Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Mitologjia Greke

    Kisha kohe pa lexuar rreth mitologjise greke dhe pikerisht sot me shkoi ne mendje te lexoja sa me shume materiale te cilat shpjegojne egzistencen dhe rolin e femres ne mitologji.

    Dua te nis nje pershkrim mbi Medusen, ndoshta figura qe me ka terhequr me shume nga te gjithe te tjerat. (Ketu pershendes dhe Henrin, duke qene se fare rastesisht me ka krahasuar me nje te tille kohe me pare) Kuptohet materialet me poshte jane marre nga faqe te ndryshme te internetit, gjithsesi u mundova te lexoja disa "opinione" per te marre dicka qe eshte sa me e plote dhe "reale".

    Te gjithe jeni te mirepritur te flisni rreth figures se femres (pergjithesi e vecanti), duke u mbeshtetur ne mitologjine greke.


    Medsa

    Medusa do te thote : zgjuarsi udheheqese femerore . Ne Greqi njihet si Metis ndersa ne Egjipt si Met/ Maat.

    Simbolizon zgjuarsine dhe misteret femerore, ciklet e Kohes (te shkuaren, te sotmen dhe te ardhmen), ciklet natyrore (jeten, vdekjen dhe rrilindjen). Roje e portave te Parajses, Tokes dhe Ferrit. Eshte e dashura e shtazeve, me energji te fshehur dhe aktive. Eshte ajo qe lidh parajsen me Token dhe shkaterron per te ruajtur balancen. Eshte e verteta e realitetit, e gjitha prapa dy fytyrave. Shkateron tek mortalėt, iluzionet. E ndaluar dhe ne te njejten kohe zgjuarsi e nevojshme.

    Medusa ishte gorgon(ja) (ne mitologjine greke gorgon eshte nje femer shtaze, e njohur gjithashtu si Gorgo. Dy gorgonet e tjera Stheno dhe Euryale ishin te pavdekshme. Medusa u kthye nga njeri ne gorgon (nga Athinaja) si rrjedhoje ajo mbeti mortale) me e njohur, me floke te gjate dhe te bukur. Njohja e saj me Poseidonin (neptun) merziti shume Athinane dhe si mallkim ajo i shnderroi floket e bukur te Meduses ne gjarperinj dhe e shperfytyroi. Pamja e saj (pas kesaj) ishte aq e tmerrshme sa cdo qenje e qalle qe e shikonte ne sy kthehej ne gurr.

    Pasi Perseus, me urdher te Athinase i preu koken Meduses (duke mbajtur ne fytyre masken qe i kish dhene Athinaja ne menyre qe mos kthehej ne gurr nga shikimi i Meduses) nga Medusa lindi Pegasus (kale me krahe) dhe Chrysaor. Gjaku qe rrodhi ne shkretetiren Libiane gjate "lindjes" se tyre u kthye ne gjarperinj. Me pas nje nga keta gjarperinj vrau Mopsus.


    Kaq per tani se vajti ora e pushimit


    Pershendetje!

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Alkmene ishte nena e Herkulit. Me mashtrimin e Zeusit lind Herkuli (dhe vellai i tij binjak, i cili ishte i biri i Amfitrionit... 2 binjake me baballare te ndryshem). Nje nga gjerat qe me ka cuditur tek Odiseja eshte se Odiseja e gjen Herkulin ne Had (bashke me Agamemnonin, etj.). Si eshte e mundur kjo kur Herkuli eshte i pavdekshem? Pyetje e castit kjo, se e di qe eshte jashte teme e nuk do ia gjejme fillin ketu. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 25-05-2006 mė 10:54
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me sa mbaj mend une (dhe kam kohe pa lexuar Mitologji ndoshta dhe gaboj), Homeri e shpjegon disi qe Herkuli ishte ne forme fantazme (kish tjeter karakter nga te vdekurit e tjere) pasi ai dhe atje bashkejetonte me perendite e padvdekshme.

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Herkuli ne Had? Ndoshta ka variacione te ndryshme per zbritjen poshte atje. Une kam lexuar dy raste per Herkulin qe ka zbritur ne boten e vdekjes. Rasti i pare eshte te bemat. Nje nga te dymbedhjeta ishte vrasja e Cerberit, qenit me tre koke qe ruante porten e "ferrit" Rasti tjeter eshte kur zbriti per te marre qe andej gruan dhe femijte e tij te cilet ne nje moment terbimi te shkaktuar nga Hera i kishte vrare vete.
    Zbritja aty poshte nuk eshte gje e re. Nga personat e zbritur e te rikthyer rezulton Orfea. Kengetari i famshem me lire nga qe i kishte vdekur gruaja dhe kishte shkuar ne Had per ta marre perseri. Rasti tjeter eshte e bukura Persefoni e bija e Dhimitres perendeshes se natyres e te korrave. Persefonin e rrembeu Plutoni zoti i vdekjes meqe e kishte zene keq qymyri per te. Ne shenje proteste dhe zije e ema Dhimitra rrinte tere kohes e trishtuar, keshtu natyra nuk lulezonte. Zeusi u vu ndermjetes per te gjetur nje zgjidhje dhe vendosen qe Persefonin ta mbante Plutoni per gjysmen e vitit e gjysmen tjeter do rrinte me te emen. Keshtu shpjegohet dhe formimi i stineve. Gjysem viti toka eshte e shkrete se Dhimitra mban zi per te bijen ne Had, gjysmen tjeter toka lulezon nga gezimi qe jane te dyja bashke.
    Mitoligjia per simboliken e thelle qe ka me pelqen jashte mase. Per mua miti me i bukur eshte i Nefelit (rese), kur te kem ndonjehere kohe do e postoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julius : 25-05-2006 mė 15:12
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Nje nga te dymbedhjeta ishte vrasja e Cerberit, qenit me tre koke qe ruante porten e "ferrit"
    Nuk e vrau Cerberin, thjesht misioni ishte ta conte para Euristhes, me pas e ktheu ne Had.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nuk e vrau Cerberin, thjesht misioni ishte ta conte para Euristhes, me pas e ktheu ne Had.
    Lapsusi im atehere.
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Cilat jane trimerite e Herkulit?
    sereno

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Na kujtove leximet e vegjelise

    Hera ishte xheloze per lindjen e Herkulit (biri i Zeusit me Alkmenen), dhe u mundua ta vrase qe ne lindje duke i derguar gjarperinj ne djep...
    Shume me vone i turbulloi trute, dhe ky vrau gruan e kalamajte e tij. Zoterit per ndeshkim e detyruan te kryente 12 bema qe te shlyente mizorine e tij.

    Une mbaj mend vrasjen e Luanit te Nemeas, Mundja e Hydras, Vrasja e zogjve te Stimfalise qe kishin sqep e kthetra celiku vrasja e Minotaurit...Cerberi u permend me lart...te tjerat t'i thone ata qe i dine me mire.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E de, e... ne Had, e s'po kryente ndo nje nga detyrat qe i kishin dhene... se me bete te hap librat (per nje moment mendova mos ishte te Dantja si "vrases"). Kur Odiseu shkon nentoke, aty gjindet citimi i famshem i Akilit, "Me mire te jem nje fshatar i varfer dhe i gjalle se sa i pari i vendit ne Had." lol (E kunderta me Djallin, "Me mire i pari i vendit ne Ferr se sa sherbetor ne Parajse.") Kurse me Herkulin nentoke, ajo eshte nje nga paradokset e Homerit, pasi ai u be hyjni kur vdiq.

    Tjeter qe me pelqen nga mitologjia, pervec sirenave apo Medeas, me pelqen historia e Persefonit & Dimitres. Ikja e Persefonis, humbja e virgjerise, shkeputja nga femijeria, dhe Dimitra qe e kerkon, nena qe nuk ka arritur ta pranoje se e bija u rrit, qe nuk mund te shkeputet nga identiteti i te qenit nene. Me kujton Anne Sexton's "Rapunzel." Greket i kane thene e bere te gjitha ne lidhje me psikologjine.

    Kisha nje provim dikur dhe pyetja ne provim ishte, "Cila eshte nje nga temat qe rishfaqen vazhdimisht tek METAMORFOZA e Ovidit?" Ngela gjysem ore me ate pyetje e s'po me vinte nder mend pergjigjja qe ishte brenda pyetjes -- METAMORFOZA! Une veja gerrmoja per ndo nje kuptim me te thelle se aq... lol.

    P.S.: S'kisha nder mend te ri-hapja nje teme, por mire bete qe e bashkangjitet postin tim tek kjo teme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    herkuli

    pra cilat jane trimerite ?
    Disa thone qe jane 100 dhe nje pjese e tyre nuk jane kaq te lehta per tu thene...sepse nuk perkojne me moralin e sotem!!!
    DP
    sereno

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  2. Pėremrat pyetės
    Nga iliria e para nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:40
  3. Anglisht - Mitologjia Greke: Permbledhje
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 02:04
  4. Mitologjia jone?
    Nga elb77 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •