Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14

Tema: Supat

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime

    Supat

    S U P A T

    Supat zakonisht pėrgatiten me lėng mishi ose pule.
    Mund tė pėrdoret dhe uji ku janė zier makaronat, pata-
    tet, spinaqi dhe banshtet e tjera, sepse kėto lengje janė
    tė pasura me lėndė ekstraktive, kripra minerale dhe lėndė
    te tjera ushqimore tė vlefshme pėr organizmin e njeriut.

    Lėndet ekstraktive dhe lėngu 1 mishit i japin supės
    aromė dhe shije, e cila ngacmon organet e tretjes dhe si
    rezultat ndihmon nė pėrvetėsimin e ushqimit nga orga-
    nizmi i i njeriut. Nga mėnyra e pėrgatitjes supat ndahen
    nė tri grupe supa tė ziera bashkė me garniturė (pjesa
    e ngurtė e supės), supa krem dhe supa tė kthjellėta. Su-
    pat gjithnjė duhet tė jepen tė nxehta jo mė pak se 80-
    -85°.

    Si pregatitet njė lėng mishi ose kockash i zakonshėm

    Lėngu i mishit del mė i shijshėm nga mishi ose koc-
    kat e lopės dhe tė viēit, bile ėshtė mė i shijshėm dhe mė
    aromatik kur pėrgatitet nga pjesa e gjoksit. Kockat copė-
    tohen nepėr kyēe, shpėlahen dhe vendosen nė fund tė
    tenxheres, mbulohen me ujė tė ftohtė dhe vihen nė zjarr
    tė fortė derisa tė marrin valė. Hiqet shkuma dhe lihet tė
    ziejė nė zjarr tė avashėm. Nė mes tė zierjes shtohen
    lėndė aromatike si qepė mundėsisht tė pjekura. mbi
    sobė, karota, rrėnjė selmo, fletė dafine, piper i zi dhe
    pak kripė. Lihen tė ziejnė rreth 2-3 orė nė zjarr shumė
    tė avashėm. Nė rast se lėngu vlohet nė zjarr tė fortė
    ai turbullohet dhe humbet shijen. Pėr tė shkurtuar kohėn
    e zierjes sė kockave mund tė pėrdoret tenxherja me
    presion. Ndėrsa nė tenxhere tė zakonshme mishi zien pėr
    2-3 orė, nė atė me presion nė zjarr tė avashėm zien pėr
    30 min - 1 orė. Lėngu i pėrgatitur nga zierja e kockave, ku-
    llohet dhe pėrdoret pėr supė. Nė rast se sė bashku me
    kockat ka dhe copa mishi, atėherė mishi hidhet nė ten-
    xhere nė gjysmėn e kohės sė zierjes sė kockave, pasi do
    mė pak kohė pėr tu zier. Pėr tė provuar nėse mishi
    ėshtė zier shpohet me pirun; nė rast se piruni hyn e
    del lirisht atėherė mishi ėshtė gati.

    Lėngu i shpendėve zien njėlloj si ai i mishit, por me
    afat kohe mė tė shkurtėr.

    Nganjėherė nė supat pėrdoret edhe lėngu i peshkut,
    i cili mund tė pėrgatitet nga peshq qė nuk kanė erė tė
    rėndė, si qefulli, levreku, kocja, etj, ndėrsa krapi, kubla,
    ngjala, nuk kėshillohen. Gjithashtu lėngu i peshkut me-
    rret dhe nga pjesėt si koka, bishti, fletėt, etj. Nė tenxhere
    vendosen mbeturinat e peshkut, kurse sipėr copat e tij
    tė pastruara, qepė tė pjekura mbi sobė, karota, rrėnjė
    majdanozi, selino. fletė dafihe, piper kokėrr dhe ujė.
    Tenxherja vendoset nė zjarr tė fortė derisa tė marrė
    valė. Nė fillim ajo duhet tė mbulohet me kapak { cili
    hiqet pasi tė ketė marrė valė. Lėngu pastrohet nga shkuma
    dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė avashėm pėr 20-30 minuta;
    kullohet dhe pėrdoret pėr supė.

    a) SUPA TE ZIERA ME GARNITURĖ

    Kjo llo] supe pėrgatitet me lėng mishi, kockash, lėng
    perimesh, makaronash, peshku etj. Nė lėngun e vluar
    hidhen produktet. Nė mes tė zierjes disa supa rregullo-
    hen me salcė, me perime tė kaurdisura ose miell tė kaur-
    disur, disa tė tjera nė fund tė zierjes priten me vezė e
    limon. Zarzavatet per kėto lloj supash, zakonisht priten
    me vezė e limon. Zarzavatet pėr kėto lloj supash, zakonisht
    priten nė formė kubike. Gjatė hedhjes sė zarzavateve duhet
    tė kihet parasysh koha e zierjes sė tyre, qė ato tė bėhen
    gati nė njė kohė.

    Produktet e ziera mė tepėr ose mė pak e keqėsojnė
    shijen e supės. Mė poshtė po japim njė tabelė e cila do
    tė shėrbejė si orientim pėr radhėn e hedhjes sė produk-
    teve gjatė gatimit (duke u nisur nga koha e zierjes sė
    tyre).

    Lulelakėr 12-25
    Patate kokėrr 20-30
    Patate tė prera 12-15
    Perime tė kaurdisura 10-12
    Spinaq 5-8
    Lakėr e bardhė 25-30
    Bishtajė jeshile 12-15
    Biz&Ie jeshile 8-10
    Makarona fidhe 5-7
    Makarona tė imėta 8-12

    (elbare)
    Makarona spageti 25-30
    Oriz 25-30

    Gjatė ndarjes nė pjata nė shumicen e supave hidhet
    majdanoz ose kopėr e grirė imėt. Jeshillėqet jo vetėm qė
    zbukurojnė pamjen e supės, por dhe e pasurojnė atė me
    aromė dhe vitamina.

    Nė kėtė grup hyjnė sup me oriz, makarona, perime,
    fasule dhe shumė tė tjera.


    Supė orizi me vezė dhe limon
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė lėngun e mishit ose nė ujė tė vluar hidhet orizi
    i larė e i pastruar, kripa, dhe lihet tė ziejnė nė zjarr te
    avashėm rreth 30 minuta. Nė fund supės i shtohet pak
    lėkurė limoni e grirė me rende; i jepet njė valė, hiqet nga
    zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me tė verdhėn
    e vezėve. Pėr kėtė, nė njė enė porcelani hidhet e verdha
    e vezės, rrihet mirė, dhe duke e rrahur i shtohet. lėng
    limoni, ose limontoz i tretur nė ujė dhe pak e nga pak
    lėng supe, Nė fund megullohet me majdanoz tė grirė
    hollė dhe piper tė zi, sipas dėshirėis.

    Pėr 4-5 persona duhen

    Lėng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugė gjelle, gjalpė 50 gr
    ose 1 lugė gjelle, 1 tė verdhė veze, 1/2 kokėrr limon,
    majdanoz, kripė, piper i zi.


    Supė orizi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė lėngun e mishit ose nė ujė iė vluar hidhet orizi
    i pasiruar e i larė. Pas 10 mmutash vlimi shtohen qepė,
    karota e rrėnjė majdanozi tė kaurdisura me gjalpė; hi-
    dhet kripė dhe vazhdon zierja 15-20 minuta tė tjera,

    derisa orizi tė jetė gati. Nė fund supės i hidhen jeshilleqe
    tė grira hoUė dhe piper.

    Pėr 4-5 persona duhen

    Lėng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugė gjeUe, 1 kokėrr qepė,
    2-3 karota, majdanoz, gjalpė 50 gr, kripė, piper tė zi.


    Supė orizi me domate ose salcė
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė njė tigan me gjalpė kaurdisen qepė tė grira hollė
    deri sa tė zverdhen pak, pastaj hidhen domate tė grira
    (tė cilave u eshtė hequr cipa) ose salcė domafcesh, kaur-
    disen dhe 2-3 mmuta tė tjera dhe hiqen nga zjarrl.

    Nė lėngun e mishit ose nė ujė tė vluar hidhet orizi
    i larė e i pastruar dhe pas 10 mmutash vlimi hidhet
    kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen nė zjarr tė java-
    snėm pėr 15-12 minuta tė tjera derisa supa tė jetė gati.

    Nė fund ajo rregulloh.et me majdanoz tė grirė imėt dhe
    piper tė zi.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    Lėng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugė gjelle, 1 qepė, 2-3

    domate ose gjysmė lugė ;gjelle salcė, gjalpė 50 gr,
    kripė, piper, majdanoz. ;


    Ēorbė omi me gjoks dashi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Mishi i dashit ose i deles, niundėsisht pjesa e gjoksit,
    pritet nė copa kubike tė vogla dhe vihet tė ziejė. Pasi tė.
    ketė marrė valė, hiqetshkuma dhe lihet to ziejė nė zjan
    tė javashėm rreth 1 orė. 1 shtohet oriz si dhe qepė tė
    grira hollė. Ziejnė pėr 30 minuta tė tjera derisa orizi tė
    jetė gati. Veēan, nė njė tigan me gjalpė, shtohet dhjamė
    dashi i prerė nė copa tė vogla, kaurdiset pak, shtohen do-
    mate tė grira hollė, tė pastruara nga cipa, ose salcė doma-
    tesh dhe spec djegės. Tigani hiqet nga zjarri dhe pėrzi-
    het me hudhra tė shtypura. Nė kėtė pėrzierje hidhet
    pak nga pak lėng supe dhe kur salca ėshtė gati hidhet
    nė supė. Supa vihet pėrsėri tė marrė njė vale dhe pas
    kėsaj ėshtė e gatshme. Gjatė ndarjes nė pjatė hidhet maj-
    danoz e kopėr e grirė imėt.

    Pėr 4-5 persona duhen

    mish dashi 300 gr, oriz 3 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr,
    gjalpė 50 gr, ose 1 lugė gjelle, dhjamė dashi 50 gr,
    hudhra 3-4 thelpinj, 2 kokrra domate, spec djegės,
    kopėr, majdanoz.


    Supė magjerica
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kjo supė pėrgatitet me tė brendshmet e bagėtive tė
    imta, me pėrjashtim tė plėncit. Nga koka dhe kėmbėt
    mund tė pėrgatitet lėng, ndersa nė mungesėtė tyre mund
    tė pėrdoret ]ėng mishi i zakonshėm ose ujė.

    Tė brendshmet shpėlahen dhe pėrvėlohen me ujė tė
    vluar, kullohen dhe priten nė copa tė vogla kubike. Nė
    tenxhere me gjalp kaurdisen tė bardhat e qepėve tė njo-
    ma derisa tė vyshken, por tė mos marrm ngjyrė, shto-
    hen tė brendėshmet, kaurdisen pak, shtohet lėngu i tyre
    dhe kur tė marrė vaė hidhet orizi i pastruar e i larė.
    Supa lihet tė ziejė derisa orizi tė jetė gati, rregullohet me
    kripė, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash bėhet me
    vezė e limon. Nė fund tė supės i hidhet kopėr e grirė
    hollė dhe piper i zi i bluar.

    Nė qoftė se kemi lėng koke e kėimbėsh, atėherė ato
    pastrohen nga tuli i cili copėtohet dhe hidhet nė supė.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    tė brendshmet 250-300 gr, gjalpė 50 gr, ose 1 lugė
    gjelle, oriz 3 lugė gjelle, qepė tė njoma 2-3 copė,
    vezė 1 kokėrr, limon 1/2 kpkrre, kopėr, piper i zi.


    Supė me makarona
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė lėngun e mishit qė vlon hidhet kripė dhe maka-
    rona tė copėtuara ose makarona tė vogla; ziejnė derisa
    tė jenė gati; pastaj supa rreguHohet me vezė e limon, i
    hidhet majdanoz 1 grirė imėt, piper i zi i bluar dhe
    gjalpė i skuqur pak. Slpas dėshirės mund tė hidhen dhe
    2 lugė kaēkavall tė grirė nė rende.

    Pėr 4-5 persona duhen

    Leng mishi 1,5 litra, makarona 1 gotė, gjalpė 50 gr,
    vezė i kokėrr, kripė, piper, majdanoz.


    Supė makaronash me perime
    --------------------------------------------------------------------------------

    Karotat, majdanozi, selinoja dhe pjesa e bardhė e
    preshit kaurdisen me yndyrė, shtohen domate te freskė-
    ta tė qėruara nga cipa ose salcė. Kėto hidhen ne lėng
    mishi tė vluar. Sa tė marrin valė shtohen makarona tė
    copėtuara ose tė vogla, qė lihen tė vlojnė 35-40 minuta
    ne zjarr tė javashem. Nė fund tė zierjes shtohen maj-
    danoz i grirė imėt dhe piper i zi.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi 1,5 litra, makarona 1 gotė, gjalpė 50 gr,
    karota 2-3 copė, qepė 1 kokėrr, majdanoz, selino,
    kripė, piper.


    Supė me petė dore (makarona tė shtėpisė)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Zakonisht kjo supė pėrgatitet me leng pule. Mishi
    i pulės pas zierjeg copėtohet dhe hidhet nė supė.

    Karotat e pastruara dhe qepa ,e grirė hollė kaurdisen
    me gjalpė ose me dhjamė pule dhe hidhen nė lėngun e
    vluar ku shtohen petėi e dorės sė cilat janė pėrgatitur
    qė mė pėrpara; hidhet kripė, piper, fletė dafine dhe li-
    hen tė vlojnė 15-20 mi.nuta. Para ndarjes nė pjata supės
    i hidhet majdanozi i grirė hollė.

    Petėt e dorės pregatiten kėshtu mielli i situr vendo-
    set nė tavolmė; nė mes hapet njė gropė ku hidhen vezė
    dhe pak ujė i ftohtė (pėr 1 vezė -1/4 gotė ujė). Pastaj
    shtohet kripė dhe zihet njė brumė i fortė. Brumi duhet
    tė punohet mirė sa tė mos duket asnjė vrimė gjatė pre-
    rjes. Brumi duhet tė hapet pas 15-20 minutash nė peta
    me trashėsi 2-3 mm, tė cilat lyhen me miell dhe priten
    nė shirita me gjerėsi 5-6 cm. Shiritat vendosen njėri mbi
    tjetrin 5-6 shtresa dhe priten nė fije tė holla tė cilat
    thahen pak dhe hidhen nė supė.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi 1,5 litra, karota 2-3 copė, qepė 1 kokėrr.

    gjalpė 50 gr dhe pak majdanoz.

    Pėr petat — miell 1,5 gota uji, vezė 1 kokėrr, kripė.


    Supė patatesh
    --------------------------------------------------------------------------------

    Supė patatesh mund tė pėrgatitet me lėng mishi,
    peshku ose me ujė. Kjo supė pėrgatitet vetėm me pa-
    tate por mund ti shtohen fasule ose bizele.

    Qepėt, karotat, selinoja dhe majdanozi grihen hollė
    kaurdisen me gjalpė ose me yndyrė. Nė fund tė kaurdi-
    sjes shtohet salcė ose domate tė freskėta tė qėruara nga
    cipa.

    Patatet pastrohen, lahen dhe priten nė kubikė tė ve-
    gjėl. Nė lėngun e vluar hidhen perimet e kaurdisura dhe
    pasi marrin valė shtohen patatet dhe zihen 15-20 minu-
    ta. Nė fund tė zierjes shtohet kripė, majda<noz i grir.ė
    imėt dhe piper i zi.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi 1,5 litra, patate 750 gr (6-7 kokrra mesa-
    tare), q&pė 1 kokėrr, fcarota 2-3 copė, selmo 1 ko-
    kėrr, majdanoz 2-3 rrėnjė, domate 3-4 kokrra ose

    45

    salcė domatesh 1/2 lugė gjelle, gjalpe 50 gr, ose
    yndyrė 1 filxhan kafeje, kripė, piper.


    Supė patatesh me frikadele
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kjo supė pėrgatitet si ajo e mėsipėrmja, por kur
    hidhen patatet hidhen edhe frikadelet (qofte tė vogla sa
    njė kokėrr ulli).

    Pėr qoftet mishi i viēit grihet nė makinė 2 herė
    sė bashku me qepėt. Shtohet kripė, piper 1 bluar dhe tė
    bardha vezėsh; pėrzihen mirė dhe ndahen nė copa tė
    vogla.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, patate 6-7 kokrra, qepė
    1 kokėrr, karota 2-3 copė, selino 1 kokėrr, domate
    3-4 kokrra ose salcė 1/2 lugė gjelle, gjalp 50 gr,
    ose yndyrė 1 filxhan kafeje.
    Pėr qoftet mishi viēi ose derri 200 gr, qepė 1 ko-
    kėrr, tė bardha veze 1 kokėrr, kripė, piper i zi.


    Supė patatesh me lėpjetė
    --------------------------------------------------------------------------------

    Qepėt, preshtė, karotat dhe rrėnjėt e selinos grihen
    hoUė, kaurdisen m.e gjalpė; patatet pastrohen, lahen dhe
    priten nė copa kubike, ndėrsa lėpjeta lahet mirė dhe
    pritet nė 2-3 copa secila. Nė lėng tė vluar hidhen pc-
    rimet e kaurdisura sa tė marrin valė, shtohen patabet
    dhe vlohen 10-15 mmute. Pesė minuta para mbarimit tė
    zierjes hidhen gjethet e lėpjetės dhe kripė. Nė fund supa
    rregullohet m.e majdanoz tė grirė hollė e piper tė zi.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, patate 4-5 kokrra, qepe 1
    koteėrr, karota 2-3 copė, rrėnjė selino 1 kokėrr,
    presh 2 copė (pjesa e bardhė), yndyrė 50 gr, lėpjetė
    500 gr, kripė, pifper, majdanoz.


    Supė patatesh rne oriz ose me makarona
    --------------------------------------------------------------------------------

    Qepet,preshtė, karotat dhe selinoja priten nė copa
    tė vogla e kaurdisen; u shtohen domate ose salcė dhe
    lihen nė njė anė. Orizi i larė e i pastruar ose makaronat
    hidhen nė lėng mishi ose nė ujė. Nė mes tė zierjes sė tyre
    shtohen perimet e kaurdisura dhe patatet e prera nė ku-
    bikė tė vegjėl. Lihen tė ziejnė edhe pėr 20-25 minuta, i
    shtohet kripė dhe nė fund majdanoz i grirė imėt. Kur
    ndahet nė pjiata i hidhet piper i zi.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, vaj 1 filxhan kafeje, qe-

    pė 1 kokėrr, presh 2 copė karota 2-3 copė, njė rrė-
    njė selino, domabe 2-3 kokrra ose salcė 1/2 lugė,

    patate 4-5 kokrra, 1 filxhan kafeje oriz ose 3/4

    gotė ēaji makarona.


    Supė fasulesh pa salcė
    --------------------------------------------------------------------------------
    Fasulet e partruara e tė lara vendosen pėr tu zier?
    Pas 30 mmuta zierje i derdhet uji dhe hidh©t leng mi-
    shi ose ujė tjetėr i nxehtė. Gjysmė ore para pėrfundimit
    tė zierjes sė fasules shtohen, qepė, karota, selino tė prera
    .nė copa kubike tė vogla, spec djegės dhe njė sasi vaj
    ulliri. Lihen qė tė ziejanė derisa tė jenė gati pastaj rre-
    gullohen me kripė, piper, e majdanoz tė grirė hollė. Su-
    pa vendoset nėpėr pjata dhe hidhet vaj ulliri sipas dė-
    shirės mund tė shtohen hudhra tė shtypura.

    Pėr 4-5 persona duhen

    fasule 1 fflxhain ēaji, vaj ,5 lugė, qepė 1 kokėrr,
    karota 2-3 copė, selino 1 rrėnjė, kripė, piper, maj-
    danoz.


    Supė fasulesh me salcė
    --------------------------------------------------------------------------------

    Fasulet e pastruara, lahen dhe zihen rreth 3.0 mi-
    nuta. Derdhet uji dhe hidhet lėng mishi ose ujė i nxeh-
    te,shtohet pak vaj dhe njė pjesė e perimeve karota, sere
    tė prera nė formė kubike, ndėr&a pjesa tjetėr e pe-
    rimeve tė prera kaurdisen me yndyrė. Nė fund tė kaur-
    disjes shtohen domate tė freskėta tė cilave u ėshtė hequr
    cipa ose salcė. Kėto i hidhen fasuleve nė fund tė zierjes.

    Supa rregullohet me kripė, piper, majdanoz dhe spec
    tė kuq djegės, sipas deshirės.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    fasule 1 filxhan ēaji, vaj 4-5 luge, qepė 1 kokėrr,
    karota 2-3 copė, selino 1 kokėrr, 2-3 domate ose
    1/2 lugė salcė, kripė, piper, majdanoz spec.


    Supė orizi me fasule
    --------------------------------------------------------------------------------

    Fasulet e thata pastrohen, lahen dhe vihen tė ziejnė.
    Nė njė tenxhere tjetėr me yndyrė, kaurdisen qep&t e gri-
    ra hollė, shtohen domate tė prera nė kubikė tė vegjėl ose
    pak salcė domatesh dhe kaurdisen 2-3 minuta tė tjera.

    Pastaj shtohet lėng mishi ose ujė dhe sa tė marrė
    valė hidhet orizi ose makaronat e copėtuara; rregullohet
    me kripė, shtohen fasulet e ziera dhe vazhdon zierja,
    derisa supa tė jetė gati. Nė fund supa rregullohet me
    piper tė zi e majdanoz tė grirė hollė.

    Pėr 4-5 persona duhen

    fasule 1/2 filxhan ēaji, oriz 1 filxhan kafeje, qepė
    1 kokėrr, ydyrė 50 gr, domate 2 kokrra ose salcė

    1/2 lugė, piper, majdanoz.


    Supė perimesh me makarona ose oriz
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lėngun e m.ishit ose nė ujė tė vluar me kripė hi-
    dhen makarona ose oriz; pas 15 minutash shtohen pa-
    tate tė prera nė kubikė tė vegjėl; mashurka, bizele tė
    njoma dhe perime tė kaurdisura (qepė, karota, selino,
    domate tė freskėta). Tė gjitha kėto ziejnė sė bashku g.ėr
    10-15 minuta nė zjarr tė ngadalshėm, rregullohen me
    kripė, piper e majdanoz tė grirė hollė

    Pėr 4-5 persona duhen

    oviz. 1 filxhan kafeje ose makarona 1/2 filxhan ēaji,
    yndyrė 50 gr ose 1 filxhan patate 2-3. kokrra, qepė
    1 kokėrr, karota 2-3 copė, selino 1 kokėrr (rrėnjė), bi-
    zele tė njoma 1/2 filxhan ēaji, mashurka tė njoma
    8-10 copė, domate 2 kokrra, piper, kripė, majdanoz.


    Supė perimesh me makarona ose oriz
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lėngun e m.ishit ose nė ujė tė vluar me kripė hi-
    dhen makarona ose oriz; pas 15 minutash shtohen pa-
    tate tė prera nė kubikė tė vegjėl; mashurka, bizele tė
    njoma dhe perime tė kaurdisura (qepė, karota, selino,
    domate tė freskėta). Tė gjitha kėto ziejnė sė bashku g.ėr
    10-15 minuta nė zjarr tė ngadalshėm, rregullohen me
    kripė, piper e majdanoz tė grirė hollė

    Pėr 4-5 persona duhen

    oviz. 1 filxhan kafeje ose makarona 1/2 filxhan ēaji,

    yndyrė 50 gr ose 1 filxhan patate 2-3. kokrra, qepė
    1 kokėrr, karota 2-3 copė, selino 1 kokėrr (rrėnjė), bi-
    zele tė njoma 1/2 filxhan ēaji, mashurka tė njoma
    8-10 copė, domate 2 kokrra, piper, kripė, majdanoz.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Supė perimesh me panxhar (borsh)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė filliin pėrgatiten perimet panxhari i kuq lahet,
    pastrohet dhe pritet nė formė fijesh tė holla, vendoset nė
    njė tenxhere me pak ujė dhe zien nė zjarr tė javashėm
    rreth 30 minuta. Nė fund tė zierjes shtohet uthull me
    qėllim qė tė forcohet ngjyra. Nė tigan kaurdisen qepėt,
    karotat dhe rrėnjėt selinoje tė grira nė formė fijesh;

    pastaj shtohen domate tė qėruara nga cipa ose salcė do-
    matesh. Nė qoftė se supa bėhet pa lėng mishi d.m.th. me
    ujė, atėherė nė fund tė kaurdisjes, peri.meve u hidhet
    pak miell, pastaj domabet ose salca. Sipas dėshirės se
    bashku me perimet mund tė kaurdisen salēiēe ose pro-
    shutė e prerė nė copa tė vogla, tė cilat pėrmirėsojnė
    shijen e supės.

    Nė tenxhere me lėng mishi ose ujė tė vluar hidhet
    lakra e bardhė e grirė nė formė fijesh, pas 5 mi.nutash
    patatet e prera nė kubikė. Lihen tė ziejnė 10 minuta dhe
    shtohen perimet e kaurdisura, kripė, piper, e fletė dafine.
    Lihen tė ziejnė derisa tė jenė gati.

    Pastaj supa hiqet nga zjarri, pėrzihet ine panxharin
    e stufuar, shtohet uthull tjetėr dhe rregullohet me maj-
    danoz tė grirė hollė. Supa ėshtė mė e shijshme 3-4 orė
    pas pėrgatitjes, ose tė nesėrmen, vetėm se duhet tė ki-
    het parasysh qė gjatė ngrohjes tė mos vlohet, sepse hum-
    bet ngjyra e kuqe e panxharit.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, panxhar 2-3. kokrra,
    uthull 2-3 lugė, yndyrė 50 gr ose 1 filxhan kafeje,
    qepė 1 kokėrr, karota 2-3 copė, selino 1 kokėrr tė
    vogėl, domate 3 kokrra, lakėr 250 gr, patate 2-3
    kokrra, miell nė rast nevoje 1 lugė kafeje, kripė, pi-
    per, majdanoz, 1 fletė dafine.


    Sbėnim Nė supėn borsh..mund te shtohen fasule tė ziera,
    copa mishi tė ziera dhe dhjamė dėrrtė skuqur duke he-
    dh.ur nė fund tė zi.erjes dhe hudhra.


    Supė me lakėr tė freskėt
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lakra e bardhė pritet nė fije tė holla ose nė copa
    katrore. Zarzavatet e tjera priten nė formė fijesh ose
    rripi, ndėrsa patatet .nė kubikė mesatarė. Nė lėngun e
    mishit ose nė ujė tė vluar hidhet lakra e prerė dhe pas
    5 minutash vlimi shtohen patatet. Nė tigan me yndyrė
    kaurdisen qepėt, karotat, selinoja e grirė hollė, dhe pak
    miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dbe sė-
    bashku hidhen nė supė. Zarzavatet e kaurdisura hidhen
    10 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė supės. Nė fund
    shtohet kripė, paper 1 zi, dafmė dhe majdamoz i grirė
    hollė. Kjo lloj supe ėshtė mė e shijshme kur rri 4-5 orė,
    (por jo nė zjarr).

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi 1,5 litra, aker e freskėt 500 gr, yndyrė
    50 gr, patate 2-3 kokrra, karota 2 copė, qepė 1 ko-
    kėrr, selino 1 kokėrr, . domate 2-3 kokrra, niiell 1
    lugė kafeje, kripė, piper, fletė dafme, majdanoz.

    Supė me lakėr turshi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lakra turshi selekslonohet, lahet dhe po tė jetė shu-
    mė e tharta tė mbahet 1-2 orė nė ujė tė ftohiė, shtrydhet dhe
    grihet hollė. Pastaj vendoset nė injė teaixhere tė vogel,
    shtohet pak lėng mishi o&e ujė, pak yndyrė, mbulohet me
    kapak dhe lihet tė ziejė. Nė njė tenxhere tjetėr kaurdi-
    sen qepėt, karotat, selinoja, i shtohen domatet ose pak
    salce, lėngu i mishit sa tė marrė valė, patatet e prera nė
    kubikė tė vegjėl dhe pas 10 mmutash zierje hidhet lakra
    e stufuar. .

    Duhet tė kihet parasysh se patatet nuk ziejnė nė lėn-
    gun e lakrės turshi, prandaj duhet tė ziejnė veē. Nė rast
    se supa zihet pa patate, atėherė zarzavatet e kaurdisura
    hidhen drejtpėrdrejt nė lakėr sė bashku me sasinė e len-
    gut tė mishit ose tė ujit tė nevojshėm pėr supė. Nė fund
    . tė zierjes supa rregullohet me kriipe, piper, fletė dafine
    dhe majdanoz e kopėr tė grirė hollė.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lakėr turshi 500 gr, patate 2-3 kokrra, karota 2-3
    copė, selino 1 kokerr, domate 2-kokrra ose 1/2 lugė
    salcė, yndyrė 50 gr kripė, piper, fletė dafine e maj-
    danoz i grirė holė.


    Supė me perime
    --------------------------------------------------------------------------------

    Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashur-
    kat e njoma, pastrohen e priten ne copa kubike mesatare;
    veē pastrohen bizelet e njoma kokėrr.
    Nė tenxhere me yndyrė kaurdiset qepa, shtohen ka-
    rotat, kungulleshkat, selinoja. Pas kaurdis]es shtohen do-
    matiet e freskėta tė grira hollė ose pak salcė. Nė peri-
    met e kaurdisura hidhet lėng mishi ose uji i vluar dhe
    sa tė rnarrin valėn shtohen zarzavatet e tjera sipas ko-
    hės sė zierjes. Nė fillim mashurkat e bizelet, pastaj pa-
    tatet. Supa lihet tė ziejė 15-20 inmuta, rregutlohet me
    kripe, piper, fletė dafine dhe majdanoz tė grirė hollė.
    Nė rast se bizelet e mashurkat nuk janė shumė tė njo-
    ma, ato, mė parė duhet tė ziejnė nė ujė tė vluar pėr
    disa.,minuta dhe pastaj ti hidhen supės.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    lėaig mishi ose ujė 1,5 litra, patabe 2-3 kokrra mesa-
    tai-ie, karota 3-4 copė, kungulleshka 1 copė, bizele
    kokėrr 1/2 gotė, mashkurka 8 copė, selmo 1 kokėrr,
    yndyrė 50 gr, qepė 1 kokėrr, domate 2-3 kokrra
    ose salce gjysmė luge, kripė, piper, majdanoz, da-
    finė.


    Supė jeshile
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė njė terixhere kaurdisen qepė, karota, rrėnjė selino,
    dhe pak miell, shtojmė lėng mishi ose ujė. Sa tė marrė
    valė hidhen patate tė prera nė copa kubike dhe zihen
    pėr 10 .minuta. Pasfcaj shtohet lėpjetė ose spinaq i larė e i
    prerė nė copa; rregullohet me kripė, piper, kopėr e maj-
    danoz tė grirė hollė dhe me pak, uthull. Ėshtė mirė qė
    kur supa tė vendoset nė pjatė tė hidhen vezė tė ziera
    fort e tė prera nė kabėrsh.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, yndyrė 1 filxhan ka-
    feje, qepė 1 kokėrr, karota 2-3 copė, 1 rr&njė selino,
    miell 1 lugė kafeje, patate 2-3 copė, spinaq ose lė-
    pjetė 300 gr, vezė 2 kokrra, 2 lugė gjelle uthull,
    kripė, piper, majdanoz e kopėr.


    Supė me lulelakėr
    --------------------------------------------------------------------------------

    Tė bardhat e preshėve priten nė copa me gjatėsi
    2-3 cm dhe kaurdisen pak. Nė lerig mishi ose ujė tė vluar
    hidhen preshėt e kaurdisur, lulelakra e copėtuar nė lule tė
    veēanta, patatet e prera nė kubikė dha zihen 10-15 mi-
    nuta. Nė fund tė zierjes shtohet kripė, pip-er, bizele tė
    njoma tė ziera veēan dhe rregullohen me maJdanoz tė
    grirė imėt. Kjo supė sipas dėshirės mund tė pritet me
    vezė e limon.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, lulelakėr 300 gr presh,
    2-3 copė mesatare, patate 2-3 kokrra, bizele tė ziera
    1/2 gote, gjalpė 50 gr, ose vaj 1 filxhan kafeje, kripė,
    piper, majdanoz.


    Supė me lakėr bruksel
    --------------------------------------------------------------------------------

    Lakra bruksel pastrohet nga gjethet e sipėrme, pėr-
    vėlohet 2-3 minuta nė ujė tė vluar me kripė dhe kullo-
    het. Nė tenxhere me yndyrė, kaurdisen tė bardhat e pre-
    shit tė grira hollė sė bashku me lakrėn, hidhet lėng mishi
    ose ujė 1 vluar dhe patafce tė prera nė copa tė vogla, zi-
    hen derisa tė jenė gati dhe rregullohen me kriė, piper e
    jeshillėqe.


    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, lakėr bruksel 3,00 gr,
    preshė 2-3 copė, patate 3-4 kokrra, vaj 1 filxhan
    kafeje, kripė, piper, kopėr, majdanoz.


    Supė peshku me perime
    --------------------------------------------------------------------------------
    Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e
    priten nė copa kubike. Nė tenxhere me vaj (mundėsisht
    vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirė hollė, pastaj shtohen
    karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen
    shtohen domate tė fresketa tė cilave u ėshtė pastruar
    lėkura. Lėngu i peshkut i pėrgatitur qysh mė parė dhe
    i kulluar, i hidhet pėrzierjes dhe lihet tė marrė valė,
    shtohen patatet dhe lihen tė ziejnė rreth 10-15 mm.uta
    derisa tė jenė gati. Gjatė zierjes hidhet njė fle+ė dafine.
    Supa rregullohet me kripė, piper e majdanoz. Gjatė ven-
    dosjes nė pjatė hidhen copa -tul peshku tė ziera e tė pas-
    truara nga halat.

    Pėr 4-5 persona duhpn;

    lėng peshku 1,5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4
    copė, mashurka 8-10 copė, selino, vaj 3-4 lugė gje-
    lle, domate 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz, dafinė.


    Supė peshku me patate
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė Ighgu-n e peshkut qė zien hidhet orizi i pastruar
    e i larė. Nė tigan me yndyrė kaurdisen qepė e karota
    tė prera nė copa kubike, shtohen domate ose salcė, kaur-
    disen sė bashku dhe hidhen te orizi me patatet e prera nė
    kubikė. Kėto lihen tė ziejnė derisa supa iė jetė gati;

    rregullohen me kripė, piper dhe majdanoz tė grirė ho-
    llė.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    lėng peshku 1,5 litra, oriz njė filxhan kafeje, qepė
    1 kokėrr, karota 2-3; copė, patate 3-4 kokrra, do-
    mate 2 kokrra, vaj 3-4 lugė gjelle, kripė, piper, maj-
    danoz.


    Paēe koke
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kokėt pastrohen, copėtohen, vihen nė ujė tė- ftohtė
    qė tė lahen -e tu ikė gjaku; pastaj vendosen nė tenxhere
    mbulohen nie ujė tė ftohtė dhe vihen nė zjarr. Kur tė
    kenė marrė valė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr
    tė javashėm, duke 1 hedhur qepė, karota, selino, kripė, pi-
    per, dafin.ė dhe majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė
    d.m.-th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet,
    qėrohet mishi nga kocka dhe pritet nė copa kubike tė
    vogla. Nė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i
    marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė
    shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihe-n tė ziejnė
    nė zjarr tė javashėm edhe pėr disa minuta dube i he-
    dhur kripė e piper tė zi. Nė fun.d paēes i hidhen hudhra
    tė shtypura me uthull.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng koke 1 liter (kokė 1 kg), dhjamė ose gjalpė
    50 gr ose 1 filxhan kafeje, miell 1 lugė kafeje, spec
    djegės 1/2 lugė kafeje, kripė, piper, uithull 2-3 lugė,
    hudhra 4-5 thelpmj, 1 qepė, ikarrota 2-3 copė, seliHo,
    majdanoz.


    Paēe kėmbėsh.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Kėmbėt pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos ky-
    ēet) dhe vendosen nė ujė tė ftohtė pėr 1-2 orė qė ti lar-
    gohet era karakteristike. Kėmbėt e lara vendosen nė
    tei-ixherg me ujė tė ftohtė dhe vihen tė ziejnė. Pasi +ė
    marrin valė, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja nė zjarr
    tė javashėm duke shtuar qepė, karota, selino, piper tė zi
    tė bluar, dafinė dhe kripė. Mundėsisht qepa mė parė tė
    piqet nė pllakė tė sobes. Zierja vazhdon derisa mishi tė
    shkėputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten nė copa
    dhe lihen nė njė anė. Nė njė tenxhere ku kemi hedhur
    dhjaniė ose gjalpė, kaurdisen mishrat, ghtohet lengu i
    tyre, lihen tė marrin valė, hidhet pak spec djegės dhe gjatė
    vendosjes nė pjatė hidhen hudhra tė shtypura Tne uthull,
    dh.e piper i zi. Paēja mund te pėrgatitet edhe e pėrzier
    me skokė e kėmbė bashkė. Nė kėtė rast bėhet edhe mė e
    shijshme.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    Lėng kėmbe 1 liliėr, kėmbė lope 2 copė, kėmbė tė
    bagetive tė imta 10-12 copė, dhjamė ose gjalpė 50 gr,
    sepc djegės 1/2 lugė kafeje, kripė, piper, hudhra
    4-5 thelpmj, uthull 2-3 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr,
    . karota 2-3 copė, selino 1 rrėnjė.


    Paēe plėnci, me vezė e limon
    --------------------------------------------------------------------------------

    Plėnci lahet me ujė tė ftohtė, pervėlohet me ujė
    tė vluar pėr 30 sekonda, pastrohet nga shtresa e brend-
    shme derisa tė zbardhet, lahet mirė dh-e vendoset nė
    ujė tė ftohtė pėr tu zier. Gjate zierj-es, hidhen perime
    aromatike, qepė tė pj-ekura mbi sobė, karota, rrėnjė
    selmo, kripė dhe piper.

    Pasi keto tė kenė zier, plėnci pritet nė copa tė
    vogla dhe pėrgatitet paēja. Pėr kėtė, nė .njė tenxhere hi-
    dhet yndyrė dhe pasi ajo tė jetė nxehur shtohet miell,
    kaurdiset derisa tė zverdhet pak dhe pastaj shtohen plėn-
    cat e zier. Kaurdisen pėrsėri sė bashku dhe hidhet lėng
    i kulluar nga zierja e plėncave. Lihen tė ziejnė nė zjarr
    tė javashėm pėr 10-15 minuta. Nė fund rregullohen me
    vezė e limon. Nė njė e.nė porcelani rrihen vezėt, hollo-
    hen pak e aiga pak me lėngun e paēes, shtohet limon ose
    limontoz i tretur nė ujė dhe hidhen te paēja. Gjatė ven-
    dosjes nėpėr pjata paēes mund ti hidhet sipas dėshirės
    piper i zi.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    Plėnca 1,5 kg, dhjamė ose gjalpė 50 gr, miell 1 lu-
    gė gjelle, vezė 1 kokėrr, qepė 1 kokėrr, karota 2-3
    copė limon 1/2 kokėrr mesatare ose 1/2 lugė kafeje
    limontoz, piper i zi, kripė.


    Paēe plėnci me salcė
    --------------------------------------------------------------------------------

    Plėnci pastrohet dhe vihet tė ziejė njėlloj si mė sipėr.
    Nė njė tenxhere rne yndyrė kaurdiset miell, lishtohet pak
    salcė dhe hidhet lėngu i fituar nga zierja e plėncave. Kur
    lėngu tė marrė valė shtohen plėncat e zier tė grirė nė
    copa tė vogla, pak spec i kuq, dhe lihen tė ziejnė nė
    zjarrr tė javashėm pėr disa minuta, duke i hedhur fcripė
    e piper tė zi. Gjatė ndarjes nė pjata paēes 1 hidhen hu-
    ihra tė shtypura me uthull.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng plėnci 1 litėr, plėnca 1,5 kg, dhjamė ose yndyrė
    50 gr, miell 1 lugė kafeje, salcė 1/2 lugė fcafeje, spec,
    kripė, karota 2-3 copė, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5
    thelpinj, qepė 1 kokėrr, selino, majdanoz.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime

    vazhdim

    SUPA TĖ KTHJELLĖTA
    --------------------------------------------------------------------------------

    Supa e kthjellėt pėrgatitet me lėng mishi, shpendėsh
    o&e peshku. Pjesa kryesore e kėtyre supave ėshtė lėng, i
    cili duhet "tė jetė i pasur me lėndė ekstraktive dhe i
    kthjellėt. Lėndėt ekstraktive janė lėndėt e shijes qė lė-
    shon mishi ose kockat gjatė zierjes. Qė lėngu tė dalė i
    kthjellėt, duhet tė kemi kujdes qė tė vlojė shumė nga-
    datė dhe nė mes tė vlimit tė shtohen patjetėr rrėnjė aro-
    matikesi qepė tė pjekura mbi sobė, karota, selino, piper,
    Liafmė dhe herė pas here gjatė zierjes i hiqet shkuma dhe
    yndyra qė del nė sipėrfaqe. Yndyra hiqet sepse gjatė
    zierjes ajo emulgohet me ujin dhe e turbullon atė.

    Lėngu i mishit i kthjellet duhet tė jetė shumė mė i
    pasur nė lėndė ekstraktive nga lėngu i zakonshėm; pėr
    kėtė, mishi i shpendrt ose kockat zihen nė sasi tė vogėl
    uji, nė raport, afėrsisht 12 ose 13. Lėngu i pėrgatitur
    kullohet nė pece (napė) tė -pastėr, ngrohet deri nė vlim
    dhe jepet ashtu, thjesht duke e shoqėruar me ndonjė
    copė byrek, bukė tė skuqur, oriz tė zier, fidhe tė
    ziera etj.

    Nė rast se lėngu i kthjellėt pėrgatitet nė sasi tė
    madhe si p.sh. pėr raste festash, atėherė ai duhet tė pas-
    trohet e tė pasurohet me lėndė ekstraktive. Pėr kėte
    mishi i lopės i marrė nga pjesa e muskulit tė kėmbės ose
    qafa, grihet nė makinė, pėrzihet me ujė tė ftohtė nė ra-
    portin 1-1 p.sh. pėr 1 litėr lėng mishi merret 100 gr.
    mish dhe 100 gr ujė, shtohen tė bardhat P vezėve, kripė
    dhe lihen pėr 1 orė. Pas 1 ore, kjo masė hidhiet nė lėngun
    e mishit tė ftohur, pėrzihet dhe vendoset nė zjarr. Pėrsėri
    shtohen qepė tė pjekura, karota, rrėnjė selmo e majda-
    noz, dafinė e piper kokėrr. Vlohet ne zjarr shumė tė
    javashėm rreth 1 orė derisa shkuma e trashė tė bjerė
    posbtė. Lėngu i gatshėm kullohet me napė tė pastėr nė
    njė teiixhere tjetėr nė mėnyrė qė shkuma tė ngelet nė
    tenxheren e parė. Lėngu i kthjellėt ndryshe quhet dhe
    konsomė. Sipėr lėngut te kthjellėt nuk duhet tė ketė
    yndyrė; kėtė e heqim. me lugė ose letėr.


    SUPA KREM
    --------------------------------------------------------------------------------

    Supat krem bėhen me perime, oriz, leguminoze (fa-
    sule, bizele thjerėza), me shpendė shtepiakė dhe tė egėr,
    si dhe me mish viēi e mėlēi. Produktet zihen derisa tė
    jenė gati, pastaj kalohen nė sitė, dhe nė formė purejeJhi-
    dhen nė lėngun e mishit. Produktet qe copėtohen me
    vėshtirėsi mė parė i kalojmė nė makinė mishi dhe pasfaj
    nė sitė ose nė makine shtrydhėse. Supa nė fund tė zierjes
    rregullohet me salcė tė bardhė (beshamell) dhe me tė ver-
    dhat e vezėve. Gjatė ndarjes, nė supat krem-mund tė hi-
    dhet pak gamiturė p.sh. nė supėn krem mė- lulelakėr
    mund tė shtohen koēanė tė vegjėl tė lulelakrės tė zier
    veē, nė supėn krem. me perime, mund tė hedhim perime
    tė ziera tė prera nė kubikė tė vegjėl ose nė vend tė gar-
    niturės tė hidhet bukė e prerė nė copa kubike, e tharė
    nė furrė dhe e spėrka.tur ms gjalpė.


    Supė krem-patate
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė tenxhere me yndyrė mundėsisht me gjalpė, kaur-
    diseri qepėt, karotat dhe pak miell; ketyre u shtohet lėng
    mishi ose ujė. Pasi tė marrin valė hidhen patate tė prera
    nė kubikė tė mėdhenj. Lihen nė zjarr -tė javashėm deri-
    sa tė jenė zier, pastaj supa kalohet nė kullesė, duke sh.ty-
    pur perimet me lugė, vihet pėrsėri nė zjarr qė tė marrė
    rijė valė. Nė tas porcelani rrihen tė verdhat e vezėve
    ose vezėt komplet, dhe duke i rrahur shtohet pak e nga
    pak qumėsht i nxehtė; kjo pėrzierje hidhet nė supė.
    Pasi ėshtė rregulluar me vezė supa nuk vihet nė zjarr
    sepse veza mpikset. Gjatė vendosjes nė pjata supės inund
    ti hidhet kruton dhe piper i zi i bluar, si dhe pak gjalpė
    i freskėt. Pėr kruton merret buka bajate, pritet nė copa
    kubike, spėrkatet me gjalpė dhe piqet nė furrė, ose skuqet
    nė tigan derisa tė thahet. Nganjėherė muind tė gatuhet
    dhe nė mėnyrė tjetėr mielli nuk hidhet te zarzavatet,
    por zverdhet veē me pak gjalpė. Shuhet me qumė-sht
    (salcė e bardhė) dhe bashkohet me supėn.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, gjalpė 50 gr. ose 1 lugė
    gjelle, qepė 1 kokėrr, karota 2-3, copė, miell 1 lugė
    gjelle, patate 4-5 kokrra, yezė 1. kokėrr, qumėsht 1
    filxhaai ēaji, 1 fetė bukė,- kripė, piper.


    Supė krem — karota
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė tenxhere me yndyrė kaurdisen qepėt, selinoja,
    hidhet leng mishi ose ujė i vluar, .dhie lihen derisa tė
    marrm valė. Shtohen karotat e pastruara e tė prera nė
    copa tė mėdha dhe lihen tė ziej-nė derisa tė jenė gati.
    Pastaj i kullohet lėngu, ndėrsa zarzavat)et kalohen nė ku-
    llesė tė shpeshtė, shitypen me lugė dhe herė pas here i
    hidhet pak lėng nga ai ku u zien. Nė tenxhere me gjalpė
    kaurdiset mielli, por jo sa tė marrė ngjyrė. Ai pėrzihet
    shpejt me qumėsht dhe vihet tė ziejė qė tė krijoheit njė
    masė e trashė pa kokrra (salca e bardhė). Nė kėtė salcė
    hidhct pak e nga pak smpė, pėrzihet mirė, vihet nė zjarr
    dhe pasi merr -njė valė rregullohet m.e tė verdhat e ve-
    zėve, ashtu si supa krem-patate. Gjatė vendosjies nė pjata
    hidhet kruton, pak gjalpė si dhe piper i zi.

    Pėr 4-5 persona duhen;

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, karota 500 gr, qepė 1
    .kokėrr, selmo 1 kokėrr, gjalpė 50 gr, qumėsht 1 fil-
    xhan ēaji, vezė 1 kokėrr, fetė buke 1 copė, kripė,
    piper 1 zi, miell 1 lugė gjelle.


    Supė krem-domate
    --------------------------------------------------------------------------------

    Karotat, qepėt, rrėnjėt e selinosė priten hollė dhe
    kaurdisen me gjalpė, shtohen domate iė prera nė copa
    tė mėdha, pas pak lėng mishi ose ujė i nxehtė dhe kripė.
    Lihen tė ziejnė 10-15 m.muta dhe kalohen nė sitė ose
    kullesė duke i shtypur me lugė druri. Supa pėrzihet
    me salcėn e bardhė e cila ėshtė e pėrgatitur me miell
    tė kaurdisur dhe qurriėsht. 1 jepet njė valė dhe hiqetnga
    zjarri, nė fund rregullohet me tė verdhat e vezėve tė rra-
    hura me qumėsht e gjalpė tė freskėt. Gjatė ndarjes nė
    pjata supės i hidhet kruton e piper.

    Pėr 4-5 persona duhen

    lėng mishi ose ujė 1,5 litra, domate 500 gr, gjalpė
    50 gr. karota 2-3 copė, qepė 1 kokėrr, selino-1 rrėnjė
    e vogėl, miel 2 lugė gjelle, qumėsht 1 filxhan ēaji,
    vezė 1 kokėrr, 1 fetė bukė, kripė, piper.


    Supė krem-perime
    --------------------------------------------------------------------------------

    Patatet e qėruara tė prera, bizelet dhe mashurkat e
    njoma tė copėtuara i hedhim nė lėng mishi dhe i ziej-
    mė. Pas 10 minut.ash hedhim perime tė kaurdisura si qepė,
    karota, sellno. Pasi tė jenė zier tė gjitha kalohen nė sitė
    ose nė kullesė duke i shtypur me lugė druri. Veēan pėr-
    gatitet salca e bardhė me miell tė kaurdisur dhe e pėr-
    zLer me qumėsht e lėng mishi. Pėrzihen me supėn dhe
    Ixhen tė ziejnė 5 minuta. Supa hiqet nga zjarri dhe rre-
    gullohefc me tė verdhat e vezėve, gjalpė tė freskėt e pi-
    per tė zi. Gjatė vendosjes nė pjata hidhet edhe bukė e
    thekur-kruton.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Me haet supe me laker turshi Ne fakt thjesht me haet laker turshi si ajo qe behej ne Shqiperi.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thx Fiori per keto recetat e suprave

    Ne shqiptaret ne pergjithesi ne supra hedhim oriz, ndoshta per t'i trashur.

    Por une ama e kam inat kur supa behet me oriz, ndoshta nga qe nuk e kam qejf orizin

    Ato pak supra qe gatuaj une futen kryesisht tek supra e kthjellta, te llojeve te ndryshme. Dhe ne fakt fanse e te tilla suprave jam.

    Si pjate e pare supa eshte fantastike, te hap oreksin, por dhe te ngroh ne ditet e ftohta te dimrit, ku ka si nje pjate supe kur ulesh ne tavoline

    thx Fiori!!!

  6. #6
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fiori dukesh ti qe je nje guzhinjere e persosur se gati te gjiha temat te ky forum ti i ke hapur................. bravo lum si ti...........duhet te marrim shembull te gjitha nga ti
    * x 0 and case closed!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,266
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime
    Cila ju pelqen juve?
    #VamosArgentina

  8. #8
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me pelqejne ne pergjithesi supat-krem. Do vecoja supen-krem spinaq sic e bej vete, supen-krem brokoli, supe-krem peshku, supe me qofte pule etj etj

  9. #9
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    SUPE-KREM SPINAQ (4-5 persona)

    Ne nje tenxhere ziejme ne uje 1/2 kg spinaq te pastruar e lare mire(ose edhe spinaq te ngrire), 4-5 karrota dhe nje kokerr te madhe patateje. Keto raporte edhe mund ti ndryshoni sipas oreksit tuaj....Pasi te jene zier mire e kalojme supen ne blender, shtojme 2-3 luge gjalpe, kripe, piper dhe 1/2 filxhani panna(krem qumeshti), i japim nje vale akoma dhe supa eshte gati. Rregulloni sasine e ujit sipas deshires, sepse dikujt i pelqen supa me e mpiksur, dikujt me e holle...

  10. #10
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Mosha
    35
    Postime
    349
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    SUP-KREM BROKOLI

    Njesoj si me siper, ziejme mire brokolin me 3-4 karrota ne uje, pastaj i bluajme, shtojme kripe dhe piper, gjalpe ose vaj ulliri, 1/2 filxhani panna(krem qumeshti), i japim nje vale akoma dhe supa eshte gati. Kur e sherbejme Mund te perdorim limon dhe kruton(kubike te vegjel buke te thekur me gjalpe).

  11. #11
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Supe me mish te grire

    Perberesit:

    500gr mish vici
    nje filxhan oriz per supe
    krip ,piper
    nje luge supe majdanos

    -Per pjesen e fundit.
    nje veze
    leng limoni

    Pergatitja:
    I perziejme te gjitha bashke dhe me pas vendosim nje tenxhere me uji ne zjarr,te mbushur pergjysem.
    Brenda tenxheres grijme nje karot ose dy sipas deshires ne forme kubesh te vegjel dhe shtojme nje filxhan oriz, sa te filloje te zieje orizi ne tenxhere me karoten, pergatisim mishin e grire, e bejme gogla gogla dhe i hedhim brenda te gjitha goglat, i shtojme piperin,kripen dhe vajin e ullirit dhe i leme te zjejne. Ne fund pergatisim vezen me limon ,rrahim nje veze me lengun e nje limoni dhe e hedhim brenda ne tenxheren ku kemi supen me mish te grire.

    Ps. Ne vend te mishit te grire mund te perdoret dhe melci e prere ne kubike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 05-11-2010 mė 19:49
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,476
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Perberesit:

    500gr mish vici
    nje filxhan oriz per supe
    krip ,piper
    nje luge supe majdanos

    -Per pjesen e fundit.
    nje veze
    leng limoni

    Pergatitja:
    I perziejme te gjitha bashke dhe me pas vendosim nje tenxhere me uji ne zjarr,te mbushur pergjysem.
    Brenda tenxheres grijme nje karot ose dy sipas deshires ne forme kubesh te vegjel dhe shtojme nje filxhan oriz, sa te filloje te zieje orizi ne tenxhere me karoten, pergatisim mishin e grire, e bejme gogla gogla dhe i hedhim brenda te gjitha goglat, i shtojme piperin,kripen dhe vajin e ullirit dhe i leme te zjejne. Ne fund pergatisim vezen me limon ,rrahim nje veze me lengun e nje limoni dhe e hedhim brenda ne tenxheren ku kemi supen me mish te grire.

    Ps. Ne vend te mishit te grire mund te perdoret dhe melci e prere ne kubike.

    Ti thua qe mishin e grire e bejme gogla gogla dhe e hedhim ne ujin e vluar? Cfare perberesish ka ajo gogla pervec mishit te grire , ne menyre qe te mos marre rruget?

    Pa veze nuk lidhet gje, akoma s'e ke marre vesh ti Perlė?

    I love 'pashaqofte' though...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #13
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    7,776
    Faleminderit
    59
    22 falenderime nė 19 postime
    Supe me kungull" per fukarenjt

    1 ...kungull i pjekur

    2-3 karrota

    1 . qepe

    1..dege selino

    dhe 4-5 patate

    kripe, piper dhe pak arre myshku.

    ju befte mire

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,476
    Faleminderit
    18
    194 falenderime nė 168 postime
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Supe me kungull" per fukarenjt

    1 ...kungull i pjekur

    2-3 karrota

    1 . qepe

    1..dege selino

    dhe 4-5 patate

    kripe, piper dhe pak arre myshku.

    ju befte mire
    po noj pike qofte pashai, kane "fukarenjte"

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •