptarė tė veshur dikur me "roba tė arta„ e tė farkėtuar me armėt e argjėndta tė trimėrisė, shkruan Samiu, "Janė sot lakuriq, me njė kėmishė qė qė s'ka ku ta zėrė qeni. Vetė edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnė e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku tė gjejė i ziu qė tė paguajė? Atėherė shesin kanė, dhinė, ē'tė kenė, edhe gjer nė qeramidhet e shtėpisė„.
    Vend tė rėndėsishėm zė analiza qė Samiu u bėn rreziqeve qė i kanoseshin Shqipėrisė.
    Si gjithė rilindėsit, ai mendonte se rreziku i parė Shqipėrisė i vinte nga Perandoria Osmane, tė cilėn Samiu e quante
    njė tė vdekur qė duhej varrosur sa mė parė. Sa mė gjatė tė mbetej lidhur Shqipėria me kėtė perandori tė kalbur, aq mė keq do tė ishte. Shteti osman dotė shembej sė shpejti dhe Shqipėria mund tė groposej nė gėrmadhat e tij. Rreziku tjetėr, mendon Samiu, shqiptarėve u vinte prej lakmive tė shovinistėve fqinjė, lakmi qė i mbėshtetnin fuqitė imperialiste.
    Rreziqe tė mėdha shqiptarėve edhe prej grindjeve e pėrēarjeve midis tyre, sidomos prej pėrēarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesės sė shkollave shqipe. Kėto rrethana i hapnin shteg rrezikut tė asimilimit tė shqiptarėve prej tė huajve.

    Pjesa e tretė, fillon me pyetjen: "A mund tė qėndrojė Shqipėria si ėshtė? Pėrgjigjja ėshtė, jo„. Nė pėrgjithėsi nė kėtė pjesė Samiu paraqet programin e lėvizjes pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.
    Nga analiza qė u bėri rrethanave politike nė fund tė shekullit XIX, Samiu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copėtimit prej shteteve fqinje ishte qė Shqipėria tė shkėputej nga Turqia menjėherė, para se ajo tė shembej dhe shqiptarėt tė formonin shtetin e tyre tė pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me rrugėn e luftės sė armatosur. "Shqiptarėt duhet t'i marrin ato qė duan me pahir, t'i kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėn plot„.
    Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron njė projekt tė gjerė me ide tė pėrparuara pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk e pranon idenė e monarkisė. Si formė regjimi sipas tij, Shqipėria duhet tė ishte republikė parlamentare qė do tė kishte nė krye njė pleqėsi. Kushtetuta e shtetit tė ardhshėm shqiptar qė propozonte Samiu, pėrshkrohet nga fryma demokratike. Ideali i tij pėr kėtė shtet ishte ideali i njė demokracie borgjeze. Si shprehės i pikėpamjevetė klasės sė re tė borgjezisė, ky ishte njė ideal i pėrparuar pėr kohėn, sepse ai i kundėrvihej shtetit despotik osman.
    Shumė i guximshėm e i pėrparuar pėr kohėn ishte projekti i Samiut edhe pėr zhvillimin ekonomik e shoqėror tė vendit. Ai kėrkonte tė ngrihej njė industri kombėtare, tė mėkėmbej bujqėsia, tė zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, tė forcohej mbrojtja etj. Vėmendje tė veēantė Samiu i kushtonte zhvillimit tė arsimit e tė kulturės shqiptare. Si gjithė rilindėsit, ai kishte bindjen se ajo qė u duhej mė shumė shqiptarėve ishte dituria. Pėr pėrhapjen e saj ai kėrkonte njė sistem arsimi tė pėrgjithshėm e tė detyrueshėm pėr tė gjithė, djem e vajza. Arsimin e donte nė gjuhėn amtare shqipe dhe shkolla tė ishte laike, e shkėputur nga kisha e xhamia, njė shkollė qė tė shėrbente si vatėr diturie dhe atdhetarizimi.
    Samiu ėndėrronte Shqipėrinė me shkolla tė tė gjitha kategorive, me universitet ("gjithėmėsime„ siē e quante ai), me akademi tė shkencave, muzeume e biblioteka.
    Siē shihet, nė veprėn "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar mė i pėrparuar politiko-shoqėror i kohės. Me kėtė vepėr Samiu u bė ideologu mė i shquar i lėvizjes kombėtare shqiptare. Vepra e tij ėshtė njė traktat politiko-shoqėror, megjithatė ajo ka vlera tė mėdha stilistike, njė gjuhė e gjallė, e shprehėse. Stili i prozės sė Samiut ėshtė energjik, herė polemist, herė fshikullues e herė me patos thirrės e mobilizues. "O burrani o shqiptarė ! Zihuni me tė dy duart nė besė, nė lidhje e nė bashkim, se kjo do t'ju shpėtojė!„
    Fraza e Samiut ėshtė e qartė, me mjete gjuhėsore plot ngarkesė emocionale. Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprėn; "Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė! Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje, ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė mendje, njė qėllim njė besė!„
    Kjo vepėr solli njė ndihmesė tė madhe pėr pasurimin e gjuhės letrare shqipe dhe pėr formimin e stilit publiēistik.
    Samiu vdiq nė Stamboll mė 1904, i pėrndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinoni pėrparimtar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    -Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.

    -Mė i forti i njerėzve ėshtė ai qė ėshtė i Zoti tė pėrmbajė vetveten.

    -Shpata e grave ėshtė gjuha e tyre, prandaj nuk e lėnė tė ndryshket.

    -Zbavitja mė e bukur pėr njerinė ėshtė leximi, shoku mė i mirė libri.

    -Personi qė do ti, s’ka asnjė tė metė, fillo tė mos e duash, pa shih sa tė meta ka.

    -Thjeshtėsia e njė gruaje ėshtė mė e vlefshme se stolitė (diamantet) e tė gjitha grave tė botės.

    -Kush lexon shumė, medeomos bėhet i menēur ; kush punon shumė, medeomos bėhet i pasur ; kush kujdeset pėr higjienėn, medeomos bėhet i lumtur. Ai qė i plotėson tė gjitha kėto kondita, le tė thotė se ka bėrė me tė vėrtet jetė nė botė.

    -Njeriu i pajisur me edukatė dhe me moral tė mirė, nė ēdo gjendje qė tė ndodhet, prapseprapė njeri ėshtė.

    -Mėsimi mė i madh nė kėtė botė ėshtė vėshtėrsia ; s’ka sukses ai qė nuk has nė vėshtėrsi

    -Njeriu i pėrsosur ėshtė ai i cili ēka bėn nė sy tė botės mund tė bėjė nė vetmi dhe ēka bėn nė vetmi mund tė bėjė nė sy tė botės.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KoTeLja_VL pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Sami Frashėri dhe gratė, meditim mbi gjysmėn tjetėr

    Sami Frasheri, nder studiuesit me te famshem shqiptar, ka shkruar edhe kete broshure per te cilen flitet me poshte e cila fatmiresisht qenka perkthyer edhe ne shqip. Uroj qe sa me shume shqiptare ta lexojne kete liber, sepse aty mund te gjenden shume pergjigje per problemet e guas dhe paragjykimet ndaj fese Islame ne kete ēeshtje.



    Alma Mile (Gazeta "Shekulli")
    Qė atėherė kanė kaluar shumė kohė, por nė thelb problemet janė po ato. Gruaja vazhdon tė pėrbėjė gjysmėn e popullsisė sė botės, tė trajtohet pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe tė vuajė nga tė njėjtat komplekse. Prej shek.XIX, Sami Frashėri ngre zėrin. Eshtė i sigurt se nuk mund t’i zgjidhė problemet, por edhe nuk mund tė heshtė. “Gratė”, kėshtu titullohet libri i shkruar nga mendimtari Sami Frashėri, botuar nga Shtėpia Botuese “Logos A”. Eshtė njė libėr i shkruar me dashuri, ku nė momente tė caktuara, shkrimtari e poeti, dalin mbi mendimtarin. Nė fakt ai e quan broshurė dhe ka pasqyruar nė tė pozicionin e gruas, kryesisht asaj muslimane, jo vetėm nė Turqi, ku u shkrua libri, por edhe Shqipėri e gjetkė, duke i shtuar kėsaj panorame dhe mendimet e tij, pėrparimtare pėr kohėn kur ėshtė shkruar, mbi mėnyrėn se si ajo duhet trajtuar, mbi arsimimin, rolin qė duhet tė zėrė nė familje e shoqėri, etj. Nė njė kohė kur gruaja ende trajtohej si njė mall tregu, Frashėri e quan atė bazėn e shoqėrisė. Nė libėrthin e tij, ai e quan shoqėrinė njė grumbullim familjesh, ndėrkohė qė pėrkufizimi i tij pėr kėtė tė fundit ėshtė “Familje do tė thotė grua” (fq. 17). Nė mėnyrė tė prerė e quan tė prapambetur mendimin e shumicės, sipas tė cilit edukimi, apo arsimimi pėr gruan ėshtė i dėmshėm. “Mjerisht edhe sot ka shumė prej atyre qė, tė mėsuarit dhe tė edukuarit tė grave e shohin tė dėmshėm. Sipas mėtimeve tė kėtyre njerėzve, dituria e grave qėnka e dėmshme dhe shkak grindjesh nė shoqėrinė njerėzore! Kur bėn faj njė mashkull i paditur, ia quajnė paditurisė sė tij, pasi nga i dituri nuk mendohet tė dalė njė faj i tillė. Pėrse nuk e pėrdorin kėtė rregull edhe pėr gratė?”. Nė mėnyrė tė argumentuar ai sjell pėr lexuesin arsyet pėrse njė grua duhet tė jetė e arsimuar. Sipas tij, prej gjendjes sė grave varet edhe ajo e shoqėrisė, pasi gruaja, nėna, ėshtė edukuesja e brezave, ndėrkohė qė janė njė mori mjeshtėrish qė gruaja mund tė bėjė, qė nga ato qė lidhen me dhuntitė qė i ka dhėnė Zoti, tek mjekėsia. Pėrveēse tė brishta, pėr tė gratė nuk janė qėnie inferiore nė krahasim me meshkujt, madje ai u vesh atyre disa cilėsi qė burrat nuk i kanė. “…gratė pėr mendje e zgjuarsi nuk mbesin pas meshkujve, ndoshta e kanė mė tė madhe mendjemprehtėsinė dhe janė mė shpejt tė kuptueshme”. Pėr tė mbėshtetur idetė e tij, ai pėrmend edhe figura tė njohura tė artit dhe historisė, si zotėsinė dhe suksesin e shkrimtares Zhorzh Sand, adhurimin dhe vlerėsimin qė filozofi Kant kishte pėr nėnėn, apo Bonapartin, i cili ka thėnė “E ardhmja e njė fėmije ėshtė nė dorė tė nėnės”. Nė kėtė broshurė, pa mundur tė shkėputet nga feja, si njė mysliman i mirė, ai i kundėrpėrgjigjet tė gjithė atyre qė ua veshin problemet e gruas, fesė myslimane. Duke cituar Kur’anin ai sqaron pozicionin qė Islami i ka caktuar gruas, madje ai sjell si shembuj edhe gra tė njohura tė historisė islame, si Aishja, apo Fatimeja tė cilat kanė marrė pjesė edhe nė vendimarrje politike e luftėra. Ai pėrcjell ndėr tė tjera problemin e poligamisė e cila aplikohet ndėr myslimanėt. Ai shprehet kundėr martesės sė burrit me shumė gra dhe radhit njė mori tė kėqijash qė rrjedhin prej kėsaj, por e justifikon nė raste tė veēanta. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė edhe ferexheja. Frashėri paraqit atė qė thuhet nė Kur’an pėr kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė tė gjitha mėnyrat e tjera tė tė veshurit, si mbulimi i fytyrės, gishtave, papuēet e verdha, e tė tjera si kėto, i konsideron si tė krijuara nga vetė njerėzit. “Kur’ani urdhėroi mbulesėn e flokėve, tė krahėve e tė kofshėve e pjesėve tė tjera tė shtatit”, ndėrsa mė vonė shton: “Secila prej popullsive islame, pėr mbulesėn e perēes sė grave ka trashėguar nga mbeturinat e zakoneve dhe tė ceremonive tė kohėve paraislamike, tė cilat nuk pėrkojnė me shprehjen e sheriatit pėr ēėshtjen” (fq 52). Sot, pas njėqind e ca vjetėsh, ndonjė prej mendimeve tė tij mund tė jetė jashtė mode, por nė kompleksin e tij, ky libėr duhet lexuar pa dyshim nga politikėbėrėsit.

    Arsimimi
    Edukata si njė pemė
    “Edukata qė u jepet meshkujve ėshtė si njė pemė qė mbillet pėr tė bėrė hije, ndėrsa tė edukuarit e grave ėshtė si tė mbjellėsh njė pemė qė bėn edhe hije, edhe fryte; mirėsia i vjen shoqėrisė njerėzore nga vetė edukata e saj, e fryti janė fėmijėt e rritur me edukatė.”

    Familja
    Si planetėt rreth diellit
    “Familje do tė thotė grua….Ajo ėshtė shtylla e familjes dhe njėherėsh ėshtė qendra e saj. Anėtarėt e tjerė gjenden rreth saj si planetėt rreth diellit – siē varen prej diellit planetėt dhe si i ndrit dielli ata, ashtu dhe pjesėtarėt e familjes janė tė lidhur me ndjenjėn e saj.”

    Shoqėria
    Shpėtimi nga egėrsia
    “Gruaja ėshtė themeli i shoqėrisė njerėzore, ėshtė shtylla e moralit tė pėrgjithshėm, ajo ėshtė lulishtja e njerėzimit e, duke hyrė nė lidhjen e shenjtė qė ndėrton familjen, e ka shpėtuar njeriun nga egėrsia, duke e ēuar nė udhėn e qytetėrimit”

    Martesa
    Pėr tė mos shėmbėllyer me dhentė
    “Po t’u njihet e drejta meshkujve qė tė marrin shumė gra, kishte pėr tė qenė njė padrejtėsi e madhe, duke shembėllyer njerėzit me pulat e dhentė. Martesa pėr njerėzit nuk ėshtė vetėm pėr tė kryer njė nevojė tė natyrshme dhe pėr vazhdimin e breznisė, pasi ka edhe dy shkaqe tė tjera kryesore e tė shenjta: njėri ėshtė dashuria, tjetri ėshtė vullneti i formimit tė familjes”

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [xeni] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Moderator Ilegal Maska e EverlastinG
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    39
    Vetem per kortezi te permendi se mbreme eshte bere promovimi i librit Grate te Sami Frasherit ne Prishtine tek Hotel Iliria.

    "Kur te vdes te gjithe do te thone 'E kam njohur',
    Por ah, e verteta eshte se kurre askush nuk me ka pare"

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EverlastinG pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9

    Fjale e urte!

    * Mos i poshteroni njerezit e medhenj per nje a dy fjale te tyre, sespe diamanti, sado i prere shtrember te jete, eshte me i vlefshem se nje gur i zakonshem, i prere ne formen me te persosur

    Sami Frasheri
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zana e malit pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Shqiptarėtė gjithnjė pėr botėn, e kurrė pėr vetėhe

    Sami FRASHERI

    Shqiptarėtė gjithmonė janė vrar' e pėrpjekurė e kanė cpėrkaturė tė tėrė faqen' e dheut me gjakt tė tyre; po nga gjaku i Shqipėtarėvet tė tjerė kanė fituarė, Shqipėria s'ka parė nonjė tė mirė. Shumė shqiptarė janė ēquarė e kanė treguarė vetėhenė nė dituri e nė tė tjerė gjėrėra; po me kėta tė tjerė mburenė e jo Shqipėtarėt' e Shqipėria.
    Me Pyrron' e me Aleksandrinė mburenė Grekėritė e i quajnė Grekėr, Maqedonasitė, qė me trimėrit e tyre muarrė gjithė botėnė nė pakė kohė nuk i suallė nonjė tė mirė Shqipėrisė, po Grekėritė, qė 'ishinė armikėt' e tyre, u ranė pas e i rrethuan, edhe kėta fituanė nga gjaku qė derdhė ata. Se Maqedonasitė pėrndanė nėpėr gjithė vendet, qė muarrė, gjuhėn e qytetėrin' e Grekėt e jo tė tyren; q'ish shqipja. E shum' e botėsė edhe sot Maqedonasitė i zėnė pėr Grekėr. Vėrtet, tė mos ishin Maqedonasitė gjuha e Greqet e qyetėri' e tyre do tė mos kish marrė dot kurrė kėtė bujė, qė ka sot, edhe mbase do tė kish humbur' e t'ish harruarė fare; se shkoll' e Aleksandrisė edhe tė diguritė qė arrinė n'Egjyptė nė kohėt tė Ptolemenjet, e bėnė gjuhėn e qytetėrin' e Greqet tė pėrndahetė e tė dėgjohetė me gjith' anėt tė dheut. Ptolemenjtė, q'ishin fjeshtė Shqipėtarėt nga Ēamėria e gjithė Maqedonasitė lanė gjuhėn' e tyre, shqipenė, me nj'anė tė haruarė e tė paditurė e vunė pėrpara greqishten, gjuhėn' e Dhimosthenit, qė ka folurė aqė kuntrė Maqedonaset.
    Pas grekėvet erdhė Romanėtė; edhe kėta fituan shumė nga Shipėtarėtė: trimėri' e Shqipėtarėvet e mendj'e tyre shėrbente mburjen' e Romanėvet e jo tė tyren. Shumė njerės trima e tė diturė kan' arriturė edhe nė kohėt tė kėtyre nė mest tė Shqipėtarėvet, po bota i ka njohur si Romanė e jo si Shqipėtarė.
    Pas Romanėvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarėtė duke pėrzjerė me Tyrqitė, kanė marrė anė nė gjithė luftėrat, qė bėninė e qė fitonin kėta kuntrė gjithė botėsė; edhe mė tė madhe nė trimėri e mė tė miratė punėra i bėninė Shqipėtarėtė, po emėninė e kishinė Tyrqitė, edhe gjithė bota i dinte Tyrq e njeri s'njihte si Shqipėtarė. Mė tė mbėdhenjt' e mė tė mirėt' e Vezirėvet tė Tyrqisė ishin Shqipėtarė, si Sinan-Pasha qė ka marrė Jemenė e ka shpėnė fjamurin' e Tyrqisė gjer nė detet t'Indisė, si Qyprilinjtė q'e kanė shpėtuarė mbretėrin' e Tyrqisė nga njė rezik tė math e e forcuan aqė kėtė mbretėri, sa van' e rrethuan Vjenėnė. Edhe shumė tė tjerė njerės tė mbėdhenj e burra tirma kan' ardhurė, prej tė cilėve Tyrqia ka fituarė shumė, po Shqipėria aspakė.
    Nė kohėrat e pastajme Shqipėtarėtė myslimanė kanė punuarė e janė vrarė pėr Tyrqitė e Shqipėtarėtė e krishtenė pėr Grektė, pėr kėta dy kombe tė cilėtė as njėri as tjatri s'ua dinė tė mirėnė e ja u ēpėrblejnė me tė keqe duke pėrpjekurė pėr humbjen' e kombit shqiptar. Boēari, Xhjavella, Miauli e tė tjerė mė tė shumėt' e trimave, qė janė pėrpjekurė pėr ngjalljen' e pėr dlirin' e Greqisė, kanė qenė fjeshtė Shqipėtarė e jo fare Grek; po nga trimėri' e tyre ka fituarė shumė Greqia e jo fare Shqipėria. Nė syt e botėsė lėftoninė Greqtė e Tyrqitė, po nė tė vėrtetėt luftonin Shqiptarėt' e krishtenė me Shqiptarėtė myslimanė.Kur muntnin' ata, fitonte Greqia; kur muntninė kėta, fitonte Tyrqia; po gjaku qė derdhesh nga tė dy anėtė, ish gjak Shqipėtari. Shqipėtarėtė vritenė vėlla me vėlla, tė tjerė fitojnė...Shqipėtari e ka derdhurė gjithnjė gjaknė pa kursim, po e ka derdhurė kot; kurrė Shqipėria s'ka fituarė nga gjaku i Shqipėtarėvet: gjithnjė tė huaj edhe armikė tė Shqipėrisė kanė fituarė nga ay gjak i vjejturė e i derhdurė pa mendim!
    Jo vetėm me kordhė e me gjak,po edhe me pėndė e me mėnt Shqipėtarėtė kanė shėrbėtuarė gjithėnjė tė huajtė. Me tė mos shkruarė gjuhėn' e tyre janė shtrėnguarė tė shkruajnė greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emėnit tė tyre mburenė tė zott e kėtyre gjuhėve e Shqipėtarėtė pandehenė t'egėr' e tė paditurė, gjith' i qeshinė duke thėnė se ja u ka ngrėnė buallica livrėn' e tyre. Po Aristoteli, m'i madh i filosofėve tė Greqisė sė vjetėrė, ishte maqedonas, do-me-thėnė Shqiptar e jo grek. Vėrtet nė Stagjyrė, tek kalindurė ishin edhe ca Greq t'ardhurė, po fytyr' e Aristotelit, qė shohim n'agalmėt tė ti edhe gjuha greqisht, q'e ka shkruarė tė pėrtuarė e jo aqė tė drejtė si dhe miqėsia, qė kish me Filipnė, anėmikn' e Greqet, e tė tjera shenja tregojnė se ky filozof i math nuk ish lindurė prej nonjėj nga Greqia, qė kishin ardhur nė Stagjyrė, po prej njė stagjyraku vėndės e ish maqedonas, do-me-thėnė Shqipėtar i thjeshtė.
    Nė kohėt tė Tyrqet kan' ardhurė shumė Shqipėtarėt tė diturė, qė kanė shkruar livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetėm vjershėtarėtė shqipėtarė, qė kanė shkruarė vjersha turqisht janė aqė tė shumtė sa emėnat e tyre mundt tė mbushinė njė livrė tė tėrė. Jahja-Beu, q'ėshtė njė nga mė tė mbėdhenjt' e nga mė tė dėgjuarėtė e vjershėtarėvet tyrq, ėshtė shqiptar.
    Shqipėtarėt e kanė tregua gjithė jetėnė qė janė tė zottė edhe me kordhė edhe me pėndė, edhe me trimėri, edhe me mėnt e me dituri, e Shqipėria ka nxjerrė shumė njerės tė ēquar' e me nam tė math, po nonjė nga ta s'ka punuarė pėr Shqipėrit' e cila ka mbeturė gjithėnjė e varfėrė e e padėgjuarė, e me djemt' e saj mburenė tė tjerė vende e tė tjerė kombe.
    Ėshtė ndodhurė njė shqiptar i zoti tė ngjallnjė Ejgyptėnė e tė bėnjė prej kėti vendi tė humbur' e tė prishurė, si ish atėherė, njė vėnt tė pasur e tė ndrituarė, si ėshtė sot. Njė Mehmet-Ali, shqsipėtar i pamėsuarė u ndoth i zoti tė shpėtonjė kėshtu njė vėnt tė huaj e tė largė, po kurrė njė shqipėtar s'ėshtė ndodhurė t'i bėnjė Shqipėrisė njė tė mirė tė kėtillė.
    P'andaj duke mbaruarė kėtė fjalė, themi prapė me hidhėrim zėmre qė: Shqipėtarėtė kanė punuarė gjithėmonė pėr botėnė e jo kurrė pėr vetėhe. Vetėm njė Skėnderbe ka punuarė, nė kohėrat e shkuara pėr Shqipėrinė e vetėm ay ėshtė me tė vėrtetė mburje pėr Shqipėrinė.

    Botuar mė 1899

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Qysh janė sot shqiptarėt?

    Sami FRASHĖRI,

    Thamė mė siprė qė shqiptarėtė, duke rėnė nė duart tė tyrqet, nukė hynė nė kurth si e pandehninė, e nuk'u bėnė ropt' e tyrqet, po shokėt' e tyre, me tė cilėt bashkė hidheshin mi kombet e tjerė, rripnin e rrėmbeninė edhe ktheheshinė nė vent tė tyre ngarkuarė me gjė. Edhe Shqipėria ish e dlire e pothua me vetėhe.
    Kaqė qint vjet shqipėtarėtė rojtnė kėshtu. Po kėshtu rojn edhe sot? Jo, Kurrė! Sot shqiptarėtė janė robėr, tė poshtuar, e t'unjurė, tė shkelur' e tė ēpėrndarė shumė mė teprė se tė tjerė kombe tė Tyrqisė qė janė mė tė poshtrėrė nga greqtė, nga shqehtė, nga armenėtė edhe nga judhenjtė!
    Tyrqia e ka ngriturė besėnė nga shqipėtarėtė, nuk i beson e i vėshtron si anėmikė e si trathtorė, jo si shokė e si vėllezrė, si i vėshtronte qėmoti. Sot shqiptarėtė e mer ushtar, e mundon e e reh qė tė mėsonjė gjuhėn e ti, kėrkon t'i mėsonjė diturin' e luftėsė, tė cilėnė ay vetė s'e di e tė cilėnė shqiptari e ka mėsuarė duke thėthiturė qumbėshtit e s'ėmėsė. Nuk' e mėson tė gjorinė, po e mahit e e ēpėrmėnt, e mer pėr tre vjet, e mban dhjetė vjet nėn' armė lark shtėpis e lark mėmėdheut tė ti, edhe qysh? Lakuriq, t'urėtė, tė sėmurė, tė varfėrė! Nė luftė e vė tė vritetė kot; urdhėronjės i ti, q'ėshtė tyrk, i paditur' e i frikēimė, e fut nė njė **** nga s'deletė. I gjori shqipėtar, me gjithė kėto, Lėfton lakuriq, e i urėtė e me armė tė meta, Lėfton si dragua, e tregon trimėrin'e ti e nderon tyrqit' e Tyrqinė. Po a i dihetė, a ēpėrblehetė pėr gjakt, qė derth! Jo, kurrė! Ushtari shqipėtar, nė mos vdektė nė luftė, vdes nga sėmundjeja, nga tė pangrėnėt e nga tė pamveshurit. Nga ata qė venė n'ushtėri fort tė pake kthehenė nė shtėpi tė tyre. E urdhėronjės kush bėhetė? Gjithnjė tyrqitė; gjysmės' e ushtrisė sė Tyrqisė janė shqipėtarė, po as njė i njėqinttė i urdhėronjėset nė Tyrqiu s'ėshtė shqipėtar.
    Shqipėtarėtė, q'ishinė mėsuarė tė mos paguajnė gjė, tani janė futurė nėn' aqė tė rėnda pagesa, sa s'mundinė tė ngrenė krye. Tyrqitė, qė janė zotėrinjt, e tyre qė pesėqint vjet e tėhu, s'u kanė mėsuarė shqipėtarėvet, as punė, as mjeshtėri as dituri, po i kanė mėsuarė tė lėftonj; e tė rrėmbejnė, tani pėrnjehrė duanė t'u marrėnė armėtė e u thonė: paguani! E ku tė gjejnė tė gjorėtė qė tė paguajnė? S'kanė tė hanė vetė. Ata shqipėtarė, qė pakė kohė mė parė ishin tė mveshurė me rroba t'arta e tė farkuarė me armė t'ergjėnta e tė lara, ata a tė bijt e tyre janė sot lakuriq me njė kėmishė, qė s'ka ku ta zėrė qeni! Vete edhe zaptijeja e tahsildari, e ngre shkopn' e i rreh duke thirurė: pagoni! E ku tė gjenj' i ziu qė tė paguanjė? Atėherė i shesinė kanė, dhinė, ē'tė ketė edhe gjer nė qiramidhet tė shtėpisė! Shqipėtari tė hajė dru pėr tė paguarė! 0 ē'turp i math! 0 ē'e madhe e keqe! Mos e durofsh, 0 Perėndi!
    Kėshtu ėshtė sot gjithė Toskėria edhe shumė vende tė Gegėrisė. Ca vende tė Gegėrisė, qė kanė mbajturė armėtė e kanė qėndruarė nė malet tė tyre tė rreptė, nukė janė shkelurė kaqė; nuk apėnė ushtarė e s'paguajnė pagesa; po edhe kėta rojnė si t'egėrė pa nonjė qeveri, duke vrarė pėrditė nė mest tė tyre. Edhe kėta po i ha varfėrija, se s'kanė nonjė fitim edhe vendet e tyre janė tė rjepur' e tė varfėrė. Me gjithė kėto, edhe qeveri' e tyrkut ditė mė ditė po i rrethon mė s'afėri; rahėnė t'u marinė armėtė, qė t'i bėjnė edhe ata robėr tė poshtėrė e tė dobėtė e t'u ncjerrėnė edhe lėkurėnė!
    Shqipėria qė gjer dije qeverisėsh e urdhėrohesh prej shqipėtarėsh, si e thamė mė siprė, sot urdhėrohet' e qeverisetė prej tyrqish tė huaj e prej njerės tė poshtėr' e tė panderēim, tė cilėtė i blenė vėndetė nė Konstantinopojė me tė holla e vinė tė rjepinė Shqipėrin' e shqipėtarėt, pėr tė nxjerrė ato tė holla qė kanė dhėnė edhe aqė tė tjera qė do tė vjedhinė pėr vetėhe tė tyre!
    Shqipėria, sado q'ėsht' e varfėr' e e paditurė, ka njerės tė zottė pėr tė qeverisurė vendin e tyre, si e kanė qeverisurė kaqė kohė me nder e me tė drejtė. Po kėtyre shqiptarėve le qė s'u epetė punė nė Shqipėri, po as i lenė tė shkelinė nė mėmėdhet tė tyre tė dashurė! U apėnė nga njė copė bukė pėr tė zėnėn gojėnė e i mbajnė si skllef nėpėr mė tė largėt ēipa t'Anadollit e t' Arabistanit! Veē nonjė trathėtor ku tė gjendetė, ay ėshtė pėr nder!

    Botuar nė vitin 1899

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Punėrat' e Pėrgjithēime

    Sami FRASHERI,

    Pas diturisė kujdes' e shqipėtarėvet e m'e madhe nevoj' e tyre do tė jete pėr punėrat' tė pergjithēime, tė cilatė do tė sjellinė begati e pasje tė madhe nė Shqipėri. Udhėtė, udhėt' e hekurta, limanetė, tė hapurit' e lumenjet e kėnetave, metaletė, pyjetė etj, janė mė tė nevojshimet' e mė tė vyerat' e punėravet, qė do tė bėnjė Shqipėria, me tė pasurė duart' e kėmbėtė xgjidhurė. Udhėtė, pėr tė cilat tani shqipėtarėtė paguajn' aqė sa muntte me to tė farkohėshinė gjithė udhėt' e Shqipėrisė me ergjėnt, munt tė goditenė mė fort me pakė ergjent prej njė qeverije sė drejtė e me nder e tė punojnė njerėzit e kafshėtė pa rezik me tė gjith' anėtė.
    Njė udh' e hekurtė tė nisetė prej Manastiri e, si tė shkonjė nga Korēa, tė ndahetė me dy dega, nga tė cilatė njėra tė sosetė nė Prevezė duke shkuarė nėper Janinė, e tjatera tė shkonjė nė Berat e nė Skenderbegas edhe s'andejmi tė ndahetė prapė mė dy pėr tė sosurė njera nė Vlorė, tjatra nė Durrės, duke xgjaturė edhe njė degė gjer n'Elbasan. Njė tjatrė udhė nga Manastiri tė shkonjė n'Ohri e s'andejmi, duke marrė anėn e Drinit, njė degė t'unjetė nė Shkodrė e nė Lesh; tjatra tė shkonjė nga Prizreni e tė bashkohetė nė Ferizovik me udhėt te madhe, qė vet nė Selanik e n'Avstri.
    Kėto urdhėra tė hekurta edhe me ca degė tė dyta mundane tė mbarohenė pak kohė ndo prej shoqėrije tė huaj ndo prej Shqipėrisė vetė me tė marrė pakė hua e tė sjellinė nė vėndit njė pasje e njė qytetėri tė madhe.
    Pas udhėvet m'e para punė pėr tė bėrė, ėshtė Myzeqeja. Kjo fush' e gjerė ėshtė njė magj' e madhe, qė munt t'ushqenjė gjithė Shqipėrinė e tė nxjerr' edhe shumė drithė e tė tjera gjerėra, po qė tė ndėrtohetė si duhetė. Pėr tė ndėrtuarė kjo fushė, duhetė tė hapenė lumenjtė, Semani, Lum' i Beratit, Devolli etj, si edhe Vjosa e Shkumbini, qė rrjedhinė nėpėr anėt tė saj. Kėta lumenj duhetė tė thellohenė e t'u bėhenė mure, tek duhetė, qė tė mos pėrndahetė ujėt e tyre nėpėr fushėt. Atėherė munt t'u bėhenė edhe ca dyerė e vija qė tė hapen' e tė mbyllenė e me tė cilatė tė ujitetė gjithė fusha. Atėherė do tė mundane tė pėrthahenė edhe kaqė kėneta e moēale, nė tė cilat qėndron ujėt' e teprė nė verė e prish edhe erėn' e gjithė vendit duke qelburė; edhe nė dimėrė do tė shpėtonjė gjith' ajo fushė nga tė qenetė njė kėnet' e paprerė e mbyturė n'ujė. Myzeqeja do tė bėhetė njė ar' e gjer' e e gjatė e cila, me qenė nėn'ujė e me tė pasurė njė dhe fort pallor, do tė bėhetė njė Egjypt' e dytė. Bregoret' e Mvzeqesė munt tė mbulohenė me vreshta e me ullinj; edhe luadhėr' e saj munt t'ushqejnė kuaj e bagėti, sa tė mbushinė jo vetėm Shqiperinė po edhe Evropėnė.
    Tė hapurit' e limanit tė Durrėsit, liman i gjer' e i bukurė n'anėt tė veriut tė kėtij qyteti, tė cilėnė Sulltan Mehmeti e ka mbyllurė me padituri tė ti pėr tė mos hyrė aniet' e veneēanėvet, tė hapurit' e grykės sė kėtij limani edhe tė thelluarėt' e tė brėndėsmit do ta bėnjė kėtė qytet tė pėrsėritetė si ka qenė njė herė qėmoti e tė bėhetė njė Trijest' e dytė a njė tjatrė Selanik. Edhe shumė tė tjerė limane munt tė hapen' e tė qėrohenė nėpėr anėt t'Adriatikut, si Butrintoja etj, e shume skela me tregėti tė madhe tė ēpikene e tė venė mbarė.
    Njė shoqėri vaporėsh munt tė ngrihetė e tė punonjė vapore nėpėr skelat tė Shqipėrisė edhe gjer nė Trijeste, nė skelat t'Italisė e tė Greqisė. Vapore e anie mund tė punojnė edhe nėpėr kėneta tė Shkodrėsė, t'Ohrisė, tė Prespėsė etj, si edhe nė ca nga lumenjtė, qė do tė hapenė.
    Gjithė kėto punėra si edhe pyjet' e metaletė do tė vėshtohenė prej ministrės sė punėravet tė pėrgjithēime. Ēdo pyll do tė ndahetė me disa ngastra edhe, gjer sa tė vinjė radha tė pritetė gastr' e funditė, gastra q'u pre tė parenė herė, do tė jet' e arrirur pėr sėrish; e kėshtu gjithnjė do tė pritete lėndė nga pyjet edhe kurrė pyjetė do tė mos mbarohenė, po do tė pėrsėriten' e tė jenė kurdo tė lulėzuarė. Metaletė do tė kėrkohenė nėpėr tė gjith' anėt tė Shqipėrisė e tė nxirenė kudo tė gjendenė.
    Edhe mjeshtėrite e tregėtija si edhe bujqėsija e bagėtija do tė kenė kujdesėn' e kėsaj minister, e cila do tė pėrkujdesetė tė vejė mbarė, nė ēdo vent ajo mjeshtėri, nė tė cilėt jane mėsuarė vendėsitė; leshi, liri, pambuku, mėndafshi, hekuri, druri t'arrihet' e tė punohetė sa tė mundetė me tepėrė, qė tė mos ketė Shqipėria aqė shumė nevojė tė sjellė nga kėto sė jashtėsmi.

    Botuar mė 1899

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Qytetėri e grekėve

    Sami FRASHERI.

    Thamė nė Fletoret qė shkoj ē’ėshtė qytetaria, ku ėshtė ēpikurė mė parė edhe qysh ka qenė qytetėri e kombeve tė vjetėrė t’Asis’e t’Afrikėsė. Nė atė fjalė kishim taksurė’ tė bėjmė fjalė veēan edhe pėr tė tri qytetėrit’ e pastajme, do-me-thėnė pėr qyteėrit tė Grekret tė Arapėvet edhe tė Evropijanėvet. Tė zėmė nga qytetėri e Grekret qė ėshtė m’e vjetra, po thua aqė e vjetėrė sa qytetėrit’e moēime qė zumė ngoje nė Fletoret tjatėrė.
    Qytetėri e Grekret nuk ngjan me qytetėrit’ e Babilonaset e tė Asyrjanėvet a tė Egjypjanėvet, tė cilat ishinė si njė foshnj’ e shtėnė nga barku i s’ėmės pa arriturė, po ish njė qytetėri e vėrtetė me gjithė degat tė diturisė. Kėtė qytetėri nuk’ e dimė nėpėr erė e nėpėr mjergullė si ato tė tjerat, po e kemi tė gjallė, nė mos nė punė, nėpėr kartėra tė shkruara prej njerės tė asaj kohe. Kjo qytetėri ėshtė far’ e qytetėris’sė Arapėvet, nė kohra tė mesme edhe e asaj s’Evropjanėvet tė-sotmė.
    Nukė dotė heqimė mundim tė madh pėr tė treguarė ku ndodhet vend’ i kėtij kombi qė u ndritua qė kaq moti me kaq dituri edhe qe mėndj’e-tyre ēkėlqen edhe sot e kėtė ditė brenda nė qyteėri tė kombeve t’Evropėsė. Kėtė vent, Grekėrinė e kemi aq afėrė sa s’ka njeri tė mos e dijė. Pėr tė marė vesh qysh ėshtė ēpikur’e qysh ka vajturė mbrodh qytetaria nė Grekėri, duhet tė hedhim njė herė sytė n’istorit t-saj e ta zėmė qė nga krej.
    Nė njė kohė shumė tė vjetėrė, tė cilėnė historia s’apin dot ta zėrė fill e-tėrė Grekėria ishte vend’i stėrgjyshėvet tanė, i Ilirėvet a tė Lirėvet, si thuheshin atėherė Shqipėtarėtė. Mė pastaj erdh njė komp tjatėrė prej Asije nė Grekėri edhe ca nga njerėzit’qė gjeti atje i pėrhapi duke pėrzjerė me tė tjerėtė e duke bėrė Grekretė. Po me tė qenė qė stėrgjysre tė tanė ishin mė tė qytetuarė, ky komb’i ri mori besėnė e atyre edhe gjuh’e tyre u bė e pėrzierė prej tė dy gjuhėvet. Vendi qė u mbet kėtyre ish shumė i-mirė pėr tė qytetuarė, se u ndoth i-rethuarė me det me shumė pellgje pėr anija e me tė qėnė pėrtej vendeve tė-qytetuarė’e tė pasurė, si Asi’e-Vogėl, si Syria e Finiqi, si Egjypta etj.
    Vėrtet pas hkuanė shumė kohė, Grekretė zunė tė njiheshin me kombet e Azisė, edhe ngjan qė tė ken’ardhurė shumė botė prej Finiqi e prej Egjypte e tė jenė pėrzjerė me Grekretė, se nė gjuhėt greqisht gjendenė shumė fjalė tė gjuhėvet simite, tė cilat as nė gjuhėt tėnė qė ėshtė mėm’e saj as nė gjuhėrat tė-tjera tė fėmijėsė arjane nukė dukenė. Si do tė jetė puna, Grekretė fituan shumė nga tė pėrzjerėt’ e nga tė bėrė tregti me kombet e-pėrtej-detshime.
    Gjer sa qė erth njė fenikas, qė e quanin Kadhmo, as Grekrėt as tė-tjerėtė kombe t’Evropėsė nuk dininė se ē’dotė thotė shkruarj’ e kėndim; Kadhmua, i-cili duket se nuk erth vetėmė po me shumė shokė si thamė mė sipėrrė, u mėsoj Grekėrvet shkronjat’e vendit tė ti me tė cilat edhe kėta zun’ e shkruanin gjuhėn’e tyre. Kjo ėshtė jurma e parė qė bėnė n’udhė tė qytetėrisė.
    Nė ato kohėra edhe tė tjerė njerės prej Asije a qė kishin qėnė n’Asi, si Orfeu nga Thraqi e si Foroneu nga Egjypta suallė nga Grekėri ca dituri e ca mėsime, tė-cilatė kėta pas zakonit t’asaj kohe i pėrzjenė me besėtė. Njė tjatėrė asias qė thuhesh Mino u hodh nė Kretė, e s’andejmi u tregoj Grekrėt gjyqn’ e qeverinė e vėndit. Disa qinde vjet Grekret’u muarė me kėtė dituri, duke shpėnė ato sa mbar’e mė mbarė, duke ndėrtuarė gjuhėn’e tyre e duke nxjerrė vjershėtarė si Omir’e si Isodhnė (Esiodi-A.K). Po kurrė nukė thanė se mjaft dimė, edhe me tė diturė qė n’Asi e n’Egjyptė ish dituria e qytetaria m’e tepėrė, gjithė t’urtėt’e-tyre, pėrpara se tė bėjn’a tė shkruajnė gjė, vinin njė herė rotullė Asis’sė Vogėl, Syrisė e Egjyptėsė.
    Solloni qė vuri n’Athinė njė nom fort tė mirė, me tė cilėnė i vu themel gjithurdhėrisė (dhimokratisė), e bėri Athinėnė tė quhet kėrthiz’ e Grekėrisė edhe ms’i gjithė botės sė qytetėruar t’asaj kohe, qe rotulluarė nėpėr Asi e pat par’edhe Egjyptėnė.
    Tė-parėt’e tė urtėvet Grekre nukė kanė dalė brenda nė Grekėri, po nė mes tė Grekrėvet qė gjendeshin nėpėr anėt tė detit t’Asis’sė Vogėlė e nėpėr nisit qė janė pėrkunduell atyre anėvet. Se ata kishin mė tepėrė tė bėninė me kombet’e-qytetuarė t’Asisė. Kėshtu Thaliu m’i par’i tė urtėvet Grekre qė nga Asi e-Vogėlė edhe atje e ngriti shkollėn’ e ti, pastaj mėsonjėsit’e ti u-pėrhapnė nėpėr Grekėri e gjithė ku ndodheshin Grekre.
    Gjer nė kohėt e Thaliut gjithė dituritė, qė kishin sjellė prej Asije a qė kishinė ēpikurė Grekretė, ishinė tė pėrzjera me besėt e tyre. Kėto dituri vetėmė mėndj’e tė holluar’e tė urtėvet mundte t’i ēpleksnjė e t’i qėronjė nėpėr mes tė pėrrallave tė besės s’asaj kohe. Po sot kupėtohetė fort kthillėtė qė ato pėrrallat’e asaj bese, qė bot’ e poshtėrme u besonte e u falesh pa kuptuar, kishin rėnjėnė nė njė urtėsi tė lartė t’ardhurė prej Persije, prej Hindi e prej Egjypte.
    I-pari Thaliu e ēqeu cipėn e besėsė qė mbulonte urtėsinė edhe tregoj urtėsinė lakuriq e tė bukurė si ėshtė. Veē q’e ndau urtėsinė nga bes’e atėhershime po edhe e tregoj fare tė-ndryshme nga ajo besė. Kjo urtėsi kish pėr rėnjė besimnė me njė shpirt tė pėrgjithēime, me njė fuqi tė pa-anēime me njė fjalė, me njė Perėndi e nukė mė shumė, si besonin’ atėhere Grekrėtė. Qė edhe kjo rėfen qė ajo urtėsi qė e-ardhurė prej Asije, e e ēkulurė qė nga rez’e maleve Malajė, tek besohesh qė herėsh njė Perėndi. Nga mėsonjėsit’e Faliut Anaksagora ėshtė m’i ndjeshmi qė ka ndihurė shumė pėr tė shpėnė diturin’e mjeshtėrit e ti mė pėrpara e pėr tė ndarė atė nėpėr botė.
    Mė pas doli Pitagora, i cili veē qė e ēqojti mė tepėrė diturinė e pa-lėnttė, po cepiku edhe shumė tė vėrteta pėr dhemasėnė edhe i vuri themel kėsaj diturije e-cila ėshtė dor’ e djath’ e qytetėrisė. Mėsonjėsit’ e Pitagorėsė qenė tė shumė edhe u pėrhapnė nėpėr gjith’anėt. Sado qė Grekrėt’ e atėhershimė pėr tė mbuluarė brsėn e-tyre nga dijat e-ra tė kėtyre tė cilat’i shihninė kundra besėsė, i ndoqnė e i pėrzunė duke vrar’ e duke therurė ata q’u binin nė dorė, po shumė prej syresh shpėtuanė, edhe diturit’e tyre jan’edhe sot tė gjalla.
    Tė marėtė sado tė vrasin’ e tė therinė, i ndoqnė e i pėrzunė duke vrar’e duke therurė ata q’u binin nė dorė, po shumė prej syresh shpėtuanė, edhe diturit’e tyre jan’edhe sot tė gjalla.
    Tė marėtė sado tė vrasin e tė therinė t’urtėtė, kurė tė dituritė s’mundėnė prej tė paditurėt, edhe kurė egėrsia e pėrallatė s’qendrojnė dot kundruall dituris’e urtėsisė. P’andaj, me gjithė kėto shtrėngime qė tregonte besa, urtėsia nuk po mbytesh po sa vinte po shtohesh e me tė gjith’anėtė po ēfaqeshinė njerės t’urtė qė ēpikninė gjėrra tė pa-ditura gjer m’atėherė.
    Gjer mė njė kohė duket urtėsi e grekrėvet e marė prej Asij, pastaj t’urtėt’e kėti vendi ēpiqninė gjėrra qė Asia e Egjyta s’ngjan t’i ketė diturė kurė. Hipokrati nė nisit ku vuri themel shėrimit, tė tjerė t’urtė shkruanė si cili do pėr njė degė tė diturisė. Shkronjėsit e vjerėshėtorėtė nė kėto kohėra patnė ariturė shumė lartė. Liri e qeveris’ sė tyre u epte dorė tė flisnin ēpenguarė, me kėtė ndihmė kishin dalė shumė gjuhė-bukurė e shumė shkronjės tė vėrtetė tė cilėvet shkronjat u kėndohen edhe sot e kėsaj dite me ēudi si Herodoti, si Tuqididi, si Dhemosdheni, etj. Me nj’anė tjatėrė bes’e tyre qė s’para kihesh me sy t’urtėvet, ish shumė e pėrdorshme pėr vjershėtorėtė edhe mė tepėrė pėr ata qė shkruanin vjersha pėr theatre. Edhe theatr’e tyre qė kish vajturė shumė mbarė edhe istori e-tyre qė pėrzjente njerės e perėndirra, edhe trimėri e-tyre e zakonet i kanė bėrė vjershėtorėt’ e-tyre qė janė edhe sot pa shokė, si Omiri, si Euripidi, si Sofokliu, etj.
    Sokrati ėshtė i dyti pas Pitagorės qė pėrhapi diturinė nė Grekėri. Sado qė ky vetė nuk shkroj me dorė tė ti, po fjalėt’e ti ndezė mėndjet e mėsonjėset tė ti, edhe urtėsi e-ti duketė nė shkronjat tė Platonit e tė Aristotelit. Kėta tė dy tė urtė tė mėdhenj e ngritnė fort lart diturinė, duke shkruarė veēan pėr cilėndo nga degėt e saj. Shkronjat e kėtyre mė tepėrė se njė mijė vjet kanė qėnė drit’e gjithė kombeve tė qytetuarė pas tė cilave kanė vajturė mijėra tė urtė, edhe sot e kėsaj dite s’janė tė-pėlqyera. Po dituri e kėtyre nuk para u vjejti grekrėvet, se goditi afėr fundit tė qytetėris’sė tyre, e cila nėnė urdhrit tė Aleksandrit tė Madh e tė trashėgonjėset ti, me gjithė qė aty qė pėrkujdesės e mburonjės e pėrhapės i diturisė, u veshk, edhe pataj nėn urdhrit tė Romanėvet erdhi nė vendit tė saj, edhe sot ron me Itoritė e nė tė tjera shkronja tė pavdekura tė tyre. Koha qė ndriti mė tepėrė qyteėri e Grekrėvet, aqė nė dituri sa edhe nė mejshtėri, qe koh’e Perikliut, do-me-thėnė koha nė tė cilėnė krye i gjithėurdhėrisė s’Athinės ishte Perikliu. Atėherė Athina ish Paris i asaj kohe me gjithė bukuritė qė mundte tė bėnte dor’e njeriut. Mejshtėri e kthisėrisė ish tėholluarė fort edhe tė gdhendurit e gurit e tė bėrėt e agalmavet kish ariturė nė njė shkallė qė sot Evropjanėntė, me gjithė atė qytetėri, s’mundinė ta arrijnė.
    Qytetėri e Grekrėvet u ēfanit prej Grekėrije, po nukė humbi, e shkornjat’e tyre ndodhenė tė shumat si edhe shumė nga punėrat e mjeshtėris’sė tyre, edhe istori e-tyre ėsht’ aq’ e diturė, sa me tė mbyllurė sytė i shohėmė tė gjallė.
    Qytetėri e Grekrevet tė-vjetėrė s’u shua, po flejti shumė kohė nėnė njė hije tė dėndurė t’egėrsis’ e tė paditjesė, gjer sa e gjetn’ e e ndezė pėrpara Arapėtė edhe mė pastaj Evropjanėtė, si do ta shohėmė.

    Botuar mė 1884

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Qytetėri e evropianėvet

    SAMI FRASHERI,

    Qytetėritė qė treguamė gjer tani, duke vėnė radhazi me qytetėrin’ e Evropjanėvet, janė si foshnja tė dėshtuara kundreq njerėzve t’ariturė; po, me tė qėnė nė ē’do gjė q’ėshtė m’e par’e m’e vjetėrė ėsht’ edhe m’e rėnd’ e m’e-vjejturė‘ si e ēpikurė prej mos qenje, edhe ato qytetėri janė tė vjejtura e u bėjėnė nder atyre q’i kanė pasurė. Ne vėshtrofshimė mirė e tė mendohemi thellė, kupėtojėmė qe qytetaria rėnjėn e ka nė kohėra fort tė vjetra e tė haruara nė fund t’erėsirės sė motit; ay qė gjeti tė parėnė herė qysh mbillet e koretė gruri, qysh tiret [nė] avlemendetė leshi, etj, ay vuri gurin e parė tė qytetėrisė; q’atėher’ e tėhu qytetėria ka vajturė gjithėnjė pėrpara herė me vrap e herė ngadalė. Qytetėria ėshtė njė e-pandarė, po ata q’e kanė ruajtur’ e q’e kanė ritur e xbukuruarė kanė qenė nė ē‘do kohė tė tjerė; herė ka rėnė nė dorė tė njė kombi, herė nė dorė tė njė tjatri, nga njė herė ka qen’ e-vrejtur’ e-veniturė, po kurė s’ka qėn’ e shuar fare; edhe me tė qėnė qė tė-parėtė kanė qėnė kurdo mjeshtrit’ e mėsonjėsit’ e tė-pastajmėt, ē’do qytetėri m’e pastajme ka pasurė qėnė m’egėr’ e m’e plotė nga m’e para, sikundre qė qytetėri e Grekėrvet, ish shumė m’e-mbarė nga qytetėrit’ e kombevet tė-vjetėrė t’Asis’e t’Egjyptėsė edhe qytetėri e Arabėvet m’e mbarė nga Grekret, kėshtu edhe qytetėri e Evropjanėvet ėshtė m’e mbarė nga tė-tėra tė shkuaratė.
    Dy gjėra e ēquajnė mė tepėrė qytetėrin’ e Evropjanėvet nga qyetėrit’ e vjetėra: e para qė ėshtė m’e lentte se ato; e dyta q’ėshtė m’e-pėrgjithēime e m’e pėrhapurė. Vėrtet qytetėrit e-vjetėra ishinė mė tepėr me fjalė se me punė; kishinė vivlla tė-shuma e tė mbėdha tė shkruara me mendim tė-thellė, po s’para kishinė punėra tė-lentta qė dukeshinė nė shesh; nuk munt tė themi se s’kishinė mjeshtėri e punėra tė dorėsė, nga tė-cilatė ca gjenden edhe sot edhe njeri s’mund t’i bėnjė dot; po ato punėra bėheshinė me dorė, me shumė mundim, nė shumė kohė edhe ishinė tė rralla e tė-shtrenjta. Pėr tė punuar s’kishinė pėrveē duart e skllevėt tė cilėt i mbanin nėnė njė robėri tė keqe edhe mė shumė i vininė tė punojėnė me hekura nė kėmbė e nė qafė. Pėr tė punuarė tregėrinė, s’kishinė pėrveē krahėt’e dobėt tė kafshėvet edhe anijat qė prisininė erėnė pėr tė ecurė.
    Dituritė nė kohėrat e vjetėra kishinė vajturė shumė pėrpara, po nuk’aqė sa apėnė pemė, pemėnė po e apėnė sot.
    Fuqi e avullit e cila bėnė tė ecinė anijatė edhe tė marėnė nė pakė kohė udhė shumė tė-gjatė, e cila bėn tė ecuritė mi udhė tė hekurtė me njė ēpėjtim pėr tė ēuditurė, heq barė qė s’e heqinė dot njėmij kuaj, e e-shpije nė njė ditė nė vent qė me kuajt s’vihetė nė dy javė, e cila bėn qė njė kazan me ujė edhe ca copa hekurė tė bėjėnė nė njė ditė me tė-madhe lehtėsi pune qė s’e bėjėnė dot qinda njerės nė shumė kohė; fuqi e avullit, thashė, qė bėn gjithė kėto ēudi, edhe fuqi elektrtikut i cili bėn tė fluturuarėt’e fjalėsė nė njė ēast nga njė an’e dheut m’anė tjatėrė, e i-cili ditė mė ditė po tregon punėra mė tepėr’ e mė tepėrė pėr tė ēuditurė, edhe i-cili njė ditė do tė zėrė vendin e avullit; avulli e elektriku, them, edhe mė shumė tė tjera gjerra tė kėtilla, qė s’u kishinė ardhurė fare nė ment tė vjetėrėt kėto e bėjėnė qytetėrin’ e sotme tė jetė e-lentt’e vėrtetė e tė shquhetė nga qytetėrit’ e vjetėra.
    Tė gjendurit’e shtypshkronjėsė ėshtė njė nga mė tė mėdhat’e

    udhėvet qė kanė shpėnė pėrpara qytetėrin’e sotme. Qemoti vivllatė shkruheshinė me dorė nė shumė kohė, me shumė mundim, ishinė foto tė rrala e tė shtrenjta, qė s’muntninė t’il kishinė pėrveē tė psuritė, edhe mė tė shumatė ishinė tė lathitura. Sot shtypshkronja shkel sa-kaqė-herė mijėra e qindėra mijėrash vivlla, i pėrhap nėpėr gjithė anėt’te dheut e i bėn tė shiten aqė lirė sa tė muntnjė t’i marė kushdo edhe t’i kėndonjė me lehtėsi tė madhe. Shtypėshkronja e bėri diturinė tė dalė nga duart’e tė-pakėve e tė pėrhapetė nė pėr gjithė botėnė ...
    Qysh edhe kur u qytetėruanė Evrjpjanėtė tė themi edhe mi kėtė dy fjalė. Nė kohėratė qė kompet’ e Asis’ e t’Egjyptėsėsė ishinė tė ndrituarė me njė qytetėri tė-mjaft si pėr ato kohė, edhe mė pastaj kur vetėtinte qytetėria n’Athinė e sė andejmi ndritte gjithanė anėt rotull detit, n’ato kohėra Evropa ishte e’egėr’; kombet’e Germanis’e tė Francėsė roninė nėpėr stepa gjymėsė-lakuriq si gjithė kombet’e egėrė. Nė kėtė istori tė shkurtėrė tė qytetėrisė nuk zumė ngoje fare gje mė tani emėrinė‘e Romanėvet. Ky komp i-madh qė vu ndėnė vetėhe tė-shumėn’e botėsė qė dihesh atėherė, bėri shumė punėra tė mbėdha, ca tė lėvduara e ca tė palėvduara, me tė-cilatė ėshtė mbushurė istoria; po ndonjė qytetėri s’diherė me emėrit tė-tyre. Kėta nukė qenė njerės tė pa-qytetėruarė, po me tė qė gjithė mendjen’e fuqin’e tyre e kishinė vėnė nė luftė e nė ushtėri, nuk’u menduanė a nukė muntnė tė bėnin njė qytetėri mevetėhe, edhe ranė pas qytetėris’sė Grekėrvet. Sado qė gjuhėn’e-tyre e shkruaninė edhe e shpunė shumė pėrpara, diturit’e-tyre i kishinė nė gjuhėtė Greqisht. P’andaj qytetėri e romanėve munt tė nėmėrohetė njė copė nga qytetėri e Grekėrvet, si edhe qytetėri e Maqedonaset e Aleksandrionjėt e nukė njė qytetėri e ē’quarė nė vetėhe.
    Romanėtė eēuanė Evropėn’e veriut e tė perėndimit edhe e muarė nėnė pushtetė tė tyre i dhanė gjuhėn’e-tyre, edhe kaqė qint vjet e-tėr;Evropa s’kish tjetėrė gjuhė pėr tė shkruar’e pėr tė kėnduarė pėrveē Latinishtenė, gjuhėn’e Romanėvet.
    Mė pastaj u ēkulė disa kombe tė-egėrė prej anėvet tė veriut t’Evropės’e t’Asisė e u-hodhė pėrmi tė gjth’anėt’e Evropėsė. Romanėtė qė kishinė humburė vendet e Asis’e tė Afrikėsės, humpnė edhe Evropėnė, edhe ata kombet’e-egėrė si Hunėtė, Vandalėtė, Gotėret’etj. e mbuluanė tė-tėr’Evropėnė. Atėhere u bė njė nat’e thellė e erėtė, mbretėronte padia edhe egėrsia, njerėzitė ishinė tė-ndarė me dy, ca me duar tė hekurta qė vrisnin’e prisnin’ e rėmbeninė si muntninė‘e ca nė hekura nėnė zgjedhė qė rėnkoninė e nėnė njė skllavėri tė keqe punoninė si kafshė e s’urdhėronin gjekafshė.
    Me kėtė mėnyrė qe Evropa kur duall’Arabėtė, u hodhė nga Afria, e zunė Spanjėn’e Portugalinė edhe gjysmėnė‘e Francėsė, si e thamė nė fjalėt qė bėmė pėrpara kėsaj. Kombet’e e-gėrė q’urdhėroninė Evropėnė, me tė qėnė mė tė-poshtėrė nga ata qė kishinė nėnė urdhėrit tė-tyre, muarė gjuhėn’ edhe besėn’ e kėtyre edhe u pėrzienė me ta. Roma mbretėronte prapė mi gjith’Evropėnė, po nukė me fuqi as me dituri, vetėmė me besė. Fuqi e besėsė u bashkua me fuqin’e egėrsisė edhe bėnė njė kohė tė hekurit e tė erėsisė. Dituri e grekėrvet tė-vjetėrė edhe e atyre Romanėve ish fare e-paditurė n’Evropė, edhe emėri i kėtyre kombeve ziresh ngojė me merzi si emėr’i tė pabesė e i kombeve tė mallkuarė.
    Qytetėri e Arabėvet, nė tė cilėtė ish pėrtėriturė dituri e Grekėrvet tė vjetėr vetėtinte me njė dritė tė ēquarė nė Spanjė, nė Siqeli edhe nėpėr gjithė anėt tė detit pėrkundreq Evropėsė, po besa e padia u kish verbuarė sytė Evropėsė, po besa e padia u kish verbuarė sytė Evropjanėvet, edhe kur ndodhesh nonjė qė tė vinte tė mėsonte diturit’e Arabėvet, priftėria e diqte tė gjallė duke i marė pėr magistricė.
    Mė sė fundi Arapėtė u pushtuanė nė Spanjė, edhe priftėria dogji bashkė me njerėzitė gjithė vivllat’e tyre, e nga gjith’ajo qytetėri s’mbet as njė shkėndijė ... Evropjanėtė, duke vajtur’e duke ardhurė n’Egjypt’e nė Syri pėr tė luftuarė suallė n’Evropė shumė gjėra tė-vjejtura tė-bėra prej arapėvet me shumė mjeshtėri. Tregėtarėt’e Venetisė e tė Gjenovėsė me tė parė kėto plaēka, zunė tė bėnin njė tregėti tė-paprerė me Syrin’e me Egjyptėnė. Pas tregėtisė erth edhe dituria; shkronjat’e Avisenit, tė Albugazit e tė tjerė tė diturė arabė zunė tė ktheheshinė nė latinishte, edhe tė mėsohenė kaqė kohė nėpėr gjithė shkollat’ e Evropės. Nga shkronjat e Arabėvet Evropjanėtė mėsuanė edhe emėrat e shkronjavet tė Grekėvet tė-vjetėrė. Mėpastaj ku u muarė Kostantinopoja, shumė Grekėr’ ikėn’ e vanė nėpėr anėt e Italisė, e u mėsuanė Evropjanėvet shkronjat e Grekėrvet tė vjetėrė.
    Kėshtu zunė Evropjanėtė tė ndritoheshinė me dituri, po shumė kohė s’bėnė dot njė gjurmė mė tej diturivet t’arabėvet. Galileja, Kepleri, Koperniku, Neftoni e tė-tjeėr tė diturė tė-mbėdhenj e hodhė kėtė shteg edhe e zgjeruanė shumė diturinė duke gjeturė shumė tė vėrteta pėrmi diturit tė qjejet e tė mathimatikavet.
    Nė vendet tė gjuhės latinishte cilido komp zu tė shkruajė gjuhėn’ e tij; kjo edhe ēpikje e shtypshkronjėsė bėnė tė pėrhapetė pėrnjėrheshė dituria nėpėr gjithė njerėzit’e kombevet; ēpikjet’e gjendjetė zunė t’arrinjėnė njėra pas tjetėrės. Priftėria e kisha u ndejti shumė kohė kurndreq e i tėmeronte ata qė pėrpiqeshin pėr tė diturit. Mė nė fund arinė filozofė tė mėdhenj si Volteri, Rusoj, Dekarti edhe shumė tė-tjerė tė-cilėtė i hapnė udhė mendimit tė pa-penguarė edhe e muntnė pėr gjithė jetėnė priftėrinė edhe i hapnė udhė tė-gjerė dituris’e qytetėrisė, nė tė cilėnė qytetėria po vete sa mbar’e e mė mbarė edhe po pėrhapetė ditė me ditė nėpėr gjithė anėt’e dheut, e po shtohet’ e zgjerohetė.
    Kjo qytetėri e-vertetė, e-pėrgjithshime, e-pėrjetshime, e-pavdekurė. Si lum ata kombe qė janė ndrituarė a qė pėrpiqenė tė ndritohenė me kėtė qytetėri.

    Botuar mė 1885

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    "Dituria"

    Sami FRASHERI,

    Dituria ėshtė qė e bėn njerinė tė quhet njeri e tė ēquhetė nga tė gjithė kafshėt'e- tjera, tė cilatėė lėvizin dhe ecin'e han'e pinė edhe ato si edhe njeriu. Sa do mėnt tė tepėr tė ketė njeriu nukė munt kurrė tė dijė prej vetiu gjithė tė vėrtetat dhe gjithė ē'i duhetė tė dijė as me tė dėgjuar'e me tė parė munt tė bėhetė njeri i - diturė, as edhe me tė vuarė, se jet' e njeriut ėsht' e-pakė. Gjithė ē'kanė mundurė tė mėsojnė, tė kupėtojnė a tė ēpikinė, njerėzit qė kanė shkruar pėr - mi dhet pėrpara nesh qė nga mijėra vjet e tėhu, gjithė ē'ka ngjarė, gjithė ē'ėshtė bėrė e gjithė ē'janė munduarė njerės tė urtė e me mėnt tepėrė, gjithė ē'kanė par'e ē'kanė vuar' ata qė kanė vuajturė nė-pėr vende larg'e tė-pa-di-turė, me nj fjalė gjithė ēka ngjarė nė jetėt, gjithė ē'ka ēpikur'a mbledhur njeriu dhe gjithė ē;ka gjeturė nė natyrat, tė gjitha janė tė shkruara dhe kėto bėjnė tė diturin'e njeriut, e - cila s'fitohetė pėr-veēse nėmėsim. Pr'andaj, munt tė themi se dituria ėshtė mėsimi, edhe i pa-mėsuari s'munt kurrė tė jet'i-diturė. I mėsuari di ē'ėshtė bėrė qė nga krej i jetės'e tėhu; di ē'ka mbi dhet e nėnė dhet, di ē'ėshtė dheu, ēėshtė qielli, ē'ėshtė natyra, ē'ėshtė vetė, di ē'do qė munt tė dihet, edhe kupton ē'do qė munt tė kopėtohetė. I pamėsuari s'di pėrveē ē'sheh me sy e ē'dėgjon me veshė; pėr atė jeta niset edhe soset me gjalljet tė ti, nuk di as ē'ėshtė bėrė me parė tij,as ēmunt tė bėhetė ps tij; pėr atė dheu ėsht' aqė sa e sheh ay edhe qielli ashtu siē e sheh ay:
    Pleqtė tanė thoshin " mos pyet tė mėsuarėnė, po tė vuarėnė". Ajo fjalė ishte e-drejtė pėr atė kohė, nė tė cilėnė mėsimi e dituria nuk ish tjatėrė gjė pėr-veē mėsimi i besėsė a shumė shumė.e i nonjė gjuhe tė huaj. Po tė jetashtu, vėrtet mėsimi nukė zė dot vendin e vuajtjes, po sot nė ditė tėnė mėsimi e dituria janė shumė mė tė gjera e mė tė forta se ē'pandeheshin atė-herė. Sot pėr sot nėpėr vendet e qytetuarė dituria ėshtė si djellė qė mbulon me dritat e me shkėndiat tė ti gjithė ē'ėshtė, e s'lė errėsirrė gjėkunt. Mėsimi nė ato vende nuk ėshtė vetėmė pėr besėt, as vetėmė pėr tė mėsuarė gjuhė, po pėr tė ndritunė mėndjenė me ē'do farė diturie. Gjithė ē'mėsohetė sot ėshtė shkruar nga njerės jo vetėm tė diturė por edhe tė vuarė. Sot nuk ka neri m'i vuarė se i-mėsuari, se ay di' jo vetėmė ē'ka vuarė vetė, po edhe ē'kanė vuarė mijėra njerės pėrpara tij. Pėr dy gjėra i duhet njeriut dituria. E para tė marrė vesh e tė kuptojė gjithė ē'i sheh syri, ē'i dėgjon veshi, ē'i zė dora, ē'i shkel kėmba edhe gjithė ē'i vjen ndėr mėnt; tė dije se ē'ėshtė, ē'ka qenė, ē'dotė bėhetė, ku ėshtė, nga ka ardhurė, ku do tė vejė. E dyta, tė muntnjė tė fitojė sa mė tepėrė e tė ronjė sa mė mirė, jo vetėmė duke u bėrė shkronjės a nėnurdhrės, po mė tepėrė e tė ronjė sa mė mirė, jo vetėm duke u bėrė shkronjės a nėnurdhrės, po mė tepėrė duke nxjerrė nga dheue nga natyra gjėra tė vjejtura, me tė cialtė edhe ay edhe gjithė njerėzia tė mundinė tė bėjnė shumė punėra, e duke gjeturė ē'do farė udhe e ēdo farė lehcije, pėr tė vajturė njerėzia sa mbar' e mė mbarė. Mundimė tė themi qė e par'e kėtyre dy shėrbimeve, qė pret njeriu nga dituria, ėsht' e pa-lėnttė, e dyta e lenttė. Vėrtet njeriu ėshtė mbrujturė me njė natyrė, e cila e ē'pon tė kėrkonjė, tė pyesė e tė dojė tė marrė vesh ē'do gjė, do tė dijė jo vetėmė ē'i duhet, po edhe ē'do gjė; do tė dijė vetėmė pėr tė diturė. Kėtu ėshtė ēquarj' e njeriut nga kafshėt e tjera; po i varfėri njeriu i paditurė ėshtė mėsuarė tė mos pyesė e tė mos kėrkonjė shumė gjerra qė duhesh t'i pyette e t'i kėrkonte mė parė se ēdo gjė. Kur shohim njė njeri qė shkon udhėsė, na ha zėmėra e pyesim e tė mos dimė se na vetė, ē'jemi, nga kemi ardhur e ku do tė vemi? Qysh tė mos dimė ē'kemi brenda nė trup tėnė, si jemi gjallė, ē'ėshtė ky gjak qė punon nėpėr rembat e trupit tėnė, si shohėmė, si dėgjojmė? Qysh tė mos pyesim pse bėhetė natė, pse hapetė dita, ē'ėshtė dielli, ē'janė kėta yj, ē'ėshtė ky shi qė bije pika-pika, nga vjen gjėmimi, nga del vetėtima, nga bije rufeja? Si cilido, kur ka qenė foshnje, me tė zėnė tė flasė, mė parė se ē'do gjė, kėto ka pyeturė, po duke parė se tė mėdhenjtė qeshinė me kėto pyetje tė ti, e duke marė vesh qė as s'i dininė, ėshtė mėsuarė edhe ay ti shoh e tė mos i pyesė, t'i dėgjonj e tė mos i dijė. Dituria vetėmė munt tė pėrgjigjetė me gjithė kėto pyetje, tė pėrgjigjetė duke rėfyerė ē'do gjė. Kjo ėshtė njėra faqe e diturisė. Tė vimė nė faqet tjatrė, nė anėt tė lentė,si thamėmė sipėr. Dituria sot i duhet ē'do neriu, jo vetėmė qė tė muntnjė tė shkruanjė a tė kėndonjė njė kartė a tė mbledhė pesė numura, si pandehesh mė parė, mė parė, jo vetėmė qė ti tregonjė gjithė tė vėrtetat, si thamė mė siprė, po edhe qė ndihnj'e e ti aėpė dorėnė nė punėt qė do tė punonjė pėr tė rojturė. Edhe bujku qė lėron arėnė, edhe bariu qė ruanė bagatinė, dhe ē'do punėtor qė bėn njė punė, ka nevojė pėr dituri, sepse i tregon njė mijė urdhėra pėr tė punuarė mė leht'e mė mirė e pėr tė fituarė mė tepėrė. Qytetėria i ka holluarė aq punėrat sa dor' e-ashpėrė dhe mėndj' e-pa gdhendur'e tė pa-diturit nuk mund tė punonjė gjė tė pėlqyerė. Nė qytetėri' tė-sotme nuk janė vetėmė mėsonjėtoretė pėr tė dhėnė dritė botėsė po janė ēpikurė edhe shumė udhėra tė-tjera, me tė cilat u epet dritė edhe atyre qė s'kanė vėrsėn (moshėn) e tė vajturit nė mėsonjėtore, tregohen' edhe shumė tė vėrteta tė cilat s'mėsohenė dot nė mėsonjėtore sa duhet. Njė nga kėto urdhra janė edhe fletoretė qė flasėnė pėr dituri , si edhe kjo kjo Drita, e-cila do tė flasė pėr ē'do farė diturie, nė mėnyrė qė tė ėmbėlsohet prej saj, i-madhi e i-vogėli edhe secili do tė gjenjė brenda, nė tė njė gjė qė t'i vlenjė qė diē t'i mėsonjė a t'a xbavitnjė.

    Botuar nė vitin 1884

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Shqiperia c'ka qene,c'eshte, e cdo te behet ?

    Permbledhje nga vepra :Shqiperia c'ka qene,c'eshte, e cdo te behet ?
    Autori : Sami Frasheri

    ... Nje komb i vjeter, me i vjetri i kombeve te Evropes,Pellazget e qemocem te mbajtur e te qendruar qe prej mijera vite ne roberi ishin, nje komb kaq i vjeter e me gjithese kesaj fort i ri, qe tani po ze te lulezoje per te paren here,nje komb trim e i zoti me nje koke e me nje balle, qe s'i ka askush tjeter, me nje gjuhe te gjere e te plote, te bukur e te lehte, qe e meson qe ne gjirin e nenes, nje komb te tille, kush mund ti dale kuner, e kush mund t'i shkoje perpara ?

    O burrani, o Shqipetare! Nqs duam e nqs perpiqemi do te jemi nje nga me te miret e nga me te ndriturit e kombeve te Evropes qe te na kene zili gjithe bota. O burrani! Te mos na mbuloje gjumi i mefshtesise e ti paditurise, sepse nqs rrime keshtu ,jemi te humbur.Oh! Sa me dhimbje e madhe e sa turp i rende te humbase sot,ne kete kohe qe edhe me te dobetit e kombeve kane gjuhen e tyre dhe po lulezojne, nje komb si i shqiptareve qe eshte mbajtur per mijera vite ne roberi, ne kohera teper te egra. Nje komb kaq i mencur, me nje gjuhe te bukur te humbase nga padija e nga mos pasuri nje gjuhe te shkruar! Nje komb kaq trim e qe se kursen gjakun te humbase duke u copetuar prej kombeve te dobet e te frikshem! Mend kemi,trimeri kemi,gjuhe te bukur e te lehte kemi, ete mos dime a te mos duam t'i perdorim gjithe keto per te miren tone, po te rrime me duar lidhur ,kjo eshte me ekeqja,te punojme per humbjet tona, te nxjerrim themelet e kombit tone me paditurite e te verberve te vete ?!
    A jemi shqipetare? Besa, feja, puna,kujdesi, deshira jone, mendimi yne te jete per Shqiperine e per shqipetarine. Te cojme gjuhen perpara, ta zgjerojme e ta zbukurojme me shkronja e me dituri; te hapim shkolla , te mesojme, te mos mbese ndonje shqipetar i paditur e qe te mos dije te lexoje e te shkruaje ; te largojme shkollat e huaja nga Shqiperia e ta mbushim memedheun tone me shkolla shqipe;djemte tane ne nje kohe te shkurter te mesojne te lexojne e te shkruajne gjuhen e tyre edhe diturite qe u duhen ; meqenese gjuhen e dine vetvetiu e mundin ta mesojne ne pak kohe, do te kene deshire te mesojne mjaft dituri ; edhe bariu dhe bujku edhe mjeshteri i mureve nuk do mbetet pa dituri.
    Keto pune jane te drejtat tona ; kush te mos na lere te punojme ne kete udhe te se drejtes e te miresise, na ka rembyere te drejten nga dora jone; eshte drejta jone te perpiqemi me fjale , me pene, me arme , qe te shkeputim te drejten tone nga thonjte e atyre qe na e kane rrembyer. Nuk duam te rrembejme gjene e tjetrit, por s'duam te leme edhe gjene tone e te drejten e sheshit te na e rrembejne me pahir.Te perpiqemi per te drejten tone, per gjuhen tone, per kombin tone, per te miren e kombit tone; kush te na qendroje perpara e te na ndaloje ne kete udhe te shenjte, te therrasim, te na degjojne bote e qytetare, te na ndihmojne edhe ata ne te drejten e bekuar, qe duam te mbrojme. Te mos trembemi nga asgje, te perpiqemi qe mos te pushojme deri sa te fitojme ate qe kerkojme; jemi ne te drejten tone; Perendia eshte gjithnje ndihmesi i te drejteve, Perendia eshte e drejta vete !
    O vellezer shqiptar ! Te mos na ndodhi si atyre te egerve te Australise e te Afrikes, qe vendet Evropiane i genjejne me ca rruaza e me ca dragole te qelqta e me pasqyra te pafillta e u marrin vendin e tyre nga dora.Te mos genjehemi edhe ne ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, qe s'vlejne asnje gje, e te leme te drejtat e kombit e te memedheut tone ne duar te te huajve e te armiqeve tone. Te thyejme zgjedhen e huaj , qe po na shtrengon kembet, te hidhemi me siper hijes se rende, qe po na shkel e po na shtyp e s'na le te marrim fryme ! Te mos rrime te mpire e te ngrire,te levizim duar e kembe,te tundemi e te lekundemi, te ecim te lire ne udhen e Perendise,ne udhe te se drejtes :

    PERENDIA, E DREJTA, KOMBI,GJUHA !
    sHQIPERIA,sHQIPETARIA !

    Ja qellimi yne! Ja puna jone e shenjteruar ! Ja besa jone !Te gjithe ata qe kane kete qellim , jane vellezerit tane ! Ne mesin e Shqipetareve te vertete s'ka ndonje ndarje, ndonje percarje,ndonje dyshim ! Jane te gjithe vellezer. te gjithe nje trup , nje mendje, nje qellim, nje bese !

    U pershtat nga une ne gjuhen Letrare Shqipe te diteve te sotme !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #17
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Sami Frasheri, Botuar me 1878

    Krahina e Toskėrisė qė quhet Epir, qė nga kohėt e vjetra ka qenė Shqipėri dhe se Pirroja, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli do t’i kenė takuar racės shqiptare. Epir, nė gjuhėn greke do tė thotė stere, vendasit nuk e quanin me kėtė emėr. Grekėt e vjetėr kėtė krahinė nuk e kanė numėruar Greqi, por e patėn parė me pamje si “varvaros”, barbarė, domethėnė si tokė e huaj. Pėrderisa historianėt grekė, ēdo pėllėmbė tė tokės sė Greqisė e kanė pėrshkruar me detaje dhe gjerė e gjatė, Epiri pėr shumė kohė ishte i panjohur pėr historinė.

    Kjo dėshmon se kjo krahinė konsiderohej si njė tokė jashtė Greqisė. Pėrzierjet e gjuhėve dhe kulturave nė zonat kufitare, sidomos nė krahinėn greke tė Eolisė, u bėnė mbi shtresėn e pare, mbi gjuhėn pellazgjike, tė cilėt kanė qenė para grekėve. Me ardhjen mė vonė tė helenėve pellazgėt u shtynė nė Thesali dhe prej andej nė Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar nė Itali. Meqėnėse nė kohėn e dyndjes sė tyre nė Evropė, helenėt ndodheshin nė gjendjen e barbarisė, kishin pranuar besimin e pellazgėve dhe kishin marrė shumė gjėra nga gjuha e tyre.

    Nga pėrzierja e gjuhės sė tyre lindi nė Greqi njė gjuhė, e cila me kalimin e kohės u nda nga pellazgjishtja. Kėtu gjen mbėshtetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer tė “Iliadės dhe Odisesė” shihet si mė e afėrt me pellazgjishten, si gjuha e filozofit Platon. Emrat e perėndive greke, pothuaj tė gjithė janė pellazgjisht, ndaj gjuha e vjetėr e Epirit nuk ka qenė greqishtja, por ka qenė pellazgjishtja.

    Historishkruesi i Greqisė sė vjetėr, Pintarku dhe gjeografi Straboni e thonė qartė se Epiri pėrdorte njė gjuhė tė veēantė, se edhe nė Maqedoni nuk flitej gjuhė veē kėsaj. Straboni nė gjeografinė e vet, Epirin nuk e pėrmend nė pjesėn qė i kushtohet Greqisė, kurse Ilirinė dhe Maqedoninė i ka trajtuar sė bashku.

    E si tė mos themi me bindje tė plotė se kėta janė stėrnipat e pellagėve? Pra, mendoj se kemi mundur tė dėshmojmė qė banorėt e Epirit (si ata tė Maqedonisė) kanė qenė pellazgėt, se pellazgė do tė thotė shqiptar, dhe se pėr kėtė arsye Epiri qė nga kohėt e lashta ka qenė tokė shqiptare. Edhe gjeografi i shquar Malte Bron vėrteton kėtė tezėn tonė dhe e provon me fakte tė pakundėrshtueshme. Ndėrsa, pėrsa u pėrket Pirros, Aleksandrit dhe Aristotelit, deri sa i pari ėshtė bir i tokės sė Epirit dhe dy tė tjerėt janė bij tė tokės sė Maqedonisė, pse tė mos pranojmė se ata kanė qenė shqiptarė? Dihet se edhe vetė grekėt i quanin “varvaros”, d.m.th tė huaj.

    Ligjėratat qė ka mbajtur Demosteni kundėr Filipit, atit tė Aleksandrit, ekzistojnė edhe sot e kėsaj dite. Kur ndodhej nė Azi Aleksandri i pati folur njėrit prej gjeneralėve tė tij me njė gjuhė qė flitej vetėm nė vendin e vet. Qė tė ketė qenė bullgarisht, thotė ai, dihet qė bullgarėt kanė ardhur vonė nė Evropė. Nga Plutarku e Straboni kemi mėsuar se Maqedonia dhe Epiri kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt. Prandaj, gjuha e veēantė qė ka folur Aleksandri, natyrisht do tė ketė qenė pellazgjishtja, dmth, shqipja. Dhe vetė ai dhe mėsuesi i tij, Zoti e di mirė, kanė qenė shqiptarė. Sa pėr pėrkatėsinė shqiptare tė Skėndėrbeut ėshtė e kotė t’i hyjmė punės pėr tė dėshmuar njė gjė tė tillė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2013 mė 17:28

  34. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2011
    Postime
    2
    Hi, I gjej kėtė faqe tė plotė tė njohurive.diskutim tė gjerė njohuritė e mia. I really appreciate kėtė punė. Kam lexuar tė gjitha diskutimet dhe unė mendoj se duhet tė ketė pėr tė thėnė faleminderit pėr ju tė gjithė. Unė u pėrpoqa pėr tė zgjidhur rend, por nuk i sigurt se ėshtė e drejtė apo jo. Por do t'ju japė ide.
    2,4,9,11,16,18,21,26,28.33,35,40,43,48,50 .... Keep it up.

  35. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar rachel12 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    “TJETRI“ NĖ TRAKTATIN IDEOLOGJIK TĖ SAMIUT

    Shaban SINANI
    PERLA – Revistė shkencore – Kulturore tremujore
    Viti IX 2004 Nr. 2 (33) fq. 32-45
    Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranė



    I. Parafjalė

    Krahina e Dangėllisė njihet nė historinė e Shqipėrisė si njė vatėr qė i ka dhėnė vendit personalitete tė shkėlqyer tė dijes dhe kulturės. Kėto personalitete shpesh kanė qenė tė rendeve aq tė mėdhenj, saqė hera-herės ka ndodhur t’ua kėrkojnė prejardhjen bashkėsi tė tjera kombėtare.
    Kjo nuk ka ndodhur pėr herė tė parė me Sami Frashėrin, Shemsedin Samiun, siē njihet nė dijen orientale, por edhe me tė tjerė para tij. Nė dekadat e para tė shekullit tė 19-tė, njė shqiptar tjetėr me origjinė nga kjo krahinė, “Arsaki i Hotovės“, apo “Arsaku i Hotovės sė Pėrmetit“, siē thotė ai pėr veten, shkroi tė parin disertacion shkencor pėr gradėn “doktor nė mjekėsinė veterinare“ nė shkallė botėrore. “Arsaki i Hotovės“ ishte njeriu i parė nė botė qė ndau shkencėn e shėndetit tė njeriut prej asaj tė botės sė gjallė. Njė kopje e disertacionit tė tij, si dhe dokumente tė tjera qė shpjegojnė prejardhjen, i janė dhėnė vitet e fundit Arkivit Qendror Shtetėror nga prof. Kristo Frashėri.
    Ashtu sikurse njė pjesė e dijes orientale vazhdon tė ngulmojė se vėllai i Naimit, poetit tė shqiptarėsisė, Samiu, ishte doemos turk, po ashtu shkenca e fqinjėve tanė jugorė e njeh “Arsakun e Hotovės“ si shkencėtar grek dhe me emrin e tij autoritetet e vendit prej kohėrash kanė krijuar njė kolegj tė mirėnjohur, qė gjendet dhe nė Shqipėri. Kėshtu ndodh pėrherė me personalitetet e mėdhenj, tė cilėt nuk i nxe as krahina, as atdheu i tyre, dhe tė gjithė kėrkojnė pjesė nė ta.
    Ndonėse nė njė shtrirje vertikale qė shkon drejt thellėsive e lartėsive, me mundėsi tė kufizuara urbanizimi, krahina e Pėrmetit, nė vijimėsi me atė tė Skraparit e tė Gramshit, ka qenė njė vatėr tradicionale vendlindėse e personaliteteve tė kulturės. Sikurse ėshtė shkruar, Antonio Gramshi mori pėr mbiemėr prejardhjen e vet, emrin e qytezės sė hershme pėr tė cilėn flasin edhe vėllezėrit Frashėri.
    Gjithnjė ka pasur e ka diskutime pėr personalitetet e mėdhenj tė kulturės. Kriteri mė i rreptė shkencor pėr tė vlerėsuar karakterin e tyre ėshtė tė gjykohen si fenomene kulturore. Prejardhja merr rėndėsi kur edhe pėrcaktimi si fenomene kulturore bashkohet me tė. Kur ky i fundit ndahet me prejardhjen, atėherė duhet lėnė mėnjanė etnocentrizmi e fanatizmi dhe duhet respektuar njė realitet tjetėr.
    Njė kriter tjetėr ndihmės ėshtė se si gjykojnė palėt e treta, tė cilat nuk kanė interesa tė drejtpėrdrejtė pėr prejardhjen e njė personaliteti. Duke qenė tė paanshėm nė diskutim, ata ka tė ngjarė tė jenė mė pranė sė vėrtetės. Pėr shembull, studiuesit italianė janė mė pak kėmbėngulės pėr Aleksandėr Moisiun e Karl Gegėn (Karl von Ghegas) se austriakėt, pėr kulturėn e tė cilėve ata pėrbėjnė referenca. Nė rastin e Sami Frashėrit, pėr shembull, mund tė jenė mė tė besueshėm francezėt, tė cilėt, megjithėse njohin rolin e jashtėzakonshėm tė tij nė dobi tė kulturės orientale, e quajnė “shkrimtar shqiptar”. Nė librin “Dictionaire mondiale des littératures”, botim i “Larousse”, Paris 2002, nė zėrin “Shqipėria”, siē ka vėrejtur me saktėsi dr. Isak Shema, nė studimin “Fjalor i rėndėsishėm i letėrsisė botėrore” (“Java e bibiotekės nė Kosovė”, Prishtinė 2004, f. 110-114), janė renditur 27 figura tė letėrsisė shqipe tė tė gjitha kohėrave, ndėr tė cilėt prin nė krye emri i Sami Frashėrit. Nė fakt, Samiu, sikurse dihet, qe mė shumė njeriu i dijes se i artit, por, megjithatė, nė botimin francez ėshtė “njeriu i letrave”.
    Problemi i prejardhjes sė Samiut, ndonėse gjithnjė e mė shumė pranohet mendimi se mė i rėndėsishėm ėshtė karakteri i krijimtarisė sė tij, mbetet njė problem aktiv nė studimet rreth Rilindjes Kombėtare. Sikurse vėrejti studiuesi turk dr. Bulent Bilmez, nė kumtimin e tij “Njė libėr nė diskutim: ’Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė’“, mbajtur nė konferencėn shkencore organizuar nė Tiranė nga Akademia e Shkencave kushtuar 100-vjetorit tė Samiut, sot kjo ēėshtje ka marrė njė trajtė tjetėr. Nuk diskutohet mė dhe aq pėr vetė burimin e Samiut, por pėr autorėsinė e tij mbi disa prej veprave mė tė rėndėsishme, duke pėrfshirė traktatin ideologjik kombėtar tė shqiptarėve. Nė kėtė konferencė dr. Bulent Bilmez shqiptoi disa shqetėsime tė dijes orientale rreth ndihmesave tė Samiut, pavarėsisht vlerėsimit tė tij rreth kėsaj ēėshtjeje, qė del nė mėnyrė mė tė plotė nė pohimin: “An article of mine on Sami’s books will be in Turkey very soon. However this is an article that I wrote a few months ago, after my work in the archives of Tirana, Vienna and London, I am now hundred per cent sure that Sami wrote that book and I am going to write about it in a new article of mine in English and Turkish, by usuing these documents”. Nė fakt, kjo nuk ėshtė ndonjė ēėshtje e re, e panjohur. Tė paktėn dy dekada mė parė faktin qė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“ ėshtė botuar jashtė ish-perandorisė osmane dhe “pa emrin e autorit“ e ka pėrmendur prof. Zija Xholi, nė studimin monografik “Sami Frashėri“ (vėllimi i 4-t, f. 55, i veprave tė plota tė Samiut, Rilindja 1978). Shumė kohė mė parė (1954) ky fakt ėshtė pėrmendur nga prof. Kristo Frashėri. Sido qė pėr tė ironizuar, autorėsinė e Samiut mbi kėtė vepėr e pati pranuar edhe Faik Konica, i cili, deri nė vitin 1906, e pati injoruar tėrėsish si fakt botimin e kryeveprės nė shqip tė rilindėsit frashėriot. Mirėpo nė numrin e 8-tė tė vitit tė 10-tė tė “Albania-s“ (1906), ai e krahason Samiun - gjithnjė me qesėndi - me Spinozėn pikėrisht duke iu referuar kėsaj vepre (G. Shpuza, “’Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė’ e Sami Frashėrit“, “Perla“ 2003/3-4, f. 71).
    Por pse rikthehet vėmendja tek ky fakt, qė ėshtė shpjeguar me pamundėsinė e autorit pėr tė dalė hapur si shprehės i pikėpamjeve qė pėrmban libri i tij, tė cilit, nė botimet e mėvonshme, nuk i mungoi as formalisht autori? Njė nga arsyet mund tė jetė: le ta lemė prejardhjen, ajo nuk thotė ndonjė gjė tė rėndėsishme, tani thelbėsore ėshtė ē’karakter ka veprimtaria e tij si fenomen kulturor! Nė kėtė rast, nėse Samiut i hiqet autorėsia mbi traktatin e ideologjisė kombėtare shqiptare, ky aspekt i vihet nė diskutim tėrėsor.
    Problemi shtrohet nė njė mėnyrė tė tillė qė tė krijohet pėrshtypja se nuk ka ndonjė perspektivė pėr t’u zgjidhur. Pra, vepra “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“ ėshtė botuar pėr herė tė parė pa emėr, kėshtu qė Samiu nuk mund tė njihet si autor i saj, pa e provuar kėtė shkencėrisht. Mirėpo ēėshtja mund tė shtrohet nė njė formė tjetėr, po aq tė ligjshme: pėrderisa nė shkencėn shqiptare nuk ka asnjė diskutim pėr autorėsinė e kėsaj vepre, nuk ka asnjė pretendent pėr t’i zėnė vendin Samiut, megjithėse kanė kaluar 105 vjet prej botimit tė parė, le tė vėrtetojnė tė kundėrtėn ata qė mendojnė tė kundėrtėn.
    Sami Frashėri shkroi shqip jo vetėm traktatin “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“. Ai ėshtė gjithashtu autor i ”Shkronjėtores sė gjuhėsė shqip“ (1886), pėr tė pėrmendur mė tė rėndėsishmen midis veprave nė gjuhėn amtare. Duke qenė kėshtu, me “argumentin e autorėsisė“ nuk mund tė shkohet shumė larg, sepse sot shkenca e tekstologjisė kritike mund tė identifikojė stilistikisht njė shkrim, njė mendje, njė dorė jo duke pasur mundėsinė e krahasimit tė disa veprave, por edhe me rrėnoja tė tyre. Vonimi i ndihmesave tė studiuesit e teksteve tė krahasuara nė kėtė rast mund tė pranohej si njohje nė heshtje e autorėsisė sė diskutueshme.

    II. Ideologjia paqėsore e Samiut dhe e shqiptarėve

    Pėr themelimin e ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve kanė kontribuuar disa yllėsi tė lėvizjes rilindėse, qysh prej Naum Veqilharxhit e Jeronim de Radės, deri tek brezi i veprimtarėve politikė qė pėrgatiti Pavarėsinė. Pa mohuar kėto kontribute, dihet se Rilindja Kombėtare Shqiptare pati njė traktat ideologjik, njė doktrinė tė sistemuar, dhe kėtė traktat a doktrinė shqiptarėve ua dha Samiu, me veprėn e vet “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“. Kjo ėshtė vepra e vetme ku kjo epokė e madhe gjeti platformėn e vet, nė trajtėn e njė ideologjie tė pėrpunuar, me vlerėsimin historik tė fatit tė shqiptarėve nė rrjedhat e kohės dhe pėrfytyrimin e jetės sė tyre nė njė shtet kombėtar mė vete.
    Samiu e shkroi kėtė vepėr disa dekada pasi ishin kanonizuar e shpallur botėrisht doktrinat kombėtare tė dy popujve fqinjė tė drejtpėrdrejtė, jugorė e veriorė: megali-idhe-ja dhe “Naēertania“ (1844). Sikurse dihet, tė dyja kėto doktrina lindėn si ideologji ekspansioniste dhe pėrjashtuese ndaj tjetrit. Sa pėr “Megali-idhe-nė“, dihet mirė se Samiu e njihte plotėsisht. Nė traktatin e vet ideologjik kombėtar ai thotė: “Pas kėsaj idhes sė madhe grekėritė kanė dashur tė pushtojnė ... gjithė sinisinė e Ballkanitė“ (vėllimi 1, f. 57). Ndonėse “Naēertania“ nuk gjendet tė jetė pėrmendur drejtpėrdrejt, ndihet qartė nė gjithė pėrmbajtjen e veprės se Samiu e njihte “Programin e politikės sė jashtme dhe tė politikės kombėtare tė Serbisė prej vitit 1844“.
    Njohja me kėto dy doktrina ėshtė njė fakt qė do tė pėrligjte njė qendrim tė njėjtė edhe nė veprėn e Samiut. Dy traktate qė e pėrfytyronin strategjinė e zhvillimit tė tyre kombėtar tė popujve qė i kishin lindur nė dėm tė shqiptarėve, dhe jo vetėm tė tyre, mund tė shkaktonin tė njėjtin kundėrveprim mbrojtės edhe tek subjekti i lėnduar, ose i paracaktuar pėr t’u lėnduar, shqiptarėt. Mirėpo Samiu nuk bie nė grackėn e teorisė etno-pėrjashtuese dhe tė ksenofonisė (Sh. Sinani, “Sami Frashėri, ideolog pa ksenofobi“, nė “Metropol“, 18 qershor 2004, f.14). Kjo e bėn edhe mė tė rėndėsishme vlerėn emancipuese tė traktatit ideologjik kombėtar tė shqiptarėve, si traktati qė ekzorcoi armiqėsitė, frymėn e konfliktit dhe vėshtrimin e “tjetrit“ si antagonist tė pėrjetshėm.
    Traktatet ideologjike kombėtare tė fqinjėve tė drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve kanė pasur njė karakter tė tillė pėrjashtues ndaj “tjetrit“, saqė pėr njė kohė tė gjatė nuk janė pranuar zyrtarisht as nga vetė shtetet e tyre. Historia e publikimit tė kėtyre traktateve tė kujton nė njė farė mėnyre “Protokollet e pleqve tė Sionit“ (“Les protocoles de Sages du Sion“, 1919), autorėsia e tė cilėve nuk u pranua kurrė prej hebrejve (dhe nuk pranohet as sot e kėsaj dite), sepse nė thelb, me kriticizmin e ashpėr ndaj tė tjerėve, demonizojnė vetė autorėt e tyre. “Protokollet e pleqve tė Sionit“ u bėnė njė prej shkaseve tė lindjes dhe inkurajimit tė antisemitizmit, i cili u shfaq nė formėn mė tė ashpėr gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
    Tė dy traktatet e ideologjisė kombėtare tė fqinjėve tanė tė drejtpėrdrejtė pėr shumė vite e dekada u mbajtėn fshehurazi, u pėrhapėn vetėm “brenda bashkėsisė“, pikėrisht duke iu druajtur tė njėjtit demonizim, pėr shkak tė agresivitetit qė pėrmbanin, deri tek ideja e zhdukjes gjenetike dhe e ndarjes/copėtimit territorial tė hapėsirės shqiptare nė pajtim me njėri-tjetrin. E keqja mė e madhe qė erdhi prej kėtyre dy ideologjive ėshtė se ato u bėnė baza e njė tradite doktrinash agresive ndaj tjetrit, veēanėrisht ndaj shqiptarėve, traditė qė vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė. Sipas rendit kronologjik, nga fqinjėt veriorė rrjedhin si vijim i “Naēertania-s“:
    - Kushtetuta e organizatės “Bashkim ose vdekje“ (1928);
    - V. Ēubrilloviq, “Shpėrngulja e shqiptarėve“ (shkruar nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore);
    - Ivo Andriq, ”Elaborat pėr Shqipėrinė” (1939);
    - Jovan Cvijiq, “La geographie humaine“ - “Gjeografia njerėzore” (shkruar para Luftės sė Dytė Botėrore);
    - V. Ēubrilloviq, “Programi i pakicave kombėtare nė Jugosllavinė e re” (1944).
    Nė librin “Spastrimet e shqiptarėve” (Prishtinė, 2003) tė dr. Hivzi Islamit pėrmenden edhe shumė traktate e elaborate tė tjerė, historia e publikimit tė tė cilėve ka qenė mjaft e vėshtirė, si bartės sė antagonizmit dhe ksenofobisė, nė radhė tė parė tė albanofobisė, qė u bė njė kompleks psikik veēanėrisht i fqinjėve veriorė.
    Ideologjia qė u ofroi shqiptarėve Sami Frashėri pėrmes traktatit tė tij ėshtė njė prej ideologjive mė paqėsore, mė tė drejtpeshuara, mė tė ēliruara prej komplekseve etnike, qoftė tė epėrsisė, qoftė tė pėrulėsisė, jo vetėm nė Ballkanin e asaj kohe dhe nė kontekstin e traktateve ekspansivė tė fqinjėve, por nė njė shkallė shumė mė tė gjerė, ballkanike dhe europiane.
    Sami Frashėri, pėrmes veprės sė tij, dėshiron t’i nxisė dhe t’i bindė shqiptarėt pėr tė formuar shtetin e tyre tė pavarur, por Shqipėria mė vete sipas konceptit tė Samiut nuk do tė ngrihet nė dėm tė asnjė bashkėsie tjetėr kombėtare. Shqipėria mė vete, sipas veprės sė Samiut, para sė gjithash ėshtė njė Shqipėri e ndarė nga ish-perandoria osmane, me tė cilėn, pas ndarjes, mund tė ndėrtojė marrėdhėnie paqėsore ndėrshtetėrore, si me ēdo shtet tjetėr.
    Shqipėria e Samiut, siē ka qenė, siē ėshtė dhe siē do tė bėhet, nuk ka asgjė rrezikuese pėr fqinjėt, asgjė fyese dhe kėrcėnuese. Etnocentrizmi i Samiut, sado romantik, shoqėrohet me tė njėjtėn frymė romantike dhe madje utopike edhe pėr sa u takon marrėdhėnieve me shtetet fqinje, tė cilat ai i mendon ndėrsjelltazi tė mirėpritura e tė frytshme. Duket se Samiu i mendonte “Naēertania-n” dhe “megali-idhe-nė” mjete agjitacioni dhe jo platforma ideologjike etnike.
    Shqipėria siē ka qenė, nė konceptin e Samiut, ėshtė gjenetikisht e lidhur me dy kulturat e mėdha tė lashtėsisė: helene dhe romake. Duke qenė e tillė, me njė burim tė pėrbashkėt me kėto qytetėrime (sido qė teza e djepit pellazgjik tė pėrbashkėt mė pas shkencėrisht u vu nė diskutim), bota shqiptare nuk bartte dhe nuk mund tė bartte asgjė kundėrshtuese, mospajtuese dhe pėr mė tepėr mosduruese ndaj tyre. Lidhjet gjenetike qė supozonte Samiu, sidomos me fqinjėt jugorė (burimi i pėrbashkėt pellazg), ishin pikėnisje pėr njė klimė tė shėndetshme me njėri-tjetrin. Samiu nuk ka pėrmendur lidhje tė kėtilla me fqinjėt veriorė, qė historikisht dėshmohen tė pranishėm nė Ballkan nga fundi i krishtėrimit tė hershėm, mirėpo kjo jo vetėm nuk e ēon nė qendrime patologjike, por e nxit tė gjejė arsye tė tjera pėr t’i afruar popujt, pėr shembull, qendrimi i pėrbashkėt i tyre nė procesin e gjatė historik ndaj ish-perandorisė osmane.
    Nė veprėn e Sami Frashėrit, jo vetėm nė konceptin teorik, por edhe nė pikėpamjen thjesht gjuhėsore-leksikologjike, pothuajse nuk ekziston emėrtimi “armik”. Pėr kohėn kur u shkrua vepra, por edhe pėr mė vonė, kjo ėshtė njė gjė e rrallė. Dihet se barazimi i tjetrit, fqinjit, me armikun, ka qenė njė prej vuajtjeve mė tė mėdha tė Perėndimit deri nė gjysmėshekullin e fundmė.
    Samiu e pėrdor fjalėn “armik“ nė librin e tij pesė herė, dhe rastet janė kėto:
    1. “Nė kohėrat tė fundit tė Byzantinjet, kur kėta ishinė dėbuarė e s’u kish mbeturė fuqi as pėr tė qeverisurė vėndetė, as pėr tė qėndruarė kuntrė armiqet, atėherė, si mė ēdo vėnt, edhe nė Shqipėri ishinė ēpikurė disa mbretėri…” (f. 29). Ky ėshtė rasti i parė kur nė tekstin e Samiut pėrmendet fjala “armik”. Shihet qartė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr shqiptarėt dhe armiqtė e tyre, po pėr Bizantin dhe armiqtė e tij.
    2. “Dyzet e kaqė vjet qėndroi kėshtu Skėnderbeu me shqipėtarėtė duke vrar’ e handakosurė armikėtė …” (f. 32). Eshtė i vetmi rast, qoftė nė vėshtrimin prapavajtės (qysh prej kohėrave pellazgjike), qoftė nė vėshtrimin parashikues, qė Samiu pėrmend shprehimisht “armikėtė“ e shqiptarėve, duke kuptuar me to ushtritė osmane.
    3. “... kurrė Shqipėria s’ka fituarė nga gjaku i shqipėtarėve: gjithėnjė tė huaj dhe armikė tė Shqipėrisė kanė fituarė nga ay gjak ...“ (f. 41). Nė kontekstin e kėtij vlerėsimi tė Samiut ka mė shumė njė pakėnaqėsi emocionale pse shqiptarėt kanė luftuar pėr tė tjerėt se sa njė pėrdorim terminologjik tė fjalės “armik“. Kėtu kjo fjalė ėshtė nė pėrdorimin e saj me kuptim tė pėrgjithshėm dhe njė armik i tillė nuk ekziston.
    4. “Tyrqia e ka ngriturė besėnė nga shqipėtarėtė, nuk’ i beson e i vėshtron si anėmikė ...“ (f. 51). Edhe nė kėtė rast fjala “armik“ nuk pėrdoret si qendrim i zgjedhur nga shqiptarėt ndaj tjetrit, por si qendrim i tjetrit ndaj shqiptarėve, si zgjedhje e kryeqendrės perandorake ndaj tyre.
    5. “Shqipėtarėtė ... mėmėdhen’ e tyre e shihninė jashtė ēdo reziku e e dinin qė ndonjė anėmik s’muntte t’i qasesh Shqipėrisė“ (f. 55). Pėrsėri fjala “anėmik“ ėshtė nė kuptim tė pėrgjithshėm dhe nuk identifikon asnjė bashkėsi kombėtare fqinje ose jofqinje si antagoniste tė popullit shqiptar.
    Kėto janė rastet e vetme, nė kontekste tė tė cilave gjendet fjala “armik“ pėrdorur nga Sami Frashėri nė veprėn e tij “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“. Edhe nė mėnyrė tė tėrthortė Samiu nuk krijon opozicione ndėretnike nė veprėn e tij dhe Shqipėrinė e ardhshme tė pavarur e sheh si njė faktor qė do ta shėndoshė gjendjen nė Ballkan. Kjo ndodh nė njė kohė kur ideologjitė dhe doktrinat etnike tė fqinjėve tė drejtpėrdrejtė e shihnin realizimin e qenies kombėtare haptazi nė kurriz tė shqiptarėve.
    Eshtė pėr t’u vėnė re madje se Samiu nuk i sheh si historikisht e fatalisht armiqėsore as marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe ish-perandorisė osmane. Sipas tij, shqiptarėt ishin njė popull qė rrojti me dashuri brenda perandorisė dhe u bėnė fuqi udhėheqėse e saj deri nė kohėn e reformave tė Tanzimatit. Samiu mbron deri nė fund mendimin se armiqėsimi i shqiptarėve me perandorinė nuk erdhi pėr shkak tė shqiptarėve, sepse u zgjua brenda tyre ndonjė mėri etnike, apo ndonjė kompleks mosdurimi, por sepse Porta e Lartė ndėrroi sjellje ndaj tyre, duke i trajtuar si shtetas qė nuk meritonin tė respektoheshin dhe duke i ndėshkuar me sistemin e taksave.

    III. Burimet e mendimit paqėsor tė Samiut

    Eshtė e vėshtirė tė pėrveēohen bazat dhe burimet themelore tė paqes parajėsore qė sundon traktatin ideologjik kombėtar tė Sami Frashėrit. Ka njė rėndėsi tė veēantė pėr tė provuar kėtė frymė paqeje dhe drejtpeshimi fakti qė ky traktat, sikurse dihet, nuk ėshtė bėrė asnjėherė shkas pėr tė provokuar diskutime mospajtuese tek fqinjėt e drejtpėrdrejtė, tė cilėt nuk gjetėn gjatė mė shumė se njė shekulli kurrfarė prekteksti pėr kundėrvėnie. Edhe nė kohėrat mė tė ndezura, vepra e Sami Frashėrit nuk ėshtė ndaluar nė vendet fqinje, qoftė pėr pėrmbajtjen ideologjike, qoftė pėr ndonjė arsye tjetėr. Nė rastin mė tė keq ėshtė aluduar pėr “idole” romantike dhe “idhulltari” kombėtare, por pa pėrmendur emrin.
    Sigurisht qė njė figurė si ajo e Sami Frashėrit, me pėrmasa ndėrkombėtare dhe rol qendror nė disa kultura e qytetėrime, bashkoi shumė prurje e prirje nė krijimtarinė e tij, duke pėrfshirė dhe veprėn “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“. Pa dyshim qė kėto prurje e prirje mund tė ēmohen drejt duke e vėshtruar personalitetin e Samiut nė tėrėsinė e vet, duke mos ndarė ideologun e shqiptarėve me orientalistin e shquar, intelektualin e metropolit dhe vendlindjen e tij periferike. Vėshtrimet e pjesshme mund tė ndikojnė pėr tė arritur nė pėrfundime tė paqendrueshme. Mirėpo tė paktėn tre prej faktorėve qė e ēuan Samiun nė atė drejtpeshim mahnitės edhe pėr kohėn e sotme, drejtpeshim qė shpesh prej disa dijetarėve fqinjė ėshtė quajtur dobėsi, mund tė pėrcaktohen:
    1. Sami Frashėri dhe dy vėllezėrit e tij, kjo trini protagoniste e lėvizjes kombėtare shqiptare, ishin romantikė nė metodė e mendim. Si rregull, shkrimtarėt dhe mendimtarėt i ka ēuar nė vėshtrime anti-historike romantizmi prapavajtės. Romantizmi i ushqyer me utopi, me mitin e “shėn njeriut”; romantizmi perspektiv, siē ishte dhe ai i Samiut, duke pasur karakter parashikues, deri-diku futurist, nuk i implikonte shkrimtarėt me kurthet e sė shkuarės. Nėse Sami Frashėri do tė ndiqte njė gjedhe romantike prapavajtėse, ai do tė duhej tė ndiqte traditėn e epopesė heroike legjendare, apo tė gojdhėnės kombėtare, dhe tė kėrcėnohej njėsoj si heronjtė epikė: “Shtatqind vjet do tė t’i djeg kullat/ shtatqind vjet do tė t’i vras qentė”. Retrospektiva romantike e Samiut nuk ėshtė njė rekomandim pėr tė ardhmen, por njė homazh pėr mitin e tė parėve. Kėtij romantizmi i mungonte, prej thelbit tė vet, konservatorizmi dhe mbyllja.
    2. Nė formimin e Sami Frashėrit njė rol thelbėsor luajti iluminizmi. Kjo e bėnte atė tė besonte fuqimisht tek fuqia e mendimit. Iluminizmi i Samiut bėri qė jo vetėm raportet e shqiptarėve me fqinjėt, por pėrgjithėsisht raportet e qytetėrimeve me njėri-tjetrin, tė shiheshin si raporte konvergjence, dialogu pasurues dhe bashkėjetese. Samiu vetė, falė iluminizmit, u bė njė urė ku u kryqėzuan dhe u rishpirtėzuan kryevepra tė qytetėrimeve qė sociologė tė sotėm pėrpiqen t’i paraqesin nė antagonizėm. Ai mori prej qytetėrimit perėndimor “Tė mjerėt“ e Hygoit dhe “Verterin“ e Gėtes dhe ua la lexuesve tė perandorisė, nė tė njėjtėn kohė qė merrte nga klasicizmi pers, apo “Lindja e Lindjes“, njė kryevepėr tė tillė si “Shah Name-ja“ pėr ta sjellė nė metropolin e Rumelisė tė pėrshtatur pėr nevoja shkollore. Iluminizmi i Samiut ishte i tillė qė i jepte fuqi e energji pėr tė bashkuar nė tė njėjtėn kryeqendėr perandorake letėrsi tė metropoleve qė e shihnin me kundėrshti njėri-tjetrin.
    3. I formuar nė njė familje me tradita tė hershme bektashiane, Samiu, sikurse dhe Naimi, nė gjithė veprėn e vet dėshmoi fuqinė e njė panteizmi heterodoks dhe tė njė humanizmi tė qelqtė, qė rrallė mund tė gjendet nė botėn e letrave shqipe. Panteizmi dhe humanizmi ishin pjesė e endokozmosit tė tij, ishin instrumente tė shkėlqyera pėr tė mos e parė tjetrin si kundėrshtar, aq mė pak si armik; qoftė ky tjetri i ndryshėm nė pikėpamjen gjenetike, racore, etnike apo fetare, sepse jo vetėm tek fytyra e njeriut, por tek gjithēka e gjallė dhe e prekshme, ishte shprehja e pėrkryerjes sė hyjnores. Fryma panteiste dhe fuqia humaniste bėjnė qė nė veprėn e Samiut, edhe raportet me ish-perandorinė osmane, tė shihen si kundėrvėnėse vetėm si njė nevojė politike, si njė nevojė pėr tė mos lejuar qė Shqipėria tė mbytej bashkė me kėtė tė fundit. Thellė-thellė, nuk duket tė ketė tek Samiu njė armik tė betuar dhe tė pėrjetshėm as nė kėtė rast.

    IV. Shqipėria dhe tė tjerėt tek Samiu

    Njė prej pyetjeve qė shpesh shmanget nė diskutimet pėr Samiun dhe veprėn e tij ėshtė ajo pėr pėrpjesėtimet e kontributeve tė tij ndaj kulturės kombėtare dhe ndaj kulturave tė tjera, sidomos ndaj asaj turke-osmane.
    Eshtė e qartė se nga ana sasiore, por edhe pėrmbajtėsore, Samiu bėri qė orientalistika tė ngrihej nė shkallėn e bashkėkohėsisė, nė atė shkallė sa disa prej veprave tė tij edhe sot vlerėsohen tė patejkaluara. Mirėpo, po tė bėhet njė krahasim, del se Samiu nuk ka lėnė asgjė mangut, pėrpjesėtimisht me nevojat kulturore dhe gjendjen e pėrgjithshme tė dijes, edhe pėr Shqipėrinė.
    1. Samiu ishte njė prej themeluesve tė “Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip“, e cila u dha shqiptarėve tė parin alfabet dhe tė parat shtypshkrime. Me kėtė ai bėri reformėn e alfabetit pėr gjuhėn shqipe, tė njėjtėn reformė qė do ta ndiqte mė tej Naimi, me ngulmimin pėr pastėrtinė absolute tė saj. Nė Turqinė e re ideja e reformės sė alfabetit, qė u shqiptua pėr herė tė parė prej Samiut, u zbatua nja dy dekada mė vonė, me krijimin e Turqisė republikane. Njė kontribut i njohur i Samiut pėr ta ndarė shqipen prej shkrimit silabik osman ėshtė “Alfabetarja e gjuhėsė shqipe“, qė jo rrallė nėnēmohet.
    2. Nė trashėgiminė shkencore tė Samiut numėrohen disa gramatika dhe sintaksa tė ormanishtes, “sipas modeleve perėndimore“ (G. Shpuza, “Bota iraniane nė veprėn e Sami Frashėrit“, Tiranė 2004, f. 11). Por Samiu shkroi dhe njė gramatikė shkencore tė gjuhės shqipe, duke mbetur njė prej themeluesve tė terminologjisė sė kėsaj shkence, sidomos nė morfologji, “Shkronjėtore e gjuhėsė shqip“ (1886).
    3. Si dramaturg Samiu mori motive tė epopesė klasike perse “Shah Name“ dhe shkroi dramat “Jahve“ e “Suhrab“ nė turqisht, duke qenė dukshėm i prirur drejt njė lėnde etnografike, sikurse veproi edhe kur shkroi dramat me subjekt nga jeta etno-zakonore tradicionale shqiptare: “Besa“, “Pėrsėri besa“, “Ndėrgjegjja“ e tė tjera (AQSH, fondi personal i Sami Frashėrit, dokumente tė dhuruara nga arkivat turke, 2004).
    4. Dihet se Samiu hartoi disa fjalorė, midis tė tjerėsh fjalorėt dygjuhėsh turqisht-frėngjisht e anasjelltas, duke e kurorėzuar punėn e tij nė kėtė fushė me ”Kamus-i turki”, fjalorin sinkretik tė turqishtes. Sipas tė dhėnave qė ka sjellė kohėt e fundme prof. J. Bulo, edhe nė kėtė fushė nuk cėnohet simentria e kontributeve tė Samiut pėr perandorinė dhe pėr shqiptarėr. Nga njė letėr e panjohur e Jani Vretos, nė tė cilėn bėhet fjalė pėr kujdesin qė shoqėria atdhetare “Drita-Dituria“ e Bukureshtit duhet t’i kushtojė fjalorit tė Mitkos, del se ky i fundit jo vetėm kishte dijeni qė Samiu kishte hartuar edhe njė fjalor tė shqipes, por, madje, merret vesh se bėhet fjalė pėr njė fjalor tė madh. Vreto shkruan se “i kam numėruar vetė gjashtė mijė fjalė rrėnja dhe dy a tri herė aq tė dala“ (tė prejardhura) (J. Bulo, “Fjalori i gjuhės shqipe i Sami Frashėrit - njė projekt apo njė realitet“ kumtesė nė konferencėn shkencore kushtuar 100-vjetorit tė Sami Frashėrit, Tiranė 2004).
    5. Samiu u bė i njohur mė sė shumti me “Dictionaire universel d’histoire et de geographie“, i njohur mė gjerėsisht me titullin turqisht “Kamus-ül Alam“. Me kėtė vepėr ai jo vetėm plotėsoi nevojat enciklopedike tė ish-perandorisė, jo vetėm plotėsoi e kurorėzoi veprėn e vet si dijetar, por, nė pamundėsi pėr tė hartuar njė enciklopedi shqiptare, bėri gjithēka qė mund tė bėhej qė ēdo zė i mundshėm nga bota shqiptare, nė gjeografi e histori, tė kishte vend tė privilegjuar dhe tė promovohej nė mjedisin e huaj. Studiuesit e letėrsisė janė shprehur se nė kėtė vepėr Samiu i rezervoi botės shqiptare pėrmasat e njė enciklopedi mė vete.
    6. Tė gjitha idetė e rindėrtimit bashkėkohor tė shtetit osman, qė Samiu nuk arriti t’i shohė tė realizuara, i shprehu nė formė sinergjike edhe pėr shtetin e ardhshėm shqiptar, pikėrisht nė veprėn “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė“.
    Kėto dhe shumė fakte tė tjerė bėjnė tė kuptohet se ekziston njė simetri kontributesh prej Samiut pėr kulturėn kombėtare dhe pėr atė metropolitane. Sigurisht ai zgjodhi afrimin mė tė suksesshėm me tė dyja kėto kultura, tė cilat ndryshonin jo vetėm prej burimit, por edhe prej shkallės sė afirmimit.
    Nė anėn tjetėr, kėto vlera e bėjnė Sami Frashėrin njė dijetar atdhetar dhe njė mendimtar qė nuk ra kurrė nė kurthin e fobive ndaj tė tjerėve. Eshtė meritė e traktatit tė parė kombėtar tė shqiptarėve, hartuar prej Samiut, qė mendimi shqiptar kurrė nuk ka manifestuar frymė ekspansioni, realizimi nė kurriz tė tjerit, antagonizmi tendencioz, edhe atėherė kur antagonizmi i tjetrit ka qenė njė rrezik evident; edhe atėherė kur vizioni pėr njė Shqipėri qė nuk rrezikon askėnd ėshtė marrė pėr mungesė fuqie realizuese. Mendimtarėt e sotėm federalistė, qė e shohin tė ardhmen e popujve nėn njė ēati tė pėrbashkėt, ku ideja e barazisė ėshtė kthyer nė njė mit, kanė tek ideologjia e Samiut njė pararendje tė shkėlqyer.


    Burimet kryesore tė cituara:

    1. Sami Frashėri, Vepra, vėllimet 1-7, Rilindja, 1978.
    2. Isak Shema, “Fjalor i rėndėsishėm i letėrsisė botėrore”, nė “Java e bibiotekės nė Kosovė”, Prishtinė 2004.
    3. Bulent Bilmez, “Njė libėr nė diskutim: ’Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė’“, kumtim mbajtur nė konferencėn shkencore organizuar nė Tiranė nga Akademia e Shkencave kushtuar 100-vjetorit tė Sami Frashėrit, Tiranė 2004.
    4. Zija Xholi,“Sami Frashėri“, studim monografik, Tiranė 1978.
    5. Gazmend Shpuza, “’Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė’ e Sami Frashėrit“, “Perla“ 2003/3-4.
    6. Shaban Sinani, “Sami Frashėri, ideolog pa ksenofobi“, nė “Metropol“, 18 qershor 2004.
    7. “Les protocoles de Sages du Sion“ - “Protokollet e pleqve tė Sionit“, Paris, 1919.
    8. “Naēertania“, “Programi i politikės sė jashtme dhe tė politikės kombėtare tė Serbisė prej vitit 1844“.
    9. Hivzi Islami, “Spastrimet e shqiptarėve”, Prishtinė, 2003.
    10. Gazmend Shpuza, “Bota iraniane nė veprėn e Sami Frashėrit“, Tiranė 2004.
    11. Jorgo Bulo, “Fjalori i gjuhės shqipe i Sami Frashėrit - njė projekt apo njė realitet“ kumtesė mbajtur nė konferencėn shkencore organizuar nė Tiranė nga Akademia e Shkencave kushtuar 100-vjetorit tė Sami Frashėrit, Tiranė 2004.
    12. AQSH, fondi personal i Sami Frashėrit, dokumente tė dhuruara nga arkivat turke, 2004.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  37. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dar_di pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20

    “fjalėt E Urta”

    “FJALĖT E URTA”
    SAMI FRASHĖRI

    1. Mendimet e larta gjenden nė fjalė tė shkurtėra.
    2. Mė e bukura fjalė ėshtė e thjeshtė dhe e shkurtėr, ėshtė fjalė qė kuptohet mė
    lehtėsi dhe qė ka kuptim tė thellė e tė hollė.
    3. Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij.
    4. Detyra jonė kryesore ndaj njerėzisė ėshtė tė studiojmė dhe tė mėsojmė (tė tjerėt)
    pa u mėrzitur.
    5. I madh ėshtė ai njeri qė i shikon tė gjithė njė soj, qė vepron pa anuar, dhe qė
    mendon pėr tė gjithė. Al qė mendon pėr interesat e veta, ėshtė njeri i ulėt.
    6. Detyrat njerėzore janė njė barrė e rėndė; sjellja e keqe sipas andjes dhe pėlqimit tė
    botės ėshtė njė moēal i madh. Pėr tė nxjerrė nė breg njė barrė tė tillė tė rėndė nga
    njė moēal i tillė, duhet tė ecėsh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.
    7. Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėxpiqu t’i fitosh ato.
    8. Mos e duaj gjumin shumė; hap sytė qė tė mos mbetesh i uritur.
    9. Toka mund t’i ushqejė njerėzit fare mirė; vetėm pse shumica e pasurisė
    shpenzohet pa vend, e shurata e njerėzve mbeten tė uritur.
    10. Pėr t’ia nėnshtruar botėn mirėsisė, duhet luftuar kundėr ligėsive.
    11. Pitimi i pozitės varet nga tė tjerėt. A nuk ėshtė marrėzi tė lėsh atė qė ke nė duart
    tua dhe t’u drejtohesh tė tjerėve.
    Mundesuar nga www.shkodraonline.com
    12. Mė parė se pėr pasurinė, mjeshtėrinė dhe tregtinė e njė bashkėsie (njerėzore),
    duhet menduar pėr edukimin e saj, sepse edukata e mirė ėshtė baza e bashkėsive
    njerėzore.
    13. Njeriu mirret me dituri dhe me shkencė gjatė gjithė jetės sė tij. Nė fėmijėri i
    mėson ato, nė rini i vė nė zbatim e nė pleqėri mėson tė tjerėt.
    14. Zemra e njeriut tė pėrsosur ėshtė gjithmonė e pezmatuar, por fytyra e tij ėshtė
    kurdoherė e gėzuar.
    15. Njeriu dėshiron madhėshtinė dhe famėn, trembet nga mospėrfillja; megjithėkėtė
    nuk largohet nga sjelljet e kėqia; kjo ėshtė si kur ke frikė nga lagėshtira e banon
    nė moēal.
    16. Po tė jenė nėpunėsit nė dorė tė personave tė pazotė, po t’u mungojnė armėt
    ushtarėve, po tė mbetet pas bujqėsia, mjeshtėria dhe tregtia, prapėse-prapė shteti
    qėndron; por kur sundimtarėt nuk respektojnė ligjin dhe tė drejtėn, nėpunėsit e
    vegjėl bėhen tė pabindur dhe nuk zbatojnė urdhrin e dhėnė, kėshtu qė populli bjerr
    vetitė e mira dhe jipet pas veseve tė kėqia, atėherė nuk ka mė shpresė shpėtimi.
    17. Mos i poshtėroni njerėzit e mėdhenj pėr njė a dy faje tė tyre, sepse diamanti sado i
    prerė shtrembėr tė jetė, ėshtė mė i vlefshėm se njė gur i zakonshėm, i prerė nė
    forrnėn mė tė pėrsosur.
    18. Mashtrimet e mashtruesit i pėrballoni me drejtėsi, sepse gjithēka mėnjanohet me
    tė kundėrtėn.
    19. Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen (njėri nga tjetri).
    20. Fjala e atij qė qesh shumė, s’e bėn tė qeshė asnjėrin.

  39. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •