Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Tablo nga lufta e komunizmit per liri. NATYRE E QETE

    Marre nga Gazeta55, vijon nga numri i kaluar.

    Nė mbledhjen e Labinotit, nė mars 1943, sipas tre tė dėrguarve jugosllavė, iu vu Enver Hoxhės "de facto" e "de jure", kurora e Zeusit tė KQ-sė dhe detyra e zhdukjes sė disidentėve, ose e "fraksionistėve", sidomos e Anastas Lulos e Sadik Premtes, qė ishte detyrė imediate.

    Anastasi u vra nė Skrapar, ku ishte dėrguar si partizan i thjeshtė, pak ditė para Labinotit.

    Ato ditė, Sadik Premtja me Pali Terovėn, Neki Imerin, Xhemil Ēakėrrin, Qazim Ēakėrrin dhe Hysni Lepenicėn me tė tjerė, ngritėn krye nė Vlorė dhe kėrkonin njė konferencė pėr rizgjedhjen e qarkorit, me qėllim pėr tė pėrmirėsuar pėrbėrjen.

    Por Enver Hoxha, me njė letėr qė dėrgonte, urdhėronte:

    arrestimin dhe pushkatimin e tyre menjėherė, me, ose pa gjyq! Dhe ky urdhėr s'vonoi tė zbatohet.

    U arrestua Pali Terova dhe Nekiu e Xhemili, qė tashmė po komandonin "Ēetėn Plakė".

    Nga kėta tė tre, Xhemili u ekzekutua bashkė me partizanin e paanshėm, Hydajet Miēolli...

    Prapa kėsaj drame, u lirua Pali.

    Dukej sikur pas kėtyre ngjarjeve, situata do tė qetėsohej e rregullohej, por ndodhi e kundėrta. Enver Hoxha erdhi vetė nė Vlorė, si ushtar i Miladinit.

    Nuk vonoi tė organizohej njė ēetė e posaēme me emrin "Hakmarrja".

    Ajo do tė merrej me zhdukjen e tė gjithė "fraksionistėve", tė cilėt ishin kundėr pikėpamjeve serbosllave. Veprimtaria e saj, sakaq filloi!

    U kap dhe u pushkatua sekret(nė Kuē), partizani dhe agjitatori i "Ēetės Plakė", Shaskė Mexhiti dhe s'vonoi tė pasohej nga vrasja e agjitatorit tė hershėm tė luftės, nė fshatin Gjorm, Nimet Fterra. (Vitori M.Kondi dhe Qazim Kondi, tregoni varret e Shaskės dhe Nimetit).

    Nė fillim tė gushtit, vriten mizorisht pas njė arresti tė gjatė, dy tė rinj sypatrembur, Haki Xhelo e Duro Tahiri. Nga fundi i atij muaji, u vranė nė pritė trimat e "Ēetės Plakė" Neki Imeri e Xhafer Dalani, si dhe dy pritzėnėsit e pabesė, Shyqyri Alimerko dhe Sadik Zotaj.

    Korrieri Hodo Habibi qė u ndodh rastėsisht aty afėr dhe qė nuk dinte asgjė pėr atė qė pa dhe ndodhi, u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq!

    Nė shtator, gjatė luftės sė Drashovicės, dora kriminale e Enver Hoxhės vrau pas shpine revolucionarin e orėve tė para, oratorin e dėgjuar dhe pėrgjegjėsin krahinor tė Tragjasit, Fejzo Gjomema.

    Mė 4 nėntor 1943 vritet nė atė mėnyrė, i pari sekretar i qarkorit dhe njeriu mė me influencė nė krahinė, Mynyr Xhindi.

    Nė Korēė vriten njėri pas tjetrit komandanti i batalionit Jorgo Plaku dhe luftėtari i zjarrtė pėr liri e demokraci, Pali Terova.

    Ja kė luftonte dhe vriste nė pabesi, i ekzekutonte natėn e i qante ditėn, Enver Hoxha me kompani. Antishqiptarizmi i tyre i ndyrė i ka rrėnjėt e thella, me flukse e reflekse, deri sa u pėrmbys, pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė tokėn tonė.

    Shqipėria po bėhet siē deshėn ata, duhet t'i vlerėsoni e t'i nderoni ata bij, qė diktatori u vodhi jetėn dhe u pėrdhosi idealin. Kėta 16 martirė meritojnė t'u kthehet nderi, t'u gjendet varri dhe ta futin nė panteonin e madh tė kėtij populli, qė e deshėn aq shumė.

    (Gjenerali Delo Balili, alias Ylli Lunga, "Veterani" 1.8.1996)

    Shoku Hasan Luēu dhe Ago Nezha! Kėta janė bijtė e Labėrisė qė ka vrarė Hysni Kapo e Qazim Kondi, Kadri Hazbiu e Memo Mete. Tani ne presim tė na thoni se, cilėt ka vrarė Hysni Lepenica, qė villni vrer kundėr tij? Vrer antishqiptar, antizakonor dhe serbosllav, si porosi e Dushan Mugoshės e lėnė qė mė 1943. Ajo jo?



    3. Nė sjelljen ndaj gruas, duket se nė ē'masė njeriu ėshtė shkėputur nga bota e kafshėve



    Njė dijetar i madh ka thėnė se, nė sjelljen ndaj gruas, duket se nė ē'masė njeriu ėshtė shkėputur nga bota e kafshėve.

    Tani, le tė shohim se nė ē'masė janė shkėputur nga bota e kafshėve Vitori M.Kondi e Eqerem Peēi, Dalan Buxheli e Nikollaq Vallabanda, Qamil Poda e Adnan Qatipi.

    Mė lart, cekėm disa fragmente tė krimit dhe terrorit komunist nė Vlorė, tani do tė ndalemi vetėm nė mozaikun e dėshmive tė tmerrit nga ferri komunist i Vitorisė e Memo Metes, i Hodo Habibit e Qamil Podės.

    Dėshmitė janė vetėm nga gratė, qė lexuesi tė kuptojė se nė ē'masė janė shkėputur nga bota e kafshėve, komunistėt e kuq tė sotėm qė s'janė ngopur me gjak shqiptari.

    "Pasi shpallej "armike e popullit" njė vajzė e re, apo njė grua, i nėnshtrohej torturave deri nė vdekje, apo ēmenduri...

    Nė Shqipėri: Janė pushkatuar 89 gra

    Kanė vdekur nė burgje 7 gra

    Janė dėnuar politikisht 7367 gra

    Janė ēmendur nė burgje 29 gra.

    - Nė kampet e internimeve politike kanė vuajtur 46.790 gra

    - Kanė vdekur nė kampet e internimit 5118 gra dhe 320 fėmijė nga sėmundja e urisė.

    Nė burgje u mbyllėn, jo vetėm "armike" tė popullit, por edhe komunistėt si Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafės, Selfixhe Broja, Qefsere Begeja, Liri Gega, Dhora Leka, etj.

    Qerime Bone nga Kolonja, pasi ishte ēmendur, ulėrinte si ulkonjė.... E arrestuar shtatzėnė, dy ditė mė pas e ēuan nė maternitet, tė lidhur me pranga...

    Merjeme Gjata nga Kukėsi, i kishin vrarė tre fėmijė nė kufi dhe ashtu tė grirė nga plumbat, ia kishin hedhur nė pragun e shtėpisė... Kėtė nėnė shqiptare e dėnuan 10 vjet burg! Nėnė Merjemja u ēmend dhe vazhdoi tė qėndrojė nė burg...

    Hungarezja Barbara, u martua me Fatos Haxhihasanin. E arrestuan dhe e dėnuan 15 vjet burg pėr spiunazh... Nė burg u ēmend... qante dhe rrethonte me lule fotografinė e burrit tė saj.

    Ēifutja ruse Viola Beqiri, me gradė shkencore nė fizikė bėrthamore, u dėnua 20 vjet burg dhe doli nga burgu e braktisur nė moshėn 60-vjeēare.

    Minja 20 vjeēe dhe Nadirja 16 vjeēe, ishin nga Baldushku i Tiranės, u dėnuan sepse kishin tentuar tė helmonin lopėt e kooperativės. Minja u dėnua 15 vjet, dhe Nadirja 10 vjet! Minen e kishin arrestuar disa orė para ceremonisė sė martesės... Ajo vdiq nė lulen e rinisė, nė moshėn 24-vjeēare... kishte lėnė si amanet ta vishnin nuse dhe tė burgosurat ia plotėsuan dėshirėn... Trupi i saj pa jetė u martua me varrin e zi pa emėr...

    Maria Medicina u dėnua me vdekje, sepse dashuroi dhe u martua me njė inxhinier italian. Ajo bėri 13 vjet burg dhe mbeti pėrjetė pa familje dhe pa fėmijė....

    Bianka Balliēi, ish-gazetare me origjinė austriake, i thyen shtyllėn kurrizore dhe ecte kėmbadorazi... Vdiq nė psikiatrinė e Elbasanit...

    Marta Doda u lirua nga burgu nė moshėn 82-vjeēare... U gjet e vdekur tek pragu i kishės katolike...

    Kėto tė gjitha e sa e sa tė tjera, tregojnė qartė se Eqerem Peēi e Vitori Kondi, ende nuk janė larguar nga bota e kafshėve, derisa kėrkojnė tė derdhin pėrsėri gjak, duke evokuar "luftėn e klasave"(apo glasave?)

    Kėto tė gjitha nuk janė imagjinata tė ferrit dantesk, por realitete tė jetuara e tė vuajtura nga xhelatėt komunistė, nga regjimi i Qazim Kondit e Hodo Habibit, i Eqerem Peēit e Adnan Qatipit, qė shtypėn bijtė e popullit tuaj dhe mbetet siē ishit...


    (vijon)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje i madh i kohes tone Primo Levi ka shkruajtur:
    Humben sot shume lot mbi fundin e ideologjive.
    Historia tregon ne menyre esemplare ku mund te ēoje nje ideologji qe pranohet ne menyre radikale nga te gjithe ekstremistet.
    Ideologjite mund te jene te mira ose te keqija.
    Eshte mire ti njohesh,ti studiosh,ti kerkosh ti ēmosh.
    eshte perhere nje gje e keqe te martoshesh me nje ideologji edhe pse eshte e mbushur me fjale te lavdishme si atdhe,detyre dhe zot.
    Primo Levi ebreo i internuar ne kampin Auschwitz.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Tema tė Ngjashme

  1. Gjunjėzimi i mazhorancės para Abdijve tė komunizmit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 22:42
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Ilaz Kodra
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 22:25
  4. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •