GSH
--------

INTERVISTE

Rrėfimi i Hysen Kukaleshit, djali i ish-komisarit tė Policisė sė Tiranės, qė tė gjithė e njohin si krahu i djathtė i Qazim Mulletit: "Ja revolta ime ndaj deputetėve tė sotėm"

Ēuni i Mon Kukaleshit: "Pėrse politika mė shan babain"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Zotėrinj deputetė, mjaft spekuluat me emrin e tim eti, duke u pėrpjekur padrejtėsisht tė krahasoni rryshfetxhijtė e sotėm me Selman Kukaleshin, prandaj qė sot e tutje gjeni ndonjė simbol tjetėr, sepse babai im ka jetuar dhe ka vdekur me nder". Kėshtu e shprehu dje, revoltėn dhe ankthin e tij tė mbledhur prej vitesh, Hysen Kukaleshi, djali i ish-komisarit tė policisė sė kryeqytetit gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Gjithashtu ai shton: "Mon Kukaleshi ėshtė larguar nga Shqipėria nė tetorin e vitit '44, duke mos lėnė asnjė pasuri apo flori pėr familjen tonė". Ndėrsa si rrjedhojė e zhgėnjimeve nga deputetėt e sotėm, Hyseni sqaron edhe pozitėn e tij pėr zgjedhjet e tanishme tė Pushtetit Lokal: Deri tani kam votuar sistematikisht pėr Tė Djathtėt, duke shpresuar vendosjen e sistemit demokratik, por nė zgjedhet e vjeshtės sė sivjetme kam ndėrmend tė abstenoj".

Si e mbani mend babanė tuaj gjatė viteve tė luftės?
"Im atė, Selman Kukaleshi, ka ikur nga Shqipėria nė muajin tetor tė vitit 1944, kur unė isha tetė vjeē. Data e saktė e ikjes nuk dihet nga askush. Disa, madje, thonė se ka ikur nė shtator. Duke qenė nė moshė tė vogėl unė nuk mbaj mend shumė gjėra, sepse ai ishte vazhdimisht i zėnė me punė. Ne tironcit e respektojmė punėn dhe gjithmonė i kushtojmė kohėn e duhur. Megjithatė, mbaj mend se kur kthehej nė shtėpi, ai ishte shumė i dashur me mua dhe motrėn. Edhe nėnėn e respektonte prandaj tė gjithė ata qė e njohin thonė se Mon Kukaleshi ishte njeri-familjar".

Ēfarė arsimi kishte ish-komisari i policisė sė Tiranės?
"Babai kishte shkollėn e mesme. Para se tė caktohej si drejtor i Policisė sė kryeqytetit, babai ka bėrė punė tė ndryshme pėr tė mbajtur familjen me bukė. Pėr ca kohė ka punuar si sekser shtėpish, por nuk fitonte shumė. Ndėrsa nėna ishte shtėpiake".

Ēfarė lidhjesh kishte Mon Kukaleshi me prefektin e atėhershėm tė Tiranės, Qazim Mulletin?
"Lidhje pune. Tė dy ishin njerėzit kryesorė pėr mbarėvajtjen e punėve nė Tiranė. Sipas protokollit komisariati varej nga prefektura. Kuptohet, pėr shkak tė detyrės ata kishin lidhur edhe miqėsi tė afėrt me njeri tjetrin.

Pėrveē punėve a i lidhte dy drejtuesit edhe pija ose bixhozi?
Jo. Mon Kukaleshi nuk luante kurrė bizhoz. As poker dhe as xhol. Gjithashtu asnjeri nuk e mban mend qė tė ketė pirė ndonjėherė pėrtej masės. Por edhe Qazim Mulleti ka qenė njeri familjar dhe pa vese.

Cila ka qenė marrėdhėnia e Mon Kukaleshit me tė burgosurit e Tiranės?
Babai im kishte njė parim: Ēdo muaj, nėse burgoset njė njeri mė pak, atėherė shoqėria ka reflektuar njė hap mė shumė drejt emancipimit dhe respektimit tė rregullave qytetare. Ai pėrpiqej qė t'i ndihmonte tė varfrit duke i falur dėnimet, ose duke i zbutur ato. Nė shtėpinė tonė ēdo ditė vinin hallexhinj, tė cilėt babai i ndihmonte.

A sillnin peshqeshe ata qė vinin pėr tė zgjidhur hallin?
Jo. Babai nuk pranonte asnjė qindarkė. Shumica qė vinin ishin gra tė vjetra e tė kėputura, pėr tė cilat tim-eti i vinte keq. Por nga ana tjetėr ai i e kishte nė parimin e tij njerėzor, se, "kush merr nga racioni i fukarait bėn mėkat ndaj zotit". Theshethemet qė janė pėrhapur pėr tė, janė tė gjitha gėnjeshtra. Unė dua qė kėto thashetheme tė marrin fund. Kėtė qė them e bazoj tek fakti se pas luftės, asnjė qytetar i Tiranės nuk mė ka thėnė gjysėm fjale pėr babanė. Po tė kishte marrė rryshfete do vinte ndonjeri tė mė thoshte, pas luftės, atėherė kur familja jonė u persekutua nga komunistėt. Por ndodhi qė megjithėse shteti komunist na quajti "armiq", njerėzit e thjeshtė na donin dhe ata vazhdonin ta kujtonin me respekt babanė tim.

Por Besim Levonja, ka shkruar nė komedinė e tij se Qazim Mulleti pėrdorte Mon Kukaleshin si mbledhės tė rryshfeteve?
Ato janė gėnjeshtra tė trasha qė atėherė u ngritėn nė art prej politikės sė pushtetit. Po ju them vetėm njė gjė. Nė njė pjesė tė komedisė, Qazim Mulleti i thotė atyre qė i japin rryshfete: Jepjani Mon Kukaleshit se ka njė vatėr kalamaj'. Shiko ēfarė budallallėku. Atėherė e gjithė Tirana e dinte se Mon Kukaleshi kishte vetėm njė djalė dhe njė vajzė. Vetėm Besim Levonja bėnte sikur nuk e dinte dhe thoshte "njė vatėr kalamaj".

Ku jetoi Mon Kukaleshi pas vitit 1944?
Ai nė fillim shkoi nė Rexhio-Emilja tė Italisė. Pastaj udhėtoi drejt Egjiptit. Mė vonė shkoi nė Siri dhe nė fund nė Liban. Gjatė gjithė kohės ne nuk kemi pasur asnjė kontakt me babanė. Shtėpinė tonė tek Pazari na e mori shteti. Ndėrsa nė vitin 1983 na erdhi lajmi qė babai kishte dhėnė frymėn e fundit nė Liban. Por as atėherė dhe as tani nuk morėm vesh vendndodhjen e varrit tė tij. Aktualisht ne nuk kemi para as pėr tė rregulluar shtėpinė qė po na shembet dita ditės. Unė jetoj me gruan sepse dy fėmijėt (djalė e vajzė i kam tė martuar) vetėm me pensionet. Po tė kishim pasur ndonjė lekė nga babai, nuk do tė ngroheshim akoma me sobė druri, por do tė blenim tė paktėn njė sobė me gaz apo me korrėnt.

Por emrin e Mon Kukaleshit e kanė pėrmendur edhe deputetėt si njė lloj pėrgjithėsimi pėr tė korruptuarit e pushtetit tė sotėm?
Kjo gjė mė ka krijuar trishtim dhe revoltė. Mon Kukaleshi nuk ka vjedhur kurrė, por pėr 50 vjet publiku u ushqye me njė pėrrallė komediografike. Atėherė s'kishim ē'tė bėnim sepse ishte diktaturė. Pas 90-tės thamė mė nė fund "shyqyr qė erdhi demokracia, ku vlerat tė thirren me emrin e tyre tė vėrtetė". Unė kam vuajtur pėr 50 vjet duke punuar nė punė tė ndryshme, pėr tė siguruar bukėn. Ime shoqe, gjithashtu ėshtė cilėsuar si "nusja e djalit tė armikut". Por, pas 90-tės kujtuam se shpėtuam nga ky keqkuptim. Pėr ca kohė ushqyem iluzionin se sistemi i ri do t'i zhdukte ēmenduritė e vjetra. Megjithatė u trishtova pa masė kur papritur dėgjova nė televizor deputetin Vili Minarolli qė pėrmendi emrin e Mon Kukaleshit. Donte tė cilėsonte si tė korruptuar disa zyrtarė socialist dhe tha "Mon Kukaleshėt e rinj".

Ēfarė bėtė kur dėgjuat fjalinė e Minarollit?
U vesha dhe shkova menjėherė nė zyrėn e tij. Isha shumė i stresuar. Ai nuk mė njohu, por mė ftoi brenda. Unė e pyeta menjėherė se me ē'tė drejtė ai pėrgjithėsonte hajdutėt e sotėm nėn emrin e Mon Kukaleshit. Ai e kuptoi dhe u tėrhoq. Mė tha vetėm se gjithēka kishte mbetur si shprehje nga komedia "Prefekti". Unė e sqarova dhe ai m'u zotua se nuk do ta pėrsėriste mė atė gabim. Kur dola nuk i dhashė as dorėn. Me kėtė rast kam pėrgatitur njė letėr pėr drejtuesit e lartė tė politikės ku kėrkoj qė t'i jepet fund spekullimeve me babanė tim. Unė jam krenar pėr Selman Kukaleshin sepse ai nuk ka pranuar kurrė si rryshfet asnjė kokėrr vezė e jo mė tė kėrkonte napolona floriri.

Pėr cilin kandidat do tė votoni nė zgjedhjet e Pushtetit Lokal, tė vjeshtės?
Sistematikisht kam votuar pėr tė djathtėt, por kėtė rradhė kam vendosur tė abstenoj. Gjatė kėtyre 13 vjetėve evoluimi i politikės ka qenė tepėr zhgėnjyes dhe i ngadalshėm, duke mbetur shumė prapa ritmit dhe kėrkesave tė popullit.


"Ja si kaloi im atė 83 vitet e jetės sė tij"

"Babai im, Selman Kukaleshi ka lindur nė qytetin e Tiranės nė vigjiljen e shekullit tė 20-tė, pikėrisht nė vitin 1900. Kur mbushi moshėn 14 vjeē (viti 1914) ai ka kryer shkollėn shtatėvjeēare tė kryeqytetit, ndėrsa mė 1919-ėn, kreu studimet e mesme nė gjimnazit e Tiranės". Kėshtu shprehet, djali i ish-shefit tė Policisė sė Tiranės, Hysen Kukaleshi. Ai tregon se pas mbarimit tė kėsaj shkolle, Selman Kukaleshi ėshtė marrė me punė tė ndryshme nė kryeqytet, ndėrsa pėr 2 vjet punoi si sekser privat. Sipas bashkėkohėsve, nė karakterin e tij spikati pasioni pėr zbatimin me korrektesė tė detyrave, prandaj gjatė Luftės sė dytė Botėrore, u caktua shef i Policisė sė Tiranės. Ishte pikėrisht periudha kur nė detyrėn e prefektit tė Tiranės ishte njė bashkėqytetar i tij, i cili quhej Qazim Mulleti. Selman Kukaleshi ėshtė martuar nė moshėn 30 vjeēare me bashkėshorten e tij, e cila quhej Zonjė. Nga kjo martesė ai lindi dy fėmijė, Hysenin, (18 korrik, 1936) dhe vajzėn e tij mė tė madhe Ikbalin, (1931). Ndėrsa largimi i tij nga Shqipėria ka ndodhur nė fund tė muajit tetor, tė vitit 1944. Vendet ku ka ndenjur gjatė pjesės sė dytė tė shekullit tė 20-tė, kanė qenė Italia, Egjypti, Siria dhe Libani. Thuhet se ka vdekur nė vitin 1983 nė Liban.

----------------