Dėshmitė qė vijnė nga bashkėkohėsit e poetit, hedhin poshtė "idilin" e Nexhmije Hoxhės qoftė dhe pėr ndonjė takim tė vetėm mes Lasgushit dhe Enverit. Njė pjesė e enigmės, zbardhet nga marrėdhėniet e rinisė sė tyre, nė Liceun e Tiranės, nė vitin '37


A ėshtė takuar poeti Lasgush Poradeci me Enver Hoxhėn? Sa tė vėrtetė ka nė kujtimet qė gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, propagandoi pas vdekjes sė tij, mbi marrėdhėniet e dhembshurisė e dashurisė tė Enverit pėr shkrimtarė e artistė. Ismail Kadare, nė njė intervistė pak kohė mė parė shprehet: "Dikush si Lasgush Poradeci, do tė dridhej nė varr po tė lexonte se ē'shkruhet pėr tė. Poeti mė i madh i gjallė i krejt epokės, jetoi 40 vjet si i vdekur, kaq shumė ishte i mėnjanuar, i ndaluar, i shtypur me kėmbė. Kurse zonja Hoxha pėrpiqet tė na mbushė mendjen se sa shumė e donte Enveri e sa shpesh interesohej pėr tė!". Nė librin me kujtime "Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin", botim i vitit 2000, bashkėkohėsi dhe miku i poetit Tomi Mato, bėhet dėshmitar i mostakimit mes Lasgushit dhe Enverit nė vitin 1983. Nė kėtė rrėfim jepet dhe varianti sipas poetit i takimeve tė hershme, kur Enver Hoxha nuk ishte bėrė ende diktator dhe kur nė Liceun e Tiranės e kishte dalluar mes tė rinjve, pėr kompleksin e tij tė inferioritetit.



BALLĖ PĖR BALLĖ



Njė ditė e gėzueshme vere nė Volorekė (Drilon). Banorėt dhe familjet e tyre drekojnė nėn hijen e pemėve. Mes tyre Lasgushi me tė bijėn, hequr pak menjanė. Me vete njė shishe vere, holluar me ujė burimi. Nuk e dinte kush se nga ēasti nė ēast aty do t'ia behte Udhėheqėsi me tė shoqen, nga pas eskorta. Ishte vera e vitit 1983. Kjo ditė i kujtohet mirė Tomi Matos, dhe e rrėfen nė librin "Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin". Ndėrsa turma zuri tė kėndojė "Enver Hoxha e mprehu shpatėn!" dhe tė bėrtase "Parti-Enver, jemi gati kurdoherė". Njerėzit dyndeshin kush e kush t'i shtrėgonte atė dorė, ndėrsa truprojat shtynin t'i hapnin udhė "kalorėsit".



Tė dy me bastun nė dorė, tė vjetėr boll. Me tė dėgjuar lajmin dhe brohoritė e turmės Lasgushi u veēua nga turma, por nuk ėshtė larguar. Nuk ėshtė menduar gjatė tė rrijė apo tė ikė, pasi askujt nuk kishte pėr tė hedhur fije dyshimi kishte apo nuk kishte dėshirė ai tė takonte Enverin. Nė euforinė e turmės ndokush mund tė mendonte se ky reagim ishte normal pėr natyrėn e tij flagrante, tė ftohtė e kapriēoze. Por askush as kishte parė, as kishte dėgjuar.



Vera e vitit 1983 ishte i vetmi shans publik ku ata tė dy janė ndodhur spontanisht nė tė njėjtin vend, njėri mes turmės, tjetri jashtė saj. Poeti i ka hedhur sytė dhe e ka lėnė nė hall tė vet, megjithėse vėshtirė ta dallojė nė atė dalldi.



"Enveri dhe Lasgushi pushuan pėr 20 vjet bashkė nė Pogradec dhe njė kafe nuk e pinė bashkė", shkruan Tomi Mato nė rrėfimin e tij "A ėshtė takuar Lasgushi me diktatorin". Pikėrisht pas kėsaj dite ai e kishte pyetur poetin nėse ishin takuar ndonjėherė pas ēlirimit. Nė vend tė komenteve Lasgush Poradeci i kishte rrėfyer fabulėn e thjeshtė tė njohjes me kėtė "qerrata", 43 vjet mė parė nė Liceun e Tiranės.



1937. NJĖ AUTOGRAF ENVERIT



"U njohėm nė gjimnazin e Tiranės, nė vitin 1937. Unė isha 12 vjet mė i madh, isha mė i shkolluari, kurse Verua erdhi nga Parisi, ashtu "tabula rasa". Kolegėt e tallnin: "Tutkun", i thoshin. "Tė kanė vajtur kėmbėt e jo koka nė Paris. T'i shtrydhėn trutė putanat...". Mua mė vinte keq. E shoqėroja, mė kupton, mė vinte keq ndaj e shoqėroja se tė tjerėt i ishin larguar. Njė ditė se ku i kishte gjetur dy librat e mi "Vallja e yjeve" dhe "Ylli i zemrės". Mė tha disa vjersha pėrmendėsh prej tyre dhe m'u lut t'i shkruaja diēka me dorėn time nė libėr dhe ai ta kishte si kujtim nga njeriu qė iu gjind, kur tė tjerėt iu larguan. Ia shkrojta. Ai mė pėrqafoi dhe mė ftoi pėr darkė nė shtėpi. Tri herė mė ftoi, por nuk i vajta." Ky ishte rrėfimi qė Lasgushi i kishte bėrė autorit Tomi Mato mė 1983 dhe dy vjet mė pas Enver Hoxha vdes.



Por ėshtė bashkėshortja, besnike pas vdekjes, ajo qė rishikon e kujdeset pėr kultin e tė shoqit, aty ku vetėm nėpėrmjet hipnozės ai mund tė rrezikohej seriozisht. Dhe ishin mendjet intelektuale, ato qė ishin kėrcėnuar e kishin pasur presionin mė tė lartė prej tij, ato nga ēasti nė ēast mund tė shpėrthenin. Kur pallati i kulturės sė Pogradecit do tė merrte emrin "Lasgush Poradeci", pas vdekjes mė 1987, nė muzeun e qytetit vjen njė letėr nga Nexhmije Hoxha me titull: "Nga kujtimet e shokut Enver pėr Lasgush Poradecin". Aty shkruhej: "U interesova pėr Lasgushin pranė shokėve tė Partisė dhe mė thanė se ėshtė mirė me shėndet...E kam njohur para lufte, kur isha profesor nė gjimnazin e Tiranės...Ai ishte i dėshpėruar nga regjimi i Zogut, prandaj preferonte tė jetonte i vetmuar. Dikur dilte dhe bashkohej me ne."



Por pėr habinė e atyre qė e njihnin situatėn, letra mbante datėn 28 gusht 1981 dhe po bėhej e njohur, kur njeri kishte vdekur vėrtet, ndėrsa vepra e poetit, bashkė me tė dhe ai vet, sapo kishte nisur tė jetonte.



TAKIME TĖ NDALUARA



Lasgush Poradeci ishte njohės i mirė i gjuhės gjermane, pėrveē faktit qė kishte pėrkthyer prej saj vepra nga Gėte, Shiler, Hajne. Si e kurdisur deri nė kėtė pikė censura ndaj tij, edhe takimet me artistė gjermanė qė vizitonin Pogradecin, i ishin ndaluar nė momentin e fundit. Nė rrėfimin e Tomi Matos "Pėrse nuk e takoi Peter Oberi Lasgush Poradecin?", njė mik i poetit nė vitet e studimit nė Gracė, Austri, thuhet se si nuk "munden" tė takohen. Lasgushi kishte kėmbėngulur dhe e kishte pritur mikun nė "kullėn" e tij. Por Sekretari i Parė dhe Kryetari i Komitetit kishin nxjerrė arsye shėndetėsore tė Lasgushit, qė si kokrra e mollės priste mikun e tij nga ēasti nė ēast. Peter Ober "u bind se Lasgushi nuk mund tė priste, por as nuk bėn dot vizita", ndėrsa me keqardhje kishte thėnė: "I uroj shėndet mikut tim tė zemrės. Jemi pleq. Desha ta takoj e tė bashkėpunoja me tė, pasi kam respekt pėr penėn e tij. Ėshtė i madh. Keq mė vjen qė nuk u takuam nė kėtė botė. Mbase do ta takoj nė botėn tjetėr."



Nė vitin 1978 nė Pogradec kishte ardhur njė trupė artistėsh gjermanė. Gjatė shfaqjes sė tyre u kishte bėrė pėrshtypje nė radhė tė parė, plaku me kone tė bardhė, qė thėrriste "Bravo, bravo!". Nga kurioziteti kishin mėsuar se ai ishte poeti mė i madh, i gjallė shqiptar. Tė nesėrmen kur kishin rėnė dakord tė piqeshin tė dyja palėt, takimi i tyre ishte anulluar. Nga dufi Lasgushi ishte shprehur: "Kėta qeveritarėt mė shikojnė si budalla, si armik dhe jo si njė poradecar akademik. Ēudi! Pse e kanė krijuar kėtė opinion?! Mė hypėn nga njėherė qė tė vete nė zyrė dhe t'u lėshohem ashtu vence. Po unė s'e turpėroj, por e nderoj Poradecin."



LIDHJA NDRRON MENDJE NĖ 80 VJETOR



Ishte stina qė e gjente nė shtėpinė e Tiranės. Atė ditė mbushte 80 vjeē. Miq shkrimtarė e kishin vizituar gjatė gjithė ditės, ndėrsa tė nesėrmen do tė zhvillohej ceremonia nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Ajo ditė pėrshkruhet nga Tomi Mato i pranishėm me njė grup pogradecarėsh nė shtėpinė e poetit. "Troket dera. Nafija e hapi dhe hyn Luigj Mazi (administrator i Lidhjes). Pasi u pėrshėndet me Lasgushin dhe me ne, ai filloi tė flasė me njė ndrojtje dhe trishtim qė nuk tė sillte optimizėm: "Mė ka dėrguar Lidhja t'ju njoftoj zoti Llazar se nesėr pėr arsye sekrete, anullohet ceremonia e festimit tė 80-vjetorit tė datėlindjes suaj." Kaq tha dhe iku."



Por Lasgushi qė nuk e ndėrronte me asgjė kėtė moment miqsh, qė e kishte pagėzuar "Barku i Shėn Mėrisė", as me festėn e Lidhjes, kishte bėrė "Gėzuar" me raki e kėngė.



Kur poeti mbylli sytė mė 13 nėntor 1987 dhe trupi i tij kishte udhėtuar nga Tirana nė Pogradec, "nga lart" ishte dhėnė urdhėr se nuk duhej tė kishte ceremoni "tė tepėrta" nga pogradecarėt, nga ata qė Lasgushi i kishte quajtur nė gėzim e sipėr "Barku i Shėn Mėrisė". Tė gjitha adetet ishin bėrė nė Tiranė.