Një bisedë: Anëtarët e komunitetit musliman me moderatorët e këtij komuniteti!
Para se me filluar që të postojnë moderatorët dhe anëtarët, desha me ju bërë të ditur që në këtë temë e kanë të ndaluar të futen ata që nuk i përkasin këtij komuniteti ( dmth jomuslimanët ).
Moderatorët e Komunitetit Musliman, ju përshëndes nga zemra dhe ju dëshiroj durim dhe mirëkuptim për këtë temë.
Për ta hapur këtë temë, më ka shti nji gjë, që më duket ma se e rëndësishme, që të diskutojmë për çështjen sa i përket këtij Forumi i Komunitetit Musliman.
Unë personalisht i kisha disa pyetje për moderatorët:
- a ka moderator të rregullt në këtë Komunitet?
- në rastëse ka, a mundet me i ditë se kush janë ato?
- a ka mundësi me bërë nji ndryshim, që të pastrohen fjalët e ndytura që me të vërtetë është mbare për të gjithë ne?
- a keni nji rregullore të veçantë për këtë Komunitet, pasi këtu shumë nënçmohen besimtarët Musliman edhe më tepër ofendohen, gati në çdo temë, për këtë ju vetë jeni dëshmitar?
Kërkoj nga moderatorët përgjigje për këta pyetje dhe mandej mund që të flasim me të gjithë anëtarët që të vendosim nji rregull sipas asaj që i takon këtij komuniteti. Ne jemi besimtarë dhe nuk duam që të kemi raporte me ata persona që hynë këtu kur të duan dhe ofendojnë pa asçfarë mbareje duke e shtruar fytyrën e tyre me bisedat e tyre të ndytura. Temat gjithmonë marrin kahje tjetër, për shkak të anëtarëve që si përkasin këtij komuniteti.
Nuk kam qëllimin e keq më besoni, dua vetëm që të ketë nji rregull që kështu të mos tensionohen fjalët ndërmjet besimtarëve dhe atyre jobesimtarëve. Feja është e lirë, kush don e pranon atë dhe kush nuk don le të mos e pranon dhe askush nuk ju ndalon atyre. Le ti lënë besimtarët të lirë që të bisedojnë midis vetes dhe kush ka të pyes, ndonjëri prej atyre që ka dije le ti përgjigjet dhe kjo besoj që të na ndihmojë të gjithëve që ti ruajmë gjihët tona nga ofendimet, sepse nuk kemi aspak dobi prej tyre.
Me respekt ju them se nuk e kam qëllimin personal, por mendoj që të ketë nji përparim në të ardhmen.
Në rastëse kam gabuar, kërkoj falje dhe du që të këshillohem për atë gabim.
" Unë këshilloj, sepse dua që të jem i këshilluar ".
Ramazani.
Krijoni Kontakt