Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Prof Shaban Demiraj

    GSH

    -----------

    "Parimi im ėshtė "puno dhe hesht", i dua heronjtė e heshtur, prej tė cilėve ke ē'tė marrėsh e tė pėrfitosh pa qenė tė njohur nė politikė apo gjetkė"
    Ai profesori i vjetėr e fjalėpakė ka numėruar vėrtet miliarda fjalė por nė makinėn e tij tė shtypshkrimit, kur ka ndėrtuar nė tastierė gramatikėn, morfologjinė...

    Gjuhėtari nė gjurmė tė Kristoforidhit e Ēabejt, mėsuesi e studiuesi Shaban Demiraj

    Demiraj: Festa ime e 55-tė
    Pėrvoja, orėt e mėsuesit dhe akademikut


    -------------------------------------------------------------

    Odeta Halili

    TIRANE

    LAJMI

    Nė festimet e 7 Marsit, zhvilluar nė ambientet e Ministrisė sė Arsimit, ishte i pranishėm mes dhjetėra veteranėve tė arsimit edhe studiuesi i gjuhės shqipe Shaban Demiraj. Eshtė profesor, doktor, mėsues i popullit, ėshtė gjithashtu njė nga akademikėt tanė tė shquar. Ka botuar njė varg tekstesh, studimesh, artikuj pėr gjuhėn shqipe dhe gjuhė tė ndryshme ballkanike. Kontributi i tij nė arsimin e nė gjuhėn shqipe ka nisur nė '48-ėn e vazhdon edhe sot, megjithėqė profesori prej 13 vjetėsh ėshtė nė pension.

    Kur gjithēka ishte nė tė mbaruar, kur fjalėt e diskutimet u shkrinė nė njė jehonė tė zhurmshme dhe ato qindra gabime tė vockla gjuhėsore nuk po ia vrisnin mė veshin, kur pėrfunduan urimet e festės, kėngėt, pėrshėndetjet, kur tė gjitha do tė mbylleshin me njė koktej tė kėndshėm aty nė hollin e Ministrisė sė Arsimit, ai profesori i moēėm i gjuhėsisė mendoi se nuk kish ē'tė bėnte mė. U mendua njė hop, vuri mbi kokė kapelėn dhe iu drejtua portės me hapin e menduar tė njė 82 vjeēari.

    As nuk do tė kthehej pas, sikur tė mos e ndjente prekjen mbi kurriz, qė e ftonte tė risillte nė festėn e tij tė 55-ė tė shkuarėn e mėsuesit, pedagogut, gjuhėtarit…Do tė ikte ashtu duke shpėrndarė buzėqeshje e duke pėrkulur lehtazi kokėn ndėrsa shkėmbehej me veteranėt e arsimit, syresh qė mbanin 80 e kusur vite mbi shpatulla…

    Kujtime
    Ē'tė thotė mė parė? "Nė '48-ėn kam filluar tė jap mėsim", profesori merr frymė thellė. E lehtė pėr ta filluar kėsisoj kronologjinė e eksperiencės, fundja nė ditėn e mėsuesit, do tė kujtojė sė pari momentet kur u nda me profesionin e pėrkthyesit nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare pėr t'u ngjitur nė auditoret e mėsimdhėnies. "Eh ishte shumė ndryshe atėherė, mėsuesi gėzonte tjetėr autoritet, por ishte dhe shumė mė e vėshtirė…". Asokohe sapo kishte mbaruar dy vjeēaren e "Institutit tė Lartė Pedagogjik" dhe e nisi sefte nė Politeknikumin "17 Nėntori" tė Gjirokastrės. "Qe i vėshtirė fillimi, por vėshtirėsitė kapėrcehen po tė punosh e tė lodhesh". Dallohet lehtė profesioni i tij i vėrtetė. Tė tillė, fjalėpakė janė veē studiuesit, qė mė tė shumtėn e kohės "dialogojnė" me librat, ai profesori i vjetėr ka numėruar vėrtet miliarda fjalė por nė makinėn e tij tė shtypshkrimit, kur ka ndėrtuar nė tastierė gramatikėn, morfologjinė, qė shfletohet dhe sot e kėsaj dite nga shkollarėt e profesorėt, dikur studentė tė tij. "Kam punuar 32 vjet nė arsim", nuk i ndan eksperiencat, pak rėndėsi ka nė shkollė tė mesme apo tė lartė, e rėndėsishme ėshtė qė ai ka transmetuar te tė tjerėt dijen pėr gjuhėn, historinė e saj.

    Parimi
    Nuk mban mend ndonjė nga ish-nxėnėsit, apo ish-studentėt, sot emra tė njohur tė politikės. Mė saktė nuk para i pėlqen tė diferencojė tė tillė. "Parimi im ėshtė "puno dhe hesht", heronjtė e heshtur, prej tė cilėve ke ē'tė marrėsh e tė pėrfitosh pa qenė tė njohur nė politikė apo gjetkė". E vėrteton mė sė miri kėtė me prezantimin e tij, kur flet me tė njėjtin ton pėr titujt qė mban mbi supe, profesor, doktor, mėsues i popullit, ashtu dhe pėr tė pėrditshmen, bisedat me miq e shokė, paraditet, minutat nė studio, leximi…Veēse nuk mund tė jetė njėlloj i ftohtė, ndėrsa rrėfen pėr tė fundmin dorėshkrim qė mban nė duar. "Kam nė dorė njė studim pėr gjuhėn e mesapėve. U bėn kohė qė nuk kam botuar asgjė", profesori psherėtin, a thua se ka ndoca vite qė nuk duket nė kopertinat fringo tė librave tė gjuhės. "Nė vitin 2002 kam botuar librin e fundit, "Gramatika Historike e Gjuhės Shqipe", po po u bė kohė pa botuar…", tund kokėn, me tė mbėrritur nė shtėpi do ulet t'i shtojė ca radhė studimit tė tij.

    Pėrcjellja

    Pėr njė gjė nuk i mbetet peng e ka siguruar dhe pėr shumė kohė pėrfaqėsinė e Demirajve nė studimet e gjuhės shqipe edhe kur ai profesori i moshuar tė mos jetė mė nė gjendje tė studiojė e tė shkruajė. "Kam tim bir Bardhylin, ėshtė profesor i gjuhės shqipe nė Universitetin e Mynihut", babait i ndriēojnė sytė me njė buzėqeshje, kur shton se i biri ka konkuruar, pa ėshtė profesor i shqipes nė universitetin gjerman. Komunikojnė kohė mė kohė, shpesh dhe nė gjermanisht, studiuesi Shaban Demiraj ėshtė njohės i 14 gjuhėve. Nuk ka asnjė problem me anglishten, frėngjishten, gjermanishten e italishten, tė tjerat gjuhė ballkanike e gjer te spanjishtja i studion nė mėnyrė pasive. Ka prapė pėr tė rrėfyer, po e lė me kaq, ndoshta ka folur shumė… nuk mund tė mblidhet nė 30 minuta njė jetė mes nxėnėsve, studentėve e akademikėve…


    ----------


    GEZUAR 7 MARSIN Mesuesve tone !!!

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Faqja e Bardhyl Demiraj ne universitetin e Munihut, Instituti per Gjuhesi Krahasuese, Indogjermanistike dhe Albanologji:


    http://www.sprachwiss.uni-muenchen.d...lb/demiraj.htm

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    njeri per Shaban Demirajn
    tjetra per Bardhyl Demirajn

    Prof. Shaban Demiraj eshte nje nga studjuesit e rralle te Shqipes.
    Me 1992, kur u takuam ne Tirane ne Institutin shkencor, Akademine e shkencave, ishte nder takimet me te perzemerta!
    porosite te tij i kam derguar ne vend. bashkepunimi i tij eshte me studjuesit austriak e gjerman... Vepra e tij eshte madhore dhe nje nder me te spikaturat ne Shqiperi.

  4. #4
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Kam lexuar librin e tij mbi preardhjen e shqiptareve dhe me ka pelqyer shume.

    Nje liber i shkruar me nje profesionizem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anėtarėsuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    perdorimi i shkronjes se medhe

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •