Nje tregim i bukur nga Moikomi por qe me ose pa dashje na tregon nji kohe kur jetonin ne te njejten republike Shkencetar Fisnike si Mesues Gjergji dhe drejtore Lej Fena injorante si Rrajcaku tarallaku..

Lexoni vete..


-----------

Dr. Moikkom Zeqo

E vėrteta mbi shpellėn e shenjtė tė Qafės sė Thanės

Ka dy vjet qė botohen nė shtyp artikuj rreth njė shpelle nė fshatin Urakė tė Komunės sė Rrajcės, pranė Qafės sė Thanės. Nė njė mėnyrė tė bujshme ėshtė thėnė se gjoja nė kėtė shpellė duhet tė ketė qenė njė orakull, madje orakulli mė i madh i Ballkanit, pas atij tė Dodonės nė Janinė. Njerėz jo profesionistė, qė nuk janė as arkeologė dhe as historianė e kanė artikuluar kėtė ide, madje duke e cilėsuar datėn e zbulimit tė kėsaj shpelle si diēka e re dhe e papritur, qė nuk dihej kurrė mė parė.
Unė vetė, i tėrhequr nga kurioziteti shkova dhe e pashė shpellėn nė fjalė. Por duke fotografuar afreskun e fragmentuar qė ndodhet nė kėtė shpellė qė vėrteton se shpella ka qenė njė shpellė eremite mesjetare, ende nuk isha i informuar qė ky zbulim qe ditur shumė mė pėrpara nga njerėz, qė jo vetėm e kishin parė shpellėn, por dhe e ishin pėrshkruar saktėsisht.
Mėsuesi pensionist, intelektuali 64 -vjeēar Gjergji Gusho, qė jeton nė Pogradec mė dėrgoi para ca kohe, librin e tij shumė interesant “Mbi pėrhapjen e krishtėrimit dhe tė kishave nė rrethin e Pogradecit”, botuar nė vitin 2000. Duke e lexuar kėtė libėr unė mėsova shumė gjėra dhe dua tė shprehem me nderimin mė tė madh pėr kėtė njeri modest, por tė ditur i cili nė heshtje, nė gjithė jetėn e tij kishte bėrė hulumtime tė kujdesshme diturake dhe me profesionalizėm shkencor pėr historinė e trevės sė Pogradecit dhe konkretisht pėr traditėn e krishtėrimit dhe tė monumenteve tė tij.
Nė librin e Gjergji Gushos ka njė kapitull ku pėrshkruhet kisha -shpellė e llojit eremit tė Qafės sė Thanės. Ky studiues i kujdesshėm e kishte parė dhe vizituar shpellėn nė vitin 1972, pra 31 vjet mė parė. Kjo shpellė ka qenė e ditur dhe e njohur edhe nga studiuesi mesjetarolog i krishtėrimit Theofan Popa i cili ka botuar njė studim substancial pėr njė numėr shpellash eremite tė kėsaj treve. Pra shpella eremite e Urakės nuk ėshtė diēka e vetme, por lidhet me njė traditė shekullore mesjetare tė afro 8 shpellave tė tilla, gjithashtu tė dekoruara me piktura kishtare tė trevės sė Pogradecit si dhe tė Prespės sė Korēės. Askush deri mė sot nuk e ka vlerėsuar siē duhet kėtė traditė tė eremitėve tė vetmuar nė shpella qė ka qenė kaq e ēuditshme, por dhe kaq e pranishme nė kėtė hapėsirė tė krishtėrimit tė vjetėr iliro-shqiptar.

Por ēfarė thotė dhe shkruan Gjergji Gusho? Ai thotė se para grykės sė shpellės, qė ndodhej nė rrėzė tė njė shkėmbi tė lartė, ishte njė vend i sheshtė i rrethuar me drurė dushku ku kishte dhe mbeturina muresh me gurė tė palidhur me llaē, nė njė nivel thuajse tė barabartė me sipėrfaqen e tokės dhe me pėrmasa 4 x 4 metėr. (Gjatė vizitės sime nė vitin 2002 unė vura re se kėto mure janė prishur). Por ekziston shpella e cila ka qenė e mbuluar nga njė rėzim dheu, kurse sot ėshtė hapur.

Gjergji Gusho tregon se gjatė hyrjes nė shpellė e cila zgjerohej nė brendėsi shihej nė faqen nė tė djathtė tė hyrjes sė shpellės dy piktura murale, afreske ku ishin ravijėzuar disa figura shenjtorėsh. Kėto afreske qenė dėmtuar rėndė nė vitin 1967 kur drejtori i shkollė sė fshatit Rrajcė kishte urdhėruar disa nxėnės t’i godisnin afresket pėr t’i shkulur, por meqenėse shkėmbi ishte i fortė dhe afresket gati tė gurėzuara ato vetėm sa ishin dėmtuar vende- vende. Nė thellėsi tė shpellės, nga krahu i majtė dhe nė pozicion mė tė lartė se rrafshi i dyshemesė, ishte njė si kthinė e ndarė me mur, e ndėrtuar enkas ku me sa kuptohej duhej tė kishte qenė qela e priftit eremit qė predikonte krishtėrimin dhe asketonte vetveten. Nė majė tė shkėmbit ėshtė gjithashtu njė vend i dystė me gurė tė gdhentur e tė shpėrndarė me mbeturina themelesh e qeramikė mesjetare.
Konkretisht mund tė thuhet se pėrshkrimi i kėtij mėsuesi veteran ėshtė tepėr i saktė. Duke gjykuar nga mbeturinat e mureve dhe nga qeramika mesjetare del llogjikisht se para grykės sė shpellės ka qenė njė paraklisė, kishėz e vogėl, ndėrtuar me mure mesjetarė. Njė ndėrtim mė i vogėl i ngjashėm me mure tė njėkohshėm ėshtė ngritur dhe sipėr shkėmbit tė shpellės. Nga pėrvoja ime si arkeolog gjykoj se fillimisht shpella eremite ka funksionuar pėr asketėt e vetmuar brez pas brezi pa strukturat e mėvonshme me mur. Ne nuk e dimė se cilėt kanė qenė asketėt qė janė nderuar nga populli nė kėtė shpellė. Nuk mund tė klasifikojmė dot se ē’pėrfaqėsojnė afresket, pėr tė identifikuar emrat e shenjtorėve. Gjithashtu nė njė kohė tė mėvonshme hyrja e shpellės ėshtė mbuluar nga struktura e njė kishėze e cila patjetėr i ka qenė kushtuar njė emri shenjtori. Ėshtė e nevojshme qė tė vijė njė ekip arkeologėsh dhe arkitektėsh pėr tė bėrė tė mundur njė rikonstruktim tė pėrafėrt tė kėsaj strukture.
Pra zbulimi i kishės sė Urakės ka qenė diēka e njohur jo vetėm para 31 vjetėsh, por populli i zonės e ka ditur shumė kohė mė parė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Instituti i Monumenteve nuk e ka shpallur me statusin Monument Kulture kėtė shpellė dhe tė kujdesej qoftė pėr restaurimin, qoftė pėr ruajtjen e saj. Kjo shpellė sot pėrfaqėson njė subjekt jo vetėm historik tė krishtėrimit por mund tė bėhet njė pikė turistike jashtėzakonisht interesante.
Tani le tė kthehemi tek ideja e artikuluar e gjoja Orakullit tė Qafės sė Thanės, mė i madhi nė Ballkan, pas Dodonės nė Janinė.
Studiuesja austriake, Eleonora Vagner, profesore nė Universitetin e Vjenės, ka shkruar se kjo shpellė ėshtė shpella e njė orakulli tė lashtė. Ajo mbėshtetet nė dy argumente aspak arkeologjikė por thjesht tė rrafshit linguistik. Ajo mendon se fjala Urakė ėshtė njė metamorfizim i fjalės orakull. Njė ekuacion i tillė nuk ėshtė i saktė dhe ėshtė i pavėrtetueshėm. Kujtoj qė edhe pėr fshatin Frakull tė Fierit ėshtė thėnė nga studiuesi Hasan Ceka se ėshtė njė formė shqipe e fjalės orakull. Edhe ky ekuacion linguistik nuk ėshtė mbushamendės. Tė mos harrojmė se fjala Urakė ėshtė dhe emri i ndonjė fshati ose vendi tjetėr nė Shqipėri.
Argumenti i dytė lidhet me emėrvendin Qafa e Thanės. Gjoja kemi tė bėjmė me njė formė tė tillė si “Qafa e tė Thėnės”, duke mėtuar se e Thėna shpreh kėshtu funksionin e orakullit. Edhe ky shpjegim i njė etimologjie vulgare popullore nuk qėndron. Pėrkundrazi, shumė vende nė Shqipėri janė emėrtuar nga drurėt dhe ėshtė mė llogjike qė Qafa e Thanės tė lidhet me drurin e njė thane, ashtu si emri i dardanėve tė Dardanisė siē ėshtė shpjeguar shkencėrisht nga Nopēja dhe Ēabej, lidhet me emrin e drurit tė dardhės.
Pėr tė pėrcaktuar se nė kėtė shpellė ka qenė njė orakull duhen argumente shkencore tė padiskutueshme. Kėto lidhen me dhuratat ex voto, me qėllim kushtimi qė janė tė shumta nė territorin e shpellave tė tilla. Tė tilla janė gjetur nė Dodonė tė Janinės dhe akoma mė shumė janė gjetur nė shpellėn e Delfit. Ky material arkeologjik ėshtė baza e identifikimit tė shpellave me orakuj tė lashtė. Pėr fat tė keq, njė material i tillė arkeologjik nuk ėshtė gjetur nė shpellėn e Urakės.
Tė gjithė orakujt e botės sė lashtė antike janė pėrshkruar nga autorėt antikė. Dėshmitė pėr Dodonėn dhe Delfin janė tė shumta, sepse orakujt kishin njė rėndėsi kolosale pėr rėndėsinė dhe praktikėn mitologjike tė kohės, kėto orakuj jo vetėm bėnin parashikime, por qenė edhe vende dlirėsimi dhe egzorcismi. Mendoj qė shpella e Urakės nuk i plotėson kėto kushte. Nėse do tė kishte qenė njė orkull i lashtėsisė nė kėtė shpellė, autorėt antikė do tė kishin pėrmendur me siguri, nuk do tė kishin heshtur pėr tė.
Dua tė ngre kėtu njė problem tė rėndėsishėm dhe konceptual. Ka ardhur koha tė heqim dorė nga shpjegimet vulgare tė etimologjive popullore, tė ekuacioneve linguistikė tė emrave, qė nuk kanė gjė tė pėrbashkėt me analizėn shkencore, bazuar nė ligjet fonetike. Ka ardhur koha pėr t’u shkėputur nga buja e kotė dhe apologjitė false tė pambėshtetura qoftė nė dokumentacionin historik dhe sidomos pa asnjė bazė arkeologjike, qė nė kėtė rast ėshtė vendimtare.
Ėshtė e vėrtetė qė nė shtyp mund tė flitet pėr shumė ēudira dhe zbulime tė bujshme nga njerėz tė entuziasmuar dhe me fantazi romantike por kjo gjė nuk ka tė bėjė fare me tė vėrtetėn shkencore. Nuk ka asnjė kuptim qė botohen libra edhe tė ashtuquajtur shkencorė ku merren disa mbishkrime tė monumenteve antike tė Durrėsit dhe tė Apolonisė tė shkruar nė greqishten klasike apo dhe nė latinisht dhe duke bėrė kombinime alkimike gjoja tė zbulohen nė to emra ilirė apo shqip, metodė kjo terėsisht e dėshtuar dhe pa perspektivė. Mė vjen keq qė disa herė kjo metodė jo shkencore ėshtė pėrdorur dhe nga njė intelektuale e nderuar qė e do Shqipėrinė siē ėshtė psh. zonja Nermin Vlora Falaski. Kriticizmi ėshtė shpirti i vėrtetė i shkencės dhe jo alkimizmi i disa fakteve pėr tė kaluar nė gjėra tė paqena dhe fantazmagorike.
I shkrova kėto radhė jo vetėm pėr tė pėrshėndetur mėsuesin modest dhe tė kujdesshėm Gjergji Gusho, jo vetėm pėr tė saktėsuar tė vėrtetėn e zbulimit dhe tė funksionit tė shpellės eremite tė Urakės, por dhe pėr tė ngritur njė problem i cili ėshtė shqetėsues dhe qė nuk duhet tė zerė vend mė pėrfundimisht nė studimet dhe nė shkrimet tona pėr tė dhėnat dhe monumentet historike.

---------shekulli --------