Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Fyodor Dostojevski

    Idioti
    Perktheu nga Origjinali Jorgji Doksani

    Pjesa e Pare

    Ne nje fund nentori, ne nje mot me llohe e ere, ne ora nente te mengjesit treni i linjes Peterburg - Varshave po i afrohej me tere shpjetesine stacionit te Peterburgut. Kishte aq shume lageshti e mjegull sa mezi po agonte; nga dritaret e vagonit edhe dhjete metra ne te majte a ne te djathte te trasese nuk mund te shquaje as edhe nje gje. Kishte nder udhetaret edhe nga ata qe ktheheshin qe jashte shtetit, por shumica ishin udhetare largesish jo te medha, njerez pa ndonje peshe, kryesisht tregtare te vegjel. Me keta ishin mbushur ploteperplot vagonet e klasit te trete. Si gjithmone ne kesi rastesh, ata ndiheshin te kapitur, kapaket e syve u rendoheshin nga dremitja e mardhja, fytyrat i kishin te perhimura, zbehtake si boja e mjegulles.
    Ne njerin nga vagonet e klasit te trete, kur ra agu, u gjenden karshi njeri-tjetrit te dritarja dy udhetare; qe te dy te rinj, qe te dy me humor te mire, te veshur jo kushedi cfare, por jo dhe keq. Qe te dy ndien deshiren t'i hapnin bisede shoqishoqit. Sikur ta dinin se c'gje i shquante qe te dy ne ate minute, sigurisht qe do te mbeteshin gojehapur, qe rasti i kishte ulur ashtu njeri karshi tjetrit sot ne kete vagon te klasit te trete te trenit Peterbug-Varshave. Njeri ishte trupvogel, rreth njezet e shtate vjec, me floke te zinj kacurela, me sy te veckel pershkendites boje gri. Hunden e kishte te flashket, te shtypur, fytyren me molleza te dala; buzet hollake benin c'benin dhe formonin nje si buzeqeshje qesendisese, tallese dhe, madje edhe dashakeqe; por ballin e kishte te larte, te vizatuar bukur, ai ia hijeshonte dhe tere pjesen e poshtme te fytyres, qe ne vetvete nuk shquhej per ndonje fisnikeri, Te binte ne sy vecanerisht ajo zbehtesia e fytyres verdhacuke si e nje mehiti, qe i jepte djaloshit pamjen e nje njeriu fuqiprere edhe pse ishte truplidhur, por njeherezi shquhej tek ai nje karakter tere pasion, i ndjeshem ndaj dhembjes qe, nga ana e vet, nuk puqej aspak me buzeqeshjen qesendisese e shpotitese dhe me shikimin e vrazhde prej njeriu te vetkenaqur, Ishte veshur trashe, me nje qyrk te vollshem gezofi qengji, me ngjyre te zeze dhe naten e kaloi mire, nderkohe qe fqinji qe i detyruar te duronte tere mizorine e nates se lagesht dhe te akullt te nentoreve ruse. Dukej acik qe ai nuk kishte qene i pergatitur per kete. Kishte veshur nje pelerine te gjere stofi, me nje kapuc te madh tamam si ata qe perdorin rendom ne dimer jashte shtetit udhetaret diku ne Zvicer apo ne Italine e Veriut, pa i thirrur fare mendjes se ishte duke udhetuar nga Ejdkuneni ne Peterburg. Keshtu veshja e menduar per udhetim permes krahinave te Italise doli fare e papershtatshme ne Rusi. Djaloshi me pelerinen me kapuc ishte dhe ky nja njezet e gjashte, njezet e shtate vjec, me shtat pak me te hedhur se mesatari, me nje bashke flokesh te verdhe e me faqe te rena, si dhe me nje mjekerze te vogel majuce thuajse te bardhe. Syte i kishte te medhenj, te kalter, hetues; shikimin e qete por te rende, mbushur me ate shprehje te cuditshme nga e cila shumkush mund ta gjente menjehere se ai njeri vuante nga semundja e tokes. Vecse, sidoqofte, fytyren e kishte te kendshme, hollake dhe thatime, ndonese disi te strengur e te zhubravitur, te mavijosur krejt nga te ftohtit. MBante ne preher nje bohce prej mesalle mendafshi te ferkuar nga perdorimi, ku kishte mbeshtjelle, sic dukej, tere katandine e vet prej udhetari. Kishte mbathur kepuce me qafa me shoje te trashe, te bera jo ne Rusi. Fqinji flokezi, qe rrinte i peshtjelle mire me qyrkun e ngrohte, i vuri re qe te gjitha keto dhe ashtu me nge sic ishte e pyeti me ate nenqeshjen qesendisese, permes se ciles pa teklif e shkujdesshem buiste ajo fare kenaqsie aspak e njerezishme qe kesi tipash provojne kur hasin ndokend qe s'i ka prire e mbara.

    - Ftohte, ė...
    Dhe sperdrodhi supet.
    - Shume, - iu pergjigj sakaq fqinji, - dhe eshte ende vjeshte...
    Po ne dimer si do bejme? S'e kishte pandehur qe ketu te bente kaq ftohte.
    Qenkam cmesuar.. i paskam harruar...
    - Vjen qe jashte shtetit? Nga jashte vjen?
    - Po, nga Zvicra.


    (vendosja ne forum vazhdon kur te kem kohe)

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Fyodor Dostoevsky eshte novelist rus. Lindi ne 1821 dhe vdiq ne 1881. Studiues te shkrimeve te tij thone qe ka qene i "fiksuar" me Zotin pasi shumica e karaktereve te tij kerkojne Zotin nepermjet gabimeve te tyre te cilat u shkaktojne dhimbje. Gjithsesi ne pergjithesi karakteret e krijuara prej tij mbeshtesin lirine e zgjedhjes, kur vjen fjala tek socializmi, ateizmi, e mira, e keqja etj. Idete e Dostoevskyt ne nje fare menyre ishin fillimi ose me mire themelet e per idete e diskutuara me vone nga Nietzsche dhe Frojdi.

    Gjate viteve shkrimet e Dostoevskyt jane ndryshuar shpesh. Kjo per arsye politike apo gramatike, ndaj jo gjithmone njerzit kane lexuar ate cfare ai ka dashur vertet te thone ne shkrimet e tij. Sot mund te gjesh dhe kopje origjinale te puneve te tij.

    Idioti eshte nje nga shume novelat e tij. Dhe pjesa me lart eshte thjesht fillimi i kesaj novele. Per here te pare kete novele e kam lexuar ne anglisht dhe versioni ne shqip me ka zhgenjyer shume. Ndaj besoj dhe gjate perkthimeve shume gjera kane ndryshuar (sic ndodh gjithmone).



    Shkeputur nga novela "Krimi dhe Dėnimi"

    Ishte shume i pire dhe i leshuar mbi stol, here pas here mermeriste neper gjume, duke kercitur gishtat e me krahe hapur, kendonte refrene pa kuptim duke u munduar te kujtonte disa vargje si keto :

    "Gruan e tij, nje vit me admirim e dashuroi
    Gruan e tij nje nje vit me admirim e dashuroi"

    Dhe pastaj duke u ngritur perseri vazhdonte :

    "Duke ecur me turmen e zhurmshme
    takoi nje qe dikur e njihte"

  3. #3
    Nete te bardha

    …Enderrtari, po t’i bejme nje perkufizim te hollesishem, nuk eshte njeri, por, si me thene, nje krijese e gjinise se mesme. Gjallon te shumten e kohes ne ndonje kend te humbur, a thua se i fshihet edhe drites se diellit dhe, me t’u mbyllur ne shtepine e tij ngjitet pas saj si kermilli pas guackes, ose se paku i ngjan shume, ne kete drejtim, asaj kafshes interesante qe eshte kafshe dhe shtepi njeheresh dhe qe quhet breshke…

    perkthyer nga Aurel Plasari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    KONKLUZIONE

    Dostojevskit I pėlqente t’u thoshte hulumtuesve tė rinjė: “Ngrihuni moralisht dhe formoni idealin tuaj”. Kjo mbeti edhe pėr tė detyrė pėr tėrė jetėn. Ai kaloi njė sėrė etapash tė ndryshme, nė kėrkim tė sė vėrtetės ushėrrėfyese. Romantizmi dhe socializmi utopik, kristianizmi dhe pjesėrisht ortodokizmi, “pėrkrahja” (“poēva”) dhe filosllavizmi, “shekulli i artė” dhe lufta me Evropėn, qė po vdes mė nė fund teokracia, mė saktė shteti-kishė-tė tilla qenė stadet e zhvillimit tė idesė sė tij kryesore: ai e konsideronte veten tė dobėt nė filozofi, “por jo nė dashurinė pėr tė”,-shtonte ai nė letrat drejtuar miqėve,- dashuria ime pėr tė ėshtė e fuqishme”. Dhe me tė vėrtetė ai e dėshmoi kėtė me evoluzionin e madh tė botėkuprimit tė vet, qė kishte pėrfshirė kaq teori, sisteme, doktrina dhe hipoteza!
    Kėtu nuk ishte gjithcka organike dhe unike.Nė pasionet e tij intelektuale, gjithmonė tė sinqerta e tė zjarrta, kishte jo pak gjėra kalimtare, tė huaja, tė rastit. Mirpo kishte edhe njė dogmatizėm tė palėkundur fetar.
    Ideali I vėrtetė dhe burimi mė I thellė I krijmtarisė sė tij, me tėrė madhėshtine dhe tragjizimin e vet historik tė luftės qė po kalonte, ishte populli rus. Dostojevski, qė e kishte studiuar thellė historinė e Rusisė, qė gjithmonė e pėrmendte muzhikun Marej dhe fshatin e tij tė humbur, qė pėr mjaftė kohė kishte jetuar pranė popullit nė burgin e tė dėnuarve me punė tė detyrueshme dhe nė kazermėn e ushtarėve , rreth viteve 60 formuloi idenė e tij tėhrenjtėlera mė e lartė qėndron nė kulturėn shpirtėrore, poetike dhe filozofike tė popullit tė tij tė talentuar e tė panėnshtruar, I ngarkuar me misionin mė tė lartė historik nė tė ardhmėn.
    “Ne besojmė se kombi rus ėshtė njė fenomen I jashtėzakonshėm nė historinė e njerėzimit”,- me tė tilla fjalė Dostojevski e fut lexuesin nė vėshtrimin e vet tė shkurtėr tė dukurive tė m ėdha tė letėrsisė atdhetare, tė cilėn ai e deshi me gjithė shpirt.
    Kėtu eka zanafillėn kulti I tij I artit rus nė tė gjitha fushat qė nga Avakumi e gjerė te Leon Tolstoi, gjė nga Andrea Rubljovi e gjerė tek Riepini dhe Kramskoj, qė nga bejtėt dhe kėngėt e vajit e gjerė te Glinka e Serovi, qė nga katedralet e Kremlinit e gjerė te kambanaret e shekullit tė XVIII. Tė tėra kėto I zabuluan atij burimin mė tė madh tė ideve tė veta tė shtrenjta-“Njė det-oqean ėshtė toka ruse,njė det I paanė dhe mė I thelli” ėshtė populli I madh nė kėrkimet e tij shpirtėrore dhe arritjet krijuese.
    Nė mėnyrė mė tė veqntė e vlerėsoj dhe e pėrpunoi shkrimtari-artist njė nga krijimet mė madhėshtore tė kombit tė vet, gjuhėn kumbuese dhe tė plotėfuqishme ruse e mėsuar prej tij natyrshėm nga goja e grave fshatare nga dadot e periferisė sė Moskės me kėngėt dhe pėrrallėt e tyre. Kėtu e ka burimin fjala e tij e fuqishme e mohuar nga bashkėkohėsit e tij qė vetėm nė ditėt tona ka marrė vlerėsimin e vet dinjitoz. Nga thellėsit mė tė mėdha tė gjuhės sė popullit mori pėrmasa kjo prozė artistke e pakrahasueshme nga aftėsia shprehėse dhe theksimi, e ndjeshme ndaj muzikės dhe vargut tė romancierit, I cili kishte mbledhur kudo folklorin rus tė rrallė nė popull veēanėrisht nė traditėn e tij e tė tė kėnduarit . Pėr kėto rrėnjė tė thella tė stilit letrar, ai do tė kujtohej shumė kohė mė vonė, kur ndjenjėn e tij tė zajrrtė pėr gjuhėn e shprehur nė aforizmėn lakonike me pėrmbajtje tė thellė: “Gjuha ėshtė vetė populli”.
    Por ai nuk u mbyll nė kufijtė e vendit tė vet, larg kombeve tė tjerė. Evropa pa dyshim, qe njė nga mbresat mė tė forta tė shpirtit tė tij, kaq tė pasur me ndjesi tė fuqishme. Qė nga pasionet e tij tė rinisė pėr Shekspirin, Shilerin, Balzakun dhe Hygon, gjerė nė interesimin e mėvonshėm pėr Floberin dhe Emil Zolanė. ( tė cilin nė tė njėjtėn kohė edhe e pranonte, edhe e mohonte), Dostojefski I njihte nė mėnyrė tw pwrsosur twrw korifejtw e letwrsis evropiane. Nw muze e Perwndimit atw e mahnitwn mjeshtwrit e rilindjes italiane, ndwrsa Hans Golbeni – I riu dhe Klod Loreni e frymwzuan nw krijimin e faqeve tw shkwlqyera artistike tek “ Idioti” dhe “ i mituri”. Nw Milano, Kwln dhe Paris ai mbeti I befasuar nga modelet e arkitekturws gotike. Atw e mahniti jashtwzakonishtw shumw Bethoveni. Kwshtu mbi Dostojevskin twrw jetwn ndikoi kjo botw e artit ; kwshtu e frymwzoi atw “ vendi I mrekullive tw shenjwta ”, sw cilws, nw romanin e tijw tw fundit nwpwrmjet gojws sw Ivan Karamazovit, I jep njw falenderim tw zjarrt.
    Ashtu si edhe nw lwtwrsin ruse pwr Dostojevskin mw e shtrenjtw nw Perwndim wshtw bota e bukurisw sw personifikuar dhe frymwzuese tw cilwn mese njwher ai e shpalli bazw tw twrw jetws dhe veprimtarisw njerwzore (“vetw shkenca nuk mundw tw egzistij njw minut pa bukurinw!...”).
    Ne kemi parw se mjeshtri I romanit shoqwror vetwm njwher nw jetw Iu ofrua revolucionit, kjo ndodhw nw fillim tw vitit 1949. Para kwsaj ai I trembej luftws, mw vonw hoqi dorw pwrfundimisht nga “ teorizimet dhe utopit “. Porn nw kwtw rast Dostojevski nuk e braktisi humanizmin. Tėrė pamfletet e tijė kunder nihilistėve fshehin zemrėn e menqur e tė ndjeshme tė artistit tė madhė atij I vjen keq pėr kėta djem dhe vajza guximtare, qė kanė denuar vetwn me vdekje. Tek “ Djajt” siē I kemi parw, ai I adreson kwti brezi tw vetwsakrifikuar fjalwn e tijw me njw simpati tw thellw. “ Unw solemnisht deklaroi se fryma e jetws endet si mw parw dhe forca e gjallw nuk ka shterrur te brezi I ri.
    Entuziazmi I rinisw bashkwkohore wshtw aq I pastwr dhe I ndritshwm si edhe nw kohwn tonw. Vetwm njw gjw ka ndoshur: zhvendosje qwllimesh zwvendwsim I njw bukurie me njw tjetwr”. Kwshtu Dostojevski e pranon revulucionin si njw bukuri tw re pwrw rinin ruse. Pwr kwta argonautw tw lirisw fletw shumw bukur heroi mw I dashur I tijw, pric Mishini. Ai I quan ata “ pauses tw etur dhe tw zjarrt tw Kolombit”, zbulues trima e tw frymwzuar tw botws sw re.
    Le tw bwjmw konkluzionet.
    E komplikuar dhe kontradiktore ka qenw rruga krijuese e Dostojevskit. Nw romanet e tijw herw – herw gjejm shprehje tw figurshme tw parimeve reaksionare, por zakonisht ato kapwrcehen me lwvizjen gjeniale tw penelit tw artistit dhe me simpatin e thellw pwr vuajtjet njerzore. Talenti I jashtwzakonshwm e ndihmoi atw tw kapwrcei shumw rryma tw diskutueshme tw mandimit tw tijw filozofik dhe politik. Me artin e tij tw mrekullueshwm Dostojevski arriti tė krijojė tipa tė pavdekshėm, nė radhėt e tė cilėve vend tė shquar zėnė viktimat e dėrmuara nga regjimi, tė cilat nga fundi I jetės I mbronte shkrimtari: tė internuarit siberianė, studentėt e varfėr, tė uriturit dhe nėpunėsit “pijanec”, vajzat qė shiten, tė tėrė tė persekutar e tė pėrbuzur nga ecuaria e zhvillimit kapitalist tė shtetit,
    Dostojevski ka dhėnė portrete tė paharruara dhe drama tronditėse, qė I pėrshkon protesta sociale e qė me tė drejtė kanė hyrė nė letėrsinė botėrore me cilėsinė e fugurave klasike. Nė saj tė tyre ai ruan rėndėsinė e vet edhe nė ditėt e tona. Ne e ēmojmė artistin e madh pėr pėrpjekjet e tij tė palodhura nė kėrkim tė sė vėrtetės, pėr forcėn e madhe tė mjeshtėrisė sė tij realiste dhe mbi tė gjitha pėr krijimin nga ai tė figurave tė pavdekshme tė njerėzve rus, qė janė bėrė tė famshėm nė tė gjithė botėn.
    Ja se ētha njė shkrimtar i njohur pėr Dostojevskin :

    “Letėrsia botėrore nuk njeh
    krijime mė tė pėrsosura, mė
    plastike se tė folurit e
    personazheve tė Dostojevskit.
    Deri edhe rendi I fjalėve ėshtė
    simbolik, po aq janė
    domethėnėse edhe konsruktet qė
    ai zgjedh; tek ai asgjė nuk ėshtė
    rastėsi: edhe ēdo rrokje ėshtė e
    domosdoshme, edhe ēdo tingull
    ka vendin e vet, ēdo pauzė e bėrė
    ėshtė e qenėsishme, ēdo
    pėrsėritje ka rolin e vet tė
    pėrcaktuar, ēdo dihatje, ēdo
    nxjerrje fryme, ēdo heshtje, tė
    gjitha janė funksionale; pas ēdo
    fjale tė shprehur ndihet njė
    rezonancė e mbytur: janė
    zhaurima valėsh tė baticave dhe
    zbaticave tė fshehura tė shpritit”.
    Stefan Cvajg

    Datat kryesore tė jetės dhe veprimtarisė krijuese tė Dostojevskit

    1821 30 tetor -Lndja e Fjodor Mihajlloviqi Dostojevskit nė ndėrtesėn e spitalit moskovit pėr tė varfėr , Mariinskaja, nė familjen e mjekut ushtarak, Mihal Andrejeviē Dosotojevski.
    1833-1837 Vitet e shkollės sė Dosotojevskit nė pensionet mekovike.
    1837 27, shkurt - vdekja e nėnės sė Dosotojevskit ,Marie Fjodorovna Dosotojevskajas (mbiemri I vajzėrisė, Naēajeva). Maj – shpėrngulja e vėllezėrve tė rritur nė Petėrburg. Vjeshtė - Dosotojevski nė pensionin pėrgatitor tė kapitenit K.F.Kostomorov.
    1838 16 janar- hyrja e Dosotojevskit nė shkollėn e lartė tė inxhinierisė.
    1839 8 qershor- vrasja e Mihal Andrejeviēit Dosotojevskit nga bujkėrobėrit e vet.
    1840-1841. Dosotojevski punon mbi dramat historike “Maria Stjuart” dhe “Boris Godunov”.
    1841 5 gusht - Dosotojevski bėhet officer.
    1843 12 gusht- pėrfundimi I kursit tė plotė tė shkencave nė klasėn e lartė tė oficerėve dhe regjistrimi I Dosotojevskit nė korpusin e inxhinierisė.
    1844 Qershor-korrik- nė numrat 6 dhe 7 tė revistės “Reporteri dhe Panteoni” u botua romani “Evgjeni Grande” I Balzakut, pėrkthyer nga Dosotojevski.
    19 – tetor – urdhėr zyrtar pėr tėrheqje nga detyra pėr arsye familjare tė inxhinierit ushatrak F. Dosotojevski me gradėn toger.
    1845 Maj - Dosotojevski pėrfundon romanin “Njerėz tė varfėr”. Njohja e tij me Nekrasovin fhe Bjelinksin.
    1846 15 janar - botimi nė “Kronikėn Petėrburgase” tė N.A Nekrasoviti “Njerėz tė varfėr”.
    1 shkurt – “Sozia” te revista “Shėnime patriotike”
    Tetor – “Zoti Proharēin”
    1847 Fillmi I vitit - Dosotojevski ndahet me Bjelinksin.
    Prill korrik – tek ‘Tė rejat e Sankt Petėrburgut” botohen 4 fejtone tė Dostojevskit nė rubrukėn “Kronika e Petėrburgut”.
    Nė pranverė - Dosotojevski fillon tė frekuentojė tė premtet e Petrashevskit.
    Tetor – Dhjetor - novela “Zonja e shtėpisė”.
    1847 Dhjetor- “Net tė bardha”.
    1847 Janar – shkurt – maj – “Njetoēka Njezvanova”.
    Fillimi I vitit - Dosotojevski merr pjesė nė rrethin revolucionar tė N.A.Speshnjevit.
    15 prill nė mbledhje te Petrashevcėt Dosotojevski lexon “Letrėn e Bjelisnkit tė drejtuar Gogolit” ilegalisht.
    Mars – prill- Tė shtunave Dosotojevski frekuenton rrethin e Durovit.
    23- prill – arrestimi i Dosotojevskit. Burgosja e tij nė burgun Alesejevsk tė kėshtjellės sė Petropavllovskut.
    29 prill – 16 nėntor - hetimi dhe gjyqi kundėr Petrashvcėve. Dėnimi me vdekje kundėr “ kriminelėve mė tė rrezikshėm”, pėrfshirė kėtu edhe Dosotojevskin.
    19 nėntor – vendimi I prokurorit tė lartė kundėr Dosotojevskit: “8 vjetė punė tė detyrueshme nė kėshtjellė”. Vendimi pėrfundimtar: “4 vjet e mė pas ushtar I rėndomtė”
    22 dhjetor – ceremonia pėrgatitoree dėnimit me vdekje nė sheshin Semjonovsk, leximi i vendimit tė Carit pėr “falje”.
    24 dhjetor (natėn) - largimi i njė partie tė burgosurish pėr nė Siberi, pėrfshirė kėtu edhe Dosotojevskin.
    1850 9-16 janar –qėndrimi nė Tobolsk. Takimi nė oborrin ndėrmjetės me gratė e dekabristėve.
    23 janar- Dosotojevski arrin nė internim, nė kėshtjellėn e Omskut.
    1854-1859 Janar – 1854, shkurt - periudha e kryerjes sė dėnimit me punė tė detyrueshme.
    Nė shėrbim ushtarak nė Semipalatinsk. Njohja me Vrangelin. Valihanovin, Isajevėt. Takimet me P.PSemnjonov-Tjan-Shanskin.
    1865 Mars- letra drejtuar E.KTotlebenit me lutje, pėr tė ndikuar nė rikthimin e
    tė drejtave tė Dosotojevskit.
    1 tetor – rimarrje e gradės sė oficerit.
    1857 6 shkurt- Dosotojevski vė kurorė nė Kuzhnjeck me Maria Dmitrijevna Isajevėn.
    1859 18 mars – dalja nė lirim.
    Mars – tregimi I Dosotojevskit , “Ėndrra e xhaxhait”.
    Nėntor-Dhjetor-“Fshati Stepanēikovo dhe banorėt e tij”.
    2 korrik-Dosotojevski largohet nga Semipalatinsku pėr nė Tvjer, ku kalon vjeshtėn.
    Dhjetor (gjysma e dytė) – Dosotojevski shpėrngulet nė Petėrburg, ku iu lejua tė banonte.
    1860 1 shtator- nė gazetėn “Bota ruse” u botua fillimi I “Shėnimeve nga shtėpia e tė vdekurve”
    Pėrmbledhja e parė e veprave tė Dosotojevskit, botuar nga P.A.Osnovski nė dy vėllime.
    1861 Janar-dalja e numrit tė parė tė revistės sė vėllezėrve Dosotojevski,”Koha”, nė tė cilin fillon tė botohet romani “Tė fyer e tė poshtėruar”.
    1861-1865 Njohja, letėrkėmbimi dhe udhėtimi me A.P.Susllovėn.
    1861-1862 Nė revistėn “Koha” botohen “Shėnimet nga shtėpia e tė vdekurve”.
    Maj (mesi I muajit) – dalja e proklamatės sė P.G.Zaiēnjevskit, “Rusia e re” me pretekstin e sė cilės Dosotojevski viziton N.G.Ēernishevskin.
    7 qeshor – pėr herė tė parė Dosotojevski del jashtė shtetit, ku takohet me Hercenin dhe njihet me Bakuninin.
    1863 Shkurt, mars-“Vėrejtje dimėrore mbi pėrshtypjet verore”.
    24 maj –“Urdhėri supreme” mbi mbylljen e revistės “Koha” pėr shkak tė artikullit tė N.N.Strahovit,”Ēėshtja fatale”.
    Gusht,tetor- qėndrimi I Dosotojevskit jashtė shtetit.
    1864 Janar – lejimi I botimit tė revistės “Epoka”, bashkė me fillimin e botimit tė”Shėnimeve nga bodrumet”.
    15 prill – vdekja e Maria Dmitrijevna Dostojekajas nė Moskė.
    10 korrik – vdekja nė Pavllovsk e Mihajl Mihalloviq Dosotojevskit.
    1856 “Njė ngjarje e jashtėzakonshme, ose pasazh mbi pasazh” (“Krokodili”).
    Mars,prill- njohja dhe takimi me motrat Korvin-Krukovski.
    Qeshor – deklarimi mbi ndėrprerjėn e botimit tė revistės “Epoka”.
    Korrik,tetor- Dosotojevski jashtė shtetit.
    1866 “Krim e ndėshkim”.
    4 tetor – Dosotojevski fillon t’I diktojė stenografistes Ana Grigorjevna Snjitkinėn romanin “Kumarxhiu”.
    1867 15 shkurt – martesa e Dosotojevskit me A.G.Snjitkinėn.
    14 prill – largimi I Dosotojevskėve jashtė vendit. Drezdeni. Badeni. Bazeli.Gjeneva.
    1868 Romani “Idioti”
    12(24) maj – vdekja e vajzės tremuajshe Sofi, nė Gjenevė. Vera nė Veve. Shpėrngulja gjatė vjeshtės nė Milano.Rrugės Dosotojevskėt kthejnė nė Bazel pėr tu njohjur me krijim-tarinė e Hans Golbejnit- I riu. Dimri nė Firence.
    1869 Korrik – kthimi nė Drezden.
    Dhjetor – plani I romanit “Biografia” e mėkatarit tė madh”.
    1870 Novela “Burri I pėrjetshėm”.
    1871 8 korrik – kthimi nė Petėrburg. Romani “Djajtė”(pėrfunduar nė vitin 1872).
    1872 Dosotojevskėt e kalojnė verėn nė qytetin Staraja Rus, I cili bėhet vendpushimi I zakonshėm I tyre.
    1873 Redaktimi I sė pėrjavshmės “Qytetari”. Artikujt e Dosotojevskit nė rubricėn e zakonshme “Ditari I shkrimtarit”.
    1874 19 mars Dosotojevski paraqet lutjen te Drejtuesit kryesorė pėr problemet e shtypit mbi largimin e tij nga detyra e redaktorit tė “Qytetarit”.
    Prill – Dosotojevskin e viziton N.A.Nekrasovi me propozimin pėr botimin e njė romani nė organin “Shėnime patriotike”.
    Dimėr – Dosotojevski jeton nė qytetin Staraja Rus dhe punon mbi romanin “I mituri”.
    1875 Janar – nė revistėn “Shėnime patriotike” fillon tė botohet romani “ I mituri”.
    1876 Ripėrtėritja e “Dirarit tė shkrimtarit” nė botim tė veqantė. Nė numrin e nėntorit del tregimi “ E urta”.
    1877 Dosotojevski shpesh viziton Nekrasovin e sėmurė, I cili I lexon atij vargjet e veta tė fundit.
    2 dhjetor- Dosotojevski zgjidhet anėtar-korrospodentė I akademisė sė shkencave, nė sektorin e gjuhės dhe letėrsisė ruse.
    30 dhjetor- Dosotojevski mban fjalim nė varrimin e Nekrasovit.
    1876 31 mars- Dosotojevski asiston nė gjyqin mbi qėshtjen e Vera Sasuliqit, qė kishte qėlluar mbi guvernatorin e Petėrburgut, Trepov.
    1879-1880 Romani “Vėllezėrit Karamazovė” .
    1880 23 maj, 10 qershor – Dosotojevski nė Moskė merr pjesė nė festėn e pėrurimit tė pėrmendores kushtuar Pushkinit.
    8 qershor – Nė mbledhjen e dytė publike tė shoqatės dashamirėse tė letėrsisė ruse Dosotojevski mbajti fjalim mbi Pushkinin.
    1881 Janar (gjysma e dytė)- Dosotojevski punon pėr numrin e parė “Ditarit tė shkrimtarit”, pėr vitin 1881.
    28 janar nė orėn 8:30 `vdes Fjodor Mihajlloviq Dosotojevski.
    1 shkurt – varrimi I Dosotojevskit nė varrezat Tihvinski tė dafinave tė Aleksandėr Neveskit.

  5. #5
    student njohurie Maska e Ilyas
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    52
    Mua me ka pelqyer shume "Vellezerit Karamazov"...

    Ne kte liber i ke te gjitha bashke me idiot, me vrases, me besimin/jobesimin ne Zot, me moral/jomoral, me vuajtje dhe argetim, me paranoja dhe joparanoja, me xhelozi, dhe joxhelozi, etj...etj...; pra megjithmend nje liber kryeveper.
    Ditė e re, kismeti i ri

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Fshati Stepanēikovo dhe banorėt e tij


    Por prit e ki durim, i dashur lexues! Keto qe po degjon jane vetem fillimi. Dua te theksoj se gjeneralesha, ja kjo qe ben tani numra, dridhej si miu perpara maces nga gjenerali, por po aq dritheronte perpara Foma Fomicit, vec, jo nga frika, por nga adhurimi i parrefyer qe ushqente per te. Rronte me shqetesimet dhe me gezimet e tij, degjonte me veshet e tij, shihte me syte e tij. Nje fis i larget imi, po ashtu husar ne lirim, burre ne moshe te thyer, por qe ngeli gisht pas azartit te cmendur qe tregoi ne kumar dhe qe per nje kohe bujti te daja, me tha nje dite pa doreza se, sipas bindjes qe krijoi, gjeneralesha ishte ne marredhenie turpi me Foma Fomicin. Kuptohet, e kundershtova me zemerim e neveri, m'u duk dicka banale dhe shpjegimi teper vulgar. Jo. Per mendimin tim, arsyeja duhej kerkuar gjetiu, vec, ku, nuk e them dot, pa ia bere te qarte paraprakisht lexuesitdisa nga vecorite me kryesore te karakterit te Foma Fomicit. Kete qe do te tregoj munda ta ve re me pas.
    Dhe tani perfytyroni nje njeri lecke, shpirtvogel, nje deshtak te mjere, qe askujt s'i duhet, qe nuk sjell asnje dobi, qe eshte i zgerlaqur qe nga koka deri te kembet, por qe eshte dashuruar pas personit te vet ne menyre te llahtarshme, nuk ka as piken e dhuntise per ta perligjur sadopak dashurine qe ushqen per vetveten. Ju paralajmeroj se Foma Fomici na paraqitet si misherimi i sedres se semure, qe nuk njeh kufi e ane, por dhe me disa shfaqje specifike, sepse sedra e semure eshte ngulur te hici, dhe, sic ndodh rendom ne kesi rastesh, eshte tmerresisht poshteruese, e vrare mosmekeq nga vargani i mosarritjeve te koheve te kaluara dhe te tanishme, qe kane pjelle ziline, vrerin, mllefin, keta shpejtojne ta nxjerrin koken sa here qe iu paraqitet mundesia, sa here qe vene re arritjen e tjetrit. Eshte e tepert t'jua kujtojme se ky soj eshte fucke njeri, fyhet pa asnje shkak, mban meri pa asnje arsye. Mund te me pyesni: E nga e paska psonisur kete seder aq te ligesht? E si lindka ne shpirtin e nje hici, qe edhe per shkak te gjendjes se vet shoqerore eshte i detyruar te dije fort mire se ku e ka vendin? E si t'i pergjigjesh pyetjeve si keto? Ku i dihet, jeta eshte e mbushur me perjashtime, nje prej tyre mund te jete personi ne fjale. Dhe po ta shohesh keshtu, Foma Fomici vertet perben perjashtim nga rregulli, nje dukuri si kjo me sigurido te shpjegohet me pas. Por perpara se te hidhemi ne shpjegime te ketij lloji, me lejoni t'ju pyes: A jeni i sigurt, e a e thoni dot me plot gojen se ca njerez si Foma Fomici pajtohen me rolin e kllounit, te sahanlepiresit, te servilit, kuptohet, perkohesisht e te detyruar nga rrethanat? A jeni i sigurt te thoni se e kane quajtur vertet nder e lumturi te qenit klloun, sahanlepires, servil? A jeni i sigurt te thoni se, duke u sjelle ne ate fare menyre, hoqen dore perfundimisht nga sedra e tyre e semure? Po zilia, smira, shpirtvogelsia, shpifjet, spiunimet, peshperimat e gjarperinjve te fshehur ne skuta, apo diku perbri jush, ne tryezen e perbashket, ato c'u bene? Kushedi, ndoshta, ne jeten e ndonjerit prej ketyre te perndjekurve nga fati, te ketyre kllouneve dhe gungaceve, sedra e semure jo vetem nuk shuhet e s'pushon se qeni pas poshterimeve te perbindshme, por, perkundrazi, ndizet si zjarri nga era, i fryre pikerisht nga poshterimi i perbindshem, nga gjymtimi i tmerrshem, nga detyrimi per te qene sahanlepires, nga nenshtrimi zemerndrydhes dhe sakatues, qe c'nuk ben per t'i cpersonalizuar. Kushedi, ndoshta, sedra e semure, e fryre deri ne percudnim, s'eshte tjeter, vecse corodi e ndjenjes fillestare te dinjitetit vetjak, te fyer e poshteruar per here te pare, ndoshta, ne femijerine e larget, nga dhunimi i cdo lloji, nga varferia e mynxyrte, nga felliqesite; dinjiteti njerezor mund t'ju jete neperkembur fillimisht nga vete prinderit e tyre...? Por, e thashe atypari, se, megjithe kete, dukuria Foma Fomic eshte perjashtim nga rregulli dhe kjo eshte keshtu. Dikur Foma Fomici provoi te shkruante, deshtoi, s'u fut dot ne tempullin e letersise, kurse kjo ka force te marre me qafe dhe burra me te mire se ai, zanatet e artit nuk i hapin aq lehte krahet e perqafimit. [...] Sigurisht, i ndodhi, kohe me pare, por ndonjehere thumbi helmues i disfates ne fushen e krijimtarise eshte teper jetegjate, madje, i pasherueshem, sidomos ne rastet e natyrave te dobeta, me seder te semure. Foma Fomici e ktheu me fund kupen e helmitqe ne hapat e para te krijimtarise letrare dhe u rendit ne varganin jo te vogel te te deshperuarve, nga ku dalin te gjymtuarit, endacaket, deshtaket e pashprese ne cdo drejtim. Them se qe prej asaj kohe mburraveceria iu be organike, natyre e dyte, etje per lavderime, deshire per t'u dukur, per t'iu perulur te tjeret, por edhe per t'i lene gojehapur te tjeret me sjelljen e pazakonte. E shnderroi ne kerkese te vetme te jetes ambicien dhe ziline, deshi te ishte ne cdo gje i pare, te profetizonte, te shtirej e te tjetersohej, per t'u lavderuar dhe mburrur. Ne qofte se nuk e lavderonte kush, atehere Foma Fomici nuk e prishte gjakun dhe me lehtesi te habitshme e lavderonte vete veten.

    (E perktheu nga origjinali: Jorgji Doksani)

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Idioti
    Perktheu nga Origjinali Jorgji Doksani

    Pjesa e Pare

    Ne nje fund nentori, ne nje mot me llohe e ere, ne ora nente te mengjesit treni i linjes Peterburg - Varshave po i afrohej me tere shpjetesine stacionit te Peterburgut. Kishte aq shume lageshti e mjegull sa mezi po agonte; nga dritaret e vagonit edhe dhjete metra ne te majte a ne te djathte te trasese nuk mund te shquaje as edhe nje gje. Kishte nder udhetaret edhe nga ata qe ktheheshin qe jashte shtetit, por shumica ishin udhetare largesish jo te medha, njerez pa ndonje peshe, kryesisht tregtare te vegjel. Me keta ishin mbushur ploteperplot vagonet e klasit te trete. Si gjithmone ne kesi rastesh, ata ndiheshin te kapitur, kapaket e syve u rendoheshin nga dremitja e mardhja, fytyrat i kishin te perhimura, zbehtake si boja e mjegulles.
    Ne njerin nga vagonet e klasit te trete, kur ra agu, u gjenden karshi njeri-tjetrit te dritarja dy udhetare; qe te dy te rinj, qe te dy me humor te mire, te veshur jo kushedi cfare, por jo dhe keq. Qe te dy ndien deshiren t'i hapnin bisede shoqishoqit. Sikur ta dinin se c'gje i shquante qe te dy ne ate minute, sigurisht qe do te mbeteshin gojehapur, qe rasti i kishte ulur ashtu njeri karshi tjetrit sot ne kete vagon te klasit te trete te trenit Peterbug-Varshave. Njeri ishte trupvogel, rreth njezet e shtate vjec, me floke te zinj kacurela, me sy te veckel pershkendites boje gri. Hunden e kishte te flashket, te shtypur, fytyren me molleza te dala; buzet hollake benin c'benin dhe formonin nje si buzeqeshje qesendisese, tallese dhe, madje edhe dashakeqe; por ballin e kishte te larte, te vizatuar bukur, ai ia hijeshonte dhe tere pjesen e poshtme te fytyres, qe ne vetvete nuk shquhej per ndonje fisnikeri, Te binte ne sy vecanerisht ajo zbehtesia e fytyres verdhacuke si e nje mehiti, qe i jepte djaloshit pamjen e nje njeriu fuqiprere edhe pse ishte truplidhur, por njeherezi shquhej tek ai nje karakter tere pasion, i ndjeshem ndaj dhembjes qe, nga ana e vet, nuk puqej aspak me buzeqeshjen qesendisese e shpotitese dhe me shikimin e vrazhde prej njeriu te vetkenaqur, Ishte veshur trashe, me nje qyrk te vollshem gezofi qengji, me ngjyre te zeze dhe naten e kaloi mire, nderkohe qe fqinji qe i detyruar te duronte tere mizorine e nates se lagesht dhe te akullt te nentoreve ruse. Dukej acik qe ai nuk kishte qene i pergatitur per kete. Kishte veshur nje pelerine te gjere stofi, me nje kapuc te madh tamam si ata qe perdorin rendom ne dimer jashte shtetit udhetaret diku ne Zvicer apo ne Italine e Veriut, pa i thirrur fare mendjes se ishte duke udhetuar nga Ejdkuneni ne Peterburg. Keshtu veshja e menduar per udhetim permes krahinave te Italise doli fare e papershtatshme ne Rusi. Djaloshi me pelerinen me kapuc ishte dhe ky nja njezet e gjashte, njezet e shtate vjec, me shtat pak me te hedhur se mesatari, me nje bashke flokesh te verdhe e me faqe te rena, si dhe me nje mjekerze te vogel majuce thuajse te bardhe. Syte i kishte te medhenj, te kalter, hetues; shikimin e qete por te rende, mbushur me ate shprehje te cuditshme nga e cila shumkush mund ta gjente menjehere se ai njeri vuante nga semundja e tokes. Vecse, sidoqofte, fytyren e kishte te kendshme, hollake dhe thatime, ndonese disi te strengur e te zhubravitur, te mavijosur krejt nga te ftohtit. MBante ne preher nje bohce prej mesalle mendafshi te ferkuar nga perdorimi, ku kishte mbeshtjelle, sic dukej, tere katandine e vet prej udhetari. Kishte mbathur kepuce me qafa me shoje te trashe, te bera jo ne Rusi. Fqinji flokezi, qe rrinte i peshtjelle mire me qyrkun e ngrohte, i vuri re qe te gjitha keto dhe ashtu me nge sic ishte e pyeti me ate nenqeshjen qesendisese, permes se ciles pa teklif e shkujdesshem buiste ajo fare kenaqsie aspak e njerezishme qe kesi tipash provojne kur hasin ndokend qe s'i ka prire e mbara.

    - Ftohte, ė...
    Dhe sperdrodhi supet.
    - Shume, - iu pergjigj sakaq fqinji, - dhe eshte ende vjeshte...
    Po ne dimer si do bejme? S'e kishte pandehur qe ketu te bente kaq ftohte.
    Qenkam cmesuar.. i paskam harruar...
    - Vjen qe jashte shtetit? Nga jashte vjen?
    - Po, nga Zvicra.
    - He, pra! Se si jeni ju qe vini qe andej... - Flokziu fershelleu lehtaz dhe u shkreh ne gaz. Zune te bisedonin. Gadishmeria e ketij flokeverdhi me pelerine zvicerane per t'u dhene pergjigje te gjitha pyetjeve qe i bente fqinji flokzi vertet qe te cudiste, madje, ai s'e prishte fare terezine nga shperfillja e hapur dhe pasajdia me te cilen ky ia drejtonte pyetjet. I tha, nder te tjera, se kishte kohe qe nuk kishte qene ne Rusi, mbi kater vjet, se kishte qene jashte shtetit per t'u kuruar nga nje semundje e cuditshme e nervave, nje si bicim semundje toke, epilepsi, qe i vinte me te dridhura e ngerce. Duke e degjuar, zijoshi mgerdheshej dhe s'e permbante dot te qeshuren; u gajas fare kur ky pyetjes: "Po he, si, u sheruat?" iu pergjigj:
    "Jo, nuk u sherova".

    - He de, e shihni, ju paskan shkuar per dhjam qeni gjithe ato para, kurse ne ketu u besojme si te kishin qene perendi, - shferu tere mllef zijoshi.
    - Mire thote, - u perzie ne bisede nje zoteri i veshur mosmekeq qe rrinte prane tyre. Ishte nja dyzet vjec, truplidhur, me hunden spec te kuqe dhe me fytyren vrarelije. Kishte veshur nje mantel te zhubravitur nepunesi kishe. - Ajo dihet, gjene e mire ca si ata e marrin nga Rusia badiava!
    - Ah, vec ne rastin tim nuk ka asgje te tille, - ia ktheu pacienti zviceran me nje ze te meket njeriu te perkore. - Sigurisht, nuk se ju kundershtoj, nuk kam si i di qe te gjitha, por ne rastin tim mjeku kurues jo vetem me mbajti me parate e veta, por me hoqi edhe rrugen.
    - Po pse nuk paskeni patur njeri qe te paguante, apo si? - e pyeti kureshtar zijoshi.
    - Jo, se zoti Pavlishev, qe me mbante, vdiq dy vjet te shkuara; iu drejtova me nje leter gjeneraleshes Epanēina, nje fisit tim te larget, por nuk mora pergjigje. Bera c'bera dhe u ktheva.
    - E te kush po vini?
    - Me pyesni se ku do rri? Po ja, me te pare e me te bere...
    - Si keshtu, s'e ditkeni ku do rrini?
    Dhe qe te dy ia plasen gazit.

  8. #8
    Shkėputur nga romani "Idioti":


    “Zelli, ēdo gjė e bėn tė mundur”

    “Maskarenjtė lėnė kokėn pas tė ndershmėve”

    “E pra, dashurinė tėnde nga ligėsia s’para e dallon dot” – buzėqeshi princi. Nė t’u shtoftė ajo, prit gjėmėn. Mbaje mend kėtė qė tė thashė vėllaēko... do ta urresh pėr vdekje pikėrisht pėr shkak tė kėsaj dashurisė sė tanishme”


    “...ajo edhe nga ti iku... dhe e di pėrse? Ngaqė kuptoi sa shumė tė dashuronte. E kjo ishte jashtė forcave tė saj...”


    “...nė ato vargje bėhet fjalė, pėr njė njeri qė ėshtė i zoti nė jetė tė ketė njė ideal; pastaj t’i besojė dhe, pasi ka besuar, tė jepet pas tij verbėrisht. S’ndodh rėndom kjo nė shekullin tonė. Nė ato vargje nuk thuhet nėse konsiston ideali i “kalorėsit mjeran”, por duket aēik qė bėhet fjalė pėr njė figurė tė ndritur, figurė tė bukurisė sė pastėr.... Sidoqoftė, kėtė kalorės tė mjerė, e pat pushtuar shpėrfillja; nuk pyeste se as kush ishte dhe as ēfarė bėnte ajo damė. Qė mjaftuar vetėm me atė qė e kishte zgjedhur dhe, i kishte besuar bukurisė sė pastėr tė saj, pastaj vetėm sa i pėrulej e i falej nė jetė tė jetėve; kjo dhe ėshtė merita e tij, qė pastaj ēfarėdo morali pastė ajo, duhej t’i besonte dhe tė ndeshej me kėdo pėr bukurinė e saj tė kulluar. Ja pra, ta kishte ėnda ta mėshiroje, nė njė figurė tė jashtzakonshme kuptimin madhor tė dashurisė...
    Veē aftėsia pėr tė provuar kėsi ndjenjash flet shumė, ajo flet pėr diēka tė thellė dhe ėshtė pėr t’u lavdėruar... nė fillim s’e kuptova kėtė, e mora me tė qeshur, kurse tani jam dhėnė me mish e me shpirt pas tij, kryesorja – i respektoj heroizmat e tij.



    “Po ja, me kėto tė bėni tė humbisni toruan! Mė falni princ; por tregoni njė ēiltėrsi, njė naivitet, njė thjeshtėsi aq tė madhe, sa edhe nė shekullin e artė nuk e gjeje por, nė tė njėtjėn kohė edhe njė depėrtueshmėri mahintėse; si shigjeta e pėrshkon tė gjorin njeri ky shikimi juaj, s’ke si tė mos ēuditesh me ju. Veē merrni mundimin tė shpjegoheni, se unė... unė ndihem i shushatur para jush!”



    “ -Sa leshko qė je! Tė gjithė tė mashtrojnė, tė gjithė ta hedhin... Si s’ke turp qė iu beson? Si s’e sheh qė po bėjnė me ty ē’a ua do qejfi? (Lizaveta drejtuar princ Mishkinit)
    -E di qė, nė ndonjė rast edhe mė kanė gėnjyer – foli pa qejf e me gjysmė zėri princi.
    -E di, dhe iu beson pėrsėri! Ēudi e madhe! Po nejse, nga ty ē’nuk pret njeriu. Unė ē’kam qė habitem? Po pse, a ka parė bota njė si ty?”



    “Mungesa e origjinalitetit, nė mbarė botėn ėshtė quajtur nė ēdo kohė, tipar kryesor dhe rekomandim i sigurt i njeriut tė zot dhe praktik; as mė pak e as mė shumė: 99% e njerėzve kanė njė mendim tė tillė, 1% e tyre mendon ndryshe. Shpikėsit dhe gjenitė, thuajse kurdoherė, nė fillim tė veprimtarisė sė tyre (por shumė shpesh edhe nė fund) janė mbajtur nga shoqėria pėr njerėz tė lojtur.”




    “ Princi tė habiste me vėmendjen tejet tė pėrqėndruar deri nė naivitet, me tė cilėn ndiqte ēdo bisedė qė i interesonte. Edhe pėrgjigjet qė jepte, kur e pyesnin - po ashtu tė habisnin. Tėrė qėnia e tij, madje dhe pozicioni i trupit, e shprehnin kėtė naivitet, kėtė besim tė verbėr, ku pėrjashtohej do mundėsi pėr nėnqeshje apo ironi”

  9. #9
    Pėrzgjedhur po nga ai roman...




    “Princi ėshtė njeriu i parė qė i besoj tėrėsisht, siē i besohet njė besniku tė vėrtetė. Sa mė pa – mė besoi, ja dhe unė i besoj” (Nastasia)


    “- E di qė vetė Natyra mė ka fyer... kam lėnguar 24 vjet. Po iki, ja tani...sidoqoftė... nė shoqėri jam i tepėrt... s’e kam nga sedra qė flas kėshtu... kam menduar shumė kėto 3 ditė dhe...e kam vendosur, do ua bėj tė ditura idetė e mia, me sinqeritet dhe fisnikėri. Janė ca ide, ide tė larta, pėr tė cilat nuk flas dot sepse, i bėj tė tjerėt pėr tė qeshur; Princi Sh. sapo ma kujtoi kėtė... nuk kam shprehje, as ndjenjėn e masės nuk e kam, fjalėt qė them nuk janė tė zonjat tė shtjellojnė mendimet qė kam, e kjo i poshtėron idetė. Ndaj dhe nuk kam tė drejtė... O, pastaj jam si shumė dyshimtar. Ja nė kėtė shtėpi kėtu, mua s’kanė pse mė fyejnė, mė duan mė shumė nga ē’e meritoj por, jam i sigurtė qė pas asaj lėngate 20 vjeēare diēka ka mbetur tek unė, pra, s’kam si tė mos i bėj tė tjerėt tė qeshin... qoftė ndonjėherė...kėshtu apo jo?” (fjalė tė princ mishkinit)
    ....
    Tė gjithė dukeshin tė shokuar...kėtu dhe zuri fill njė ngjarje tjetėr e ēuditshme.
    - E pse i thoni tė gjitha kėto? - u hodh e tha Agallja. – E pse ua thoni kėtyre? Kėtyre! Kėtyre! Askush nga kėta nuk i meriton ato fjalė. As te gishti i kėmbės nuk u vijnė kėta qė janė kėtu! Ju jeni mė i ndershmi, mė fisniku, mė i miri, mė i menēuri, se tė gjithė! Kėta kėtu nuk janė tė denjė as shaminė qė keni rrėzuar t’ua ngrejnė... E pėrse e poshtėroni veten para tyre? E pėrse jenė zgėrlaqur asisoj, nuk keni as pikėn e krenarisė?



    “Fytyra e asaj gruaje (Nastasias), qe pėr princ Mishkinin njė torturė e vėrtetė... Nė fytyrėn e saj kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme vuajtja e pazakontė; ajo mbresė e pėrvuajtjes nuk iu shlye mė kurrė princit nga kujtesa, iu ndėrmend edhe tani; madje, edhe nė pėrmasa mė tė mėdha... Pėr shprehjen e kėtij tmerri s’arrinin fjalėt. Tanimė nuk kishte as pikėn e dyshimit: ajo grua ishte ēmendur! Kishte arsye tė mendonte kėshtu. Princi po provonte atė ndjenjė qė provon njė i dashuruar pas njė gruaje, kur e sheh prapa hekurave, tė lidhur me vargonj, tė shtrirė nėn goditjet e xhelatit.”




    “- Instinkti i vetmbrojtjes ėshtė njė ligj i madh i njerėzimit...
    - E kush ua paska thėnė kėtė? – thirri Eugjeni- Qė ajo ėshtė ligj ajo dihet, por, vepron po me atė forcė sa edhe ligji i shkatėrrimit, madje edhe i vetshkatėrrimit. Pse vetėm ligji i vetmbrojtjes na qenka mė i plotfuqishmi?
    -... Ėshtė e vėrtetė, ligji i vetshkatėrrimit dhe ligji i vetmbrojtjes nė botė janė njėlloj tė fuqishėm”




    “Vėrtetė qė ishte ajo, e shihte pėr herė tė parė pas ndarjes, diēka po i thoshte, ndėrsa ai vetėm e shihte dhe heshte. Zemra i qe mbushur plot e pėrplot me mall, gati po i pėlciste nga vėrshimi i ndjenjės. Kurrė nuk do ta harronte kėtė takim, sa herė qė do ta kujtonte mė pas, do tė provonte po kėtė tepri ndjenjash. Ajo u lėshua (Nastasia), si e fandaksur nė gjunjė para tij, mu aty nė rrugė, ai u zbraps i trembur dhe i habitur, ajo i mori dorėn qė t’ia puthte, njėlloj siē e kishte parė nė ėndėrr, lotėt rrėzellenin nė qerpikėt e saj tė gjatė.
    - Ngrehu! Ngrehu! – i tha princi me njė psherėtimė tė ngjeshur.
    - A je i lumtur? Je?- e pyeti- Mė thuaj vetėm njė fjalė, je i lumtur tani? Ja, sot, kėtė ēast, je i lumtur? ... Nesėr do tė nisemi, siē mė urdhėrove. S’kam pėr tė.... Tė shoh pėr herė tė fundit, tė fundit! Pėr herė tė fundit fare!

    ...nuk ngopej duke e parė, dorėn ia shtrėngonte nė tė sajat.


    (vazhdon....)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 21-10-2012 mė 11:33

  10. #10
    “Shkrimtarėt, si rregull, zgjedhin pėr romanet e tyre tipa dhe i rikrijojnė artistikisht, nė mėnyrė tė figurshme; tipat artistikė rrallė herė gjenden nė realitet ashtu tė pėrfunduar, e megjithatė janė mė tė vėrtetė se ata tė vėrtetėt....
    Na mbetet t’i pėrgjigjemi pyetjes: po me tė rėndomtėt, me kryesisht ‘tė zakonshmit’ ē’duhej tė bėjė romancieri, si t’ua paraqesė lexuesve nė dritė sadopak interesante? Se t’i shmangėsh nga tregimi ėshtė punė qė s’bėhet, tė rėndomtit hasen tejmbanė nė jetė, janė hallka tė domosdoshme nė varganin e ngjarjeve tė pėrditshme, po tė shmangeshin do tė cėnohej e vėrteta njerėzore. Pėr mendimin tonė shkrimtari, duhet tė pikasė veēori e tipare tėheqėse edhe te tė rėndomtėt.”


    “Sidoqoftė, princi ėshtė shpirt njeriu; ca tė tillė i kam fort pėr zemėr! Por ėndrra me sy hapur, kėshtu si sheh ky, nuk duhen parė...”



    “Meqė atėherė dyshove pėr diēka dhe, ndjenjat i kishim njėsoj, them se edhe mėkati ėshtė i pėrbashkėt”



    “Njė kthesė e shkathėt – avokatoreske e ēėshtjes”


    “Kush ngre dorė kundėr ‘lėmoshės’ qė i jepet njė njeriu, ky ngre dorėn kundėr natyrės njerėzore, pėrbuz e nėnēmon dinjitetin vetjak tė individit. Kuptimet “lėmoshė shoqėrore” dhe liri e individit janė kuptime tė ndryshme por, aspak nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. E mira e veēuar do tė ekzistojė sa tė jetė jeta sepse, ėshtė njė kėrkesė e individit, ėshtė njė kėrkesė jetėsore e ndikimit tė drejtpėrdrejtė tė njė individi mbi njė individ tjetėr...
    .... a e dini ju, se ē’rėndėsi e vlerė tė posaēme ka ndėrkallja e njė individi nė tjetrin, gjatė formimit tė individualiteve tė shoqėrizuara? Para nesh shpaloset njė jetė e tėrė, me shumė degėzime pėr ne tė panjohura. Edhe shahisti mė i mirė, nuk ka si parashikon mė shumė se disa lėvizje tė kundėrshtarit. E sa e sa lėvizje mund tė bėhen qė, ne nuk i njohim?
    Duke hedhur njė farė, njė “lėmoshė”, duke bėrė njė punė tė mirė e ēfarėdo lloji qoftė, ju i bėni nder personalitetit tuaj, merrni pėr vete edhe njė pjesė tė nderit tė tjetrit; ndėrthureni reciprokisht me tė; nuk kalon shumė dhe merrni si dhuratė dije, bėni zbulime fare tė papritura. Veprėn tuaj filloni ta shihini me syrin e shkenctarit, ajo iu rrėmben pėrgjithmonė, i jep kuptim jetės qė bėni. Nga ana e tyre, mendimet dhe veprimet e mira qė i shoqėrojnė, fara qė ju keni mbjellė, ndoshta krejt e harruar nga ju, zė e nxjerr filiza; atė tė mirė qė e mori nga ju, ky ia kalon tė tjerėve. E ku i dini pėrmasat e pjesėmarrjes suaj, nė pėrcaktimin e fatit tė njerėzimit?”




    “Ka raste kur sinqeriteti cinik, tė skajmė, kur njė tip nevrastiku, i ngacmuar tej mase dhe i ēekuilibruar mosmėkeq, s’do t’ia dijė pėr asgjė, s’ka frikė nga asgjė, ėshtė gati tė kryejė veprime tė pamatura, madje i kėrkon ato dhe i kryen me kėnaqėsi.”


    Fjalė tė Nastasias drejtuar Agalljės: “Kam dėgjuar se motra juaj Adelaida, qenka shprehur pėr fotografinė time: ‘me njė bukuri tė tillė edhe botėn e pėrmbys’. Unė hoqa dorė nga bota! Ju bėn tė qeshni kjo qė them, sepse mė shihni tė rrethuar nga dantella dhe xhevahire, nga pijanikė dhe horra? Por kjo nuk do tė thotė gjė; unė thuajse nuk ekzistoj, e di mirė kėtė; njė Zot e di kush rron nė vendin tim brenda meje!”


    Nastasia drejtur Princ Mishkinit: “Kurse Princit i them: tė kujtohet fjala qė mė ke dhėnė? O Zot! E pse e poshtėrova aq shumė veten para tyre? Po pse a nuk ke qenė ti princ qė, mė je betuar se shkon me mua edhe nė fund tė botės, se kurrė nuk do tė mė braktisje, se mė doje dhe m’i falje tė gjitha, se mė re...spe...ktoje? Po edhe kėtė ma ke thėnė! Kurse unė, vetėm qė tė ishe ti i lirė tė braktisa...”


    Fytyra e lemeritur, e shpėrfytyruar e Nastasia Filipnovės i qėndornte fare pranė, e shinin sy tė ēmendure, buzėt e mavijosura lėviznin dhe ai e dėgjoi:
    - Me tė? Me tė?
    Atė ēast ajo humbi ndenjat nė krahėt e tij... princi iu ul pranė, nuk po ia ndante sytė; e pėrkėdhelte siē pėrkėdhelin njė fėmijė: kokėn, fytyrėn, krahėt. Qeshte sepse qeshte ajo, qe gati t’ia plaste tė qarit, duke parė si i rridhnin asaj lotėt. Nuk thoshte as edhe njė fjalė, por e pėrpinte belbėzimin e saj ethshėm, tė palidhur, duke mos kuptuar asgjė ē’thuhej; qeshte ngadalė. Kur i dukej se pėrsėri po e kaplonte trishtimi, edhe ai ndjente trishtim; ajo zinte e qante, edhe atij i mbusheshin sytė me lot; kur ajo e qortonte, ai e ledhatonte si foshnjėn: nga koka, nga faqet, nga krahėt; e qetėsonte siē qetėsojnė fėmijėt.



    “A ishte vallė (Nastasia), njė grua e lexuar, siē e paska pėrcaktuar Eugjeni apo, ishte grua e ēmendur, siē besonte princi. Sidoqė tė ishte, ajo grua, ndonjėherė me ca mėnyrė brutale, madje cinike, nė tė vėrtetė ishte mė e turpshme, mė e dashur dhe mė e besės sesa dukej. Nė sjelljen e saj shumė gjėra vinin nga librat, nga ėndėrrimet, nga mbyllja nė vetvete, nga fantazia e lodhshme por, shprehja e tyre ishte fort e ndier dhe e thellė.
    Agallja kėtė e dinte mirė dhe mend pėlciste nga smira”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •