Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Genocidi i cobenve terbaciotas mbi malsoret e veriut.

    gazeta shqiptare

    ---------

    DOSSIER

    Historia e panjohur e 28 nėnorit 1944, ku partizanėt e Jaho Gjolikut dhe Haki Toskės ekzekutuan njė grup malėsorėsh nė fshatin Bruēaj tė Dukagjinit. Rrėfimi i 84 vjeēarit, Prek Sokoli

    "Ja si na pushkatoi 10 burra, motra e dėshmorit Ēelo Sinani"


    -----------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Sapo ata mbėrritėn diku nė njė pėrrua, motra e Ēelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qėlloi dy-tre herė nė kokė Nikoll Mirashin, duke e lėnė atė tė vdekur nė vėnd. Ndėrsa kur grupi i partizanėve tė batalionit tė spastrimit tė Brigadės sė gjashtė, sė bashku me tetė malėsorėt e lidhur mbėrritėn nė Qafė-Thanė ku ndodhej shtabi i brigadės, sipas premtimit qė i kishin dhėnė motrės sė Ēelo Sinanit, tė tetė burrat ia rreshtuan tė lidhur pėrpara saj. Nė atė moment, ajo nxorri pistoletėn nga brezi dhe nisi t'i qėllonte malėsorėt e lidhur, duke i goditur tė tetė me nga dy plumba nė kokė. Kur po bėhej gati tė qėllonte mbi tė fundin, qė ishte 17-vjeēari Mėhill Vocrri, disa partizanė iu lutėn qė ta falte, por ajo vazhdoi tė qėllonte edhe mbi tė duke thėnė: "Lėreni se qenka moshatar me Ēelon tim". Pasi i la tė vdekur nė vėnd tė nėntė malėsorėt (sė bashku me Nikoll Mirashin qė e vrau gjatė rrugės) motra e Ēelo Sinanit u dha urdhėr partizanėve tė tjerė qė t'i zhvishin shpejt e shpejt dhe t'ua merrnin rrobat e trupit tė vrarėve, pasi ato u duheshin pėr partizanėt e brigadės qė ishin duke marshuar pėr nė drejtim tė Malit tė Zi". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 84-vjeēari Prek Sokoli, i cili rrėfen tė gjithė historinė e asaj ngjarje tė largėt tė ndodhur nė 28 nėntorin e vitit 1944, ditėn e fundit tė luftės pėr forcat partizane tė Enver Hoxhės qė ishin duke marshuar nė krahinėn e Dukagjinit, pėr nė drejtim tė Malit tė Zi. Po si ndodhi ajo ngjarje, kush ishin dhjetė malėsorėt qė u ekzekutuan nga dora e motrės sė dėshmorit Ēelo Sinani dhe pėrse e kreu ajo atė vrasje makabre qė nuk ėshtė harruar ende nė atė trevė tė largėt tė Veriut tė Shqipėrisė?

    Vrasja e Ēelo Sinanit
    Lidhur me atė ngjarje, Prek Sokoli dėshmon: "Mė 26 nėntor tė vitit 1944, vėllau im 25 vjeēar, Pėllumb Sokoli, kishte shkuar nė qytetin e Shkodrės pėr tė blerė ushqime pasi na duheshin pėr festėn e Shėn-Kollit, qė na binte pėr ta kremtuar disa ditė mė vonė, mė pesė dhjetor. Bashkė me Pėllumbin, atė ditė pėr nė qytetin e Shkodrės kishin shkuar dhe njė grup tjetėr malėsorėsh, tė cilėt pasi kishin blerė ato qė u duheshin, kishin marė rrugėn e kthimit pėr nė fshatrat e tyre tė zonės sė Dukagjinit. Duke qenė se ajo rrugė mbante rreth tetė orė larg nga qyteti i Shkodrės, grupin e shtegėtarėve e zuri nata nė fshatin Bruēaj tė Dukagjinit ku njė pjesė e tyre bashkė me vėllain tim Pėllumbin, qėndroi aty nė atė fshat pėr tė kaluar natėn duke bujtur nė shtėpitė e malėsorėve. Ndėrsa pjesa tjetėr qė mbeti, vazhdoi rrugėn duke ecur pėr nė drejtim tė fshatit Xhan, duke shpresuar qė tė ecte pas mushkave tė cilat ndiqnin rrugėn pa asnjė vėshtirėsi edhe natėn. Nė kėtė grup qė vazhdoi udhėtimin pėr nė drejtim tė fshatit Xhan, bėnte pjesė edhe Lulash Gjoni i Xhanit, i cili ishte i vetmi malėsor i asaj krahine qė merrej me tregėti dhe kishte dyqan tė vetin. Gjatė rrugės duke udhėtuar nėpėr natėn e errėt nga fshati Bruēaj pėr nė drejtim tė fshatit Xhan, nė vėndin e quajtur Shtruga, i cili ndodhet nė njė qafė tė vogėl mali, grupi i malėsorėve u pėrball me njė pritė partizane qė komandohej nga partizani Ēelo Sinani, vetė i tretė, i cili kryente detyrėn e korrierit tė Brigadės sė gjashtė partizane, qė komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska. Partizani Ēelo Sinani i bėri thirrje grupit qė tė ndalonte duke duke u thėnė: qėndro, por malėsorėt nuk e kuptuan fjalėn e tij dhe u shtrinė tė gjithė barkas nė dėborė duke zėnė secili nga njė pozicion, pasi i gjithė grupi ishte i armatosur. Nga qė Ēelo nuk i shikonte dot ata se ku ishin, qėlloi nė drejtim tė tyre me automatikun e tij, dhe breshėrive tė tija iu pėrgjigj po me zjarr njėri nga malėsorėt, duke qėlluar edhi ai pėr andej nga erdhėn tė shtėnat. Pas atij shkėmbi zjarri, malėsorėt shtetgtarė qėndruan njė cop herė ashtu tė shtrirė nėpėr dėborė dhe pasi nuk dėgjuan mė tė shtėna armėsh nė drejtim tė tyre, ata vazhduan rrugėn nėpėr natėn e errėt, pa ditur gjė se nga tė shtėnat e tyre kishte mbetur i vrarė partizani Ēelo Sinani", kujton 84 vjeēari Prek Sokoli lidhur me atė ngjarje tė largėt tė 28 nėntorit tė vitit 1944, kur nė afėrsi tė fshatit Bruēaj tė zonės sė thellė tė Dukagjinit qė ndodhet nė malėsinė e mbi Shkodrės, mbeti i vrarė korrieri i Brigadės sė 6 Sulmuese, partizani Ēelo Sinani nga fshati Picar i Gjirokastrės.

    Arrestimi i malėsorėve nga partizanėt
    Por ē'ndodhi mė pas me grupin e malėsorėve qė kishin shkėmbyr zjarr me partizanin 15-vjeēar qė kryente detyrėn e korrierit nė ato forca partizane tė cilat nuk e dinin se ajo ditė shėnonte dhe mbarimin e Luftės? Lidhur me kėtė, 84-vjeēari Prek Sokoli dėshmon: "Dy partizanėt e tjerė qė ishin nė pritė bashkė me Ēelo Sinanin, sapo konstatuan se shoku i tyre nuk kishte mė asnjė shenjė jete nga plumbat qė kishte marrė, zbritėn menjėherė nė fshatin Bruēaj aty ku ndodhej shtabi i komandės sė Brigadės sė gjashtė partizane, sė bashku me njė batalion tė asaj brigade qė ishte lėnė aty nė fshatin Xhan pėr spastrime. Po ashtu aty nė atė fshat atė natė ndodhej edhe njė pjesė e grupit tė malėsorėve shtegėtarė qė ishin kthyer nga Shkodra dhe kishin bujtur nėpėr shtėpiat e malėsorėve pėr tė kaluar natėn. Komanda e brigadės sė bashku me partizanėt e batalionit qė ishte lėnė aty pėr spastrime, nuk kishin dijeni pėr malėsorėt shtegtarė qė kishin bujtur nė atė fshat, dhe po ashtu as malėsorėt shtegtarė nuk kishin dijeni pėr partizanėt qė ndodheshin nė atė fshat. Sapo erdhi lajmi pėr vrasjen e Ēelo Sinanit, nė fshat filluan lėvizje tė shumta dhe partizanėt e batalionit tė spastrimit morėn urdhėr qė tė bėnin rrethimin e plotė tė fshatit nė mėnyrė qė prej andej tė mos dilte as miza. Pas kėsaj ata filluan kontrollet nėpėr tė gjitha shtėpitė ku kishin tė dhėna se ishin strehuar pėr tė bujtur njė pjesė e grupit tė shtegėtarėve. Gjatė kontrolleve qė bėnė nėpėr shtėpitė e fshatit Xhan, partizanėt e batalionit tė spastrimit ua morėn armėt grupit tė malėsorėve shtegėtarė, tė cilėt pranuan t'i dorzonin ato, pasi partizanėt u thanė se do t'ua kthenin pėrsėri sapo tė dilin nė Qafė Thanė ku ishte vendosur komanda e brigadės. Komandantėt e grupeve partizane tė batalionit tė spastrimit u dhanė besėn malėsorėve shtegėtarė se armėt do t'ua kthenin pėrsėri tė nesėrmen mė datėn 27 nėntor, sapo tė takoheshin me komandėn e tyre. Tė nesėrmen, sapo zbardhi dita, partizanėt e batalionit tė spastrimit i mblodhėn nė njė vėnd tė gjithė malėsorėt shtegtarė qė ishin nė fshatin Bruēaj, pėr t'i bashkuar me ata tė grupit tjetėr qė ishin nė fshatin Xhan, meqėnėse afėr atij fshati ishte vrarė Ēelo Sinani. Qėllimi i komandės sė brigadės sė gjashtė, ishte qė tė bėnte seleksionimin e tyre pėr tė gjetur se kush ishin ata qė kishin qėlluar dhe vrarė korrierin e brigadės, partizanin Ēelo Sinani. Nė grupin e malėsorėve qė kishin bujtur nė fshatin Xhan, bėnte pjesė edhe njė djalė i ri, 17-vjeēar, i quajtur Mėhill Vocrri, i cili kishte aty dhe tre probatinė (vėllezėr qė pinė gjak me njėri tjetrin) nga e njėjta shtėpi. Kur e morėn vesh partizanėt se Mėhilli ishte nga fshati Shosh, i thanė tė ikte, por ai nuk iku, duke u thėnė se nuk mund tė ndahej nga probatinėt e tij. Sipas urdhėrit tė komnadės sė brigadės, partizanėt e batalionit tė spastrimit ku bėnte pjesė dhe motra e Ēelo Sinanit, bėnė seleksionimin e malėsorėve shtegėtarė dhe njė pjesė tė tyre e lanė tė lirė tė ikte, kurse grupin tjetėr ku bėnin pjesė: Tom Martini, Pėllumb Sokoli, Kol Vata, Pal Pėllumbi, Nikoll Mirashi, Mėhill Vocrri, Pal Vata, Shytan Deda dhe Prenush Zefi, ata e morėn me vete pėr tė shkuar nė Qafė-Thanė atje ku ndodhej Shtabi i Brigadės", kujton 84-vjeēari Prek Sokoli lidhur me arrestimin e nėntė malosorėve shtegėtarė nga forcat partizane tė batalionit tė brigadės sė gjashtė, i cili ishte lėnė nė atė zonė pėr spastrime.

    Motra e Ēelos qėllon malėsorėt e lidhur
    Por ēfarė ndodhi mė pas me grupin e malėsorėve qė u arrestuan nga partizanėt e batalionit tė spastrimit, si tė dyshuar pėr vrasjen e korrierit tė brigadės, Ēelo Sinanit? Lidhur me kėtė, 84-vjeēari Prek Sokoli, i cili e ka akoma tė freskėt nė kujtesėn e tij atė ngjarje makabre ku mbeti i vrarė edhe i vėllai i tij, vazhdon rrėfimin duke u shprehur: "Meqėnse njėri prej atyre malėsorėve, i quajtur Nikoll Mirashi, ishte i sėmurė dhe nuk ecte dot, motra e Ēelo Sinanit qė ishte partizane nė atė batalion, i tha komandantit tė saj, se do tė rrinte ajo me Nikollėn pėr ta ndihmuar tė ecnin, deri sa tė mbėrrinin nė Qafė-Thanė. Por sapo ata mbėrritėn diku nė njė pėrrua, motra e Ēelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qėlloi dy-tre herė nė kokė Nikoll Mirashin, duke e lėnė atė tė vdekur nė vėnd. Ndėrsa kur grupi i partizanėve tė batalionit tė spastrimit sė bashku me tetė malėsorėt e lidhur mbėrritėn nė Qafė-Thanė ku ndodhej shtabi i brigadės, sipas premtimit qė i kishin dhėnė motrės sė Ēelo Sinanit, tė tetė malėsorėt ia rreshtuan tė lidhur pėrpara saj. Nė atė moment, ajo nxorri pistoletėn nga brezi dhe nisi t'i qėllonte tė tetė burrat e lidhur, duke i goditur me nga dy plumba nė kokė. Kur ajo po bėhej gati tė qėllonte mbi tė fundit e grupit, qė ishte 17-vjeēari Mėhill Vocrri, disa partizanė iu lutėn qė ta falte, por ajo vazhdoi tė qėllonte edhe mbi tė duke thėnė: "Lėreni se qenka moshatar me Ēelon tim". Pasi i la tė vdekur nė vėnd tė nėntė malėsorėt (sė bashku me Nikoll Mirashin qė e vrau gjatė rrugės) motra e Ēelo Sinanit u dha urdhėr partizanėve tė tjerė qė t'i zhvishin shpejt e shpejt ata dhe t'ua merrnin rrobat e trupit tė vrarėve, pasi u duheshin pėr partizanėt e brigadės qė ishin duke marshuar pėr nė drejtim tė Malit tė Zi. Ndėrsa ata zbatuan urdhėrin e saj duke i zhveshur lakuriq tė tetė trupat e pajetė qė ishin pladosur pa frymė mbi dėborėn e ngrirė kallkan, disa prej tyre filluan t'i godisnin pėrsėri kufomat me tytat e pushkėve dhe me bajoneta duke i shpėrfytyruar keqas ato. Pasi ua hoqėn rrobat e trupit dhe i lanė ashtu tė zhveshur nė dėborė nė njė fushė tė vogėl, motra e Ēelo Sinanit me gjithė partizanėt e tjerė vazhduan rrugėn pėr tė arritur forcat e brigadės qė ishin duke marėshuar pėr nė drejtimin e Malit tė Zi", kujton Prek Sokoli lidhur me ngjarjen makabre tė pushkatimit tė nėntė malėsorėve tė pafajshėm tė ndodhur nė 28 nėntorin e largėt tė vitit 1944, ku midis nėntė malėsorėt qė u qėlluan me nga dy plumba nė kokė nga motra e Ēelo Sinanit, njėri prej tyre ishte i vėllai i Prekės, 25-vjeēari Pėllumb Sokoli.

    Vrasin edhe Lazėr Vuksanin
    Vrasja makabre e nėntė malėsorėve tė pafajshėm tė cilėt u ekzekutuan nė shenjė hakmarrje pėr vrasjen e korrierit tė brigadės, 15-vjeēarit Ēelo Sinani, nuk u mbyll me aq. Kėshtu shprehet malėsori 84-vjeēar Prek Sokoli, i cili e vazhdon rrėfimin e tij pėr atė ngjarje tragjike, duke u shprehur: "Pasi motra e Ēelo Sinanit sė bashku me partizanėt e tjerė vazhduan rrugėn pėr t'u bashkuar me pjesėn tjetėr tė brigadės, nė drejtim tė vėndit ku ndodheshin trupat e pajetė tė tetė malėsorėve, nisėn tė shkonin fshatarė tė atyre anėve tė cilėt kishin dėgjuar krismat, por nė tė vėrtetė nuk dinin asgjė mbi gjėmėn e madhe qė kishte ndodhur aty. Tė parėt qė mbėrritėn nė vėndngjarje, ishin burrat e shtėpisė sė Halil Zenelit, tė cilėt u kthyen pėrsėri nė shtėpinė e tyre dhe morėn me vete disa batanije e rroba tė tjera pėr tė mbėshtjellė tė tetė kufomat, pasi ashtu siē ishin tė zhveshura lakuriq, ata nuk mund t'i transportonin pėr nė fshatrat e tyre. Ndėrsa familja e Halil Zenelit ishte duke u marrė me veshjen e kufomave, motra e Ēelo Sinanit sė bashku me partizanėt e tjerė qė po udhėtonin pėr t'u bashkuar me forcat e tjera tė brigadės sė gjashtė, rrugės u takuan me njė malėsor nga fshati Bruēaj i quajtur Lazėr Vukasni, i cili po vinte nga fshati i tij i hipur nė mushkė. Sapo u ndeshėn pėrball Lazėrit, grupi i partizanėve sė bashku me motrėn e Ēelo Sinanit, e qėlluan menjėherė atė duke e lėnė tė vdekur nė vėnd. Vrasjen e tij ata e bėnė me qėllim qė ai tė mos shkonte nė vėndin e ngjarjes ku ndodheshin trupat e pajetė tė tetė malėsorėve, pasi po tė shkonte ai atje, do jepte kushtrimin dhe fshatarėt e atyre anėve do rroknin pushkėt dhe do dilnin nė kėrkim tė vrasėsve. Pra me qėllim qė ajo ngjarje tė mbahej e fshehtė, deri sa tė largoheshin tė gjitha forcat partizane qė andej, motra e Ēelo Sinanit sė bashku me partizanėt e tjerė e ekzekutuan edhe Lazėr Vuksanin qė ishte duke udhėtuar me mushėkn e tij pėr nė fshatin Bruēaj ku ai kishte shtėpinė", kujton Prek Sokoli lidhur me vazhdimin e asaj ngjarje e cila shėnoi edhe viktimin e dhjetė nga ana e malėsorėve tė asaj ane, prej forcave partizane tė brigadės sė gjashte qė komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska.





    ---------------

    Si kjo ngjarje ka me qindra.

    Me cte drejte vandallizuan keta morracake vellezerit e tyre te Veriut.
    Kush ja frymezoi urrejtjen ketyre barbareve per te masakruar ato familje malsoresh qe i dhane Historise Shqiptare krenarine e lavdine.

    Askush nuk i perdhunoi e poshteroi fiset e lavdishme arbnore te cileve u kendoi aq bukur i madhi Fishta ne LAHUTEN..sa keta banditet e brigadave partizane te komanduara nga cobenet primitive.

    Laberia duhet te kerkoj falje publikisht per vuajtjet qe i solli Veriut fisnik.

    Duke mos kerkuar falje erdhi perseri 1997-ta e tmershme kur perseri ujkonjat pin gjak Malsoresh ne sheshin e Flamurit.

    Drejtesia dhe burreria ketu do duken.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 25-06-2003 mė 13:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post

    ------------------------------------------------------------

    Per pjesen a pare te diskutimit tend Brari (qe natyrisht ishte i kopjuar) nuk kam cfare te shtoj se ishte nje histori e treguar nga dikush (shtrember apo drejt nuk ka rendesi) qe ka te drejten e tij te zere qofte edhe dy faqe gazete.


    -----------------------------------------------------------------

    Me sa vura re pjesa e dyte e diskutimit ishin mendimet e tua ne rolin e nje perēaresi qe nuk ben histori por jep mendime personale. Me sa pashe kjo eshte hapesira e historise shqiptare dhe jo "Fjale pa dogane"!

    Nuk jam lab dhe mbi te gjitha nuk kam asnje interes personal te shaj apo te mbroj labet (qe nuk perfaqesohen nga motra e Celo Sinanit) ose maloket (qe nuk perfaqesohen nga mercenaret qe erdhen ne Vlore). Cdo krahine e Shqiperise ka dhene kontributin e saj (te padiskutueshem ne nje forum!) ne historine e Shqiperise.

    Nuk dua ta zgjas se ky nuk eshte nje debat midis nesh po thjesht nje sqarim qe mendoj se u takonte ta benin moderatoreve te ketij forumi. Pershendetje!

    -------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    I dashur Zeus percarja kombetare provokohet shume me teper nga veprimet se sa nga komentimi i tyre.
    Krimi ne fjale eshte nje fakt historik i pamohueshem qe perfaqeson vetem nje kokrrize rere ne historite e pafundme te masakrave qe brigadat partizane u bene vellezerve te tyre shqiptare ku krimi me i madh ngelet roli i tyre ne masakren e Tivarit.

    Une e kuptoj dhe ndaj njelloj me ty qendrimin se ajo qe vrau malesoret nuk perfaqeson Laberine ... ashtu sikunder nuk e perfaqeson veriun Nexhmije Hoxha ..... por eshte fakt i pamohueshem qe ne Veri jane kryer masakra nga kriminele te veshur me pushtet te cilet vinin kryesisht nga jugu. Ky eshte FAKT. A ja ulin keta kriminele vleren Jugut ? Nuk besoj sepse keto vrasje nuk jane pjese e tradites se tij .... por gjithsesi une mendoj se ka vend per nje reflektim me te gjere te historise dhe opinionit ne lidhje me keto masakra.

    Bashkimi nuk vjen permes harreses por mes drejtesise !

    Sot ne degjojme te behen gjyqe qe denojne naziste te vdekur dhe te gjalle . Mendoj se eshte koha qe keto gjyqe te fillojne edhe ne Shqiperi ... sikur per asgje tjeter, mjaft per te treguar ilegjitimitetin e ketyre akteve te pandeshkuara.

    P.S

    Me fal qe po te pergjigjem jashte teme por <> erdhen per te mos e lene Vloren ne dore te <> te cilet e qendisen ashtu sic ti duhet ta dish me mire se une ... dhe po te kujtoj se ata nuk vrane apo perdhunuan askend !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Historia eshte te shkruhet mbi ngjarjet pa i bere komente.
    Kur disa ngjarje behen pak si teper te ngjashme athere keto jane fenomene dhe duhet te marrin emer e ky emertim nuk eshte me qellim percarjeje por qellim vertetesie e nga kjo e vertete lindin filozofite.

    Ajo qe duhet te lindi ne Kokat tona mbasi mesojme keto ngjarje eshte se...kurre nje ide ose rryme politike ska te drejte te imponohet me dhune.


    Ne rastin Ne fjale do ishin te kuptueshme e te pranueshme qe Motrat e Celo Mezanve e Sinanve te shkonin ne Veri si percues te Kultures , Arsimit, Modes, Shkences etj...por kursesi nuk jane te pranueshme sjellja e Brigadave partizane qe i ngjajne " ekspeditave ndeshkuese spanjole ne Azteket e inkasit ose ekspeditat Serbe ne Kosove ose te ekspeditave te METAKSASE ne Cameri.

    Kosova e nderon MATI LOGORECIN i cili per vite te tera punoi per Hapjen e Shkollave ne Kosove.
    Shkodra e ka nderuar Cerciz Topullin e Muco Qullin qe vdiqen ne Shkoder por qe punuan per ceshtjen Kombetare pa u lodhur.

    Korca nderon Hil Mosin i cili solli ne Korce Libra e Abetare e deri Hymnin e Flamurit.

    Laberia e nderon Azem Hajdarin i cili ishte Trim i Tropojes por dhe demokratoi i madh per gjith Shqiperine.

    Ka plot ngjarje e figura e fenomene qe e kane krijuar Unitetin Kombetar e ato perkujtohen e nderohen.

    Nuk ka ngelur Percarja tek te treguarit e gomarlleqeve te komandanteve e Komisareve te Brigadave Partizane te cilet nuk kan ditur te respektojne asnje norme Njerzore ndaj Vllazerve te tyre veriore.

    pik.

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-06-2003 mė 15:50

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post

    ------------------------------------------------------------

    N.q.s do te fusesh emrin ne librat e filozofise: te vafte mbare!

    Ne ato qe thashe une me siper kishte ndonje gje qe nuk te pelqeu?

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė pas 59 vjetėsh nga masakra e partizanėve tė Jaho Gjolikut e Haki Toskės, dėshmojnė familjet e viktimave qė u vranė nė shenjė hakmarrje pėr Ēelo Sinanin

    "Ja pėrse Gjin Marku nuk e la Gjolikun tė pushkatonte 37 burra"


    ----------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Dėshmia e 69-vjeēarit Dedė Marashi: "Mė kujtohet si tani kur erdhi haberi dhe e sollėn me vig trupin e pajetė tė kushuririt tim, Tom Martinit. Babai i tij, Martin Gjoni, kur e ka pa syrin e djalit tė varun poshtė fytyrės nga goditjet e bajonetės, u tha atyre qė e prunė: pse ma keni sjellė kėshtu, dhe e shkuli synin e tė birit dhe e hodhi nė pėrrua".


    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmisė sė 84-vjeēarit Prek Sokoli me origjinė nga fshati Xhan i Komunės sė Pultit tė Dukagjinit, u njohėm me njė nga historitė tragjike tė ndodhura nė 28 nėntorin e largėt tė vitit 1944, nė ditėn e fundit tė Luftės, kur nė malėsinė e Dukagjinit, forcat partizane tė njė batalioni tė Brigadės sė gjashtė sulmuese, ekzekutuan dhjetė malėsorė tė pafajshėm, nė shenjė hakmarrje ndaj vrasjes sė korrierit partizan tė asj brigade, 15-vjeēarit, Ēelo Sinani nga Picari i Gjirokastrės. Sipas dėshmisė sė Prek Sokolit, vėllai i Pėllumb Sokolit, njėrit prej dhjetė burrave tė pushkatuar, njė grup malėsorėsh qė ishin duke udhėtuar nga Shkodra pėr nė fshatrat e tyre, natėn e 27 nėntorit 1944 u ndeshėn nė njė pritė partizane prej tre vetėsh e cila iu bėri thirrje qė tė ndaleshin. Pas kėsaj njėri nga partizanėt qėlloi nė drejtim tė tyre me breshėri automatiku dhe plumbave tė tij iu pėrgjigj po me plumba njėri nga malėsorėt, nga tė cilat mbeti i vrarė Ēelo Sinani. Pas kėsaj, dy shokėt e Ēelos zbritėn nė fshat ku dhanė lajmin e vrasjes sė tij dhe partizanėt e batalionit qė ishin lėnė nė atė zonė pėr spastrime, i arrestuan tė gjithė grupin e malėsorėve qė ishte strehuar pėr tė kaluar natėn po nė atė fshat dhe tė lidhur ata i dėrguan nė Qafė-Thanė ku ishte Shtabi i Brigadės. Nė shenjė hakmarrje ndaj vrasjes sė Ēelos, u vendos pushkatimi i dhjetė burrave, gjė tė cilėn e mori pėrsipėr njė partizane pėr tė cilėn atėhere u tha se ishte e motra e Ēelo Sinanit.
    (vijon nga numri i kaluar)

    Arrestimi i 37 malėsorėve

    Por pushkatimi i dhjetė malėsorėve dukagjinas nė afėrsi tė fshatit Bruēaj, duket sikur nuk i kėnaqi kuadrot drejtuese tė Shtabit Brigadės sė gjashtė qė komandoheshin nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska, pasi forcat e shumta tė asaj brigade u rikthyen pėrsėri nė fshatin Xhan e Bruēaj, ku kryen arrestimin e 37 fshatarėve tė tjerė. Lidhur me kėtė ngjarje, 84-vjeēari Prek Sokoli me origjinė nga Dukagjini dhe me banim nė Rranxat e Bushatit tė Shkodrės, dėshmon: "Pas pushkatimit tė atyre dhjetė burrave nga njė partizane pėr tė cilėn u tha se ishte e motra e Ēelo Sinanit, forcat partizane, tė udhėhequara nga Jaho Gjoliku, u kthyen pėrsėri nė fshatin Xhan dhe aty arrestuan edhe 37 fshatarė tė tjerė, tė cilėt ashtu tė lidhur i rreshtuan nė njė bregore pėr t'i pushkatuar tė gjithė. Nė atė ēast qė pritej pushkatimi i tyne sipas urdhėrit qė kishte dhėnė Jaho Gjoliku, vendimi u anallua dhe tė 37 burrat e lidhur mundėn qė tė shpėtonin nga vdekja e sigurtė. E gjithė ajo mrekulli, pra falja e tyre ndodhi pas ndėrhyrjes sė Komandantit tė Divizionit partizan, Gjeneral Gjin Markut, qė kishte nėn vartėsi Brigadėn e gjashtė, i cili e ndaloi Jaho Gjolikun qė ta kryente atė masakėr. Sipas atyre burrave qė kanė qenė prezent nė atė vėnd, Gjin Marku i tha kėshtu Jaho Gjolikut: "Nesėr kemi festėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė dhe nuk bėn qė atė ditė tė shumėpritur ta festojmė me gjak". Pas atyre fjalėve tė Gjin Markut, ata 37 burra tė pafajshėm u lanė tė lirė pėr tė shkuar nė shtėpitė e tyre", e pėrfundon dėshminė e tij, 84-vjeēari Prek Sokoli, vėllai i njėri prej dhjetė burrave tė pushkatuar nė fshatin Xhan, i cili shton se qė nga ajo ditė e deri nė vitin 1990, familja e tij u quajt reaksionare dhe vazhdimisht u pėrmėndej vėllai i vrarė. "Prej asaj ne s'kena mujt me lyp kurgja" shprehet Prek Sokoli, familjen e tė cilit nė vitin 1971 e hoqėn nga fshati Xhan dhe e dėrguan aty nė Rranxat e Bushatit, ku jetojnė edhe sot e kėsaj dite. Por edhe pse ata u shpėrngulėn nga fshati i tyre, nuk e kanė harruar ende atė histori tragjike ku 59 vjet mė parė nga plumbat e partizanėve mbeti i vrarė i biri i tyre, 25-vjeēari Pėllum Sokoli.

    Dėshmia e tre familjeve tė viktimave
    Pėr atė histori tragjike tė ndodhur nė 28 nėntorin e largėt tė vitit 1944, Prek Sokoli, nuk ėshtė i vetmi dėshmitar qė hedh dritė mbi ēka ndodhi aty. Ajo histori ėshtė ruajtur e freskėt nė kujtesėn e shumė malėsorėve tė asaj ane dhe sidomos nė familjet e viktimave, ku njeri prej tyre, 67-vjeēari, Dedė Marashi dėshmon: "Mė kujtohet si tani kur nė fshatin tonė erdhi haberi pėr vrasjen e kushėririt tim, Tom Martinit, tė cilin e sollėn mbi njė vig. Sapo trupi i tij mbėrriti para shtėpisė, sipas zakonit i pari doli babai i Tomės, Martin Gjoni, i cili kur e pa syrin e tė birit qė varej poshtė fytyrės prej goditjeve tė bajonetės, iu drejtua atyre burrave qė e prunė trupin e tij duke u thėnė: "Pse ma keni sjellė kėshtu" dhe e shkuli syrin e tė birit e e flaku tutje nė pėrrua", kujton Deda lidhur me atė histori rrėnqethėse, kur trupat e pajetė tė malėsorėve tė vrarė u pėrcollėn nėpėr shtėpitė e tyre. Njė tjetėr dėshmitare e asaj ngjarje, ėshtė dhe 85-vjeēarja Drane Vata, e motra e Kol Vatės qė u pushkatua nga partizania e brigadės sė gjashtė, e cila dėshmon: "Lajmi pėr vrasjen e dhjetė burrave, na erdhi nė atė kohė qė unė isha e martuar nė fshatin Gjuraj. Nga Gjuraj pėr nė Xhan, mban rreth dy orė dhe rrugės pėr aty unė po mundohesha qė tė nxirrja tė vėrtetėn se kush ishte vra. Sepse pėr vėllanė tim Kolėn, nuk mė treguan qė ishte vra, pasi e kisha vėlla tė vetėm dhe mua mė treguan vetėm pėr vrasjen e kushėrinjėve tanė dhe tė tjerėve. Por unė shumė shpejt e mora vesh pėr vrasjen e vėllait tim, Kol Vatės, nga njė fshatar i cili thirri: "Kujdes mos i dėftoni asaj pėr atė njeriun qė kan vra". Nga ai e mora vesh se bėhej fjalė pėr mue dhe vėllanė tim Kolėn, i cili kishte marrė dy plumba nė vetull dhe dy nė sy, tė cilėt i kishin dalė sipėr kokės. Shtėpia jonė ku kisha lindur unė kishte tre tė vrarė dhe bashke me probatinin (vėlla gjaku prej gishti) bėheshin gjithsej katėr qė po qaheshin sė bashku. Qė nga ajo natė dhe pėr gjithė jetėn e jetės unė mbeta qyqe pa vėlla dhe po kėshtu prej asaj dite e deri sot qė jam nė moshėn 85-vjeēare, unė nuk kam vesh gja tjetėr nė trup pėrveēse ngjyrės sė zezė", kujton Drane Vata lidhur me vrasjen e vėllait tė saj. Po kėshtu, Lezja, motra e Mėhill Vocėrrit, njėrit prej dhjetė viktimave qė u pushkatuan atje, dėshmon: "Nė atė kohė qė ka ndodh ngjarja, unė isha e martueme nė fshatin Pog tė Komunės sė Pultit. Natėn e 28 nantorit, aty erdhėn dy fshatarė tek kojshiu jonė dhe kėrkaun burrin tim, Kol Zefin. Meqėnėse shtėpia e kojshisė sonė nuk ishte ma larg se 30 m. nga kurioziteti unė u afrova fshehurazi dhe dėgjova tė gjithė bisedėn qė bėnė dy fshatėrt me burrin tim, tė cilit nė mes tė tjerash i thanė: "Kan plagosė partizanėt nė Xhan vėllanė e Lezes dhe e kanė nisė pėr nė Shosh". Nė ato momente kur dėgjova ato fjalė pėr vėllanė tim tė vetėm, njė tmerr i madh mė pushtoi trupin. Burri im me dy fshatėrt nuk mė treguan tė vėrtetėn dhe unė u nisa menjėherė pėr nė Shosh, qė mbante rreth katėr orė larg ditėn, e natėn akoma mė shumė. Gjatė gjithė rrugės unė mendojsha se pėrse vallė vėllanė tim tė plagosur e kishin sjellė nė vėndlindjen e tij nė Shosh, nė njė kohė qė atė fare mirė atė mund ta dėrgonin pėr nė Shkodėr, qė ishte fare pak mė larg nga Xhani dhe atje kishte spital. Me kėtė shpresė tė pashpresė unė arrita deri nė Shosh, ku shumė shpejt mora vesh gjamėn e zisė sė pėrjetėshme qė na pllakosi. Qė nga ajo ditė, e 29 nantorit tė vjetit 1944 e deri mė sot, ne dy motrat e Mėhillit mbetėm me rroba tė zeza dhe me dhėmbje nė shpirt", kujton Leze Vocrri, e motra e Mėhillit 17-vjeēar, tė cilin para se ta pushkatonte, partizania e brigadės sė gjashtė i tha: "Lėreni kėtė se qenka moshatar me Ēelon tim".

    Reagimi i fshatarėve ndaj partizanėve
    Masakra e kryer nga forcat partizane tė Brigadės sė gjashtė mbi ata dhjetė burra tė pafajshėm, nuk kaloi lehtė nga malėsorėt e atyre anėve tė cilėt reaguan menjėherė. Lidhur me kėtė, 63-vjeēari nga Shkodra. Zef Zeka, i cili prej kohėsh merret me hulumtime pėr terrorin dhe genocidin komunist tė ushtruar mbi ato treva tė veriut tė vėndit, ndėrmjet tė tjerash dėshmon: "Vrasja e dhjetė burrave tė pafajshėm i indinjoi pa masė malėsorėt e atyre fshatrave tė cilėt u ngritėn menjėherė me armė nė dorė dhe dhanė besėn pėr hakmarrje. Kėshtu pas disa ditėsh, mė pesė dhjetor 1944, njė grup i madh fshatarėsh nga Xhani dhe Kiri, filluan pushkėn kundėr forcave spastruese tė Brigadės sė gjashtė partizane. Nga ajo pėrplasje me armė, mbeti i vrarė njė partizan, ndėrsa nga fshatarėt u vranė katėr vetė, tre nga shtėpia e Gjon Palit dhe njė probatin i tyre. Pas kėsaj nė shenjė hakmarrje, forcat spastruese partizane dogjėn shtatė shtėpi tė atyre fshatrave dhe u larguan pėr nė drejtim tė Malit tė Zi", shprehet Zef Zeka lidhur me vazhdimin e konfliktit nė mes partizanėve tė Brigadės sė gjashtė dhe fshatarėve dukagjinas, konflikt i cili nė forma tė tjera ndoshta dhe mė tė egra vazhdoi edhe pėr gati njė gjysėm shekulli me rradhė.


    Versioni zyrtar i vrasjes sė Heroit tė Popullit Ēelo Sinanit

    Nga ajo ditė pioneri Ēelo Sinani u bė partizan. Nė ēetėn e Kurveleshit e nė batalionin "Asim Zeneli", nė grupin e parė tė Kurveleshit e nė brigadėn e 6 sulmuese Ēelua u dallua ndėr shokėt. Pushka e tij u rreshtua pėrkrah pushkėve tė partizanėve tė tjerė. Mė vonė pushkėn e zėvendėsoi me automatik, me mitraloz. Me mitraloz nė krah zbriti dhe ngjiti qafėn e Dhėmbelit, kapėrceu Vjosėn, Osumin, Shkumbinin, Drinin. Me opinga tė shqyera, me njė mushama, qė e pėrdorte herė-herė si batanie, me bukė e pa bukė, nė shi, nė breshėr e nė dėborė luftonte dhe kėndonte kėngėn aq tė dashur: Mbi ēdo vend tė Shqipėrisė / Brigad' e gjashtė kur kalon,/ Drithet fron' i tiranisė / Mali e fusha ushėton… Dy vjet luftė e kalitėn Ēelon. A u rrit nga shtati, mėsoi shumė gjėra. Nė njė pėrpjekje qė bėri me armikun grupi i parė i Kurveleshit, Ēelua papritur mbeti i rrethuar. -Tė zura, more rjepacak, s'ke ku mė shkon,- i tha njė ballist dhe iu vu prapa Ēelos. Pioneri, sadoqė ndjeu frikė nuk e dha veten. E priti tė afrohej dhe e qėlloi. Ballisti klithi dhe ra shul nė tokė. Nuk e humbi besimin nė vetvete dhe vendosi tė ēante rrethimin. U shtri barkas dhe rrėshqiti pa u vėnė re nėpėr gėrxhe e shkrepa gjersa doli jashtė ēdo rreziku e u bashkua pėrsėri me shokėt. … Nėntor 1944. Ēelua, partizani i Brigadės sė gjashtė, bashkė me njė shokun e tij bėnte roje nė Theth, nė fshatin piktoresk nė zemėr tė Alpeve. Kur partizanėt e tjerė bisedonin pėrzemėrsisht me malsorėt, dy rojet qė nga bregorja vėrenin me kujdes ēdo lėvizje. Nga deriēka e kishės doli nėj "prift", i cili, si hodhi sytė rreth e pėrqark u largua me tė shpejtė nė drejtim tė bregut tė lumit. Ēelua dyshoi: "Pse ecėn i trembur"?! Zuri vend mbi rrugė dhe i thirri tė ndalej. "Prifti" shtangu nė vend. Nisi tė bėnte kryq dhe nė ēast nxori "valterin" nga gjoksi dhe shtiu tri herė. Ciflat e gurit mbi tė cilin ranė plumbat e gjakosėn nė njėrėn dorė pionerin, por ai nuk u tėrhoq. Iu kundėrpėrgjigj menjėherė me njė breshėri automatiku. "Prifti" vrapoi duke shtėnė nė tė rrallė, ndėrsa pioneri i gjakosur iu qep pas duke shtėnė. "Prifti" hyri nė ujė pėr tė dalė nė bregun tjetėr. Nė pėrpjekje pėr t'u mbrojtur nga plumbat e Ēelos pėrdrodhi kėmbėn, ra nė ujė u ngrit, po revolveri i ra nga dora. Nė ndihmė tė Ēelos shkoi Alemi, shokėt e tjerė dhe "prifti" u kap. Gjatė kontrollit Alemi i tha Ēelos:"- Shih dreqi, na qenka toger gjerman! Akte trimėrie tė vogėlushit i gjen tė shkrira nė gjurmėt e brigadės sė tij. Kudo Ēelua i vogėl luftoi si trim. Episode nga mė tė ndryshme tregojnė shokėt e tij pėr Ēelon. Ai nė kujtesėn e tyre mbeti fėmijė i gėzueshėm, luftėtar trim qė, si thotė populli, tė merrte "gjak nė vetull". Po afronte dita e ēlirimit tė plotė tė Atdheut. Brigada e gjashtė ndodhej nė afėrsi tė Qafė Thanės, nė malėsinė e Dukagjinit. Natėn, duke u gdhrė 26 nėndor 1944 partizanėt tė lodhur e tė pangrėnė ishin grumbulluar nė njė vend, ku mund tė mbroheshin sadopak nga shiu e furtuna. Papritmas hidhen dy bomba nga mercenarėt. Ēelua i ndezur nga urrjetja pėr armiqtė vrapon bashkė me partizanėt e tjerė pėr t'u hakmarrė. Ndodhet pėrballė me tre mercenarė. Qėllon me automatik, vret njė mercenar dhe plagos nji tjetėr. Mercenari i tretė qėllon nga dukej flaka e automatikut dhe plumbi armik godet trimin pioner, qė puthi pėr herė tė fundit tokėn e shtrenjtė tė Atdheut. Nga fytyra i rrodhėn currila gjaku. Malėsorėt i kėnduan trimėrisė sė heroit tė vogėl: "Kush lufton nė atė breg / Ēelo Sinani vetė i tret, / Ēelo Sinani kuq si molla / Qit dhe njėherė, tė lumtė dora, / Jo me njė po qit me dy,/ T'lumshin krahėt e ay sy". Ndėrsa nė gazetėn lokale tė vendlindjes sė Ēelos, pėr tė u shkruan kėto vargje:"… Kush tha se s'di Ēelua / Nė male tė luftojė?!/ Kush tha se s'di Ēelua / Me pushkė tė qėllojė?!/ Pėrballė me armikun, / Nė krah me shok'lufton,/ Dhe kurrė ai s'trembet…/ Me pushkė ai qėllon. … Po plumbi seē e gjeti,/ Bariun tonė tė ri; / Ia ngatėrroi flokėt era,/ Me kapėnė mbi sy…".




    ---------gsh-----------

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kjo histori e shkruajtur nga nje Kaloc sot eshte e po atij niveli te historise se komunizmit dje.

    Per dicka me realiste do tiu rekomandoja te lexonit "Albania at War 1939-1945". Mund te lexoni aty se si Gjon Markagjoni , ish-shefi i Republikes Serbe te Mirdites, pasi mori post te larte ne ministrine e rendit ne qeverite kuislinge italiane dhe u be pararoje e xhandarit te huaj, u dergua ne jug bashke me malsoret e tij per te shtypur revolten anti-italiane. Do mesoni aty se si metodat sadiste te tij lane me goje hapur edhe vete Italianet qe me ne fund nuk e lane te bente me fushata te tilla Markagjonin pasi ai po e ndiste me shume revolten se sa ta shtypte ate.
    Me vone do mesoni se si bajraktaret e veriut kontribuan kaq fort ne ushtrine italiane me ushtare, saqe luftuan krah me krah tyre edhe ne betejen e Gjormit per dy dite rresht me ne krye Halil Aline, jo vetem kunder partizaneve por edhe kunder vete Ballit.

    Ja si e perkshkruan vet Abaz Ermenji ate moment...... " Italianėt me qeverinė kukėll tė Mustafa Krujės, kur panė se politika e kėtij pėr afrimin e rrymavet nacionaliste dėshtoi, vendosėn tė bėnin njė operacion tė gjerė nė jugė pėr tė shtypur bėrthamat e qėndresės. Pėr kėtė qėllim dėrguan nė Vlorė dhe nė Berat, dy bazat ngaha do tė nisej operacioni, fuqi tė mėdha tė pėrbėra prej Italianėsh dhe merēenarėsh tė rekrutuar si milici fashiste nė disa malėsi tė veriut. Nga Vlora fuqitė fashiste u nisėn pėr operacion nė drejtim tė Mesaplikut. Por tek Ura e Gjormit i priste kumandanti i ēetavet tė Ballit Kombėtar t'asaj krahine, Hysni Lepenica, i cili i goditi mė 1 Jenar 1943, i shpartalloi dhe i bėri tė kėthehėshin nė Vlorė. N'atė betejė mbeti i vrarė edhe kumandari italian i operacionit, kolonel Clementis."

    Do mesoni se si gjate operacionit te dimrit mijera partizane shqipetare u lane te vdisnin maleve ne te ftohte e debore tek ndiqeshin nga gjermanet dhe askush nuk i strehoi apo i ndihmoi ne veri te shqiperise. Do mesoni se si cetat "nacionaliste" te bajraktareve i ben brigadave partizane rezistence kaq agresive ne emer te Gjermanise, se si ata nuk rreshten se godituri brigaden e 5 dhe te 6 kur ata udhetonin per ne Kosove, etj etj.

    Dhe per ta mbyllur, dhe per ta kuptuar me mire se sa "perparimtare" ishte kjo rezistence gjoja anti-komuniste por ne fakt bajaktaro-mesjtero-kanunore, prap vec librit te sapopermendur mund te lexoni Prof Abaz Ermenjin.


    " Ballit Kombėtar nuk i erdhi asnjė ndihmė nga t'ashtuquajturit nacionalistė tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė veriut. Nė dukje, kėta linin tė kuptohej, ose edhe e thoshin vetė, se e bėnin me qėllim qė Ballistė e Komunistė tė hanin kokat njėri me tjetrin, pėr t'iu mbetur mė nė fund fuqia kėtyre. Por ky ishte njė shpjegim sa pėr tė thėnė diēka. Nė tė vėrtetėn, sistemi bajraktarist kishte vdekur, dhe krerėvet tė veriut s'iu vinte pas askush veēse me rroga, sikurse patėn shkuar disa herė pas Italinėvet dhe Gjermanėvet. Por Balli Kombėtar nuk kishte rroga t'iu jepte prandaj s'mundi t'i vinte nė ndihmė askush prej atyre".

    Me duket se thika po na del me dy presa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 27-06-2003 mė 14:49

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Abaz Ermenji pse nuku gjeti gjuhen me partizanet?
    Bajraktarizem kishte cdo fshat i Shqiperise.
    Fshataret gjithmon shkonin mbas pasanikut te fshatit.
    A nuk ish nje lloj bajraktar Hysni Kapua?
    Pse Hysniut i shkonin mbrapa cobenet e dhive te Mesaplik-Gjorm-Terbacit se keshen lexuar Kapitalin e Marksit?
    Jo..
    Hysniu kishte bandat e Zan Caushve qe te vrisnin mbas Shpine dhe prandaj i bindeshin mileti.
    Pse ti Leshator e do ate qe eshte ambasador ne USA..se eshte ambasador i Shtetit...apo se e di qe ai eshte klysh i klanit Kapo-Hoxha?
    Pra dhe ti je nje kelish bajraktari. Pra nje qe vete mbas te fortit.
    Abaz Ermeni u be me Komitetet e Albert Shytit i ziu me 1997 sepse nuk e akceptonte se demokracia mund te vinte nga nje Doktor nga Tropoja. Pranoj i mjeri te behej vegel e Gjinushve vetem se ishin Toske.
    E Partia e Terbacit ja mbilli deren e atdheut 50 vjet Abazit kurse partia e Azemit ja hapi.
    E ai plak mistrec erdhi i hodhi gure Partise se Azemit e ne grahmat e fundit u be ushtar i Partise Punes i mjeri komandant i Ballit.

    Leshator e ke pare ato Videot e TV shqiptar me Plenume PPSH-je?
    Ke pare ate se si ja fusin Kadriut ne Plenum?
    Naaa ja ben Enveri me Bryll e ata duartrokasin kur shikojne si vete drejt vdekjes Ministri i lavdishem i Brendeshem Kadri Hazbiu. Deri Poradecar katunari LLambi Geg Prifti i hedh gur Kadriut.

    Kur erdh demokracia iku ne Paris Llambi e shiste Ikonat qe vidhte Edi Rama ne muzete Shqiptare.
    Kur Edi erdh u be i madh e beri Llambin tani drejtor te Instituve Minerare.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    leshkartoro
    ket librin qe na keshillon ti kush e ka shkrujt?
    se nga titulli duket interesant

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    E keqja qendron se komunizmin te paret qe e perqafuan ishin rinia dhe intelektualet e qyteteve te medhaja, si Korca, Shkodra dhe Tirana. Bile borgjezia e Korces si dhe ajo e Gjirokastres e mbeshteten ate plotesisht. Ushtria e Hoxhes e kishte moshen mesatare prej 24 vjec dhe ishte ushtria me mbarekombetare, me moderne, me e emancipuar dhe me e mireorganizuar qe nga koha e Skenderbeut. Jo i dashur, me cetat mesjetaro-bajraktare ajo skishte asgje te perbashket.

    Ke shume qejf ti konsiderosh te tjeret ne nivelin tend por kam te reja per ty...ia fut kot. Por sigurisht per nje gje ke te drejte, une gjithmone jam me me te fortin se une jam me i forti. Fuqia dhe pushteti per ty eshte prej "shejtani" apo djallezore, se sindroma e "viktimes" te ka korruptuar dhe plogeshtuar shpirtin. Ma bete ashtu me vrate keshtu, eshte refreni i mjerimit dhe i gjynafqarllekut tend. Por kjo ashpersi dhe fuqi e imja te afirmon edhe ty, se ckuptim do kishe ti sot po te mos ishe viktimizuar dje nga une? Ti kot qe kot ishe dikur, pse mos te merrje nje vlere, ate te viktimes te pakten?!

    Lufta per pushtet me berryla apo me cdo menyre eshte pjese normale, ne cdo sistem jete, komb apo shtet, por nga kendveshrimi i viktimes ajo eshte perseri "djallezore". Sa rendesi ka opinioni juaj ketu, gjeje vet.

    Partia e Azemit ia hapi deren Abazit? Vec Azemit, kepucarit-student qe e vune perpara si mish per top, Saliut me thuaj nga ishin te gjitha figurat kryesore te levizjes se dhjetorit? Meksi, Selami, Pollo, Pashko, Peshkepia, Imami, Dosti etj etj? Mos po na e ben levizjen e studenteve prone te Tropojes keshtu? harrove se edhe ata mijera vete qe hodhen bustin e Hoxhes ne shkurt ishin pikerisht pasardhesit e Terbacioteve qe Hoxha pruri ne Tirane pasi hipi ne pushtet?

    E verteta eshte se ata viktimat e malsise Hoxha nuk u dha as privilegjin e te qenit kundershtar te denje te tij, ja sa te pavlere ishin ata ne lufte kunder Hoxhes. Por edhe pse frikacake dhe hileqare, nuk ishin aspak me pak katile se Hoxha ne asnje aspekt, vetem ishin me lavire se ai dhe kerkuan ta vrasin ate dhe partizanet e tij me bajoneten e Italianit dhe Gjermanit, si atdhetare te mbaruar qe ishin.
    Ne cdo ane ta marresh, "rezistenca" e tyre ndaj Hoxhes ishte ne emer te mesjetes dhe kanunin te Dukagjinit. Ashtu si paraardhesi i tyre Markagjon, keto klane luftuan Hoxhen jo ne emer te kapitalizmit apo demokracive perendimore, nga te cilat se kishin haberin fare se ata s'dinin shqip, por ne emer te separatizmit dhe interesave te trashguara nga mesjeta qe ndertimi i nje shteti modern do tia kufizonte. Pra fundi i luftes se tyre ishte anti-shtet dhe anti-komb.

    Si fise barbare per ta nenshtrimi ne shtet ishte i paimagjinueshem dhe nje qeveri qendrore per ta ishte e papranueshme. A nuk ndodhi valle e njejta gje me Republiken Serbe te Mirdites ne 21 apo me levizjen sepratiste te bajraktareve te Dukagjinit ne 27?

    Por ndryshe nga Prof Ermenji qe ishte nje nga figurat e pakta vertet perparimtare te asaj periudhe, anti-fashist anti-komunist dhe pro-perendimor, Markagjonit tone 50 vjet ne Kanada nuk i mjaftuan per tu civilizuar. Iu be qejfi dhe u ngazellye kaq shume nga fakti qe me se fundi dora e tij mbreteronte ne shqiperi, saqe menjehere mbas takimit me Salen doli perpara kamerave dhe i ra gjoksit fort duke deklaruar me krenari se ai ishte personi qe vrau femrat ne Mirdite pasi ato kishin shkel Kanunin. Hej ta marsha.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •