Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Klodi,
    e ndava temen me dysh ne menyre qe te mund te diskutojme llogjikisht dhe gjakftohte mbi menyren e trajtimit qe i bejne shqiptaret apo greket historise kombetare.

    [eni]


    ************

    Eni,

    une kete artikull, Minoritetet ne Greqi - Arvanitasit! (nga nje botim grek) e kam sjelle qellimisht, se kam pare ketu ne forum qe thuhet se Greqia mohon minoritetet. Tashti, duke mos patur ndonje interes jetik ne politike, sidomos ate ballkanike, une ate teme edhe pse me vrau veshin, nuk mund ta pranoja, pasi nuk dija detaje te zhvillimeve politike te Greqise!

    Keshtu qe kerkova edhe gjeta kete artikull, bere nga GHM-ja (Greek-helsinki Monitor of human rights). Artikulli eshte perpunuar nga kjo zyre e te drejtave njerezore te pakicave kombetare ne Greqi, hartuesit e se ciles pjeserisht jane greke edhe te tjere perendimore te Human Rights Movement.

    Arsyeja e dyte, eshte perpjekja ime qe ne forumin e historise te mund te shohim edhe veten nga kendveshtrimi i te tjereve, dicka shume e rendesishme ne vetenjohjen.

    shpresoj te sjelle edhe artikuj te tjere!

    shendet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 10-02-2003 mė 14:18

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Te jap te drejte kur thua se duhet te shikojme dhe qendrimet e te tjereve, e jo vetem tonat.

    Me 1987 ne Greqi u hap nje debat i zjarrte mbi ekzistencen e pakicave kombetare ne vend, nxitur nga protesten dhe apeli qe nje grup deputetesh turq, perfaqesues te disa organizatave maqedonase dhe nje pjese nga Komuniteti i Helsinkit Grek, i bene kryetarit te parlamentit grek.
    Shtysa kryesore e ketij debati ishte: Greqia nuk njeh pranine e pakicave kombėtare nė territorin e vet.
    Nenshkruesit i bejne thirrje shtetit grek qe te njohe ekzistencen e pakicave maqedone dhe turke, te ratifikoje Konventen Kuader per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare te Keshillit te Evropes pa kushte per zbatimin e saj dhe te zbatoje parimet e Konventes si dhe te dokumenteve perkatese te OSBE-se me qėllim nderprerjen e gjithe formave teė diskriminimit apo persekutimit te pjesemarresve te ketyre pakicave dhe respektimin e te drejtave te tyre.

    Cila ishte pergjigja e disa politikaneve grek ndaj Apelit sipas burimeve greke?

    Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Nė Greqi nuk ka as pakicė turke, as maqedone. Ekziston vetėm njė pakicė fetare myslimane. Ēdo sajesė, sidomos nė kėtė moment, u shėrben qėllimeve tė tjera dhe me tė do tė merremi nė mėnyrėn e duhur."

    Ministri pėr Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do tė dėshtojnė."

    Ministri i Jashtėm grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, qė ndodhet nė njė rajon tė vėshtirė, ndjek njė politikė shėmbullore nė drejtim tė pakicave."

    Kurse ish ministri i Maqedonisė dhe Thrakės Stelios Papathemelis deklaroi: "Me duhet t’ua them nė gjuhėn e tyre ‘Ai sihtir’ [P...!]." Udhėheqėsi i KKE i shtoi njė version tjetėr motivit tė Apelit. Ai theksoi: "Besojmė se publikimii njė deklarate tė tillė ka mė pak lidhje me pėrvjetorin e rivendosjes sė demokracisė sesa me dialogun qė po zhvillohet midis Greqisė dhe Turqisė. Ajo i krijon mundėsinė Amerikės tė imponojė kushtet e veta pėr dialog. Ata qė guxuan tė ndėrmarrin njė veprim tė tillė mund tė gjenden jo vetėm nė Greqi."

    Gazeta Eleftherotypia botoi njė artikull shkruar nga profesor Nikolas Stavru, grekoamerikan nė lidhje me Shtetet e Bashkuara qė qėndrojnė mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan se mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronėt e vet nė Uashington me mbėshtetjen e "industrisė" sė tė drejtave tė njeriut nė Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj nė Greqi. Kjo deklaratė, e cila ua hedh fajin Shteteve tė Bashkuara i ngjan deklarimit tė kryetarit tė parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr Sėrbisė. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e kthejnė Evropėn nė kohėn e Luftės sė Ftohtė," deklamoi ai. "Duhet t’i japim fund qėnies sonė pre e njė fuqie [SHBA] e cila nuk do qė Evropa tė qėndrojė me kėmbėt e veta."


    Ne fund, Komiteti grek i Helsinkit e ka perkrahur idene e ekzistences se minoriteteve ne Greqi. Por ky komunitet nuk eshte "zeri zyrtar" i shtetit grek.


    Pra a njeh zyrtarisht shteti grek ekzistencen e pakicave kombetare ne territorin e vet?

    Shpresoj te vazhdosh shkrimin pasi ehste teper interesant,pare qe eshte hartuar nga studiues grek te Komunitetit te Helsinkit per Greqine

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Serish,

    une nuk habitem me arrogancat e "nacionaliteteve" ne Ballkan. Ato kurresesi nuk mund te jene nje suprize.

    Ajo qe duhet kuptuar, mendoj une, eshte se ne nuk jemi larg periudhes prej ku linden shtetet ballkanike, edhe dolen nacionet greke, serbe, shqiptare, maqedonase etj, te periudhes moderne te historise.

    Sic e theskson edhe artikulli, greqia (edhe cdo vend Ballkanik), por sidomos nje tradite si ajo e greqise, eshte normale te kete kaluar ne faze mbijetese, ku si mjete jane perdorur edhe ekstreme (po te shihen me metrat e sotshem te te drejtave te njeriut) per nje njesim edhe formim te fytyres kombetare te shteteve respektive.

    Pastaj qe nga mesjeta ka qene nje politike apo propagande keqkutptuese, ku te qenit ortodoks eshte lidhur, per arsye mbijetese me te qenit grek. Kjo gje u be ne baze, sic e di edhe ti vete shume mire, te marreveshjes turko-krishtere, edhe turqit vete u bazuan ne pasurine edhe ndikimin e madh te termit Helen, te perdorur qe nga periudhet klasike te Europes, ku me helene perfshiheshin shume nacionalitete, pa problem.

    Keshtu qe edhe nacionalizmi ne kuptimin engushte te fjales, grek i pas revolucionit 1828, pati veshtiresi natyrale ne gjetjen e kuptimit se cfare eshte edhe cfare nuk eshte helene.

    keto tipare nuk duhen harruar kurre, them une!

    Tashti, po pati mundesi, bej si bej, e fshiji te gjitha keto nderhyrje, qe te mos i prishet bukuria artikullit paksa te gjate.

    flm!

Tema tė Ngjashme

  1. Riretushimi i historisė
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 17:34
  2. Shtrembrimi i Historise
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 16:10
  3. Librat e historisė sė Kosovės heqin mitet kombėtare
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  4. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •