Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17

    Perfaqesimi i Shqiperise ne Konferencen e Parisit, 1919

    Shqipėria, ēelsi kryesor i Lindjes sė Afėrme

    Megjithėse Shqipėria zotėron pozitėn gjeografike mė tė rėndėsishme nė Adriatik; megjithėse ėshtė ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme; megjithėse ndodhet vetėm tridhjetė e nėntė milje nga Italia, ende, ėshtė, ndoshta, vendi mė pak i njohur i Evropės. Kundėrvėnia e autoriteteve turke, karakteri malor dhe mungesa e rrugėve e bėjnė atė pothuajse tė pakalueshme pėr udhėtarin e huaj, dhe shumė nga problemet e saj gjeografike, presin akoma qė tė zgjidhen. Kufiri i Shtetit shqiptar siē u caktua nga Konferenca e Londrės (1912-1913), nėn kėrcėnimin e Rusisė Cariste, ngjitet pak mė sipėr Bunės, sesa kufiri i mėparshėm, dhe pėrshkohet nė brendėsi, nė drejtim tė njė pėrroi poshtė Gorricės, aty ku ndan krahinėn e Anamalit dhe mbėrrin liqenin e Shkodrės nė perėndim tė Zogajt. Vija kufitare mandej pėrshkon liqenin tek ngushticat e Kastratit dhe Hotit, dhe ngjitet nė verilindje nėpėr kufirin e pėrparshėm, midis Malit tė Zi dhe Turqisė (duke ia lėnė fiset e Hotit dhe Grudės, Malit tė Zi dhe Kastratin, Shkrelin dhe Kelmendin Shqipėrisė); pastaj, bėn njė kthesė nė jug duke ia kaluar Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi; pastaj, kthehet nė juglindje, duke lėnė jashtė Pejėn, Gjakovėn dhe Prizrenin (pothuaj tė banuar tėrėsisht nga shqiptarė), dhe prej njė pike disa milje nė perėndim tė Prizrenit, vijon nė jug, duke ja lėnė Dibrėn Serbisė, dhe pastaj ndjek Drinin nė drejtim tė Peshkopisė, prej kėtej vazhdon majė kodrave derisa pėrshkon Liqenin e Ohrit nga Lini, pranė Manastirit tė Shėn Kollit. Nė jug, kufiri fillon prej njė pike nė Liqenin e Ohrit ndėrmjet Pogradecit dhe Shėn Naumit dhe vazhdon nė drejtim tė skajit jugor tė Liqenit tė Prespės, pastaj ndjek kufirin lindor tė Krahinės sė Korēės duke kaluar deri afėr Kosturit, qė atje pak a shumė nė vijė tė drejtė shkon nė Leskovik. Pothuajse, njė vijė tjetėr e drejtė e drejtuar nga verilindja nė jugperėndim, pėrfundon nė Kepin e Stillos. Kjo pjesė e kufirit pėrfshin Kolonjėn, Pėrmetin dhe Gjirokastrėn, me gjithė luginėn e saj nė Shqipėri, ndėrsa Konica dhe Krahina e Pindit i mbeten Greqisė.

    Kėshtu, vendimi i padrejtė dhe arbitrar i Konferencės sė Londrės, la pėr Shtetin Shqiptar vetėm njė hapėsirė prej 11.317 miljesh katror dhe njė popullsi prej rreth njė milionė banorėsh, ndėrsa nė fakt, vendi, ėshtė tri herė mė i madh dhe shtrihet nė njė hapėsirė prej rreth 30.000 miljesh katror. Rajoni i banuar nga Shqiptarėt, ose nga "bijtė e Shqipes sė Malit", siē ata e quajnė vetveten, pėrafėrsisht kufizohet brenda njė vije tė hequr nga kufiri i Malit tė Zi (pėrpara Luftės Ballkanike) tek Berana nė Mitrovicė dhe kap kufirin serb pranė Vranjės; qė atje merr Shkupin, Pėrlepin, Manastirin, Follorinėn, Kosturin, Meēovėn dhe pėrfundon nė Gjirin e Artės.

    Kombi shqiptar deri nė mesjetė ishte njė komb mė i madh dhe i pėrfshinte tė gjithė vendet, tė cilėt formojnė Gadishullin Ballkanik, nė brigjet mė tė djathtė tė Danubit. Por, nė shekujt e gjashtė dhe tė shtatė, kur ndodhėn pushtimet serbe dhe bullgare, shqiptarėt u tėrhoqėn nė perėndim nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.

    Asnjėherė nuk janė bėrė regjistrime pėr ta, dhe autorė tė ndryshėm japin tė dhėna tė ndryshme pėrmbi popullsinė e Shqipėrisė. Kėshtu, Schaferik, vlerėson se shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri janė rreth 1.800.000. Sėr Edėin Pears, nė kreun e tij interesant mbi kėtė popull, arrin nė pėrfundim se janė rreth 1 milionė e gjysėm banorė; zoti Charles H. Ėoods jep shifrat midis 1.100.000 dhe 1.250.000; Enciklopedia e Misioneve (1904) e jep shifrėn rreth 2.000.000. Vėshtirėsia pėr udhėtarin e huaj lind nga karakteri i pėrzier i popullsisė; nga fakti se mjaft shkrimtarė, ēmojnė pjesėn e shqiptarėve "myslimanė" si turq, dhe shumė nga shqiptarėt "ortodoksė" si Grekė.

    Ata qė e njohin vendin mirė, e vlerėsojnė popullsinė e Shqipėrisė nga dy milionė e gjysėm nė tre milionė. Kėto pėrfundime, megjithatė, nuk pėrfshijnė plotėsisht tė gjithė banorėt e kėsaj race, qė janė mjaft tė shpėrndarė; pėrveē shqiptarėve qė banojnė nė Shqipėri, janė 800.000 shqiptarė qė jetojnė nė Italinė e Jugut; 900.000 nė Greqi, 80.000-100.000 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (pa numėruar ata qė kanė emigruar nga Italia por vetėm tė ardhurit nga Shqipėria); 25.000-30.000 nė Rumani, 40.000-50.000 nė Turqi dhe disa mijėra nė Egjypt, Bullgari, Rusi dhe Austro-Hungari.

    Shqiptarėt, qė jetojnė tani nė Itali, kanė emigruar atje, mbasi turqit pushtuan Shqipėrinė; por ata e ruajtėn gjuhėn, zakonet shoqėrore dhe format e tyre tė Krishtėrimit, por me njė veēori, qė nė vend tė Patriarkut grek tė Kostandinopojės, ata njohin Papėn si kreun e tyre fetar; nė mėnyrė qė tė jenė tė lirė tė pėrdorin nė shėrbimet e tyre fetare, gjuhėn e dashur nėnė.

    Popullsia shqiptare e Mbretėrisė Greke ka nė zotėrim tė gjithė Atikėn, Megaris-in dhe pjesėn mė tė madhe tė Beotisė. Nga ishujt, ata zotėrojnė pjesėn jugore tė ishullit Eubea, dhe sė paku njė tė tretėn tė Andros-it, ndėrsa tėrėsisht ishullin Salamis; Poras, Hydra dhe Specia janė populluar pa pėrjashtim nga njė racė puro shqiptare, gjithashtu edhe njė pjesė e Eginės. Dhe ishulli i vogėl Anghistri nė afėrsi tė tij. Nė Peloponez, ata pėrbėjnė shumicėn e popullsisė nė Argolis, Korinth dhe Sicyonia; dhe ata popullojnė krahina tė konsiderueshme nė Arkadi, Lakoni, Messina dhe nė Elis. Megjithė kėtė shtrirje tė madhe territoriale, ata e ruajnė deri nė ditėt tona, gjuhėn e tyre nėnė, doket e veta, zakonet e thjeshta shoqėrore dhe sistemin e pazhvilluar bujqėsor.

    Pėrgjatė gjysmė sė shekullit, duke i paraprirė menjėherė pushtimit tė Moreas nga turqit, popullsia shqiptare e Greqisė, mė se njėherė mori njė rol tė shėnuar nė punėt publike, madje pėr njė kohė, ata morėn pėrsipėr planin e dėbimit tė vetė grekėve nga Morea.

    Migrimet e shqiptarėve nė Egjipt, Rumani, Bullgari, Rusi, Amerikė, atj., janė tė mėvonshme.

    Nga racat e tjera, qė jetojnė nė Shqipėri, serbėt dhe bullgarėt, pėrbėjnė numrin mė tė madh, afėrsisht rreth 150.000 frymė. Ka njė koloni bullgarėsh nė afėrsi tė Dibrės dhe tė Ohrit. Mė nė jug, Mali i Zygos dhe vargmalet e Pindit, banohen nga vllehė, tė cilėt janė rreth 100.000 frymė. Nė skajin jugor, ndodhen vendbanime Greke, tė cilėt nuk kapėrcejnė 60.000 frymėt.

    Shqipėria ėshtė njė vend malor me gjithė kuptimin e fjalės, megjithėse nuk i mungojnė luginat pjellore. Ajo ka sė paku dhjetė vargmale, nga tė cilėt gjashtė ngrihen nė Shqipėrinė e Jugut dhe katėr nė pjesėn e mesme e veriore tė vendit. Kėto vargmale nisin nga veriperėndimi nė juglindje, me pėrjashtim tė atyre, tė cilėt skajojnė feud-in e Dibrės dhe tė Liqenit tė Ohrit dhe gjithashtu bėn pėrjashtim Shari, i cili ndodhet nė jug tė njė tjetėr feudi (bajrak), i cili shtrihet nga verilindja nė jugperėndim. Majat mė tė larta janė Ljubotern, pranė Kalkandeles, 8858ft.;Skulsen, 7533ft.,Babavreka, 7306 ft. tė gjitha ndodhen nė Shqipėrinė Veriore. Nė Shqipėrinė Qėndrore, maja mė e lartė ėshtė Tomorri, 7916ft.,qė ngrihet pėrmbi qytetin e Beratit.

    Lumenjtė pėrgjithėssiht rrjedhin nga lindja nė perėndim. Pėr shkak tė shpejtėsisė tė rrjedhave vetėm dy prej tyre janė tė lundrueshėm, Buna dhe Arta; dhe, kėta vetėm vetėm nė pjesėn e poshtme. Lumenjtė kryesorė tė Shqipėrisė janė: Moraka dhe Paskola, rrjedhat e tyre bashkohen dhe kalojnė pėrmes Liqenit tė Shkodrės, nė Adriatik; duke marrė ndėrmjet liqenit dhe detit emrin Buna. Drejtimi kryesor i Morakės ėshtė jugu; Paskola shkon nga jugperėndimi dhe largėsia prej burimit tė Morakės nė grykė tė Bunės, duke ndjekur rrjedhėn e rrymės dhe duke pėrfshirė gjatėsinė e Liqenit tė Shkodrės, i kalon tė 100 miljet. Dy degėt, Drini i Bardhė dhe Drini i Zi, pasi burojnė nga malet nė kufi, zbresin nė jug, takohen dhe bien nė drejtim tė perėndimit nė Adriatik. Gjarpėrimi i rrjedhave tė tyre, llogaritur nga tė dy burimet, e arrin nė njė gjatėsi prej rreth 150-160 milje, duke e bėrė lumin kryesor tė Shqipėrisė Veriore. Mė tej drejt jugut, takojmė Shkumbinin (Genesusi i lashtė); Baratinėn (Apsusi i lashtė); Vjosėn (Ausi i lashtė), i cili buron nė pjesėn veriore tė Vargamalit tė Pindit dhe zbret fillimisht 75 milje nė drejtim veiperėndimor; pastaj, nga perėndimi nė jug pėrreth 12 milje, ndėrmjet dy malesh tė lartė e tė thiktė, tė cilėt afrohen shumė pranė njėri-tjetrit, duke formuar luginėn e njohur tė quajtur nė kohėt e lashta Fances Antigonenses, dhe tani, quhet, Lugina e Vjosės...

    Liqenet kryesore tė Shqipėrisė janė Liqeni i Shkodrės, i cili ėshtė rreth 16 milje i gjatė nga veriperėndimi nė juglindje dhe 3-5 milje i gjerė. Ai ka disa ishuj tė vegjėl. Liqeni shtrihet nė Shqipėrinė e Sipėrme dhe ėshtė i rrethuar nga degėzimet e vargmaleve Scardus. Liqeni i Ohrit ėshtė rreth 18 milje i gjatė dhe ka njė gjerėsi qė arrin 8 milje. Ndodhet nė luginėn qė laget nga Drini i Zi, i cili buron prej liqenit. Liqeni ėshtė pėrplot me peshq tė njė cilėsie tė lartė. Liqeni i Prespės, qė ndahet nga Ohri prej maleve Galinica, mendohet tė jetė i lidhur me tė, me anė tė njė kanali tė nėndheshėm. Liqeni i Maliqit, nė juglindje tė Ohrit, pėrshkohet nga lumi i Devollit...

    Klima e Shqipėrisė nė ultėsirė ėshtė e ngrohtė afėrsisht si nė Itali, por rrymat e ajrit dhe erėrat e befta e tė fuqishme nga veriu, e bėjnė atė mė pak tė pėrshtatshme. Nė pjesėn qė shtrihet nė jug tė gjerėsisė 40 gradė, klima ėshtė mė e ngrohtė se nė Greqi. Pranvera hyn, nė mes tė marsit; nė korrik dhe gushti i nxehti i padurueshėm shpesh i shteron pėrrenjtė dhe lumenjtė duke tharė bimėsinė dhe barin. Shtatori ėshtė koha e vjeljes sė rrushit, dhe shirat e dhjetorit ndiqen nga ngricat e janarit, qė, megjithatė, rrallė zgjasin shumė. Vendi ėshtė pėrgjithėsisht i shėndetshėm.

    Qytetet kryesore tė Shqipėrisė janė Shkodra,me njė popullsi prej 32.000 banorėsh; Prizreni 30.000; Janina 22.000; Gjakova 12.000; Dibra 15.000;Prishtina 11.000; Peja 15.000; Berati 15.000; Ohri 11.000; Tirana 12.000; Korēa 22.000; Manastiri 60.000; Shkupi 32.000; Veleshi 19.700; Kalkandeleni 17.200; Pėrlepi 24.000; Kėrēova 9350; Resnja 4450; Follorina 9824; Struga 4570; Kosturi 6190; Gjirokastėr 11.000; Elbasani 8000; Meēova 7500; Preveza 6500; Vlora 6000; Durrėsi 5000; Parga 5000; Butrinti 2000; Kruja 5000.

    Prej shumė vitesh, gjuha shqipe, ka qenė njė enigmė e vėshtirė por interesante pėr filologėt. Shumė intelektualė me emėr janė pėrpjekur ta zgjidhin kėtė ēėshtje tė ndėrlikuar, por duke mos patur nė dorė monumente tė mjaftueshme janė treguar tė paaftė tė japin njė zgjidhje pėrfundimtare, pėrsa i pėrket origjinės sė saj. Pavarėsisht nga kjo, disa nga studjuesit kanė qenė tė bindur, qė gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e lashtė e Evropės, ama e Greqishtes dhe e Latinishtes, dhe pastaj zgjidhja e problemit tė Shqipes do tė ishte me vlerė tė madhe dhe do tė revolucionarizonte njė shumicė teorish etnografike dhe linguistike...

    Mė 1820, Shoqėria Biblike Britanike, publikoi botimin e parė tė Testamentit tė Ri nė gjuhėn shqipe. Njė botim i dytė pasoi mė 1858; dhe, i treti doli mė 1879. Ndėrkaq, pėr tė nxitur studimin kritik tė gjuhės shqipe, u pėrkujdesėn mjaft studiues tė Evropės, qė shkruan disa balada historike, pėrralla, proverba, etj. qė janė ruajtur brez mbas brezi deri nė kohėn e sotme. Midis kėtyre mund tė pėrmendim: Leake, Hahn, Mikloshich, Gustav Mayer dhe August Dozon...

    Menjėherė pasi u deklarua lufta, Serbia pushtoi pjesėn veriore tė Shqipėrisė, dhe Greqia, shumicėn e krahinave jugore. Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall mė nė fund nė Vlorė, mė 28 nėntor, 1912, dhe njė qeveri e pėrkohshme u formua pastaj nėn kryesimin e Ismail Qemal Beut. Nė dhjetor, 1912, Konferenca e Ambasadorėve e Londrės miratoi nė parim autonominė e Shqipėrisė dhe vendosi nė vija tė trasha kufijtė e saj. Nė vijim, Konferenca vendosi gjithashtu, qė njė princ evropian tė emėrohej pėr ta qeverisur dhe princi Ėilliam Vid, qė kishte pranuar ftesėn pėr fronin e Shqipėrisė, arriti nė Durrės nė 7 mars tė vitit 1914. Qeveria e Shqipėrisė kaloi nė duart e Mbretit, nėn mbėshtetjen dhe kėshillimin e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, sipas marrėveshjes sė Konferencės sė Ambasadorėve tė korrik 1913. Fatkeqėsisht, cmira, mosbesimi, dhe rivaliteti midis fuqive protektore, lakmia, intrigat dhe sulmet qė vinin nga Serbia dhe Greqia, shkaktuan vdekjen e mijėra e mijėra njerėzve tė pafajshėm, gra dhe fėmijė ranė viktima tė politikanėve tė paskrupuj dhe zotėrve tė luftės.....
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17
    Shqiptari, qė ndihmoi Presidenti Uillson nė Paris

    Shėnime pėr librin "Shqipėria, ēelsi kryesor i Lindjes sė Afėrme" i autorit Kristo Dako, botuar nė vitin 1919, dhe qė qartėsoi qėndrimin e delegacionit amerikan pėr kufijtė shqiptarė nė Francė. Ndikimi direkt i patriotit Doko nė Francė, nėpėrmjet kėshilltarit tė presidentit Uillson, Ēarlz Krejn, pėr tė vėrtetėn e ēėshtjes shqiptare
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17
    Pse vlen libri pėr Shqipėrinė

    Nga Richard Gotheil*

    Do tė luante rolin e njė miku tė keq, ai, qė do tė kujtonte se mjaft nga ēėshtjet e ndryshme, qė prekin sovranitetin nė Evropė, ishin tė gjitha tė paracaktuara tė zgjidheshin, dhe pėrfundimisht, nė konferencėn qė u mbajt nė Paris, gjatė pesė muajve tė fundit. Disa prej ēėshtjeve janė mjaft tė ndėrlikuara, ndoshta pėr t'i shkoqitur pėr vite me rradhė, jo mė me muaj. Tė tjerat presin dorėn e butė dhe ngushėlluese tė kohės qė t'i japė formėn qė kėta huazojnė pėr zgjidhjen qė, pak a shumė tė jetė, brėnda profesionit tė besimit tonė politik.

    Disa probleme, megjithatė, duken aq qartė pėr sa i pėrket vlerėsimit tė bazės mbi tė cilėn qėndrojnė sa e shohin zgjidhjen si njė ēėshtje tė detyrės publike. Njėri prej tyre ėshtė i ashtėquajturi problemi lidhur me popullin shqiptar. Shumė spekulime janė hedhur pėr ēėshtjen reale dhe mėnyrėn e konstituimit tė atij qė ne e pėrcaktojmė si komb. Disa autorė kanė shkruajtur me shkathtėsi mbi lidhjet racore si krijuese tė origjinės prej nga kanė prejardhjen konglomeratėt; tė tjerėt mendojnė pėr gjuhėn: dhe sėrisht tė tjerė kanė pėrmendur fenė, si krijuese tė lidhjes dhe bashkimit. Megjithė hollėsitė diturore, kėto teori tė ndryshueshme u ngritėn, vetėm e vetėm sepse e gjenin vetveten pėrballė disa faktesh, me tė cilėt s'pranonin tė mateshin. Nėse do tė arrinim nė njė pėrfundim, duhet tė hapeshim dhe tė zgjateshim tepėr, pėr tė parashtruar ēėshtje nga mė tė ndryshmet; dhe kjo gjė thuhet mė sė miri nga shkrimtari ynė, lidhur me kėtė subjekt, kur arrin nė analizėn pėrfundimtare se, ėshtė vullneti popullor, qė konstituon kombėsinė.

    Por, nėse ky parim, do tė zbatohej pėr shqiptarėt, do tė zhvillohej njė debat i vėshtirė, pasi do tė duhej qė tė kishte parasysh vullnetin popullor. Sa mė larg ta ndjekėsh historinė e kėtij populli trim, do ta gjesh atė tė karakterizuar prej dy pasionesh-nga pasioni pėr gjuhėn e tij dhe pasioni tjetėr pėr zakonet e lashta. Ndonėse, pėr kėtė gjuhė (shqipen), ka qenė e vėshtirė, vendosja nė ndonjė familje gjuhėsore, sipas klasifikimit tė tė folmeve tė sotme nga studiuesit modernė, nuk ėshtė e arsyeshme skualifikimi i saj. Pasi kėto zakone nuk pėrkojnė gjithmonė me zakonet tona qė jemi mėsuar, kėto zakone nuk mund tė bėhen pengesė pėr ta. Gjuha dhe zakonet formojnė bazėn e ekzistencės sė tyre tė veēantė, si popull qė duhen nga shqiptarėt, ashtu si duhet fryma e jetės. Ata kanė jetuar pėr kėtė ekzistencė tė veēantė; dhe kanė vdekur pėr kėtė. Ky popull i vogėl dhe ata, janė veēse njė grusht-ka luftuar me vendosmėri tė dyfishtė, madje me sukses kundėr pabarazive tė panumėrta, qė e kanė rrezikuar gjithmonė pėr ta zhdukur. Tė shtrėnguar pėrballė Adriatikut, vendstrehimi i vetėm pėr ta mbeteshin malet, kėshtu ata u pushtuan nga gotėt, hunėt, serbėt, bullgarėt dhe normanėt; deri nė vitin 1478, ata mbetėn pjesė e panėnshtruar e Perandorisė Turke. Por, midis atij, kaosi pėrpirės, ata e ruajtėn pėrsėri mėvetėsinė. Pėr kėtė, s'kishin nevojė pėr njė Skėnderbe apo Ali tė Janinės, qė tė bindnin sundimtarėt e vet pėr njė ndjenjė marrėveshje reale qė ishte e kishin tė gjallė dhe atyre qė dėshironin t'i nėnshtronin. Porta e Lartė ishte gjithmonė kaq e gjerė sa pėr tė ditur se me kė tė mirrej vesh, pasi ishte mėnyra e vetme me tė cilėn mund tė vihej nė jetė marrėveshja.

    Fatkeqėsisht, atė ēka e dinte Porta, tė tjerėt-qė mendohej tė ishin mė tė pėrparuar nė mėsimin e historisė-nuk e dinin, dhe nuk po duket ta kenė mėsuar deri sot. Sllavė, malazias, dhe serbė po ushtrojnė trysni nga veriu dhe lindja; grekėt po shtyhen sipėr nga jugu dhe lindja; dhe nga ē'duhej tė ishte sot, Shqipėria qė mbulonte territorin e zotėruar prej qindra vitesh prej shqiptarėve, po rrezikohet tė zvogėlohet aq shumė duke e bėrė shtetin e tanishėm, gati tė papėrshtatshėm dhe tė pamjaftueshėm pėr vetė zhvillimin e popullit shqiptar. Mė 17 Qershor 1878, tė treqind delegatėt e mbledhur nė Prizren vendosėn qė shteti shqiptar tė ishte brenda territorit qė pėrfshinte brenda tij katėr vilajetet turke tė Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe tė Janinės dhe pikėrisht kjo ėshtė Shqipėria qė kėrkon historia dhe gjykimi i shėndoshė. Fjalėt, megjithatė, mbėrritėn tek ne, prej matanė detit pa shumė ceremoni dhe pa mė tė voglin arsyetim rreth fakteve dhe kėrkesave kaq elementare. Pėr mė tepėr, kėtė ēuditėrisht e bėri Italia, qė po siguron pikėmbėshtetje nė Ballkan pasi i mori Shqipėrisė, qytetin port tė Vlorės.

    Ne kemi shprehur keqėardhjen tonė, pas aktit tė kryer nga ajo mė 3 qershor 1917, kur publikoi njė deklaratė, qė praktikisht vendoste pushtetin e saj mbi Shqipėrinė; duke rėnė nė kundėrshtim me Paktin e Londrės tė 1913, tė cilin e ka nėnshkruar. Miqtė e shumė tė Italisė mendojnė tė lėnduar mbi kėtė pėrpjekje tė saj pėr tė mbyllur detin Adriatik me tė tilla mėnyra. Prandaj duhet vetėm tė lexohet historia e shqiptarėve, siē tregohet nga zoti Dako nė faqet nė vazhdim pėr tė mėsuar, qė ata do tė mbrojnė vendin e tyre deri nė fund, pėrpara se tė marrin mbi vete barrėn aq tė rėndė dhe tė turpshme tė pėrbuzjes. Studiuesi i historisė i ka vėzhguar kėto ngjarje me njė ndjesi dhe keqėardhje tė sinqertė, si edhe me iluzionet e tij pėr tė ardhmen, tė cilat ai guxoi t'i mbronte deri disa muaj tė shkuar, qė u ndėrruan nga realiteti i rėndė i tanishėm. Nėse trajtimi ndaj shqiptarėve ėshtė njė parashikim i vėrtetė i moralitetit ndėrkombėtar tė sė ardhmes, dikush mund tė shtrojė pyetjen se nė ēfarė mase do tė ndryshojnė ditėt e mėpasme prej tė mėparshmeve. Dikush nuk heziton sė pyeturi, se pėrse ajo ēka pėr Italinė pėrsa i pėrket Fiume-s ndaj Jugosllavisė u quajt gabim, ndėrsa kundėr Vlorės dhe shqiptarėve qenka e drejtė; kjo sigurisht s'mund tė shpjegohet, ngase jugosllavėt qenkan shumė dhe shqiptarėt pak.

    Zoti Dako rrėfen historinė e popullit tė tij me njohurinė e njė studiuesi dhe me ndjenjat e njė patrioti. Ai shkruan me guxim dhe krenari, ashtu si i takon. Ai ka pėrjetuar shumė mė tepėr, sesa ajo qė pėrshkruan; dhe pėr kėtė arsye, ato qė thotė ai kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme. Pėrgjatė punės, atij i ėshtė dashur tė prekė ēėshtje nga mė tė ndryshmet, qė janė ende tema diskutimesh dhe mosmarrėveshjesh midis studiuesve. S'ėshtė e domosdoshme tė ndash tė njėjtat mendime me pikėpamjet e tij; por do ēmuar gjithmonė gjerėsia e vėshtrimit dhe pėrpjekja e sinqertė pėr njė analizė tė drejtė, qė vė nė barazpeshė opinionet e kundėrshtarėve.

    *Profesor nė Universitetin Kolumbia tė Nju Jorkut (5 maj i vitit 1919)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet nė Bllog
    17
    Si "e zbukuroi" Kristo Dako, Shqipėrinė pėrpara Fuqive tė Mėdha

    Njė libėr me autor Kristo Dakon, i botuar sė fundi nga Arbėria, sjell pėrpjekjet e patriotit tė madh pėr identifikimin e Shqipėrisė nė fillimet e shekullit tė shkuar. Do tė ishte materiali i tij, qė do tė ndikonte nė opinionin e Shteteve tė Bashkuara, pėr ndihmėn ndaj Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris. "Shqipėria, ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme", i pėrgatitur dhe pėrkthyer sėfundi nga Leka Ndoja, shėrben dhe si vizion pėr Shqipėrinė e kohės sė kaluar, kur mori trajtat shteti modern shqiptar. Ndėrsa, gati njė shekull mė parė mė vitin 1919, Presidentit Uillson, do t'i shėrbente pėr gjykimin e tij pėr Shqipėrinė

    Ben Andoni

    Nė kohėn qė ėshtė shkruar ky libėr pėr Shqipėrinė kishte ardhur ora e madhe e vazhdimėsisė pėr kombin. Do tė ishte njė shtet si gjithė tė tjerėt, apo do tė nanuritesh nė ėndrra patriotėsh shqiptarė dhe dijetarėsh tė huaj. Kristo Dako, autori i "Shqipėrisė, ēelsi kryesor i Lindjes sė Afėrme", kishte menduar diēka krejt tjetėr. Me njohuritė dhe njohjet e tij, ai duhej qė ti shėrbente realisht dhe praktikisht Shqipėrisė. Kjo mbase ka qenė edhe tėrheqja kryesore e publicistit Leka Ndoja, qė ka mundur qė tė pėrkthejė dhe tė pėrgatisė pėr Shqipėrinė nga anglishtja, njė dokument kaq tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, qė ėshtė botuar nga Kristo Dako nė vitin 1919. Keqėardhja e autorit pėr vendin e tij duket qė nė fjalinė e parė tė veprės sė tij:" Megjithėse Shqipėria zotėron pozitėn gjeografike mė tė rėndėsishme nė Adriatik; megjithėse ėshtė ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme; megjithėse ndodhet vetėm tridhjetė e nėntė milje nga Italia, ende, ėshtė, ndoshta, vendi mė pak i njohur i Evropės". Ky fakt, as mė shumė e as mė pak, na prek dhe sot e kėsaj dite pėrpara verbėrisė sė bashkėkontinentasve tanė. Por, detyra e Dakos dhe intelektualėve tė nivelit tė tij, nė atė kohė ishte mė e madhe. A do tė mundin ata vallė, qė me njohuritė, lidhjet, dhe koniukturat tė paraqisnin si duhet, problemin shqiptar pėrpara Konferencės sė Paqes sė Parisit?! Pėr tė realizuar kėtė detyrė tė madhe, pėrpara tyre, shtriheshin hendeqe armiqėsish, pėrēarjesh dhe interesash tė kaheve tė ndryshme. Merita e patriotėve shqiptarė ishte se jo vetėm e identifikuan, por edhe arritėn qė falė koniukturave tė pėrshtatshme, tė ndėrkombėtarizonin plotėsisht problemin e Shqipėrisė, duke e vendosur nė ēėshtjet kryesore tė axhendės ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur.

    Njė nga kėto pėrpjekje ishte edhe futja e Shqipėerisė nė njė organizatė politike, e cila nė atė kohė, mbante emrin "Bashkimi i Vendeve tė Evropės Qėndrore". "Kjo organizatė kryesohej nga Prof. Dr. Thomas G. Masaryk, i cili me mbarimin e luftės u zgjodh Presidenti i parė i Ēekisė. Mbledhja e parė plenare e kėsaj organizate u mbajt mė 18 Tetor 1918, nė tė njėjtėn ndėrtesė dhe nė tė njėjtėn sallė, ku u firmos pavarėsia e SHBA-sė mė 4 Korrik 1776", shkruan studjuesi Dhimitėr Dishnica. Kristo Dako u ftua atje pėr problemin e Ēamėrisė dhe Kosovės. Interesat e tė cilave ai i mbrojti nė mėnyrė shumė cilėsore dhe ashtu si priteshin prej tij. Merita mė e madhe ishte qė arriti qė tė parashtronte si duhet kėrkesat dhe interesat e zonave, qė i ishin shkėputur padrejtėsisht Shqipėrisė. Falė personalitetit tė tij, ai u ftua mė 28 nėntor tė vitit 1918, nė njė audicion me suitėn shoqėruese tė Presidentit Uidrou Uillson para Konferencės sė Parisit. Njė takim i artė, do tė gjykohej sot, shumė e shumė vite mė vonė. Kjo sepse gjykimi dhe kthjelltėsia e problemit shqiptar, qė ka parashtruar ai, atė natė ka bėrė qė kėshilltarėt e presidentit jo vetėm ta respektonin, por edhe tė shikonin nė mėnyrė mė impenjative problemin tonė kombėtar. "Ai u kėrkoi atyre, qė tė zbatonin me ndershmėri dhe paparagjykime parimet e shpallura nga Presidenti Uillson, nė themel tė sė cilės ishin parimet e kombėsive, pėr tė mbrojtur dhe mos lejuar qė tė shkeleshin tė drejtat e kombit mė tė vjetėr tė Ballkanit, pavarėsia e tij", vėren studiuesi Dishnica. Kuptohet qė lufta dhe pėrkushtimi i tij pėr Shqipėrinė nuk do tė mbaronte kėtu. Ai do tė ndikonte tek intelektualėt amerikanė, qė nga ana e tyre, kishin akses tė mirė tek, delegacioni amerikan, qė do tė udhėtonte pak kohė mė vonė, drejt Parisit pėr tė vendosur. Nė kėtė kuadėr, nuk duhet qė tė harrohet lidhja e tij me kėshilltarin e presidenti Uillson, Ēarls Krein, njeriun qė e ndihmoi direkt, kur ai u burgos nė Shkodėr. Krein, ky personalitet i madh i SHBA-sė, nė librin e pėrshtatur nga Ndoja, tregohet dhe pėr bamirėsi tė tjera, kushtuar Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

    Doko do tė pėrpiqej, po ashtu deri nė fund, edhe nė ditėt e Konferencės sė Paqes, pėr tė pėrmbushur interesat "e tij" pėr Shqipėrinė. Duke iu kthyer historisė sė Shqipėrisė, qė ai ka pėrgatitur pėr kėto evenimente, njė nga figurat kryesore tė jetės amerikane Richard Gotheil thotė nė parathėnien e saj se:" Zoti Dako rrėfen historinė e popullit tė tij me njohurinė e njė studiuesi dhe me ndjenjat e njė patrioti. Ai shkruan me guxim dhe krenari, ashtu si i takon. Ai ka pėrjetuar shumė mė tepėr sesa ajo qė pėrshkruan; dhe pėr kėtė arsye, ato qė thotė ai kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme. Pėrgjatė punės, atij i ėshtė dashur tė prekė ēėshtje nga mė tė ndryshmet, qė janė ende tema diskutimesh dhe mosmarrėveshjesh midis studiuesve. S'ėshtė e domosdoshme tė ndash tė njėjtat mendime me pikėpamjet e tij; por do ēmuar gjithmonė gjerėsia e vėshtrimit dhe pėrpjekja e sinqertė pėr njė analizė tė drejtė qė vė nė barazpeshė opinionet e kundėrshtarėve". Kėto fjalė tė thėna nė vitin 1919 tregojnė dhe vlerėsimin akademik tė SHBA-sė, pėr njė personalitet tė tillė.

    Kur e kujtojmė sot, Kristo Dakon, kujtojmė edhe se puna e tij nuk u kurorėzua, sepse Ēamėria dhe Kosova mbetėn jashtė kufijve tė Shqipėrisė, por nuk mund tė harrojmė se falė tij, u depozitua njė material i hollėsishėm gjithpėrfshirės, me njė bibliografi tepėr tė pasur dhe profesionale pėr Shqipėrinė nė SHBA.

    Libri, qė po merr nė dorė lexuesi, dhe qė ėshtė pėrpunuar dhe pėrkthyer nga studjuesi dhe publicisti Leka Ndoja, pėrmban njė intensitet tė madh kapitujsh tė shkruar profesionalisht, ku rroken disiplina tė ndryshme studimesh. Libri i ndarė me 12 kapituj ka tė pėrfshirė kapitujt: "Vendi i panjohur dhe populli i tij", "Pengesa e turqve", "Shqipėria kundėrshton Kongresin e Berlinit", "Fuqia e madhe e Abetares", "Shqipėria, shkaku i Luftės Ballkanike","Rėndėsia Evropiane e Ēėshtjes shqiptare", "Shqipėria dhe Fuqitė e Mėdha", "Ballkani dhe Shtetet ballkanike", "Lufta e Evropės pėr ruajtjen e fushės sė vet nė Damės", " Evropa nis tė luajė tragjedinė e saj nė Shqipėri", Perspektivat e Ardhshme", "Pėrkujtime", si edhe memorandumi i dėrguar presidentit Uillson nga autori. Libri i ėshtė bashkangjitur njė bibliografi tė pasur, qė e bėn tepėr tė vlefshme pėr publikun. Pėr mė tepėr, ai, ėshtė njė libėr qė nuk duhet t'i mungojė njė biblioteke, qė i vlerėson si duhet botimet historike.

    "Kurdoherė kam patur ndjenja nderi dhe dashurie pėr Z-tuaj duke njohur tė gjithė shėrbimet patriotike qė kini dėftyer gjithė jetėn, si nė Shqipėri, ashtu edhe jashtė mėmėdheut. Nuk harroj kurė hidhėrimin, qė ndjeva kur Tyrqit ju burgosėn nė Shkodėr, edhe gėzimin qė pata, kur pas ca ditė, ardhtė mė gjetėt nė Cetinjė.Po shėrbimi i sotėm, qė-juaj edhe e ndershmja Paraskevi Qiriaz me tė motrėn, tė ndershmen zonjėn Dako, dėfteni duke shkėlqyer shpirtin edhe mėndjen e atdhetarėve, kapėrxen shėrbimet e vjetra, pėr tė cilat atdheu s'ka pėr tė harruar emrat tuaja dhe unė si plaku i Shqipėrisė u nderoj edhe u pėrgėzoj me gjithė emėr...".Ky telegram i shkruajtur nga Parisi nė 27 nėntor tė vitit 1917, nga Ismail Qemali do tė mjaftonte qė tė pėrmblidhte nderimin e patriotėve pėr rrugėn e Dakos...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  5. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •