Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Saranda Bogujevci, e mbijetuara e nje masakre serbe

    SARANDA BOGUJEVCI-e mbijetuara e nje masakre nga njesia e tmerrit"SCORPIONET"

    Reporter: Carol Off

    Producer: Alex Shprindten

    Editor: Avi Lev

    Reportazh nga : CBS News

    Ne fiilim me duhet te bej nje sqarim lidhur me kete njesi,pra "njesia "Scorpione".Kjo njesi ne gjirin e saj ka mbajtur njerez qe shquheshin per kriminalitetin e tyre ndaj civileve.Kjo njesi ka operuar edhe ne Bosnje dhe Kroaci dhe masakrat me te tmerrshme qe jane bere ne ish lufterat e fundit ne ballkan jane bere nga pjestaret e kesaj njesie.Ketu hyne edhe masakra e Srebrenices ku keta pjesetar kane marre pjese dhe i kane bere keto masakra ose gjenocid.Bile aq larg shkon kriminaliteti i tyre saqe e kane incizuar edhe ne nje videokasete menyren se si i perqeshin,i maltretojne dhe ne fund i vrasin 6 boshnjak civil.Me siguri keni degjuar per kete video.E njejta njesi merr pjese edhe ne Kosove,perkatesisht ne Podujeve ku kryet edhe kjo masaker nga po keta pjesetar kunder familjes Bogujevci.

    Ky eshte tregimi i tmerrshem dhe i dhimbjes per vrasjen masive ne kopshtin e oborrit ne vendin e quajtur Podujeve.

    Nje kopsht i bukur.Dikur kishte qene nje vend qetesues.Tash ne te jetojne vetem shpirtrat dhe memorjet.Ne vitin 1999 19 femije te frikesuar bashke me nenat e tyre qene renditur ne nje mur.Ata ishin sperkatur me bresherine e plumbave nga serbet.Bilanci i paimagjinueshem.

    Saranda Bogujevci ishte vetem 13 vjeqe.Qdo gje ne jeten e saj ishte shkaterruar.

    "Pashe vellaun tim tek kembet e mija,i vrare nga plumbi ne koke.Pashe kusherinjte e mije te afert,gjyshen time,hallat e mija" ,thote ajo.

    Ky eshte tregimi rrenqethes qe ndoshta do te ishte humbur bashke edhe me shume krime tjera te asaj kohe mirepo guximi i atyre qe deshmuan dhe sollen para drejtesie autoret e ketij krimi.



    "Shpresoja shume per nenen time.Ashtu edhe per vellane tim qe jane te gjalle," thote Saranda.

    Saranda Bogujevci dhe 4 kusherinj te saj mrekullisht mbijetuan masakren ne oborrin e tyre.Vrasesit kane ecur lirisht pa e ditur qe nje dite Saranda do ti akuzoje per ate qe kane bere kete krim.

    Saranda tash ka 24 vjeq.Ajo bashke me kusherinjte e saj qe i shpetuan kesaj masakre tash jetojne ne Manqester,Angli.Agja i saj dhe babai ishin larguar nga shtepia ate dite duke menduar se vetem meshkujt ishin ne rrrezik.Tash babai i saj eshte i vetmi njeri i familjes se ngushte te Sarandes qe eshte gjalle.Vellezerit e Sarandes,nena e saj,kusherira e saj Nora ,gjyshja e saj dhe tere familjaret tjere ishin vrare ate dite.

    E tera qe i ka mbetur Sarandes nga familja e saj jane vetem disa foto te me te dashurve te saj.

    Ne mars pothuajse 1 milion shqiptare te Kosoves qene debuar nga Kosova.Millosheviqi kishte arritur nje fushate te perkryer te spastrimit etnik te Kosoves,me mire sesa ne lufterat tjera ne ish-Jugosllavi.

    Forcat e NATO-s ishin te detyruara te bombardojne SErbine per ta ndalur Millosheviqin.Familja e Sarandes nuk ishte larguar nga shtepia sikur shumica e tjereve.Ata menduan qe lufta do te perfundoje shume shpejt,brenda disa diteve.Ata besuan se Nato do ti liroje ata nga tirania qe kishin kaluar vite te tera.

    "Dhe me kujtohet kusherira ime Nora qe thoshte per ditelindje timen do te jemi te lire.Dhe shkoi te agja im e i thoshte: a mund te beje nje party per ditelindje?Ajo sto dite do ti mbushte 15 vjet.dhe ishte shume e emocionuar.Dhe kurr nuk arriti ti mbush 15 vjet dhe te festoj ate ditelindje ne liri".

    Kur filluan bombardimet nga ana e NATO-s Millosheviqi i veri ne levizje skuadrat e krimit siq ishin njesia speciale SCORPIONS.

    Njeri nga Scorpionet ishte edhe Goran Stopareviq.Na u dasht ta fshehim fytyren e tij per ta mbrojtur identitetin.Eshte e rrezikshme per te te spjegoje detajet nga operacionet e bera nga Scorpionet.Stopariqi thote qe ka pasur shume vrases te tmerrshem ne njesine e Scorpioneve.

    "Ne ate kohe flitej qe njesia e Scorpioneve kishte 4 vite qe nuk ishte e angazhuar ne ndonje aksion qe prej luftes ne Bosnje.Pergjate atyre 4 viteve ne ishim ne pritje te ndonje lufte.Duhej te kishte gjakderdhje gjithsesi"thote Stopariqi.

    Saranda bashke me grate dhe femijet tjere dhe disa pleq shikonin se si qyteti i tyre mbushej me ushtare dhe Scorpions .Serbet kishin urdherat per ta spastruar qytetin ne teresi nga shqiptaret.Ata i gjete grupin e njerezve dhe familjareve te Sarandes dhe i detyrojne ata te kthehen ne shtepi.

    "Ne u ndaluam aty ne radhe.Ata filluan te na kontrollojne neve dhe te flasin diqka mirepo une nuk i merrja vesh se qka thoshin"thote Saranda.

    "Ne nuk e dinim se si ishin procedurat,dhe as ajo se qfare duhet te benim me civilet.Menyra me e sigurte ishte qe thjeshte ne te mos marrim pergjegjesi per ta dhe ti largojme nga kjo pergjegjesi dhe ti lejojme te shkojne rruges se tyre"thote Stopariq.

    "Kisha ndjenjen perbrenda meje se sdo te na ndodh asgje as mua as familjes sime.Ashtu isha e bindur se nuk do ti ndodh asgje familjes sime.Asgje smund ti ndodhte familjes sime"thote Saranda.

    "Dhe pasytaj dikush nga Scorpionet bertiti: " Pse po i qitni jashte keta?Ktheni prapa ne shtepi".vazhdon Stopariqi.Kjo ishte ajo qe e tha.Grate dhe femijet u kthyen kaluan nga ne dhe hyne ne kopsht sikur te ecnin neper ndonje tunel sepse ne ishim ne dy anet.Nuk e dija se qka do te ndodh me ato gra dhe femije."

    "Ajo (tetja e Sarandes) qante dhe fliste me ta ne serbishte sepse e dinte gjuhen e tyre.Ajo ju thoshte,keta jane vetem femijeAta na shtyne neve prapa shtepise dhe duke e shtyre edhe teten time njeri prej ketyre scorpioneve e vrau".

    "Keshtu une degjova te shtenat,"thote Stopariqi,"Kjo ishte e qarte vetem njeri nga ata shtiu sepse dihej ne baze te te shtenave.Nuk e dija se kush.Mirepo me pastaj iu bashkuan edhe tjeret pjestare te Scorpioneve duke gjuajtur me rafale.Mund ta dija saktesisht se qfare po ndodhte aty prapa."

    "Kur ata filluan te gjuajne ne neve,une isha si ne mes te grumbullit te njerezve,une vetem jam mbeshtetur per muri dhe jam leshuar zvarre teposhte"tregon Saranda."Dhe i kam vendosur duart perreth kokes.Une u rrezova e shtrire pasiqe me kishin kapur dy plumba ne kemben e djathte.Pasi jam rrezuar ata kane vazhduar prepe te shtiejne dhe une kam marre prape edhe dy plage tjera ,njeren ne dore dhe tjetren ne shpine."

    "Ne kete qast nje pjesetar aktiv i SAJ (njesia anti terroriste e armates) u paraqit aty",vazhdon Stopariqi." Ne ate qast nje ushtar nga nje njesi ushtarake vrapoi drejt kopshtit ku ndodhen keto te shtena,pas nje qasti ai doli me nje femije duke e mbajtur ne duar,nje vajze,dhe e la te shtrire aty para neve ,ne rruge.Pastaj nje kolege i tij nga nje njesi tjeter ushtarake shkonte ne drejtim te kopshtit ku ishin vrare keta civilet mirepo te tjeret e ndaluan duke i thene: "Mos shko atje,nuk ka diqka per tu pare".Dhe ky ia ktheu atyre: "Nuk i kane vrare ata apo?" "Te gjithe i kane vrare",ia kthyen keta.

    Mirepo nuk kishin vdekur te gjithe.Perfundi trupave te pajete disa femije te gjalle tmerresisht te frikesuar qe nuk guxonin te leviznin.

    "Degjova zera dhe dikend duke folur gjithashtu edhe bertima kishte" vazhdon Saranda."Dhe keshtu leviza pak dhe fillova te marre fryme dhe ata e moren vesh qe isha gjalle dhe me terhiqen nga aty".

    Goran Stopariq shiqoi njerin nga keta ushtare duke lene kopshtin i skuqur tejmase ne fytyre.Disa nga ata ishin duke i nderruar karikatoret ne armet e tyre.Ai i identifikoi menjehere disa nga Scorpionet.Ne mesin e tyre ishin vellau i komandantit te Scorpioneve Dragan Midiq,Sasha Cvjetan,nje veteran nga lufterat e meparshme ne Bosnje dhe Kroaci,dhe Dejan Demiroviq nje i ri 24 vjeqar mirepo me pervoje te madhe ne luftera.

    "Ne pohimet e mija,dhe duke u bazuar ne tregimet e te tjereve kur u kthyem ne bazen tone (ne Prolom Banje),ishte Mediqi ai i cili kishte shtene i pari ne gra dhe femije,dhe keta tre idiotet tjere i`u kishin bashkangjitur.Ata kane menduar: "Mbasi po gjuan ne civil vellau i komandantit,pse edhe ne te mos gjuajme ne ta"? vazhdon Stopariqi.

    "Sipas mendimit tim arsyeja dhe motivi kryesor ishte qe viktimat ishin shqiptar,dhe se dyti sepse keta pjesetar kishin mendje te prishur dhe te qmendur.Keta me siguri do te ishin vrare edhe po te kishin qene boshnjak ose kroat.Pra qellimi kryesor ishte se keta jane vrare pse nuk kane qene serb".

    Ne mes te kesaj lufte ishte diqka e papritur.Ministria e drejtesise se Serbise urdheroi nje investigim rreth kesaj ngjarje.Policet serb po i vrisnin shqiptaret pa dhenje llogari asgjeje.

    Askush nuk e di mirepo kesaj vrasjeje ne kopshtin e oborrit te ketyre viktimave ishte bere qe te trajtohej ne nje menyre me speciale.Ishte gjakftoftesia e ketyre krimineleve qe me aq gjakftoftesi kishin vrare keta femije dhe gra qe e beri kete rast me te veqante.

    Policia serbe kishte arrestuar dy nga pjestaret e njesise Scorpion,Sasha Cvjetanin dhe Dejan Demiroviqin.Keta dy pasi i kishin dhene deklaratat dhe i kishin nenshkruar ato ishin liruar nga policia.
    Dushko Klikovac eshte nje dektiv vrasjesh.Ai ishte quditur kur mu ne mes te luftes merr urdherat per te bere hetimin mbi kete masakrim te civileve shqiptare.
    Atij i ishin dhene dy emrat e te dyshuarve dhe ai i kishte marre ne pyetje keta dy.Sasha Cvjetani dhe Dejan Demirooviqi e kishin pranuar se kishin qene ne kete kopsht kur kishte ndodhur vrasja e ketyre grave dhe femijeve.
    "Qysh se keta dy pjesetar te ketij grupi te dyshuar qe ishin te pranishem me ne,ne krijuam nje raport mbi deshmine dhe deklaratat e tyre dhe ne bashkepunim me prokurorin keta duhej akuzuar me akuzat qe kishin bere aktin kriminal te vrasjes,dhe ate te vrasjes se shumefishte."tha Klikovac.
    Klikovac i tregoi CBS News se nenshkrimin me te cilin kishin pranuar fajesine e tyre keta dy pjestar,Cvjetani dhe Demiroviqi.Por ata ishin liruar.Kishte pak deshmi per kete.Klikovaci nuk kishte prova te mjaftueshme.Askush nuk i kishte thene qe ne ate masaker kishin shpetuar 5 femije.Cvjetani u kthye ne jeten e krimit,ndersa Demiroviqi ishte zhdukur dikund.

    Goran Stopariqi i kishte pare qe te dyte ne masakren ne kopsht.Poashtu ai i kishte pare edhe pas marrjes ne pyetje te dyve.Ai thote ti kene thene keta dy se nuk kishin se nga qka te frikoheshin.Ne mesin e policise serbe ata konsideroheshin heronj.

    Me 12 qershor 1999,dy muaj e gjysme nga masakra ndaj familjes se Sarandes,NATO e fitoi luften kunder Millosheviqit dhe u fut ne Kosove.Shqiptaret gezoheshin gjersa forcat serbe linin Kosoven.

    Saranda bashke me 4 kusherinjte tjere femije ishin ne spital te Kosoves kur kishin degjuar lajmin per hyrjen e trupave te Nato-s.Ishte ditelindja e Sarandes.

    "Une vetem kerceja nga gezimi ne koridor qe ti tregoja Jehones.Dhe ashtu shume tankse dhe njerez filluan te vinin."thote ajo.

    Ne mesin e ketyre njerezve qe kishin hyre ne Kosove ishin edhe mjeket britanike.Ata menjeher kishin pare femijet dhe plaget e tyre qe pothuajse per dy muaj nuk ishin sheruar aspak.Femijet menjehere jane transportuar per ne Manqester te Anglise,per sherim te metejshem.

    Doktoret Britanike kishin verejtur dhe ishin munduar t`ia sherojne plaget Sarandes.Dora e saj pothuajse ishte totalisht e shkaterruar.

    Nga trupi i saj ishin larguar 16 plumba.

    Saranda bashke me 4 femijet e tjere ishin akomoduar ne Manqester dhe tash kane filluar nje jete te re atje.Te gjithe femijeve iu eshte dashur nje kohe e gjate per sherimin e plageve qe kishin marre ne trup.
    Per sherimin e tyre mental nga tmerri qe kishin perjetuar do te shkoj edhe nje kohe e gjate per tu sheruar.

    "Ne fillim ishte veshtire per neve pasiqe nuk e dinim gjuhen dhe sepse nuk ishim ne vendin tone,mirepo tash eshte me mire,jemi mesuar"thote Saranda.

    Dejan Demiroviq kishte degjuar se mund te arrestohej perseri.Ai iku.Duke kaluar neper koridore te fshehta pergjate Evropes dhe Shteteve te Bashkuara ai kishte arritur ne Windsor,Ontario.
    Ne Serbi,shoku i tij, Sasha Cvjetani punonte pune qe kishin te bejne me krimin e organizuar.Njeriu mendonte se ska nga kush te frigohej.

    Ne tetor te vitit 2000,Sllobodan Millosheviq kishte humbur pushtetin.Dhe bashke me te 10 vite te tmerrit te lufterave dhe spastrimeve etnike.

    Familja Bogujevci percjellte kete ngjarje me shqetesim ne TV.Ndoshta drejtesia ishte e mundur te ndodhte eshe per ta.Millosheviqi akuzohej per krimet e bera ne Kosove.Dhe keta kuptuan qe ishte ngritur flete arresti edhe per Sasha Cvjetanin dhe Dejan Demiroviqin per krimin qe kishin bere ndaj familjes Bogujevci.

    Ishte Natasha Kandiq pothuajse ne ate kohe njera nder njerzit qe e urrenin me se shumti nje shumice e serbeve per shkak se insistonte ne drejtesi dhe poashtu ishte kjo grua e cila insistonte ne arrestimin e Sasha Cvjetanit dhe Dejan Demiroviqit.
    Natasha Kandiq ishte personi i fuqishem qe drejtesin serbe shtyente nje arrestim te tille.

    Mirepo prokuroret dhe Kandiqit iu duheshin deshmitaret.Kandiq mori vesh qe kishin shpetuar 5 femije nga masakra ne kopsht.Ajo i kishte lutur baballaret e tyre qe ti sjellin ne Beograd per te dhene deshmine keta femije.

    "Qdo gje qe deshironim ishte vetem drejtesia te dilte ne shesh,ne kete rast kjo drejtesi duhej bere per keto viktima.E di qe drejtesia nuk mund te behej pa deshmine e shqiptareve per keto krime"thote Kandiq.
    "Ne bisedat qe kam pasur me viktimat ju kam thene qe duhet te me bashkoheni nese deshirojme qe drejtesia te dal ne shesh.Dhe baballaret e tyre pranuan te deshmojne femijet e tyre."vazhdon Kandiq.

    Ne javen e pare te pushimeve verore femijet e mbijetuar Bogujevci udhetojne per Serbi----vendi i tyre i tmerrit dhe frikesimit.Sigurimi i tyre ishte i jashtezakonshem.Ishte hera e pare qe femijet shqiptar deshmojne ne nje gjygj serb per te shpjeguar ate qe i`u kishte ndodhur familjeve te tyre.

    "Diten kur deshmova faktikisht ishte edhe ditelindja e nenes sime",thote Stopariq."Dhe isha ne veture duke ecur dhe shihja veturat tjera kur papritur mu duk se i pashe syte e nenes sime ne dritare duke me buzeqeshur,ndoshta duket si qmenduri mirepo ashtu mu duk",vazhdoi Stopariq".

    Sasha Cvjetan ishte arrestuar dhe ishte ne gjygj.Femijet e identifikuan si njerin qe kishte marr pjese ne ate masaker ne kopshtin e tyre te shtepise.Ata nuk munden ta identifikojne te akuzuarin tjeter Dejan Demiroviqin sepse ai ndodhej ne Kanada.

    Kandiqit i duhej edhe deshmija e njerezve qe kishin qene aty,pra te vet pjesetareve te njesise Scorpions.Qdo dite te gjykimit keta pjestare te Scorpioneve vinin ne gjygj.Lideri i tyre,Boca, i kishte kercenuar deshmitaret.Dhe nje dite Kandiqi bene kthesen e madhe.

    Scorpionet erdhen edhe ate dite ne gjygj si zakonisht.Te gezuar se askush smund te prishte rehatine e tyre lidhur me kete.Ata gabonin.Gjygjtari thirri nje emer.

    Nga dera e pasme ,njeri nga pjestaret e njesise Scorpion hyne ne salle te gjygjit.U ul ne banken e deshmitarit dhe rrefeu tere te verteten qe kishte ndodhur ate dite.Ai permendi emrat duke perfshire Sasha Cvjetanin i cili ndodhej ne salle.Cvjetani bertiste:" Ti bishe genjeshtare"dhe pastaj mbreteroi qetesia ne salle.Rrefimi i tmerrshem dhe i erret i masakres se kopshtit ne oborr me ne fund shihte driten ne sallen e gjygjit ne Beograd.

    Goran Stopariq ishte deshmitari.Ai i tha gjygjit se kete deshmi e kishte bere per femijet qe kishin mbijetuar kete masaker.

    "Mendoj qe bera gjene e duhur,edhe pse e dija qe nuk kisha siguri"thote ai."Mirepo jam i bindur qe pas nje kohe mendja e njerezve ketu do te ndryshoje.Gjermanet prezervuan nje te treten e e te gjitha kishave te rrenuara ne Berlin dhe ne nje pllake te vendosur ne te kishin shkruajtur:"Kjo eshte qe te sigurohemi se nuk do te harrojme kurre dhe se nje gje e tille nuk do te ndodh kurre me".Dhe pse nuk duhet ta bejme ne serbet te njejten gje,.Ne i vrame ata."

    Me 17 mars tre gjygjtare serb e shpallen fajtor Sasha Cvjetanin per vrasjen e 14 personave civil,gra e femije dhe i`a dhane denimin maksimal prej 20 vjet burgim.

    Ne shtator Saranda Bogujevci,pas deshmise se saj ne Beograd ,filloj nje fushate tjeter per arrestimin dhe sjelljen e Dejan Demiroviqit para drejtesise.
    Dejan Demiroviq kishte aplikuar per te marre statutin e refugjatit ne Kanada.Saranda mendoj pastaj,ministri i emigracionit Denis Coderre ndoshta do te mendoj qe nuk eshte e drejte ti jepej ai statut.

    "Une jam e mbijetuare nga nje masaker qe ndodhi ne Kosove ne vitin 1999.Njeriu i cili eshte pergjegjes per kete masaker quhet Dejan Demiroviq dhe ndodhet ne Kanada dhe ka jetuar lirshem atje."i thote Saranda ministrit te emigracionit Coderre.

    Ministrija e emigracionit kishte pranuar qe te degjoj rrefimin e Sarandes.Ne keto takime me kete personel siq ishte edhe avokati per krime lufte Leo Adler,Saranda mesoi qe rasti nuk ishte ne mes saj dhe Demiroviqit por ishte ne mes qeverise kanadeze dhe Demiroviqit.
    "Ti ateher je nen process kanadez dhe kjo mund te zgjase me vite per shkak te procedurave",i thote Adler Sarandes.

    Ambasada kanadeze ne Beograd thote qe po bene pune te madhe lidhur me te kerkuarit per krime lufte.Edhe pse gjykimi kunder Sasha Cvjetanit ishte vetem disa blloqe larg zyres se tij ne Beograd,ambasadori Donald McLennan thote se rasti nuk eshte i rendesishem ne skemen e gjerave per tu bere.
    "Merrni nje shembull specifik.Nje gjykim i tille ka edhe lidhje indirekte me Kanadane.Jane bere kerkesa zyrtare qe te behet ekstradimi i te akuzuarit per keto krime dhe eshte duke u shqyrtuar ky rast."
    "Eshte mangesia ne disa qarqe ne qeverine kanadeze".Kanadaja gjithmone ka qene e manget ne keto pune,duke filluar qe nga perfundimi i luftes se dyte boterore,duke mos dashur te perzihej ne procese qe kane lidhje me krime lufte"vazhdon Adler.

    U munduam te marrim interviste nga Dejan Demiroviq mirepo ai refuzoi nje gje te tille.

    Autoritetet serbe na e treguan nje leter qe i`u kishte mberritu nga Otawa ku shkruante se planifikohej deportimi i Demiroviqit,nese nuk i lejohet statuti i refugjatit.Nese i lejohet atehere Demiroviq mund te mos ndeshet kurre me gjygjesine.Saranda filloi te humbte besimin ne qeverine kanadeze.

    "Le te mundohen ta vendosin veten ne pozicionin tim.Le te mundohet te mendojne se si eshte ti marresh 16 plumba ne trupin tim,dhe le te mendojne se si une kam pare vellaun tim qe i mungonte gjysma e kokes nga plumbat qe kishte marre..Duke e pare familjen time te jete vrare dhe te lejohet njeriu qe te ec lirshem,duke e ditur se qka ka bere ai njeri.Nese vetem do te mundeshin te kuptojne se sa e veshtire eshte per mua kjo."thote Saranda.
    "Asgje qe te mund te bejne ata nuk mund te ma kthejne familjen time,mirepo eshte vetem nje gje qe duhet bere,e ajo eshte drejtesia per neve."

    Disa minuta me te shtena eshte krejt koha qe iu eshte dashur atyre qe te marrin jeten e shume njerezve.Mirepo edhe me guximin e ketyre njerezve per te deshmuar,kerkesa e Sarandes per te kerkuar drejtesi mund te marre edhe vite te tera,dhe ata qe i kane bere keto krime mund te mos ndeshen kurre me drejtesine per ato qe i`u bene familjes Bogujevci ne kopshtin e tyre.



    Femijet e mbijetuar nga kjo tragjedi ishin: Saranda, Jehona, Fatosi, Genci and Lirija
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Perktheu per F.SH. : Fattlumi

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 06-02-2010 mė 13:15

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Vendi ku eshte kryer kjo masaker.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Familjaret e Sarandes qe u vrane ne kete masaker.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Familjaret e Sarandes qe u vrane ne kete tmerr.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Krejt qka ka mbetur nga kjo familje per Saranden jane keto foto dhe kujtimi per ta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kjo ishte gjendja fizike dhe shpirterore kur Saranden e gjejne doktoret britanik kur kane hyre ne spital,pas terheqjes se serbeve nga Kosova dhe hyrjes se trupave te Natos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    fatlumi te prsh dhe te flm per postimin qe ke bere eshte vertet rrenqethes dhe i dhimbshem fati i ketyre dhe i mbi 12. 000 te tjereve qe humbin jeten ne luften e fundit ,kete mund ta bejne vetem barbaret serb te vrasin femije dhe civile te pafajshem duke kryer lloj lloj masakre dhe sot te sillen se thua nuk ka ndodhur asgje te shumten e rasteve nuk po e kuptoj por dhashte zoti qe kur kembe pushtuese te mos shkel me ne trojet tona dhe njeher e pergjithmone te mendojme mire ne perforcimin e shtetit .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Flm edhe prej teje Kasumi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Familja Bogujevci u vra dhe masakrua nga kjo njesi dhe keta pjesetare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Plaget qe i kane mbetur nga plumbat Sarandes.Mjek britanik duke e sheruar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •