Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812

    Shqiptaret neper Bote:Migrimet,zbulimet dhe te ariturat e tyre.

    ShQIPTARET NE BOTE;migrimet,zbulimet dhe te ariturat e tyre.

    E fillova ket tem te re per ti fut ca gjana per ne shqiptaret qe deri sot pak dihet per to ,pra kush ka ndonje histori apo ndodhi a te aritura te ndonj shqiptari apo grupi qe pak dim per to ti fusim ketu,qe te mesoj te tjeret per to.


    Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar
    Astrit Lulushi
    alulushi@voanews.com
    11 Oct 2002, 17:51 UTC




    Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike triracore. Këto bashkësi filluan te krijoheshin me mbritjen e kolonëve të parë evropianë të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën ketu banorë autoktonë që Kolombi, gabimisht i quajti indianë. Anëtarët e një prej grupeve te tilla jane perfshirë sot nga një krizë identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohë qe janë hedhur në kërkim të rrënjëve të tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare.

    Melungeonët jetojnë të përqëndruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln kanë qenë me prejardhje melungeun.

    Në listat e regjistrimit te popullsise melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë.

    Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë Melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe kjo krizë duket se është aq komplekse saqë po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 pergjigje të ndryshme. Ata thone se të parët e tyre kanë qëne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë e të tjere të ardhur në Amerike nga mesi i viteve 1500.

    Por ç’thonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikes në shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje thuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane por me një ngjyre lëkure paksa të zeshkët.

    Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm jane pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake.

    Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë më Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujrat e Mesdheut u ndesh me një anije turke që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan.

    Kur beteja perfundoi në hambarin e anijes turke, britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes se tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kontakt me fiset vendase indiane dhe u perzien me ta.

    Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se tek melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Zoti Kennedi vetë është melungeon.

    Në librin e tij, Melungonët, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh.

    Për shembull është pranuar se vetë emri Melungeon rrjedh nga frengjishtja Melange që do të thotë i përzier. Por zoti Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnje shpresë e ish-robërve per t'u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po të kihen parasysh shënimet e admirali Drake ku thuhet se mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë.

    Historiani Kennedy thotë se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokë - e shprishur, e perhapur. Por shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarë ballkanike.

    Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve për atdheun e të pareve të tyre.//kk//




    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Shqiptaret ne bote, zbulim i nje kalendari
    Studiuesi Ferid Hudhri realizon nje kalendar, me vepra te piktoreve te huaj per Shqiperine dhe shqiptaret. Nje kalendar qe nuk shitet. Te kesh ne duar nje tille, eshte njelloj sikur ke para sysh nje nga riprodhimet e artisteve te shekullit te XIX-te qe kane shetitur neper keto vende dhe kane njohur balle per balle, shqiptarin. Jane 12 riprodhime, ne permasat e nje formati, por prodhuar ne nje cilesi te larte grafike. Ishte inisiative e drejtorite te INSIG-ut Lulzim Minxhozi, per te realizuar nje kalendar vjetor te ketioj lloji, me riprodhime te huaj per Shqiperine, duke ndryshuar ritualin e kalendareve vocerrake, pa nje motiv te qarte dhe jo shume serioze, qe ky institucion ka realizuar vitet e kaluar. Per kete drejtori Minxhozi ka bashkepunuar dhe ka aplikuar konceptin e studiuesit te njohur te kesaj Ferid Hudhrit. Imazhet e ketij kalendari shume cilesor, jane shfrytezuar nje pjese nga arkivi i studiuesit Hudhri "Shqiperia dhe shqiptaret ne artin boteror" dhe nje pjese nga fodni i tij ende i pabotuar po me kete teme. Jane riprodhime te piktoreve te huaj qe Hudhrit i kane rene ne duar pas vitit '89, ndersa kishte perfunduar gjurmimet dhe korrespondecat me muzete neper bote, apo koleksioniste te huaj qe posedoni vepra te kesaj moshe,me shume se 150 vjec.

    Libri i qe Hudhri e hodhi ne treg aty nga viti '91, sot ka kapur shifren e 12 mije kopjeve te shitura, por studiuesi synon nje ribotim te plotesuar dhe te komentuar te kesaj vepre, me nje teknologji me te larte prodhimi dhe per nje sere pikturash do ishte i mundur botimi me ngjyra. Studiuesi Hudhri sjell vetem nje rast qe flet per pasurimin e ketij botimi te ri. Eshte rasti i piktorit francez te shek.XIX Leon Zherom, fondi i te cilit me vepra mbi Shqiperine eshte pasuruar deri ne 20 piktura ne vaj, ndersa ne librin e pare Hudhri kishte rene ne gjurme vetem te kater veprave.

    Kalendari eshte prodhuar ne nje tirazh 4000 kopje dhe nje pjese e fotove te tij jane marre nga fotot e pikturave qe kane derguar muzete.




    --------------------------------------------------------------------------------

    Karl gega

    Karl gega figur e shquar e teknikes hekurudhore e sh.XIX arkitekt e inzhinjer ka ber ndertimin e hekurudhes se par malore ne evrop,Hekurudha e Simmeringut.
    Gjatsia e saj e limjes ne alpe 41 km,pjertsia 25 dhe reze 180 m,qe per at koh (1848-1854) ishte e pa aritshme.
    Vepra eshte mar ne mbrojtje te UNESKO si veper me vlera historike arqitekturale botrore.
    Hekurudha lidh Vienen me Triesten(Austri-Itali).

    Karl Gega lindi ne Venedik,ku te paret e tij kishin merguare se bashku me shum bashkatdhetar te ikur nga Shqiperia veriore,pas pushtimit osman.
    Pasi kreu nje kolegj per filozofi e matematik,ne moshen 15 vjeqare u regjistrua ne universitetin e Padoves dhe pas nje viti diplomohet ne degen e inxhinjeris.
    Me 1819,kur sapo kishte mbushur 17 vjet,mer titullin doktor ne matematik.
    Ai punoj ne hapjen e ruges malore ne provincen e Belunos.
    Gjat periudhes 1824-30 ne provincen e Trevisos,ne nje pjes te ruges drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.
    Nga 1830-33 ishte inxhinjer ne Rovigo dhe pastaj deri ne 1836 u ne departamentin e ujrave pran drejtoris se bujqesis ne Venedik dhe ne 1848 si inspektor idrejtoris se pergjithshme te ndertimeve,drejtonndertimin e hekurudhave te jugut deri ne Laihah.

    Mjerisht te dhenat e jetes dhe veprimtaris se Karl Geges na kan aritur mjaft te gjymtuara,aq sa nuk e knaqin kureshtjen e ligjshme per ta njohur tersishte.
    Shtat vjet pas vetvrasjes se tij,ne 1867 eshtrat e tij u vendosen ne nje var permendorre,dhe ne stacionin e Simeringut,pas dy vjetesh,iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave malore.Vite me von u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Geges.

    Nderkoh filluan shtremberime tendencioze lidhur me kombesine,"gjoja"italiane apo gjermane te ketij personaliteti.Por ne vet qarqet e kultures Austriake nuk munguan autor objektiv,qe e kan ven ne dukje origjinen e tij shqiptare,siq eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch,i cili ne librin me titull"Neuland Albanien" botuar ne Shtuttgart 1931,thot ne faqen 113arl Gega,ndertuesi gjenial i hekurudhes se Simmeringut,ka qen me prejardhje shqiptare,siq deshmon dhe mbiemri i tij "Gega",qe do thot nga Shqipria veriore.



    Shtes te Karl Gega

    Gjat shkrimit i kam kapercy disa te dhena me rendesi.

    Perafersisht 42 km linje hekurudhore kalon permes alpeve te italise se veriut,duke aritur piken kulminante ne 898 msiper nivelit te detit.
    Ne realizimin e kesaj hekurudhe iu desh ,ndertimin e 16 ujsjellsve pergjat linjes hekurudhore,me gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra,dhe 15 tunele,me gjatsi te pergjithshme prej 4520 metra.
    Perveq ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembja e dheut.
    Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1.500.000 m3 shkembinje,u u zhvendosen 3,500.000m3 dhe,u stivuan 65.000.000 tulla dhe u ngriten 80.000 blloqe guri.
    Duhet pasur parasysh se asokohe,per shpimin e formacioneve shkembore,s'kishte mjete te tjera veq turjelave me dore.
    Edhe ne ndertimin e ujsjellesve dilnin shum veshtersi.Meq ne at koh nuk njiheshin vinqat e medhenje,ndertimii atyre shtyllave madheshtore qe arinin deri ne 45 metra lartesi dhe nje gjersi deri 20 metra,behej nepermjet skelave te luhateshme.

    Data e sakt e lindejes 10 janar 1802 Venedik-vdiq 14 mars 1860 Vjene.

    Pak koh para se te perfundonte hekurudhen e Simmeringut,qeveria Austriake e dergoi at ne Sibebburg qe tye ndertoj nje rjet hekurudhor te ri.Ne fakt,kjo ishte nje manover e ber me paramendim per ta larguar se andeji,pikrisht ne nje koh kur po perfundonte vepra e tij kryesore.Mjaftonte nje lajthitje banale e teknikve,qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne piken e deshiruar,por ti shmangeshin njera tjetres,ne drejtime te kunderta.Gjithqka munde te ndodhte ne munges te tije.Ndodhej ne Vjen kur dikush i tha se dy anet e tunelit paskeshin devijuar gjat shpimit pa u takuar.
    Ky lajm e tronditi tej mase Karlin.Me deshtimin e kesaj vepre,ne te cilen aj kishte derdhur te gjith pervojen e njohurite,per te nuk kishte me kuptim jeta.Ndoshta vdekja iu duk me e lehte se sa poshtrimi,perqeshja dhe perbuzja e kundershtarve!Perfundoi ne vetvrasje,ne nje banes te Vjenes,ne rrugen "Kulla e kuqe",nr.6.
    Nderkoh doli se lajmi kishte qen jo i vertet dhe tuneli kishte perfunduar me sukses,por Karl Gega nuk ariti ta gezonte perurimin e vepres se tij madhrshtore.
    Duajeni njëri tjetrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Ç'elemente te veshjes shqiptare u përhapen në evrop?

    NJe lloj kapeleje mesjetare shqiptare,ne form koni e me streh perreth,e zbukuruar edhe me pendla,u perhap neper disa vende te Evropes.
    Ne gjuhen frenge ajo quhej "chapeau albanais" osethjesht "albanais".Kjo form kapele ka origjin popullore.
    Piktori mesjetar shqiptar Onufri ka pikturuar ne kishen e Shelvanit nje bari me kapel te tille ne koke.Se e mbanin at kapel edhe shtresa te tjera te popullit deshmon Epiroti i bossardit(gravur e vitit 1581). Me sa duket,kjo kapel u perhap shume gjate shekujve XV-XVI nepermjet stradioteve dhe gezoj popullaritet te gjer ne shum vende te Evropes Perendimore,si pjese e veshjes luftarake.
    Siq ka vrejtur M.Leoiri,nje kapel te tille mban ne koke HenrikuIV i Frances ne tabllon e famshme teRubensit "Henriku IV ne Luver".
    Kapelen "albanais" ndeshim disaher edhe te F. Rabelaisi,te perdorur si term krahasimi per te treguar nje sporogjence shum te larte.
    Nje kapel te tille mbante edhe Epiroti i Coronelit,e kjo eshte deshnia me e vone qe dihet pere te.
    Per nje ndikim te modes shqiptare deshmojn edhe fjalet e E.Spenserit(1552-15990,i cili,nje personazh te vepres se tij te famshme "Faerie Queen"(III,XII,10) e pershkruan te veshur me nje lloj Xhakete qe kishte "sleeves depandant Albanaese-Uyse",pra mëngë qe vareshin sipas menyres shqiptare.
    Duajeni njëri tjetrin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Flamuri shqiptar është mbajtur gjatë fluturimit drejt Hënës, në vitin 1971


    TIRANE, 7 shkurt - Flamuri shqiptar në miniaturë me shqiponjën dykrenare është mbajtur si simbol nga astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard, gjatë fluturimit drejt Hënës të anijes kozmike "Apollo 14", në vitin 1971. Faktin e dëshmon një fletë katërkëndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranë një fotografie me ngjyra të anijes kozmike "Apollo 14", bërë në sipërfaqen e Hënës, e cila ndodhet në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Relikja është e autografuar nga Shepard dhe kozmonautët e tjerë dhe gjithashtu në të ndodhet mbishkrimi në anglisht ku thuhet se "ky flamur u mbajt si simbol deri në Hënë, në anijen "Apollo 14" gjatë ditëve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe është prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, një kozmonaut me origjinë shqiptare". Shepard gjatë udhëtimit kozmik e mori me vete këtë flamur të kombit shqiptar, duke dëshmuar origjinën e tij shqiptare.




    Kte e gjeta tek albforum,kisha dasht te infarmona nga ndokush per me teper ne lidje me ket,a esht e vertet se ishte shqiptar dhe e dergoj flamurin atje ne hen.

    Pra nese ka ndokush diqka me shum te na informoj.
    Duajeni njëri tjetrin.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Krenari kombëtare
    DUKET SI NJË GJË E PABESUESHME, POR DY NGA KOZMONAUTËT MË TË FAMSHËM AMERIKANË KANË ORIGJINË SHQIPTARE


    Prishtinë, 04 shtator 2003 (Alb.Info) - Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

    Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

    Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

    Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodli nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.

    Nga Dr. Moikom Zeqo
    Drejtor i Muzeut Historik Kombetar
    Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Alan Shepard - Alan Bartlett Shepard Jr., Shepard
    Detailed description:-
    1 Dictionary Entries found
    ---------------------------
    1) n :astronaut who made the first United States' suborbital rocket-powered flight in 1961 (1923-1998)

    http://www.realdictionary.com/A/dir/AlanShepard.asp

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Te faleminderit per informacionet qe i fute ketu.

    Pra qenka e vertet se nga raca jon qenka njeriu i par qe shkoj ne hen,duhemi te krenohemi gjith shqiptaret me ket.
    Duajeni njëri tjetrin.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Eshte i pesti qe ka shkuar ne hene. Le te mos e ekzagjerojme.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Mehmet Ali: Albanian Founder of Modern Egypt

    Mehmet Ali (1769-1849) established a dynasty in Egypt which endured for over a century. He was born of Albanian parentage in Cavalla, a small Macedonian seaport. This Albanian soldier of fortune led an Albanian contingent accompanying a Turkish expedition in 1798 to expel Napolean Bonaparte's troops from Egypt, then a Turkish province. After the French withdrawal in 1801, prolonged factional struggle led Cairo to ask this Albanian adventurer to serve as governor of Egypt, and Constantinople confirmed the appointment in 1804.

    Mehmet Ali improved Egyptian manufacturing and commerce. He built a canal between Alexandria and the Nile. For his military successes against the Greek rebellion of 1821, Mehmet Ali expected to acquire the Peleponnesus as a reward. But the combined navies of Great Britain, France and Russia destroyed his fleet at the battle of Navarino in 1827, virtually assuring the freedom of Greece. In 1839 he even rebelled against the Ottoman empire and might have captured Constantinople itself (1840) but for the intervention of Britain, France and Russia.

    Thereafter, Mehmet Ali occupied himself with the development of Egypt as a modern state. He built the first dam across the Nile for irrigation purposes. He introduced the cultivation of hemp and cotton for which Egypt became famous. He built textile and steel mills. He had a high regard for the civilization of Europe and invited European educators to teach in a network of institutes, sending his best students abroad for higher study. His military skills were equaled by his governing skills. The new constitution of Egypt was his creation, as were the new army and navy, the tax system, the systemization of imports and exports, health legislation, schools, colleges, and publishing houses,

    Mehmet Ali was far ahead of his countrymen, while his moral character, enlightened mind and distinguished ability qualified him for the title Founder of Modern Egypt. Because of his Albanian origin, Albanians were regarded with special favor in Egypt and welcomed as immigrants. Mehmet Ali was surely among the great men of his epoch.

    An equally enlightened grandson, Ismail Pasha, improved the adminstration, the courts, the post office system and public works, notably the railways, telegraph nework, ligjhthouses, breakwaters and harbors. He also suppressed human slavery, and he completed the 92-mile Suez Canal joining the Mediterranean with the Red Sea in 1869.

    All in all, the Mehmet Ali dynasty inroduced a new era to Egypt lasting from 1805 to 1952. The last king of Egypt, Farouk I, was reportedly of Albanian blood, which might explain the cordial welcome he extended to the exiled Albanian King Zog in 1939. (Farouk's) reign extended from 1936 until his abdication in 1952. That year marked the close of this famous Albanian dynasty.

    PP 331-332, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present,

    Edwin E. Jacques, McFarland & Co., Jefferson, North Carolina 28640

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ignore List: Den Bossi

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Sic shihet sidomos nga paragrafi i fundit, dinastia e mbreterve shqiptare ne egjipt ka zgjatur rreth 150 vjet. A nuk jemi per t'u admiruar?
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    PAPA SHQIPTAR KLEMENTI XI

    PAPA SHQIPTAR KLEMENTI XI

    PAPA SHQIPTAR KLEMENTI XI - ALBANI

    Në historiografinë shqiptare, si edhe në fushat e tjera albanologjike, emrii papë Klementit XI - Albani (1649-1721) përmendet se është "i gjakut shqiptar", përkatësisht se është "me origjinë shqiptare", se kishte konvokuar Kuvendin e Arbënit (1703) dhe se kishte merita të tjera për çështjen shqiptare, por nuk dihet të jetë marrë dikush me studime të veçanta për jetën dhe veprimtarmë e tij. Në Fjalorin enciklopedik shqiptar (1985) nuk është evidencuar as familja Albani, nga e cila, përveç Klementit XL edhe disa anëtarë të saj të tjerë kanë lënë gjurmë të thella në jetën kulturore e politike në Itali dhe më gjerë, kështu që e gjithë literatura dhe burimet e tjera për jetën dhe veprimtarinë e tij janë kryesisht në Itali.

    Megjithatë, në kohën e fundit, sidomos nga autoritetet më të larta kishtare, është aktualizuar edhe ndër shqiptarë emri i këtij pape të madh, si krenari e popullit të tij dhe e gjithë Kishës Katolike. Kështu, papa Pali VI, më 17 janar 1968, me rastin e shënimit të 500-vjetont të vdekjes së Skënderbeut ndër të tjera5 ka deklaruar se "ndër ata që ulen në Katedrën e Shën Pjetrit. me kënaqësi po e kujtojmë paraardhësin tonë Klementin XI, i cili mburej për rijedhën e tij të moçme shqiptare", kurse papa Gjon Pali II, gjatë vizitës në Shkodër, më 25 prili 1993 dhe në intervistat që i paraprinin kësaj vizite, disa herë e ka veçuar emrin e Kiementit XI, duke theksuar lidhjet, madje edhe në këtë formë të ngushtë, në mes të Vatikanit dhe shqiptarëve, lidhje këto që ishin të vazhdueshme dhe gjithmonë të mira për udhëheqësitë popullore shqiptare.

    Gjon Françesk Albani (Gian Francesco Albani), i biri i Karlos dhe Elenes (Mosca), u lind në Urbino të Italisë, më 23 korrik 1649, në një faraflje arbëreshe të njohur e të afirmuar ndër bujarët e këtij qyteti. Prej kohës kur vëllezërit Gjergji dhe Filipi, të bijtë e Mikelit nga Laçi në Shqipërit bashkëluftëtarë të Skënderbeut kishin ardhur në Urbino në vitin 1471, sipas nje gjeneologjie të drejtëpërdrejtë nga Altobefi, i biri i Gjergjit, Klementi XI është e katërta shokë pas Anibalit, Oracit dhe Karlit, babait fë tij. Edhe nga e ëma Gjon Françesku i takonte famajes bujare, kështu që, siç konstatojnë biografët e tij, edhe daja i tij Giroiamo Mosca do të ndikojë që ai të përcaktohet për vokacionin kishtar, më tepër në kuptimin diplomatik e admimstraiv regulltaresk.Kështu qysh në vitin 16605 pas kryerjes së shkollës ffllore, ai gjendet në Romë për të ndjekur "shkollën publike" në Kolegjin Romak, që më vonë, më 1668 të diplomohet në drejtësi dhe për t'i vazhduar studimet në filozofi dhe teologji. Duke qenë i shkëlqyeshëm në mësime dhe pasi që qe emëruar kanonik (më 1670), Albani kishte hyrë edhe zyrtarisht në prelaturën romake qysh në vitin 1677, duke pranuar nga papa Inoçenti XI emërimin për konsultator të Kongregacionit Konsistorial, që ishte me rëndësi në komunikimin diplomatik me botën dhe në asistencë me papën.

    Nga ky papë ai do të pranojë (më 3.10.1687) Sekretarinë e Shkresave (Segretaria ai Brevi), kurse nga papa Inoçenti XII do të emërohet kardinal për të qenë bashkëpunëtor më i ngushtë i Papatit. Pas vdekjes së Inoçentit XII, më 27 shtator 1700, konklava e kardinalëve për zgjedhjen e papës së ri praktikisht nuk kishte kandidat më të përshtatshëm e më të përgatitur në çdo pikëpamje se kardinai Albanin: ai ishte më i aftë se të tjerët edhe për arsye se duke qenë me origjinë shqiptare, njihte situatën e konfrontimeve të vazhdueshrae me turqit, të cilët në ato dhjetë vitet e fundit kishin rrethuar disa herë Vjenën dhe i kërcënoheshin gjithë Evropës; kardinal Albani ishte i motivuar më tepër se të tjerët për të organizuar diplomacinë evropiane në luftë kundër kësaj të keqe më të madhe të kohës, siç ishin këta "barbarë" aziatikë. Kështu në mbledhjen e 20 nëntorit 1700 kard. Albani fitoi shumicën absolute të votave dhe kjo fitore u përcoll me një "aplauz të pabesueshëm".

    Ky lajm i paralajmëruar me tymin e bardhë do të shpallet me formulimin e zakonshëm - habemus papam - më 23 nëntor 1700, kurse më 18 dhjetor Albani kurorizohet papë në Lateran të Romës. Sipas autorit të njohur të biografive të papave Ludwig Freiherr von Pastor (Geschichte der Papst seit dem Anfang der Mittelalters, Band 15, Freiburg, 1930 dhe në përkthimin italisht: Storia dei Papi nel periodo dell' olutismo, vol XV, Roma, 1933, p. 10,) aftësitë kryesore të Klementit XI ishin: "sjelljet e përpikta dhe të shklqyeshme, dinjiteti i jashtëm, përvoja e gjatë në zbatimin jo vetëm të së drejtës kanunore, por edhe të të gjitha disiplinave të tjera kishtare, njohja shumë e thelluar e situatës politike, sikur të kishte drejtimin në shumicën e nunciaturave, pastaj aftësia e formulimeve me shkrim dhe me gojë të qëndrimeve, puna e palodhshme, temperamenti jashtëzakonisht i përzemrt dhe kujdesi i shtuar ndaj të varfërve dhe skamnorëve."

    Një biograf tjetër (G. Moroni) e përshkruan fizionominë e tij fizike dhe karakterin kësisoj: "Me trup të lartë dhe me pamje të bukur. Ai ishte i pari ndër papat që pas Klementit VII shkonte pa mjekërr. Kishte shikim të gjatë, ine pamje disi të zbehtë, i kishte flokët dhe sytë e zezë, kishte zë tingëllues, ishte mendjemprehtë; për te ishin të huaja zemërimi dhe urrejtja, ishte vrojtues i madh i gjërave të fshehta, zotëronte shumë bukur gjuhën greke dhe latine dhe ishte erudit tepër i madh, kurse në jetën e krishterë lirisht murid të thuhet se ishte njeri i drejtë". Krenaria e origjinës shqiptare u shfaq edhe në ato momente, kur u zgjodh papë, ngase nuk u hamend fare që emrit të papënisë, që asocionte fisin e lëvdishëm të Klemenciit, t'ia shtonte edhe mbiemrin ALBANI për t'u dalluar para botës se është shqiptar. Këtë krenari të madhe ai do ta arsyetojë edhe në vepra, vërtet historike, si në planin kombëtar shqipatr, ashtu edhe në planin kishtar. Kështu pas konsolidimit të administratës së Papatit dhe pas vizitës që iu bëri të gjitha kishave të Romës, si një simbolik i vizitës së të gjitha kishave katolike në botë, ai qysh në pranverën e v, 1701 kërkoi të promovohej një aleancë evropiane kundër turqve. Në këtë mënyrë ai do të mobilizojë gjithë botën katolike në këtë luftë edhe me veprime konkrete, duke përcaktuar të kremtën e Zonjës Ruzare për lutje të përbashëkta pas fitores së Eugenit në luftë kundër turqve afër Petrovaradinit (më 5.8.1716), kurse në planin kombëtar e cakton imzot Visk Zmajeviqin, argjipeshkvin e Tivarit (1701-1713), që në cilësinë e vizitatorit të gjithë Gadishuffit Bailkanik, të organizonte dhe të udhëheqte KUVENDIN E ARBËNIT (1703), që mbase do të jetë ngjarja më e rëndësishme kombëtare e shek. XVIII.

    Në letrën dërguar Klementit XI, V. Zmajeviqi qysh më 1702, ndër të tjera, shkruan: "Nën hie tane, o Sheiti At Pap, dheu i Shypnis po gazmohet, pse mas shum vieç po hin me marr frym, e me i cill syt: kio Shypni, qi tash sa mot ka nei si e harrueme, mlue e vorfna prej niegullet, nen nji Pap Shqyptar po del n'drit, e mezi q' pret me fitue namin, e lumnin e moçme." (Përkth. EngjëH Radoja). Papa shqiptar do të themeloje një vend të përhershëm për një student shqiptar në Propagandën e Romës, do të themelojë Kolegjin Arbëresh në Shën Demetrio Korone të Kalabrisë, do të hapë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Kuvendin e Shën Bartolomeut në Romë, ku ka dhënë mësim Françesko Maria da Leçe, autori i gramatikës së parë shqipe dhe njëri prej përkthyesve të materialeve të Kuvendit të Arbënit, do të vëjë kontakte të ngushta me Gjergj Guxetën, arbëreshin më të njohur sicilian të kohës dhe themeluesin e Kolegjit Arbëresh të Palermos dhe do të ketë merita për sa e sa ndërmarrje konkrete për çështjen shqiptare, për të mirën e Kishës Katolike dhe të gjithë krishterimit.

    Duke përfunduar mund të thuhet se me emrin e Klementit XI-Albani janë ruajtur 80 shkresa enciklike. 1412 letra, 28 ligjërat dhe nja 130 biseda konsistoriale për t'u rrënjosur në historinë e Kishës Katolike si një papë i madh dhe për t'u shpallur i LUMTUR (BEATUS), kurse vlerat etnike shqiptare i kishte avancuar në një shkallë më të lartë ndërkombëtare, kështu që edhe në nomeiiklaturën enciklopedike të leksikonëve botërorë emri i tij, bashkë me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin, është më i pranishmi.

    Dr Engjëll SEDAJ

    Arbon, më 5 shtator 1998 -Materiale të simpoziumit shkenco

    2000 vjet të krishterimit te shqiptarët



    DER ALBANISCHE PAPST CLEMENS DER XI-ALBANI

    Papa Clementi-Albani


    Der Name von Papst Clemens der XI - Albani (1649-1721) wird in der albanischen Historiographie sowie in anderen albanologischen Bereichen erwähnt, weil er "albanisches Blut" hatte, bzw. "albanischer Herkunft" ist, weil er das Albanische National Konzil (1703) zusammengerufen hatte und weil er viele Verdienste hatte, was die albanische Sache anbetrifft, aber es ist nicht bekannt, d sich jemand gesondert mit Studien über sein Leben und seine Tätigkeit beft hat. Im albanischen Enzyklopädiewörterbuch (1985) ist der Name der Familie Albani überhaupt nicht erwähnt, aus der es außer Clemens dem XL noch andere Mitglieder gibt, die tiefe Spuren in der Kultur und Politik in Italien und in anderen Landern hinterlen haben. Dennoch wurde in letzter Zeit vor allem von den höchsten kirchlichen Rängen und auch unter den Albanern der Name diesen grosses Papstes aktualisiert als ein Stolz seines Volkes und der gesamten Katholischen Kirche. So erklärte Papst Paul der VI am 17 Januar 1968 anlässlich des 500 Todestages von Sfcenderbeg unter anderem, d "unter denjenigen, die sich in die Kirche von Heilige Peter setzen, gedenken wir mit Freude unseren Vorfahr Clemens den XI, welcher Stolz auf seine alte albanische Herkunft war." Papst Johannes Paul des II hatte während seine Besuches in Skutari (Shkodra) am 25 April 1993 und bei den Interviews kurz vor Antritt dieses Besuches, mehrmals den Name von Clemens dein XI gesondert erwähnt indem er die Beziehungen, zwischen dem Vatikan und der Albaner hervorhob, Beziehungen, die fortwährend und immer gut für die albanischen Volksfüllrungen gewesen sind. Gian Francisco Albani, Sohn des Carlos und der Elena (geb. Mosca) wurde am 23 Juli 1649 in Urbino (Italien) in einer Italoalbanischen Familie geboren, die dafür bekannt war, zu den edelmütigsten dieser Stadt zu gehören. Seit der Zeit als die Brüder Gjerei und Filip, Söhne des Mikel aus albanischen Stadt Laç, Mitkämpfer des Skenderbeg, im Jahre 1471 nach Urbino gekommen waren, war Clemens der XI die vierte Generation nach Anibal, Örazio und Carlo, dessen Vater. Auch die Mutter des Gian Francisco stammte aus einer edelmütigen Familie, so d wie seine Biographen feststellen, auch sein Onkel Girolamo Mosca, Einfluss darauf hat, d er sich für die kirchliche Berufung entscheidet. Jedoch mehr im diplomatischen und administrativen Sinne als im Sinne des Ordens. So begibt er sich im Jahre 1660 nach Beendigung der Grundschule nach Rom, um die "öffentliche Schule" im Römischen Kolleg zu besuchen, wo er später, im Jahre 1668, in der Fachrichtung Rechtswesen diplomierte, um ein Studium in Philosophie und Theologie aufnehmen zu können. Da Albani hervorragend lernte und nachdem er zum Kirchenrechtslehrer ernannt worden war (1670), trat er auch offiziell in die römische Prälatur 1677 ein, indem er von Papst Innocentio XI, die Ernennung zum Berater der Kirchenratskongregation erhielt, was für die diplomatische Kommunikation mit der Welt und für die Unterschützung des Papstes von Bedeutung war. Von diesem Papst erhielt er (am 3.10.1687) "Segretaria ai Brevi", während er von Papst Innocentio dem XII zum Kardinal ernannt worden war, das heisst zum engsten Mitarbeiter des Papstes. Nach dem Tod von Innocentio XII, am 27 September 1700, hatte das Konklave des Kardinals für die Wahl des neuen Papstes praktisch keinen penderen und fähigeren Kandidaten in jeder Hinsicht, als Kardinal Albani. Er war fähiger als die anderen und weil er albanischer Herkunft war, kannte er die Situation der ständigen Konfrontationen mit den Türken, die in diesen letzten zehn Jahren mehrmals Wien umstellt halten und eine Gefahr für ganz Europa darstellten; Kardinal Albani war mehr motiviert als die anderen, die auropäische Diplomatie gegen dieses für diese Zeit größte Übel, gegen diese asiatischen "Barbaren" zu organizieren. So erhielt Kardinal Albani in der Versammlung vom 20 November 1700 die absolute Mehrheit der Stimmen und dieser Sieg wurde mit einem "unglaublichen Applaus" begleitet. Diese vorangekündigte Nachricht wird mit dem weißen Rauch mit der gewöhnlichen Formulierung am 23 November 1700 zu "habemus papatri' verkündet, während Albani am 18 Dezember in Lateran von Rom, zum Papst gekrönt wird. Laut Ludwig Freiher von Pastor, bekannter Autlior für Biographien von Päpsten (Geschichte der Päpste seit dem Anfang des Mittelalters, Band 15, Freiburg, 1930 und in italienisch übersetzt: Storia dei Papi nel periodo delT olutismo, vol. XV, Roma, 1933, p. 10) waren die Hauptfähigkeiten von Clemens dem XI folgende: "Sein genaues und hervorragendes Verhalten, die äußer Würde, die langjährige Erfahrung bei der Ausübung nicht nur des Kirchenrechts, sondern auch der gesamten kirlichen Disziplinen, seine gründlichen Kenntnisse über die politische Situation, so als ob er die Leitung der meisten Nuntiaturen hätte, schließlich auch seine Fälligkeit sich schriftlich und mündlich auszudrücken, die unermüdliche Arbeit, sein außergewöhnlich Herzliches Temperament und seine intensive Aufmerksamkeit gegenüber den Armen und den Bedürftigen. "Ein andere Biograph (G. Moroni) beschreibt sein Äußeres und sein Charakter wie folgt: "Von hoher Statur und schönes Aussehen.

    Er war der erste unter den Päpsten, nach Clemens dem VII, der keinen Bart trug. Er hatte einen langen Blick, mit einem blen Äußeren, schwarzes Haar und dunkle Augen, eine kräftige Stimme, war scharfsinnig, H und Ärger waren für ihn fremd, er beherrschte sehr gut Griechisch und Latein und war ein sehr grösser Gelehrter, und in seinem christlichen Leben kann man ruhig sagen, d er ein gerechter Mensch gewesen ist," Sein Stolz, albanischer Herkunft zu sein, war bei ihm auch dann präsent, als er zum Papst gewählt worden war und er zögerte mit keinem Moment dem päpstlichen Namen, der ihn mit dem lobenswerten Stamm von Clemens (alb. Kelemend) verband, auch den Nachnamen ALBAMI hinzuzufügen, um sich in der ganzen Welt als Albaner zu unterscheiden. Diesen hohen Stolz begründet er auch mit wirklich historischen Taten, sowohl in nationalen albanischen Plan als auch in kirchlichen Plan. Nach der Konsolidierung der Verwaltung von Papstamt und nach dem Besuch, die er sämtlichen Kirchen in Rom abstattete, als ein Symbol des Besuches von allen katholischen Kirchen der Welt, forderte er im Frühjahr 1701 die Promovierung einer europäischen Allianz gegen die
    Türken. Auf diese Weisen mobilisierte er die gesamte katholische Welt in diesem Krieg, auch mit konkreten Handlungen, indem er den Feiertag der Rosenkranz- Madone (nach dem kath. Kalender: am 7 Okt.) für gemeinsame Gebete festlegt, nach dem Sieg von Eugen im Krieg gegen die Türken bei Petrovaradin (am 5.8.1716), während er im national Plan den Bischof Vincenzio (Visk) Zmajevic, Erzbischof von Tivar (1701-1713), bestimmt, in der Eigenschaft des Visitators für die gesamte Balkanhalbinsel, das ALBANISCHE NATIONAL KONZIL (1703) zuorganisieren und zu leiten, welches das wichtigste nationale Ereignis des XVIII Jahrhunderts sein würde. In seinen Brief von 1702 an Papst Clemens dem XI, Erzbischof V. Zmajevic, unser den anderen, schreibt: "Unter Deine Senaten, o Heilige Vater, das Land von Albanien erfreut sich, weil nach lange Zeit es wird atmen und Augen öffnen: diese Albanien, die schon lange Zeit, war vergessen und mit Nebel verschleiert, unter ein albanische Papst sehr dem Licht und offnet den Ruhm und alte Weltruf zu bekommen wird " Der Papst schuf in der Propaganda von Rom einem unaufhörlichen Platz für albanische Studenten, er gründete das Italoalbanische Kolleg in San Demetrio Korone in Calabrien, er eröffnete die Katheder der Albanischen Sprache im Kloster von Heilige Bartholome in Rom, wo Francesco M. da Lece, Author der erste albanische Granunatik(1716) und einer der Übersetzer der Materialen vom Albanischen National Konzil, lehnte, pflegte enge Kontakte mit Gjergj Guxeta, dem bekanntesten sizilianische Italoalbaner und Gründer des Italoalbanischen Kollegs in Palermo (Piana degli Albanessie) und die albanische Sache und zum Wohle der Katholischen Kirche und des gesamten Christentums.

    Zum Schluss können wir sagen d es mit dem Namen Clemens dem XI- Albani, 80 enziklische Schreiben, 1412 Briefe, 28 Vorträge und etwa 130 konsistorielle Gespräche gibt, um in der Geschichte der Katholischen Kirche als ein großer Papst tiefe Wurzeln zu schlagen und um BEATUS proklamiert zu werden, während er die ethnischen albanischen Werte auf eine höhere internationale Stufe stellte, so d auch im enzyklopädischen Namensverzeichnis der Weltlexika sein Name, gemeinsam mit dem Nationalhelden Gjergj Kastrioti- Skenderbeg, am häufigsten präsent ist.
    Duajeni njëri tjetrin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •