Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Edip Ohri dhe Aviacioni

    gaz shqiptare

    ------

    DOSSIER I

    Dėshmia e rrallė e ish-komandantit tė Aviacionit, deputetit dhe kolonelit nė pension, Edip Ohri, mbi kontraditat nė udhėheqjen e lartė dhe bisedimet sekrete me kinezėt

    "Ja grindja e ashpėr e Enverit me Mehmetin pėr aeroportin e Gjadrit"


    ---------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Kryemnistri Mehmet Shehu nė mėnyrė kategorike ishte kundėr variantit qė aeroporti ushtarak tė ndėrtohej nė Luginėn e Gjadrit dhe ai ngulte kėmbė qė ai tė bėhej nė Hekal tė Mallakastrės. Pas shumė debateve, aty nga viti 1971 kjo ēėshtje u shtrua pėr miratim nė Kėshillin e Lartė tė Mbrojtjes, ku pėrveē Enver Hoxhės, bėnin pjesė dhe Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Adil Ēarēani dhe Hito Ēako. Pėrveē Drejtorit tė Xhenjos, Mendu Backės dhe kryeinxhinjerit, Lavdosh Dule, me cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė, nė atė mbledhje mė thėrritėn edhe mua.


    Pas hapjes sė mbledhjes nga Enver Hoxha, i pari e mori fjalėn Mendu Backa, i cili tha se sipas konsultimit qė ishte bėrė edhe me palėn kineze, Ministria e Mbrojtjes ishte e mendimit qė aeroporti tė ndėrtohej nė Gjadėr, pasi vetėm ai i plotėsonte tė gjitha kushtet e parametrat e kėrkuara. Nė atė moment kur Mendu Backa nuk e kishte mbaruar akoma fjalėn, Mehmet Shehu u ēua nė kėmbė dhe tha: "Unė nuk jam dakort. Kėta kėrkojnė shumė, ajo ėshtė toka mė pjellore e Lezhės". Ndėrkaq ndėrhyri Enveri duke i thėnė Mehmetit qė tė ulej, por ai vazhdoi tė mbronte idenė e tij dhe nuk tėrhiqej nga e vetja". Biseda u acarua aq shumė, sa qė Enveri u detyrua tė ēohej disa herė nė kėmbė dhe me njė ton tepėr tė lartė i drejtohej Mehmetit, duke i thėnė: "Mehmet, ulu po tė them. Kėtė janė specialistė, kėta e dinė mė mirė". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 78-vjeēari Edip Ohri, kolonel nė pension, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe Komandant i Pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė, i cili rrėfen tė gjitha debatet e ashpėra qė u zhvilluan nė mes Enverit dhe Mehmet Shehut nė vitin 1972, lidhur me vėndin se ku do tė ndėrtohej njė nga aeroportet ushtarake mė moderne tė asaj kohe. Po si lindi nevoja pėr ndėrtimin e atij aeroporti dhe kush ishin katėr ushtarakėt e lartė shqiptarė qė shkuan pėr tė marrė eksperiencė nė Korenė e Veriut lidhur me tunelizimin e ushtrisė shqiptare? Pėrse kryeministri Mehmet Shehu insistonte pranė specialistėve kinezė dhe atyre shqiptarė qė ai aeroport tė ndėrtohej nė Hekal tė Mallakastrės dhe cilat ishin arsyet qė kinezėt refuzuan jo vetėm Hekalin, por edhe Fushėn e Shtojit, Pish-Poron, Kukėsin, Gjirokastrėn, Cėrrikun dhe Qafėn e Kazanit nė Ersekė? Cilat ishin debatet e ashpėra qė u zhvilluan nė mes Enverit dhe Mehmetit nė Kėshillin e Mbrojtjes dhe si u vendos ndėrtimi i aeroportit nė Luginėn e Gjadėrit? Lidhur me kėto, e plot ngjarje e fakte tė tjera tė panjohura mė parė, si: bisedimet sekrete ndėrmjet ushtarakėve tė lartė shqiptarė dhe atyre kinezė pėr sjelljen nga Kina tė armatimeve tė rėnda, takimi nė Pekin nė dhjetorin e vitit 1972 nė mes delegacionit tė lartė tė kryesuar nga Beqir Balluku dhe atij kinez tė kryesuar prej kryeministrit Ēu En Lai, refuzimit tė palės kineze pėr kėrkesat e palės shqiptare e cila me vendim tė Byrosė Politike kėrkonte 18 uzina ushtarake, kritikat e ashpėra tė kryeministrit kinez kundėr politikės militariste qė po ndiqte Enver Hoxha dhe sugjerimet e tij qė Shqipėria duhej tė lidhte njė pakt me Beogradin e Bukureshtin, pėr formimin e njė Blloku mbrojtės ndaj Bashkimit Sovjetik, inēizimin e fjalės sė Ēu En Lait nga dy radistėt e Ministrisė sė Brendėshme tė maskuar nė pėrbėrje tė delegacionit shqiptar dhe dėrgimin e tij urgjent Enver Hoxhės nė Tiranė, si dhe tė tjera ngjarje tė cilat deri nė fillimin e viteve '90 kanė qenė tė mbyllura nėpėr dosje tė klasifikuara si tepėr sekrete dhe tė njė rėndėsie tė veēantė, na njeh me dėshminė e tij ekskluzive pėr "Gazetėn", Edip Ohri, njėri nga ushtarakėt e lartė shqiptarė i cili ka qenė vetė pjesmarrės nė tė gjitha ato takime. Po kėshtu, nė vijim tė kėsaj interviste tė gjatė e cila do tė botohet nė disa numra rradhazi tė gazetės sonė, zoti Edip Ohri na njeh pėr herė tė parė edhe me arrestimin e tij nė 16 tetorin e vitit 1980, kur hetuesit, nė kundėrshtim me tė gjitha rregullat e asaj kohe, e pyesnin pėr Mehmet Shehu, njeriun qė vazhdonte tė ishte ende nė postin e Kryeministrit tė Shqipėrisė.

    Zoti Edip, si u vendos qė krahas disa aeroporteve ushtarake qė kishte Shqipėria nė atė kohė, tė ndėrtohej edhe ai i Gjadrit?
    "Aty nga viti 1968-69 pas daljes sė Shqipėrisė edhe "de jure" nga Traktati i Varshavės, nė varėsi tė konjukturave politike dhe ushtarake qė po ndodhin nė rajon, lindi ideja e tunelizimit tė ushtrisė shqiptare. Pėr kėtė gjė nė atė kohė, njė ekip i Ministrisė sė Mbrojtjes i pėrbėrė nga Mendu Backa, Alfred Moisiu, Lavdosh Dule dhe njė person tjetėr qė nuk ja kujtoj dot emrin, u dėrgua nė Korenė e Veriut pėr tė marrė eksperiencė".

    Po pėrse u vendos qė tė merrej eksperiencė nga Koreja e Veriut dhe jo nga Kina, me tė cilėn Shqipėria kishte marrėdhėnie shumė tė mira?
    "Vendimi pėr tė marrė eksperiencė nga Koreja e Veriut, u bė pasi nė luftėn e gjatė me amerikanėt, ajo kishte pėrdorur me sukses tunelizimin e ushtrisė, tė cilin e kishte tepėr tė modernizuar".

    Pas kthimit nga Koreja tė ekipit shqiptar tė Ministrisė sė Mbrotjes, ēfarė vendimesh u morėn?
    "Ndėrmjet shumė masave qė u morėnnė atė kohė pėr tunelizimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare, u vendos qė tė ndėrtohej edhe njė aeroport ushtarak dhe tunelet e Flotės Detare, pėr tė cilin kohė mė parė ishte lidhur njė marrėveshje me kinezėt. Pra sipas asaj marrėveshje tė nėshkruar nė mes Ministrisė sonė tė Mbrojtjes dhe asaj kineze, ai aerodrom do tė projektohej e ndėrtohej i gjithi me financimet e palės kineze, tė cilėt pas ndėrtimit, do tė sillnin edhe avionėt me tė gjithė bazėn e nevojshme logjistike. Ndėrsa pala shqiptare do tė vinte nė dispozicion, vetėm krahun e punės dhe ēimenton. Nė kėtė kuadėr, pėr tė bėrė tunelet e Aviacionit dhe Flotės Luftarake, nė atė kohė u kėrkua ndihmė nga Kina, e cila menjėherė solli njė grup specialistėsh prej 10-15 vetėsh. Atė grup e kryesonte njė specialist tepėr i talentuar i quajtur Sung, i cili ishte marrė me ndėrtimin e tuneleve tė aviacionit jo vetėm nė Kinė, por edhe nė disa shtete tė tjera tė Afrikės qė ndimoheshin prej Kinės.

    Kush i priti specialistėt kinezė dhe ēfarė u bisedua me ta fillimisht?
    "Me porosi tė Ministrit tė Mbrojtjes, Beqir Ballukut, pėr pritjen dhe shoqėrimin e specialistėve kinezė, u ngarkua inxhinjeri Lavdosh Dule nga Drejtoria e Xhenjės dhe unė, si Komandant i Pėrgjithshėm i Aviacionit. Unė u thashė specialistėve kinezė, se sipas porosisė qė mė kishte dhėnė kryeministri Mehmet Shehu, ne do tė shkonim nė Hekal tė Mallakastrės, ku Mehmeti mendonte tė ndėrtonim aeroportin".

    Mehmeti e kishte pėrcaktuar vetė Hekalin si vėndin ku do tė ndėrtohej aeroporti, apo ishte konsultuar edhe me ushtarakė tė tjerė?
    "Njė vit mė parė, Mehmeti na kishte thėrritur mua me Babaēe Faikun e Niko Hoxhėn dhe na e kishte sugjeruar atė vėnd. Pas kėsaj ne tė tre shkuam nė Hekal edhe me makinė edhe duke fluturuar aty me avion dhe kur u kthyem i thamė se aty nuk mund tė bėhej aeroporti".

    Edhe pse ju i kishit thėnė se nė Hekal nuk bėhej aeroporti, Mehmeti ngulmonte pėrsėri ta ndėrtonte aty?
    "Atij i ishte mbushur mėndja pėr Hekalin dhe atė gjė ia miratonin edhe Mendu Backa me Lavdosh Dulen, prandaj unė u detyrova dhe shkova atje sė bashku me specialistėt kinezė, tė cilėt i vunė vizė atij vėndi duke thėnė se nuk bėhet".

    Po mė pas ku u vendos pėr ndėrtimin e aeroportit?
    "Pas refuzimit qė kinezėt i bėnė Hekalit, Mehmet Shehu na tha tė shkonim nė Pish-Poro tė Vlorės, tė cilin kinezėt e refuzuan pasi aty ishte kėnetė dhe kuota zero, por mbi tė gjitha tunelet ishin shumė larg aerodromit. Pas kėsaj Mehmeti na tha tė shkonim nė Fushėn e Shtojit nė Shkodėr, sepse aty e kishim pothuaj gati aerodromin. Edhe pėr Fushėn e Shtojit kinezėt nuk deshėn, pasi ajo ishte fare pranė kufirit me Malin e Zi dhe qė nga Mali i Taraboshit, (pjesa jugosllave) e gjithė fusha dukej nė pėllėmbė tė dorės dhe mund tė qėllohej fare lehtė me artileri. Por kėtu dolėn probleme, pasi disa thoshin qė aty mund tė bėhej aeroporti dhe Mehmeti na thėrriti disa herė mua e Mendu Backėn. Ne tė dy i thamė se nuk bėhej dhe puna vajti deri nė Kėshillin e Mbrojtjes, ku Mehmeti i tha Enverit: "U kam dhėnė Pish-Poron e Fushėn e Shtojit, por kėta nuk duan". Pas kėsaj ndėrhyra unė duke thėnė se nė Fushė-Shtoj ulja e avionėve bėhej vetėm nga njėra anė, sepse ishte kufiri shumė afėr. Pas kėsaj, Enveri tha: "Mehmet, ne nuk duam aerodrom me njė kėmbė". Pas kėsaj problemi u mbyll".

    Si u vendos mė pas pėr aerodromin?
    Pas kėsaj na thanė tė gjenim vėnde tė tjera dhe unė i shoqėrova specialistėt kinezė pothuaj nė tė gjithė Shqipėrinė, duke bėrė rigonicione nė Kukės, Gjirokastėr, Ersekė, etj, por tė gjitha kėto vėnde u refuzuan nga pala kineze, pasi ato ishin shumė afėr, kufirit dhe mund tė godi-teshin lehtė. Kėshtu qė ne u detyruam dhe pamė Gjadrin e Cėrrikun, por meqėnse Cėrriku ndodhej shumė afėr fushės sė Domosdovės ku ishte planifikuar tė shtrihej Kombinati Metalurgjik dhe pėr disa arsye tė tjera tė karakterit ushtarak, versioni mė i mundėshėm pėr ngritjen e atij aeroporti gjigand qė do tė ndėrtohej falas nga pala kineze, mbetej vetėm Lugina e Gjadrit. Por i kėtij mendimi nuk ishte Kryemnistri Mehmet Shehu i cili nė mėnyrė kategorike ishte kundėr kėtij versioni dhe ai ngulte kėmbė qė aeroporti ushtarak tė ndėrtohej vetėm nė Hekal tė Mallakastrės. Pas shumė debateve kjo ēėshtje u shtrua pėr miratim nė Kėshillin e Lartė tė Mbrojtjes ku pėrveē Enver Hoxhės, bėnin pjesė dhe Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Adil Ēarēani dhe Hito Ēako.

    Po Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku pse nuk ishte?
    "Nė mos gaboj, ai mungonte se ishte sėmurė. Nė atė mbledhje qė u zhvillua nė nja nga sallat e Komitetit Qėndror, pėrveē Drejtorit tė Xhenjos, Mendu Backės dhe kryeinxhinjerit, Lavdosh Dule, me cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė, mė kishin thėrritur edhe mua. Pas hapjes sė mbledhjes nga Enver Hoxha, i cili tha: "Jemi mbledhur pėr tė vendosur pėr ndėrtimin e aeroportit", i pari e mori fjalėn Mendu Backa, i cili tha se sipas konsultimit qė ishte bėrė edhe me palėn kineze, Ministria e Mbrojtjes ishte e mendimit qė aeroporti tė ndėrtohej nė Gjadėr, pasi vetėm ai i plotėsonte tė gjitha kushtet e parametrat e kėrkuara. Nė atė moment kur Mendu Backa nuk e kishte mbaruar akoma fjalėn, Mehmet Shehu u ēua nė kėmbė dhe tha: "Unė nuk jam dakort. Kėta kėrkojnė shumė, ajo ėshtė toka mė pjellore e Lezhės". Ndėrkaq ndėrhyri Enveri duke i thėnė Mehmetit qė tė ulej, por ai vazhdoi tė mbronte idenė e tij dhe nuk tėrhiqej nga e vetja". Biseda u acarua aq shumė, sa qė Enveri u detyrua tė ēohej nė kėmbė disa herė dhe me njė ton tepėr tė lartė i drejtohej Mehmetit, duke i thėnė: "Mehmet, ulu po tė them. Kėtė janė specialistė, kėta e dinė mė mirė".

    Ēfarė tha Mehmeti mė pas?
    "Mehmeti nuk foli mė dhe mbledhja u mbyll pasi Enveri i ftoj tė pranishmit ta miratonin versionin e Gjadėrit. Kur dolėm Mehmeti nuk na dha as dorėnm. Aty u bėnė vetėm formalitetet, pasi Enveri kishte informacione edhe burime tė tjera".

    Po Hysniu, Adili dhe Hito Ēako, ēfarė qėndrimi mbajtėn gjatė mbledhjes?
    "Ata nuk flisnin, por kur e kishim fjalėn ne, ata na miratonin duke luajtur kokėn".

    (vijon nesėr)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER II

    Dėshmia e ish-komandantit tė Aviacionit, Edip Ohrit: "Nė vitin 1971, kinezėt donin tė krijonin boshtin Bukuresht-Beograd-Tiranė dhe sollėn pėr bisedime nė Shqipėri princin e Kamboxhias

    "Si ndėrmjetėsoi nė 1971 Sihanuku pėr tė lidhur Enverin me Beogradin"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė kolonelit nė pension, 78-vjeēarit Edip Ohri, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe Komandant i Pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė, i cili ishte specializuar e diplomuar nė akademitė ushtarake tė Jugosllavisėe, Bashkimit Sovjetik, Kinės dhe asaj tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė Tiranė. Po kėshtu nėpėrmjet intervistės ekskluzive tė zotit Ohri, u njohėm edhe me konfliktin e ashpėr ndėrmjet Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut nė Kėshillin e Lartė tė Mbrojtjes nė vitin 1972, lidhur me vėndin se ku do tė ndėrtohej aeroporti i madh ushtarak, i cili mė pas u ndėrtua nė Luginėn e Gjadrit. Sipas dėshmisė sė zotit Ohri, nė vitin 1968-69 kur Shqipėria doli pėrfundimisht nga Traktati i Varshėės, njė ekipi i Ministrisė sė Mbrojtjes shkoi pėr tė marrė eksperiencė nė Korenė e Veriut, lidhur me tunelizimin e ushtrisė, tė cilėn koreanėt e kishin pėrdorur me shumė sukses nė luftėn e gjatė ndaj amerikanėve. Pas kthimit tė tyre nė Tiranė, u kėrkua ndihmė nga Kina qė tė vinin nė Shqipėri njė grup specialistėsh tė cilėt do tė ndihmonin nė lidhje me tunelizimin e ushtrisė shqiptare dhe kryesisht pėr ndėrtimin e njė aeroporti ushtarak e tuneleve tė Flotės Luftarake Detare. Mehmet Shehu ngulmonte qė aeroporti tė ndėrtohej nė fshatin Hekal tė Mallakastrės, ndėrsa specialistėt kinezė dhe ata shqiptarė ishin kundėr. Kjo gjė u shtrua pėr shqyrtim nė Kėshillin e Mbrojtjes, ku Mehmeti pati njė debat shumė tė ashpėr me Enver Hoxhėn.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Zoti Edip, cila ishte arsyeja kryesore qė nxirrte Mehmet Shehu pėr tė mos e ndėrtuar aeroportin ushtarak nė Luginėn e Gjadrit dhe cili ishte mendimi i palės kineze lidhur me atė gjė?
    "Tė vetmin problem qė nxirrte Kryeministri Mehmet Shehu, ishte ai i tokės. Pra ai thoshte se nuk mund tė na jepte tokėn e bukės, tė cilėn ne e kishim me pakicė. Kėtė mendim tė kryeministrit tonė ne ua kishim bėrė prezent edhe palės kineze, por ata na thonin se edhe Kina e kishte me pakicė tokėn e bukės, por kur binte fjala pėr mbrojtjen e vėndit, ajo gjė nuk mund tė vihej nė diskutim. Por desha tė shtoj se nuk ishte normale qė ne ta kundėrshtonim mendimin e kinezėve pėr ndėrtimin e aeroportit nė Gjadėr, kur ata na e bėnin pothuajse falas".

    Gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Mbrojtjes, a u kėrkua mendimi juaj nė lidhje me ndėrtimin e aeroportit?
    "Po, gjatė asaj mbledhje foli dhe Mendu Backa, Lavdosh Dule dhe unė. Lavdoshi shpjegoi nga ana teknike duke marrė pėrsipėr ndėrtimin e aerodromit, kurse nė fjalėn time unė argumentova nga ana ushtarake duke u kapur kryesisht nė tre pika kryesore se pėrse aeroporti i Gjadrit ishte i pėrshtatshėm dhe i plotėsonte tė gjitha parametrat e duhura. Pika e parė qė rrėzonte versionin e ndėrtimit tė aeroportit nė Rinas, ishte se Rinasi ishte shumė afėr kryeqytetit dhe njėkohėshisht edhe brenda rrezes sė goditjes sė zjarrit. Pika tjetėr e favorshme qė kishte Gjadri, ishte se tunelet ishin shumė afėr pistės. Duke pasur parasysh se nė atė kohė, Shqipėria rrezikohej nga njė sulm eventual edhe nga lindja prej Traktatit tė Varshavės edhe nga perėndimi prej NATOS, unė shpjegova se nga Gjadri, plotėsohej rrezja taktike e veprimeve tė aviacionit e cila nga perėndimi shkonte deri nė aeroportet e Puljes nė Itali dhe nga ana lindore deri nė kufirin me Bullgarinė. Tė gjitha shpjegimet e mija nga ushtarake unė i bėra mbi njė hartė tė cilėn e vendosa mbi tavolinė".

    Po Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, ēfarė mendimi kishte nė lidhje me ndėrtimin e aeroportit?
    "Edhe Beqir Balluku ishte me mendimin tonė qė aeroporti tė ndėrtohej nė Gjadėr dhe pas mbledhjes sė Kėshillit tė Mbrojtjes, kur unė me Mendu Backėn e Lavdosh Dulen shkuam pėr t'i treguar lidhur me vendimin qė ishte marrė pėr miratimin e variantit tė Gjadrit, ai u gėzua shumė".

    Si u veprua pas miratimit tė variantit tė Gjadrit?
    "Nė fund tė mbledhjes, Enveri tha: "Mehmet, merr masa me Ministrinė e Mbrojtjes dhe njofto kinezėt se ne e miratuam Gjadrin". Por Mehmeti vazhdonte tė qėndronte me inat dhe siē ju thashė mė lart, kur dolėm ai nuk na dha as dorėn. Pas miratimit tė atij varianti, grupi i specialistėve kinezė shkoi nė Kinė dhe filloi nga puna pėr pėrgatitjen e projektit, i cili pjesėrisht u pėrgatit atje dhe nė Shqipėri. Pėr ndėrtimin e atij aeroporti qė pėr atė kohė ishte tepėr modern dhe nuk i linte asgjė mangut as aeroporteve mė tė mirė qė kishte nė Ballkan, u punua nga viti 1971 deri nė vitet 1975-76. Ai aeroport i plotėsonte tė gjitha parametrat e duhura dhe ishte i paisur edhe me pistė rezervė, duke bėrė tė mundur qė avionėt tė ngriheshin nė fluturim duke u nisur qė nga gryka e tunelit. Pėr ndėrtimin e atij aerodromi, nė periudha tė ndryshme kohe erdhėn disa grupe specialistėsh kinezė, tė cilėt u akomoduan nė Hotelin e Gjuetisė nė Lezhė dhe nė Gjadėr. Veē tė tjerash ata sollėn nga Kina dhe 200 automjete tė mėdha vetėshkarkuese, si dhe tė gjitha paisjet e tjera tė nevojshme. Nga Ministria e Mbrojtjes si pėrfaqėsues pranė specialistėve kinezė, u caktua Josif Zegali, i cili shkoi deri nė Suedi dhe disa shtete tė tjera perendimore pėr tė blerė paisjet e nevojshme qė duheshin pėr hapjen e tuneleve. Po kėshtu gjatė atyre viteve qė punohej pėr ndėrtimin e tij, aty shkonte shpesh pėr tė ndjekur punimet edhe Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Nė ndryshim nga aeroportet e tjerė qė ishin ndėrtuar deri nė atė kohė nė Shqipėri, nė atė tė Gjadrit nuk u dėrguan pėr tė punuar tė burgosurit, por ai u ndėrtua me forca ushtarake".

    Kur pėrfundoi ai aeroport, a ndryshoi mendim Mehmet Shehu?
    "Nė vitin 1975 kur aeroporti i Gjadrit ishte nė prag tė pėrfundimit tė tij, nė mėnyrė qė tė mos krijoheshin subjektivizma nė pėrzgjedhjen e kuadrit ushtarak qė do tė shėrbente aty, ne menduam qė aty tė ēonim njė skuadrilje tė plotė me "Mig 21" nga regjimenti i Rinasit. Por meqėnė se ata nuk donin tė lėviznin nga Tirana, nxorrėn yēkla duke thėnė se ai aeroport nuk bėnte dhe i dėrguan njė letėr Mehmet Shehut. Nė atė kohė, Mehmet Shehu mė thėrriti mua, me komandantin e ri qė mė kishte zėvėndėsuar (nė vitin 1975 unė isha shkarkuar si komandant i pėrgjithshėm i Aviacionit dhe punoja si kėshilltar pranė Komandės sė saj) dhe Duro Shehun, (vėllanė e tij) sekretarin e partisė sė Aviacionit. Sapo hymė nė zyrė, Mehmeti mė tha: "Hė mo Edip, ti qė mė refuzove Hekalin, e shef qė aviatorėt thonė qė nuk bėn Gjadri?! Ēdo bėjmė tani, ta prishim gjithė atė beton qė kemi hedhur atje". Pas kėsaj ai na caktoi qė tė formonim njė komisjon pėr ta parė gjėndjen nė vėnd dhe t'i sillnim atij konkluzionet pėrfundimtare. Pas kėsaj ne shkuam nė Gjadėr dhe tė gjithė ata qė e kishin kundėrshtruar, ndėrruan mendim duke thėnė se aeroporti nuk kishte asnjė mangėsi. Kur shkuam pėrsėri tek Mehmeti, ai na tha se do tė bisedonte edhe me Enverin nė mėnyrė qė ta zgjaste edhe aeroportin e Kuēovės, duke e bėrė atė ekuivalent me atė tė Gjadrit".

    Pas aeroportit tė Gjadrit, a kėrkoi Shqipėria ndihma tė tjera nė fushėn ushtarake nga kinezėt?
    "Nė fundin e vitit 1972, pas vizitės sė presidentit amerikan, Nikson nė Kinė dhe letrės qė i kishte dėrguar Partisė Komuniste tė Kinės, Komiteti Qėndror i PPSH, me vendim tė Byrosė Politike dhe tė Kėshillit tė Mbrojtjes, u nis pėr nė Kinė njė delegacion i madh i Ministrisė sė Mbrojtjes, i kryesuar prej Ministrit Beqir Balluku. Ai delegacion nė tė cilin ndodhesha edhe unė si komandant i pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak, pėrbėhej prej 18 oficerėsh madhorė (ish-gjeneralė e kolonelė) si Hito Ēako, Rrahman Parllaku, Abdi Mati, Vaskė Gjino, Halim Ramohito,Todi Naēo, Mendu Backa, Abaz Fejzo, Alfred Moisiu etj, dhe prej 22 ekspertėsh tė llojeve tė ndryshmeve tė arėmėve qė dispononte ushtria jonė. Bashkė me delegacionin tonė qė ishte mė i madhi qė kishte shkuar ndonjėherė nė Kinė, ishin edhe dy radiotelegrafistė nga Ministria e Brendėshme, gjė e cila nuk ishte e zakontė, pasi bisedimet qė bėheshin jashtė, pėrcilleshin pėr nė Tiranė me anė tė shifrantave tė ambasadave tona pėrkatėse. Nė parantezė desha tė them, se vajtjes sė atij delegacioni nė Kinė, i parapriu ardhja e njė delegacioni tė Drejtorisė Politike tė Ushtrisė kineze nė Shqipėri nė vitin 1971. Sa pėr kuriozitet po ju them se delegacioni kinez nė fillim donte tė shkonte nė Rumani, por Enveri u tha se po tė shkonin mė parė atje, ata nuk kishin pse vinin nė Shqipėri, duke e argumentuar se kinezėt na kishin ne miq mė tė ngushtė se rumunėt".

    Si vepruan kinezėt pas pretendimeve tė Enverit?
    "Ata erdhėn mė parė nė Shqipėri dhe mė pas shkuan edhe nė Rumani e Jugosllavi. Ideja e delegacionit tė Drejtorisė Politike tė Ushtrisė kineze nė bisedimet me palėn shqiptare nė Tiranė, ishte kjo: "Ne jemi larg dhe nuk ju ndihmojmė dot, prandaj afrohuni me Rumaninė e Jugosllavinė dhe krijoni njė Bllok tė fortė".

    Nė ēfarė itinerari udhėtuat pėr nė Kinė dhe si ju pritėn atje?
    "Pėr tė udhėtuar pėr nė Kinė, pala kineze na kishte dėrguar njė avion tė posaēėm Ill-64" tė blerė nga rusėt, i cili ishte mė i madhi qė ishte ulur ndonjėherė nė Rinas. Udhėtimi ynė u bė nė itinerarin: Rinas-Bukuresht-Teheran-Urumēi (Kina perendimore) Pekin. Nisja e avionit nga Rinasi u bė me 30 minuta vonesė, pasi kur ne tė gjithė kishim zėnė vėnd dhe prisnim nisjen, Kryeministri Mehmet Shehu kishte ardhur aty dhe po bisedonte kokė mė kokė me Ministrin Beqir Balluku, nė njė nga sallat e aeroportit. Mehmeti i dha Beqirit porositė e fundit, duke i thėnė se avioni do tė ndalonte nė Bukuresht dhe ai do tė takohej me Ministrin e Mbrojtjes tė Rumanisė. Porosia e fundit e Mehmetit ishte ajo se ēfarė qėndrimi do tė mbante Beqir Balluku ndaj homologut rumun, pasi situata nė tė cilėn ndodhej Shqipėria nė atė kohė ishte tepėr e vėshtirė".

    Nė ē'drejtim ishte e vėshtirė?
    "Siē thashė mė sipėr, ne po niseshim pėr nė Kinė, pas idesė qė kishin hedhur kinezėt nė Tiranė pėr krijimin e Boshtit: Bukuresht-Beograd-Tiranė dhe pėr realizimin e kėsaj ideje, kinezėt kishin sjellė si ndėrmjetės nė Tiranė, Princin e Kamboxhias, Norodom Sihanuk i cili qėndroi pėr disa muaj kėtu dhe zhvilloi shumė bisedime me Enver Hoxhėn. Por Enveri nuk e pranoi idenė e kinezėve, duke thėnė se se jugosllavėt nuk mund tė dilnin kurrė kundėr sovjetikėve".

    A u realizua takimi me Ministrin e Mbrojtjes tė Rumanisė nė Bukuresht?
    "Po, nė aeroportin e Bukureshtit kishin dalė pėr ta pritur delegacionin tonė, vetė Ministri i Mbrojtjes sė Rumanisė, i cili kishte qenė shok klase me Beqir Ballukun nė Akademinė "Voroshillov" tė Moskės dhe gjithashtu edhe zv / kryeministri rumun, Bondarosh. Ministri Beqir Balluku bisedoi rreth njė orė kokė mė kokė me dy personalitet e larta rumune qė kishin dalė pėr ta pritur, gjė e cila pėr ne ishte krejt e papritur".

    Ju pjestarėt e delegacionit nuk kishit dijeni pėr atė takim?
    "Ne nuk kishim dijeni pėr zhvillimin e atij takimi dhe kur e mėsuam atė gjė, menduam se situata ishte e keqe".
    (vijon nesėr)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER III

    Dėshmia e Edip Ohrit lidhur me bisedimet sekrete qė u zhvilluan nė 1972 nė Pekin, ku kryeministri kinez aludoi pėr Mehmet Shehun duke thėnė se ai i kishte qejf avionėt amerikanė

    "Ja pėrse Ēu En Lai s'na i dha 18 uzinat ushtarake qė donte Enver Hoxha"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės ekskluzive pėr "Gazetėn" tė 78-vjeēarit Edip Ohri, ish-komandant i pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė me gradėn e kolonelit dhe deputetit tė Kuvendit Popullor, u njohėm me historinė e ndėrtimit tė aeroportit ushtarak tė Gjadrit. Sipas dėshmisė sė Ohrit, vendimi pėr ndėrtimin e atij aeroporti nė Luginėn e Gjadrit, u mor nė vitin 1972 nė Kėshillin e Mbrojtjes, ku pati debate tė ashpėra nė mes Mehmetit dhe Enver Hoxhės. Mehmeti ngulte kėmbė qė ai aeroport tė ndėrtohej nė Hekal tė Mallakastrės, por pala kineze dhe ajo shqiptare e refuzuan atė vėnd si tė papėrshtatshėm. Pas kėsaj, Mehmeti sugjeroi qė aeroporti tė ndėrtohej nė Pish-Poro tė Vlorės, por dhe atė vėnd kinezėt e refuzuan. Po kėshtu ata refuzuan edhe fushėn e Lulmalasit nė Korēė, Cėrrikun, Gjirokastrėn, Kuksin etj, duke insistuar vetėm pėr Gjadrin. Nė vitin 1971 erdhi nė Tiranė njė delegacion i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė kineze, i cili u sugjeroi shqiptarėve pėr lidhjen e njė pakti nė mes Bukureshtit, Beogradit e Tiranės, pėr formimin e njė Blloku qė do t'i mbronte ato shtete nga njė sulm eventual i Moskės. Pėr kėtė gjė kinezėt dėrguan si ndėrmjetės nė Tiranė, prinicin e Kamboxhias, Samde Norodom Sihanuk, i cili bisedoi gjatė me Enverin dhe mori pėrgjigjie negative prej tij. Pas kėtyre ngjarjeve, nė fundin e vitit 1972, njė delegacion i madh i Ministrisė sė Mbrojtjes i kryesuar nga Beqir Balluku, u nis pėr nė Pekin pėr tė kėrkuar armatime dhe gjatė udhėtimit, ata u ndaluan nė aeroportin e Bukureshtit, ku me porosinė e Mehmet Shehut, Balluku u takua me homologun e tij rumun.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Zoti Edip, pas Bukureshtit, nė ēfarė itinerari udhėtuat pėr nė Kinė?
    "Nga Bukureshti ne udhėtuam pėr nė Teheran dhe prej aty nė drejtim tė Kinės perendimore duke ndaluar nė qytetin Urumēi tė krahinės atonome Sin Kjang, ku na pritėn autoritetet mė tė larta vendore. Pasi qėndruam dy ditė nė atė vėnd, u nisėm pėrsėri po me atė avion dhe brenda ditės mbėrritėm nė Pekin".

    Cili ishte qėllimi kryesor i vajtjes tė delegacionit tuaj nė Kinė?
    "Qėllimi kryesor i vajtjes sė sonė nė Kinė, ishte qė tė merrnim nga kinezėt armatime nga mė modernet qė dispononte asokohe ushtria e tyre, duke filluar nga tanket, avionėt, rraketat, anijet luftarake, artilerinė e rėndė, uzinat ushtarake, e ēfarėdolloj tjetėr arsenali ushtarak qė kishin dhe dispononin ata. Sipas porosisė qė kishim nga Tirana, ne duhet tė kėrkonim sa mė shumė armatime tė tė gjitha llojeve.

    Po pėrse pikėrisht nė atė kohė bėheshin kėto kėrkesa pėr gjithė atė arsenal armatimesh?
    "Nė parantezė desha tė them se vajtja e delegacionit tonė nė Kinė, bėhesh pas vizitės qė kishte bėrė presidenti amerikan, Nikson, nė atė vėnd dhe pas letrės qė i kishte dėrguar Komiteti Qėndror i PPSH, Partisė Komuniste tė Kinės, letėr nė tė cilėn shprehej pakėnaqėsia e madhe pėr politikėn afruese qė po ndiqnin kinezėt me amerikanėt. Nė atė situatė, siē duket Enver Hoxha mendonte qė t'i shkėpuste lidhjet me Kinėn dhe pėrpara se ta bėnte atė gjė, mė pėrpara ai kėrkonte tė merrte sasi tė mėdha armatimesh tė cilėt kinezėt na i akordonin falas. Pra ky ishte qėllimi i vajtjes sė delegacionit tonė nė Kinė".

    Kush ju priti nė Pekin dhe ku jua akomoduan?
    "Pas mbėrritjes nė aeroportin e Pekinit ne na ēuan nė rezidencat qeveritare qė kinezėt kishin pėr pritjen e delegacioneve tė huaja. Tė nesėrmen e mbėrritjes sonė nė Pekin, ne patėm njė mbledhje plenare me delegacionet e dy vėndeve, e cila u zhvillua nė Ministrinė e Mbrojtjes tė Kinės. Delegacioni kinez kryesohej nga vetė Ministri i Mbrojtjes, marshalli Ji Ēen Ji, i cili kishte zėvėndėsuar Lin Biaon dhe konsiderohej si njė nga ushtarakėt mė tė pėrgatitur tė ushtrisė kineze. Po kėshtu bashkė me tė ishin dhe tė gjithė ushtarakėt e lartė me drejtorėt pėrkatės tė tė gjitha llojeve tė armėve. Nė atė mbledhje, Beqir Balluku bėri njė ekspoze ku paraqiti tė gjitha kėrkesat tona lidhur me nevojat qė kishte ushtria shqiptare. Ato kėrkesa ishin shumė ambicioze sepse bėhej fjalė pėr armatimet mė tė sofistikura qė prodhonte dhe dispononte vetė Kina. Veē armatimeve konvencionale qė pėrmėnda pak mė lart, nė kėrkesat qė u parashtruam ne atyre, ishin dhe 18 uzina ushtarake. Kėtė gjė ne e argumentonim me faktin se nė njė rast mbyllje tė Kanalit tė Suezit, armatimet t'i prodhonim vetė nė Shqipėri".

    Cila ishte pėrgjigjia e kinezėve kur ju kėrkuat 18 uzina ushtarake?
    "Pas asaj kėrkese qė bėmė ne, kinezėt avancuan dhe thanė se do tė na jepnin 24 uzina ushtarake dhe pas pėrgjigjies sė tyre, Beqir Balluku lajmėroi menjėherė Tiranėn. Por nga Tirana na thanė qė tė mos i pranonim 24 uzina, pasi Shqipėria do tė kthehej nė njė vėnd militarist duke e pasur buxhetin e ushtrisė mė tė madh se atė tė ekonomisė".

    Si vazhduan mė tej bisedimet?
    "E gjithė biseda zgjati rreth gjashtė orė, pasi gjysmėn e kohės e merrte pėrkthimi i fjalės sė Beqir Ballukut nga pėrkthyesi kinez. Duke qenė se biseda zgjati shumė, sipas rregullave qė kishin, kinezėt na vunė pėrpara pjatat me kos duke ngrėnė edhe vetė".

    Cila ishte pėrgjigjia qė dhanė kinezėt pas fjalės sė Beqir Balllukut?
    "Pas fjalės sė Beqirit, e mori fjalėn Ministri kinez i Mbrojtjes, i cili aty pėr aty mbajti disa shėnime tė vogla nė njė copė letėr. Nė fjalėn e tij qė nuk zgjati mė shumė se njė gjysėm ore, nė mes tė tjerash ministri kinez u shpreh: "Pėrpara dy vjetėsh, Shqipėria rrezikohej dhe ne u ndihmuam duke u dhėnė armatime jashtė planit qė kishim. (E kishte fjalėn pėr kohėn kur nė Greqi erdhi nė fuqi junta e kolonelėve) Por tani situata politike nė Shqipėri dhe nė rajonin tuaj ėshtė krejt ndryshe, bile ne sė shpejti do tė dėrgojmė edhe njė delegacion qeveritar nė Greqi. Situata atje nuk ėshtė mė e acaruar, por megjithėatė, ne do t'i studjojmė me kujdes kėrkesat tuaja". Kjo ishte pėrgjigja qė na dha Ministri i Mbrojtjes i Kinės me tė cilėn pak a shumė ai na i rrėzoi tė gjitha kėrkesat tona".

    Pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes, kush iu priti?
    "Njė ditė pas atij takimi, delegacionin tonė e priti vetė kryeministri i Kinės, Ēu En Lai. Nė atė takim ne ishin 18 antarė tė delegacionit, pasi ekspertėt e armėve tė ndryshme nuk merrnin pjesė. Bashkė me ne ishte dhe Ministri i Tregtisė, Kiēo Ngjela, i cili kishte njė muaj qė na priste ne atje. Nė fillim tė fjalės sė tij, Ēu En Lai na pyeti se me ēfarė avioni kishim ardhur nė Kinė dhe kur mėsoi se ne kishim udhėtuar me avionin qė kinezėt e kishin blerė nė Rusi, a u shpreh: "Avionėt sovjetikė me tė cilin erdhėt ju, janė shumė difektozė. Por mos u mėrzisni se tani do t'ju dėrgojmė avionė amerikanė "Boing", qė i pėlqejnė shumė edhe kryeministrit tuaj". Kėto fjalė tė Ēu En Lait ne na ranė si bombė, por mė shumė na bėri pėrshtypje fakti qė ai nuk ja pėrmėndi fare emrin Mehmet Shehut, por u mjaftua duke thėnė: kryeministri juaj".

    Pėr ēfarė aludonte Ēu En Lai me ato fjalė qė tha pėr kryeministrin shqiptar?
    "Nė parantezė desha tė them se qė pas viteve '60 kur ne u prishėm me sovjetikėt, ishin hapur fjalė se nė udhėhehqjen e lartė shqiptare ishte njė njeri i amerikanėve dhe fjala ishte pėr Mehmet Shehun, por kjo gjė ishte shumė konsirative dhe diskutohej nė rrethe shumė tė ngushta. Ato fjalė qė atėhere kishin dalė prej Hrushovit, tashti ne po i dėgjonim nga goja e kryeminstrit tė Kinės dhe habia mė e madhe e jona ishte se nė atė kohė pėr atė problem ziente kudo nė Tiranė, por ne nuk i diskutonim dot me njėri-tjetrin ato gjėra".

    Ēfarė tha mė pas Ēu En Lai?
    "Pas aludimit qė bėri pėr Mehmet Shehun, Ēu En Lai na tha: "Me ju kėtu ėshtė dhe shoku Kiēo Ngjela, i cili ka njė muaj qė pret tė takohet me mua, por unė po e pres bashkė me ju. Ai ka ardhur pėr tė kėrkuar grurė pasi nė Shqipėri ka pasur fatkeqėsi natyrore, por edhe tek ne ndodhi e njėjta gjė. Prandaj ne u detyruam qė t'i kėrkonim grurė Australisė dhe Kanadasė sepse nuk bėhet shaka me bukėn e popullit, por ata nuk na dhanė. Pas kėsaj ne u detyruam dhe u kėrkuam francezėve, tė cilėt shpallėn publikisht se do tė merrnin grurė nė SHBA pėr tė na e dhėnė neve. Kur ne protestuam tek Franca pėr atė punė, ajo na tha: "Ēkeni ju se ku e blejme ne grurin, a doni grurė apo jo?". Prandaj, shokė shqiptarė, duam, s'duam, edhe ju edhe ne do tė hamė grurė nga Amerika". Ne u habitėm shumė nga fjalėt qė na tha Ēu En Lai dhe nė njė farė mėnyrė ajo ishte njė pėrgjigjie qė ai po na jepte pėr letrėn qė u kishte bėrė Enveri kinezėve, se pėrse ata ishin lidhur me amerikanėt. Mė pas kryeministri kinez bėri njė ekspoze pėr politikėn e re qė po ndiqte Kina pas Revolucionit Kulturor, duke dėnuar dėmet qė kishte sjellė Lin Biao me politikėn e tij. Ai na tha se me politikėn e hapjes me botėn e jashtėme qė po ndiqte Kina, ajo kishte hyrė nė njė fazė tė re zhvillimi. Nė fjalėn e tij Ēu-ja pėrdorte shpesh kėtė shprehje: "Hapja me botėn e jashtėme, ėshtė njė rrugė e shkurtėr". Fjalėt e tij ishin njė reflektim tė vizitės sė Niksonit nė Kinė dhe me kėtė gjė ai indirekt godiste politikėn e izolimit me botėn qė po ndiqte Enver Hoxha. Pra me pak fjalė, nėnteksti i gjithė fjalės sė Ēu En Lait, ishte kjo: "Ne po hapemi me botėn, hapuni edhe ju"..

    Ēfarė kujtoni tjetėr nga fjala e Ēu En Lait?
    "Nė vijim tė fjalės sė tij, ai tha: "Bashkimi Sovjetik ėshtė shėndruar nė njė shtet militarist qė po zhvillon nė mėnyrė intensive teknologjinė ushtarake, por kėto i bėn duke shtėrnguar popullin e vet dhe nė dėm tė mirqėnies sė tij. Por tymin do t'ja shihni mė vonė kėsaj politike qė po ndjekin sovjetikėt. Edhe Amerika ėshtė njė shtet militarist, por ajo e bėn kėtė gjė pa e prekur fare nivelin e jetesės sė popullit. Ėshtė pėr t'u ēuditur se ju e e konsideroni Bashkimin Sovjetik njė shtet revizionist dhe nga ana tjetėr ecni nė rrugėn e tij duke militarizuar vėndin tuaj". Aluzioni qė bėnte kryeministri kinez ishte mė se i qartė. Me pak fjalė ai na thoshte ne: "Pėrse kėrkoni 18 uzina ushtarake dhe nuk zhvilloni bujqėsinė". Pas kėsaj nė njė moment ai pyeti Kiēo Ngjelėn duke i thėnė se sa dollarė ishin tė ardhurat pėr frymė nė Shqipėri, por Kiēo nuk e dinte dhe ai u detyrua e pyeti njėrin nga ndihmėsit e tij (nė atė takim Ēu-ja kishte marrė 40 ekspertė me vete) Dhe kur ai i tha se Shqipėria i kishte tė ardhurat pėr frymė mė shumė se Kina, Ēu En Lai na tha: "Po ē'doni nga ne". Nė mbyllje tė fjalės sė tij, ai bėri konkluzionet e takimit ku midis tė tjerash u shpreh: "Udhėheqja juaj nuk po zbaton porositė e sinqerta e vėllazėrore qė u kemi dhėnė ne pėr zhvillimin e ekonomisė shqiptare". Kjo gjė ne na ra si bombė dhe mua m'u kujtuan fjalėt qė na kishte thėnė Hrushovi gjatė njė mbledhje nė Moskė nė vitin 1961 nė lidhje me politikėn qė po ndiqte Enver Hoxha".

    Ēfarė u kishte thėnė Hrushovi?
    "Ajo mbledhje zhvillohej nė kuadrin e Traktatit tė Varshėvės dhe aty unė ndodhesha sė bashku me disa nga ushtarakėt mė tė lartė tė Shtatmadhorisė shqiptare. Sipas marrėveshjeve qė kishte nėnshkruar Shqipėria nė kuadėr tė atij Traktati, protokolli e kėrkonte qė aty tė ishin prezent dhe Enveri me Mehmetin, por ata nuk kishin ardhur. Kur e mori fjalėn Hrushovi, ai tha: "Ku janė Enveri me Mehmetin, pse nuk kanė ardhur kėtu, pale na hiqen edhe si shqiponja. Shqiponja si ata ne kemi sa tė duash nė Kaukaz qė bėjnė glasa gjithė ditėn". Mė pas Hrushovi vazhdoi fjalimin e tij, duke na bėrė thirrje ne ushtarakėve tė lartė shqiptarė qė tė mos e lejonim aventurėn e rrezikshme qė po ndiqte Enver Hoxha me politikėn e tij dhe nėnteksti i fjalės sė tij ishte qė ne duhet ta rrėzonim atė. Kėto fjalė tė Hrushovit m'u kujtuan nė atė ēast qė po na fliste Ēu En Lai dhe ato ndryshonin vetėm nė njė gjė fare tė vogėl: nė rast se Hrushovi i ra drejt e drejt "me sėpatėn e dardharit", Ēu En Lai i ra pak larg e larg. Ndėrsa ndryshimi tjetėr mė i madh ishte se nė vitin 1961 kur foli Hrushovi, ne ushtarakėt e lartė e braktisėm tė gjithė sallėn, aty me Ēu En Lain, nuk foli dhe nuk lėvizi asnjė nga ne".

    (vijon tė martėn)

    nga gazeta shqiptare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi..



    DOSSIER IV

    Dėshmia e bujshme e Edip Ohrit, i cili hedh dritė dhe konfirmon faktin se Enver Hoxha kishte filluar prej kohėsh tė mblidhte fakte kompromentuese pėr Mehmetin

    "Hetuesit mė pyetėn pėr Mehmet Shehun njė vit para vdekjes sė tij"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, nėpėrmjet intervistės ekskluzive tė kolonelit nė pension, 78-vjeēarit Edip Ohri, ish-komandant i pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė dhe deputetit tė Kuvendit Popullor, u njohėm me bisedimet sekrete tė zhvilluara nė Pekin nė fundin e vitit 1972, nė mes delegacionit tė ushtarakėve tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė kryesuar prej Beqir Ballukut, dhe atij kinez tė kryesuar prej kryeministrit, Ēu En Lai. Sipas dėshmisė sė Ohrit, qėllimi i vajtjes sė atij delegacioni tė lartė nė Pekin, ishte furnizimi nga Kina me njė arsenal tė madh armatimesh si rraketa, tanke, anije, avionė, artileri tė rėndė, uzina ushtarake etj. Tė gjitha ato kėrkesa pėr marrje armatimesh nga Kina, udhėheqja e lartė shqiptare i bėnte pasi ajo mendonte pėr njė prishje tė mundėshme tė marrėdhėnieve me miqtė e largėt nga Azia, tė cilėt qė nga fillimi i viteve '60 e kishin ndihmuar falas me tė gjitha llojet e armatimeve. Por qė nė takimin e parė me Ministrin e Mbrojtjes tė Kinės dhe mė pas me kryeministrin Ēu En Lai, delegacioni shqiptar mbeti i zhgėnjyer sepse ndeshi nė mosaprovimin e atyre kėrkesave nga pala kineze, e cila ua tha qartė: "Ju duhet tė lidhni njė pakt me Bukureshtin e Beogradin pėr tė formuar njė Bllok, pasi ne jemi larg dhe nuk mund t'ju ndihmojmė dot nė njė sulm tė mundshėm nga Bashkimi Sovjetik".
    (vijon nga numri i sė dielės)


    Zoti Edip, kur u njoftua Enver Hoxha pėr ato bisedime qė po zhvillonte delegacioni juaj me Ministrin e Mbrojtjes dhe kryeministrin e Kinės, Ēu En Lain?
    "E gjithė biseda nė mes delegacionit tonė dhe atij kinez tė kryesuar nga Ēu En Lai, e cila zgjati rreth gjashtė orė, u stenografua nga dy radistėt e Ministrisė sė Brendėshme qė kishin ardhur bashkė me ne dhe ata ia trasmetuan urgjent Enver Hoxhės nė Tiranė. Pas atij takimi, tė dy radistėt u kthyen menjėherė pėr nė Shqipėri dhe vetėm atėhere ne e kuptuam se pėrse kishin ardhur ata nė Kinė nė pėrbėrje tė delegacionit tonė".

    Si u prit nga Beqir Balluku dhe ju ushtarakėt e tjerė pėrgjigjia e kinezėve pėr mosaprovimin e kėrkesave tuaja?
    "Normalisht qė ne ra ranė si bombė pėrgjigjiet e palės kineze, pasi deri nė atė kohė ne ishim mėsuar qė tė merrnim falas nga Kina, ēdo gjė qė kėrkonim. Por ne pėrsėri ishim tė qetė sepse ajo gjė nuk varej nga ne".

    A ndjehej i mėrzitur Beqir Balluku pas atyre bisedimeve dhe si ishte gjėndja e tij shpirtėrore ato ditė?
    "Ēuditėrisht Beqiri nuk ishte shumė i mėrzitur si nė vitin 1961 kur na kishte folur Hrushovi nė Moskė, pėrkundrazi ai ishte i qetė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, duke e quajtur pėrgjigjien e kinezėve diēka normale. Ndoshta kjo vinte edhe nga fakti se kurrsesi ai nuk mund tė ishte pėrgjegjės pėr qėndrimin qė po mbante pala kineze, aq mė shumė se ai e kishte bėrė detyrėn e tij duke ia trasmetuar Tiranės pėrgjigjien e tyre dhe duke hequr gjithshka nga supet e veta. Mė kujtohet se nė njė nga ato ditė kur ne takoheshim darkave pėr mbledhje me Beqir Ballukun, ai na tregoi ngjarjen e vitit 1947 nė Beograd, kur ai ishte nė funskionin e shefit tė Shtatmadhorisė. Nė atė kohė, Marshalli Tito i kishte bėrė presion beqirit, qė ai tė nėnshkruante pėr ardhejn e dy divizioneve ushtarake nė Shqipėri, gjė tė cilėn ai nuk ia kishte pranuar".

    Pas takimit me Ēu En Lain, a ishte nė axhendėn e protokollit qė delegacionin tuaj ta priste edhe Mao Ce Duni?
    "Gjatė asaj vizite nuk ishte planifikuar qė ne tė na priste Mao Ce Duni, ndonėse ne bėmė disa demarshe qė tė takoheshim me tė. Ne kishim shumė dėshirė qė ta na priste edhe Mao Ce Duni ashtu siē na kishte pritur ēdo herė qė kishim qenė pėr vizita nė Kinė. Kur ishim nė korridore, bisedonim me zė tė lartė me njėri tjetrin qė tė na dėgjonin kinezėt, por pėrsėri ai nuk na priti".

    Gjatė atyre ditėve, a vinit re qė tė survejoheshit nga kinezėt?
    "Kinezėt e kishin shumė tė theksuar survejimin, jo vetėm ndaj nesh, por ndaj tė gjithė tė huajve qė vizitonin Kinėn. Qė kur mbėrritėm nė Kinė, eprorėt tanė na dhanė porosi tė veēanta qė nė mėnyrė kategorike nėpėr dhoma tė mos bėnim asnjė bisedė pune. Kėshtu qė ne ishim tė detyruar qė tė gjitha bisedat t'i bėnim nėpėr korridore, oborre dhe lulishte".

    Pas takimit mė Ēu En Lain edhe sa kohė qėndruat ju nė Kinė?
    "Pas takimit me kryeministrin kinez ne qėndruam nė Kinė edhe pėr dy javė tė tjera dhe kinezėt na dėrguan pėr tė parė e vizituar reparte dhe uzina ushtarake tė llojeve tė ndryshme tė armėve. Beqir Ballukun, shefin e Kimisė, Dhori Gjonin dhe mua, kinezėt na dėrguan pėr tė parė edhe njė minierė uraniumi".

    Kur u kthyet dhe nė ēfarė itinerari udhėtuat pėr nė Tiranė?
    "Ne u kthyem pėr nė Shqipėri disa ditė para vitit tė ri dhe para nisjes delegacioni ynė u nda nė tre pjesė duke udhėtuar veē e veē. Nė grupin e parė ishin Beqir Balluku, Rrahman Parllaku, Hito Ēako dhe Abdi Mati me shoqėruesit e tyre, nė grupin e dytė bėnin pjesė tė gjithė drejtorėt e drejtorive dhe komandantėt pėrkatės tė tė gjitha llojeve tė armėve, ndėrsa nė grupin e tretė tė gjithė ekspertėt. Nga Shangai ne erdhėm nė Paris ku u shokuam dhe u mahnitėm me bukuritė e tij, ndonėse ne na kishin rekomanduar qė tė vizitonim vetėm Pigalin. Nė Romė ne u bashkuam me Beqir Ballukun dhe tė tjetėr e sė bashku u kthyem pėr nė Tiranė. Desha tė them se edhe nė Francė edhe nė Itali, i gjithė delegacioni ynė ishte nėn masa tė rrepta sigurie nga policia vėndase, nė mėnyrė qė tė evitohesh ēdo incident i mundshėm me ndonjė nga emigrantėt politikė shqiptarė tė arratisur prej kohėsh".

    Pas kthimit tuaj nė Shqipėri, a dėrguan kinezėt armatime nga ato qė kėrkuat ju gjatė vizitės suaj?
    "Kinezėt vazhduan qė tė dėrgonin armatime tė ndryshme nė Shqipėri nga ato qė na kishin premtuar dhe kishim lidhur marrėveshje dy palėshe. Bile po ju them se kinezėt na jepnin edhe armatime tė cilat ne nuk ua kishim kėrkuar, duke na thėnė se ne kishim shumė nevojė pėr to. Kinezėt kanė qenė shumė korrektė me ne shqiptarėt gjatė gjithė periudhės sė miqėsisė sė pėrbashkėt. Edhe pse nė vitet e fundit marrėdhėniet nė mes dy vėndeve ishin ftohur, ata vazhduan qė tė dėrgonin falas armatime tė ndryshme nė Shqipėri, deri nė 1977 kur ne u prishėm pėrfundimisht me ta".

    A dihet ndonjė shifėr e saktė pėr ndihmėn ushtarake qė na kanė dhėnė kinezėt deri nė 1977 kur Shqipėria i prishi marrėdhėniet me ta?
    "Nė vitin 1977 kur ne u prishėm me Kinėn, kinezėt na thanė se ndihmat nė fushėn ushtarake qė ata na e kishin dhėnė falas, arrinte shifrėn 13 miliard juan (gati e barabarėt me 13 miliard dollar) dhe kjo ėshtė mė se e besueshme sepse kinezėt pėr ēdo gjė qė na dėrgonin, na nisnin edhe faturėn nga pas".

    Po pse e bėnin kėtė gjė kur ato ndihma ishin falas?
    "Kėtė pyetje ja ka bėrė edhe Enver Hoxha kryeministrit kinez, Ēu En Lait nė vitin 1965 nė Tiranė, duke i thėnė: "Ne jemi gati njė ushtri, ju pėrse na dėrgoni edhe faturėn kur na sillni vaporrėt me ndihma falas?" Dhe Ēu En Lai iu pėrgjigj: "Nė mėnyrė qė brezat qė do vinė, ta dinė se sa miqėsi kemi pasur ne dy popujt".

    Ē'ndodhi me pjestarėt e atij delegacioni nė vitin 1974-75 kur ndodhi goditja ndaj ushtarakėve tė lartė?
    "Kjo ėshtė njė gjė tepėr interesante, sepse tė gjithė ne pjestarėt e atij delegacioni qė ishim nė atė kohė nė Kinė, u goditėm tė gjithė. Pėrveē Beqir Ballukut e Hito Ēakos qė u pushkatuan, tė tjerėt ose pėrfunduan nė burgje ose u internuan. Njė ose dy vetė shpėtuan duke pasur konsekuenca mė tė lehta si shkarkime nga detyra apo pėrjashtim nga partia. Thashė se ėshtė interesante goditja qė pėsuam ne ish-pjestarėt e atij delegacioni, sepse njė ndėr akuzat kryesore qė na ėshtė bėrė tė gjithėve nė atė kohė, ishte ajo se pėrse ne nuk kishim raportuar nė Tiranė pėr ato qė na kishte thėnė Ēu En Lai. Kjo akuzė ishte krejt absurde, sepse nuk na takonte ne tė informonim Tiranėn, aq mė shumė kur atė gjė e kishte bėrė Beqir Balluku, i cili e kishte detyrė funksionale tė informonte mbi bise-dimet qė u bėnė atje ".

    Si filloi goditja ndaj jush dhe kur u arrestuat?
    "Goditja ndaj meje filloi qė nė vitin 1975 kur mua mė nxorrėn nė lirim nė moshėn 49-vjeēare duke mė dhėnė pension pleqėrie dhe ajo gjė vazhdoi nė vitin 1978 kur nuk mė zgjodhėn mė deputet tė Kuvendit Popullor. Ndėrsa arrestimi im ndodhi mė 16 tetor tė vitit 1980 dhe bashkė me mua u arrestuan edhe njė grup ku bėnin pjesė: Shyqėri Kėllezi, pensionist, ish-anėtar i Komitetit Qėndror, Ali Kubati, Drejtor i Tregtisė pėr Tiranėn (ish-nėnkryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės) vėllai i tij, Ibrahim Kubati, inxhinjer pyjesh, Dhimitėr (Lola) Mano, zv/kryetar i Shoqatės sė Gjuetarėve tė Shqipėrisė dhe Sabri Pilkati, ish-Kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės".

    Ēfarė lidhje kishit ju me njėri tjetrin dhe pėr ēfarė ju akuzonin?
    "Ne nuk kishim asnjė lloj lidhje pune apo veprimtarie me njėri tjetrin. E vetmja lidhje ishte se unė kisha dhe kam pėr grua motrėn e Ali Kubatit, ndėrsa Lola Mano, kishte pėr grua motėrn e Lym Ketės, shokut tonė. Nė atė kohė Sabri Pilkati ishte i internuar familjarisht nė Buz tė Tepelenės. Por ne na quajtėn grup, pasi po tė ishte grupazh, nė bazė tė kodit penal tė asaj kohe, dėnoheshe me shumė. Ndėr akuzat qė na bėheshin ne si grup armiqėsor, ishte ajo se gjoja qė kishim dashur tė pėrmbysnim me dhunė pushtetin popullor dhe agjitacion e propagandė. Arrestimi ynė nė atė kohė bėri bujė tė madhe nė Tiranė dhe shumė kuadro i kapi paniku duke pritur se kush e kishte rradhėn pėr t'u arrestuar".

    Ju personalisht, mė konkretisht pėr ēfarė u akuzonin?
    "Akuza e parė ishte ajo qė thashė mė lart, se pėrse nuk kisha informuar rreth bisedės qė kishim bėrė me Ēu En Lain nė vitin 1971, duke mė quajtur pjestar tė grupit tė Beqir Ballukut qė kisha pasur si detyrė qė tė bombardoja Bllokun e udhėheqjes nė Tiranė e absurditete tė tjera tė kėsaj natyre. Po kėshtu mė akuzonin edhe pėr agjitacion e propagandė. Por me qė akuza e parė qė na bėhej pėr terrorizėm e pėrmbysje me dhunė tė pushtetit popullor, ra, ne na ndanė nė dy grupe. Nė njėrin bėja pjesė unė me Shyqėriun e Ali Kubatin, kurse nė tjetrin, Lola Mano, Sabri Pilkati dhe Ibrahim Kubati".

    Si shpėtuat nga ajo akuzė?
    "Nė atė kohė qė ne ishim arrestuar, gjatė njė takimi, Enver Hoxha i tha Feēor Shehut: "Populli e do udhėheqjen, sepse ne nuk na ka ndodhur gjė me anėtarėt e Byrosė Politike qė janė vazhdimisht nė kontakte dhe nė mes tė popullit. Edhe ndaj meje si sekretar i parė nuk ka pasur asnjė rast problematik. Kėshtu pas kėsaj bisede, akuza qė bėhej ndaj nesh pėr terrorizėm nuk mund tė qėndronte mė. Arrestimi ynė nė atė kohė bėri bujė tė madhe nė Tiranė dhe shumė kuadro i kapi paniku duke pritur se kush e kishte rradhėn pėr t'u arrestuar. Kėtė gjė e kuptoi edhe udhėheqja e lartė dhe ne shpėtuam nga ajo akuzė e rėndė".

    Pėr ēfarė ju pyesnin gjatė hetuesisė?
    "Ēuditėrisht gjatė hetu-esisė, mė saktė aty nga janari i vitit 1981, mua mė pyesnin pėr Mehmet Shehun, i cili ishte ende nė funksionin e kryeministrit tė Shqipėrisė. Kjo gjė ishte krejt e pazakontė, pasi atėhere hetuesia kishte njė ligj tė pashkruar, qė nė mėnyrė kategorike nuk mund tė pyeste pėr tre figurat kryesore tė shtetit: Enverin, Mehmetin dhe Hysni Kapon. Por nė rastin tim kjo gjė u shkel dhe ata donin tė dinin mendimin tim pėr shumė gjėra nė lidhje me Mehmetin, pėr tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes qė kishte hartuar ai qė nė vitin 1969-70. Po kėshtu ata mė pyesnin edhe se ēfarė mendimi kishin ushtarakėt e tjerė tė lartė tė Ushtrisė nė lidhje me tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes qė kishte hartuar e raportuar Mehmeti nė Byronė Politike. Tė gjitha ato pyetje ishin shumė ngacmuese dhe tepėr provokuese".

    Si u pėrgjigjėt ju?
    "Kuptohet se unė dhashė konsiderata pozitive pėr Mehmetin, pasi do ishte vetėvrasje pėr mua po tė flisja ndryshe pėr kryeministrin e vėndit qė ishte ende nė detyrė. Por sa pėr kuriozitet po ju them njė gjė qė mė ka ngelur ende nė mėndje edhe sot e kėsaj dite nga ajo periudhė e hetuesisė. Kur mbaroja hetuesinė dhe kthehesha nė qeli, i tregoja shokut tė qelisė pėr atė qė mė kishin pyetur. Ai person tė cilin nė atė kohė unė nuk e njihja fare, ishte njė provokator dhe i burgosur i vjetėr ordiner qė ma kishin futur apostafat nė njė qeli me mua. Kur unė i shpjegova duke i thėnė se mė kishin pyetur pėr Mehmetin, ai mė tha: "Kam parė njė ėndėrr, sikur kishte vdekur njė nga udhėheqja e lartė dhe mua ėndrrat mė dalin gjithmonė". Unė e kundėrshtova duke i thėnė se Enveri e Mehmeti ishin si kokrra e mollės (sepse kėtė gjė ma kishte thėnė Llambi Peēini para se tė arrestohesha) dhe i thashė: "ndoshta Haxhi Lleshi". Por ai mė thoshte: "Jo Haxhi Lleshi, njė person mė i lartė dhe i rėndėsishėm se ai" dhe e shtynte bisedėn qė unė tė pėrmėndja Mehmetin. Kjo bisedė qė bėra me tė, m'u kujtua nė burgun e Burrelit nė 18 dhjetor tė vitit 1981 kur u komunikua vetė-vrasja e Mehmet Shehut dhe as sot e kėsaj dite nuk i kam kuptuar fjalėt e provokatorit qė mė kishin futur nė qelinė time".



    -----------gz shqiptare-------

Tema tė Ngjashme

  1. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  2. 7 Mrekullitė E Teknologjisė Ushtarake
    Nga niku-nyc nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •