Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 28
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb Hafiz Ali Korēa


    Hafiz Ali Korēa
    • Vajtimet e Atdheut
      (Kushtuar bombardimit tė Drenicės nga Serbėt nė Qershor 1924)


      Mė s'tu nda zjarri, mė s't'u nda flaka
      Mė s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
      Mė s't'u nda therja, mbytja grabitja,
      Mė s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

      Gra, burra, foshnja pėr ditė vriten,
      Nga vendi vet zhveshur po qiten;
      Digjen katundet e pėrvėlohen,
      Ah, shpirti mė kėputet, prej kujt s'ndalohėn.
      U germadhove, u copėtove,
      Krejt u trondite krejt u shkretove.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Qytetėrimi ku asht vallė?
      Pėrse Europa nuk i sheh hallė?
      Si s'po dėgjohet topi i shkretė?
      Si s'shihet flaka qi del mbi retė?
      Si nuk dėgjohet rėnkimi i shpirtit?
      Pse s'kėshillohet kombi gjakpirės?
      Nė botė, thua, s'ngeli bamirės.
      Qysh u shurdhua bota e terė?
      S'shohin barbari gjer sot ē'ka berė

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Me top u shuan vėllezėrit tanė,
      Malet dhe fushat ndėr gjak i lanė.
      I vranė, i shuan, i handakosėn.
      Nė vend tė tyre tjetėr vėndosėn.
      Sa pasuri qė patėn ua perlanė.
      S'di me ē'tė drejtė dreqvet ia dhanė!
      Mė digjet shpirti, kam shum frikė,
      Se do t'i sosje kjo politikė,
      Fill shqiptari nuk do te lenė?
      Fatzijtė e gjorė ku do te vejnė?

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Nė ketė shekull kjo politikė
      Mrekulli, quhet e them pa frikė,
      Kjo politikė racėmbaruese
      Pėr ditė grin pleq, trima, nuse
      Kjo politkė lugate shtrigė
      Dhelpėr dinake, kuēedėr e ligė
      Faroj vėllezėr me qindra mijė
      I madh i Vogėl duhet ta dijė
      Fol, o moj botė e qytetėrimit
      Pėrse po shkulet kjo racė e trimit.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!



      Kosovė e bukur, oj shpresa jonė
      Bujare, trime, ke qenė si i thonė
      Sot tė zu halli, nė zgjedhė ngele,
      Kurban po bėhesh pėr ditė si dele.
      Kurban po bėhesh ditė bajrami,
      Nė Ballkan therret veē shqiptari.
      Kėshtu pse s'duket Xhebraili?
      Tė tė shpėtonte nga thojntė e mprehtė
      Tė tė shpėtonte nga zjarri i nxehtė
      Ty moj Kosovė, e madhe shpresė
      Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
      M'i madhi krahu i Shqiperise!
      M'e madhja ēerdhe e Trimėrisė!

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė
      Iu dha Serbit e Greqisė
      Vetėm i ardhi keq Perėndisė
      Pėr atė gjakun e foshnjėrisė,
      Dua t'i lutem pak qeverisė
      Tė marrė masat e ligjėsisė:
      T'i lutet Frances dhe Anglisė
      T'i pritet hovi pake Serbisė
      Dhe pėr Ēamėrit, fqinjė te Greqisė.

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!


      Nip i Pellazgut, o komb i vjetėr!
      Nga ti m'i i vjetėr nuk ndodhet tjetėr,
      Dyzet ke patur milione frymė
      Te pakoi koha, te ēkriu si brymė.
      Le Arijanen, Durrės u mbėshtete,
      Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
      Edhe kėtuze shprehje nuk gjete.
      Mento ku ishe, ku je , ku vete,
      Tashti pa krahe ke mbetur fare
      Pėr njė te vjetėr komb, turp e marre

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Se i kėmbejnė si bagėtinė!


      Ka vdekur fare civilizimi;
      Sot veē njė lustėr ka Perėndim.
      Iku mėshira erdhi rrėnimi!
      Po del mbi qiejt nga do rėnkimi,
      Nė fund te tokės hyfte gėzimi!
      Kur po shfaroset njė komb ma trimi,
      Kurse ka vdekur krejt njerėzimi,
      Kurse nuk paska babė a vėlla jetimi,
      Fare mos qoftė shtypi dhe shkrimi!

      Qani Kosoven dhe Ēamerinė
      Pėr gjėmėzezet zgjatėni zinė!


      Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
      Nat'e ditė ecėn tė lahet gjaku
      Gjaku i shenjtė qė derdh barbari,
      Me te ushqehet sot ēdo fill bari,
      O shale i shkretė, qysh duron valle?
      Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallė?
      Shembuni male, mbetėt te shkretė!
      Shembuni bashkė me gjithė tepetė!
      Kur komb bujari pėr ditė po shuhet,
      Ty, moj Kosovė, jeta ē'tė duhet?
      Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
      Pėr ditė ju therin, ju marrin mallin
      Pėr ditė ju derdhet gjaku
      Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

      Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!
      Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!


      Tiranė , Gusht 1924




  2. #2
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    Pjesė nga Rubaijjati (Katrorėt) e Umer Khajamit
    - Pėrkthyer nga : Hafiz Ali Korēa


    • Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
      Kėto shkronja gjėzash s` I njoh un`as ti
      Prapa perdes folmė, ē`folmė qė tė dy.
      Kur tė ngrihet perdja ngelim nė habi!



      Ata qė pėrfshtullėn vertutat pa anė
      Nė mbledhje vertutash qiri shokėsh janė
      Nga kjo nat` e errėt s` duallėn nė rrugė
      Nga njė preēart folėn dhe nė gjumė ranė.



      Me pahir mė pruri sefte nė trup mua
      Veē habitjes tjatėr nga jeta s`mu shtua
      Ikmė me pėrdhunė s`dimė ē`ish qėllimi
      Ardhmė ndejmė ikmė ē`ish s`u kupėtua.



      Kot mė kot ca njerėz kapmė madhėshtinė
      Disa pėr sy-zezat pėr qoshqet u ngrinė
      Kur tė ngrihen perdet do tė kupėtohet
      Se sa larg prej lagjes tėnde do tė rinė.



      Ca po vrasin mėndjen pėr fe pėr doktrinė
      Disa tė habitur sakt`dyshim gjė s`dinė
      Njiherėsh tellalli del nga ushja thotė
      S`ėsht`o tė pa ditēim ēthot aju dhe tinė.



      Blerore, zallishtja mjaft kemi shėtitur
      Pėr dėfrim ndėr qarqet krejt jemi vėrtitur
      Njeri nga kjo udhė s`dėgjuam tė vijė
      Tė kėthehet prapė aty ku-shtė ngritur.



      Kush e gatoi kupėn dhe e pat pėrzjerė?
      Qysh kudzon I piri ta pasjė nė terė
      Sa krerė sa pulpa sa duar tė njoma
      Ē`dashuri I ēpiku ē`mėri I ka thyerė?



      Zemra ē`ėshė gjallja po ta kupėtonte
      tė pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
      nesėr qė s`ndjen fare ē`do tė marrē vesh vallė
      kurse je ndėr vete s`kupėton gjė sonte.



      Nga ardhja, nga ikja jonė ē`dobi vallė
      Prej majit tė shpresės ē`ish indi sa gjallė?
      Ndėnė rreth tė rrotės sa shpirtra tė pastėr
      Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalė?



      Kur filloj tė sillet ku tasi I artė
      Kur do gėrmadhohet ky themel I lartė
      Me peshėn e mendjes s`kupėtohet kurrė
      As qė nuk peshohet me peshėn e qartė



      Faqe trėndafilen as kush s`e ka pjekur
      Me koēkorė koha zemrėn pa I a djegur
      Gjer u ēa kėrhėni shihe njė qind degė
      Bukuroshes dora flokėt s`I a ka prekur.



      Ata qė pėrpiqen vrasin mendjen janė
      Qoftė lark si ca qė mė kot mjelin kanė
      Petkė mos-kuptimi tė vishnin mė mirė
      Se sot mėndjet vleftė sa njė fill gjth s`kanė.



      Shkoj reja dhe bimėn rish e lau me lot
      Pa verė renk-gjyli nuk jetohet dot
      Pėr ne vėnt-dėfrimi kjo bim`ėsht sot
      Pėr ta vėnt-dėfrimi bima jonė mot?



      Stamnėn-ēini mbrėmė, mbi gurt e kam thyer
      Isha dehur bėra gjė tė papėlqyer
      Samna si ty isha, mė tha por dhe tinė
      Si mua do bėhesh a mėndje-gėnjyer!



      Krejt shokėt pėr kokė nė dorė s`na ngelnė
      Nė kėmbėt e vekjes njė nga njė u shkelnė
      Nė mbledhėt tė jetės njė lloj verė pinė
      Dy tre vollt mė parė u dehn`e s`u ndanė.



      Para meje teje, kisht dit` e natė
      Pėr pun`ėshtė sjellė rrot e qjellit gjatė
      Hap sytė ngadalė tė shkelē pėrmi tokėt
      Bebe-syri vajzash ėshtė pluhur`I thatė.



      Nė ē`do fushė q`ėshtė njė lulishtė bėrė
      Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tėrė
      Ē`do gjeth manushaqesh qė mbleron nga toka
      Nishan-faqesh janė prej gocash me sėrė!…



      Ē`do bimė qė buzė lumit ka bleruar
      Ka mbirė nga buz`e njė vetij`ėngjėlluar
      Mos shkel mbi ē`do bimė me ēnder se ka mbirė
      Nga pluhuri I njė faqe lales tė uruar.



      Brenda nė trekt dije njė poēar kam parė
      Ndėr shqelmė njė copė balt`e kishte marė
      Balta po I thoshte me gjuhėn e vetė
      Si ti kam qėn`unė mos mė merr pra zvarė.



      Poēarėt kur dorėn gjith nė balt`e mbajnė
      Mėndjen e mentimin duhet mos ia ndajnė
      Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venė
      Baltė-trupash eshtė, ē`pandehin ku janė?


  3. #3
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    • " Shih pra nuk mbetėn fare ndėrtesa
      Ndėr kėmbė' u muar e shenjta besa,
      Xhami e kish s'lan' i rrėnuan,
      E kėsi punėsh djajt i shėnuan,
      Priftėrinjt e hoxhėt si kec i grinė,
      Inteligjentėt nė dhet i shtrinė. "




    "Bolshevizma ēkatėrimi i njerėzimit" , 1925

  4. #4
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb


    Hafiz Ali Korēa :

    • ” Nuk duhet tė mbushim gjuhen tone engjullore me gjemba e me ferra se nuk i qėrojmė dote mė vonė.”



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Principiel !


    Pergezimet e mija per Shkrimet e bukura qe sjell ketu.

    Hafiz Ali Korca ishte nje nga njerzit me te ditur qe kishte Shqiperia shekullin e kaluar.
    Vitet e fundit te pleqerise me sa di une Ai i kaloi ne Kavaje e ndonse nuk shihej me sy te mire nga regjimi Ai me fjalen e mencur e karakterin e larte fitoi respektin e madh te jo vetem besimtareve muslimane por te te gjitheve..

  6. #6
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Hafiz Ali Korēa :

    • "...fqinjet tona nga ana e arsimit kanė arrirė shkallėn mė tė lartė, na pėr fat tė keq kemi mbetur si populli i Afrikės sė mesme".



    Kongresi i Dibrės , mbajtur mė 1909.

    * Fjalėt e Hafiz Ali Korēės ishin nė kuadėr tė kėrkesės sė tijė pėr hapjen e shkollave shqipe .


  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa :


    • * Pasurinė mund ta vjedhin, por diturinė jo !

      ** Ai qė ta ruan tė fshehtėn tė do me shpirt !






  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    35
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime
    Shume te bukura!

  9. #9
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa

    “Muslimanizma dhe nasjonalizma“


    • “I math pejngamberi nur (drit) i gjithėsisė unė jam areb (arab) thosh faqe njerzisė“.

      “Nder tė math e njihte kombėsin e vet. Qė kėtė e thotė dhe Kur`ani vetė. Nasjonalist them pejngaberėt ishin se librat nė gjuhėt e veta i kishin.“

      “Edhe Ebu-Beqri kombin e lėvdonte, fenė mėmėdhenė, tė dyja i donte“.

      “ē`tha Omer-Faruku nė hytbe njė ditė, kur i jepte bindje popullit dhe dritė. Pėrgėzonem unė tha me kombėsin, na e faltė Zoti atdhen arabinė“.

      ”Gjithė sahabet ishin fetar tė sakėt. Sicili prej syresh atdhetar m`i flakėt”.


    * Revista : “Zani i Naltė”, Tiranė, Muslimanizma dhe nasijonalizma, Nr 4, janar, 1924




    Shėnim:
    Hafiz Ali Korēa (1874-1957)
    Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe vdiq nė Kavajė , mė 1957.
    - Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
    - Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
    - Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
    - Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
    - Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
    - etj.

  10. #10
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Post


    " Pėr nji shpirt tė madh profetik fluturimi i tij nė hapėsirė
    s' ėshtė gjė e pamundur, sepse ata zhvishen prej gjendjes njerėzore dhe shpirtėrisht dhe engjullisht fluturojnė mė shpjet se vetėtima. Pa pėrjashtim gjithė profetėnt kėshtu janė "

    Hafiz Ali Korēa
    "Mevludi", botim V, Tiranė, 1940, fq. 2


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,668
    Faleminderit
    20
    72 falenderime nė 57 postime
    Si me poshte, vijojne me gjeresisht, puna e palodhshme dhe perpjekjet e pa shtershme te Hafizit, qe ndeshen ne "perndjekjen e parreshtur" te pushtuesve dhe kurthet e tradhetareve te perbetuar te asaj kohe, te cilet ishin kunder cdo lloj "individi" veprimataria patriotike dhe emancipuese e te cilit, paraqiste rrezik te pashmangshem per "planet multidimensionalo-roberuese", per nenshtrimin dhe shfrytezimin e shqiptareve dhe Shqiperise.

    Meritat per permbledhjen (si me poshte) e veprimtarise atdhetare dhe kulturore te Hafizit i shkojne historianit ---> Ibrahim D Hoxha

    -----------------------------------------------------------------------------------

    Hafiz Ali Korēa

    Veprimtaria e tij nė lėmin e atdhetarisė dhe arsim-kulturės shqiptare


    Hafiz Ali Korēa (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi nė Korēė mė 1873. Mėsimet fillore dhe tė mesme i mori nė Korēė, pėrkatėsisht nė shkollėn iptidaije dhe atė idadije. Studimet e larta i kreu nė universitetin e Stambollit. Nė lėvizjen kombėtare hyri qė mė 1889, kur zuri tė jepte mėsime falas nė shkollėn shqipe tė djemve nė Korēė dhe pas njė viti edhe nė idadijen e Korēės. Veprimtarinė kombėtare dhe dijet i ndėrthuri nė njė tė vetme. Nė maj 1894 u dėrgua nė Bullgari, ku u takua me atdhetarėt qė asokohe vepronin atje: Dhimitėr Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi Kėrēova. Kur po kthehej nė Stamboll, policia qė e ndiqte vazhdimisht, gjatė kontrollit qė i bėri nė Siqerxhi, i gjeti librat: “Qerbelaja” e “Skėnderbeu”, si edhe disa fletore tė ndaluara. Pėr kėtė e mbyllėn nė burgun “Beshiktash” dhe mė pas e mėrguan nė qytetin Sinop. Kėtė ndodhi, fletorja “Sabah” e 30 majit 1894 e bėnte tė ditur me kėto fjalė: “Po merret vesh se Hafiz Ali Korēa, kur po dilte prej trenit qė vinte nga Bullgaria nė Stamboll, nė Siqerxhi, me qenė se i gjetėn pėrsipėr shumė fletore e libra shqip, nė atė ēas u kap dhe u mėrgua nė Sinop”. Dajės sė vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim tė madh nė Oborrin e Sulltanit, iu desh tė ndėrhynte deri tek Sulltani, qė Hafiz Ali Korēa tė mos dergjej nė qelitė e Sinopit.

    Cilėsitė e tij tė vyera e vunė nė krye tė ēetės devollite qė nė vitin e parė tė Shekullit XX. Patriotizmin dhe burrėrinė e tij e pasqyron mė sė miri parrulla qė mban nė dorė i ndodhur ndėrmjet bashkėluftėtarėve, ku me gėrma tė mėdha shkruhet: “SHQIPĖRI A VDEKJE”.

    Puna e Hafiz Ali Korēės dhe e bashkėpunėtorėve tė tij, u ndėrpre sėrish me goditjen qė iu dha shkollės shqipe dhe mėsuesve tė saj nga pushtetarėt nė bashkėpunim me organet kishtare tė Korēės. Fletorja osmane “Aksham” me dt.09 (23).07.1903, me atė rast shkruante: “Sikush e din qė Korēa ėshtė ēerdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet njė grup shumė veprues, i cili prej njė kohe tė gjatė po merret me propoganda; mundohen pėr tė ringjallur vetqeverimin kombėtar. Tani, pėr t’i derdhur ujė squfuri nė rrėnjėt e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetarėt e kėsaj lėvizje atdhetare qė ishin nga treva tė ndryshme tė Shqipėrisė, u internuan: Hafiz Aliu nė Spartė tė Konjės, Orhan Beu[2] nė Marash, Emin Malka nė Urfė, Hysejn Qani Ballanca nė Tokat, Sulejman Ohri nė Nikdė dhe Thimi Mihal Marko nė Manastir”. Drejtori i shkollės, Nuēi Naēi dhe i vėllai, Loni, u mbyllėn nė burgun e Manastirit, ndėrsa Agjah Korēa e Hafėz Shevkiu, nė burgun e Korēės[3]

    Pa u ndalur para pengesave tė herėpashershme, Hafiz Ali Korēa, duke qėndruar gjithnjė nė pararojė tė atdhetarėve korēarė, u gjend para ngjarjeve tė mėdha qė ndezėn kryengrijen dhe mundėsuan shpalljen e kushtetutės sė dytė osmane. Duke bėrė fjalė pėr ato ngjarje, Hafiz Ali Korēa, vėren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqetėsimi qė shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjatė takimit tė tyre nė Reval tė Austrisė (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e botės dhe sė toku me tė, vetvetiu edhe Shqipėria, si pjesė pėrbėrėse

    e tij. “Ata qė mendonin tė ardhmen-shėnon Hafiz Ali Korēa-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copėtimin e paracaktuar”. Mė tej ai vijon: “Atdhetarėt e ēmueshėm, duke vėnė vdekjen nė syt, themeluan shoqėrinė e fshehtė “Ittihat ve Terekki” (“Bashkim e Pėrparim”) mė 1908 nė Manastir.

    Hafiz Ali Korēa, ishte ndėr pjesėtarėt mė tė zjarrtė tė kėsaj shoqėrie. Pak ditė mė pas njė grup ushtarakėsh tė garnizonit tė Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnjėn nė krye, dolėn maleve tė Mokrės e tė Ohrit dhe shpallėn kryengritjen. Si Niaziu edhe i vėllai i tij, Osmani, kishin qenė nxėnės tė Hafiz Aliut nė idadijen e Korēės. Pėr tė shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengritėse, nga Manastiri nė Korēė, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjekėsve), gjoja pėr tė ndjekur Niazinė me shokė. Ndėrkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre taborė, u bė gati qė tė derdhej nė Ohėr, Starovė, Korēė e qendra tė tjera tė kryengritėsve, dhe t’i shkatėrronte ato, pastaj tė godiste e tė shpartallonte kryengritėsit e prirė nga Niaziu. Mirėpo, mė 22.07.1908. , kur po hynte nė karrocė, pėr t’u nisur nė buzė tė lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej Ēanakalasė. Tė nesėrmen, kur nė Korēė u njoftua shpallja e kushtetutės, fjalimin e parė e mbajti Hafiz Ali Korēa. Nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas, ai ishte pėrherė ndėrmjet prijėsve kryesorė, gjė qė bėri tė zgjidhej qysh nė fillim edhe deputet nė mexhlisin e II-tė osman, e qė ai me zemėrgjerėsinė qė e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonjės.

    Hafiz Ali Korēa, ishte njė nga pėrfaqėsuesit e Korēės nė Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet ndėrmjet datės 10-23 nėntor 1908. Pa e lėnė pas dore mėsimdhėnien nė idadije-meqė tanimė shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- nėpėrmjet fletores “Korēa” dhe tė disa fletoreve osmanisht, qė shpesh pėrkrahnin abecenė shqipe me gėrma latine, iu pėrvesh njė pune tė dendur e tė dobishme. Ai shkruante edhe nė osmanisht qė “Korēa” botonte herė pas here; ato ishin aq tė thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft tė goditura si nga pikėpamja artistike, ashtu edhe nga pikėpamja politike, ishin vjershat qė botonte nė “Korēa” nė mbrojtje tė abecesė dhe tė ēėshtjes kombėtare nė tėrėsi. Ndėr to mjafton tė pėrmendet shkrimi qė ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi nė “Korēa” nr.2, me datė 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar nė po atė gazetė me nr.5. Nė tė parin, pasi tregon se gjėja mė parėsore pėr shqiptarin dhe shqiptarėt ishte shkollimi, ngulmonte qė ai tė bėhej doemos nė gjuhėn amtare. “Njeriu vetėm me gjuhė tė tij mund tė vejė pėrpara...me gjuhė tė huaja kjo s’mund tė bėhet kurrė”. Me atė rast, ai pėrmendte edhe mėnyrat se si duhej vepruar qė tė arrihej njė gjė e tillė; vėrente edhe se burimet e mirėqenies dhe tė mbrojtjes si njerėz e si komb, ishin zejet e ndryshme. “Po s’mėsuam mjeshtėrira, po s’ditėm si bėhet baruti, si bėhet pushka, si bėhet topi m’i qėruar e m’i shpejtė qė ta hedhin plumbin e gjylen mė larg se prej armėve tė armiqve, si bėhet anija e zjarrtė e luftės, me se do tė mbrojmė mėmėdhenė?”. Dhe tėrė ato mjeshtėri s’mund tė pėrvetėsoheshin pa qenė tė ditur. “Po tė dish-vėrente ai - bėn edhe armėt mė tė mira se ato tė armiqve, e kėshtu mbron mėmėdhenė e veten”. Padituria e masės sonė kombėtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor qė fqinjėt nė vitet 1878-1881 vendin tonė“e qethėn nė tė gjitha anėt: Greqia, Nartėn e krahinėn e saj; Serbia, Nishin, Vranjėn e Pirotin me qindra mijė shqiptarė; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuzėn, Podgoricėn, Nikshiqin e Kollashinin”. Pasi pėrmendte kėto, u bėnte thirrje shqiptarėve t’i pėrvisheshin punės pėr tė mėsuar dijet nė gjuhėn amtare, duke dhėnė edhe kėtė gjykim: “Them me zemėr tė djegur: Nė u pėrpjekēin kėshtu, atėherė mundemi tė themi se rrojmė dhe kemi pėr tė rrojtur tė pėrparuar e tė mbrothēim”. Mė nė fund ai theksonte se gjėja mė e keqe pėr njeriun ishte jetesa me nėpunėsi shtetėrore.[4]



    Vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 25-11-2004 mė 15:46

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Teme shume e bukur. Hafiz Ali Korēa eshte nje nder figurat me te ndritura qe ka pase kombi yne shekullin e kaluar. Jeta e tij eshte shembull per te gjithe shqiptaret. Sidomos per disa qe jane helmuar nga propaganda komuniste...

  13. #13
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa


    • “ Ndėrtimi i Kabesė pastė nder pėr jetė “


      • Pas tufanit vjetė shkuan, at e bir prap u bashkuan.
        Si e mėsoj Xhebraili, i ndihmoj bir Ismaili.
        Vėrė balt'e ngarko gurė, ia bėnė Kabesė murė.
        Gurn'e zi pruri djali, duk'e ngarkuar nga mali.
        E ngriti e vu i ati, atje nevojė ku pati.
        I treti ish ky ndėrtimi, qė ka bėrė Ibrahimi.
        Halil i Zotit mbarė, Halilu, Rrahman ka varrė.
        Brisku, misuaku, sunneti, nga Ibrahimi na mbeti.
        Dhe ca zakone tė tjetra, tė pėlqyera, tė vlera,
        prej atij mbetur na kanė, sunnet ishin, sunnet janė.
        Zemėrbardh i madh ka qėnė, sikujt do buk i ka dhėnė.
        Shtėpi e tij s'kish derė, hynin, delnin, dimėr, verė.
        Ibrahimi tėrė gjėnė, pėr shpirt vakf e ka lėnė.
        Dhe sot vakfet e tij janė, ndritin Halilu-Rrahmanė.
    Shėnim: Hafiz Ali Korēa (1874-1957)
    Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe ndėrroi jetė nė Kavajė , mė 1957.
    - Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
    - Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
    - Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
    - Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
    - Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
    - etj.

  14. #14
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    808
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime

    Arrow Shprehje/pėrjetim i Hafiz Ali Korēės!

    Hafėz Ali Korēa , klerik musliman dhe mėsues i gjuhės shqipe, shprehej lidhur me Atė Fishtėn : “ ... Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar … Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė me Fishtėn), qė nė demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to …”


    Shkeputur nga nje faqe elektronike!

    ZeM

    Ne reshtat e mesiperm, dashuria per SHQIPEN dhe gjithēka qe ka te beje me SHQIPEN shihet ne zemren dhe vepren e ketij njeriu te madh -Hafiz Ali Korca!
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  15. #15
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lightbulb

    Hafiz Ali Korēa ( 1874-1957 )





    'Inna lillahi wa inna ilayhi rajiun !'(Kur'an)
    'Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm te Ai kthehemi!'

  16. #16
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    36
    Postime
    2,172
    Faleminderit
    1
    17 falenderime nė 11 postime

    Mjaft bukur!

    Hafiz Ali korca ishte nje patriot i shquar qe punoi dhe dha goxha ndihmese per ceshtjen shqipetare, po ashtu ai ishte edhe nje klerik i mire fetar.
    Por sipas sistemit te dikureshem nuk mund te ishe edhe klerik fetar edhe njeri i nderuar, ndaj Hafizi u godit nga sistemi komunist per bindjet e tij.
    Po ju sjell nje strofe nga kryevepra e tij:

    Per Shqiperine u perpoqa
    sa flijova jeten time
    nuk tregohet se sa hoqa
    se shteti mi njihte krime.

    "Hafiz Ali Korca ne kryevepren e tij 7 enderrat e shqiperise
    Injoranca nuk zhduket me top

  17. #17
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    40
    Postime
    1,943
    Faleminderit
    59
    58 falenderime nė 51 postime
    HAFIZ ALI KORĒA
    HOXHA I PĖRNDJEKUR





    Midis hoxhallarėve tė pėrdjekur nga pushtuesit, nga fanatikėt dhe komunizmi pėr idetė, pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre ėshtė dhe Hafiz Ali Korēa i rritur nė njė mjedis patriotik, fetar e kulturor Korēar tė pastėr, ai u brumos me bindje dhe parime bazė, qė e ngriten lart emrin e tij. Pėr kėto ai, nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 20 vjeēare, u internua nė Sinop, sepse ndėrsa udhėtonte me trenin Sofije-Stamboll, iu kapen librat shqip, atėherė tė ndaluar. Mė 1900, u internua nė Anadoll, pėr aktivitetin nė mėsonjėtoren e Korēės. Pas Kongresit tė Dibrės ia shkatėrruan shtėpinė. Mė pas, Kabineti i Telat Pashės e dėnoi me vdekje, por me ndėrhyrje u fal. Mė 1924 u pėrjashtua nga Kėshilli i Lartė i Sheriatit. Mė 1925 botoi nė Tiranė pamfletin “ Bolshevizma e ēkatėrrimi i njerėzimit “.
    Hafiz Ali Korēa zhvilloi njė veprimtari ntensive nė disa drejtime dhe kryesisht nė fushėn e kulturės, tė fesė dhe tė publicistikės. Ai ka shkruar njė varg veprash origjinale nė prozė e poezi fetare dhe laike. Ndėr to shquhen : “ Mevludi “ ( 1900 ), “ 303 fjalė tė Imam Aliut “ ( Botuar nė Korēė mė 1910 ), “ Historia e shenjtė dhe tė katėr halifetė “ ( Botuar nė Tiranė mė 1931, fq. 288 ), “ Jusufi me Zelihanė “ ( Botuar nė Elbasan mė 1923 ), “ Gjylistani “, pėrkthim nga Saadiu, ( 1918, “ Shtatė Ėndėrrat e Shqipėrisė “, poezi, ( Botuar nė Tiranė mė 1944 ), “ Tefsiri i Kur’anit “, ( mbetur dorėshkrim, me njė vėllim prej 2000 faqesh, R.Z. ) punuar gjatė viteve 1920-1924, “ Rubaijjati Khajjam “ ( Hajjam, pėrkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 nė Tiranė ).
    Njė rėndėsi tė veēantė kanė gjithashtu edhe tekstet shkollore si : “ Abetare shqip “ ( 1910 ), “ Fe Rrėfėnjėsi morali “ ( 1914 ), “ Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime “ ( 1916 ). Hafiz Ali Korēa ka lėnė edhe njė numėr tė konsiderueshėm dorėshkrimesh e pėrkthimesh.
    Hafiz Ali Korēa, duke pėrkthyer kryeveprat si “ Gjylistani “, “ Rubairat “ si dhe “ Jusufi me Zelihane “, i bėri tė flasin shqip poetėt e mėdhenj si Saadiun, O. Kajamin etj.
    Hafiz Ali Korēa qe ndėr mėsuesit e parė tė mėsonjėtores sė parė shqipe nė Korēė dhe bashkėpunoi ngushtė me Pandeli Sotirin, drejtorin e mėsonjėtores sė parė shqipe tė Korēės. Aty dha pa pagesė edukatė islame. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, iu ngarkuan detyra tė rėndėsishme. Qe kėshilltar i Ministrisė sė Arsimit, Drejtor i Pėrgjithshėm po i asaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranė Kėshillit tė Lartė tė Sheriatit nė Shqipėri, pedagog nė Medresenė e Lartė tė Tiranės etj.
    Gjatė jetės sė tij Hafiz Ali Korēa bashkėpunoi me njė varg figurash qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e kohės sė re tė Shqipėrisė, siē janė : Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kėrēova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
    Jeta e tij ėshtė njė shembull i pėrsosur i atdhetarit tė devotshėm, qė nuk ndan fjalėn nga veprat e poetit qė fton bashkėpunėtorėt tė punojnė pėr mėmėdheun, tė mos e braktisin.
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  18. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    36
    Postime
    2,172
    Faleminderit
    1
    17 falenderime nė 11 postime

    Hafiz Ali Korēa

    Si ay ta duam iman’ e vatanė

    Pėr udhė rrefenjės mjaft kemi Kur’anė.

    Po mbajtmė Kur’anė, mbajtmė lumtėrinė,

    Me tė munt ta mbajme din’ e kombėsinė

    ps. Pra ne kete rast PAtrioti dhe teologu Hafiz Ali korca do tju tregoje tere muslimaneve te shqiperise se duhet ta duam atdheun tone ashtu sic e donte edhe njeriu shembull per ne Profei Muhamed as.
    Injoranca nuk zhduket me top

  19. #19
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Hafiz Ali Korēa

    Njė gykim mbi kurbanin

    • Nė shapitrėn e krijimit¹
      thotė pun'e Ibrahimit:
      Ti dashurin e rrėfeve,
      birn' e vetėm s'e kurseve,
      si yjet e si kum deti,
      do t'i shtohet zur-rijeti.

      Jahudinjtė nga inati,
      thonė, do bėnte i ati kurban,
      Is-hakun e mitur,
      q'e kish tė dashur tė ditur.

      Po tė kish themel kjo fjalė,
      jahudinjtė pėrse vallė,
      s'e kujtojnė pejgamberin,
      pėr nderim, kurban nuk therin.

      Sa pėr kurban nga Halili,
      u shėnua Ismaili.
      Pesėmbėdhejtė ka qėnė,
      ky urdhėr kur ėshtė dhėnė.

      Is-haku lindur nuk kishte,
      vetėm Ismaili ishte.
      Zotit lebejk ² duk'e thėnė,
      ēunin Merve e ka shpėnė.

      Nip i tij Muhamedi,
      kurbanin prej kujt e gjeti?
      Sot haxhinjtė pėrse s'flasin,
      vetėm lebejke bėrtasin.

      Merv, Safa herė shtatė,
      nxitojnė paēin uratė.
      Veē ngjarjen pėr tė pėrmendur,
      me lebbejke duk'e rendur.

      Fėmija e Ismailit,
      u qojt nga a'e Halilit-
      musliman, qė domethėnė,
      i pėrunjur nuk qit zėnė ³

      Pse nuk i mbeti prej plakut,
      muslim, fėmijės t'Is-hakut?
      Jahudinjtė an e mbanė,
      nga Is-haku rrjedhur kanė,

      Kurejshit i zihet filli,
      pa dyshim nga Ismaili
      Ata bijt e Israilit,
      kėta bijt e Ismailit.



    ¹Teurat , shapitr e krijimit. Ajet(16-17)
    ²Lebejke-(kurdoher jam gati)



    Kur'an : " Inna 'L-Laha Ya'Muru Bi'l-'AdL Wa'L Ihsan "


    ...

  20. #20
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Hafiz Ali Korēa(1874 -1957)

    Lindi nė Korēė, mė 1874 dhe ndėrroi jetė nė Kavajė ,
    mė 1957.
    - Mėsues nė Mėsonjėtoren e Parė Shqipe tė Korēės
    - Pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės
    - Kėshilltar dhe Drejtor i Pėrgjithshėm nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės tė kryesuar nga Ismalil Qemali(1914)
    - Pjesėmarrės nė Komisia Letrare Shqipe nė Shkodėr(1916-1918)
    - Drejtor i Arsimit pėr Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin(1916)
    - etj.


    Njė listė e shkurtėr e disa veprave nga Hafiz Ali Korēa :
      • “Shtatė ėndrrat e Shqipėrisė”
        “Bolshevizma ēkatėrimi i njerėzimit”
        “Elifba (abece) arabisht”
        “Sintaksa pėr shkollat shqip”
        “Psikologji”
        ”Gjylistani e Trėndafilishtja” - pėrkthim i veprės sė Saadiut
        “Rubaijjati (Katrorėt)” - pėrkthim i veprės sė Umer Khajamit
        “Mevludi a jet’ e pastėr e Pejgamberit”
        “Mevludi I”,
        “Kurani i madhnueshem e thelbi i tij”
        “Ora e Shkodrės”
        “Historia e shenjtė dhe tė katėr Halifetė”
        “Mevludi”
        “Myslimanija”

        “Mevludi dhe cilėsitė e shenjta tė Pejgamberit (A.S.)”
        “Tefsiri i Hazreti Kuranit”
        “Histori e Shenjtė”
        “Fetė e para”
        “Filozofi e vjetėr”
        “Filozofi mbi besimet myslimane”
        “Ilmibal i gjatė”
        “Kujtimet e burgut”
        “Fjalėt e arta nga gjuhėt e zjarrta e nga mendjet e larta”
        “Vjershėrimi”
        “Logjika”

        etj.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •