Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Historia e Lëvizjes Studentore dhe themelimit të Partisë Demokratike

    12 vjet pas themelimi të PD-së


    PD-ja DHE QËNDRESTARËT E SAJ

    16 dhjetor 2003 / TN

    Nga Bislim AHMETAJ

    Kur para 13 vitesh nga lëvizja studentore shpërtheu thirrja e shpirtit “E duam Shqipërinë si Gjithë Europa” as që më kishte shkuar mendja se do të na duheshin kaq shumë vite për të hedhur të paktën themelet e standarteve demokratike në vendin tonë. Mbresat nga përjetimet e atyre ditëve do të ishte e vështirë t’i përmblidhja në një fjalë në këtë takim, veç dy momente nuk rri dot pa i përmendur.

    Momenti i parë është fjalia fatale, sentenca katoviciane e Ramiz Alisë, në takimin me studentët dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës, në natën e legalizimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Vini re! Vet legalizimi i pluralizmit është bërë natën, nëpër errësirë, si për të ndjellur keq, si për të fshehur diçka, si një ogur i zi për fatin e saj. Fraza acide e Ramiz Alisë, për të cilën e kam fjalën është kjo: “Daleni more djema, se nuk i dini të gjitha gjërat ju!” Çfarë dinte Sekretari i KQPPSH-së, që nuk e dinin ata studentë dhe pedagogë që e donin Shqipërinë më shumë se veten? Çfarë dinte presidenti i ardhshëm, çfar kishte përgatitur në kuzhinën lindore, në ofiçinën e manipulimit enverist? Nuk u desh shumë kohë, mend as mund të merrej vesh se çfarë qe përgatitur.

    Hakmarrja e Alisë dhe gjith partisë së tij do të derdhej mbi kokat e studentëve, idealistëve, atdhetarëve të rinj e të padjallëzuar në formën e braktisjes, përçmimit, harrimit dhe poshtërimti sistematik deri në elemi-nimin e tyre edhe fizik, që filloi me Arben Brocin. Fatin më të keq, sigurisht që e pësoi lideri i dhjetorit, Nderi i Kombit, Azem Hajdari. Të dërguarit e Ramiz Alisë do ta largonin atë harbutërisht nga drejtimi i partisë së vet, vetëm dy muaj pas themelimit të saj. Qysh nga shkurti i vitit 1991, braktisja dhe harrimi i studentëve të dhjetorit u shndërrua në praktikë elementare eleminuese. Kriteret e të qënit dikushi në politikën e madhe, në grupet e biznesit apo të medias iu përshtatën orientimeve të përpunuara nëpër institutet enveriste. Alkimia komuniste funksionoi për bukuri. Pra, për të qënë pjesë e kategorive të mësipërme, do të duhej të kishe qenë së pari komunist, së dyti sigurims, qoftë edhe hafije e thjeshtë, ose pinjolll i familjeve me rrënjë të përziera në të dyja këto vese. Dhe së fundi, kriteri klasik i diktaturës: grumbullimi rreth vetes i kryeservilëve, qimeheqësve, njerzve pa shtyllë kurrizore, që i shërbejnë dreqit e të birit, me kusht që tu hidhet një kockë për ta lëpirë. Po të flas më konkretisht, jam i bindur se askush s’do të habitet, pasi pothuajse shumica e njerzve në këtë sallë janë pjesë e ndjeshmërisë së kësaj drame.

    Shëmbulli më tipik i atyre djemve “që nuk i dinin të gjitha gjërat” ishte Azem Hajdari. Fati i tij, sa qe gjallë dhe deri sa u ekzekutua, vërtetoi faktin se ai nuk i dinte vertetë “gjithë ato gjërat e pista, gjithë ato makinacionet e errësirës që funksionin sipas parimit “të ndryshojmë gjithçka pa ndryshuar asgjë”. Jeta dhe veprimi i tij politik janë modeli i konsekuencës dhe ndershmërisë për të mospranuar asnjë lloj kompromisi me projektuesit dhe realizatorët e kësaj palo demokracie që po aplikohet në vendin tonë, demokraci “Made in Albania”. Vetë Ramiz Alia thoshte se “Shqipëria nuk është as lindje, as perendim”, pra është një vend pezull, ndaj edhe vet fjala demokraci duhet të rrijë pezull, tu ngrihet në buzë atyre që guxuan ta shqiptojnë të parët.

    Momenti i dytë, për të cilin desha të bëj fjalë, është më intim. E di se do të dukesha më modern sot sikur të citoja ndonjë filozof me emër të vështirë, sikur të konstruktoja ndonjë fjali perverse me sintaksën sllavo-arabe të Fatos Nanos për të shprehur atë që dua të them. Por jo, nuk më intereson të dukem modern, të jem i vërtetë më duket më interesante. Kur themelohej Partia Demokratike, kur duheshin mesazherë të lirisë, kur fjala demokraci bënte mort, kur falangat e dhunës na ndiqnin hap pas hapi, im atë, një qytetar shqiptarë me përvojë të gjatë dhe fort të hidhur nën diktaturë, si shumica e shqiptarëve, na tha, mua dhe vëllait tim Arbër Ahmetaj, që të dy drejtues të lëvizjes studentore, unë në UB dhe ai në Fakultetin e Mjeksisë: “Fjala ime është kjo-nëse ju ka shtyrë dikush pa ndërgjegjen tuaj në këtë punë, tërhiquni sa nuk është vonë, nëse kjo është vërtet bindja juaj, rrini në rradhë të parë”. Atëherë dihet se rradhët e para nuk përbëheshin nga ministrat e ardhshëm, por nga ata, për të cilët më duhet të huazoj termin e bukur që përdor lideri i opozitës, qëndrestarët.

    Të dy, si shumica e studenteve dhe qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, “fatkeqesisht” në thojza, kishim hyrë në atë lëvizje krejt të bindur dhe me besim absolut se po bënim gjënë më të rëndësishme të jetës tonë. Pavarësisht deformimeve të skajme që ka pësuar demokracia shqiptare, edhe sot e kësaj dite, për asnjë moment nuk jemi pënduar, pasi për ne të gjithë ajo që bëmë në dhjetor 1990 do të mbetet monument lirie, faqe nderi dhe dinjiteti qytetar e njerëzor, fiksuar përjetësisht në historinë e vendit.

    Si konkluzion më duhet të nënvizoj se studentët dhe qytetarët shqiptarë nuk janë pjesë e politikave për jetësimin e vendimeve të Katovicës, por janë viktime e atyre vendimeve. Në fund të fundit a nuk jemi të gjith bashkë viktima të këtij realiteti kafkian, tronditës?? Shqipëria dhe demokracia e saj janë dëshmia më cinike, më e paturpshme e implementimit me sukses të direktivave të Mbledhjes së Katovicës. Nëse dikush nuk është i bindur në këto që po them, do t’i mjaftonte për të më besuar thjesht krahasimi i proces verbalit të asaj mbledhje dhe realitetit ekonomik, social e politik të vendit. Kuptohet që duhen edhe dy **** mend - siç thonë vëllezërit tanë të jugut - një fije vullnet dhe kurajo qytetare për të pranuar gjëndjen në të cilën ndodhemi. Kjo do shërbente si bazë, si motiv frymëzmi për të mobilizuar energjitë dhe idetë e nevojshmë për një aksion politik e qytetar që do të sillte ndryshimin e kësaj gjendje. Duke gjykuar thellë dhe me gjakftohtësi mbi situatën e përshkruar nga dy momentet që përmenda, jo rrallë kam folur, kam shkruar, polemizuar, humbur shanse, jam përjashtuar e mënjanuar, por asnjëherë nuk jam ndalur, friksuar apo hequr dorë, sepse ndjejë përgjegjësinë e një shoqate përfaqsuese të idealeve të dhjetorit, sepse jam i bindur se po nuk e pranuam gjendjen ë rëndë në të cilën ndodhemi, nuk do të mund ta ndryshojmë atë. Në fund të fundit, një shkencë humane siç është mjeksia na mëson se pa përcaktimin e diagnozës, nuk mund të fillojë terapia, kurimi i sëmundjes.

    Duke biseduar për këto gjëra me një mik të shqiptarëve, me një politikan amerikan, ai më këshilloi të mos shkurajohesha. Duke e falenderuar për përkrahjen morale mu desh të shtoja se ajo që më shqetësonte nuk qe qivuri im politik apo fizik, por atmosfera e arkivolit në politikën shqiptare. I nxitur prej figuracionit të përdorur ai më pyeti se çfarë kisha parasysh. I thashë se kisha parasysh gjëndjen e ngrirë, atmosferën e akullt të varrezës së krijuar nga pamundësia për të thyer trekëndëshin Politikë-Biznes-Media, brenda të cilit lëvizin vetëm 100 njerëz, të cilët, me urdhër nga lart, ndërrojnë vendet me njëri tjetrin nëpër brinjët e këtij trekëndëshi fatal për demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve. Vargu i numrave natyror në politikën shqiptare është bllokuar në shifrën 100. Nuk ka të njëqind e njëtë, e ku më pak numra të tjerë në vazhdim. Ky është trekëndëshi i vdekjes, kontrolli i gjithçkaje dhe mbi gjithçka i një top njëqindëshje. Kjo top-njëqindëshe prodhoi dhe e ngjizi në popull postulatin që politika s’ka moral. Kjo top-njëqindëshe nxiti, inkurajoi, mbështeti dhe realizoi konfliktin e armatosur të vitit 97 të pa precedent në historinë e re të Europës e më gjërë.

    Kjo top-njëqindëshe me politikat e veta antihumane, korruptive e në shumicën e rasteve kriminale ka nxitur dhe realizuar indiferencën qytetare ndaj zgjedhjeve, njësoj si në Serbinë e pas Milosheviçit.

    Kjo ka sjellur situatën ku politikanë dinakë dhe të ligj, mbështetur në një numër të papërfillshëm votash të blera apo të fallsifikuara ushtrojnë pushtet të pakufishëm diktatorësh, si ky i zotit Nano.

    Kundër këtij rreziku duhet të angazhohet gjithsecili shtetas shqiptarë, të gjithë ata shtetas të huaj dhe instutucionet e vendeve të tyre që janë sadopak përgjegjës për këtë hapësirë ballkanike.

    Situata e përshkruar më sipër është e zymtë, por fatalizmi nuk është tipar i vizionit politik të qëndrestarëve. Jo. Ne të gjithë e dimë se Shqipëria ka burra e gra të mendjes e të fjalës që mund t’i këputin hallkat e këtij rrethi vicioz, që mund ta zhbëjnë trekendëshin e mësipërm uzurpator. Kjo është çeshtja. Sa më shumë vullnetare të rreshtohen në këtë kahje aq më shpejt do të mund ta shëndoshim atdheun. Për ne që kemi zgjedhur Shqipërinë si vendbanimin tonë të përhershëm, ky mision është jetik! Shqipëria duhet t’u kthehet qytetarëve të saj, jo si pjesë e lëmoshës së këtyre 100 vetëve, por si dhuratë hyjnore që vet Zoti ua ka bërë shqiptarëve.

    Flaka e Lirisë e ndezur në dhjetor 90, mbahet gjallë nga gjaku i Azem Hajdarit e nuk shuhet kurrë.

    -------------



    DHJETORI, NJË UTOPI E LIRISË


    15 dhjetor 2003 / TN
    Flamur BUÇPAPAJ

    Lëvizja studentore në Shkodër pati individualitetin e saj, dritën e saj.Në këtë qytet trashëgimia nga perendoria komuniste ishte e papërfillshme, por ishte shumë e egër shtypja që vinte ditë dhe natë nga regjimi. Ai kishte frikë dhe tmerr nga Shkodra e Gjergj Fishtës dhe Martin Camajt. Shumica e njerëzve në këtë qytet na mbajnë mend se si në dhj'etor 1990 u përleshëm me policinë dhe me sigurimine shtetit të asaj kohe. Regjimi atëherë fliste për reforma, por burgjet i mbushte përditë me të rinj antikomunistë. Shumë prej ne studentëve të univesitetit te Shkodrës,(atëherë ILP),përfunduam në biruca, duke filluar nga unë dhe bashkëstudentët e mi Ilir Seci, Ylber Hasani, Nazmi Peka,etj.

    Jehona e zhvillimeve demokratikenë Europën Lindore, shembja e Murit të Berlinit, fundi i Çausheskut ngjallën shpresa për ndryshime kudo në vend, por në Shkodër ato krijuan një frymë që do të çonte në dhjetor në stuhi.Unë kam qenë student në Shkodër dhe, për hir të së vërtetës, lëvizja demokratike në këtë qytet të madh kishte kohë që kishte filluar.Protesta antiregjim ishin tentuar qysh me përpjekjet për rrëzimin e bustit të dikatorit sovjetik Stalin, nga një grup antikomunistësh me në krye Dedë Kasnecin dhe Paulin Ndojen,etj.

    Ky ballafaqim i hapur me dikaturën do të çonte tek Revolucioni i Dhjetorit 1990 të cilin e bëmë ne studentët e Tiranës dhe të Shkodrës etj, sepse u vumë në ballë të kësaj lëvizjeje për liri, demokraci dhe pluralizëm të gatshëm dhe tërësisht të ndergjegjshëm për të paguar çmimin e lirisë. Një ditë pas fillimit të lëvizjes së studentëve të Tiranës, ne në Shkodër filluam rrugën e përleshjes me diktaturën. Intelektualët e këtij qyteti u bashkuan me ne, ndërsa të përsekutuarit politikë do ti kishim prapavijen më të fuqishme të lëvizjes tonë studentore. Nuk mund të harroj Alfons Grishën, më të vellanë,Eduart Grishën, Xhemal Uruçin,veprimtarin që më vonë do të bëhej sekretar i PD-së Shkodër, miqtë e mi Arben Broci e Shenasi Rama, etj.

    Në këtë ditë të shënuar të lirisë tonë dua të përshëndes të gjithë bashkë-studentët e mi, që u qëndruan heroikisht torturave dhe burgjeve komuniste të Shkodrës. Ata janë sot njerëz të lirë edhe pse ëndrra për të cilën luftuan u dërmua, si nga ata që nuk ditën ta mbronin edhe nga ata që prisnin rastin të hakmeneshin ndaj nesh, domethënë ndaj frymës së lirisë dhe pluralizmit politik.,Komunistët në fuqi në fakt u hakmorëh, por asgjë nuk mund të ndryshojë bindjet tona eurotalantike.Levizja jonë sot mund të quhet lëvizje utopike, e parealizuar, pasi ish-komunistët u rikthyen në fuqi ndërsa ne dhjetoristët dhe ish të pëmdjekurit politikë u vumë përpara skuadrës së pushkatimit dhe gjykatave komuniste. Kjo më bën mua dhe të gjithë anëtarët e asaj lëvizjeje të madhe që të mendohemi për mënyrën se si mund të sjellim ndryshimetë reja, se si mund të forcojmë të djathën dhe çojmë përpara vendin tonë krahas poujve të tjerë të zhvilluar europianë.

    Padyshim që është një gëzim i madh që sot një pjesë e drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit, ne që kemi mbetur ende gjallë prej hakmarrjes komuniste, apo që nuk kemi braktisur ende atdheun. të jemi përsëri së bashku, për të kujtuar dhjetorin e pluralizmit politik, dhjetorin e fundit të diktaturës së proletariatit dhe izolimit shkatërrimtar si dhe për të menduar për të ardhmen. Qoftë edhe ky 8 Dhjetor i fundit me komunistët në pushtet!

    Flamur Buçpapaj,
    ish-Drejtues i Lëvizjes Studentore ne Universitetin e Shkodres.

    marre nga trepca.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2007 më 14:04

  2. #2
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kush eshte lideri i PD-se?

    Sali Berisha lindi ne Tropoje me 15 tetor 1944.
    Me 1967 mbaroi studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise dhe te Universitetit te Tiranes dhe u emerua Pedagog prane ketij Fakulteti.
    Nderkohe ushtronte profesionin e mjekut ne Kliniken Kardiologjike te Spitalit te Tiranes.
    Eshte specializuar ne France si Kardiolog
    Ka studiuar dhe punuar me perkushtim dhe eshte bere nje nga mjeket e kardiologet me te shquar te vendit.
    Studimet monografike dhe artikujt e shumte shkencore te Sali Berishes perbejne nje ndihmese origjinale ne fushen e shkencave mjekesore dhe jane botuar edhe ne revista shkencore te vendeve te ndryshme te Evropes.
    Ne vitin 1988 Ai merr grada dhe tituj shkencore e pedagogjike: “Doktor i shkencave”(1988) “Profesor” (1989)
    Aftesite e tij jane vleresuar edhe jashte Shqiperise dhe me 1986 eshte zgjedhur anetar i Komitetit Evropian per Kerkime Shkencore ne Mjekesi me qender ne Kopenhagen te Danimarkes.
    Sali Berisha u gjend pararoje te atyre intelektualeve te shquar te Shqiperise te cilet ne fund te viteve 80 ngriten zerin e tyre kunder dikatures komuniste.
    Ai ka botuar nje numer te madh artikujsh e intervistash ne shtypin shqiptar e te huaj kunder dikatures komuniste ne Shqiperi dhe kerkoi te lejohej shprehja e lire e mendimeve dhe vendosja e pluralizmit politik.
    Fillimi i levizjes demokratike ne dhjetor te 1990 e gjeti S.Berishen ne krye te studenteve.
    Bashke me studente, intelektuale e punetore themeluan me 12 Dhjetor 1990 Partine Demokratike e para parti opozitare ne Shqiperi dhe u zgjodh kryetar i saj.
    Ne zgjedhjet pluraliste te 31 Marsit 1991ai doli deputet i Kuvendit Popullor dhe pas zgjedhjeve te 22 marsit te 1992 me 8 prill te 1992, Kuvendi Popullor e zgjodhi Sali Berishen president te Republikes se Shqiperise.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    Dëshmia nga SHBA e Shinasi Ramës. “Të vërtetën e burgosjes së tij e di Berisha dhe disa nga drejtuesit e PS-së”

    “Viti ’90, për ne Nano mund të ishte kryetari i PD-së

    Krijimi i Partisë Demokratike, besoni se u tradhëtua shpirti i Lëvizjes Studentore dhe ajo shërbeu si trampolinë për ‘bijtë e etërve’?

    Nuk ka pikë dyshimi se krijimi i PD-së ishte një moment kritik për të gjithë. Kush e krijoi PD-në? Saliu duhet që të na shpjegojë se kush i bëri bashkë atë me Gramoz Pashkon në mëngjezin e 11 Dhjetorit, kush iu tha që të bisedonin e të mblidhnin edhe intelektualët e tjerë e ta bënin partinë, sepse po ta bënin atë hap, Lëvizja Studentore do t’i mbështeste deri në fund. Kështu, më vjen me qeshë kur e dëgjoj Saliun të thotë në përvjetoret e ndryshme se filani ka qënë nga ‘themeluesit më të rëndësishëm’ … Asokohe, gjërat ndrronin me minuta e jo me orë. Ne kemi synuar që t’i mbështesnim intelektualët që ata të krijonin partinë e tyre e ne të ruanim Lëvizjen Studentore të pavarur nga ajo parti politike që do të lindte. Mirëpo, ku do ta bënin partinë? Kështu u detyruan që të vinin tek ne sepse mendonin se me Azemin si ndërmjetës do t’i zgjidhnin punët. Por, mbasi e pamë se kush po vinte që ta bënte partinë e opozitës, unë e shokët e tjerë i përzumë si ata ashtu edhe Azemin dhe gjendja e tyre u bë shumë kritike, se nuk krijohej partia në bodrumin e shtëpisë ku jetonte Gramoz Pashko. Nga dreka, duke e parë gjendjen dhe duke e parë se populli nuk shkulej fare nga Sheshi i Qytetit Studenti, ne i lejuam që ta shpallnin PD-në, por me kusht që në Komisionin Nismëtar të mos kishte shtatë vetë, por gjashtë studentë, tre intelektualë të Tiranës e katër pedagogë të Universitetit. Mendonim se do të mund të ruanim kontrollin mbi Qytetin Studenti e mbi Lëvizjen Studentore dhe, me kohë, ne të vazhdonim rrugën tonë që nuk ishte rruga e tyre, e që nuk duhej të ishte rruga e tyre. Por, Saliu dhe Azemi e ‘çimentuan’ aleancën e tyre e cila na dëmtoi tepër, sepse duke e bërë Azemin Kryetar të Komisionit Nismëtar, e duke ia përkëdhelur sedrën, Sali Berisha e përçau Lëvizjen Studentore në mbështetës të Azemit e në mbështetës të dikujt tjetër. Duke parë një student në krye të opozitës, të gjithë studentët u turrën për me mbështetë PDnë dhe kjo na dëmtoi shumë. Ne e dinim se Azemi ra viktimë e egoizmit të vet dhe se ishte çështje kohe derisa këta ‘intelektualë’ ta shtrydhnin e ta hidhnin në plehra. Gjithsesi, ne ishim të vendosur ta toleronim PD-në në Qytetin Studenti thjesht sepse pluralizmi nuk ka kuptim pa partitë politike, dhe shpresa jonë ishte se gjërat do të sqaroheshin me kohë. Por instruksionet atyre ua dha tjerakush. Paradite vinin tek ne e mbasdite faleshin diku tjetër dhe, me kohë, PD-ja u bë si karroca e Nastradinit.

    Ju thoni se këto ndarje u vunë re, menjëherë në atë kohë?

    Dua të ndalem pak tek kjo puna e ‘etër e bij.’ Në se e mendoni literalisht, ‘bijtë e etërve’ e ‘bijtë e nanës’ ishim të gjithë shqiptarët dhe ne studentët po ashtu. Shumica e studentëve i kishin prindërit ose të afërmit anëtarë të PPSH-së në të gjitha nivelet, ashtu si edhe i kishim familjet me zemrat e përcëlluara nga të afërmit që ishin pushkatuar apo të dënuar me afate të gjata nga sistemi totalitar. P.sh. im atë ka qënë ndër themeluesit e PKSH-së, i përjashtuar për antijugosllavizëm në vitin 1943, dhe më vonë pjesërisht i rehabilituar, dhe i lënë me mbijetue si oficer artilerie, por unë jam rritur edhe me një nanë që nuk iu thanë sytë sepse të vëllanë ia dënuan një herë me vdekje e mandej me 25 vjet burg dhe e gjithë familja e saj ishte e shkatërruar kulm e themel. Ashtu si revolucioni han bijtë e vet, ashtu edhe sistemi totalitar han njerëzit që e ngrejnë dhe që e mbajnë në këmbë dhe e bëjnë funksional. Ashtu ndodhi edhe në shtetin shqiptar. Krijimi i një sistemi totalitar çoi edhe në krijimin e strukturave terrorizuese për të gjithë në të cilat jemi rritë gjithë dhe në të cilat kemi funksionue të gjithë. Mua më vjen shumë keq për vuajtjet që kanë kalue të persekutuarit gjatë kohës së sistemit totalitar dhe po ashtu me vjen shumë keq edhe për vuajtjet e njerëzve që për me jetue nuk e folën një fjalë kundër sistemit apo u përdorën nga strukturat. Dilema me të cilën jemi përballuar të gjithë në atë pikë kthese historike të viteve 1990-1991 ka qënë se si me e ndryshue sistemin totalitar, si me u kthye në një sistem demokratik, si me arritë që duke iu krijue mundësi të vuajturve e të persekutuarve ashtu edhe të tjerëve për me kenë të lirë, të mund të krijonim kushtet për me pasë një fillim të ri për të gjithë shqiptarët. Nuk ma merr mendja se dikush ka pritë që unë e shumë të tjerë si unë me dënue me vdekje prindërit e mi e familjen time për me iu dhanë lirinë atyre që kishin vuajtur apo që unë me u kthye në skllavin e tyre për çka ka ndodhë në sistemin totalitar. Ne nuk kemi njohur sisteme të tjera, në atë sistem kemi jetuar dhe shumë a pak të gjithë jemi përdhunuar prej atij sistemi e na ka lanë vraga të thella në shpirt, na ka ba me vuejtë shumë, se ndryshe nuk do të rebeloheshim por do ta mbështesnim pa kushte. Qëllimi i të gjithë studentëve ka qënë që lufta e klasave dhe urrejtja e ndasitë të bëheshin një pjesë e së shkuarës dhe të gjithë të kishim një fillim të ri, mundësi të barabarta, respekt e dinjitet para ligjit e para njëri-tjetrit. Askush nga ne nuk ka dashtë që e shkuara të ishte pengu që do të na linte mbrapa, edhe më të përçarë, edhe më të ndarë, edhe më të pashpresë për të ardhmen se sa e kishim gjetur veten në Dhjetor të vitit 1990-të. Por, në se e mendoni figurativisht dhe me ‘etër’ nënkuptoni ‘etnit shpirtërorë,’ d.m.th., një grup të paskrupullt, arrivist e në ndjekje të pushtetit, që nuk u ndal para asgjëje vetëm e vetëm që të rrinte në pushtet, as para vazhdimit të luftës së klasave, as para vuejtjeve të popullit të vet, as para mjerimit të të gjithë shqiptarëve, atëherë përgjigja do të jetë se ju keni të drejtë. Nga gjarpërinjtë nuk lindin skiftera, dhe brezi i ri që hyri në politikë mbas vitit 1990 e që është sot në lojë, refuzoi për me ndjekë ideale e vlera që do ta shmangnin të keqen që e kishte njollosur jetën e ‘etërve’ të tyre dhe me iu dhanë të gjithëve një fillim të ri. Ata nuk e kuptuan se për të ndrruar rrugë, duhej që ata të sakrifikonin gjithçka dhe të vinin bazat për pajtim të mirëfilltë kombëtar e për krijimin e një shteti në shërbim të të gjithë shqiptarëve. Për fat të keq, ai brez që hyri në lojë e mësoi politikën duke imituar parinë jeniçere që ishte përgatitur për me i shërbye sistemit kriminal të Enver Hoxhës, që hyri në partitë që lindën tek zyrat e Zërit të Popullit dhe me ndërgjegje të plotë u turrën për me shtypë e me shfrytëzue popullin e tyre duke krijue atë sistem kriminal që është duke iu tharë shpirtin të gjithë shqiptarëve sot. Nga ana e jonë, lufta e Lëvizjes Studentore dhe e gjithë shokëve e shoqeve të mija ka qënë që të mos kishte vazhdim të së keqes që na kishte kaplluar. Ne nuk donim një vazhdim të lojës ‘etër e bij,’ ne donim një shtet demokratik të të gjithë shqiptarëve e ku të gjithë të kishin të drejta e detyra të barabarta para ligjit. Ne besonim se duhej që të ndrrohej faqja e historisë dhe se duhej të kishte një fillim të ri për të gjithë shqiptarët, përndryshe do të përjetësonim të keqen e vllavrasjen, luftën e klasave dhe të klaneve, dhe pse, jo edhe të shmangnim luftën brenda familjes ku për një kafshatë bukë me tepër padiste vëlla-vëllanë e gruaja-burrin.

    Atëherë, si e mendonit ju në atë kohë partinë e parë opozitare të sapokrijuar?

    Atëherë synimi ynë kryesor në strukturimin e PD-së ka qënë që të mos përjetësonim këtë ndarje në etër e bij, në miq e armiq të përjetshëm, por t’i bashkonim të gjithë, sepse një parti që do të kishte individë nga të gjitha palët, do të bashkonte të gjitha palët dhe kështu do të krijonte ndasi të reja në shoqëri. Ndasi kryesore në politikën shqiptare, simbas nesh duhej të ishte në njerëz të ndershëm dhe që jetonin duke iu bindur ligjit e në hajdutë, pushtë, kodoshë e kriminelë në anën e kundërt të ligjit. Këtë zgjidhje duhej ta bënim jo në emër të tregut të lirë apo të kastës sunduese por në emër të një vlere themelore që i bashkon të gjithë dhe të vetmet struktura rreth të cilave bashkohen të gjithë janë kombi e shteti. Në historinë e shqiptarëve e vetmja vlerë që i ka bashkuar njerëzit, që ju ka dhënë shpresë e të ardhme, që i ka lidhur dhe që i larguar nga e keqja që iu kanosej ka qënë nacionalizmi. Sado idealiste që mund të duket, unë e shokët e mi e kemi propaganduar fuqishëm e me vetëdije të plotë këtë botëkuptim në të gjithë veprimtaritë e Lëvizjes Studentore. Si njerëz me këto bindje, ne e kemi ditur pa pikë dyshimi se jemi të humbur në politikë, e kemi ditur se do të trajtohemi si idealistë të pandreqshëm dhe se ishim jashtë lojës. Prapë se prapë kemi qënë shumë të vetëdijshëm se duhej dhënë një shembull, se duhej bërë gjithçka që ishte e mundur për të luftuar të keqen. Kemi qënë të bindur se duhej hedhur ai hap i parë në një rrugë të caktuar për të hyrë në një hulli të të ndryshme nga llumi ku po e zvarriste me qëllim popullin paria e Tiranës e cila kishte vetëm një synim në mendje; të ruante kontrollin e saj mbi shtetin e mbi ekonominë. Kështu ne mendonim se edhe pse me një lule nuk vjen pranvera, të gjithë të tjerat vijnë mbas të parës. Dikush duhej me guxue. Platformën e kishim të gatshme sepse para nesh ishte Rilindja Kombëtare, vlerat e saj ishin të ditura e na jepnin një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur prej nesh. Pra, aspirata e Lëvizjes Studentore ka qënë shumë fisnike dhe në dukje shumë jashtë kohës kur u shpreh. Paradoksi është se herët a vonë ka me ardhë koha edhe e diskutimit dhe e nevojës së zbatimit të asaj aspirate sepse, derisa shoqëria shqiptare ta kuptojë se cila është rruga e duhur, dhe derisa ta kuptojë se ajo rrugë kalon përmes bashkimit e mirëkuptimit e krijimit të shtetitkomb, në shtetin shqiptar nuk do të ketë kurrë as paqe, as qetësi, as begati, as dinjitet për njerëzit e as stabilitet politik. Paria e Tiranës ka fituar shumë beteja por ende nuk e ka fituar luftën ideologjike me atë sistem vlerash. Ai sistem vlerash është i gatshëm, jep zgjidhje e shpresë për të ardhmen dhe është e vetmja rrugë që mund të shmangë vazhdimin e së keqes. Por, ndarja e qëllimtë që bën paria e Tiranës në ‘etër e në bijtë e etërve’ e shkatërroi edhe një herë tjetër mundësinë e bashkimit të shqiptarëve, e përjetësoi edhe për një brez luftën klanore, krahinore e fetare, dhe e ktheu shtetin shqiptar në një fole të krimit të organizuar politik. Për këtë, përgjegjëse e padiskutueshme është paria politike e Tiranës e të gjitha ngjyrave, partive dhe partiçkave politike.

    Në zgjedhjet e para pluraliste rikonfirmohen komunistët e partisë së punës dhe një vit më pas, në pushtet vjen partia demokratike. Çfarë kujtoni nga kjo kohë?

    Vrasjet e 2 prillit dhe mesazhi i zymtë që u përcoll me ato ndodhi më kanë vrarë shumë. Personalisht kam ikur shumë i trishtuar sepse isha shumë i vetëdijshëm se klasa politike ishte në një nivel politik mizerabël dhe e pazonja për me iu përgjigjë popullit e nevojave të kohës. Po ashtu, ishte e qartë se ajo nuk kishte pikën e vullnetit politik për me investue për daljen nga kriza dhe se lufta civile ishte e pashmangshme por vetëm çështje kohe. Shkalla e krizës së gjithanshme ishte e tmerrshme dhe kushdo që e merrte pushtetin do të përballej me detyra të pazgjidhshme të cilat do të kërkonin që ata si individë e si forca politike ose të bënin zgjidhjet e duhura e të pranonin që do të digjeshin shumë shpejt, ose të sakrifikonin popullin e tyre e të bëheshin paria e borgjezia që mbronte klanin e tyre në kurriz të të gjithë shqiptarëve të tjerë. Nuk kisha pikë dyshimi që ata do të merrrnin rrugën e dytë ashtu si edhe ndodhi, dhe për këtë kam vuajtur shumë. Por, me iu dhanë hakun, kushdo që hynte në politikë hynte si humbës e do të dilte si humbës edhe më i madh se nuk kishte mënyra, kohë e mjete, për me i zgjidhë problemet e shumta ashtu si duhej.

    Në zgjedhjet e 26 majit 1996 pati probleme të rënda dhe dy ditë më pas opozita u rrah në Sheshin Skënderbej. Si e keni përjetuar këtë periudhë?

    Gjendjen e kam përjetuar si shumë të rëndë dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje. Mbas Dejtonit, ishte e qartë se po i vinte rradha edhe problemit të çështjes kombëtare shqiptare, por gjendja ishte e frikshme sepse kishte shumë interesa të fuqishme që po kryqëzoheshin në shtetin shqiptar dhe paria ishte krejt e përçarë dhe e pazonja për me iu përgjigjë si duhet problemeve të kohës, pse e motivuar nga interesat e veta të ngushta ekonomike klanore dhe nga një etje primitive për me mbrritë kontrollin e shtetit me çdo kusht. Prapë, për me i ra shkurt, për krizën e vitit 1997 fajtore është paria e Tiranës e të gjitha ngjyrave dhe partive politike, politike, dhe në veçanti, Sali Berisha, i cili nuk i respektoi marrëveshjet e bëra midis palëve të parisë në fillimin e tranzicionit. Po ashtu, Berisha bashkë me segmentet e tjera të parisë nuk e kuptuan gjendjen delikate të shtetit shqiptar dhe vendin që zinte në skemat e ndryshme që po viheshin në zbatim.

    Kriza e 97’, cili është opinioni juaj, pse Shqipëria mbërriti në prag të humnerës dhe cilët janë aktorët kryesorë të kësaj krize?

    Kësaj pyetjeje besoj se i kam dhënë përgjigje në librin tim. Atje ka një analizë mjaft të gjatë të krizës së vitit 1997 e të proceseve politike që i paraprinë asaj tragjedie e marrëzie kombëtare. Por, për mua po të lëmë mënjanë interesat e fuqishme të huaja, fajtori kryesor është paria politike e Tiranës e të gjithë ngjyrave që shitet e blihet për kurrgjë, që nuk e don, për mos me thanë që e përbuz popullin, dhe që nuk ndalet para asgjëje kur i preken interesat e saj të ngushta klanore, ekonomike e politike.

    Në të njëjtin vit rikthehen socialistët dhe qëndrojnë në pushtet për tetë vite. Si e keni përjetuar rikthimin e tyre që rëndom quheshin trashëgimtarë të ish-komunistëve shqiptarë?

    Komunistë kishte shumë edhe tek PD-ja, dhe nuk është problemi se u kthyen komunistët se mbas tranzicionit u pa qartë se ata nuk kishin asnjë bindje komuniste, por donin pushtet ekonomik e politik. Mandej, kthimi në politikë e në pushtet është një proces normal në një demokraci, aq më shumë kur PS-ja e partitë që dolën nga PPSH-ja kishin mbështetje të ndjeshme në popull, struktura të konsoliduara dhe një grup cilësor zyrtarësh e specialistësh që e dinin se si funksionon shteti. Me thanë të drejtën, shumë nga këto specialistë që iu ngjitën PS-së e që u hoqën nga puna nqë vitet 1992, duhej të kishin mbetur në vendet e tyre se ata ishin investimi më i çmueshëm që ishte bërë në të shkuarën e afërt dhe ata duhej të ishin trajtuar me respekt si nëpunës e shërbyes publikë e jo të detyroheshin që të shisnin banane e misra rrugëve të Tiranës. Kthimi i tyre në pushtet ishte vetëm çështje kohe dhe atëherë, po të ndodhte si duhej, do të ishte shenja më e mirë se demokracia po funksionon, anipse si marrëveshje e parisë e jo si shprehje e vullnetit të mirëfilltë të popullit. Por, si edhe e kam analizuar në librin tim, kriza e vitit 1997 është njolla më e zezë për parinë politike shqiptare të të gjitha ngjyrave, si për ata ‘blue’ edhe për këto të partisë ‘pink’ apo rozë. Problemi i të gjithëve fillonte me mënyrën se si e lanë veten për me u përdorue nga interesa të caktuara, se si erdhën në pushtet, çka vendosën për me ba, kur erdhën në pushtet, si u tallën me popullin e vet, dhe se kujt vendosën me i shërbye. Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, triumvirati i djeshëm i socialistëve edhe pse e riktheu vendin në normalitet, shkaktoi megjithatë mjaft probleme. Konsideratat tuaja për ta dhe gjithë tetëvjeçarin rozë të socialistëve në pushtet. Në vitin 1990, Fatos Nano ishte ekonomisti më i mirë që kishte shteti shqiptar në atë pikë kritike. Po të vinte në PD në fillim, ashtu si disa prej nesh besonin se do të ndodhte se ai kishte dhënë intervistë tek Zëri i Amerikës, ishte pedagog, pjesë e ‘trojkës’ ekonomike ramiziane, etj., ai do të gëzonte shumë më mbështetje se Gramoz Pashko apo edhe se gjithë të tjerët që erdhën në PD të marrë bashkë. Nano dukej se ishte njeriu që duhej në atë pikë; me përgatitje të shkëlqyer profesionale, me mendësi shtetari, i zgjuar, me kuptim të qartë të mënyrës së funksionimit të institucioneve e të ekonomisë dhe jo pa një pikë karakteri si disa të tjerë që erdhën në PD. Por Ramiz Alia e Spiro Dede, kur i ndanë detyrat, deshën ta ruanin Nanon për PS-në. Se si hyri ai në burg e se kush e futi, këtë duhet të na e thotë Sali Berisha e disa nga drejtuesit e atëhershëm të PS-së, por nuk kishte dyshim se në disa takime Nano kishte shfaqur ndjenja patriotike e opinione të papranueshme dhe se kjo ia prishte planet edhe dikujt që e mbante me rroga edhe PS-në. Më vonë, mbas burgut, Fatos Nano është transformuar ndoshta në figurën më të errët e më të ndyrë në politikën shqiptare. Mbas daljes nga burgu, Nano u sprovua të ishte njeri i korruptuar, politikan që personalizoi shtetin, korruptoi edhe shumë të tjerë, e dëmtoi rëndshëm çështjen kombëtare, e zvetënoi administratën shtetërore, e ndau shtetin shqiptar në disa kantone me zhvillim të pabarabartë, iu shërbeu interesave joshqiptare dhe manifestoi vetëm ambicjen për me sundue vetë, dhe pse jo, si person, ai shfaqi vese të frikshme e të pakëndshme. Nga ana e vet, pavarësisht të metave të tij si individ e si politikan që janë të shumta e që dihen mirë, Ilir Meta ka dhënë prova se din të punojë me struktura, se i drejton shumë mirë ato struktura, dhe se din të marrë vendime. Por, pavarësisht arritjeve, dhe ka pasur arritje në disa drejtime, gjykimi që mund të jepet për tetë vjetët e drejtimit të shtetit nga PS-ja është shumë i zymtë, sepse ato nuk bënë atë që duhej bërë, se ishin e se mbetën në shërbim të interesave të huaja, se e përçanë popullin edhe më shumë se sa ishte, se e ndanë vendin politikisht në toskë e në gegë, se e humbën shansin historik për me ndërtue e me mbrritë zhvillimin kombëtar me burimet që kishim në nivelin e mundshëm, se u bënë pengesë kryesore në zgjidhjen e duhur të çështjes kombëtare shqiptare, se nuk lejuan krijimin e një shteti të pastër ligjor e të strukturave të pakorruptueshme që do t’u shërbenin të gjithëve por e personalizuan shtetin dhe jo më e fundit, sepse e korruptuan dhe e zvetënuan edhe brezin e ri që hyri në lojë e që mund të ishte brezi i kthesës por që u përdorue kaq keq sa pa frikë mund të thuhet se është brezi i vazhdimësisë së jeniçerëve të PS-së.

    Gazeta Shqiptare


    No comment!
    Kjo nuk eshte asgje me teper se nje propagande bajate dhe cdokush bindet se me nje mentalitet te tille vetem politike nuk behet, por vetem nje OJQ.
    OJQ marrin persiper te tilla misone.
    Ne pluralizem politik nuk mund te kete kurre nje parti qe t'i perfaqesoje te gjithe, qe te jete per te gjithe.
    Ne Tirane e ke Nanon, Meten, Ramen e te gjithe ata qe ke preferuar qe te jene lideret tuaj dhe ende nuk eshte vone qe te kycesh me ta ne krijimin e Frontit Socialist Demokratik Shqiptar me ne krye Nexhmie Hoxhen (sipas modelit te partise se Ilieskut te Rumanise).

  4. #4
    Flet nga SHBA Shinasi Rama, nismëtar i krijimit të PD-së. Ndërkombëtarët dhe kulisat e ndërtimit të kabinetit blu

    Rikthimi i PD-së në pushtet pazar i fshehtë Berisha Nano
    Edi Rama mori në duar një parti të korruptuar


    Lorenc Vangjeli

    Shinasi Rama, një nga Nismëtarët e themelimit të partisë Demokratike në Dhjetorin ’90 tregoi dje në Gazetën Shqiptare atë zinxhir ngjarjesh dhe personazhesh të cilët mundësuan krijimin e partisë së parë opozitare në vend. Ai dëshmon për dhe dyshimet e tij të para për intelektualët që ju bashkuan Lëvizjes studentore dhe krijimin e PD-së. Sipas tij, në atë periudhë kur pluralizmi politik ishte bërë fakt, në krye të forcave politike të krijuara apo në krijim e sipër, do të vinin figura të parazgjedhura. Madje ai pretendon edhe se në atë kohë, Fatos Nano do të ishte shumë më i pranueshëm se Sali Berisha për drejtimin e të djathtëve. Sot, do të lexoni kosnsideratat e tij për rikthimin në pushtet të zotit Sali Berisha. Dyshimet për atë çka ndodhi në zgjedhjet e korrikut 2005 dhe roli i faktorit ndërkombëtar në krijimin e qeverisë së sotme. Presidenti i Republikës, Kryeprokurori dhe marrëdhëniet e tyre me ekzekutivin e zotit Berisha; kreu i ri i socialistëve Edi Rama, rebusi i zgjedhjeve të pritshme lokale dhe ndikimi i rezultatit të tyre në politikën e nesërme në vend.
    Vetë Shinasi Rama thotë se do të rikthehet sërish në Shqipëri, por ndruhet se mbijetesa në Shqipërinë politike është tepër e vështirë, në rastin e zgjedhjes së të jetuarit të një jete të ndershme.

    Në mes të mandatit të tyre të dytë, President i vendit bëhet ish-ushtaraku Alfred Moisiu, sot në qendër të kritikave kryesisht nga doktor Berisha e të tijtë. Si e vlerësoni rolin e tij?

    Presidenti Moisiu ka pasur disa këshilltarë shumë të mirë dhe këta e kanë ndihmuar që të luajë një rol shumë më me peshë si president se sa e ka të përkufizuar edhe Kushtetuta e shtetit shqiptar. Pavarësisht, kufizimeve që nuk i lejojnë shumë hapësirë veprimi si dhe të problemeve që ka pasur, në një pikë Moisiu është treguar shembullor. Duket se ai nuk ka luajtur si të tjerët me çështjen shqiptare. edhe në takime delikate, Moisiu ka thënë atë që ka menduar për problemin kombëtar shqiptar edhe kur të tjerët luanin lojra të ndyra.
    Vitin e kaluar në pushtet rikthehet Berisha. E prisnit një gjë të tillë?
    Për fat të keq, në një intervistë që kam dhënë para zgjedhjeve të Korrikut 2005, e pata paraparë se marrëveshja midis palëve të parisë po funksiononte si duhet, dhe se me sa dukej Sali Berisha kishte mundësi që të fitonte zgjedhjet, edhe pse mendoja, se të huajt nuk do ta pranonin dhe kjo do të ishte një pengesë jo e vogël për ruajtjen e stabilitetit të shtetit shqiptar. Kjo mundësi e fitimit të zgjedhjeve u ba edhe më e qartë mbas intervistës që Berisha i dha Der Spiegel kur ai i dha publikisht garancitë që duheshin për disa drejtues të atëhershëm të shtetit. Mbas fushatës mizerabël të PS-së, u binda qe me të vërtetë Sali Berisha edhe mund të fitonte zgjedhjet. Berisha i vuri Nanos si kundërshtar Besnik Aliajn që nuk e njihte kush, e Nano i vuri si kundërshtar Berishës një këngëtar opere; po të donin me luftue kundër njëri-tjetrit, ata e dinin mirë se cila ishte rruga, por nuk kishin këtë qëllim. Këtu hyn edhe sjellja e çuditshme e Nanos, që me thanë të drejtën ishte tërësisht jashtë sjelljes e praktikave të tij. Praktikisht, Nano, jo vetëm që ia la lojën politike të vendit Berishës që ta fitonte (sepse u mor vetëm me LSI-në, me 1997-n e me vetë Berishën), por ai ndërmori hapa që i alarmuan e shqetësuan shumë ndërkombëtarët, sidomos kur ngriti problemin e çështjes kombëtare shqiptare dhe kërcënoi se ai do të punonte për ta zgjidhur atë problem. Kështu, thuajse brenda natës, Berisha, që tregoi zotësi të madhe politike duke e mbajtur bashkë një koalicion partiçkash e individësh që nuk lidhen kurrkund veçse mbas kuletës së vet, u bë një alternativë e mundshme, ndonëse aspak e pëlqyeshme për të huajt që mezi e kishin hequr nga posti i presidentit në vitin 1997. Mendoj se Berisha vetë nuk ishte i interesuar per me i fitue zgjedhjet sepse ai e dinte mirë që në shtetin shqiptar u bë një luftë civile për ta hequr atë e PD-në nga pushteti dhe ai thjesht donte të mbeste në kontroll të opozitës, d.m.th. të shkonte në buzë të fitores dhe mandej t’ia linte fajin të tjerëve për humbjen e pritshme.

    Mendoni se ekziston një komponente ndërkombëtare në atë çka ndodhi para dhe mbas tre korrikut 2005 në Shqipëri?

    Në një shtet si shteti shqiptar i cili e ka sovranitetin shumë të kufizuar, pesha e fuqive të interesuara është shumë, shumë e madhe, për mos me thanë vendimtare dhe fitimi i zgjedhjeve i krijoi Berishës më shumë probleme se sa mundësi për qeverisje. Ndërsa fitimi i zgjedhjeve ishte hapi i parë, momenti më i vështirë ishte mundësia e mospranimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare e kthimit të Sali Berishës në pushtet. Për dy muaj, politikisht shumë të gjatë, ambasadat e vendeve që kanë peshë në shtetin shqiptar as nuk i njohën zgjedhjet e as nuk e njohën rezultatin dhe as nuk folën fare për atë punë, çka ishte tepër shqetësuese në çdo drejtim. U deshën disa takime të Fatos Nanos brenda e jashtë vendit e takimet dy herë në javë midis Berishës, Jozefina Topallit e disa përfaqësuesve të huaj të caktuar për t’i bindur ata se mund ta pranonin Berishën si kryeministër. Mirëpo, cili ishte çmimi?

    Si e vlerësoni qeverisjen e tij në këtë çerek mandati?

    Tre javë mbas zgjedhjeve unë përgatita një analizë të vendit që këto zgjedhje zënë në procesin e tranzicionit si dhe analizova problemet e mundshme të qeverisjes së PD-së, dhe kjo analizë është e përfshirë në librin tim. Në thelb unë identifikova shtatë probleme themelore që do ta bënin qeverisjen e PD-së krejtësisht inefektive dhe për këtë shkak, simbas mendimit tim, shqiptarët do të humbnin edhe disa vite të tjera. Së pari, programi i qeverisjes së PD-së ishte shumë ambicioz dhe i parealizueshëm. Së dyti, qeveria e PD-së do të mbushte administratën me militantë, se nuk do të ruante pavarësinë e administratës, dhe se kjo sjellje e pritshme do të krijonte shqetësime të mëdha. Së treti, koalicioni i PD-së është shumë i paqëndrueshëm dhe me individë që janë si të korruptuar ashtu si edhe i shitblehen me çmim të caktuar blerësit më të parë. Së katërti, PD-ja nuk do të prekte kupolën kriminale të Nanos, Angjelit e me rradhë, pra, do të legjitimonte pasurimin e të korruptuarve të vërtetë e të korruptuesve. Së pesti, problemi më i rëndësishëm është ai i çështjes kombëtare shqiptare dhe këtu parashihja se qeveria e PD-së do të bëjë lëshime të mëdha si në jugun e shtetit shqiptar ashtu edhe në lidhje me Kosovën, çka mund ta dëmtojë keqazi çështjen kombëtare shqiptare. Së gjashti, janë politikat ekonomike e sociale që janë propozuar e që nuk ishin të realizueshme pse vendi dhe ekonomia ka nevojë për mbrojtje e jo për eksperimente ekonomike që po i dëmtojnë interesat e të gjithë shqiptarëve. Më së fundi, kam ngritur si problem sjelljen e karanterin e Sali Berishës duke sugjeruar se mund të bëhet një pengesë e madhe në realizimin e objektivave që duhet të arrihen e që nuk është e vështirë të përcaktohen qartë. Në këtë pikë, opinioni im për qeverisjen e PD-së dhe të Sali Berishës është se ka pasur arritje, në disa drejtime shumë të mira, por edhe se ka pasur edhe më shumë fushata boshe, probleme e eufori, sepse asnjë nga problemet që u përmendën me lart nuk e kanë marrë zgjidhjen e duhur.

    Besoni se ish-kryetari i parë i PD-së, ish-presidenti dhe kryeministri Berisha ka ndryshuar?

    Unë nuk mendoj se Sali Berisha ka ndryshuar ashtu siç nuk kanë ndryshuar as të tjerët. Një pari që është përgatitur për me i shërbye një sistemi kriminal, që nuk ndrron rrugë, por që krijon një sistem të stërkorruptuar e kriminal, nuk mund të sillet ndryshe, përveçse si kriminale. Në politikën shqiptare njerëzit janë si gjarpëri, çdo vit ndërrojnë lëkurën, por jo helmin. Tash në lidhje me Sali Berishën, e vërteta është se unë mendoj se ai ka ndryshuar për më keq dhe për këtë gjë nuk më vjen aspak mire sepse ai ka një rol kryesor në politikën e sotme shqiptare. Para së gjithash, Berisha ka probleme shqetësuese me veten e vet, sepse e ka shumë të zhvilluar mosbesimin tek gjithë të tjerët. Krizat politike të njëpasnjëshme që ka kaluar në këto vite shumë të vështira edhe për të, ia kanë kthyer këtë sjellje mosbesuese gati në paranojë fikse dhe kjo e pengon për me pa qartë e me kthjelltësinë e duhur. Kur nuk është euforik, Berisha është shumë i pasigurtë, edhe në vetvete, dhe kjo shihet si nga sjellja e tij në Kuvendin Popullor, ashtu edhe tek nevoja për fushata e populizëm, tek shtysat e tij për të qënë gjithnjë në krye të vendit, për të qënë i pari dhe i pazëvendësueshmi gjithkund e në çdo proces. Por, Berisha nuk ka shumë zgjidhje. Për shkak të së shkuarës së tij të errët, si dhe të përgjegjësive të mëdha që ai ka marrë para shqiptarëve, ai e ka dënuar veten që mos me mundë për me u ndalë kurrë më e për mos me dalë kurrë më prej lojës politike. Po nuk diti për me i zgjidhë problemet e veta ashtu si duhet, dhe shihet se ai nuk po din se si me i zgjidhë ato probleme, ato përgjegjësi që ai i mban në kurriz, do ta ndjekin si të gjallë ashtu edhe të vdekur. Ky është një problem për të gjithë shqiptarët sepse Berisha do të synojë gjithnjë të mbajë peng PD-në e të jetë flamurtari i përjetshëm i luftës kundër komunistëve, ashtu si edhe Nano do të luftojë të mbajë peng PS-në. Po nuk u zgjidh kjo nyjë nuk ka të ardhme për shqiptarët.

    Në Shqipëri, nga kritikët e tij, flitet shumë për përpjekjet e Kryeministrit për uzurpim të pushteteve dhe përqëndrim të tyre në dorën e tij, për nepotizëm, krahinalizëm. Cili është komenti juaj?

    Parimi i lojës politike është se atje ku nuk ka shtet ligjor ka klane, banda, hordhi e tribu që kontrollojnë shtetin. Përqëndrimi i pushteteve, nepotizmi dhe krahinalizmi janë tre gjëra të ndryshme. Sali Berisha ka luftuar që të përqëndrojë pushtetet në dorën e tij, sepse ashtu din ai për me punue, nuk din ndryshe. Por, edhe pse në raste të caktuara nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij problemi, ai ka treguar shumë kujdes për mos me ra pre e krahinalizmit. Nëse është për t’u folur për krahinalizëm e nepotizëm, shembulli më i mirë është PS-ja që bëri disa qeveri pa gjetur një shqiptar gegë për me e ba ministër, dhe ku kishte një fshat si Salaria e Tepelenës që kishte më shumë qeveritarë ne qeverinë e Fatos Nanos se sa një qytet i madh si Shkodra. Është PS-ja që e ndau vendin me thikë, që i shtyu toskët kundër gegëve, dhe që e bëri nepotizmin normën e punësimit gjatë kohës që shteti drejtohej prej tyre. Gjate kohës së sundimit të Fatos Nanos, shteti ishte i sunduar hapur e pa mëdyshje nga shqiptarët e jugut e nga minoritetet. Tash, kthimi i shumë shqiptarëve të veriut në punë të shtetit nga PD-ja eshte me shumë balancim se sa krahinalizëm.
    Në lidhje me nepotizmin, duhet thënë se nga ana e Berishës ka një përpjekje për të krijuar një strukturë nepotike në PD me kuadro besnikë të tij. Ajo qe po bën Berisha është se ai po rreket me të gjithë forcat që të gjejë e të krijojë kuadro besnike të tij, të cilat, kur të vijë koha e daljes se tij prej lojës, të jenë të gatshme që ta mbrojnë e që ai mund t’u lejë edhe PD-në. Mirëpo edhe në PD, ashtu si në PS, të gjithë e kanë një çmim dhe Saliu e din këtë, sepse ai vetë i ka blerë figurat e PD-së me atë çmim që kishin. Kështu si jane punet në PD, as Topi, as Olldashi e as Topalli nuk mund ta mbrojnë, sepse të gjithë kanë interesa te vetat dhe kur të vijë koha do ta sakrifikojnë. Perpjekja e tij për të marrë në lojë individë që pa të janë ‘zero’ politike e për t’i ngritur në lojë, në mënyrë që gjithnjë të kenë nevojë për të e për hijen e tij, mund të ketë sukses por, rregulli është se të gjithë manarët e parisë politike të Tiranës shkojnë tek dora që është e mbushur me kripë.

    Një temë e nxehtë në Shqipëri është dhe përpjekja për të larguar Kryeprokurorin edhe mbas dekretit refuzues të Presidentit. Si do ta gjykonit një hap të tillë të maxhorancës qeverisëse?

    Mua më duket se të gjitha palët e parisë e kanë marrë një mesazh të qartë nga ndërkombëtarët, të cilëve ato kanë premtuar që do t’ju binden, një mesazh që është përsëritur rregullisht e me koherencë. Të mos harrojmë, paria shahen e grinden, por lojën e bëjnë të huajt, ata që kanë peshë, kuptohet. Mirëpo, edhe pse në shtetin shqiptar, ditëlindja e qenit të sekretarit të tretë të ambasadës së një shteti aziatik është më e rëndësishme se zgjidhja e nevojave të shqiptarëve, kur iu janë prekur interesat e tyre të ngushta, paria e Tiranës ka ditur të tregojë se ajo din të kundërshtojë edhe të huajt. T’i japim hakun Sali Berishës, Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, nuk e ka levizur gishtin per te luftuar korrupsionin e krimin e politikanëve gjatë kohës që Fatos Nano e Partia Socialiste ishin në pushtet. Lista e krimeve që u paraqit në Kuvend nga PD-ja është më shumë se bindëse; ajo ishte tronditëse. Por, një nga problemet e Sali Berishës me Sollakun është se ai e sheh këtë problem edhe si kryqëzatë personale; Saliu nuk i fal individët që e lanë në baltë, veçanërisht mbas vitit 1997. Megjithatë, duhet thënë se, në këtë pikë, është Berisha vetë, i cili nuk duket i interesuar për të luftuar krimin e për të luftuar politikanët kriminelë ashtu si duhet. Heqja e zëvendësimi i Sollakut nuk janë e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet e korrupsionit të klasës politike. Për shembull, Sali Berisha ka thënë se i ka dosjet e krimit të PS-së në PD. Atëherë, le t’i çojë Berisha edhe një herë dosjet e Fatos Nanos, të Skënder Gjinushit, të Anastas Angjelit, të Arben Dukës e të Shyqyri Durakut në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Komisonin e Etikës të Kuvendit Popullor. Po qe se Sollaku nuk i ndjek ato akuza, atëherë jo vetëm që duhet hequr, por edhe, simbas ligjeve ekzistuese, ai duhet arrestuar si mbrojtës i krimit. Mirëpo, duket sikur Sali Berisha ka nevojë edhe për një argument që të thojë se Theodhori Sollaku e Presidenti Moisiu nuk po më lënë që të bëj luftën kundër krimit që dua unë, e prandaj fajin e kanë këta që nuk e fus Nanon në burg. Kështu, ndërsa në shtyp e në media vazhdon katrahura e zallamahia për Sollakun, të shoqen e pronat e tyre, realisht në Tiranë nuk ndodh asgjë, askujt nuk i hyn ferrë në këmbë, në Kuvendin Popullor vazhdon cirku politik, dhe, si pasojë, ruhen ekuilibret e marrëveshjet politike midis palëve me peshë të parisë së Tiranës.

    Përballë Berishës kundërshtari kryesor është Edi Rama, lider i PS-së dhe opozitës tashmë të bashkuar. Jeni njohur me zotin Rama dhe si e mendoni rolin e tij në politikën e sotme?

    Roli i Edi Ramës është shumë delikat dhe fati i tij varet shumë nga zgjedhjet e pritshme vendore. Në politikë, njerëzit lidhen për vlera ose për interesa. Me sjelljen e tij në të shkuarën e afërt Edi Rama ka treguar se ai nuk ka ideologji e vlera për të cilat ka hyrë në politikë e për të cilat qëndron në politikë. Në lidhje me interesat, atje është hapur shumë oreksi i interesave dhe mundësitë e tij për me nda favore majtas e djathtas, nuk janë ato që kishte Fatos Nano kur ishte kryeministër. Mundësitë e Edi Ramës janë të kufizuara tek një leje që jepet me ndërtue pallat pa leje e me rradhë. Mandej ai pranoi të merrte në dorë një parti pa kurrfarë vlerash morale, të stërkorruptuar e të kriminalizuar, që gjatë tetë viteve të kaluara u kthye në një ortë jeniçerësh të mësuar që të thithë nga buxheti i shtetit dhe që doli e humbur nga zgjedhjet. Për më tepër, PS e ka një shtab hije që, një e dy, do t’i kujtojë atij e të tjerëve si metaforë e paaftësisë së tij të sprovuar, të shkuarën e tij në Francë. Problem tjetër i madh për Edi Ramën është se strukturat e partisë, edhe kur nuk iu janë besnike individëve të tjerë, ato janë të kontrollueshme prej tyre. Gjatë viteve të kaluara, Nano e disa të tjerë i trajtuan ‘kuadrot’ e PD-së si matrapazë dhe i blenë shumë lirë kur ata ishin në pushtet. Nga ana e vet, Edi Rama nuk arriti që të krijonte besnikërinë e duhur tek strukturat e partisë së tij. Edhe tashti, ai nuk ka arritur që t’i japë asaj drejtim si duhet. Kështu, ai po kërkon që t’i zëvendësojë ato kuadro drejtuese me ngut, por Fatos Nano, Gramoz Ruçi e disa të tjerë që kontrollojnë ‘kasketat,’ i kanë përzgjedhur deputetët e kuadrot si manarët. Janë këta individët që do të marrin vendime në PS deri në zgjedhjet e tjera, dhe këto ‘kuadro’ iu detyrohen shumë Nanos, Ruçit e disa të tjerëve. Neveria që ndjejnë e që shprehin sot për Fatosin, i cili i trajtoi pa doreza e si xhambaz, do të zbehet kur ai të nxjerrë letrat që ka për to e të bëjë pazaret për mbështetjen e tyre dhe Fatosi deri-diku e mban fjalën. Koha do të tregojë se kush është me Edi Ramën e kush është kundër tij në PS, dhe kjo kohë po afrohet shumë shpejt. Por, ai nuk është në një pozitë të lakmueshme politike, edhe pse të gjithë janë gati të luajnë me dosjen e tij që thuhet se është e mbushur deng me afera korruptive e me gjithfarë pikash të dobëta, dhe që mund të shkojë shumë lehtë nga Saliu tek Fatosi e anasjelltas.

    Shqipëria është në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat konsiderohen si një tjetër test për demokracinë shqiptare. Si e paramendoni ju rezultatin dhe varësisht atij, çfarë konsekuencash do të kenë ato në politikën e sotme shqiptare?

    Gjithçka varet nga rezultati i zgjedhjeve, që është herët për ta parashikuar, sepse nuk dihet se si do të ecë procesi e çfarë pengesash do të dalin, pra, ende nuk po merret vesh qartë në se do të kemi zgjedhje dhe në se këto zgjedhje do të kontestohen pa u zhvilluar a jo. Por, gjithsesi, kur të mbahen, nëse do të mbahen në kohën e duhur e nuk do të shtyhen deri në afatin e zgjedhjes së presidentit, këto zgjedhje vendore do të tregojnë në se do të kemi zgjedhje të parakohshme e si do të strukturohen forcat politike kur të mbarojë mandati i presidentit Moisiu. Nga ana e tij, Saliut i duhen zgjedhjet vendore. Po të fitojë PD-ja një përqindje të mirë votash në nivel vendi si dhe po të fitojë edhe bashkinë e Tiranës, atëherë, Saliu nuk do të ketë më frikë nga zgjedhjet e parakohshme kur të vijë kriza e pritshme për zgjedhjen e presidentit. Ai mendon se ka të ngjarë të ndodhë kështu dhe prandaj në buxhetin e shtetit, ia ka rritur fondin bashkisë së Tiranës, por edhe një mesazh që po fitoi Edi Rama e ka një letër me shumë. Duke pasur një numër të mirë votash e mbështetje në elektorat, ai mund të llogarisë që ‘koalicioni’ i shumicës, d.m.th. shporta e karavidheve politike që e mbajnë varur në ajër mandatin e tij e që po e bëjnë shumë nervoz, mund të ketë nevojë për një provë elektorale. Kështu, sa të humbin në zgjedhjet, partiçkat e vogla do të treten e do të ridimensionohen, dhe koalicioni i PD-së do të fitojë një ekuilibër të ri përbrenda tij. Mandej Saliu të jetë shumë më i qetë për mandatin e për të ardhmen e tij dhe për zbatimin e marëveshjeve me palën tjetër. Nga ana e PS-së, gjendja e saj është shumë kritike dhe interesi i Edi Ramës është të shtyjë zgjedhjet vendore deri sa të vijë koha kur duhet zgjedhur presidenti. Po të mbahen zgjedhjet në Dhjetor, po të fitojë Edi Rama në Tiranë dhe po të ketë sadopak rritje në numër të votave të marra, atëherë Edi Rama prapëseprapë duhet të bëjë zgjidhjen e vështirë e për të të pamundur për presidentin. Kjo do të thotë se Edi Rama duhet të gjejë gjuhën me Fatos Nanon e me dosjen e vet që ia tundin para hundës si Saliu ashtu edhe Fatosi. Gjithsesi ai ka edhe disa muaj për të ndikuar në strukturat e PS-së dhe për me luftue e me balancue kthimin e pashmangshëm në politikën e ‘lartë’ të Fatos Nanos dhe ofensivën e tij të pritshme të katarsisit që Nano mendon se do ta detyrojë PS-në e Edi Ramën që ta mbështesin që të bëhet president, se prandaj po ia tund ‘lëvizjen e katarsisit’ tek hundët. Përndryshe, Nano atëherë mund të presë a të veprojë që Saliu të luajë me dosjen e Edi Ramës dhe gjendja në PS prapë do të bëhet kritike, se atje, kryetari e ‘njëshi’ është ai që të mbush xhepin dhe Nano, edhe si president me kompetenca të kufizuara, din se si ta luajë lojën, si me Berishën ashtu dhe me ‘kuadrot’e PS-së.

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2007 më 14:05

  5. #5
    8 Dhjetori, datë e rëndësishme në historinë e re të Shqipërisë

    Nga Mujë BUÇPAPAJ

    8 Dhjetori është një datë e rëndësishme në historinë e re të Shqipërisë. Ajo themeloi doktrinën e lirisë, si një lëvizje e pakompromis e filluar në "Qytetin Studenti" Tiranë. Nëse do të kërkonim një ditë plot shpresë në rrjedhën e jetës sonë, ajo është 8 dhjetori 1990. Ajo përmbysi mitin e diktaturës dhe themeloi mitin e lirisë, bazuar tek guximi dhe energjia. Ata qindra studentë të Universitetit të Tiranës, nën drejtimin e Azem Hajdarit, natën e 8 dhjetorit tronditën diktaturën, por edhe përshpejtuan historinë. Ata kishin dalë në rrugë nga disa konvikte mizerje, për t'u kthyer vetëm pasi të ishte shpallur pluralizmi politik dhe themeluar Partia Demokratike e Shqipërisë, e para parti opozitare pas plot 46 vjetësh sistemi njëpartiak.

    Dhjetori i vitit 1990 hyri në Shqipëri plot ankth dhe frikë. Shqipëria ishte i vetmi vend komunist në të cilin regjimi vazhdonte të mbahej me metoda represive. Ish-Presidenti komunist Ramiz Alia, pas mashtrimeve të njëpasnjëshme për reforma, kishte dalë hapur kundër lejimit të pluralizmit politik në vend. Slogani i tij se Shqipëria nuk është as Lindje dhe as Perëndim" apo se "Edhe gjak do të derdhim, edhe bar do të hamë" kishte kërcënuar hapur intelektualët e vendit, të cilët, pas 8 dhjetorit, do të udhëhiqnin revolucionin demokratik në vend. Dominoja e fundit, siç konsiderohej nga SHBA-të Shqipëria, nuk ishte dorëzuar edhe një vit pas shembjes së "Murit" të Berlinit dhe kapitullimit të krejt sistemit komunist në Europë. Në vjeshtë të vitit 1990, Alia kishte shpallur një pseudopluralizëm, duke emëruar organizatat masave si Fronti Demokratik apo Bashkimet e Rinisë dhe të Gruas komuniste, si subjekte elektorale të pavarura. Udhëheqësi komunist po përpiqej t'ia hidhte Perëndimit me këto masa të turpshme, duke iu përgjigjur kritikave dhe presioneve të tij, me idenë se në Shqipëri nuk kishte bazë për krijimin e partive opozitare. SHBA-të vazhdonin ta kualifikonin regjimin e Tiranës si represiv, shtypës dhe kriminal. Në këtë kohë, kur kishte zëra se Shqipëria mund të eksperimentohej si një "Kubë" e Europës, Kongresi Amerikan dhe Departamenti i Shtetit rikthyen vëmendjen tek Shqipëria, duke e kushtëzuar hyrjen në KSBE (sot OSBE) me lejimin e pluralizmit politik dhe respektimin e të Drejtave të Njeriut.

    Zija dhe dëshpërimi kishte përfshirë vendin dhe sidomos të rinjtë, të cilët nuk do të pajtoheshin me mbetjen përsëri të Shqipërisë të izoluar dhe jashtë proceseve demokratike europiane. Shumë prej tyre u vranë në kufij, në përpjekje për të dalë jashtë shtetit, të tjerë u zhdukën pa gjurmë.

    Shqipëria, dhe pse në mënyrë paradoksale kishte fituar çmimin vjetor të Kombeve të Bashkuara për ushqimin, ishte një vend i uritur, i izoluar dhe gati i pabanueshëm. Prej muajsh mungonin artikujt kryesorë të ushqimit të përditshëm, mungonte buka dhe drita, mungonte lënda e parë për industrinë prodhuese. Shumica e punëtorëve shqiptarë paguheshin pa punuar, nëpërmjet sistemit të 80%. Vendi ishte në prag të një katastrofe ekonomike, por edhe politike. Udhëheqësi komunist Ramiz Alia dhe Byroja Politike, nëpërmjet një numri të pafund pleniumesh të KQ të PPSH, kishin deklaruar masa gjysmake, të cilat nuk preknin në thelb sistemin komunist, por vetëm e liberalizonin atë. Komunistët shqiptarë ishin së paku disa dekada të vonuar në reformat ekonomike, në karahasim me regjimet përreth, të cilat ishin detyruar të dilnin nga skena politike.

    "Koka e prerë" e Çausheskut vërtitej si fantazmë në zyrat e Alisë dhe dogmatikëve të tjerë injorantë të Komitetit Qendror. 8 dhjetori 1990 prishi status-quo-n.

    Nëse ngjarjet në Shkodër, Kavajë dhe të 2 korrikut me ambasadat në Tiranë kishin dhënë sinjalet e pakënaqësisë ndaj regjimit, Lëvizja Studentore, e udhëhequr nga studenti liberator Azem Hajdari, kishte sjellë urrejtjen ndaj komunizmit dhe bashkë me të edhe përmbysjen fatale.

    Kjo lëvizje ia kishte nisur nga rruga, natën e errët të 8 dhjetorit, për të na çuar si përfundim tek 11 dhjetori 1990, në dorëzimin e regjimit njëpartiak dhe themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

    Kjo lëvizje e udhëhequr nga Prof.Dr. Sali Berisha do t'i jepte fund regjimit komunist në Shqipëri, më 22 mars 1992, kur PD dhe forcat e reja demokratike do të vinin në pushtet, me programin e hapjes, modernizimit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

    Regjimi komunist i restauruar pas revolucionit bolshevik të marsit 1997, ekzekutoi udhëheqësin e studentëve të dhjetorit, Azem Hajdari, por idetë e tij nuk u vranë kurrë.

    Sot, bashkëluftëtarët e Azemit dhe të të gjithë studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit drejtojnë qeverinë më të suksesshme gjatë këtyre 16 vjetëve pluralizëm. Kjo ndoshta është mirënjoha më e madhe për Hajdarin, por edhe për të gjithë ata që kontribuan për shembjen e diktaturës komuniste më 8 dhjetor, por edhe më vonë.

    RD

  6. #6
    Në "Qytetin Studenti" nisi Lëvizja Studentore kundër regjimit më të egër komunist

    Sot, 16 vjet nga 8 dhjetori i '90

    Sot është 8 dhjetor. 16 vjet më parë, në "Qytetin Studenti", studentët filluan betejën për të rrëzuar regjimin më të egër dhe hapjen e një epoke të re. Prijësi i studentëve ishte Azem Hajdari. Studentët që jetonin në errësirë, pa ngrohje dhe pa ushqim, u ngritën në demonstratë për të kërkuar të drejtat e tyre jetike. Mirëpo regjimi i atëhershëm u përpoq të manipulojë me kushtet e jetesës.

    Lëvizja studentore nisi si një uragan dhe asaj iu bashkuan edhe pedagogët, si dhe qindra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ngjarjet e atyre ditëve rodhën me një shpejtësi marramendëse. Diktatura nxori tanket për të shtypur demonstratat e studentëve, por e gjithë Tirana hapi dyert për bijtë e saj. Qindra studentë u plagosën nga dhuna policore, qindra të tjerë u burgosën, por idealet e tyre nuk mund të vriteshin dhe burgoseshin nga diktatura.

    E gjithë Tirana ishte në "Qytetin Studenti", ndërsa e gjithë Shqipëria i kishte kthyer sytë nga bijtë e saj. Lëvizjes Studentore i ishte bashkangjitur i gjithë populli i Tiranës. Thirrjet e studentëve "Poshtë komunizmi", "Liri-Demokraci", "Enver-Hitler", "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" buçisnin në rrugët e Tiranës. Tashmë, studentët kërkonin hapur lirinë e fjalës, pluralizmin politik, ekonominë e tregut dhe vendosjen e shtetit ligjor.

    Më 12 dhjetor të vitit '90, studentët, intelektualët, punëtorët dhe qindra mijëra vetë që i ishin bashkuar Lëvizjes Studentore krijuan të parën parti opozitare, partinë e idealeve të mëdha të lirisë dhe demokracisë, krijuan Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kanë kaluar 16 vjet nga 8 dhjetori i '90-ës dhe kanë ndodhur shumë ngjarje të mëdha. Sot, lideri i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, nuk ndodhet mes nesh. Ai u ekzekutua nga ish-pushtetarët e atëhershëm dhe përsëri janë ata që nuk duan të ngrihet as memoriali i Azemit. 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë i tmerron komunistët e konvertuar në socialistë.

    Për tetë vjet, Partia Demokratike ishte në opozitë me një pushtet që shtypte të drejtat dhe liritë që ishin fituar me gjak nga Lëvizja Studentore. Pas tetë vjetësh të mundimshme, Partia Demokratike u rikthye në pushtet me votën e popullit. Megjithatë, rruga e integrimit në Europë nuk është e lehtë. Ata që nxorën tanket për të shtypur studentët në vitin '90, ata që kundërshtojnë ngritjen e memorialit të tribunit të demokracisë, nuk duan ta pranojnë humbjen.

    Rexhep POLISI





    Ditar i shkurtër i 8 Dhjetorit '90

    Ora 10:00.

    Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin "Studenti". Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia. Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh. Gjysma e sallës ishte mbushur me sampistë. Studentja A.B. iu drejtua Çarçanit me fjalë dhe tone të ashpra. Ajo tha se, "unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…"

    Ora 20:30.

    Kabina elektrike në qytetin "Studenti" merr flakë. Gjithçka fillon nga e para. Fillojnë parrullat kundër diktaturës, të thirrurat dhe të sharat ndaj qeverisë komuniste dhe thirrjet për të lëvizur të organizuar. Për herë të parë u këndua nga të gjithë kënga: "Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri./ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje ja liri"! Si dhe u hodhën parrullat, "Poshtë komunizmi" dhe "Komunistët në litar".

    Ora 21:00

    Nga godina 20-21 erdhën thirrjet për t'u mbledhur të gjithë. Brenda 10 - 15 minutave u mblodhën rreth 200 - 300 studentë, të cilët filluan marshimin drejt drejtorisë. Kur u arrit tek godina 17 u pa se i gjithë trupi pedagogjik i universitetit kishte ardhur i shoqëruar me autoblinda të policisë në përpjekje për të ndërprerë demonstrimin. Meqenëse sheshi para drejtorisë ishte i mbushur plot vetura qeveritare, studentët morën rrugën për në Sheshin që sot quhet "Demokracia".

    Ora 21:00

    Në përpjekje për të pasur sa më shumë solidaritet, demonstruesit shkuan drejt godinës 15 për të kërkuar bashkimin e tyre. Ndërkohë dritat kishin ardhur, por askujt nuk i binte ndërmend për to. Pas godinës 15, studentët shkuan tek godina 14. Aty një moment qetësie u kërkua që dikush të zgjidhej për drejtues. Ishin 6-7 djem të tillë. Si më i vjetri si i vetmi prind u zgjodh pa asnjë diskutim, Azem Hajdari. Pastaj itinerari për solidaritet kaloi godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i studentëve mori drejtimin e bulevardit qendror të daljes nga rruga e "Elbasanit" me synimin për takim me R.Alinë, ose demonstrim në Sheshin "Skënderbej".

    Ora 22.00

    Në hyrje të lagjes afër çerdhes, policia kishte vënë postobllok. Aty foli Pirro Kondi. Dikush e goditi me kokrrat e pemës zbukuruese, të tjerët fishkëllyen. Dikush e pyeti Pirron se sekretari i cilës parti ishte?

    Ora 24.00

    Tek studentët shkon Hekuran Isai, i cili filloi të qeraste studentët me cigare. I bombarduar me pyetje provokuese, ai u acarua së tepërmi më shumë se një herë. Në këtë orë, 14 studentë u nisën për takim me R.Alinë. Delegacionit iu la afat 30 minuta për kthim, ndryshe ata do të ishin të arrestuar.

    Ora 01.10, 9 dhjetor

    Nisi dita e re. Delegacioni u kthye nga Alia me premtimin, se policia nuk do të përdorte forcën me studentët dhe të nesërmen ose do të priste 300 studentë në Qytetin "Studenti" ose 3000 në Pallatin e Sportit "Partizani". Ata komunikuan kompromisin, i cili nuk u pranua dhe u vërshëllye nga studentët demonstrues, numri i të cilëve ishte 2000-2500 vetë. Studentët kërkuan të ecin drejt sheshit. 5-6 vajza që ishin dolën përpara demonstruesve. Acarimi arriti kulmin.

    Ora 01.20

    Hekuran Isai improvizoi një humbje të pistoletës të një oficeri dhe dha tre herë urdhër: "Bjeruni, bjeruni, pastroni sheshin". Njëri nga studentët e kapi nga dy duart Hekuran Isain dhe u kujtoi premtimin e Alisë se s'do të përdorej dhuna. Isai nuk reagoi, atëherë studenti e shtyu dhe e hodhi ministrin e Brendshëm të PPSH në grumbullin e ferrave anash rrugës.

    Ora 01.35

    Pas demonstrimit të përleshjes, të plagosur, të irrituar, të baltosur, dhe me urrejtje të madhe kundër komunistëve, duke thirrur parrulla të ashpra, studentët u kthyen në Sheshin "Demokracia". U debatua pak nëse do të vazhdohej natën apo të nesërmen, u la për në orën 7.30 të mëngjesit.

    Ora 8.00

    Vetëm në atë orë u mblodhën grupet e para. Në godina ishte nxjerrë një njoftim dore për bojkotim mësimi. Megjithëse e dielë ishte mësim, pasi zëvendësohej një ditë pas festave të nëntorit. Disa studentë i kishin prerë rrugën atyre që shkonin në fakultete dhe u bënin thirrje për solidaritet. Më të pabindurit ishin FSHN dhe Juridiku.

    Ora 9.00

    Në qytetin "Studenti" shkon A.H. djemtë e Inxhinierisë, që i rrinin pranë dhe në një farë mënyre ishin organizatorët e ditës. Ndërkohë sheshi i mbushur plot mori itinerarin Kinostudio-Filologjik-Ambasada Amerikane-Sheshi "Skënderbej".Të gjithë protestonin ndaj R.Alisë që s'mbajti premtimin dhe të gjithë besonin se ishin arrestuar studentë mbrëmjen e parë. Tashmë ishin 5-6 mijë demonstrues. Afër ambasadës amerikane policia i ndau në dysh. Grupi i parë vazhdoi deri afër Liceut. Aty policia e frymëzuar nga Lenini dhe Stalini që vigjëlonin në muze anash, bllokoi rrugën dhe filloi të merrte masa që studentët të mbeten të izoluar nga qytetarët e Tiranës.

    Ora 9.30:12.30

    Në qytetin "Studenti" shkuan dhe ikën të deleguarit e Alisë. Nuk u arrit asnjë kompromis. Studentët tashmë kishin avancuar në kërkesat politike, thirrjet dhe organizim.

    Ora 13.10

    Pas një vese të hollë shiu, doli dielli. Policia mori urdhër për veprim, katër herë dështuan. Herën e pestë, pas një sprapje ata u vërsulën fuqishëm mbi studentët. Ishte një masakër e vërtetë. Rreth 20 të arrestuar, 60 të plagosur dhe qindra të tjerë të vrarë në shpirt e në zemër. Për t'i shpëtuar shkopinjve të gomës, u strehuan tek familjarët e lagjes. Gjithçka vazhdoi e tillë në ankthe e pritje, derisa në orën 14.00 shkoi tek studentët Prof. Dr. Sali Berisha, dhe u premtoi atyre se do të bënte të pamundurën se do të lironte studentët e arrestuar. Por atë pasdite do të zgjidhej një komision përgjegjës, i cili kishte mandat për përfaqësimin e mendimeve të studentëve. Policë e ushtarakë u larguan nga Qyteti "Studenti" dhe brenda ditës dhjetëra kujdestarë e punonjës u zëvendësuan me efektiva të 326 ose të Sigurimit të Shtetit.

    10 dhjetor ora 9.00:10.00

    Studentët u grumbulluan në Sheshin "Demokracia". U deklarua bojkotimi i mësimit dhe në mënyrë të përgjithshme u përvijuan kërkesat e peticionit që iu dërguan R.Alisë.

    72 autoblinga ushtarake të mbushura me studentë të Shkollës së Bashkuar që mbante emrin e E.Hoxha me urdhër të Kiço Mustaqit ishin nisur për në rrethinat e Qytetit "Studenti" në pritje për ndërhyrje. Në mesin e rrugës, disa prejt tyre kishin filluar të bërtisnin pro studentëve, shkak që e detyroi atë kolonë të kthehej pas. "Dezertorët" u përjashtuan 10 ditë më pas. Në Qytetin "Studenti" arritën banorët e rinj. Ata ishin studentët e familjeve tiranase dhe punëtorë. Tashmë, sheshi ishte i mbushur për të mos u zbrazur më. Ndërkohë në mikrofonë dhjetëra liderë të ardhshëm shprehnin solidaritetin me studentët dhe i jepnin opsione të zgjidhjes. Pasdite filloi një shi i tmerrshëm, megjithatë studentët nuk u larguan. Të detyruar nga kushtet, komisioni i studentëve (deri atë natë u bënë dy komisione) i ftoi studentët në mencën e studentëve 7-1 dhe u dha variantet e takimit me Presidentin Alia. Të gjithë kërkuan dhe ranë dakord për takim me R. Alinë ose në Qytetin "Studenti" ose me 3000 studentë në Pallatin e Sportit "Partizani".

    11 dhjetor ora 9.00

    Filloi mitingu i ditës. Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, sepse tashmë Qyteti "Studenti " ishte çliruar nga komunizmi. U komunikua se R.Alia priste një përfaqësi prej 30 vetësh në takim në mbrëmje. Çdo fakultet do të zgjidhte përfaqësuesin e vet.

    Ora 10:00- 16:00

    Vazhdoi zgjedhja e delegatëve nëpër fakultete.

    11 dhjetor ora 18.00

    Arriti autobuzi dhe në mënyrë madhështore u bë nisja e studentëve dhe pedagogëve për takim me Presidentin komunist Alia.

    Ora 20.00

    Nëpërmjet RTV u komunikua deklarimi i pluralizmit politik dhe shkarkimet në Byronë Politike të KQPPSH.

    Ora 21.00

    Delegacioni i kthyer në një pritje entuziaste e madhështore. Delegacioni i cilësoi bisedimet të suksesshme dhe u tha se do të formohej opozita e parë. Pati disa propozime për emrin e partisë së re dhe u la për të nesërmen në mitingun e madh të pasdites.

    12 dhjetor Ora 9.00

    U mbajt mitingu i parë i punëtorëve në Qytetin "Studenti", ndërkohë që prej darkës së parë në godinën 15 vazhdonte hartimi i dokumentave prezantuese të PD. U mblodhën 365 nënshkrime të domosdoshme për themelimin e një partie, nga të cilët 194 ishin studentë.

    Ora 16.00

    Në një miting historik madhështor, u shpall themelimi i PDSH, si forca e parë opozitare antikomuniste e demokratike dhe u komunikua programi minimal i PDSH.

    RD

  7. #7
    Flet Bislim Ahmetaj, kryetar i Grupimit "Dhjetor '90"

    Askush nuk mund t'i nëpërkëmbë idealet e dhjetorit

    - Zoti Ahmetaj, si e përjetoni 8 Dhjetorin e vitit '90?

    Jetojmë në pluralizëm politik. Partia që themeluam në Dhjetor të '90-ës është tashmë një vit e rikthyer në pushtet pas një opozite tetë vjeçare në një pushtet carist. Shumica e idealeve për të cilat studentët dhe intelektualët që ishin pjesëtarë të asaj lëvizje relativisht janë realizuar. Ne luftuam për lirinë e fjalës, për lirinë politike, për lirinë e besimit, për lirinë ekonomike, për lirinë e lëvizjes. Në pikëpamjen klasike të gjitha këto liri sot janë më se të realizuara. Mënyra e realizimit të tyre në tranzicionin e egër dhe të gjatë shqiptar, sigurisht që le shumë për të dëshiruar. Për shembull, ne nuk e deshëm lirinë politike që kryetarë partish të jenë ish-ministra të Ramiz Alisë, apo ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Sigurisht ne nuk i deshëm pronarë të ekonomisë së tregut ish-drejtuesit politikë të diktaturës, ne deshëm një lëvizje të lirë të qytetarëve në Shqipëri dhe në botë konform standardeve europiane, por ky është fati me të cilën shqiptarët e përdorin lirinë e fituar në Dhjetor të '90-ës. Prijësi i lëvizjes studentore, Azem Hajdari, dhe shumë eksponentë të tjerë të kësaj lëvizje nuk janë më. Azemin e vranë, Arbenin e vranë, Avdylin e vranë dhe shumë të tjerë nuk ndodhen në Shqipëri për shumë arsye.

    - Si e konsideroni bllokimin e vendosjes së memorialit të Azemit në Ditën Kombëtare të Rinisë?

    Grupimi "Dhjetor '90", në vitin '99 i propozoi kryetarit të Bashkisë së asaj kohe, zotit Brojka, ngritjen e një memoriali të Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari me tri variante; varianti i parë, para sheshit të Muzeut Historik Kombëtar për arsye se, Lëvizja e Dhjetorit '90 është njëra prej lëvizjeve më të emancipuara në historinë moderne të Shqipërisë. Varianti i dytë, para Korpusit të Universitetit që aso kohe nuk ishte emërtuar sheshi "Nënë Tereza", për shkak se Lëvizja Studentore ishte produkut i këtij korpusi. Dhe varianti i tretë, ishte sheshi "Demokracia" në qytetin "Studenti" tribuna e lëvizjes studentore. Me gjithë përpjekjet e zotit Brojka, në atë kohë të errët kur pushteti i opozitës së sotme mendonte të vriste të tjerë dhe jo më të ngrinte përmendoren e atij që ishte lideri i kësaj lëvizje dhe pushteti e kishte pushkatuar vetë. Kështu, të gjitha përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Ne dhe sot e kësaj dite u qëndrojmë këtyre tre varianteve edhe pse Parku "Rinia" është një qendër e rëndësishme e kryeqytetit. Kreun e sotëm të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht të Partisë Socialiste, memoriali i Azem Hajdarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" e trondit, sepse Azem Hajdari ishte dhe mbetet njeriu më paqësor dhe idealist i historisë moderne shqiptare.

    RD

  8. #8
    8/12/2006

    Sot pasdite, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar, në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritarë, përfaqësues të partive politike, ish studentë të Lëvizjes së Dhjetorit, të rinj dhe studentë të tjerë.

    Duke përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës, Kryeministri e vlerësoi 8 dhjetorin si festën e lirisë për të gjithë shqiptarët, ndërsa shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë për të bërë çdo gjë që projekti i Shqipërisë të modelohet me ëndrrat dhe aspiratat e çdo të riu.

    Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi:

    “Të dashur të rinj dhe të reja të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Sot, në ditën tuaj të madhe, ju përqafoj ju, përqafoj mbarë të rinjtë shqiptarë. Përulem me nderimin më të thellë, sepse ishit ju që, në 8 dhjetor, me guximin, trimërinë, mençurinë, pastërtinë tuaj, ndryshuat Shqipërinë. 8 dhjetori është festa juaj, është festa e lirisë, është festa e shqiptarëve. Në 8 dhjetor, një grup të rinjsh, të udhëhequr nga studenti, tribun i lirisë, Azem Hajdari, u përballën me diktaturën më të egër në Europë, e gjunjëzuan, e mundën dhe e plagosën atë për vdekje.

    Të rintë dhe të rejat e Tiranës, atë ditë kishin vetëm një thirrje, vetëm një mesazh: “Na ktheni lirinë, na ktheni lirinë, na ktheni lirinë”. Ata, me shpejtësi, themeluan Partinë Demokratike, ngjizën dhe zhvilluan uraganin më të madh të lirisë që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre. Dhe ne fituam. Të rinjtë ishin ata që sollën ndryshimin, që u kthyen shqiptarëve lirinë, u kthyen dinjitetin, shpresën, besimin tek vetja, besimin tek e ardhmja, besimin tek Zoti, besimin tek Shqipëria. Ata që fshinë festën nga kalendari, ata që fshinë festën tuaj, ata që zhgërryen në shtretërit e diktatorëve, nuk kanë të ardhme. Ata nuk ua mbajnë dot qytetin. Ne do do t’u kthejmë juve qytetin, do t’i kthejmë Shqipërisë Tiranën.

    Ju, në një hark kohor 15 vjeçar, jo vetëm përmbysët diktaturën më të egër që ka njohur Europa në historinë e pasluftës, por përmbysët, një vit e gjysëm më parë, sistemin kleptokratik më të egër, më të rrezikshëm të Europës dhe më gjerë.

    Unë nuk do të harroj kurrë 8 dhjetorin, si ditën më të lumtur të jetës sime, nuk do të harroj kurrë qershorin e 2005-ës, shëtitjen time me ju në rrugët dhe qytetet e Shqipërisë. Të njëjtin besim që kam patur tek Zoti, të njëjtin besim kam patur edhe tek fitorja, sepse e pashë, e ndjeva, e preka në shpirtin tuaj, në vendosmërinë tuaj, në zemrat tuaja.

    Unë sot jam këtu para jush për t’u zotuar se me përkushtimin më të madh do të punoj, do të bëj çdo gjë që Shqipëria, projekti i saj, të jetë ëndrra juaj, të modelohet me ëndrrën tuaj, me aspiratat tuaja, me shpirtin tuaj, me mendjen tuaj. Kjo është arsyeja se pse ne hapëm dyert e universiteteve për ju, kjo është arsyeja që do t’i krijojmë mundësinë çdo të riu të ndjekë shkollën e mesme, kjo është arsyeja pse ne do të sjellim Shqipërinë në moshën tuaj, në moshën e internetit.

    Të dashur të rinj dhe të reja!. Kushtrimi juaj, thirrja juaj, “na kthe qytetin” është himni i shpirtit dhe moralit shqiptar, i cili do të çlirohet nga mafia, do të çlirohet nga kleptokracia, do të çlirohet nga antivlerat, do të vendosë moralin në piedestal, do të lartësojë çdo ditë flamurin e tij, në mënyrë që ju, gjithë shqiptarët, të marrin pasaportën europiane që e meritojnë. Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

    Nder të madh të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave, me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdarin që në 8 dhjetor të vitit 1990, çelën për shqiptarët portat e mbylluara të lirisë.

    Nder të madh të gjithë të rinjve shqiptarë që me votën e tyre përmbysën në 3 korrik regjimin e kleptokracisë.

    Sot, ju nisni betejën për qytetin. Tirana është gjëja më e çmuar që kanë jo vetëm qytetarët e kryeqytetit, por mbarë shqiptarët, mbarë kombi. Njëri nga ju, simbol i suksesit tuaj, simbol i mençurisë suaj, i përkushtimit tuaj, përfaqëson ju, përfaqëson ne, përfaqëson shqiptarët. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj fitoren, suksesin. Me ju, Shqipërisë do t’i rikthejmë kryeqytetin, me ju shqiptarëve do t’u rikthejmë Tiranën, me ju qytetarëve të Tiranës do t’i kthejmë qytetin.

    Gëzuar Festën!"

  9. #9

    Flet ene non dhija ...

    Ramiz Alia për ngjarjet e dhjetorit 1990!

    Interviste ish-Presidentit Ramiz Alia dhene mbreme ne TV Klan me Blendi Fevziun

    B.F. Sot mbushen 16 vjet nga firmosja e pluralizmit politik në Shqipëri. A besoni sot, nisur nga gjithë karriera juaj politike, që keni bërë jë vendim të drejtë?

    “Po! Unë , edhe në atë kohë kur u vendos shpallja e pluralizmit politik, pra 16 vjet më parë, edhe sot, mendoj se ka qenë një veprim i drejtë, sepse ai nuk ishte një vendim subjektiv, por ishin kërkesat e kohës ato që përcaktuan nevojën e shpalljes së pluralizmit politik.

    Unë e kujtoj gjithnjë atë ngjarje, por një gjë dua të theksoj, që ajo ngjarje i hapi rrugën një shoqërie të re, të lirë. I dha fund shtetit njëpartiak dhe i hapi rrugën shoqërisë pluraliste. Desha të them, se rëndësi të veçantë ka fakti që ky kapërcim nga një system në tjetrin u bë pa gjak, u bë në rrugë paqësore”.

    B.F: Mund të ndodhte edhe ndryshe?
    “Mund të ndodhte të kishte gjakderdhje, e cila do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për popullin. Arrij në këtë përfundim, sepse në atë kohë, forcat e ndryshme politike që ekzistonin, ose forcat e ndryshme brenda vendit, mund të shëprthenin në një konflikt midis njerëzve të ndryshëm. Gjë që do të ishte me rreziqe të mëdha për vendin”.

    B.F. A ka pasur momente, që vërtetë ekzistonte rreziku për të shpërthyer apo ka qenë thjesht mjet presioni që vinte nga strukturat konservative?

    “Jo! Në atë kohë që po flasim konkretisht, në dhjetor të 1990, nuk ka pasur ndonjë gjë të veçantë. Por, më vonë, ngjarjet precipituan. Flas pas krijimit të Partisë Demokratike. Por, veçanërisht kur erdhi çështja e monumentit të Enver Hoxhës në shkurt, ky rrezik ishte real”.

    B.F. Gjatë vitit 1990, deri në ditën e 11 Dhjetorit, që firmosët në mesditë dekretimin e pluralizmit politik në vend, a kishit menduar në një moment, që Shqipëria duhet dhe kishte për të hyrë në pluralizëm politik apo mendonit se mund të gjendej një zgjidhje për ta shtyrë ashtu siç ishte?

    “Gjatë vitit 1990, ne kemi bënë katër Pleniume të Komitetit Qendror, gjë që s’kishte ndodhur ndonjë herë brenda një viti. Ishin tamam pleniume, me masa, qoftë në fushën ekonomike, qoftë në fushën politike.

    Ato që pak a shumë përmenda. Ishin masa që kishin synim, jo për të ndryshuar sistemin socialist, por për të korrigjuar sistemin, për ta bërë atë më të pranueshëm, për ta liberalizuar atë. Që të mundej edhe Shqipëria të ecte përpara. Deri në këtu ishim në vitin 1990. Ne e shikonim se diçka duhej bërë. Ajo që ndodhi në 1989 në vendet e tjera, nuk mund të kalonte pa zhvillime”.

    B.F. Pra ju mendonit se mund të vazhdonit me një sistem socialist të përmirësuar?

    “Bënim tentativa, por nga fundi u duk se nuk arrihej dot më të bëhej asgjë”.

    B.F. A është diskutuar ndonjëherë mes jush, drejtuesve komuniste pluralizmi poltiik, vendosja e tij?

    “Jo! Këtë problem nuk e kemi diskutuar më parë”.

    B.F. As në takimet informale?

    “Jo! Më përpara, jo. Ne e kemi diskutuar çështjen në kuptimin, si duhet të kapërcejmë vështirësitë që po shfaqen dhe si duhet të kapërcejmë presionet që po na vijnë. Për t’iu përgjigjur në një mënyrë të tillë, që të kalonim në një mënyrë të butë në një shoqëri tjetër, duke bërë disa reforma në shoqërinë tonë”.

    B.F. A kishte ndonjë moment që dikush nga këta drejtues komunistë të kohës, përfshirë edhe ju, të mendonte se ndoshta hapja pluralizimit politik dhe integrimi në një sistem tjetër, mund ta çonin Shqipërinë përpara?

    “Jo, në atë kohë nuk e mendonim këtë, nuk e mendonim fare”.

    B.F. A menduat në një moment, nga data 8 deri më 11 Dhjetor, kur firmosët pluralizmin politik, që t’i refuzonit kërkesat e studentëve dhe të tentonit t’i shpërndanit me dhunë protestat e tyre?

    “Po i përgjigjem të dytës; a kam menduar ndonjëherë t’i shpërndanim me dhunë protestat e studentëve? Asnjë herë, në asnjë mënyrë. Përkundrazi, unë që në fillim jam ofruar për bisedime me studentët, për të dëgjuar mendimet e tyre, për të përkrahuar kërkesat e tyre, deri në atë pikë që ata janë shprehur dhe kanë qenë të hapur me mua.

    Kështu kam menduar që në fillim, që mbrëmjen e 8 Dhjetorit kur filloi manifestimi i studentëve dhe mua më lajmëruan vonë natën, pas mesit të natës për këtë gjë. Më lajmëruan nga ana e Ministrisë së Brendshme. Më thanë që në Qytetin Studenti, studentët kanë filluar të bëjnë një manifestim dhe janë në një lloj greve”.

    B.F. Ju informuan për motivet?

    “Jo, nuk më njoftuan. Më thanë vetëm, që një grup studentësh kërkonin të takoheshin me mua. Dhe unë menjëherë njoftova se jam dakord plotësisht që të takohem me ta. Natyrisht me të gjithë studentët nuk mund të takohesha. Thashë që të krijohej një përfaqësi, sa të mundej, 30-40-50 veta dhe jam gati të takohem me ta. Kjo ka qenë, mbaj mend si sot, rreth orës 1 pas mesnate.

    Unë u nisa nga shtëpia dhe shkova në korpusin kryesor të Universitetit, në sallën e madhe. Atje ishin futur studentët, një grup prej 30 e ca studentësh dhe prisnin. Ata më shtruan kryesisht probleme ekonomike. Pakënaqësitë ishin lidhur me çështjen e konvikteve, me dritat, me mencat.

    Të këtij karakteri kryesisht ekonomik. Natyrisht unë e kisha të qartë për vete, se nuk mund të ishin këto motivet që mund të ngrinin studentët në një protestë të tillë dhe i pyeta shprehimisht: Mirë, po këto probleme ju, ishte e domosdoshme t’i bisedonit me mua? Përse nuk i bisedoni në oragnizatën e rinisë?

    Sapo unë përmenda organizatën e rinisë, ata menjëherë reaguan. Thanë, Jo, ne nuk e duam atë organizatë, ajo nuk përfaqëson interesat tona. Aty unë kuptova që bëhej fjalë për diçka tjetër. E kuptova se ata donin një organizatë tjetër. Pra donin të zëvendësonin organizatën e tyre të studentëve, ajo që ishte Bashkimi i Rinisë së Punës, me një organizatë që ata dëshironin të krijonin. Pra, doli direkt problemi i krijimit të një organizate tjetër. Unë me ta e përfundova bisedimin atë natë në këtë formë...”.

    B.F. Ky grup kryesohej nga Azem Hajdari. Besoj se ky ka qenë kontakti juaj i parë me të?

    “Unë Azemin personalisht nuk e njoha, por unë kam një zakon timin, që kur takoj njeri e pyes për emrin, por i them edhe nga je. Dhe aty pyeta disa nga studentët dhe më bëri përshtypje se 2 ose 3 më thanë se ishin nga Tropoja”.

    B.F. A ju kërkuan edhe reforma demokratike studentët në atë takim?

    “Jo! Në atë takim nuk më kërkuan gjë. Në atë takim ishte më tepër problemi i Organizatës së rinisë. Aty ne ramë dakord që të takohemi sërish. Studentët më thanë: ne kemi edhe gjera të tjera për të thënë, por është mirë të vish ti dhe të takohesh vetë me studentët.

    Unë i thashë, dakord, nesër në orën 5 pasdite do të vij tek ju, në Qytetin Studenti. Mblidhni tërë studentët atje në sallë, le të rrinë edhe jashtë sa të duan. Por, me një kusht, ju paradite shkoni në shkollë, unë pasdite do vij të bisedojmë për këto punë. Kjo ishte marrëveshja”.

    B.F. Po si shpjegohet fakti që kjo përfaqësi studentësh, që kishte ardhur me garancinë tuaj, si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror dhe President i Republikës, u rrah së bashku me studentët e tjerë sapo u bashkua me grupin në Qytet Studenti?

    “Këtë gjë unë nuk e di konkretisht. E kam marrë vesh më vonë. Ma kanë thënë studentët vetë këtë gjë, kur kam bërë takimin e dytë me ta dhe nuk e di si ka ndodhur. Nga ana e Ministrisë së Brendshme, më dhanë një arsyetim, sipas të cilit dikush, një oficer, humbi koburen dhe kjo shkaktoi një zënkë. Por unë nuk besoj që dikush nga udhëheqja e Ministrisë, të ketë dhënë urdhër që të rriheshin”.

    B.F. A ishte kjo për t’i trembur?

    “Jo, nuk besoj, nuk besoj se ishte e tillë, sepse në fakt ata mbetën të nesërmen tërë ditën aty dhe nuk pati asnjë tentativë për t’i shpërndarë”.

    B.F. A jeni informuar ju, që të nesërmen, ndryshe nga protestat e tjera që kishin ndodhur dhe ishin shuar më pas, kjo protestë po vijonte në Qytetin Studenti dhe që në mëngjesin e 9 Dhjetorit studentët ishin mbledhur përsëri dhe kishin vendosur që të mos shkonin në shkollë?

    “Po, unë e mora vesh menjëherë dhe natyrisht nuk më erdhi mirë që studentët nuk e mbajtën fjalën. Por nga ajo kuptova që po thellohej”.


    B.F. Dhe ju nuk e mbajtët fjalën që ata të shkonin paqësisht, sespe u rrahën.

    “Jo, unë mendoj se ajo rrahje qe një incident me një pjesë. Nuk them qe me të tërë studentët. Ajo mund të ishte me përfaqësinë. Nuk ka qenë me masën e studentëve. Por, ai ishte sebepi, që thanë ata: nuk kanë pse të na rrahin. Sepse nuk i rrahu njeri pastaj të nesërmen.

    Studentët ishin të ndërgjegjshëm me atë se çfarë kërkonin. Sipas tyre, ata kërkonin ndryshimin në sistem, ndryshime politike. Siç thashë, mua më folën për ndryshime ekonomike, por në fakt po kuptohej se ata kërkonin një organizatë tjetër politike. Pra, që në atë moment, unë për vete, personalisht, kuptova që po vjen thirrja për pluralizmin politik”.

    B.F. A ju informuan, që në mëngjes, bashkë me studentët po bashkoheshin profesorë të Universitetit dhe intelektualë të tjerë?

    “Unë për këtë nuk kam qenë në djeni, s’kam pasur informacion të tillë”.

    B.F. Atëherë Sigurimi nuk ka qenë aq i fortë sa mendonim ne!

    Ndoshta. Në atë kohë unë mora vesh se nga ana e Komitetit të Partisë së Tiranës po çoheshin profesorë të ndryshëm, për të biseduar me studentët, për t’i qetësuar ata. Një nga këta profesorë ishte Berisha, të cilit unë i kërkova që të shkonte të transmetonte nga ana ime fjalën se - unë nuk shkova në orën 5 mbasdite tek studentët, sepse ata s’mbajtën fjalën në mengjes, s’vajtën në shkollë. I thashe se të nesrmen unë jam gati të vetë prapë tek ta, që nuk heq dorë nga takimi dhe biseda me ta. Kjo ishte tërë sa dija unë në atë kohë. Dhe këto janë fjalët e vetme që i kam thënë Sali Berishës”.

    B.F. Berisha është shprehur se ka biseduar me ta dhe ju ka çuar fjalë se ata nuk dëgjojnë dhe kjo ka qenë gjithë lidhja juaj. Është e vërtetë, kaq, apo ka pasur edhe kontakte të mëtejshme?

    “E vërteta është se unë I thashë Berishës të transmetoj vetëm kaq nga ana ime dhe Berisha ka shkuar atje. Çfarë u ka thënë studentëve, unë nuk e di, s’jam fare në djeni për këtë. Ai është kthyer tek unë pas orën 12 të natës dhe më tha se me ata s’merresh vesh. Më tha, natën e mirë; i thashë natën e mirë. Kaq. Dhe unë me Berishën më nuk kam pasur kontakt. Pas dy ditësh, kur u krijua Partia Demokratike, morra vesh se Sali Berisha…”

    B.F. Ish-minsitri i Arsimit, Skënder Gjinushi, në një prononcim të disa ditëve më parë deklaronte se ju i keni thënë që në takimin që do të bëjë me studentët duhet marrë dhe profesor Berisha. Është e vërtetë apo jo?

    “Nuk mbaj mend kur e ka fjalën Skënder Gjinushi. Kam përshtypjen që Skënder Gjinushi e ka fjalën kur u bë greva e urisë e studentëve. Mbase kam thënë për atë kohë”.

    B.F. Për shkurtin?

    “Besoj”

    B.F. Pra i vetmi kontrakt me Berishën ka qenë ky?

    “Vetëm ai, s’kam pasur me Berishën tjetër kontakt dhe në atë kohë as me Gjinushin kontakt tjetër s’kam pasur”.

    B.F. Pse tentuat që të çonit fjalë përmes Sali Berishës?

    “Motivi është fare i thjeshtë, se pyeta studentët nga jeni dhe morra vesh se 2-3 veta më thanë nga Tropoja. Mendova që Sali Berisha është nga Tropoja, mbase i njeh ata. Njëri prej tyre ishte Azem Hajdari. Nuk e njoha Azemin, më vonë e kam njohur. Mendova se mund të ishte njeriu që mund të merrej vesh më lehtë me ta. Ky ishte motivi, i thjeshtë, asnjë motiv tjetër s’kam pasur”.

    B.F. Nuk ka pasur kontakte të mëtejshme mes jush?

    “Jo, jo. Me Saliun? Jo, asnjë motiv, asnjë kontakt tjetër. Do me thënë flas në ato pozita. Pastaj kur u bë kryetar partie patjetër …”

    B.F. Cili ishte momenti i parë, në datat midis 8 dhe 10 Dhjetorit, kur ju menduat se duhet të firmosej pluralizmi politik? A ka një moment kur keni qenë i bindur që duhet ta bënit këtë?

    “Ky moment ka qenë pikërisht në mbrëmjen e 10 dhjetorit, kur vazhdoi protesta e studentëve. Kur nga Tirana filluan të shkojnë edhe punëtorë të disa qendrave, kur lëvizja e studentëve mori proporcione më të mëdha. Pra u duk që këtu nuk është më çështja e një grupi studentësh, por është një problem më madh. Dhe në datën 11 në mëngjes për mua u bë e qartë që duhet të shpallnim pluralizmin politik”.

    B.F. Nëse studentët nuk do kishin dalë në protesta dhe nuk do kishin bërë presion, do e firmosnit pluralizmin?

    “Në atë kohë? Jo, nuk besoj. Për ç’arsye? Për arsyen e thjeshtë, që unë në gusht të 1990 mblodha intelektualët e Tiranës dhe diskutova me ta, midis të tjera edhe për çështjen e pluralizmit dhe unë kërkoja mbështetje...”.

    B.F. Në momentin që vendosët të firmosnit pluralizmin politik, me cilit nga drejtuesit e lartë komunistë të kohës u konsultuat?

    “Unë kam biseduar në mënyrë personale në fillim me Adil Çarçanin, që ishte kryeministër. Kam biseduar në mënyrë informale, i kam thënë që duhet ta bëjmë dhe duhet të shkojmë përpara. Kam biseduar me Foto Çamin, që ishte një nga shokët më të cilin unë komunikoja. Me Xhelil Gjonin, që ishte në atë kohë, Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, me Sofokli Lazrin”.

    B.F. Cili ishte mendimi i tyre?

    “Ata ishin dakord me mua. Pastaj kam mbledhur Byronë Politike komplet, e kam shtruar aty dhe ramë dakord. Pastaj shkuam në mbledhjen e Komitetit Qendor të Partisë”.

    B.F. Të gjithë këta që përmendët ishin pjesa më liberale, ose të paktën më mëndjehapur e Byrosë Politike. Po pjesa më konservative e Byrosë Politike?


    “Nuk mund të vë gisht për asnjë që të them se kush ka qenë liberal e tjetri…”

    B.F. Po në mbledhjen e Byrosë a patët rezistencë?

    “Nuk pati asnjë kundërshtim. Prandaj e them dhe e kam thënë gjithmonë, se mund të ketë pasur në Komitetin Qendror të Partisë, mund të ketë pasur në Byronë Politike njerëz që ishin më pak të vendosur ose më pak të kuptueshëm për një problem, kjo varej nga niveli i tyre.

    Por absolutisht asnjë nga udhëheqësit e Partisë, udhëheqësit e Byrosë Politike ose të Komitetit Qendor nuk kanë qenë kundër pluralizmit! Ashtu siç jam i detyruar ta theksoj, sepse është një e drejtë dhe e rëndësishme, se asnjë nga shokët e Byrosë Politike apo të Komitetit Qendror, nuk ka qenë për përdorimin e armëve kundër demostruesve. Në asnjë rast.”

    B.F. Kush votoi kundër pluralizmit?

    “Kundër pluralizmit në Komitetit Qendror ka votuar Spiro Koleka dhe Rita Marko dhe për nderin e tyre, tamam ata kanë vepruar për mendimin tim shumë korrekt. Fundi nuk e kishin mendimin, nuk e kishin të qartë këtë çështje. Por, pasi u mor vendimi, Spiro Koleka dhe Rita Marko, por veçanërisht Spiro koleka, me të cilin kam pasur kontakte të vazhdueshme edhe më vonë, ka qenë nga luftëtarët e vendosur për zbatimin e atij vendimi”.

    B.F. Përpara se të ndodhnin ndryshimet në Europën Lindore, që filluan diku në fund të vitit 1988 dhe në fillim të vitit 1989, me ngjarjet e Polonisë e më pas me ato të Hungarisë, a kishit menduar ndonjëherë ju, nga viti 1985 deri në 1988, që të ndërtonit një Shqipëri, ose me një sistem më të hapur? Nuk po them pluralist, se jam i sigurt se nuk i keni menduar. Por, një Shqipëri më të lirë dhe të më hapur?

    “Jo, në këtë plan jo. Në këtë plan nuk e kam menduar ndonjëherë. Por, për hapjen e Shqipërisë në kuptimin politik, për marrëdhënien me botën e jashtme, e kam menduar dhe kam vepruar. Por, jo në kuptimin e një ndryshimi të sistemit politik”.

    B.F. Kam ndjekur intervsitat që keni dhënë në Kosovë, a mendoni, ndoshta tani në një distancë 16 vjeçare, ku jeni më i qetë, për të diskutuar karrierën tuaj politike, që ai sistem cilit ju i kushtuat jetën tuaj, i bëri majft dëm këtij vendi dhe kjo i shkaktoi mjaft fatkeqësi shumë njerëzve?

    “Jo, nuk e mendoj kështu. Nuk e mendoj sepse ky është një shikim i njëanshëm i së kaluarës. Unë shikoj në të kaluarën edhe faktin që kemi dritën elektrike sot, që është bërë gjatë sistemit të kaluar, nuk është bërë tani. Pra ka edhe një të mirë dhe mos e harroni këtë. Në të kalurën u bënë 165 mijë intelektualë të rinj me shkollë të lartë, kur kishim 300 në 1945”.

    B.F. Por një pjesë e madhe e këtyre u pushkatuan.

    “Jo, jo, jo. Jo, e keni gabim. Me fjalët një pjesë e madhe, një pjesë e vogël shpesh herë abuzohet. Më fal që e them kështu, por edhe unë jam i detyruar që të mbroj veten edhe sistemin.

    Nuk duhet parë vetëm aspekti negativ. Unë jam shumë dakord që ka pasur shumë gabime, unë jam shumë dakord që ka pasur edhe faje, edhe fatkeqësi. Ka pasur edhe njerëz të cilëve u është shkaktuar dhimbje, u është shkaktuar jo vetëm vdekje, por familjes së tij u janë shkaktuar drama.

    Jam shumë dakord, ka pasur të tilla. Lufta e klasave, që e kishim si kriter, shpesh është zbatuar ashpër kundër mjaft njerëzve. Pra në këtë plan, unë nuk jam nga ata që them se s’ka pasur, jo ka pasur të tilla. Por krahas të tyre, nuk duhen harruar edhe këto gjëra të tjera, të cilat e bënë Shqipërinë.

    Por edhe vetë fakti që Shqipëria mbrojti lirinë dhe pavarësinë. Mund të thonë njerëzit, po mirë, ç’rrezik i kushtohej? Nga kush? Po përse Toni Bler tha se dështoi Inteligjent Servisi në përpjekjet e veta për të rrëzuar pushtetin në Shqipëri? A e mendoni ndonjëherë këtë?”

    B.F. Do rrëzonte një system njëpartiak dhe do ndërtonte një sistem pluralist, të lirë!

    “Jo. Pavarësisht, nuk e di. Problemi është këtu, që një i huaj do të rrëzonte një pushtet shqiptar dhe nuk e dimë pastaj atë Shqipëri do ia jepte grekut apo jugosllavit”.

    B.F. Gjatë vitit 1990, a ka pasur kontakte, raporte, dhënie-marrje me Europën Perëndimore? Jo në pjesën legale të tyre, që janë ambasadat.

    “Jo, edhe kemi pasur në atë kohë. Mos harro se unë vajta në Kombet e Bashkuara. Ishtë e para herë që shkonte një udhëheqës shqiptar në OKB. Për këtë punë vajta, që të gjeta një mbështetje”.

    B.F. Cila ishte situate atje?

    “Gjeta mbështetje në disa personalitete, por ishte evidente që ata kërkonin më shumë. I tërë opinioni ishte që ka ikur koha dhe duhej përmbysur, dominoja e fundit. Pastaj kemi pasur kontakte me gjermanët në atë kohë”.

    B.F. Cila është dita juaj e zakonshme tani?

    “Dita ime e zakonshme është të ndjek ngjarjet në vend nëpërmjet shtypit, të cilin jo të tërin e lexoj. Lexoj në internet më tepër. Të shkruaj ndonjë gjë”.

    B.F. Po shkruani kujtimet?

    “Shkruaj kujtimet, por i kam sekret. Por mund edhe t’i botoj, do të shikoj, akoma nuk e kam vendosur”.

    B.F. Nëse do të shikonit diçka në karrierën tuaj, cili është momenti që do të donit ta bënit ndryshe?

    “Kjo është një pyetje e vështirë. Nuk më kishte shkuar në mëndje se çfarë do të bëja ndryshe. Do të doja të mos bëja gabime, sepse gabime kam bërë shumë”.

    B.F. Për shembull?

    “Kush i numëron”

    E Marte: 12 dhjetor 2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2007 më 14:06

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Historia e lëvizjes studentore dhe themelimit të Partisë Demokratike

    17 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike, e cila erdhi si pasojë e protestave dhe presionit të studentëve shqiptarë, asnjë radhë për historinë, nismëtarët apo për 340 emrat që firmosën krijimin e kësaj partie, nuk gjendet në faqen zyrtare të selisë blu. Ndërsa mund të gjesh informacion të zgjeruar për kryetarin e saj dhe Kryeministrin aktual, kjo parti nuk ka të publikuar aktin e saj të themelimit, tekstin e tij, apo njerëzit që kontribuuan aq shumë për PD-në, e cila aktualisht gjendet prej 2 vitesh në pushtet. Nismëtarët, firmëtarët mund t’i gjejmë vetëm nëpërmjet dëshmive të studentëve të dhjetorit 1990, nismëtarëve të themelimit të partisë apo në faqet e librave që disa prej tyre kanë botuar historinë e kësaj partie.

    Menjëherë pas takimit me Presidentin Alia, disa studentë të dhjetorit 1990 u vunë në lëvizje për themelimin e partisë së parë të një sistemi pluralist. Alia me firmën e 11 dhjetorit, bëri të mundur që sistemi partiak në Shqipëri të ishte ai me shumë parti. Dhe me 12 dhjetor, 6 studentë, 6 pedagogë dhe 2 punëtorë ishin në grupin nismëtar për themelimin e PD-së. Programi i partisë u hartua nga Gramoz Pashko, Arben Imami, Genc Ruli, Eduard Selami, Aleksandër Meksi dhe Sokol Neçaj dhe sipas kujtimeve të Meksit, programi u hartua për 2-3 orë në një dhomë të shtëpisë së Pashkos, e cila gjendej pikërisht në atë që konsiderohej si blloku i udhëheqjes së regjimit, pasi Pashko ishte djali i prokurorit të njohur në kohën e Hoxhës, Josif Pashko. Ndërsa grupi iniciator përbëhej edhe nga emra të tjerë, si Azem Hajdari, një nga figurat qendrore të kësaj lëvizjeje, Edmond Budina, Mimoza Zhamo, Shinasi Rama, Blendi Gonxhe, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula, Preç Zogaj, Mitro Çela, Arben Demeti, si dhe i padiskutueshmi Sali Berisha. Propozimi i Berishës për ta quajtur partinë Partia e Studentëve dhe Intelektualëve, u rrëzua nga pjesa tjetër e nismëtarëve, duke pranuar propozimin e Pashkos, Imamit dhe Meksit për ta quajtur “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Këta 14 u mblodhën më 12 dhjetor në Qytetin Studentin dhe kërkuan edhe firmat e 340 personave të tjerë, numër i kërkuar nga ligji për legalizimin e një partie politike. Në listën e gjatë, publikuar në librin “Fundi i Siberisë Shqiptare”, i Afrim Krasniqit, student i dhjetorit, botim i vitit 1999, gjejmë emrat e artistëve, shkrimtarëve, studentëve dhe një pjesë të mirë të pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Në këtë listë mungojnë emrat e drejtuesve aktualë të shtetit, si Presidentit Bamir Topi, atëherë pedagog në Universitetin e Kamzës, kryetares së Parlamentit, Jozefina Topallit, etj.


    NISMETARET E THEMELIMIT TE PD

    ARBEN LIKA – ish-deputet i PD-së, ish-i dënuarpër korrupsion
    ARBEN DEMETI – ish-deputet i PD-së, ishdeputeti PAD-së
    ARBEN SULA – emigrant që nga 1991
    ALEKSANDËR MEKSI – ish-kryeministër – në pension
    ALMA BENDO – emigrante
    AZEM HAJDARI – deputet i PD-së, vrarë në 1998
    BLENDI GONXHE – ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, emigrant
    EDMOND BUDINA - emigrant në Itali
    EDUARD SELAMI – ish-deputet i PD-së, emigrant në SHBA
    GRAMOZ PASHKO – deputet i PD-së, ministër i
    PS-së, vdekur në 2006
    ILIR MYFTARI – emigrant
    MERITA ZALOSHNJA – emigrante
    SALI BERISHA – deputet i të gjitha legjislaturave, ish-president, kryeministër
    SHINASI RAMA – emigrant në SHBA

    PROPOZIMI
    Kryeministri Berisha, në momentin ku diskutohej për
    emrin e partisë që do formohej, propozoi që ajo të
    quhej Partia e Studentëve dhe Intelektualëve. Por
    propozimi i tij u rrëzua nga shumica e nismëtarëve që
    hartonin programin e PD-së.



    08/12/2007 - 07:37
    • Gilmana Bushati
    GAZETA SHQIPTARE
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Tema të Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit
    Nga shigjeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 08:34
  4. Opozita e mbyll fushatën me një miting madhështor nga sheshi Skënderbej
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •