-
Gjenocidi komunist në rradhët e Ushtrisë Shqiptare
Gjeneralët e paharruar nën diktaturë
DOSSIER/Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Portretizime të ushtarakëve gjatë Luftës Antifashiste dhe pas saj .
Biografi vlerash për personalitete të ushtrisë shqiptare
Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani
Aleksandër Mihali
Populli shqiptar e mban të ndezur në kujtesë Luftën e madhe Antifashiste Nacional-çlirimtare, kujton ditët e lavdishme dhe datat e shënuara të luftës, figurat e shquara , heronjtë , dëshmorët e kësaj epopeje të ndritur e të lavdishme. Përkujton dhe përulet me nderim dhe respekt të veçantë përpara bijve dhe bijave të popullit shqiptar edhe atyre të huaj që për Çlirimin e plotë të vendit derdhën gjakun rinor dhe bënë fli jetën e tyre të bukur. Ushtria partizane, krijesa më e dashur e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore , si rezultat i mençurisë dhe largpamësisë të politikës dhe strategjisë së përgjithshme të ndjekur nga organet e larta të Luftës, si p.sh. KRANÇL , Shtabi i Përgjithshëm dhe KQ i i PKSH u rreshtua përkrah forcave të armatosura antifashiste të Aleancës së madhe Anglo-Sovjetik0-Amerikane. Rezistenca antifashiste e popullit dhe ushtrisë mbretërore shqiptare, filloi qysh në ditët e para të prillit të vitit 1939. Nisi kësisoj epopeja e madhe 6-vjeçare më e gjata dhe më e vështira e shqiptarëve për liri , çlirim , pavarësi dhe demokraci. Ajo u kurorëzua me fitoren më të madhe historike të shqiptarëve ndër shekuj. Shpëtoi në këtë mënyrë Shqipëria që gëzojmë sot.
Ata që përpiqen të përbaltin tërësinë madhështore të kësaj lufte të lavdishme , të nxijnë fitoret e ndritura të saj , aq të rëndësishme e jetike për tërësinë e kufijve administrative të Shqipërisë etj., janë armiqtë e djeshëm të kësaj Lufte, janë dështakët dhe ish-kolaboracionistët; Janë ish-kriminelët e Luftës së Dytë Botërore apo idhtarët e tyre; Janë pinjollët mjeranë të atyre forcave të mundura dje në Luftën e Madhe për liri e demokraci. Ata shpikin pseudo-dokumente dhe fakte qesharake deri në shëmti dhe të pabesueshme për askënd.
Pa dashur kurrsesi të ngjallet nostalgjia për sistemin diktatorial të përmbysur pa rikthim si praktikë shtetërore dhe sistem politik në vendin tonë dhe në sa e sa vende të tjera , të botës lindore nuk mund të mohohen të vërtetat e mëdha historike se forcat kryesore promotore aleate anti-nazifashiste dhe antimilitarist të Luftës së Dyte Botërore ishin komunistë, nacionalistë kolaboracionistë dhe kuislingë. Ishte BRSS, Anglia, Amerika, Franca, Kina, Jugosllavia, Greqia, Kanadaja, Izraeli, Etiopia, vendet e Magrebit, Afrikan, Egjipti, Polonia, Holanda, Belgjika, Argjentina, Danimarka, Norvegjia, Vietnami, Austria, Zelanda e Re etj.
Ushtria ishte njëra prej viktimave të para që diktatura e vuri në shënjestër, qysh gjatë ditëve të Luftës së Madhe. Enver Hoxha me gjakftohtësi asgjësoi plejadën e komandantëve të shquar të luftës dhe lulen e gjeneralitetit shqiptar, mendjen dhe trurin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të komandave dhe shtabeve të njësive të bashkuara të Luftës kundër nazifashizmit dhe të periudhës së pas luftës.
Ku janë gjeneralët?
Me të drejtë sot pyesim me dhimbje ku janë kapedanët e vërtetë, trima të luftës?
Ku janë gjeneralët e talentuar, akademistët, studiuesit dhe shkencëtarët ushtarakë, mendjet e ndritura dhe reformatorët, strateg dhe prijësit guximtarë që aq shumë i dhanë Luftës së Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare? Ku janë organizatorët e shkëlqyer të rezistencës antifashiste dhe luftës së armatosur në përmasa mbarëpopullore? Ku është Spiro Moisiu, komandanti i Ushtrisë Partizane, gjenerali i talentuar dhe organizator i përsosur, shpirtmadh dhe jashtëzakonisht i ekuilibruar, atdhetari përmasave të mëdha dhe antifashist po aq i madh; ai që nuk pranoi të drejtojë batalionin e tij luftarak kundër fqinjëve tanë të Jugut, kundër popullit dhe ushtrisë mike greke dhe bëri që fronti të thyhej në njërin prej drejtimeve operative-strategjike më të rëndësishme; Organizatori i Shtabit dhe Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, i brigadave partizane. Ai që kreu e përsosi organizimin, armatosjen, stërvitjen fillestare dhe drejtimin e mençur, të formacioneve të mëdha ushtarake? Ai që mori pjesë thuajse në të gjitha inaugurimet e brigadave partizane? Përherë i qetë, i mençur, i palodhur, përherë pranë makinës së shkrimit për të diktuar urdhrat e para luftarake, direktivat e luftës, udhëzimet, urdhëresat, komunikatat operative apo qarkoret për formimin e njësive të mëdha partizane apo llojeve të armëve e shërbimeve? Gjenerali shumëdimensional Spiro Moisiu, si komandant i ushtrisë nuk ka firmosur me dorën e urdhëruar as edhe një urdhër për shkarkimin e komandantëve të luftës apo të ketë urdhëruar dëbimin nga ushtria ose pushkatimin e ndokujt! Kurrë një vendim të tillë nuk e mori sepse ai njihte në themel jetën e ushtarit të popullit, të partizanit të komandantëve dhe komisarëve të luftës. Pse vallë, të ketë ndodhur kështu? Përse ai ishte në esencë ushtar, ishte njëri me zemër të madhe, komandant me vizione të drejta për luftën dhe e dinte mirë se nga ekstremizmi apo parapëlqimet partiake pësonte në radhë të parë atdheu. Kësisoj, Spiro Moisiu mbeti përjetësisht figura më e dashur dhe më simpatike e Lutës Antifashiste Nacionalçlirimtare por përherë e spostuar, përherë në hije dhe e denigruar. Ku është shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare partizane? Nga 13 anëtarët e tij, 8 organizatorë të talentuar të rezistencës dhe luftës antifashiste dhe komandantë të mrekullueshëm u asgjësuan qysh gjatë luftës; në prag të përfundimit të asaj, ose në vitet e mëvonshme. Ku është i mrekullueshmi, i matur e mendjendrituri, akademisti dhe komandanti i përmasave të mëdha operative-strategjike, popullori dhe fisniku Dali Ndreu, kryengritësi dhe rebeli demokrat, me edukatë perëndimor, revolucionar, profesionist dhe emigrant politik antifashist i orëve të para, i paepuri dhe burri trim. Ku ishte atentatori i aksioneve të mëdha e të rrezikshme, organizator i guximshëm i guerileve në qytete, Mustafa Gjinishit. Ku shkoi luftëtari trim e sypatrembur i orëve të para, popullori, i maturi dhe i ekuilibruari, organizatori dhe komandanti i Qarkorit, Brigadës, Divizionit dhe Korpusit, Gjin Marku. Ku iku i urti, i maturi, i mençuri, i dashuri me shokët, oficeri specialist i artilerisë dhe njëri prej organizatorëve të saj, gjenerali me vizione të drejta gjitharmëshe Tahir Kadareja. Po, akademiku dhe komandanti i dimensioneve të mëdha operative-strategjike, njëri nga organizatorët dhe komandantët më të suksesshëm të LANÇL kontenstator veteran dhe i përndjekur për dhjetëra e dhjetëra vjeçare, Nexhip Vinçani. Çfarë ndodhi me komandantin e guerileve të kryeqytetit, organizatorin dhe atentatorin e guximshëm, komandant Brigade, Divizioni dhe ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, njeriun e ekuilibruar, të matur dhe të sjellshëm me kuadrot dhe familjet e tyre, i panxituari, fjalë-ëmbli, organizatori dhe reformatori i palodhur. Ai do të lartësohet si komandanti trim partizan, “Heroi i Popullit”, origjinal në organizimin dhe drejtimin e luftimeve si komandant Batalioni, brigade, divizioni. Ai u shqua për energji, shkathtësi, i rreptë e në të njëjtën kohë i arsyeshëm dhe i mençur. Ai mbetet personaliteti ushtarak më i spikatur i shtetit drejtues dhe udhëheqës i dimensioneve të mëdha strategjike, gjenerali që pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në terren, në stërvitje e në çadrat fushore ushtarake. Ai nuk harrohet se ishte i dashur për të gjithë ushtrinë dhe kuadrot e saj. Petrit Dumja njihet si studiuesi, i rrepti, por i drejti, siç sillej ai, komandant i pa lodhur i njësive të mëdha operative-strategjike, MKA, FLD i etur për kulturë të thellë ushtarake. Ndërsa Hito Çako ka hyrë në analet e ushtrisë si mendjendrituri, poligloti, i pangopuri me lexime, përkthime e botime, artileri i përsosur, oficer me prejardhje nga një familje e dëgjuar patriotike rilindëse, luftëtar i rezistencës qysh më 7 prill 1939, hokatar dhe gjeneral i mençur. Todi Naço është një tjetër luftëtar antifashist i orëve të para, luftëtar i Spanjës, komandant i parë i artilerisë së ushtrisë, organizator i guximshëm dhe drejtues me intuitë të jashtëzakonshëm. Me të njëjtat vlera është edhe Hulusi Spahiu, luftëtari trim dhe atentator i shquar i Korçës, partizan, veteran dhe komandant me përvojë të veçantë, komandant me përvojë të veçantë, komandant Brigade, Divizioni, Korpusi dhe drejtues shtatmadhor i përmasave strategjike, dy herë akademist dhe operatori shquar. Një tjetër është edhe Vaske Gjino, që shquhet si energjiku, i shkathët, studiuesi i shkëlqyer, me të dhëna, shkencëtari i honorifikuar në Akademinë “Frunze’ me medalje ari, poligloti perfekt, disidenti tipik i diktaturës dhe i diktatorit, komandanti më bashkëkohor gjitharmësh, me vizione tepër të qarta për përdorimin luftarak të mjeteve të blinduara. Ndërsa Abaz Fejzo do të mbetet përjetë i paharruari mençurak dhe i matur, studiues, shkencëtar i përmasave akademike, teoricieni i rrallë, por edhe këngëtar tenor klasik i shkëlqyer, Spiro Shalësi, personalitet, ushtarak i përmasave të mëdha, intelektual klasik i kompletuar, shtabist i përsosur dhe njëri prej organizatorëve të parë të ushtrisë nga ushtria partizane në ushtri kazerme bashkëkohore. Mes tyre spikat edhe Islam Radoviçka, luftëtari trim, i zgjuar aq dhe dinak profesion, disident i çartur, realist dhe i pamposhtur. Për të njëjtat vlera shquhet edhe Halim Xhelo apo personalitete luftëtarësh dhe organizatorësh të shkëlqyer, agjitatorë propagandist dhe prijësa të vërtetë formacionesh të mëdha të armatosura të ushtrisë partizane dhe asaj të rregullt, Bedri Spahiu, Nako Spiru, Ramadan Çitaku, Ymer Dishnica, Pëllumb Dishnica, Hamit Keçi, Sali Verdha, Petro Bullati, Njazi Jaho, Iliaz Ahmeti, Gani Keçi, Pajo Islami, Njazi Islami, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Bajram Sinoimeri, Abdyl Kallëzi, Merkur Çela, Abedin Shehu, Koço Tashko, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Beqir Ndou, Fadil Paçgrami, Todi Lubonja, Naxhie Dume, Bardha Qorri, Liri Lubonja, Selfxhie Broja, Liri Gega, Drita Kosturi, Dhora Leka, Liri Belishova, Ramize Gjebrea, Vasil Kati, Vand Mitrojorgji, Pipi Mitrojorgji, Thoma Deljana, Taho Sejko, Sali Ormeni, Ramadan Xhangolli, Nesti Kerenxhi, Nesti Nase, Muhamer Spahiu, Llambi Peçini, Maqo Çomo, Prio Gusmo e shumë e shumë të tjerë.
Spiro Moisiu
Dali Ndreu
Mustafa Gjinishit
Gjin Marku
Tahir Kadareja
Nexhip Vinçani
Beqir Ballukun
Petrit Dume
Hito Çako
Todi Naço
Hulusi Spahiu
Vaske Gjino
Abaz Fejzo
Spiro Shalësi
Islam Radoviçka
Halim Xhelo
Bedri Spahiu
Nako Spiru
Ramadan Çitaku
Ymer Dishnica
Pëllumb Dishnica
Hamit Keçi
Sali Verdha
Petro Bullati
Njazi Jaho
Iliaz Ahmeti
Gani Keçi
Pajo Islami
Njazi Islami
Kristo Themelko
Tuk Jakova
Bajram Sinoimeri
Abdyl Kallëzi
Merkur Çela
Abedin Shehu
Koço Tashko
Kiço Ngjela
Koço Theodhosi
Beqir Ndou
Fadil Paçgrami
Todi Lubonja
Naxhie Dume
Bardha Qorri
Liri Lubonja
Selfxhie Broja
Liri Gega
Drita Kosturi
Dhora Leka
Liri Belishova
Ramize Gjebrea
Vasil Kati
Vango Mitrojorgji
Pipi Mitrojorgji
Thoma Deljana
Taho Sejko
Sali Ormeni
Ramadan Xhangolli
Nesti Kerenxhi
Nesti Nase
Muhamer Spahiu
Llambi Peçini
Maqo Çomo
Pirro Gusho
Vijon në numrin pasardhës
Albania
11 Tetor 2010
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-10-2010 më 02:17
-
-
Personalitete të ushtrisë që nuk harrohen
Bibliografi me figura të njohura të strukturave të larta të ushtrisë
Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani
Aleksandër Mihali
Sadik Bekteshi, revolucionari konseguent antifashist, u dënua me burgim të gjatë 25 vjeçar pasi ishte dënuar së pari nga gjyqi mbretëror në vitin 1939 dhe më vonë nga fashistët në Ventotene. Ai vlerësohet si komandanti guximtar, politikani dhe prijësi i shquar i zonës së Veriut, gjenerali akademist me interesa të gjera ushtarako-shkencore Bekteshi ishte i zgjuari, luftëtari trim, veteran i luftës partizane, dhe drejtuesi ushtarak i përmasave shumëdimensionale, komandant i shquar i njësive të mëdha dhe sektorëve të rëndësishëm të ushtrisë. Një tjetër ushtarak është Arif Hasko, drejtuesi i matur dhe i ekuilibruar i grupit partizan të Çermenikës, organizator i LANÇL për rrethin e Elbasanit, diplomati i parë ushtarak i apasionuari i dimensioneve operativo-strategjike. Kadri Hoxha është mes oficerëve të lartë. Ai ishte komandant i Brigadës së I-rë Sulmuese për çlirimin e Tiranës. Trim dhe luftëtar i çartur njihet edhe Muhamet Prodani, studiuesi, historiani, disidenti konseguent, trim i pamposhtur, luftëtar guximtar demokrat dhe kundërshtar i diktaturës dhe diktatorit. Në historinë e ushtrisë së asaj periudhe ka hyrë dinjitoz edhe Dilaver Radesmi, aviatori i shkëlqyer, pionieri i aviacionit luftarak, komandant i matur dhe realist, i shkolluar si rrallë kush në këtë sektor. Po ashtu, edhe studiuesi kokë-ulur, apasionant, i talentuar dhe i palodhur, Edip Ohri shquhet për mençuri, elegance, i saktë, i thellë, kosperativ dhe reformator i talentuar i zbulimit ushtarak shqiptar, njohës i përsosur i organizimit, taktikës dhe strategjisë të ushtrive të huaja. Edhe Andon Sheti tregoi vlera, me karakterin e paepur dhe moralin e çeliktë dhe shembullor. Ndërsa Elami Hado la gjurmë si studiues i palodhur, realist dhe i talentuar, oficer me kulturë dhe kërkesa të larta bashkëkohore, diplomat serioz dhe pedagog dhe metodist i përsosur. Ernest Jakova është një tjetër vlerë në historinë e ushtarakëve shqiptarë. Ai ishte studiuesi ushtarak sistematik dhe i palodhur dhe me kërkesa të larta shkencore, hartuesi i planeve të mëdha operativo-strategjike dhe hartues i studimeve bashkëkohore ushtarake. Mes personaliteteve të ushtrisë është edhe Abdi Mati, një admiral i shkëlqyer, themeluesi i vërtetë i Flotës Luftarake Detare bashkëkohore shqiptare, i mençur, i matur dhe intelektuali më i kompletuar në detari, i shqetësuari, i përhershëm për detarët, anijet dhe kulturën detare, i injoruar nga diktatura kur ai ishte mëse i domosdoshëm për flotën. Ai do të mbetet i paharruari dhe i respektuari nga të gjithë. Një tjetër emër është edhe ai i Muharrem Kokomanit, luftëtari partizan veteran, organizator i luftës në zonën e Durrësit, Pezës dhe Shijakut, ushtaraku i matur organizator dhe komandant i shquar i përmasave operative. Lista e gjeneralëve të flakur jashtë profesionit të tyre të nderuar dhe tepër të vështirë si drejtues, komandantë e organizatorë të zotë përfshin edhe figura të tilla si: Sotir Filto, Bako Dervishi, Baki Starja, Moisi Elezi, Tanush Shyti, Veli Dedi, Qazim Kapisyzi, Faik Take, Sulo Kozeli, Enver Begeja, Maliq Sadushi, Mahmut Agolli, Ndreçi Plasari, Qamil Poda, Dilaver Poçi, Adnand Qatipi, Myslim Keta, Niko Hoxha etj.
Në morin e të ndëshkaurve nga radhët e ushtrisë janë edhe: Shaban Reçi, Petrit Mançe, Naim Muho, Josif Zegali, Izet Murati, Sami Meçollari, Tefik Ruçi, Skënder Malindi, Spiro Adhami, Mujo Sokoli, Xhafer Peçi, Tefik Xhelili, Aqif Ylli, Safet Kurti, Mihallaq Konda, Hajrulla Muhameti, Rako Gjermeni, Thimi Lapi, Shefqet Mezini, Bajo Topulli, Fari Bubesi, Siri Strazimiri, Strefan Luarasi etj. Ata u futën në burgje apo u persekutuan ndonëse ishin të përgatitur e të shkolluar përsosmërisht dhe kishin një stazh të lakmueshëm në drejtimin dhe organizimin e njësive dhe reparteve gjitharmëshe apo të llojeve të armëve dhe shërbimeve.
U dënua rëndë i miri, i urti, i ndershmi, i maturi, përherë i ekuilibruari në marrëdhëniet me vartësit dhe eprorët organizator dhe drejtues i njësive të mëdha strategjike dhe sektorëve tepër të rëndësishëm të forcave të armatosura (njeriu që nuk u nervozua kurrë nga situata tejet të tensionuara) gjenerali Rrahman Parllaku, komunikuesi. U ndëshkua edhe Koli Mborja, i dashuri me njerëzit dhe drejtues i kulturuar ushtarak i niveleve të larta. Et’hem Gjinushi është një tjetër kapacitet. Ai ishte luftëtari guximtar, organizator antifashist i orëve të para dhe atentatori trim, drejtues ushtarako-politik me kërkesa të larta profesionale, kundërshtar i regjimit diktatorial qysh në fillimet e para. Askush nuk mund të harrojë as Ziqiri Meron, i mençuri, i ndershmi, i drejti dhe komunikues me vartësit dhe eprorët si rrallëkush, njeriu fjalëmbël dhe i kujdesshëm, luftëtar veteran i regjur. Mes tyre është edhe Nikollaq Sallabanda, komandant serioz, drejtues përherë i preokupuar për gatishmërinë e njësisë, specialist i madh i fortifikimeve dhe përgatitjes luftarake, antifashist konseguent, intelektual elegant dhe piktor me shije të holla artistike, drejtues i përmasave operative-strategjike. Ndërsa Thoma Xhixho shquhet si drejtues dhe specialist i përgatitjes luftarake të ushtrisë dhe komandant me aftësi të shkëlqyera, drejtuese i njësive të mëdha dhe institucioneve pedagogjike ushtarake, luftëtar trim dhe organizator. Të gjithë ne nuk mund ta harrojmë as oficerin e mrekullueshëm dhe specialistin kimist më të mirë dhe më të përgatitur i ushtrisë, Dhori Gjonin, drejtues i drejtë dhe i ndershëm i këtij shërbimi; As Sadri Sokolin, specialistin e kulturuar dhe trim të industrisë ushtarake, oficerin e ndritur dhe pishtarin e demokracisë dhe ushtrisë. Në historinë e ushtrisë shqiptare padyshim ka hyrë në kujtesë edhe Stravri Treska, specialisti i mrekullueshëm i trupave kufitare, operatori i kulturuar si askush tjetër, elegant dhe i përpiktë në kryerjen e detyrave të rangut të lartë operative-strategjik; po ashtu, edhe ushtaraku model i dimensioneve shtatmadhore, shef i saktë shtabi deri në shtatmadhori, pedagogu me dije të gjera akademike dhe i respektuar Llazi Angjeli. Edhe Petrit Çobani është një tjetër vlerë. Ai ishte inxhinieri virtuoz dhe praktiku i përpiktë, oficeri i poligonit dhe i hartave, komunikues i mrekullueshëm me vartësit dhe kuadrot e terrenit. Ndërsa Mendu Tetova ishte oficeri i kompletuar, njohës i rrallë i stërvitjes së vogël dhe përgatitjes së madhe të shtabeve, kërkues rigoroz dhe elegant në kryerjen e detyrave. Astrit Nishani ka mbetur në memorie si përpikti, si rrallë kush, i disiplinuar dhe korrekt, njohës i veçantë i rregulloreve bazë të ushtrisë sonë por edhe atyre të huaja, klasik në njohuri, por edhe aq klasik në aplikim. Një disident i vërtetë është edhe Xhafer Matuka, artilieri i talentuar, shkrimtar dhe guximtar i rrallë, luftëtar i vendosur për përdorimin shkencor dhe racional të artilerisë bregdetare, matematicient i zoti. Të njëjtat vlera shfaqi edhe Xhemal Zeneli që ka qenë luftëtar veteran partizan, guximtar i internuar në Porto Romano, njohës i vërtetë i poligonit, shtabit dhe jetës së ushtarit, i pamposhtur dhe kundërshtar i padrejtësive. Mes oficerëve të ushtrisë tonë nuk mund të harrohet as poeti, shkrimtari, disidenti, Trifon Xhaxhika, i dënuar me pushkatim, oficer i kulturuar dhe njohës i saktë i profesionit të artilerisë kundërajrore: As studiuesi serioz dhe i apasionuar për punën e shtabeve njësive të bashkuara, eleganti dhe këmbëngulësi Rustem Haxhia. Halim Ramohito është një tjetër personalitet. Ai shquhej për ndershmërinë, ishte i disiplinuar, komunikues i rrallë me njerëzit, drejtues politik i rangjeve të larta, edukator bashkëkohor i vartësve, gjeneral kërkues ndaj vetes dhe vartësve. Edhe Jorgo Plaku është një veteran i luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndër ilegalët e parë shqiptar, trim e guximtar, i vendosur, militant i mençur dhe drejtues largpamës, trim, kontestator konsperativ dhe kundërshtar i regjimit dhe diktatorit, studiues me aftësi të veçanta, akademist me horizont operativo-strategjik. Ndërsa Panajot Plaku mbetet i paharruar si komandant i talentuar njësish të mëdha, akademist i kulturuar, komandant me kërkesa të larta. I saktë, i edukuar dhe shtabist klasik por edhe bashkëkohor ishte edhe Xhemal Punavia. Një nga pionierët e parë të zbulimit shqiptar, virtuoz, i qetë, dinak, elegant dhe i palodhur në futjen e formave dhe metodave bashkëkohore të tipit “Marins”, “Llok” e “Karate” qysh në agimin e këtyre fillimeve ka qenë edhe Llazi Jakova. Ndërsa Ebehet Gorishti është fiksuar në memorie si njohës i rrallë i stërvitjes së vogël taktike, rreshtore, fiskulturore, boksmujore, luftim trup me trup, karate, xhuda, pedagog, psikolog dhe studiues i palodhur ushtarak. Nuk mund të lihet jashtë kësaj liste as Ibrahim Pajova, komunikues, përherë novator, hokatar elegant dhe i papërtuar, komandant dhe pedagog i përpiktë. Një tjetër ushtarak është edhe Aleko Koka, njohës i përsosur i mjeteve të blinduara, shtabist i kulturuar, komandant i zoti dhe drejtues i rangjeve të mëdha, studiues me horizont të gjerë i kapaciteteve operativo-strategjikë dhe me të dhëna të plota ushtarako-shkencore.
Qabir Zeneli njihet si i saktë, sistematik, i urtë dhe rebel për nga natyra si ushtarak, shtabist dhe komandant, studiues, tepër guximtar në shtrimin e problemeve. Artilier i kompletuar, takticien dhe energjik në shtrimin e problemeve komunikues ishte edhe Arjan Qirjaku, i përsosur me vartësit dhe eprorët, elegant në shtrimin e problemeve të mprehta dhe situatat e vështira, drejtues i përmasave të mëdha. Të paharruar janë edhe studiuesit, historianët, me botime serioze, pedagogët me horizont bashkëkohor, shkencëtarët me vizione të gjera dhe metodologji të përpiktë shkencore, me tituj shkencorë dhe drejtues katedrash: Shahin Leka, Skënder Isaku, Tahir Tahiraj, Kadri Çenolli. Në historinë e ushtrisë janë edhe specialistët e përsosur të profesionit të artilierit, metodistët e mrekullueshëm, planizues të shkëlqyer hokatarë dhe elegantë në zbatimin e detyrave shumë të rëndësishme në dikastere; Faja Novi, Ridvan Dishnica, Sadik Rama; apo oficerët gjitharmësh, njohës të përsosur të poligonit, kabinetit mësimor, shtabit dhe grupeve mësimore të tillë si; Vangjel Nasto, Sami Haderi. Me ideale demokratike ishte edhe tankist modest, Ilo Sofroni, me kulturë dhe disiplinë të lartë profesionale, kundërshtar i regjimit diktatorial. Ndërsa Lefter Kasneci është antifashist partizan i orëve të para, studiues i kulturuar, teoricien historian i apasionuar dhe drejtues i zoti i njësive të mëdha. Në morinë e emrave nuk ke sesi të mos vlerësosh as Kristo Peçanin, komandant njësie, i apasionuar dhe autoritar, shtabist me kulturë dhe kërkues ndaj vetes dhe vartësve; as Gaqo Pojani, i maturi, kërkuesi, novatori mjeshtëri i mrekullueshëm i armatimit dhe municioneve, specialist me kërkesa të jashtëzakonshme dhe i saktë si rrallëkush. Mendu Backa është një tjetër vlerë. Ai ishte xhenieri dhe inxhinieri guximtar dhe i mençur, drejtues i matur dhe i panxituar i përmasave shtatmadhore, “Hero i Punës”. Do të mbetet gjithmonë si atentator trim antifashist edhe Mitat Luçi, ushtarak i përgatitur i niveleve të larta të shtabeve të prapavijave. Personalitetet e ushtrisë kanë në zemër edhe Teme Sejkon, luftëtari trim i Çamërisë, shtabist i përsosur, zbulues tepër i talentuar, komandant i Flotës Luftarake Detare, me horizont bashkëkohor, viktimë e intrigave të diktatorit.
Vijon në numrin pasardhës
EMRA USHTARAKËSH TË SHQUAR
Sadik Bekteshi
Arif Hasko
Kadri Hoxha
Muhamet Prodani
Dilaver Radesmi
Edip Ohri
Andon Sheti
Elami Hado
Ernest Jakova
Abdi Mati
Muharrem Kokomani
Sotir Filto
Bako Dervishi
Baki Starja
Moisi Elezi
Tanush Shyti
Veli Dedi
Qazim Kapisyzi
Faik Take
Sulo Kozeli
Enver Begeja
Maliq Sadushi
Mahmut Agolli
Ndreçi Plasari
Qamil Poda
Dilaver Poçi
Adnand Qatipi
Myslim Keta
Niko Hoxha
Shaban Reçi
Petrit Mançe
Naim Muho
Josif Zegali
Izet Murati
Sami Meçollari
Tefik Ruçi
Skënder Malindi
Spiro Adhami
Mujo Sokoli
Xhafer Peçi
Tefik Xhelili
Aqif Ylli
Safet Kurti
Mihallaq Konda
Hajrulla Muhameti
Rako Gjermeni
Thimi Lapi
Shefqet Mezini
Bajo Topulli
Fari Bubesi
Siri Strazimiri
Strefan Luarasi
Rrahman Parllaku
Koli Mborja
Et’hem Gjinushi
Ziqiri Mero
Nikollaq Sallabanda
Thoma Xhixho
Dhori Gjoni
Stravri Treska
Llazi Angjeli
Petrit Çobani
Mendu Tetova
Astrit Nishani
Xhafer Matuka
Xhemal Zeneli
Trifon Xhaxhika
Rustem Haxhia
Halim Ramohito
Jorgo Plaku
Panajot Plaku
Xhemal Punavia
Llazi Jakova
Ebehet Gorishti
Ibrahim Pajova
Aleko Koka
Qabir Zeneli
Arjan Qirjaku
Shahin Leka
Skënder Isaku
Tahir Tahiraj
Kadri Çenolli
Faja Novi
Ridvan Dishnica
Sadik Rama
Vangjel Nasto
Sami Haderi
Ilo Sofroni
Lefter Kasneci
Kristo Peçani
Gaqo Pojani
Mendu Backa
Mitat Luçi
Teme Sejko
Albania
12 Tetor 2010
-
-
Komandatët e ushtrisë shqiptare dhe fillimi i genocidit
Bibliografia e personaliteteve ushtarake në vite pas Luftës së Dytë Botërore
Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani
Aleksandër Mihali
Tahir Voshtina është një ndër ushtarakët që njihet për maturi, saktësi, guximtar dhe drejtues nikoqir i prapavijave, njohës i talentuar i profesionit të vet dhe ekonomisë ushtarake të niveleve strategjike. Ndër ekspertët e çështjeve ushtarake janë edhe Dhimitër Ruvina dhe Kristaq Shpothi, njohës perfekt të karburanteve dhe luftëtarë për shpërndarjen strategjike të tyre në shkallë vendi; apo Shefqet Pinari dhe Vangjel Nano marinarë shtabist korrekt dhe të mençur, njohës të saktë dhe bashkëkohorë të detarisë, zhvillimit të flotës sonë dhe vendeve të tjera. Ndërsa Dashamir Ohri është ndër komandantët dhe shtabistët, detari guximtar, i apasionuar, rreshtori elegant si rrallëkush, i rreptë por komunikues me vartësit dhe eprorët, oficeri i kulturuar i niveleve të larta shtatmadhore. Mes vlerave të ushtrisë janë edhe Astrit Çobani, Petraq Nasi, Nasi Mandi, inxhinierë automobilistë e tankistë të përgatitur për drejtimin e mastebeve shtatmadhore, korrektë e të dashur; Xhemal Shani është njëri prej pionerëve të Flotës Luftarake Detare, komandant guximtar i njësisë së parë të nëndetësve shqiptar, i rreptë dhe i drejtë. Aziz Hasa ka hyrë në historinë e Forcave të Armatosura si organizator i mrekullueshëm, i kulturuar, njohës i shkëlqyer i detarisë, komandant njësie me autoritet, pedagog dhe komandant i shkollës së parë të lartë të Flotës Luftarake Detare; Të njëjtat vlera solli edhe shefi elegant dhe autoritar i shtabit të FLD, i palodhur dhe kërkues, largpamës dhe studioz, simpatik e i këndshëm, Mark Plani. Nuk harrohet as Vehip Alikaj, i rreptë, tepër i përgatitur dhe i drejtë, komandant, oficer shtatmadhorie, i përpiktë dhe i zoti. Listës së gjatë të ushtarkëve i shtohet edhe Vangjel Priftanji, metodik, i saktë i kulturuar dhe kërkues, oficer gjitharmësh korrekt dhe pasionant i shkollave ushtarake. I paharruar është edhe Sami Vinçani, partizani trim, i matur, korrekt, i kulturuar dhe i shkolluar aq shumë, ekselent me vartësit dhe eprorët. Në fushën e aviacionit ushtarak nuk mund të mos përmendet Haki Jupasi, pilot klasi, i talentuar dhe i matur, komandant i përgatitur dhe i kujdesshëm, njohës dhe mjeshtër i teknikës së aviacionit. Në radhë vlerash është edhe artilieri kundërajror shembullor, oficeri i disiplinuar, Kiço Janku, komandant organizator i palodhur, i arsimuar plotësisht, intelektuar i kompletuar, komandant i AKA së shtetit, njohës i përsosur i raketave KA. Po ashtu, edhe profesori i studimeve ushtarake, Avni Selenica, pedagog i përgatitur dhe i urtë, metodist dhe njohës i vërtetë i teknikës dhe taktikës së KA. Në morinë e profesionistëve të Forcave të Armatosura janë edhe artilierë me horizont operativo-strategjik organizatorë dhe drejtues kompetent e të saktë të rangjeve të larta: Avni Hakani, Avni Starova, Emin Agolli, Sul Domi, Skënder Godo. Pertef Myftari është një tjetër ekspert, pilot i përpiktë dhe operator i përgatitur, shtabist i kulturuar, korrekt dhe guximtar, artilieri më elegant dhe më i përgatitur në pikpamje teorike dhe praktike. Ndërsa Petrit Bazina vlerësohet si njohës i përkryer i psikologjisë së ushtarit, poligonit, stërvitjes dhe studiues me kërkesa bashkëkohore të mëdha. Në këtë shkrim të karakterit bibliografik nuk mund të harrohen as guximtarët, demokratët, rebelët dhe të heshturit, të panënshtruar, luftëtarë të vërtetë për demokraci dhe të papajtuar me dogmat e diktaturës; Halil Laze, Petro Çela, Gjergji Pepo, Demir Hasani, Selam Hoxha, Drago Isufi, Filip Tushi, Florenc Rusi, Rustem Dollapi, Jani Lufi, Petrit Vullkani, Xhevat Alibali, Pal Doçi, Nevruz Demiri, Spiro Dede, Verdi Take, Besnik Alibali, Lirim Deda, Enver Lagji, Kristaq Bushaka, Kastriot Ylli, Fadil Toçi, Ndue Jaku, Lavdush Dule, Andon Kote, Kristaq Qarri, Qirjako Deçka, Jani Deçka, Llambi Zguro, Xhelal Novosela, Orest Dhimgjoka, Piro Laska, Stiliano Sallabanda, Stefan Ingjillizi, Drini Bardhi, Hilmi Shtylla, Reiz Sinani, Qani Xhebraj, Koço Ropi, Koço Leshnja, Bajram Dervishi, Çobo Skënderi, Stavri Qeleshi, Hamza Malaj, Malo Hasaramaj, Fatos Voshtina, Ibrahim Gani, Malo Hashorva, Fuat Çeliku, Agron Çomo, Ndreko Çabeli, Pandi Opari, Xhemal Ymeraj, Jup Stepa, Ali Bana, Zydi Shtraza, Sotir Sterjo, Avni Bare, Vasil Mici, Veiz Bajo, Minella Trebicka, Tasi Bylyku, Fluturak Gërmenji, Mihallaq Konda, Dalip Xhaboli, Kasem Kurti, Piro Tushi, Shaqo Gjini, Alfred Moisiu, Sofo Dono, Vangjel Olldashi, Jani Çapo, Skënder Spahivogli, Jorgji Qiriçi, Dino Berati, Niko Dulaku, Ilo Furxhi, Mehmet Karashabani, Jani Bushi, Kristaq Ndrio, Meço Starja, Hysej Starja, Kovi Bida, Andon Llaçi, Sali Merkaj, Sotir Budina, Janaq Budina, Kozma Zegali, Skënder Vinçani, Ziso Dako, Pasho Zhupa, Pasho Alimerko, Rauf Alimerko, Remzi Lelaj, Andon Çiçani, Demo Liço, Xhemal Shehu, Ahmet Gjoliku, Thoma Rrota, Stavi Qeleshi, Nevruz Zejnati, Sefedin Fuga, Thoma Laro, Llambi Shore, Valter Mero, Petrit Shehu, Rexhem Myftiu, Naxhi Zhupa, Flamur Gagani, Mihallaq Milkani, Koço Lubonja, Thanas Çobo, Novruz Dervishi, Hasko Sinani, Pepe Kantozi, Gaqo Çollaku, Petraq Kolonjari, Ilo Prifti, Dhimo Dhaskali, Gaqo Jankulla, Hysen Rusi, Piro Gostivishti, Tahir Beja, Xhemal Beja, Stavri Mile, Ismet Demishaj, Irlir Kostollari, Xhemal Dingo, Jaho Stepa, Kristaq Drazha, Enver Dinollari, Kamber Dino, Llazar Kote, Seit Foçi, Bashkim Kozeli, Skënder Barjaktari, Njazi Manaj etj, etj.
Ndëshkimi i genocidit
Ushtrinë dhe luftën partizane populli shqiptar e përjetësoi në këngë e në valle, ndërsa kaloboracionistët kurrë. Populli i ruan në kujtesën e tij partizanët si luftëtarë të lirisë, trima e rinore; kolaboracionistët, si tradhëtare të urryer e pulavjedhës. Populli dhe artistët e tij i kanë përjetësuar partizanët dhe Luftën Antifashistë Nacionalçlirimtare në mijëra poezi, drama, romane, tregime, piktura, skulptura, lapidare, emra shkollash, institucionesh, etj. Populli po përpiqet t’i fshijë nga kujtesa e tij kuislingët e bashkëpuntorët e nazifashizmit, por janë rishfaqur e ringritur hijet e tyre dhe çuditërisht parlamenti me rutinën e tij legjislative lejon që ata jo vetëm të rishfaqen hera-herës në publik, por, madje të bëjnë edhe propagandë antipopullare, antikushtetuese, të bëjnë thirrje nxitëse për urrejtje klasore, duke dalë haptazi kundër SHBA, Anglisë, Francës dhe sidomos kundër BRSS si forcat kryesisht Nurenberge të rinj sot, kur çuditërisht i shpëtuan Nurenbergut të tyre dje. Ata, paturpësisht, bërtasin për hakmarrje duke qenë të infektuar nga komplekse inferioriteti, nga kompleksi torturonjës i të munduarit në një kohë që Shqipëria ka nevojë aq shumë për paqe dhe qetësi sociale. Ata bërtasin e çirren për gjenocid dhe nuk janë në gjendje së pari të vërtetojnë ç’është gjenocidi, (madje, as ortografikisht nuk e shkruajnë drejt), kur është përmendur ky term për herë të parë, etj. Ata harrojnë se Shqipëria, më 14.12.1995 është pranuar anëtare e OKB-së, kur ndërkohë e më vonë disa shtete janë përjashtuar apo ndëshkuar më sanksione të rënda për ushtrimin e gjenocidit, racizmit apo aparteidit nuk është e nuk ka qenë as Rodezia ku ndaheshin tribute, klanet racore, fiset zezake nga të bardhët etj, e as republika e Afrikës së Jugut ku u praktikua politika dhe praktika e aparteidit apo Kamboxhia e Pol Potit ose bëmat makabre të hitlerianëve kundër çifutëve, polakëve, rusëve, ukrainasve e bjellorusëve.
Gjenocidi pa dyshim duhet dënuar. Për gjenocidin ashtu si edhe për kriminelët e luftës nuk ka parashkrim ligjor, ata duhen hetuar e dënuar pa u amnistuar kurrë. Por para së gjithash duhet vërtetuar a ka pasur gjenocid, a është ushtruar gjenocid në Shqipëri dhe në FA të saj.
Kuptimi i genocidit
Së pari çfarë është genocidi si dukuri, por edhe si praktikë kriminale? Fjala Genocid është e ndërtuar nga dy fjalë: nga fjala greke (Genos) – fis, racë, origjinë, klan, tribu, popull, brez, gjeneratë. Dhe fjalës latine (seado) - vras. Pra, fjalë për fjalë do të thotë vras fisin, tribunë, popullin. Dokumenti i parë ndërkombëtar juridik ku ndeshet përmendja e Gjenocidit është vendimi i fajësimit përfundimtar në gjyqin e Nurenbergut për dënimin e kriminelëve kryesorë gjermanë të luftës më 1945 si Gringu, Hesi, Kjefili, Denici etj. Në këtë dokument cilësohet se hitlerianët kanë kryer genocid sistematik të paramenduar, domethënë, kanë kryer shfarosje racore, kombëtare me synime zhdukje të popullsive dhe racave të veçanta.
Genocidi është i lidhur organikisht me teorinë raciste që propagandojnë urrejtjen racial dhe kombëtare. Genocidi, ashtu si racizmi, drejtohet kundër racës ose kombësisë së huaj. Genocidi është racizmi në veprim (Sipas “Fjalorit enciklopedik sovjetik, flaorit “Laus”, Enciklopedisë së Madhe sovjetike, Enciklopedisë Angleze.)
Vijon në numrin pasardhës
PERSONALITETE TË USHTRISË
Tahir Voshtina
Dhimitër Ruvina
Kristaq Shpothi
Shefqet Pinari
Vangjel Nano
Dashamir Ohri
Astrit Çobani
Petraq Nasi
Nasi Mandi
Xhemal Shani
Aziz Hasa
Mark Plani
Vehip Alikaj
Vangjel Priftanji
Sami Vinçani
Haki Jupasi
Kiço Janku
Avni Selenica
Avni Hakani
Avni Starova
Emin Agolli
Sul Domi
Skënder Godo
Pertef Myftari
Petrit Bazina
Halil Laze
Petro Çela
Gjergji Pepo
Demir Hasani
Selam Hoxha
Drago Isufi
Filip Tushi
Florenc Rusi
Rustem Dollapi
Jani Lufi
Petrit Vullkani
Xhevat Alibali
Pal Doçi
Nevruz Demiri
Spiro Dede
Verdi Take
Besnik Alibali
Lirim Deda
Enver Lagji
Kristaq Bushaka
Kastriot Ylli
Fadil Toçi
Ndue Jaku
Lavdush Dule
Andon Kote
Kristaq Qarri
Qirjako Deçka
Jani Deçka
Llambi Zguro
Xhelal Novosela
Orest Dhimgjoka
Piro Laska
Stiliano Sallabanda
Stefan Ingjillizi
Drini Bardhi
Hilmi Shtylla
Reiz Sinani
Qani Xhebraj
Koço Ropi
Koço Leshnja
Bajram Dervishi
Çobo Skënderi
Stavri Qeleshi
Hamza Malaj
Malo Hasaramaj
Fatos Voshtina
Ibrahim Gani
Malo Hashorva
Fuat Çeliku
Agron Çomo
Ndreko Çabeli
Pandi Opari
Xhemal Ymeraj
Jup Stepa
Ali Bana
Zydi Shtraza
Sotir Sterjo
Avni Bare
Vasil Mici
Veiz Bajo
Minella Trebicka
Tasi Bylyku
Fluturak Gërmenji
Mihallaq Konda
Dalip Xhaboli
Kasem Kurti
Piro Tushi
Shaqo Gjini
Alfred Moisiu
Sofo Dono
Vangjel Olldashi
Jani Çapo
Skënder Spahivogli
Jorgji Qiriçi
Dino Berati
Niko Dulaku
Ilo Furxhi
Mehmet Karashabani
Jani Bushi
Kristaq Ndrio
Meço Starja
Hysej Starja
Kovi Bida
Andon Llaçi
Sali Merkaj
Sotir Budina
Janaq Budina
Kozma Zegali
Skënder Vinçani
Ziso Dako
Pasho Zhupa
Pasho Alimerko
Rauf Alimerko
Remzi Lelaj
Andon Çiçani
Demo Liço
Xhemal Shehu
Ahmet Gjoliku
Thoma Rrota
Stavi Qeleshi
Nevruz Zejnati
Sefedin Fuga
Thoma Laro
Llambi Shore
Valter Mero
Petrit Shehu
Rexhem Myftiu
Naxhi Zhupa
Flamur Gagani
Mihallaq Milkani
Koço Lubonja
Thanas Çobo
Novruz Dervishi
Hasko Sinani
Pepe Kantozi
Gaqo Çollaku
Petraq Kolonjari
Ilo Prifti
Dhimo Dhaskali
Gaqo Jankulla
Hysen Rusi
Piro Gostivishti
Tahir Beja
Xhemal Beja
Stavri Mile
Ismet Demishaj
Ilir Kostollari
Xhemal Dingo
Jaho Stepa
Kristaq Drazha
Enver Dinollari
Kamber Dino
Llazar Kote
Seit Foçi
Bashkim Kozeli
Skënder Barjaktari
Njazi Manaj
Albania
13 Tetor 2010
-
-
Emrat e ushtarakëve që persekutoi regjimi komunist
Loja që bëri Enver Hoxha me drejtuesit e ushtrisë pas luftës çlirimtare. Përfshirja e Sigurimit në survejimin e tyre. Roli në ndryshimet demokratike
Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani
Gjeneralët e paharruar nën diktaturë
Po konventa e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Parandalimin e Gjenocidit ç’është? Kur është miratuar?
Më 11 dhjetor 1946 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi se gjenocidi, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, cilësohet si krim i cili dënohet nga bota e civilizuar. Për kryerjen dhe ushtrimin e tij fajtorët kryesorë dhe bashkëpunëtorët duhen ndëshkuar ligjërisht. Më 9 dhjetor 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme Konventa për Parandalimin e Gjenocidit dhe ndëshkimin e fajtorëve që kryejnë të tilla krime.
Gjenocidi sipas Konventës
Sipas këtij dokumenti, gjenocid quhen veprimet e kryera me synime për të asgjësuar plotësisht ose pjesërisht grupe të ndryshme kombëtare, etnike, racore ose fetare siç janë vrasja, shkaktimi i dëmtimeve fizike dhe psikike i anëtarëve të grupit të dhunuar, krijimi i paramenduar i kushteve të jetesës të cilat do të kishin si synim shfarosjen e plotë ose të pjesshme fizike të saj ndërmjet të tjerash edhe nëpërmjet pengimit apo moslejimit të lindjes së fëmijëve apo së fundi edhe transferimin e përdhunshëm të fëmijëve të njërit grup tek tjetri.
Më 10 dhjetor 1948, pra të nesërmen e miratimit të kësaj Konvente të rëndësishme, u miratuan arritja më madhështore e gjenisë njerëzore deri në atë kohe: Deklarata e Përgjithshme e Lirive të Njeriut. Ndryshe nuk mund të veprohej. Duhej miratuar së pari Konventa mbi Gjenocidin e mandej Deklarata Universale.
E kam theksuar edhe tjetër herë por në këtë material po e theksoj përsëri edhe më me force: Nuk dimë ende që ndonjë forum suprem shqiptar t’i ketë miratuar qoftë edhe formalisht këto dokumente kaq të rëndësishme. Parlamenti formal i diktaturës, jo se jo, por as edhe parlamenti pluralist i sotëm nuk ka denjuar ta fillonte triumfalisht aktivitetin e vet pikërisht nga ratifikimi i dokumenteve bazë të veprimtarisë ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. Kur në vend të Kushtetutës serviret për veprim pikërisht ky bllok të drejtash pse është vepruar kështu? Të jetë vallë ky veprim një lapsus si lapsus por druaj të jetë ashtu.
Në këto kushte shtrohet pyetja: Cilat kërkesa të Konventës së Asamblesë të Përgjithshme për Parandalimin e Gjenocidit përmbush ligji i parlamentit tonë? Asnjë! Atëherë mos vallë segmente të caktuara politike mendojnë se shqiptarët janë të marrë? Nuk iu mbush mendja qeveritarëve dhe partiakëve në pushtet se populli është ngopur me përralla tepër bajatë nga propaganda e ditës dhe e trotuarit? Qeveria do të bënte mirë t’i kthente sytë te shkeljet sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut nga policia e rendit e nga policitë lloj-lloj duke mos përjashtuar atë sekrete.
Ligjet nuk janë pronë e politikës, ndonëse janë produkt i saj por po u prishën raportet e drejta sociale në brendinë e ligjit, ai kundërveprim me egërsi edhe kundër prindërve të vet, gjë e cila nuk është kurrsesi në interes të askujt, aq më pak në interes të popullit e kombit.
Ushtarakët e persekutuar
Dhe listat e gjata të persekutimeve, arrestimeve, burgimeve, dyshimeve, internimeve, dëbimeve vazhdojnë e vazhdojnë pafund… Kuadrot e mrekullueshëm luftëtarë të minoritetit, e pësuar ashtu si shqiptarët shumë rëndë. Njerëz të nderuar, oficerë luftëtarë, të zotë dhe të përgatitur të nderuar dhe të respektuar, organizatorë të mrekullueshëm u mënjanuan shumë shpejt nga ushtria. Edhe për ta nisi kalvari i pafund i persekutimit më të egër e më të rëndë, por gjenocide s’mund të quhet kurrë. Asnjë organizatë ndërkombëtare, e specializuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nuk e ka akuzuar regjimin e Enver Hoxhës për gjenocide.
Mihal Jorgji aktivisti më i vjetër, konseguent, me karakter të hekurt e i ndershëm si ai, apo komandantë dhe komisarë organizatorë luftëtarë si Panajot Pano, Theodhori Shano, Vasil Dalani, Kosta Karaxha, Spiro Xhai, Miltiadh Papa, Kristofer Mulla, Jorgo Gumeni, Dhimitër Laço, Jorgo Koça, Dhimitër Kalidha, Vangjel Mano apo Miho Marto, anëtar i Qarkorit të Durrësit, i internuar në Gjermani e që mundi t’i mbijetojë ferrit e të kthehet andej me nofull të thyer, u la gjithnjë në hije. U arrestuan dhe u dënuan me burgime të gjata e të rënda, e shpesh u cilësuar si spiunë të grekut, anglo-amerikanëve, rusëve, etj., oficerët e talentuar dhe luftëtarët e papërkulur: Pandeli Varziu, Vangjel Xhumaka, Miltiadh Papa, Dhimitër Kotefa, Strati Papa, Dhimitër Xhumaka, Dhimitër Komata, Dhimitër Ndrico, Niko A. Liçi, Jani Papa, Jani Qirko, Miço Xoros, Aleko Çati etj.
Për shpifje, akuza, shkaqe e arsye politike nga më të ndryshmet, nuk iu nda hija misterioze e dyshimit e u flakët nga ushtria kuadro që aq shumë i dhanë luftës dhe modernizimit të ushtrisë pas lufte si: Vangjel Rabo, Jorjo Koça, Jani Gjinopulos, Ziso Kondi, Kosta Eksarko, Vangjel Stavro, Jani Papadhopulos, Ilia Papa, Arteo Ikonomi, Jorgo Partali, Jani Pasku, Jorgo Koçi, Jani Pano, Jani Jorgati, Neokli Zëri, Arqile Papadhimitriu, Kiço Jerma, Kiço Spiro, Theodhori Papa, Thanas Kallajxhi, Koço Gjergji, Panajot Marga, Grigor Nika, Gaqi Nika, Jani Qirjaqi, Jorgo Miço, Llambi Miho, Jorgo Dhroso, Panajot Kapsali, Llamo Papa, Vasil Koça, Thanas Rafti, Spiro Metali, Aristidh Gjoni, Vangjel Xhaveja, Jorgo Bilani, Grigor Dale, Patro Kito, Thimio Veveli, Thoma Lango, Foto Papa, Dhimitër Xoro, Ziso Xoro, Irakli Ikonomi, Spiro Mastora, Theodhori Dheftero, Gjon Talo, Taqi Pulla, Foto Zhongo e plot të tjerë.
Persekutimi nga regjimi
Gjatë 45-50 vjetëve të diktaturës më të egër të botës lindore u saktësuan politikisht, ushtarakisht, administrativisht e duke i shpallur të padëshirueshme, duke i quajtur njerëz me bindje politike të “tronditura”, duke i përjashtuar nga partia, ushtria, fronti apo duke i transferuar në vendet më të humbura dhe më të largëta dhe për një kohë qëndrimi tepër të gjatë. Ata u persekutuan duke i ulur fillimisht nga detyra, duke ua cenuar rëndë personalitetin e dinjitetin njerëzor, gjurmuar, survejuar e thurur kundër tyre legjenda, shpifje, akuza, e shantazhe nga më të përçudnuarat nga më mesjetaret
Nëpërmjet kanaleve të pista dhe fishave të Sigurimit të Shtetit, por edhe “vullnetarëve” tepër të zellshëm, survejohej çdo gjë, deri edhe jeta intime e individëve, deri edhe shtrati bashkëshortor, të cilët zbatonin me përpikëri e saktësi të përtundshme porositë e Komitetit Qendror të PKSH e PPSH apo direkt të Enver Hoxhës, Hysni Kapos e stafit të tyre të ngushtë byroist.
Dihet se Enver Hoxha nuk dinte asgjë nga arti i drejtimit ushtarak, por ai ishte mjeshtër i sundimit në mënyrë të paimitueshme. Ishte i talentuar për të shtypur me grusht të hekurt nëpërmjet goditjeve të tmerrshme shkatërrimtare të armiqve dhe kundërshtarëve realë dhe armiqve hipotetikë e imagjinarë të tij dhe të klanit të tij sundues. Kombinimi dhe plotësimi që i bënin njëri-tjetrit gjeneralët e oficerët e talentuar, këto individualistë të spikatur deri në madhështi, krijonin një kurorë nderi, një yllësi ende vezulluese. Respekti dhe dashuria që ushqenin ata për njëri tjetrin është e madhe. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe: Ata ishin shokë lufte e kolegë trima. Ata ishin bashkëmoshatarë. Ndaj diktatori pikërisht kësaj dashurie i trembej më shumë se çdo gjëje tjetër. Vonë ose shpejt ata do të binin ndesh me “Rregullat e Lojës” së diktatorit, i cili udhëhiqej nga deviza e mbrapshtë dhe e përbindshme mesjetare, “Përça e Sundo”.
Ushtarakët dhe ndryshimi
Që ushtria ishte thellësisht popullore dhe e tillë do të mbetet në jetë të jetëve, e vërtetuan ditët e vrullshme të përmbysjeve të mëdha të dhjetorit 1990 kur u shemb diktatura. Asnjë ushtar i vetëm nuk qëlloi me armë popullin e vet. Kësisoj ushtria, e edukuar me dekada nga gjeneraliteti dhe oficerët shqiptarë tregoi virtytet e saj të mrekullueshme; tregon se respekton popullin e vet nga i cili ka lindur dhe për mbrojtjen e të cilit është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë.
Fund
USHTARAKËT E PERSEKUTUAR
Mihal Jorgji
Panajot Pano
Theodhori Shano
Vasil Dalani
Kosta Karaxha
Spiro Xhai
Miltiadh Papa
Kristofer Mulla
Jorgo Gumeni
Dhimitër Laço
Jorgo Koça
Dhimitër Kalidha
Vangjel Mano
Miho Marto
Pandeli Varziu
Vangjel Xhumaka
Miltiadh Papa
Dhimitër Kotefa
Strati Papa
Dhimitër Xhumaka
Dhimitër Komata
Dhimitër Ndrico
Niko A. Liçi
Jani Papa
Jani Qirko
Miço Xoros
Aleko Çati
Vangjel Rabo
Jorjo Koça
Jani Gjinopulos
Ziso Kondi
Kosta Eksarko
Vangjel Stavro
Jani Papadhopulos
Ilia Papa
Arteo Ikonomi
Jorgo Partali
Jani Pasku
Jorgo Koçi
Jani Pano
Jani Jorgati
Neokli Zëri
Arqile Papadhimitriu
Kiço Jerma
Kiço Spiro
Theodhori Papa
Thanas Kallajxhi
Koço Gjergji
Panajot Marga
Grigor Nika
Gaqi Nika
Jani Qirjaqi
Jorgo Miço
Llambi Miho
Jorgo Dhroso
Panajot Kapsali
Llamo Papa
Vasil Koça
Thanas Rafti
Spiro Metali
Aristidh Gjoni
Vangjel Xhaveja
Jorgo Bilani
Grigor Dale
Patro Kito
Thimio Veveli
Thoma Lango
Foto Papa
Dhimitër Xoro
Ziso Xoro
Irakli Ikonomi
Spiro Mastora
Theodhori Dheftero
Gjon Talo
Taqi Pulla
Foto Zhongo
Albania
14 Tetor 2010
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt