Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Masakra e Qyshkut

    Ne perkujtim te 11 vjetorit te masakres se Qyshkut dhe fshatrave perreth.

    Masakra e Qyshkut

    nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith
    Versioni ne shqip u be nga Adriatik Kelmendi


    Mėngjesi i sulmit tė planifikuar

    Vėrejtje e redaktorit: Nė disa raste nė kėtė raport emrat e viktimave dhe kriminelėve janė ndėrruar me qėllim tė ruajtjes sė identitetit.

    ME NGRITJEN E DIELLIT mbi fshatin nė perėndim tė Kosovės, Qyshk, mė 14 maj tė vitit 1999, ishte njė nga ato mėngjeset me lagėshti dhe pa shumė erė, qė paralajmėronin se pėrpara fshihej njė ditė pėrcėlluese. Draganin, paramilitar serb, nuk mund ta zinte vendi vend. Ai ishte duke u sorollatur nėpėr fushėn me barė tė dendur qė nga dita e kaluar kur ai bashkė me disa luftėtarė tė tjerė ishte urdhėruar tė shkonin nė afėrsi tė Qyshkut dhe u ishte thėnė qė tė pėrgatisin njė sulm mbi kėtė fshat kryesisht tė banuar nga shqiptarėt.

    Dragani ėshtė njė ish-ushtar jugosllav, i cili kishte luftuar nė Kosovė me njėsitin militar tė vetėquajtur "Brigada Cara Dusana" (Brigada e Car Dushanit), qė kishte marrė pjesė nė masakėr. Ai tregon se kishte urrejtur kėto ēaste tė pritjes qė kishin ndėrprerė kėnaqėsinė e adrenalinės qė i punonte para se tė rrėmbehej nė ndonjė betejė. Gjatė kėsaj kohė tė ankthshme ai pinte pambarimisht shumė cigare, tregonte barcoleta tė fėlliqura qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt dhe ndjellte vdekjen - sigurisht se jo tė veten.

    "Pritėm tėrė natėn qė tė na jepej sinjali pėr tė sulmuar", thotė ai, gjersa sytė pak tė dalur nga fytyra e tij e thatė shikojnė nė njė pikė ta papėrcaktuar nė largėsi. "Ishte njė ngrėnie nervash... Gjėja e vetme pėr ta harruar gjakun ose vdekjen ėshtė qė t'i trajtosh ato sikurse njė ndeshje futbolli. Dhe gjėja e vetme qė duhet bėrė ėshtė qė tė fitohet kjo ndeshje", shprehet ai.

    "Mė tė zbardhur ne mė nė fund morėm urdhėrin pėr tė ecur para".

    Plumbat e parė qė kishin ushtuar nė qiellin e kaltėr tė mesit tė majit i kishin prishur gjumin Lules, njė vajze 27 vjeēe, e cila ndodhej nė shtėpinė e familjes qė ndodhet nė qendėr tė Qyshkut.

    "Dola jashtė, ashtu siē isha, me pizhame", kujtohet ajo. "Pashė njė burrė nga fshati jonė duke rendur. Pashė tym dhe flakė, po ashtu. Komshinjtė mė thanė se serbėt po vranin dhe po digjnin... kėshtu qė unė shkova nė shtėpi dhe zgjova prindėrit, xhaxhain dhe fėmijėt".

    Sulmi tashmė kishte filluar. Militarėt e kombinuar ishin nisur drejt fshatit, qė pėr dallim nga vendbanimet e tjera pėrreth, ishte kursyer nga ndjekjet dhe vrasjet deri mė atė ditė.

    "Ushtarėt kishin fytyrat tė ngjyrosura, kurse disa mbanin edhe shamia pėr t'u maskuar", flet duke kujtuar ditėt e tmerrit Akifi, xhaxhai i Lules. "Ata kishin tė veshura uniforma tė pėrziera - disa ishin uniforma policie dhe tė tjerat ishin tė Ushtrisė Jugosllave".

    Disa meshkuj kishin bėrė pėrpjekje pėr t'u fshehur nėpėr fushat me drunj tė dendur nė afėrsi tė fshatit. Disa tė tjerė ishin vrarė derisa ishin orvatur tė arratiseshin. Mirėpo, shumica e familjeve ishin kapur. Militarėt me shpejtėsi kishin zėnė edhe babain e Lules, xhaxhain e saj, Akifin dhe njė kushėri.

    Fshati, qė e pėrbėnte 200 shtėpi dhe rreth 700 banorė - pa numėruar kėtu shqiptarėt qė ishin detyruar tė lėshonin fshatin mė herėt me fillimin e luftės - kishte paraqitur gjithmonė njė pikėshenjim tė lehtė pėr 100 e ca luftėtarėt serbė qė kishin marrė pjesė nė sulmin e 14 majit. Banorėt shqiptarė nuk kishin pasur mundėsi tė dinė se sulmi i mėngjesit tė hershėm kishte qenė pjesė e njė goditjeje tė zgjeruar mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjera fqinje, qė ishte planifikuar disa ditė mė parė nga policia serbe dhe komandantėt e ushtrisė, dhe se ishte aplikuar nga disa nga njėsitė mė elite militare tė Serbisė, sė bashku me disa banda famėkeqe.

    Policia serbe dhe komandantėt e ushtrisė u kishin dhėnė secilit nga gjashtė ose shtatė njėsiteve luftarake shėnimet me koordinata, bashkė me nga njė sektor tė fshatit qė duhej sulmuar dhe spastruar, bazuar nga dėshmitė e Draganit.

    "Kur ne ia behėm nė fshat, popullata ishte e pambrojtur. Ne shkuam shtėpi mė shtėpi, duke nxjerrė njerėzit jashtė", tregon ai. "Ishim tė koncentruar pėr vrasjen e rebelėve nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Nė qoftė se do tė vendosnim se njė mashkull do tė mund tė ishte pjesėtar i UĒK-sė, e ekzekutonim nė vend".

    Tė njėjtat gjėra i kujton edhe Akifi, megjithėse jo nga kėndi i njėjtė i vėshtrimit.

    "Na dėrguan pranė varrezave tė fshatit", thekson Akifi, njė bujk 57-vjeēar, thatim dhe i hequr keq. "Ndanė meshkujt nga femrat. Ndanė meshkujt pėr tė cilėt ata mendonin se ishin nė moshė pėr tė rrokur armėn dhe tė luftonin. Pas kėsaj ata filluan tė digjnin shtėpitė dhe tė shtinin buzė kėmbėve tona me qėllim tė frikėsimit".
    --------------------------------------
    Vrasjet pėr ditėn me diell

    AKIFI DHE DISA NGA FQINJĖT e tij kishin njohur ca nga militarėt nga patrullimet qė ata kishin bėrė nė fshat, mė herėt kur ata kishin bastisur shtėpitė duke gjurmuar pjesėtarėt e UĒK-sė dhe duke tmerruar fshatarėt.

    "Ata kishin ardhur edhe herė tė tjera duke kėrkuar armė dhe para", tregon Aliu, 35 vjeē, njėri nga meshkujt e fshatit qė ia kishte dalė t'i bishtnonte sulmit tė militarėve. "Dhe, ata tėrė kohėn na kishin pėrsėritur se nuk do tė na bėjnė gjė, nė qoftė se ne vazhdojmė tė rrimė urtė dhe tė mos pėrkrahim terroristėt, siē thoshin ata".

    Gjatė patrullimeve tė mėparshme, serbėt edhe kishin mbajtur deri diku fjalėn, gjė qė kishte bėrė qė edhe fshatarėt nė masė mė tė madhe tė mos pėrpiqen tė lėshojnė fshatin, edhe pse kjo kishte qenė diēka e pamundur nga rrethimi i tepėrt.

    Mirėpo... 14 maji ishte njė tregim nė vete.

    "Ishim tė rreptė, biles edhe mė fėmijėt dhe gratė", thotė Dushani, njė tjetėr luftėtar serb qė kishte marrė pjesė nė sulmin mbi Qyshkun dhe dy fshatrat e tjerė. "Nga njė shtėpi, njė shqiptar doli jashtė pėr tė na pritur me bukė dhe kripė, qė ėshtė njė traditė serbe pėr t'i uruar mirėseardhje mysafirėve. Ne u ofenduam. Prandaj, njėri nga njerėzit tanė goditi gruan e shqiptarit me pushkėn e tij dhe pastaj qėlloi fėmijėn e tij. Pas kėsaj, atė shqiptar e morėm me vete".

    Akifi bashkė me disa komshinj tė tij ishte ndodhur i rrethuar. "Na ndanė, ne, meshkujt, nė tri grupe dhe na ēuan tutje. Ishim 12 vetė nė grupin tim. Na dėrguan brenda shtėpisė sė njė komshiut tim dhe na vėnė nė vijė para murit tė dhomės sė ditės. Pasi qė na shanė, kėrkuan edhe mė shumė para. Por, ne tashmė u kishim dhėnė tė gjitha paratė qė kishim".

    Dragani ishte njėri nga luftėtarėt serbė qė kishte shoqėruar Akifin dhe tė tjerėt drejt shtėpisė.

    "Ne i morėm 11 ose 12 meshkuj. Konkluduam se disa prej tyre i takonin UĒK-sė... Ju e dini mėnyrėn se si ne i shtyjmė ata tė flasin - sė pari i marrim nė pyetje dhe pastaj u vendosim grykėn e pushkės nė kokė. I presim me thikė, nė mėnyrė qė tė pranojnė diēka".

    "Njė ushtar ia behu nė derė", flet Akifi me qė tė qetė, "dhe ai tha: 'Nė emėr tė Serbisė tė gjithė jeni tė pushkatuar'. Pas kėsaj, ai hapi zjarr".

    Njė plumb e kishte kapur Akifin nė kofshė, por ai kishte shpėtuar nga kufomat e vėllait tė tij dhe njė komshiu, tė cilat kishin rėnė mbi tė. Para se vrasėsit tė niseshin, ata kishin futur nė dhomėn e ekzekutimit - ku Akifi qėndronte i shtrirė dhe i plagosur, mbuluar nga kufomat e tė afėrmve dhe komshinjve tė tij - sfungjerė tė zhytur me benzinė. Sipas Draganit, zjarri ishte menduar pėr tė humbur gjurmėt, posaēėrisht kufomat.

    Ēuditėrisht, Akifi ia kishte dalur tė shpėtonte.

    "Derėn e dhomės e kishin kapluar flakėt. Pėr fat, ishte njė dritare aty afėr", tregon Akifi. Nė ato ēaste ai kishte menduar se mė mirė do tė ishte sikur tė dilte jashtė e tė vritej nga plumbi, se sa tė qėndronte e tė ngulfatej nga tymi ose tė digjej i gjallė. "Unė kėrceva nga dritarja dhe ika fshahurazi deri te njė fushė me barė tė rritur". Akifi, kishte qėndruar aty pėr orė tė tėra dhe kishte lidhur plagėn me njė leckė tė shqyer nga kėmisha.

    Asnjė mashkull tjetėr nga shtėpia nuk kishte shpėtuar. 11 persona kishin gjetur vdekjen nga rrebeshet e plumbave dhe ishin djegur.

    Dy grupe tė tjera tė meshkujve nga fshati ishin shpėnė nė dy shtėpi tė tjera, ishin pushkatuar dhe, njėsoj, u ishte vėnė zjarri. Pėr tė qenė ēudia edhe mė e madhe, edhe dy meshkuj tė tjerė kishin shpėtuar. Secili nė njėrėn nga shtėpitė. Edhe ata rrėfejnė se kishin dalė pėr t'u vrarė nga plumbi, duke i ikur flakės.

    Tė premten, ditė e ngrohtė me diell, mė 14 maj, tė vitit 1999, nė njė kėnd tė Evropės dhe nėn bombat e NATO-s, 41 meshkuj nga fshati Qyshk, ishin vrarė nga forcat e kombinuara militare serbe. Mosha: nga 19 deri nė 69 vjeē.

    Nė mėngjesin e sė njėjtės ditė, forcat serbe tė sigurimit kishin sulmuar edhe dy fshatra tė tjerė fiqnj, Pavlan dhe Zahaq, ku kishin dėbuar nga shtėpitė gratė, fėmijėt dhe pleqtė, dhe kishin vrarė nė tėrėsi 72 njerėz.

    Njė grua e re ishte ndarė nga kolona e tė dėbuarve qė ishin urdhėruar tė mbanin rrugėn drejt Shqipėrisė dhe, qė nga ajo ditė, ajo ka mbetur pa nam e nishan.
    ----------------------------------------

    Nga njė i mbijetuar nė secilin grup

    TASHMĖ KISHIN KALUAR DY MUAJ qėkur kishte ndodhur masakra.

    Nėntė luftėtarė shqiptarė, tė urdhėruar nga komandanti i tyre, ngritėn pushkėt e tyre me bajoneta drejt qiellit tė kaltėr tė verės dhe qėlluan tri herė nė ajėr. Teksa tė shtėnat gjėmuan nė fshatin e dėrmuar nga lufta nė Kosovėn Perėndimore, pjesėmarrėsit nė ceremonialin mortor, tė mbledhur rreth varrit tė madh, iu dorėzuan njė ndenje dėshpėruese.

    Pėr gruan me shami tė zezė rreth kokės dhe fėmijėt e saj qė dėnesnin, tė shtėnat nga garda e nderit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, risollėn tmerrin e dy muajve mė parė, kur shumica e meshkujve tė fshatit ishin ekzekutuar nga skuadronet serbe tė vdekjes.

    Njė grua, burri dhe dy bijtė e sė cilės ishin vrarė, donte tė hidhej dhe tė mbulonte me shtatin e saj varrin, duke pėrsėritur me zė qė tė ngjethte mishtė: "Unė duhet tė jem me ju".

    Atė me vėshtirėsi e ndalnin prej qėllimit kushėrinjtė e saj.

    Ceremonia e zbehtė mortore, njėra nga disa qė janė mbajtur dhe mbahen nė Kosovėn e pasluftės, mė nė fund shėnonte kohėn kur familjet e tmerruara mund tė mbledhen nė mėnyrė tė pabezditshme pėr ta dhėnė nderimin e fundit pėr tė vrarėt dhe tė masakruarit gjakftohtėsisht nė shumė pjesė tė Kosovės.

    Akifi, i veshur me njė setėr tė thjeshtė tė zezė, kėmishė tė vjetėr tė bardhė dhe kėpucė tė zeza, qėndronte nė mesin e pjesėmarrėsve nė ceremonial. Sjelljet e tij mund tė mashtrojnė, ngase ato nuk shprehin dhimbjen dhe vuajtjet qė ai ka pėrjetuar si njėri nga vetėm njė dorė meshkujsh qė kanė mbijetuar sulmin e rrufeshėm mbi fshat.

    "Ky ėshtė vendi ku na kanė mbledhur", tregon ai, si pėr njė gjė me tė cilėn ėshtė mpleksur qysh se di pėr vete. "Kėto na tubuan para se tė na ndanin, ne, meshkujve nga gratė dhe fėmijėt".

    I shtrirė nė njė rajon me ara tė plleshme dhe buzė Lumit tė Bardhė, Qyshku, ėshtė njė fshat i vogėl, i cili gjallon nėn hijen e rėndė tė kreshpave tė larta tė Bjeshkėve tė Nemuna. Disa fshatin e konsiderojnė edhe si njė paralagje tė Pejės, qytetit vetėm dy ose tri kilometra mė tutje, i cili ishte boshatisur thuaja tėrėsisht nga popullata shqiptare dhe pastaj ishte djegur nė njė masė tė madhe, po ashtu.

    Me ikjen e forcave serbe dhe me hyrjen nė Kosovė tė trupave tė NATO-s, pas afro tre muaj bombardimesh nga qielli, ishin krijuar mundėsitė qė tė hulumtohet pėr tė vėrtetėn nė vendin qė kishte hequr tė zitė e ullirit pėr shumė kohė.

    Sė bashku me NATO-n ia kishin behur edhe hetuesit nga Tribunali i OKB-sė pėr krimet e luftės bashkė me grupet e tjera pėr tė drejtat e njeriut. Ata tash bėjnė pėrpjekje pėr tė kuptuar se ēfarė, nė tė vėrtetė ka ndodhur nė Kosovė dhe kush i ka kryer vrasjet. Sipas kėsaj logjike, njė vend ideal pėr kėtė punė paraqiste padyshin Qyshku.

    Ndoshta edhe mė parė keni dėgjuar pėr Fred Abrahamsin, hulumtuesin e "Human Rights Watch", njė organizate joqeveritare me seli nė SHBA, e cila merret me hulumtimin e krimeve tė luftės, si dhe abuzimet e tjera tė tė drejtave tė njeriut. Abrahamsi, njė njohės i gjuhės shqipe, deri mė tash ka kryer hulumtime tė shumta nė shumė pjesė tė Kosovės, nė Shqipėri dhe nė Maqedoni, gjatė disa vjetėve tė shkuar. Ai kishte parė shumė tmerre, shumė vende masakrash dhe shumė vrasje. Mirėpo, ajo qė e kishte qitur Abrahamsin nė rrugė tė madhe gjatė ceremonisė mortore tė viktimave nė Qyshkut, ishte se ky fshat dallonte pėr njė gjė nga vendet e tjera qė kishte parė ai. Kėtu disa njėrėz qė kishin parė zjarrin dhe breshėrinė e plumbave qė vinin nė drejtim tė tyre nga vrasėsit serbė ia kishin dalur tė mbijetonin. Rrėfimet e tė mbijetuarve, si ato tė Akifit dhe Lules, ishin tė pėrqėndruara mė shumė nė detaje, gjė qė i kishte shtyrė hulumtuesit tė hyjnė mė thellė nė trungun e rrėfimit.

    Intervistat qė hulumtuesit kanė bėrė me tė mbijetuarit e masakrave bėrė qė tė ngritet aktakuza nga Tribunali i Hagės kundėr Slobodan Milosheviqit dhe katėr bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė.

    Qeveritė perėndimore pėrllogarisin se mė se 10.000 shqiptarė janė vrarė ose zhdukur, edhe pse deri mė tash janė zbuluar vetėm rreth 3.000 kufoma. Nė anėn tjetėr kanė mbetur tė pahulumtuara edhe mė se 500 vende tė dyshuara si varreza masive.

    Ndėrkaq, akoma mė shumė, ajo qė kishte shtyrė Abrahamsin nė Qyshk, ishte edhe njė gjė tjetėr. Militarėt serbė nuk kishin qenė edhe gjithaq tė kujdesshėm.

    "Njė gjė shumė e rėndėsishme pėr Qyshkun", thotė Abrahamsi," ėshtė se nė secilėn nga tri shtėpitė ka nga njė tė mbijetuar. Njerėz qė mund tė tregojnė me saktėsi se si kanė ndodhur ekzekutimet".
    -------------------------------------------------
    Ky ėshtė personi qė ka dhėnė urdhėrat

    NJĖ GABIM QĖ E KISHIN BĖRĖ serbėt kur kishin ikur dhe njė gjė shumė e rėndėsishme pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt tė mishėruar nė procesin e identifikimit tė ndodhive tė tmerrshme tė muajve tė vakuumit dhe mosdigjėjės pėr vendin e vogėl nė njė cep tė Evropės Juglindore, ishte ajo qė vrasėsit dhe urdhėruesit e vrasjeve kishin lėnė pas vetes dėshmitė pėr ato qė kishin bėrė. Shqiptarėt qė po ktheheshin kanė gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, nė tė cilat tregohen luftėtarėt serbė gjatė aksioneve, nė poza me armė para dhe me sfonde ku shihen shtėpitė e kapluara nga zjarri.

    Kėto fotografi paraqiten si burime tė pazakonshme pėr hetuesit e krimeve tė luftės - siē ėshtė Abrahamsi, pėr shembull - dhe njė mundėsi qė pėrfundimisht tė demaskojnė njerėzit qė kanė qėndruar prapa vrasjeve.

    Disa nga kėto fotografi janė siguruar nga drejtoritė e Kėshillit Komunal nė qytetin e Pejės. Ato janė foto kolori, nė tė cilat tregohen luftėtarėt serbė tė armatosur gjer nė dhėmbė.

    "Nė kėto fotografi qartė mund tė pėrfundohet se tregojnė luftėtarė vikendi, tregojnė tipat qė kanė dashur tė duken si Rambo", vlerėson Fred Abrahams. "Janė shumė tė rėndėsishme. Nė to shihen serbėt lokalė nė poza tė ndryshme militare qė qėndrojnė para shtėpive nė flakė, me armė automatike dhe me uniformė tė plotė. Sheshazi shihet se kėta individė nė njė mėnyrė kanė qenė krenarė ose tė interesuar tė shfaqin armėt e tyre tė gjata dhe thikat e mprehta".

    Kėto fotografi janė pėrdorur nga "American Radio Works" pėr t'iu treguar njerėzve tė mbijetuar nė masakėr. Ato i kanė shkuar me kujdes edhe Akifi dhe mbesa e tij 27 vjeēe, Lulja.

    Me tė parė fotografitė, Akifi dhe Lulja reaguan me emocion, duke drejtuar gishtėrinjtė e thatė nga fotot.

    "Ėshtė ai, ky ėshtė ai", Lulja filloi tė dridhet dhe tė zbehet taksa nė ēast iu kujtua se si, mė 14 maj, personi i trashė dhe me flokė tė zeza nga fotografia, e kishte ndarė atė nga grupi i fshatarėve tė tjerė dhe e kishte kėrcėnuar me vrasje, nė nuk do tė ndiqte urdhėrat qė do t'ia jepte.

    "Ky ėshtė i njėjti person", thotė Lulja. "Ky dhe askush tjetėr. Edhe po ta shihja pas dhjetė vjetėsh, prapė do ta njihja si paren e kuqe. Qeni. Ky ėshtė ai qė mė ka ndarė nga grupi dhe mė ka kėrcėnuar me dhunim. Ky ka qenė komandant".

    Shtatė fshatarė kanė dėshmuar se tipi me pak flokė tė rėna qė pozonte me aq krenari me ushkėn e tij automatike tė drejtuar nga fotografi, ka qenė njėri nga komandantėt qė kanė udhėhequr militarėt gjatė ditės sė sulmit mbi Qyshkun dhe dy fashtrat fqinjė. Ata dėshojnė se njė luftėtarė tjetėr serb e kishte thirruar atė me nofkėn Burdush, qė nėnkupton njė njeri tė trashė. Fshatarėt tregojnė se Burdushi kishte urdhėruar qė meshkujt e paarmatosur shqiptarė tė ndahen nė tri grupe dhe tė pushkatohen.

    * * *

    Kush ka qenė pra ky njeri i quajtur Burdush, i cili del tė ketė dhėnė urdhėrat pėr militarėt e tjerė? Dhe kush kanė qenė komandantėt e tij? Ēfare duhet tė jetė njė njeriu i cili kishte urdhėruar kryerjen e njė masakre tė tillė tė pėrgjakshme dhe pėr ēfarė qėllimi? A i mundon kėta njerėz qė kanė ngrehur kėmbėzėn vrasjet qė kanė bėrė mbi njerėzit e pafajshėm? A do tė ketė mundėsi qė drejtėsia t'ia del mbanė me njė numėr kaq tė madh tė masakrave, apo dhuna e llojit tė kėtillė ushqen veten nė njė rreth tė pafund?

    Ēėshtje tė rėndėsishme flejnė jo vetėm nė ngjarjet e kobshme tė 14 majit, por edhe nė tė kaluarėn e largėt.

    Pėr shumė serbė, Kosova mendohet tė jetė njė vend i shenjtė, i zhytur me gjakun e martirėve dhe e pėrjetėsuar nė kėngėt folklorike. Tokat e Kosovės kanė qenė nėn Perandorinė Serbe tė Mesjetės, pėr dy shekuj, dhe vendi legjendar ku serbėt kishin humbur nga ushtria e Perandorisė Osmane, sė bashku me popujt e tjerė tė Ballkanit, nė vendin e quajtur Fusha e Mėllenjave. Shumė luftėra, shumė dhunė dhe shumė ndryshime kanė ndodhur qė nga ajo kohė.

    Nga fundi i shekullit XX, Kosova ende ka qenė nėn administratėn serbe, por e populluar nė njė shumicė tė madhe nga shqiptarėt. Lideri serb, Slobodan Milosheviq, ka ushtruar njė fushatė dhjetėvjeēare pėr tė vendosur njė apart'heid tė stilit ballkanik me qėllim tė forcimit tė kontrollit serb mbi shqiptarėt, si dhe pėr tė forcuar pozitėn e tij politike nė vend. Nė tė njejtėn kohė Milosheviqi kishte nxitur dhe udhėhequr luftėrat nė Kroaci dhe Bosnjė, nė tė cilat me qindra mija civilė janė vrarė dhe deportuar.

    Nė vitin 1997, njė grup i fshehtė, filloi tė kryente sulme mbi zyrtarėt qeveritarė serbė, policėt dhe kolaboracionistėt shqiptarė. Kjo ishte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, luftėtarėt e sė cilės, pas disa vjet rezistence pasive, kishin vendosur qė pavarėsinė ta fitonin me anė tė grykės sė pushkės.
    --------------------------------------

    ME RRITJEN E TENSIONEVE, Milosheviqi kishte dėrguar mė shumė forca ushtarake dhe policore nė Kosovė, duke sulmuar rajonet ku vepronte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe vendet qė ata konsideronin si tė rrezikshme. Shumica e luftėtarėve tė rekrutuar nga Milosheviqi nė tė kaluarėn e tyre kishin betejat qė kishin zhvilluar nė dy luftėrat e mėparshme, nė Kroaci dhe Bosnjė. Kosova ishte ajo e treta dhe e vėrteta, nė nuk do tė konsideronim luftė konfliktin e shkurtėr me Slloveninė. Mirėpo, serbėt nuk kishin luftuar vetėm kundėr atyre qė i quanin "terroristė tė organizatės sė vetėquajtur UĒK", por edhe kundėr civilėve tė paarmatosur dhe tė pambrojtur. Pėr kėtė janė vėrtetuar dhe tashmė dėshmojnė edhe tė gjithė hetuesit ndėrkombėtarė qė kanė punuar dhe punojnė nė Kosovė. Ata janė tė bindur se skuadronet serbe tė vdekjes kanė vrarė dhe masakruar civilė qė nuk kanė pasur kurrėfarė lidhjesh dhe UĒK-nė.

    Jon Cina, njė analist qė punon nė kuadėr tė "Grupit Ndėrkombėtar tė Krizės" (ICG) - organizatė joqeveritare qė mbledh shėnime pėr krimet e luftės tė kryera nė Kosovė - pohon se sulmet serbe janė rritur pambarimisht shumė nė krahasim me brutalitetin qė kishin demonstruar nė pėrleshjet e mėhershme mė UĒK-nė, nė vitin 1997.

    "Nė qoftė se do ta krahasonit kėtė me njė pemė, fillimisht ata kishin dashur tė krastitnin degėt dhe pastaj kishin vendosur ta prenin edhe trungun", shprehet ai. "Dhe fare nė fund, ata kishin vendosur qė tė gropojnė edhe nė tokė, sheshazi me qėllimin e heqjes qafe tė pemės, por qė nė tė njėjtėn kohė do tė shkaktonte edhe njė ferr tė madh me dėmet kolaterale, siē dėshirojnė ata ta quajnė kėtė".

    Gjer mė kėtė ditė, udhėheqėsia serbe dhe shumica e qytetarėve tė tyre mohojnė faktin se policia dhe armata ka kryer krime nė Kosovė. Ata vazhdojnė tė insistojnė se lufta ka qenė njė pėrpjekje legjitime pėr tė thyer guerilėt kundėrqeveritarė, duke margjinalizuar storiet e krimeve si propagandė e NATO-s dhe UĒK-sė, qė bėhet me qėllimin e ekzagjerimit tė "eksceseve qė kanė kryer disa njėsite keqbėrėse".

    Dennis Milner, njėri nga hetuesit kryesor nė Kosovė nga Tribunali i Hagės, hedh poshtė vėshtrimin zyrtar tė Serbisė mbi luftėn.

    "Pse i quajnė elemente keqbėrėse?", shtron pyetjen ai. "Apo ndoshta flasin pėr gjithė trupat (armatėn) si njė element keqbėrės? A ėshtė ndonjėri nga gjeneralėt e tyre element keqbėrės? Kjo kundėrshton ēdo logjikė".

    Hetuesit pėr tė drejtat e njeriut theksojnė se masakrat e sojit tė asaj ēfarė ka ndodhur nė Qyshk dhe dy fshatrat e afėrta - nė tė cilat forcat serbe kanė vrarė civilė tė paarmatosur qė nuk kishin bėrė asfarė rezistence - janė shembuj tė qartė pėr krime tė luftės. Po, ėshtė e ditur se Qyshku ėshtė vendlindja e ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Agim Ēekut, dhe se babai i tij ėshtė vrarė nė Qyshk, mė 14 maj, por disa luftėtarė serbė spikasin se ky nuk kishte qenė qėllimi kryesor i sulmit.

    "Nuk ka ndonjė gjė qė do tė dėshmonte se Qyshku ka pasur ndonjė aktivitet tė UĒK-sė ose diēka tė ngjashme", thotė Fred Abrahams. "Tė gjithė fshatarėt tregojnė se edhe pse ka pasur disa pjesėtarė nga fshati qė iu kanė bashkangjitur UĒK-sė pėr tė luftuar nė rajone tė tjera, Qyshku gjatė gjithė luftės kishte qenė njė vend i qetė".

    PSE QYSHKU?

    Ēelėsi duket se fshihet prapa identitetit tė kriminelėve dhe veēanėrisht prapa komandantit me nofkėn Burdush. Nėpėrmjet tyre mund tė jetė e mundshme tė mėsohet kush ka planifikuar kėtė operacion, dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishme, pse? Asnjėri nga tė mbijetuarit nė Qyshk nuk dinte emrin e vėrtetė tė Burdushit. Por, Lulja, femra tė cilėn ai e kishte kėrcėnuar me pėrdhunim, thotė se askush nė Qyshk nuk do tė mund ta harrojė fytyrėn e tij, siē nuk do tė mund tė harrojnė krimet qė ai ka kryer.

    "A i shihni kėto duar?", pyet Lulja duke u rrėqethur dhe treguar duart e saja. "Me kėto dy duar unė kam mbledhur eshtrat e dajėve tė mi, kushėrinjve dhe babait tim. Atė qė kishte mbetur nga babi im, e gjeta fare nė fund, por jo tėrė kufomėn. Vetėm disa pjesė nga trupi i tij. Nuk kam gjetur kėmbėt e tij ose kokėn. Vetėm brinjėt kam gjetur. Dhe me kėto duar e kam kallur nė dhe. Kurse kėta serbėt, kėta qė e kanė vrarė, ata i kanė duart e zhytura me gjak. Ata e kanė vendin nė Hagė".
    ----------------------------
    Zbulimi i personave pjesėmarrės nė masakėr

    NUK ĖSHTĖ SHUMĖ E ZAKONSHME tė zbulohen emrat dhe fytyrat e personave qė kryejnė krime gjatė kohės sė luftėrave. Ėshtė akoma mė e pazakonshme tė dėgjosh ata qė kanė kryer kėto krime duke rrėfyer pėr bėmat e tyre, pėrveē nė rast tė kapjes dhe gjykimit nė gjykatore. Pėrgjatė dhjetė vjetėve me luftėra nė ish-Jugosllavi, ka pasur njė tabu virtuale pėr ushtarėt pėr tė folur fshehurazi rreth vrasjeve, pa marrė parasysh nė kanė qenė viktimat trupa tė armikut ose vetėm civilė tė thjeshtė. Kjo mė tepėr vlen pėr luftėtarėt serbė, tė cilėt shpesh veten e vėjnė nė rrafshin e viktimės, nė kėtė mėnyrė duke justifikuar aksionet e tyre kriminale si njė mbrojtje kolektive tė popullit.

    "American Radio Works" ia ka dalur tė sigurojė disa fotografi tė luftėtarėve serbė, tė cilat ata i kishin lėnė prapa, pasi qė kishin ikur nga Kosova. Nė disa prej tyre tregohen militarėt, duke pozuar sikur tė ndodheshin nė ndonjė mbledhi gjahtarėsh, duke buzėqeshur mistershėm dhe duke mbajtur nė dorė flamuj shqiptarė. Kur ia treguam fshatarėve kėto fotografi, njė njeri tjetėr doli tė ketė qenė sė bashku me Burdushin.

    Njė grua shqiptare, e quajtur Albana, tregon me gisht njeriun qė tregohet nė fotografi, duke pohuar se ai kishte qenė nė Qyshk, i veshur me uniformė tė plotė ushtarake. Njeriu, pėr tė cilin flitet, ėshtė shumė lehtė tė njihet nė fotografi, pėr shkak tė njėrit sy tė tij gjysmė tė mbyllur. Albana tregon se emri i tij ėshtė Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko.

    "E kam parė fytyrėn e Zvonkos", thotė ajo duke kthyer kujtimet e 14 majit. "Kjo ka ndodhur vetėm pėr disa ēaste. Pastaj, nė sytė tanė ata morėn meshkujt tanė dhe filluan tė djegin shtėpitė".

    Albana rrėfen se si ajo ishte rritur sė bashku me Cvetkoviqin nė njė mėhallė nė Pejė, ku ajo kishte kaluar fėmijėrinė. Sipas saj, Zvonkoja kishte qenė nė fshat edhe dy herė tė tjera, bashkė me militarėt e tjerė qė kishin bastisur fshatin. "Ai mė njohu mua dhe mė pyeti se ēfarė po bėja unė aty. Unė iu pėrgjigja 'Unė jetoj kėtu tash'. Ai mė pyeti se sa fėmijė kam. Unė kisha frikė t'i tregoja se kam njė djalė dhe e gėnjeva - i tashė se kam pesė vajza. pastaj, ai mė pyeti nė ka pasur UĒK nė fshat. Unė i tashė se jo".

    Dy fshatarė tė tjerė kanė identifikuar Zvonko Cvetkoviq, duke thėnė se ai kishte qenė nė Qyshk, i veshur me uniformė ushtrie. Ata e kishin njohur Cvetkoviqin qė mė parė, ngase ai kishte punuar si inspektor i automjeteve, nė ndėrmarrjen "Pe-trans" nė Pejė, ku shqiptarėt thonė se ai e kishte keqpėrdorur kėtė vend tė punės, duke marrė mito.

    Pėr tė gjetur diēka mė shumė, ne shkuam nė objektin e "Pe-transit", i cili nė muajt pas luftės ishte lėnė shkretė, ku kishte punuar dikur Cvetokoviqi. Nė kabinetin ku janė mbajtur dosjet, ende kishin mbetur shumė shėnime. Kėtu gjetėm dosjen personale tė Zvonimir Cvetkoviqit. Nė kėto dokumente shėnohej se ai kishte lindur mė 1953, kishte mbaruar tė katėr klasėt e shkollės sė mesme me notė pėrafėrsisht mesatare 2.1 dhe se kishte njė sy gjysmė tė mbyllur, si pasojė e njė aksidenti trafiku. Mė tutje u gjetėn edhe dokumentet qė tregonin se ai kishte abuzuar me disa fonde tė kompanisė. Por, me gjithė korruptimin e qartė tė Cvetkoviqit, nuk ka ndonjė dėshmi qė tregon se ai ka qenė ndonjė komandant ushtarak ose rezervist policie.

    Nė kėtė mėnyrė ne kishim vendosur t'i binin nė gjurmė Zvonko Cvetkoviqit.

    Shumė serbė qė kanė braktisur Kosovėn, gjatė bombardimeve tė NATO-s dhe pas hyrjes sė trupave paqeruajtėse nė vend, kanė gjetur strehim nė Mal tė Zi, republikėn "jugosllave" qė ndodhet vetėm rreth njė orė ngasje me veturė nga Qyshku. Pas disa javėsh tė gjurmimit tė vendndodhjes sė Cvetkoviqit, ia dolėm qė tė zbulojmė se ku fshihej ky kriminel i dyshuar. Ai ndodhej nė Mal tė Zi, nė njė qytezė qė shtrihet vetėm 40 kilometra larg Kosovės. Na ishte thėnė se jetonte nė njė vend tė zymtė dhe tė varfėr, nė Andrijevicė, njė vend i njohur pėr mbėshtetjen e fuqishme pėr diktatorin serb, Slobodan Milosheviq.

    Ne shkuam tė paparalajmėruar nė njė bllok tė shtėpive, me rroba qė thaheshin nėpėr litarė dhe me dru tė prerė tė renditur pranė mureve tė shtėpive. Iu kishim qasur me njė ēik pasiguri vendit ku do tė duhej gjetur njeriun qė kėrkonim. Nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr tė kapur serbėt e armatosur qė shikoheshin si kėrcėnim pėr udhėheqėsinė e republikės qė mėton ta paraqesė veten si e moderuar, pak ditė para se tė shkonim atje, policia malazeze kishte bastisur disa shtėpi nė Andrijevicė, ku kishte konfiskuar pushkė automatike dhe granata.

    Ndėr shtėpiat e bastisura kishte qenė edhe ajo e Zvonimir Cvetkoviqit.

    -----------------------------------

    Kush ėshtė Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko

    PESĖ OSE GJASHTĖ SERBĖ ishin mbledhur rreth zjarrit nė oborrin e shtėpisė ku jetonte tash i dyshuari pėr krime lufte, Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko, duke ngritur dolli me gotat e vogla tė mbushura me raki kumbullash dhe duke mbrehur thikat e tyre vezulluese. Ata po pėrgatiteshin ta prenin njė derr shumė tė madh. Me njė shtytje tė pėrnjėhershme ata kthejnė bishėn nė krah, secili prej tyre duke mbajtur nga njė kėmbė tė tij. I pesti, ndalet pėr njė ēast mbi kokėn e madhe tė derrit dhe, me njė lėvizje tė beftė dhe tė shpejtė tė thikės, e pren derrin nė fyt. Njė curril i ku gjaku del nga gėrrmazi i prerė i bishės, teksa bėn pėrpėlitjet e fundit nė jetė.

    Brenda shtėpisė sė vogėl, pėrfundimisht del pėrpara Zvonimir Cvetkoviqi. Nė dhomėn ku rrinte sė bashku me tė shoqen, vajzat dhe balldėzat, Zvonkoja na ofron kafe dhe pranon qė tė flasė.

    Ai ėshtė njė mezoburrė 46 vjeē, me flokė tė dendura qė kanė filluar tė thinjen dhe me njėrin sy gjysmė tė mbyllur, i cili i kishte mbetur nė kujtesė fshatarėve tė llahtarisur. Cvetokoviqi ishte mėsuar tė refuzonte ato qė kishte parė tė botoheshin nė gazetat lokale nė Mal tė Zi - si dhe nė Internet - sipas tė cilave ai kishte qenė i lidhur me krimet qė ishin kryer nė Qyshk.

    "Gjithė ajo pėr tė cilėn unė kam qenė i interesuar tė bėj ka qenė qė tė shkoj nė punė herėt nė mėngjes dhe tė kthehem nė shtėpi pasdite", thotė ai. "Kurrė nuk kam qenė nė Qyshk. Kurrė nuk kam kryer shėrbimin ushtarak dhe kurrė nuk kam mbajtur revole nė dorė".

    Me tė shpjeguar se disa njerėz kishin dėshmuar se e kanė parė atė nė Qyshk gjatė sulmit, ai me rrėmbim dhe nervozė qėllon me grusht tavolinėn dhe thotė: "Mė lejoni tė ju them diēka. Nė do tė ishte pėrzier madje edhe vėllau im nė diēka tė tillė, unė do ta tregoja menjėherė. Ata kanė qenė qenė e jo njerėz, ata qė kanė bėrė kėtė punė nė Qyshk".

    Megjithėse Cvetkoviqi ngulte kėmbė vazhdimisht se kishte qėndruar larg luftės, ai dėshmonte me saktėsi detaje tė shumta pėr njėsitet militare dhe pėr komandantėt e tyre.

    Si mund tė dijė ai kaq shumė?

    Ai nuk e tregon. Por, kjo kishte bėrė qė tė ktheheshim prapa nė Pejė dhe tė flasim me shqiptarėt, tė cilėve, sipas fjalėve tė Cvetkoviqit, do tė dėshmonin se ato ēfarė thotė vetė janė tė vėrteta.

    Kėshtu, ne gjetėm nė Pejė njė familje shqiptare, tė cilėn, gjatė bombardimeve tė NATO-s - me tė filluar serbėt vrasjet dhe dėbimin masiv tė shqiptarėve nga shtėpitė e tyre - Cvetkoviqi e kishte pėrcjellur nė rrugėn drejt Malit tė Zi. Por, nė bisedėn me kėtė familje, ne ia dolėm tė kuptojmė disa detaje tė tjera shumė kruciale, pėr tė cilat Cvetkoviqi nuk kishte folur. Pėr shembull, familja shqiptare e tregon fare qartė dhe ngul kėmbė nė faktin se Cvetkoviqi i ka pėrcjellur ata pėr nė Mal tė Zi, por se ai nė atė kohė ka qenė i veshur me uniformė ushtarake dhe se mbante me vete njė pushkė automatike. Kjo binte nė kundėrshtim tė plotė me ato qė Cvetkoviqi na kishte thėnė nė Mal tė Zi, kinse nuk kishte veshur kurrė uniformė dhe se nuk kishte mbajtur kurrė revole nė dorė. Sipas kėsaj del se Zvonkoja e ka ndihmuar kėtė familje, ngase miku i tij i kishte pasur miq tė ngushtė dhe se nė tė njėjtėn kohė kishte larguar edhe familjen e tij nė atė drejtim. Familja shqiptare tregon se ai tėrė kohėn e kishte qortuar mikun e tij pėr rrezikun nė tė cilin e kishte futur - rrezikun e pėrcjelljes sė njė familjeje shqiptare.

    Njė shqiptar tjetėr, tė cilin e vizituam, pėr tė cilin Cvetkoviqi na kishte porositur ta pyesnim, po ashtu, na tregoi se e kishte parė Zvonkon vetėm disa javė para se tė ndodhte masakra e Qyshkut, dhe se ai kishte pasur tė veshur uniformėn ushtarake dhe se kishte mbajtur njė automatik. Ndėrsa, e treta e vėrteta, njeriu i tretė i cili do tė duhej tė thoshte fjalė tė mira pėr Cvetkoviqin, ish-punėtori nė kompaninė "Pe-trans", Dardani, dyshonte se Cvetkoviqi ka qenė gjithnjė nė bashkėpunim me bandat ushtarake nė Pejė.

    "Ai gjithmonė do tė vinte pėr tė na folur", rrėfen Dardani. "Por, njėkohėsisht, ai ishte mė ekstremisti nė mesin e punėtorėve serbė. Ndodhte qė ai tė thoshte: 'Duhet t'i vrasim tė gjithė shqiptarėt, tė marrim pastaj buldozerėt dhe t'i rrafshojmė fshatrat; duhet qė t'i dėbojmė ata tė gjithė'".

    "Nuk di ēfarė tė them", rrudhė krahėt Dardani, "ndoshta kėto kanė qenė vetėm fjalė".

    Pra, tashmė e kishim tė qartė se Zvonimir Cvetkoviq - Zvonko ishte bashkuar me militarėt pėr tė sulmuar fshatin Qyshk - dhe sigurisht edhe dy fshatrat e tjerė - dhe qė ndoshta ka qenė vetėm njė ushtar i parėndėsishėm gjatė operacionit. Kėshtu qė, filluam tė gjurmojmė edhe pėr komandantėt ushtarakė, pėr tė cilėt kishin treguar Cvetkoviqi dhe shumė luftėtarė tė tjerė serbė, qė kishin qenė mė aktivėt nė rajon.
    ------------------------------
    Njėsitet militare qė kanė marrė pjesė nė sulm

    LUFTĖTARĖT SERBĖ QĖ KANĖ QENĖ nė Qyshk, mė 14 maj, ose ata tė cilėt dinin diēka pėr ndodhinė e tmerrshme tė mesit tė pranverės, dėshmojnė se sulmi ka qenė i organizuar nga grupet mė elite tė policisė sė Serbisė, si dhe armatės dhe njėsiteve paramilitare - trupa kėto nėn direktiva tė drejtpėrdrejta nga gjeneralėt mė tė afėrt tė tė akuzuarit pėr krime lufte, Slobodan Milosheviqit.

    Nė sulm kishin marrė pjesė edhe bandat militare, po ashtu, tė cilat janė quajtur "trupat e befasisė".

    Ndėr njėsitet serbe qė kanė marrė pjesė nė Qyshk, janė:

    Formacioni "Frenki", njė njėsit komando i emėruar sipas udhėheqėsit tė tij Franko Simatoviq, njėrit nga agjentėt mė tė rrezikshėm dhe njėkohėsisht tė mistershėm, pėr tė cilin flitet se ėshtė njė komandant veteran nga lufta e Bosnjės.

    "OPG", ose "Operativna Grupa" (grupi operativ), njė njėsit elit i policisė serbe, pjesėtarėt e tė cilit me krenari kanė quajtur veten "Magla" (mjegulla), sipas gjasės se pas aksioneve tė mdėrmarra nuk kanė lėnė ndonjė gjurmė. "OPG-ja" mėsohet tė ketė marrė urdhrat nga njė gjeneral i lartė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė.

    Luftėtarėt nga ky grup kanė theksuar se "OPG" qėndron prapa masakrės qė ka ndodhur nė fillim tė vitit 1999, natėn ndėrmjet 14 dhe 15 janarit, nė Reēak, qė kishte grishur pezmin e komunitetit ndėrkombėtar dhe, sipas shumė analistėve, kishte qenė pika shtytėse pėr ndėrrimin e politikės botėrore kundėr Serbisė, rrjedhimisht duke cytur fillimin e bombardimeve tė aleancės sė NATO-s.

    Njėsiti snajperist i Armatės sė Tretė "Jugosllave", grup qė theksohet tė ketė qenė nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė kryegjeneralit tė Armatės sė Tretė.

    Pastaj, banda paramilitare "Munja" (vetėtima). "Munja" ka qenė njė mishėrim i ēuditshėm i policėve, kriminelėve dhe tė vetėquajturve patriotė, tė cilin nga serbėt ishin konsideruar si legjendarė, pėr pėrleshjet e tyre qė kishin zhvilluar me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr sulmet e pamėshirshme mbi civilėt shqiptarė.

    Nė mesin e 17 luftėtarėve, me tė cilėt u takuam nė Mal tė Zi, kishte qenė edhe Branko, njė veteran shpatullgjėrė i grupit militar "Munja", nė tė katėrdhjetat e hershme. Branko tregon se ai ishte rritur nė Pejė dhe se i ishte bashkuar grupit vetėm tre muaj para fillimit tė luftės ajrore tė NATO-s.

    "Me t'iu bashkuar 'Munjės' mė ėshtė thėnė se detyra jonė do tė jetė spastrimi etnik - dėbimi i njerėzve nga shtėpitė e tyre", rrėfen Branko. "Kishim edhe punė tė tjera, po ashtu, jo vetėm spastrimin. Bėnim arrestime, nė tė shumtėn e rasteve, caku ynė ishin liderėt e shqiptarėve dhe eliminimi i gjithė atyre qė pėrkrahnin idenė e Kosovės sė pavarur. Jo vetėm liderėt e UĒK-sė, por edhe shqiptarėt me ndikim, intelektualėt".

    Autoritetet serbe njė kohė tė gjatė kanė refuzuar ēfarėdo lidhje me paramilitarėt, siē ėshtė, pėr shembull, grupi "Munja". Por, luftėtarėt serbė ngulin kėmbė se paramilitarėt, pėrfshirė kėtu edhe "Munjan", kanė qenė "njėsite speciale" nėn kontrollin e armatės dhe policisė. Pikėrisht, njėri nga komandantėt mė famėkėqinj dhe mė tė frikshėm, Vidomir Shalipur - polici mė i njohur nė qytetin e Pejės pėr dhunėn e ushtruar ndaj shqiptarėve - ka qenė mu njė polic serb. Shalipuri ėshtė vrarė mė 8 prill, 1999, nga njė ushtar 17-vjeēar i UĒK-sė, nė pusinė e vėnė nė afėrsi tė fshatit Radac. Funerali i tij kishte qenė njė ndėr mė tė mėdhenjtė qė kanė organizuar ndonjėherė serbėt e Pejės, ndėrkaq qė kishte qenė njė ndėr lajmet mė tė gėzueshme qė kishin marrė shqiptarėt e qytetit perėndimor, tė cilėt ishin dėbuar nga shtėpitė dhe ishin strehuar nė vendet fqinje. Madje, edhe pėrkujtimorja me rastin e vdekjes sė tij, tregon pėr lidhjen e tij me grupin, duke shkruar si shtojcė tė emrit - Vidomir Shalipur - "Munja".
    ---------------------------------------

    Urdhrat kanė ardhur nga nivelet mė tė larta

    VRASJA E POLICIT VIDOMIR SHALIPUR, bazuar nė dėshmi tė shumta, kishte bėrė qė grupi militar "Munja" tė mbetej nėn drejtimin e partnerit tė tij nė krime, kriminelit Nebojsha Miniq. Kjo kishte qenė edhe njė ndėr strategjitė e luftės sė Milosheviqit nė Kosovė - policėt dhe kriminelėt tė luftojnė krah pėr krah mė njėri-tjetrin.

    Nebojsha Miniq ėshtė njė 38-vjeēar, i cili veten e quan "Mrtvi" (i vdekuri), nofkė qė e ka marrė nga tatuja qė tregon njė njeri tė vdekur nė krahėror.

    Branko, njėri nga pjesėtarėt e "Munjas", rrėfen se Miniqi ka vrarė disa shqpitarė nė Pejė dhe rrethinė. "Ai ishte ekstremist qė nga fillimi", thotė Branko. "Ai gjithnjė ka qenė njė njeri qė ka jetur nė tehun e shpatės. Ai ishte i mbushur plot me urrejtje ndaj shqiptarėve. Kishte bėrė aktivitete kriminale sė bashku me ta dhe ata e kishin tradhėtuar. Kėshtu qė, ai ka qenė i mbushur me ndjenjėn pėr hakmarrje. Ishte nė gjendje tė vriste tėrė njė familje, nėnėn, babain, ose motrėn, vetėm pėr kėtė gjė."

    Isai nga Peja, ka treguar se si Nebojsha Miniq kishte dhėnė urdhrin pėr tė vrarė gjithė familjen e tij. Njė natė para hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Pejė, pjesėtarėt e grupit tė Miniqit, kishin ekzekutuar shtatė pjesėtarė tė familjes sė Isait. Isai ia kishte dalur t'i shpėtojė vrasjes. Prej shtatė tė pushkatuarve - pesė kishin qenė fėmijė.

    Disa dėshmitarė, si fshatarėt shqiptarė ashtu edhe militarėt serbė, identifikojnė Nebojsha Miniqin si njėrin nga komandantėt e sulmit mbi Qyshk, Pavlan dhe Zahaq, mė 14 maj. Sė bashku me Miniqin ishte edhe njeriu hijerėndė nga fotografitė, Burdushi, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė - Sreēko Popoviq.

    Njė pjesėtar tjetėr i grupit "Munja", Petar, thekson se Miniqi dhe Popoviqi kanė qenė komandantė tė kėmbėsorisė nė Qyshk. Mirėpo, Petar ngul kėmbė se planet pėr betejat dhe listat e ekzekutimit kanė ardhur nga zyrtarėt e nivelit tė lartė tė armatės dhe policisė, tė cilėt edhe e kishin drejtuar operacionin.

    "Ne na jepeshin listat nga komandantėt e policisė pėr shqiptarėt qė ishin lojal ndaj UĒK-sė ose qė kishin lidhje me ta", tregon Petar. "Qėllimi ishte qė tė spastrohet ēdo fshat. Na ishte urdhėruar qė tė ndanin gratė dhe fėmijėt prej burrave. Ne merrnim ēdo mashkull qė kishte mbi 15 vjeē".

    Disa luftėtarė kanė bėrė tė ditur pėr "American Radio Works" se sulmi mbi Qyshk ishte planifikuar nė takimin e komandantėve tė armatės dhe policisė nė Pejė, mė 11 maj. Njė libėr shėnimesh, i nėnshkruar nga komandanti rajonal ushtarak, koloneli ushtarak Dushan Antiq - i cili i ėshtė treguar "ARW"-sė nga zyrtarėt e Kėshillit Komunal nė Pejė - konfirmon se nė Qyshk ishin dėrguar trupa pėrforcuese, tri ditė para sulmit. Gjithashtu, disponojmė me njė kopje tė dokumentit, tė nėnshkruar nga i njėjti komandant "jugosllav" Antiq, qė dėshmon pėr tė ashtuquajturin "Shtab tė krizės", ku drejtuesit serbė tė ndėrmarrjeve tė ndryshme nė qarkun e Pejės, kishin marrė detyrat pėrgjegjėse tė dala nga gjendja e krijuar me shpalljen e gjendjes sė luftės nė Jugosllavi. Ky dokument mbante datėn e 25 marsit, ndėrkaq drejtuesit ftoheshin pėr tė marrė detyrat nė mbledhjen qė do tė mbahej mė 1 prill, 1999. Sipas dokumentit, armata merrte mbi vete autoritetin absolut nė rajon, ku pėrfshihet edhe fshati Qyshk.

    Nga kėto dokumente dhe deklarata nga luftėtarėt pėrgėnjeshtrojnė pohimet se njėsitet e tyre nuk kanė qenė tė involvuara nė sulmet mbi civilė.

    Bazuar nė burimet pranė policisė serbe, listat e ekzekutimit kanė ardhur nga armata lokale dhe komandantėt e policisė, duke vazhduar tė ngjiten lart e mė lart nė zingjirin komandues. Njė oficer nga njė njėsit elit i policisė sekrete serbe ka deklaruar se ai ka pėrcjellur urdhėresa tė detajizuara pėr arrestime dhe deportime drejtpėrdrejt te komandantėt e policisė dhe armatės nė Kosovė, nė mesin e tė cilėve kanė qenė edhe ato pėr grupin "Munja". Ai dėshmon se kėto urdhėresa dilnin nga kancelaritė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Beograd.

    "Urdhri pėr tė dėbuar me forcė shqiptarėt ka ardhur nga Beogradi, nga vetė kreu", tregon oficeri i lartė i Armatės Jugosllave, i cili parapėlqen tė mbetet anonim. "Ne ishim fokusuar parėsisht nė rajonet ku UĒK-ja kishte pėrkrahje, siē ėshtė Peja".

    Por, ky oficer shton se ajo qė kishte filluar, sipas tij, si njė luftė legjitime kundėr "terroristėve shqiptarė" UĒK-sė, sė shpejti ishte kthyer nė njė luftė tė pėrgjithshme kundėr civilėve shqiptarė. Ajo ishte njė luftė ku secili mashkull shqiptar pak mė i rritur ishte trajtuar si njė terrorist potencial.

    "Me tė filluar sulmet ajrore", tregon oficeri, "ēdo gjė u keqėsua. Ne u bėmė mė tė varur nga militarėt dhe njėsitet speciale, ngase rekrutėt dhe rezervistėt tanė nuk po e kryenin punėn si duhet. Gjithēka u kthye pėrmbys. Nė kėtė gjendje, unė isha njė polic qė duhej tė punoja me kriminelėt, nė vend se t'i arrestoja ata".
    ----------------------------
    Nga burgu nė luftė

    SHUMĖ MILITARĖ SERBĖ janė dėrguar nė Kosovė drejt e nga qelitė e burgjeve nė Serbi. Disa prej kėtyre militarėve qė kanė luftuar nė Kosovė i pranuan "American Radio Worksit" se ata ishin liruar nga vuajtja e dėnimit nė burg me kushtin e ardhjes pėr tė luftuar nė Kosovė.

    Njė nga ta ėshtė Marko, njė ish i burgosur qė tash jeton nė Mal tė Zi. Ai ėshtė njė figurė tipike e njeriut nga nėntoka serbo-malaziase, njė djalosh meskuloz me zixhirė prej ari tė varur nė qafė, syze dielli tė shtrenjta dhe shortse "Bermuda". Markoja tregon se nė kohėn kur ishte liruar nga burgu kishte qenė duke vuajtur dėnimin prej pesė vjetėsh nė Serbi, pėr shkak tė njė pėrleshjeje tė armatosur. Pas lirimit, ishte stėrvitur nė njė kamp serb policie, i ishte dhėnė arma dh ishte dėrguar nė Pejė, pėr tė kryer tė ashtuquajturat - operacione speciale.

    "Urdhėrat qė mė jepeshin mua ishin qė tė arrestoja njerėzit dhe t'i fusja brenda", tregon Marko. "Pastaj, ka pasur urdhra speciale pėr tė kapur individė tė veēantė dhe pėr t'i sjellur ata gjallė ose vdekur. I kam likuiduar pesė a gjashtė njerėz nė kėtė mėnyrė. Arrestonim njerėz tė rėndėsishėm, politikanė, funksionarė. Pėr ēmimin e lirisė sonė ne ishim nė gjendje tė bėnim, thjeshtė, gjithēka".

    Markoja dhe disa militarė tė tjerė serbė tė intervistuar kanė theksuar se disa njėsite janė sponsoruar nga gangsterėt serbė, qė kanė lidhje tė ngushta me policinė sekrete tė Slobodan Milosheviqit. Kėta sponsorė u kanė paguar luftėtarėve shuma parashė prej 5-6 mijė markash pėr njė muaj dhe kanė bėrė aranzhimet pėr armėt dhe municionin nga armata si kundėrshpėrblim pėr ndaljen e njė pjese tė madhe tė pronave shqiptare.

    Mrakoja tregon se punėdhėnėsi i tij ishte famėkeqi, Zheljko Razhnatoviq - Arkan. Arkani ishte njėkohėsisht politikan - kryetar i Partisė sė Bashkimit Serb (SSJ) - dhe mafioz, pėr tė cilin nė vitin 1997 ishte ngritur aktakuza nga Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Lufte nė Ish-Jugosllavi, pėr krimet qė kishte kryer gjatė luftėrave nė Kroaci dhe Bosnjė. Aktakuza ishte shpallur botėrisht, nga atėbotė kryeprokurorja Louise Arbour, gjatė muajve tė bombardimeve tė NATO-s mbi "Jugosllavi", nė vitin 1999, kur i ishte shtuar sipas burimeve edhe dosja e krimeve nė Kosovė.

    Razhnatoviq ėshtė vrarė nė janar tė vitit 2000 nė njė atentat nė hotelin "Interkontinental" nė Beograd.

    Fred Abrahams nga organizata "Human Rights Watch" beson se kriminelėt e manipuluar nga shteti ishin njė komponent esencial i luftės sė udhėhequr nga Serbia nė Kosovė.

    "Ka pasur elemente tė fuqishme kriminale tė mishėruar nė tėrė zingjirin qė vjen nga armata, nėpėrmjet policisė e deri te paramilitarėt", vlerėson Abrahams, "dhe ky ėshtė njė refleksion i shtetit Serb dhe Jugosllav. Ky ėshtė njė regjim gangsterėsh. Po flasim pėr njė vend qė ėshtė i qeverisur nga njerėz qė janė tė mishėruar thellė nė tė gjitha sojet e aktiviteteve ilegale dhe tė dyshimta. Pra, nė kjo do tė fillojė mu nė krye, nė nivelin ministror, ėshtė mė se e qartė se do tė arrijė edhe nė nivelin e banditėve tė rrugės dhe policėve lokalė".
    --------------------
    Kriminelėt nuk kėnaqeshin vetėm me para...

    KĖTA BANDITĖ DHE POLICĖ janė dėrguar me urdhrin e komandantėve nga nivelet e larta qė tė shplajnė Qyshkun dhe dy fshatra tė tjerė. Tė mbijetuarit dėshmojnė se kanė parė Nebojsha Miniqin dhe Sreēko Popoviqin - komandantėt e formacionit "Munja" - tė torturojnė civilėt e paarmatosur dhe tė terrorizojnė ata me tė shtėna nga automatikėt, madje edhe buzė kėmbėve tė fėmijėve.

    "American Radio Works" ia ka treguar fotografitė e Miniqit dhe Popoviqit njėrit nga tė mbijetuarit nė njė nga dhomat e likuidimit nė Qyshk, bujkut rreth katėrdhjetė vjeē tė quajtur Besim. Pa mėdyshjen mė tė vogėl, ai rrėfen se i kujtohet fare qartė se Popoviqi ka dhėnė urdhrin pėr tė ndarė meshkujt shqiptarė qė do tė ekzekutoheshin.

    "Ai qėndronte nė mes dhe jepte urdhrat", kthen kujtimet pėr Sreēko Popoviqin, Besimi. "Ushtarėt e tjerė dolėn nė krye tė grupeve dhe na dėrguan nėpėr shtėpi. Gjatė gjithė kohės, ky Popoviqi, na bėrtiste: 'Keni kėrkuar NATO-n, tash do t'ju tregojmė ne NATO-n! Ju shqiptarėt kurrė nuk do tė jeni tė lirė, vetėm nėse do tė vrisni tėrė 11 milionė serbėt'".

    Edhe Skėnderi, njė burrė tjetėr i mbijetuar nė masakėr, identifikon Popoviqin nga fotografitė.

    "Kam pasė vėrejtur se mbante njė kryq rreth qafės", thotė ai. "Kishte tė veshur njė fanellė me ngjyrė tė gjelbėr ushtarake. Ai ka dhėnė urdhrat qė tė na ndanin nė dy grupe dhe tė na dėrgonin nėpėr shtėpitė...".

    Nė intervista tė ndara, dėshmitarėt theksojnė se Popoviqi nėn kėrcėnimin e armėve ka vėnė para grupin prej dhjetė meshkujsh dhe i ka dėrguar nė njėrėn shtėpi. Nė kėtė grup kishte qenė edhe Skėnderi.

    Pas disa ēastesh, disa rrebeshe armėsh ishin dėgjuar dhe meshkujt e vėnė nė vijė me shpinė nga muri ishin shembur tė vrarė nga plumbat e ekzekutorit serb. Skėnderi, megjithėse me disa plagė nė kėmbė, ia kishte dalė tė shpėtonte, duke dalė nga dritarja, pak para se shtėpinė, tashmė tė mbushur me kufoma, ta kaplonte zjarri.

    Ndėrkohė, Nebojsha Miniqi ishte duke gjuajtur ndonjė pre mė tė majur. Miniqi e kishte rrėmbyer Ēaush Lushin, 51 vjeē, burrin e njohur si mė i pasuri nė Qyshk. Njerėzit e Miniqit, po ashtu, e kishin kapur tė birin e Ēaushit, Arianin, 21 vjeē, pėr tė shantazhuar atė me qėllim tė marrjes sė ēelėsave tė veturės. Ēaushi u kishte ofruar vetė tė merrnin veturėn dhe disa para, duke shpresuar se serbėt do tė tregoheshin tė mėshirshėm dhe do t'ia kursenin jetėn e tė birit. Dėshmitarėt tregojnė se Miniqi e kishte dėrguar Ēaush Lushin nė shtėpinė e tij.

    Gruaja e Ēaushit, Ajshja, kishte mbetur nė mesin e grupit tė femrave, derisa gjithė kėto skena rrėqethėse ishin luajtur para syve tė saj tė mbushur me lot.

    "Ēaushi u solli atyre gjithė paratė qė kishim", kthen kujtimet mė tė kėqija tė jetės sė saj ajo. "Ai solli gjithēka vetėm pėr ta shpėtuar birin tonė tė dėshirit. Kur ai u kthye te vendi ku na kishin grupuar, te varrezat e fshatit, pa se Arianin e tij e kishin marrė ushtarėt. 'Ku e kam djalin?', ka pyetur. Dhe ata iu pėrgjigj gjakftohtė: 'Ti mund tė kesh para, tė jesh i pasur, por kjo nuk do tė thotė se ne nuk do tė ta vrasim djalin!'".

    I biri, Ariani, i vetmi djalė nė familje, ishte pushkatuar sė bashku me 10 meshkuj tė tjerė, disa minuta para se Ēaushi tė kthehej me paratė. Ēaush Lushi sė fundi ėshtė parė i gjallė me Nebojsha Miniqin - "Mrtvin", komandantin e "Munjas".

    Njė ditė mė vonė, Ajshe Lushi e kishte gjetur kufomėn e burrit tė saj tė masakruar nė njė nevojtore fshati.

    "Ishte i shtrirė me fytyrė pėr tokė, derisa nė tė gjitha anėt shihej gjaku", rrėfen ajo si e pėrhumbur. "Ishte shumė e vėshtirė tė shikoje. Ishin mbledhur aq shumė miza. E kishin prerė nė fyt dhe gati ia kishin prerė shuplakėn fare. Ndoshta kur ia kishin vjedhur orėn e shtrenjtė. Pas kėsaj, kam bėrtitur dhe i kam thėnė: 'Ēaush, tė vranė edhe ty, tash nuk na ka mbetur mashkull nė shtėpi. Ku e kemi birin tonė? Tash pa ty, mė nuk kemi shtėpi".
    ----------------------
    "Ishim tė pajisur me urrejtje kundėr shqiptarėve"

    TĖ SHTATĖMBĖDHJETĖ LUFTĖTARĖT serbė tė intervistuar, kanė pranuar tė bėnin njė gjė tė tillė, vetėm pasi qė iu kishim premtuar se nuk do t'i publikonim emrat e tyre. Thuaja, qė tė gjithė kanė pranuar se kanė sulmuar edhe shqiptarėt civilė. Disa luftėtarė serbė kanė pranuar, po ashtu, se kanė kryer ekzekutime masive, edhe pse asnjėri prej tyre nuk ka pranuar se ka qenė i pėrzier nė vrasjen mizore tė Ēaush Lushit.

    Shumica e luftėtarėve theksojnė se ata i kanė bėrė kėto vullnetarisht, duke konsideruar njė gjė tė kėtillė si njė fushatė legjitime kundėr terroristėve. Mirėpo, motivacionet e tyre tė vėrteta variojnė.

    Vasoja ėshtė njė burrė i imėt, rreth 30 vjeē, i cili ka lindur dhe ėshtė rritur nė Serbi. Ai ishte punėsuar pasi qė kishte hedhur firmėn nė letėr pėr tė shkuar nė luftė nė Kosovė. Teksa kishte parė militarėt e tjerė duke vrarė gra dhe fėmijė shqiptarė, ai pėr njė kohė ishte turbulluar. Por, Vasoja thekson se kishte vazhduar me zbatimin e urdhrave.

    "Ne ishim si tė pajisur me njėfarėlloj ndjenje patriotike tė detyrės, posaēėrisht me rritjen e intensitetit tė luftės aktive", tregon Vasoja. "Ne ishim ushtarė, ne ishim sikur qenė tė luftės tė cilėt vrasin pa u mėdyshur pėr kėtė, pa menduar fare. Kėta ishim ne. Ishim po ashtu tė pajisur me urrejtje... Mendoj se gjeneralėt kanė krijuar njė projekt, njėfarėlloj plani, pėr tė na mbushur me urrejtje pėr shqiptarėt".

    Luftėtarėt e tjerė, veēanėrisht pjesėtarėt e grupeve militare, ishin tė kapluar nga pasione tė ndryshme dhe nuk ndjenin ndonjė keqardhje pėr vrasjen e civilėve shqiptarė. Me Milanin u takuam nė tarracėn e njė kafeterie tė zhurmshme. Ai ėshtė njė burrė i parruar, me sy tė skuqur dhe tė mėdhenj. Ai ka njė tė kaluar kriminale, po ashtu. Milani pohon se i ka takuar grupit militar "Munja", njė bande ku tė vetėquajturit patriotė serbė ishin njėkohėsisht edhe kidnapues tė paguar nga shteti.

    "Mė herėt, policia sekrete serbe transportonte shqiptarėt nė mėnyrė tė sigurt pėrtej kufirit, duke i bartur ata fshehurazi nė bagazhet e veturave", tregon ai. Pėr kėtė merrnin nga 5 mijė DEM. Me tė marrė vesh pėr kėtė djemtė nga njėsiti im, filluam edhe ne tė bėnim njė gjė tė tillė. Pastaj, me tė ashpėrsuar mė tepėr bombardimet e NATO-s, nuk pėrpiqesha qė t'ia kaloja shqiptarėve kufirin. Vetėm u merrja paratė dhe i vrisja".

    Milani thotė se nuk ka marrė pjesė nė sulmin mbi Qyshk. Kėshtu qė shkojmė ta shohim njė tjetėr qė ka marrė pjesė nė masakrėn e tmerrshme. Ky ėshtė Predragu. Ai ka tė veshur njė fanellė "Versace", xhinse tė tė zeza dhe gėzon njė respekt tė veēantė nė kafeterinė qė ri. Predragu ka insistuar qė biseda tė zhvillohet nė bodrumin e njė hoteli buzė detit. Gjatė gjithė bisedės rrinte i ulur nė karrige, teksa, nėn prapanicė mbante njė revole "Magnum 44" tė nikelizuar dhe tė gatshme, pėr ēfarėdo nevoje.

    "Sė pari, nuk jam duke biseduar me ju ngase dua ta bėj kėtė", thotė ai. "Kėtė e bėj vetėm se jam i mbushur. Jam i mbushur deri nė fyt. Disa gjėra nuk mund t'i mbaj mė brenda. Nė do tė dėshironit ju ose jo, duhej tė punonim pėr policinė. Duhet tė kesh para nė qoftė se dėshiron tė jetosh. Fabrikat nuk punonin, asgjė nuk funksiononte. Nuk kisha dėshirė tė shihja njerėzit duke vdekur, nuk kisha dėshirė tė shihja gjakun gjithkah rreth meje, por u mėsova edhe me kėtė".

    Sytė e Predragut duken tė lodhur dhe tė shqetėsuar. Nga qafa e tij rrjedh djersa. Gjėja tjetėr e cila e shtyn tė bisedojė ėshtė se dėshiron ta shfaqė mllefin kundėr Milosheviqit, pėr arsyen se ai kishte braktisur Kosovėn pas luftės. Kjo ėshtė njė ndjenjė qė ndajnė njė pjesė e madhe e luftėtarėve. Predragu rrėfen edhe pėr mllefin e familjes sė tij dhe shokėve nė Serbi tė cilėt refuzojnė tė besojnė storiet pėr ato qė ka parė nė Kosovė. Mbi tė gjitha, duket sheshazi se Predragu dėshiron t'ia hapė dikujt zemrėn, pa marrė parasysh se kush janė ata. Ai dėshiron tė rrėfejė pėr tmerrin.
    ----------------------------
    "Vetė i ekzekutova tė gjithė... pėrse tė harxhonim fishekėt"

    "VĖLLA, ĖSHTĖ E VĖSHTIRĖ ta shikosh ndarjen e meshkujve nga familjet e tyre dhe pastaj t'i vrasėsh ata", pohon Predragu, me njė ndjenjė tė ēuditshme brenda vetes. Ai nuk e di se a ėshtė duke ndjerė keqardhje pėr ato qė ka bėrė sė bashku me kolegėt e tij tė krimeve ose vetėm flet pėrqartė pėr tė nxjerrė dufin qė i ėshtė stisur brenda. Ndjenjat e tij janė tė pėrziera.

    "Nuk ka asgjė mė tė keqe sesa kur shikon fytyrat e nėnave, motrave, fėmijėve... se si dėnesin kur shohin duke iu marrė etėrit ose vėllezėrit".

    Predragu, me tė thėnė kėto, ndalet pėr njė ēast, merr frymė thellė dhe vazhdon:

    "Njė grua nė Qyshk m'u qas pranė. Ishte 50 vjeēe dhe kishte gjashtė a shtatė fėmijė. Militarėt ia kishin marrė burrin me vete. Ajo mė ofroi 6 mijė marka nė qoftė se do t'ia liroja burrin. Nė sytė e saj unė pashė nėnėn time qė lutej pėr jetėn time. Dėshirova ta ndihmoj. Por, nė do tė provoja ndonjė gjė, vetėm se do ta vrisja edhe veten. Natėn, tash ku bie pėr tė fjetur, fytyra e saj mė torturon".

    Disa militarė serbė rrėfejnė storie tė tilla. Kujtimet qė i kanė marrė me vete nga Kosova, sytė e ējerrė dhe tė pėrlotur tė grave dhe fėmijėve nuk i lėnė ata tė qetė. Por, kėtu shtrohet pyetja se si djelmoshat si kėta kanė mundur tė vrasin aq shumė njerėz dhe t'i vrasin ata aq metodikisht.

    A ishin ata vetėm duke i ndjekur urdhrat?

    Kjo pyetje iu shtrua njė burri tjetėr qė kishte qenė nė Qyshk, Draganit. Dragani ėshtė njė djalė i ri qė kishte kryer shėrbimin ushtarak nė armatėn "jugosllave" dhe qė iu kishte bashkėngjitur si vullnetar njėsitit militar, tė cilėt veten e kishin quajtur "Brigada Cara Dushana", sipas carit serb tė mesjetės. Dragani pa pushim ngrydh cigaren me gishtėrinjtė e tij tė zverdhur nga tymi, gjė qė tregon nervozėn e tij, teksa flet nė njė kafeteri pėr ato qė kanė ndodhur nė Qyshk.

    Dragani pohon se pjesėtarėt e grupit "Munja" dhe "OPG" kanė udhėhequr sulmin dhe se kanė hyrė nė Qyshk 200 metra par njėsitit tė tij.

    "Gjithfarė gjėrash kanė ndodhur nė atė fshat", thotė ai tek flet pėr Qyshkun. "E rrethon njė djalė tė rritur dhe e merr nė pyetje. Pas kėsaj ai fillon tė qajė ose ulet nė gjunjė. Zakonisht, ai do tė tė ofrojė para pėr ta liruar. Por, njėsiti ynė nuk ka lejuar tė bėhen kėso lloj pazarllėqesh. Dhe, motivimi ynė kryesor nė Qyshk ishte hakmarrja".

    Dragani shpjegon se disa kolegė tė tij nga njėsiti militar ishin vrarė kohėve tė fundit gjatė pėrleshjeve me UĒK-nė. Kėshtu qė, kur kishin sulmuar Qyshkun, pjesėtarėt e mbijetuar kishin etje tė madhe pėr t'u hakmarrė. Me rrjedhėn e rrėfimit tė Draganit pėr Qyshkun, detajet ngadalė shkojnė duke u pėrshtatur me ato qė kishte dėshumar Akifi, njėri nga tė mbijetuarit nė Qyshk.

    Dragani: "Ishin rreth 12 veta qė ne vendosėm t'i marrim nė pyetje. Tashmė kishim pastruar tė gjithė shqiptarėt nga sektori ynė, kėshtu qė i dėrguam kėta meshkuj nė njė shtėpi tė zbrazėt".

    Akifi: "Ata na dėrguan brenda shtėpisė sė njė komshiu dhe na vunė nė dhomėn e ditės nė vijė me shpinė nga muri".

    Dragani: "U thamė se meshkujt nga ky fshat mė herėt kanė marrė pjesė nė sulmet mbi ne. Pėr kėtė arsye komandantėt tanė kanė marrė vendimin pėr t'ju vrarė".

    Akifi: "Njėri prej tyre, njė ushtar i ri, erdhi te ne dhe na tha se duhet tė presim derisa tė bisedojė me komandantėt e tij".

    Dragani: "Ishte e qartė se disa prej tyre kishin qenė nė UĒK. Zbuluam se disa prej tyre mbanin fanella tė gjelbra nė rrobat e tyre tė zakonshme. Si dhe ēorape tė gjelbra - e gjelbėr ushtarake. Ky ishte gabimi i tyre. Ne morėm hakun".

    Akifi: "Nuk e di se pėr ēka kanė biseduar. E gjithė kjo zgjati vetėm njė sekondė, pastaj ai u kthye dhe tha: 'Nė emėr tė Serbisė, tė gjithė jeni tė dėnuar me pushkatim'".

    Dragani: "U thashė se kėtė po e bėnim nė emėr tė Serbisė. Vetė i ekzekutova tė gjithė. Nuk mė nevojitej askush tjetėr. Pėrse tė harxhonim fishekėt?"
    --------------------------------------
    Ē'ka qenė njėsiti militar "Munja"?

    KUSH JANĖ PJESĖTARĖT e njėsiteve serbe qė kanė kryer krime nė rajonin e Kosovės Perėndimore, posaēėrisht nė Qyshk, Pavlan dhe Zahaq? Kush i ka formuar ato? Kush i ka drejtuar ato? Cili ka qenė misioni i tyre? Kėto janė pyetjet qė kėrkojnė pėrgjigje.

    Mė poshtė do tė lexoni dėshmitė qė pėr kėto formacione i kanė dhėnė vetė pjesėtarėt e tyre, si dhe detajet e tjera tė dala nga analizat dhe burimet militare perėndimore.

    "Munja" (vėtetima) ėshtė formuar nė fillim tė vitit 1998, si njė njėsit qė do t'iu kundėrpėrgjigjej sulmeve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė sa vete e shtoheshin nė rrethinėn e Pejės. Njėsiti ishte menduar pėr tė qenė si njė krah i "Posebne Jedinice Policije (PJP)" (njėsite spaciale tė policisė) tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, bazuar nė dėshmitė e disa luftėtarėve serbė. Munja ka pasur prej 30 deri nė 50 luftėtarė dhe njė numėr tė madh tė automjeteve tė blinduara, tė cilat, me fillimin e bombardimeve tė NATO-s, ishin strehuar nė barakat e "Armatės Jugosllave" nė Pejė.

    Njėsitet e "Munjas" kanė bartuar uniforma tė njėjta tė kamufluara, tė njėjta me uniformat e PJP-sė, ndėrsa nganjėherė kanė ngjitur nė krahė nga njė shirit.

    "Ata ishin djelmoshat tė cilėt shkonin nė vendet ku askush tjetėr nuk dėshironte", shpjegon njė rezervist serb policie. "Kur kėta ishin nė vijėn e parė, para nesh, dėmet qė pėsonim ishin tė reduktuara nė minimum. Dhe ėshtė e vėrtetė, 'Munja' shkatėrronte ēdo gjė, dhe kur them ēdo gjė, ajo edhe do tė thotė mu ēdo gjė".

    Sikurse edhe militarėt e tjerė serbė, "Munja, po ashtu, financohej nga lidhjet joformale me komandantėt e policisė dhe armatės, si dhe nga qarqet e ndryshme politike. Disa luftėtarė kanė dėshmuar se ky grup ka pasur lidhje tė ngushta nė Pejė me anėtarėt e Partisė Radikale Serbe (SRS) tė Vojislav Sheshelit dhe me zyrėn e prefektit tė Pejės, Jovo Popoviqit.

    Gjatė luftės, Jovo Popoviq ishte zėvendės i komandantit tė "Shtabit tė krizės" pėr qarkun e Pejės, i emėruar nga "Armata Jugosllave".

    Njė lidhje tjetėr e tyre ishte edhe me shefin e policisė ushtarake nė Pejė, i cili ėshtė raportuar t'u ketė dhėnė "Munjas" qasje nė informatat dhe operacionet nė kėmbim me njė pjesė tė vlerave tė plaēkitura nga shqiptarėt.

    Komandant i grupit militar "Munja" ka qenė Nebojsha Miniq, njė kriminel me dosje tė trashė dhe me njė stazh bukur tė gjatė nėpėr burgje. Ai veten e quante "Mrtvi" (i vdekuri). Por, sipas shumė pėrllogaritjeve, truri militar i kėtij grupi famėkeq ishte polici i njohur serb, Vidomir Shalipuri. Shalipuri, kohė mė parė, iu kishte bashkėngjitur, si polic, njėsitit special tė quajtur "Operativna grupa (OPG)" (grupi operativ). Sipas njė burimi nga policia, ai e kishte lėshuar OPG-nė pėr "Munjan" "pėr tė pasur mė tepėr autonomi nė operacione dhe pėr tė qenė komandant". Raportohet se ndėr pjesėtarėt e tjerė tė "Munjas" kanė qenė: Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq dhe Obrad Rajiqeviq.

    "Munja" kishte marrė pjesė nė disa pėrleshje tė mėdha me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, nė mesin e tė cilave edhe njė nė Jabllanicė. Shalipuri, veēanėrisht njihet nė mesin e disa policėve tė tjerė, si shumė represiv qė ka rrahur dhe terrorizuar shqiptarėt e qytetit tė Pejės edhe para se tė fillonin pėrleshjet e para nė Kosovė dhe para se tė shfaqej UĒK-ja. Sipas ditarit tė njė serbeje, tė gjetur pasi qė ajo kishte lėnė shtėpinė e saj nė Pejė dhe ishte strehuar nė Mal tė Zi, shkruan se kur nėnat shqiptare kanė dashur t'i vėnė nė gjumė fėmijėt e vet, nė vend tė ninullave kanė kėnduar: "Flej, flej, se po vjen Shalipuri". Sipas gjitha gjasėve, pjesėtarėt e grupit "Munja" kanė qenė tė lidhur mes vete edhe familjarisht. Mėsohet se motra e Shalipurit ka qenė e martuar me komandantin tjetėr tė "Munjas", Sreēko Popoviqin. Disa luftėtarė serbė kanė dėshmuar se Popoviqi, i cili vinte nga Serbia e Jugut, ka aranzhuar transportimin e vlerave tė vjedhura pėr nė Serbi.

    Burimet shqiptare kanė theksuar se Popoviqi, para luftės, ka kryer punėn e mbikqyrėsit tė punėtorėve nė birrarinė e Pejės. Ai tash, siē mėsohet, ka hapur njė kafeteri nė Novi-Sad.

    Me vrasjen e Shalipurit nė njė pusi nė afėrsi tė fshatit Radac, nė prill tė viti 1999, kishin filluar edhe ditėt e vėshtira pėr "Munjan". Me vdekjen edhe tė disa pjesėtarėve tė tjerė tė grupit, mendohet se numri i luftėtarėve ishte zvogėluar dhe se pak prej tyre kanė mbijetuar.

    Por, jo tė gjithė luftėtarėt serbė thonė fjalė miradie pėr aftėsitė luftarake tė militarėve "Munja".

    "Ata gjithmonė i kanė fėlliqur punėt", thotė njė polic serb, detyra e tė cilit kishte qenė tė furnizojė me pajisje komunikimi dhe tė pėrcjellė urdhrat nga komanda e policisė serbe nė Prishtinė te njėsitet militare. "Ata kanė qenė tė pakujdesshėm. Nuk kanė qenė tė disiplinuar... Por, ua kemi pasur nevojėn".
    ---------------------------------------------------
    OPG - njėsit qė ka kryer masakrat nė Abri, Reēak dhe nė Qyshk

    "GRUPI OPERATIV" (OPG) ėshtė njė njėsit elit antiterrorist pėr tė cilin deri tashti nuk ėshtė ditur ose ėshtė ditur shumė pak ndėr hetuesit e krimeve nė Kosovė, si edhe nga organet e mediave. Sipas shumė dėshmive qė ia ka dalė tė mbledhė "American Radio Works", OPG-ja ėshtė formuar nė Kosovė si njė njėsit elit antiterrorist. Bazuar nė dėshmitė e disa luftėtarėve serbė, OPG-ja ka marrė pjesė nė disa nga masakrat mė famėkeqe nė Kosovė, ndėr tė cilat ėshtė Abria e Ulėt, Reēaku dhe Qyshku. OPG-ja ėshtė formuar nga policėt mė tė mirė nga e gjithė Kosova, si edhe nga lokalitetet nė Serbi. Sipas raportimeve, ky njėsit ėshtė themeluar gjatė muajve tė vonshėm tė vitit 1997, ndėrsa pjesėtarėt e tij janė stėrvitur nė Serbi.

    Njė polic sekret i rangut tė lartė ka bėrė njė pėrshkrim nė detaje tė kėtij grupi militar: "Ėshtė paraqitur nevoja pėr njė njėsit tė tillė, ngase nė aksionet e fundit tė njėsiteve policore kundėr UĒK-sė, ato nuk ishin treguar edhe aq tė efektshme dhe po pėsonin dėme shumė tė mėdha. 'Crvene beretke' (beretat e kuqe, forcat speciale tė sigurimit shtetėror tė Serbisė) ishin shumė tė zėna pėr t'u inkuadruar nė operacionet nė pjesė tė brendshme tė Kosovės, ndėrkaq qė policia kishte nevojė pėr njėsite qė do tė kryenin operacione tė shpejta, tė cilat do tė zbatoheshin me njė sekret tė plotė".

    "Kėto njėsite zakonisht kanė operauar me nga 12 ose 24 meshkuj nė grup. Luftėtarėt nga njėsitet e tjera policore kanė pasur fare pak kontakte me OPG-nė, posaēėrisht nė kohėn para bombardimeve. Kjo ka qenė edhe arsyeja pėrse ata janė quajtur 'Magla' (mjegulla) - ata zhdukeshin pa lėnė ndonjė gjurmė... OPG-sė i ishin besuar detyra speciale, pėr tė shkatėrruar bėrthamėn e njėsiteve armike, pėr tė kryer sulme tė befasishme dhe pėr tė terrorizuar popullatėn shqiptare. Kjo nėnkupton edhe vrasjen e civilėve nė rajonet e UĒK-sė, me qėllim tė shuarjes sė ēfarėdo dėshire ndėr shqiptarė pėr tė hyrė nė radhėt e tyre. Kėshtu ka ndodhur edhe ne Reēak. OPG-ja ka qenė njė grup shumė i fuqishėm dhe shumė efektiv, por ata kanė marrė pjesė nė shumė krime, ku kanė mbetur tė vrarė shumė civilė".

    Pjesėtarėt e OPG-sė kanė bartur uniforma tė ndryshme pėr aksionet e ndryshme qė kanė kryer, por ata ishin mė sė miri tė njohur nga uniformat e tyre tė zeza dhe pėr armėt e tyre tė prodhimit perėndimor. "Ata nuk kanė mbajtur armė ruse ose jugosllave, e dini, si ato AK-47. Ata kishin armėt mė bashkėkohore tė NATO-s.

    Ishte diēka impresive".

    Pjesėtarėt e OPG-sė, tė shumtėn e rasteve kanė qenė tė armatosur me pushkė automatike "Hekler-Koch". Burime nga policia serbe theksojnė se OPG-ja ka qenė nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė gjeneralit Obrad Stevanoviq, komandant i forcave tė policisė speciale serbe dhe njėri nga komandantėt mė tė rėndėsishėm tė Milosheviqit. Sipas tė gjitha gjasave, OPG-ja ka qenė pjesė e "Specijalne Antiteroristicke Jedinice - SAJ" (Njėsitet specilae antiterroriste) tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė cilat janė komanduar nga gjenerali Stevanoviq. E themeluar, mė 1995 nga gjenerali Radovan Stjiēiq - Baxha, SAJ-i, sipas tė gjithė pėrllogaritjeve, ka qenė njėsiti mė elit i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė (me pėrjashtim tė Departamentit tė Sigurimit Shtetėror). Duke pasuar atentatin e kryer mbi themeluesin e kėtij njėsiti, Baxhėn, tek ndodhej me tė birin nė restorantin "Mamma Mia" nė njė lagje tė Beogradit, SAJ-i ka rekrutuar pjesėtarė tė rinj nė Kosovė dhe ka shtuar numrin e vet nė rreth 1.000 meshkuj.

    SAJ-i ka qenė posaēėrisht i njohur pėr bartjen e uniformave tė zeza, me tė cilat janė dalluar nga njėsitet e tjera militare qė kanė vepruar nė Kosovė, si edhe pėr armėt e tyre nga Perėndimi, bazuar nė dėshmi tė shumta.

    ---------------------------------
    "Frenkit" - profesionistėt e mistershėm

    FORMACIONI MILITAR "FRENKI" (ose "Frenkijevci") ėshtė njėri nga njėsitet mė sekrete serbe qė kanė luftuar nė Kosovė dhe tė cilėt, sipas tė gjitha gjasave, kanė marrė pjesė edhe nė masakrėn nė Qyshk.

    "Frenki" ka qenė pjesė e forcave speciale tė sigurimit shtetėror tė Serbisė, tė njohur edhe si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe), po ashtu. Emri i kėtij njėsiti militar rrjedh nga Franko Simatoviq, njė komandant i mistershėm, i cili, siē raportohet, ka qenė koka e disa operacioneve tė mėdha gjatė luftėrave nė Bosnjė dhe Kroaci.

    Simatoviqi ka qenė i lidhur ngushtė, gjatė kohės sė kėtyre dy luftėrave, me njėsitet militare tė Zhelko Razhnatoviqit - Arkanit dhe tė Vojislav Sheshelit.

    Gjatė luftės nė Kosovė, "Frenki" ka qenė njė njėsit me disiplinė tė lartė, qė ka kryer operacionet e ashtuquajtura komando. Ata kanė qenė tė njohur pėr armėt e tyre tė sofistikuara (prodhim perėndimor), radiolidhjet e veēanta dhe kapelat e gjelbra me strehė, tė ngjashme me ato tė kaubojėve. Zakonisht, kanė ngasur xhipa me ngjyrė tė zezė ose tė gjelbėr, ndėrsa preferonin modelin "Cherokee").

    Sipas njė komandanti tė policisė serbe, "Frenkit" kanė pėrdorur emra tė ndryshėm pėr operacione tė ndryshme.

    "Kanė pasur njė autoritet tė pėrgjithshėm. Ata mund tė bėnin ēdo gjė. Kanė pasur armėt pėr tė cilat ne vetėm do tė mund tė ėndėrronim".

    Miloshi, njė ish-pjesėtar i "Frenkit", thotė se ai kishte luftuar nė Kroaci dhe se ishte rekrutuar nga ish-komandantėt e tij.

    "Kjo ka qenė njė polici sekrete pėr likuidim dhe pėr operacione tė nduarnduarshme", thekson ai. "Ishte diēka plotėsisht ilegale - nuk ishte e shkruar nė ligje ose nė kushtetutė. Mirėpo, ēdo shtet ka diēka tė kėtillė, edhe ato qė pohojnė se mbrojnė tė drejtat e njeriut, siē ėshtė Amerika".

    "Ne shkuam nė Kosovė nė shkurt tė vitit 1999. Ishim rreth 1.000 veta nė grup. Ky numėr sigurisht se ėshtė rritur me nismėn e luftės, ndoshta nė 1.500 njerėz. Ishin nga 20 ose 30 veta nė secilin skuadron, nė krye tė tė cilit qėndronte njė komandant".

    "Qėllimi ynė nė fillim ishte shumė i thjeshtė, qė tė shkatėrrojmė UĒK-nė, bazat e tyre dhe shtetin e tyre ilegal... Mund tė pyesni nė Interpol dhe ata do t'iu thonė se ēfarė lloji i bandave kriminale kanė qenė ata".

    Miloshi pėrshkruan njėsitin e tij si profesionist absolut, ndėrkohė qė pėrqesh njėsitet e tjera, siē ėshtė pėr shembull "Munja".

    "Ne ishim profesionistė. Ne nuk ishim tė interesuar pėr tė vrarė gra dhe fėmijė. Detyra jonė ishte qė tė vrisnim UĒK-nė dhe kjo ėshtė ajo qė bėnim... Mendoj se njė burrė qė ėshtė i gatshėm tė pėrdhunojė dhe tė masakrojė civilėt, dikush qė mund tė sulmojė njė fshat vetėm pėr tė masakruar civilė, prej cilitdo popull qoftė ai, ai person nuk i sjell lavd popullit tė tij. Unė do t'i likuidoja tė tillėt nė vend. Nuk do tė kishte gjyq, vetėm ekzekutim".

    Me pėrjashtim tė bonueseve pėr operacionet speciale, sipas Miloshit, pjesėtarėt e "Frenkit" kanė marrė paga prej rreth 8 mijė dollarėsh nė muaj, gjatė luftės nė Kosovė.

    "Kemi qenė tė paguar mirė. Por, ne kemi qenė mė tė mirėt dhe u kemi hyrė shumė rreziqeve". Ai thotė se kurrė nuk e ka parė me sy Simatoviqin. "Nuk e ka parė askush prej nesh. Ai ėshtė i kėtillė".

    Miloshi thotė se nuk ka qenė nė Qyshk, por disa luftėtarė tė tjerė pohojnė se "Frenkit" kanė qenė komandantėt qė kanė udhėhequr sulmin.

    "Nuk kishin mundur ta qetėsonin veten teksa kishte edhe ndonjė fshat shqiptar tė pa pastruar", spikat njė polic. "Kanė dashur tė heqin qafe edhe fshatin mė tė fundit nė rajonin e Pejės".
    ------------------------------
    A do tė gjykohen kriminelėt e luftės nga terreni?

    PRANIMI I DRAGANIT - militarit nga vazhdimet e mėparshme - se ka kryer ekzekutime masive dhe se ka marrė pjesė nė deportimet nė fshatin Qyshk, automatikisht e rangojnė atė nė radhėn e kriminelėve potencialė tė luftės. Megjithėkėtė, ekspertėt e drejtėsisė ndėrkombėtare spikasin se ai, si dhe personat qė kanė bėrė gjėra tė ngjashme, ka gjasa tė mėdha tė kalojnė pa marrė dėnimin e merituar. Pėr mė tepėr, Dragani dhe pjesėtarėt e tjerė tė grupeve militare tė nivelit "tokėsor", qė kanė kryer masakrėn nė Qyshk dhe nė shumė vende tė tjera nė Kosovė, mund edhe fare tė mos ēajnė kokėn se do tė ndiqen ndonjė ditė nga Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Lufte nė Ish-Jugosllavi, nė Hagė.

    Dennis Milner, hetues i OKB-sė pėr krime tė luftės, thekson se puna e ekipit tė tij do tė vazhdojė tė fokusohet thuaja tėrėsisht nė rangun e lartė tė regjimit tė tė kryeakuzuarit pėr krime lufte, kryetarit 'jugosllav" Slobodan Milosheviq.

    "Mund tė thuhet se Tribunali as qė ėshtė themeluar ndonjėherė ose kurrė nuk ka pasur pėr qėllim tė vihet pas gjykimit tė akterėve tė krimeve nė nivelet e ulėta", thotė Milner. "Ne do tė insistojmė nė atė se ata nė krye janė personat pėrgjegjės... dhe se ata, duke qenė tė implikuar, kanė tėrhequr kėmbėzėn".

    Disa avokatė qė angazhohen pėr tė drejtat e njeriut kritikojnė njė strategji tė kėtillė, ngase shumė keqbėrės dhe kriminelė nga terreni mund t'ia dalin mbanė me krimet e tyre.

    M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-sė pėr krime lufte, i cili tash ligjėron nė Universitetin De Paul nė Chicago, pohon se edhe individėt qė kanė dhėnė ndonjė mbėshtetje pėr vrasėsit do tė mund tė gjykohen.

    "Ata janė njėsoj pėrgjegjės si dhe ata qė kanė qenė nė terren dhe qė kanė vrarė njerėzit", thekson Bassiouni. "Ky ėshtė njė koncept pėr pėrgjegjėsinė nė grup. Nuk ka ndonjė ndryshim nėse nė njė bandė kriminelėsh, dy vetė qėndrojnė jashtė duke bėrė roje ndėrkohė qė dy tė tjerė ndodhen brenda duke plaēkitur ose vrarė. Qė tė katėrt janė njėsoj pėrgjegjės pėr krimin".

    Sido qė tė jetė, Bassiouni mbėshtet fokusimin e Tribunalit tė Hagės mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkėpunėtorėt e tij tė lartė. Ēėshtja themelore, thotė ai, nuk ėshtė nė dėnimin e krimeve tė kaluara, por nė parandalimin e krimeve tė ardhshme.

    "Po, personat nga terreni kryejnė krimet", thotė Bassiouni. "Por, pėrderisa atyre tė mos i jepen urdhrat pėr tė bėrė diēka tė tillė, pėrderisa atyre nuk i garantohet imunitet, ata nuk do tė dėshironin tė bėjnė kėtė krye nė vete. Mėnyra e vetme pėr tė parandaluar kėso lloj krimesh bėhet nė do tė kemi pėr cak liderėt e tyre".

    Me gjithė fokusimin e Tribunalit nė udhėheqėsinė serbe, ekipet e hetuesve kanė bėrė hetime nėpėr Kosovė pėr tė mbledhur dėshmi dhe materiale tė tjera. Disa javė pas hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, njė ekip patologėsh nga policia daneze qė punojnė pėr Tribunalit, kanė vizituar Qyshkun. Ata kanė ekshumuar kufomat tė djegura ose gjysmė tė djegura, qė janė varrosur nė njė varr masiv nė qendėr tė fshatit, te varrezat, nė vendin e njėjtė ku edhe ishin tubuar nga militarėt serbė, mė 14 maj. Patologėt danezė, po ashtu, kanė nxjerrė plumbat nga dėrrasat e nevojtores ku ishte vrarė dhe masakruar Ēaush Lushi.

    Nė qoftė se njeriu qė e ka vrarė Ēaush Lushin do tė identifikohet, bazuar nė planin e OKB-sė, ai do tė gjykohej nė gjykatat lokale nė Kosovė dhe jo nė tribunalin ndėrkombėtar nė Holandė. Mirėpo, sistemi lokal i drejtėsisė vuan nga disa pengesa. E para, tė gjithė tė dyshuarit pėr krime kanė ikur nė Serbi ose nė Mal tė Zi. E dyta, ėshtė mungesa e policėve dhe punėtorėve tė tjerė tė sigurimit qė do tė kapnin kėta tė dyshuar.

    Nė anėn tjetėr, zyrtarėt e administratės sė OKB-sė nė Kosovė, nuk mbyllin sytė edhe pėr dhunėn qė ėshtė ushtruar ndaj minoriteteve serbe dhe rome nė vend, pas hyrjes sė NATO-s. Administrata e pėrkohshme nė Kosovė ka pėrllogaritur se rreth 300 njerėz janė vrarė nė Kosovė, qė kur lufta ka marrė fund. Por, pėrkundėr kėsaj, ekspertėt e drejtėsisė theksojnė se Tribunali nuk ėshtė i gatshėm tė hetojė dhunėn qė ėshtė ushtruar gjatė kėsaj periudhe kohore, ngase me juridiksionin e OKB-sė mbulohen vetėm krimet e kryera gjatė luftės.
    -----------------------------
    Kush duhet tė sjellė drejtėsinė nė vend?

    ĖSHTĖ SHUMĖ E VĖSHTIRĖ tė besohet se tė gjithė kriminelėt qė kanė kryer krime gjatė luftės nė Kosovė do tė gjenden prapa grilave. Ka kaluar njė kohė relativisht e gjatė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė dhe ka pasur vetėm disa raste tė arrestimit tė disa tė dyshuarve qė kanė kryer krime lufte nė Kosovė.

    Kjo gjė ka filluar tė brengosė shumė edhe tė angazhaurit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Kjo e brengos edhe Fred Abrahamsin nga "Human Rights Watch".

    "Gjykatat e kanė tė vėshtirė tė merren me hajnat e thjeshtė tė xhepit e jo mė me krime tė luftės", thotė Abrahams. "Nuk mund tė llogaritet shumė nė kėto gjykata. Ē'ėshtė e vėrteta, kjo na vė nė njė pozitė tė vėshtirė pėr kėrkimin e drejtėsisė. Unė dėshiroj tė shoh kriminelėt prapa grilave dhe ėshtė diēka frustruese ta dish se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė".

    Sa i pėrket drejtėsisė, njė qėllim tjetėr i NATO-s mbetet nė pajtimin ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve.

    Nė tė njėjtėn kohė qė shqiptarėt ishin mbledhur nė ceremoninė e rivarrimit tė viktimave tė Qyshkut, nė korrik tė 1999-s, serbėt nga fshati me tė kaluar lumin, Gorazhdec, po varrosnin viktimat e tyre - njė djalė tė ri dhe njė grua tė moshuar, qė ishin vrarė nga sulmues tė panjohur.

    Gorazhdeci ėshtė i vetmi fshat nė komunėn e Pejės, ku ende jetojnė pjesėtarėt e minoritetit serb. Fshati tash ngjan nė njė oazė tė rrethuar nga tė gjitha anėt me shqiptarėt dhe ka njė mbrojtje shumė tė madhe nga forcat e KFOR-it. KFOR-i ka organizuar ēdo javė disa autobusė, tė cilėt marrin serbėt nga fshati, tė enjten, i dėrgojnė ata nė Mal tė Zi dhe i kthejnė prapa tė premten.

    Tė mbijetuarit e Qyshkut shpesh kanė ngulur kėmbė se disa nga militarėt qė i kanė sulmuar mė 14 maj, kanė qenė nga fshati Gorazhdec. Ndėrkaq qė, me tė pėrfunduar lufta, ėshtė aluduar se disa nga tė dyshuarit pėr krime lufte kanė gjetur strehim nė kėtė fshat, gjė qė nuk ka mundur tė konfirmohet ndonjėherė. Forcat paqėruajtėse kanė kryer njė bastisjenė kėtė fshat, nė fillim tė vjeshtės, dhe kanė gjetur disa armė dhe municion, por nuk kanė arrestuar askė.

    Flamur Kelmendi, koordinator i prokurorisė pėr qarkun e Pejės, qė pėrfshin pesė komuna e edhe Qyshkun, thotė se pėr momentin nuk kanė mundėsi tė kapin tė dyshuarit pėr krime lufte nė Kosovė dhe pėr t'i sjellur ata para drejtėsisė.

    "Kjo ėshtė edhe vėshtirėsia me tė cilėn pėrballemi", thotė Kelmendi. "Tė dyshuarit pėr krime lufte nuk ndodhen nė mesin tonė. Ata kanė ikur sė bashku me forcat serbe qė janė tėrhequr nė Mal tė Zi ose nė Serbi dhe dihet se ne nuk kemi ndonjė marrėveshje me organet e sigurisė nga kėto vende, qė do tė mund tė ndihmonte nė kapjen dhe dorėzimin e kėtyre personave".

    Deri mė tash nė Pejė nuk ėshtė kapur dhe rrjedhimisht nuk ėshtė gjykuar asnjė kriminel lufte, edhe pse dihet se vetėm nė komunėn e Pejės janė mė se 500 tė vrarė gjatė kohės sė luftės.

    "Ne jemi tė gatshėm tė veprojmė nė kėtė drejtim, por na nevojitet ndihma", thekson prokurori Kelmendi.

    Nė anėn tjetėr, njė punė tė palodhur nė mbledhjen e materialeve pėr krime - pėrfshirė kėtu dėshmitė e tė mbijetuarve, ekzaminimin e kufomave, identifikimin e tyre, identifikimin e kriminelėve dhe mbledhjen e tė dhėnave pėr ta e deri te fotografitė e kėtyre keqbėrėsve - ka bėrė edhe Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, dega nė Pejė.

    "Besojmė tė jetė njė punė me shumė dobi kjo qė kemi bėrė dhe tė gjithė ato qė ia kemi dalė tė mbledhim do t'ia dorėzojmė Tribunalit tė Hagės", thotė Tahir Demaj, kryetar i kėtij kėshilli. "Materialet do t'ia dorėzojmė edhe prokurorit tė qarkut. I mbetet pastaj Tribunalit dhe gjykatave lokale tė merren me kėto ēėshtje".

    Tė mbijeturit theksojnė se zvarritjet nė kapjen e atyre qė i kanė marrė mė tė dashurit dhe qė u kanė shkaktuar dėme tė tjera, vetėm sa iu shtojnė dhimbjen, por ata dėshirojnė tė besojnė se diēka do tė bėhet pėr tė kthyer drejtėsinė nė vend.

    "Nė mos nuk do tė bėhet asgjė, nuk mbetet tjetėr, vetėm qė drejtėsinė ta ndajė vetė", thotė Aliu, vėllai dhe babai i tė cilit i janė vrarė nė masakrėn nė Qyshk. "Njėherė do tė mė kėrcet filmi dhe..."
    ---------------------------------------

    "Na duhet drejtėsia sikurse plagės ilaqi"

    SHIRAT DHE I FTOHTI, qė paralajmėronin njė dimėr tė vėshtirė, e kishin zėnė Akifin, bujkun qė ka mbijetuar masakrėn e tmerrshme, duke bartur materialin pėr t'i vėnė kulmin shtėpisė sė tij tė djegur.

    Tash edhe ajo ka kaluar.

    Akifin, nė vizitėn tonė tė fundit nė Qyshk, e gjetėm tė strehuar nė shtallėn, ku dikur kishte mbajtur lopėt. Ajo tash ishte adoptuar si njė shtėpi e vogėl.

    Ne ia kemi dalur tė zbulojmė se kush ka qėlluar mbi Akifin dhe 10 meshkujt e tjerė, tė cilėt kishin dhėnė shpirt pranė tij. Ne kemi zbuluar se kush ka udhėhequr sulmin mbi Qyshk dhe zingjirin komandues qė ka qenė prapa nė organizim. Ne kemi zbuluar se luftėtarėt serbė kanė qenė tė motivuar nga hakmarrja, lakmia, detyra dhe frika.

    Mbetet vetėm ēėshtja e kohės! Pse sulmi ka ndodhur mu mė 14 maj dhe jo mė herėt gjatė luftės? Vetėm komandatėt e policisė dhe armatės sė Milosheviqit e dinė pėrgjigjen.

    Njė mundėsi: emri i Qyshkut mė nė fund kishte dalė nė krye tė listės sė caqeve.

    Plagėt nga plumbat nė trupin e Akifit tashmė janė shėruar dhe ai bėn pėrpjekje, bashkė me ndonjė organizatė humanitare, tė rindėrtojė shtėpinė. Akifi beson se Perėndimi edhe do tė sjellė drejtėsinė nė vend. "Jam thellė i bindur se ata do tė pėrgjigjen nė Hagė", thotė ai pėr kriminelėt qė kanė kryer masakrėn nė Qyshk. "Ata qė janė fajtorė, ata qė kanė duart e zhytura me gjak, ata do tė dėnohen".

    Tė mbijetuarit e tjerė, pėrfshirė kėtu edhe Aliun, mėsuesin 35 vjeē nga Qyshku, ngulin kėmbė nė teorinė pėr pasojat qė mund tė sjellin moskapja dhe dėnimi i ekzekutuesve dhe komandantėve.

    "Na duhet drejtėsia sikurse plagės qė i duhet ilaqi", thekson ai. "Nė do ta leni plagėn tė hapur, nė nuk do ta mbyllni atė, ajo kurrė nuk do tė shėrohet".

    Aliu frikėsohet se urrejtja do tė vazhdojė edhe pėr njė gjeneratė.

    Lulja, 27-vjeēarja qė ka mbijetuar masakrėn dhe qė ka varrosur eshtrat e babait dhe tė shumė tė tjerėve nė varrezat e fshatit, rrėfen storien pėr vajzėn 3 vjeēe, babai i sė cilės ėshtė vrarė nė masakėr, po ashtu:

    Pėr ēdo tė lumen ditė, e bija kėrkon t'et. Ajo pyet nėnėn e saj: "Ku ėshtė babi?". Nėna i pėrgjigjet: "Dil jashtė dhe vetėm thirre tri herė emrin e tij. Ai do tė vjen shpejtė".

    Vajza e vogėl i thotė secilit se babai i saj ka shkuar nė Gjermani pėr t'ia blerė njė biēikletė.

    Njė ditė ajo kishte shkuar me nėnėn e saj te varrezat e fshatit pėr tė kuptuar se ē'kishte ndodhur vėrtetė. Vajza e vogėl e kishte pyetur nėnėn: "A ėshtė ky vendi ku e kam babin?"

    Dhe nėna ishte dorėzuar: "Po, babain e ke tė varrosur kėtu".

    Vajza kishte filluar tė qajė dhe kishte thėnė: "Kėtu e kam babin qė ma kanė vrarė banditėt dhe serbėt". Pas kėsaj ajo kishte filluar tė gropojė me duar varrin, duke thirrur: "Ta nxjerrim babin prej kėtu dhe ta ēojmė nė spital... ndoshta do tė shėrohet".

    Me poshte jane kriminelet qe moren pjese ne masakrat ne Qyshk,fshtrat perreth dhe poashtu krimet e tyre numrojne me shume se 200 persona vetem ne Peje dhe rrethine.Krimet e tyre perfshiejne edhe komunen e Istogut dhe Deqanit.






  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gjithsejt per masakren ne Qyshk akuzohen dhe ndjeken 26 kriminel ne mesin e te cileve ishte edhe Nebojsha Minic i cili vdiq ne ArgjentinE ne vitin 2005.Keta pjesetare qe akuzohen i takonin njesiteve paramilitare"cakojt"dhe "munja".
    Ne nje aktakuze me te gjere kunder ketyre krimineleve perfshihet edhe vrasja e me se 200 shqiptareve ne Peje dhe rrethine nga keto formacione paramilitare.
    Me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės, Minic ishte arrestuar nė vitin 2005 nė Argjentinė, mirėpo kishte vdekur pak kohė pas arrestimit tė tij.







  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne vazhdim do i sjelli edhe disa foto tjera te krimineleve qe moren pjese ne masakrat ne Peje dhe rrethine,perfshire edhe fshatin Qyshk.






  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412





  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412




  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412





  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412





  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dokumente dhe lista te harruara te serbeve ne Peje dhe rrethine






  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dokumente tjera ku ne foton e fundit shihet edhe emri i Vidomir Shalipur,kryekriminelit ne Peje dhe rrethine.






  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412





Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •