
Postuar mė parė nga
LAINA
Musaka me perime te ndryshme
per 5-6 persona
patate 3-4 kokrra mesatare, 2 patellxhana, 2-3 kunguj te njome.
mish i grire350gr., qepe 1-2 kokrra, 2-3 htelpinj hudher, 2-3 domate ose salce, kripe, piper, dafine, majdanoz i grire holle.
per salcen beshamel: 1 l qumesht, 5 luge gjelle miell, 4 kokrra veze, 2-3 luge gjalpe, kripe,
Ne nje tenxhere kaurdisim qepet me mishin dhe erzat, shtojme domaten ose salcen, dhe e leme te zieje, sipas deshires mund ti shtohet dhe nje gjysme gote vere dhe uje gjate zierjes. Duhet qe ne fund te zierjes masa te mos ngelet shume e lengshme.
Nderkohe qerojme dhe grijme patatet ne feta te holla, 3-4 mm, i sperkasim me pak vaj dhe kripe dhe i gjysme-pjekim ne furre per rreth 15-20 min. Njelloj veprojme edhe per patellxhanet, te cilet pasi i presim ne feta te holla gjatesore i vendosim per 15 min. ne uje me kripe, pastaj i shpelajme dhe shtrydhim dhe i pjekim per pak minuta ne furre duke i sperkatur me pak vaj, edhe kungujt po ashtu. Ne nje tave shtrojme ne fillim nje shtrese me patatet qe kemi pergatitur, hedhim gjysmen e mishit te grire te pergatitur dhe e sperkasim me majdanoz dhe me djathe te bardhe nese kemi deshire, pastaj shtrojme ne nje shtrese patellxhanat e pergatitur, perseri mishin e ngelur dhe majdanoz dhe ne fund kungujt. kesaj tave i hedhim siper salcen beshamel te pergatitur si me poshte:
Veme te zieje trecerekun e qumeshtit ndrkohe qe ne nje tas perziejme miellin me qumeshtin e ngelur. Kur qumeshti tjeter te kete zier e hedhim ne te miellin e tretur dhe e trazojme shpejt me nje rrahese(tel) ose spatul derisa te krijohet nje krem i trashe, shtojme kripe sipas deshires dhe gjalpin, dhe pasi ta kemi hequr tenxheren menjane shtojme nje nga nje edhe vezet. Mund te shtojme arre moskat per arome(nutmeg).
Salcen e mesiperme e hedhim mbi perimet e pergatitura, i grijme persiper pak djathe kackavall dhe e pjekim per 30-40 minuta ne furre te nxehur paraprakisht ne 220 grade.
(receta tradicionale kerkon qe perimet te skuqen ne tigan me yndyre, por une e kam transformuar pakez per hir te yndyres se tepert)
Krijoni Kontakt