Fjala e Ramiz Alisë, 1989
Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj ne jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e te drejtave të njeriut
2. Në krjimin e pluralizmit politik.
Te drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta e të qëndrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
Në krye të ketyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tone.
Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomusintë, do të flasin për Ne e do të na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme, por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë te hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim pronën e tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri – tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike” do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nganjë pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara, Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më pare këto probleme.
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qëndrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën e do t’u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tone.
Çdo gjë e kemi programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit, dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste. Ne, “ Komunistët Reformatorë” do të zbatojmë Strategjinë tone në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në nje vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë Pushtetin politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Te jeni të sigurte që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, pot ë jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëhere haram na qoftë nëse nuk do të dijmë të mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rinin tone. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund e sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend.
Pavarësisht problemeve që na ndajnë me ta, kini parasysh se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavarësisht na nuancat dhe diskordinancat e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të lindë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e Aleatëve të tjerë të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra, për hir të interesave të mëdha.
Shoku Enver dhe Une, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike që, ne fund të fundit, garantonin pushtetin tone popllor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit edhe tani, edhe në të ardhmen, dhe përgjithmonë. Pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj, sido që të rrokullisen punët, ujë do të rrjedhë ne Mullirin Tonë.
Për këtë jeni të garanutar sot dhe përgjithmonë. Kërkoj nga Ju që tëë shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situate të vështira që po kalojmë sepse, në fund të fundit, rëndësi ka Pushteti që do të jetë përjetësisht i Yni. Ju uroj punë tëë mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët. Mbajeni mend: Fitorja dhe Pushteti do të jenë përjetësisht Tonat. Do të bisedojme dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave. Punë të mbarë! Me kaq mbledhja mori fund. Ditën e mire dhe mirupafshim!
(Sipas regjistrimit nga salla të K.A.)
Krijoni Kontakt