Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dëshmitë e Bedri Spahiut për historinë

    DOSSIER

    Për herë të parë publikohet letra e panjohur e ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror, për torturat çnjerzore ndaj tij e të burgosurve politikë


    Çfarë i shkroi Bedri Spahiu nga burgu kryeministrit Shehu

    Dashnor Kaloçi

    Ndër ata personalitete të Luftës Antifashiste dhe të udhëheqjes së lartë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që më pas u dënua si "armik i popullit" e provoi mbi veten e tij torturat nga më çnjerzoret dhe persekucionin e gjatë nëpër burgje e internime, ka qenë edhe Bedri Spahiu.

    Gjatë viteve që ai vuante dënimin në kampe dhe burgje, i shkroi disa letra kryeministrit Mehmet Shehu, ku denonconte dhunën e egër që ushtrohej nga regjimi në fuqi, ndaj tij personalisht dhe të gjithë të dënuarëve të tjerë politikë që regjimi në fuqi i konsideronte të rrezikshëm. Këto letra të Spahiut, po i botojmë duke filluar nga shkrimi i sotëm, së bashku me autobiografinë të cilën ai e pati shkruar me dorën e tij, pas vitit 1990 kur u lirua nga internimi dhe u rikthye në Tiranë pas 35 vjetësh


    Autobiografia e Spahiut

    "U linda më 13 korrik 1908 në një familje bujqish në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës. Nëna vdiq kur unë isha 10 vjeç. Babain në prill 1944 erdhën dhe e morën në shtëpi dy ballista dhe e vranë në një përrua. Trupi nuk u gjet asnjëherë. Gjatë fëminisë time gjendja ekonomike e familjes ishte shumë e rëndë. Babai im, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t'u mëkëmbur. Përpjekjen e dytë e bëri më 1922. Gjatë kësaj kohe unë isha në shkollën fillore dhe deri më 1923 unë mbarova 4 klasë me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasë që më mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nisa për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Ende pa u çmallur mirë, babai filloi të më fliste për "punë". "Nuk kam ardhur për punë"- i thashë,- "por për të vazhduar gjimnazin". Më foli për vështirësitë që kishim ne të ardhurit në një vend të huaj, pa përkrahje e pa pasuri. I shkreti plak. Ai fliste me logjikën e jetës, por ishte një trokitje në portën e shurdhit se unë isha i pushtuar nga pasioni për të vazhduar shkollën. Pas disa kohe i them babait se një borshiot, Hidajet Xhuveli, që ishte shërbëtor në konsullatën italiane në Turqi, kishte marrë përsipër të më fuste në shkollën Saleziane. Në pritje që të vinte shtatori për fillimin e shkollës, ai kërkonte nga punë si shpërblim që t'i mësoja djalit të tij shqip. Meqë Salezianët kishin gjimnaz në Stamboll dhe në Kajro, shpresoja që të vazhdoja atje pasi të mbaroja ato vite të fillores që më kishin mbetur në Gjirokastër. Pra, mbarova shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mora dëftesën e lirimit, por plani im u hodh në erë nga doktori. Ai më këshilloi të ndërpres studimet sepse kisha anemi të theksuar. "Eshtë e pamundur!"-ju përgjigja. "Sigurisht"-më tha- "është keq të ndërpresësh studimet, por Meglio un asino vivo che un dottore morto!" I dëshpëruar kthehem tek babai dhe filloi të ruaj bagëtinë bashkë me të. Siç duket, nga ajri i pastër, nga pushimet në natyrën e larmishme, shëndeti im filloi të kthehej përsëri. Ndërkohë (aty nga korriku 1927) vjen në Izmir ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Reuf Ficua. Në këto rrethana, u përtëri pasioni im i vjetër për të vazhduar mësimet dhe një shpresë e re më shtyti t'i drejtohem ambasadorit për një bursë nga shteti shqiptar. Ky i pa dëftesat shkollore me notat shumë të mira dhe "Attestato di primo grado" e duke më shikuar drejt në sy, m'u përgjigj. Po! Do të kesh bursë. Nga mesi i shtatorit 1927 isha në Ministrinë e Arsimit në Tiranë në pritje të radhës për t'u future tek Sekretari i Përgjithshëm. Sapo çela derën, sekretari brofi në këmbë i gëzuar dhe i hutuar.
    "Bedriu!"-tha.- "Sa mirë që erdhe vetë. E di, e di. Na ka shkruar Reufi. E kam bërë aktin gati për gjimnazin e Shkodrës. Tani çoje vetë. Hajt, udhë e mbarë dhe suksese!" Ky ishte Thoma Papapanua, ai mësues i Gjirokastrës që më 1923 ndërmjetësoi tek Javer Beu që të më jepej një bursë për të vazhduar shkollën. Fillova gjimnazin pas pesë vjetësh sorollatje. Pesë vjet të sakrifikuar në altarin e fukarallëkut. Por për këtë humbje as që mendjoja në ato kohë. Kryesorja ishte se kisha marrë bursë dhe më ishte siguruar gjimnazi. Por a ishte siguruar vallë? Në pranverën e vitit të dytë të shkollës më erdhi fletë thirrja për ushtar. Drejtoria kërkoi shtyrjen derisa të mbaroja vitin shkollor. Thirrja ishte arbitrare, se unë isha djalë i vetëm dhe si pasojë përjashtohesha nga shërbimi ushtarak. Ju drejtova Fuat Kikinos, kryetar i zyrës së rekrutimit, por pa dobi. Me të dalë nga kjo zyrë, ndeshem ballë për ballë me Pandeli Dilon një banor i lagjes time. "A të shkretën!"- ja bëri Pandeliu, kur mori vesh hallin tim. "Si nuk erdhe pak përpara! Për gjysmë ore kohe humbe një rast të mire". Pandeliu më tregoi se në kazermat që ishin përballë, një vit më parë ishte çelur shkolla e oficerëve të altilerisë (me mësues oficerë italianë) dhe se si vjet ishte shpallur një konkus për nxënësit e rinj dhe se gjysëm ore përpara kishte mbaruar afati i paraqitjes së lutjeve. "Megjithatë"-shtoi Pandeliu-"kapitenin e lashë në zyrë. Të shkojmë një herë. Mbase e pranon lutjen". Ishte një nga momentet më të vështira të jetës time. Unë kisha lindur ditën e një ylli të keq për shkollën e rregullt, por tani duhej vendosur nëse do të pranoja të shkoja ushtar dhe, mbas të kryeja shërbimin, të flakesha në togun e të papunëve ose nëse do të pranoja të futesha në shkollën e artilerisë për të pasur pas dy vjetësh një rrogë të siguruar me shërbimin e urryer të oficerit. Pranova këtë të fundit dhe fillova shkollën e artilerisë në Tiranë. Por cili ishte ideali im në atë kohë? Për ta bërë të qartë këtë duhet të kthehem prapa, në periudhën kur jetova në Izmir. Në Turqi qëndrova 4 vjet e gjysëm, prej 16 Maj 1923 deri 15 Shtator 1927. Dy vjet i kalova në shkollë ku kisha siguruar fjetje dhe ushqim. Dy vjet e gjysmë bëra jetën e kurbetit. Kjo jetë ishte një luftë për strehim, për ushqim, për punë. Punova në disa vende pune. Privacionet ishin bashkëudhëtarët tanë. Vajta në Izmir me idetë e nacionalizmit shqiptar, me mendime demokratike dhe republikane. Dashuria për njerëzit, dhimbshuria për të vuajturit, pabarazia sociale, bënë punën e tyre. Shtojmë këtu edhe propagandën marramendëse sovjetike që hynte në atë kohë në Turqi. Unë përjetova në mënyrën më të natyrshme idetë e Revolucionit të Tetorit dhe u ktheva në Shqipëri me bindje komuniste. Tërë jetën ia kushtova komunizmit dhe u desh një praktikë e gjatë individuale dhe kolektive, në ndërtimin e shtetit dhe të jetës nacionale, për t'u bindur se kombi i çdo sistemi begatohet, por kamja dhe skamja riprodhohen brenda begatisë, se pavarësisht nga sistemi dhe nga shkalla e begatisë, kombi është i detyruar të aplikojë shpërndarjen e diferencuar të të ardhurave kombëtare dhe të ketë një bashkëjetesë të formuar nga akumulues dhe punëtorë. Eshtë një bindje e sajuar me shumë vonesë, por më mirë vonë se kurrë. Kështu unë bëra divorcin me komunizmin. Periudha e jetës time me idetë komuniste në kohë ndahet në tri faza: Faza e parë fillon në shtatorin e 1927 dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti im është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Në ushtrinë e Zogut unë krijova grupin komunist të ushtarakëve (ndoshta do të ishte më mirë të quhet rrethi i ushtarakëve). Në 11 qershor 1937 u arrestova duke qenë oficer bashkë me shumicën e shokëve të grupit. Kryengritja e Fierit kishte dështuar dhe meqë ne kishim lidhje me ta, na arrestuan me akuzën: pjesmarrje në të, subversin në ushtri dhe propagandë komuniste. Pas 7 muajsh hetuesi, na liruan dhe mua me Tahir Kadarenë na internuan në Gjirokastër. Në vitin 1938 u arrestua bashkë me Tahirin në Vlorë sapo zbritën nga një vapor jugosllav ku kishim hipur në Sarandë me emra të rremë, për të vajtur jashtë shtetit. Nga Vlora përfundova në birucat e Gjirokastrës ku ishte vendi i internimit. Gjatë kohës që isha i internuar në këtë qytet krijova grupin komunist të Gjirokastrës. Në Konferencën e Gjirokastrës u zgjova sekretar i parë i partisë për Gjirokastrën dhe më vonë komisar politik i qarkorëve Vlorë-Gjirokastër. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, unë isha anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodha anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion isha deri në 17 qershor 1955. Faza e dytë si komunist (dhe që përfshinte periudhën gusht 1931-tetor 1941) ka të bëjë me formën organizative të punës sime. Rezultatet e arritura me njërin apo tjetrin individ, unë i përforcoja me një punë të vazhdueshme propagandistike. Isha një gjuatës njerëzish që më duheshin, aq sa shokët më emëruan "Kaçatori". Faza e tretë fillon në nëntor 1941 (themelimi i Partisë) dhe mbaron 17 qershor 1955 që unë arrestohem sapo kalova derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së dhe më izoluan për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës sime të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 5 ditësh më 23 qershor 1955 internohem familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957 arrestohem dhe izolohem në Kalanë e Kaninës në Vlorë prej ku transferohem në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënova më 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohem nga burgu dhe internohem drejt në Selenicë. Lirohem nga internimi më 10 maj 1990 ditën kur u shpërnda Komisioni internim-dëbimeve. Arrestimi im i parë ka qenë më 1925 në Turqi kur unë nuk pranova të flas turqisht. Akuza:"krim i përdorimit të gjuhës amëtare". I dyti më 11 qershor 1937 në ushtrinë e Zogut. I treti më 1938 kur arratisem me Tahirin. I katërti në nëntorin 1941 për organizimin e hedhjen e trakteve së bashku me Bajram Sinoimerin. I pesti 13 mars 1942 arrestohem i tradhëtuar nga një golemas. I gjashti më 4 janar 1958, tani si armik i komunizmit. Jam internuar 4 herë; më 1934 para se të vinte Konti Çiano në Tiranë, më 15 Shtator 1937 kur më liruan nga hetuesia e ushtarakëve. Më 23 Qershor 1955 në Elbasan kur përjashtohem nga Partia. Më 6 tetor 1974 mbasi lirohem nga burgu i Burrelit.
    "Lavdi Zotit!"-thoshte gjyshi im, kur binte fjala për shtetin- "e kalova qindin e nuk e pashë derën e Hyqymetit as për mirë e as për keq". Mua nipit të tij më takon të them: Lavdi Zotit! Të gjithë regjimet shtetërore më kanë arrestuar vetëm për çështje politike.


    Letra nga burgu Mehmetit

    Bedri Spahiu. Shkëlqesisë së tij. Mehmet Shehut Kryetar i Këshillit të Ministrave Tiranë. Më lejoni shkëlqesi t'ju paraqes pjesën e dytë të Testamentit tim. Rrethanat e sollën që nuk mund të përmbahesha pa ju shqetësuar dhe një herë. Nuk po zgjatem, se s'kam asnjë për të shtuar pas letrës shoqëruese të Testamentit të parë. Me nderime Bedri Spahiu. Hyrje. Dihet se zakonisht testamentet bëhen në prag të vdekjes, por nganjëherë ndodh që hartuiesi pasjeton dhe i duhet të bëjë testamentin e dytë, kur vdekja i troket përsëri në derë. Ky është edhe rasti im. Te njerëzit në përgjithësi, pasjetimi është rezultat i një ripërtërirjeje të shëndetit të njeriut, ndërsa tek unë është rezultat i një ripërtëritjeje të ligjshmërisë së Republikës në fushën e administrimit të të burgosurve. Në fakt, në fillim të vitit 1966, të dënuarit që vuanin një izolim prej vitesh u nxorrën në dritë nga dhomat e izolimit të Prepotencës; të burgjeve të aftë dhe gjysmë të aftë iu dha mundësia të venë në kampe, duke u nisur nga një qëllim "humanist: që "të mos kalbeshin në burgje". Të burgosurit që nuk ishin të aftë për punë aq sa duhej ose që dyzonin të venin në kamp se mos atje do të kishin vështirë në punë, inkurajoheshin nga persona zyrtarë se në kamp do të ishin shumë më mirë se në burg dhe se askush nuk do t'iu kërkonte punë më tepër nga sa mund të bënin. Jeta e vërtetoi se këto inkurajime ishin të sinqerta dhe të burgosurit në fjalë u kënaqën. U hoq dorë nga inkurajimi dhe përdorimi i brigadave për të rrahur punëtorët e burgosur. U kërcënuan brigadierët se do të dënoheshin penalisht po të rrihnin paskëtaj të burgosurit. Vetë zyrtarët antiligjorë shpallën me gojën e tyre se rrahja e të burgosurve nuk u lejohet më as vetë zyrtarëve dhe se do të zbatoheshin vetëm dënimet e rregullores dhe, po të ishte rasti, dhe ato të Kodit Penal. Marrëdhëniet e të burgosurve me administratorët u vunë mbi bazë të ligjit dhe të rregullores, mbi bazë të ligjshëmrisë shtetërore dhe pra të dinjitetit njerëzor.



    DOSSIER II


    Për herë të parë publikohet letra në formë testamenti e ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror, dërguar nga burgu Mehmet Shehut në 1966



    Spahiu letër Mehmetit: Ja ç'ndodhi në burgun e Tiranës dhe kampin e Laçit

    Dashnor Kaloçi

    Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e së dielës, u njohëm me autobiografinë e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, deputetit, anëtarit të Burosë Politike dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH, Bedri Spahiu, të shkruar me dorën e tij pas viteve '90, kur ai u lirua nga burgjet e internimet dhe u rikthye në Tiranë pas më shumë se 35 vjetësh. Spahiu u lind në vitin 1908 në qytetin e Gjirokastrës dhe mësimet e para të shkollës fillore i mori në Stamboll. Në 1927 ai u kthye në Shqipëri dhe me ndihmën e Rauf Ficos përfitoi një të drejtë studimi nga Ministria e Arsimit e asaj kohe, për të ndjekur gjinazin klasik në qytetin e Shkodrës. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai u largua që andej dhe filloi shkollën ushtarake të Artilerisë në Tiranë, të cilën e mbaroi në 1931. Nga ajo kohë e deri në 1941, Bedri Spahiu shërbeu si ushtarak i Monarkisë së Zogut, ku ai krijoi dhe grupin e ushtarakëve komunistë. Për këtë arsye ai u arrestua në 1937 dhe pas shtatë muajsh u lirua për t'u riarrestuar përsëri në 1938 kur ishte në Vlorë dhe nga aty u dërgua në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, ku ai krijoi përsëri grupin komunist të Gjirokastrës. Pas krijimit të PKSH. Bedriu u zgjodh sekretar i parë për Gjirokastrën dhe më vonë komisar politik për qarkorin Vlorë-Gjirokastër. Pas formimit të Shtabit të përgjithshëm, ai u zgjodh anëtar i tij dhe në Pleniumin e Beratit ai u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të KQ. të PKSH. Me mabrimin e Luftës, Bedriu u zgjodh në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës dhe më pas Sekretar i K.O. të PPSH, detyra të cilat i mbajti deri në 17 qershor 1955, kur ai u arrestua sapo doli nga salla e Pleniumit, ku kishte bërë debate me Enver Hoxhën. Që nga ajo kohë e deri në majin e 1990, Bedri Spahiu kaloi nëpër burgje dhe internime, ku pësoi tortura nga më të tmerëshmet. Po kështu në shkrimin e djeshëm, u njohëm edhe me fillimin e letrës së Spahiut, dërguar Kryeministrit Mehmet Shehu, lidhur me represionin e egër fizik dhe psiqik që ushronte regjimi në fuqi ndaj tij personalisht dhe ndaj të burgosurve të tjerë politikë.

    Letra e Spahiut për Mehmetin

    Të burgosurit filluan të trajtohen jo më si egërsira të zonave tropikale, të grumbulluar në një rrypinë për t'u asgjesuar, por si njerëz të dënuar nga ligjet e që duhet të mbahen dhe të trajtohen as më mirë dhe as më keq nga sa urdhërojnë ligjet dhe rregulloret e shkruara, të shpallura, zyrtare, publikisht të njohura.Të burgosurit filloi t'u thuhet një fjalë e mirë për aktivitetin e tyre prodhues në fushën e ndërtimit të veprave. Pretendimet e njëanshme të të burgosurve se shteti i dënon njerëzit për t'i përdorur si fuqi robërish, se të gjitha veprat në Shqipëri janë me gjakun dhe djersën e tyre, nuk u përgjegj më pretendimi po aq i njëanshëm i zyrtarëve, të cilët u thonin të burgosurve plot nervozizëm:"Jo ju, por populli i ndërton veprat në Shqipëri. Ju jeni armiq! Do t'ju bëjmë të punoni me pahir deri në frymën e fundit". Po! U hoq dorë nga një praktikë e tillë. Atyre filloi t'u thuhej se po japin kontributin e tyre në ndërtimin e veprave dhe se do ta japin edhe kur të dalin nga burgu. Nuk u thuhej më se po ndodhi ndonjë rrezik, do të asgjesojmë më parë të gjithë të burgosurit", se "gjyqi është një gramafon që këndon pllakën që i vë hetuesia" etj, por u thuaj se edhe pse jeni dënuar nga ligjet ju jeni shqiptarë, jeni bij të këtij vendi, se edhe ju do të luftoni po të sulmohet Atdheu se e keni të përbashkët. Të burgosurve u thuhej se ata që silleshin do të çoheshin grupe-grupe të shihnin si funksionojnë veprat që kanë ndërtuar vetë dhe ato që ka ndërtuar populli, se do të organizoheshin ndeshje sportive ndërmjet kampeve e se trajtimi i përgjithshëm i të burgosurve do të përmirësohej. Ç'shpresa, besime, iluzione u ngjallën me të burgosurit! Një frymë optimizmi si një fllad pranvere përshkroi shpirtrat e brengosur të të burgosurve. Ç'është e vërtet kjo vijë e re administrimi nuk ishte dhe nuk mund të ishte një kthesë. Nga ana tjetër ajo u ndesh në opozicionin e zyrtarëve antiligjorë të bazës, opozicion që e kam vënë në një letër që i kam dërguar Ministrisë së Brendshme më 14 Maj 1966. Ky opozicion ishte evident. Ishte një përpjekje ndërmjet administratorëve ligjorë dhe antiligjorë të bazës. Kontradita u kapërcye në mënyrë positive. Ligjshmëria doli e forcuar nga kjo përpjekje. Në kushtet e kësaj përtëritjeje, kundërvënia e vjetër aq e shëmtuar e administratorti: administratorë mizorë dhe administratorë me fisnikëri ligjore, përballë njëri-tjetrit u zhduk. Në kushtet e kësaj ripërtëritjeje të ligjshmërisë edhe vetë zyrtarët antiligjorë u përtërinë. Ato u bënë më të arsyeshëm, më objektivë, më realistë, më të matur, më pak ngacmues, më pak grindavecë dhe më pak prepotentë. U bë një kthesë. Kjo filloi me një kthesë teorike prej 180 gradë mbi bazë të tezës së Leninit:"Diktatura është një pushtet i pakufizuar me ligj" 38 teza që përpara ripërtëritjes së ligjshmërisë u hidhej në fytyrë të burgosurve sa herë ata ankoheshin për shkeljen e të drejtave të tyre të ligjshme. Mbasi nga pikpamja e përgjithshme nuk ka përsëritje identike, as edhe kjo tezë nuk iu hodh kësaj here të burgosurve në fytyrë në formën e saj klasike, por iu hodh në një veshje të re:"Ne kemi në dorë diktaturën e proletariarit. Ne veprojmë në bazë të ligjeve dhe të rregulloreve, por për ata që i shkelin ligjet dhe rregulloret përdorin edhe Diktaturën, Dhunën, Drurin". Thashë më sipër se u bë një kthesë prej 180 gradë në teori, se ripërtëritja e ligjshmërisë u krye mbi tezën teorike që u proklamua në "Zërin e Popullit" në shtator 1965 sipas të cilës vetëm shteti ka të drejtë të ndryshojë ligjet, të bëjë ligje të reja dhe të suprimojë ato që nuk janë të përshtatshme. Nuk u lejohet zyrtarëve të mos u konormohen ligjeve me çfarëdo preteksi qoftë. Ajo që është e mirë për shtetin, për Republikën, për Socializmin përmbahet në ligjet e shtetit. Shihet qartë se teza e lartpërmendur e administratorëve të bazës dhe kjo e "Zërit të Popullit" janë antitetike. Interesi i të burgosurve si tërësi, e donte që ripërtëritja e ligjshmërisë të vazhdonte. Interesi i shtetit donte që të vazhdonte. Këtu kemi të bëjmë me një fenomen që mund të duket i çuditshëm, por çudia është një formë e paditurisë. Të dënuarit nga shteti dhe vetë shteti kanë një interes të përbashkët. Kjo është çudia. Kontradiktë! Po s'ke ç'i bën! E çfarë nuk është kontradiktë në këtë botë? Bashkësia e të interesuarve në rastin në fjalë është e shpjegueshme. Shteti i çdo sistemi shoqëror (skllavopronar, feudal, borgjez, socialist), i çdo regjimi (absolut apo demokratik), i çdo forme (monarkike, teokratike apo republikane) ka jo vetëm një funksion klasor, por edhe panshoqëror, domethënë për diçka u shërben edhe kundërshtarëve të tij klasorë. Njeriu mund të jetë një revolucionar me tre brirë ose një kundërshtar me pesë brirë i shtetit, por kur e sulmon dikush me thikë në dorë do të vejë të struket prapa rojes së sigurimit publik. Procesi i ripërtëritjes së ligjshmërisë nuk mund të mos ishte kontradiktor në fushën e marrëdhënieve ndërmjet zyrtarëve në vështrim që, ndërsa zyrtarët ligjorë do të kapeshin nga e reja, antiligjorët do të përpiqeshin t'i mbaheshin të vjetrës. Po ky process ishte kontradiktor edhe në një vështrim tjetër. Në fakt, ndërsa administratorët antiligjorë vazhdonin të cënonin vijën e ripërtëritjes së ligjshmërisë nga pozitat e administratorit të burgosurit e padisiplinuar e cënonin këtë vijë ligjshmërie nga pozitat e antikolektivit. Kështu nëse interesat e kolektivit në të burgosurve puqeshin me ato të shtetit, po në atë kohë veprimi i antiligjorëve zyrtarë kundër vijës së ripërtëritjes ishte korkodant me veprimet e të burgosurve të padisiplinuar. Të dy palët i jepnin dorën njëri tjetrit nga barrikada të kundërta të dy palët duke vazhduar të sillen si para ripërtëritjes, i provokonim të padisiplinuarit dhe të sëmurët nga nervat dhe këta në vend që të mbroheshin me mjetet e caktuara nga ligjshmëria e përsëritur, i kapërcenin caqet e kësaj dhe përdornin mjete të palejuara dhe në ndonjë rast edhe të paarsyeshme. Në kushtet që caktuan proklamimin e tezës teorike të kundërvënies së diktaturës me vetë ligjet e diktaturës, nuk mund të mos kthehej balanca në favor të arbitraritetit. Natyrisht ripërtëritja nuk mund të shkrihej me shpejtësinë që hidhet një tezë, por procesi i kësaj shkrirjeje ka filluar dhe do të vazhdojë. Eshtë praktika e kthesës teorike prej 180 gradësh. Filloi të ketë përsëri nervozizëm ndërmjet administratorëve, antiligjorët zyrtarë riaktivizohen; këtyre fillon t'u marrë lopata ujë; atë që në periudhën e ripërtëritjes e quajtën me seriozitet "Reparti i Riedukimit 323", zyrtarët antiligjorë tani e quajnë "*** Repart Riedukimi" po ashtu siç e quanin disa të burgosur kur u quajt "Repart Riedukimi"; sharjet, druri, hekurat, telat dalin mbi masat disiplinore sipas rregullores. Nervozizmi i të burgosurve rritet paralelisht me nervozizmin e administratorëve. Perspektivat e përmirësimit të konditave të jetës u errësuan. Në këtë gjendje luan një rol edhe fakti se të burgosurve, u është mbyllur çdo prespektivë për lirim dhe ju thuhet se do t'i bëjnë me **** kallamoqe të gjitha vjetët e dënimit. Ato lirime me kusht që bëhen janë të atilla (të pakta edhe këto janë rastet e të dënuarve që janë në përfundim të dënimit) që provokojnë humorin e të burgosurve, puna ka arritur deri atje sa që kur flitet për rehabilitim; për lirim me kusht, të burgosurit qeshin me ironi.

    Humbja e shpresës nga të dënuarit

    Të burgosurve, shkurt, iu mbyllim çdo prespektivë; shpresa, besimi, iluzionet, i lanë vendin humnerës së diziluzionit, optimizmi-pesimizmit. Në këto rrethana u shfaq në kolektivin e të burgosurve çiltërsia e dëshpërimit. Në mbledhjet që organizohen nga personeli i komandës ose në takime të rastit me persona zyrtarë, të burgosurit e dënuar pa faj ose për faje që nuk i kanë bërë protestojnë hapur; të torturiarit tregojnë plagët edhe gjykimet e vjetra e të reja. Të vërtetave ideologjike, politike dhe argumentave të zyrtarëve, të burgosurit u kundërvënë hapët të vërtetat dhe argumentat e tyre. Të burgosurit, në masë nuk fshehin më atë që kanë pësuar padrejtësisht dhe mendimet e tyre. Të burgosurit nuk kanë më asnjë interes t'i fshehin ato. Nga ana e tyre, edhe të burgosurit e dënuar konform ligjit, nuk i fshehin mendimet e tyre dhe i mbrojnë ato. Në krah të çiltërsisë së dëshpërimit u shfaq heroizmi i dëshpërimit, ky fenomen që ka pas ekzistuar përpara përtëritjes së ligjshmërisë së vitit 1966. Në kampin e Laçit tre të burgosur thyen rrethimin me kamion. Administrata reagoi duke vrarë njërin prej tyre dhe duke dënuar rëndë të tjerët. Trupin e të vrarit e la 24 orë në oborrin e kampit, te këmbët e të burgosurve. Ajo vuri përballë arratisë individuale tromaksjen kolektive. Represioni ekstrem dhe tromaksja kolektive nuk dhanë rezultatet që priteshin. Pas 15 ditësh dy të burgosur e përsëritën tentativën nga kampi, i Fushë-Krujës në mënyrën dhe mjetet identike. Një nga tentuesit e arsyetoi kështu tentativën e tij:"E dija se nuk kisha asnjë mundësi arratisjeje, por tentova vetëm që të më vritnin. S'dua më të rroj. Erdha fëmijë në burg dhe po plakem. Pse nuk e vrave veten? M'u duk më e lehtë të vritesha nga dora e tjetrit". Në kushtet e kthesës drejt arbitraritetit po kristalizohen konturet e tre proceseve: a) Procesi i nervozizmit të administratorëve dhe kondërnervozizmi i të burgosurve. b) Riprodhimi i represioneve ekstreme, represioneve shembullore, i represioneve preventive, i represioneve mbi bazë gjaku, i represioneve të rreme nga njëra anë; çiltërsia e dëshpërimit dhe heroizmi i dëshpërimit nga ana e të burgosurve. c) Procesi i forcimit të pozitave të zyrtarëve antiligjorë dhe i dobësimit të pozitave të zyrtarëve ligjorë. Nuk dua të profetizoj, por ajo që më duket se nuk do të ndodhë ndryshe është çështja se çiltërsia e dëshpërimit dhe heroizmi i dëshpërimit të të burgosurve do t'i lerë vendin panikut të represionit. Të burgosurit do të marrin një të goditur të rëndë kur nuk do ta pandehin dhe si kundërrefleks i këtij paniku në rradhët e administratorëve do të shfaqet alarmi i panikut. Zyrtarët ligjorë do të fillojnë të kuptojnë se provokatorët e panikut janë antiligjorët e radhëve të tyre.



    DOSSIER III

    Për herë të parë publikohet letra e panjohur e ish-sekretarit të Komitetit Qendror që vuante dënimin në kampin e Elbasanit, dërguar komandantit të burgut, Hysen Kapllani

    Denoncimi i Bedri Spahiut: "Tukun e vranë zyrtarët e shtetit"

    Dashnor Kaloçi

    Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me letrën në formë testamenti të Bedri Spahiut, ish-Prokurorit të Përgjithshëm, deputetit, anëtarit të Byrosë Politike dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH, që vuante dënimin në kampet e burgjet e regjimit komunist, i cili ia dërgoi atë kryeministrit Mehmet Shehu në vitin 1946 kur ishte në kampin e Elbasanit. Në atë letër, në mes të tjerash, Bedri Spahiu i bën me dije Mehmet Shehut, lidhur me politikën disi liberale që po ndiqej nga regjimi komunist ndaj të burgosurve politikë në Shqipëri, ku dhuna e egër dhe terrori psiqiko-fizik, ishin ndalur në një farë shkalle dhe nuk zhvillohej si më parë. Por më pas. Spahiu i shkruan se ajo politikë disi zbutëse, degjeneroi dhe u rikthyen kontraditat në mes të dënuaravë politikë dhe administratorëve të kampeve dhe burgjeve, aq sa Repartin e Riedukimit 323, zyrtarët antilogjorë filluan ta quajnë: "*** Repart Riedukimi", sepse, sharjet, druri, hekurat, telat me gjemba, filluan të dalin mbi masat disiplinore që përmbante rregullorja. Sipas Spahiut, perspektivat e përmirësimit të konditave për të burgosurit u errësuan dhe atyre ju humbi çdo shpresë për t'u liruar. Ajo politikë dhunë i detyroi të burgosurit që të tentonin arratisjen ashtu siç ndodhi në kampin e Laçit ku u arratisën tre vetë dhe Drejtoria e Kampit ekzekutoi njërin prej tyre, duke e lënë trupin e tij për 24 orë në oborrin e burgut, në këmbët e të burgosurve. Ajo gjë ndodhi edhe në Kampin e Fushë-Krujës, ku një i burgosur tentoi vetëvrasjen duke u hedhur vetë në tela që ta qëllonin ushtarët. Spahiu i bën me dije kryeministrit Shehu, duke i thënë: "Zyrtarët ligjorë do të fillojnë të kuptojnë se provokatorët e panikut, janë antiligjorët e rradhëve të tyre.


    Letër komandantit të burgut


    Objekti i testamentit: ju padis! -Dy letra që nuk është opportune t'u dërgohen të adresuarve. Letra e pare. I nderuari Hysen Kapllani. Komandanti i Kampit 303 Elbasan. Më datën 7 prill, në mungesën time, në mbledhjen që bëtë me të burgosurit, ju u thatë atyre se Bedri Spahiut i pret gjuha brisk, por do t'ia presim. Po të kundrohet në kontekstin e fjalimit tuaj; kjo do të thotë se Bedri Spahiu bën agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe partisë dhe ne do të marrim masa kundër tij. Eshtë për të vënë re se këtë akuzë ju ma bëni ditën që hordhitë fashiste sulmonin skelat tona. Në qoftë se kjo nuk është një koincidencë, mirë do të ishte të mos të kishit përdorur shpatën e antiligjorit vëllavrasës në këtë ditë që mendimet e atyre që kanë luftuar për mbrojtjen dhe çlirimin e Shqipërisë dhe ato të popullit Nc-Çlirimtar, ishin përqëndruar në atë ditë të zezë të asaj kohe të rëndë të pushtetit. Nga ana tjetër, është për të vënë re se ju emrin tim e kishit vënë në krye të një liste prej 3 vetash. Mua më duket se nuk gaboj po të them se dy vetat e tjerë janë një koperturë që ju shërben të mbuloni faktin se akuza kundër meje është një fabrikim i paramenduar dhe me prapamendim. Eshtë për t'u vënë re gjithashtu, se njëri nga shokët e bashkërenduar në listë është akuzuar si socialdemorat, tjetri është prift katolik. Unë kam të drejtë, pra, të mendoj se mbasi nga pikpamja ideore ju më quani revizionist, puna jua ka dashur ta paraqitni atë "të folur brisk" si një agjitacion të frontit revizionist-socialdemokrat-klerikal. Në qoftë se mbani parasysh se çfarë eksperience kam unë në kësi punësh dhe kush jam unë, do të kuptoni se nuk e kam zor të shquar nënshtresën e këtij rreshtimi dhe efektin që donit të bënit me këtë rreshtim dhe rezultatit që pritni. As që denjoj të merrem me vetë akuzën e cila nga ana tjetër, mbasi i drejtohet një të dënuari politik është një turp i shekullit të XX.

    Spahiu: Kurthi që po më ngrini

    Unë dua vetëm të vë në dukje: E para se në bazë të opinionit të shëndoshë të të burgosurve, Zotëria juaj, deri më sot, njiheni si një partizan i ligjshmërisë, si një mbrojtës i principeve të kushtetutës, i ligjeve dhe i rregulloreve të administrimit të të burgosurve. Nga pikpamja e të kuptuarit të problemeve politike të kohës ne jemi dy të kundërta unitare. Në fakt, juve ju duhet të mbroni ligjet dhe rregulloret se me atë kohë kryeni detyrën; mua më duket (më intereson) ky qëndrimi juaj se me atë mënyrë mbrohen të drejtat e mia të ligjshmërisë si i dënuar. Bash për këtë arsye unë kam për ju atë respekt që duhet të ketë çdo njeri për atë zyrtar që nuk e vë vetveten mbi ligjet, që nuk e shpërdoron pushtetin, që nuk ushtron pushtet personal. Ka katër muaj që jam në kampin tuaj dhe nuk jemi njohur as përpara kësaj kohe. Nga të gjitha sa ju thashë më sipër më imponohet të nxjerr konkluzionin se ju nuk keni patur asnjë predispozitë dhe asnjë arsye personale që të më akuzonit kot. E dyta: unë mendoj se komanda që ju drejtoni, po të gjendej përpara një informacioni të besuar, do të përdorte ose metodën e këshillimit veçan siç e ka përdorur edhe për të tjerë, ose do të përdorte metodën e intensifikimit të përgjimit (të spiunazhit). Ju përdorët me mua metodën e provokacionit dhe të kërcënimit publik. Ju nuk jeni pasur motive personale për një gjë të tillë, prandaj unë nuk mund të besoj që ju të jeni zgjedhës i metodës në fjalë. E treta: Në kampin e Fushë-Krujës edhe në kampin që administroni ju është një tabelë ku thuhet se nuk mund të përfitojë falje, lirim me kusht dhe takim special ai që shprehet kundër situatës së vendit. Kjo është e drejta e shtetit. Asnjë shtet që dënon agjitacionin dhe propagandën nuk i fal ata kundërshtarë që nuk janë rehabilituar në bazë të pikpamjes së tij, në situatën e dhënë. Por duket qenë se çështja qëndron kështu, lind pyetja: Mbi cilin nen të Kodit Penal e ngritët ju akuzën kundër meje? Çfarë masa të tjera ju lejohet të merrni kundër një të burgosuri e të dënuari politik që e akuzoni se bën agjitacion mes qytetarësh të burgosur, të cilët i keni dënuar gjithashtu për agjitacion e tradhëti. Unë nuk mund të besoj që një njeri i ligjit, siç jeni ju, t'i lejojë vetes të ngrejë akuzë të pambështetur në ligjet e Republikës, prandaj më duhet të konkludoj se akuzën e ka ngritur tjetër kush dhe juve ju ka vënë në rolin e zëdhënës. Më duhet t'ju sqaroj se, edhe po të kishit përdorur me mua metodën e këshillimit dhe jo të kërcënimit edhe po të kishit përdorur metodën e këshillimit veçan e jo të kërcënimit publik, unë do të revoltohesha do të zemërohesha dhe do të pezmatohesha njësoj, pra do të reagoja siç po reagoj.

    Ja pse më luftoni

    Jua them këtë që t'i thoni atij që ju ka stërvitur materialin provokues se nuk i shitet mish kasapit dhe nuk mund të zihet i papërgatitur dhe në befasi ai që ka respekt për dinjitetin e personit sado të rrojë me litar në grykë, siç po jetoj unë. Eshtë një veprim kontradiktor fakti që nuk ju dorëzoj juve letrën që shkruaj për ju. Kjo kontradiktë shpjegohet: Asgjë nuk do t'i vlente antiligjorit kjo letër që do të binte në dorën tuaj, në qoftë se procesi i arbitraritetit ka arritur apo do të arrijë në atë shkallë që ka qenë, në të cilin i burgosuri është një dash kurbani në pritje të dasmës. Edhe nëqoftëse gjendja do të zhvillohet në drejtim të pasigurisë së të burgosurit, nuk do të ishte kjo letër që do të përmbante antiligjorin. Unë e kuptoj dhe e justifikoj plotësisht rolin tuaj si zëdhënës i antiligjorit. E çfarë mund të bënit tjetër kur antiligjori të del përpara me flamurin e Partisë, të Republikës, të Socializmit, të cilëve zotëria juaj i keni kushtuar ndjenjat më fisnike të njeriut dhe jetën tuaj? Në luftën që bën ndërgjegja juaj si njeri, si ligjor, si komunist, ju i thoni ndërgjegjes po ashtu siç i kam thënë edhe unë dikur ndërgjegjes sime: "Praj! S'ka të drejtë!" Megjithëse veprimi juaj i tanishëm na vë në pozicion me njëri tjetrin, ne të dy përbëjmë një unitet nga pikpamja e perspektivës. Po! Se sado e rëndë që të jetë situata e ligjshmërisë, sado pisk që ta ketë kjo, sado e rëndë që të bëhet në të ardhmen (mjaft e rëndë ishte edhe ajo e 1948) në fund të fundit kontradikta ndërmjet zyrtarëve ligjorë e antiligjorë do të zgjidhet në favor të ligjshmërisë së Republikës, të kësaj Republike, të këtij takëmi, se shteti ynë si çfarëdo shtet tjetër nuk mund t'i veshë vetvetes funksionet e arbitraritetit. Ripërtëritja e 1966 ishte një fenomen simbtomatik në këtë drejtim. Në qoftë se dikushi, e kam fjalën tek ai që të përdori si zëdhënës, u kujtua të më vërë në shënjestër pikërisht mua, në qoftë se këtë e bëri në kushtet e çiltërsisë së dëshpërimit të të burgosurve dhe të heroizmit të dëshpërimit, në qoftë se këtë e bëri në kushtet që shfaqen konturet e Represionit me të gjitha format e tija antiligjore, antishtetërore, banditeske, ganksteriane dhe mafioze, në qoftë se mbahet parasysh se i keni vënë në shënjestër është një personalitet dhe shok i ngushtë i Tuk Jakovës, të cilin e vranë antiligjorët zyrtarë, në qoftë se mbahet parasysh se unë nga pikpamja e antiligjorëve nuk jam më pak i rrezikshëm se Tuk Jakova, në qoftë se mbahet parasysh se arbitrariteti që po ravijëzohet karakterizohet nga fshehja e fakteve antiligjore nëpërmjet akteve të reja antiligjore, po të mbahen parasysh të gjitha këto nuk mund të mos konkluzohet se provokacioni i 7 prillit është preludi i fundit, vënia në zbatim e planit të zhdukjes së Bedri Spahiut.

    Ja si e terrorizuat Tukun

    Mund të bëhet vërejtja se, po të kishte një plan të tillë, do të më kishin vrarë bashkë me Tuk Jakovën. Para së gjithash duhet thënë se në atë periudhë (gusht 1959) antiligjorëve nuk u paraqitej nevoja e zhdukjes as e Bedri Spahiut dhe as e vetë Bedri Spahiut dhe as e vetë Tuk Jakovës. Përkundrazi, ata ishin në nevojë që Tuku të jetonte. Ata dyshimomanë, ata dyshimpashuar besonin se Tuku dhe unë do të kishim material të padeklaruar, që mund t'iu interesonte për goditje në udhëheqje. Ata shpresonin nga ana tjetër, se metodat që kam përshkruar në Testamentin e 1965, të vazhduara pa kufizim kohe, do të na detyronin të viheshim në pozitën e jallanshahitëve për goditje në udhëheqje. Përjashtohet, pra, një dëshirë e antiligjorëve që të vinin në zbatim planin e tyre në qoftë se për Tukun, qoftë për mua, në atë kohë; por ndodhën tri ngjarje kompleksiteti i të cilave i detyroi: Në muajin maj (nuk më kujtohet ekzaktësisht) 1959, në takimin që pati, me familjen, salloni i burgut oshëtiu nga britmat e Tukut:"Ç'janë këto që na bëni, o faqezinj? Ne nuk luftuam 20 vjet për këtë gjendje. Këtë as fashistët nuk na e kanë bërë!". Tuku u inatos pasi i deleguari i hetuesisë, i cili asistonte në takimin e Tukut me familjen, refuzoi ta lejonte Tukun të puthte fëmijët. Vetë prania me të deleguarit ishte e dënueshme nga pikpamja ligjore, pasi ne nuk kishim asnjë lidhje me hetuesinë. Pak përpara kësaj ngjarjeje Tukun e thirri një antiligjor duke e bërë që roja ta lidhte me hekura dhe ta kalonte para se ta çonte tek ai, në të gjitha ato rrugë apo vende ku kishte vuajtur në kohën e hetuesisë dhe të izolimit të vetmuar, pas gjyqit. Ky antiligjor cinik kujtonte se nga një trajtim i tillë po aq cinik paraprak, Tuku do t'i shkonte në duar si ajo pula e trëmbur nga qifti. Ndodhi e kundërta: kur antiligjori e porosity që të kërkonte rrugën e rehabilitimit, thjënie kjo e nxjerrë nga goja e një profesionisti të proceseve fallco dhe drejtuar një personaliteti si Tuk Jakova, i cili vazhdimisht përpara dhe pas arrestimit ka qenë në pozita autokritike, donte të thoshte: Shërbena si jallanshahit se do të lirojmë, Tuku iu përgjigj: "Mjaft që më keni mashtruar deri më sot. Këtej e tutje nuk do të mundni kurrë të më mashtroni!". 3- Tuku u sëmur nga apendisiti dhe u shkoi në dorë si cjapi te kasapi. Unë nuk jam sëmurë. Vrasja në sëmundje e sipër është më me leverdi nga të gjitha të tjerat. Nga ana tjetër ai u shkoi në dorë pas ngjarjeve të lartpërmendura, kur zyrtarët antiligjorë ishin mbushur plot urrejtje, nervozizëm dhe dyshime ndaj tij, se mos u zbulonte makinacionin e vetakuzës për të cilin e dënuan. Çfarosja e të burgosurve për antiligjorët ka një bazë teorike, por ç'na duhet teoria kur praktika flet vetë? Zyrtarët antiligjorë tashmë e kanë deklaruar hapur tek të burgosurit se në prag të një rreziku eventual do të shfaroseshin preventivisht të gjithë ata. Sikur një gjë e tillë ta thoshte një shtetas i lirë i çfardoshëm, ligji do ta dënonte si disinformator të shtetit. Oh ç'ironi e fatit të njeriut të lirë! Hej, ti njeri i lirë i kohës sonë dhe i brezave të ardhshëm! Ti që asgjë s'ke vuajtur, asnjë s'ke parë me sytë e tu dhe që asgjë s'ke dëgjuar të tillë me veshët e tu, po të kishte mundësi që t'lexoje të dy testamentet e mija, do të konkludoje se shkruesi është relatues i hatave fantastike.


    GSH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:18

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Bedri Spahiu ishte ideatori i masakres se Grehotit ku u vrane 36 balliste e mes tyre edhe heroi i luftes se Gjormit ,Hysni Lepenica.
    Cudi Bedriu ne biografine e tij ka haruar se qe ai qe e hodhi Shqiperine e Jugut ne vella vrasje kur komandonte qarkun Vlore-Gjirokaster.
    Thone qe diktatoret nuk u zene bese miqve,por se edhe "oktapodi" ha kembet e veta!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 30-04-2003 më 20:04
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne se GSH e boton letren e Bedri Spahiut ne 91 ne RD ku ai ben Pendesen mund te hidhet drite ndoshta edhe mbi kte ngjarje qe thua ti BelAmi.
    Bedriu me duket aty sqaron dhe luften e Gjormit dhe ceshtjen "LEPENICA".
    Bedriu ishte aq trim sa te hapi defteret.
    Ai tregon dhe pushkatimet mbas lufte e aty denon dhe vetvehten.
    Mos harro se Historia do "dy Kembana" te sqarohet mire.
    Sic duket andej nga ju e kane pasur te lehte tja rrasin Bedriut si ne koh te Partise si mbas kohes Partise per te qene brenda..
    Mos harro se Bedriu guxoi ta kundershtoj Diktaturen duke qene ne byro politike e ne Biruce te Burrelit kurse ca jugore balliste e ca veriore nacionaliste as ne PARIS ne 50 ..as ne Amerik ne 90-ten nuk guxuan ta kundershtojne Diktaturen e as ne 97 kur ju bashkuan bandave rebele dhe rrezuan demokracine.

    Abaz Ermeni doni a nuk doni ju u bashkua me Sabri e Zabit Godot e Arben Demet-Imamet e Zan Cup-Frrok-Caushet e Kurt Kolat e Boric-Qukat e Shkodres duke u bere krah per triumfin e Revolucionit Skafist te vonuar.

    Sa per luft vllavrasese ajo filloi ne te ashtu quajturen.. "shpartallim i fraksionit te Vlores" me 42-ishin...dhe u be me vone qellim ne vetvehte i Ushtrise Partizane.

    Pse duhej "maloku" te vinte ne Vlore e Delvine te mbronte demokracine?
    Ku ishit ju nacionalistet jugore?
    Pse u trembet?
    Pse u shitet?
    Pse i harruat idealet dhe ju mbeti vec ideali "jemi tanet..jemi leber" "eja ta permbusmë malokun"..
    Deri ne kte pike erdhi nacionalizma jugore..
    Pa mburrje e rishikohuni ne pasqyre..
    Ishin 5-10 djem te rinj nga nje fshat pran qafes Koshovices ne Fier (me origjin nga Kosovaret e ardhur me 1920-30-ten) qe i dolen para hordhive gjinushjane-zabitjane qe u nisen me yxhym drejt qendres se Shqiperise e i thane nuk kaloni ketu o zgjebsa dhe i zbrapsen zagaret e Skeles e Terbacit..

    Ata djem trima pikerisht ndoqi Neritan Spiuni sa u be minister i brendshem i qeverise Rebele me 97-ten..sepse u prishi planet PS-se per nje masaker mbi demokratet e Tiranes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER III

    Për herë të parë publikohet letra e panjohur e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Bedri Spahiu, ku ai denoncon makinacionet që u përdorën për dënimin e ish-Ministrit të Brendshëm

    Dëshmia e Spahiut: "Ja si u manipulua gjyqi i Koci Xoxes"

    Dashnor Kaloçi

    Në pjesën e tretë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me letrën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Komitetit Qëndror, Bedri Spahiut, që vuante dënimin në kampin e të burgosurve politikë të Elbasanit, të cilën ia dërgonte komandantit të burgut, Hysen Kapllanit. Në atë letër, Spahiu i shkruan se ai, (komandanti i burgut) është shprehur duke u thënë të burgosurve të tjerë: "Bedri Spahiut i pret gjuha brisk, por do t'ja presim". Më poshtë Spahiu i bën të ditur atij se akuzat që i bëhen në lidhje me një të ashtuquajtur grup, duke e vënë atë së bashku me një prift katolik dhe një person të akuzuar për prirje social-demokrate, s'janë gjë tjetër veçse akuza të sajuara që për të përbëjnë një turp të madh të shekullit të XX. Gjithashtu Spahiu i shkruan atij se nuk është ai: Hysen Kapllani, që ia bën ato akuza, por ai po luan rolin e zëdhënësit që ia kanë caktuar të tjerët. Në fundin e letrës së tij, Spahiu i shpjegon komandantit të burgut dhe arsyet e vërteta sepse sulmohet ai, duke e lidhur atë gjë me faktin se ai ka qenë miku më i ngushtë i Tuk Jakovës, për të cilin Spahiu nuk frikësohet të bëjë dhe akuzën publike se Jakova u vra nga zyrtarët e shtetit. Atë akuzë, Spahiu ia argumenton duke i shpjeguar me hollësi të gjitha sjelljet dhe trajtimet që i bëheshin Jakovës gjatë kohës që ai vuante dënimin në qelitë e hetuesisë në vitin 1959, kur atë nuk e lejuan që të takohej dhe të puthte fëmijët nga dera me hekura, gjatë kohës që ata kishin shkuar për ta takuar në burg.

    Të justifikojë plotësisht. Mëndja dhe ndërgjegjija e njerëzve normalë nuk mund të perceptojë njerëz të veshur me pushtet në këtë shkallë të degradimit njerzor. Të tillë jua dua edhe unë që të jeni o njerëz të lirë, të thjeshtë, apo personalitete4 qofshi, njerëz që të mos besoni që të ketrë në botë përbindsha të tillë. PO! Se antilogjorët nuk kanë lindur të tillë. Ata janë një produkt objektiv i shoqërisë njerzore, i kësaj shoqërie njerzore që karakterizohet nga prodhimi i mjeteve të jetesës me punë të mundimshme e të domosdoshme. Antiligjorët zyrtarë janë një fenomen i çdo shteti, cilidoqoftë sistemi shoqëror, cilidoqoftë regjimi apo forma e tij. Kjo shihet edhe në historinë e Shtetit dhe të Partisë sonë. Lufta ndërmjet arbitrarëve dhe ligjorëve të rradhëve tona partizane të kohës së Luftës Nacional-Çlirimtare, përfundoi me fitoren e ligjishmërisë së asaj lufte. Ajo periudhë para Kongresit të parë, përfundoi me ligjishmërinë e Kongresit të Parë. Ajo pas Kongresit të Parë, përfundoi me ripërtëritjen e 1965-1966. Unë jam i bindur se ata që do të jenë gjallë do ta shohin me sytë e tyre se edhe lufta që është në vazhdim, ndërmjet zyrtarëve ligjorë dhe antiligjorë, do të përfundojë në fund të fundit, me rivendosjen e ligjishmërisë së Republikës. Ky repression arrin deri atje sa i burgosuri kërcënohet me raprezalje ndaj familjes për shkak të qëndrimit të tij politik në burg. Kur i burgosuri dënohet për dëshmi të rreme pse nuk pranon të përsëritë para gjyqit shpifjet që ka qenë i detyruar mga torturat t'ja bëjë qytetarit të lirë, kur i dënuari politik kërcënohet apo dënohet për të dytën herë se i mbron në burg para të burgosurve të tjerë politikë, ato pikpamje për të cilat është dënuar dhe izoluar nga shoqëria, kur provokimi i ndarjes, i shkatërrimit të familjeve për shkaqe politike është ngritur në sistem, ku ka fenomene të atilla i nderuari zoti komandant, kjo është një shenjë se zyrtarët ligjorë e kanë pisk. Por e nesërmja e tyre është aq e sigurtë dhe e shpejtë, sa më i gjerë dhe i gjithëanshëm të jetë arbitrariteti. Nga të gjitha që ju relatova në këtë letër ju zoti komandant, do të keni në mosbindjen, por të paktën një farë dyshimi se Dikushi nuk më zgjodhi kot dhe nuk më përdori kot mua si daulle Ramazani me provokacionin e 7 Prillit. Pranoni ju lutem nderimet e mija. 10 Prill 1967. Bedri Spahiu".

    Letra e dytë e Spahiut

    Dikush! Me këtë emër të kam pagzuar ty në Testamentin tim të parë dhe në fytyrën tënde unë përfytyroj të gjithë zyrtarët antiligjorë, jo vetëm të atdheut tim, por të të them gjithë botës, jo vetëm të kohës sonë por të të gjitha kohëve dhe të gjitha sistemeve shoqërore. Të gjithë zyrtarët antiligjorë të shteteve përfaqësojnë për të shtypurit të keqen më të madhe. Nga ana tjetër, zyrtarët antiligjorë të shteteve gjejnë dhe kanë gjetur në pjesën e shtypur të popullit një mbështetje në luftën kundër zyrtarëve antiligjorë dhe kur nuk e kanë kërkuar, edhe kur nuk e kanë menduar, edhe kur kanë patur nevojë për të.
    Të kujtohet se në Testamentin tim të parë unë u nisa nga shprehja jote:"Do të më shohësh!" Tani unë nisem nga ajo shprehja e dytë e jotja në hetuesi:"Me dorën time do të të vras ashtu siç vrava Dali Ndreun dhe Liri Gegën". Dhe unë t'u përgjigja:"Lavdi atyre që vriten nga dora e një bir beu!". Sigurisht, ti ke kaluar ditë ankthi e çoroditjeje në atë periudhë, kur procesi i filluar i ripërtëritjes së ligjshmërisë ishte në zhvillim e sipër (1965-1966). Por për ty tashmë ai ankth dhe ajo çoroditje janë ngjarje të së shkuarës. Pozitat e tua janë forcuar përsëri, tani ti ke filluar përsëri epërsi mbi zyrtarët antiligjorë; tani ti je edhe pranë kampit ku jam unë, me kthetrat e tua të përgjakura të ngulura mbi të. Nuk ta përmend emrin. Nuk do ta përmend kurrë emrin, sepse e individualizuar figura jote nuk do t'i shërbente më përgjithsimit. Të gjithë antiligjorët janë njësoj. Të gjithë derrat një turi kanë. Sigurisht, ti ke qenë i pari që ke lexuar 4 protestat dhe "Përshëndetjen për Komitetin Qëndror" që kam dorëzuar në seancën e fundit të Gjyqit (18 Prill 1958).

    Shpata e xhelatit mbi të burgosurit


    Njëra nga protestat të përket ty. Atje ta kam njohur meritën e xhelatit siç e ke pas dëshiruar, por të kam paralajmëruar se profesioni i xhelatit është pa perspektivë. Kanë kaluar 10 vjet nga ky paralajmërim dhe kur të kujtohet ti ndien ëmbëlsinë e xhelatit fitimtar. Rryma jote sot është në procesin e ngritjes ashtu si ishte atë ditë që të hodha në fytyrë perspektivën e zezë të profesionit të xhelatit. Edhe njëherë akoma represioni juaj i përgjakur filloi të duket në horizont të atdheut tonë. Edhe njëherë akoma shpata juaj prej xhelati rri varur në një fill përmbi kryet e të burgosurve, të zyrtarëve ligjorë, të komunistëve të devotshëm, në analizën e fundit të të gjithë popullit. Ju jeni aq cinikë sa të organizoni provokacione si ato të priftit Gabon 4 të Petrogradit ose si shtypja e Hungarisë (1956), po t'iu dojë puna të justifikoni para opinionit publik represionin dhe terrorin po me të njëjtën lehtësi dhe çiltërsi organizoni provokacionin e 7 Prillit, që të justifikoni dhe të argumentoni zhdukjen time. Edhe njëherë po ta përsëris: Profesioni i xhelatit dhe i provokatorit masiv është pa perspektivë dhe ju, edhe pas provokacioneve të tilla masive të hatashme, do të dështoni. Ti mund të ndiesh edhe njëherë tjetër ëmbëlsinë e fituesit por "Ride bene chi ride l'ultimo" dhe në fund të fundit ligjshmëria do të fitojë mbi arbitraritetin, do të fitojnë zyrtarët ligjorë që janë për programin e Statutin e Partisë, për kushtetutën, për ligjet ekzistuese, kundër jush, që duke u fshehur prapa krahëvce këtyre, duke i vënë këta në pozicionin me diktaturën, veproni nën përvojën që të fshihni krimet, krimet e vjetra duke bërë krime të reja, që të mbuloni perversionin e vjetër me një pervesion të ri. Do të sjell ndonjë shembull për këtë: 1. Ju i keni halë në sy ata të dënuar që të vazhdojnë të deklarojnë haptazi edhe pas dënimit se janë dënuar kot ose janë dënuar edhe për faje që nuk i kanë bërë. Sipas rastit ju ushtroni mbi këta për të zbrapsur nga qëndrimi i tyre, presione disiplinore, kërcime, premtime të ndryshme. Shtetit aq i bën deklarata e të burgosurit. Ka një vendim dënimi në sirtarët e Shtetit dhe kjo është e mjaftueshme nga pikpamja e të drejtës shtetërore. Por për ju nuk është kështu. Shpallja e pafajësisë nga i burgosuri është një akuzë për ju, është zbulim i arbitraritetit tuaj. Prandaj për ju, i burgosuri që shpall se është i pafajshëm, është heretik. Kjo thënie e të burgosurve ju tmerron. Kjo është një nga shkaqet e dëshirës suaj për të zhdukur të burgosurit.

    Manipulimet për Xoxen

    Të burgosur të tillë janë gjurma e krimeve tuaja. Ju keni veç të tjerash, edhe shembullin e 1948 kur të dënuarit u përdorën dëshmitarë akuze kundër Koçi Xoxes. Kjo herezi e burgut është herezi ndaj arbitraritetit tuaj dhe për këtë fakt ajo është një rivendikim i ligjmërisë shtetërore. Kjo është dikalektika e faktit. 2. Në testamentin tim të parë ju kam sqaruar rolin e jallanshahitëve. Tani unë e kam fjalën për një respekt të ri (të këtyre kohëve) të këtij problemi. Ndodh që, ose, pse harroni ose pse nuk e shikoni të nevojshme, të çoni të dënuarin x në gjyq si dëshmitar të akuzës kundër y pa e përgatitur atë për rolin e jallanshahitit. X deklaron përpara gjyqit: "Thëniet e mia në hetuesi kundër y janë shpifje që i kam bërë nën regjimin e torturave. Këto thënie i përsërita edhe në gjyq nga frika e torturave pas gjyqit. Tani që e ndjej veten të lirë, nuk mund të mbroj atë që është e padrejtë". X u dënua për dëshmi të rreme. U krijua ky precedent: Do të dënohen si dëshmitarë të rremë të gjithë ata të burgosur që nuk mbrojnë para gjyqit atribuimet e rreme që iu kanë bërë qytetarëve të mirë. Ju vini kështu drejtësinë kundër drejtësisë, ashtu siç vini Diktaturën kundër ligjeve të saj, të drejtën penale kundër të drejtës penale. Me nenin e dëshmisë së rreme ju dënoni ata që rrefuzojnë të bëjnë dëshmi të rreme. Ky është perversioni i perversionit të ligjit, e keqja e së keqes. Ju jeni koshient për atë që bëni. Në qoftë se ju do të linit pa dënuar x, kjo do të shërbente si një precedent i rrezikshëm për arbitraritetin tuaj. Jallanshahitët mund të ndiqnin shembullin e tij (se edhe e mira është ngjitëse) dhe kjo do të zbulonte dhe shkeljet që ju i bëni ligjshmërisë së Republikës. Kjo është të mbulosh krimet e vjetra duke bërë krime të reja. Eshtë llogjiak e fatit. 3. Deri dje të burgosurve u thuhej:"Rrini urtë, ulni kokën e mos na detyroni të marrim masa. Ne nuk ju biem në qafë. Mos flisni përsëri. Rehabilitohuni! Kjo është në interesin tuaj". Kjo ishte fryma e kohës së ripërtëritjes së ligjishmërisë së 1966. Kjo ishte fryma ligjore që nuk provokon te të burgosurit as hesterizëm, as çiltërsi dëshpërimi, as heroizëm dëshpërimi që të bëjë të burgosurin ashtu siç e ka bërë që të shkojë drejt telesheve me hap të kandencuar duke i thirrur rojes:"Të lumtë ajo dorë! Qëllo!". Tani të burgosurve u thuhet se do të merren masa raprezaljeje kundër familjeve të atyre qeë nuk rrinë "urtë"! Gjendemi përpara sistemit të pengut gangsterian amerikan të aplikuar në administrimin e të burgosurve. Gjendemi përpara riprodhimit të hakmarrjes së fisit në kushtet e administratës shtetërore. Pse ky kërcënim me raprezalje të familjes, ndërkohë që shteti ka një rregullore disipline dhe një kod penal për ata të burgosur që i shkelin këto? Pasi ju nuk e keni hallin te shkelja e ligjshmërisë nga ana e të burgosurve. Ju e keni hallin tek Herezia e të burgosurve, tek ato muhabetet tyre, që nuk cënojnë aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, veprimtarinë tuaj antiligjore dhe antishtetërore. Ju kërkoni me krime të reja të fshihni krimet e vjetra. Fantazia e Herezisë së arbitraritetit tuaj, perversioni i perversionit të ligjit dhe represioni në bazë fisi, të tria këto fenomene që po shfaqen me tërë shëmtimin e tyre të hatashëm, në kushtet e shkrirjes së ligjshmërisë, tregojnë se ju u tmeruat se mos ripërtëritja e ligjshmërisë do të cënonte në zbulimin e krimeve tuaja. Në ripërtëritjen e ligjshmërisë nuk mund të mos kishte edhe procese kontradiktore edhe nga krahu i atyre që quhen "armiq". Gjithkush përpiqet ta tërheqë jorganin në këmbët e veta. Forcimi i ligjishmërisë vjen pikërisht nëpërmjet kapërcimit të këtyre proceseve kontradiktore dhe jo në rrugën e zbrapsjes përpara tyre. Ne me sa duket ju i tmerruat zyrtarët ligjorë me këto procese, i frytë këto dhe i paraqitët me një dritë të tillë që ligjorët të linin pozitat e tyre. Tani ju punoni që të krijoni një tmerr të tillë në rradhët e të burgosurve e askush të mos guxojë të thotë:"Unë jam viktimë!".
    Deri tani në praktikën tuaj të re ju kërkoni që të tjerët të heshtin për praktikën tuaj të vjetër. Ju kërkoni që me arbitraritetin e ri të mbuloni arbitraritetin e vjetër. Eshtë perversioni i perversionit në fushën e ligjshmërisë. A do të fitojë ky kurs juaj? Ti thuaj po, unë them jo. Por ne jemi palë antagoniste në këtë fushë. Që të dy mendimet tona antitetike kanë të drejtën e qytetarisë dhe janë të drejta për palët përkatëse. Për mua do të ishte një e rrahur uji në havan po të përpiqesha të të argumentoja paevitueshmërinë e zhdukjes së atij arbitrariteti që ju përpiqeni ta ngrini në system e ta përjetësoni. Të lë pra që t'i komunikosh qetësisht viktimat".

    Me mospërfillje, Bedri Spahiu. Elbasan, 15 prill 1967.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:25

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bedri Spahiu dhe Enveri

    "Enveri vodhi postin e Sekretarit të parë të Partisë Komuniste”


    Bedri Spahiu

    I besuan detyra shumë të rëndësishme, deri në Prokuror të Gjyqit Special, por në fund e pësoi edhe vetë. Bedri Spahiu kishte dhënë sa e sa dënime të rënda, madje edhe me vdekje, mirëpo një ditë edhe atij do i thërrisnin ”I pandehur”!.

    Gjithçka dukej se ishte organizuar më së miri nga Enver Hoxha. Por në fillim të viteve ’90, Spahiu tregon të gjithë momentet e çarjes me Enver Hoxhën dhe replikat që zhvilloheshin ndërmjet anëtarëve të Byrosë Politike. Njeriu që drejtoi për afër gjysëm shekulli vendin tonë me parimin e diktarurës së proletariatit, Enver Hoxha, në plenumin e Beratit të nëntorit të vitit 1944, nuk i kishte punët mirë. Ai kritikon ashpër vijën e ndjekur nga Partia Komuniste me në krye vetë atë, që Spahiu e konsideron si intrigant dhe gënjeshtar. Ish-prokurori i Gjyqeve Speciale që u detyrua që një pjesë të jetës së tij ta kalojë në qeli, tregon momentet kur Enver Hoxha u thirr që të futej në lëvizjen komuniste. Ndërsa lidhur me ngjarjet politike në prag të viteve ’90, konsideron Ramiz Alinë si një nga personat i cili diti të fshihej pas pushtetit dhe që zgjodhi një rrugë të fshehtë. Megjithatë ai e cilëson si një person që iu përmbajt parimeve të Enverit, në një formë tjetër më të rafinuar, por që pasojat ishin përsëri po aq të rënda. Ish-Prokurori i Gjyqeve Speciale, pas çlirimit të vendit tregon momentet e njohjes me Enver Hoxhën dhe lidhjet e tij me luftën. Pse Koço Tashko afron Enver Hoxhën në elitën drejtuese të Partisë Komuniste. Si i manipolonte Enver Hoxha anëtarët e Byrosë Politike. Të gjithë këto çështje ai i shtejellon në prag të lëvizjen studentore të viteve ’90.


    Kujtimet e Bedri Spahiut


    ”Këto kujtime ia dërgoj si një mesazh Kongresit të 10-të të PP. Është rregull ndërkombëtar që çdo parti cilado qoftë, kur ndodhet para kërkesave të rinovimit të saj ideologjik e organizativ, puna e parë që bën është që t’i hapë dyert e saj për disidencën dhe të çelë në këtë mënyrë rrugën e rinovimit të saj. Përgatitësit e kongresit të 10-të të PP, nuk e bënë këtë gjë. Mos vallë është fjala për mungesë përvoje apo harresë? Jo, as njëra as tjetra, pasi ky veprim buron nga llogjika komuniste e atyre që përgatisin kongresin, nga mentaliteti Enverist e totalitar i patriarkut të komunistëve. Një nismë e rrezikshme dhe fatzezë për anëtarët e këtij kongresi, i cili pretendon të jetë kongresi i rilindjes së partisë e të komunistëve, i flakjes tej të sektarizmit dhe të miopisë, të prepotencës e të apsolutizmit të botës shqiptare. Komunistëve u ndodhi si dikur trashëgimtarëve të mbretërve e të apsolutizmit të botës shqiptare. Komunistëve u ndodhi si dikur trashëgimtarëve të mbretërve apsolutë. Unë jam po ai disident që kam qenë atë ditë që më dhanë shkelmin e më përjashtuan nga partia. I tillë jam e i tillë do të mbetem, se e çmoj përjashtimin tim si një fatbardhësi në jetën time. Jam një nga disidentët që i jam kundërvënë Enverit me tërë forcën e burrërinë e gjeneratës sime. Unë do të kisha vendin në kongresin e 10-të, pavarësisht nga dëshira dhe qëllimet e liberalëve apo të konservatorëve. Të isha me Ramiz Alinë, pasi ai, sapo mori fuqinë në dorë, i dha fund ndarjes së popullit me murin e klasës dhe konservatorët nuk mundën më të lëshojnë sllogane denigruese e asgjësuese. Por ky liberator, duke qenë trashgimtar i Enver Hoxhësu u bë ëndrrimtar e më shkatërrues se prinjësi i vet, më konservator dhe represiv se paraardhësi i tij (nxënësi tejkalon mësuesin). Ai përdori forma represive, Enveri as nuk kish mundur ti konceptonte. Ai jo vetëm që i ekzekutoi ata që tentuan të arratiseshin por zvarriti trupat e viktimave në rrugët e qyteteve dhe të fshtrave për të terrorizuar ata që tentonin të arratiseshin. Ai premtoi se do të ecte në rrugën e Enverit, sipas mësimëve të tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumentit të Enverit. Në politikën e tij ekoivoke që e bënte herë të distancohej dhe herë të afrohej, ai humbi kredinë e popullit në atë shkallë, saqë populli i Tiranës i refuzoi pushtetin shtetëror. Është e para herë që populli i refuzonte monopartizmit ushtrimin e pushtetit.


    Spahiu: Ndihem me turp që isha prokuror

    Ata që përgatisnin Kongresin e 10-të u refuzojnë komunistëve materialet e të gjithë disidentëve, dokumentat e tyre historike dhe ndërmjet tyre edhe ato që i përkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij të dërguara nga burgu, Komitetit Qendror, mbrojtja e tij në gjyq, materialin e palenumit që e dënoi atë më 1955, e gjithë materialet e luftës së tij për një shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirë që askush nga ata që duan të vazhdojnë të ushtrojnë pushtetin diktaktorial në Shqipëri nuk kanë nevojë e as do të dëgjojë mendimet e mia. Po diktatura që iu imponua mizorisht këtij populli të marrë nëpër këmbë, të gënjyer të mashtruar ka marrë fund, dhe unë Bedri Spahiu, i shpallur ”armik i popullit”, ”fashist” dhe ”armiku më i pabindshëm që ka kaluar në gjyqet e republikës”, ndihem sot i lirë të shpërthej publikisht dhe populli dhe komunistët të ndërgjegjësohen më shumë për disa ngjarje të rëndësishme të partisë. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet që unë të bëhesha Prokuror i Gjyqit Special, që të mbroja para këtij gjyqi çështjen e popullit. Ngjan se këto çështje si fitimtar unë i mbrojta mirë. Por, duke krijuar këto 46 vjet terrori, mizorie, mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithçka të shenjtë që kam pasur në jetën time. Nuk jam më ai prokuror që nxorri lufta Nacional-çlirimtare, as përkrahës i utopisë komuniste më të lemeritshme që nxorri gjenerata jonë.


    Spahiu i drejtohet kongresistëve Komunistë!

    Po ju drejtohet një nga paraardhësit tuaj, një nga misionarët e parë të komunizmit shqiptar, pjesë e një gjenerate që i kushtoi rininë, endrrat dhe energjitë më të mira një ideali të lartë fisnik, por për fat të keq utopik. Rinia universitare e sotme me energjitë e saj, doli si një forcë disidente për liri e demokraci. Këtë ngjarje unë as kam mundur ta mendoja se do të ndodhte, edhe pse ishim taman ne, të rinjtë e gjeneratës sime, që u vunë në ballë të lëvizjes disidente të asaj kohe, në ballë të luftës për çlirim. Por sot ne disidentët e djeshëm jemi krenarë për gjithë rininë e sotme dhe e çmojmë atë, sepse u tregua jo vetëm heroike, por edhe me e ditur dhe më inteligjente se ne. Ne e kemi për nder të ecim në rrugën e rinisë sonë, ti shtrohemi, e bindje iniciativave të saj dhe të presim kritikat e saj, si një nevojë për tu çliruar nga barra e rëndë e gabimeve tona, të shumta e të hatashme. Është detyra jonë t’i nështrohemi me ndërshmëri dhënies llogari kësaj rinie. Dhe duhet filluar qoftë edhe me paksa vitet 1930-1938. Çështë e vërteta, që në atë kohë kishte shumë rrethe antizogistësh që bisedonin për politikë që merreshin me poltikë. Ishin këta nga intelektualët më të shquar të vendit tonë, që ne komunistët ashtu ishim, magallomanë, propetentë e apsolutë i quanim njerëz të ligjeve dhe të kafeneve. Por kishte ardhur koha të dilnim nga guacka jonë në dritën e realitetit të ballafaqimit, sepse gje-ndeshim jo vetëm përballë zogistëve por edhe para pushtimit fashist.

    Si u përfshi Enveri në Partinë Komuniste

    Ky kuptim që kishin ne për intelektualët nuk mund të mos më çonte mua të tregoja një interes të veçantë për Enver Hoxhën, që e kisha pasur në rini shok klase. Ai ishte kthyer në Shqipëri dhe dukej shpesh në kafenetë e Tiranës, në mes të intelektualeve të saj. Ky njeri ”i ndryshuar” e i ”evropianizuar”, sipas mendimit tim do të qe i përshtatshëm për tu aktivizuar në lëvizjen tonë. Por, Enver Hoxha i tha Tahir Kadaresë(që dërgova për të biseduar) se refuzonte të takohej me mua dhe shoti se ”Mua mos më përzieni në këto punë”. Lëvizja komuniste në shqipëri ka linduar nga plejada heroike e komunistëve të grupeve të Korçës, të të rinjve të Shkodrës, të Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakëve të Tiranës dhe i komunistëve të Gjirokastrës. Në këto grupe përfshiheshin të gjithë ata që i asgjësoi intriga e Komiternit. Konferenca e themelit të Partisë Komuniste Shqiptare, për të cilët flasin apologjistët e Enverit është më shumë një tentativë diversioni sesa një shpjegim i vërtetë i gjendjes. Jo një por dy janë konferencat për themelimin e kësaj partie. Konferenca e parë u thirr nga Dushan Mogusha. Në të bënin pjesë kryetarët e grupeve të asaj kohe si Koço Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unë isha përfaqësues i grupit të ushtarakëve dhe i Gjirokastrës. Të gjithë ishin për bashkimin e lëvizjes komuniste. Por u ndamë në çështjen nëse Dushani duhej të besohej se ishte një i dërguar autentik i Komiternit për çështjen. Të gjithë delegatët këmbëngulën që ai të paraqiste një dokument autorizues. Mogusha që ishte një organizator i kualifikuar, me një përvojë të madhe organizimi, u tregua jo në lartësinë e duhur. Ai u tha i inatosur përfaqësuesve të grupeve: ”Ju doni që të vij tek ju si mushka e Dezhvës me vulën në prapanicë” dhe ngriti këmbën e djathtë. Dushani e mbajti fjalën. Nuk u kthye më për të sjellë ndonjë autorizim. Rrethanat e prunë që të lirohej nga burgu Miladin Popoviç, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave të vinte në dispozicion të gjithë përvojën e tij të madhe për të ndihmuar komunistët shqiptarë që të bashkoheshin. Me Koço Tashkon kemi biseduar shpeshherë çështjen e organizimit tonë. Ai e shpjegon kështu: ”Në konferencën për formimin e Partisë (e dyta), duhej të vinin nga dy delegatë për çdo grup. Kurse grupi im i Korçës, u paraqit me një delegat, që isha unë, Koço Tashko. Miladini më thotë se duhej të sillja edhe delegatin e dytë, dola nga dhoma për të gjetur një shok të grupit. Rrugës takova Enver Hoxhën që ishte anëtar i grupit të Korçës, në Tiranë. E mora Enverin dhe e çova si delegat në Konferencë”. Ndërsa Tuk Jakova më tregonte: ”Unë kam qenë në Konferencën e Dytë të formimit të Partisë Komuniste, por atje nuk u zgjodh kërkush sekretar i parë. Si u bë dhe kur u bë sekretar i parë Enver Hoxha, kjo ka qenë gjithmonë mister dhe kam ardhur në konkluzionin se sekretar i parë politik i partisë sonë ka qenë prodhimi i flirteve të Miladin Popoviçit me Enver Hoxhën. Miladini ishte intelektual, Enveri gënjeshtar. Një dashuri e miqësi prej intelektualësh u krijua midis këtyre personave. Është fakt që Miladinit i pëlqenit gjërat e shërbimit personal, si stilografë e sahate të florinjta e tryezat e pasura dhe këto gjëra i servirte me bujari Enver Hoxha, i cili dispononte këto nëpërmjet lidhjeve të tij dhe ndihmave që populli jepte për lëvizjen komuniste”.


    Intrigat e Enverit për postin e sekretarit të parë të PK-së


    Përse nuk i zgjodh sekretar i parë i Partisë Komuniste Shqiptare njëri nga kryeratë e këtyre grupeve komuniste që përfaqësoheshin në konferencë? Miladin Popoviç mendonte sinqerisht se po të përjashtonte krerët e grupeve nga udhëheqja, do të sajohet një udhëheqje monolite. Koha vërtetoi se një zgjedhje e tilla ishin sa utopike, aq edhe e dëmshme. Ditët e zhvillimit të asaj konference të formimit të partisë u takova me Xhepin (Sadik Premten) dhe Bacën (Ramadan Çitakun), në shtëpinë e Xhepit. Ky më informoi për zhvillimin e konferencës. ”Venë mbrapsht”, tha ai. Kjo sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar të gjithë elementin e grupit të të rinjve(meqë formohej partia, të gjithë kryetarët e grupeve duhet të tregonin emrat e anëtarëve). Xhepi e shpjegoi këtë veprim të tij në mënyrën e vet. Unë e justifikova në mënyrën time. Teza ime ishte që kryesorja është bashkimi, e ky bashkim do medoemos denoncimin e plotë të anëtarëve të çdo grupi. Nëse punët e konferencës kanë marrë atë kthesë që thua ti, i them atëherë le tia lemë kohës për të gjykuar rezultatet. Baca, që kishte një natyrë që më shumë dëgjonte sesa fliste, heshtëte me vëmendje në bisedën që zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte të drejtë ai labi i Vlorës dhe jo unë labi i Gjirokastrës. Xhepi u dënua si tradhëtar i partisë dhe pësoi konsekuencat e një dënimi të padrejtë të tipit Enverist. Ai shkoi në Francë ku militoi në Partinë Komuniste franceze. Unë u shkriva në birucat e errëta të regjimit barabar sadist të komunizmit Enverian. Në vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste të një sërë vendesh të demokracive popullore. Në fund të raportit që bëra në Komitetn Qendror, kam bërë këtë shënim me penë me dorën time: ”Në kongreset e Partisë Komuniste të Hungarisë e Çekosllovakisë u shtrua çështja e kultit të individit në këto dy parti. Besoj se ka ardhur koha që të ngrihet kjo çështje edhe në partinë tonë”. Në plenumin që pasoi Enver Hoxha doli me tezën e revizionimit të kultit të individit në partinë tonë dhe filloi raportin e tij kështu: ”U krijua një gjendje e padurueshme në partinë tonë. Mjafton që të shfaqem në penxhere apo tribunë, që masat të shpërthejnë në brohoritje të fuqishme ’Enver’ ’Enver’. U kam thënë shokëve shpeshherë që të marrë fund kjo praktikë, por shokët e Byrosë thanë se unë e ngrita këtë çështje duke nisur nga konsiderata personale. ”Është e thjeshtë shoku Enver”, mendonin ata” prandaj e ngre këtë çështje” dhe vazhdon t’i lini punët ashtu siç qenë. Jo! Enver Hoxha, nuk nisej nga konsiderata individuale, siç kujonin ata shokët e Byrosë, por nga konsiderat e kërkesave teorike të vetë jetës së partisë…

    vijon nesër



    Nesër do të lexoni ne Panorama

    Pse Bedri Spahiu propozoi të largoheshin nga partia Ymer Dishnica dhe Gjin Marku
    Çfarë amaneti lanë 17 intelektualët para se të pushkatoheshin
    Si vendosi Spahiu të dënonte Koçi Xoxen dhe pse më vonë tha se ishte i pafajshëm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:33

  6. #6

    Bedri Spahiu: “Isha një prokuror injorant në fushën e ligjeve”

    Një nga periudhat delikate dhe të diskutuara të Bedri Spahiut është ajo kur ishte prokuror i Enver Hoxhës dhe kur janë dhënë dënime kapitale. Si e komentonte këtë periudhë Bedri Spahiu?

    Bedri Spahiu: “Isha një prokuror injorant në fushën e ligjeve”



    Shekulli

    Çfarë gjyqesh ka bërë në këtë kohë dhe çfarë mendonte më pas për vendimet që kishte ndikuar?
    Gjyqi i parë që ka bërë ka qenë ai ku u dënuan me pushkatim 17 veta si bashkëpunëtorë të fashizmit. Mes tyre ishte edhe Bahri Omari. Babai thoshte më vonë se ata nuk duheshin dënuar. Në fakt shumëkush thotë se Bedri Spahiu i ka dënuar ata dhe kjo është e vërtetë se babai ishte prokurori. Por duhet kuptuar se në një vend komunist nuk mund të bëjë asgjë prokurori pa urdhër të sekretarit të parë dhe mbi të gjitha kur mes tyre ishte edhe kunati i Enver Hoxhës, Bahri Omari. Në një takim që ka bërë gruaja e Bahriut me babain, babai i kishte thënë se “shko thuaj Enverit se unë nuk kam çfarë të bëj”.

    Ka qenë edhe prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes, apo jo?
    Po, një tjetër gjyq që ka bërë babai ishte gjyqi i Koçi Xoxes. Me sa më ka thënë babai një ditë para se ai të arrestohej shkoi dhe e takoi Koçi Xoxen në shtëpinë e këtij të fundit dhe e pyet nëse kishte dokumenta për urdhrat me shkrim që kishte marrë nga Enver Hoxha dhe ai i përgjigjet se nuk kishte. Se si është zhvilluar gjyqi tanimë kjo gjë dihet, sepse është publikuar.

    A u pendua Bedri Spahiu më vonë që u bë edhe vetë ingranazh i regjimit?
    Po, siç e kam thënë edhe gjatë intervistës së parë, ai u pendua për gjithçka dhe madje u kërkonte falje të gjithëve duke thënë “ma bëni hallall”. Edhe për gjyqin e parë me 17 të pushkatuar në 1945, edhe për gjyqin e Koçi Xoxes.

    Keni folur shkarazi për Tuk Jakovën në dy pjesët e para të intervistës për të, por në fakt Bedri Spahiu djhe Tuk Jakova ishin shokë të ngushtë dhe mbetën të tillë edhe në burg, apo jo?
    Po. Babai e ka dashur jashtë mase Tuk Jakovën. Për shembull mbaj mend diçka, kur babai doli nga burg mbante një karton nga ato të burgut të ngjitur me brumë i cili mua më dukej shumë i shëmtuar dhe i rreckosur. Më vinte zor ta shihja që e mbante atë dhe bleva një tjetër me një kapak ku shkruhej Gjirokastra dhe i them të mbajë këtë në vend të atij që kishte. Por babai më thotë se kutinë që ruante e kishte kujtim nga Tuku dhe nuk e ndërronte me asgjë tjetër.
    Ndërkohë kam edhe një rast tjetër i cili në fakt më ka mbetur gjysmë-enigmë edhe për vete. Më tregonte një shok se kur ishte Tuku në burg dhe del në kaush, salla ku kalonin të burgosurit e tjerë, në një moment fillon të flasë me zë të lartë duke thënë “Ah bre burrë, ç’bëra, mora në qafë Shqipërinë, mora në qafë familjen, mora në qafë Bedriun” dhe kur shokët e pyesin se çfarë kishte që turfullonte ashtu kundër vetes, ai thotë se Bedri Spahiu i kishte thënë në fillim kur ishte prokuror ta arrestonin Enverin, por Tuku i kishte thënë prit të shohim njëherë. Megjithatë nuk jam i sigurtë se ata kishin një plan të vërtetë për të arrestuar Enverin. Ndoshta kjo qarkullonte si legjendë e krijuar nga të burgosurit. Por fakt ishte që Tuk Jakova dhe babai vazhdonin të ishin shumë shokë edhe më vonë në burg, ku ndanin të njëjtën qeli.

    Si është e vërteta e vdekjes së Tuk Jakovës në fund të viteve gjashtëdhjetë?
    E vërteta për Tuk Jakovën është se atë e lanë të vdiste nga apendisiti. Që kur i kanë filluar dhimbjet, babai më ka treguar se i kishte rënë derës për të lajmëruar që të vinte ambulanca e ta merrte, sepse Tuku u sëmur shumë rëndë. Përdorte për t’i rënë derës që të dëgjohej fort nallanet që përdornin të burgosurit, ku kishte futur duart dhe i përplaste pas derës. Po të lexosh testamentin që ka lënë babai kur flet për Tuk Jakovën në momentet e fundit shprehet “ma tërhoqën zvarrë Tukun”.


    SHËNIM
    Dëshmitë që la Bedri Spahiu për zhvillimin e gjyqit kundër tij, pasi thoshte se sekretarja që kishte mbajtur shënimet në gjyq kishte censuruar me urdhër gjëra të rëndësishme

    Bedri Spahiu shkruan kronikën e gjyqit të vet

    Në bankën e të akuzuarëve Bedri Spahiu ishte zotuar të ishte ai akuzuesi. Në gjyqin që iu bë në 1958, ku u mbrojt vetë, vijoi të akuzonte Enver Hoxhën se ishte Enveri ai që vetë kishte propozuar për në krye të Partisë Titon dhe jo Koçi Xoxe, akuzon Sigurimin e shtetit për dëshmitë e rreme ndaj tij, hetuesinë për arbitraritetin e gjykimit për të, prokurorin për pretencë të dobët...
    Pjesët e kësaj kronike nga gjyqi me dyer të mbyllura i ka shkruar më vonë kur vuante dënimin në burgun politik të Burrelit. Mundi t’i shpëtonte ato me anë titujsh të rremë që përmbanin zakonisht fraza të tilla si “nën dritën e marksizëm-leninizmit” apo ‘kursi i ri i zhvillimit dhe konservatorizmit’, etj ose duke ia adresuar Mehmet Shehut siç tregoi në intervistën dhënë për ‘Shekullin” Spartaku, djali i Bedri Spahiut. Një pjesë e këtyre shënimeve sapo janë botuar në një libër që mban autorësinë e Bedri Spahiut. Ato janë më tepër të natyrës teorike, ndërsa shënimet që nisim të botojmë nga sot në rubrikën “Dossier” janë të pabotuara më parë.

    Pjesë nga gjyqi që iu bë Bedri Spahiut nga regjimi i Enver Hoxhës sipas shënimeve të mbajtura prej tij në Burgun e Burrelit

    BEDRI SPAHIU: JA GJYQI IM!

    Në 1958... Në bangën e të akuzuarve.

    Qysh përpara kisha elaboruar principet që do të udhëhiqnin mbrojtjen time:
    1. Të shkurtoj të gjitha urat që më lidhin me jetën.
    2. Të mbrohem duke sulmuar.
    3. Nga i akuzuar të kthehem në akuzonjës.

    Çobani e mbylli mbrojtjen e tij më këtë proverb:
    “Atje tek furri në vërë
    Do të futemi të tërë !”
    Porsa futa këmbët në sallë, kërkova fjalën:
    1. Të zëvendësohet prokurori i gjyqit me një tjetër, pse ky (Siri Çarçani)
    është ai që ka refuzuar të pranojë protestën time kundër arbitraritetit të hetuesisë.
    Pse ka refuzuar t’ia përcjellë këtë protestë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    2. Kam për të deklaruar se jam sjellë këtu me akuzën se kam bashkëpunuar
    me agjenturën jugosllave, por po të isha i lirë do të puthesha me jugosllavë dhe me sovjetikë, me polakë e me kinezë.
    3. Në se dënohem me vdekje, kërkoj që shtypi të mos shkruajë për mua
    formulën e tij të zakonshme, se Bedri Spahiu u ekzekutua mbasi Presidiumi refuzoi kërkesën e tij për falje, sepse unë nuk i drejtoj kurrkujt kërkesë për falje.
    4. Ju keni mbyllur derën e sallës. Vetë e kuptoj se keni vendosur ta zhvilloni
    këtë gjyq me dyer të mbyllura, por unë nuk e kuptoj pse keni mbyllur edhe dritaret e sallës me perde të rënda.
    E bëra këtë deklaratë përpara zhvillimit të gjyqit, për ta bërë fakt të kryer
    principin e punës, për t’i hequr gjyqit, Sigurimit dhe Enver Hoxhës çdo iluzion se do ta kapërcenin lumin pa u lagur.

    Nuk ishte një godinë gjyqi, por një sallë e ndërtuar në kopshtin e Prokurorisë së Përgjithshme. Zura vend e po dëgjoja dëshmitaren e akuzës Dh.L. Ishte kjo një ish antare e vjetër partie, ish partizane, që kish patur fatin e zi, të binte në kthetrat e Sigurimit dhe të vihej në shërbim të tij.
    Ajo tha se unë i paskësha njoftuar të gjitha të fshehtat e Partisë.
    “Dua t’i bëj një pyetje dëshmitares !”, - i thashë kryetarit të gjyqit. - “A të kam thënë dëshmitare se në Plenumin e Beratit Enver Hoxha i propozoi Plenumit që të vihej në krye të Partisë tonë Titua dhe se ishte pikërisht Koçi Xoxe ai që kërceu përpjetë duke i thënë: “Ç’na thua kështu ?! Partia jonë është e pavarur. Ç’do Titua këtu ?!”
    E shkreta Dhora, shtangu në vend. Ndërsa kryetari i gjyqit m’u drejtua mua:
    “Mos provoko Bedri Spahiu !”
    Në të vërtetë unë s’kisha pse të provokoja kërkënd, por doja t’i sfidoja të gjithë: gjyqin, Enverin dhe Sigurimin: -
    Gjyqit:
    - Në qoftë se ju pëlqen të dëgjoni të vërteta të kësaj natyre, vazhdoni të fusni dëshmitarë të tillë të përgatitur nga Sigurimi.
    Enver Hoxhës:
    - Vazhdo, po qe se të intereson të manipulosh gjyqet dhe Sigurimin dhe t’i zhveshësh nga funksionet e tyre të ligjshme. Unë jam plotësisht i vendosur të zbuloj prapaskenat e një veprimtarie të tillë.
    Sigurimit:
    - Në qoftë se nuk ju dhimbsen dëshmitarët, atëhere hiqeni vallen deri në fund. Unë jam i vendosur t’ia heq petët lakrorit një e nga një deri sa të dalë fundi i tepsisë.


    Pjesë nga shënimet e pabotuara të burgut ku Bedri Spahiu tregon se si u mbrojt në gjyq


    Bedri Spahiu: Si u mbrojta në gjyq


    1. Enver Hoxha ka pas deklaruar se Tuk Jakova dhe unë ishim organizatorë të Konferencës së Tiranës. Këtë mund ta thotë me kompetencë vetëm Konferenca e Tiranës. Unë mund të them vetëm se, ajo që thotë Enveri, mua as më ngroh dhe as më ftoh. Unë do ta kisha për nder të isha organizator i asaj Konference, pse ajo nuk kishte nevojë për perkursorë, por për organizatorë.
    Pse ajo ishte shprehja më besnike e dufit dhe e revoltës së një partie të munduar nga gabimet e devijimet e pamerituara.
    Ajo shprehte vullnetin e gjithë komunistëve për të hedhur jashtë Partisë çdo gjë që kish filluar të gangrenizohej në gjirin e saj, gjithçka ishte tek ajo e huaj dhe kontrabandë.
    Ajo u bë e mundshme falë besimit dhe vullnetit që i dhanë asaj komunistët.
    Ajo ishte shprehje autentike e kombit dhe vërtetësi leniniste e Partisë sonë.
    Ju e akuzoni Tuk Jakovën dhe mua se kemi dashur të rehabilitojmë Koçi Xoxen.
    Ç’është e vërteta Koçi Xoxe nuk i ka nderur kurrkujt dorën për t’i kërkuar shfajësim me rehabilitim të tij. Atë e ka rehabilituar e vërteta, vetë jeta.
    Ju më akuzoni mua për paudhësitë më të ndryshme dhe heshtni për Enver Hoxhën që është flamurtar i të gjitha paudhësive, prototip i të gjitha pengesave e vështirësive që ka sot në ecjen përpara vendi ynë.

    Prokurorit:
    - Ti i paraqite gjyqit një pretencë të stërfryrë e të ngjeshur, për ta çorientuar se fajësia ime është e plotë, por njëkohësisht ti i paraqet gjyqit një kërkesë dënimi vetëm prej 25 vjetësh. Ti nuk je konseguent me pretencën. Të ta kisha bërë unë atë pretencë, do të kërkoja dënimin me vdekje, siç do të bënte çdokush tjetër.

    Gjyqit:
    - Unë i kërkoj gjyqit që ta rregullojë këtë inkonseguencë të prokurorit, të vejë në vend këtë parregullsi, duke shqiptuar një dënim me vdekje për mua.
    Në qoftë se nuk e bën këtë, kjo do të thotë se gjyqi ka ardhur në këtë sallë me një masë dënimi të dhënë nga Enver Hoxha (1) Në këtë rast unë s’kam se ç’bëj më.

    Prokurorit:
    - Ruajeni pretencën e bërë për mua, bashkë me atë që kam bërë unë për Koçi Xoxen. Pse ato të dyja kanë një platformë, një metodologji dhe do të kenë një fat të përbashkët.

    1. Duhet t’i jepet fund praktikës së caktimit së masës së dënimit nga Partia. Kjo nuk është as e nevojshme, as e dobishme. T’i lihet prokurorit dhe gjyqit të vendosin lirisht sipas ndërgjegjes së tyre.

    Shkruar në burgun e Burrelit



    Kush ishte Bedri Spahiu


    Ka lindur më 13 korrik 1908 në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t’u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923, mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasë që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-s dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e altilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. “Në ushtrinë e Zogut unë krijova grupin komunist të ushtarakëve (ndoshta do të ishte më mirë të quhet rrethi i ushtarakëve). Në 11 qershor 1937 u arrestova, duke qenë oficer bashkë me shumicën e shokëve të grupit. Kryengritja e Fierit kishte dështuar dhe meqë ne kishim lidhje me ta, na arrestuan me akuzën: pjesëmarrje në të, subversin në ushtri dhe propagandë komuniste. Pas 7 muajsh hetuesi, na liruan dhe mua me Tahir Kadarenë na internuan në Gjirokastër. Në vitin 1938 u arrestova bashkë me Tahirin në Vlorë, sapo zbritëm nga një vapor jugosllav, ku kishim hipur në Sarandë me emra të rremë, për të vajtur jashtë shtetit. Nga Vlora përfundova në birucat e Gjirokastrës, ku ishte vendi i internimit. Gjatë kohës që isha i internuar në këtë qytet, krijova grupin komunist të Gjirokastrës. Në Konferencën e Gjirokastrës u zgjodha sekretar i parë i partisë për Gjirokastrën dhe më vonë komisar politik i qarkoreve Vlorë – Gjirokastër.”, - shkruan Bedri Spahiu në autobiografinë e vet.
    Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai ishte anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Faza e dytë si komunist përfshinte periudhën gusht 1931 – tetor 1941. “Faza e tretë fillon në nëtor 1941 (themelimi i Partisë) dhe mbaron më 17 qershor 1955 që unë arrestohem sapo kalova derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së dhe më izoluan për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës sime të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh më 23 qershor 1955 internohem familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957 arrestohem dhe izolohem në Kalanë e Kaninës në Vlorë prej ku transferohem në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënova me 25 vjet, Në 6 tetor 1974 lirohem nga burgu dhe internohem drejt në Selenicë. Lirohem nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim – Dëbimeve.”, - shkruan ai në autobiografinë e shkruar pas viteve nëntëdhjetë. Bedri Spahiu ka qenë Prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj Ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e pleniumit të 1955.



    27/04/2005
    KATEGORIA: Dossier
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:35

  7. #7
    Injorant ,injorant ! por me ate injorancen tende hape vare,mbylle familje shkatrove jete njerzish.ke qene tmeri i atryre viteve te diktatures.

  8. #8
    Enver Hoxha, sipas Bedri Spahiut, në shënimet e internimit, të cilat botohen për herë të parë. Marrëdhëniet e tyre që nga vendlindja e përbashkët deri në kohën kur Enver Hoxha e bëri Bedri Spahiun prokuror të gjyqit special dhe të gjyqit të Koçi Xoxes

    “Enver Hoxha, si e kam njohur unë”


    Bedri Spahiu

    1. Kur përfundoi së institucionalizuari diktatura e proletariatit, unë shkrova dhe dërgova volumin e dytë të Testamentit të 1966 dhe u deklarova kundër zhvillimit diktatorial dhe pro zhvillimit demokratik të vendit.
    2. Unë shkruaj sot jo se kam arsye të ndryshoj diçka nga ai “Testament”, por pse gjithçka erdhën prej tij, vërtetuan drejtësinë e atij “Testamenti”.
    3. Unë dhe Enveri kemi qenë dy të kundërta pra, alterego të njeri – tjetrit.
    a) Me shtëpi fqinjë,
    b) Kemi lindur në një lagje e në një qytet,
    c) Kemi mësuar në një shkollë,
    ç) Kemi pasur të njejtët mësues,
    d) Kemi luajtur në të njejtat rrugë dhe me të njejtat lodra.
    4. Familja e Enverit ishte tradicionalisht klerikale. Ajo sillej në periferi të parisë, e nxitur nga aspirata e re dhe e zhuritur nga pasioni për t’u futur në radhët e saj. Por kjo pari puritane dhe tekanjoze siç ishte, nuk e pranoi kurrë në radhët e saj.
    Familja ime ishte tradicionalisht e varfër dhe punëtore. Kjo zhuritej nga dëshira që të tregohej e denjë për klasën së cilës i përkiste, që të shquhej me sqimën e saj.
    Në qoftë se është e vërtetë se familja është institucioni i parë i formimit të njeriut, atëherë mund të konkludojmë se unë dhe Enveri jemi krijesa të familjeve tona dhe mbartim në vetveten tonë edukatën e tyre dhe prandaj jemi edhe alteregoja e njëri – tjetrit.


    Unë dhe Enver Hoxha, alterego të njëri – tjetrit

    a)Çdo gjë që është e mangët te njëri është e tepërt te tjetri.
    b)Marrëdhëniet e mia me të kanë qenë kundërshtuese, siç kemi qenë ne vetë.
    c)Kur Enver Hoxha propozoi në Plenumin e Tetë Titon për kryetar të Partisë sonë, unë kam qenë kundër këtij propozimi.
    ç) Kur në prag të Kongresit të Dytë kërkova që të largohesha nga Udhëheqja, Enveri ishte kundër.
    Por ka qenë ai që ka marrë iniciativën në çdo goditje timen.
    d) Unë dhe Enver Hoxha qepëm majën e Piramidës së Partisë dhe të Shtetit jo falë meritave individuale, as falë dashurisë së njëri – tjetrit, por pse të dy ishim alteregoja e njëri – tjetrit.
    dh) Me rastin e revizionimit të Plenumit të Beratit ai konfirmoi: “Ç’është e vërteta unë nuk isha dakord që në Berat të futej në Byronë Politike Bedriu me Tukun”.
    e) Unë kisha një natyrë leale. Enveri ishte ileal ndaj të gjithëve.
    ë) Kur Enver Hoxha shkoi në Vlorë për të demaskuar të ashtuquajturin “fraksion të Sadik Premtes”, më ftoi mua nga Gjirokastra në Vlorë dhe më kishte në krah në të gjithë punën që bëri atje.
    f) Enveri e hapi rrugën me supe, pa u merakosur për ata që rrëzohen. Unë jo, druaj se mos dëmtoj, se mos i bie në qafë ndokujt, se mos i mbes në qafë pa të drejtë interlokutorit.
    g) Si alterego të tij, Enveri ma besoi mua rolin e Prokurorit në Gjyqin Special dhe atë të Prokurorit në gjyqin e Koçi Xoxes.
    gj) Unë dhe Enver Hoxha ishim të dy injorantë në fushën e ligjeve, por unë kisha një sens të lartë të drejtësisë, të ligjshmërisë, kurse Enveri kishte një sens arbitrar, pikëpamje ekstremiste intolerance dhe antiligjshmërie.
    Internim Dushk – Belsh. Elbasan 1977

    Ja cilat ishin principet e drejtësisë së Enver Hoxhës

    1. Shpesh Enveri ka deklaruar se ne kemi fituar se i kemi goditur armiqtë që në embrion.
    2. Ai ka përsëritur sa është lodhur, se janë revolucionarë ata që zbatojnë sipas vendit dhe kohës, duke i interpretuar ligjet.
    3. Në Plenumin e 9-të të vitit 1949, Enver Hoxha konkludoi: “S’kemi të drejtë të kritikojmë shokun Shule pse vrau shumë më 1944 në Tiranë, se fundi i fundit ata të gjithë armiq ishin”.
    4. Në Plenumin e 9-të të vitit 1949 ai deklaroi: “Ç’është e vërteta, Liri Gegën e dënuam shumë në Plenumin e Beratit, por ajo me veprimtarinë e vet të mëpastajme provoi se e meritonte atë masë dënimi.”
    5. Në Plenumin e qershorit 1955 Enveri deklaroi: “Ne s’kemi fakte për një dënim kaq të rëndë të Bedri Spahiut, por Partia do të na i japë faktet”. Këto janë principet monstruoze që krijuan atë arbitraritet që s’ka të krahasuar as me kohët më të errëta të historisë dhe me okupacionet më të egra dhe që u bënë pikënisja e asaj goditjeje çoroditëse e torturonjëse që karakterizojnë epokën tonë.



    28/04/2005
    KATEGORIA: Dossier
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:37

  9. #9
    KUJTIMET E BEDRI SPAHIUT


    “Unë me Tuk Jakovën, kundërshtarë të Enverit”


    Bedri Spahiu

    Njerëzit janë të mirë e të këqinj jo ndaj të tretëve, por ndaj njëri – tjetrit. Tradhtia, armiqësia janë nocione diskriminuese dhe denigruese që njerëzit ia afishojnë njëri-tjetrit për të justifikuar asgjësimin e tyre. Armik është term i fushës së betejës. Bashkëkombasi nuk mund të jetë armik, pse me armikun nuk bashkëjetohet. Asnjë nga ata që ranë viktima të terrorit të Enver Hoxhës, nuk kanë qenë armiq, por kundërshtarë të rregjimit. Të gjithë viktimat e regjimit nuk janë as tradhtarë, as armiq, pse s’kanë pasur kë të tradhtojnë dhe pse askurrë nuk kanë qenë në një fushë beteje dhe nuk janë përballur me ndonjë si armik. Por të gjithë kanë qenë kundërshtarë të Enverit dhe të stalinizmit të tij. Pra, a është ky një faj për të justifikuar shfarosjen e tyre ?
    Ja pse ata përfaqësonin opozitën e regjimit. Opozita është një pjesë e popullit, një element struktural i bashkësisë, aq e nevojshme sa ç’është Pushteti. Opozita ka në popull rolin që ka bishti në trupin e peshkut dhe në atë të aeroplanit. Opozita është rezerva e pushtetit ekzistues. Nëpërmjet opozitës ushtruesit të pushtetit i ndritet rruga e vet, ai sheh tek ajo rrugën që nuk duhet të ndjekë. Pa opozitën ushtruesi i pushtetit ecën në tym, në errësirë.
    Unë dhe Tuku nuk kemi qenë kurrë armiq të Enverit, nuk e kemi ndjerë veten kurrë si të tillë. Por kemi qenë kundërshtarë të njëri – tjetrit, opozitarë të të gjitha prapësive të tij. Ne kemi qenë kundërshtarë si dy faqet e një medaljeje. Kundërshtimi ynë ishte dialektik, ishte si ai i dy poleve që tërheqin varkën nga dy brigje të kundërta përpjetë një lumi. Varka çan midis lumit mbi rezultanten e atyre dy forcave të kundërta.
    Çdo zhvillim ecën përpara duke i nxjerrë gjuhën palëve të kundërta dhe pritjes së tyre.

    Ç’më bashkonte mua me Tuk Jakovën

    Njëri prej Shkodre, tjetri prej Gjirokastre. Njëri me origjinë myslimane, tjetri katolike e me gjithë këtë, një ngjashmëri e habitshme ndërmjet ne të dyve. Të dy ateistë, por të dy arritëm në ateizëm jo nëpërmjet argumenteve ideologjike, por nëpërmjet argumenteve filozofike të jetës. Prandaj që të dy ruajtëm të paprekur sensin e të qenit njeri dhe të humanizmit, sensin e heqkeqjes dhe të përkrahjes të heqkeqësave. Të dy ishin të papajtueshëm me padrejtësinë. Në të gjitha mënyrat me të mirën, kur i përgjigjen qëllimit. Për të gjitha çështjet kryesore ne kemi qenë dakord. Të dy jemi vënë në shenjestër nga Enver Hoxha. Nuk jemi gjendur kurrë ballë për ballë, por në krah të njëri-tjetrit, jo për ndjenjë oportuniteti, por për hir të së drejtës dhe të së vërtetës. Të dy jemi shquar kundër tendencave të Enverit, kundër trajtimit formal të kuadrit, të inteligjencës dhe të patriotëve dhe të krijimit të pozitave formale për ta, kundër politikës së dy vijave.


    Kur na thureshin vjersha!

    “Turma gjithnjë i personifikon ngjarjet dhe fenomenet për t’i kuptuar e për t’i shpjeguar. Ajo pas çlirimit lëshoi tri sloganet e saj që u bënë të famshme: “Kush e çliroi Shqipërinë?/ Enver Hoxha me ushtrinë/ Koçi Xoxja me Partinë/ Nako Spirua me rininë”. Dhe pas Gjyqit Special: “Tradhtarët porsi miu/ I dënon Bedri Spahiu.”

    Si u pushkatua Koçi Xoxe

    “Pas dënimit, Koçi Xoxe i dërgoi një letër Enverit për t’i falur jetën: “Edhe në qoftë se nuk e meritoj, dua të jetoj për fëmijët e mi”. Por ai nuk ia fali jetën dhe Koçi u ekzekutua. Skuadrës së pushkatimit, që i kishte drejtuar pushkët mbi kokë të tij, Koçi u thirri: “Jam gati. Ç’prisni? Fitoi Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu.” Kjo ndërhyrje e Koçit ia behu si një urdhër zjarri për skuadrën. Pushkët mizore u zbrazën dhe jehona e tyre u përhap në ato kodra të shkreta. Kufoma e tij ra në një gropë që ngjante më shumë me një gropë plehrash, se sa me një varr të hapur për të qenë varr njeriu.”


    Fjalët e fundit të Bahri Omari para ekzekutimit


    “Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhëronjës: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq dhe këtë do ta vërtetojë historia!”

    Shënim: Të gjithë titujt dhe mestitujt janë redaksionalë



    28/04/2005
    KATEGORIA: Dossier
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-11-2007 më 04:38

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,352
    Postimet në Bllog
    22
    Ribotohet pas 15 vitesh pendesa e ish-prokurorit Spahiu, botuar më 6 qershor 1991


    "Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun"



    Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur në burgjet e diktaturës dhe i privuar nga çdo e drejtë, ish-prokurori nuk mund të gjente rast më të mirë se verën e vitit 1991 për të "zbrazur" të gjithë të vërtetën e regjimit. Në 98-vjetorin e lindjes, gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, të botuar 15 vjet më parë tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu është i vetmi funksionar i lartë i regjimit komunist që ka pranuar gabimet e veta gjatë kohës kur ishte prokuror si dhe ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Në këtë shkrim Bedri Spahiu tregon shumë nga të vërtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe për marrëdhëniet me Enverin si dhe të vërtetat e ngritjes së ish-diktatorit dhe të shumë prej figurave të regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur në një kohë kur në Shqipëri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punës (Komuniste) ishte duke bërë Kongresin e saj të 10, që do t'i jepte asaj një emër të ri.

    Këto kujtime ia dërgoj si një mesazh Kongresit të 10-të të PP, nëpërmjet gazetës "Republika". Që në fillim, me kënaqësinë më të madhe, përshëndes studentët tanë universitarë, bij të mrekullueshëm e fatlumë të Shqipërisë së martirizuar, që do të mbeten në historinë e saj, si një brez heroik i këtij kombi, si brezi nismëtar i demokracisë, që është gjëja më e çmuar në jetën e një populli.
    Është rregull ndërkombëtar që çdo parti, cilado qoftë, kur ndodhet para kërkesave të rinovimit të saj ideologjik e organizativ, puna e parë që bën është që t'i hapë dyert e saj për disidencën dhe të çelë në këtë mënyrë rrugën e rinovimit të saj. Përgatitësit e Kongresit të 10-të të PP nuk e bënë këtë gjë. Mos vallë është fjala për mungesë përvoje apo harrese? Jo, as njëra as tjetra, pasi ky veprim buron nga logjika komuniste e atyre që përgatisin Kongresin, nga mentaliteti enverist e totalitar i patriarkut të komunistëve. Një nismë e rrezikshme dhe fatzezë për anëtarët e këtij Kongresi, i cili pretendon të jetë Kongresi i rilindjes së Partisë e të komunistëve, i flakjes tej të sektarizmit e të miopisë, të prepotencës e të absolutizmit të botës shqiptare. Komunistëve u ndodhi si dikur trashëgimtarëve të mbretërve absolutë "Le roi est mort, vive le roi". (Mbreti vdiq, rroftë mbreti). Unë jam po ai disident që kam qenë atë ditë që më dhanë shkelmin e më përjashtuan nga partia. I tillë jam e i tillë do mbetem, se e çmoj përjashtimin tim si një fatbardhësi në jetën time. Jam një nga ata disidentët që i jam kundërvënë Enverit me tërë forcën dhe burrërinë e gjeneratës sime. Unë do të kisha vendin në Kongresin e 10-të, pavarësisht nga dëshira dhe qëllimet e liberalëve apo të konservatorëve. Do të isha me Ramiz Alinë, pasi ai, sapo mori fuqinë në dorë, i dha fund ndarjes së popullit me murin e klasave dhe konservatorët nuk mundën më të lëshojnë slogane denigruese e asgjësuese. Por ky liberator, duke qenë trashëgimtar i Enver Hoxhës, u bë më ëndërrimtar e më shkatërrues se prijësi i vet, më konservator e më represiv se paraardhësi i tij (nxënësi tejkalon mësuesin). Ai përdori forma represive që Enveri as nuk kish mundur t'i konceptonte. Ai jo vetëm që i ekzekutoi ata që tentuan të arratiseshin, por zvarriti trupat e viktimave në rrugët e qyteteve dhe të fshatrave, për të terrorizuar ata që tentuan të arratiseshin. Ai premtoi se do të ecte në rrugën e Enverit, sipas mësimeve të tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve kombëtare, që në praktikë do të thotë ligj për mbrojtjen e monumentit të Enverit. Në politikën e tij ekuivoke, që e bënte herë të distancohej e herë të afrohej, ai humbi kredinë e popullit në atë shkallë, saqë populli i refuzonte monoçartizmit ushtrimin e pushtetit. Ata që përgatisin Kongresin e 10-të u refuzojnë komunistëve materialet e të gjithë disidentëve, dokumentet e tyre historike e midis tyre, edhe ato që i përkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij të dërguara nga burgu Komitetit Qendror, mbrojtja e tij në gjyq, materialin e plenumit që e dënoi atë më 1955 e gjitha materialin e luftës së tij për një shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirë se askush nga ata që u dënuan të vazhdojnë të ushtrojnë pushtetin diktatorial në Shqipëri nuk ka nevojë e as të dëgjojnë mendimet e mia. Po diktatura që iu imponua mizorisht për 45 vjet këtij populli të marrë nëpër këmbë, të gënjyer, të mashtruar, ka marrë fund, dhe unë, Bedri Spahiu, i shpallur "armik i popullit", "fashist" dhe armiku më i përbindshëm që ka kaluar në gjyqet e Republikës", ndihem sot i fortë të shpërthej publikisht dhe të informoj në sajë të opozitës, duke qenë i bindur se të vërtetat e mia do të shërbejnë, që populli dhe komunistët të ndërgjegjësohen më shumë për disa ngjarje të rëndësishme të Partisë. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet që unë të bëhesha Prokuror i Gjyqit Special, që të mbroja përpara këtij gjyqi çështjen e popullit. Ngjan se në këtë çështje si fitimtar unë e mbrojta mirë. Por, duke kujtuar këto 46 vjet terrori, mizorie, e mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithçka të shenjtë që kam pasur në jetën time. Nuk jam më ai prokuror që nxori Lufta Nacionalçlirimtare, as përkrahës i utopisë komuniste më të lemerishme që nxori gjenerata jonë.

    Kongresistë komunistë!

    Po ju drejtohet një nga paraardhësit tuaj, një nga misionarët e parë të komunizmit shqiptar, pjesë e një gjenerate që i kushtoi rininë, ëndrrat e energjitë më të mira një ideali të lartë e fisnik, por, për fat të keq, utopik. Rinia universitare e sotme, me veprimet e saj, doli si një forcë disidente për liri e demokraci. Këtë ngjarje unë as kam mundur ta mendoja se do të ndodhte, edhe pse ishim tamam ne, të rinjtë e gjeneratës sime, që u vumë në ballë të luftës për çlirim. Por sot, ne, disidentët e djeshëm, jemi krenarë për gjithë rininë e sotme dhe e çmojmë atë, sepse u tregua jo vetëm heroike, por edhe më e ditur dhe më inteligjente se ne. Ne e kemi për nder të ecim në rrugën e rinisë sonë, t'i shtrohemi me bindje iniciativave të saj dhe të presim kritikat e saj, si një nevojë për t'u çliruar nga barra e rëndë e gabimeve tona, të shumta e të hatashme. Është detyra jonë t'i nënshtrohemi me ndershmëri dhënies llogari kësaj rinie. Dhe duhet filluar, qoftë paksa, me vitet 1930-38. Ç'është e vërteta, që në atë kohë kishte shumë rrethe antizogistësh që bisedonin për politikë, që merreshin me politikë. Ishin këta nga intelektualët më të shquar të vendit tonë, që ne, komunistët, ashtu siç ishim, megallomanë, prepotentë e absolutë i quanin njerëz të llogjeve e të kafeneve. Por kishte ardhur koha të dilnim nga guacka jonë në dritën e realitetit, të ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetëm përballë zogistëve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim që kishim ne për intelektualët nuk mund të mos më çonte mua të tregoja një interes të veçantë për Enver Hoxhën, që e kisha pasur në rini shok klase. Ai ishte kthyer në Shqipëri dhe dukej shpesh nëpër kafenetë e Tiranës, në mes të intelektualëve të saj. Ky njeri i "ndryshuar" e i "evropianizuar", sipas mendimit tim, do të qe i përshtatshëm për t'u aktivizuar në lëvizjen tonë. Por E. Hoxha i tha Tahir Kadaresë (që e dërgova për të biseduar) të refuzonte të takohej me mua dhe shtoi: "Mua mos më përzini në këto punë".
    Lëvizja komuniste në Shqipëri ka lindur nga plejada heroike e komunistëve të grupeve të Korçës, të të Rinjve, Të Shkodrës, të Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakëve të Tiranës dhe i komunistëve të Gjirokastrës. Në këto grupe përfshihen të gjithë ata që asgjësoi intriga e Kominternit. Konferenca e themelimit të PKSH, për të cilën flasin apologjistët e Enverit, është më shumë një tendencë diversioni, se sa një shpjegim i vërtet i gjendjes. Jo një, por dy janë konferencat për themelimin e Partisë. Konferenca e parë u thirr nga Dushan Mugosha. Në të bënin pjesë kryetarët e grupeve të asaj kohe, si Koç Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unë isha përfaqësues grupit të ushtarakëve dhe i Gjirokastrës. Të gjithë ishin për bashkimin e lëvizjes komuniste. Por u ndamë në çështjen nëse duhej të besohej që Dushani të ishte një i dërguar autentik i Kominternit për çështjen. Të gjithë delegatët këmbëngulën që ai të paraqiste një dokument autorizues. Mugosha, që ishte një organizator i kualifikuar, me një përvojë të madhe organizimi, u tregua jo në lartësinë e duhur. Ai u tha i inatosur përfaqësuesve të grupeve: "Ju doni të vij te ju si mushka e dërzhavës me vulë në prapanicë", dhe ngriti këmbën e djathtë. Dushani e mbajti fjalën. Nuk u kthye më për të sjellë ndonjë autorizim. Rrethanat e prunë që të lirohej nga burgu Miladin Popoviçi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave të vinte në dispozicion gjithë përvojën e tij të madhe për të ndihmuar komunistët shqiptarë që të bashkoheshin. Me Koço Tashkon kemi biseduar shpesh herë çështjen e organizmit tonë. Ai e shpjegon kështu: "Në konferencën për formimin e Partisë (e dyta) duhej të vinin nga dy delegatë për çdo grup. Kurse grupi im i Korçës u paraqit me një delegat, që isha unë, Koço Tashko. Miladini më thotë se duhej të sillja edhe delegatin e dytë të grupit. Dola nga dhoma për të gjetur shok të grupit. Rrugës takova E. Hoxhën, që ishte anëtar i grupit të Korçës në Tiranë. E mora Enverin dhe e çova si delegat në konferencë". Ndërsa Tuk Jakova më tregonte: "Unë kam qenë në konferencën e dytë të formimit të Partisë, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parë. Si u bë dhe kur u bë sekretar i parë Enver Hoxha, kjo ka qenë gjithmonë një mister dhe kam ardhur në konkluzionin se sekretari i parë politikë i partisë sonë ka qenë prodhim i flirteve të Miladin Popoviçit me E. Hoxhën. Miladini ishte intelektual, Enveri gënjeshtar. Një dashuri e miqësi prej intelektualësh u krijua midis këtyre dy personave. Është fakt se Miladinit i pëlqenin gjërat e shërbimit personal, si stilografë e sahate të florinjta dhe tryezat e pasura, e këto gjëra i a servirte me bujari E. Hoxha, i cili dispononte këto nëpërmjet lidhjeve të tij dhe të ndihmave që populli jepte për lëvizjen komuniste".
    Përse nuk u zgjodh sekretar i parë i Partisë Komuniste Shqiptare njëri nga kryetarët e këtyre grupeve komuniste që përfaqësoheshin në konferencë?
    Miladin Popoviç mendonte sinqerisht se po përjashtonte krerët e grupeve nga udhëheqja monolite. Koha vërtetoi se një zgjidhje e tillë ishte sa utopike, aq edhe e dëmshme. Ditët e zhvillimit të asaj konference të formimit të Partisë takova Xhepin (Sadik Premtja) dhe Bacën (Ramdan Çitakun) në shtëpinë e Xhepit. Ky më informoi për zhvillimet e konferencës. "Venë mbrapsht",-tha ai. Kjo, sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar të gjithë elementin e Grupit të të Rinjve (me që formohej Partia, të gjithë kryetarët e grupeve duhej të tregonin emrat e anëtarëve). Xhepi e shpjegonte këtë veprim të tij në mënyrën e vetë. Unë e justifikova në mënyrën time. Teza ime ishte, që kryesorja është bashkimi e ky bashkim do doemos denoncimin e plotë të anëtarëve të çdo grupi. Në qoftë se punët e konferencës kanë marrë atë kthesë që thua ti, i them, atëherë le t'ia lemë kohës për të gjykuar rezultatet. Baca, që kishte një natyrë që më shumë dëgjonte se sa fliste, heshtte me vëmendje në bisedën që zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte të drejtë ai, labi i Vlorës dhe jo unë, labi i Gjirokastrës. Xhepi u dënua si tradhtar i Partisë dhe pësoi konsekuencat e një dënimi të padrejtë të tipit enverist. Ai shkoi në Francë ku militoi në Partinë Komuniste Franceze. Unë u shkriva në birucat e errëta të regjimit barabar e sadist të komunizmit enverian...
    Në vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste të një sërë vendesh të demokracive popullore. Në fund të raportit që i bëra Komitetit Qendror kam bërë këtë shënim me penë me dorën time: "Në kongreset e Partisë Komuniste të Hungarisë e Çekosllovakisë u shtrua çështja e kultit të individit në këto dy parti. Besoj se ka ardhur koha të ngrihet kjo çështje edhe në partinë tonë". Në plenumin që pasoi, E. Hoxha doli me tezën e revizionimit të kultit të individit në Partinë tonë dhe e filloi raportin e tij kështu: "U krijua një gjendje e padurueshme në Partinë tonë. Mjafton që të shfaqem në penxhere apo në ndonjë tribunë, që masat të shpërthejnë në brohoritje të furishme "Enver, Enver"! U kam thënë shokëve shpesh herë që të marrë fund kjo praktikë, por shokët e Byrosë kanë pasur menduar se unë e ngrita këtë çështje duke u nisur nga konsiderata personale. "Është i thjeshtë shoku Enver", mendonin ata, prandaj e ngre këtë çështje dhe vazhdonin t'i linin punët ashtu siç qenë. Jo! Enver Hoxha nuk nisej nga konsiderata individuale siç kujtonin ata shokët e Byrosë, por nga konsiderata e kërkesave teorike të vetë jetës së Partisë. Pasi mbaroi kjo hyrje e shkurtër, ngrihet Hysni Kapua dhe thotë: "Është e vërtetë, shoku Enver na ka këshilluar përherë ashtu siç thotë, dhe që ne e kemi kuptuar ashtu siç e shpjegoi ai". E vërteta qe krejt ndryshe, që E. Hoxha kurrë as në Byro e as veças nuk ka folur kurrë për kultin e tij, madje s'kishte si të fliste, sepse vetë nocioni i kultit të personit ishte i panjohur për të atë kohë. Që të gënjente E. Hoxha ishte e natyrshme për mua, sepse ai ishte antiteza e ndershmërisë, por që të shndërrohej Hysni Kapo si dëshmitar i Enverit, kjo as më shkonte në mend. Megjithatë unë e nxora nga zemra Hysni Kapon, sepse kishte qenë një bashkëpunëtor i imi në të gjitha peripecitë e luftës së Zonës së Parë dhe zëvendëskomisar politik i kësaj zone. "Nuk shitet kali se pengohet për të parën herë". Asnjë nga anëtarët e Byrosë që ishin prezent nuk e aprovoi dëshminë e Hysni Kapos, por asnjë, dhe unë bashkë me ta, nuk e kundërshtoi atë. E. Hoxha ishte diktatori më i urrejtshëm e më shtypës, ishte organizator i sistemeve të goditjes me zona, me grupe shoqërore, me nacionalistët dhe komunistët. Enveristët i atribuojnë udhëheqësit të tyre të gjitha cilësitë e mira morale të një udhëheqësi. Unë, duke qenë kundërshtar i tij, nuk mund t'i atribuoj veçse cilësitë më negative që ka pasur ndonjëherë figura diktatoriale e të gjitha kohërave. I begatë ka qenë vendi ynë në nxjerrjen e udhëheqësve diktatorialë, si monarkisti konstitucional A. Zogu, pashallarët si A. Tepelena etj. E. Hoxha ishte i madh, se ishte i paturpshëm. Askush, veç logjikës satanike të këtij udhëheqësi, nuk do të mund të ideonte atë politikë që ndoqi sistemi ynë kundër gjithë botës, në emër të një populli aq heroik, i cili u dashka të rrojë me bar, të një populli që ka "çarë historinë me shpatë në dorë". Askush nga gjenerata jonë nuk mund të bënte atë që bëri Enver Hoxha, që të deklarohej e të paraqitej si i rrethuar, i izoluar, duke qenë ai vetë subjekti i këtij izolimi. Askush nga ne disidentët nuk do të guxonte ta bënte Shqipërisë pro sovjetike, pro kineze sot, për t'i deklaruar nesër si armiqtë më të tërbuar të vendit tonë.
    Në raportin e Byrosë Politike të Plenumit të 9-të, Hoxha deklaroi:
    1. "Është e vërtet se në Berat Liri Gegën e dënuam më shumë nga meritonte, por ajo me veprimtarinë që zhvilloi më vonë tregoi se e kishte të merituar dënimin që i dhamë ne".
    2. "Thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por çështja e rëndësishme është se të gjithë ata që u vranë nga ai ishin armiq".
    Në qershor të vitit 1955 E. Hoxha konkludoi me propozimin e tij: "Është e vërtetë se ne s'kemi sot prova për një dënim kaq të rëndë të B. Spahiut, por Partia me siguri do të na i japë këto prova". Kjo ishte një tendencë e degjenerimit të plotë të Zeusit të drejtësisë, një sfidë kundër tërë mendimit juridik të popullit. Dhe padrejtësitë nisën nga Mukja. Ajo u paraqit si disfata më e madhe e kohës dhe Ymer Dishnica u bë viktima e asaj kohe. Çfarë ka të vërtetë në gjithë këtë?
    Në plenumin e Helmësit u paraqit çështja e Mukjes, e oportunizmit të Beratit, përgjegjësia e Ymer Dishnicës në ndarjen e pushtetit dhe kompromisi i Gjin Markut me gjermanët. Dishnica dhe Gjin Marku ishin dy nga figurat e ndritura të Luftës Nacionalçlirimtare. Kam qenë unë ai që kërkoi në plenumin e Beratit largimin e Ymer Dishnicës nga Komiteti Qendror dhe kjo ishte për mua atëherë një domosdoshmëri e vetë jetës, një kërkesë e rrethanave, e kushteve ku kisha lindur, luftoja e punoja dhe jam përsëri unë ai disident që e hedh poshtë me përbuzje atë propozim dhe që rivendos në piedestal këto dy figura të ndritura të LANÇ. Fatkeqësisht propozimi im u pranua edhe nga Enver Hoxha. E s'kish si të ishte ndryshe. Në tërë jetën e tij, në të gjitha vendimet pro, kundra apo abstenime, E. Hoxha ka vepruar në këtë mënyrë nga baza oportuniste e sektare, nga baza e interesit personal të çastit apo të perspektivës. Kjo ka qenë një cilësi që e ka karakterizuar e që i ka dhënë epërsinë e diktatorit mbi disidentët e tij. Thonë në Mukje Ymer Dishnica ndau pushtetin me Ballin Kombëtar. Do të qe më mirë që ta kishte bërë, por Ymeri në Mukje veproi plotësisht sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Partia. Por këtë le të flas vetë Ymer Dishnica. Revizionimi i Beratit qe një përpjekje e Hoxhës për të nxjerrë veten e tij nga pozita e pulës së lagur. Në atë plenum u tha se E. Hoxha gjatë gjithë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë oportunist dhe sektar, veprimtari kjo nga të dy krahët e gabuar, dhe u sollën mjaft shembuj. Sejfulla Malëshova tha se Partia jonë ishte duke u shndërruar në një parti terroristësh. Jam një nga ata partizanë më të zjarrtë të Kongresit I, të atij kongresi që u cilësua kongresi i luftës kundër trockizmit dhe jugosllavëve. Në mbarim të seancës që u mbyll me diskutimin tim, Mehmet Shehu m'u afrua dhe më shtrëngoi dorën për atë diskutim, pastaj iu drejtua E. Hoxhës: "Ishte një diskutim që plotësoi analizën tënde të kongresit". Enverit iu errësua fytyra e nuk pipëtiu. Dy herë Enver Hoxha ka caktuar prokuror të dy gjyqeve më të rëndësishme historike të vendit tonë një injorant të fushës së drejtësisë si Bedri Spahiu. Herën e parë si prokuror të Gjyqit Special, për të dënuar të ashtuquajturin armiq të popullit dhe herën tjetër prokuror të Gjyqit të Koçi Xoxes. Sot ndihem i turpëruar që kam luajtur rolin e prokurorit të atyre gjyqeve. Komunistët e dinë pozitën time ndaj Kongresit I dhe ndaj Koçi Xoxes (që e kam nxjerr të pafajshëm në gjyqi kundër meje), dinë e dhe këngën që këndonte populli ato ditë të zhvillimit të Gjyqit Special: "Kush e çliroi Shqipërinë/ Koçi Xoxe me Partinë/ Kush e krijoi ushtrinë/, Enver Hoxha me Partinë,/ Tradhtarët porsi miu,/ i dënoi Bedri Spahiu".
    Sot unë do të thosha: "Shumë lavdi për njerëz të palavdishëm". Si prokuror i Gjyqit Special mu desh, në bazë të ligjit, të asistoja në ekzekutimin e 17 fatzinjve. U gjenda ndërmjet të dënuarve dhe skuadrës së pushkatimit. Kur komandantit i skuadrës së pushkatimit dha urdhër, një lëvizje u pa në rreshtin e të dënuarve, të cilët i kthyen krahët tytave të armëve siç kishte urdhëruar komandanti. Vetëm një njeri pati guximin t'i kundërvihet urdhrit. "Jo askush s'duhet të kthejë krahët nga tytat, pasi nga shpina vriten vetëm tradhtarët, dhe ne nuk jemi tradhtar. Këtë do ta vërtetojë historia". Ky ishte Bahri Omari, një burrë i zgjuar e patriot. "Tjetër rrugë do të marrin ngjarjet", iu përgjigja unë me bindje. Disa nga ata nuk dëgjuan, kurse të tjerët më besuan amanetet e tyre. Midis tyre, Javer Rushiti dhe Bishqemi kërkuan të ruhej paprekshmëria e familjeve dhe e fëmijëve të tyre. Unë, u thashë, e u garantova se familjet e tyre do të kishin në Shqipëri po atë trajtim që do të kishin të gjithë banorët. Sa besuan në këto slogane të Prokurorit të Gjyqit Special, një perëndi e di. Por ngjarjet u zhvilluan në një mënyrë të tillë që përgënjeshtruan deklaratat e mia dhe turpëruan deklaruesin dhe gjithë ata që pretendonin ndërtues të një Shqipërie të re e të lumtur njerëzore.

    Një ditë udhëtoja nga Tirana për në urën e Farkës. Në të zbritur të rrugës së Farkës, has një grup fshatarësh që bisedonin të eksituar me njëri-tjetrin. I them shoferit të ndalet dhe zbres e qepem në vendin ku ishin ata. Pranë tyre në tokë qe shtrirë një burrë i veshur me rroba ushtarake, pa grada dhe ngjante të ishte një oficer i vjetër i ushtrisë së Zogut. Afër trupit të të vdekurit gjendej varri i zbrazur, dhe aty ku fillonte varri, një pellg gjaku i freskët. "Vrisni sa të doni, por mos na përdhosni tokën tonë dhe mos na tmerroni fëmijët tanë"!- më tha një fshatar plak. Nga goja e tij mora vesh se në tokat e tij ishte varrosur trupi i personit të vrarë, të shtrirë përdhe. Lopa e fshatarit, duke kullotur kishte marre erën e gjakut të ngrohtë dhe kishte filluar të niste, siç bëjnë lopët në këto raste. Fshatari ishte afruar dhe gërmoi vendin ku ishte dheu i shkrifët, prej nga nxorën trupin e viktimës. Ne këto rrethana çfarë mund të bënte B. Spahiu që ishte në Prokurorinë e Përgjithshme në këtë "rifugium pecatorum"? Urdhërova shoferin të kthente makinën dhe "fluturova" drejt shtëpisë së E. Hoxhës. E gjeta Enverin ndanë zjarrit dhe i them i emocionuar, pa e përshëndetur: "Pa më tregoni, shoku Enver, sa kohë do të zgjas ky terrorizëm"? Ai u zverdh dhe filloi të çokanisë me mashën e tij të gjatë zjarrin që flakëronte në oxhakun e tij të bukur. U ktheva pa marrë as një përgjigje. Dola pa e përshëndetur, duke e lënë në të njëjtin pozicion. Ndan Bllokut, siç quhet sot, unë do ta quaja "Kremlini i Tiranës", kulloste dhentë Muhamet Karagjozi, një nga paria e madhe e qytetit të Gjirokastrës. Qenë dhëntë e fundit që i kishin mbetur pas rekuizimeve të vazhdueshme e të zgjatura. Ndeshet Enver Hoxha me këtë ish-aga dhe përqafohet me të si me një mik të vjetër, përmallohet dhe nga sytë i dalin lot nga mallëngjimi. Ku je, i thotë Muhametit, na ndau revolucioni. Ndërsa vazhdonte ta shtrëngonte në gji. Si t'ia vëmë emrin këtij takimi të mallëngjyeshëm me Muhamet Karagjozin? E pra, ky qe Enver Hoxha, një artist i madh, i aftë të angazhohej me mjeshtëri në të gjitha skenat e të dalë para publikut si përfaqësues autentik i çdo pjese si ushtrues i çdo roli.

    Vetëvrasja konsiderohej dhe dënohej si një akt i turpshëm

    Ç'ishte në të vërtetë vetëvrasja në atë kohë? Ishte një protestë e individit kundër dhunës dhe sundimit diktatorial. U hap fjala se u vra Nako Spiru. Fjala në veshin tim arriti në rrugët e thashethemeve dhe jo në rrugë zyrtare. Pyeta ku gjendej trupi i tij dhe për pak minuta u gjenda në dhomën e spitalit. Gjeta kirurgun dhe një grup gjermanësh (robër) me llërët e përveshura gati për transfuzion gjaku, dhe Nesti Kerenxhin (zëvendësministër i Brendshëm), me Kristo Themelkon. E pashë të udhës t'i drejtohem Nakos: "Do të shërohesh, ke për të parë". Ai ishte i plagosur në anë të zemrës, megjithatë unë besoja në atë që thashë. Por ai më hodhi një shikim plot kërcënim e përbuzje dhe më tha: "Jo, nuk do të shërohem dhe as dua të shërohem", dhe humbi ndjenjat. U shkëputa nga kjo sallë e përmortshme dhe u ktheva në shtëpinë e Enverit. Hyra brenda i pasuar nga Nesti Kerenxhi dhe Kristo Themelko. A ishte rastësi shkëputja e tyre nga shtrati i Nakos dhe ndjekja ime prej tyre deri në dhomën e Enverit? Këtë e dinë dy shokët në fjalë. Enverin e gjeta duke biseduar me Koçin për çështje të ndryshme. Unë u ula në një kolltuk aty pranë dhe fillova të shprehja e të argumentoja dyshimet e mia se N. Spiru nuk mund të kishte vrarë veten, por dikush e ka vrarë. "Ua, tha Koçi Xoxe, shiko ç'na nxjerr prokurori i Përgjithshëm!" "Sa të ketë nevojë vendi për një prokuror të Përgjithshëm, ia ktheva, do të ketë edhe variante të zbulimit të krimeve".

    Një herë në shtëpinë e E. Hoxhës hasa në një dokument që ka mundësi të jetë lënë aty me qëllim që ta lexoja unë. Aty jepeshin të gjitha përshëndetjet tona drejtuar Dushan Mugoshës që po largohej nga Shqipëria. Përshëndetja ishte e thjeshtë, por plot eufori për ndihmën e këtij militanti të vjetër të PK. Përshëndetja e Nakos ishte e një natyre tjetër. Ai hapte një çështje centrale të situatës, atë të biografisë së Enver Hoxhës dhe të rolit negativ të këtij intelektuali shqiptar në zhvillimin e LANÇ dhe në ndërtimin e vendit tonë. Përshëndetja e Nakos për punën e Mugoshës në Shqipëri zbulonte një të vërtetë të jetës shqiptare, sipas së cilës, diktatori nuk ishte ai që besohej të qe dhe që reklamohej në shtypin shqiptar. Vetëvrasja e Nakos ishte një protestë ala Nako Spiru kundër permanencës së një figure që ekzistonte në idealitetin e popullit tonë. E. Hoxha ishte shndërruar në një idhull dhe jetonte në sajë të idiolatrisë së masave të popullit tonë. Asnjë nga udhëheqësit e asaj kohe nuk do të mundte të jepte me një forcë vërtetësie figurën autentike të Hoxhës. Më 1946 kur frymëmarrja e popullit tonë dukej se po shuhej, unë lëshova kushtrimin me një promemorie të bërë në dy kopje, njërën prej të cilave ia dërgova E. Hoxhës dhe tjetrën Koçi Xoxes. "Kanë filluar, shkruaja, t'u marrin njerëzve edhe shtëpitë e tyre. Kështu ia morën një fshatari në Theth. Në Vasjar të Tepelenës një tregtari i kanë marrë tërë plaçkat e dyqanit të tij, ndër to edhe 8 sapunë me erë. Mos vallë ky ishte qëllimi i reformës sonë?" Disa ditë pas kësaj promemorie, që mbeti e papërfillur nga Enveri e nga Koci, unë u dërgova një tjetër. Është krijuar në vendin tonë një situatë e papërmbajtur në fushën e drejtësisë, shkruaja unë. Është Partia që gjykon e që merr vendime dhe jo gjyqet e Republikës. Kjo gjendje duhet të marrë fund sa më shpejt e ta kthejmë situatën në normalitet. Dhe aty shpjegoja si e mendoja unë rrugën për t'ia arritur këtij qëllimi. Një ditë shkova tek shtëpia e Hoxhës ku gjeta dhe Koçin. Po bisedonin. Kur unë u ula, Koçi tha si një vazhdim bisede të lënë përgjysmë a më saktë si ndërrim teme: "Të poshtër e të rrezikshëm janë këta priftërinjtë, të venë e të vënë armë në altarin e kishës...". Enveri përgjigjet: "Ata bëjnë punën e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytë parë tyre". "Jo, jo, tha Koçi nuk iu ka munguar vigjilenca organeve të Sigurimit, përkundrazi kanë qenë ata që e kanë zbuluar këtë krim të shëmtuar". Nga ky bisedim i të dyve kuptova se ata donin të më mbushnin mendjen jo për ekzistencën e një fakti, por të më bindur në vërtetësinë e një trillimi. Kur isha duke vuajtur dënimin tim 25-vjeçar në burgun e ri të Tiranës, një miku im shkodran, i burgosur politik, më tregoi: "Më 1948 në Shkodër është dënuar një grup antiparti, shumica e të cilëve ishin oficerë sigurimi që kishin marrë pjesë më parë në arrestime e dënime njerëzish e që dikur ishin mërzitur nga këto teprime. Në gjyq për ta u kërkuan dënime mesatare. Në pretencën e vetë prokurori i drejtohet Pjerin Kçirës: "Turp për ty, partizan, komunist, oficer, i vure njollë Partisë". Pjerini u ngrit dhe tha: "Për hir të asaj partie që thua ti, unë mbaj mbi ndërgjegje një njollë të madhe e një barrë të rëndë. Në filan natë, me udhëzim të Zoi Themelit me çelësa false kemi hyrë në kishën françeskane të Gjuhadollit dhe kemi futur prapa altarëve armë, dokumente e gjëra të tjera kompromentuese. Në mëngjes kemi rrethue vendin, kemi "zbulue" armët etj. Arrestuam shumë priftërinj françeskan, mjaft prej të cilëve edhe janë pushkatuar". Pas kësaj deklarate, gjyqi u mbyll. Seancën tjetër kryetari e ngriti dënimin, në dënim me vdekje. Pjerini u pushkatua për këtë dekonspirim. Ndodhesha përsëri në shtëpinë e Enverit, në një nga ditët që zhvillohej Kongresi I. Pas meje arriti Mehmet Shehu, i cili, para se të ulej, nxori nga çanta e vetë një letër të daktilografuar dhe ia vendosi në tryezë Enverit. "Lexoje, i tha, dhe firmose!" Letra u vu në tavolinë në të tillë mënyrë që të mund ta lexoja lirisht edhe unë, sigurisht kjo kishte qëllim. Ky ishte urdhër i Ministrisë së Brendshme që u dërgohej degëve të sigurimit në rrethe e që caktonte rregulla mbi përdorimin e torturave. Këtej e tutje, thoshte urdhri, nuk është e lejueshme tortura e të pandehurve pa marrë më parë autorizimin e ministrit. Autorizohet! Sekretari Politik i Partisë Enver Hoxha!

    Kongresi I ishte një ngjarje e madhe

    Në historinë e popullit tonë. Kurrë si atëherë nuk u ngritën të munduarit e fatkeqit në luftë kundër mizorive të një barbarie obskurantiste siç ishte Sigurimi i Shtetit. Hoxha i ngarkoi Koçi Xoxes gjithçka të keqe e që kishte bërë Arma e Sigurimit. Në këto rrethana kur punimet e Kongresit shkonin duke u mekur në sajë të ndërhyrjes së turpshme të Enverit, akti i paraqitur nga Mehmeti për të firmosur nga sekretari i Parë i Partisë e që e shndërronte Kongresin I, këtë eufori të kohës, në shumë zhurmë për asgjë, ishte tamam ajo që unë duhej për hakmarrje ndaj Enverit. Kur u dënova më 1958, në gjyqin tim unë e paraqita Enver Hoxhën si objekt të të gjitha fatkeqësive që i kishin ndodhur vendit tonë në vitet e socializmit, si përgjegjësin kryesor të këtyre dhe rehabilitova Koçi Xoxen. I thashë Siri Çarçanit, prokurorit të gjyqit se ishte e vërtetë që Koçi Xoxe kishte bërë të gjitha gabimet që i atribuoheshin, por ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat që i janë bërë, pasi të gjitha ato gabime ai ka bërë në marrëveshje dhe me Enverin. Ruaje, i thashë Siri Çarçanit, në sirtarin e tryezës tënde pretencën time, që po bën ti sot për Bedri Spahiun, pasi nuk do të jetë e largët dita kur këto dy pretenca historia do t'i flakë në koshin e plehrave. Pastaj vazhdova duke iu drejtuar trupit gjykues: "Kini parasysh se prokurori nuk është konsekuent me veten e tij. Ja duhet ta refuzoni kërkesën e dënimit të Bedri Spahiut me 25 vjet heqje lirie dhe të vendosni dënimin e tij me vdekje. Nëse ju vendosni dënimin tim me 25 vjet heqje lirie, kjo do të thotë se ju nuk keni guximin të kapërceni kufijtë e një vendimi që e keni në xhep, që është vendimi i Enverit, përderisa ai nuk më dënoi mua me vdekje, kjo do të thotë se pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun.
    Dëshmitarja e akuzës në këtë gjyq tha se unë e kisha njoftuar atë mbi të gjitha të fshehtat e Partisë. Ndërhyra, duke pyetur këtë dëshmitare: "A i kam folur dëshmitares për faktin se në Plenumin e 8-të E. Hoxha propozoi që të zgjidhej mareshali Tito si sekretar i Parë i KQ të Partisë Komuniste Shqiptare e se Koçi Xoxe kërcen përpjetë dhe i tha duke i u drejtuar plenumit: "Ç'na propozon kështu Enveri? Ne s'kemi nevojë për sekretar të Parë. Askush nuk ka shtruar zëvendësimin e Enverit, pra ai është dhe mbetet sekretari i Parë i Partisë. Përsa i përket propozimit për të vënë mareshalin Tito sekretar të Partisë sonë, unë them se ky propozim nuk ka vlerë nga ana parimore, se Partia jonë është e pavarur dhe si e tillë nuk mund të zgjedhë një sekretar që nuk është i Partisë sonë". Në vitin 1959, kur Bedri Spahiun e izoluan në një dhomë të një shtëpie të zakonshme të periferisë së Bllokut, pa lajmëruan familjen, Hoxha në prani të disa anëtarëve të Byrosë Politike i thotë një sovjetiku se kishin arrestuar Bedri Spahiun për disa dyshime që binin mbi të. Sovjetiku ia ktheu se kështu veprohej edhe në BS, në kohën e Stalinit, bile një anëtari të KQ i shkonte koka për gjëra të tilla, por tani nuk ndodh më kështu. Nuk dënohet më një anëtar i KQ vetëm pse dyshohet ose dha një mendim të ndryshëm. Shumë-shumë vetëm mund të përjashtohet, në rast se faktohet për çka akuzohet. Tri ditë më pas unë u lirova. Në këto rrethana që krijoi ndërhyrja e këshilltarit sovjetik, kuptohet se nuk mund të ekzekutohesha për çfarëdo akuze që të më bëhej. Arrestimi im ishte një ndalim "internim i izoluar", siç quhej. Më mbanin në Kalanë e Kaninës në Vlorë. U desh protesta ime drejtuar në tri kopje kryetarit të DPB Vlorë, Presidiumit të Kuvendit dhe Prokurorisë së Përgjithshme që ta bënin Kadri Hazbiun të ndryshonte opinionin dhe formën e atij burgu "siu generis" që kishte sajuar për mua. Shqipëria ishte katandisur në një qendër dezinformacioni ndërkombëtar të sovjetikëve. Më kujtohet që një herë Enveri më dha një informatë të marrë nga sovjetikët që t'ia jepja Thanas Nanos për ta transmetuar. Atëherë isha sekretar i agjitacion-propagandës. Nuk mbaj mend përmbajtjen e informatës, por më kujtohet se qe fjala që ATSH duhej të emetonte një lajm të marrë nga Zyrihu për diçka që diku kishte ndodhur. Ia dhashë këtë informacion fals Thanas Nanos dhe ai e dha si informatë të vërtetë të ATSH prej Zyrihut. Se sa të tilla informata ka dhënë ATSH, gjoja të marra nga vende të ndryshme të Evropës, këtë e di vetë Thanas Nano.

    Shqipëria nënë diktaturën e Enver Hoxhës


    Shqipëria nënë diktaturën e Enver Hoxhës u shndërrua sistematikisht në një pashallëk të Moskës staliniane, në një Vojvodinë dhe bregdeti i saj në një fushë minash për provokacionin e Titos. Unë përshëndes këtë vendim dhe jam gati të dëshmoj sot drejtësinë e një vendimi të tillë, në qoftë se është nevoja. Propaganda e Enver Hoxhës ka këmbëngulur vazhdimisht se shqiptarët nuk i kanë vendosur minat. Kjo është e vërtet, sepse minat nuk mund të t'i vinin shqiptarët, pasi nuk kishin nga ato, por i vunë jugosllavët me pëlqimin e Enver Hoxhës. Çështja e minave ka qenë një sekret shtetëror për ne dhe unë mund të akuzohem nga enveristët se sot po shkel këtë sekret. Por unë sot jam vendosur të shkel çdo sekret shtetëror të diktaturës dhe e ndiej këtë detyrë të qytetarit të çliruar nga të gjitha vargonjtë e diktaturës enveriane. Dihet se arkivat kanë një rëndësi kapitale për historinë e çdo populli. Të shpërdorosh në çdo mënyrë arkivat, është krimi më i madh që mund t'i bësh një kombi. Gjithë opozita përballohet sot, sikurse edhe dje, me kultin e Enverit. Unë mendoj se ajo do të vazhdojë gjithnjë të përballohet me këtë kult, sepse në qoftë se nuk hapen e nuk vihen në dispozicion të të gjithë popullit materialet e arkivave të shtetit, të Partisë, e sidomos të organeve të Sigurimit, në qoftë se nuk formohet ndërgjegjja e popullit mbi bazën e dokumenteve burimore e fakteve të realitetit enverist, atëherë ky Enver i diskretituar do të paraqitet nga simpatizantët e tij, sado të pakët, si viktimë e demokracisë, dhe kufiri i tolerancës do të kapërcehet në dëm të çështjes së demokracisë. Enver Hoxha, ky "teoricien" i madh i njeriut të ri shqiptar, ky partizan i zjarrtë i purifikimit të njerëzve nëpërmjet autokritikës, ky organizator i shpërnguljes së kuadrit për në bazë, si kusht i domosdoshëm që kuadri të gjallërohet, pastrohet, frymëzohet e burokratizohet nga fryma e shëndoshë e klasës punëtore, ishte po ai që kemi njohur të gjithë në praktikë, një demagogë i madh, një mashtrues po aq i madh, një falsifikator i historisë. Të vazhdosh të mbrosh Enverin do të thotë të mbrosh bëmat e tij, të marrësh përsipër të zezat e tij.

    Roli i personaliteteve në krye të pushtetit shtetëror


    Përsa i përket rolit të personaliteteve në krye të pushtetit shtetëror, unë kam arritur në të njëjtat konkluzione që ka arritur Shileri. Çdo udhëheqës pushteti sado i mirë që të jetë, do të shndërrohet në diktator, nëse i jepet pushtet i pakufizuar. Enver Hoxhës ia dhamë ne, shokët e tij, dhe këtu përgjegjësia jonë është e plotë. Përsa i përket konceptit të lirisë, unë bashkohem me mendimin e Engelsit, se liria është e drejta e informacionit të lirë, se vetëm informacioni i lirë formon atë ndërgjegje mbi të cilën ngrihet demokracia. Përsa i përket sundimit diktatorial të Hoxhës, unë konkludoj se asnjë kult personi të Enver Hoxhës nuk do të ishte i mundur, nëse nuk do mbështetej në cilësinë e popullit që ta ekzaltojë dhe në idolatrinë e vetë. Çdo popull i vogël apo i madh qoftë, ka në natyrën e vetë që të ekzaltojë udhëheqësit e vetë, qoftë popull i qytetëruar apo jo. Vetëm në fushën e kardinalizimit të pushtetit rezulton se demokracia dhe absolutizmi forma e regjimeve të prapambetura, se demokracia dhe absolutizmi, janë regjime tipike kauzave, dmth të atillë që janë të destinuar të jetojnë gjatë ose të zëvendësohen shpejt.

    Kongresistë!

    Qofshi komunistë me tesera të dorëzuara, qofshi komunistë me tesera në xhep, qofshi kundërshtarë të orëve të para të diktaturës së Hoxhës, unë ju përshëndes të gjithëve si pjesëtarë i lëvizjes demokratike në Shqipëri, por unë jam armiku më i tërbuar dhe më i papërmbajtshëm me diktaturën e Hoxhës e me atë vetë. Jam sot po ai rebeli i djeshëm i Labërisë që ngriti popullin në këmbë, e asaj Labërie në tërë zonën Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër, armik i përjetshëm i çdo lloj diktature. Si i tillë kam jetuar tërë jetën time e si i tillë jam persekutuar nga të gjitha regjimet në Shqipëri. Tani që lëvizja demokratike në Shqipëri është në hapat e para, partizanët e saj flasin për një komb e përjashtojnë nga ky komb të drejtën kombëtare të ballistëve, legalistëve apo të zogistëve, për të qenë pjesëtar të kësaj demokracie, të drejtën e këtyre shqiptarëve të kthehen në Atdheun e tyre, të shfaqin botëkuptimin e tyre lirisht dhe të kenë të drejtën t'i kërkojnë popullit shqiptar pushtetin në zgjedhjet e lira. Demokracia juaj është vetëm demokraci për ata që jetojnë në Shqipëri, brenda kufijve të vendit, pra është gjysmake. Demokracia që kërkon bota nga ne dhe interesi i vetë kombit është demokracia e plotë e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut. Unë nuk besoj se KSBE do ta pranoj këtë demokraci të cunguar në gjirin e vetë e nuk besoj se Evropa e sotme, e ngritur në këtë shkallë, të denjojë të ulet në tryezën e rrumbullakët me partnerë si Shqipëria e sotme e, në qoftë se e bën këtë, kjo do të jetë fillimi i mbarimit të Evropës së re. Unë e di se shumë nga komunistët dhe nga opozita do të jenë kundër pretendimit të një demokracie të tillë për tërë shqiptarët, për tërë kombin tonë; nëse ne nuk përdorim epitet e vjetra të Enver Hoxhës, do t'i quajmë këto pretendime si inoportunitete politike. Por unë dal nga burgjet e errëta të regjimit enverian, dhe jam shumë i preokupuar të them të vërtetat e asaj që do të vijë (ashtu si mendoj unë) se sa të vërtetat e sotme). Ju mund të thoni se unë mund të dua një demokraci edhe për kundërshtarët e mi të djeshëm. Unë do thosha diçka më tepër. Bedri Spahiu është kthyer në kristianizëm dhe predikon teorinë e Krishtit, po, po, të Muhametit, të Budës e të filozofisë fetare të gjithë njerëzimit. I tillë është Bedri Spahiu, që ka vuajtur mizoritë e diktaturës komuniste, diktaturës më të egër që ka parë toka shqiptare në historinë e saj.

    Kush ishte Bedri Spahiu

    Ka lindur më 13 korrik 1908, në lagjen "Palorto" të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t'u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923 mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasa që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-ës dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës së tij të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim - Dëbimeve. Bedri Spahiu ka qenë prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e Plenumit të vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq më 11 janar 1998.

    Ka thene per...

    Enver Hoxhen

    "Enver Hoxha është një njeri pa principe, dhe unë tregoj mospërfilljen time për të. Përderisa Enver Hoxha nuk do të më dënojë me vdekje, kjo do të thotë që pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun"

    Mehmet Shehun
    "Mehmet Shehu është një kriminel nga natyra, por të paktën është njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë"

    Ramiz Aline
    "Ramiz Alia doli më i fortë se mësuesi i tij, Enver Hoxha. Për mua ai ishte thjesht një mi gjirizi, që donte të bënte karrierë në atë kohë. Enver Hoxha ishte i keq, por më i keq na u shfaq pasardhësi i tij, Ramiz Alia"

    Marrë nga gazeta “Republika” e datës 6 qershor 1991

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. Historine ne Ballkan e Tregojne Gazetat
    Nga Duaje Siveten në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:22
  3. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  4. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •