Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Te njohim trojet tona : Historia e Vithkuqit

    Lulezimi i qytetit fillon nga shekulli i 18-te. Ndersa, nga dokumentat osmane flitet per Vithkuqin si qender shume kohe perpara



    Vithkuqi ka nje histori te lashte, por kulmin e lulezimit te tij e arriti ne shekullin e 18-te dhe dhjetevjecarin e pare te shekullit te 19-te. Ne historine e shqiptarizmes radhitet krah qyteteve me te rendesishem dhe me te degjuar te vendit. Qendrat me te rendesishme te veprimtarive kulturore ne Shqiperi u bene qytetet e Beratit, Shkodres, Janines, qendrat e Selive te pashallareve dhe aristokrateve, si edhe Voskopoja dhe Vithkuqi, ku rolin kryesor e luante popullsia tregtare dhe zejtare e pasuruar.

    Disa dokumenta te vjetra turke, sic jane deftesat e Permetit dhe te Korces, te viteve 431-32 si edhe defteri i sanxhakut te Manastirit e permendin Vithkuqin me emrin Bythkuq, si vakef i koxha Mihorit dhe japin 491 emra kryefamiljaresh. Ne defter, shenohet se ata ishin te detyruar te jepnin 20.975 akce taksa, qe u merrej cdo familjeje. Ne deftesat e Sanxhakut te Manastirit dominojne emrat Dede, Dode, Pjeter, Gjergji, Gjoke, Marko, Pal, Leke, Muzaq etj.

    Kurse S.R. Dine, nje folklorist i shquar vithkuqar na njeh me emra te vjeter te grave vithkuqare te nxjerra sic thote vete ai, nga radhonjte dhe kodiket e kishave te Vithkuqit si Dila, Konxhe, Konda, Sula, Bufke, Viktori, Zoge, Xinxife, Nerenxe, Dana, Reka, Bespina etj.

    Disa nga keto emra, mbahen edhe sot, si mbiemra apo emra lagjesh.

    Sic del nga kodiket e kishave, Vithkuqi duke qene krahas Voskopojes u be nje nga qendrat me te medha te zones se Korces, Kolonjes, Skraparit, Permetit, Oparit. U be perpunuesi i lendeve te para bujqesore e blegtorale te zones, si edhe qender furnizimi dhe shkembimi. U be nje qender zejtare dhe tregtare e degjuar dhe kjo vetem ne tokat shqiptare, por edhe ne Ballkan.

    Vitet e fundit te shekullit te 18-te karakterizohen nga nje lufte e ashper per pushtet midis dyerve te medha feudale. Peshen e kesaj anarkie dhe te ketyre luftrave per pushtet, me shume se kush do tjeter e ndjene qendrat tregtare dhe zejtare mbi te cilat rendoi dhe anarkia.

    Qyteti i Vithkuqit e ndjeu mire kete dhe ne vitin 1781 pesoi shkaterrimin dhe plackitjen e tij te pare. Vithkuqi, ne kete kohe, kishte arritur lulezimin e tij me te madh. Ilo Mitke Qafezesi, studjues qe eshte marre me shume se kushdo tjeter me Vithkuqin, ne gazeten "Korca" te vitit 1932 shkruan se qyteti ne kete kohe perbehej nga 10-15 mije dyer.

    Vithkuqi dikur ka qene qytet i lulezuar dhe kete e tregojne edhe emrat e shumta te lagjeve te dikurshme. Nje dokument i shkruar me 17 gusht te vitit 1972 shenon keto emra lagjesh te Vithkuqit.

    Borishti, Tataci, Lias, Gjuras, Krekas, Sarac, Rusas, Palas, Kalogjeras, Kovacas, Dukas, Bredhas, Stratanj, Shiore, Janaj, Kanella, Tolabe, Korul, Gjikzade, Kaplekure, Seve, Pemacice, Matkas, Camakaj, Laluke, Mirockas, Skenderas, Micuc, Melas, etj.

    Kete e tregojne edhe hapesirat, qe zene germadhat e shtepive te renuara, lagjet e shumta te dikurshme, rruget e gjera me kalldrem, qe lidhin te gjitha lagjet.

    Numri i madh i kishave qe jane 24, si edhe dy manastire, qe ruhen edhe sot dhe qe hedhin drite ne faktin, qe Vithkuqi ka qene qender e degjuar me nje popullsi relativisht te madhe per ate kohe.

    Banoret e Vithkuqit merreshin kryesisht me perpunimin e drurit, metalit, lekureve, leshit dhe bulmetit. Zejtoria perbehej prej papucinjeve, opingareve, rrobaqepesve, samarxhinjeve, bakerxhinjve, teneqexhinjeve, dyqanet dhe punishtet e zejtareve, sherbime per qytetaret dhe fshataret e krahines per tregtaret dhe arkondet, qe ishin bere te degjuar jo vetem ne qytetet fqinje, por edhe ne qytetet e rendesishme tregtare te Ballkanit.

    Ne shekullin e 18-te, Vithkuqi ishte nje qender e rendesishme edhe nga pikepamja e zhvillimit kulturor. Numri i madh i kishave nuk eshte vetem nje tregues per madheshtine e Vithkuqit si qytet. Por, zbukurimi i tyre me vepra arti pikture dhe skulpture mahnitese ne dru nga dera e mjeshterve, flet per nivelin e zhvillimit kulturor.

    Biblioteka e Manastirit te Shen Pjetrit kishte nje numer te madh librash te shekullit XVII dhe XVIII. Nderkohe, zhvillimi kulturor dhe marredheniet tregtare ndihmuan ne forcimin e lidhjeve midis Vithkuqit dhe Voskopojes, te cilat se bashku u bene dy nga qendrat me te rendesishme te zhvillimit kulturor dhe tregtar ne vend.

    Por, erdhi viti 1819, kur Vithkuqi pranoi prishjen e dyte nga fshatrat fqinje, te cilat e vodhen, plackiten dhe shkaterruan tere qytetin e lulezuar. Dhe, qysh atehere, banoret e Vithkuqit u shperndane ne qytete dhe vende te ndryshme. Dhe, simbas nje shenimi, te ungjillit te Kishes se Shen Mehillit thuhet se, ky qytet u shkaterrua perfundimisht me 25 tetor 1823 dhe nga ky qytet u larguan plot 20.000 veta. Ndersa, shumica magrove te manastirit dhe vetem 10-12 familje te varfera mbeten ne Vithkuq.

    Vithkuqare te vendosur ne vende te tjera sot jane ne Madrica te Bullgarise, Rumani, Ukraine, Greqi, Itali, Amerike, Australi dhe gjetke. (Marre nga nje histori e shoqates kulturore te Vithkuqit)

    Legjenda

    Dikur fshati quhej Bithkuq. Kjo sepse tregtaret vendas qendronin te ulur dhe beheshin pis, me dheun e kuq te zones. Nga kjo karakteristike, fqinjet e tyre, i thirren me kete emer, qe ka qendruar per shume kohe.

    Disa dokumenta te vjetra turke, sic jane deftesat e Permetit dhe te Korces te viteve 431-32 si edhe defteri i Sanxhakut te Manastirit e permendin Vithkuqin me emrin Bythkuq, si vakef i koxha Mihorit dhe japin 491 emra kryefamiljaresh.


    Korrieri

  2. #2
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Nuk jam vithkuqar

    Vertet uk jam vithkuqar, por ky fshat lidhet fort me femijerine time. Per kete do te shkruaj me gjate kur te kem pak kohe te lire.
    Shkrimi i botuar nga Korrieri nuk me pelqeu nuk paraqet Vithkuqin dhe Vithkuqaret qe njoh une. Eshte nji perzierje frazash dhe theniesh te marra aty ketu...
    Kur te kem kohe......
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga Kodiket e Manastirit del pra qe Vith Kuqi paska qene Qytez Katolikesh Shqiptare.
    Kjo eshte shume interesante.
    Me vone duket se katoliket ose jane rrahur e perzene ose asimiluar ne Coben e Musliman Raja.

    A mund te flisni ju Korcaret se cfare Bimesie rritet ne Lendinat e Vithkuqit?

    Cfar Lumi ose perrua kalon e cfar emrash kane vendet aty rrotull.


    Urime per kte Artikull.

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •