Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lightbulb Arkeologji

    Zbulohet skeleti i nje gruaje ilire

    Gezim Ashimi Korce

    - Zbulohet ne Tumen ilire (vendvarrim) te Kamenices prane qytetit te Korces, skeleti i nje gruaje se bashku me femijen e saj ne bark. Grupi i arkeologeve ka mbetur i shtangur nga zbulimi i rralle, ende i padegjuar ne Shqiperi, qe nje grua ilire rezulton e varrosur se bashku me femijen ne bark. Antropologu amerikan Tod E Fenten, duke e bere te njohur kete zbulim nga ekrani i nje televizioni lokal, e cilesoi ate teper te vecante dhe me vlera te padiskutueshme arkeologjike. "Ishte dicka qe na habiti, nje varr i nje gruaje te re dhe brenda skeletit te saj u gjend edhe skeleti i nje fetusi prej femije me eshtra te vogla", thote arekologu amerikan. Ai mendon se vdekja e gruas ilire ka ndodhur ndoshta ne muajin e fundit te shtatzanise dhe se ajo shume shpejt do te lindte. Antropologu i njohur amerikan paraqet versionin se gruaja ilire e ka kaluar nje lindje te veshtire ose ka qene e semure. Ai studion mbetjet skeletike te ilireve ne Tume ne Kamenices, ne te cilat analizon moshen, seksin e tyre si dhe ushqimet qe kane perdorur apo shendetin qe kane patur kur kane jetuar. Ne Tumen e Kamenices po kryhen prej tre vitesh germime arkeologjike dhe jane zbuluar deri tani 205 varre, por zbulimi i fundit eshte teper unikal. Megjithese ne kete vendvarrim eshte demtuar gati 70 per qind e Tumes nga piratet e arkeologjise, del se ai perseri ruan vlera te jashtezakonshme.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Tuma, nje monument madheshtor i arkeologjise

    Ne afersi te rruges nacionale Korce-Erseke, diku midis fshatrave Kamenice e Mollaj, ne rreze te kodrave te bleruara ndodhet vendvarrimi ilir i njohur me emrin Tuma e Kamenices. Mbi 30 punetore krahu, burra e gra nga fshati me i afert, germojne dheun, pastrojne e transportojne mbeturinat, nderkohe qe specialistet kryejne matjet e tyre dhe i hedhin te dhenat ne leter. Te gjithe duken te bezdisur nga prania e gazetareve, a thua se u intereson dhe jne mberthyer vetem ajo qe zbulojne ne varrezen ilire. U desh ardhja e arkeologut Bejko qe me ne fund te mesohet rreth vlerave te kesaj tume te cilen ai e cileson nje monument arkeologjik. "Kemi filluar pune tre vjet me pare si grupi i arekologjise se shpetimit, Qendra nderkombetare per arkeologjine shqiptare, me mbeshtetjen financiare te "Pakard" e nis rrefimin e tij Bejko. Ai thote se Tuma ilire ka nje diameter 74 metra ne gjatesi dhe 40 metra te gjere, ku punohet ne 3-4 blloqe ose seksione. Tuma konsiderohet ne gjuhen e arkeologeve si nje koder-varr ku varret mbivendosen mbi njeri-tjetrin. "Ky monument arkeologjik reflekton ne menyre me te plote se sa germimet e tjera, nje pjese te jetes shpirterore te komuniteteve te atehershme, te kultures materiale te tyre sepse i shoqeronin te vdekurit me nje takem mortor qe do t'u sherbente sipas konceptit te asaj kohe ne jeten e pertejme", sqaron Bejko. Ai e cileson vendvarrimin ilir si nje tume komplekse per vlerat historike dhe arkeologjike qe ajo ruan.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved 06.06.02

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Tuma ilire e Kamenices, 5 mije vjet e lashte

    Tuma ilire e Kamenices, ne qytetin e Korces rezulton te jete nje nga vendvarrimet me interesante te zones se Ballkanit, e cila mund te kthehet ne nje qender turistike. Kjo u be e ditur nga nje prej drejtuesve te ekspedites arkeologjike ne Tumen ilire te Kamenices, Lorenc Bejko. "Kjo eshte nje Tume ose kodervarrim kompleks, si nga pikpamja historike, ashtu edhe nga arkitektura", tha arkeologu Bejko, sipas te cilit, gjetja e rralle e skeletit te nje gruaje ilire me skeletin e nje femije ne barkun e saj, ja shton edhe me shume vlerat kesaj qendre arkreologjike. "Gruaja ilire e gjetur ne varr, se bashku me femijen, mendohet te kete qene rreth 20 vjec dhe nga studimet paraprake del se mund te kete vdekur gati 3 mije vjet para eres se re", sqaron Bejko. Por zbulimi ka pasur dje nje zhvillim tjeter interesant. Pas gjetjes se skeletiti te gruas shtatzene, eshte zbuluar skelet burri ne moshe te pjekur. Tuma me diameter 74 metra x 40 metra eshte zbuluar ne rreze te nje kodre, midis fshatrave Kamenice e Mollaj, rreth 3 km. larg Korces dhe gjate tre viteve te germimit ne te jane gjetur deri tani 210 varre. "Ka mjaft te dhena interesante ne kete monument arkeologjik sepse zbulohet nje pjese e jetes shpirterore, materiale, zakonet dhe ritualet e banoreve ilire qe nga shek. X deri ne shekullin e VI para eres se re", thote Bejko. Ekspeditat qe kane filluar tre vjet me pare ne Tumen e Kamenices, kryhen nga Grupi i arkeologjise se shpetimit, Qendra Nderkombetare per arkeologjine shqiptare dhe me mbeshtetjen financiare te organizates "Packard".


    Korrieri, 07/06/2002

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Femija ilir qe "lindi" pas tre mije vjetesh

    Gezim Ashimi Korce

    - "Femija ilir qe nuk u lind para 3 mije vjetesh, doli tani ne drite nga arkeologjia". Njeriu qe flet keshtu eshte Lorenc Bejko, nje nga drejtuesit e ekspedites arkeologjike ne Tumen ilire te Kamenices dhe qe nuk u fsheh kenaqesine, ndonese flet me tone te permbajtura prej profesionisti, per cka eshte arritur te zbulohet pas nje pune kembengulese tre vjecare. Ndersa tregon gjithcka rreth vendvarrimit te lashte ilir, vemendjen e tij e terheq dhe zbulimi i dy varreve te reja, ku dy gra punojne me kujdes per te pastruar skeletet. Behen matjet e kujdesshme, ruhet gjithshka me vlere qe gjendet brenda varreve te rrethuar me gure, pastaj analizohen keto vlera te pacmueshme arkeologjike. Duket se puneve ne Tumen ilire te Kamenices po u vjen fundi dhe Bejko thote se ndoshta ky vendvarrim tani duhet te kthehet ne nje qender te vizitueshme nga turistet, sepse eshte me i rendesishmi ne Shqiperi por edhe ne zonen e Ballkanit.


    © Koha Jone 2001 All Rights reserved 07.06.02

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Vendvarrimi nje muze natyror

    Vendvarrimi ilir prane fshatit Kamenice, i pare me syrin profesional te arkeologut Bejko eshte nje lloj muzeu natyror dhe duhet te trajtohet si i tille. "Ideja jone eshte qe kjo tume ilire te shnderrohet ne nje qender te vizitueshme, si nje nga qendrat arkeologjike me me vlera jo vetem ne zonen e Korces, por edhe ne Shqiperi e me gjere ne Ballkan", thote Bejko. Ai shprehet se jane zbuluar shume Tuma ne Ballkan, por kjo e Kamenices eshte shume komplekse. "Prehistoria ketu eshte shume e pasur", thekson ai dhe perserit se ky muze natyror ia vlen te njihet nga shume vizitore, si vendas dhe te huaj. Interesi qendron dhe tek banoret e fshatrave prane, te cilet mund te perfitojne nga vizitat e qendrimi i turisteve por edhe per qytetin e Korces ne te cilin jane ne funksionim ose do te hapen edhe disa muze te rinj krhas muzeut kombetar te artit mesjetar, shkolles se pare shqipe, muzeut Bratko etj.




    © Koha Jone 2001 All Rights reserved 06.06.02

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Elbasan, zbulohet njė urė antike bizantine

    Njė objekt shumė i lashtė arkeologjik, ėshtė zbuluar pasditen e sė dielės, nė mes tė qytetit tė Elbasanit, ndėrsa njė firmė ndėrtimi kryente punimet pėr kanalizimet e reja pranė parkut "Rinia". Ura, me gjatėsi prej tė paktėn 8 metrash dhe gjerėsi mbi njė metėr, i pėrket periudhės sė Bizantit. Mendohet tė ketė qenė pjesė e korridorit Egnatia. Por kjo urė antike, e cila mendohet tė jetė njėmijėvjeēare ėshtė "varrosur" menjėherė, ndėrsa pushteti vendor ka qėndruar indiferent dhe nuk ka ndėrmarrė asnjė veprim, pėr ta ruajtur atė zbulim. Edhe pse punonjėsit e firmės kanė njoftuar nė bashki pėr urėn e zbuluar, supervizorėt nuk e kanė marrė nėn kontroll situatėn. Kėshtuqė firma ka vazhduar punimet, duke e fundosur sėrish zbulimin nė pesė metra thellėsi, vetėm pak orė mė pas. Fotoja ėshtė marrė vetėm pak minuta para se tė mbyllej kanali. Vetė presidenti i firmės AGED, Edmond Ziu, tregon pėr gazetėn se e kishte parė objektin antik, i cili i ishte dukur mjaft interesant dhe e kishte fotografuar, thjesht si kujtim pėr veten e tij. Nė lidhje me kėtė ngjarje, drejtues tė projektit dhe tė kulturės nė bashki, thanė se nuk kishin asnjė informacion pėr objektin antik i cili u zbulua shumė pranė zyrave tė pushtetit vendor. Sokol Radoniqi, shef i Seksionit tė Projektimeve tha pėr "Shekulli"-n se- nė raste kur zbulohen objekte tė dyshuara si arkeologjike, menjėherė, nė bazė tė ligjeve nė fuqi, lajmėrohet Instituti i Monumenteve i cili urdhėron ndėrprerjen e punimeve. Z. Radoniqi tha se tre supervizorė kontrollonin projektin por anjė sinjalizim nuk kishte ardhur nė bashki prej tyre.
    Nė mungesė tė specialistėve arkeologjikė, njė mjek i apasionuar pas arkeologjisė, tha se kjo urė duhet tė jetė e periudhės sė Bizantit qė daton tė paktėn 1.000 vjet mė parė ose ėshtė pjesė e korridorit Egnatia qė daton 2300 vjet mė parė. Ai shtoi se pėrjashtohet qė vepra e artit tė jetė ndėrtuar nga italianėt pasi nė tė mungon plotėsisht betoni. Rrasat e gurit, tė prera nė mėnyrė artizanale, janė harkuar duke patur nė brendėsi vetėm horasan nė tė gjithė gjatėsinė e tyre. Mendohet qė ura t'i pėrkasė pėrroit tė Manazderes qė ėshtė devijuar vite mė parė, njė km larg urės sė lashtė. Ndėrsa ish-kryetari i Bashkisė, Engjėll Dakli, ė ka treguar pėr ekzistencėn e njė qyteti tė nėndheshėm pikėrisht nė vendin ku sot shtrihen Bulevardi "Qemal Stafa" dhe ngjitur me tė, lagjen "Kala". Sipas tij, nėn dhe ndodhet njė qytet i vogėl me banorė autoktonė ku janė zbuluar dhe reliket e disa dyqaneve, kryesisht zejtarie. Ura e gjetur, ėshtė pikėrisht nė vijė tė drejtė me kėtė pjesė tė qytetit.


    Soni Kurani

    Shekulli 25.06.02

  7. #7
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Ekspeditė arkeologjike nė tumėn ilire tė Kamenicės

    Korēė: - Tuma ilire e Kamenicės, njė objekt me vlera tė rralla arkeologjike qė ndodhet nė rajonin e Korēės do tė jetė objekt i njė ekspedite, qė pritet tė ndėrmerret nė muajin prill tė kėtij viti.
    Nga gėrmimet dhe ekspeditat e kryera vitet e fundit nė tumėn ilire tė Kamenicės, janė zbuluar mbi 400 varre prehistorike me 430 individė brenda tyre dhe skeleti i njė gruaje tė re me foshnjėn e saj nė bark. Njėkohėsisht nga kėto ekspedita janė zbuluar mbi 3 mijė objekte arkeologjike, tė cilat janė studiuar me metoda shkencore bashkėkohore qė kanė hedhur dritė pėr ekzistencėn dhe mėnyrėn e jetesės sė banorėve ilirė nė zonėn e Korēės.

    Skėnder Aliu, arkeolog dhe ish- drejtor i Muzeut Arkeologjik nė Korēė tha se "ky vendvarrim ilir do tė vazhdojė tė jetė njė objekt me interes pėr kėrkime tė tjera arkeologjike". Ai theksoi nė kėtė kuadėr ekspeditėn qė pritet tė ndėrmerret nė mesin e muajit prill, e cila synon tė zbulojė objekte tė tjera me vlerė nė tumėn ilire tė Kamenicės.

    E Shtune 24 shkurt 2007 (Koha Jone)

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Nga epoka e bronzit, tek arti bashkėkohor

    Alma Mile
    16-03-2007 (shekulli)


    Muzeu privat


    Rreth 3500 piktura dhe objekte arkeologjike ilire, qė i takojnė shek XIV para Krishtit - VI pas Krishtit, janė pjesė e fondit tė Muzeut "Mezuraj". I pari muze privat arti, i kėtij lloji nė Shqipėri. "Mė nė fund edhe Shqipėria ka njė muze privat tė artit, ndonėse vonė. Ky muze me numrin 1 (njė) tė licensės, pritet tė jetė me dy qendra, ku pėrveē hapėsirės, ku janė ekspozuar aktualisht pikturat dhe objektet, muzeut do t'i shtohet edhe njė sipėrfaqe tjetėr e konsiderueshme", - u shpreh Moikom Zeqo.

    Sipas Zeqos, ēdonjėra prej pikturave, objekteve arkeologjike apo edhe skulpturave u ble sipas ligjit dhe u regjistrua nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore. Ndėrsa pronari i kėtij muzeu, Eduart Mezuraj, u shpreh se nisma pėr krijimin e kėtij muzeu ka mė shumė se 10 vjet qė ka nisur. Mėsohet se nė fondin e muzeut bėjnė pjesė vepra tė piktorėve mė nė zė tė artit bashkėkohor shqiptar, si Gazmend Leka, Ismail Lulani e Artur Muharremi. Por nuk mungon edhe babai i pikturės, Kolė Idromeno, nga i cili disponohet njė portret nė vaj i At Shtjefėn Gjeēovit, qė i pėrket vitit 1929. Sipas Mezurajt, veprat qė blihen pėr tė qenė pjesė e fondit, pėrzgjidhen nga njė bord artistėsh. Pėr tė vizituar kėtė muze, i cili ndodhet pranė godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, publiku duhet tė presė njė biletė me njė ēmim simbolik, ndėrsa nxėnėsit dhe studentėt mund tė hyjnė falas.

  9. #9
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anėtarėsuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Ne vendin e quajtur Shėngjin duket njė si rreth me diametėr 5 km. Nuk e kam studiuar shume por megjithatė mu duk i veēante. Ka njė diametėr fiks 5 km. Kėshtu qe edhe po te jete e bere nga njeriu duhet te ketė qen ndonjė fortese qyteti. N.q.se ėshtė natyrore vetėm asteroidet mund te krijojnė diēka kaq te rrumbullaket. Vullkanet zor se e bėjnė njė diēka te tille. Mendova edhe versionin tjetėr se mos imazhet e sateliti krijojnė diēka qe quhet lapses (njė poze mbi tjetrėn) por edhe satelite te tjerė japin pothuajse te njėjtėn gjė. Mund ta shikoni pak edhe me google-earth (profesionalen)
    Herėn e fundit qe ajo pjese ka qene mbi toke i bie te paktėn 6-7,000 b.c

    Edhe mos te dėgjojė Atlantis prap e...........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    http://byzantinesacredart.com/blog/2...hristians.html

    Zbulohet nje kishe e shek te IV ne Serbi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulime 2 Milion Vjecare
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:45
  2. Disa zbulime interesante tė Dr. Tariq Al Swaidan
    Nga Toni_GjilanCity nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 17:17
  3. Disa zbulime interesante tė Dr.Tariq Al Swaidan
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 16:31
  4. Zbulime tė reja nga qytetėrimi antik egjiptian
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 17:50
  5. Zbulime tė reja mbi jetėn e fėmijės nė bark tė nėnės!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •