Anėtari i shoqėrisė mbretėrore gjeografike italiane Baldacci hedh dritė mbi realitetin shqiptar tė asaj kohe. Projektet e Europės dhe lakmitė e fqinjėve

Pse u nda Shqipėria nė fillim tė shekullit XX

Si u tkurr Shqipėria e madhe nga 92 mijė kilometra katrorė nė 28.000

ANTONIO BALDACCI (Romė, 1917)

Nė hyrje tė librit voluminoz “Intireraret shqiptare”, bėhet e njohur se autori i tij prof. Antonio Baldacci ėshtė njė ndėr autorėt qė kanė dhėnė njė ndihmesė tė madhe pėr tė njohur Shqipėrinė, “kėtė vend ende plot mister dhe poezi”. Ky mbrojtės i palodhur i tė drejtave tė popullit shqiptar, ka studiuar pa ndėrprerje Shqipėrinė nė tė gjitha aspektet, si natyralist dhe etnograf i shquar. “Panorama” po i jep sot lexuesit kreun e parė tė kėtij libri, qė ėshtė njė shqyrtim i pėrgjithshėm mbi Shqipėrinė e asaj kohe.

“Konferenca e Londrės, qė e cungoi atė qė duhej tė ishte Shqipėria e pavarur, i jepte Shtetit tė ri njė sipėrfaqe me rreth 28.000 km2, me 800.000 banorė. Kjo nuk ishte Shqipėria e Madhe qė dėshironin patriotėt. Ata do tė donin tė katėr ish-vilajetet turke tė Shkodrės (10.800 km2), tė Janinės (17.000 km2), tė Kosovės (32.900 km2) dhe tė Manastirit (28.500 km2), sė cilės i shtonin edhe njė pjesė tė vilajetit tė Selanikut (rreth 3.000 km2), pra gjithsej 92.200 km2, me njė popullsi prej rreth mė se dy milionė e gjysmė banorė. Por kjo kėrkesė e tyre ishte njė aspiratė e tepėruar, sepse, ndėrsa ėshtė e vėrtetė qė shteti i pėrkufizuar nga Konferenca e Londrės, nuk pėrmblidhte tė gjithė familjen e madhe tė shqiptarėve. Ėshtė e vėrtetė edhe se, brenda kėtyre kufijve tė pretenduar, intensiteti i grupeve tė shqiptarėve zvogėlohet, sa mė tepėr ato largohen nga bėrthama qendrore e pėrbėrė nga Shteti i ri, deri nė atė shkallė sa ato lejoheshin brenda popullsisė greke dhe sllave, qė pėrbėnin shumicėn. Krijimi i njė shteti shqiptar tė madhėsisė mesatare, siē u projektua nga Evropa, dhe e banuar thuajse vetėm nga shqiptarė, ushqente shpresėn se do tė mėnjanonin kėrkesat kėmbėngulėse fetare dhe politike nė dobi tė njėrės ose tjetrės propagandė, dhe duke nxjerrė nė pah njė ndjenjė civile, do tė sigurohej mirėqenia e atdheut tė pėrbashkėt. Tre besimet sunduese nė Shqipėri, myslimanėt, ortodoksėt dhe katolikėt, tė cilave mund t“u shtohet edhe besimi i bektashinjve (rrethet administrative tė Krujės, Beratit, Tepelenės, Gjirokastrės) duhet tė binden pėr nevojėn absolute qė tė ecin nė njė rrugė, qė ua kėrkon interesi mė i lartė i atdheut. Rrėmbimi karakteristik i popullit shqiptar (ai thotė se e ka zemrėn nė grykė), sqima dhe ambicja e tij, frut i asaj lirie, qė i hap rrugėn mungesės sė ēdo frenimi dhe nėnshtrimi tė trashėguar prej shekujsh, duhet tė ndreqen pėr t’i shėrbyer kėtij parimi mė tė madh, me qetėsi e mend nė kokė, sepse vetėm kjo mund tė shpjerė nė veprimtarinė e madhe tė shtetit.

Do tė ishte e dėshirueshme qė tė hynte si pjesė e Shqipėrisė edhe pjesa mė e madhe e vllehėve dhe veēanėrisht ajo masė kompakte e Pindit, qė iu dha Greqisė dhe qė rrjedhimisht do tė shkojė drejt zhdukjes. Popullsia vllahe, qė ka jetuar gjithmonė nė marrėdhėnie tė shkėlqyera me popullsinė shqiptare, dėshiron bashkimin me Shqipėrinė, ku me qytetėrimin e saj mė tė madh dhe veprimtarinė e shquar nė fushėn e blegtorisė, tė bujqėsisė, tė mjeshtėrive dhe tė tregtisė, do tė mund tė ishte me dobi tė pakufishme. Vllehėt kanė tė zhvilluar shpirtin e nismės tė stėrgjyshėrve tė tyre tė lashtė romanė dhe po tė mos ishin tė detyruar tė jetonin jashtė aspiratave tė tyre, do tė pėrfaqėsonin njė nga bazat mė pozitive tė rendit ballkanik. Mbretėria mesjetare bullgaro-rumune ėshtė nė kėtė vėshtrim shumė interesante. Ne, italianėt, do tė kėnaqeshim, nė qoftė se aspiratat vllahe do tė plotėsoheshin, sepse politika e qeverisė sonė, veēanėrisht nė njėzet vjetėt e fundit, ėshtė pėrputhur gjithmonė me atė tė Rumanisė nė mbrojtje tė romanizmit ballkanik. Sulltani Abdyl Hamid u ka dhėnė vllehėve, nė saje edhe tė nismės sonė, koncensionet mė tė mėdha. Patriotėt arumuno-maqedonė kujtojnė edhe sot me mirėnjohje tė thellė iradėn perandorake tė vitit 1905, qė i nderuari Fortis ia arriti ta siguronte nga sulltani plak…”

Pėrbėrja e popullsisė shqiptare

“Grupi mė i madh dhe interesant i arumunėve tė Ballkanit ėshtė ai qė njihet me emrin e fisit tė frashėriotėve, qė banojnė nė krahinat e Korēės, Beratit dhe Pėrmetit nė Epir, zonė qė grekėt duan t’ia shkėpusin Shqipėrisė. Kėta frashėriotė, qė janė shpėrndarė edhe nė Maqedoni dhe Thesali, kanė ruajtur tė paprekur, gjatė tė pėrpjetave dhe tė tatėpjetave tė shekujve, karakterin latin tė idiomės sė tyre, tė zakoneve dhe tė veshjeve…

Ndėrkaq vllehėt e Pindit i kaluan pėrfundimisht Greqisė dhe jo Shqipėrisė, siē kėrkonin ata vetė. Greqia nuk u mjaftua me Pindin, por sulmoi me propagandėn e vet edhe atė pjesė tė Epirit qė i ishte njohur Shqipėrisė, me Gjirokastrėn dhe me pjesėn e mbetur nga vilajeti i vjetėr i Janinės, si dhe me pjesėn perėndimore tė Manastirit, qė nuk e kishte marrė Serbia. Gjirokastra ishte qyteti mė vital i Shqipėrisė sė jugut, qė pėrfshinte zonėn ekstreme tė sigurimit pėrballė Greqisė. Ky qytet duhej tė pėrbėnte njė qendėr tėrheqėse me rėndėsi shumė tė madhe pėr popullsinė e shpėrndarė shqiptare nėpėr territorin grek. Pėr sa i takon krahinės sė Gjirokastrės, le tė kujtojmė se gazetat greke zhvilluan njė fushatė pėr tė mbėshtetur, kundėr sė vėrtetės, pretendimin se shumica e popullsisė sė kėsaj krahine ishte greke. Por, mė 1896, konsulli i pėrgjithshėm italian nė Janinė, komendatori Millelire i shkruante ambasadorit nė Kostandinopojė se bejlerėt dhe shefat e tjerė shqiptarė, nėpėrmjet njė italo-shqiptari, i quajtur Fanti, me origjinė nga krahina e Gjirokastrės, i kishin deklaruar se tė gjithė, pa dallim, myslimanė dhe tė krishterė, nuk do t’i bashkoheshin kurrė Greqisė dhe se, nė rast tė kundėrt, do ta digjnin vendin dhe do tė vrisnin fėmijėt e tyre. Unė qė po shkruaj e njoh vėrtetėsinė e kėtij dokumenti, sepse duke udhėtuar shpesh nėpėr Epir me komendatorin Millelire, dėgjoja ēdo ditė aspiratat dhe ndjenjat e shqiptarėve tė vilajetit tė Janinės nė atė kohė”.

Greqia dhe pretendimet e saj

“Greqia, shumė pėrpara luftės sė dytė ballkanike, ia doli tė bėjė me ndihmėn e kishės, tė shkollės, tė agjentėve tė qeverisė dhe atyre tregtarė, si dhe me anė tė rrugėve tė lundrimit, njė politikė imperialiste nė tėrė Epirin deri nė Seman, dhe me mbarimin e kėsaj lufte kėrkoi qė patjetėr e gjithė kjo zonė tė njihej si greke. Por, kjo shpresė perėndoi: si rezultat i kundėrshtimit tė vendosur tė Italisė dhe tė Austrisė. Teza e tyre, e mbėshtetur mė parė nga aleatėt, domethėnė teza e copėtimit tė plotė tė Shqipėrisė, e detyroi Greqinė tė zvogėlojė pretendimet, duke kėrkuar vetėm zotėrimin e gjirit tė Vlorės, por jo tė shkėmbit tė Sazanit (qė Greqia gjithnjė e ka konsideruar, kundėr ēdo tė drejte dhe kundėr ēdo argumentimi gjeografik, se ėshtė pjesė e ishujve tė Jonit), dhe duke kėrkuar qė kufiri greko-shqiptar tė fillonte nga bregu i Adriatikut, rreth 15 kilometra nė jug tė vetė gjirit, pėr tė mbėrritur nė drejtimin veri-lindje nė liqenin e Ohrit dhe tė bashkohej atje me kufirin serb. Nga njėra anė Italia dhe Austria dhe nga ana tjetėr Greqia u bindėn mė nė fund ta dredhojnė kufirin nė Pargė dhe pastaj nė Kalamas, nė mėnyrė qė kufiri i ri tė mbaronte nė kepin e Stilos. Me tė drejtė, dy fuqitė e Adriatikut refuzuan tė bėjnė lėshime tė mėtejshme, edhe pse tė dyja ishin fort tė interesuara pėr rindėrtimin e njė shteti shqiptar tė pavarur, qė tė ishte nė mėnyrė tė mjaftueshme i fortė dhe vital, edhe pse deshėn qė kanali i Korfuzit, qė ka njė rėndėsi tė madhe strategjike, tė mos binte tėrėsisht nė duart e Greqisė, qė ishte kthyer nė njė fuqi talasokratike jo e papėrfillshme. Dihet veprimtaria e parreshtur e intrigave qė ka zhvilluar mė pas Greqia pėr tė penguar ravijėzimin e kufirit jugor tė Shqipėrisė dhe pėr t’i marrė shtetit tė ri shumė nga rajonet e tij mė pjellorė dhe mė tė populluar (pa tė cilėt ai nuk mund tė jetonte), duke dhunuar hapur parimin e kombėsisė sė popullit shqiptar. Vendi, mbi tė cilin Greqia ka drejtuar lakminė e saj mund t’i vėrtetojė shkencės dhe diplomacisė, mbi bazėn e parimit tė kombėsisė, se Greqia nuk ka ndonjė tė drejtė qė t’ia vlejė tė shqyrtohet. Neve nuk do tė na mungojė respekti pėr Greqinė, duke thėnė se nuk ka kursyer asnjė mjet pėr tė shkombėtarizuar pėr qėllimet e veta megalomane Epirin verior dhe qendror, siē kishte bėrė mė parė pėr Epirin jugor. Njė studiues i ēėshtjes epirote ka shkruar kėto kohėt e fundit: “Ėshtė njė fakt i padiskutueshėm se nė Shqipėrinė jugore po zhvillohet prej shumė vjetėsh nga grekėt njė veprimtari e zellshme dhe kėmbėngulėse pėr asimilimin dhe shkombėtarizimin e popullsisė shqiptare. Grekėt, nėpėrmjet dhuratave tė bollshme tė helenėve pasanikė tė shpėrndarė nėpėr botė, kanė mundur tė mbjellin dendur nė Shqipėrinė jugore shkollat dhe kishat e tyre, dhe duke vlerėsuar edhe faktin se shumė shqiptarė tė jugut ndjekin besimin greko-ortodoks, kanė mundur tė arrijnė suksese tė theksuara. Atje ku nuk kanė mjaftuar shkollat, kishat dhe paratė, kanė hyrė nė skenė bandat greke pėr tė ushtruar akte tė prepotencės dhe brigandazhit nė dėm tė popullsisė shqiptare, qė nuk pranon tė braktisė gjuhėn, zakonet dhe aspiratat kombėtare. Beteja pėr kombėsinė ėshtė shpėrthyer nga grekėt jo rrallė nė Shqipėrinė jugore dhe gjatė shumė viteve me metoda tė ashpra, tė pėrdorura nga vetė grekėt, nga bullgarėt dhe nga serbėt nė krahinat e Maqedonisė”. Populli shqiptar i braktisur nė fatin e vet, pa shkolla, pa kishat e veta, pa ndihma materiale dhe morale tė pėrshtatshme pėr tė kundėrbalancuar punėn sekrete dhe tė hapur tė tė gjitha propagandave qė e kanė copėtuar, ėshtė gjetur i dobėt para propagandės panhelenike. Qeveria turke i dėrgonte toskėt tė shtypnin revolucionet nė Jemen dhe e shpopullonte vendin. Shumė popullata tė futura nė kurth dhe tė lodhura nga qėndresa binin lehtas pre e lakmisė greke. Por, nuk u kthyen tė gjithė helenė nė shpirt dhe shumė shqiptarė tė jugut qė flasin greqisht jashtė shtėpisė, brenda mureve tė banesės pėrdorin vetėm gjuhėn kombėtare. Ndryshe si mund t’i rezistosh propagandės greke? Mjafton vetėm njė shembull i marrė rastėsisht nga qindra e qindra tė tjerė. Mė 20 qershor 1905, njė bandė brigandėsh grekė hynė nė Plasė, njė fshat afėr Korēės, i banuar sidomos nga arumunė, grabitėn kishėn, dogjėn librat e shenjtė, terrorizuan popullsinė dhe u larguan, pasi afishuan kėtė proklamatė pėr banorėt: “Njoftojmė banorėt se kush do tė deklarohet me kombėsi vllahe, ose do tė dėrgojė fėmijėt e tij nė shkolla vllahe, ose do tė lutet nė kishė vllahe, do tė dėnohet me vdekje dhe do t’i pritet koka”.

Elementi shqiptar nė vėshtirėsi

“Kjo situatė e tmerrshme, nė tė cilėn gjendet elementi shqiptar nga njėra anė dhe ai vllah nga ana tjetėr, tė dy tė braktisur nė fatin e tyre, ka krijuar njė gjendje tė tillė, ku pushtimi grek i Epirit zyrtarisht shqiptar, i ka vėnė vetes qėllimin qė tė shkatėrrojė ēdo gjė qė nuk ėshtė greke; ēdo gjė, dhe nė rast nevoje i gjithė vendi tė mbytet nė gjak. Nė kėtė mėnyrė, pas disa vjetėsh nuk do tė dėgjohet mė nė Epir asnjė fjalė shqip ose vllahisht. Por, a e kujtojnė rastėsisht grekėt pikėllimin qė kish nė zemėr historiani i tyre Phrantses, kur thoshte i tronditur se Peloponezi ishte kthyer tėrėsisht nė shqiptar? Ata shqiptarė kishin mbėrritur aty nga Epiri, sikundėr dėshmojnė emrat qė tė ardhurit e rinj u dhanė fshatrave tė tyre dhe qė riprodhojnė tė gjitha vendet dhe emrat e Epirit, ata u bėnė ushtarė nga despotėt dhe arkondėt grekė pėr t“u mbrojtur nga ndikimet e tė huajve dhe statistikat greke janė akoma tė detyruara edhe sot tė rinjohin mijėra e mijėra shqiptarė qė jetojnė nė mbretėrinė e vjetėr greke. Ne, italianėt, mund tė provojmė me rapsoditė tė vėrtetėn qė pohojmė. Nė kohėn e pushtimit turk nė Greqi, popullsia e shumė fshatrave shqiptare emigruan nė Italinė e jugut dhe nė kėngėt e tyre kujtohet prejardhja nga Morea dhe riti i tyre ėshtė akoma ai grek. Bregdeti shqiptar qysh prej kohėsh tė lashta ka qenė hyrje-dalja e tregtisė nga Danubi nė Adriatik dhe ka qenė, pra, pikėsynimi gjithnjė i lakmueshėm i tė gjitha aspiratave tė popujve danubianė. Nė Mesjetė, si dhe nė lashtėsi, rrugėt e karvaneve ndėrmjet Danubit dhe Adriatikut kanė qenė gjithmonė aktive, edhe nėpėrmjet gėrmadhave, dhe vazhdonin t“u shėrbenin qyteteve kryesore qė kishin porte tė rėndėsishme si Durrėsi, Antivari, Kotorri, Raguza; ishin rrugė qė vinin nga Kosova, Metohia dhe Serbia, dhe mund tė quheshin arterie tė bagėtisė e tė mineraleve qė ēonin nė vendet e perėndimit, si dhe tė produkteve tė industrisė e tė qytetėrimit perėndimor qė ēonin drejt vendeve danubiane. Kėto trafiqe, si tė eksportit, ashtu edhe tė importit, lidheshin kryesisht me Italinė. Trafiku me Bizantin dhe me Selenikun ishte i kufizuar. Rruga e Zetės, si dhe ajo nga Prizreni, Shkodra dhe Antivari kishin rėndėsi tė madhe edhe nė kohėn e turqve. Ura e Vezirit ėshtė vepėr e Bushatllinjve, po ashtu si edhe ura mė e vjetėr e Mesit dhe shumė tė tjera. Nė jug vazhdonte veprimtarinė e vet rruga Egnatia, qė fillonte nė Durrės. Nga kjo rrugė kanė mbetur akoma gjurmėt nė terren dhe nė rrugėt e karvaneve. Por, pavarėsisht nga dekadenca qė pėsoi vendi, pėr shkak tė braktisjes dhe tė anarkisė, kėto dy rrugė tė trafikut ndėrmjet lindjes dhe perėndimit, mbetėn shumė aktive deri nė shekullin XIX. Dr. J.Muller, qė ishte pėr njė kohė tė gjatė nė shėrbim tė turqve nė fillim tė kėtij shekulli, tregon se nė territorin e Kosovės dhe tė Metohisė mbėrrinin edhe atėherė nėpėrmjet rrugės sė Zetės produktet e kulturės italiane dhe niseshin produktet e bujqėsisė, tė blegtorisė dhe tė minierave. Deri nė kėta dhjetėvjeēarėt e fundit, tregtia ndėrmjet Prizrenit, Shkodrės, Adriatikut dhe Italisė ishte e leverdisshme, dhe kjo pavarėsisht se vendi nė tėrėsi ishte shpesh nėn pushtetin absolut tė banditėve, megjithėse turqit ishin kujdesur pėr sigurimin e rrugės, duke vendosur gjatė kėsaj arterieje pika tė shumta tė rojeve. Rrugėt e karvaneve tė Zetės dhe tė Egnatias janė rrugė tė transmetimit tė emigracionit historik dhe tė trafiqeve italo-ballkanike, tė cilat nė aspektin e fundit kanė humbur rėndėsinė e tyre primitive vetėm pas ndėrtimit tė hekurudhės ndėrmjet Beogradit dhe Selenikut; atėherė karvanet filluan tė humbin rėndėsinė e tyre nė dobi tė Selenikut dhe nė dėm tė Durrėsit dhe tė porteve tė Adriatikut: Kosova, Metohija dhe Maqedonia, qė mė parė vinin nė Adriatik, ndėrruan rrugė drejt Egjeut”.

Serbėt e kishin lėnė veriun e Shqipėrisė mes perėndimit e lindjes

“Qytetėrimi serb mesjetar ka lėnė nė Shqipėrinė veriore, vend i tranzicionit ndėrmjet qytetėrimit lindor dhe atij perėndimor, gjurmė tė dukshme, sidomos nė kisha dhe kėshtjella. Megjithatė, Shqipėria ka mbetur nė varfėri dhe pėrzjerjet shqiptaro-serbe mesjetare nuk janė tė rrėnjosura thellėsisht. Nė malėsitė ka mundėsi qė serbėt tė kenė qėndruar mė tepėr me forcė se me ligje, ata nuk kanė lėnė gjurmė serioze tė njė asimilimi tė vėrtetė, megjithėse toponimia sllave ėshtė shumė e bollshme pėrsa u takon malėsive. Zbulimet e fundit na bėjnė tė njohur se udhėheqėsit shqiptarė kishin mėsuar mirė serbishten, si gjuhė tė qeverisė dhe tė aferave, por nė familje kishin mbetur shqiptarė tė pėrkryer. Dhe ndoshta sundimi serb u vendos fillimisht nė fund tė shekullit XIII pėr tė ngacmuar shpirtin shqiptar. Nė kėtė kohė, nė tė vėrtetė, ne fillojmė tė kemi lajme pėr emigrime tė shumta tė shqiptarėve qė nuk e duronin zgjedhėn serbe nė Shqipėrinė qendrore, gjė qė del qartė nė kohėt mė tė mira tė qytetėrimit sllav, kur apostulli i pavarėsisė shqiptare, Karl Topia, shpėrnguli krejt Balshajt dhe i vendosi nė tokat e fiseve fisnike tė Durrėsit. Kėto lėvizje tė fiseve malėsore, qė kanė lėnė gjurmė tė pandėrprera nė kujtesėn e popullit, dhe qė u shtuan nė shekullin XIV, kanė qėnė tė detyruara, pa dyshim, nga pėrndjekjet e serbėve. Gjatė sundimit turk gjendja ka ndryshuar. Procesit tė sllavizimit tė kryer nga serbėt iu kundėrvu njė proces shumė i fortė i shqiptarizimit, nė vazhdim tė tė cilit serbizmi pothuajse u asgjėsua. Por ndėr shqiptarėt mbetėn tė ndjeshme zakonet dhe legjendat e serbėve. Dhe ndėrsa nga njėra anė shohim ndikimin qė serbėt kanė ushtruar nė jetėn intime familjare tė shqiptarėve, nga ana tjetėr vemė re se shqiptarėt u kanė dhėnė serbėve normat e sė drejtės sė tyre zakonore. Nuk ka dyshim se kuēėt, piperėt dhe vasojeviēėt, siē tregojnė rapsoditė, nuk rrjedhin nga familje shqiptare. Martesa bėhen edhe sot ndėrmjet serbėve tė Malit tė Zi dhe shqiptarėve katolikė tė Shqipėrisė kufitare. Pėrkundrazi, mirditorėt ruajnė traditėn se paraardhėsit e tyre janė me origjinė sllave, dhe kjo mbėshtetet nga Hahni dhe Hequardi. Mendimi i shprehur nga kėta dy udhėtarė ėshtė mbėshtetur nga dėshmitė e personave tė denjė pėr t’i besuar, qė i kanė vjelur kėto kohėt e fundit nga goja e mirditorėve (ndėrmjet tė cilėve edhe kapiteni Ndue Gjoni), tė cilėt thonė se janė tė prejardhur nga tre vėllezėr me origjinė nga fusha e Kosovės. Sipas kėsaj legjende, njė nga tre vėllezėrit mbeti nė atdhe, i dyti erdhi nė Mirditė dhe i treti shkoi nė Shalė”.

Pėrshtypje e rremė

“Edhe sot mirditasit dhe shalianėt konsiderohen si kushėrinj me lidhje martesore dhe, pėr mė tepėr, nuk do tė ndodhė kurrė qė njė mirditor tė marrė njė vajzė nga Shala, ose anasjelltas. E gjithė kjo tregon se mbivendosjet e fiseve, tė popujve dhe tė ndikimeve kanė qenė tė vazhdueshme si dallgėt e njė deti nė stuhi nė kėtė zonė kufitare ekstreme tė Ballkanit perėndimor dhe tė humnerave dinarike, tė Alpeve shqiptare, tė Akroēeraunisė, ku popujt mė tė ndryshėm janė pėrleshur egėrsisht pėr sundimin e detit dhe tė pasurisė, nė kėrkim tė vendqėndrimeve mė tė mira. Njeriu nuk ėshtė ndalur kurrė, dhe aq mė tepėr nė kėto anė, ku instinkti bredh si endacak i shqetėsuar, ndoshta edhe nga vėshtirėsitė e jetės endacake qė u ka krijuar mjedisi i varfėr nė burime blegtorale ndėrmjet kullotave bregdetare dhe maleve”.