nga Shekulli

--------------------------


Planet pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė konfederatė ballkanike komuniste dhe si dėshtuan ato

Dimitrovi : Pėr pak do ishit jugosllavė
Prapaskenat mbi Shqipėrinė nė ditarin e fshehtė tė “njeriut tė Lajpcigut”

Nga Fatos Baxhaku

Duhet tė kenė qenė kohė tė vėshtira 16 vjetėt e fundit tė Dimitrovit, pėrndryshe nuk ka se si shpjegohet hermetizmi qė nga njėherė pėrfshin tė gjithė materialin kolosal tė pėrmbledhur nė “Ditarin” e tij. Asnjė koment, mbi ato ē’ka ai ka hedhur me skrupulozitet nė letėr. Asnjė qėndrim I tipit mirė apo keq, vetėm data emra dhe fjalė tė thėna nga tė tjerėt. Madje edhe ngjarja mė tragjike e jetės sė tij, vdekja e djalit Mitja gjatė rrethimit tė Moskės, kalon thuajse nė heshtje, vetėm duke mbajtur shėnim data dhe emra profesorėsh. Hera-herės del nė shesh edhe gruaja e tij austriake, porse pjesa tjetėr e ditarit ėshtė mė shumė njė mburojė pėr tė kujtuar fakte nė rast se do t’I duhej tė mbrohej.Nė kėtė lėmsh tė ngatėrruar emrash gjeografikė, shkurtimesh tė rėnda institucionesh sovjetike, frazash tė hedhura larg e larg, mbledhjesh tė strėgjatura ėshtė vėshtirė tė gjesh emrin e Shqipėrisė. Mė kollaj mund tė gjesh mungesėn e saj atėherė kur ajo normalisht duhej tė ishte prezente. Ky detaj ėshtė pėrdorur mė poshtė pėr tė zbuluar mendjet e tė mėdhenjve tė komunizmit lidhur me tė ardhmen tonė.
Gjatė shfletimit tė Ditarit do tė zbulojmė ėndrrėn e Titos pėr tė pasur njė Jugosllavi edhe mė tė madhe, pastaj hapat e parė qė u hodhėn pėr tė rrealizuar idenė e Dimitrovit pėr krijimin e njė konfederate ballkanike dhe vendin qė do tė zinte Shqipėria nė tė. Misteri mė I madh mbetet qėndrimi I Stalinit. I pėrkryer nė stilin e tij prej diktatori Stalini duket se nuk ėshtė shfaqur asnjėherė hapur, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė. Njė Ballkan I bashkuar qoftė edhe nėn flamurin e komunizmit do ta vinte disi nė siklet supremacinė e porsakrijuar tė BS. Nga ana tjetėr Stalini ende nuk mund tė vepronte nė kundėrshtim me atė qė ishte vendsour nė pazarin e Jaltės. Ja pėrse diktatori herė hapur, por mė shumė fshehur I kundėrshtoi gjithmonė tendencat bashkuese nė Ballkan. Duket se pikėrisht nga kjo situatė ka pėrfituar Enver Hoxha. Nė njė Shqipėri nėn Jugosllavi, apo nė njė Konfederatė, ai do tė ishte vetėm njė nėnpunės I ēfarėdoshėm I shtetit tė ardhėshėm gjigand ballkanik. Me shkathtėsi varet shpejt nė ganxhėn e Stalinit dhe vazhdon tė drejtojė edhe pėr 40 vjet tė tjera. Ja pėrse nė Tiranėn komuniste, deri vonė, Stalini kujtohej gjithnjė me admirim.

Mė nė fund na
zėnė me gojė

Edhe pėr tė parėn herė nė Ditar Shqipėria, me kėtė emėr, pėrmendet e lidhur me Jugosllavinė dhe me hallet qė kishin partizanėt e Titos. Eshtė pranvera e 1942 dhe partizanėt edne tė paktė nė numėr tė Titos kishin nisur tė hasnin nė vėshtirėsitė e para. “Duhet tė na ndihmoni sepse partizanėt tanė po bien nė duart e armikut, I cili mė pas I dėrgon nė kampe pėrqėndrimi nė Shqipėri”, I shkruan Tito me ankth Moskės. Nė Kremlin ende nuk e dinin mirė se me kė kishin tė bėnin. Dinin vetėm se Valter – kėshtu ishte pseudonimi I Titos gjatė Luftės – kishte filluar tė lidhej me anglezėt. Historia e kampeve tė pėrqėndrimit na kujton Miladin Popoviēin tė internuar nė Shqipėri. Pas 1942 do tė na duhet tė presim shumė gjatė deri sa Dimitrovi tė kujtohet sėrish pėr ne.
Ballkani I pasluftės
Nė janarin e 1945 entuziami nė Kremlin ishte nė apogje. Armata e Kuqe po avanconte kudo, ndėrsa gjermanėt e paktė tė mbetur kishin nisur tė shpartalloheshin. Qė nė kėtė kohė kanė nisur planet pėr gllabėrime territoresh, pėr qeveri fantazėm dhe me histori tė ngjashme me tė cilat ėshtė mbushur periudha e “Luftės sė Ftohtė”. Hapin e parė “pėr bashkim” e propozojnė jugosllavėt. Dimitrovi ishte dakord nė parim, porse jo nė detaje. “Sipas meje – shkruante Dimitrovi nė prill 1944 – orientimi mė I preferuar pėr Ballkanin dhe pėr Bashkimin Sovjetik do tė ishte krijimi I njė federate tė sllavėve tė Jugut, tė formuar nga bullgarėt, serbėt, kroatėt, sllovenėt, malazezėt dhe maqedonasit, mbi baza barazie. Nė kėtė federatė, Maqedonia mund tė fitonte lirinė dhe integritetin kombėtar dhe nuk do tė ishte mė njė mollė sherri mes shteteve ballkanike, porse tė flasėsh pėr kėtė publikisht tani dhe tė pėrhapėsh parulla tė tilla, sipas pikėpamjes time ėshtė e nxituar dhe ndoshta e dėmshme”.
Stalini merakoset menjėherė. Nė janarin e 1945 ai I shkruan Dimitrovit: “Ne duhet tė mbėshtesim si Jugosllavinė, ashtu edhe Bullgarinė, nėse atyre I ndodh diēka. Por pėr kėtė ata duhet tė merren vesh me ne pėr iniciativat e tyre tė rėndėsishme, ose tė paktėn tė na njoftojnė gjėrat e tyre…”. Dimitrovi duket se ėshtė pėrpjekur t’a realizojė qėllimin e tij edhe pėr shumė kohė tė tjera edhe pse tashmė nė Krime, tre fituesit e kishin ndarė Ballkanin nė copa letre. Marrėdhėniet me Titon nuk kanė qenė edhe aq tė mira. “Eshtė mėndjemadh, e nėnvleftėson kompleksitetin e situatės dhe vėshtirėsitė qė na presin pėrpara, ka njė lloj dehjeje nga suksesi…”, shkruan nė shėnimin qė mban datėn 8 prill 1945. Diskutimet pėr shtetin e ardhėshėm do tė vazhdojnė, porse nuk do tė kenė kurrė sukses. Dimitrovi dontė njė konfederatė jugosllavo-bullgare. Tito kėmbėngulte nė idenė e njė federate ku Serbia, Bullgaria dhe ndoshta dhe tė tjerėt tė kishin tė drejta tė barabarta. Me pak fjalė nė kthimin e Bullgarisė nė njė republikė jugosllave. Mund ta imagjinojmė lehtėsisht se ēfarė mendonte pėr Shqipėrinė, tė cilėn tashmė e kishte krejtėsisht nė dorė.

Janar 1948, protokolli sekret I Kremlinit
Andej nga fundi I 1947 dhe fillimi I 1948 entuziazmi I Dimitrovit kishte shkuar aq larg sa qė tė propozonte krijimin e njė Konfederate tė tė gjitha vendeve tė Europės Lindore ku kishte fituar komunizmi. Nė konfederatė, sipas tij do tė pėrfshihej edhe Greqia. Ndėrkohė, bisedimet mes bullgarėve dhe jugosllavėve, po shkonin gjithnjė e mė keq, ndėrsa Tito I kishte hyė sfidės sė madhe duke e shpėrfillur Stalinin. Njė zgjerim I pushtetit tė tij edhe nė Shqipėri dhe nė kufijtė e Greqisė do ta bėnte atė
shumė tė fuqishėm, ndėrsa aleatėt anglo-amerikanė do tė inatoseshin keqas. I alarmuar, pėr ato qė po ndodhnin nė Ballkan, Stalini I thėrret tė dy palėt nė Kremlin. Nė 10 shkurt 1948 nė njė nga sallat e rėnda tė Kremlinit nisin bisedimet. Nga pala sovjetike morrėn pjesė: Stalin, Mollotov, Zhdanov, Malenkov dhe Zorin. Jugosllavėt kishin dėrguar, Kardeljin, Gjilasin dhe Bakariēin. Bullgarėt nėn drejtimin e Dimitrovit, ishin: Kollarov dhe Trajēo Kostov. Nė kėtė mbledhje tė mėdhenjtė e Kremlinit kujtohen mė nė fund pėr Shqipėrinė. Pjesė nga kėto bisedime ėshtė mė mirė tė botohen pa koment, ashtu sikurse I ka shėnuar Dimitrovi nė Ditar...
Mollotov: “Midis nesh, bullgarėve dhe jugosllavėve ekzistojnė divergjenca tė mėdha qė duken kryesisht nė tre ēėshtje thelbėsore: marrėveshja bullgaro-jugosllave, intervista e shokut Dimitrov, dhe futja e trupave jugosllave nė Shqipėri (…). Rastėsisht mėsuam se nė fund tė janarit do tė futej nė Shqipėri njė divizion jugosllav. Ky do tė vendosej nė kufirin shqiptaro-grek dhe do tė zbrapste njė sulm grek tė mbėshtetur nga anglo-amerikanėt. Shokėt jugosllavė nuk na patėn paralajmėruar pėr kėtė. Kur e pyetėm Titon, ai u pėrgjigj kėshtu: Do tė bėnim njė bazė ushtarake jugosllave nė Shqipėri pėr mbrojtjen e pėrbashkėt tė kufirit. Shqiptarėt na thanė se ishin tė bindur se kjo po bėhej me miratimin tonė.
Nga kjo rrjedh qė ne e vlerėsojmė ndryshe gjendjen nė Shqipėri. Kjo ėshtė njė divergjencė sė cilės nuk mund t’I anashkalohet(…). Pa konsultime pėr tė tilla ēėshtje nuk duhet tė veprohet nė interes tė ēėshtjes dhe tė marrėdhėnieve tona tė pėrbashkėta (…).
Stalin: “(…) Sa i takon Shqipėrisė, duket se shokėt jugosllavė e kanė marrė punėn lehtė. Gjatė kohės sė Luftės tre fuqitė aleate njohėn pavarėsinė e Shqipėrisė. Dhe thanė se do t’a mbrojnė atė. Nga tė gjitha hallkat e luftės mes rreaksionit dhe demokracisė, Shqipėria ėshtė pika jonė mė e dobėt. Ajo nuk ėshtė pranuar ende nė Kombet e Bashkuara. Anglezėt dhe amerikanėt nuk e njohin atė. Ēėshtja ėshtė e qartė. Vend tė tillė kaq tė dobėt nuk ka. Vetė Shqipėria nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nuk ėshtė e mbrojtur. Sikur Tito tė ēojė atje divizione, apo qoftė edhe njė batalion tė vetėm, kjo s’do tė mund tė bėhet fshehurazi. Ata do tė fillojnė tė thėrrasin se Shqipėria ėshtė e pushtuar. Se mos I kėkroi ndihmė Shqipėria Jugosllavisė? Dhe atėherė batakēinjtė anglezė dhe amerikanė do tė dalin me flamurin e mbrojtėsit tė pavarėsisė shqiptare. Cili, me pėrjashtim tė ndonjė njeriu tė paarėsyshėm, do t’I vihet punės tė formojė njė front krejtėsisht tė pambrojtur. Tani duhet qė tė forcohet ushtria shqiptare. Le t’i jepen asaj instruktorė e armatim. Pastaj, nėse Shqipėria do tė sulmohet, ajo duhet t’I drejtohet pėr ndihmė Jugosllavisė (…). Shihni luftėn qė ka plasur nė Kinė dhe ne atje nuk kemi asnjė ushtar tonin. Se mos shqiptarėt janė mė tė kėqinj se kinezėt. Mėsojini ata, armatosini ata, pastaj dinė vetė se si tė mbrohen. Eshtė mirė qė ata t’a mbrojnė vetė pavarėsinė e vendit. Amerikanėt vėshtirė se sulmojnė vetėm. Pėrndryshe sulmi I tyre do tė dobėsohej. Ju kėto gjėra I merrni lehtė ndėrsa ato janė aq tė ngatėrruara. Sikur partizanėt grekė tė mundeshin a do hynit ju nė luftė?”.
Kardelji: “Jo”
Mollotovi: “ (…) Shokėt jugosllavė nuk lejuan qė Shqipėria tė blejė prej nesh 5.000 ton tėrshėrė dhe e ēuan tė kėrkojė andej nga Argjentina (…)”.
Stalini: “(…) Jugosllavėt duket se kanė frikė se ne po I’a heqim Shqipėrinė. Shqipėrinė ta merrni, por me zgjuarėsi. (…) Vetėm tre federata janė tė mundėshme dhe rreale: 1. Jugosllavi-Bullgari, 2. Rumani-Hungari, 3. Poloni-Ēeki. Konfederata mes tė trejave ėshtė e pamundur (…)”.
Kardelji: “Ne mendojmė se nė bashkimin me Bullgarinė nuk duhet tė shpejtohemi pėr arėsye ndėrkombėtare, sepse kjo mund t’a vėshtirėsojė gjendjen”.
Stalini: “Kėtu gaboheni. Ju nuk duhet tė vonoheni nė bashkimin e tre vendeve. Jugosllavi, Bullgari, Shqipėri. Por ėshtė e domosdoshme qė asambletė kombėtare tė porosisin udhėheqjet e tyre qė tė nisin procedurat pėr bashkim. Eshtė mė mirė qė tė fillohet me bashkimin politik dhe pastaj tė dėrgohen trupa nė Shqipėri, sepse kjo do tė shėrbente si pretekst pėr sulm. Pas pasur Traktat Paqeje me Bullgarinė ėshtė I parakohėshėm krijimi I federatės. (…) Federata I zgjidh tė gjitha problemet. Afėrsia mes bullgarėve e jugosllavėve si nė racė ashtu edhe nė zakone ėshtė shumė e madhe dhe tė gjithė do ta kuptojnė kėtė bashkim. Por edhe shqiptarėt do tė fitojnė nga federata sepse do formohet njė Shqipėri e bashkuar me pothuaj dyfishin e popullsisė (…)”.
Katėr ditė mė vonė Mollotovi drejton ceremoninė ku firmoset protokolli sipas tė cilit Jugosllavia dhe Bullgaria angazhoheshin pėr njė bashkim sa mė tė shpejtė. Pavarėsisė sė Shqipėrisė I ishte prerė njė biletė pa kthim. Pėr fat, kontradiktat e thella mes Titos e Stalinit ishin bėrė ta papajtueshme. Pak kohė mė vonė nė Tiranė mbėrrin letra demaskuese nga Kremlini. Shqipėria kishte shpėtuar, porse e destinuar tė mbetej vetėm nėn Enver Hoxhėn.

Hi
Historia e nje ditari
Gjergj Dimitrovi nisi tė mbajė ditar nga marsi I 1933, atėherė kur I duhej tė pėrballej me akuzat e ngritura nga nazistėt. Qė nga ajo kohė ai nuk rreshti sė shkruari thuajse ēdo ditė, pėrgjatė 16 vjetėve. Takime, shėnime nga mbledhje tė ndryshme tė rėndėsishme, emra njerėzish tė famshėm tė lėvizjes sė atėherėshme komuniste, por edhe fatkeqė tė fshirė nga defteri i kohės, tė gjitha kėto mundėn t’I rikthehen historisė vetėm tash sė fundi.
Ditari voluminoz I Dimitrovit pėrmbledh dy faza tė rėndėsishme. Faza e parė janė vitet e punės nė Moskė (1934 - 1945) dhe faza e dytė dhe e fundit janė vitet e pakta gjatė tė cilave drejtoi Bullgarinė, pra periudha 1945 – 1949.
Pas vdekjes sė tij, pėr shumė e shumė vite, Ditari bėri njė gjumė tė rėndė nė arkivat e Partisė Komuniste Bullgare, derisa mė 1990 dikush u kujtua t’ua shkulė pluhurin dhe t’ I botojė. Ditari nuk kishte se si tė botohej pa marrė mė parė miratimin e familjarėve tė Dimitrovit. Vetė Bojko Dimitrov, djali I Gjergjit, rrėfen nė njė nga parathėniet e tij se nuk e pat pritur edhe me aq entuziazėm botimin e librit. “Nė vitin ’90 gjithshka ishte ende e turbullt dhe ditari I babait mund tė shkaktonte edhe keqkuptime apo telashe” shkruan Bojko Dimtrov, ish-Ministėr I Jashtėm I Bullgarisė. Porse Bojko gabohej. Botimi I parė I Ditarit nė Sofje u prit me shumė kuriozitet. Falė tij shumė pjesė tė errėta tė historisė nisėn tė sqarohen. Menjėherė pas kėsaj Ditari u botua nė gjermanisht dhe mė pas e drejta e botimit u ble nga Yale University nė SHBA.
Pak muaj mė parė ka dalė nė dritė nė Itali njė version I tij qė pėrfshin vetėm vitet e qėndrimit nė Moskė, (Georgi Dimitrov, Diario, Gli anni di Mosca (1934 – 1945), Einaudi, Torino 2002, 968 faqe, ēmimi 55 Euro).

Njeriu qe mposhti Hitlerin
Georgi Dimitrov (Kovaēevci 1882 – Moskė 1949) nė 1919 ishte ndėr themeluesit mė kryesorė tė Partisė Komuniste Bullgare. Nga viti 1929 deri mė 1933 drejtoi nė Berlin Zyrėn pėr Europėn Perėndimore nė Komintern. U arrestua nė mars tė 1933 me akuzėn se kishte organizuar djegjen e Raijhshtagut. Mbrohet energjikisht nė procesin e Laipcigut duke u shndėrruar nė njė simbol tė lėvizjes antifashiste.
Qėe nga shtatori I 1934 vendoset nė Moskė, ku mbulon detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kominternit, prej 1935 e deri mė 1943. Pas shpėrndarjessė Kominternit ishte pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik. Kthehet nė Bullgari mė 1945 duke u bėrė lider I padiskutueshėm I saj. Vdiq nė Bashkimin Sovjetik, ku kishte vajtur pėr t’u kuruar. Vdekja e tij, si e shumė liderėve tė tjerė komunistė tė kohės, ende ėshtė e mbuluar me njė hije misteri.


-----------gaz. shekulli -----------