Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Cilet jane me ngaterrestare Iliret apo Shqiptaret?

    Ka shume kohe qe me ka lindur nje pyetje. Ja kam drejtuar ate pyetje shume njerezve, madje edhe historiane dhe gjuhetare, kerkush nuk ka qene ne gjendje te jape nje pergjigje. Nga ndjekja e ketij forumi kam vene re se ka plot miq forumiste te kenduar ne shkencat albanologjike qe japin pohime te sigurta lidhur me ngjarje ketu e 4000 - 5000 vjet me pare, qe jo vetem nuk vene ne dyshim prejardhjen e shqiptareve te sotem nga iliret, por edhe te ketyre te fundit nga pellazget, e mbase edhe me tutje. Keshtu qe shpresoj qe me ne fund te marr nje pergjigje per ate te shkrete pyetje qe nuk lidhet me me shume se 200 - 300 vjet histori.

    Siē dihet ne te gjitha gjuhet e sotme te folura ne Europe, atdheu yne i dashur emertohet Albania, Albanie, Allbanija etj forma te ngjashme, per pasoje populli quhet Albanians, Albanesi, Allbanci etj. Prejardhja e "qarte" nga fisi ilir i Albaneve (Albanoi) qe kishin edhe Albanopolisin. Njihet ne mesjete edhe shteti i Arberit, shtetasit e te cilit ma thote mendja duhet te quheshin Arbers ose Arbereshe. Vini re qe ne gjuhen e folur tonen me kete emer thirren pasardhesit e emigranteve qe lane trojet ne krahun lindor te Adriatikut per t'u hedhur ne ate perendimor, pas pushtimit te Arberise (nuk quhej ende Shqiperi ne ate kohe) prej otomaneve. Italianet nuk bejne ndonje dallim ne emra, per ata si arbereshet edhe shqiptaret jane ALBANESI.

    Vime tek pyetja:

    Kur e ndrruam emrin e vendit nga Arberi ne Shqiperi, dhe emrin tone nga Arbereshe ne Shqiptare? A kane ndonje kuptim keto emertime ne gjuhen albaneze, sot te quajtur gjuha shqipe, apo gjuha shqiptare?
    Cili ishte shkaku qe e solli kete ndryshim? (Duhet te kete qene nje shkak i forte, apo jo? Te pakten sa shkaku i shqiptareve qe ndrrojne emrat e tyre me emra greke.)


    CIlet dalin me ngaterrestare keshtu Iliret e gjore qe nuk dinin as te shkruanin, apo shqiptaret?

    Pres me padurim kontribute dhe ju falenderoj!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Lexo punimin e Shaban Demiraj " Emertimi i shqiptareve ne shekuj" , nje teme e hapur nga Estella ne forumin e historise se Shqiperise.Artikulli i plote ne Albasoul.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Falemnderit Pelin.

    Ajo ēfare ka shkruar Estela nuk eshte gje tjeter veēse perseritja e pyetjes sime dhe jo pergjigja e saj, madje aq e njejte sa qe duket sikur e kisha lexuar me pare, gje qe nuk eshte e vertete.LOL.

    Profesor Shaban Demirajt, per te cilin ushqej respekt te veēante ia kam shtruar kete pyetje ne vitin 1995 kur ai ishte Kryetar i Akademise, me shpresen se do te merrja nje pergjigje. Fatkeqesisht i dolen veē ca belbezime. Une nuk e di se ne ē'kohe eshte shkruar artikulli i tij per kete problem. Ate nuk munda ta gjej ne Albasoul. A mund te ma tregoni se si mund ta gjej?

    Falemnderit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Emigranti .
    Abri dhe jo Arbri nuk njiheshin ne Mesjete ,por ishin nje fis Ilire me qender midis Ardianeve dhe Taulantit .
    Abri -Abni do te thote ( gur ) ne Pellazgjisht .
    Emri Shqipe ja ben muuuuuuuuu nga vjen .
    Gj t m .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Gladiator, s'po flet njeri per lope ketu. A di te me thuash ēfare i shtyu shqiptaret ta ndrronin emrin? E pa njeri ne enderr apo si?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Pėrshėndetje,

    Sipas mendimit tim emri mė i hershėm me tė cilėn janė njohur Shqiptarėt ėshtė fjala SHQIP.

    Kėtu duhet tė marrim parasysh disa faktor. Ajo qė thotė gladiator ėshtė njėri nga faktorėt kryesor. Organizimi ka qene nė nivelin fisėnor. Ne kemi ndėgjuar pėr fiset Ilire qė jetonin gati nė gjithė Ballkanin para ardhjes sė fiseve Greke. Njė gjė qė duhet tė pėrmendim kėtu ėshtė organiyimi i disa fiseve nė njė lloj mbretėrie tė asaj kohe. Pra disa fise organizoheshin nėn Mbretėrinė e Ilirėve tė udhėhequr nga Bardhyli, Teuta etj. Disa fise tjera u bashkangjiteshin mbretėrisė sė Maqedonisė, apo Epirit. Fiset kishin mundėsi tė mbijetonin vetėm pėrmesė bashkimit.

    Fiset u janė bashkuar cilės do mbretėri qe kishin dėshirė. Dhe tė pėrkujtojmė se edhe Skenderbeut tė gjitha fiset nuk ju bashkangjitėn.

    Njė faktor tjeter ėshtė Shqiptarėt janė quajtur nga fqinjtė (Grekėt, Italanėt etj.) me emra tė ndryshėm. Psh Shqiptarėt nė kufi me Grėket quheshin Maqedonė, Epirotas (sipas organizimit Shtetėror apo mbretėror) kurse ata nė kufi me Italianėt njiheshin si ARBĖR, ILIR, DARDAN, LIBURN ETJ. Kėto ishin organizime shtetėrore, dhe kjo ishte njėra nga arsyet pse qytetarėt e tyre quheshin ARBER, ILIR, DARDAN, etj.

    Njėra nga fiset Shqiptare/Ilire ishte edhe fisi Alban. Nuk jam i vetėdishmė se a ishte organizuar nė njėsi shtetėrore apo jo. Sipas Vaso Pashės nė librin e tij "E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt" po ta quaje njė Shqiptar Albanac, Albanian ishte njė nga sharjet mė tė rėnda.


    Pra sipas mendimit tim ne asnjėherė nuk e ndėrruam emrin, por vetėm u dalluam nga fiset zjera me emra tė ndryshme, dhe tė tjerėt na quanin sipas njėsive shtetėrore.

    Pėrgjegjen pėr emrin SHQIPTAR e kėrkoj tek Shqiponja e Zeusit.

    Nderime,
    JETA ĖSHTĖ E BARABARTĖ ME HARRESĖN
    KURSE VEPRA ME KUJTESĖN

    Shefki Popova

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Emigranti .
    Po Greket c fare i shtyu qe u quajten Helen ?
    Po Italianet ?
    Pra pyetja jote eshte pa kuptim ,sepse dihet .
    PATRIOTIZMI .
    Kuptohet;Per ata qe jane te tille .

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Emigrant,para pushtimeve romake populliste qe jetonin aty ku gjenden sot Shqiptaret quheshin Alban.Pas renies se pushtetit te perandorise Romake,keto popullsi e emertuan veten e tyre Arber.Ketu mbase edhe nen ndonje ndikim nga sllavishta qe u be e pranishme ne ate kohe (pas shek 7),ose nga zhvillimet gjuhesore mund te kete ndodhur ndonje rotacion l=r /alban=arban=arbėn=arbėr .
    Duke shikuar qe ne gjuhet e huaja emertimi per Shqiptaret e sotem eshte po ai qe emertonte Iliret para 2000 vjetesh arijme ne perfundimin se Shqiptaret e kane ndryshuar vete emertimin e tyre nga Alban ne Arbėr dhe se fundmi ne Shqiptar.
    Shkaqet qe kane sjelle ndryshime kane qene faktoret shoqeror,politik,fetar dhe ekonomik te ndikuar nga pushtimet Romake,dyndjet sllave dhe pushtimi Osman.
    Etnomi Shqiptar eshte ca i ri dhe eshte zhvilluar pas pushtimit osman dhe islamizimit te nje pjese te popullsise.Te pakten keshtu pranon Cabej dhe Buda.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Falemnderit te gjitheve per kontributet,

    Megjithese asnjera prej pergjigjeve tuaja nuk kenaq pyetjen qe kam shtruar, madje disa prej pergjigjeve jane kontradiktore me njera tjetren:

    Shembull:

    Pelasgian:

    -----------------------------------------------------------------
    Sipas mendimit tim emri mė i hershėm me tė cilėn janė njohur Shqiptarėt ėshtė fjala SHQIP.
    ---------------------------------------------------------------------

    kurse Bel ami:

    ----------------------------------------------------------------------
    Duke shikuar qe ne gjuhet e huaja emertimi per Shqiptaret e sotem eshte po ai qe emertonte Iliret para 2000 vjetesh arijme ne perfundimin se Shqiptaret e kane ndryshuar vete emertimin e tyre nga Alban ne Arbėr dhe se fundmi ne Shqiptar.
    --------------------------------------------------------------------------

    Qe i pergjigjet te vertetes sigurisht.

    Pelasgian mos do te na thuash tani qe edhe Iliret e quanin veten "SHQIPTARE"? Nejse eshte e drejta jote te beshosh ē'fare te duash.

    Bel ami, sipas asaj qe ke thene: (dhe qe eshte e vertete)

    ------------------------------------------------------------------------
    Etnomi Shqiptar eshte ca i ri dhe eshte zhvilluar pas pushtimit osman dhe islamizimit te nje pjese te popullsise.Te pakten keshtu pranon Cabej dhe Buda.
    -----------------------------------------------------------------------

    mos del qe ka ndonje lidhje midis islamizimit dhe ndrrimit te emertimit? Po te jete keshtu shpiegimi i prejardhjes se fjales shqiptar me ēdo lloj shqiponje, pa le pastaj me shqiponjat e Zeusit, eshte pak si naiv.


    Gladiator, greket jane ne rregull, ata vazhdojne ta quajne veten helene edhe sot (vendin e tyre e quajne Elladha, pra vendi i heleneve) e nuk e bejne qefin qeder se si i thrrasin te tjeret. Sipas kesaj skeme ne duhet te vazhdonim ta quanim vehten Ilire (as arber jo). Sigurisht kjo qendron nese ne me te vertete jemi pasardhes te drejtperdrejte dhe te paperziere te ilireve te lashte.
    Sa per Italianet nuk e di ēdo te thuash, ata e quajne vehten siē i quan e gjithe bota. Pastaj behesh teper telegrafik e hermetik:

    ----------------------------------------------
    Pra pyetja jote eshte pa kuptim ,sepse dihet .
    PATRIOTIZMI .
    Kuptohet;Per ata qe jane te tille .

    ------------------------------------------------------------

    Zakonisht keshtu flasin ata qe flasin me vehten, sepse duke qene qe dialogun e zhvillon nje person i vetem, nuk ka nevoje te japi argumenta, sepse bie dakord me vehten. Nejse! Po qe per kesisoj pergjigjesh me mire as mos u lodh. Po pate ndonje argument sille. Nuk e di ē'moshe ke po logjika qe perdor ti shkonte shume mire ne kohe te Partise se Punes, boll te thoshe ka thene xhaxhi qe fluturojne gomaret, dhe edhe me i menēuri i lagjes kishte per te thene, dihet ajo, fluturojne njeēike ulet, por per te fluturuar, fluturojne ama.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Emigranti,

    Nuk ėshtė temė e lehtė apo jo.

    <>

    Jo vetėm Ilirėr, por edhe Epirotėt, Maqedonėt, Arbėreshėt e sotshėm e quajnė veten Shqiptar etj.

    Pėrsėri po nisem nga besimi im pėrsonal, e ndoshta askush nuk hidhėrohet me askėnd. Vetėm po e shprehim mendimin tonė.

    Unė besoj se tė gjitha fiset e ashtuquajtura Ilire, Epire dhe Maqedone i pėrkitnin tė njejtit popullė. Apo tė themi e flitnin tė njejtėn gjuhė. Ndėrsa tash mundohemi tė gjejmė se cila ishte ajo gjuhė, apo cili ishte ai popullė, pėrkatėsishtė si e quanin ata vetėveten.

    Kėtu ėshtė edhe ngatėrresa mė e madhe. Pėrderisa mundohemi tė gjejmė mė tė besueshmen, kėrkojmė fakte, tė shkruara, tė thėna.

    Por qfarė fakte mund tė gjejmė dhe nga kush. Nga Grekėt apo nga Italianėt. Shqiptarėt nuk shkruanin nė SHQIP. Unė besoj se edhe nė tė kaluarėn ashtu sikurse edhe sot fqinjtė i quajtėn Shqiptarėt me emra tė ndryshme. Edhe sot pas mijėra viteve askush nuk e di se kush janė SHQIPTARĖT. Tė gjithė e dinė se kush janė Albanians, por jo Shqiptarėt.

    Unė jam nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Presheva, nga Ēamėria, por jam SHQIPTAR dhe do tė mbetem SHQIPTAR.

    Pra tė mos e ngatėrrojm atė se si e kemi quajtur vetėveten me atė si na quajtun fqinjtė, apo sipas cilit fis Shqiptar, apo sipas qfarėdo harte me kufij shtetėror gjendeshim.



    Nderime,
    JETA ĖSHTĖ E BARABARTĖ ME HARRESĖN
    KURSE VEPRA ME KUJTESĖN

    Shefki Popova

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anėtarėsuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16
    nga sa kam lexuar iliret shquheshin ne kohet e lashta si pirate anijesh sot nuk kane ndoshur shume ndryshime
    ideja e te grabiturit na eshte kthyer natyrshem ne nje moto te jetes

  12. #12
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pellasgian,Shqiptaret e Greqise nuk e quajne veten Shqiptare por Arvanitas.Shko pyet kudo ne rethiant e Athines ku jetojne mijera Arvaniats..Po keshtu edhe ne Itali,asnjehere nuk eshte dokumentuar etnomi Shqiptar,por vetem ai Arban-arber-arberesh.
    Etnomi Shqip-Shqiptar eshte dokumentuar vetem para 200 vjetesh, pra eshte etnom i ri.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  13. #13
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kur e ndrruam emrin e vendit nga Arberi ne Shqiperi, dhe emrin tone nga Arbereshe ne Shqiptare? A kane ndonje kuptim keto emertime ne gjuhen albaneze, sot te quajtur gjuha shqipe, apo gjuha shqiptare?
    Cili ishte shkaku qe e solli kete ndryshim?


    Pushtimi turk,ikja e aristokracise ne itali,dyshimi i identitetit kombetar ngelja ne shqiperi e elementeve pa shkolle e mbi te gjitha presioni turk ndaj Arberit per te zhdukur epopene e Kastriotit te Madh...

    P.S Emigranto beka ftohte andej nga kanadaja me duket....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 30-11-2007 mė 06:40
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une nuk marr vesh nga albanologjia apo nga etimologjia e fjaleve,
    po kjo tema me duket pa kuptim fare.

    Pse na quajne te tjeret Alban?
    Alba-nes=Nga lindja e diellit. kjo duket ajo me e llogjikshmja.
    Ky emer "Albanez" nuk ia kemi vene ne vetes, por ka dale nga fqinji jone latin, italia.
    Dhe fisi i Albaneve, ndoshta quheshin keshtu per te njejtin fakt, ne brigjet lindore (lindjes se diellit , Alba) te adriatikut.

    Pse quhemi shqiptar, po sepse flasim Shqip, Shqipja eshte simboli jone kombetar, Shqipja e Skenderbeut.
    ēa ka ketu per te mos u kuptuar?

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •