Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Hafiz Ali Korēa


    Hafiz Ali Korēa
    • Vajtimet e Atdheut
      (Kushtuar bombardimit tė Drenicės nga Serbėt nė Qershor 1924)


      Mė s'tu nda zjarri, mė s't'u nda flaka
      Mė s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
      Mė s't'u nda therja, mbytja grabitja,
      Mė s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

      Gra, burra, foshnja pėr ditė vriten,
      Nga vendi vet zhveshur po qiten;
      Digjen katundet e pėrvėlohen,
      Ah, shpirti mė kėputet, prej kujt s'ndalohėn.
      U germadhove, u copėtove,
      Krejt u trondite krejt u shkretove.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Qytetėrimi ku asht vallė?
      Pėrse Europa nuk i sheh hallė?
      Si s'po dėgjohet topi i shkretė?
      Si s'shihet flaka qi del mbi retė?
      Si nuk dėgjohet rėnkimi i shpirtit?
      Pse s'kėshillohet kombi gjakpirės?
      Nė botė, thua, s'ngeli bamirės.
      Qysh u shurdhua bota e terė?
      S'shohin barbari gjer sot ē'ka berė

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Me top u shuan vėllezėrit tanė,
      Malet dhe fushat ndėr gjak i lanė.
      I vranė, i shuan, i handakosėn.
      Nė vend tė tyre tjetėr vėndosėn.
      Sa pasuri qė patėn ua perlanė.
      S'di me ē'tė drejtė dreqvet ia dhanė!
      Mė digjet shpirti, kam shum frikė,
      Se do t'i sosje kjo politikė,
      Fill shqiptari nuk do te lenė?
      Fatzijtė e gjorė ku do te vejnė?

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Nė ketė shekull kjo politikė
      Mrekulli, quhet e them pa frikė,
      Kjo politikė racėmbaruese
      Pėr ditė grin pleq, trima, nuse
      Kjo politkė lugate shtrigė
      Dhelpėr dinake, kuēedėr e ligė
      Faroj vėllezėr me qindra mijė
      I madh i Vogėl duhet ta dijė
      Fol, o moj botė e qytetėrimit
      Pėrse po shkulet kjo racė e trimit.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!



      Kosovė e bukur, oj shpresa jonė
      Bujare, trime, ke qenė si i thonė
      Sot tė zu halli, nė zgjedhė ngele,
      Kurban po bėhesh pėr ditė si dele.
      Kurban po bėhesh ditė bajrami,
      Nė Ballkan therret veē shqiptari.
      Kėshtu pse s'duket Xhebraili?
      Tė tė shpėtonte nga thojntė e mprehtė
      Tė tė shpėtonte nga zjarri i nxehtė
      Ty moj Kosovė, e madhe shpresė
      Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
      M'i madhi krahu i Shqiperise!
      M'e madhja ēerdhe e Trimėrisė!

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė
      Iu dha Serbit e Greqisė
      Vetėm i ardhi keq Perėndisė
      Pėr atė gjakun e foshnjėrisė,
      Dua t'i lutem pak qeverisė
      Tė marrė masat e ligjėsisė:
      T'i lutet Frances dhe Anglisė
      T'i pritet hovi pake Serbisė
      Dhe pėr Ēamėrit, fqinjė te Greqisė.

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!


      Nip i Pellazgut, o komb i vjetėr!
      Nga ti m'i i vjetėr nuk ndodhet tjetėr,
      Dyzet ke patur milione frymė
      Te pakoi koha, te ēkriu si brymė.
      Le Arijanen, Durrės u mbėshtete,
      Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
      Edhe kėtuze shprehje nuk gjete.
      Mento ku ishe, ku je , ku vete,
      Tashti pa krahe ke mbetur fare
      Pėr njė te vjetėr komb, turp e marre

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Se i kėmbejnė si bagėtinė!


      Ka vdekur fare civilizimi;
      Sot veē njė lustėr ka Perėndim.
      Iku mėshira erdhi rrėnimi!
      Po del mbi qiejt nga do rėnkimi,
      Nė fund te tokės hyfte gėzimi!
      Kur po shfaroset njė komb ma trimi,
      Kurse ka vdekur krejt njerėzimi,
      Kurse nuk paska babė a vėlla jetimi,
      Fare mos qoftė shtypi dhe shkrimi!

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!


      Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
      Nat'e ditė ecėn tė lahet gjaku
      Gjaku i shenjtė qė derdh barbari,
      Me te ushqehet sot ēdo fill bari,
      O shale i shkretė, qysh duron valle?
      Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallė?
      Shembuni male, mbetėt te shkretė!
      Shembuni bashkė me gjithė tepetė!
      Kur komb bujari pėr ditė po shuhet,
      Ty, moj Kosovė, jeta ē'tė duhet?
      Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
      Pėr ditė ju therin, ju marrin mallin
      Pėr ditė ju derdhet gjaku
      Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Tiranė , Gusht 1924




  2. #2
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    Pjesė nga Rubaijjati (Katrorėt) e Umer Khajamit
    - Pėrkthyer nga : Hafiz Ali Korēa


    • Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
      Kėto shkronja gjėzash s` I njoh un`as ti
      Prapa perdes folmė, ē`folmė qė tė dy.
      Kur tė ngrihet perdja ngelim nė habi!



      Ata qė pėrfshtullėn vertutat pa anė
      Nė mbledhje vertutash qiri shokėsh janė
      Nga kjo nat` e errėt s` duallėn nė rrugė
      Nga njė preēart folėn dhe nė gjumė ranė.



      Me pahir mė pruri sefte nė trup mua
      Veē habitjes tjatėr nga jeta s`mu shtua
      Ikmė me pėrdhunė s`dimė ē`ish qėllimi
      Ardhmė ndejmė ikmė ē`ish s`u kupėtua.



      Kot mė kot ca njerėz kapmė madhėshtinė
      Disa pėr sy-zezat pėr qoshqet u ngrinė
      Kur tė ngrihen perdet do tė kupėtohet
      Se sa larg prej lagjes tėnde do tė rinė.



      Ca po vrasin mėndjen pėr fe pėr doktrinė
      Disa tė habitur sakt`dyshim gjė s`dinė
      Njiherėsh tellalli del nga ushja thotė
      S`ėsht`o tė pa ditēim ēthot aju dhe tinė.



      Blerore, zallishtja mjaft kemi shėtitur
      Pėr dėfrim ndėr qarqet krejt jemi vėrtitur
      Njeri nga kjo udhė s`dėgjuam tė vijė
      Tė kėthehet prapė aty ku-shtė ngritur.



      Kush e gatoi kupėn dhe e pat pėrzjerė?
      Qysh kudzon I piri ta pasjė nė terė
      Sa krerė sa pulpa sa duar tė njoma
      Ē`dashuri I ēpiku ē`mėri I ka thyerė?



      Zemra ē`ėshė gjallja po ta kupėtonte
      tė pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
      nesėr qė s`ndjen fare ē`do tė marrē vesh vallė
      kurse je ndėr vete s`kupėton gjė sonte.



      Nga ardhja, nga ikja jonė ē`dobi vallė
      Prej majit tė shpresės ē`ish indi sa gjallė?
      Ndėnė rreth tė rrotės sa shpirtra tė pastėr
      Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalė?



      Kur filloj tė sillet ku tasi I artė
      Kur do gėrmadhohet ky themel I lartė
      Me peshėn e mendjes s`kupėtohet kurrė
      As qė nuk peshohet me peshėn e qartė



      Faqe trėndafilen as kush s`e ka pjekur
      Me koēkorė koha zemrėn pa I a djegur
      Gjer u ēa kėrhėni shihe njė qind degė
      Bukuroshes dora flokėt s`I a ka prekur.



      Ata qė pėrpiqen vrasin mendjen janė
      Qoftė lark si ca qė mė kot mjelin kanė
      Petkė mos-kuptimi tė vishnin mė mirė
      Se sot mėndjet vleftė sa njė fill gjth s`kanė.



      Shkoj reja dhe bimėn rish e lau me lot
      Pa verė renk-gjyli nuk jetohet dot
      Pėr ne vėnt-dėfrimi kjo bim`ėsht sot
      Pėr ta vėnt-dėfrimi bima jonė mot?



      Stamnėn-ēini mbrėmė, mbi gurt e kam thyer
      Isha dehur bėra gjė tė papėlqyer
      Samna si ty isha, mė tha por dhe tinė
      Si mua do bėhesh a mėndje-gėnjyer!



      Krejt shokėt pėr kokė nė dorė s`na ngelnė
      Nė kėmbėt e vekjes njė nga njė u shkelnė
      Nė mbledhėt tė jetės njė lloj verė pinė
      Dy tre vollt mė parė u dehn`e s`u ndanė.



      Para meje teje, kisht dit` e natė
      Pėr pun`ėshtė sjellė rrot e qjellit gjatė
      Hap sytė ngadalė tė shkelē pėrmi tokėt
      Bebe-syri vajzash ėshtė pluhur`I thatė.



      Nė ē`do fushė q`ėshtė njė lulishtė bėrė
      Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tėrė
      Ē`do gjeth manushaqesh qė mbleron nga toka
      Nishan-faqesh janė prej gocash me sėrė!…



      Ē`do bimė qė buzė lumit ka bleruar
      Ka mbirė nga buz`e njė vetij`ėngjėlluar
      Mos shkel mbi ē`do bimė me ēnder se ka mbirė
      Nga pluhuri I njė faqe lales tė uruar.



      Brenda nė trekt dije njė poēar kam parė
      Ndėr shqelmė njė copė balt`e kishte marė
      Balta po I thoshte me gjuhėn e vetė
      Si ti kam qėn`unė mos mė merr pra zvarė.



      Poēarėt kur dorėn gjith nė balt`e mbajnė
      Mėndjen e mentimin duhet mos ia ndajnė
      Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venė
      Baltė-trupash eshtė, ē`pandehin ku janė?


  3. #3
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    • " Shih pra nuk mbetėn fare ndėrtesa
      Ndėr kėmbė' u muar e shenjta besa,
      Xhami e kish s'lan' i rrėnuan,
      E kėsi punėsh djajt i shėnuan,
      Priftėrinjt e hoxhėt si kec i grinė,
      Inteligjentėt nė dhet i shtrinė. "




    "Bolshevizma ēkatėrimi i njerėzimit" , 1925

  4. #4
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Hafiz Ali Korēa :

    • ” Nuk duhet tė mbushim gjuhen tone engjullore me gjemba e me ferra se nuk i qėrojmė dote mė vonė.”



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Principiel !


    Pergezimet e mija per Shkrimet e bukura qe sjell ketu.

    Hafiz Ali Korca ishte nje nga njerzit me te ditur qe kishte Shqiperia shekullin e kaluar.
    Vitet e fundit te pleqerise me sa di une Ai i kaloi ne Kavaje e ndonse nuk shihej me sy te mire nga regjimi Ai me fjalen e mencur e karakterin e larte fitoi respektin e madh te jo vetem besimtareve muslimane por te te gjitheve..

  6. #6
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Hafiz Ali Korēa :

    • "...fqinjet tona nga ana e arsimit kanė arrirė shkallėn mė tė lartė, na pėr fat tė keq kemi mbetur si populli i Afrikės sė mesme".



    Kongresi i Dibrės , mbajtur mė 1909.

    * Fjalėt e Hafiz Ali Korēės ishin nė kuadėr tė kėrkesės sė tijė pėr hapjen e shkollave shqipe .


  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa :


    • * Pasurinė mund ta vjedhin, por diturinė jo !

      ** Ai qė ta ruan tė fshehtėn tė do me shpirt !






  8. #8

  9. #9
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    “Muslimanizma dhe nasjonalizma“


    • “I math pejngamberi nur (drit) i gjithėsisė unė jam areb (arab) thosh faqe njerzisė“.

      “Nder tė math e njihte kombėsin e vet. Qė kėtė e thotė dhe Kur`ani vetė. Nasjonalist them pejngaberėt ishin se librat nė gjuhėt e veta i kishin.“

      “Edhe Ebu-Beqri kombin e lėvdonte, fenė mėmėdhenė, tė dyja i donte“.

      “ē`tha Omer-Faruku nė hytbe njė ditė, kur i jepte bindje popullit dhe dritė. Pėrgėzonem unė tha me kombėsin, na e faltė Zoti atdhen arabinė“.

      ”Gjithė sahabet ishin fetar tė sakėt. Sicili prej syresh atdhetar m`i flakėt”.


    * Revista : “Zani i Naltė”, Tiranė, Muslimanizma dhe nasijonalizma, Nr 4, janar, 1924




    Shėnim:
    Hafiz Ali Korēa (1874-1957)
    Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe vdiq nė Kavajė , mė 1957.
    - Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
    - Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
    - Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
    - Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
    - Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
    - etj.

  10. #10
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post


    " Pėr nji shpirt tė madh profetik fluturimi i tij nė hapėsirė
    s' ėshtė gjė e pamundur, sepse ata zhvishen prej gjendjes njerėzore dhe shpirtėrisht dhe engjullisht fluturojnė mė shpjet se vetėtima. Pa pėrjashtim gjithė profetėnt kėshtu janė "

    Hafiz Ali Korēa
    "Mevludi", botim V, Tiranė, 1940, fq. 2


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •