Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.
SHEJKHUL ISLAM IBN TEJMIJJE
(Rahimehull-llah)
Shume njerez ne ditet e sotme akuzojne disa prej dijetareve islam me kufr.
Njeri prej ketyre dijetareve qe vazhdimisht sulmohet eshte Shejkhul Islam
Ibn Tejmijje rahimehullah. Ne te vertete ndaj tij shume eshte shpifur dhe
pergojuar.
Njerezit thone rreth tij fjale te cilat ai kurre nuk i ka thene dhe qe ai kishte qendrim totalisht te kundert me ate cfare i
mvishet atij, All-llahu e meshirofte.
Te tille persona duhet te kene frike All-llahun s.u.t. dhe duhet te kujtojne se duhet te jene te drejte dhe ta gjykojne nje njeri me drejtesi dhe dije, ne vend qe ta gjykojne ate me injorance dhe me epshin e te kundershtuarit. Ibn Tejmijje rrahimehullah eshte perpjekur fuqimisht per ngritjen e Sunnetit dhe per mbrojtjen e kesaj Feje prej atyre qe jane perpjekur dhe po perpiqen vazhdimisht per ta ndryshuar ate me injorance. Dhe ishte ai i cili iu priu muslimaneve per te luftuar barbaret Tatare [mongolet] , dhe ishte ai i cili vuajti erresiren e qelive te Egjiptit dhe te Damaskut qe Islami te lartesohej [te riperterihej] , dhe ishte ai qe e luste All-llahun s.u.t. qe ti udhezoje te
devijuarit. Prandaj i paralajmerojme ata te cilet kerkojne ta njollosin
emrin e tij te ndalohen nga shpifjet dhe pergojimet sepse mishi i
dijetareve eshte i helmuar dhe sepse cfaredo qe te bejne keta njerez te
semure dhe sido qe te perpiqen qe ta ulin ate All-llahu e meshirofte, nuk
do te munden sepse All-llahu s.u.t. i mbron trashegimtaret e Pejgambereve gjate jetes se tyre e edhe mbas vdekjes se tyre dhe nuk lejon njollosjen e tyre.
Dhe nuk flet kush keq per Imam Ibn Tejmijjen rrahimehullah vetem se nje
njeri i epshit, armik i ehlih sunnetit, ndihmues dhe pasues i bidatit,
person i ulet ne fe dhe moral. Dhe eshte detyre per cdo musliman zemra e
te cilit noton ne akiden e ehlih-sunnetit dhe ka sadopak xhelozi kur shpifet ndaj dijetareve tane, nga me te medhenjte e ketij ummeti qe
kurdo te degjoje te tilla shpifje dhe pergojime , ti kundershtoje ato, dhe
nese kane dije ti pergenjeshtrojne ato me argument.
Keta njerez e akuzojne Ibn Tejmijjen per perngjasimin e All-llahut s.u.t. me
krijesat,? dhe kjo eshte nje gjenjeshter e kulluar dhe shpifje .
Le te llogarisin keta, te keqen e gjuheve te tyre perpara se te jete teper
vone.
Me poshte do te paraqesim disa citime te marra prej shkrimeve te shejkhut All-llahu e meshirofte, te cilat qartesojne pozicionin e tij dhe nxjerrin ne pah akiden e tij te paster selefije pertej dyshimeve. Dhe ata te cilet i lexojne nese qartesohen edhe heqin dore prej pergojimeve dhe pendohen atehere All-llahu s.u.t. eshte Fales dhe Meshirues i Madh dhe ata do te kuptojne se kane qene viktima te ketyre shpifjeve. E nese nuk binden dhe vazhdojne ne rrugen e felliqur atehere nuk mund te themi gje tjeter per ta vecse zemrat e tyre jane te semura dhe i lutemi All-llahut Subhanehu ue Teala qe ti sheroje prej kesaj semundje.
Thote Shejkhul Islam Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte ne Akijdetul
Uasitijeh :
Prej besimit eshte pranimi i asaj cka All-llahu s.u.t. e pershkruajti Veten e Tij ne Kuran ashtu edhe sikurse ato cka i pershkruajti Resuli Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam Atij. [Ky besim] ndalon cdo perpjekje qe do te ndryshoje shkrimet e shenjta [tehrijf] dhe qe do te beje te pamundshme zhveshjen e All-llahut prej Atributeve te Tij [duke i mohuar ato], ose ndalon te pyeturit ne lidhje me modalitetet [shembujt] e tyre [tekjif. . . duke e shoqeruar me pyetjen ne cmenyre ose te perpiqesh ti kuptosh ato duke i perngjasuar (temthij)].
Vertete Ehlih-Sunnah qendrojne ne ate se : ASGJE NUK ESHTE SI AI , AI ESHTE GJITHDEGJUESI, GJITHSHIKUESI [Shura : 11]. Ata [d.m.th. Ehlih- Sunnah] nuk i mohojne ato cfare All-llahu ia pershkroi Vetes se Tij dhe as nuk e ndryshojne kuptimin e Fjaleve te Tij ne kete ceshtje, dhe as nuk pajtohen me nocionet [mendimet] qe kundershtojne emrat dhe treguesit. Ata nuk kerkojne ti shpjegojne Sifatet [cilesite] e Tij apo ti krahasojne Ato me ato te krijesave te Tij , e per kete Ai, All-llahu nuk ka adash [Samij], nuk ka te barabarte [Nidd] dhe si rrjedhoje Ai, i Vetmi, i Pastri prej te gjitha mangesive dhe me i Larti, Nuk i ka hije, Nuk i shkon dhe Nuk i pershtatet Atij qe te krahasohet me krijesat e Tij.
Gjithashtu Shejkhu All-llahu e meshirofte thote ne Et-Tedmurijeh.F.q. 20:
Eshte e domosdoshme pohimi i asaj qe All-llahu e pohon per Veten e Tij,
nderkohe qe mohon cdo perngjasim te Tij me krijimin e Tij . . . . .
kushdo qe thote se Dija e Tij eshte si dija ime, Fuqia e Tij eshte si fuqia
ime, ose Dashuria e Tij eshte si dashuria ime, ose Kenaqesia e Tij eshte si
kenaqesia ime, ose Dora e Tij eshte si dora ime, ose Ngritja apo Ngjitja [
Isteua] e Tij eshte si ajo e imja, atehere ai ka perngjasuar dhe
shembellyer All-llahun me krijimin e Tij. Me drejte , eshte e domosdoshme
qe te pohohen [Cilesite e All-llahut] pa asnje perngjasim, dhe te mohohen
[ato qe All-llahu ia mohoi Vetvetes se Tij] pa ia mangesuar All-llahut
ndonje prej Cilesive te pohuara [te Tij].
Shkruan Ibn Tejmijje ne Mexhmuatul-Fetaua (5/265) :
Cilido i cili i konsideron Cilesite e All-llahut te ngjashme me cilesite
e krijesave, si p.sh Ngjitja [Istewa] e All-llahut eshte si ngjitja e
krijesave, apo Zbritja [Nuzul] e Tij eshte si zbritja e krijesave, e te
tjera si keto atehere ai eshte nje bidatci i devijuar>.
Pra kushdo e lexon kete akide kupton se Shejkhu rrahimehull-llah i ka
pranuar Atributet e All-llahut pa i hetuar ato. [Pa pyetur si, qysh].
Prandaj vellezer, lexojini All-llahu ju meshirofte ju edhe ne, dhe
kushtojuni vemendje fjaleve te Imam Ibn Tejmijjes sepse vertete ato jane
argument mese i mjaftueshem per ata qe jane te drejte dhe qe e kerkojne me
sinqeritet hakkun, dhe All-llahu e di me se miri.
BIOGRAFI E SHKURTER.
Ai eshte El-Imam, El-Hafidh, El-Fakih, Esh-Shejkh-El Islam Takijuddijn
Ebul Abbas Ahmed Ibn Abdul Halijm Ibn Abdus-Selam Ibn Tejmijje El-Harrani
El-Hanbeli Rrahimehull-llahu Teala, i cili u lind diten e hene te dates 10
te muajit Rebi el-Euel 661 h/22 Janar 1263 e.j. ne Harran [ Iraku i
veriut, Kurdistan] ne nje familje te mirenjohur si mutekelimun fetare.
Gjyshi i tij , Ebu Bekr Mexhdudijn Ibn Tejmijje [vdiq me 653 h/ 1255
e.j] ishte nje mesues i mirenjohur i medhhebit hanbeli dhe libri i tij
Munteqa el-Ekhbar [seleksionimi i thenieve profetike] i cili klasifikon
te tille hadijthe mbi te cilet bazohet legjislacioni Islam [sheriati] ,
ende edhe sot konsiderohet si nje pune me shume vlere. Gjithashtu edhe
arritjet ne dije te babait te tij , Shihabuddijn Abdul-Halijm Ibn Tejmijje
[vdiq me 682 h/ 1284 e.j] kishin nje perhapje te gjere.
Ishte koha kur hordhite Tatare me ne krye Hulagu Khan po ndermerrnin sulmin e tyre barbar gjate gjithe botes Islame, dhe vecanerisht ne zonen e
Mesopotamise. Ibn Tejmijje ishte vetem 7 vjec kur Tataret leshuan sulmin e
tyre mbi Harran. Per pasoje popullsia e la Harranin per te kerkuar strehim
diku tjeter. Familja e Ibn Tejmijjes shkuan ne Damaskme 667 h/1263 e.j i
cili asokohe sundohej prej Memlukeve [Mbreterve] te Egjiptit. Ketu babai i
tij mbante ligjerata ne minberin e xhamise Umejjed dhe u ftua qe te jape
mesim hadijthi ne xhami. Po ashtu edhe ne Darul Hadijth Asakurije ne
Damask. Keto ligjerata percilleshin prej nje numri te madh studentesh e po
ashtu edhe dijetaresh. Damasku ishte qendra e studimeve Islame ne ate kohe, dhe Ahmed Ibn Tejmijje ndoqi gjurmet e babait te tij i cili ishte nje
dijetar i studimeve Islame duke studjuar me dijetaret e medhenj te kohes se
tij midis te cileve ishte dhe nje dijetar i gjinise tjeter, nje grua me
emrin Zejnb bint Mekij, e cila i mesoi atij hadith.
Qe ne femijerine e tij te hershme, Ibn Tejmijje ishte nje nxenes i zellshem.
Ai e njohu veten e tij plotesisht me te gjitha shkencat shekullore dhe
fetare te kohes se tij. Ai i kushtoi nje rendesi te vecante literatures
arabe dhe arriti mjeshteri ne gramatike dhe leksikografi. Ai jo vetem qe u
be nje ekspert i librit te famshem te gramaticienit arab Sibeuejh,
El-Kitab i cili konsiderohej si nje prej autoriteteve me te medha ne
gramatike dhe sintakse, por vec kesaj Ibn Tejmijje nxorri ne drite dhe
gabimet qe gjendeshin ne te. Vec kesaj ai studjoi historine e Arabise
paraislame dhe periudhen pas shpalljes. Si perfundim ai mesoi matematiken
dhe kaligrafine.
Ndersa sa per shkencat fetare ai studjoi Kuranin, Hadijthin, dhe
Sheriatin. Ai e mesoi prej babait te vet fikhun hanbelij dhe me pas u be nje
perfaqesues i njohur i medhhebit hanbelij. Tregohet se ai ka marre dije ne
hadijth ne Siri me Ibn Abdu-Dejam. Nje tjeter mesues i tij ishte edhe
Shemsuddijn Abdurr-rrahman El-Makdisij [vdiq me 682 h/1283 e.j]. Deri ketu
Ibn Tejmijje mori mesime rrenjesore ne Permbledhjet e sakta te
transmetuesve dhe ne Musnedin e Imam Ahmedit.
Ibn Tejmijje kishte nje dashuri te madhe per tefsirin. Ai lexoi me teper se
nje qind komentues te Kuranit.
Ai i kompletoi studimet kur ishte ende nje adoleshent dhe ne moshen 19
vjecare ai u be profesor i studimeve Islame. I thelluar ne dijen e
Kuranit, Hadijthit, Fikhut, teologjise, gramatikes arabe, etj, ai filloi
te jape fetwa ne ceshtjet fetare, pa ndjekur asnje prej shkollave ligjore
tradicionale, Hanefij, Malikij, Shafiij, dhe Hanbelij. Ai i mbrojti
traditat profetike me me ze dhe me argumente, te cilat edhe pse nxirreshin
prej Kuranit dhe Sunnetit, ishin bere jofamiljare tashme per njerezit e
kohes se tij. Lirika e polemikave te tij ia shtoi armiqte mes dijetareve me
te brumosur me fanatizmin e medhhebeve tradicionale, te cilet benin akuza
te rreme ndaj tij per te gjitha ceshtjet kundershtuese. Nder ata qe
shpifen kunder Shejkhut rrahimehullah me akuza te peshtira, ishte udhetari
me i madh i mesjetes Ibn Batutah, i cili vizitoi Damaskun kur Ibn Tejmijje
ishte ne qeli [i burgosur]. Ky fakt nuk e pengoi Ibn Batuten qe te deshmoje
rrejshem ne librin e tij se ai e ka pare dhe degjuar Ibn Tejmijjen ne
minberin e xhamise se madhe te Damaskut duke thene : Cdo nate All-llahu
zbret ne qiellin e dynjase, me nje zbritje si zbritja ime dhe ai zbriti
nje shkalle me poshte minberit. Duke lexuar kete Akide ne mesojme se Ibn
Tejmijje i pohoi dhe i pranoi cilesite e All-llahut pa i hetuar ato. [bil-la
kejfe].
Kur Ibn Tejmijje ngeli jetim ne moshen 22 vjecare pas vdekjes se babait te
tij, ai e zevendesoi ate ne Asakurijeh. Ai filloi te jape mesime ne tefsir
ne xhamine Umejjed dhe me pas me 695 h ai filloi te jape mesim ne Hanbelijeh
ne Damask. Shume shpejt ai u be i shquar mes dijetareve qe drejtonin ne Siri
dhe gjithashtu u be jashtzakonisht popullor ne masat e njerzeve.
Kercenimi mongol.
Nderkohe , Irani, Iraku dhe Khurasani vazhdonin te rrafshoheshin ne
domonimin barbar te Tatareve. Memluket [mbreterit] te cilet sundonin ne
Egjipt, Siri dhe Hixhaz [Gadishullin Arabik] u perpoqen shume here per te
marre Irakun por deshtuan cdo here. Kur u mesua se Tataret po
planifikonin pushtimin e Damaskut, Sulltani mamluk, Malik en-Nasir Muhammed
ibn Kalauun la Egjiptin dhe u nis me nje ushtri te fuqishme per ta ndaluar
perparimin e Tatareve.
Te dy ushtrite u takuan ne nje beteje te pergjakshme me 699 h / 1299 e.j.
por Sulltani u shpartallua dhe u kthye ne Egjipt. Tashme Damasku u la i
hapur perpara forcave Tatare te udhehequra nga Gazani, i njohur gjithashtu
si Mahmud, djali i madh i Xhengis Khan. Per pasoje te gjithe fisniket
perfshi dijetaret fetare, gjykatesit, administratoret dhe tregtaret ia
mbathen nga Damasku, ne te cilin mbizoteronte khaos dhe anarki dhe qe
tani do te perballej me pushtimin Tatar. Ne kete moment kritik Ibn Tejmijje
dhe njrezit e tij me te shquar vendosen te prijne nje delegacion per te
takuar Gazanin dhe te synojne paqen per qytetin. Prandaj, delegacioni i
udhehequr nga Ibn Tejmijje takoi Gazanin ne Nabak [prane Damaskut] dhe ai ra dakort qe tju jape amnisti njerezve te Damaskut.
Lajmet per mberritjen e ushtrise Tatare drejt Sirise erdhen perseri me 702
h/1303 e.j. Vonesa e ardhjes se Sulltanit Khalaun prej Egjiptit shkaktoi
panik mes njerezve, shume prej tyre filluan te braktisin shtepite e tyre
per te gjetur nje vend me te sigurt. Kur Ibn Tejmijje e pa kete situate, ai
filloi ti urdheroje njerezit qe te mbronin vetet e tyre dhe qytetin, duke e
ndaluar keshtu eksodin. Ai gjithashtu shkoi personalisht qe ti kerkoje
Sulltanit qe te shpejtoje udhetimin e tij per ne Damask.
Me ne fund, ushtrite Muslimane te Egjiptit dhe Sirise u ndeshen me forcat
Tatare ne Thekab gjate muajit te Ramazanit me 702 h/1303 e.j dhe pas nje
konflikti te pergjakshem Muslimanet me ndihmen e All-llahut Subhanehu ue
Teala i shpartalluan dhe i shperbene ushtaret tatare.
Lufta e Ibn Tejmijjes nuk ishte e kufizuar ndaj sufisteve dhe njerezve te
cilet ndihmonin bidatet e te devijuarve por ai luftoi edhe kunder Tatareve
te cilet sulmuan boten Muslimane dhe thuajse arriten ne Damask. Banoret e
Sirise e derguan ate ne Egjipt qe te urdheroje Sulltanin Memluk, Sulltan i
Egjiptit dhe Sirise qe ti udheheqe forcat e tij per ne Siri, ne menyre qe ta
ruaje ate prej Tatareve pushtues. Kur ai e kuptoi se Sulltani hezitonte te
bente cfare i kerkohej, ai e kercenoi Sulltanin duke i thene : Nese ia
kthen shpinen Sirise, ne do te caktojme nje Sulltan i cili do ta mbroje ate
dhe do ta gezoje ate ne kohe paqeje .
Ibn Tejmijje ishte i pranishem ne betejen Thekab afer Damaskut kunder
Tatareve, beteje cila u zhvillua ne muajin Ramazan kur Muslimanet ishin te
agjerueshem. Ai i dha fetwa ushtrise qe te prishin agjerimin me qellim qe ti
ndihmonte ata kunder armikut te tyre, ashtu sic veproi Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam ne betejen per clirimin e Mekes. Muslimanet
e fituan betejen kunder Tatareve dhe i nxorren ata jashte Damaskut dhe
gjithe Sirise. Trimeria e Ibn Tejmijjes u shpreh kur ai shkoi me nje
delegacion dijetaresh per ti folur Gazanit, mbretit te Tatareve qe te
ndalonte sulmin mbi Muslimanet. Asnje prej dijetareve nuk guxoi ti fliste
ndonje fjale mbretit, pervec Ibn Tejmijjes i cili i tha : Ti pretendon se
je Musliman dhe ke me vete imame, muezine dhe gjykates e dijetare porse na
pushtuat dhe na mberritet ne vendin tone. Persa kohe qe babai dhe gjyshi yt
ishin jobesimtare ata nuk e sulmuan token Islame, me drejt, ata premtuan se
nuk do te na sulmojne dhe e mbajten premtimin. ndersa ti premtove por e
theve premtimin tend .
Pasiqe kercenimi Tatar u eliminua, Ibn Tejmijje iu kushtua perseri misionit
te tij intelektual per vazhdimesine e mesimdhenies. Ne te njejten kohe ai
vazhdoi te shpalle xhihad kunder sekteve heretike si Batinijte, Ismailijte,
Hakimijte dhe Nuserijte te cilet jetonin ne hapesirat malore te Sirise dhe
te cilet i ftuan Kryqtaret dhe Tataret qe te pushtonin tokat e muslimaneve,
i ndihmuan keta pushtues kunder muslimaneve dhe plackisnin dhe grabitnin te
dobetit dhe popullsine e pambrojtur. Ibn Tejmijje udhehoqi personalisht disa
ekspedita kunder ketyre sekteve.
Situata fetare e muslimaneve.
Pervec kercenimeve qe u permenden me siper, Islami po perballej gjithashtu
edhe me rreziqe te brendshme. Ishin Batinijte [nje sekt ekstremist shiit qe
u konfrontua me qeverine ne ate kohe] dhe ndjekesit e tyre, Vrasesit
[Hashijshijun], besimi i te cileve ishte nje perzjerje e dogmave te magjise
dhe koncepteve platonike, e cila fare lehte mund te mbillte farat e
mosmarrveshjeve intelektuale dhe te perhapte mosbesimin dhe braktisjen e
fese mes njerezve mendjelehte. Pastaj ishin shume muslimane te cilet ishin
nen influencen e besimeve politeiste, dhe zakoneve te jobesimtareve me te
cilet ata kishin bashkepunim te lire, dhe te cilet filluan te madheronin
shenjtoret e tyre [personalitetet me te larta dhe me te perkushtuar ne
besimet e tyre sufiste], ashtu sikurse vepronin jehudet me kristianet. Me
tej disa rangje sufistash, sic ishin Rufaijte, adoptuan disa doktrina
Neo-Platonike dhe Hinduse, te cilat u bene aq te ngaterruara me besimet e
verteta Islame saqe u be e pamundur te dalloje njeren nga tjetra.
Ne gjurmet e kryqtareve, disa kristiane ishin fuqizuar dhe filluan te
gjykonin Islamin dhe te kritikonin Pejgamberin tone Alejhi Salatu Ue Sel-lam
ne fjalimet dhe shkrimet e tyre.
Ne rrethet intelektuale te muslimaneve kishte rene amulli dhe ishin shume te
ngurte ne debatet e tyre rreth ceshtjeve fetare dhe ne afrimin e tyre tek
ri-interpretimi i Sheriatit. Mes Hanbelijve dhe Esharijve kishte
vazhdimisht polemika dhe grindje. Dhe ne fund disa prej filozofeve, te
influencuar prej teorive te Platonit dhe Aristotelit, filluan te perhapnin
idete dhe konceptet e tyre agnostike [sipas te cilave teori nuk eshte e
mundur dija apo njohja e botes dhe e ligjeve te saj] te cilat i
shperfillnin totalisht mesimet Islame.
Keto ishin kushtet per sa i perket kohes ne te cilen jetoi Ibn Tejmijje, per
te cilat ai duhej te luftonte. Ibn Tejmijje formoi nje shoqeri me nxenesit
dhe ndjekesit e tij qe te largonin kultet e politeizmit [ shirkut], dhe
influencat jo Islame, besimet heretike dhe zhdukjen e praktikimit te tyre
nga masat e muslimaneve.
Si rezultat i aktiviteteve te tij reformuese plot vrull dhe entuziaem, si
edhe prej denimit te herezise [ ideologji e cila kundeshton fene] si edhe
luftes se rrepte kunder praktikave joislame ne vizitimin e varreve te
shenjtoreve , ai fitoi urrejtjen e disa shtresave te popullsise. Porse
asgje prej ketyre nuk mundi ta pengoje popullaritetin e tij qe te shtohej ne
menyre te jashtzakonshme mes masave te Muslimaneve.
Gjithe ky xhihad qe ndermori Ibn Tejmijje rrahimehull-llah kunder armiqve
te Islamit, nuk luajti aspak rol te dijetaret xheloze dhe hasetcinj te cilen
nderhyne tek autoritetet e vendit dhe dhane fetwa per ta burgosur ate shume here derisa vdiq ne qeli per shkak te guximit te tij te rralle dhe
mendimeve te tij te lira dhe perparimtare ne shume ceshtje ligjore dhe
sociale, mendime te cilat i terbonin kundershtaret e tij, dhe pasuesit
fanatike te medhhebeve tradicionale.
Sidoqofte Ibn Tejmijje e pati shansin qe ti ndeshkonte kundershtaret e tij
mes ulemave te cilet i shkaktuan atij te gjithe llojet e telasheve dhe e
futen ate ne qeli shume here, e megjithate ai tregoi shpirtgjeresine e tij
te madhe dhe i fali ata kur Sulltani Nasir Kalauuni kerkoi prej tij fetwa
per ti hequr qafe duke iu pergjigjur Sulltanit : Nese ti i vret ata, ku
do te gjesh ulema per te mesuar popullin. Sulltani i tha : A nuk te
demtuan ty shume here dhe kerkuan te te vrisnin ? . Ia ktheu Shejkhu i
Islamit Ibn Tejmijje, All-llahu e meshirofte : Kushdo qe me ka demtuar
mua eshte i falur, dhe kush e demton ceshtjen e All-llahut dhe te Resulit te
Tij, All-llahu do ta ndeshkoje ate .
Historianet Islame si Imam Edh-Dhehebij, Ibn Kethijr, Ibn El-Imad
El-Hanbelij dhe shume te tjere e kane lavderuar ate dhe e kane konsideruar
si nje prej dijetareve me te medhenj te te gjitha kohrave.
Ai luftoi shpikjet heretike ne fe te cilat ishin mjaft te perhapura gjate
kohes se tij ne te gjithe boten Muslimane, vecanerisht ne disa vepra dhe
besime te rangjeve te caktuara sufiste, si adhurimi i shenjtoreve, vizita
e tyre neper varre, dhe hedhja e tyre ne zjarr. Sulmet e tij ndaj Sufisteve
i shkaktuan atij shume telashe me autoritetet e vendit, nje pjese e te cieve
ishin nen influencen e disa udheheqesve Sufiste.
Si rezulatat i popullaritetit te Ibn Tejmijjes, disa dijetare me
influence u bene xheloz me te dhe u bezdisen per shkak se ai i sfidoi
gjykatesit [Kadijte] ne disa ceshtje te fikhut [jurispundences]. Prandaj
ata peshperisnin zera dhe fjale qe ta diskreditonin ate ne syte e qeverise
dhe te njerezve. Ibn Tejmijje i refuzoi mesimet qe parashtroheshin ne
el-Futuhat el-Mekkeh [shpalljet ne Mekke] dhe Fusus el-Hakijm [mozaiku i
urtesise] dy libra te dijetarit Muhijudin Ibn Arabij [vdiq me 638 h/1240
e.j, sufisti me i respektuar dhe mesuesi i tezaufit [perafrimit], si te
papajtueshme me mesimet e Kuranit dhe Sunnetit, dhe si rrjedhoje ai fitoi
zemerimin e Sufisteve, dhe duke qene i hapur me politiken e qeverise , ai
fitoi armiqesine e saj. Per pasoje ai u thirr ne Egjipt me 705 h/1305 e.j.
Kur Ibn Tejmijje mberriti ne Egjipt, atij iu kerkua qe te marre pjese ne
nje mbledhje teologesh, juristesh, dhe personalitetesh shteterore. Gjate
mbledhjes disa akuza u ngriten kunder tij ne lidhje me konceptet e tij mbi
natyren dhe Cilesite e All-llahut. Ai nuk u lejua te mbroje vetveten dhe
menjehere u burgos per 16 muaj. Gjate kohes qe ishte ne burg, ai ua largoi
vemendjen nxenesve te tij prej pasimit te deshirave [epsheve] dhe argetimeve dhe i keshillonte ata per devotshmeri, disipline dhe maturi. Nje numer te burgosurish u bene nxenesit e tij me te devotshem pas lirimit te tyre.
Per xhihadin e rrepte te Ibn Tejmijjes All-llahu e meshirofte kunder
filozofeve dhe sekteve te devijuara nuk kane munguar te shkruajne dhe penat e disa filozofeve europianoperendimore. Ata me nje gjuhe te ceket ne pamje
te jashtme por qe ne brendesi ngerthene shume, vene ne pah me cinizem rolin e madh qe Ibn Tejmijje ka luajtur ne rrezimin e teorive agnostike te
profesoreve te tyre te hershem filozofe. Njeri prej tyre, Henry Korbin
filozof cinik dhe idhtar i flakte i sektit shiit, shkruan ne librin e
tij Historia e filozofise Islame : Ibn Tejmijje , i lindur ne Harran [Mesopotami] ne vitin 661 h, teolog hanbelit, pra perfaqesues i drejtimit me te rrepte te kundervene synimeve filozofike. Polemist dhe grindavec, ai me rreptesi dhe guxim i fton ne pergjegjesi te gjithe dhe cdokend. . . . . E pasi qe personaliteti sic eshte Ibn Tejmijje me shkrimet e veta ka nxitur ate qe me vone do te mund te quhej Rilindje e Hanbelizmit Modern sic ishte levizja Uehabite e shekullit te XVIII . . . . . filozofi duhet te pranoje se ky
personalitet kerkon kujdesin e tij te vecante>>[fq.304-305]. Ai shkruan
gjithashtu :<< Ne shekullin e VII-VIII Esharizmi fiton kundershtar prej formati ne personalitetin e Ibn Tejmijjes dhe te nxenesit te tij Ibn Kajjim el-Xheuzijje, qe te dy nga Damasku. Ibn Tejmijje babai i levizjes Selefije ne shekujt e mevonshem ne te vertete ia konteston [ia heq, ia mohon] Esharizmit vlefshmerine e reformes se tij Sunnite. Ai e proklamon reformen e plote te Sunnizmit e cila bazohet ne vleren Absolute te Shkrimit Origjinal te Shpalljes dhe Tradites se shokeve te Pejgamberit>>. [fq 132]
<< Ibn Tejmijje harton vepren e tij te lavdishme Redd-ul
Mantikijjin ku perpiqet te permbyse logjiken greke [Aristotelin dhe
Platonin] dhe postulatet kryesore te filozofeve te medhenj Farabiut,
Avicenes [Ibn Sina] dhe Ibn Sabinit. Por vepra e tij me e rendesishme dhe
me karakteristike eshte Minhexhus-Sunnah [Rruga e Sunnizmit] e shkruar me 716-720 h. Kjo eshte nje polemike urtesisht e shtruar, e fuqishme , drejtuar kunder vepres Minhexhul-Karame qe e hartoi al-lame Hil-li, teolog i
famshem shiit>>[fq.305]. Dhe ne nje vend tjeter po ne te njejtin liber ai
shkruan :<< . .. . . e pakalueshme eshte vepra e Ibn Tejmijjes i cili. . . . .
rrepte i ka sulmuar filozofet, por edhe te gjithe ata te cilet , sipas
mendimit te tij, e kane rrenuar pastertine burimore te Islamit dhe te
mendimit te tij. . . . . . Ibn Tejmijje fuqishem ka inspiruar levizjet
fondamentaliste te kohes se re te Uehabisteve dhe Selefijeve. Ne rrugen e
pastrimit te Islamit, Ibn Tejmijje me zjarrin e njejte i ka qeruar hesapet
si me Sufijte me Shiitet ashtu edhe me filozofet. Megjithate duhet te
pranohet se filozofia per me se tepermi ka pesuar nga ky zjarr i tij.>> [fq
419].
Pra vellezer ai qe i ka mbetur sadopak llogjike e paster ne mendjen e tij,
kupton dhe nga fjalet e ketij njeriu i cili eshte jomusliman se ai pohon ate
se Ibn Tejmijje ishte fort i kapur mbas Besimit te Paster Burimor te te
Pareve Tane te Mire, dhe e mbrojti ate me sakrifica te medha , dhe kuptohet
se ai qe ecen fort i kapur mbas litarit [Akides] qe ata u kapen [dmth.
Sahabet dhe dy brezat e mevonshem] nuk mund te nxjerre nga goja e tij
fjale te tilla te uleta per All-llahun Subhanehu ue Teala si Syri i Tij,
si syri im, e Ngjitja e Tij, si ngjitja ime e te tjera te tilla krahasime te peshtira nga te cilat cahen zemrat dhe rrengjethen lekuret dhe vertete All-llahu eshte i Paster nga keto. UAll-llahu Mustean.
Pas lirimit nga burgu me 707 h , Ibn Tejmijje vendosi te qendroje ne Egjipt per pak kohe. Shume shpejt ai filloi te dergonte ligjerata ne xhami te ndryshme dhe ne institutet edukative perpara mbledhjeve perfundimtare te dijetareve dhe juristeve te cilet jepnin zgjidhjet. Sidoqofte kendveshtrimet e Ibn Tejmijjes mbi panteizmin [ide qe pretendon se All-llahu eshte kudo, madje
eshte i meshiruar me krijesat], ndermjetesimi [esh-shefaa] etj, nuk u
priten mire dhe me shume ankesa u depozituan tek Sulltani kundra tij.
Dijetaret fetare drejt te cileve referoheshin keto ankesa, nuk munden te
gjenin asnje faj per Ibn Tejmijjen. Sidoqofte kur administrates iu shtua
impenjimi me akuzat qe vinin ne drejtim te tij, ai u arrestua dhe u mbajt
per pak kohe, dhe pastaj u lirua me kerkesen unanime te te gjithe
dijetareve fetare. Por kur Sulltani Kallaun hoqi dore nga froni ne favor
te mekembesit te tij, Bajban El-Xheshnikir ne vitin 707 h, Ibn Tejmijje u
debua nga Egjipti dhe u vendos ne Aleksandri, ku megjithe internimin e tij,
ai fitoi nje pozite mjaft te nderuar ne rrethet akademike dhe ato letrare.
Shume shpejt, me doreheqjen e Bajbanit dhe ardhjen serish ne pushtet te
Sulltanit Kallaun, Ibn Tejmijje u rikthye ne Egjipt me urdher te ketij te
fundit.
Kthimi ne Damask.
Ne Kajro, Ibn Tejmijje e impenjoi veten me dhenien e dijes dhe aktiviteteve
riedukuese per gati tre vjet. Ne te njejten kohe ai vepronte si keshillues
i Sulltanit, duke dhene sherbimin e vet ne sere reformash te rendesishme qe
u prezentuan ne Egjipt dhe ne Siri. Shume dekrete mbreterore dolen me
keshillen e tij ne vitin 712 h. Ai vizitoi Jeruzalemin ne te njejtin vit,
dhe pastaj shkoi ne Haxh, dhe perfundimisht u rikthye ne Damask me 713 h.
Nga kjo periudhe e deri me vone, ai i kushtoi vemendjen kryesore
problemeve ligjore, edhe pse vazhdonte te jepte dije. Nxenesi kryesor i tij
qe ishte pergjegjes per perhapjen e ideve te tij ishte, Ibnul Kajjim
El-Xheuzijje Rrahimehull-llah [vdiq me 751 h/ 1350 e. j.].
Fetua e tij mbi tre shkurorezimet.
Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte ashtu si te paret e tij, ishte hanbelij
dhe mendimet dhe opinionet etij perputheshin me kete medhheb, megjithate jo ne menyre te vecante. Shpesh ai e refuzonte mendimin e medhhebit te tij, dhe merrte medhhebin tjeter qofte ai Hanefij, Malikij, apo Shafiij ne
varesi te asaj se kush prej tyre kishte kuptuar te verteten, sikurse ne disa
ceshtje te tjera jo te pakta ai kishte refuzuar te katra medhhebet dhe
kishte marre mendimin e Dhahirijave [ Medhhebi i Ibn Hazmit]. Nje rast i
tille eshte edhe ai kur ai ndryshonte me ta ne lidhje me mohimin e gruas nga
nje burre i cili dha tre talake [divorce] ne te njejten kohe. Ky problem
konsistonte ne ate se a duhet ta marre apo jo veprimin ligjor nje divorc i
shprehur tre here ne te njejten kohe. Ky problem qendronte ne tre
konsiderata te tilla :
1- Nese ishte apo jo e mundur anullimi i nje divorci te tille.
2- Nese te tre deklaratat per divorc do te llogariteshin si nje divorc i
vetem i cili mund te anullohej ose si nje divorc i pakthyeshem.
3- Nese gruaja qe u divorcua mund te kthehej ose jo tek burri i saj pa «
halaleh » [dmth. Derisa gruaja e divorcuar te jete martuar me nje burre
tjeter, i cili mbas konsumimit te marteses , e divorcon].
Te gjithe gjykatesit e hershem, perfshi edhe nje numer te konsiderueshem
Sahabesh ishin te mendimit se nje deklarate e tille per divorc edhe pse
eshte e urrejtur me ligj ashtu sikurse eshte e tille kur ajo behet jo e
rregullt dhe me gjynah, duhet te konsiderohet si nje divorc me nenkuptim
ligjor [pra i rregullt sipas ligjit]. Perkunder kesaj Ibn Tejmijje
fuqimisht mbajti mendimin se te tre kerkesat per divorc te shprehura ne te
njejten kohe duhet te konsiderohen si nje divorc i anullueshem. Ai
Rrahimehull-llah thoshte : « Kush i thote gruas se tij tre here ne te
njejtin vend « ente talik »[ te kam ndare] eshte njesoj si dikush qe i
thote dikujt tjeter « na tre dirhem « dhe ne fund i jep vetem nje ». Ky
mendim i Ibn Tejmijjes ishte kunder mendimit zyrtar, i cili normalisht e
coi ate ne konflikt me dijetaret nga njera ane, dhe me qeverine nga ana
tjeter.
Per rrjedhoje, ulemate u perpoqen ta ndalonin ate nga te shprehurit me tej
te opinioneve te tilla per kete ceshtje. Ne fakt nje dekret mbreteror u
nxorr ne Kajro me 718 h qe e ndalonte ate nga dhenia e opinioneve te
tilla rreth kesaj ceshtjeje.
Fillimisht Ibn Tejmijje iu permbajt dekretit por me pas perseri filloi te
jepte gjykimin e tij per kete ceshtje, pasi qe vendosi se ishte e pahijshme
per te qe te heshtte nga frika e qeverise. Per kete arsye u arrestua dhe u
mbajt ne kalane e Damaskut per rreth pese muaj, derisa u lirua me urdher te
menjehershem prej Kajros. Gjate kesaj kohe qe qendroi ne kala i burgosur ai
shkroi libra dhe dha fetwa te ndryshme dhe i pergjigjej pyetjeve qe i
drejtoheshin. Me kot u perpoqen kundershtaret e tij qe ta pengonin duke ia
ndaluar librat, bojen dhe letrat sepse ai i zevendesoi ato me thengjillin e
drurit me te cilin ngrohej.
Vitet e fundit.
Mes viteve 721-726 h Ibn Tejmijje u perkushtua ne mesimdhenien ne Medresen Hanbelijeh dhe ne Medresen e vet , Kasasijn, si dhe ne rishikimin e disa prej veprave te tij me te hershme. Me 726 h perseri kundershtaret e tij bene komplot kunder tij qe ta burgosin, dhe ia arriten qellimit. Ne kete kohe ai
vazhdoi te shkruante komentin e tij te Kur anit si edhe trajtime per
ceshtje te ndryshme.
Ibn Tejmijje, All-llahu e meshirofte vdiq ne burg ne Damask, naten e se
shtunes, me 20 Dhul-kade te vitit 728 h [26-27 shtator 1328] ne moshen 67
vjecare, dhe u varros ne varrezat sufije ne Damask, ku ishte varrosur edhe
nena e tij. Njerezit qe e nderuan ate i bene atij nje funeral madheshtor,
ne te cilin moren pjese 200 000 burra dhe 15 000 gra. Edhe nje here, ne
xhenazen e nje tjeter vigani te madh nga zinxhiri i dijetareve te
Ehlih-Sunnetit u vertetua fjala e Imam Ahmedit rrahimehullah drejtuar
kundershtareve dhe armiqve te sunnetit dhe idhtareve te se kotes : « Ju
thoni atyre [dmth. bidatcinjve] « Le te deshmoje dita e xhenazeve tona ».
Le ta kuptojne idhtaret e risive se ka per ti turperuar All-llahu
Subhanehu ue Teala gjate jetes se tyre te pabereqetshme ne dynja, ne
varrimet e tyre dhe ne varret e tyre , e edhe ne diten e madhe te deshmive
kur nuk do tju bejne dobi veprat e tyre « te mira » te perlyera me
llumin e bidateve te tyre.
Lusim All-llahun Fuqiplote ta meshiroje Shejkhun tone, Shejkhun e Islamit
sepse ai ishte padyshim Shejkhu i Islamit, ne Meshiren e tij te pafund, e te
na meshiroje edhe ne, dhe lusim Ate te na bashkoje me te ne Xhennetet e
Larta ne Shoqerine e Salihineve.
Karakteri dhe arritjet e tij.
Ibn Tejmijje All-llahu e meshirofte zuri nje vend te larte e te nderuar mes
dijetareve te tij bashkekohor per shkak te memories se tij te talentuar,
intelektit te tij te mprehte, dijes enciklopedike dhe kurajos se tij te
patrembur. Ai pershkruhet si nje orator i madh, trim dhe i patrembur, i
patundur, i disiplinuar, shume i devotshem, zahid dhe konkurues, i ndershem
dhe fales, i drejte dhe gjithmone i vendosur.
Perpjekjet reformuese dhe angazhimet letrare te Ibn Tejmijjes mbulojne nje
fushe te gjere e cila mund te permblidhet me poshte :
1-Ringjallja e besimit dhe kapja pas Teuhidit.
2-Crrenjosja e besimeve dhe zakoneve panteike.
3-Kriticizmi i filozofise, logjikes silogjike [sipas se ciles nxirret nje
perfundim ne baze te dy gjykimeve te dhena me pare] dhe dialektike, me
qellim qe te nxjerre ne pah superioritetin e Kuranit dhe Sunnetit.
4-Shfarrosja e besimeve jo-Islame permes refuzimit te Krishterizmit dhe
Shiizmit.
5-Riperteritja e mendimit Islam dhe e shkencave te tij.
Numri total i veprave te Ibn Tejmijjes eshte 621 dhe shume prej shkrimeve
te tij jane humbur. Disa prej shkrimeve te Ibn Tejmijjes se bashku me temat
qe trajtojne jane si me poshte :
1- Exh-xheuab es-sahijh limen bedele Dijn el-Mesijh. [Pergjigja e sakte per
ate qe ndryshoi Fene e Mesihut].
2- Redd-ul Mentikijjin. [Pergenjeshtrim i Logjisteve].
3- Kitab es-sejaseh esh-Sharijah. [Trajtim i teorive politike dhe qeveria ne
Islam].
4- Minhexh es-Sunnah en-Nebeuijeh. [ Rruga e Sunnizmit. Refuzim i besimeve shiite, i shkruar si kunderpergjigje ndaj Minhexh el-Karamah te Ibnul Mutahir el-Hil-li ].
5- Zijareh el-Kubur. [Kritike ndaj veprave te shenjtoreve, ndermjetesimit,
besimeve dogamatike dhe supersticioziteteve].
6- Mexhmuat er-Resail el-Kubra. [Ky liber permban artikuj mbi ceshtje te
ndryshme].
7- Mexhmuatul Fetaua [Koleksion fetauash mbi ceshtje te ndryshme].
8- Mexhmuat er-Resail uel-Mesail [ Permban artikuj dhe mendime , fetua mbi
ceshtje te ndryshme].
9- Mexhmuat Shejkhul Islam Ahmed Ibn Tejmijje. [Permban diskutime mbi
jurispundencen Islame dhe mendime / fetua te Ibn Tejmijjes.]
Perfundim.
Po e perfundojme me fjalet e Meulana Ebul-Hasen Ali En-Nedeuij i cili e ka
pershkruar Ibn Tejmijjen me cilesite me te ndritshme :
Ibn Tejmijje interpretoi Kuranin dhe Sunnetin, vendosi superioritetin e
Islamit mbi herezine [devijimin dhe humbjen] konceptet filozofike dhe
besimet e tjera, dhe kontribuoi ne ringjalljen e paster te fese pas nje
studimi te thelle qe ishte i domosdoshem per hedhjen drite mbi fete dhe mbi
epshet intelektuale te kohes. Duke kerkuar qe te parakaloje kundershtaret e
tij, ai e zoteroi metodologjine prej atyre te cilet e sulmonin Islamin. Ne
fakt mesimet e tij, dija e gjithanshme , arritjet e tij intelektuale dhe
forca [qendresa] e tij mendore gjithmone i linte kundershtaret e tij te
perulur. [A.H.A. Nedeuij. Shpetimtaret e shpirtit Islamik. Fq 24. vol:2.
Akademia e kerkimeve dhe publikimeve Islamike , Luknow. Indi, 1974.]
Te paket jane ata qe mund te pyesin se perse dijetaret e sotem edhe ata me
te hershmit e kane lavderuar Imam Ibn Tejmijjen me konsiderata si shpirti
udheheqes i shekullit, Kurora e dijetareve, I fundit prej dijetareve te
ndricuar.
Krijoni Kontakt