Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Luljeta Lleshanaku

    Nuk ka vdekje mes mjerimit a madhėshtisė

    Sorollatjet e Lirisė
    Jo gjithmonė mallkimi
    i shmanget gjurmėve tė kuqe tė gjakut
    mbi arkitraun e portės

    Ajo stuhi e fortė, e pakthyeshme ndjek pikėrisht ata
    qė besojnė se shkojnė drejt Tokės sė Premtuar
    dhe i pėrēan rrugės.

    Kujtoj endjet e mia tė ngazėllyera
    endjet dhjetėvjeēare
    si piruni rreth marengės sė bardhė
    Pashė shpirtin tim tė firojė prej kurmit tė ngrohtė
    si aroma prej luleve tė ēelura gjatė natės.

    Nuk qe kjo liria.Liria nuk kishte qenė hapėsirė
    Liria ishte ngjitje vertikale
    hedhja e trastave me rėrė prej ballonit
    pezulli e frikshme.
    Me sa zell shkund trupin tim tani nga gjithė kėto
    ashtu siē shkund qilimin nga pluhuri
    dhe arabeskat zgjohen nga ky gjumė ėndrrimtar.

    Tani ndihem e ēliruar prej iluzionit tė lirisė
    Tashmė jam e lirė.

    Njė degė e lulėzuar bajameje
    Nuk dihet se kur mund tė mė shfaqet pėrsėri ajo -
    Dashuria, qė tė ndjek me njė sy tė fortė e te pashmanshem deri thellė,
    si ngjalėn Shqiponja e Detit.

    Ajo mund tė vijė edhe atėherė
    kur pleqėria tė na ketė vėnė poshtė,
    kur tronditja mė e vogėl gati mund tė na shkėrmoqė
    si njė varg i tharė, i zverdhur duhani.
    Atėherė do tė jetė e dhimbshme
    tė pėrballosh sidomos mengjesin
    kohėn kur drita e fortė projekton
    me gjithė madhėshtinė e vet
    njė degė tė lulėzuar bajameje mbi murin e vjetėr.

    Dhe dielli nuk ēohet mė kurrė nė zenit
    por si kungulli rritet e rėndohet horizontalisht
    e fshihet i pėrgjumur mes degėve tė blerta tė kopėshtit.

    Tamam kėtu unė tė kam njohur ty
    ishe njė zarf i bardhė, i dyllosur
    Po tė afrohesha mė shumė
    dylli mund tė ngjitej nė gjoksin tim
    e mesazhi do tė mbetej pėrjetėsisht i hapur.

    shihe atė dorė me gishta tė hollė delikatė mbi mur
    atė rreze mengjesi
    nuk ėshtė sfidė, ėshtė bujari.

    Edhe rrugėt qė tė ēojnė nė Alaskė
    aty-kėtu zgjohen.
    Tabelat e mbetura buzė minierave tė mbyllura
    pėrpiqen tė kujtojnė rrokjet e dėmtuara.
    Pėrpiqen tė kujtojnė
    vagonat me gur tė zinj qė dilnin nga nėntoka e ngrohtė.

    Njė palė kėpucė tė reja
    Prapė njė palė kėpucė tė reja pėr ty.
    Kėtu vera ėshtė gjithė pluhur
    dhe lagėshtira tė tėrheq skutave tė errėta
    si miun njė paketė e mbetur biskotash.

    Ka ndodhur ditė mė parė.
    E ato vazhdojnė tė rrinė tė paprekura nė kuti
    kurriz mė kurriz.

    Eshtė mė se e bekuar rrezja qė bie mbi ne
    si mbi njė "natura morte" -
    syri i pėrqendruar i vizitorit;
    njė pjatė me fruta gjithė lėng tė stinės.
    Midis tyre njė thikė gjithė shkelqim,
    qė e ka humbur kuptimin e rrezikut
    njėsoj joshėse dhe paqėsore

    O zot, ēfarė qe e gjitha kjo
    ē'dorė e preu njėherėsh gjithė misterin rreth nesh
    pa e zgjedhur, siē pritet bari pėr lepujt.

    Njė palė kėpucė
    qė ti t'i gėzoheshe njė mėnyre tė re ecjeje nė tokė.
    Mbase po e mbaj peng fluturimin tėnd
    duke ėndėrruar gjithmonė kėrcitjen e tyre nė darkė
    kur i afrohen portės.

    Luljeta Lleshanaku
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    Dimri ne arat me miser

    Kishte hyre dimri
    dhe saksofoni i eres
    perdridhej
    si kobra

    Duke ndjekur kalimthi fushat me miser
    rrenjet e mbetura
    kthetrat e shpendeve iluzore
    timoni nen gishterinjte mbetet i ftohte akull
    dhe hena mbeshtet fytyren e ndotur pas xhamit te prapem
    si femijet e braktisur e kurioz
    te periferise

    Dy shtepi te zbrazeta atje ne brendesi
    dy dhembet therres te miut te arres
    qe rremojne te gjejne
    ate pak gje qe mbeti
    nga stina e kuqerremte e korrjeve

    Makina ndalet ne buzembremje
    burri del dhe ndez nje cigare
    e thith fort ate
    thith deshperimin e fushes me dy mushkerite
    e fusha thith deshperimin e tij deri ne bronke
    e pastaj
    me te njejten maje kepuce shtypin filtrin e mbetur te cigares
    shtypin beselidhjen e tyre te vjeter
    te pashprese
    fatale
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Fryme kamomili

    S'kemi shkembyer kurre ndonje fjale per vdekjen, mame
    ashtu si te martuarit nuk bisedojne per seksin
    ashtu si mjeket se zene ne goje "gjakun"
    ashtu si postieri s'ndjen nevoj te thote "lajm"
    apo polumbaret s'ndjejne nevoje te permendin "ajer"...

    Por se frika hijeshon sendet qe ti prek
    nje lloj sic fergellon aren me pambuk
    levizja e mbledheses lekurezeze

    Ne mengjes
    fryma jote prej kamomili
    clirohet si qengji
    prej vathes se vet
    Mbi jastekun e zhubravitur
    ca fije te bardha, te panjohura floku
    dhe karfica metalike e zeze

    Mos e prit te vij e zhurmshme
    me zilka ne berryla e ne gjunje
    me veshje laramane
    si Burrat Karnavaleve
    apo nje "Morris dancing" ne fund te majit

    Nuk do ta shohesh kurre Burrin e Karnavaleve!

    Do te shohesh femijen me gjunje te drejte e flokedendur
    qe s'pati kohe te rritej
    a nuk ke degjuar ndonjehere te thone
    se vdekja eshte kaq afer lindjes
    sa edhe dy vrimat e hundes
    ne nje psheretime te thelle?!!

    *Morris dancing - parakalime festive tradicionale ne fund te Majit me origjine personazhet e legjendes se Robin Hood-it
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ndėrgjegje e gjymtuar


    Lakuriq nate
    ndėrgjegja jote e gjymtuar
    verbohet e pėrplaset nė dritė!

    E tmerrshme tė gdhihesh e tė ngrysesh
    me kėtė shpend tė zi nė shpirt!







    Me ty


    Do tė ulem nė kėnd tė buzės
    si nė njė shkėmb, pranė njė ujėvare
    e sigurt se s'do mė rrėmbejė shtjellė e fjalėve.

    Do tė ulem nė kėnd tė syrit
    si njė zambak i mbirė nė ujė pranė bregut
    me fletė tė vogla qė t'mos zė shikimin.

    Se unė nė fund tė fundit, ē'jam?
    - Njė dallgė e ngrirė nė hapėsirė
    e shkulur nga deti i gjoksit tėnd.
    Shtrin duart tė mė arrish e s'mė arrin.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Minibiografi - LULJETA LLESHANAKU

    Tė lindėsh poet ėshtė fat, qė jo shpesh meritohet. Luljeta Lleshanaku ėshtė nga ato femra, qė fati ka patur meritėn ta takojė. Njė sublimim i pėrhershėm duket se grith sė brendshmi vargut tė saj, njė "pakėnaqėsi", qė rebelon sa herė harresa pėrpiqet tė pėrgjumė gjithēkanė qė nis nga kujtimet. Fėmijėria "ndryshe", duket se ende bėn ekon e zgjatur, qė poetėve s'u shuhet as pas fryme. Padyshim, Lleshanaku ėshtė ndėr poeteshat mė tė mira shqiptare, qė e ka rrėnuar indiferencėn qė e shoqėron lexuesin e varfėr tė poezisė sė sotme.


    IKĖN ZOGJTĖ

    Ikėn zogjtė
    ikėn dhe si brenga lanė foletė kėtu
    dimri si kupa i mbushi me shira
    i mbushi dhe i piu
    i piu dhe u deh
    nga vetmia.


    KĖMBANAT E SĖ DIELĖS

    Shpirti im
    pėrplaset si gjuhėza
    nė faqet metalike tė kėmbanės.

    E dėgjoni
    ėshtė kėmbana e sė dielės
    ėshtė kėmbana e meshės sė madhe tė sė dielės
    kur njerėzit dėgjojnė predikimet pėr njė jetė
    tė pamėkat
    dhe kujtohen tė ēojnė lule nė varreza.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leshanaku shum lesh e li i ben poezite..


    psh..thote

    Dashuria, qė tė ndjek me njė sy tė fortė e te pashmanshem deri thellė,
    si ngjalėn Shqiponja e Detit.



    e ku i pa ngjalat kjo dhe cila shqiponje gjuan ngjala ne det?

    apo hajt futja llafe boshe se duken si poezi..


    diku i drejtohet mames vet dhe permend morrison karnavalet..e ku i pa e jema morrison karnavalet..apo hajt ..

    tjerr e tjerr e asgje nuk thote..

    njisoj si mimoza ahmeti.. shkalafendshem.. vec te shkruajm..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nje Pale Sandale Nen Peme

    NJE PALE SANDALE NEN PEME



    FLASHBACK 1

    Ėshtė Gusht. 1972. Zagushi.
    Jeshilojnė vetėm zverqet e hamenjve
    qė ngarkojnė mobiljet nė njė kamion.
    “Kujdes, mos tė shkelni lulet !”- kėshillon ime mė
    lulet qė do tė thahen vetėm pas tri ditėsh.
    Shtėpia zbrazet si me rreze Rėntgen
    Dhe keqardhja e fqinjve
    Qė shkrin si kompresė mė akull
    Nė cilėndo pjesė tė trupit qė ta vėsh.
    Do tė shpėrngulemi diku tjetėr
    Ku mirėnjohja do tė ngrijė ballkon nė fytyrė
    me aventurėn e zgjimit tė mbėrthyer mbi njė shkop
    si gjelat prej sheqeri .
    Jam vetėm tri vjeē. Nuk e di se ē‘janė premtimet.
    Dhe nuk mė kanė treguar akoma
    se fėmijėria pa premtime ėshtė si bukė e zėnė pa majā
    mjerisht e ėmbėl, e forte dhe pa vrima.
    Kurse im atė nuk duket gjėkundi.
    Im atė ende nuk ka lindur.
    Ai do tė lindė nė njė kapitull tjetėr,
    Shumė kohė mė vonė
    Atėherė kur unė tė ndjej nevojėn tė bėhem mbrojtėse e dikujt,
    duke u grumbulluar mė vėshtirėsi pak hije midis kėmbėve tė mia
    si trup mikrofoni.

    FLASHBACK 2

    E djelė. Nga tabanet e kėpucėve
    nė korridor
    tretet plazma e dėbores dhe amnezia e rrugėve e shkurtra.
    Llamba 150W nė mes tė dhomės,
    si njė copė e verdhė djathi, nė njė ēark mėrzie.
    Ime mė punon me shtiza, duke numėruar nėn zė
    ajo e di gjithmonė sa duhet, dhe kur ndėrrohen radhėt
    e ngjitur si njė copė stuko nė qoshe tė asaj dritareje
    qė sa vjen e bėhet mė e qartė.
    Ajo ėshtė njė jaskėk i vogėl gjilpėrash
    qė e njeh mrekullisht artin e nėnshtrimit.
    pėrpiqet tė ma mėsojė edhe mua,
    edhe sime motre
    Tri kukulla Matrioshka, tė renditura sipas madhėsisė
    ajo e fundit-unė
    e pashpėrbėshmja.

    FLASHBACK 3

    Zemėr nėntori. Era fryn si ndėrrim epokash,
    Dėbora dhe fytyra e sime mėje
    presin nė prapavijė
    tė vėrtetojnė filozofinė e tyre
    tė tė pashmangmes.
    Dritat, si njė varg milingonash tė ēojnė
    nė dhomėn e bukės.Unė jam nusja.
    Fundi i ceremonies. E ndėrsa bėhem gati pėr gjumė
    njezet e njė karfica m‘i heqin me kujdes nga koka.
    aq sa vitet e mia.
    Nuk di pothuajse asgjė mbi jetėn.
    Di vetėm se nė kthesa tė forta
    pėrvoja vlen mė pak se dy drita tė ndezura nė gjoks
    Pėrpiqem ta fsheh lumturinė time nėn pushin e bardhė
    si njė portokalle e qėruar me kujdes
    Kam dalė dinakėrisht prej profecisė sime gjenetike
    si prej njė shpelle tė gėrryer nga vetmia
    e kapur fort pas barkut tė dashit
    Po tė mundohem tė shtyj pak perden
    me dy gishtat e ngjyrosur nė majė,
    dy hije shkojnw nė harmoni mbi asfaltin e zi
    instumentisti dhe violinēeli, pas koncertit
    njeriu edhe antiprofecia.

    NJĖ PALĖ SANDALE NĖN PEMĖ

    Kaq ishte e gjitha.
    Trupi, fryma dhe pema
    Tashmė janė nė sintoni tė plotė.
    Pema ? Cila pemė ?!! Nuk ka asnjė pemė pėrtej dritares
    Qė tė mund tė lakmojė
    Paqen e trupave, si tė nxjerrė nga deti
    cep mė cep.
    Duhet pak guxim
    pėr tė hapur sytė e pėr t‘u ndeshur
    me atė gjė tė frikshme , qė na prźt mė pas
    si tė shohėsh hėnėn, hėnėn nė kupė tė qiellit, nė pikė tė ditės
    -tamam atė gjė qė do tė ishte kaq mahnitėse nė kohėn e vet.
    Barku im kontrakton rrallė
    si kokė kobre
    Me gjahun nė grykė
    I yti, merr e jep, pa pauza, pa nėnkuptime,
    Pėrmbyllės, si nje manifest.
    Asgjė mė nuk do tė ketė mė atė forcė
    Por vetėm therma tė vogla pa klithėm mbi porcelan
    Thika ėmbėlsirash.
    Rutinė.
    dhe pėrfytyrimit I vjen fundi
    kur era trupėzohet nė njė send.
    Cila pemė ?!!
    Tashmė fryma ėshtė e rregullt
    gramatikė.,
    fije bari dhe baltė.
    fole e sapobraktisur nga synimi.
    Buzėqeshim lehtė, pa thonj, pa thembra,
    si njė palė sandale
    rrėzė trungut tė pemės.

    SHAH

    Ėshtė vjeshtė. Venat nė mermer
    bymehen nga shirat.
    Varret e tė afėrmve tė mi,
    me vetėm katėr gisht kohė midis,
    tė vėnė nė radhė
    si njė varg makinash tė bllokuara
    nė kryqėzim me hekurudhėn.
    Lufta ka marrė fund. Ajo dorezė farkėtari
    qė i mbante dikur, si gishtat, tė gjithė bashkė
    ėshtė hedhur, e panevojshme, tej.
    Jashtė saj, jashtė thjesht ca tė panjohur
    qė presin vetėm trenin tė kalojė
    nė krahun tjetėr tė rrugės...
    Aroma e dheut
    Tė kujton shtėpinė
    Ku mungon njė orė e varur nė mur.
    Ua pastroj emrat me kujdes nė pllaka
    Vitet.., si plagė tė vogla nė gjunjė
    Dashurinė.., qė tashmė djeg mė pak
    Se njė gjemb trėndafili.
    Nė tė hyrė tė varrezės
    Roja qė luan shah me veten nė kabinė.


    Luljeta Lleshanaku

    Milosao
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kur Dashuria Jep Nje Shenjė..

    KUR DASHURIA JEP NJE SHENJE..

    Luljeta Lleshanaku


    KUR DASHURIA JEP NJE SHENJĖ..

    Ajo futet ne rrjedhėn e gjėrave me arrogancė,
    si heshtja qė pason trokitjet e ēekiēit tė gjyqtarit
    gjatė seancės.
    Gjithe qenia perkundet, nga puhia me e vogel
    nje are e ardhur gruri
    qė pret pėr t‘u korrur.
    Tamam atehere kur ti kujton se je e mbrojtur,
    kur kujton se tashmė je vetėm njė shpinė
    njė shpinė e fortė, pa gjoks, pa bark,
    pa kėrthizė,
    (veēanėrisht pa kėrthizė)
    si tavani i qilarit
    mbi ushqimet e konservuara pėr dimėr.
    Zmbrapsem njė moment
    e gatshme pėr t’ia filluar ēdo herė nga fillimi
    me njė paletė te pastėr piktori
    e njė vrimė tė errėt nė mes.
    E nis pėr tė disatėn herė atė rrugė
    fundin e sė cilės e njoh mirė,
    si prekjen metalike ne xhep tė fishekut
    tė cilin, gjatė rrethimit,
    ushtari i mirė
    e ruan pėr vete.

    AROME QUMĖSHTI
    ( Ne kujtim te H.Kupit )

    Tani,
    pas shumė e shumė vjetėsh
    mbase mund tė pyes veten
    se ē‘mė lidhte me atė burrė shtatėdhjetėvjeēar,
    me atė trung tė vjetėr qershie.
    Ndanim shumė kohė bashkė…
    Tregonte ėndrrat e njė nate mė parė
    me lėvizje tė shkathėta tė duarve
    si lopatat qė pastrojnė rrugėn nga dėbora.
    Lexonte fletėt e reja e ditarit
    tė shkruara gjatė vapės,
    duke i paraprirė me gishtin tregues, ēdo presjeje,
    ēdo fjale, ēdo pauze …
    si fati u paraprin gjėrave nganjėherė..
    Flitnim anglisht
    njė anglishte arkaike, tė mėsuar nė burgje
    si i thone “ajrit”, “families”, “urės”
    “zėrit” si I thonė,
    me njė “o” tė dėshpėruar, qė mezi kapej,
    si njė fije e thinjur floku nė krėhėr.
    Prej tij mesova te pyes “Si je ?”
    duke e shikuar tjetrin drejt e nė sy.
    Mbi oxhak ,
    fotografite e grave te familjes
    tė gjalla e tė vdekura, njėlloj tė pėrkulura nė skaje,
    me duar tė kryqezuara ne bark
    si shtepi tė gozhduara nga epidemitė.
    E njėjta gje, ēdo ditė,
    pėr orė e orė me radhė
    deri kur unė shfaqja shenja padurimi
    apo qumėshti I deles derdhej mbi zjarr.
    Kohė mė vonė, kur ditaret do tė zhdukeshin,
    kur qershia do te pritej, oxhaku do te shembej
    e fotografitė do tė ēgozhdoheshin nga heshtja e tyre,
    do tė ndjeja therėse nė hundė aromėn e qumėshtit tė djegur
    -afati I leximit kishte skaduar !
    Nuk isha mė fėmija
    qe tė mund t‘i besosh testamentin e leximit,
    …se ti flasesh njė fėmije
    eshte njėlloj si tė shkelėsh mbi gjethe tė njoma
    pa pritur kurre tė tė pyesin “pse” dhe “si”.

    BERLIN. HOTEL CITADINE.

    Eshte mbrėmje. Jashtė dy- tri taksi te vėna ne pritje
    tė ndonjė kalimtari qė ka humbur rrugėn.
    Dhoma ėshtė ashtu siē e lashė nė mėngjes. Asnjė ndryshim.
    pėrveē ēarēafėve tė ndėrruar
    nga duar qė unė nuk i kam njohur kurrė
    dhe zhumės sė lehtė tė shiut qė mbi xhama kercet
    si njė tufė lulesh tė thara
    kur u ndėrrojmė vendin.
    Dhe i njejti mesazh nė sekretarinė telefonike:
    njė zė burri,
    i regjistruar muaj mė parė, pėr njė tjetėr grua,
    pėr dikė qė ėshtė fshirė me tė njėjtit peshqirė
    tė larė dhe parfumuar.
    E kthej mesazhin mbrapsht, e dėgjoj disa herė…
    Kryqėzohem nė kohė me njė histori tė panjohur
    duke shmangur pyetjen:”Ē‘farė mund tė ketė ndodhur mė pas ?”
    Njė telefonatė qė vjen nga njė kabinė telefonike,
    nė nxitim e sipėr, ndoshta i pėrmallur,
    fshin grimin nga fytyra ime
    pa shumė pėrkushtim, shpejt e shpejt,
    si atė tė njė figuranteje pas shfaqjes.
    Mė nė fund do tė shtrihem ne atė shtrat
    te rregulluar nga duar anonime,
    te tendosem midis gjerave te mia te humbura
    ( pyetjeve qė u ngutėn tė merrnin pėrgjigje )
    si nje fill tregues prej mendafshi
    midis fleteve te sapolexuara te librit.

    MISTERI I LUTJEVE

    Nė familjen time
    lutjet bėheshin fshehtas
    me zė tė ulėt, me njė hundė tė skuqur nėn jorgan,
    gati mėrmėritnin,
    me njė psherėtimė nė fillim dhe fund
    tė hollė, e te paster si nje garze.
    Pėrreth shtėpisė,
    kishte vetėm njė palė shkallė pėr t‘u ngjitur
    ato tė drunjtat, tė mbėshtetura gjithė vitin pas murit,
    pėr riparimin e tjegullave nė gusht para shirave.
    Nė vend tė engjejve,
    hipnin e zbritnin burra
    qė vuanin nga shiatiku.
    Luteshin duke u shikuar sy mė sy me Tė,
    si nė njė marrėveshje kryezotėsh
    duke kėrkuar nje shtyrje afati
    „Zot, me jep forcė..!”, e asgjė mė shumė,
    se ishin pasardhėsit e Esaut,
    tė bekuar, me tė vetmen gjė qė mbeti prej Jakobit,
    -bekimin e shpatės
    Nė shtėpinė time
    lutja ishte njė dobėsi,
    qė nuk pėrflitej kurrė,
    si tė bėrit dashuri
    dhe njėsoj
    si tė bėrit dashuri
    pasohej nga nata e frikshme e trupit

    Luljeta Lleshanaku ka lindur me 2 Prill 1968.
    Ėshtė autorja e kėtyre vėllimeve me poezi :
    ”“Sytė e somnambulės” (1994)
    ” “Kėmbanat e sė djelės” (1995)
    ” “Gjysėmkubizėm” (1997)
    ” “Antipastorale” (1999)
    ”” Palca e verdhė” (2000)
    ” “ Fresco” (Sh.B.A, 2002)
    Ky cikėl me poezi tė Luljeta Lleshanakut, botohet pėr herė tė parė dhe janė krijime tė zgjedhura enkas pėr faqet letrare tė “Milosaos” nga krijimtaria e saj mė e re.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9

    Lleshanaku

    Faleminderit te gjithe atyre qe kane sjelle poezite e Lleshanakut ne forum, me qellim qe edhe une mund t'i lexoj. Lleshanaku eshte padyshim nje poete e shkalles me te larte. Eshte per te ardhur keq qe poezia e saj njihet me teper nga studente letersie ne New York (kryesisht Amerikane, e ndonje shqiptare si puna ime qe e ka zbuluar ate ne anglisht se pari ne nje librari librash te perdorur) sesa nga librashitesit e Tiranes. Shoqja ime e sapo kthyer nga Tirana pas shume muajsh, me thote se askush neper librarite (a kioskat) e Tiranes nuk e dinte se kush ishte. Ndoshta keshtu duhet te jete, pasi Tiranasit duhet te kene interesa me emergjente, sic mund te jene perkthimet mizerje te leteresise se huaj kontemporane.

    Gjithsesi, faleminderit, dhe po te kete ndonjeri ndonje ide se si dhe ku mund ta gjej poezine e saj (e te poeteve te tjere shqiptare te rangut te saj), ju lutem me njoftoni! Do e vleresoja pa mase!

    -H.

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Minibiografi - LULJETA LLESHANAKU

    Tė lindėsh poet ėshtė fat, qė jo shpesh meritohet. Luljeta Lleshanaku ėshtė nga ato femra, qė fati ka patur meritėn ta takojė. Njė sublimim i pėrhershėm duket se grith sė brendshmi vargut tė saj, njė "pakėnaqėsi", qė rebelon sa herė harresa pėrpiqet tė pėrgjumė gjithēkanė qė nis nga kujtimet. Fėmijėria "ndryshe", duket se ende bėn ekon e zgjatur, qė poetėve s'u shuhet as pas fryme. Padyshim, Lleshanaku ėshtė ndėr poeteshat mė tė mira shqiptare, qė e ka rrėnuar indiferencėn qė e shoqėron lexuesin e varfėr tė poezisė sė sotme.


    IKĖN ZOGJTĖ

    Ikėn zogjtė
    ikėn dhe si brenga lanė foletė kėtu
    dimri si kupa i mbushi me shira
    i mbushi dhe i piu
    i piu dhe u deh
    nga vetmia.


    KĖMBANAT E SĖ DIELĖS

    Shpirti im
    pėrplaset si gjuhėza
    nė faqet metalike tė kėmbanės.

    E dėgjoni
    ėshtė kėmbana e sė dielės
    ėshtė kėmbana e meshės sė madhe tė sė dielės
    kur njerėzit dėgjojnė predikimet pėr njė jetė
    tė pamėkat
    dhe kujtohen tė ēojnė lule nė varreza.
    Dhe keto i quan poezi dikush?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fėmijėria e Humbur:
    Nga Kryeplaku nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 08:40
  2. Kėrkoj Luljeta Hoxha e emigruar nė Zelandėn e re !
    Nga Fatjeta nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-08-2009, 04:37
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 17:32
  4. Luljeta Kuraja - Don't Let Kosovo Cry!!!
    Nga ILovePejaa nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-2002, 19:31
  5. poete ne NY: BARNES NOBLE
    Nga liliella nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •