Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Fshati Tërnje: Nje masakër e treguar me ndryshe !!!

    Deshmitari K-41: Kemi masakruar edhe femije

    Masakra ne terrnje
    Evokimi i kujtimeve gjatë mëngjesit të 25 marsit 1999

    Në mëngjesin e 25.03.1999 heret në mëngjes kur u zgjuam , kurgja nuk kemi parë po ulemi unë e shoqja po e shikojm kunaten duke qitur(gatuar) buk për neve dhe për musafiret që i kishim, nëpër oborr lëviznin Murati dhe Shabani por unë nuk kamë ditë kurgja kunata(Refkija) shkoi në katin e dytë për me marrë diçka dhe në atë moment e thirri të shoqen(Shemsijen) dhe shemsija më thirri mua dhe po shikojmë për dritare dhe po i vrej se ushtrija serbe ishte stacionuar në breg te ara e Nazim Llapatinces afër
    vneshtave të tarazhdes te lisi ishin stacionuar një Prag dhe një Tank dhe shumë ushtar.por duke shikuar më poshtë ushtria serbe ja kishte mësy fshatin dhe ate më tri drejtim nër shtepija të Vocëve(nër fshat),mbi vresht dhe ate u ndan në dy drejtime dhe e treta kolon mbi shkollë te shtepija e Maliq Vocit dhe në atë momentë e kishte plagosur.
    Në atë moment zbrita posht dhe nisa me i que fëmijt prej gjumit dhe gjër sa i qova prej shkollës ushtrija serbe arriten te dera e axhës Musli dhe aty u stacionuan dhe vëzhgojshin urën për Nëpërbisht dhe për Mamush dhe neve na u bllokuar rruga për me
    u larguar nga shëpia dhe baba në pyti çka do të bajm, dhe u thash se jemi blokuar dhe ma mire po hym mnbrenda dhe ashtu vepruam dhe ne mashqit shkuan në ode , kurse grate dhe fëmijt hyn në dhomë të shporetit Kurse pak ma pare kishin ardhur axha
    Haki, djali i mixhes Bekimi dhe Shkelzen Gashi po tregojn se e kishin plagosun Maliq Vocin. Duke hyr mbrenda, në oborrin e axhës Musli u ndëgjua një bërtim dhe rrafale të automatikut.Mbasi kemi hy mbrenda filluan të hyn(ushtrija serbe)nga dyert e oborrit
    dhe nga mbrapa shtepis fillua të gjuajn me automatic nëpër dritare dhe mure të shtepisdhe hyn në koridor me automatin duke shprazur shangjerat me plumba dhe njër i tha ati ushtari në koridor hedhja bomben dhe ik (baci bombu budallo jednu i bezhi) dhe ai
    veproji ashtu ne që ishim 12.(dymbdhjet veta të gjithë meshkuj)shpetuam. Por kur shkuan në shtepin tjetër që ishin grat dhe fëmijë u ndëgjua një bërtim dhe automatiku nuk pushonin duke hedhur plunba.E kishin thyer dritaren dhe e kishin rrotulluar auto-
    matikun në mënyr të ti vriste krejt që ishin atu.Por për fatë ato (grat dhe fëmij)ishin strukur mbas shporetit dhe nën dritare dhe nëpër qoshke dhe kishin pshtuar.E hedhin bomben në koridor dhe aty plagoset gruaja e nipit Azeminja që ishte musafire.prej bombës ushtrija serbe grat dhe fëmij dojn me i nxjerr jasht në oborr por këto dalim prej dhomës së shporetit nëpër koridor ku kishte shpërthyer bomba dhe hynë në dhomën tjetër por në atëmoment kishin mbetur dy fëmijë jashtë në koridor dhe Shemsija del dhe i merr por në atë moment në derë kishtev qillua një ushtar sërb dhe me automatik e vret Shemsijen dhe Votimin 7 vjeçar dhe e plagos Emën.
    Kur Ushtrija serbe shkojti nga oborri i jonë në oborr të kojshis , Baba dhe axha Haki dulen nga oda baba shkojti te grat dhe fëmijt dhe axha Haki shkojti në oborrin e axhës Musli. Baba tregojti se te grat e kishin vra Shemsijen dhe Votimin dhe e kishin plagosur
    Emën dhe Azeminen kurse Axha Haki tregojti se në oborrin e axhër Musli kishin ba kërdi kishin pushkatuar të gjithë.Në atë moment dulem jasht ,plemes ja kishin vu zjarrin dhe ishte duke djegur e hedha një sy nga shtëpija e axhës Nuhi,shtepija ishte duke djegur.
    Oda me ahër po njashtu duke djegur një lop duke qitur ujë se po digjke në atë moment Erdhen reja e axhës Nuhi dhe treguan për masakren që ashtë bër po tregojn se prej shtëpis së Hamziut e gjër te lumi janë vra: Bahrija,Ahmoni dhe Besarta Gashi,Ramadani
    Refija dhe Behare Krasniqi dhe Rahime Voci dhe është plagosur Fetije Krasniqi dhe duke ikur lumit te posht Ushtrija serbe i ka zën dhe ka nxjerr prej lumit dhe i ka nda 4 burra dhe grat dhe fëmijt I ka këthy në shtepi mbasi kan hec pak burrat i ka pushkatuar dhe këta janë: Shaban Gashi,Hamzi Gashi, Refki Rexhaj dhe Muhamet Krasniqi.Në oborrin e axhës Musli i kanë pushkatuar këta persona: Musli Gashi,Shefkinaze Gashi,Shyqeri Gashi,Sedat Gashi,Habibe Fisnik Gashi,Natyra Gashi,Emir Gashi,Hyra Gashi,Luljeta Gashi,Selvete Gashi,Lumturije Gashi Blerta Gashi,Xhyzide Byrtyqi,Shqipe dhe Altin Bytyqi ,ndërsa janë plagosur Nexhat Bytyqi dhe Ismet Gashi.
    Janë vra dhe Musli Voci,Ali Voci Allëtane Krasniqi dhe është plagosur gruaja e Avdi Vocit(Feride Voci).Rrugës te shkolla është vra dhe Arben Gashi.Prej atij momenti nuk kemi guxuar të dalim jasht se ushtrija serbe prej bregut ku ishte stacionuar çdo lëvizje (nëpër oborr)na goditke me snajper.Në mbërmje ka ora 18,30 u nisem me shkue në Leshan me u bashkur me popullatën
    Por ushtarën sërb erdhen nga ura dhe zun axhen Haki dhe e vran dhe prej udhës për dere të oborrit të axhes Rasim në oborrin ton e vrajten dhe dajen Mehmet Limanin. Dhe atë nat e bënim në shtepi.
    Të nesërmën e 26.03.1999. diku kah ora 6,oo e diçka u nuisem në Leshan Në breg ku ishin stacionua ushtrija serbe po shprasëshin diçka dhe ne murrëm rrugën për në Leshan Mbi 70 vetë shkuam në Leshan dhe u vendosen nëpër miqësi kurse në
    shtepi ngeli babai (Bajram Gashi),në tavan të shtepis mbeti Murat Gashi,Bekim Gashi dhe Shkelzen Gashi, kuse në podrumin e axhes Nuhi mbeten Xhula Gashi bashkë me fëmijt: Liridonin,Meritet dhe Arditen dhe Sanije Gashi me djalin Nazmiun.Kurse nga shtepija e axhës Musli kishte mbetur Ismet Gashi i plagosur. Në Leshan shkuam te motra dhe hangrem buk mbas 36.e diçka orëve.mbasandej shkuan dhe u vendosem te Xhemajli Kryeziu duke shpresuar se do të vin natën Baba me të tjerët që kishin mbetur në shtepi në Tërrnje.Të nesërmën në mëngjes erdhi vllau Murati ,Bekimi dhe Shkëlzeni dhe i pytëm për të tjerën(do më then me datën27.03.1999)që kishin mbetur në shtepi.
    Me datën 28.03.1999 erdhen në Leshan edhe Baba(Bajrami)kah ora 11,00 në shtepin ku ishim strehuar te Xhemajli Kryeziu dhe tregoi se në Leshan kishte ardhur prom kah ora 24,00 bashk me Ismetin,Xhylen,Liridonin,Meriten dhe Arditen dhe Sanijen bashk me Nazmiun.Në Leshan me datën 28.03.1999.Kahë ora 12,30 hynen forcat sërbe dhe nisen me djeg fshatin dhe erdh lajmi se po na tubojn në oborr të shkollës por na dulem bashk me turmen që ishte nisur nëpër oborre dhe shkuam te verrat prej verrave u shike tym e flak që i shkonte fshatin Në oborr të shkollës u ndëgjua bërtim por pa pasoj.Të verrat edhi lajmi se rruga për në Sopi e në Mushtisht është e hapur .Do të rij filluan të shkojn lumit përpjet mbas pak u ndëgjua një rafal dhe aty ishin plagosur në kamion Jeton dhe Valon Balaj dhe Feride Muhaxheri.
    Prej verrave u nis turma lumit përpjet dhe unë me familje u nisa dhe shkuam në f.Gjinoc dhe aty kemi pitem ujë dhe kemi pushuar një orë, u nisem për në Dubran do shkuan për në Sellograzhd , Grejkovc dhe na ngelem në Dubrad na vendosen në një shtepi(në shtepin e Beqir Gashit). Diku pas mesnate kah ora l,00 erdhë lajmi se duhet me shkue në Llanisht(29.03.1999) prej Dubravës e gjër të reka e Buzhales kemi shkue me një kamion prej rekës së Buzhales e gjër në Llanisht kemi shkuar në këmbë.Në llanisht (te lumi ka ardhur me na vizituar miku i Gelancit Baki Devetaku I cili ishte vendosur në një shtepi në Llanisht dhe na muar në atë shtepi të cilën kemi fjetur 10 net. Me datën 7.04.1999 në oren 20,00 kemi fillua të zbresin në Savrov ku kemi kaluar naten.
    Me date 8.04.1999 në oren 8,00 kemi mbrri në Gelanc.aty kemi ndejtur gjër më 12.05.1999. kur jemi nusur për në shqipri 6,oo.Në Kukës kemi mrri diku kah ora 11,00.Në Shqipëri kemi ndejt deri më 25.06.1999 Kemi ardhur në shtepi me datën 26.06.1999. ku atë ditë i kemi varrosur eshtrat e Shemsijes,Arbenit dhe Votimit. Të nesërmen 27.06.1999.janë varrosur edhe Ali Voci,Allëtane Krasniqi.Me 31.07.1999 bëhet rivarrimi i 6 kufomave që ishin Sjell nga Brezna e Opojes të cilët ushtrija serbe për me ja humb gjurmet krimit.
    I kishte que në mal të Brezne afër kufinit prej tyre janë rivarros 4 në Tërrnje dhe këto jan:
    Bahrije ,Ajmane dhe Besarta Gashi dhe Rahime Voci dhe dy janë rivarrosur në Sdudençan dhe këto janë:Refije dhe Behare Krasniqi.
    Me 14.08.1999 janë rivarrosRefki Rexhaj Shaban Gashi dhe Hamzi Gashi dhe është Rivarros Nuhi Rexhepi në fshatin Radbrav i cili është vra nën fshatin Tërrnje me 27.03.1999.duke ardhur prej fshatit Mamush.Këto 4 kufoma i kanë varros Vet ushtrija serbe nën varreza të fshatit Tërrnje me bullduzher i kishte vu nga një drras dhe i kishte shkrua me do numëra me ngjyr të kuqe.
    Me datën 28.03.1999 rrugës duke shkuar prej Leshanit në drejtim të Gjinocit vritet Qazim Llapatinca dhe të nesërmen varroset në Vraniq kurse në Leshan pushkatohet edhe banoret nga fshati Tërrne dhe këta janë Kasum dhe Besnik Muhaxheri
    Ushtrija serbe i kiste varrosur në varrezat e fashatit në Leshan. Mirsad Llapatincen e kanë vra pasi turmen e kanë dëbuar për në shqipëri dhe e kanë varros në oborrin e vet në Tërrne.Hajrije Muhaxheri,Xhemajli Vranovci dhe Hazize Vranovci janë të zhdukur.Me datën 10 prill 1999 Rexhep Voci largohet nga Gelanci në drejtin të Tërrnes dhe ma për këtë nuk dihet kugja dhe ky nihet si i zhdukur
    Me datën 30 prill 1999 një pjes e populates ç’vendosen prej Budakovës dhe dojnë me shkue për në Gelanc por natën vonë hasen në prit nga forcat serbe në fshatin Vraniq prej krismave vritet një grua nga Reshtani dhe të nesërmën forcat serbe (01.05.1999)I ndajnë
    Prej turmës një mashkul nga Reshtani dhe një nga Savrova dhe dy meshkuj nga Tërrna dhe këta : Muhamet Jetullah Balaj dhe Jeton Muhamet Balaj të tjerët i përcjellin deri te Shkolla e Bukoshit dhe i shtin në autobus dhe i dërgojn për në shqipëri.Kurse ata që i ndan i kanë pushkatuar te shkolla e Bukoshit.Muhame Balaj dhe Jeton Balaj janë rivarrosur në f.Tërrne 09.1999 nga Rahoveci
    Pasi që e kanë krye ekspertizen e AND-së.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Deshmija qe tronditi Hagen.


    Tmerri ne fshatin Termje


    Taraxha (Tërnja, ose Termje)
    Shtrihet rreth 8 km në jugperëndim të Therandës. Është vendbanim i tipit të grumbulluar, në një luginë afër kodrës së afërt.

    Sipërfaqja: 467 ha, 48 ari, 45 m.

    Familjet: Vranoci, Llapatinca (Muhaxheri), Obrazhda, Gashi, Balaj, Rexhaj, Voci, Shaqiri, Vraniqi, Shabanaj, Sofra etj.


    Mikrotoponimet më karakteristike: Zabeli i Pashës, Lesku, Nërjaz, Livadhe të Thata, Ugaret, Rruga e Nëpërbishtit, Rrezina, Resula, Tuma, Arat e Gjata, Arat e Mëdha, Brelloci, Kulla e Ali Haj-dciht etj.

    Tërë lokaliteti rreth këtij vendbanimi ishte i banuar që nga antikiteti. Jo larg tij janë zbuluar gjurmët e vendbanimeve ilire, si p.sh. në Hisar, Tarazhdë, Gjinoc, Leshan etj.

    Para agresionit serb fshati kishte 120 shtëpi me rreth 1200 banorë shqiptarë. Më 24 e 25 mars të vitit 1999 forcat paramilitare serbe rrethuan fshatin. Aty pushteti serb vranë e masakruan atë natë 46 civilë, pleq, gra e fëmijë të moshave të ndryshme dhe gjinive të ndryshme, në mesin e tyre kishte edhe 9 mysafirë nga Gurra (Studençani) dhe 1 mysafir nga Qëndresati (Randobrava) që ishin strehuar aty. Vetëm nga ky vendbanim janë vrarë 29 persona. Pastaj, ato ia vunë zjarrin fshatit dhe i dogjën 90% të shtëpive pothuajse në tërësi. U dogj dhe u shkatërrua shkolla fillore me dokumentacionin dhe bibliotekën e saj, shtëpia e kulturës etj. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 kishte 1270 banorë.

    Sipas raportit të Human Right Watch, në fshatin Tërrne, gjashtë kilometra në jugperëndim të Suharekës, do të gjenin vdekjen të paktën njëzetë e katër persona, sipas shënimit tjetër deri në tridhjetë e gjashtë persona, duke përshirë edhe shtatë fëmijë të moshës pesëmbëdhjetë vjeç, madje edhe më të vegjël. Kjo ngjarje ka ndodhur më 25 mars, në ora 6 të mëngjesit. Trupat e tyre kriminelet i kishin tërhequr.

    Kjo eshte deshmia tronditese e njerit nder ata qe moren pjese direkte ne krimet e kryera ne Kosove.Eshte deshmia pothuajse kryesore qe ka qene ne procesin kunder Millosheviqit,e sigurisht qe do te jete edhe deshmi ndaj tjereve kriminele qe gjenden ne Hage ose ende jane te lire.Eshte deshmi e dores se pare,pershkruhen edhe detajet.Ky ushtar qe deshmon eshte malazez dhe ka sherbyer ne kohen e luftes ne Kosove.Ne pamundesi per te marre pasaporte per te udhetuar per ne Hage nga policia sepse si duket policia ishte ne dijeni se ky do deshmoje,ky deshmon me video-lidhje nga nje vend tjeter drejtperdrejt ne gjygjin e Hages.Eshte person i mbrojtur ne kete deshmi me shifren K41 mirepo ndoshta edhe ne te ardhmen edhe ky do te gjindet ne Hage ne karriken e te akuzuarit per krime lufte,e ndoshta edhe per gjenocid.Deshmia e tij ka tronditur jo vetem Hagen dhe boten perendimore mirepo edhe vet Serbine sepse nje mendje e shendoshe sigurisht nuk mund te shkoj aq larg sa kan shkuar veprimet konkrete te disa krimineleve.




    Prokurori Rainfeld: Zoteri K-41 a keni qene ndonjehere te denuar per qfaredo lloj vepre te paligjshme,a keni qene ndonjehere ne gjygj per ndonje veper?

    Deshmitari K-41: Jo.

    Prokurori Rainfeld: A keni poseduar ndonjehere pasaporte?

    Deshmitari K-41: Jo,skam pasur.

    Prokurori Rainfeld: A keni pasur pasaporte qe te mund te udhetonit ne gjygjin e Hages per te dhene kete deshmi?

    Deshmitari K-41: Nuk kam mundur ta nxjerr pasaporten,koha ka qene shume e shkurter.

    Prokurori Rainfeld: Siq kam kuptuar une kerkesa per tu pajisur me pasaporte duhet te dorezohet ne polici,a eshte e vertete?

    Deshmitari K-41: E vertete.

    Prokurori Rainfeld: A ka ndonje arsye qe ti ske dashur te paraqitesh ne polici per te marre pasaporte?

    Deshmitari K-41: Po egziston nje arsye qe nuk kam shkuar atje.Arsyeja eshte se para 2 muajve ata(policet)kishin qene ne shtepine time per te me kerkuar,per kete u njoftova nga vellai im dhe pastaj kerkova ndihmen e nje kusheriri te ma zgjidh ate problem pasiqe nuk e dija se per qka eshte fjala.

    Prokurori Rainfeld: Zoteri K-41,me sa kuptova ti ke filluar sherbimin tuaj ne armeten jugosllave prej dates 17 mars 1998?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: Sa ju kane zgjatur ushtrimet para se te ju dergojne ne Kosove?

    Deshmitari K-41: Ushtrimet kane zgjatur 3 muaj e 20 dite.Me vone qendruam deri me 9 dhjetor kur edhe mu be transferimi ne brigaden 549 te motorizuar ne Prizren.

    Prokurori Rainfeld: Dhe kush ishte komandant i brigades 549 te motorizuar ne Prizren?

    Deshmitari K-41: Komandant ishte togeri Bozhidar Delic.

    Prokurori Rainfeld: A e dini ju si pjestare i kesaj brigade se cilat zona ne kete rrethine ishin nen pergjegjsine e kesaj brigade?

    Deshmitari K-41: Po,zona jone e pergjegjesise ishte Prizreni,Suhareka,Rahoveci deri ne kufi,Dragashi si dhe rrethina e Prizrenit deri ne kufirin me Shqiperine.

    Prokurori Rainfeld: Brenda kesaj brigade ka egzistuar bataljoni dhe ceta per logjistike.A keni qene ju pjestar i kesaj cete.

    Deshmitari K-41: Po.Une kam qene pjestar i kesaj cete.

    Prokurori Rainfeld: Cilat kane qene detyrat e juaja?

    Deshmitari K-41: Ceta jone ka pasur detyre mirmbajtjen e kamioneve edhe pse deri ne dhjetor kemi punuar edhe ne rregullimin e rrugeve,deri ne karaole,kemi qelur edhe kanalin per uje deri ne karaole,kemi bere sigurimin e ushqimit etj.

    Prokurori Rainfeld: Kush ishte komandant i ketij bataljoni per logjistike?

    Deshmitari K-41: Komandant i ketij bataljoni mbeshtetes(logjistike)te ciles edhe une i kam takuar ishte kapetani i klasit te pare Pavle Gavrilovic.

    Prokurori Rainfeld: Dhe ceta teknike nen kuadrin e ketij bataljoni kush ishte komandant i saj?

    Deshmitari K-41: Ishte nen komanden e Dragisha Jaqimovicit.

    Prokurori Rainfeld: A ka marre pjese edhe ceta juaj teknike(logjistike)ne operacione terreni?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: Dhe kur e keni bere kete kush merrte komanden per keto operacione terreni?

    Deshmitari K-41: Gjate ketyre operacioneve komanden e kishte Kozlina Rajko.

    Prokurori Rainfeld: Dhe sa gjate qendruat ju ne kete cete ne Prizren?

    Deshmitari K-41: Ne kete qete kam qendruar deri me 10 qershor 1999.

    Prokurori Rainfeld: Dhe pergjate kesaj periudhe d.m.th. prej 9 shtatorit 1998 deri me 10 qershor 1999 a keni marre ju personalisht pjese ne keto operacione terreni ose ne operacione ushtarake?

    Deshmitari K-41: Po.Kam marre pjese shume here.

    Prokurori Rainfeld: A ju kujtohet te keni marre pjese ne operacionin ne vendin e quajtur Lubizhd te Hasit?

    Deshmitari K-41: Po kam marre pjese ne kete operacion.

    Prokurori Rainfeld: Se pari,qka ne te vertet ka ndodhur atje ne kohen qe eshte kryer ky operacion?

    Deshmitari K-41: Ky operacion u ndermorr ne muajin dhjetor.Dhe neve na eshte thene te shkojme atje dhe te demonstrojme fuqine tone.Mirepo kur ne kemi mberritur ne kete fshat e kemi marre vesh se nuk eshte fjala per kurrfare demonstrimi te fuqise(manovra ushtarake).Kur kemi mberritur ne Lubizhde Has kemi kaluar permes ketij fshati dhe jemi pozicionuar permbi fshatin.Aty i kemi pergatitur pozicionimin dhe na eshte thene qe kush te mundohet te hyje ne kete fshat,dhe qdo levizje qe hetojme duhet te gjuajme ne ta.Dhe ketu qendruam tere diten deri ne mbremje dhe ne mbremje u terheqem dhe u vendosem ne shtepine e pare te fshatit.Nga ato shtepi na eshte thene qe ti perzeme njerzite nga shtepite e tyre qe te mund ne te kalonim naten ne ato shtepi.Pastaj ne mengjes parpe ktheheshim ne ato pozicione,pastaj ne mbremje prape ktheheshim ne shtepite e fshatit dhe keshtu deri ne mbremjen e ardhshme kur u terhoqem ne kazerme.

    Prokurori Rainfeld: Kush ju urdheroi per keto qe sapo i thate?

    Deshmitari K-41: Po,kjo ishte policia ushtarake ne komanden e Konjikovacit.Dhe ata na thane qe mbremjeve te vendosemi ne fshat dhe ti debojme banoret nga aty per te mundur ne te kalojme naten aty.

    Prokurori Rainfeld: Qe te jemi te qarte,a thuani ju qe ushtria dhe policia vepronin ne bashkepunim,kush i deboi keta njerez nga fshati?

    Deshmitari K-41: Po.kemi qene bashke ne shume fshatra,qeta jone kemi qene si te ndare nga policia ushtarake.Policia ushtarake qendronte poshte ne fshat,dhe ne mbremje kur ne zbritnim poshte ne fshat,na ipej urdheri qe ne bashke me policine ushtarake ti debojme fshataret te cilet i percillnin deri jashte fshatit policia ushtarake.

    Prokurori Rainfeld: Me vone a keni marre pjese ne nje operacion tjeter,ne shkurt te vitit 1999?

    Deshmitari K-41: Po kam marre pjese dhe me sa me kujtohet ishte ne fshatin Jeshkove.

    Prokurori Rainfeld: Mund te na pershkruani se qka ka ndodhur ne ate fshat Jeshkove?

    Deshmitari K-41: Ne fshatin Jeshkove ne kemi marre alarmin(uzbunu)diku rreth ores 3 dhe shkuam,nuk e dinim saktesisht se ku po shkonim.Kur te nesermen hypem ne kamiona dhe jemi derguar permbi kete fshat,komandanti yne na tha qe behet fjale per nje operacion ku do te marrin pjese rreth 700 ushtare dhe pjestaret e njesise speciale te policise.Dhe kur u vendosem ne pozicione permbi fshatin Jeshkove,filluan artilerija,topet kunderajror dhe "pragat"qe te gjuajne kete fshat.
    Kur mbaroi ky granatim ne u nisem qe ta pastrojme fshatin.Dhe kjo ka vazhduar ashtu deri ne mbremje.

    Prokurori Rainfeld: Sipas teje qka nenkuptonte kjo "me pastru fshatin".Si e keni kuptuar ju kete?

    Deshmitari K-41: Kuptuam se ne ate fsht askush sduhej te mbetej gjalle,sepse na eshte thene qe ne kete fshat nuk eshte kerkush perveq pjestareve te UCK-se.

    Prokurori Rainfeld: E nga ajo qe kuptuet me vone,a ju doli kjo e sakte?

    Deshmitari K-41: Ne kete aksion ashtu siq kam pare une kane qene 10 njerez te vdekur dhe asnje nga ata nuk ka pasur uniforme.Jo nuk ka patur UCK aty.

    Prokurori Rainfeld: Zoteri K-41.Thate qe ne fshat eshte gjuajtur me lloje te ndryshme armatimi.Mund te na thuani qfare lloj armatimi ka qene ky?

    Deshmitari K-41: Ka qene aramtim ushtarak,tankse,ishin te perfshire edhe topat kunderajror,si dhe "pragat",poashtu qe eshte armatim kunderajror.

    Prokurori Rainfeld: Pergjate ketij granatimi ose edhe ne fazen kur ju dhe ushtaret tjere hyte ne fshat e keni verejtur ndokend nga fshati te kete shtene ne ju?Me nje fjale a gjuajti kush me arme nga fshati ne ju?

    Deshmitari K-41: Jo nuk kam verejtur te kete gjuajtur kush ne ne,perveq se nje pjese e ushtarev ne grupin pas neve shtinin,menduam qe eshte UCK,kuptuam qe dikush ishte fshehur ne malin afer dhe pas saj ushtaret tane kishin filluar te gjuajne ne drejtim te nje njeriu aty ne mal.

    Prokurori Rainfeld: A e pate ju ate njeri,dhe nese po,a kishte pasur ai njeri uniforme?

    Deshmitari K-41: Jo kishte qene ne rroba civile dhe kur kishte dal nga mali i trembur i kishte ngritur duart larte.

    Prokurori Rainfeld: Ju thate qe personalisht keni pare 10 trupa te njerzve te vrare.A mund ta dini se ne tere ate operacion sa njerez jane vrare ne teresi?

    Deshmitari K-41: Siq kam marre vesh edhe nga ushtaret tjere aty ne tere ate operacion aty ishin vrare dikund 30 persona.E me syte e mi i kam pare 10.

    Prokurori Rainfeld: Faleminderit K-41.Tash do ju lus te na rrefeni per javen e fundit te muajit mars.A ju kujtohet se si kapetan Gavrilovic te ju kete japur urdhera per te kryer diqka?

    Deshmitari K-41: Po,me kujtohet,kjo ka ndodhur ne muajin mars,saktesishte daten nuk e di mirepo e di se ishte nate kur kishin filluar bombardimet nga ana e Nato-s.Ate nate rreth ores 21 ose 22 erdh kapetan Gavrilovici dhe na urdheroj qe te gjithe ushtaret te jene te pergatitur me te gjitha mjetet qe duheshin per lufte.

    Prokurori Rainfeld: Dhe a u pergatitet ju me te gjitha?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: A jeni nisur menjehere apo jeni nisur te nesermen ne mengjes?

    Deshmitari K-41: Nuk jemi nisur menjehere,jemi nisur te nesermen ne oret e hershme te mengjesit.

    Prokurori Rainfeld: Ku keni shkuar dhe si keni arritur deri atje?

    Deshmitari K-41: Ne kemi hyre neper kamione te nesermen dhe kemi shkuar permes fshatit Malesi e Re dhe kemi arritur deri tek kodrat e fshatit Termje,ne anen jugore te Termjes.

    Prokurori Rainfeld: Kur keni arritur atje sa ishte ora,perafersisht?

    Deshmitari K-41: Mendoj se ishte ora 4 ,heret ne mengjes.

    Prokurori Rainfeld: A keni pasur artileri te rende dhe armatim tjeter ne grupin e juaj te brigades 549 te motorizuar?

    Deshmitari K-41: Ne grupin tone ne kishim nje top kunderajror ne ate kodrine permbi Termje.

    Prokurori Rainfeld: Na thuani kur shkuat aty kush ishte nga komandantet e juaj aty me ju?

    Deshmitari K-41: Nga oficiret aty ishin komandanti i batalionit,Pavle Gavrilovic,zevendesi i tij Gligorevic,ishte edhe kapetan Jaqimovic,si dhe Kozlina Rajko,Delic,dhe nje Miroslav,emrin e sakte nuk ia di.

    Prokurori Rainfeld: Dhe ne keto momente kush komandonte me ju?

    Deshmitari K-41: Ne ne keto situata kur shkonim ne ndonje operacion komandimin e merrte Kozlina Rajko.

    Prokurori Rainfeld: E policija?

    Deshmitari K-41: Jo,ne kete rast i pranishem ishte vetem nje polic,me duket se ishte nga fshati Novake,sepse si duket e njihte terrenin e per ate shkak edhe e kishin derguar me neve.

    Prokurori Rainfeld: Pra ky ishte nje operacion ne teresi i ushtrise ,me pjesmarrjen e vetem nje polici?

    Deshmitari K-41: Po,ashtu eshte.

    Prokurori Rainfeld: Mund te na pershkruani se perveq ketyre qe i permendet me larte,sa ceta,ose bataljone kane marre pjese ne kete operacion?

    Deshmitari K-41: Me sa me kujtohet,ishin 3 ceta,tre komandant qe i komandonin keto ceta,dhe ne to perafersisht ishin diku prej 80 deri 100 ushtare.

    Prokurori Rainfeld: Ne rregull.Mund te na thuani tash shkurtimisht,rrefeni ate qe ka ndodhur me fjalet tua,kur filloj kjo,kush qka beri etj?

    Deshmitari K-41: Ne mengjes kur kemi arritur ne ate koder kemi zbritur nga kamioni,jane fshehur kamionet qe te mos mund te shihen.Ne koder eshte vendosur topi kunderajror ne ate pozicion qe te mund te kete efekt ne tere fshatin.Pas kesaj ne kemi pritur aty ne koder,me oficeret tone dhe kapetan Gavrilovici ju foli oficereve qe te ju jap urdherat.Oficeret u afruan te Gavrilovici dhe ky i pyeti qe a jane te gatshem ushtaretper aksion.Ata iu pergjigjen "po"dhe pas kesaj ai drejtoi doren kah fshati Termje dhe tha"sot ketu askush sduhet te mbetet i gjalle" dhe pas kesaj oficeret pasi e moren komanden u nisen ne drejtim tonin.

    Prokurori Rainfeld: Ku qendronit ju derisa Gavrilovic i dha keto urdhera oficereve?A e degjuat ju personalisht?

    Deshmitari K-41: Po,une isha aty,3 ose 4 metra larg kapetanit Gavrilovic dhe Kozlines,aty ishin edhe tjere ushtare perreth meje qe i degjuan keto fjale.

    Prokurori Rainfeld:Pasi i dha keto urdhera,qka ndodhi me pastaj?

    Deshmitari K-41: Pasi u dhane keto urdhera oficeret me ushtare u nisen drejt fshatit dhe nje oficer me disa ushtare qendroi ne koder.Duke zbritur teposhte tere ushtria e mori vesh se per qka eshte fjala dhe duke u afruar kah fshati ne menyren duke zene pozicione dhe ashtu arritem deri tek fshati.Gjate zbritjes ne fshat e pashe me ne periferi te fshatit nje fshatar qe mbante nje torbe,me siguri kishte ushqim ne te.Pastaj degjova nje rafal automatiku dhe pashe kete njeri duke rene ne toke i vdekur.Pas kesaj filloi granatimi ne fshat me topin kunderajror.Kjo vazhdoi panderprere perreth 20 minuta dhe pas kesaj kohe ne kemi hyre ne fshat.Kur hyme ne fshat pame dy kolona fshataresh te tmerruar,njera kolone ishte nisur ne drejtim te fshatit Leshan dhe grupi tjeter ne drejtim te majte kah fshati Potok.

    Prokurori Rainfeld: Kush e vrau fshatarin qe kishte torben ne shpine?

    Deshmitari K-41: Oficeri yne Kozlina.

    Prokurori Rainfeld: A e pate ju kete?

    Deshmitari K-41: Po ne e pame kur ai shtiu ne ate fshatar.

    Prokurori Rainfeld: Pergjate granatimit te fshatit me top kunderajror ose pas kesaj a i keni pare fshataret.Qka benin ata?

    Deshmitari K-41: Per fshataret qe une i pashe tregova me larte ata ishin duke ikur te frikesuar,ne drejtim te Leshanit dhe ne drejtim te Potokut.

    Prokurori Rainfeld: Qfare bete ju dhe ushtaret tjere derisa zgjati granatimi?

    Deshmitari K-41: Sa zgjati granatimi une dhe ushtaret tjere rrinim ne pozicione afer dhe prisnim derrisa te ndalej granatimi qe ne hynim ne fshat.

    Prokurori Rainfeld: Kur hyte ne fshat pas granatimit,a takuat ndokend aty,a pate ndonje njeri?

    Deshmitari K-41: Momentin kur hyne ne fshat pame nje fshatar i cili vraponte ne mes shtepive diku 300 deri 400 metra larg nga ne,pastaj u degjua nje rafal dhe njeriu ra i vdekur ne toke.

    Prokurori Rainfeld: A e pate se kush qelloi ne te?

    Deshmitari K-41: Jo.

    Prokurori Rainfeld: Qfare ndodhi me pastaj?

    Deshmitari K-41: me se pari ne te hyre te fshatit ja vume flaken nje sane qe ishte aty,pastaj te ndare ne grupe ka 2 ose 3 ushtare filluam te hyme neper shtepite e fshatit.Shtepite i digjnim te gjitha me rend.

    Prokurori Rainfeld: Me urdher te kujt i benit keto?

    Deshmitari K-41: Me urdher te oficerit tone.

    Prokurori Rainfeld: Qka keni bere kur keni hyre ne shtepite radhazi,qka keni kerkuar?

    Deshmitari K-41: Kemi kerkuar mos ka mbetur ndonje njeri ne keto shtepi.Oficeri yne na i dha komandat qe ne grupe ka 2 ose 3 ushtare te hyjme e te kerkojme neper shtepi mos ka njeri brenda shtepive.

    Prokurori Rainfeld: Ne 10 ose 15 shtepite e para qe keni hyre a keni hasur ne ndoke,a keni gjetur diqka?

    Deshmitari K-41: Ne ato dhjete shtepite nuk kemi gjetur aske.

    Prokurori Rainfeld: Pasi i kontrollonit shtepite ju ja venit flaken qdo shtepije apo?

    Deshmitari K-41: Po,e vertete eshte.

    Prokurori Rainfeld: Ne njeren prej shtepive a ju kujtohet nje incident me nje njeri te moshuar.Qka ndodhi me ate plak?

    Deshmitari K-41: Po,me kujtohet ky rast.Ky plak ishte perndjekur nga shtepia dhe oficeri i thote nje ushtari ta vras kete plak,mirepo ushtari nuk mundi ta beje kete,dhe pastaj oficeri i ra me kondak te pushkes plakut dhe e mbyti,pasi u rrezua edhe nje rafal kokes ia dha dhe iu kthye ushtarit e i tha: "keshtu behet kjo pune".

    Prokurori Rainfeld: Cili ishte ky oficer qe e vrau kete plak?

    Deshmitari K-41: Ky ishte oficeri yne Kozlin,ndersa ushtari qe nuk deshi ta vras plakun ishte Milloshevic i cili tha"une smund ta vras kete njeri".

    Prokurori Rainfeld: Qka ndodhi me shtepine e ketij plaku?

    Deshmitari K-41: E dogjem,sikur shtepite tjera.

    Prokurori Rainfeld: A vazhduat pastaj shtepi me shtepi?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: A mund te na tregoni rastin kur keni hasur edhe ne fshatar tjere duke i kontrolluar shtepite?

    Deshmitari K-41: Po kur hyme ne nje oborr e pame se perdja nga dhoma brenda e nje shtepie levizi dhe ne e ditem qe eshte dikush brenda.Ne kete oborr ishte nje shtepi ne te majte dhe nje ne te djathte dhe kishte edhe nje garazhe aty ne te majte.Une me disa ushtare tjere hyme ne kete shtepi,ne shtepine qe ishte ne te djathte dhe njerezit qe ishin brenda i debuam dhe i vendosem ne oborr.

    Prokurori Rainfeld: Kush i deboi keta njerez dhe si u debuan?


    Deshmitari K-41: Ushtaret qe hyne ne shtepi.

    Prokurori Rainfeld: A ishit edhe ju ne mesin a ketyre ushtareve?

    Deshmitari K-41: Po,edhe une kam qene me ta qe kemi hyre ne shtepine e djathte.

    Prokurori Rainfeld: A ju keni drejtuer ketyre njerezve me tytet e pushkeve?

    Deshmitari K-41: Po,logjikisht,ne ju drejtonim tytat e pushkeve atyre,kur e hapnim deren ku ishin ata dhe ashtu me tyta te drejtuara i detyronim te dilnin jashte ne oborr.

    Prokurori Rainfeld: A dini se sa njerez ishin aty dhe mosha e tyre qfare ishte?

    Deshmitari K-41: Njerezit qe i debuam ne oborr mendoj qe ishin rreth 15 njerez.Kishte gra,pleq dhe me kujtohet ishte edhe nje foshnje qe e pashe.

    Prokurori Rainfeld: Si mendoni kur thuani foshnje?

    Deshmitari K-41: Po ashtu,ishte foshnje,ndoshta e kishte nje vit,ose ende nuk e kishte mbushur nje vit.

    Prokurori Rainfeld: Qka ju thate ketyre njerezve kur i debuat jashte?

    Deshmitari K-41: Kur dolen jashte oficeri yne i tha nje ushtari qe ta merr njerin nga meshkujt qe ishin aty te ulur ne oborr dhe i tha dergoje ne garazhe dhe pyete mos ka para me vete.Kur iu pergjigj fshatari qe nuk ka para ai i tha te kthehet dhe te ulet aty ku kishte qene me pare bashke me ata tjeret anetare.Disa ushtareve qe ishin aty iu tha oficeri qe te nisen ka dera e oborrit per te dal jashte,dhe ne qe ishim diku 4 ose 5 ushtare na tha te qendrojme me te.

    Prokurori Rainfeld: Para se te vazhdojme me tej.Perveq qe iu kerkua ketyer civileve para,a i pyeti ndokush per UCK?

    Deshmitari K-41: Po.I pyeten ku eshte UCK-ja,a ka ketu UCK,.Ata u pergjigjen qe ketu kurre nuk ka pasur UCK.

    Prokurori Rainfeld: Thate me heret se ishin me shume ushtare aty ne oborr dhe mbetet vetm 4 ose 5.Qka ndodhi me pastaj?

    Deshmitari K-41: Ushtaret tjere u nisen,dhe ne qe mbetem aty 4 ose 5,sa mbetem,oficeri na urdheroi te shtiejme ne kete grup te civileve qe ishin ne oborr,dhe qe ishin para neve.

    Prokurori Rainfeld: A e bete ju kete?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: Kush gjuajti ,kush shtiu ne keta njerez?

    Deshmitari K-41: Gjuajti,shtiu oficeri yne dhe ne 4,5 ushtaret qe ishim aty.Te gjithe shtiem ne ta.

    Prokurori Rainfeld: Edhe ti?

    Deshmitari K-41: Po,edhe une.

    Prokurori Rainfeld: A gjuajtet ne te gjitha viktimat qe ishin aty?

    Deshmitari K-41: Po,grupi yne aq sa ishim gjuajtem ne te gjithe ata qe i patem perpara.

    Prokurori Rainfeld: Qka ndodhi me keta njerez qe ju pushkatuat?Nese ju kujtohet?

    Deshmitari K-41: Te gjithe njerezit ne te cilet ne gjuajtem me arme filluan te bien ne toke njeri prane tjetrit,dhe me se shumti qe me ka mbetur ne mendje eshte foshnja e vogel e cila ishte goditur me tre plumba dhe leshonte nje klithme te paimagjinueshme.

    Prokurori Rainfeld: Do te thote qfare ndodhi me keta njerez?


    Deshmitari K-41: Nuk e di ata i vrame aty.Une doja qe sa me shpejt te largohem nga ai vend.Pas kesaj oficeri yne na urdheroi qe ta kontrollojme dhe shtepine qe ishte ne te majte,ne mos ka mbetur dikush brenda.

    Prokurori Rainfeld: A hyte ne ate shtepi ne te majte?

    Deshmitari K-41: Po,ne pame betem nje plak qe ishte i vrare.Askush tjeter nuk ishte ne shtepi,dhe dolem.

    Prokurori Rainfeld: Kur dolet,kah shkuat qka bete,qka degjuat?

    Deshmitari K-41: Kur dolem nga ajo shtepi,u larguam edhe nga ai oborr.Aty ishte rruga qe e pershkonte tere fshatin ne mes.Njeri nga ushtaret kishte verejtur edhe nje perde te dritares duke levizur ne nje shtepi tjeter.Pas nje kohe u degjua kur u thye xhami dhe ne ate dhome brenda u gjuajt nje bombe.I degjuam disa klithma dhe piskatje dhe pasi eksplodoi bomba nuk u degjua me asnje ze.

    Prokurori Rainfeld: Do te thote ju keni vazhduar edhe me tej pas ketij incidenti kur i vrate ata 15 civilet?

    Deshmitari K-41: Po.

    Prokurori Rainfeld: Kur e late vendin ku i vrate keta 15 njerez ku shkuat?

    Deshmitari K-41: Pasi aty afer kishte qene nje shitore oficeri yne na tha qe mund te shkojme e te marrim sepse ushqimi na duhej.

    Prokurori Rainfeld: Dhe a shkuat?

    Deshmitari K-41: Po,shkuam ne ate shitore dhe qdokush mori ate qe iu desht.

    Prokurori Rainfeld: Ketu do ndalemi pak.Pergjate krejt granatimit dhe pas tij kur ju hyte ne fshat a degjuat per ndonje moment qe dikush nga fshataret te kete gjuajtur ne ju ose te keni degjuar ndonje krisme te kete ardhur ne drejtim tuajin nga ndokush ne fshat?

    Deshmitari K-41: As nuk ka pasur te shtena dhe as nuk ka pasur shenja qe ne kete fshat te kete pasur UCK.


    Prokurori Rainfeld: Pasi qe moret ne shitore ato qe deshet,a u larguat nga fshati?

    Deshmitari K-41: Po pastaj kemi kaluar pergjate nje ure qe ndodhej ne te majte dhe aty pame 7 ose tete femra te zhveshura,qe po ashtu ishin te vrara.

    Prokurori Rainfeld: Femrat qe ju i pate aty,mund te na thuani,si ishin vrare ato,a kishin qene te plasura ne fyt apo si ishin vrare?

    Deshmitari K-41: Femrat qe ishin aty afer rruges ne nje livadh shihej qe ishin te vrara me plumba nga arme automatike.

    Prokurori Rainfeld: Pasi permendet kete ure ku shkuat mepastaj?

    Deshmitari K-41: Shkuam pertej kesaj ure,dhe kur u larguam nga kjo ure nja 200 ose 300 metra hasem ne nje grup te njerezve qe kishin ikur nga ky fshat ku kishim qene me pare.Aty ishte nje ure tjeter e thjeshte vetem sa per te kaluar ne anen tjeter,nje ure primitive e bere me nje dru dhe aty kishin qene diku prej 30 deri 40 fshatar.Njeri nga ushtaret tha se duhet ti vrasim,mirepo togeri Jaqimovic qe u gjend aty iu lut qe grate dhe femijet te leshohen,gje e cila u be.Grate dhe femijet i leshuam dhe nje njeri qe me kujtohet ishte invalid,ishte pa kembe.Keta i leshuam ndersa te tjeret,diku 4 ose 5 meshkuj i pushkatuam,i vrame.


    Prokurori Rainfeld: A mund te na thuani moshen e ketyre qe sapo i kishit vrare/


    Deshmitari K-41: Keta meshkuj qe ne i vrame ishin diku prej 40 deri 50 vjeqar.

    Prokurori Rainfeld: Si u vrane dhe kush i vrau/

    Deshmitari K-41: Ne momentin kur eshte shtene ne ta une kam qene nja 10 metra,sepse rrija pak me larg sepse sdoja prape te marr ndonje urdher per te shtene ne njerez.Aty ishin te dy cetat dhe kishte shume ushtare.Nuk pashe se kush gjuajti ne ta.

    Prokurori Rainfeld: Qka bete me tej,a vazhduat per tek fshati tjeter?

    Deshmitari K-41: Pas kesaj kemi vazhduar edhe perreth 600 metra dhe jemi ndalur te pushojme pak dhe te sherbehemi me ato qe i kishim marre ne shitore,dhe pas ketij pushimi ne meoficerin dhe ne qe dikund 10 ushtar vazhduam pertej nje kodre per ne Mamushe.

    Prokurori Rainfeld: Deri sa ishit duke pushuar a degjuat ndonje krisme te topave kunderajror se si granatohej fshati Mamushe.

    Deshmitari K-41: Kur i kemi spastruar ato pozicione na eshte dhene urdher qe te veprojme ne shtate,tete shtepite qe ishin ne periferi te Mamushes.Pasi eshte kryer granatimi,ne jemi nisur dhe na eshte thene qe ato shtepi duhet tiu veme flaken.

    Prokurori Rainfeld: Pasi i dogjet keto shtepi ju u kthyet ne Termje ate nate apo?

    Deshmitari K-41: Pasi i kemi djegur keto shtepi atehere jemi kthyer grupi yne prej 10 ushtareve bashke me oficerin tone.Kishte filluar te erresohej keshtu qe na u tha te kthehemi ne ate kodren ku ishte edhe kapetan Gavrilovici.U nisem drejt ures.Kur kemi hyre ne fshatin Termje,pame qe disa fshatar aty ishin kthyer,ne i pame ata nga drita e cigares se tyre.

    Prokurori Rainfeld: Kush ishin keta njerez,a ishin shqiptar apo?

    Deshmitari K-41: Po ne i pame vetem permes cigareve te tyre te ndezura dhe njerin prej tyre e thirri dikudh ngas ne dhe ai filloi te afrohet duke folur se ska faj asgje,qe sapo ka ardhur nga Leshani dhe nuk di asgje mirepo oficeri yne nuk foli asgje me te dhe vetem e qelloi ne koke me plumb dhe e la aty te vrare.Po ata ishin shqiptare pasi ky qe u vra mbante plisin.


    Prokurori Rainfeld:Sa gjate qendruat ne fshatin Termje?

    Deshmitari K-41: Ne pasi qe u vra ky plak me plis qe ttregova tash oficeri na tha qe duhet te kthehemi aty ku kishim qene me heret dhe qe atje do ta kalojme neten.


    Prokurori Rainfeld: A ju kujtohet nje incident ne te cilin dy njerez vinin rruges prej Mamushe per ne Termje?

    Deshmitari K-41: Po kjo ishte diten e fundit qe qendruam ne aty,pra ne ishim kthyer ne kodren ku ishte Kapetan Gavrilovici.Kur mberritem ne koder dikush i hetoj duke ecur keta njerez mu ne vendin ku kishim qene ne me pare aty prane lumit dhe ushtria filloi te gjuaj ne ta.Ata u shtrine ne toke duke piskatur:" Vojsko ne pucaj" (ushtri mos gjuani).Kur degjoi keto oficeri tha mos gjuani.Dhe pastaj njeri nga keta dy njerez u ngrit ne kembe me duart larte dhe u nis ne drejtimin tone.Ai i cili mbet i shtrire ishte goditur nga topi kunderajror.Ky tjetri qe vinte ne drejtim tonin me duart larte ishte diku afer 80 metra.
    Ne kete kohe bashke me oficerin Fejzic ishte edhe oficeri Kozlina.Diqka kane folur ne mes veti dhe Fejzic u nis ne drejtim te ketij njeriu,dhe ne kete kohe njeriu ishte afruar afer nesh diku rreth 20 metra.Pastaj Fejzic u ndal tha shtiu ne te dhe e vrau.

    Prokurori Rainfeld: Qka folen keta dy oficeret ne mes vete para se ta vrasin ate njeri?

    Deshmitari K-41: Degjova kur Kozlina i tha Fejzicit: "Duhet edhe ti te nenshkruhesh",ne kuptuam qe edhe Fejziqi duhej te vriste dike.Pas kesaj ai u afrua deri ne 20 metra afer atij njeriu qe mbante duart larte dhe e qelloi me plumb dhe e mbyti.Pastaj u kthye nga ne duke qeshur se i dukej vetja se beri diqka te madhe.


    Prokurori Rainfeld:Pasi qe e vrau Fejzici kete njeri qe ishte dorezuar,a u kthyet ju ne Termje?


    Deshmitari K-41: Jo,pas kesaj ne jemi kthyer ne Prizren.


    Prokurori Rainfeld: Mire.Keni shkuar ne Prizren.E diten tjeter qfare ndodhi?

    Deshmitari K-41: Diten theter na eshte thene qe te shkojme prape ne Termje.Kemi hypur ne nje kamion ushtrie dhe ishte edhe nje kamion civil qe shkonim atje ne Termje.Na u dha urdher qe nese hasim ne ndonje njeri rruges ose edhe ne Termje ti vrasim,d.m.th.nese shohim dike ta vrasim.

    Prokurori Rainfeld: Kush ju urdheroi?

    Deshmitari K-41: Na tha oficeri,Kozlina,qe nese shphim ndokend tavrasim.

    Prokurori Rainfeld: Edhe ti ishe ne mesin e ushtareve qe hypen ne kamion.Permendet edhe nje kamion civil.A i takonte edhe ky kamion brigades se juaj?

    Deshmitari K-41: Nuk e di kujt i ka takuar kamioni civil.Vetem qe e di se edhe ai kamion erdh me neve atje.

    Prokurori Rainfeld: Mire a e dini kush voziste ate kamion?A ishte ushtare apo civil?

    Deshmitari K-41: Ne ate kamion e di se ishte oficeri Nedelkovic,dhe disa ushtare tjere,nuk e di kush voziste.Kur kemi mberritur atje me Termje Nedelkovic na i dha dorezat per ti mbledhur kufomat.

    Prokurori Rainfeld: Prej nga i mbledhet kufomat?

    Deshmitari K-41: Po,me se pari shkuam te ai oborri qe tregova me pare,aty ku i vrame ate grupin e njerezve.Ne oborr nuk shihje ghe tjeter vetem gjak aty ku kishin qene kufomat e shtrira te vrara.pastaj kemi vazhduar per ti marre kufomat e atyre femrave qe gjindeshin ne livadh.Ishin diku 5 ose 6 trupa te femrave.Ishin edhe dy kufoma te meshkujve me tej mirepo oficeri na tha qe te mos preken,vetem trupat e femijeve dhe grave te mblidhen.

    Prokurori Rainfeld: Dhe qka bete me pastaj?


    Deshmitari K-41: Ne i mbledhem ato kufoma dhe ato grate aty dhe i vendosem ne kamionin civil dhe u nisem per Prizren.

    Prokurori Rainfeld: Me kamionin plot me kufoma te grave dhe femijeve ku shkuat me pastaj?Ku i derguat?

    Deshmitari K-41: Kur kemi dalur nga Termja,kemi hyr ne magjistralen Suhareke-Prizren,dhe kemi devijuar drej nje kodrine atje ku edhe i kemi varrosur ata trupa.

    Prokurori Rainfeld: A i derguat ne ndonje varreze keta trupa apo,ku i derguat?

    Deshmitari K-41: Me kujtohet qe neper ate rruge te asfaltuar,e mepastaj kodrave nepermjet nje rruge kemi shkuar diku edhe nja 50 metra,dhe afer nje mexheje(mali)aty e kemi hapur nje grope,i kemi hedhur kufomat dhe e kemi mbuluar ate grope prape.

    Prokurori Rainfeld: A e dini pse keto kufoma i quat ne ate "mexhe"(mal)?

    Deshmitari K-41: Mendoj per te mos i gjetur askush.

    Prokurori Rainfeld: Pas kesaj a jeni kthyer ne kazerme apo keni shkur diku tjeter?

    Deshmitari K-41: Pas kesaj ne jemi kthyer ne Prizren,aty ku ishin shtepijat e djegura dhe shkolla ku eshte,me nje fjale aty ku ishin ushtaret e tjere.

    Prokurori Rainfeld: Te kthehemi edhe njehere.Pasi na thate qe disa trupa te meshkujve ne Termje nuk i moret.Mund te na thuani se sa kufoma i ngarkuat ju ne fshatin Termje dhe i derguat ne ate mal aty permbi fshatin Zhur?


    Deshmitari K-41: Ne kur kemi shkuar ne Termje per ti marre te vraret,kufomat,shumica prej tyre kane qene te mbledhura me heret,ne vetem i kemi marre dy gra qe kishin qene ne ate livadh,dhe nga gjaku qe kishin lene kufomat shihej qarte se aty kishin qene edhe 2 ose 3 kufoma tjera qe nuk ishin tash aty,mirepo shihej nga gjurmet e gjakut.Pra i kemi marre 5 ose 6 kufoma te ketyre grave dhe i kemi derguar atje ku ju thashe me heret.

    Prokurori Rainfeld: Do te thote ju keni marre 5 ose 6 kufoma dhe i keni vorrosur atje,apo ka patur me shume trupa.


    Deshmitari K-41: Me sa me kujtohet kane qene 5 ose 6 kufoma.


    Prokurori Rainfeld: Zoteri K-41 a ju kujtohet nje ngjarje te kete ndodhur ne fshatin Rogove,ne jug te Rahovecit,nje incident qe ka ndodhur ne fund te muajit prill 1999?

    Deshmitari K-41: Po,me kujtohet.

    Prokurori Rainfeld: Mund te na tregoni shkurtimisht se qka ndodhi ne kete incident?

    Deshmitari K-41: Ne ne Rogove shkuam qe te marrim miell,ose gjera ushqimore neper shitore mirepo merrnim edhe pjese tjera si p.sh.pjese te automjeteve gje te cilen e kemi bere edhe ne fshatin Termje,edhe atje kemi marre pjese te automjeteve.

    Prokurori Rainfeld: Gjersa ju i merrnit keto sende a degjuat ndonje krisme?

    Deshmitari K-41: Po,ne nje moment kyr ne kemi hyre ne nje shtepi,i degjuam disa krisma mirepo njehere na u duken se nuk jane krisma te armeve tona mirepo me ndryshe .pertej rruge qe ishte nje shtepi tjeter ku u degjuan keto krisma sepse mund te degjoheshin nga aty ku ishim ne,dhe pastaj dolem nga kjo shtepi dhe u nisem per te shtepija nga erdhen krismat.Kur vrapuam te kjo shtepia aty ishin dy ushtare tonet qe na thane se u krye,ne rregull eshte,mos u frigoni na thane,u krye sepse ata kur kishin hapur deren ne ate shtepi aty kishin qene 2 djem,njeri kishte qene fjetur ne nje qoshe te dhomes ndersa tjetri kishte qene duke degjuar"walkmen"(radio)me degjojse ne vesh.Dhe kta menjehere qe e kishin hapur deren menjehere kishin shtene ne ta.

    Prokurori Rainfeld: Dhe a mund ti sqaroni ju keto krisma tjera qe nuk ishin nga armet e juaja.

    Deshmitari K-41: Po.Ky njeriu qe ishte brenda ne shtepi kishte pasur nje jelek te veshur,ne te cilin vendosen plumbat,vendosen edhe karikatoret,dhe kur ushtaret tone kishin shtene ne te plumbat kishin kapur edhe disa nga ata plumbat dhe karikatoret qe ai i kishte mbajtur ne jelek dhe ata ishin ndezur.Kjo ishte.

    Prokurori Rainfeld: A eshte e vertete qe keta njerez qe u vrane ishin ne UCK.A paten uniforme apo diqka te tille?

    Deshmitari K-41: Po e vertete eshte,keta ishin.

    Prokurori Rainfeld: A ju kujtohet nje rast kur ju keni qene me nje detyre ne lagjen Tusus dhe qka ka ndodhur atje?

    Deshmitari K-41: Nuk kemi marrur ndonje urdher mirepo flitej tek ushtria se duhet shkuar ne Tusus dhe ne flisnim ,ushtari Milloshevic dhe Markovic se iu kishte ardhur deri te hunda keto ngjarje,qe keta nuk mund me te marrin pjese ne asnje aksion,dhe kur degjoi kapetan Gavrilovic per keto i thirri qe te rreshtohemi ne korridor te shkolles aty.Ai bertiste: " Ku jane ata dy mjeshterite qe e demoralizojne ushtrine".Pastaj i thirri keta dy,Milloshevicin dhe Markovicin dhe ju tha;" A e dini qe ne ushtri egziston edhe denimi me vdekje"?pastaj vazhdoi:" A e din ti Milloshevic qe je i falur njehere per moskryerje te urdherave".Pastaj e ka nxerr revolen e tipi "Scorpio" dhe e futi fishekun ne tyte dhe pastaj ja drejtoi ne koke Markoviqit dhee neve tjereve na tha qe te shkojme neper detyra tona.Dhe ne shkuam e ai i mori ata dy me vete.

    Prokurori Rainfeld: Dhe a e dini se qka u be me ata dy ushtare,ku u derguan ata?

    Deshmitari K-41: Ne siq morem vesh keta dy i kishin futur ne bodrumin e asaj shkolle ku ne rrinim aty dhe per 5 dite ata qendruan aty si te denuar.Frikesoheshin shume sepse nuk dinin se qdo te behej me ta.

    Prokurori Rainfeld: A jeni denuar ose gjykuar ju ndonjehere per disipline ushtarake ose edhe per ato qe keni gjajtur ne ata njerez ne Termje?

    Deshmitari K-41: Ne armaten jugosllave kurre skam qene i denuar per keto veprimet e mia.

    Prokurori Rainfeld: Zoteri juve ju eshte thene me heret se mund te perballeni me akuza te renda per keto deshmi ku edhe ju jeni bashkepjesmarres ne keto krime.A eshte keshtu?

    Deshmitari K-41: Po,keshtu eshte.

    Prokurori Rainfeld: Ju eshte thene qe keni drejt edhe ne avokat,dhe ju keni thene qe nuk doni avokat,a eshte keshtu?

    Deshmitari K-41: Po,keshtu eshte.

    Prokurori Rainfeld: E dini se keni pasur te drejte te mos pergjigjeni ne asnjeren pyetje qe ju kam bere sot.A eshte keshtu?

    Deshmitari K-41: Po

    Prokurori Rainfeld: Per qfare arsye pra po deshmoni per keto.Qka ju shtyri?

    Deshmitari K-41: Deklarimi im se perse kam ardhur eshte ajo qe me mundon tash e tri vite me radhe qekur e kam kryer sherbimin ushtarak.
    Me se shumti qe me mundon eshte qe nuk kalon asnje nate e une te mos e enderroj ate foshnje qe u qellua me tre plumba dhe qe klithte(qante).Dhe kam menduar qe nese tregoj te vertetn,ndoshta do te lirohem pak nga ky ankth.Kjo eshte arsyeja e vetme.

    Prokurori Rainfeld: Si e ndieni veten tash,pasi i keni bere tere ato?

    Deshmitari K-41: Mendoj qe ne ate kohe kur jane bere keto krime eshte nje marri dhe qmenduri qe jane bere keto.Mua thellesisht me vjen keq per ato qe jane bere.

    Prokurori Rainfeld: Ju faleminderit zoteri K-41.Kjo ishte e tera.Skam me pyetje.



    perktheu per Forumin Shqiptar _____________Fattlumi



    [IMG][/IMG]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Deshmia tjeter qe lidhet me fshatin Terrmje dhe rrethinen e Prizrenit dhe Rahovecit


    Deshmija tjeter tronditese e njerit nder ata qe mori pjese direkte ne masakrat dhe perndjekjen e shqiptareve ne Kosove.Ky deshmitar eshte i mbrojtur dhe mban shifren K-32.Ky ushtar njehere ne vitin 1998 shkon ne pushim ne shtepine e vet dhe nuk kthehet me,mirepo shkojne ushtria dhe e marrin prape dhe e dergojne ne luftime,ne rajonin e Prizrenit.



    Prokurori: A jeni 26 vjeqar dhe jeni boshnjak nga Mali i Zi?

    Deshmitar K-32: Po,e vertete eshte.

    Prokurori: A eshte e vertete se keni filluar sherbimin tuaj ne armaten jugosllave ne mars te vitit 1998?

    Deshmitari K-32: Po,e vertete eshte.

    Prokurori: Dhe me 10 qershor 1998 jeni derguar ne Prizren dhe atje keni sherbyer si shofer i njesise mbeshtetese te ushtrise dhe pas nje kohe keni marre pjese ne nje aksion luftarak ne fshatin Damjan ku ende gjendeshin civilet aty?

    Deshmitari K-32: Po.

    Prokurori: Ju lutem na tregoni me saktesisht se si shofer qka keni vozitur?

    Deshmitari K-32: Une ju kam derguar ushqimin ushtareve qe ishin ne luftime ne terren.

    Prokurori: Dhe ne njesine tuaj,kush ishte komandant?

    Deshmitari K-32: Ne i kishim nenoficeret tone qe komandoheshin nga Bozhidar Delici.

    Prokurori: Sa ushtare keni qene ne grupin e juaj luftarak?

    Deshmitari K-32: Prej 150 deri ne 190,kjo mvarej mirepo aty diku prej 150 deri 190.

    Prokurori: Qka keni pasur prej arsenalit ushtarak?

    Deshmitari K-32: Njesia jone kishte 2 tankse, 4 topa kunderajror dhe nje pjese tjeter te automjeteve per transport.

    Prokurori: Kur keni mberritur ne fshatin Damjan a ka ndodhur diqka aty?

    Deshmitari K-32: Po aty ishte edhe oficeri Delic dhe na urdheroi qe ti debojme te gjithe civilet qe gjendeshin aty.

    Prokurori: Dhe qka bene ushtaret?

    Deshmitari K-32: Ushtaret pas urdherave hyne ne qdo shtepi dhe i perndheken banoret.

    Prokurori: Dhe a i leshuan shtepite ata?

    Deshmitari K-32: Po,iu dhane afat 3 ore qe ti leshojne shtepite.

    Prokurori: Diten tjeter kur ishit ju ne fshat a kishte mbetur ndonje civil aty?


    Deshmitari K-32: Jo,asnje nuk qe mbetur.

    Prokurori: A moren civilet ndonje send me vete gjersa u larguan nga shtepite?

    Deshmitari K-32: Po,disa gjera personale,sepse ushtrija ju thane qe ti mos marrin te tjerat sepse do ti ruajme ne dhe asgje sdo ju mungoje.

    Prokurori: A paten lene keta fshatar ndonje automjet te tyrin ne fshat?

    Deshmitari K-32: Po kishte pasur vetura.

    Prokurori: Dhe qka ndodhi me keto vetura pasi u larduan civilet?

    Deshmitari K-32: Ato i mori ushtria per nevoja te ushtrise.

    Prokurori: Pasi qe civilet u debuan nga fshati qka bete ju?

    Deshmitari K-32: Ne i bllokuam te gjitha rruget qe shpiejne ne fshat me pengesa rrugore qe askush te mos mund te hyje ne fshat.

    Prokurori: Qka ndodhi me gjerat qe kishin lene fshataret neper shtepite e tyre?

    Deshmitari K-32: Shumicen e gjerave te vlefshme i muaren ushtaret,TV,radio,teknike te bardhe dhe gjera tjera qe mund te barteshin me lehte.

    Prokurori: A i kishin lene fshataret pas vetes edhe bagetine?

    Deshmitari K-32: Po,ata i lane dhe me se shumti kishte pasur dele te cilat i merrnin ushtaret,i prenin per ushqim.

    Prokurori: Ku keni fjetur gjersa keni qendruar ne fshat?

    Deshmitari K-32: Ne shtepite e fshatareve qe i perndjekem.

    Prokurori: Mire tash te kalojme diku tjeter.A ju kujtohet te kete ndodhur diqka ne rrugen Gjakove-Kline ne mes dates 1 dhe 3 gusht?

    Deshmitari K-32: Po ne kete ruge ishte nje kolone e gjate e ushtrise e cila shkonte ti ndihmonte diku ne nje aksion policise.Edhe ne shkuam tju ndihmojme policise.

    Prokurori: Dhe duke shkuar ju ne nje fshat per ti ndihmuar policise ju kujtohet te kete ndodhur diqka para se te mberrini aty?

    Deshmitari K-32: Po me kujtohet.Ne u ndalem dhe une isha duke ju derguar uje ushtareve,te cilet ishin duke dalur nga mali dhe aty afer pashe 2 kufoma te shqiptareve qe sapo ishin vrare dhe e pyeta njerin ushtar se qka ndodhi,ai ma ktheu: " I gjetem te gjalle ne kete are me miser,i morem ne pyetje dhe i vrame".

    Prokurori: A keni verejtur ndonje plage tek keta 2 te vrare?

    Deshmitari K-32: Po,veshet iu ishin prere dhe ishin te pushkatuar ne koke nga afersia.

    Prokurori: A mundet ta mirrni vesh pse ushtaret i vrane keta dy njerez?

    Deshmitari K-32: Kinse keta 2 shqiptare iu kishin thene ushtareve qe atje larg nja 250 metra ke njerez te armatosur,mirepo une nuk ju besova.

    Prokurori: Qka ndodhi me pastaj me keto 2 kufoma?


    Deshmitari K-32: Erdh nje makine dhe i mori.


    Prokurori: Pastaj vazhduat rrugen per ne fshatin Meqe?

    Deshmitari K-32: Po,ne u afruam afer fshatit diku rreth 300 metra.Pritem pak dhe Oficeri Delic e urdheroi nje ushtare me tanke qe ta granatoi nje shtepi aty,pas pak kohe prape i tha qe ta granatoi edhe njehere te njejten shtepi.Pas kesaj filluan civilet shumica gra dhe femije te dalin nga shtepija dhe u nisen ne drejtim te malit prapa shtepive aty dhe kembesorija u urdherua te hyje menjehere ne fshat dhe te filloi me operacionin.

    Prokurori: Qka nenkuptoni me operacionin?

    Deshmitari K-32: Po kjo kuptohej,ishte fjala per pastrimin e fshatit.

    Prokurori: Dhe qka ndodhi me pastaj?

    Deshmitari K-32: Ne e kemi vazhduar rrugen dhe ushtaret qe hyne ne ate fshat ata vazhduan "pastrimin".

    Prokurori: Sa gjate keni udhetuar deri sa keni mberritur te fshati tjeter?

    Deshmitari K-32: Dikund prej 5 ose 6 kilometra.

    Prokurori: Dhe ku mberrite?

    Deshmitari K-32: Mberrime aty para se te shkojme tek fshati Rakovine hasem ne Njesite speciale te policise.Ata veq i kishin djegur shtepite ne ate fshat te vogel.

    Prokurori: Qka ndodhi,a qendruat ju ne Rakovine?

    Deshmitari K-32: Ne ne fshatin Rakovine kemi fjetur dy nete,kuptohet ne shtepite e fshatareve.

    Prokurori: Ne mars te vitit 1999 a ndodhi diqka ne fshatin e quajtur Jeshkove?

    Deshmitari K-32: Ne kemi marre alarmin dhe jemi nisur ne drejtim te Dragashit.Nuk na eshte thene se ku po shkojme mirepo e dinim qe ne ate fshat jane 1000 ushtare jugosllav dhe 300 polic tjere dhe se ne ate fshat kishte terroriste.

    Prokurori: Dhe a ishte edhe Delic aty me ju dhe qka ju urdheroi?

    Deshmitari K-32: Po,edhe ai ishte aty afer meje kur mberriten ne ate fshat ai ju tha ushtareve qe ne kete fshat askush sduhet te mbetet i gjalle.

    Prokurori: Dhe qka degjuat tek folte Bozhidar Delic ne radio lidhje?

    Deshmitari K-32: Ai tha:" Behuni gati,per pak minuta fillon aksioni".Ne pritem per pak qaste derisa tanku nga fshati qe ishte fqinje te granatonte fshatin e ne momentin kur granata te bie ne fshat atehere ne niseshim.

    Prokurori: Qka ndodhi me pastaj?

    Deshmitari K-32: Kur tanku shprazi granaten ne fshat dhe eksplodoi ateher oficeret tane na urdheruan te shtiejm drejt fshatit.Keto te shtena zgjaten diku rreth 30 minuta pastaj kemi pushuar nja 1 ore.Pas nje ore ne jemi nisur drejt ne hyrje te fshatit ne prape kemi shtene ne drejtim te fshatit per nje 5 minuta.Kur hyrem ne fshat afer e kisha Bozhidar Delicin i cili urdheroi kur te futemi ne fshat asnjeri sduhet ta lejme te gjalle.Menjehere kur jemi futur ne fshat kam pare nje shqiptar tek del nga shtepia e tij me duart lart duke thene: "dorezohem".Mirepo ai nuk kishte kujt ti dorezihej sepse menjehere u vra nga nje ushtar.Nje polic qe ishte afer ketij ushtari i bertiti se pse e vrau sepse kishte deshire qe ky ta vret.Pas kesaj polici nxjerr thiken dhe ja pren te dy veshet fshatarit qe u vra.Ne kete aksion une me syte e mi kam pare me se paku 7 kufoma ndersa siq tregonin edhe ushtaret tjere diku rreth 30 persona qene vrare.Te gjithe civil ishin.Te nesermen policia kishte shkuar dhe kishte mbledhur trupat.

    Prokurori: Dhe me 24 mars 1999 ju keni qene te vendosur me bataljonin tuaj ne nje fshat afer Rahovecit?

    Deshmitari K-32: Po,afer fshatit Malesi e re dhe fshatit Termje.

    Prokurori: A ka ndodhur diqka aty ne mengjesin e 25 marsit 1999?

    Deshmitari K-32: Po kemi marre urdher qe duhet te shkojme te ai fshat per "ta pastruar".

    Prokurori: Dhe a hyte ne fshat?

    Deshmitari K-32: Po kur kemi hyre ne fshat ushtria ka filluar ti vras civilet qe fjendeshin aty.Kete e kam pare personalisht.

    Prokurori: Kush komandoi per tu vrare keta?

    Deshmitari K-32: Po Bozhidar Delici dha urdherin,ndersa mbi te ishte komandanti Pavle Gavrilovic i cili qendroi ne periferi te fshatit gjersa ne hym brenda ne fshat.

    Prokurori: Si keni hyre ne fshat,ne grup te madh apo jeni ndare ne grupe te vogla ushtaresh?

    Deshmitari K-32: Po kemi qene tri grupe te mdhaja.Grupi yne ka hyre i pari .Kur kemi hyre ka qene diku ora 8 e mengjesit dhe ushtaret kane filluar te shtejne ne pleq,gra dhe femije,pra ne civil.

    Prokurori: Na tregoni ndonje incident qe keni pare?

    Deshmitari K-32: Po,incidenti i pare qe kur grupi yne hyri ne fshat pame 2 pleq dhe 3 gra tek nxitonin perpkjet dhe menjehere ushtria ka shtene ne ta dhe kam pare tek rrezoheshin ne toke te vdekur keta 5 njerez.
    Incidenti i dyte isha shume afer vrasjes mirepo nuk e pashe sepse isha pertej muri,vetem kam degjuar piskamat dhe klithjet e disa femrave dhe menjehere kam hyr ne oborr.Kur hyra brenda ushtaret i kishin vrare nje numer ta madh civilesh aty diku ne qoshe te oborrit.Kjo kishte ndodhur shume shpejt.Nje ushtar qe gjendej aty bertiste se pse e vrane nje femer aty qe kishte qene e bukur.Ai fliste keshtu sepse eshte dashur para se te vritej ajo femer te behet diqka me te.

    Prokurori: Sa njerez qene vrare ne kete oborr dhe a kishte pasur aty edhe foshnje te vogla?

    Deshmitari K-32: Po ketu ne kete oborr ishin vrare diku 15 persona,pleq gra dhe femije.Po kam pare edhe foshnje te vrare ne nje shtepi tjeter.Kam pare foshnja qe eshte vrare me nje plumb ne balle poashtu edhe nena e saj.Ishin te pushkatuar nga afersia.

    Prokurori: Dhe a ishit ne dijeni se si u vrane keta 15 njerez?

    Deshmitari K-32: Po thjeshte ata ishin nxjerr nga shtepia dhe ishin pushkatuar.

    Prokurori: Pastaj keni vazhduar ne shtepine e dyte,te trete e keshtu me radhe apo?

    Deshmitari K-32: Po,e vertete eshte.

    Prokurori: Dhe qka behej me keto shtepi?

    Deshmitari K-32: Ato digjeshin me radhe,njera pas tjetres.Edhe une per vete kam djedur shtepi dhe nje autobus qe ndoshej ne fshat.Kam marr peshqirin dhe e kam ndezur ndersa shtepia kishte qene nga brenda me llamperi dhe dru dhe menjehere u dogj,ndersa autobusit ja kam vene flaken nje karrigeje dhe menjehere edhe ai u dogj.


    Prokurori: Ne kete fshat a mund ta dini se sa ishin civil te vrare?

    Deshmitari K-32: Saktesisht nuk e di mirepo kam pare shume te vrare.

    Prokurori: Sa gjate keni qendruar ne Termje dhe kete rajon?

    Deshmitari K-32: Dy dite.

    Prokurori: Dhe kur ka perfunduar ky operacion,a u kthyet ne kazerme.

    Deshmitari K-32: Po jemi kthyer ne Prizren ne kazerme mirepo nuk kemi qendruar aty sepse kazerma ishte shkaterruar nga Nato-ja.Pas kesaj kemi marre urdher qe ne fshatin me te afert ti debojme fshataret dhe te vendosemi ne ne shtepite e tyre.Nuk ka qene ky fshat mirepo lagje afer kazermes.

    Prokurori: Kur jeni vendosur ne keto shtepi a keni mare urdher per ndonje kamion civil ju personalisht?

    Deshmitari K-32: Ne kete lagje kishte pasur shume kamione qe i kishin lene civilet qe i debuam dhe e kemi marre nje kamion qe ne te gjendeshin civile.Ate kamion e kemi marre.

    Prokurori: Pse e keni marre kete kamion?

    Deshmitari K-32: Per nevoja te ushtrise dhe sepse Nato nuk do te na gjuante ne kamion civil keshtu qe do te operonim me lehte.

    Prokurori: Diten e gjashte te qendrimit ne Prizren me eshte urdheruar qe te shkoj ne ndermarrjen"Higjiena" ne Prizren qe ta marr nje kamion civil te kesaj ndermarrje.Kam shkuar ta marr ku ne kete kamion ishte e vendosur edhe nje kuti e madhe.Nuk kam shikuar se qka ka ne te.Kamioni ishte i destinuar qe te shkojme ne Terrmje dhe ti marrim kufomat qe i kishin vrare ushtria dhe policia.

    Prokurori: Dhe a shkuat ne Terrmje?


    Deshmitari K-32: Po,kemi mbledhur nje numer te kufomave dhe nje pjese te ketyre kufomave nuk e kemi gjetur.

    Prokurori: Sa kufoma keni mbledhur dhe a moret vesh diqka per ate kutine qe ishte ne kamion?

    Deshmitari K-32: Ne kemi mbledhur vetem 5 kufoma te femrave gjersa kufomat e pleqve i kemi lene aty ku kane qene.Ndersa ne kutine qe gjindej ne kamion kishte pasur koka te te vrareve.Keto 5 kufoma te femrave i kemi ngarkuar dhe i kemi derguar ne nje koder ku edhe i kemi futur ne dhe.

    Prokurori: Do te thote i keni mbledhur kufomat,i keni vendosur ne qese najloni dhe i keni ngarkuar.Ku i derguat me saktesisht?

    Deshmitari K-32: Ne nje koder pergjate karaoles"stevanovic" ne mes Prizrenit dhe kufirit me Shqiperine.

    Prokurori: Dhe si i keni varrrosur keto kufoma,a keni germuar thelle vendin apo vetem pak ne siperfaqe?

    Deshmitari K-32: Jo thelle vetem pak dhe pastaj e kemi mbuluar dhe rregulluar qe te mos dij kush se ka diqka aty.

    Prokurori: Dhe a e beret me shenje vendin ku i varroset keto kufoma?

    Deshmitari K-32: Po,une ne fshehtesi ,aty,pa me pare ushtaret tjere e lashe nje pjese te motorit pasi qe ne kamion kishte pasur pjese te tilla.

    Prokurori: Kalojme diku tjeter tash.A e dini se qka ndodhte me refugjatet shqiptare ne kufi me Shqiperine?

    Deshmitari K-32: Ne brezin kufitar Verbnica,ne kete vend kufitar shqiptareve iu merrnin dokumentete dhe ju digjeshin,qe ne momentin nese kthehen ne Kosove qe te mos kene asnje dokument identiteti dhe dokument qe kane jetuar ne Kosove.

    Prokurori: Dhe ju Kosoven e keni leshuar me 6 qershor apo jo?

    Deshmitari K-32: Po une kerkova keshtu,d.m.th. jam larguar nga Kosova 6 dite para terheqjes se ushtrise jugosllave.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Lista e te vrareve dhe masakruarve ne fshatin Terrnje.



    1. Haki Misin Gashi 10.02.1927 Tërrnje Penzioner Tërrnje
    2. Musli Shaban Gashi 15.03.1927
    3. Shefkije Xhamajli Gashi 26.09.1927 Zojzë amvise
    4. Shyqeri Musli Gashi 06.04.1949 Tërrnje Punëtor
    5. Arben Shyqeri Gashi 22.03.1983 Punëtor Tërrnje
    6. Sedat Shyqeri Gashi 12.06.1986 Nxënës I zhdukur
    7. Habibe Hasan Gashi 07.10.1968 Grejkoc Amvise
    8. Fisnik Hysen Gashi 05.01.1989 Tërrnje Nxënës
    9. Natyra Hysen Gashi 04.08.1991
    10. Emir Hysen Gashi 26.06.1994 fëmijë
    11. Hyra Ali Gashi 06.03.1942 Gjinoc Amvise
    12. Luljeta Latif Gashi 21.09.1965 Tërrnje Arsimtare
    13. Selvete Latif Gashi 16.01.1968 Punëtore
    14. Lumturie Latif Gashi 09.07.1981 Nxënëse
    15. Blerta latif Gashi 23.01.1984 Nxënëse
    16. Shemsije Nebih Gashi 18.05.1958 Gjinoc Amvise Tërrnje
    17. Votim Murat Gashi 27.09.1991 Tërrnje Nxënës
    18. Bahrije Isuf Gashi 22.11.1939 Studenqan Amvise
    19. Shaban Nuhi Gashi 01.061961 Tërrnje Punëtor
    20. Hamzi Nuhi Gashi 02.01.1964
    21. Ajmane Nuhi Gashi 02.05.1966 Amvise
    22. Besarta Shaban Gashi 02.01.1986 Nxënëse
    23. Refki Qemajl Rexhaj 25.05.1950 Mësues
    24. Rexhep Hysen Voci 03.08.1926 Plak Vr.Tarazhd 10/04/1999 “ I zhdukur
    25. Musli Hysen Voci 07.05.1935 Bujk Tërrnje 25/03/1999
    26. Ali Hysen Voci 01.07.1939 Bujk Tërrnje
    27. Rahime Voci 06.12.1949 Vraniq Amvise
    28. Alltane Krasniqi 1943 Potoqan
    29. Kasum Shaqir Muhaxheri 21.04.1950 Tërrnje Punëtor Leshan 28/03/1999
    30. Besnik Kasum Muhaxheri 24.07.1969
    31. Hajrije Muhaxheri 1915 Medvec Amvise E zhdukur
    32. Azize Vranovci 1911 Samadrazh
    33. Xhemajli Mehmet Vranoci 25.06.1920 Tërrnje Bujk
    34. Mirsad Liman Llapatinca 28.10.1969 Tërrnje
    35. Qazim Mustaf Llapatinca 18.04.1950 Topliqan
    36. Muhamet Jetullah Balaj 27.04/1955 Punëtor Bukosh 01/05/1999
    37. Jeton Muhamet Balaj 08.03.1980 Nxënës
    38. Ramadan Isuf Krasniqi 12.06.1928 Studenqan Penzioner Tërrnje 25/03/1999 “ I zhdukur
    39. Muhamet Isuf Krasniqi 15.10.1936
    40. Refije Kurtish Krasniqi 05.02.1950 Amvise Studenqan
    41. Behare Hylki Krasniqi 11.03.1977
    42. Mehmet Qazim Limani 12.05.1944 Bujk
    43. Xhyzide Bytyqi 15.04.1940 Zaqisht Amvise E zhdukur
    44. Shqipe Bajram Bytyqi 03.10.1972 Korishë
    45. Altin Lulzim Bytyqi 18.muajsh Studenqan Femijë
    46. Nuhi Bexhet Rexhepi 17.vjeç Randobrav Nxënës 27/03/1999 Randobrave


    Pas ekzaminimit të kufomave mësohet, se këto femra të masakruara ishin prej fshatrave të Studençan dhe Ternje të komunës së Therandës (ish-Suharekës).



    1. Rafije Krasniqi - nga Studençani (49 vjeç),

    2. Behare Krasniqi - nga Studençani (22 vjeç),

    3. Bahrije Gashi - nga Ternja (1938),

    4. Rahime Voci -nga Ternja (1947),

    5. Ajmone Gashi - nga Ternja (1966),

    6. Besarta Gashi - nga Ternja (1985).






    Perktheu per Forumin Shqiptar ____________Fattlumi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Zoti te shperblefte Fattlumi qe perktheve kete materijal.

    Per kete fshat as qe eshte folur aq shume se ka pasur masaker.

    Ferr i vertete sidomos tregohet nga vete ata qe e kane bere kete.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Human Rights Watch do të fliste me tre dëshmitarë okularë të një
    vrasjeje masive, të kryer më datë 25 mars në fshatin Tërrnje, i cili
    ndodhet gjashtë kilometra në jugperëndim të qytetit të Suharekës. Të
    intervistuar veç e veç, dëshmitarët raportuan për atë çka ata e kishin
    përjetuar vetë, drejtpërsëdrejti, dhe që do të thoshte se, shifra e të vrarëve
    nga forcat e sigurimit serb luhatej nga njëzet e katër deri më tridhjetë e
    gjashtë persona, por në total numri mund të ishte edhe më i madh.Njëri
    nga dëshmitarët i kishte parë trupat serbe t’i largonin trupat nga
    vendngjarja, katër ditë më pas.
    Të tre dëshmitarët, dy nga Tërrnja dhe i treti me origjinë nga
    Studenqani, dëshmuan se forcat qeveritare të sigurimit hynë në fshat
    rreth orës 6 të mëngjesit, të datës 25 mars. Me sa duket, dy shtëpi që
    ndodheshin në skaj të fshatit, ishin vënë prej kohësh në shënjestër.

    Njëri nga dëshmitarët, I. G., i cili kish mbijetuar pas të shtënave në shtëpinë e
    vet, i tha Human Rights Watch:

    Dy policë hynë në shtëpi, drejt e në dhomën e ndenjjes, ndërsa tetë a
    dhjetë të tjerë qëndruan jashtë, me pushkët gati. Polici që hyri brenda
    na tha të dilnim jashtë. Madje s’na lanë të vishnim as këpucët. Dola
    dhe pashë policët e tjerë (në oborrin e shtëpisë) dhe plot të tjerë jashtë
    portës së shtëpisë, pa zënë ngoje një tjetër grup që vinte nga shkolla.
    Policë të tjerë po qëndronin te muri dhe na kishin drejtuar armët. Ata
    na thanë të uleshim dhe, ne u ulëm në rresht, ndërkohë që im atë ishte
    i fundit. Im atë m’u afrua dhe më tha se do të hynte në shtëpi, por kur
    mori të hynte në shtëpi, dy policë që ndodheshin brenda e qëlluan në
    qafë dhe e vranë në vend.
    Paskëtaj, njëri prej tyre erdhi tek unë se, ku ishin burrat e tjerë,
    ngaqë aty ishin vetëm tri burra, ndërsa pjesa tjetër ishin vetëm gra e
    fëmijë. Ata nxorën nga xhepat ca emblema të UÇK-së, m’i rrasën në
    gojë dhe më thanë t’i drejtohesha NATO-s. Pastaj më qëlluan me qytën
    e pushkës pas koke. Më thyen kafkën, (më vonë) u operova. Rashë
    përdhe dhe për një moment humba ndjenjat. Kur hapa sytë sërish,
    pashë tetë policë të rreshtuar që zunë të na qëllojnë me (pushkë)
    automatike. Vetëm ne të dy do të mbijetonim, unë dhe kushëriri im N. B.
    nga Studenqani. Njëri nga fëmijët jetoi rreth tridhjetë orë pas masakrës,
    por vdiq më pas. Mua nuk më kishte marrë asnjë plumb. Pasi i vranë të
    gjithë, ata shkuan e dogjën tri shtëpi. Vetëm një dhomë ishte në rregull.
    Më pas, dëshmitari në fjalë u largua nga shtëpia, në kërkim të njerëzve
    të tjerë në fshat. Në shtëpinë e familjes Voci, ai pa Ali Vocin përtokë e të
    vdekur. Në shtëpinë e një të afërmi, ai pa Shemsiun dhe Votimin (një
    fëmijë shtatë vjeç) gjithashtu të vrarë. Gjithë-gjithë, sipas dëshmitarit,
    më datë 25 mars ishin vrarë në fshat tridhjetë e gjashtë njerëz, ndërsa
    nëntë të tjerë ishin vrarë më pas, gjatë luftës. Por, ai mundi të rendiste
    vetëm emrat e njëzet e katër viktimave.


    Human Rights Watch foli me një tjetër të mbijetuar, N. B., i cili e
    konfirmoi dëshminë e I. G.-së.Ai tha se kishte pasë ardhur në Tërrnje
    për t’u bashkuar me njerëzit e tij, ngaqë në fshatin e tij, Studenqan
    kishin nisur të shtënat e granatimet qysh më 20 mars, pasi ishte larguar
    OSBE-ja. Ai shpjegoi se si më 25 mars, në Tërrnje, njëri nga personat e
    armatosur me uniformë të gjelbër, mbante në dorë një emblemë të UÇKsë,
    duke kërkuar të dinte se cili ishte pronari i shtëpisë. Siç tha N. B., ishte
    pikërisht ky njeri që urdhëroi të hapej zjarr:
    Njeriu me emblemën (e UÇK-së) në dorë urdhëroi: “Hapni zjarr!” Për një
    sekondë, ata nisën të shtinë dhe të gjithë ne ramë përdhe. Mua më kapi
    plumbi në dorën e majtë.58 Pashë që ishte mbuluar krejt me gjak dhe
    nuk mund ta lëvizja. Pasi u shemba përtokë, dëgjova një tjetër të shtënë
    – ata po shtinin mbi mua ngaqë po lëvizja. Por, asnjëri nga plumbat nuk
    më zuri. Qëndrova në këtë pozicion, tre deri në pesë minuta, dhe kur
    s’më zuri veshi gjë tjetër, u ngrita. Vura re
    që një fëmijë nëntë vjeç po lëvizte ende.
    Shkova te makina ime, që nuk ishte më larg
    se pesë metra dhe në atë moment I. G., që e
    kisha në të djathtë, u ngrit më këmbë. Kokën
    dhe qafën e kish të larë në gjak. Ndërkohë
    që po pyesnim shoku-shokun se ku ishim
    goditur, vumë re që të tjerët nuk po lëviznin më.


    Dëshmitari i tretë ndodhej në një shtëpi tjetër, jo në atë të I. G.-së dhe
    N. B.-së. Ky person, shtatëdhjetë e një vjeç, i pa forcat e sigurimit – ai
    nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ishin të policisë apo të ushtrisë
    – të hynin në fshat, mëngjesin e datës 25 mars. Ai tha se, ata erdhën
    dhe dogjën stallën. Më pas, rreth dhjetë a dymbëdhjetë njerëz të
    armatosur hynë në shtëpinë e tij. Hodhën një granatë dore, por nuk u
    plagos njeri.
    Paskëtaj, trupat u shpërndanë nëpër shtëpitë e tjera të fshatit, duke
    përfshirë edhe atë të I. G.-së. Pasi kaloi një copë herë, dëshmitari doli nga
    shtëpia të shihte ç’bëhej rreth e rrotull. Ai pa trupin e vdekur të Shemsi
    Gashit (dyzet vjeç), nusen e të birit (emri i panjohur), dhe Votim Gashit
    (shtatë vjeç). Siç tha ai, disa njerëz ishin vrarë në një shtëpi tjetër, duke
    përfshirë Barie Gashin, Ajmane Gashin, dhe Besarta Gashin, të gjitha
    pjesëtare të familjes së tij, si dhe Rahime Vocin (pesëdhjetë a pesëdhjetë e
    pesë vjeç), Ramadan Krasniqin (shtatëdhjetë e tre vjeç), Refie Krasniqin
    (dyzetë e tetë a dyzetë e nëntë), Behare Krasniqin (shtatzanë, a njëzet e
    tre a njëzet e katër vjeçe). Dyqind metra më tutje gjendeshin trupat e
    nipërve të dëshmitarit, Shaban Gashi (tridhjetë e tetë vjeç), dhe Hamzi
    Gashi (tridhjetë e pesë vjeç), si dhe të Muhamet Krasniqit (gjashtëdhjetë
    e tre vjeç), dhe Refik Reshajt (dyzet e nëntë vjeç). Dhe së fundi, Haki
    Gashi (shtatëdhjetë e tre vjeç) u vra në rrugë
    dhe Mehmet Limani (pesëdhjetë e pesë vjeç) u
    vra në oborrin e shtëpisë së dëshmitarit.
    Më 29 mars, katër ditë pas vrasjeve të kryera në fshat, N. B. deklaron
    të ketë parë trupat serbe të zhvendosnin kufomat nga Tërrnje, me kamion.
    Ai tha:
    Herët në mëngjes dëgjova një kamion të vinte nga Leshane. Dëgjova
    kur ndaluan, kur hapën dyert metalike dhe e dija që kishin ardhur të
    merrnin trupat. Dëgjova kur i ngarkuan në kamion dhe dëgjova serbët
    që ankoheshin për kutërbimin e trupave. I ngarkuan të gjithë dhe u
    kthyen në Leshane. Gjithashtu ata dogjën veturën, traktorin tim dhe
    një dhomë tjetër, ku ndodhej Mysliu.
    Në darkë, shkova në oborrin e Mysliut dhe pashë që i kishin marrë
    të gjithë trupat. S’kish mbetur gjë tjetër, veç xhaketës së një fëmije.
    S’pashë këmbë njeriu në fshat dhe nuk po dija si të veproja. Atëherë
    vendosa të shkoja në Mamushë, ku fshiheshin njerëzit e ikur nga
    Studenqani. Mbërrita në mesnatë, por njerëzve iu kishte hyrë data
    dhe s’pranonin më refigjatë, kështu që i kalova dy netë në xhami. Pas
    ca erdhën njerëz nga fshati Pagarushë, kësisoj morëm një kamion dhe
    shkuam në Shqipëri. Ngritëm një flamur të bardhë, për t’u treguar që
    ishim dorëzuar.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Njeri nder te mbijetuarit nga kjo masaker eshte edhe Bekim Gashi,i cili shpetoj duke u fshehur ne tavanin e shtepise.
    Ky kishte pare se si forcat paramilitare dhe policore vrane familjaret e tij.
    Bekim Gashit i eshte vrare e tere familja ,ne mesin e tyre nena e tij Hyrija dhe te 4 motrat e tij.
    Ne mesin e te masakruarve jane edhe Emir Gashi femije 3 vjeqar dhe motra e tit Natyra 8 vjeqare.Bekimi eshte axha i tyre.

    Nje dite pasi kishin bere kete masaker serbet Bekimi kishte pare te kthehen forcat serbe dhe i marrin 18 trupa te pajete,ne mesin e tyre ishin edhe Emiri dhe Natyra.


    Bekim Gashi,i mbijetuari nga masakra e Terrnjes




    [IMG][/IMG]

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •