Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2010
    Postime
    34

    Argumente që pse muzika është e ndaluar në Islam.

    لا إله إلا الله
    La ilahe ilaAllah
    Askush nuk meriton me të drejt të adhurohet pos Allahut

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Argumente të ndalimit, nga Kur´ani dhe Sunneti


    All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë në Suren Llukman:

    “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e më qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut …” [Llukmaan 31:6]

    Dijetari i Ummetit, Ibn Abbasi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

    "Kjo nënkupton këndimin." Muxhahidi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë se kjo nënkupton lozjen e daulleve (tabl). (Tafseer al-Tabari, 21/40).

    El-Hasan el-Basri (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

    "Ky ajet është shpallur në lidhje me këngën dhe instrumentet muzikore."(Tafseer Ibn Katheer, 3/451).

    Fjala e Allahut të Madhëruar:

    " (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë. Dhe me ate alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundësh prej tyre,..." (El-isra 63-64)

    Ç'është për qëllim zëri i shejtanit në ajet?

    Ka thënë ibën Abbasi dhe Muxhahidi:

    "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argëtimet."

    Kurse Ed-dahakë dhe Hasan el-Basriu:

    "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibën Kethiri kanë thënë: "Kënga (është zëri i shejtanit)."

    Fjala e Allahut të Madhëruar:

    "A prej këtij ligjerimi (Kur'ani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni në asgje? " (En-nexhm 59-61).

    Ç'do të thot: "Samidunë" (e cila është e cekur në origjinalin e Kur'anit)?

    Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibën Kethiri dhe El-ulusiu: "Fjala "Samidunë" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo është njëra nga fiset arabe dhe don të thotë "Këngëtarë".




    I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

    “Nga Ummeti im, me siguri do të ketë prej atyre që to t´a bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe veglat muzikore…” (Transmetohet nga Buhariu ta´likan, nr.5590; transmetohet si mevsul nga El-Taberaniu dhe el-Bejhekiu. Shiqo el-Silsilah el-Sahihah,91 të el-Albanit (All-llahu e mëshiroftë) Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky hadith është sahih, i transmetuar nga Buhariu në Sahihun e tij, ku ai e paraqiti atë si argument dhe e deklaroi si mu´allak dhe mexhzum." Ai tha:” Kapitull në të cilin trasmetohet për ata të cilët lejojnë alkoholin duke e thirrur atë me emra të tjerë.”

    Sheikh el-Islam (Ibn Tajmijeh) (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

    “Ky hadith tregon se ma´azif janë haram, ndërsa ma´azif do të thotë instrumente muzikore, bazuar në dijetarët e gjuhës (arabe). Kjo fjalë përfshinë të gjitha llojet e këtyre instrumenteve.” (El-Mexhmu´, 11/535)


    Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    "Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga ibën Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vërtetoi Albani).

    Imam Ibën Kajjimi thotë: Në hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi a.s. iu ka premtuar argetuesve me këngë e muzikë se Allahu xh.sh. do t'u lëshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë në majmuna dhe derra.. (Shiko: Igathetu el-lehfanë 1/261).



    Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:

    - Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë):

    "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit".

    - Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë):

    "Kënga mjell hipokrizi në zemër".

    - Ka thënë El-kasim bin Muhamed:

    "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr".

    - Ka thënë umer bin Abdul Aziz:

    "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

    - Ka thënë imam Ebu Hanifja:

    "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo".

    - Ka thënë imam Maliku:

    "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

    - Ka thënë imam Shafiu:

    "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

    -Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli:

    - "Kënga mjellë në zemër hipokrizi".

    -Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë:

    -"Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me "Ixhma".

    Keshtu qe po mundohem te te them disa Hadithe, dhe fjale nga Dijetaret e ketij Ummeti ne lidhje me Muziken.

    Fillojme me Hadithet:

    1) Nga Ebij Umamete (radiall-llahu anhu) thotë: Ka thene Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Nuk lejohet shitja e Veglave Mizikore, as blerja e tyre, as tregëtia me to, dhe paret qe fitohen nga ato janë Harram. Dhe tha Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
    Me të vërtetë që ky Ajet ka zbritur për këtë, dhe lexoi:
    “ Dhe ka njerëz që blejnë tregime boshe me qëllim që ti largojnë njerëz nga rruga e All-llahut “ (Lukman: 6) "

    Mbasi e përfundoi ajetin, tha: “ Pasha atë i cili më ka dërguar mua me të vërtetën, nëse një burrë e ngren zërin e tij duke kënduar, atëherë All-llahu s.u.t. ka për të dërguar dy shejtanë, të cilët do të marin pjesë në këndimin e tij, dhe pastaj do të vazhdojnë ta godasin atë në gjoksin e tij, me këmbët e tyre, ( dhe bëri me shenjë në gjoksin e tij), dhe ka për të qenë ai i cili ka për të rënë në tokë. " Tha, Imam Tabaraniu. Hadithi është i Dobët.

    Ky Hadith edhe pse është i dobët, Dijetarët e kanë marë si shembull për shkak të trasmentimeve të shumta, të cilat e forcojnë këtë Hadith.

    Dhe kjo duke u bazuar në një rregull baze në shkencën e hadithit, dhe ajo është:

    Hadithi i dobët mund të forcohet deri në gradën Hasen (i mirë), nëse gjenden rrugë të shumta që e forcojne atë.

    Dhe të cilat rrugë gjendën në hadithin tonë.


    2) Nga Gazijju Ibn Rabijatë thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Do të hapet toka dhe do të gëlltisi disa njerëz, të cilët gjenden në shtëpiat e tyre, dhe të cilët All-llahu s.u.t. i ka shndërruar në majmuna dhe derra, dhe kjo për shkak, se i binin veglave muzikore dhe i ndëgjonin Këngëtarët."

    Trans., Ibn Ebij Dun`ja dhe Ibn Asakir në "Tarijkhu Dimeshk" Sahih.

    3) Nga Alij Ibn Ebij Talib (radiall-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Kur ti bëjë ummeti im 15 vepra, do ti godase ato belaja dhe nga to: kur të pihet alkohooli, kur të të vishet mëndafshi (per burrat), kur të meren këngetarët me kënduar, dhe kur tu biet veglave muzikore..."
    Tra: Imam Tirmidhiju dhe Ibn Ebij Dun`ja. Sahih.

    4) Nga Ebij Umamete (radiall-llahu anhu) Thote: Ka thene Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Do të vazhdojnë disa njerëz nga ky ummet duke hëngër dhe duke pirë, dho do të gdhijnë në mëngjes, dhe ato do të jenë të zhndërruar në majmuna dhe derra............... dhe kjo për shkak se pinin alkohoolin dhe e hanin ribanë (kamatën) dhe mernin këngëtarë për të kënduar, dhe e vishnin mëndafshin (burrat) dhe i këpusnin lidhjet farefisnore. "

    Trasm., Hakimi, Bejhakiu, Ibn Ebij Dun`ja Ibn Asakir dhe Dhehebiu. Sahih, dhe gjendet dhe në " Silsiletul Ehadithis Sahiha.

    5) Nga Enes Ibn Malik (radiall-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Kur Ummeti im ti bëjë hallall 6 gjera, mbi to qoftë Shkatarrimi.
    1) Kur të shfaqet në mesin e tyre mallkimi (të mallkojnë njëri tjetrin).
    2) Kur ta pinë alkohoolin.
    3) Kur ta veshin mëndafshin (burrat).
    4) Kur të marin këngëtarët për të kënduar.
    5) Kur të mjaftohen burrat me burrat.
    6) dhe kur të mjaftohen gratë me gratë. "



    Trans., Imam Tabaraniju, dhe Imam Bejhakiu. Sahih.

    6) Nga Abdullah Ibn Amer Ibnul As thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " All-llahu s.u.t. e ka bërë harram alkohoolin, bixhozin, muzikën, rakine e (qe nxirret) misrit, dhe ç`do gjë dehëse është harram. "

    Trans., Ebu Daudi, Imam Tahauiu, Imam Bejhakiu dhe Imam Ahmedi. Hasen

    7) Nga Abdullah Ibn Abbas (radiall-llahu anhuma) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " All-llahu s.u.t. i ka bërë harram, alkohoolin, bixhozin, muzikën, dhe ç`do gjë dehëse është harram. "

    Tra: Ebu Daudi, Imam Bejhakiu, Imam Ahmedi, Ibn Hibbani Nesaiu etj. Sahih.

    8) Nga Enes Ibn Malik (radiall-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Dy zëra jane bërë lanet (të mallkuara) në dun`ja dhe në akhiret. "

    " 1) Rënia e fyellit në kënaqësi.
    2) Ulërimat, ose të bërtiturat, në fatkeqësi.
    "
    Trans., Imam Bezzari, Imam Mundhiri, Imam Hejthemiu dhe Ibn Hibbani. Sahih.

    9) Nga Abdurahman Ibn Auf (radiall-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Unë nuk kam ndaluar nga e qajtura, porse une kam ndaluar nga dy zëra, që ta pakësojnë trurin.
    1) Zbukurimi i zërit me veglat muzikore, dhe luajtja me fyellin e Shejtanit.
    2) Ngritja e zërit (ulërimat) në rastë fatkeqësie..........."


    Trans., Imam Hakim, Bejhakiu, Imam Begauiju, Ibn Sa`di, dhe Tirmidhiu. Hasen.


    Thotë Shejkhul Islam Ibn Tejmijje (rahimehull-llah) në librin e tij " El Istikame ".
    Ky Hadith, është nga argumentet, me të cilin të mjafton në bërjen harram të muzikës.

    Sikurse gjendet në fjalën e njohur të Xhabir Ibn Abdullahit (radiall-llahu anhuma):

    Janë bërë harram dy zëra në mirësi.
    1) Veglat muzikore dhe luajtja me to.
    2) Rënia e fyellit të shejtanit.

    Dhe kështu Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka ndaluar nga dy zëra në mirësi, sikurse ka ndaluar nga zërat që bëhen në raste fatkeqësie, dhe zëri i cili ndodh në mirësi, është këndimi.

    10) Nga Ibij Amir ose Ebij Malik (raduall-llahu anhuma) thotë: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

    " Do të ketë njerëz nga ummeti im,, të cilët do ta bëjnë hallall (të lejushme), imoralitetin, alokohoolin, dhe veglat muzikore..............."

    Tra: Imam Bukhariu. Sahih.

    Dhe ky është i fundit prej Haditheve.

    Kurse prej fjalëve tëdijetarëve të këtij ummeti, po mjaftohem me disa:

    Thotë Abdullah Ibn Mesudi:

    Muzika të mbin hipokrizinë në zemër.

    Thotë Abdullah Ibn Abbasi:

    Veglat muzikore janë haram, daullja është haram dhe fyelli është haram.

    Thote Hasan El-Basriu:

    Nuk është muzika prej çështjes së muslimanëve.

    Dhe Ibn Ebu Dunia transmeton me sened te sakte se Imam Sha`abiju ka thënë:

    Është i mallkuar ai që këndon dhe ai për të cilin këndohet.

    I vetmi që e lejon muzikën është shejtani dhe ndjekësit e tij. All-llahu s.v.t. na rruajt prej tyre.

    Mendoj se kjo që është përmendur, dhe ajo që kanë përmendur vëllezërit e tjerë, është e majftushme për këtë temë.

    Selamu Alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 01-12-2010 më 13:37

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Po cfar thote feja per internetin ,ka ndonje ajet apo hadith???

    po dijetaret cfar thuan??

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Çka të pëlqen te muzika?!

    Të nderuar vëllezër e motra

    Koha po kalon, vallë nuk e meritojmë të ndalemi disa çaste të flasim me fjalë të buta dhe shprehje nostalgjie. Vëlla e motër ju lus që mos të bëheni koprrac ndaj meje me lexim të këtij artikulli duke i ndarë pesë minuta nga koha e juaj e çmuar.
    E kush nuk është i gatshëm tani për lexim le t'i shtypë (printon) këto fjalë e le ti lexojë më pas, ngase këto fjalë meritojnë kujdes të veçantë. Vëlla e motër … O ju që dëgjoni muzikë …Shkronjat e mia ju thërrasin me shpresë. Mos thoni nuk kemi dobi edhe nëse e përsërit këtë këshillë por duke e thënë të vërtetën thoni po, do të heshtim para thirrësit të vërtetë.
    I mençur është ai i cili e njeh hakun dhe e pranon atë ndërsa injorant është ai i cili i mbyll sytë para hakut... Haku gjithnjë shndritë kurse gënjeshtra fundoset.

    Mirë, t'ia fillojmë…

    A nuk e ke vërejtur vëlla i dashur apo motër e dashur se: Kur ka dëgjuar dikush nga ju muzikë një periudhë të gjatë trupi i tij është në dridhje dhe reaksion nga këto këngë andaj gjysmë ore nuk mund të ulet e të dëgjojë diçka nga kur`ani duke e ditur se ai është shërues i zemrave, udhëzues i njerëzimit, libër qiellor, dritë dhe hair i gjithë njerëzimit.
    A e ke pyetur veten ndonjëherë?! Pse këngët zënë vend te ti dhe i dëgjon ata, a të vjen rëndë që të ulesh të dëgjosh e të meditosh mbi kur`anin? Allahu xh.sh në kur`anin famëlartë thotë: "Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre". Kjo është e vërtetë. Kjo është ajo për të cilën ju thërras që të jemi të qartë.

    Fatkeqësi është ta tradhtosh vetveten, sepse me të dëgjuarit e muzikës largohesh nga të përmendurit e Allahut e ajo ta ngushton jetën. Allahu subhanehu ue teala, thotë: "Kush ia kthen shpinën Kur`anit tim do t`i japim atij jetë të ngushtë (plot halle, vështirësi të parehatshme) dhe do ta ngjallim ditën e kiametit të verbër" TA HA 124.

    E vërteta e këngëve është se ato janë dhimbje dhe dëshpërim. Edhe pse duket se ka njëlloj dëfrimi por ai dëfrim është i falsifikuar nga djalli. Atëherë dëgjoni fjalën e Allahut lidhur me Iblisin (djallin) e mallkuar: "Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tuaj thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre! Por, shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrimit".

    Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: qëllimi në këtë ajet është për muzikën. Muxhahidi thotë: për muzikën dhe fjalët e kota. Kurse Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Prej tradhtive të iblisit është se ai i mashtron ata që janë të dobët në dije, logjikë dhe fe, e ua rrëmben mendjen dhe i bën që ata të merren me muzikë, fishkëllima dhe duartrokitje që t`i pengojnë zemrat nga Kur`ani e t`i kthejnë nga shfrenimi dhe urrejtja, e ai është Kur`ani i iblisit, perde e sheshtë (e fortë) prej Kur`anit dhe magji e zinasë, me të cilën mëkatari ia arrin qëllimit të vet, si dhe të keqen ua zbukuron që t`u duket e mirë, kështu që Kur`ani mbetet larg tij.
    Ky dëfrim i rrejshëm dhe ky gëzim i falsifikuar kalon shpejt, por mëkati mbetet i regjistruar në regjistrin e veprave të tij, sepse muzika është shpalosje e mëkateve të njeriut.
    Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Umetit tim i falen mëkatet, pos atyre të cilët i shpalosin mëkatet e veta". E disa krenohen me muzikë dhe e mbajnë kokën lartë. Krenohen me mëkatin që ia kanë bërë Allahut.
    Dikush thotë ky është këngëtari im, kjo është këngëtarja ime.

    A nuk e dinë ata se ditën e ringjalljes do të ringjallen me ata të cilët i kanë dashur në këtë botë. Disa prej tyre janë të mashtruar nga djalli duke e quajtur muzikën si art apo edukues i gjeneratave.
    Por nëse i dëgjon vetëm fjalët, atëherë e kupton se ajo është porosi e djallit të mallkuar meqë të shpie nga e keqja. Shumë është e qëlluar fjala e atij i cili e ka quajtur muzikën si magji dhe postë të zinasë.

    O bijtë dhe bijat myslimane… Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta pastrojmë shpirtin: "Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten". Muzika nuk është tjetër pos padrejtësi që ia bën shpirtit që Allahu ta ka dhuruar dhe për të cilin të ka urdhëruar ta pastrosh. Pra, liroje atë nga mëkatet dhe epshet, e mos e mashtro atë me muzikë sepse në këtë mënyrë i ke bërë padrejtësi shpirtit tënd.

    Allahu subhanehu ue teala, thotë: "Ai nuk i shpëton zullumqarët". Dhe thotë: "Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t`i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet ) si tallje. Për ata sigurisht është përgatitur dënim i turpshëm". LLUKMAN 6

    Abdullah b. Mesudi është betuar se qëllimi në këtë ajet është muzika.

    Muhamedi salallahu alejhi ue selem, duke na sqaruar dhe duke na e tërhequr vërejtjen nga kjo sëmundje thotë: “Do të ketë nga umeti im që do ta bëjnë hallall marrëdhënien jashtëmartesore, mëndafshin, verën dhe instrumentet muzikore" d.m.th. të gjitha këto janë të ndaluara por do të vijë një kohë ku dikush do t'i bën të lejuara.

    Pastaj në hadithin tjetër thotë: “Pa dyshim se do të ketë njerëz nga ky ummet që do ta pinë alkoolin, të cilin do ta emërtojnë me emra tjerë. Ata do të dëfrehen edhe me muzikë dhe këngëtare.
    Këta njerëz do t'i lëshojë toka dhe do t'i shndërrojë Allahu në derra dhe majmuna". Albani thotë se ky hadith është i vërtetë. Të mos thotë dikush se muzika e qetë është e lejuar. Apo, dikush të thotë se këngët patriotike me muzikë janë të lejuara, sepse argumentet që e ndalojnë këtë janë shumë të qarta.

    Pastaj duhet ta dish se për të hollat dhe kohën që e ke harxhuar për muzikë do të japësh llogari, sepse as lodra e as shkopi i lodrës nuk do të bëjnë dobi ditën e gjykimit përpos veprës së mirë.

    Pra, a je përgatitur që të takohesh me Allahun?!

    Në fund... Secilit që ka vendosë të pendohet dhe të kthehet te e vërteta, ia dërgoj këtë përgëzim. Për atë që ka vendosur të heqë dorë prej muzikës dhe i pastron veshët e tij nga kjo sëmundje.

    Ta dërgoj këtë përgëzim, lexo fjalën e Allahut: "Dhe ditën kur do të ndodhë kiameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit). E ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhenetit)" ER-RUM 14-15. Fjala "të gëzuar" në këtë ajet është shprehur me fjalën "juhberun", e cila fjalë tekstualisht d.m.th. kënaqësi dhe dëgjim. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Hyritë do të këndojnë në xhenet. Do të thonë: Ne jemi hyri të bukura, jemi bërë gati për burrat e ndershëm". Albani thotë se ky hadith është i vërtetë.

    Dijetari i famshëm Ibën Kajimi, nga ana tjetër, i ka radhitur fjalët e Ibën Abasit në disa vargje të mrekullueshme, ku Ibën Abasi thotë:

    Zoti ynë dërgon erën që dridhë balluket e palëvizshme

    Që shkaktojnë zëra që prekin të dëgjuarit e njeriut

    Sikur tingujt e peshuar

    Oj kënaqësi e dëgjimit mos u adapto me kënaqësinë e dalë nga telat dhe lahuta

    për të dëmtuar dëgjimin ashtu siç zemrën e dëmtojnë të kënduarit dhe sikleti

    pastroje të dëgjuarit tënd nëse dëshiron të dëgjosh zërin e tyre (hyrive)

    se në zemrën e robit asnjëherë nuk bëhen bashkë dashuria e Kur’anit me dashurinë e melodisë së këngës.

    Vallahi dëgjimi i tyre për zemrën dhe imanin është sikur helmi për trupin

    Dikush nga ju mund të pyes si të largohem prej muzikës, duke pasur parasysh se unë e kam bërë shprehi që të dëgjoj muzikë e nuk mund të largohem lehtë? Atëherë ndiqi këto këshilla - e nëse do Allahu - do të fitosh:

    1- Të bëhesh i sinqertë në pendim dhe qëllime të pastra si dhe të kesh trimëri, sepse ky vendim kërkon edhe trimëri

    2- T`i shkatërrosh të gjitha kasetat që i posedon

    3- Nëse epshi të nxit që të dëgjosh muzikë atëherë shpejto dhe merre mus`hafin dhe lexo që ta qetësosh shpirtin, e nëse nuk mundesh atëherë dëgjo ndonjë kasetë Kur`an apo ndonjë ligjëratë të inçizuar nga ndonjë hoxhë

    4- Nëse dikush tallet me ju se nuk po dëgjoni muzikë mos iu kundërvë por thuaj: “Allahu të shpërbleftë“ apo “Allahu të udhëzoftë“, etj. sepse kjo fjalë e lë pa tekst atë, ndërsa juve ju qetëson.

    5- E nëse dikush nga familja juaj dëgjon muzikë sqarohu atyre në mënyrë të edukuar duke u dhuruar ndonjë libër apo kasetë qoftë Kur`an apo ligjëratë dhe ua bën me dije se dëgjimi i tyre edhe ty të pengon, sepse e ndien veten i vetmuar dhe larg prej tyre.

    Vëlla e motër

    Dijeni se, nëse jeni të sinqertë në pendim dhe ia mbyllni të gjitha shtigjet shejtanit është shumë lehtë që të largoheni nga kjo sëmundje. E mos të thotë dikush do të pendohem pas kësaj kasete, e dikush pas disa ditësh, e dikush pas disa muajsh, sepse iblisi një ditë ta bënë dy, një muaj dy, një vit dy e kështu me radhë.
    Sa e sa vëllezër e motra janë të pavetëdijshëm ndërsa buzët e tyre rregullisht i përsërisin këngët që i kanë dëgjuar dhe gjuhët e tyre nuk mundin ta përmendin Allahun.

    Kush e len një gjë vetëm për hir të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë se ajo.

    Vëlla e motër

    Nëse dikush nga farefisi juaj dëgjon muzikë këshillojeni atë. E nëse nuk ju përgjigjet atëherë duhet të largoheni nga ai ambient. Dhe mos të thotë dikush më mjafton mua të pendohem e nuk ndikon ai tek unë.
    Ruajeni veten tuaj prej vendeve të ndyra dhe degjeneruese dhe shpejtoni me teube nga momenti kur ta lexoni këtë artikull dhe mos thoni “Pastaj“ sepse fjala pastaj është nga armët e shejtanit.

    Marrë nga: http://www.saaid.net

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:

    - Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit".

    - Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër".

    - Ka thënë El-kasim bin Muhamed: "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr".

    - Ka thënë umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

    - Ka thënë imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo".

    - Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

    - Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

    - Ka thënë imam Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi".

    - Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me "Ixhma".

    Esselamun Alejkum.

  6. #6
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Alejkum Selam shkou Ramazan. Nje pytje, se ne kete kontekst nuk kam shume njohuri..

    A nuk ishte hyrja e ushtrise muslimane ne Mekke, si edhe ne filmin "The Message", njefare hyrje me daulla.

    Ne aspektin muzikor ka shume gjera qe flitet ne Islam e qe nuk po kuptoj..

    Pasuesit e sektit Vahhabi pretendojne qe edhe Ilahi me instrument eshte haram.

    Sunnitet ne pergjithesi qe kam biseduar, pretendojne qe muzika qe te humb veteveten eshte haram, sikurse muzikat vallezore, hard rock. Diqka qe te nxjerr prej vetes pra.

    Shiitet qe kam biseduar, pretendojne qe muzika qe te ben te zemerohesh,te ndiesh keq, qe e percjell ndjenjat emocionale eshte haram.

    Ne Kuran (tash nuk e di numrin e sures dhe ajetit te sakte) me sa e mbaj ne mend ka nje ajet qe thote qe (perafersisht) : Ato gjera qe bejne te dalish prej vetevetes jane haram. Si psh alkooli,droga, bile edhe cigarja, e edhe muzika ne nje mase tepert.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Alejkum selam, vëllau i dashur COB, feja Islame mësohet nga ata që argumentohen me Kur'an dhe Sunnet, dhe jo prej filmave të devijuarve, me artistë jobesimtar.

    Sa pari, shiitët, ata nuk konsiderohen si besimtarë, sipas devijimit të tyre ( nuk është tema për të treguar devijimin e tyre ) dhe nuk miren fjalët e tyre, pasi nuk kanë sjellur asnjë argument prej Kur'anit dhe Sunnetit.

    Ne si besimtarë duhet të kemi kujdes nga i marrim fjalët!

    Në postimin që vijon do të mundohem me ndihmën e All-llahut s.v t. me ju sqaruar se pse muzika është harram edhepse më sipër kemi pruar mjaft argumente për një mendje të shëndoshë.

    Selam alejkum.

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esselamun alejkum we rahmetullahi wew berektuhu.

    Do të mundohem me qenë sa më i qartë nëkuptimin e asaj se: A është muzika harram, apo hallall?

    Këtë sqarim do ta shpreh me anë të pyetje - përgjigje me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti, inshAll-llah.

    Falënderimi i takon Allahut, atë e falënderojmë dhe prej Tij falje e ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon.
    Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata, të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.


    Pyetje:

    Disa më kanë thënë se nuk është e lejueshme e disa po.

    Përgjigje:

    Ai që e kërkokon të vërteten dhe është i sinqert kur kërkon hukmin e një çështje do ta gjen. Ai që për fe ka zgjedh Islamin dhe është pajtuar një herë e përgjithmon se do t'ju nënshtrohet All-llahut dhe nuk do ta tradhton kur Ai Sbubhanehu ve Te'ala tha:

    "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju edhe ata që udhëheqin punët tuaja) paraqitjani All-llahut (Kur’anit) dhe Pejgamberit (thëniet dhe veprat e tij), nëse besoni All-llahun dhe Ditën e Kijametit" (Nisa:59).

    ..ai me të vërtet që ka zgjedhur rrugën që janë pajtuar muslimanët dhe nuk kanë kundërshtim në këtë. Ai që e ka dro Diten kur do të qëndron para All-llahut goditur dhe do të jep përgjigjsi për për atë që e ka thënë pa argument dhe i ka ndejgu njerëzit para se ta ndegjon All-llahun, me të vërtet se nuk ju ka bindur All-llahut Subhanehu ve Te'ala kur Ai tha:

    "Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës." (33:36)

    ..ai që kërkon udhëzimin nga libri i All-llahut dhe Sunneti i të Dërguarit SalAll-llahu Alejhi ve Selem ai është drejtuar në një rrug që është e vetmja për të dëshmuar se i jemi bindur All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, e ai që kundërshton i bëjmë selam me një ajet që ka zbrit ku All-llahu i tha Profetit SalAll-llahu Alejhi ve Selem:

    "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht." (En-Nisa 65)

    “Thuaj (o Muhammed): nëse ju e doni All-llahun, më pasoni mua (ndiqeni rrugën time) e All-llahu do t’ju dojë juve dhe do t’ua falë gabimet (gjynahet) tuaja. All-llahu është falës dhe mëshirues i madh”. (Ali Imran, 31)

    Ai që ka fitu është ai që i është bindur All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe atij nuk i pengojn njerëzit se çfarë flasin, thotë All-llahut Te'ala:

    "O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe thoni fjalë të drejta. Jua përmireson (All-llahu) veprat dhe jua fal gjynahet. Dhe kush i bindet All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ka fituar me një fitore të madhe" (el-Ahzab 70-71.)

    Pra ai që është i sinqert në kërkimet e tij në çështjet e fes dhe e ka dro All-llahun, atij i mjafton një ajet apo një hadith, e që ai të bindet për atë çështje. Në fe nuk shikohet së pari se çfarë kanë thënë njerëzit, por shikohet se çka ka thënë All-llahu dhe i Dërguari i Tij dhe se si e kanë kuptuar sahabët dhe gjeneratat tjera pas tyre.

    Nuk është e vërtet se "disa" e kanë lejuar dhe disa e kanë ndaluar muziken, ata që e kanë lejuar kanë vënë kushte vëllezër të ndershëm, sepse muzika që bëhet sot asnjë dijetarë nuk e ka lejuar. Ata që e kanë lejuar janë ndoshta as 10 dijetarë që i njohim, kurse ata që e kanë ndaluar janë me mijëra, por para kësaj siç thashë duhet shikuar se çka ka thënë All-llahu dhe i Dërguari i Tij në këtë çështje. Jemi pajtuar besoj të gjithë se All-llahu dhe i Dërguari SalAll-llahu Alejhi ve Selem e kanë ndaluar muziken, dhe ja po supozojm se shumica e dijetarëve thonë se muzika është e lejuar, kë ta ndegjojm në këtë rast ?! Ai që e don All-llahun dhe të Dërguarin e Tij dhe ju binden pa dyshuar aspak, ata e din përgjigjen!

    Vazhdon inshAll-llah...

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetje:

    Po megjithatë, kur lexova disa thënie të dijetarëve më të mëdhenj, prapë nuk ishin të të gjithë dakord se çdo lloj muzike është e ndaluar të ndëgjohet.

    Vëlla e motër muslimanë, dijetarë më të mdhej se sahabët, tabi'inët dhe tabi-tabi'inët nuk ka, ai që pretendon ndryshe ai ka rrejt dhe nuk mirret vesh në fe. Të gjithë sahabët me ixhma (konsensus, skan kundërshtim) se muzika është haram, dhë kështu kanë thënë të gjitha gjenerat e arta pas sahabëve, e ata janë tabi'inët dhe tabi-tabi'inët, madje kjo temë tek selefët (të parët tonë të mirë) fare nuk është diskutuar dhe krijuar polemik për arsye se ajetet dhe hadithet ishin të qarta dhe ata kanë qen që e kishin All-llahun shumë frik.

    Ai që mendon se ka prej dijetarëve të "mëdhej" që e kanë lejuar muziken ka gabuar rëndë, sepse më dijetarë se sahabët së pari nuk është askush, kurse kur flasim për dijetarët e famshëm pas tre gjeneratave të arta, të gjithë e kanë ndaluar muziken. Katër medhhebet e njohura: Hanefi, Malikij, Shafij dhe Hanbeli, dijetarët e këtyre medhhebeve janë PAJTUARË se muzika është haram.

    Sheikhul Islam Ibn Tejmijje (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“Mendimi i katër Imamëve është se, çdo lloj i instrumenteve muzikore është haram.. Është transmetuar në Sahih el Buhari, si edhe në hadithe të tjera se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë se do të ketë nga Ummeti i tij prej njerëzve, të cilët do t´a lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të shëndrrohen në majmunë dhe derra... Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk ka cekur apo përmendur ndonjë mosmarrëveshje sa i përket çështjes së muzikës." (el-Mexhmu´, 11/576)

    Sheikh Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Katër Medh-hebet janë të pajtimit se të gjitha instrumentet muzikore janë haram." (el-Sahihah, 1/145)

    Kurse nëse flasim për poezi atëherë ndryshon çështja sepse, sepse ka poezi të lejuara (poezi fetare, që nuk përmendën kënaqësit e dynjas dhe flitët për All-llahun, Diten e Gjykimit etj.) dhe ka poezi të ndaluara ashtu siç ka ardhë në hadithe të vërteta nga i Dërguari SalAll-llahu Alejhi ve Selem. Imam Ahmedi dhe Imam Tirmidhiu dhe të tjerë kanë transmetuar disa hadithe për poezitë e lejuara, këto hadithe Sheikh Albani ka thënë se janë të sakta (sahih).

    Vazhdon inshAll-llah...

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetje:

    Të dëgjoj muzikën, apo të mos e ndëgjoj?


    E kanë pyetur Ibn Abasin r.a (sahabi), Kasim bin Muhammed (ka qen biri i vëllaut të Aishes r.a. dhe ka mësu prej saj, pa ka qen tabi'in), Imam Malikun (tabi-tabi'in). Pra këta janë prej tre gjeneratave më të mira të këtij Ummeti për të cilët ka thënë Profeti SalAll-llahu Alejhi ve Selem: "Njerëzit më të mirë janë tre gjeneratat pas meje".

    Këta tre dijetarë prej tre gjeneratave jau kanë parashtruar të njëjtën pytje se çka mendojnë për këngen dhe muziken ? Ibn Abasi, Kasim ibn Muhammed dhe Imam Maliku i thanë pyetësit: "çka mendon ti, nëse në Diten e Gjykimit ndahet e mira dhe e keqja, e vërteta dhe e pa e vërteta, çka ta merr mendja. kënga dhe muzika në cilen anë do të jet ?". Pyetësi u përgjigj dhe tha: Kënga do të jet në anen e të kqijave dhe në anen e të pavërtetës. Pastaj këta diejtarë e pyeten pyetësin dhe i thanë se edhe një pyetje e kam edhe po ndahemi ne: "E keqja a do të jet në xhennet apo në xhehnnem ?!" Pyetësi u përgjigj dhe tha se normal se e keqaj do të jet në xhehnnem. Pastaj këta dijetarë të mëdhej të këtij ummeti thanë: "Ec se ti ju përgjigje vetës tënde, ti e dite se në Ditën e Gjykimit nuk ka mes të mirës dhe të keqës, ose është e mirë dhe sevap, ose është gjynah dhe e keqe, dhe mes tyre nuk ka shkall e cila ka mundësi me mbet as e mirë e as e keqe".

    Mendoj se kjo është përgjigja më e mirë rreth kësaj, dhe ai që tenton që ende të gjen argumente për lejmin e këngës dhe muzikes, ai është duke kërkuar në një rrugë tjetër prej rrugës së Profetit SalAll-llahu Alejhi ve Selem dhe shokëve të tij.

    Sheikhul Islam Ibni Tejmijja në librin e tij “Iktidau Siratil Mustekim” na transmeton një ngjarje rreth Abdullah Ibn Mesudit r.a dhe nxënësve të tij kur ata moren një vend për adhurim të gjithë bashkë për perkujtim dhe dhiker. Ai (Abdullah Ibn Mesud) u tha ndër të tjera: “A mos jeni gjë më të udhëzuar se sahabët e Rasulit (SalAll-llahu Alejhi ve Selem), apo keni marrë rrugën e shtrembër ?!”.

    Me këtë na paralajmëron sahabiu i ndershëm Abdullah Ibn Mesud se shpikja e stileve në ibadetm apo caktimi i një vendi të caktuar për të bërë dhiker në grupe nuk është e lejuar, madje për ata që bëjnë vepra të tilla ju thotë: "A mos jeni gjë më të udhëzuar se sahabët e Rasulit..." Pra kush tenton dhe dëshiron të gjen argumente për lejimin e një harami ai ka marr një rrugë të shtrembër dhe ka bërë një haram të madh sepse tenton me zavendësu fjalën e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij me diçka që nuk ka ardhur në Kur´an dhe Sunnet dhe me këtë ndoshta ai që me qëllim e bënë këtë ai mund të del prej feje siç kanë thënë dijetarët, All-llahu na ruajtë.

    Ai që tenton të gjej argumente për lejimin e kënges dhe muzikes ai ka zgjedhur një rrugë tjetër prej rrugës së Profetit Alejhi Selam, dhe gjithë muslimanëve. Këto nuk janë fjalët e mia, por janë fjalët e sahabiut të ndershëm Abdullah Ibn Mesud që i cekum më sipër.


    Vazhdon inshAll-llah...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •