Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime

    Mitologjia Greke

    Kisha kohe pa lexuar rreth mitologjise greke dhe pikerisht sot me shkoi ne mendje te lexoja sa me shume materiale te cilat shpjegojne egzistencen dhe rolin e femres ne mitologji.

    Dua te nis nje pershkrim mbi Medusen, ndoshta figura qe me ka terhequr me shume nga te gjithe te tjerat. (Ketu pershendes dhe Henrin, duke qene se fare rastesisht me ka krahasuar me nje te tille kohe me pare) Kuptohet materialet me poshte jane marre nga faqe te ndryshme te internetit, gjithsesi u mundova te lexoja disa "opinione" per te marre dicka qe eshte sa me e plote dhe "reale".

    Te gjithe jeni te mirepritur te flisni rreth figures se femres (pergjithesi e vecanti), duke u mbeshtetur ne mitologjine greke.


    Medsa

    Medusa do te thote : zgjuarsi udheheqese femerore . Ne Greqi njihet si Metis ndersa ne Egjipt si Met/ Maat.

    Simbolizon zgjuarsine dhe misteret femerore, ciklet e Kohes (te shkuaren, te sotmen dhe te ardhmen), ciklet natyrore (jeten, vdekjen dhe rrilindjen). Roje e portave te Parajses, Tokes dhe Ferrit. Eshte e dashura e shtazeve, me energji te fshehur dhe aktive. Eshte ajo qe lidh parajsen me Token dhe shkaterron per te ruajtur balancen. Eshte e verteta e realitetit, e gjitha prapa dy fytyrave. Shkateron tek mortalėt, iluzionet. E ndaluar dhe ne te njejten kohe zgjuarsi e nevojshme.

    Medusa ishte gorgon(ja) (ne mitologjine greke gorgon eshte nje femer shtaze, e njohur gjithashtu si Gorgo. Dy gorgonet e tjera Stheno dhe Euryale ishin te pavdekshme. Medusa u kthye nga njeri ne gorgon (nga Athinaja) si rrjedhoje ajo mbeti mortale) me e njohur, me floke te gjate dhe te bukur. Njohja e saj me Poseidonin (neptun) merziti shume Athinane dhe si mallkim ajo i shnderroi floket e bukur te Meduses ne gjarperinj dhe e shperfytyroi. Pamja e saj (pas kesaj) ishte aq e tmerrshme sa cdo qenje e qalle qe e shikonte ne sy kthehej ne gurr.

    Pasi Perseus, me urdher te Athinase i preu koken Meduses (duke mbajtur ne fytyre masken qe i kish dhene Athinaja ne menyre qe mos kthehej ne gurr nga shikimi i Meduses) nga Medusa lindi Pegasus (kale me krahe) dhe Chrysaor. Gjaku qe rrodhi ne shkretetiren Libiane gjate "lindjes" se tyre u kthye ne gjarperinj. Me pas nje nga keta gjarperinj vrau Mopsus.


    Kaq per tani se vajti ora e pushimit


    Pershendetje!

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Alkmene ishte nena e Herkulit. Me mashtrimin e Zeusit lind Herkuli (dhe vellai i tij binjak, i cili ishte i biri i Amfitrionit... 2 binjake me baballare te ndryshem). Nje nga gjerat qe me ka cuditur tek Odiseja eshte se Odiseja e gjen Herkulin ne Had (bashke me Agamemnonin, etj.). Si eshte e mundur kjo kur Herkuli eshte i pavdekshem? Pyetje e castit kjo, se e di qe eshte jashte teme e nuk do ia gjejme fillin ketu. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 25-05-2006 mė 11:54
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Me sa mbaj mend une (dhe kam kohe pa lexuar Mitologji ndoshta dhe gaboj), Homeri e shpjegon disi qe Herkuli ishte ne forme fantazme (kish tjeter karakter nga te vdekurit e tjere) pasi ai dhe atje bashkejetonte me perendite e padvdekshme.

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Herkuli ne Had? Ndoshta ka variacione te ndryshme per zbritjen poshte atje. Une kam lexuar dy raste per Herkulin qe ka zbritur ne boten e vdekjes. Rasti i pare eshte te bemat. Nje nga te dymbedhjeta ishte vrasja e Cerberit, qenit me tre koke qe ruante porten e "ferrit" Rasti tjeter eshte kur zbriti per te marre qe andej gruan dhe femijte e tij te cilet ne nje moment terbimi te shkaktuar nga Hera i kishte vrare vete.
    Zbritja aty poshte nuk eshte gje e re. Nga personat e zbritur e te rikthyer rezulton Orfea. Kengetari i famshem me lire nga qe i kishte vdekur gruaja dhe kishte shkuar ne Had per ta marre perseri. Rasti tjeter eshte e bukura Persefoni e bija e Dhimitres perendeshes se natyres e te korrave. Persefonin e rrembeu Plutoni zoti i vdekjes meqe e kishte zene keq qymyri per te. Ne shenje proteste dhe zije e ema Dhimitra rrinte tere kohes e trishtuar, keshtu natyra nuk lulezonte. Zeusi u vu ndermjetes per te gjetur nje zgjidhje dhe vendosen qe Persefonin ta mbante Plutoni per gjysmen e vitit e gjysmen tjeter do rrinte me te emen. Keshtu shpjegohet dhe formimi i stineve. Gjysem viti toka eshte e shkrete se Dhimitra mban zi per te bijen ne Had, gjysmen tjeter toka lulezon nga gezimi qe jane te dyja bashke.
    Mitoligjia per simboliken e thelle qe ka me pelqen jashte mase. Per mua miti me i bukur eshte i Nefelit (rese), kur te kem ndonjehere kohe do e postoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julius : 25-05-2006 mė 16:12
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Nje nga te dymbedhjeta ishte vrasja e Cerberit, qenit me tre koke qe ruante porten e "ferrit"
    Nuk e vrau Cerberin, thjesht misioni ishte ta conte para Euristhes, me pas e ktheu ne Had.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nuk e vrau Cerberin, thjesht misioni ishte ta conte para Euristhes, me pas e ktheu ne Had.
    Lapsusi im atehere.
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Cilat jane trimerite e Herkulit?
    sereno

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    969
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Na kujtove leximet e vegjelise

    Hera ishte xheloze per lindjen e Herkulit (biri i Zeusit me Alkmenen), dhe u mundua ta vrase qe ne lindje duke i derguar gjarperinj ne djep...
    Shume me vone i turbulloi trute, dhe ky vrau gruan e kalamajte e tij. Zoterit per ndeshkim e detyruan te kryente 12 bema qe te shlyente mizorine e tij.

    Une mbaj mend vrasjen e Luanit te Nemeas, Mundja e Hydras, Vrasja e zogjve te Stimfalise qe kishin sqep e kthetra celiku vrasja e Minotaurit...Cerberi u permend me lart...te tjerat t'i thone ata qe i dine me mire.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E de, e... ne Had, e s'po kryente ndo nje nga detyrat qe i kishin dhene... se me bete te hap librat (per nje moment mendova mos ishte te Dantja si "vrases"). Kur Odiseu shkon nentoke, aty gjindet citimi i famshem i Akilit, "Me mire te jem nje fshatar i varfer dhe i gjalle se sa i pari i vendit ne Had." lol (E kunderta me Djallin, "Me mire i pari i vendit ne Ferr se sa sherbetor ne Parajse.") Kurse me Herkulin nentoke, ajo eshte nje nga paradokset e Homerit, pasi ai u be hyjni kur vdiq.

    Tjeter qe me pelqen nga mitologjia, pervec sirenave apo Medeas, me pelqen historia e Persefonit & Dimitres. Ikja e Persefonis, humbja e virgjerise, shkeputja nga femijeria, dhe Dimitra qe e kerkon, nena qe nuk ka arritur ta pranoje se e bija u rrit, qe nuk mund te shkeputet nga identiteti i te qenit nene. Me kujton Anne Sexton's "Rapunzel." Greket i kane thene e bere te gjitha ne lidhje me psikologjine.

    Kisha nje provim dikur dhe pyetja ne provim ishte, "Cila eshte nje nga temat qe rishfaqen vazhdimisht tek METAMORFOZA e Ovidit?" Ngela gjysem ore me ate pyetje e s'po me vinte nder mend pergjigjja qe ishte brenda pyetjes -- METAMORFOZA! Une veja gerrmoja per ndo nje kuptim me te thelle se aq... lol.

    P.S.: S'kisha nder mend te ri-hapja nje teme, por mire bete qe e bashkangjitet postin tim tek kjo teme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    herkuli

    pra cilat jane trimerite ?
    Disa thone qe jane 100 dhe nje pjese e tyre nuk jane kaq te lehta per tu thene...sepse nuk perkojne me moralin e sotem!!!
    DP
    sereno

  11. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    OK, de, po te pergjigjem une, me qe s'iu drejtove dikujt ne vecanti. Kur kam qene e vogel shihja ate versionin e viteve '70 me Herkulin, s'di ne e ke pare por ne Shqiperi e jepnin shume. Pervec lekurave te shdritshme nga vaji apo vazelina qe u vinin aktoreve mbi trup (::iggle::, me kish bere pershtypje shume "pathos" i Herkulit, sic i thone Greket, se si vuajti heroi dhe se si u shpagua ne fund per kete. Bemat --

    Vrau Hydren me 9 koka, njera prej te cilave ishte e pavdekshme. Kete e tregonin me duket ne nje serial qe jepeshe te shtunave fill para ose pas Xenes, the warrior princess... lol. E vrau me Iolaus, ose nip ose side-kick (ne serial e tregonin si side-kick, nuk u permend kurre ndo nje lidhje familjare). Fakti qe e ndihmoi Iolaus u be si skandal i madh dhe nuk ia quanin si njera nga 10 detyrat e tij, keshtu ia shtuan edhe nje dhe ia bene 11.

    Tek i njejti serial gjithashtu tregonin seri ku Herkuli perballeshe me Amazonat, here si mik here si armik duke i luftuar. Kjo ishte njera nga detyrat e tij -- te sillte nje rrip brezi te Hipolites (dicka e tille), mbreteresha e Amazonave (cuditerisht kjo u martua me nje mbret dhe pati nje djale).

    Kohet e fundit e mora vesh se Herkuli kishte vajtur deri ne Iliri per te kerkuar mollet e Hesperides, molle te arta, qe sipas pershkrimit gjindeshin ne fund te botes, pershkrim qe me ka coroditur me vite (isha 7 atehere). Me ka futur nje imazh ne koke se si duhet te jete fundi i botes. Ndoshta ishte nje peme ne buze te nje humnere? Bota eshte rrumbullake. Atehere i bie te jete in the South Pole. Nuk kishte me gravitet dhe "bie" nga Toka. Po si eshte e mundur kjo kur Toka rrotullohet? lol Kam kontrolluar te gjitha hartat dhe globet qe mund te gjeja per te pare South Pole dhe askush s'ma varte per te me ndihmuar. Kerkoja harte e me bertisnin... lol, nxirrnin streset e asaj periudhe kohe, gjate trazirave te '90-'92-shit, Eksodusit, kur cdo pyetje qe beja, cdo gje qe kerkoja, sa here i terhiqja vemendjen ndo nje te rrituri me pergjigjeshin me nje shikim shume te rrepte aq sa zbrapsesha ne vend (very turned off) dhe i jepja imagjinates. Ne film e tregonin si nje vend i ngjajshem me Parajsen, qe me beri te mendoja se Herkuli patjeter njiheshe me Adamin dhe Even me qe te tri jetuan ne kohera te lashta. Pemen me mollet e arta e ruanin dragoi dhe 3 nimfat, aktore si hippies (ngjasonin me nje tjeter triumvirate -- Hera, Athina, Afrodita), dhe Herkuli shnderroi vendet me Atlas dhe mbante qiellin mbi supe nderkohe qe Atlas vajti te merrte mollet.

    Demi i Poseidonit, me te cilin ra ne dashuri gruaja e mbretit te Kretes, Minos. Edhe kjo histori me pelqen jashte mase -- mbreteresha ra ne dashuri me nje dem. Too funny. Herkuli ia coi mbretit qe i jepte keto detyra (ec e kujtoja emrin ti po deshe). Euripidi shkrojti dhe per kuajte e Diomedit, po nuk i mbaj mend hollesirat -- se c'duhet te bente dhe si e beri. Cerberi dhe luani i Nemeas u permend. S'e dija per Stymphalian birds me speqa celiku.

    Nuk jane te gjitha ne liste (fare lehte mund ti besh google nqs i do patjeter) se s'mbahen mend. Edhe ne i mbajta mend, mbarova se ngreni toast me Nutella per mengjes e po cohem nga kompjuteri. Mbaj mend qe beri nje gjurulldi tjeter Herkuli dhe nuk ia quajten, keshtu qe i shtuan dhe nje detyre tjeter dhe u bene 12. Mbaj mend gjithnje se Herkuli bente dicka qe ta veshtiresonte situaten, acaronte dike, ku di gje une... ndoshta kish fat te keq i ziu, e nuk ishte faji i tij. Te gjitha keto sherbejne per te mbajtur spektatoret/lexuesit mbi gjemba. Tani na trego ti nje cike per ate "moralin e sotshem" se me bere shume kurioze.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me nevojitet teksti i poemes "Iliada"(teksti ne rruge eletronike,sigurisht)Nese ka mundesi dikush,ju lutem, te me ndihmoje me ndonje adrese eletronike se ku mund te gjendet kjo poeme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkelzen Plasa : 07-10-2009 mė 18:41

  13. #13
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    532
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Para lindjes sė filozofisė si njė njohuri mė racionale tė tė menduarit kolektiv, nė Greqinė e lashtė Antike, dominonte njė sistem gjithėpėrfshirės mitologjik, i cili funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur, dhe pėr nivelin e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe, ajo ka dhėnė njė kontribut tė pakontestueshėm nė tė kuptuarit dhe interpretimin e tė gjitha realiteteve me tė cilat ballafaqohej shoqėria e asaj kohe.

    Pikėrisht pėrmes kėtij sistemi, qė nė shkencėn tone tė sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisė Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit tė shumė fuqive dhe fenomeneve tė ndryshme natyrore, dhe kjo mėnyrė e tė menduarit, ishte rrėnjosur thellėsisht nė bindjen e tyre kolektive.

    Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore…

    Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorė nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kėta kanė filluar tė sundonin me qiellin dhe token, ata, nė mes veti, e kishin tė ndarė pushtetin, nderin,lavdinė …

    Nė kėtė sistem tė pėrsosur tė kijerakisė hyjnore, ēdo gjė ka funksionuar sipas dėshirės dhe vullnetit tė pakontestueshėm tė Zeusit.

    Selia e tyre qendrore ka qenė nė Olimp, malin mė tė lartė tė Greqisė.

    Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin nė mes tė njerėzve tė zakonshėm dhe aty krijonin pasardhės. Fėmijėt e lindur nga martesat e pėrziera nė mes tė zotave dhe njerėzve trajtoheshin si gjysmė Zota dhe dispononin me aftėsi tė jashtėzakonshme.

    Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo qė ishte dedikuar vetėm atyre.


    1. ZEUSI

    Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokės, babai i njerėzve dhe Zotave tjerė. Konsiderohet si pari, mė i madhi dhe i pavdekshmi nga tė gjithė Zotat tjerė tė OLOMPIT.
    Ėshtė lindur nė njė shpellė tė malit DIKTA, ndėrsa ka jetuar nė njė shpellė tjetėr tė malit IDA, ku e kishte fshehur e ėma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisė nimfė e quajtur AMALETEJA. Pas betejės dhe fitores me titanėt dhe ciklopėt, e meritoi respektin dhe nėnshtrimin, duke u shpallur si baba i tė gjithė Zotave tjerė.
    Arma e tij ka qenė rrėfeja, ndėrsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkėshortja e pėrhershme dhe e pandashme e jetės ishte HERA, e cila besnikėrisht e ka pėrvjedhur gjatė tėrė veprimtarisė sė tij sunduese. Nga bashkėshortėsia me Herėn, Zeusi kishte katėr fėmijė: AREJĖN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..
    Aventurat e dashurisė tė Zeusit kanė qenė tė panumėrta. Nga kėto marrėdhėnie, Zeusi ka lindur shumė fėmijė zota, gjysmė zota, heronj…
    Si shembull nga dashuritė e tij tė shumtė, ėshtė e udhės ta pėrmendim dashurinė me MAJĖN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMĖN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndėrsa, nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MENEMUSĖN, kanė lindur 9 muza tė famshėm.
    Tė gjithė kėtė fėmijė jashtėmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanė qenė tė rrezikuara nga xhelozia hakmarrėse e bashkėshortes legjitime HERA.
    Pėrveē qindra grave tjerė, Zeusin me bukurinė e vetė tė jashtėzakonshėm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretėror dhe jetonte nė Trojė.
    Atė e sjelle nė OLIMP dhe e cakton afėr vetes qė t’i mbushte lėngun e nektarit nė kupėn e tij tė pijes.
    Po ashtu, si njėrėn prej dashurive tė veēanta tė Zeusit, mos tė mbetemi pa e pėrmendur lidhjen e tij me EVROPĖN e bukur, tė bijėn e AGINORIT dhe TELEFASES.
    Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshėm dhe RADAMENTA e drejtė. Evropa, mbetet nė ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia pėrvetėson tė gjithė fėmijėt e saj dhe nė shenjė mirėnjohje ndaj dashurisė qė kishte pėr te, kontinentin ton e emėrton me kėtė emėr - EVROPA.

    2. HERA

    Hera ishte bashkėshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtėsja e familjes dhe grave tė martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herės me Zeusin ka qenė shumė para se kėta tė dytė tė martohen.
    Ata takoheshin fshehtė. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrėdhėniet nė mes tė Zotave tjerė tė Olimpit dhe Zeusit si sundimtar tė pėrgjithshėm, atėherė, kėta tė dy lidhin Martesė. Hera lajmėrohet nė shumė tregime mitologjike tė asaj kohe.
    Si mė karakteristike pėr tė ishte se, ajo, pėrveē fėmijėve tė vetė, rritte dhe kujdeset edhe pėr fėmijėt tjerė. Dėnonte tradhtinė martesore dhe me ashpėrsi tė pashoq luftonte kundėr dashnoreve tė burrit tė saj.
    Nė kohėn e luftės sė famshme dhe tragjike tė Trojės, ajo ishte pėrherė e angazhuar nė mbrojtje tė grekėve luftėtar dhe merrte pjesė nė prurjen e shumė vendimeve tė rėndėsishme pėr luftėn.

    3. ATENA

    Atena ishte hyjneshė e luftės, urtėsisė, artit, shkencės dhe zejtarisė. Sipas mitologjisė Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valėvitur me shigjetėn e saj karakteristike.
    Edhe pse merrej si hyjneshė e luftės, ajo kurrė nuk ėshtė treguar me veti luftarake. Pėrkundrazi, zihej si e urtė, e menēur dhe gjithnjė e gatshme qė t’i ndihmoj trimat dhe heronjtė, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumė t tjerė.
    Njė dashuri tė madhe qė ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte tė bėnte me erotikėn. Duke mbetur virgjėreshė tėrė jetėn, ajo kishte vendosur qė kurrė mos tė martohet, edhe pėrpos ofertave tė shumta qė kishte nga zotat tjerė.
    Ju ka ndihmuar njerėzve nė pėrkrahje tė realizimit tė dėshirave dhe synimeve tė tyre. Nga respekti i madh qė kishte, me emirin e saj emėrtohet edhe qyteti Atena, ndėrsa nė Akropol, pėr nder tė Atenės ėshtė ndėrtuar tempulli i falshėm shenjtore - PANTENONI.

    4. POSEJDONI

    Ishte zoti i detit dhe i tėrmeteve. Sipas mitologjinė Romake, atij i pėrshtatet Zoti NEPTUNI. Vėllezėrit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte nė pallatin e tij nėndetar.
    Paraqitej gjithnjė i armatosur me tredhėmbėzorin e tij karakteristike nė dorė. Ėshtė konsideruar si njeri ndėr zotat mė tė respektuar tė dymbėdhjetėshes sė Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herės, ishte si mė i vjetri nė moshė.
    Pėrherė i rrethuar nga delfinėt e hareshėm, nė mes tė valėve qė nuk e lagnin fare dhe me karrocėn e tij tė artė, ai shėtiste nėpėr mbretėrinė e tij tė madhe, respektivisht, nga oqeani nė oqean.
    Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerė nga Olimpi, kishte afera dhe marrėdhėnie dashurore me shumė hyjnesha, gjysmė hyjnesha si dhe me njerėz tė zakonshėm, dhe nga kėto lidhjet i kanė lindur shumė fėmijė.

    5 DEMETRA

    Ishte hyjneshė e bujqėsisė, tė tė lashtave dhe pjellshmėrisė sė tokės. Konsiderohej si nėnė e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokės nė pėrgjithėsi.
    Tek mitologjia Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nėna e FEFERSONES, njė hyjneshė femėr, tė cilėn e kishte lindur nga marrėdhėniet e saja jashtėmartesore me Zeusin, dhe me tė cilėn kishte njė lidhje tė ngushtė emocionale.

    6. APOLONI

    Ishte Zoti i dritės, arsyes, frymėzimit, artit, i parathėnies, profetizimit. Pasi qė kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shėrues i sėmundjeve tė ndryshme.
    I takon gjeneratės sė dytė tė zotave nga Olimpi. Ėshtė i biri i Zeusit nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me LETĖN, dhe vėllai binjak i hyjneshės ARTEMIDA.
    Apoloni konsiderohej si Zoti mė i bukur nga tė gjitha zotat tjerė tė Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatė dhe formė tė bukur trupore, andaj kishte shumė aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerėz tė zakonshėm.
    Nga kėto aventura dashurore, i kanė lindur shumė fėmijė.
    Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Pėrveē me femra, ai ka pasur marrėdhėnie edhe me shumė meshkuj. Dashnorėt e tij mė tė njohur meshkuj, kanė qenė: HIJAKITI dhe KIPARISI.
    Se sa ishte Apoloni i ēmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekėt e vjetėr, tregon fakti se, pėr nder tė tij, nė Delfi ishte ndėrtuar Orakulli i falshėm parathėnės, nė tė cilėn parathėniet e veta i tregonte priftėresha e njohur PITIJA.

    7. ARTEMIDA

    Ishte hyjneshė e Hėnės, e shtazėve tė egra dhe e gjuetisė.
    E bija e Zeusit nga marrėdhėniet e tij me LETĖN dhe motra e Apolonit.
    Nė mitologjinė Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
    Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kėrkuar qė pėrjetė tė mbetet e pamartuar dhe virgjėreshė. E armatosur me shtizė dhe shigjeta nė dorė, ajo shėtiste nėpėr pyje, e shoqėruar pėrherė nga miqtė e saj besnik, drerėt dhe drenushave.
    Pėr nga karakteri, Artemida ishte hyjneshė tejet hakmarrėse e cila ju hakmerrej tė gjithė atyre qė tregoheshin si tė pandershėm.
    Ishte mbrojtėse e gjuetarėve dhe tė njerėzve ndėrgjegjshėm.

    8. HERMESI

    Ishte zėdhėnės dhe lajmėtar i zotave tjerė nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisė, oratorisė dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i pėrshtatej MERKURI. Ka qenė biri i Zeusit, i lindur nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MAJĖN.
    Hermesi nė sandalet e mbathura nė kėmbė dhe pėrkrenaren qė e barte nė kokė, kishte krahė me tė cilėt fluturonte furishėm nga njė vend nė vendin tjetėr.
    Shpesh ju ka ndihmuar shumė heronjve legjendar, sikur janėERAKLU, PERSEJI, ODISEU.

    9. AFRODITA

    Ishte hyjneshė e dashurisė dhe e bukurisė. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjė paraqitej e buzėqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i pėrshtatej hyjnesha VENERA.
    Afrodita i mbronte tė dashuruarit. Zbavitja mė e madhe e saj ishte, nxitja e marrėdhėnieve dashurore nė mes tė Zotave. Ka qenė e pirur qė tė bėj shumė intriga, vetėm e vetėm t’i nxis Zotat qė tė dashurohen nė njerėz tė zakonshėm.
    Posaēėrisht, ka qenė e njohur me nxitjet e bėra Zeusit, i cili, gati nė ēdo ēast, ka qenė i angazhuar me ndonjė lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur tė tjerėt, Afrodita as vetė nuk ka qenė indiferente si dashnore.
    Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtė, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrėdhėnie jashtėmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fėmijėt: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetė legjitim, nuk e ka tradhtuar vetėm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje tė shumta edhe tė tjerėt.
    Si karakteristik e Afroditės ka qenė preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaēėrisht ndaj drandofilles. Shėtiste e hipur nė karrocėn tė cilėn e grinin qifti i pėllumbave qė ajo i donte pa masė.

    10. ARESI

    Ishte Zoti i Luftės dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej MARSI. Gjithnjė paraqitej me helmet nė kokė dhe pėrherė nė gatishmėri pėr luftė. Aresi gjithnjė ishte aty ku zhvillohej ndonjė luftė, betejė e pėrgjakur apo ēfarėdo konflikti tjetėr me viktima dhe pėrmasa tė mėdha. Shpesh vinte nė konflikt me Zotat tjerė.
    Edhe ky si Zotat tjerė tė Olimpit, kishte marrėdhėnie tė shumta dashurore.
    Nga kėto marrėdhėnie ėshtė e njohur lidhja e tij me Afroditėn.

    11. HEFESTI

    Ishte zoti i zjarrit, zejeve tė ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisė. Konsiderohej si farkėtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej VULLKANI.
    Nė mbretėrinė e Olimpit, ishte i angazhuar pėr punimin e stolive dhe gjėsendeve tė ndryshme artistike. Edhe pse, nė dukje tejet i shėmtuar dhe nga kėmbėt i ēalė, ai kishte duar dhe trup tė fortė. Nė dukje vėrtet njihet si i shėmtuar, por dashurisė sė tij nuk kanė mund t’i ikin shumė femra tė bukura.
    Nga aviturat e shumta dashurore qė kishte, pėrpos Afroditės, pėrmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

    12. HESTIA

    Ishte hyjneshė e zemrės, familjes dhe harmonisė familjare. Nga mitologjia Romake, asaj pėrshtatej hyjnesha VESTA.
    Ka qenė motra e Zeusit.
    Edhe pse me kėmbėngulje atė e kėrkonin pėr grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vėllai saj Zeusi, kishte kėrkuar qė pėrgjithmonė tė mbetej e pamartuar dhe virgjėreshė. Nė mbretėrinė e Olimpit, ka bėrė njė jetė tė qetė dhe pa afera.
    Ndoshta, mu kjo rrethanė ka qenė shkaku kyēe, pse kjo hyjneshė, nė krahasim me Zotat tjerė, nuk ėshtė pėrmendur aq shumė
    Nė shekullin e 5 p.e.s., ajo zėvendėsohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmėrisė dhe verės.
    DIONISI ishte fėmija nga marrėdhėniet jashtėmartesore tė Zeusit dhe SEMELES.

    Nė mitologjinė Romake, atij i pėrshtatej Zoti BAKHO.

  14. #14
    i/regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    532
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Shkelzen Plasa Lexo Postimin
    Me nevojitet teksti i poemes "Iliada"(teksti ne rruge eletronike,sigurisht)Nese ka mundesi dikush,ju lutem, te me ndihmoje me ndonje adrese eletronike se ku mund te gjendet kjo poeme
    Iliada, ėshtė poem e epikut tė njohur Homeri, e cila pėrshkruan luftėn e grekėve antikė kundėr Trojės. Eshte krijuar diku rreth shekullit VIII p.e.s.

    Nė poemen Iliada, Homeri jepė tė dhėna tė ndryshme mbi Ilirėt. Kėto tė dhėna shihen mė sė miri nė librat:

    Libri II 681 - 750 - 840 - 850
    Libri X 430 -
    Libri XVI 235 - 285 - 290
    Libri XVII 290 - 130
    Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210



    Ngjarjet qė tregohen, pėrshkruhen ose permenden nė Iliadė janė kėto: Fiset greke kanė dhjet vjet qė nėn komandėn e Agamemnonit, princit tė Mikenės, po luftojnė rreth mureve tė Trojės pa asnjė pėrfundim.Ushtria greke po shfaroset nga njė murtajė qė I ka dėrguar perėndia Apollon, pse orakullit tė tij, Krisitt, I ka marrė si skllave tė bijėn Agamemnoni dhe s’ka dėgjuar tia ktheje t’etė. Pasi falltari Kallkant zbulon para sė gjithėve shkakun e sė keqes, nga e cila po vuajnė grekėt, Akili, prisi I Mirmidonėve, kėrkon me kėmbėkunglje qė tė lirohet bija e Kristit pėr tė zbutur mėrinė e Apollonit. Agamemnoni ėshtė I shtrėnguar tė pranojė, por pėr inat I rrėmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidėn. Akili zemėrohet dhe tėrhiqet nga lufta bashkė me njerzit e vet. E ėma e tij, perėndesha Teti, merr nga I pari I perėndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhėn e luftės nė dėm tė grekėve.

    Si hiqet menjėanė Akili, Agamemnoni e prisat e tjerė nuk kanė sukses nė pėrpjekjet e tyre pėr tė siguruar fitoren. Dėshton edhe orvatja pėr t’I dhėne fund luftės me anė tė njė dyluftimi nė mes dy shkaktarėve kryesorė tė saj: grekut Menela, I shoqi I pare I sė bukurės Helenė, dhe trojanit Parid qė erdhi e jar rėmbeu. Zhvillohet njė luftė e pėrgjakshme, nė tė cilėn marrin pjesė dhe perenditė, qė ndihmojnė njėrėn pale, tė tjerėt tjetrėn. Nė dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njėri as tjetri.

    Pas njė dite armėpushimi lufta ndizet pėrsėri. Mė kot Agamemnoni kėrkon tė pajtohet me Akilin e ta tėrheqė pėrsėri nė luftė. Fitorja kalon nė anėn e Trojanėve qė I ndjekin armiqtė gjer nė llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zė tė tėrhiqe nėpėr anijet. Nė kėtė gjendje kritike Patrokli, shoku mė I ngushtė I Akilit, I lutet heroit qė ti jape armėt e veta dhe ta lejojė tė marrė pjesė nė luftė. Kur patrokli del nė fushė tė luftės I veshur me armėt e shokut tė vet, Trojanėt kujtojnė se ėshtė Akili dhe tė tmerruar ikin pėrpara tij, po mė pas ai vritet nga Hektori.

    Akili, sapo merr lajmin e hidhur, nė kulm tė pikėllimit vendos tė marrė hakun e shokut tė tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe pėrgatitet tė dale pėrsėri nė fushė tė luftės. E ėma I sjell atij njė pale armė tė reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bėnė kėrdi ndėr Trojanėt. Kėta ia mabthin kėmbėve, tė llahtarisur pėrpara tij. I qėndron vetėm trimi Hektor. Pas njė dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tėrhiqet zvarrė pas qerrės sė ngadhnjimtarit. Pastaj pėrshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme qė bėhen pėr nder tė tij. Si fashitet zemėrimi, Akili pranon qė ta marrė kufomėn I ati I Hektorit, Priami.

    Poema mbyllet me vajtimet e gruas, tė nėnės dhe tė kunatės sė Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomėn e heroit Trojan qė ra nė fushė tė luftės duke mbrojtur vendlindjen e tij.

    Si shihet “Iliada” ėshtė njė poemė legjendare-historike, ku vendin eparė e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe pėrshkrime tė fuqishme tė ndjesive njerėzore, ndėr personazhet shquhen figura madhėshtore e Akilit, luftar I patrmebur, i papėrmbajtur, hero I lavdisė, shembėll dhe figura mė njerėzore e Hektorit, mbojtės trim e plot vetmohim I atdheut tė vet, bashkėshort e prind I dashhur e I ndjeshėm. Ndėr fihgurat e grave spikat figura e Andromakės, tipi mė I bukur Fisnik I bashkėshortes qė na ka lėnė letėrsia e vjetėr.

    Poema ka pėrshkrime tė shumta e tė ndryshme plot gjallėri e qartėsi. Pėrshkrimin e gjallėron pėrdorimin e shpeshtė I krahasimeve tė gjata (p.sh “Ashtu si dye erėra, Boreu e Eurosi, qė fyejnė nga anė e Trakės, ngrejnė oėrpjet detin plot peshqė, duke plllakosur aty pėrnjėherėsh, e dallga e zezė pėshtillet e ngrihet lartėduke pėrplasur me hope leshterikė pėr tė gjatė bregut tė detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente nė krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Kėmbėshpejti”, Nestori “ I shumėmequri”etj.).

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-12-2009
    Postime
    4,931
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kjo teme ishe e hapur edhe nje her me pare nga Leila..
    Ju duhet te dini se Odiseu nuk eshte figure mitologjike por nje njeri real qe ka jetuar si nje luftetar ne Luften e Trojes i shquar per dinakri i cili ishte ideatori i ndertimit te Kalit pe druri ne barkun e te cilit u futen disa ushtare greke qe hyne brenda mureve te Trojes dhe vrane rojet etj, etj...ku filloje lufta e renies se Trojes nen thembren e Grekerve...

    Pra nuk eshte figure mitologjike nje njeri real qe ka jetuar dhe ka nje histori apo legjende te shkruar per te, e aq me pak kur ai individ nuk eshte i shquar per aftesi mitike!

    Homeri eshte nje autor popullor i cili krijonte vargje per ngjarje dhe luftra duke i pershkruar ashtu sic kane ndodhur...ato vargje ai i kendonte permendesh nder udhetime neper vendet e mesdheut...

    E Homeri krijuesi i vargjeve ne Iliada dhe Odiseu nuk i ka pershkruar as Odiseun as te tjeret si Minelaun apo Akilin si fugura mitologjike...

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-12-2009
    Postime
    4,931
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jane shume pjese qe me kane pelqyer nga mitologjine Greke. Njera qe me ka terhequr ishte lindja e Afrodites.

    Nje nga zoterit e pare ishin Gaia & Uranos. Uranos silleshe shume keq. Ka shume teori qe thuhen per sjelljen e tij... qe fshihte femijet, perdhunonte Gaien, etj. etj.. Gaia, e merzitur, i mbledh femijet dhe i jep Kronos nje thike te vogel qe te vriste Uranos. Kronos i preu gjenitalet e te jatit. Prej gjakut te derdhur, dolen gjigandet dhe furies. Kronos i hedh gjenitalet ne det, dhe sperma u kthye ne shkume... prej te ciles thuhet qe ka lindur Afrodita.

    Po te jete e vertete kjo, Afrodita eshte halla e Zeusit.

    Por, gjithashtu thuhet qe Afrodita eshte femija e Zeusit me Dionen.

    Keshtuuu... cila eshte cila? Eshte njera nga "misteret" e mitologjise Greke.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    4,326
    Faleminderit
    13
    10 falenderime nė 9 postime
    Teme e bukur...

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-12-2009
    Postime
    4,931
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Penelopa eshte gruaja e devote e Odiseut, ose Uliksit (ne latinisht). E priti burrin e saj te kthehej nga lufta e Trojes, duke refuzuar te gjithe pretendentet e saj, qe duke kerkuar doren e saj, kerkonin dhe fronin e Itakes, e cila nuk mund te udhehiqej nga nje grua, dhe djali i saj Ptolemeu ishte teper i ri per nje gje te tille.

    Penelopa ne menyre qe te mund t'i mbante urte pretendentet qe rrinin ne pallatin e saj, u tha atyre se do te vendoste me ke do te martohej diten qe te mbaronte nje pelhure, qe po thurte per te birin. Ajo shpresonte se duke thurur pelhuren do kalonte kohe sa te kthehej Odisea, pas mbarimit te luftes. Mirepo ai nuk po dukej dhe Penelopa filloi te thurte diten e ta cthurte naten duke sterzgjatur pritjen.
    Pretendentet e ruajne dhe nje mbremje kuptojne hilen duke e detyruar ta mbaroje pelhuren ne sy te tyre. Ate nate kur ajo do te vendose, vjen Odiseu i cili i sfidon te gjithe ne hedhjen e shigjetes me hark, ne te cilen ai vete ishte mjeshter dhe i mposht te gjithe, me pas i ther per cnderimin qe donin t'i benin, duke u kthyer tek gruaja e tij besnike.


    Personalisht me ka pas pelqyer zgjuarsia e Odisese.

    Nga zotat e Heleneve gjithmone me ka terhequr perendesha Athena.

    kopje e cfare mendohet te kete qene statuja e Athena Promachos (Athina e virgjer) e cila ka qene vendosur ne brendesi te acropolis.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-12-2009
    Postime
    4,931
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Teme e bukur...
    Serafim vertet e bukur kjo teme po me ben te shkruaj shume serioze edhe jeta eshte vet serioze ..........

  20. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-12-2009
    Postime
    4,931
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ... Muzat jane zoteresha Greke te cilat presidojne artin dhe shkencen dhe inspirojne ata qe veprojne ne keto fusha. Vajza te Zeusit dhe Mnemoses
    ( Memories) ishin te lindura ne Pieria, ne shputat e malit Olimp. Emri I tyre signifikon ‘memorien’ pasi ne koherat e lashta poetet dhe shkencetaret duke mos pasur libra nga te cilat do te lexonin mbeshteteshin cdohere ne memorien e tyre. Nga kjo ne fillim ishin Tre Muza te cilat adhuroheshin ne Malin Helikon te Beotise:
    Melete ( meditimi),
    Mneme ( memoria)
    Aede ( kenga)
    Por me vone u permblodhen Nente prej tyre:

    Kaliopi (Calliopeia), "Zeri I bute" eshte me e vjetra. Ajo eshte muza e Epit.

    Klio ( Clio) "Lajmetarja" eshte muza e Historise.

    Erato "E Bukura" eshte muza e Poezise dhe Mimikrise.

    Euterpe "Dhenesja e Kenaqesise” eshte muza e Muzikes.

    Melpomene eshte muza e Tragjedise

    Polihimnia (Polymnia), "e Himneve te shumta” eshte muza e Poezise sacrale

    Terfikore the " Valletarja" muza e valles

    Thalia (Thaleia) “ Lulezuesja" eshte muza e Komedise dhe Poezise idilike.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  2. Pėremrat pyetės
    Nga iliria e para nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:40
  3. Anglisht - Mitologjia Greke: Permbledhje
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 03:04
  4. Mitologjia jone?
    Nga elb77 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 09:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •