Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tregon piloti

    Moderator... ku eshte pjesa e pare e ketij tregimi?

    ku humbi?


    ........

    Vazhdimi

    --------- GSH -------

    Dėshmia e Divin Abazit, ish-kursantit tė Aviacionit, pėr ngjarjen e panjohur tė 17 studentėve rebelė qė i kthyen tė izoluar nga Kina nė Shqipėri dhe i pėrjashtuan pėrgjithmonė nga ushtria


    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intevistės eksluzive tė zotit Divin Abazi, ish-kursantit tė Aviacionit shqiptarė nė vitet 1958-62, u njohėm me historinė e panjohur tė grupit tė 17 studentėve shqiptarė tė cilėt pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik si rezultat i prishjes sė marrėdhėnieve nė mes dy vėndeve, u dėrguan pėr specializim nė Republikėn Popullore tė Kinės. Pas mbėrritjes nė vėndin e largėt, grupi i kursantėve shqiptarė u vendos nė bazėn ajrore Go O Mi, qė ndodhej rreth tetė orė larg me tren nga Pekini dhe nė bazė tė marrėveshjes sė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė me palėn kineze, u ra dakort qė studentėt ushtarakė shqiptarė tė trajtoheshin njėlloj si kursantėt kinezė. Mirpo, kushtet e trajtimit me tė cilat u pėrballėn ata, si ushqimi, fjetja etj, ishin nė kufijtė e mizerjes. Ajo gjė nuk ndryshoi edhe pas kėrkesave tė vazhdueshme tė kursantėve shqiptarė, tė cilat pala kineze nuk i mori fare parasysh duke u thėnė se ato ndryshime mund tė bėheshin vetėm me urdhėr tė Ēu En Lait. Pas kėsaj, i gjithė grupi i kursantėve shqiptarė duroi nė ato kushte deri nė marsin e vitit 1962 dhe nė atė kohė ata shpallėn grevėn e urisė duke ndėrpreė ēdo lloj marrėdhėnie me bazėn ajrore kineze.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Zoti Divin, nė ē'formė konsistonte greva juaj?
    "Ankesat tona pėr trajtimin e kushtet tepėr tė vėshtira tė jetesės me tė cilat u pėrballėm, ne ua kishim parashtruar palės kineze qė nė ditėt e para tė vajtjes sonė nė atė bazė dhe ato ua pėrsėritėm gojarisht autoriteteve tė bazės ajore edhe nė ditėt qė pasuan. Dhe duke qenė se prej tyre nuk u mor asnjė masė, ne vendosėm qė tė hynim nė grevė urie duke mos vajtur fare nė mencė dhe nė mėsim e stėrvitje".

    Po ambasadėn shqiptare qė ishte e atashuar nė Kinė, a e vutė nė dijeni?
    "Po, menjėherė sapo ne vendosėm tė fillonim grevėn e urisė, i bėmė njė letėr amabasadės sonė nė Kinė dhe ato ditė aty erdhi pėr zgjidhjen e atij problemi, Gjeneral-major Vaskė Gjino, i cili u mundua qė tė na mbushte mėndjen qė ne ta ndėrprisnim grevėn dhe tė vazhdonim normalisht kursin. Por ne nuk pranuam nė asnjė mėnyrė duke mos lėshuar pe nė kėrkesat tona dhe Vaskė Gjino u detyrua dhe u largua nga mbledhja duke na thėnė: Nuk merrem dot vesh me ju".

    Po pas largimit tė Gjeneral Vaskė Gjinos, ēfarė hapash ndėrmorėt?
    "Pas largimit tė Vaskės, ne i bėmė njė letėr ambasadorit tonė nė Kinė, Reis Maliles dhe pėrgjigjia qė na erdhi prej tij, ishte: "Rrini urtė".

    Po pas kėsaj pėrgjigjie tė ambasadorit shqiptar, a e ndėrpretė grevėn?
    "Ne ishim tė vendosur tė gjithė si grup pėr tė mos u tėrhequr nė asnjė mėnyrė nga kėrkesat tona, tė cilat ishin krejt normale dhe njerzore. Pas pėrgjigjies qė morėm nga ambasadori Malile, ne hartuam nje peticion ultimativ me 17 firma nė adresė tė ambasadės sonė, ku kėrkonim qė nė mėnyrė urgjente tė na plotėsoheshin tė gjitha kėrkesat tonė duke theksuar se nė rast tė mosplotėsimit tė tyre, ne do tė ktheheshim nė Shqipėri".

    Thatė se protesta juaj u nėshkrua nga i gjithė grupi juaj prej 17 kursantėsh, a e firmosėn atė tre kursantėt tė cilėt nuk ishin solidarizuar me ju nė grevėn e parė qė kishit bėrė kur ishit nė Bashkimin Sovjetik?
    "Jo, edhe kėtė rradhė nė protestat tona dhe nė petecionin qė kishim nisur nė drejtim tė ambasadės sonė nė Pekin, nuk kishin firmosur tre vetė. Ata ishin: Sotir Majko, Myrteza Arapi dhe Baftjar Meta, tė cilėt nuk ishin bashkuar me kėrkesat tona dhe gjatė grevės qė kishim bėrė nė Bashkimin Sovjetik. Mirpo duke pasur parasysh rrethanat e tyre, sepse ata ishin tė organizuar si komunistė, ne nuk donim qė t'ju krijonim asnjė lloj problemi apo konsekuencash qė mund t'ju dilnin mė pas dhe ramė dakort me ta qė ata tė bėnin sikur nuk dinin gjė pėr veprimet dhe protesat tona. Kėshtu marrėveshja jonė me ata tė tre, mbeti nė fuqi e pacėnuar nga asnjėra palė deri nė fund".

    A morėt pėrgjigjie pėr ultimatumin qė bėtė nė adresė tė ambasdadės sonė nė Kinė?
    "Pas atij ultimatumi erdhi dhe mori takim me ne atasheu ushtarak i Shqipėrisė pranė ambasadės sonė nė Kinė, Kolonel Elami Hado, i cili na u drejtua me fjalėt mė tė ashpėra duke na thėnė: "Ju na keni prishur Rrugėn e Jetės (asokohe ashtu quhej rruga "Pekin-Tiranė") me kėto qė po bėni" dhe urdhėroi pėrjashtimin nga shkolla e kthimin menjėherė nė Shqipėri tė gjashėt kursantėve, tė cilėt sipas tij konsideroheshin si organizatorėt e asaj greve, tė cilėt ishin: Lirim Kokona, Bilush Imeri, Raif Hoxha, Servet Muka, Ēerēiz Zeka dhe unė (Divin Abazi)".

    Si reagoi pjesa tjetėr e grupit pas komunikimit pėr pėrjashtimin tuaj?
    "Pas kėsaj mase qė komunikoi Elami Hado, pjesa tjetėr e grupit nuk pranoi tė qėndronte mė pėr tė vazhduar shkollėn, duke thėnė se na mbėshtesnin ne nė tė gjitha kėrkesat. Pas kėsaj Elamiu iku dhe ne vendosėm qė tė ndėrprisnim ēdo lloj marrėdhėnie me bazėn ajrore".

    Si u prit dhe cili ishte reagimi i palės kineze ndaj grevės suaj?
    "Ajo qė po bėnim ne, pėr kinezėt ishte njė befasi e madhe dhe tepėr e pakonceptueshme pėr ta. Mirpo ne ishim tė vendosur dhe i ndėrpremė tė gjitha marrėdhėniet me bazėn ajore, duke i vėnė si ambasadėn tonė ashtu dhe qeverinė shqiptare para njė fakti tė kryer. Pas kėsaj kėrkesa jonė e vetme ishte qė tė ktheheshim sa mė parė nė Shqipėri".

    A patėt presione si nga ambasada jonė ashtu dhe nga pala kineze?
    "Pėr tė qenė tė sinqertė deri nė fund, pas pėrgjigjies sė ambasadorit Reis Malile dhe takimit me Elami Hadon, ne nuk patėm asnjė presion tjetėr as nga pala shqiptare dhe as nga kinezėt. Pas kėmbnguljes sonė u dha urdhėri qė ne tė ndėrprisnim shkollėn dhe tė ktheheshim nė Shqipėri. Kėshtu ne na hoqėn qė aty dhe na ēuan nė njė kamp afėr Manēurisė, sepse sipas arsyetimit tonė, pala shqiptare kishte vendosur qė tė na linte ne nė atė kamp deri sa tė vinte nė Kinė vapori "Vlora" me tė cilin ne do tė udhėtonim pėr t'u kthyer nė Shqipėri. Ne nuk mund tė na kthenin me avion, pasi ajo linjė ajrore kalonte nga Moska dhe pala shqiptare i druhej ndonjė arratisje qė ne mund tė bėnim ne nė Bashkimin Sovjetik. Ky ishte arsyetimi ynė ne nė atė kohė nė lidhje me vendimin e marrė poėr t'u kthyer me vapor pėr nė Shqipėri. Nė atė kamp nė afėrsi tė Manēurisė ne na lanė rreth njė muaj krej tė lirė".

    Po mė pas?
    "Nė fund tė majit 1962, ne na njoftuan qė do tė niseshim me anijen "Vlora" dhe nga ai kamp u nisėm me tren nė drejtim tė Pekinit, ku na priti Elami Hado me tė cilin ishim zėnė keq. Mė pas ne na priti nė njė takim krejt miqėsor dhe ambasadori Reis Malile. Pas atij takimi ne udhėtuam pėr dy ditė me tren nė drejtim tė Jugut tė Kinės dhe ndaluam nė portin e qytetit Co Ngon qė ndodhej afėr Kantonit. Gjatė gjithė atij udhėtimi ne ishim tė veshur civilė, sepse ua kishim dorzuar uniformat ushtarake palės kineze. Aty ne u futėm drejt e nė vaporin "Vlora" qė ndodhej i ankoruar nė molo dhe marinarėt shqiptarė tė anijes na pritėn shumė mirė. Aty nė atė anije ne gjetėm kushte tė shkėlqyera dhe pas disa orėsh aty erdhi dhe kapiteni i anijes, Qemal Hate (Hero i Punės Socialiste) i cili me njė indiferentizėm tė paparė tha: "Ēfarė janė kėta, i zbrisni nė tokė menjėherė".

    A ju zbritėn nė tokė?
    "Ne refuzuam nė mėnyrė kategorike pėr tė zbritur nė tokė dhe kapiteni Qemal Hate na kėrcėnoi duke na thėnė se do fuste policinė kineze nė anije pėr tė na zbritur me forcė. Por edhe pas atij kėrcėnimi, ne vendosėm qė tė rezistonim deri nė fund dhe u betuam duke vėnė tė gjithė duart njėri mbi tjetrin, Pas refuzimit tonė, tė nesėrmen nė anije erdhi njė person civil, i cili na u prezantua si i dėrguar i ambasadės dhe na tha: "Ėshtė urdhėri i Ministrit tė Mbrojtjes tė Shqipėrisė, tė zbrisni urgjent nė tokė". Ne iu pėrgjigjėm atij duke i thėnė se ishim ushtarakė dhe nuk mund tė merrnim urdhėr nga njė civil. Kėshtu ne qėndruam nė anije pa zbritur prej saj dhe ditėn e tretė aty erdhi pėrsėri Kapiteni Qemal Hate i cili u ul miqėsisht dhe mori takim me ne. Me pak fjalė ai na tha se nuk mund ta niste anijen pa zbritur ne, sepse prania jonė ato do tė ishte me probleme nga kontrollet qė do tė kishte nė portet ku do tė ndalonte ajo. Kėtė gjė ai na e lidhi edhe me faktin, se tjetėr gjė ishte e ngarkuar nė anije dhe tjetėr gjė ishte deklaruar nė dokumentet e mallit. Nė fakt Qemal Hate kishte njė farė tė drejte, sepse anija ishte e ngarkuar dhe gati pėr nisje, e ēfarėdolloj vonese nė atė port paguhej me para nė dorė. Po kėshtu ne ishim mbi ekuipazhin, sepse kur erdhėm nė Kinė me atė anije, ishim me dokumente fallco, gjoja si marinarė kursantė qė bėnim praktikėn pranė asaj anije".

    Po si u vendos pas bisedės me Qemalin?
    "Pas asaj bisede, ne i thamė qė do tė mblidheshim dhe do tė vendosnim pėr t'i dhėnė pėrgjigjie. Kėshtu ne u mblodhėm urgjent dhe vendosėm qė pėr hir tė interesave tė larta tė Kombit, tė zbrisnim urgjent nga anija nė tokė. Dhe kėshtu ditėn e tretė nė zbritėm nė tokė, zbritje e cila na kushtoi edhe njė qėndrim prej gjashtė muajsh tė tjera nė Kinė".

    Pėrse ndodhi kjo dhe ku qėndruat gjatė asaj kohe?
    "Kjo gjė ndodhi sepse pala shqiptare nuk kishte asnjė lloj anije pėr tė na kthyer pėr nė Shqipėri, pasi mundėsia e kthimit tonė me avion siē thashė ishte pėrjashtuar. Gjatė atyre gjashtė muajve na na lanė nėpėr kampe tė ndryshme pushimi tė Kinės jugore, ku ushqimi i vetėm ishte: banane dhe pula me oriz. Gjatė asj kohe ne pamė me sytė tanė gjėndjen e mjeruar ku jetonte popullėsia kineze, ku pjesa mė e madhe e saj e kalonte natėn jashtė nė trotuare. Pas gjashtė muajsh, mė 15 tetor 1962 ne na njoftuan se nė portin kinez tė Co Ngan, kishte mbėrritur vapori i Shoqėrisė shqiptaro-kineze "CHAL", me tė cilin do tė ktheheshim pėr nė Shqipėri. Pas kėsaj ne hypėm nė vapor dhe pala kineze kishte marrė urdhėr pėr tė na izoluar nėpėr dhoma dhe kėshtu ata na mbyllėn tė gjitha dyert qė ne mund tė komunikonim me pjesėt e tjera tė anijes. Gjatė gjithė udhėtimit ne na mbanin nė njė survejim dhe kontroll tė plotė, duke pasur frikė se mos ne do tė hidheshim nga anija nė Kanalin e Suezit apo nė ndonjė port tjetėr. Udhėtimi ynė pėr nė Shqipėri zgjati 25 ditė dhe gjatė gjithė asaj kohe na jepnin njė ushqim mizarabėl".

    Kush iu prit nė Shqipėri dhe ēfarė u thanė pėr atė qė kishit bėrė?
    "Nė portin e Durrėsit ne na priti miqėsisht Thanas Gjiknuri dhe prej aty na dėrguan nė aeroportin ushtarak tė Laprakės, ku pėrsėri nė mėnyrė njerzore na priti Komandanti i Mbrojtjes Kundėrajore, Bejto Isufi. Pas kėsaj ne na ēuan nė hotelin e Mbrojtjes Kundėrajore qė ndodhej tek Rrapi i Treshit dhe gjatė tre ditėve qė qėndruam atje, akoma asnjė nga familjet tona nuk ishte nė dijeni tė kthimit tonė nė Shqipėri. Gjatė atyre tre ditėve ne na merrnin nė pyetje njė nga njė dhe me grupe tė vogla, pėr tė gjetur organizatorin, por si pėrfundim nuk gjetėn asgjė, sepse i gjithė grupi ynė ishte kompakt".

    Ēfarė iu pyesnin?
    "Ata donin tė dinin se kush e kishte shkruar letrėn ultimative qė bėmė ne nė Kinė dhe asaj letre i dolėn pėr zot shumė vetė. Pra qėllimi i tyre ishte qė tė dėnonin ndonjė nga ne si organizator. Mirėpo nisur nga rrethanat tona familjare me biografi tė mirė, ata u detyruan dhe na lejuan qė tė shkonim pėr njė muaj me leje nėpėr shtėpitė tona. Por edhe gjatė atij muaji autoritet kopetente tė shtetit filluan tė bėnin pėrpunimin e familjeve tona duke na thėrritur nėpėr Degėt Ushtarake tė rretheve pėrkatėse ku ishim ne, gjė e cila bėhej pėr tė gjetur ndonjė mbėshtetje pėr dėnimin tonė dhe pėr t'u dalė borxhit familjeve tona, duke u thėnė se i kishin njoftuar. Kėshtu pas njė muaji ne na thirrėn nė takimin e parė nė Tiranė i cili u bė nė kėmbė pranė Parkut "Rinia", ngjitur me Ministrinė e Mbrojtjes. Aty njėri nga autoritetet e Ministrisė na komunikoi se ne gjashtė personat qė na kishte cilėsuar Elami Hado si organizatorė, ishim tė pėrjashtuar nga Rinia. Aty pėr herė tė parė unė personalisht e mora vesh se kisha qenė nė Rini. Pas dy ditėsh, tė gjithė grupin tonė e thirrėn nė Ministri nė zyrėn e Kuadrit, ku Drejtori, Dilaver Poēi, nė kėmbė na komunikoi se ne gjashtė personat ishim tė pėrjashtuar definitivisht nga ushtria, kurse 11 tė tjerėt, do tė mbeteshin nė reparte tė tjera tė ushtrisė shqiptare, pa tė drejtė pėr tė punuar nė Aviacion. Kjo gjė u bė pas njė vendim qė kishte marrė Byroja Politike dhe ne na lanė njė vit pa punė, duke mos na i dhėnė as rrogat pėr kohėn qė kishim qenė nė Kinė".

    Ju tė gjashtėt qė u pėrjashtuan nga Rinia, a patėt probleme pėr t'u punėsuar mė pas?
    "Jo vetėm qė patėm probleme, por ne na shikonin tė gjithė si armiq. Por kjo nuk ka shumė rėndėsi dhe ne nuk pretendojmė se kemi qenė disidentė, sepse mė pas tė gjithė ne u rregulluam dhe bėmė karrierė tė ndershme nė vėnde tė ndryshme pune. Por ajo desha tė them nė mbyllje tė kėsa interviste, ėshtė fakti se kjo ngjarje qė ndodhi me grupin tonė tė kursantėve, ėshtė lėnė gjithmonė nė harresė duke u cilėsuar si njė njollė e zezė nė historinė e Aviacionit shqiptar, gjė e cila nuk ėshtė aspak kėshtu dhe prandaj unė u detyrova tė pronocohem publikisht nė gazetėn tuaj pėr kėtė ngjarje. Si pėrfundim le tė jetė kjo intervistė dhe njė homazh pėr ata qė nuk janė mė, tė paharruarit: Niko Hoxha e Fari Bubėsi (komandant e zėvėndės) si dhe instruktorėt e talentuar, Agim Spahiu, Hektor Lako, Refit Jazo, Petrit Malindi etj.


    ------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e agimi1
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    39
    Pėrshendetje te gjithve!
    Me intereson ku mundem me gjet librin verteta mbi Kosovėn" nga Snezhana Gjorgjeviqi?
    Me respekt nga Zogu_shtegtar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga agimi1 Lexo Postimin
    Pėrshendetje te gjithve!
    Me intereson ku mundem me gjet librin verteta mbi Kosovėn" nga Snezhana Gjorgjeviqi?
    Me respekt nga Zogu_shtegtar
    Deri sa lexoja postimin e Brarit,vėrejtja eshe shkrimin e Agimit,andaj:
    Sė pari t'i kėrkoj falje Brarit,se nuk do tė shkruaj pėr temėn,por do t'i ofrojė pak info Agimit!

    Me siguri (Agim) e ke fjalėn pėr autoren Svetlana Đorđević dhe librin e sajė "Dėshmia pėr Kosovėn" (Svedočanstvo o Kosovu) e botuar nė vitin 2003,libėr me 265 faqe!
    Autorja (S.DJ.) e lindur nė Vranjė (Srbi),gjatė kohės s ė bombardimeve tė Natos nė vitin 1999,gjindej nė Kosovė dhe punonte si taksiste dhe nga kjo kohė nxjerrė rrėfimet rrėnqethėse qė ajo vetė i ka pa dhe pėrjetu nga policia-ushtria srbe qė kishin pėrdorur ndaj shqiptarėve.
    Ishte e vetmja taksiste qė pranonte pėr tė vozitur shqiptarėt nė atė kohė (pėr t'i larguar nga vdekja e sigurt).Nė libėr tregohen maltretimet,burgosjet e vrasjet qė u kishin ndodhė shqiptarėve gjatė dėbimit tė tyre nga policiadhe ushtria srbe...
    Pas botimit tė librit (2003),autorja mbahet nė burg shtėpiak,sulmohet shumė herė nga vetė qytetarėt srb dhe nga mediat srbe pėr shkak tė botimit tė librit,kurse mė vonė ajo pėrfundimisht detyrohet tė largohet nga Srbia (2005) pėr shkak tė mossigurisė hde tashti jeton diku ne njė shtet tė sigurt diku ne Europė.
    Libri,fatkeqėsisht kurrė nuk ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe (kurse ėshtė pėrkthyer nė gjuhė tė tjera) !
    Pėrndryshe vėllai i saj ka qenė njė nga komandantėt mė brutal srb nė luftėrat nė Bosne dhe mė vonė edhe nė Kosovė!
    Kam pasė rast t'a dėgjojė rėfimin e sajė nė njė emision tė gjatė nė Radio Europa e Lirė (srbisht).
    Sa pėr blerjen e kėti libri kėrko ne google titullin e librit sė bashku me emrin e saj qė e solla nė origjinal!

    Tung!

    p.s.
    Brari e di qė nuk prekesh pse solla kėtė informacion nė temėn qė ke hapė!
    T'pėrshėndes!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Tema tė Ngjashme

  1. Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet
    Nga drini_nė_TR nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 28-09-2013, 13:47
  2. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •