Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,455
    Postimet nė Bllog
    17

    Historia e qeverise "naziste" shqiptare

    Aktiviteti i tij pėr Shqipėrinė etnike dhe takimet me Ismail Qemalin, Mit'hat Frashėrin, Isa Boletinin dhe tė tjerė personalitete qė luftuan pėr Pavarėsinė

    Jeta e Rexhep Mitrovicės, kryeministri “nazist” qė luftoi pėr Shqipėrinė etnike

    Fazli Hajrizi *

    Rexhep Mitrovica ėshtė njė figurė madhore, komplekse e dramatike, luftėtar i orėve tė para pėr krijimin e Shqipėrisė etnike, njė personalitet i shquar dhe i veēantė i luftės pėr liri, demokraci dhe bashkim kombėtar, njė intelektual i mirėfilltė, drejtues e edukator, pjesėmarrės nė Kuvendin e Vlorės mė 28 Nėntor 1912, nė aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, deputet i Pejės e Gjakovės nė parlamentin shqiptar, ministėr i Arsimit (1922-1924), reformator i arsimit kombėtar, kryetar i organizatės “Lidhja Popullore Shqiptare” me seli nė Mitrovicė, kryetar i Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Kryeministėr i Shqipėrisė.

    Kėtė njeri tė qetė e tė kulturuar, tė urtė, fjalėpak e gojėmbėl, me drejtėsi tė kulluar, qė mendjen e ndritur e zemrėn e zjarrtė, fjalėn e shenjtėruar e veprėn e pavdekshme ua kushtoi atdheut e kombit, literatura historike gjatė periudhės mbi 50-vjeēare e dha nė mėnyrė tė njėanshme, duke e quajtur bashkėpunėtor tė nazizmit, tradhtar, pijanec, tuberkuloz dhe qeverinė e tij kolaboracioniste. Ai, krahas nacionalistėve tė tjerė nga Kosova, si Xhafer Deva, Bedri Gjinaj, dr.Xhelal Mitrovica, Bedri Pejani, Selman Riza, Ahmet Gashi, Ymer Berisha, Shefqet Shkupi, Luan Gashi, Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi e shumė tė tjerė, dha njė ndihmesė tė shquar nė mbajtjen gjallė tė nacionalizmit shqiptar, tė kulturės, arsimit dhe rezistencės kombėtare.

    Organizator pėr dėbimin e turqėve nga Shqipėria

    Duke shfrytėzuar Revolucionin xhonturk, pas 20 korrikut 1908, dmth., pas shpalljes sė Konstitucionit, u hapėn shkolla nė gjuhėn shqipe, si nė Elbasan, Filat, Frashėr etj. Duke hapur shkolla, duke shkruar libra nė gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin, synohej tė mbahej i bashkuar populli ynė pa dallim feje, regjioni etj. Fill pas Kongresit tė Manastirit (14-22 nėntor 1908), ku u miratua Alfabeti, ky libėr i shenjtė i atdhedashurisė, Rexhep Mitrovica, sė bashku me Sali Gjukėn, i hyri punės pėr dhėnien e mėsimit nė shkollat shqipe me kėtė alfabet. Librat, qė u botuan me alfabetin latin tė miratuar nė Kongresin e Manastirit, kalonin dorė mė dorė. Deputetėt shqiptarė, si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Nexhip Draga e ndonjė tjetėr zhvillonin njė aktivitet tė dendur nė parlamentin turk nė Stamboll e nė qendra tė ndryshme. Rexhep Mitrovica ishte i njohur me veprimtarinė e tyre, po edhe me veprimet e hapura reaksionare tė turqve tė rinj, tė cilėt goditnin pa mėshirė e nė mėnyrė tinzare klubet, shkollat kombėtare, patriotėt dhe lėvizjen kombėtare, qė u masovizua nė tė gjitha krahinat shqiptare. Ai vuri kontakte me rrethet patriotike dhe komitetet e fshehta pėr organizimin e kryengritjeve tė armatosura kundėr regjimit osman. Sulmit tė luftėtarėve shqiptarė tė rrethit tė Mitrovicės, Vushtrrisė e Podujevės, nė fillim tė prillit 1910, kundėr garnizonit turk nė Prishtinė, i parapriu aksioni i pajtimit tė gjaqeve. Kėtė aksion tė pajtimit tė gjaqeve dhe kryengritjen e armatosur i pėrkrahu me tėrė qenien Rexhep Mitrovica. Ai shprehu njėkohėsisht domosdoshmėrinė e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, mbėshteti Memorandumin e Gėrēės tė miratuar mė 23 qershor 1911 nė Malėsinė e Madhe, 12 pikat e tij tė paraqitura nga Kuvendi qė iu dėrguan Portės sė Lartė, si: njohjen e kombit shqiptar, bashkimin e vilajeteve shqiptare, vendosjen e njė administrate me nėpunės shqiptarė, lirinė e plotė tė mėsimit tė gjuhės shqipe dhe pėr ēeljen e shkollave kombėtare. Memorandumi i Gėrēės ngriti peshė shpirtrat dhe zemrat e atdhetarėve, duke i dhėnė fund qėndrimit pritės tė disa komiteteve nė krahinat tjera dhe, nė rrafshin politik tė viteve 1912-1913, ai ēonte nė realizimin e kėrkesave tė shqiptarėve, nė krijimin e njė krahine autonome shqiptare. Ndėr tė parėt, qė nėnshkroi peticionin pėr autonomi drejtuar prefektit tė Mitrovicės, ėshtė pikėrisht Rexhep Mitrovica, i cili propagandonte idenė se, pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė, lėvizja kombėtare duhet tė kthehet nė kryengritje tė pėrgjithshme. Rexhep Mitrovica shprehte domosdoshmėrinė e formimit tė njė lidershipi udhėheqės pėr lėvizjen kombėtare, sepse, sipas tij, asaj i mungonte drejtimi dhe organizimi i nevojshėm. Nė detin e hapur e plot tallaze, anija pa timonier shpejt mund tė fundoset. Edhe nė kėto kohė tė trazuara, popullit shqiptar i duhen prijės tė shkathėt, qė do ta drejtojnė kah qėllimi. Sipas tij, faktori i brendshėm ėshtė kurdoherė imponues, mirėpo, mė parė, duhet tė sigurohet ndonjė aleat i jashtėm. Nė vetėdijen e tij ishte ngulitur thellė mendimi se pavarėsia ėshtė e vetmja alternativė pėr mbrojtjen e qenies dhe trungut kombėtar.

    Lufta pėr pavarėsine

    Mitrovica iu bashkua Hasan Prishinės, Mehmet Pashė Derallės, Ali Riza Kosovės, duke ideuar njė varg betejash kundėr Turqisė dhe duke i paraprirė nėntorit tė lavdishėm tė vitit 1912. Pas Kuvendit tė Junikut (12 maj 1912) kryengritja nisi tė pėrhapet me shpejtėsi nga Mitrovica deri nė Pervezė. Emri i Rexhep Mitrovicės u bė i njohur nė tėrė Kosovėn edhe pėr shpirtin e paepur, pėr besnikėrinė dhe devocionin ndaj ndjenjės nacionaliste. Kryengritja e pėrgjithshme e vitit 1912, pėr shkaqet qė dihen, pėrfundoi pa i arritur plotėsisht objektivat e caktuara. Forcat serbe pushtuan Kosovėn dhe pėrparuan drejt Elbasanit e Durrėsit pėr tė dalė nė det. Shpallja e pavarėsisė ishte bėrė e domosdoshme, pra shpėtimi nė indipedencė ishte zgjidhja mė e drejtė me kėtė akt madhor, mėvetėsia e Shqipėrisė, ekzistenca e saj kombėtare e shtetėrore do tė ishte fakt i kryer pėrpara Fuqive tė Mėdha dhe shteteve ballkanike.

    Nga Shkupi e Mitrovica deri nė Durrės e Vlorė

    Pavarėsinė e kėrkonin shqiptarėt e tė gjitha krahinave qė nga Mitrovica e Prishtina, Shkodra e Shkupi, Tetova e Ulqini deri te Gjirokastra, Preveza e Janina. Kėshtu, mė 14 tetor 1912, nė Shkup, qė ishte kryeqendėr e vilajetit tė Kosovės, atdhetarėt shqiptarė organizuan njė tubim, ku vendosėn qė tė mbahet njė kuvend kombėtar, i cili do tė merrte vendime pėr fatin e atdheut tė rrezikuar. Nė kėtė kuvend morėn pjesė Rexhep Mitrovica, Mit“hat Frashėri, Bedri Pejani, Sali Xhuka etj. Sipas vendimeve tė Kuvendit tė Shkupit nė tėrė hapėsirėn shqiptare filloi zgjedhja e delegatėve pėr nė Kuvendin Kombėtar. Hasan Prishtina mendonte se akti i pavarėsisė sė Shqipėrisė tė bėhej nė Prizren. Mė 16 tetor, Rexhep Mitrovica, Sali Xhuka, Bedri Pejani e Mit“hat Frashėri u nisėn me tren pėr nė Mitrovicė, ku nė kėtė kohė kishte filluar shpėrndarja e armėve. Nga Mitrovica nė Pejė udhėtuan me njė qerre tė mbuluar. Pas Pejės, ku qėndruan disa ditė, vizituan Gjakovėn, njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė Kosovės. Aty takojnė Isa Boletinin. Nga Gjakova kalojnė nėpėr Qafė tė Prushit. Nė fshatin Arnė takojnė Ramadan Zaskocin. Disa ditė i kalojnė nė Reē, Mirditė, te kulla e Oroshit, ku takojnė imzot Preng Diēin, pjesėmarrės aktiv tė Lidhjes sė Prizrenit, themelues i shoqėrisė letrare “Bashkimi” nė Shkodėr. Zbresin nė Luginėn e Fanit, nė Rubik, pastaj nė Tiranė e Durrės, ku paria ngriti zėrin pėr rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė. Meqė Durrėsi ishte i pasigurt pėr kuvend, u pėrcaktua Elbasani. Mė 21 nėntor 1912, Rexhep Mitrovica, sė bashku me Mit“hat Frashėrin, Sali Xhukėn e Bedri Pejanin, arritėn nė Elbasan, duke shprehur bindjen e tyre se ky qytet ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr kėtė akt madhor. Meqė Prizreni dhe Elbasani ishin tė rrezikuara nga pushtuesit serbė e as Durrėsi nuk u gjet i pėrshtatshėm, delegatėt u nisėn pėr nė Vlorė. Rexhep Mitrovica porositi bashkatdhetarėt qė tė qėndrojnė me gjithė barbarizmat e shkijeve e tė bashkohen me gjithė armiqėsitė e pėrēarjet qė mbollėn ata e veglat e tyre. Vlora u caktua pėr kuvend, sepse paraqiste vend mė tė sigurt e mė tė pėrshtatshėm qė tė korrespondohej me Evropėn. Duke kaluar nėpėr Myzeqe, pastaj duke zbritur Ardenicės, takuan karvanin e kalorėsve, qė vinte nga Durrėsi me delegatėt e Bukureshtit, Durrėsit, Tiranės, Kavajės etj., me nė krye Ismail Qemalin. Pas pak ditėsh, nė Vlorė arritėn edhe delegatė tė Beratit, Janinės, Gjirokastrės, Ēamėrisė etj. Me iniciativėn e Ismail Qemalit dhe tė atdhetarėve tjerė, mė 28 nėntor u thirr Kuvendi i Vlorės pėr tė shpallur Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pėr tė formuar Qeverinė e saj tė Pėrkohshme.

    Si e ngritėn flamurin nė Vlorė

    Kosova, duke qenė e pushtuar nga serbėt, u pėrfaqėsua nė Kuvendin e Vlorės nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatė tė Gjakovės, Pejės e Gucisė. Njė ditė mė vonė mbėrritėn nė Kuvend edhe Isa Boletini, Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musė Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj., tė cilėt u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia dhe delegatėt e kuvendit. Delegatėt e nėnshkruan aktin historik tė kėsaj ngjarjeje kulmore. Midis nėnshkruesve ishin edhe Rexhep Mitrovica, Mit“hat Frashėri, Bedri Pejani dhe Sali Gjuka, tė cilėt erdhėn nga Shkupi nė Vlorė bashkėrisht. Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet edhe sot udha mbi dhjetė ditė kėmbė nėpėr male e dhiare tė vėshtira, nėpėr tė cilat kaluan kėta atdhetarė pėr tė arritur deri nė Vlorė. Serbėt kishin ngritur shumė kurthe e prita. Nacionalisti i flakėt Ferid Vokopola nė kujtimet e tij, lidhur me ato ditė tė vėshtira, nė gazetėn “Pėrlindja e Shqypnijes”, viti II, nr. 6-7 tė dt, 30 janar e 1 shkurt 1914, shkruan: “Vjen shiku im, i ndjeri Nebil Sefa para se tė nisesh pėr Kavajė e mė lajmėron se Komanda Otomane ka burgosur nė hotel tė Shaqir Beut delegatėt nga Kosova, zotėrinjtė Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovicėn. Menjėherė biseduam me shokė dhe morėm udhėn tė vemi, unė, Nebi Sefa e Taulla Sinani me njė patrullė pesė vetėsh pėr t’i liruar…” Dokumentin e Shpalljes sė Pavarėsisė e botuan gazeta “Pėrlindje e Shqypnijes”, organ i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės si dhe mė vonė edhe Lef Nosi nė pėrmbledhjen e dokumenteve historike, por regjimi komunist i Enver Hoxhės i falsifikoi kėto dhe shumė dokumente tė tjera, duke mbuluar kėshtu emrat e Rexhep Mitrovicės, Mit“hat Frashėrit, Lef Nosit etj., jo vetėm nga dokumenti pėrkatės, po edhe nga historia. Emri i Rexhep Mitrovicės u fshi nga ngjarjet mė tė rendėsishme tė vitit 1908-1912, po edhe nga ato tė mėvonshmet, sepse regjimit komunist nuk i konvenonte qė ai tė figuronte si protagonist i Kongresit tė Manastirit, i Kuvendit tė Vlorės etj. Po nė kėtė gazetė dhe po nė kėtė numėr, ėshtė shkruar se si nė ēeljen e Kuvendit tė Madh tė Vlorės para delegatėve dhe burrave tė ardhur nga tė gjitha trojet etnike, pas verifikimit tė mandatit foli edhe i respektuari Rexhep Mitrovica: “Si u mbaruan kėto punė, zoti Rexhep Beu mori fjalėn e tha qė si kryetar tė kuvendit tė zgjedhet Ismail Qemal Beu, si shkronjės i parė Luigj Gurakuqi e shkronjės i dytė z.Shefqet Bej Daiu. Delegatėt e pėlqyen kėtė kėrkim dhe tė propozuarit me tė pėrplasur duarsh”. Ismail Qemalit i hyri nė zemėr ky atdhetar. E mori pranė vetes, sepse e respektonte zgjuarėsinė e tij. Rexhepi, 24 vjeē, i shpjegoi pėr situatėn nė Kosovė, duke i folur me mallėngjim edhe pėr Mitrovicėn, vendlindjen e tij. Nė tubimet e protestat qė u organizuan pėr tė kundėrshtuar politikėn hegjemoniste tė serbėve, grekėve e malazezve, aktet gjenocidiale tė serbėve nė Kosovė e tė grekėve nė jugun e Shqipėrisė, ai ngriti zėrin fuqishėm, duke demaskuar politikėn diskriminuese edhe nė faqet e shtypit evropian tė kohės. U rreshtua nė radhėt e para tė luftėtarėve qė luftuan pėr etninė shqiptare. Gjatė qėndrimit nė Vlorė, pos me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Mit“hat Frashėrin, Bedri Pejanin, Sali Gjukėn, u njoh edhe krijoi miqėsi, tė thuash me tė gjitha personalitetet e atyre ngjarjeve dhe ditėve tė shpalljes sė pavarėsisė, si me Dom Nikollė Kaēorin, nėnkryetar, Mehmet Pashė Derallėn, ministėr i Luftės, Petro Pogėn, ministėr i Drejtėsisė, Myfit Bej Libohovėn, ministėr i Punėve tė Brendshme, Abdi Bej Toptanin, ministėr i Financave, Pandeli Calėn, Lef Nosin, Riza Bej Jakovėn, S.Vrijonin, Musa Hakalin, Alan Tragjasin, Mehmet Radhimėn, Qazim Kokoshin, Ahmet Mersinin, Cano Sharrėn etj...



    Kush ishte Rexhep Mitrovica

    Rexhep Mitrovica u lind mė 1888, nė qytetin buzė Lumit tė Bardhė, nė njė familje atdhetare. E pa dritėn e jetės nė kohėn kur Lidhja Shqiptare u shua me gjak, kur vendimet e Traktatit tė Berlinit po zbatoheshin nė dėm tė shqiptarėve, nė kohėn kur plagėt e muhaxherėve tė ardhur nga rrethet e Leskocit, Nishit etj., po kullonin dhembje, rrėfimet e tyre trondisnin gur e dru. Erdhi nė kėtė botė nė kohėn kur jehona e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte shtrirė edhe nė Mitrovicė dhe si synim parėsor kishte lirinė dhe pavarėsinė e trojeve shqiptare. Nė vendlindje e kaloi fėmijėrinė. Mėsimet e fesė dhe njohuritė fillestare tė diturisė i mori nė gjuhėn turke, ndonėse nė Mitrovicė flitej njė gjuhė e pastėr dhe e bukur shqipe. Si fėmijė i zgjuar, ai pėrcolli me vėmendje bisedat e miqve, qė silleshin rreth Shqipėrisė, fatit tė saj. Ato lanė gjurmė nė shpirtin dhe temperamentin e heshtur tė djaloshit me shikim ėndėrrimtar. Kudo e kahdo qė e pėrcollėn valėt e jetės, nė zemėr e nė mendje, e mbajti qytetin e bukur e tė pastėr. Shpesh shkruante me mall pėr tė, pėr lumin, pėr kalanė madhėshtore, pėr Trepēėn e artė, rrėfente me krenari pėr luftėtarėt trima e racėn e stralltė shqiptare, qė banonte nė kufirin verior tė Shqipėrisė etnike. Atėbotė nė Mitrovicė vepronte dega e Komitetit tė Lidhjes, qė qeveriste vendin dhe organizonte luftėra tė armatosura pėr tė krijuar Shqipėrinė e bashkuar. Forcat e armatosura tė Lidhjes kishin ēliruar Mitrovicėn mė 25 janar 1881. Kėtė detaj e pėrmendnin me krenari banorėt e kėtij mjedisi. Rexhep Mitrovica, i cili ishte njė vėrejtės i kujdesshėm, ēdo gjė e regjistronte nė kujtesėn e tij tė jashtėzakonshme. E dallonte dėshira e madhe pėr tė mėsuar. Fill pas mėsimeve nė vendlindje, mori rrugėn pėr nė Shkup, nė kėtė qendėr tė rėndėsishme patriotike. U regjistrua nė gjimnaz. Pėr mbiemėr mori emrin e qytetit tė lindjes. Ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė zellshėm e mė tė talentuar. Serioz e studioz siē ishte, menjėherė tėrhoqi vėmendjen e mėsimdhėnėsve, tė cilėt tek ai shihnin shpresėn e atdheut, dhe tė shokėve, tė cilėt te bashkėmoshatari i tyre shihnin mikun besnik e tė sinqertė. Studionte me zell tė madh, duke qenė kėshtu i bindur se atdheu, nė agun e shekullit tė ri, ka nevojė shumė pėr penė e dituri, qė njė ditė do t’i paraprinin jehonės sė armėve tė lirisė. Si gjimnazist i vihet studimit tė disa disiplinave: historisė, gjeografisė, matematikės, mėsimit tė gjuhėve tė huaja etj. Lexonte literaturė artistike, sidomos autorėt klasikė e bashkėkohorė. Veprat e rilindėsve i lexonte me pasion. U vu nė kėrkim tė vetvetes, nė kėrkim tė zbulimit tė rolit qė i kish caktuar fati. Librat, pėr tė cilėt kishte njė pasion tė veēantė, u bėnė miqtė e tij mė tė mirė. Si nxėnės i gjimnazit, nėn ndikimin e rilindėsve tanė, filloi edhe vet punėn e nė drejtim tė rritjes sė ndėrgjegjes kombėtare. Ndonėse ende i ri, ai u bė i njohur dhe i respektuar edhe nė rrethet intelektuale. U njoh me shkrimet e Mit“hat Frashėrit, tė cilat i pėlqente shumė. Pikėpamjet e tij se vetėm me dituri mund tė bėjmė punė tė mėdha, se shqiptarit, aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma, se pėr tė rrojtur si komb duhet tė luftojmė pėr t’u bėrė e pėr t’u njohur si komb etj., i mbėshteste me tėrė qenien. Sė bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukėn mė 1908 udhėhoqi njė fushatė propagandistike si parapėrgatitje pėr Kongresin e Manastirit. Tubimin historik tė Manastirit, ai nuk e quante thjesht njė mbledhje gjuhėtarėsh, po njė Kongres kombėtar pėr ēėshtjen mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sonė. U arrit njė shkallė e lartė e ndėrgjegjėsimit kombėtar, njėsimi i abe-ve, i dėshmuan botės pėr qenien e kombit shqiptar, i cili, edhe pse i pranguar, pėrspektivėn e vet e shihte vetėm kah perėndimi. Ndėrgjegjėsimin e bashkimin e shqiptarėve e shihte si shpresėn e vetme pėrballė rrezikut. Ideja e lirisė qė ishte trajtuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme nga rilindėsit tanė, te Rexhep Mitrovica merr trajtim konkret dhe bashkėkohor. Ai ėshtė kundėr lirisė primitive me pushkė nė dorė dhe me vdekje nė dhėmbė, qė ėshtė e egėr dhe e dhembshme, e rrezikshme, por pėr njė liri qė ka hapėsira dhe mundėsi tė jashtėzakonshme. Nė decenien e parė tė shek.XX nė Shkup, nė Manastir e nė qytete tė tjera, lėvizja kombėtare u gjallėrua shumė dhe po shėnonte njė shkallė tė lartė tė zhvillimit. U themeluan shoqėri, klube kulturore, tė cilat u kthyen nė qendra pėr organizimin dhe drejtimin e lėvizjes kombėtare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,455
    Postimet nė Bllog
    17
    Bashkėpunimi me gjeneralin Nojbaher, qė komandonte nazistėt nė Evropėn Lindore, pėr krijimin e Shqipėrisė etnike

    Si krijoi Mitrovica qeverinė naziste me kunatin e Enver Hoxhės, Bahri Omarin dhe Eqerem Ēabejn

    Fazli Hajrizi *

    Pas kapitullimit tė Italisė mė 8 shtator 1943, nė Shqipėri u vendosėn trupat gjermane tė Korpusit XXI e XXII. Gjermanėt nderuan Shqipėrinė e ēliruar, indipendente e tė lirė, duke shpallur veten garante tė pavarėsisė sė saj.

    Rexhep Mitrovica, kryetar i parė i Komitetit Qendror tė Lidhjes II tė Prizrenit

    Komiteti Ekzekutiv i Pėrkohshėm mė 11 shtator 1943 rishpalli pavarėsinė. Nė krye tė kėtij Komiteti u emėrua Ibrahim Biēaku, i biri i Aqif Pashė Elbasanit. Nė kėtė kohė, Xhafer Deva udhėtoi menjėherė pėr nė Tiranė me njė qėllim tė pėrcaktuar, tė ēlironte nga kampi i Porto-Romanos afėr Durrėsit disa prijės tė njohur si Mehdi Frashėrin, Rexhep Mitrovicėn, Bedri Pejanin, dr.Xhelal Mitrovicėn etj. Pas lirimit, mė 13 shtator 1943, kėta personalitete formuan njė pėrfaqėsi pėr tė biseduar nė emėr tė Kosovės me pėrfaqėsuesit e dalluar tė Shqipėrisė sė 1913-ės. U formua grupi prej 22 vetash, i cili hyri menjėherė nė bisedime me pėrfaqėsuesin e plotfuqishėm tė shtetit gjerman, dr. H.Nojbaher (Neubacher). Nacionalistėt shqiptarė aspironin tė ruanin bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare. Pėr kėtė arsye, ata u organizuan politikisht pėr t’i realizuar synimet kombėtare. Duke parė se popullata shqiptare nė disa vise tė Kosovės, sidomos nė veri tė saj, po kėrcėnohej seriozisht nga sulmet e ēetnikėve nacionalistė serbo-malazezė dhe nga bandat komuniste serbo-malazeze-maqedone, me iniciativėn e Xhafer Devės, Asllan Boletinit e Bedri Gjinajt, qė tė tre nga Mitrovica, pastaj tė Musa Shehut, Sheh Hasanit, Lukė Simon Mjedės, Pjetėr Vuēajt nga Prizreni, Tahir Zajmit nga Gjakova, Qazim Bllacės nga Suhareka etj., u shtrua nevoja pėr mbajtjen e njė mbledhjeje pikėrisht nė Prizren dhe zgjedhjes sė njė Kėshilli Ekzekutiv, i cili do tė kujdesej pėr qeverisjen e vendit pėrkohėsisht deri nė formimin e ndonjė organi qeveritar, qė do tė dilte nga vullneti i pėrgjithshėm popullor. Kjo mbledhje, sipas tyre, do tė jetė nė frymėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe do tė quhet Lidhja e dytė e Prizrenit. Mbledhja u mbajt mė 16 shtator 1943. Kuvendi u pagėzua njėzėri Lidhja e Dytė e Prizrenit. U zgjodh kryesia nė pėrbėrje: Musa Shehu (kryetar), Aqif Bluta (nėnkryetar), Rexhep Krasniqi (nėnkryetar) dhe Bedri Gjinaj (sekretar). Nė kuvend u bisedua pėr ēėshtjen e shpalljes sė vullnetit tė popullit pėr bashkimin e viseve tė Kosovės, Dibrės, Strugės, Ulqinit dhe Tuzit me shtetin shqiptar, pėr bashkimin e prefekturės sė Mitrovicės me Shqipėrinė, meqė ajo me nėnprefekturat e Vushtrrisė, Podujevės dhe Pazarit tė Ri ndodheshin nėn pushtimin gjerman dhe administrativisht bėnin pjesė nėn shtetin serb; pėr organizimin ushtarak tė popullit dhe pėrgatitjen e mbrojtjes sė kufijve etnikė; pėr krijimin e njė Komiteti Qendror me seli nė Prizren dhe tė nėnkomiteteve nė tė gjitha qendrat e tokave tė liruara pėr tė drejtuar veprimtarinė e nevojshme tė qeverisjes dhe mbrojtjes sė vendit; pėr pėrpilimin dhe aprovimin e Kushtetutės sė organizatės Kombėtare Lidha e Dytė e Prizrenit etj. Nė ditėn e dytė, pra mė 18 shtator 1943, nė sallėn e shkollės fillore “Bajram Curri”, ku mbahej kuvendi i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, hynė Rexhep Mitroviva, Bedri Pejani, Xhafer Deva dhe Xhelal Mitrovica. Me tė hyrė nė sallė, delegatėt u ngritėn nė kėmbė dhe i pėrshėndetėn me duartrokitje, duke thirrur emrat e tyre me rend. Rexhep Mitrovica, i emocionuar nga atmosfera festive qė mbretėronte nė qytet e sidomos nė sallėn e dekoruar me flamuj kombėtarė e fotografi tė personaliteteve kombėtare, nė diskutimin e tij para delegatėve, ndėr tė tjera, kėrkoi qė t’i ipet rėndėsi e madhe dy pikave kryesore, siē janė: “Organizimi ushtarak pėr mbrojtjen e vendit kundėr ndonji masakrimi eventual tė popullsisė nga ēetat subverzive, Regjistrimi i popullsisė sė Kosovės qė deri tash asht neglizhue prej qeverivet tona”. Rexhep Mitrovica shpjegon gjerė e gjatė rolin qė do tė luante nė Konferencėn e Paqes regjistrimi dhe dokumentet qė provojnė se Kosova ėshtė shqiptare. Ai u bėn apel sidomos arsimtarėve pėr realizimin e regjistrimit tė popullsisė: “Duhet t’ia lėshojmė rrugėn punės e jo fjalėve tė thata nė qoftė se duem me jetue si shtet, si komb, ose si njeri. Lypset kujdesje tė mėdha e duhet derdhun shumė mundime nė tė mbledhunit e dokumentave qė kanė lidhje me interesin e jetės sonė tė pėrbashkėt. Fundi i luftės duhet tė na gjejė krejt kompakt me tė gjitha pėrgatitjet e duhuna pėr me ju ba ballė ēdo kėrcėnimi a intrige politike qė mund tė kėrkojė sigurimi i lirisė sonė tė pėrjetshme”. Ky fjalim i zjarrtė, qė u pėrshėndet ngrohtė nga delegatėt, veprimtaria e tij e mėhershme mjaft e begatshme, vuajtjet qė pėrjetoi nė Porto-Romano etj., ishin arsyet qė i shtyn delegatėt mė 23 shtator 1943 ta zgjedhin kryetar tė Komitetit Qendror, t’i japin besimin qė tė udhėheqė Lidhjen e Dytė tė Prizrenit. Kryesia e Komitetit Qendror pėrbėhej prej shtatė vetash. Ky Komitet Qendror u kryesua sė pari nga Rexhep Mitrovica (18–26 shtator 1943), sė dyti, nga shkollari e politikani Bedri Pejani (12 tetor 1943–26 korrik 1944), dhe sė fundi nga intelektuali poliglot Xhafer Deva (fundi i korrikut 1944–19 nėntor 1944). Komiteti Qendror nėn udhėheqjen e Rexhep Mitrovicės organizoi komitetet qendrore tė prefekturave tė Prizrenit, tė Pejės, tė Mitrovicės dhe disa komitete rrethore nėpėr nėnprefektura. Lidhja e Dytė e Prizrenit e kryesuar nga Komiteti Ekzekutiv i zgjedhur nga Kuvendi i shtatorit 1943 iu pėrvesh punės pėr organizimin e luftės kundėr shkaut nė bashkėpunim me qeverinė e Tiranės, e cila ishte bėrė njė qeveri kombėtare qyshse mori fund aneksimi i Shqipėrisė nga Italia fshiste. Komiteti Ekzekutiv i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė Kosovė kreu detyrėn e qeverisė, nė bashkėpunim tė ngushtė me nėpunėsit e emėruar nga qeveria e Tiranės.

    Kryeministri Rexhep Mitrovica dhe qeveria e tij

    Rexhep Mitrovica dhe shokėt e tij krijuan Shqipėrinė etnike, shpallėn pavarėsinė dhe neutralitetin e saj. Mė 14 shtator 1943, nė Tiranė, u formua njė kėshill provizor prej 22 vetash, i cili shpejt zgjodhi njė Komitet Ekzekutiv Provizor prej shtatė vetash, qė kryesohej nga Ibrahim Biēaku. Ky Komitet Ekzekutiv Provizor do tė drejtonte punėt e shtetit deri nė formimin e njė qeverie legale, do tė bėnte shpalljen publike mbi gjendjen nė Shqipėri tė njohur nga Berlini si shtet tė pavarur, do tė marrė masa pėr tė sjellė rregull e qetėsi nė kryeqytet e nė vendet e tjera, do tė pranojė dorėheqjen e qeverisė sė kohės tė kryesuar nga Eqrem Libohova, do tė ndikojė nė lirimin e dymijė tė burgosurve politik, qė mbaheshin nė kampin Porto-Romano nė Durrės etj. Berlini e pranoi qeverinė, nuk mori masa tė imponimit tė njė administrate ushtarake, qė zakonisht e karakterizon sundimi e zaptimi i huaj nė kohė lufte. Organet e sigurimit ushtarak gjerman vazhduan tė mbajnė qėndrim tė mospėrzierjes nė ēėshtjet e brendshme shqiptare. Pushtuesit gjerman nuk arritėn tė shfrytėzojnė prodhimet e ekonomisė shqiptare. Nė saje tė pasurisė bujqėsore-blegtorale tė Kosovės, nė Shqipėri kishte njė bollėk tė jashtėzakonshėm nė gjėra ushqimore dhe nė mallėra industriale. Ushtarėt gjerman ishin tė detyruar qė tė blejnė mallra nė tregun shqiptar me franga shqiptare.

    Shpallja e Kėshillit tė Regjencės

    Mė 16 tetor 1943, u mblodh nė Tiranė Kuvendi Kombėtar, i cili shpalli “Kėshillin e Lartė tė Regjencės” tė pėrbėrė nga Mehdi Frashėri, Fuad Dibra, Anton Harapi, Lef Nosi dhe mė 5 nėntor 1943 Regjenca emėroi qeverinė me Kryeministėr Rexhep Mitrovicėn, tė cilit iu besua edhe detyra e ministrit tė Kulturės Popullore. Asambleja Kombėtare e pėrgjithshme, qė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė tė gjitha viseve tė Shqipėrisė dhe atyre tė pėrtejkufijve tė vitit 1913, pra kurrė nė historinė shqiptare nuk ishte pėrfaqėsuar nga tė gjitha krahinat qė flasin gjuhėn shqipe, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė dhe neutralitetin e saj. Bashkėpunimi i kryeministrit me gjeneralin gjerman pėr Evropėn Juglindore, Nojbaher, nė fillim jepte rezultate tė kėnaqshme pėr kapėrcimin e vėshtirėsive tė shumta, me tė cilat po ballafaqohej populli shqiptar. Ish-deputeti i parlamentit tė parė demokratik shqiptar, ish-ministri pėr Arsim, pjesėmarrėsi nė aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, kryetari i parė i Lidhjes Popullore Shqiptare nė Mitrovicė, kryetari i parė i Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, nacionalisti dhe personaliteti i shquar i arsimit dhe kulturės shqiptare, qė u sakrifikua shpesh pėr t’i shėrbyer momentit kritik, nė tė cilin po kalonte kombi, Rexhep Mitrovica, formoi kabinetin e tij, qė kishte nė pėrbėrje mjaft personalitete me edukatė shkollore tė lartė, qė nuk ishin vegla tė fuqisė sė huaj me kėtė formacion: Rrok Kolaj, ministėr i Drejtėsisė, Xhafer Deva, ministėr i Punėve tė Brendshme (shtator 1943-qershor 1944), Ago Agaj, ministėr i Ekonomisė, Sokrat Dodbiba, ministėr i Financave, Musa Gjylbegaj, ministėr i Botores, Kolė Tromara, ministėr i Kulturės e Propagandės, Eqrem Ēabej, ministėr i Arsimit, Bahri Omari, ministėr i Punėve tė Jashtme, Vehbi Frashėri, Qazim Bllaca e Ernest Ēoba - nėnsekretarė tė shtetit. Qeveria e tij kishte nėn administrimin e vet pjesėn mė tė madhe tė Kosovės tė bashkuar me Shqipėrinė. Ajo nuk kishte pėrfaqėsimin e asnjė force politike ose konsensusin e forcave politike kryesore qė dominonin skenėn luftarake nė Shqipėri, pėrkundrazi, pėrfaqėsonte kombin shqiptar deri nė Mitrovicė, mbėshtetej brenda vendit dhe premtonte se do tė siguronte normalitetin nė kushte tė pushtimit nė mėnyrė qė Shqipėria mos tė dilte e shkatėrruar nga lufta. Partia Komuniste e denonconte qeverinė e Rexhep Mitrovicės, duke e quajtur qeveri kolaboracioniste, qeveri kukull naziste, tradhtare tė idealeve kombėtare etj. Zjarri i luftės vėllavrasėse po ndizej dhe atij mė shumė po i frynin Dushan Mugosha e Miladin Popoviēi, pėrmes disa komunistėve shqiptarė. Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Jugosllave, nė njė letėr qė ua dėrgonte komunistėve shqiptarė, tė udhėhequr nga D.Mugosha e Enver Hoxha, ndėr tė tjera, me cinizėm, thuhej: “Tė ngresh ēėshtjen e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, do tė thotė t’u japėsh dorėn reaksionarėve tė ndryshėm, duke pėrfshirė edhe vetė armikun… Jugosllavia e re qė po ndėrtohet, do tė jetė njė vend i kombeve tė lira dhe, si rrjedhim, nuk do tė ketė vend pėr shtypje kombėtare tė pakicave shqiptare”. (Rexhinald Hilbert, Fletorja e Hidhur, f.12).

    Dorėheqja dhe largimi nė Kosovė

    Rexhep Mitrovica, duke parė se qeveria e tij nuk po ia dilte tė ruante normalitetin dhe neutralitetin, nuk po arrinte mirėkuptimin kombėtar e as tė shpėtonte kombin shqiptar nga masakra e vendin nga lufta civile, duke parė se komunistėt ishin dalldisur gjer nė atė masė sa do tė fillojė lufta vėllavrasėse, duke mos dashur qė tė jetė bashkėpjesėmarrės tė krimit e pėrgjegjės pėrpara historisė, vendosi tė japė dorėheqje. Pas manipulimeve tė ndryshme politike, sabotimeve qė bėheshin pėr formimin e njė qeverie tė fortė, pėr konsolidimin e saj, sė bashku me Xhafer Devėn dhe grupin kosovar, e pa tė arsyeshme qė tė kthehen nė Prizren, me qėllim qė tė mbrojnė Kosovėn, qė tashmė ishte bėrė pikė e sulmeve tė koncentruara serbo-malazeze ēetnike e komuniste. Rexhep Mitrovica qėndroi pak kohė nė Prizren dhe pastaj vizitoi disa qendra tė tjera tė Kosovės, si Gjilanin, Pejėn dhe Mitrovicėn. Nė mesin e nėntorit 1944, pėr arsye tė rrethanave tė luftės botėrore, Lidhja e Dytė e Prizrenit detyrohet tė pezullojė veprimtarinė nė atdhe pėr tė vazhduar misionin e vet nė mėrgim. Para largimit, Komiteti Qendror ftoi njė mbledhje ku morėn pjesė: Musa Shehu, Sheh Hasani, Jonuz Shahsivari, Lukė Simon Mjeda, Ahmet Suhareka, Kemal Karahoda, Pjetėr Vuēaj, av.Esat Berisha, av.Sokol Dobroshi, dr. med.Xheladin Deda, dr. med.Durmish Prizreni etj. U formua njė komision i pėrkohshėm pėr tė siguruar qetėsinė nė qytet. U shpreh vullneti e bindja e disave se, pėr arsye tė shumta, anėtarėt e Komitetit Qendror do tė largohen nga Kosova pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr liri tė popullsisė shqiptare tė Kosovės nė mėrgim. Para largimit nga Prizreni, pėrfaqėsuesit e Komitetit Qendror nė pėrbėrje: ing. Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi dhe Xhelal Mitrovica, qė nominalisht pėrfaqėsonin Kėshillin e Lartė tė Regjencės nė Kosovė, me shpresė tė zbarkimit tė pritur tė aleatėve tė perėndimit nė Ballkan, kishin ngarkuar njė intelektual tė njohur shqiptar me detyrė, qė tė udhėtojė nė Shkup e nė Selanik pėr t’i paraqitur Komandės Aleate Perėndimore njė memorandum nė gjuhėn frėnge, nė tė cilin shkurtazi shpjegoheshin arsyet historike tė luftės sė mbrojtjes sė popullsisė shqiptare kundėr sundimit tė huaj dhe tė imponuar tė Serbisė dhe dėshirėn e popullit tė Kosovės pėr tė vendosur vetė pėr tė qenė pjesė integrale e shtetit shqiptar. Populli shqiptar asnjėherė nuk e ndjeu veten mė tė sigurt se nė kohėn e qeverisė sė Rexhep Mitrovicės. U arrit bashkimi kombėtar gjatė luftės sė stuhishme botėrore. Kėtė periudhė populli e quajti “Koha e Shqipnisė”. Ambasadori amerikan pranė qeverisė sė Greqisė, nė Kajro, nė korrik tė vitit 1944, shkruan se “Qeverinė e Rexhep Mitrovicės ėshtė e pėrbėrė prej njerėzve, tė cilėt nė tė kaluarėn gėzonin respekt nė vend dhe disa prej tyre llogariten si njerėz mė tė mirė qė dolėn nga gjiri i Shqipėrisė. Shumica prej tyre nuk njihen si progjermanė tė ndezur e as si fashistė politikė. Disa me tė vėrtetė ishin miq tė Anglisė e Amerikės. Nuk gabohet nėse thuhet se ata ishin kundėr dominimit italian. Aq sa ndershmėria personale mund ta kapė, ata janė njerėzit me kualitetet mė tė larta prej gjithė atyre qeverive qė Shqipėria ka pasur ndonjėherė. Sidoqoftė, kėta njerėz pranuan sundimin gjerman dhe qėndruan nė anėn e Gjermanisė. Arsyeja ndoshta ishte se ata me sinqeritet e pėrcjellin politikėn e Chamberlainit. Ata pėrpiqen me ēdo kusht qė tė mbesin neutralė. Shpresojnė pėr ta bashkuar mbarė kombin shqiptar si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Jugosllavi nė njė pjesė kompakte, qė do tė mund tė miratohej prej ngadhėnjimtarėve kushdo qė do tė mund tė ishin (gjermanėt apo aleatėt)”.

    Gjyqi special veprimtaria nėpėr Evropė

    Nė Gjyqin special qė u mbajt nė Tiranė, Bahri Omari deklaron: ”Qeveria e Rexhep Mitrovicės, ku unė mora pjesė, kishte proklamue indipendencėn dhe neutralitetin shqiptar. Kėtė fakt e kishte vėrtetue edhe gjenerali aleat Sėr Uilson nė njė proklamatė, nė tė cilėn thoshte se pranohet qėndrimi i qeverisė shqiptare me konditė qė kjo tė mos u japė ndihmė gjermanėve dhe, nė rast se konstatohet vepėr bashkėpunimi me gjermanėt, atėherė shpallja e neutralitetit nuk kishte asnjė vleftė. Ne nuk kemi pasur qėllim bashkėpunimi me gjermanėt, sepse ne nuk kemi dashur aspak tė jemi bashkėpunėtorė me gjermanėt, por ka qenė vetėm njė transaksion qėndrimi ynė kundrejt gjermanėve. Qeveria, nė tė cilėn bėja pjesė unė, nuk i ka dhėnė ndihmė gjermanėve. Ne ndaluam qė gjermanėt tė vinin nė qarkullim monedhėn e tyre dhe pėr shumė gjėra kemi qenė nė kundėrshtim; derisa nė fund dhamė dorėheqje qė tė gjithė, nė maj tė vitit 1944”. (Arkivi i Rendit, Gjyqi Special, Dėshmi e Bahri Omarit). Ministri i Financave, Sokrat Dodbiba, gjithashtu thekson se Qeveria e Rexhep Mitrovicės nuk ka qenė kuislinge. Ai deklaron se pėr masakrėn e 4 shkurtit 1944, ku u vranė 84 qytetarė e shumė tė tjerė u plagosėn, nuk ishte fajtor Rexhep Mitrovica e as ministri i Punėve tė Brendshme, Xhafer Deva, po ishte vepėr e Kadri Cakranit, Xhelal Staraveckės e Irfan Ohrit, qė vepronin nėn autoritetin gjerman tė pushtimit. Kolė Tromara, gjithashtu ministėr nė Qeverinė e Rexhep Mitrovicės, ndonėse nė njė presion tė jashtėzakonshėm shpirtėror e fizik, nėn trysninė ēnjerėzore dhe kėrcėnimin e dėnimit kapital, deklaron: “Qeveria e Rexhep Mitrovicės, nė tė cilėn unė kam marrė pjesė, ka qenė, sa ishte e mundur, indipendente nėn njė okupacion, siē ishim ne. Pėr mua Qeveria e Rexhep Mitrovicės nuk ka qenė kuislinge, sepse nuk mendojshim me ba vepra tė kundėrta me interesin e popullit, aq sa qe e mundun nė kohė okupacioni”. Nė gjysmėn e nėntorit 1944, grupi i kosovarėve, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Tahir Zajmi, Xhelal Mitrovica, Rexhep Krasniqi, mori rrugėn e mėrgimit. Pasi bėnė dorėzimin e gjendjes financiare, thesarin e paprekur, qė gjendej nė arkėn e Lidhjes II tė Prizrenit, mė 15 nėntor u nisėn nga Prizreni nėpėr Prishtinė, nėpėr gjėmimin e bombardimeve dhe sulmeve tė tėrbuara mbi kėtė qytet, u ndalėn pak kohė nė Mitrovicė pėr tė vazhduar rrugėn nė drejtim tė Kralevės. Nisja u shty deri nė orėt e vona pėr shkak tė mungesės sė Rexhep Mitrovicės, i cili u takua me prijėsit e Shalės. Udhėtuan me automobil personal tė Xhafer Devės e pastaj me aeroplan deri nė Zagreb. Atje u mirėpritėn nga kryetari i shtetit kroat, Ante Paveliqi, dhe ministri i Jashtėm kroat qė ishte boshnjak. Kėta kosovarė, tė cilėt qėndruan dy javė nė Zagreb, bashkė me disa atdhetarė tė tjerė, pėrkujtuan festėn kombėtare tė 28 Nėntorit. Nė fillim tė dhjetorit, pas pėrpjekjeve e peripecive tė mėdha, kėta nacionalistė kaluan alpet slloveno-austriake dhe u vendosėn nė Vjenė, ku gjendeshin edhe grupe tė tjera nacionaliste me Gjon Marka Gjonin, Nuredin bej Vlorėn, Shefqet Vėrlacin, Mehdi Frashėrin me familje etj.

    Shtėpitė ku banonin Mehdi Frashėri, Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva, u bėnė qendra nė shėrbim tė tė gjithė emigrantėve shqiptarė. Rexhep Mitrovica, i cili kishte shėndet delikat, u detyrua tė shtrohet nė senatoriumin afėr qytetit Feldkireh, afėr kufirit zviceran. Gjatė periudhės 1945-1947, Xhafer Deva qėndroi nė Austrinė perėndimore. Nė verė tė kėtij viti, ai bashkė me Xhelal Mitrovicėn, Tahir Zajmin dhe Ali Dragėn shkuan nė Itali. Prej andej e tėrhoqėn edhe Rexhep Mitrovicėn e pėrmirėsuar. U vendosėn nė Gjenovė tė Italisė dhe pas dy muajsh, me ndihmėn e njė deputeti turk me origjinė shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhafer Devės, i siguruan lejen pėr tė shkuar nė Turqi. Nė fund tė vitit 1947, Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi dhe Xhelal Mitrovica emigruan nė Siri. Ata vazhdimisht mbanin lidhje me Rexhep Mitrovicėn, i cili nė Ankara, Stamboll e qytete tė tjera ishte i rrethuar nga nderi dhe respekti i shumė atdhetarėve atje. Mė 3 dhjetor 1948, nė Stamboll, u formua Komiteti Shqiptar. Aty Rexhep Mitrovica takoi Mit“hat Frashėrin dhe biseduan pėr idenė e themelimit tė njė komiteti nacional, qė do tė kishte orientim perėndimor dhe mbėshtetjen e SHBA-ve, Anglisė e Francės. Mit“hat Frashėri kėrkoi nga Rexhep Mitrovica qė tė bėnte pėrpjekje pėr tė rikrijuar gjithashtu njė komitet pėr Kosovėn. Ai kėrkoi qė tė dėrgojė nė komitetin “Shqipėria e lirė” dy pėrfaqėsues tė Komitetit tė Kosovės. Nė njė letėr qė i dėrgon Luan Gashit, Rexhep Mitrovica ndėr tė tjera, shkruan: “Tue pa gjendjen tonė tė vajtueshme pėr mosveprimin pozitivisht pėr Kosovėn, pata vendos qė nė kėtė moshė tė hyj ndoshta pėr herė tė fundit nė aktivitet, nė qoftė sė do tė gjeja ndonjė pėrkrahje prej ndonjė grupi kosovar. Ardhja e Midhatit nė Stamboll ma kishte forcue kėtė dėshirė. Kontrollimi i lidhjeve tona politike qė kemi pasė me Midhatin, meqenė se kemi konstatue tė pėrlqyeshme, ramė dakord tė ringjallim njė aktivitet serioz nė dobinė e Shqipnisė etnike, tue krijue njė komitet kosove. Midhat Frashėri kėrkonte qė ky komitet tė drejtohej prej meje dhe mė premtonte tė mė mbėshteste. Pata vendos t’i hyj kėsaj valleje mbasi t’i kem konsultue kosovarėt”.

    Rexhep Mitrovica, bashkėthemelues i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, mendon se Xhelal Mitrovica dhe Rexhep Krasniqi, dy djem universitarė, “sė pakti, do tė mė japin tė njajten tė drejtė qė mė kish dhanė edhe Midhat Frashėri. Tė pėrpiqemi tė gjithė sė bashku, t’i bajmė pėr vete, se janė dy fuqi intelektuale tė Kosovės qė s’duhet neglizhue, s’duhet lanė tė marrin ndonjė udhė tjetėr nga ajo jona e aq ma pak tė mbeten nėn influencėn e njerėzve tė errėt. Mue, vazhdon Rexhep Mitrovica, mė takon detyra e plakut qė s’ka ambicje tjetėr, pėrveēse t’i mbledh djemtė nė nji vatėr. E juve, ju takon ajo e vėllaznimit. Jam nė mendimin tuej pra, qė tė hyni nė letėrkėmbim me ta, t’i afroni e kėshtu tė jemi tė bashkuem pėr tė mirėn e Kosovės!”. Shpesh nė takimet me atdhetarėt nė Turqi dhe me tė tjerėt qė vinin pėr t’u takuar me tė, Rexhep Mitrovica shprehej se Shqipėria si shtet ekziston, mirėpo, meqė atė e udhėheqin komunistėt, nuk do tė ketė jetė tė gjatė, pra nuk do tė jetė i sigurt. Populli nuk do tė gėzojė lirinė e mirėqenien, sepse nuk mund tė ketė Shqipėri pa Shqipėri etnike. Me argumente, ai e denonconte politikėn dritėshkurtėr tė Enver Hoxhės dhe politikėn intrigante tė Titos ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Edhe pse ishte i vetėdijshėm pėr rrezikun e madh tė murtajės sė kuqe, Rexhep Mitrovica nuk i humbi kurrė shpresat te bashkėkombasit e vet, sidomos te rinia e Kosovės. Jetoi e punoi i qetė e i prirė pėr Shqipėrinė etnike deri nė ēastet e fundit kur mbylli sytė mė 1960. Shtypi i kohės nė Shqipėri, nė Kosovė dhe Jugosllavi njoftoi pėr vdekjen e tij, duke pėrdorur fjalėt mė denigruese. U quajt fashist, tradhtar, kriminel etj. Sipas kritereve tė demokracive perėndimore nuk ėshtė provuar se Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva apo ndonjė nacionalist tjetėr shqiptar, kanė qenė kriminelė lufte. Nė vendet ku regjimet e tyre shquhen pėr demokraci tė mirėfilltė, ata u pritėn ngrohtė, u rrethuan me nderimin e njerėzve dhe kryen punė mjaft me pėrgjegjėsi. Po tė ishte provuar se ata janė kriminelė lufte, pėrkrahės tė fashizmit etj., atėherė asnjėrit nuk do t’u lejohej qėndrimi pėr asnjė ēast nė vendet mė demokratike tė Botės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  5. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •