Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Te verteta te zakonshme

    Kėto ditė na ra nė dorė gazeta e organizatės bazė tė Partisė Komuniste tė Kaninės. Nė faqen 4 tė saj, lexuam njė bejte me autor Neki Dredhėn. Pyetėm tė ēuditur, nėse autori i kėsaj bejteje ishte komunisti i njohur Neki Dredha, udhėheqės i shquar i partisė nė Vlorė.

    Po, na u pėrgjigjėn ėshtė vetė dora, nėnkryetari i kėshillit tė qarkut shoku Neki Dredha, qė kėrren vjersha. Kjo na ēuditi dhe mė shumė dhe pyetėm pėr moshėn e tij. Na thanė se i kishte kaluar tė 65-st. Pasi i uruam jetė tė gjatė pėr tė mirėn e partisė, shfaqėm pėrsėri ēudi, se vjershat kėrrehen nė moshė tė rinisė dhe jo nė moshė tė pleqėrisė!

    Bashkėbiseduesi buzėqeshi me paditurinė tonė dhe na tha qė edhe shoku Neki ka nisur herėt tė shkruajė. Talenti i tij ka shpėrthyer si vullkan kur vdiq shoku Enver Hoxha. Atėhere, shoku Neki, duke kthyer dhimbjen nė forcė, shkroi vjershėn qė tėrhoqi vėmendjen e gjithė komunistėve, "Forcė e flamur".

    Tani, na sqaruan, shoku Neki ka kėrryer edhe njė libėr "Lule mbi valė".

    E gjetėm librarinė ku shitej ky libėr, para postės nė Vlorė dhe e pyetėm librashitėsen se, sa copė libra ishin shitur nga ato tė shokut Neki?

    - Asnjė! - ishte pėrgjigja.

    Kur unė pagova njė libėr, librashitėsja komuniste mė uroi me gjithė shpirt:

    - Paē dorėn e mbarė!

    E shfletova me kujdes librin, por nuk gjeta asnjė vjershė pėr shokun Enver Hoxha.

    Atėhere iu drejtova shtypit tė partisė. Nė gazetėn "Zėri i Vlorės" dt.13 tetor 1985, gjeta kėtė vjershė:



    Forcė e Flamur

    Shokut Enver Hoxha, 16 tetor 1985



    Pėrmbi gjoks po tė ndrin

    pėrmbi zemrėn burim gjaku

    qė na rrit, na shton fuqinė,

    Brez pas brezi tė shkojė bajraku.



    Njerėz si Ti nė kėtė botė

    vetėm lindin, s'vdesin kurrė,

    jetėn, veprėn lavdiplotė,

    do ta kemi forcė - flamur!



    Neki Dredha, mjek



    Vjershėn e sipėrme, shoku Neki nuk e ka botuar nė librin e tij tė parė dhe tė "fundit". Pėrse vallė? Harresė, apo ē'tė jetė kjo lajthitje e Nekiut!?

    Sipas moralit komunist, kjo vjershė duhej tė ēelte librin, kjo vjershė duhet tė ishte nė faqen e parė tė gazetės "Kanina".

    I mbetet organizatės bazės tė partisė pėr tė bėrė analizė dhe pėr tė marrė masa.



    Haki Osmėnaj



    Nga jeta e komunistėve tė Vlorės



    Mė datėn 8.8.1992, hetuesia ka arrestuar shtetasin Aleksandėr Prifti, ish-pėrgjegjės i seksionit tė arsimit, pėr vjedhje dhe shpėrdorim tė ndihmave ushqimore e familjare tė kopshteve dhe ēerdheve.

    "Zgjimi" dt. 20.8.1992



    Aleksandėr Prifti ėshtė sot drejtor i drejtorisė arsimore nė Vlorė, miku dhe pėrkrahėsi i pedofilit tė shkollės "Jani Minga".



    ****

    Jani Gjikoka, drejtor i NTUS-it, mė 5.8.1992, dy ditė para fillimit tė liberalizimit tė ēmimeve, bėn dalje nga magazina 16 kv. gjalpė, vetėm nė dy dyqane.

    Kėto ditė, gusht 1992, njė makinė "FIAT" i sapoblerė u "zhduk" nga ndėrmarrja e NTUS-it. Drejtori Jani Gjikoka nuk gjeti asnjė fajtor dhe nuk dha asnjė shpjegim.

    Jani Gjikoka i ka bėrė dalje NTAN-it, ku drejtoreshė ėshtė shoqja Liza Hoxha, 1 milion e 300 mijė copė shkrepėse me 18 lekė copa. Nė tė njėjtėn ditė, ka "blerė" nga NTAN-i 400 mijė shkrepėse, jo me 18 lekė copa sa ia shiti, por me 20 lekė copa.

    Vetėm me kėtė transaksion, Jani Gjikoka dhe Liza Hoxha futėn nė xhepat e tyre:

    400 mijė x 2 = 800 mijė lekė.

    "Zgjimi" 20.8.1992



    Jani Gjikoka dhe Liza Hoxha janė udhėheqėsit kryesorė tė luftės me 1997.

    Jani ėshtė sot pėrsėri drejtor, ndėrsa Liza prefekte.

    U rruashin partisė!





    13 qershori, njė pėrvjetor tragjik



    Njė tragjedi qė s'mund tė harrohet



    Koha e ngjarjes: 13 qershor 1985...

    Vendi i ngjarjes: Sarandė, Nartė e Vlorės

    Objekti i ngjarjes: Dy tė rinj narqiotė tentojnė tė arratisen prej brigjeve tė Sarandės.

    Marrin pjesė nė ngjarje: Kanibalė dhe vampirė, komunistė:

    Meramet Hila, Karafil Kalemi dhe Harun Ismaili (babai i Fatos Ismailit), pėrfaqėsues tipikė tė "Sigurimit tė Shtetit" tė ngjyer nė krime makabre. Janaq Syko, njė tip xhuxhi kanibal, pėrfaqėsues i Komitetit tė Partisė pėr agjitacion e propagandėn.

    Byroja e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė tė Nartės, popull dhe dy kufoma tė rinjsh, tė masakruara dhe tė dekompozuara prej vapės.



    Ngjarja



    Nga bregu i detit tė qytetit tė Sarandės, drejt bregut tė Korfuzit nisen me not dy tė rinj nga Narta e Vlorės, Sotiraq Apostol Nasto, 22 vjeē dhe Jorgaq Pavllo Shteto, 21 vjeē. Zbulohen nga "Sigurimi i Shtetit" dhe forcat e ndjekjes detare. Ndiqen pėr njė kohė tė gjatė. Zhyten pa fund pėr tė mundur tė humbisnin nė errėsirėn e natės. Jorgaqin e copėtojnė me "katrin" duke e goditur drejtpėrdrejt... tjetrin, Sotiraqin, pasi e kapin tė gjallė, i zbrazin nė trup njė karikator automatiku...

    Nė mėngjes, tė lidhur tė dy me litarė tėrhiqen zvarrė nėpėr qytetin e Sarandės, duke mbjellė dhunė, terror dhe frikė, por edhe urrejtje pėr regjimin. Kėto dy kufoma tė enjtura nga uji dhe goditjet me mjete tė forta, tė masakruara aq sa s'mund tė njiheshin, duhet tė jenė fiksuar mirė nė memorien e qytetarėve tė Sarandės.

    Sotiraqin nuk mund ta transportonte familja deri nė Vlorė, ishte e varfėr, prandaj u varros nga i vėllai, Kristaqi, nė njė kodėr jashtė qytetit tė Sarandės, duke hapur gropėn me gurė dhe me thonj, pasi s'i dhanė asnjė lopatė. Ai mbuloi njė kufomė tė fryrė nga goditjet e nga vapa, tė cilėn nė fillim mezi e njohu. "A ėshtė ky vėllai yt?" i tingėllonte nė vesh zėri i oficerit tė "Sigurimit" Harun Ismaili, operativit tė Nartės. Fytyra e tė mjerit ishte bėrė e paidentifikueshme prej kanibalit Harun Ismaili.

    Tjetrin, Jorgaqin, e mori familja e tij pėr ta varrosur nė varrezat e fshatit. Prej kėtej, kjo ngjarje merr ngjyra tė plota tė njė tragjedie tė paparė dhe tė padėgjuar prej shqiptarėve. Kjo tragjedi do tė pėrsėritej mė 1997, tani jo nga baballarėt, por nga bijtė e tyre, tashmė jo nga Haruni, por nga Fatosi, i biri i Harunit.

    Menjėherė, njė ditė para se tė vinte kufoma e Jorgaqit nė fshat, nė kinemanė e Nartės, Partia dhe "Sigurimi", tė prirė prej kanibalėve Meramet Hila, Harun ismaili dhe Janaq Syko, montuan me spiunėt e tyre revoltėn e fshatit, qė i riu 21-vjeēar tė mos lejohej tė prehej nė varrezat e fshatit, ndėrsa familjet e dy tė masakruarve tė internoheshin. Eshtė vėrtet njė tmerr tė jetosh njė tragjedi tė tillė! Por historia e Partisė sė Punės ėshtė ujdisur me mish dhe gjak njeriu, ajo e ndėrton udhėn pėr nė pushtet me eshtra njerėzish, me eshtra shqiptarėsh, ashtu siē bėnė komunistėt edhe nė pranverėn e pėrgjakur nė vitin 1997. Ata qė sot janė ulur nė karriket e pėrgjakura tė prefektit, kryetarit tė bashkisė, kryetarit tė kėshillit tė qarkut, nė zyrat e policisė dhe tė SHISH-it, kanė kaluar mbi gjakun e derdhur prej tyre nė udhėt e Vlorės. Ata janė ulur nė karrike tė pėrgjakura me gjak vėllai.

    O Zot, a ėshtė e mundur tė jetė kaq i fortė njeriu?

    I ati dhe e ėma e ngarkojnė djalin nė njė karroceė dore. I ati e shtynte nė kėtė karrocė trupin e tė birit qė kish filluar tė dekompozohej nga vapa, ndėrsa e ėma e ndiqte pas tė shoqin me lopatė nė dorė, tė cilėn do ta pėrdornin pėr tė hapur gropėn.

    Disa herė kufoma u rrėzohet prej karros dhe ata me mundim e ngrenė prapė dhe vazhdojnė rrugėn nė heshtje.

    Por sa tmerr! Nė hyrje tė varrezave i ndalojnė. Partia e Neki Dredhės dhe e Niko Veizit nuk lejonte qė kufoma tė varrosej nė varrezat e fshatit! Tė mjerėt prindėr, kthehen mbrapsht dhe e varrosin fėmijėn e tyre nė njė buzė kanali!

    Peė vjet mė pas

    Familja i nxjerr eshtrat e djalit dhe i fut nė varrezat e fshatit. Por Partia e Punės urdhėron spiunėt e vet, t'i thyejnė pllakėn e varrit. Kėtė gjė e kishin bėrė spiunėt e fashizmit me varrin e heroit tonė, Vasil Laēi. Tani po e pėrsėrisnin komunistėt e Vlorės, tė prirė nga Lolo Ganiu, Petrit Broka, Eqerem Osmėni, Bashkim Habili, Ylli Meēe, Eqerem Xhafa, Karafil Kalemi, Llazi Mino, etj, por nuk e zhvarrosėn dot. Kishte hyrė viti '90.

    Epilog

    Viti 1995. Familjet e tė masakruarve, ndėrkohė qė koha ecėn, mjekojnė plagėt nėn rrezet e lirisė dhe tė qetėsisė. Jorgaqi dergjet nė varrezat e fshatit. S'ia thyejnė mė pllakėn e varrit. Sotiraqi do tė varroset po aty nė fshat. Familja e tij po merret me nxjerrjen e eshtrave nga kodrat e Sarandės. Pėrfaqėsues tė Partisė dhe "Sigurimit tė Shtetit" shijojnė edhe ata frytet e demokracisė!

    Meramet Hila, i pėrgojuar pėr shumė krime makabre, pasi fitoi pafajėsinė pėr krimet e kryera nė qytetin e Vlorės dhe krime kundėr njerėzimit, shkoi tė jetojė nė Tiranė dhe sot ndodhet nė Amerikė!

    Harun Ismailin e hėngri sėmundja e sheqerit, por rron i biri Fatos Ismaili, qė udhėhoqi djegien e shkatėrrimin e Vlorės mė 1997 dhe sot ėshtė operativ sigurimi, si i ati Haruni, po nė Nartė!

    Edhe po tė ngjitemi mė lart nė strukturat e shtetit, Qemal Klosi qė shkoi nė thikė nacionalistėt e Vlorės, nuk jeton mė, po rron i biri Fatos Klosi, mė i rrezikshėm se i ati. Edhe Lolo Ganiu nuk jeton mė, por rron i biri Agim Alimema, nėnoficer i SHISH-it, i akuzuar pėr vrasjet e djemve tė Himarės.

    E megjithatė, socialistėt ankoheshin se s'kishte demokraci nė kohėn e "diktaturės" sė Berishės!

    Po tė ishte ky vetėm njė rast, ndoshta nuk do shkruanim fare. Historia e komunistėve tė Vlorės, sot nė pushtet gjakėsor, ėshtė e mbushur me krime tė tilla makabre.

    Ky rast mjafton qė ēdo narqot, ēdo vlonjat dhe ēdo shqiptar, t'i bėjnė apel ndėrgjegjes kur shikon administratėn e sotme tė mbushur me neokomunistė, ku dje ishin baballarėt, sot bijtė e tyre.

    Eshtė koha qė Vlora ta tregojė veten. A ėshtė me kriminelėt komunistė e bijtė e tyre sot nė pushtet, apo me nacionalizmin, demokracinė dhe lirinė?

    13 qershori ėshtė njė datė qė s'duhet harruar, ėshtė njė datė qė duhet ta dijė dhe ta kujtojė ēdo shqiptar.

    Nga cila anė do tė shkojnė vlonjatėt?

    Marrė nga gazeta "Zgjimi", korrik 1995

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kalem ...pergezime per shkrimet e tua.

    Kur degjova athere se ne Vlore po protestojne per "para" nuk u habita dhe e dija se cfar po luhet.
    Duke i njohur Vlonjatet e dija qe protestat e 96-97 nuk ishin "ceshtje Lekesh" por ishte preludi i nje kryengritjeje te armatosur e te mir organizuar per te permbysur Demokracine.
    Vlora nuk u zgjodh kot per ate pune.
    Kishte kohe qe Mafia vlonjate e instaluar ne lagjen "Blloku" ne Tirane prej 50 vjetesh po hungerinte si bisha e Xhungles.
    Kjo Mafie qe i kishte " te vetet" kudo ne cdo institucion te Shtetit nuk mund te pajtohej me humbjen e Rolit udheheqes ne Shtetin Shqiptar. Ajo nuk mund te pajtohej dhe me faktin se "ata" te deklasuarit e Laberise po ngrinin koken e po merrnin fryme lirisht pa friken gjer ne palce qe u a kish futur mafia Kapo-iste enveriste gjat 50 viteve.
    Jo me kot dordoleci Hysni Milloshi ne vitet 1994-95 organizon kongreset e PPSH ne portokallishtet e Radhimes.
    Jo me kot Gjinush Brokajt e Mejdan Klosat futeshin e takonin shefen e Cia-s ne Tirane Mariz Linone.
    Jo me kot ne vendet sekrete ne Greqi instruktoheshin Gramoz Rucat e Aleks Kico Mustaqat.
    Jo me kot ne Vlore e Sarande benin "turizem" enveristet kosovare.
    Vlora po perpunohej qe te permbyste PD-ne dhe Dhjetorin e Studenteve.
    Mafia e Vlores ja arriti qellimit.
    Atdhetaret Vlonjate kapitulluan para lukunive te ujqerve staliniste-terbaciote.
    Balliste te tredhur te llojit te Ermenjit , ish te burgosur te shitur te llojit Kurt Kola e lloj lloj sorollopesh te llojit Frrok Cupi e Sabri Godo, spiune qe ne 8 vjecare te llojit Demeti, Ceka Gjinushi e Ed Rama e Gosh Levonjash e Ardian Klosash, kelysh te rrahur qe ne djep mirditoresh e zadrimoresh e shistavecash Kuksi si Lesi e Legisi e Dokle, hajdute te vjetra si Luiza etj, pedagoge shkence e agjenta sigurimi si Kac Islami e Xhep Mejdani e turli plehrash si Qoset e Melaimat e Agim Isakat u mobilizuan dhe ja arriten qellimeve.
    Vlora ra perseri nen kerbacin e njesiteve guerile te Hysni Kapove e Maman Salive dhe uli koken e u mbyll e tmerruar ne shtepi.
    Ne rruge u bene zot Zan Caushet e Sazan Alikot e Niko Neki dredha dardhat e u vrane Greta etj e ju pi gjaku policve te Shtetit.

    Saliu nuk e mbrojti dot Vloren.
    Sot me faktet e fundit qe perdit i verteton me qendrimin e tije Fahrudin Arapi del qarte se nuk vodhi Saliu por Arben Malaj.
    Nuk vrau Saliu por Neki Dredha.
    Qe kriminelet e pedofilet nuk jane "Malok" te Berishes por militantet socialiste vlonjato- mallakastriotas.
    Jane po ata qe qe me 1942 filluan te vrasin pas Shpine.
    Edi Rama vlonjati nuk i ka shpeshtuar kot vizitat ne Fier e Vlore.
    Mafia kerkon te perjetsoje krimet dhe Vjedhjet.
    Te shikojme ne se do guxojne Vlonjatet te votojne aty ku duhet kte radhe.
    Pritjen madheshtore qe i bene vjet Saliut (ndonse ajo pritje u gjakos nga bandat e Gjinushit) vlonjatet duhet ta kthejne ne nje Votim MADHESHTOR per Demokracine qe tja heqin njiher e mire pushtetin krimineleve.
    Vlora mund te behet qyteti me i bukur ne Bote ne se nuk do jen me ne Gjykat e Komitet Sazan Alikot e Alfred Shytat.


    ---------------------


    Ja nje pamje nga Koha e PPSH-se ku natyrisht "merita" kane dhe Mafia e Vlores.

    G 55
    ----------

    Pjeter Arbnori


    NEVOJTORJA NE BURG

    Nė Burgun e Vjetėr ose Reparti 313 kishte dy dhoma izolimi pėr tė dėnuar, dhoma 6 dhe dhoma 8, qė tė gjithė i quanin me ironi Flota e 6 (Flota amerikane e Mesdheut) dhe Flota e 8, qė ēdo ditė gjendeshin disa herė nė lajmet e Zėrit tė Popullit nė vitet 1960-1970 si pjesėmarrėset nė komplotin imperialisto revizionist kundėr Shqipėrisė, i gjithė njė sajim i diktatorit Enver Hoxha dhe Sigurimit tė shtetit qė solli dhjetėra pushkatime, qindra dėnime tė pėrjetshme me 20 vjet dhe rrallė 10 vjetshe. Te dhoma 6 pas dėnimit tim me vdekje mė bashkuan me jallanshahitet e gjyqit tė admiral Teme Sejkos; me Nasho Gerxhon"bariun e Flotės sė gjashtė", skėnder bariun - cam "kuzhinier i flotės sė 6" Lutfi sejko, Thanas Theodhoraqi, oficer , zv.shef i sigurimit tė Marinės, Spiro Dullma, Spiro Gogo nga Mursia, Todi Xega etj.

    Dhoma tjetėr, dhoma 8 ku mė transferuan kur u prish izolimi 6, ishte dhoma ku qėndronte i izoluar Bedri Spahiu, ish Sekretar i Komitetit Qendror tė PPSH, Ministėr i Arsimit dėnuar nė njė grup me Tuk Jakovėn ish- Sekretar i Komitetit Qendor pėr Kuadrot, Ministėr i Financave, i vdekur tashmė nė rrethana tė dyshimta nė spital si e lanė pa kujdes tre ditė nė dhomėn 8 me apendisit tė plasur.

    Kur u prish dhoma e izolimit nr 6, unė kalova nė dhomėn nr.8 ku gjendej Bedri Spahiu i dėnuar 20 vjet, sepse ishte mbėrthyer me fjalė me Enver Hoxhėn nė Plenumin e KQ tė PPSh mė 1954 duke e quajtur "Pusht pa princip!: gjė qė nuk kishte guxuar ta bėnte askush tjetėr deri atėhere e gjatė gjithė diktaturės.
    Ndaj Bedri Spahiut, komanda kishte njė mėri tė madhe tė urdhėruar e tė udhėzuar qė lart. Kur tė vijė koha, unė kam shumė shėnime nga jeta me Bedri Spahiun tė kaluar nė izolim nr.8 nė burgun e Tiranės nga Kampi i Fushė Krujės nga Kampi i Lacit dhe nga izolimi nė Mesin e Burgut tė Burrelit ku kam arritur tė takohem fshehtas disa herė disa minuta dhe tė shkėmbej shkrime ose libra. Tani kemi temė tjetėr dhe do t'i bie shkurt. Dhoma 8 ishte e madhe me ēimento me tre dushekė qė mund tė vendoseshin lirisht po detyrimisht pėrballė shpiunkės, vrimės qė na kontrollonte nė derė.

    Kishim njė qyp shurre nė skaj njė fshesė njė copė rragnice, copė batanie e ronitur pėr tė shtupuar ēimenton. Pėrkohėsisht ishim vetėm dy sepse i treti S.l. i dyshimtė pėr spiun, nuk dua t'i bie nė qafė pa prova, gjendej nė spital ose i sėmurė vėrtet ose shkuar pėr tė raportuar, siē thoshte Bedriu. Natėn e parė ndenjėm gjithė natėn zgjuar duke pėshpėritur pranė e pranė pėr tė gjitha ato qė na ishin mbledhur nė zemėr dhe nuk kishim pasur rast t'ia thoshnim njėri tjetrit apo tė tjerėve pėr aq vjet.
    Me Bedriun njiheshim nga larg me ndonjė pusullė tė shkėmbyer rrallė, shumė rrallė me ndonjė libėr tė dėrguar fshehtas me njė tė parė nė nevojtore nėpėrmjet njė roje qė mbyllte njėrin sy.

    Mėngjesin e parė ai mori fshesėn e pastroi dhomėn mori copėn e batanijes, hodhi ca pika ujė nė pllakat dhe e lustroi ēimenton. Kur u hap dera Bedri kapi qypin e doli pėrpara. Unė protestova pėr fshesėn, batanijen e lagėt dhe qypin qė e derdhi dhe e lau. Ai mė tha se isha mysafir i ri dhe nuk mė takonte. Njė ditė dy tri, njė javė i njėjti shėrbim. I thashė se po e tepronte, ai ishte 27 vjet mė i moshuar se unė. sigurisht edhe kur caktuam radhėn e qypit ai e thyente shpesh herė shėrbimin nė dėmin e vet e dobinė time.

    -Dėgjo Bedrii, i thashė njė ditė tek po hanim supėn e drekės, ju komunistėt veē e veē jeni pėr t'ju pirė nė kupė. Plehrat i derdhni tė parėt vetė, fshesėn s'ia lėshoni njeriu pėr qypin e shurrės nuk jeni qibarė, e derdhni dhe e lani vetė. Por po u vute nė rresht tė viheni nė komandė dhe nuk dihet si ti shpėrbleni kėto mirėsi.

    - Kėto vite ju na kini njohur-qeshi me pėrzemėrsi ish- Prokurori i Pėrgjithshėm edhe unė e kam njohur dhe analizuar vetveten. Ti e njeh Bajram Xhelon, policin me mustaqe tė dredhura qė ka sot shėrbimin? Eshtė nga anėt tona, lab si unė. Nuk ka mė shpirtkatran. Ai e di qė jam i uritur dhe pret t'i them tė mė hedhė njė lugė gjellė tepricė. Unė kam vite qė nuk i them, megjithėse goja mė shkon lėng. Ai tėrbohet se nuk ia hedh sytė. Ti e njeh Y.N. kujdestarin e burgut qė ēel e mbyll shulat pėr tė na shoqėruar nė nevojė. Ai ndan gjellėn ēdo ditė dhe kėtij dereziu qė kam nė dhomė i hedh dy lugė tė pėrziera mirė. Unė pas tij i zgjas tasin, ai merr njė gjysmė luge spirilėng ma hedh dhe mė pyet: a do edhe njė?-Jo i them prerė. Atij po t'i kishte lerė nė zemėr s'kishte pse mė pyeste po ma hidhte si tė parit.

    Ndėrkaq Bedriu merr njė tul buke dhe e fshin tasin nga brenda duke e rrotulluar. Gjatė rrotullimit unė vė re emrin e gdhendur me gjilpėrė nė alumin: Bedri Spahi, ashtu siē e shkruante ai, kurrė mbiemrin tė shquar por fjalėt e tjera megjithėse shqip nuk i shquaja mirė. Pasi e fshiu tulin e bukės pėr alumin deri nė ndriēim dhe e futi nė gojė si ndonjė embėlsirė ish- Prokurori i Pėrgjithshėm mė shpjegoi: E dallon mbishkrimin?

    -Tas-Oturak.

    -Eshte historia e dhimbshme e qelisė kur isha i dėnuar. Me preteksin se njė herė kishin punė mė vonuan daljen nė nevojė, njė orė, dy orė, tri orė. Durova, trokita protestova . Y.N. rrudhte krahėt dhe shikonte nga Bajram Xhelo si tė thoshteute atė! Ai e ka nė dorė! Ai tė ka nė dorė! Unė vazhdova t'i trokisja derė: Ka kaluar ora pėr nevojė!

    Dikur erdhi Bajram Xhelo:

    -Mos i trokit portės!

    -Ka kaluar ora pėr nevojė!

    -Bėje aty brenda!

    -S'kam ku ta bej!

    -Bėje nė tas!

    -Nuk kam tas!

    -Bėje nė tas tė gjellės!

    Unė durova, durova pastaj e bėra nė tasin e gjellės, nė kėtė tas ku mė vonė kam gdhendur me gjilpėras-Oturak!

    Pas pak muajsh kur Bedri Spahiu shkroi Testamentin e tij tė njohur akuzues, nė praninė time ( pėrsėri S.L. ishte shtruar nė spital) u pėrmend pėrveē shumė tė tjerave edhe Bajram Xhelo, edhe birucat edhe Tasi - Oturak. Nė njė periudhė _ pastėrtie: kur na e hoqėn qypin, Bedriu detyrohej tė shkonte te cezma e oborrit tė bėnte sikur po lante tasin e famshėm ( qė pėrsėri pėrdorej pėr gjellė) dhe tė derdhte ujėt njėkohėsisht pėr t,u liruar. Unė mora nga familja njė borsė uji me raport dhe ia dhashė Bedriut qė mėrdhifte natėn ( kishte vetėm dy batanije jeshile tė rrjepura), prandaj e shtrėngonte ujėt.

    Desh harrova tė them: nevojtoren e kemi pėrdorur edhe pėr kontakte tė rastit me tė burgosurit e shumicės prej tė cilėve ishin rreptėsisht tė izoluar. Qėllonte qė roja tė ishte mendjemadh ta kishte si pėrulje tė na priste tė dera, kthehej nė koliben e vet e na harronte tė mbyllur nė nevojė. Qėndrimi nė nevojtore pa orar ishte gėzimi ynė. Ndonjėherė nė tė rrallė ndonjė guximtar qė gjendej nė banjon ngjitur ku ruheshin njerėzit vinte tek sporteli ynė dhe na takonte nė nevojtore dhe bisedonte me ne tė izoluarit. Kėshtu edhe pėrpara mė tregonte Bedriu kur akoma ishte gjallė Tuk Jakova nė zilimin tonė vinin e na takonin tė burgosur tė vjetėr si Gjergj Bufli, Njac serreqi, Viktor Kujxhiu, Mehmet Dermani etj.

    Kur nuk kishte guximtarė uleshim me nge nė vrimė tė nevojtores dhe shtrėngoheshim pėr tu liruar meqė njėri prej nesh zakonisht ishte kaps, gjė jo fort e kėndshme, kur nevoja tė imponohet me minuta. Tė burgosurit nuk dilnin thuajse kurrė normal,ata vuanin nga koliti ose diarreja nė tė kundėrtėn ishin kaps pėr shkak tė ushqimit tė pamjaftueshėm.



    x x x



    Nė kamp sollėn njė herė njė devollit, fshatar, punėtor krahu tepėr ironik po edhe qė e mbanin torollak tė cilit i dhimbte koka vazhdimisht pėr shkak se kishte njė tė ēarė tė madhe nė kokė. Gojėt e liga thoshin se e kishte plagėn peshqesh nga hetuesia, goja e tij e mirė thoshte se i kishte rėnė murit me kokė, tė tjerėt thoshin se ka qenė i shtruar nė pavionin 17.

    Kur vinte autoburgu i pari shkonte oficeri i rojes qė do tė merrte dokumentet pėr ndryshimin e forcės, pastaj afrohej Kryetari i Kėshillit tė Riedukimit, Beqir Dibra. Mė pėrpara afrohej edhe lalė Osmani qė shkonte tė rekrutonte njeri pėr ballin, njė plak tjetėr qė pėrpiqej tė rekrutonte ndonjėrin pėr Legalitetin, kishte edhe tre katėr kurreshtarė tė tjerė qė dėshirohin tė dinin ndonjė tė re nga liria nga pėrtej burgu ose prisnin thjesht njė cigare nga tė ardhurit.

    Devolliti u tregua shumė i shtruar i kuptueshėm dhe i pėlqeu ish-inxhinierit tė peshkimit qė ishte dėnuar si agjent i UDB-sė sepse kishte patur gruan jugosllave por qė betohej se ishte mish e shpirt me Partinė. Nga autoburgu inxhinier Dibra e mori pėrkrahu dhe e ēoi nė bibliotekė. Kudo parulla tė shkruara me tė kuqe "Vigjilencė, vigjilencė, vigjilencė","Uji fle, hasmi s'fle!"

    "Edukimi komunist, patriotik qytetar, mund t'i shpėtojė tė gėnjyerit nga armiku i klasės !" Nė tri anėt rafte me libra tė trashė tė kuq tė lidhur me karton ku dalloje gjithė klasikėt me radhė. Vetėm nė njė qoshe njė pic me libra artistike vendi ose tė huaja.

    -Dėgjo djalė ti ke gabuar nuk je armik, tė ka shtyrė nė ngasje armiku i klasės, ndonjė kulak. Kėtu ke rėnė mes njerėzish qė janė gati tė tė pėrpijnė. Lidhur me kėshillin e riedukimit se do tė shpėtosh. Nis e lexo veprat, pėrfundoi sa mė parė merr e zgjidh!

    Hė si thua?

    -Patjetėr.

    -Do nga shoku Enver? Njėshi, dyshi, treshi, pesa, teta, dhjeta....

    -I kam lexuar tė gjitha.

    -Do veprat e Stalinit. Nga njėshi deri tek trembėdhjeta. Tani del edhe 14 e 15.

    Devolliti i mori i shikoi njė nga njė fletė pas flete.

    -Eshte shumė i ashpėr.

    -Me armikun i ashpėr duhet tė jesh...

    -Merr Leninin. Nga njėshi nė tridhjeteca.

    -S'po mė mbushet mendja.

    - A do Marksin e Engelsin. Po Kapitalin nuk e gėlltit dot, do tru.

    -T'ia shikoj faqen njėherė... Jo..Jo., Mė mirė po marr kėtė Leninin e trashė. Vepra tė zgjedhura. Ky bėn pėr mua.

    Ishte njė botim i veēantė voluminoz mbi njėmijė faqe me letėr tė hollė.

    -Mirė, merre lexoje dalngadalė. Tė lumtė!

    do ditė Beqir Dibra e pyeste Devollitin:

    -Hė si shkon? Si ecėn vepra? Ke lexuar gjpė?

    -Shkėlqyeshėm. Vepėr mė tė mirė, mė tė bukur mė tė butė s'kam parė!

    -He, ashtu vazhdo. Nderon veten na nderon edhe neve.

    Pas njė jave pas dy javėsh pas njė muaji njeri tregonte se po kėnaqej tjetri inkurajonte pėr ta lexuar e futur nė kokė. Po kur kaloi muaji Beqiri u tregua i paduruar dhe kėrkoi t'ia shihte librin e dhėnė pėr studim.

    -Ti e kupton vetė shoku Beqir, volum aq tė trashė ėshtė zor ta pėrpish tė gjithė.

    Beqiri desh ta shikonte me sytė e vet.

    _Ja nėn jastėk e kam."Njė hap pėrpara dy hapa prapa", nuk ėshtė shaka.

    Beqiri pėrmbysi jastėkun kapi me njė britmė librin me karton tė trashė ngjyrė kafe tė varur shtrembėr.

    -Ē'ke bėrė! Ē'na bėre! Na fike.

    Mbi 100 fletė ishin zhdukur nga lidhja.

    -Po ka burrė qė ta mbarojė kaq shpejt? Unė dy herė nė ditė mėngjes e darkė shkoj nė nevojė!

    -More i poshtėr. Po s'kishe letėr tjetėr qė prishe kėtė.

    -E kam lexuar pėr nder, faqe pėr faqe pastaj e kam pėrdorur.

    Devollitin e futėn nė birucė, i hoqėn njė dru tė shėndoshė e shtrėnguan deri nė zero me hekura gjermane u pėrpoqen t'i mbushnin mendjen se njė kulak qė flinte afėr tij e ka nxitur po devolliu kokė devolliu e slėvizte nga e tija.

    Na e sollėn tė bėrė petė nė Burrel dhe historia e parė qė na tregoi ishte vepra e Leninit qė "nuk kishte arritur ta pėrfundonte". Ne tė tjerėt sillu pėrsillu ēdo natė e detyronim tė na shpjegonte se si e kishte studiuar shokun Lenin, se ēfarė letre kishte vepra dhe ēfarė konkluzione kishte nxjerrė prej tij.





    X X X



    Kishim njė ushtar me emrin Sherif Ismaili qė kishte folur diēka pėr kufirin ose diēka qė mund tė merrej si agjitacion e propagandė. E kishin dėnuar dhjetė a pesėmbėdhejtė vjet e kishin dėrguar nė minierė. Njė njeri i keq e kishte provokuar dhe Sherifi pak se ishte nga rrethi i Shijakut ku s'ta pėrtojnė pak se ishte i mėrzitur pėr rininė e humbur ia kishte kėputur me levė kokės. Na e sollėn nė dhomė tė dėnuar pėr tė dytėn herė. Dita e nxehtė tė merr fyrmėn. Asnjė duhmė erė nuk lėviz. Dikush pėrgjon njė lėvizje nė korridorin e gjatė dhe thotė:

    -Furnizimi!

    Sherifi bėn brof nė kėmbė: Po pėr zotin Furnizimi! Fitore!

    Vėrtetė u hapėn sportelet e dhomave njėri pas tjetrit. Emrat thirreshin me radhė. Lista ushqimesh ku baza ishte standard aq sa ėshtė shuma 500 lekė qė vjen zakonisht nga familja.



    vaj gjysmė kg

    makarona 1 kg

    marmalate 1kg

    kaush peseleksh 20 cope

    zarfa 2 copė

    pulla 2 copė



    Mė tė rrallė porositej gjysmė kg djathė njė kg sheqer nga ata qė merrnin 1000 lekė.

    Kur u thirr emri i Sherif Ismailit nė liste u dėgjuan edhe katėr kg rrush tė porositura.

    -Rrush?

    -Po, po rrush!

    -Rrush nė fillim tė gushtit ??!!

    -Pse ē'ka nė fillim tė gushtit!

    -Eshte i papjekur! Eshte i tharte! Nė shtator piqet mire!

    -Pse nuk thoni qė ju dhimbsen lekėt. Edhe lekėt e mi ju dhimbsen?

    -Ku do ta hedhėsh?-thėrret zėri pėrtej sportelit.

    Sherifi zgjat njė ēante tė zezė mushamaje e cila mezi del nga sporteli 10x10 cm me njė shufėr hekuri ndarės nė mes.

    Pas njė ore vjen porosia e tė gjithėve, dera hapet e secili merr furnizimin e muajit. Dita e takimeve dhe dita e furnizmit janė ceremoniale. Shikon njerėz qė nderin njė gazetė Zėri i Popullit mbi dyshekun e vet. Pastaj tasi i gjizės, pagurja e vajit, pjata e marmalatės, trasta e sheqerit, e miellit, e kėshtu me radhė. Veēan eshte gazeta me kaushet e duhanit.

    Sherifi triumfal me trastėn plot me katėr kg rrush pak i skuqur, trėndafil, tek - tuk jeshil i papjekur.

    -I mirė, i mirė fort, mjaltė, mjaltė fare.

    Menjėherė nis e shkoklon vilėn e parė dhe me radhė i fut kokrrat nė gojė pa pritur njėra tjetrėn.

    -Ē'bėn ashtu?!

    -Pa e larė!

    -Prit njė cikė sa tė ndahet dreka.

    -Sherif ma jep supėn e racionit mua! Mua, mua, mua!

    -Mos ishe ti qė mė kėshillove pėr ta larė rrushin? Laji duart nga supa: As ti, as ti, as ti !

    -Asnjeri! Do ta marr vetė supėn.

    Njeri i afron tasin e vet bosh dhe paguren e ujit tė ēmuar pėr ta larė!

    Sherifi vazhdon ti hajė kokrrat jo njė nga njė po dy nga dy!

    -Zotrote mos ke qenė mitralier nė ushtri? Pse ngutesh! S'ta ha njeri.

    Qani hallin ju! Qani hallin! Ai do t'ia nxjerrė fundin trastės qė sonte.

    -Cili foli? E ē'janė katėr kg rrush? Pėr tė shuar mallin nuk duhet pushuar.

    Vėrtet brenda gjysmė ore canta e zezė u bė petė, u kthye sė prapi u shkund mbi gazetė u mblodhėn kokrrat tė shtypura tė pashtypura dhe u kapėrdinė edhe ato.

    Ndėrkaq fillon diskutimi "akademik" pėr vreshtarinė, llojet e rrushit, kohėn e pjekjes sė tij, ēmimet, cili ėshtė i mirė pėr verė, pėr raki pėr tavolinė.

    Ndėrkaq Sherifi ėshtė shtrirė nė dyshek ka vėnė kėmbėn mbi kėmbė gishtat i lot paksa dhe me njėrėn dorė i bie barkut tė fryrė tullumbac me njė ritėm tė tillė si tė thoshte:

    -Vazhdon diskutimi pėr kohėn e pjekjes sė rrushit.

    -Bjerini legenit ju, Bjerini!

    Nė njė cast qė u bė qetėsi.....gėrr.... gėrr....gu...llu...llu u dėgjuan zhurma tė ērregullta nė zorrėt e Sherifit.

    Dėgjoja melodinė o mitralier!-thėrret Myftari "voci" i cili afroi ujin e tasin pėr tė shpėlarė me shpresė se do tė merrte njė bistak tė vogėl.

    Krismat e zorrėve u shtuan u shpeshtuan, fryrja u bė alarmante, kėmbėt ndėrruan pozicion, buzėqeshja i iku sherifit nga fytyra dhe ai nisi tė lėvizte nė korridorin e ngushtė mes dyshemesė nga dera te muri nga muri te dera, gjithnjė e mė afėr derės dhe befas njė trokitje nė derė njė pordhė i shpėton padashur, dy trokitje njė britmė kėrcėnuese e rojes nga fundi i korridorit, tė cili i prishet rehatia dhe njė guguritje tė qeshurash prej atyre qė e kishin quajtur rrushin tė papjekur por do ta kishin ngrėnė po t'ua ofronte Sherifi nga njė bistak.

    Hapet sporteli me kėrcėnimet e zakonshme

    -Zoti Palaman jam keq. Fat i mirė qė qėllove ti, se je i arsyeshėm ma hap pak derėn se kam nevojė.

    -Nuk ka orar tani, vetėm pas tri orėsh!

    -Tė marrsha tė keqen! Mos mė turpėro!

    -Bėje nė qyp!

    -Kam tė madhen! Tė madhen!

    -Bėje nė gazetė!

    -Ky vdes e nuk "e bėn" mbi fjalimin e "udhėheqėsit kryesor"!-

    ndėrhyn njėri.

    -Shpejt tė lutem se mė shpėtoi.

    Roja ikėn duke murmuritur.

    Shokėt e dhomės e qortojnė Sherifin.

    -Ku hahet katėr kg rrush pėrnjėherė?

    -Pse e hėngre pa e larė!

    -A tė thamė se ėshtė i papjekur!

    Sherifi ulet galuc nga dhimbja e barkut por e ka tė vėshtirė tė qėndrojė mbledhur nuk duron mė zbėrthen pantallonat ul brekėt nė mes tė tridhjetė burrave hap grykėn e torbės sė zezė. Nuk ka kohė pėr tė mbajtur batanijen.

    njė qelbėsirė mbushi dhomėn. Nazellinjtė zunė hundėn me dorė.

    Roja Ahmet Palamani mė nė fund hap njė cep tė derės pėr tė diskutuar me Sherifin.

    Por i burgosuri tėrheq derėn, nxjerr ēantėn pėrpara dhe sulmon nė korridor.

    -Dale tė shohim mos ka ndonjė nga ata ordinerėt jashtė-thėrret roja.

    -Nuk pyet kjo pėr politikė dhe ordinerė dhe nga ēanta e cila njė orė pėrpara ishte plot me rrush tani pizga rrjedh pikė pikė nė ēimenton e pastruar dhe lustruar.



    * * *



    Priftėrinjtė katolikė pėrbėjnė njė kapitull tė veēantė tė jetės sė burgjeve e kampeve komuniste. Mė e dėshiruara do tė ishte tė flisnim pėr klerikė nė pėrgjithėsi meqė Shqipėria pėrbėhet nga tre besime. Fatmirėsisht dhe fatkeqėsisht myslimane dhe ortodokse ka pasur shumė pak tė dėnuar, shumica tė respektuar. Baballarėt e parė bektashinj, Hafiz Dergutim Halif Ali Tari, Imzot Irene Banushi, Hafiz Sabri Koci , Baba Reshat Bardhi, Imzot Visarion Xhuvani.

    Shumica dėrrmuese e tė dėnuarve mbi 90 % ishin emra tė shquar priftėrinj katolikė, franceskanė, jezuitė dhe shekullore nga veriu qė mbrojtėn Shqipėrinė dhe besimin katolik tė persekutuar posaēėrisht dhe unė do tė pėrpiqem ti numėroj me radhė tė gjithė ata qė kam njohur e takuar jashtė e brenda telave me gjemba.

    Kam njohur qė fėmijė Imzot Gasper Thacin dhe Vincens Prenushin, Dajanin, Faustin, Fratel Bartolotin, Patger Giardinin, Pater Anton Lulin, Drejtorin tim tė shkollės Pater Donaqt Kurti, Pater Frano Kirin, vėllezėrit Anton dhe Mark Harapi, At Pal Dodaj, At Marin Sirdani, At Benedikt Dema etj.

    I pari duhet pėrmendur jezuiti i veēantė Pjetėr Meshkalla e theksoj Meshkalla, sipas emrit tė njė fshati tė krahinės sė Shllakut. Ai njeriu i qetė i matur gjithmonė i buzėqeshur, mėrzitej po ta quaje gabim Mushkalla. E kisha njohur qė fėmijė nga fotografia qė kishim nė albumin e familjes time dhe qė shikoja dhe mbi komonė nė dhomėn e s'ėmės Age nga Shiroka kushėrirės sonė nga babai njė plake tė thatė, gjithmonė sypėrlotur pėr djalin prift tė arrestuar qė nė vitet e para dhe qė e dėrgonin nga kampi nė kamp nga burgu nė burg.

    At Pjetėr Meshkallėn e takova pėr tė parėn herė nė dhomėn e bujtėsve nė Burgun e Tiranės, Rep 313 unė duke u transferuar nga Kampi i Elbasanit -Spitali nė Burgun e Burrelit ai nga dėnimi i dytė nė kampet e punės. Kur e pashė ai e kishte gojėn tė mbushur me ujė dhe e zbrazi nė qyp para se tė mė fliste. Njė javė a dy qė pritėn u ēmallėm duke folur pėr kujtimet e kaluara tė burgjeve e kampeve si dhe atė pak pėrovjė tė lirisė sonė tė shkurtėr. Ai mė tregoi pėr dy letrat qė i kishte dėrguar mė 1945 Shefit tė Shtamadhorisė Mehmet Shehut dhe mė 1967 Kryeministrit Mehmet Shehu letėr pėr tė cilėn sapo ishte dėnuar pėr tė dytėn herė. Pjetėr Meshkalla, teolog, filozofr orator mė foli tepėr thjesht pėr gjyqin e tij nė auditoret e Institutit Pedagogjik tė Shkodrės. Nga tė tjerė mora vesh se gjyqi ishte zhvilluar me altoparlant dhe ishte kthyer nga njė tentativė demaskimi nė dėm tė klerit katolik nė njė seancė qė solli demaskimin e komunizmit nė Shqipėri. Mė vonė disa tė pranishėm nė gjyq mė thanė se Sigurimi i Shtetit kishte sjellė dy a tri priftėrinj ortodoksė tė "penduar" si dėshmitarė qė do tė vėrtetonin se Ungjilli ishte njė gėnjeshtėr po kėshtu edhe dhjetė a pesėmbėdhjetė studentė me nga njė pusullė nė dorė qė "vėrtetonin" se krishti nuk kishte ekzistuar. Gojė mė gojė kishte qarkulluar fjala e guximshme e argumentuar dhe tronditėse e at Pjetėr Meshkallės qė e kishte bėrė leckė gjyqin paēavure tė pėrgatitur me mundim nga Komiteti Qendror i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Unė i tregova pėr gjyqin tonė tė zhvilluar pak vjet pėrpara i fola edhe pėr programin e partisė ilegale qė kisha hartuar vetė. Pėr kujtim i dhurova njė libėr frengjisht "L' esthetique de Shateaubriand".

    Kur ishim pushim ose kur kisha radhėn pėr tė folur gjatė, ai merrte njė gllėnkė ujė nga pagurja dhe e sillte nėpėr gojė pėr tė shuar etjen nė atė zheg gushti por edhe pėr tė mos iu pėrgjigjur disa provokatorėve qė e ngacmonin herė pas here tė porositur nga operativi i sigurimit.

    Tė njėjtėn praktikė pashė edhe te dom Mikel Koliqi i internuar dhe i dėnuar disa herė dhe qė e takova po nė dhomėn e bujtėsve nė Tiranė. E gjeta nė errėsirėn e Kaushit nė fund tė katit tė parė nė fjetoren me tre kate qė dukej si zgjua bletėsh nga tė dėnuarit e panumėrt. Mė vonė provokatorėt e vunė nė surdine nga njė i njohuri im qė i kishte shpatullat shumė tė gjera dhe kishte simpati pėr priftin plak. Nisėm menjėherė tė bisedojmė pėr tė kalurėm. Dom Mikeli ishte vėllai i shkrimtarit tė shquar Ernest Koliqi. Ata ishin nga katundi me emėr i Shirokės, sikurse edhe familja ime. Koliqėt ishin familje e njohur tregtare me dyqane e agjenci nė shkodėr, Cetinė, Podgoricė. Babai im Filipi kur ka qenė i ri para se tė shkonte nė kurs pėr oficer ka punuar si menazher nė agjencinė tregtare tė Koliqėve. Dom Mikelin e njihja qė nė vitin 1943 si famulltar te Katedralja e Shkodrės ose Kisha e Madhe sic e quanim ne. Ndihmės tė tij mbaj mend Dom Zef Shestanin, antifashist i njohur nė kohėn e pushtimit, luftėtar pėr lirinė e Shqipėrisė, i cili dėgjohej me kujdes pėr predikimet e tij patriotike nė kishė. Kur isha fėmijė dom Mikelin e mbaj mend gjithmonė tė qeshur, kurrė thumbues, asnjėherė zemėrak kurrė nuk pashė thuper nė dorėn e tij, kurrė nuk na goditi edhe kur bėnim capkėnllėqe tė rėnda. Megjithatė nuk ma merrte mendja qė tė bėhej kardinal e aq mė pak shenjt. Pas vitit 1944 filluan pėr tė, si edhe pėr zėvėndėsin e tij Ernest Coba, pėr ndihmėsit don Zef Bici e don Mark Hasin ditė tė vėshtira pėrndjekjesh, internimi, burgimi e pushkatimi. Qė tė katėrt i kam njohur nė kushte tė lira e nė kushte burgu tė rėndė. Dom Mikeli qė kishte kujtesė tė veēantė mė njohu menjėherė. Kujtoi kohėn kur fėmijė tetė - nėntė vjeē rrija pranė harmoniumit tė tij duke dėgjuar meloditė qė u binte madje e dėgjoja edhe kur kompozonte vetė muzikė.

    Mė falenderoi pėr ndėrhyrjen e tė njohurit tim, i cili ia hoqi qafe njė fondamentalist me dy tre bishta tė tij qė e ngacmonin e fyenin e kėrcėnonin. Ndėrsa bisedonim don Mikel Koliqi me kėrkoi tė falur mbushi bulēitė me ujė, shpėlau gurmazin disa herė pastaj shkoi te qypi dhe e nxorri ujin.

    -T'u bė zakon tė mbushėsh gojėn sa herė tė provokojnė po tani qė shpėtove prej tyre pėrse e vazhdon gargarėn?

    -Jo mor bir ka edhe halle tė tjera mė tė forta!

    Dikush mė tregoi mė vonė se pleqtė e shuanin etjen e verės duke shpėlarė gojėn gjithė ditėn por ruheshin tė mos e kalonin nė bark qė tė mos i shtrėngonte ujėt e hollė. Kėshtu priftėrinjtė pleq shpėtonin nga tė turpėruarit para syve tė botės.

    Vetėm njė prift bėnte pėrjashtim. Atė e quanin me shaka "papa". Meqė ishte i ngutur nė gjuhė njė herė i tha njė tė dėnuari nga Lezha:"Kur tė bėhem arqipeshkv do tė tė marr shofer tė veturės sime". Ata qė e dėgjuan i thanė me ironi shiko se mos kėrkon tė bėhesh kardinal.

    -E ē'ka pėr t'u ēuditur-tha mendje fyelli, unė mund tė bėhem edhe papė.

    megjithėse ishte trim e i qėndrueshėm kjo dėshirė pėr tė ecur mbi tė tjerėt e bėnte tė zihej me tė gjithė si vėllezėrit e vet dhe mė vonė e lanė nė bisht. Ky prift nuk e kishte pėr gjė qė kur hante shumė tė zbrazej nė mes tė dhomės nė qyp gjithmonė pa zor e duke qeshur.

    Mbaj mend njė shkrimtar e folklorist tė shquar profesor Gjergj Komninon i cili vuante nga prostata. Tė gjorin profesor tė dėnuar me vdekje mė vonė kthyer me 25 vjet dėnim e kam takuar nė burgun e Tiranės nė kampin e Fushė Krujės dhe tė Elbasanit. Nga familja nuk e ndihmonte njeri as me tė holla as me ushqime as me ndėrresa dhe kishte mbetur keq.

    Disa vagabonda sapo e shikonin qė shkonte tek qypi i shurrės dhe bėhej gati pėr tė derdhur ujė, bėnin me zė tė ulėt:

    -Cst!cst!cst!

    Profesori shqetėsohej lėvizte kollitej, shikonte djathtas e majtas dhe pėrpiqej pėrsėri tė qetėsohej.

    Bėhej heshtje! Profesori pėrsėri shtrėngohej dhe kur i vinte momenti pėr t'u liruar, pėrsėri horrat fillonin tė bėnin st! cst! Pėr sė dyti ujėt i pritej plakut ai bėhej nervoz bėrtiste, lutej, kėrcėnonte, ngacmuesit qeshnin, pastaj i thoshin "mė fal" dhe heshtnin pėrsėri.

    Ky proces vazhdonte gjysmė ore, profesori torturohej gjatė e linte qypin pėrfundimisht dhe kur nuk e priste i shpėtonin pikat nė brekė dhe iu qullnin edhe pantallonat.

    Me kėtė metodė e torturonin pėrditė. Dhe tė mendoje se profesori kishte qenė shkrimtar, antifashist, antikomunist dhe shqiptar i shquar.

    Kjo ishte arsyeja qė priftėrinjtė e nderuar dom Mikel Koliqi dhe at Pjetėr Meshkalla qė kishin pėrvojė tė gjatė burgjesh rrinin duke shpėlarė gojėn gjatė me ujė pėr tė shuar etjen dhe pėr tė mos krijuar rrezikun e tė derdhurit ujė kohė e pa kohė .

    Pjeter Arbnori


    -----------------------------------------------------

Tema tė Ngjashme

  1. 10 shenjat mė tė zakonshme tė shtatzėnisė
    Nga YlliRiaN nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 15:18
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •